A i plotesoj kriteret per marrjen e pages luftes?

Pershendetje,

Jam nje studente ne master dhe nuk kam qene e punesuar per shkak se kam qene e angazhuar me studimet. Familja ime trajtohet me ndihme ekonomike, dhe situata e COVID-19 ashtu sikurse edhe pjeses tjeter te shoqerise na ka demtuar ekonomikisht. Pagesa e universitetit tim eshte e paperballueshme ne kete situate dhe e kam te pamundur qe ta perballoj ate shume.
Doja te dija nese kriteri i trajtimit me ndihme ekonomike eshte faktor qe ndikon ne marrjen e pages se luftes per te perballuar koston e tarifes se universitetit?

Mirepres pergjigjen tuaj.
Ju faleminderit!


Qytetari: F. H. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A i plotesoj kriteret per marrjen e pages luftes?”

  1. Pershendetje,

    Aktet dhe vendimet e deritanishme qe qeveria shqiptare ka nxjere ne mbeshtetje te qytetareve per perballimin e situates se veshtire nga pandemia covid-19 nuk parashikojne mbeshtetje financiare ne lidhje me studentet, tarifat e studimit. Kryesisht mbeshtetja eshte drejtuar ne favor te bizneseve, punonjesve, ish-punonjesve te larguar nga puna gjate kesaj periudhe dhe familjeve ne nevoje.

    Ne lidhje me familjet ne nevoje, Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr.254, datë 27.3.2020, parashikon: “Pagesa e ndihmës ekonomike për subjektet përfituese, sipas vendimit nr.597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, që rezultojnën përfitues të ndihmës ekonomike ose kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të sipërpërmendur”.

    Pra, ne kete rast familjet qe perfitojne ndihme ekonomike sipas ketij vendimi, per shkak te pandemise gjate kesaj periudhe perfitojne dyfishin e shumes se pageses se ndihmes ekonomike. Por ne asnje rast tjeter nuk parashikohet mbeshtetja me page lufte, nese nuk je punonjes apo ish punonjes i larguar nga puna per shkak te gjendjes se pandemise.

    Gjithsesi per familjet ne nevoje dhe ato qe trajtohen me ndihme ekonomike, vendimet dhe aktet ligjore ne fuqi parashikojne: “Për studentët e nivelit të studimeve master, përgjysmohen tarifat deri në 50%, për ato studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, për studentët nga familje në ndihmë ekonomike, të verbrit, studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimët dhe për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës”
    Ne rastin tuaj konkret parashikohet “Përfitues janë studentët që vijnë nga familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të qeverisjes vendore, si dhe studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve dhe studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.”
    Studentët, sipas kategorive që plotësojnë kriteret e mësipërme, do të paguajnë tarifën vjetore të studimeve në masën 50%, pas paraqitjes së dokumentacionit vërtetues për statusin e tyre ligjor, me vendim të Bordit të Administrimit të Institucionit publik të Arsimit të Lartë.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet