A jam i detyruar ta përpjesëtoj pasurinë që më është lënë me testament nga i cili përjashtohet trashëgimtar i çdo rradhe?

Përshëndetje! Kam qenë bashkëpronar me babain në një pasuri që ai e ka fituar prej martesës së dytë me mamanë time të ndjerë. Babai ka qenë i martuar më parë dhe nga ajo martesë ka një vajzë e cila aktualisht është e martuar dhe ka 4 fëmijë (të ditëlindjeve 1994, 1996, 1998 & 2007).
Dua të di që unë, si ekzekutor i testamentit a jam i detyruar ta përpjesëtoj pasurinë që më është trashëguar me të drejta të plota, dhe nëse çështja kalon për gjykim sa gjasa kam që ta trashëgoj pronën të
plotë? Ju faleminderit paraprakisht!

Qytetari: E.R.
Data: 28 Gusht 2023, Kategoria: Civile - Trashëgimia

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Rasti qe ju parashtroni i referohet institutit te se drejtes i quajtur si “rezerva ligjore”. Rezerva ligjore kufizon vullnetin e trashegimlenesit me synimin për të mbrojtur interesat e kategorive të caktuara të trashëgimtarëve ligjorë, ku përfshihen fëmijët e mitur të testatorit, ose të paslindurit e tjerë të mitur pa kufizim. Ne rastin tuaj, nese ne momentin e celjes se trashegimise testamentare, rezulton se babai ka trashegimtare ligjore te mitur, te cilet do e kishin trasheguar ne mungese te nje testamenti, atehere per pjesen qe prek te drejten e tyre, testamenti eshte pjeserisht i pavlefshem. Pra ligji parashikon qe i mituri qe perfiton mbrojtje te rezerves ligjore, ka te drejte te trashegoje ne ate mase qe do te kishte trasheguar nese nuk do te kishte nje testament. Pjesa tjeter e testamentit, mbetet e vlefshme.
    Noteri nuk ka te drejte qe te konstatoje pavlefshmerine e nje veprimi juridik, qofte edhe testamenti. Eshte gjykata i vetmi autoritet i cili e ka kete kompetence.

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje