A jam bashkepronar i baneses

Përshëndetje , Në qoftëse kam qene ne perberjen familjare te vitit 1.12.1992 dhe kam qene 17 vjeç , a jam bashkeproar i baneses ?


Qytetari: R. T. Data: 4 October , 2019, Kategoria: Pronesi.

3 responses to “A jam bashkepronar i baneses”

  1. Në Ligjin e kohës per Privatizimin e banesave, parashikohej që personat që përfitonin nga privatizimi duhej të ishin madhorë, ndaj ju ligjersiht nuk perfitoni bashkepronesi

  2. 1

    Është një pyetje shumë me vend! Në praktikën e privatizimeve nga (ish-Ndërmarrja Komunale Banesa) sot Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë, pranë Bashkisë Tiranë), është mbajtur qëndrimi që përfitonin të gjithë personat që ishin madhorë. Ndërkohë që në nenin 20 të Ligjit Nr. 7652 datë 23.12.1992 parashikohej, se për efekt të zbatimit të këtij ligji merret për bazë përbërja familjare dhe gjendja e strehimit që rezulton në regjistrat themeltar të shtetasve në datën 01.12.1992. Në Ligjin e kohës nuk parashikohej që personat që përfitonin nga privatizimi duhej të ishin madhorë.
    kjo praktikë e gabuar që është mbajtur ndër vite është derivat si pasojë e shprehjes në pikën 5 të Udhëzimit Nr. 1 ku parashikohej, se mbas plotësimit të formularit nr. 2, i firmosur nga sektori i privatizimit, qytetari lidh kontratën e privatizimit të banesës. Kjo e drejtë i takon edhe një personi tjetër madhor të autorizuar nga qiramarrësi dhe të pajisur me prokurë.
    (Për mendimin tim praktika që kanë mbajtur ish-ndërmarrja Komunale Banesa dhe Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit (Bashkia Tiranë) janë të gabuara dhe jo të mbështetura në ligj). Parimisht mendoj që ju keni të drejtë të kërkoni “Pavlefshmërinë e Pjesshme Absolute të Kontratës së Privatizimit (Formulari nr. 2)” dhe “Kontratës së Shitblerjes”, si dhe “Detyrimin e Drejtorisë Nr. 3 të Punëtorëve të Qytetit Tiranë dhe Bashkisë Tiranë të bëjnë privatizimin edhe në emrin tuaj”.

  3. 4

    Pershendetje. Te drejten e fitimit te pronesise si bashkepronar te apartamenteve ne pronesi shteterore, te privatizuara ne fillim te viteve 90, e kane vetem personat qe jetonin ne banese, dhe qe ne date 1.12.1992 ishin madhore, pra kishin mbushur moshen 18 vjec. Nese ju keni qene 17 vjec, nuk jeni bashkepronar ne banese.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet