A eshte e rregullt nje akt-marreveshje jo noteriale?

Pershendetje,

Do te kerkoja nje keshille paraprake. Kam nje kontrate sipermarrjeje ndertimi noteriale me nje subjekt ndertues per nje lokal me nje cmim x. Mbs disa kohesh beme nje akt marrveshje jo noteriale qe rishikuam cmimin per kete lokal dhe subjekti ma zbriti cmimin per aq sa rame dakort, pra me i ulet se ai ne kontraten e sipermarrjes noteriale. Doja te pyesja se ne qofte se lind problemi per gjykate me ndertuesin, a mund te perdoret si prove perpara gjykates cmimi i rene dakort ne akt marreveshjen jo noteriale qe kemi lidhur? Faleminderit,


Qytetari: G. H. Data: 14 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A eshte e rregullt nje akt-marreveshje jo noteriale?”

  1. 1

    Pershendetje. Forma e kontrates, apo cdo ndryshimi te mevonshem te saj percaktohet nga Kodi Civil per cdo kontrate specifike. Ne rastin e kontrates se sipermarrjes Kodi Civil i Republikes se Shqiperise nuk ka te percaktuar nje forme te caktuar. Madje ka edhe vendim unifikues te kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte te cilat jane shprehur se palet kane te drejte qe kontraten e sipermarrjes ta lidhin sipas formes qe deshirojne, me goje, me shkrese te thjeshte, apo me akt noterial. Pra ndryshimi qe ju i keni bere kontrates se sipermarrjes eshte i vlefshem dhe nuk mund te konstatohet si i tille nga gjykata.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet