A ju takon shperblimi mjekeve te spitalit psikiatrik?

Pershendetje!

Kam nevoje per asistence juridike nga ana juaj. Mjeket e spitalit psikiatrik kerkojne shperblim vjetor nje page mujore shtese per festat e fundvitit 2020, kjo sipas pikes 9 te VKM-se nr. 929, date 17.11.2010, ndryshuar me VKM nr. 1044, date 18.12.2020. Ju lutem, dua te di nese ne baze te kesaj pike ju takon shperblimi dhe cfare interpretimi sipas jush ka pika 9 e kesaj VKM-je? Faleminderit,


Qytetari: P. M. Data: 10 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A ju takon shperblimi mjekeve te spitalit psikiatrik?”

  1. Pershendetje
    Ne interpretim te VkM 1044/2020 ku ne piken 9 te saj thuhet: “Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.”
    Vleresoj se mjekeve ju takon shperblimi i fundvitit per sa kohe jane pjese e institucioneve te kujdesit shendetesore, ne lidhje me masen e shperblimit eshte Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor qe do e percaktoje .
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet