A eshte ne rregull ne proceduren per leje ndertimi kontrata e sipermarrjes kur njeri nga pronaret e truallit ka vdekur me pas.

Pershendetje.

Pyetja ime eshte kjo:
Ne rastin e aplikimit per leje ndertimi, a jam ne rregull ne proceduren ligjore kur njeri nga pronaret e truallit qe ka firmosur kontraten e sipermarrjes ka vdekur, ne certifikaten e pronesise eshte zevendesuar nga trashegimtaret e tij, dhe kesaj kontrate i kam bashkengjitur kete certifikate pronesie dhe deshmine e trashegimise ligjore.
Apo eshte kusht i domosdoshem qe patjeter duhet te bej edhe nje aneks kontrate me trashegimtaret e te vdekurit ?


Qytetari: V. P. Data: 14 November , 2019, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “A eshte ne rregull ne proceduren per leje ndertimi kontrata e sipermarrjes kur njeri nga pronaret e truallit ka vdekur me pas.”

  1. Trashegimia e te ndjerit i kalon te drejtat dhe detyrimet trashegimetareve ligjore, ndaj kjo kontrate ligjerisht tashme me cdo te drejte e detyrim i ka kaluar trashegimtareve te te ndjerit, ndaj cmoj se nuk ka vend per aneks kontrate.

  2. 1

    Nuk kemi përse të bëni Kontratë të re sipërmarrje, pasi me procedurën që ke ndjekur je në rregull. Trashëgimtarët (ligjorë ose testamentarë) kanë të drejtë të pranojnë ose të heqin dorë nga trashëgimia. Ndërsa të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga Dëshmia e Trashëgimisë janë të detyrueshme për trashëgimtarët që kanë pranuar trashëgiminë.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet