A ka ndonjë mënyrë për të nënshkruar kontratën?

Përshëndetje!

Shpresoj të jeni mirë me shëndet. Doja t’u bëja një pyetje. Rasti është ky: Kam marrë një ambient me qira, por pronarja e tij ndodhet në Francë. Për shkak të situatës së Covid -19, ajo nuk vjen dot. A ka ndonjë mënyrë për të nënshkruar kontratën?
Do e vlerësoja shumë nëse e merrni në konsideratë këtë rast. Punë të mbarë!
Me respekt


Qytetari: T. L. Data: 14 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A ka ndonjë mënyrë për të nënshkruar kontratën?”

  1. Pershendetje,

    Pronarja e ambjentit mund te dergoje nje prokure permes te ciles te autorizoje nje person ketu ne Shqiperi, ne cilesine e perfaqesuesit, per te kryer veprimet noteriale per llogari te saj. Ne prokure te percaktohen veprimet te cilat autorizohet te kryeje perfaqesuesi (nenshkrimi i kontrates se qirase me ju), duke dhene te dhena mni pasurine -objekt kontrate, masen e qirase dhe afati e kontrates. Prokura duhet te kete edhe Vulen Apostile. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet