A janë hapur Gjykatat?

Peeshendetje.

Kam pare ne TV se Ministria e Drejtesise ka vendosur qe te hapen gjykatat edhe per ceshtjet jo te ngutshme
Pra a mund te me pranoje mua tani gjykata kerkese padi dhe do zhvillohet gjyqi apo jane mbyllur akoma?

Ju pershendes


Qytetari: K. H. Data: 30 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A janë hapur Gjykatat?”

  1. 1

    Pershendetje!

    Me ane te Aktit Normativ Nr.21, date 27.05.2020, botuar ne fletoren zyrtare ne date 29.05.2020 (data e hyrjes ne fuqi), eshte vendosur rifillimi i proceseve gjyqesore civile, penale e administrative, edhe per ceshtje me natyre jo te ngutshme, duke zbatuar masat organizative per zhvillimin e ketyre proceseve gjyqesore.

    Afatet e pezulluara sipas aktit normativ Nr.9, date 25.03.2020 apo ato afate qe duhet fillonin gjate periudhes se pezullimit, fillojne te llogariten dhe te ecin nga data 29.05.2020.

    Per sa me siper, mund te paraqisni padine tuaj dhe gjykimi i saj do te filloje ne perputhje me Kodin e Procedures Civile/Administrative, ne konsiderate te rregullimeve specifike lidhur me masat qe gjykatat do te ndermarrin per zhvillimin e procesit gjyqesor.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet