Pershendetje,
Kam nje nje vendim gjyqesor te formes se prere dhe kam marr urdhrin e ekzekutimit nga gjykata ne lidhje me ceshtje civile me objekt lirim dhe dorezim objekti te pasurise se paluajtshme (padi rivendikimi). Gjykata ka pranuar kerkese-padine time duke detyruar palen tjeter te liroje dhe te dorezoje pronen time. Per shkak te konfliktit dhe frikes nuk e kam vene ne ekzekutim kete vendim gjykate. Ju lutem cfare ndodh ne kere rast? A ka ndonje afat te parashikuar per venien ne ekzekutim te vendimit gjyqesor te formes se prere? A parashkruhet kjo e drejte? Nese po, sa eshte afati? Faleminderit,
One Response
Pershendetje. Kodi i Procedures Civile nuk ka parashikim te qarte lidhur me parashkrimin e kerkesave per ekzekutim te detyrueshem te vendimeve gjyqesore. Megjithate, neni 113/2 i Kodit Civil parashikon shprehimisht se: “Nuk parashkruhen edhe kërkesat për ekzekutimin e detyrueshëm te vendimeve qe janë te lidhura me padi, për te cilat nuk zbatohet parashkrimi.” Nga sa ju thoni, titulli juaj ekzekutiv, eshte nje vendim gjyqesor qe rrjedh nga nje padi rivendikimi. Padia e rivendikimit ne zbatim te Venimit Unifikus te Kolegjeve te Bashkuara Nr.5, dt.31.05.2011, eshte nje padi e cila nuk parashkruhet, duke qene e lidhur drejtperdrejte me te drejten e pronesise, si nje e drejte absolute.
Si perfundim, e drejta qe ju ne cilesine e kreditorit, te kerkoni me ane te sherbimit permbarimor ekzekutimin e detyrueshem te vendimit gjyqesor qe ju njeh te drejten per lirimin dhe dorezimin e prones tuaj, nuk parashkruhet.