Plotesimi i dosjes per demshperblim per ish te denuarit politik

Pershendetje,

A jam ne kohe te plotesoje dosjen e babait tim te arrestuar politik ne vitet 53/63? (shiko dokumentin bashkelidhur).  A mund ta plotesoje dosjen tani? Faleminderit


Qytetari: N. C. Data: 24 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Plotesimi i dosjes per demshperblim per ish te denuarit politik”

  1. Pershendetje!

    Ne nenin 19 te Ligjit nr. 9831, date 12.11.2007 “Per demshperblimin e ish te denuarve politike te regjimit komunist” i ndryshuar, percaktohet se:
    Brenda datës 31.12.2017, ish-të dënuarit politikë, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore dhe plotësojnë kriteret e këtij ligji, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën, me shkrim, për përfitimin e dëmshpërblimit financiar për dënimin penal të padrejtë, sipas formularit të paraqitur në aneksin “A”, që i bashkëlidhet këtij ligji.
    Mosparaqitja e kërkesës brenda afatit të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, sjell humbjen e së drejtës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarin politik, i cili bën pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore. Sipas këtij ligji, ish-i dënuari politik i regjimit komunist, që bën pjesë në kategorinë parësore, personi i autorizuar apo kujdestari i tij ligjor nuk mund të rivendosen në afat për paraqitjen e kërkesës pas datës 31.12.2017.”

    Ne rast se ju nuk keni bere nje kerkese ose e keni bere ate jashte afateve ligjore, atehere ju nuk trajtoheni dot, deri ne nje ndryshim te ri ligjor!

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet