Fshirja e denimit penal

Pershendetje,

Ndaj meje eshte marre nje vendim gjykate (ne mungese) me denim prej 22 muaj burgim dhe 2 vite kusht ne shtetin zvicerian. Kam expuls 10 vjecar dhe kam bere kerkese per ulje ose fshirje. Dua te di nese mund te aplikoje ne pozicione administrative? A me pengon ky vendim gjykate? A mund ta heq si denim? Nese po, si dhe sa kohe duhet? Faleminderit,


Qytetari: D. H. Data: 29 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Fshirja e denimit penal”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne radhe te pare ju duhet te shkarkoni nga portali e-Albainia, Çertifikaten e Gjendjes Gjyqesore (Deshmi Penaliteti). Nese ne kete dokument ju reflektohet se jeni i denuar, atehere ju nuk mund te aplikoni ne pozicione pune prane administrates publike (ne perputhje me nenin 21 te ligjit 152/2013 “Per nepunesin civil”). Ne varesi te viteve te denimit qe keni marre dhe qe pasqyrohen ne Çertifikaten e Gjendjes Gjyqesore do te mund t’ju kthejme nje pergjigje se sa kohe duhet per fshirjen e denimit nga ky dokument, me qellim qe te quheni si i padenuar ne perputhje me nenin 69 te Kodit Penal. (instituti i rehabilitimit)

    Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Ne nenin 21, germa “d” e Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, percaktohet se: Per pranimin në shërbimin civil, një kandidat duhet të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
    Nderkohe, ne nenin 69 te Kodi Penal parashikohen rastet kur personat qe kane kryer denim quhen të padënuar. (instituti i rehabilitimit).

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet