A i lejohet kalimi ne territorin shqiptar me pasaporte te skaduar?

Pershendetje,

Nje te afermi timit qe jeton ne Itali i ka kaluar afati i pasaportes me 3 muaj dhe nuk ka mundur ta rinovoje ate. A lejohet kalimi i tij ne territorin shqiptar me pasaporten e vjeter? Faleminderit,


Qytetari: E. K. Data: 13 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A i lejohet kalimi ne territorin shqiptar me pasaporte te skaduar?”

  1. 3

    Pershendetje,

    Se pari, ju informojme se shtetasit shqiptare qe jane rezidente ne Itali mund te paraqiten prane Ambasades/ Konsullates Shqiptare ne Itali per rinovimin e pasaportes, pa qene e nevojshme te vijne ne Shqiperi per te aplikuar per kete sherbim. Per me shume detaje mbi proceduren qe duhet ndjekur, konsultoni me informacionin ne portalin e-Albania sipas linkut: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765.

    Ne lidhje me pyetjen tuaj konkrete, ju bejme me dije se i afermi juaj mund te futet ne territorin shqiptar (ndonese pasaporta i ka skaduar), por nuk ka te drejten qe te udhetoje perseri jashte vendit me nje pasaporte, afati i vlefshmerise te se ciles ka kaluar. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet