A eshte i vlefshem testamenti?

A eshte i vlefshem testamenti nese trashegimtarit qe i eshte lene pasuria nderon jete para personit qe i la trashegimi? Babai i 4 femijeve(3 vajza dhe 1 djale) le trashegimi pasurine per te birin. I biri nderon jete dhe me pas nderon jete dhe vet babai. Kujt i kalon trashegimia?


Qytetari: M. K. Data: 12 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “A eshte i vlefshem testamenti?”

  1. 2

    Pershendetje
    Neni 320 i KC percakton Zotësine për të trashëguar.
    Neni 320
    Ka zotësi për të trashëguar personi që në kohën e çeljes së trashëgimisë është gjallë, ose është zënë
    para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë.
    Prezumohet se ka qënë zënë në kohën e çeljes së trashëgimisë, ai që ka lindur brenda 300 ditëve
    nga vdekja e trashëgimlënësit.
    Nese personi ka vdekur me pare se testatori (sic edhe ju e deklaroni ) atehere jemi ne kushtet e pazbatueshmerise se testamentit dhe do aplikohet trashegimia ligjore.
    Faleminderit

  2. Pershendetje,
    Sipas Kodit Civil, trashëgimia është kalimi me ligj ose me testament i pasurisë (trashëgimit) të personit të vdekur, një ose më shumë personave (trashëgimtarë). Ka zotësi për të trashëguar personi që në kohën e çeljes së trashëgimisë është gjallë, ose është zënë para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë. Pra kushti thelbesor, qe nje person te kete zotesi per te trasheguar, eshte te jete gjalle, mungesa e ketij kushti e ben testamentin ne kete rast te pazbatueshem per kete pjese. Nese femijet e personit (3 vajza dhe 1 djale), jane te mitur, sigurisht ato nuk mund te perjashtohen nga trashegimia, pasi fitojne me zevendesim, pjesen qe duhet te merrte babai i tyre, sipas trashegimise ligjore.

    Ne lidhje me pyetjen, “kujt i kalon trashegimia?”, nuk mund tju japim nje pergjigje te sakte, pasi duhen trajtuar te gjitha rrethanat konkrete te rastit tuaj. Legjisalcioni shqiptar nuk i jep te drejta te pakufishme trashegimlenesit, per shkak te radhes se trashegimit, trashegimit me zevendesim, dhe rezerves ligjore.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet