A është e mundur përshpejtimi i gjykimit te çështjes?

Pershendetje !
Kam fituar një gjyq në gjykatën administrative, në shkallën e parë ,jam në pritje të gjykatës së apelit administrative tiranë!
A ka ndonjë mënyrë ligjore që çështja të përshpejtohet pasi relatori pi gjykon çështje të muajt mars 2017 dhe çështja ime është shkurt 2018.
Jam drejtuar me kërkesë gjykatës, po asnjë përgjigje, kam bashkangjit edhe diagnozën e babait pasi ai ka nevojë për kurim jashte i cili kushton shumë!
Si mund ta përshpejtojë, kujt duhet ti drejtohem, ju lutem pres mendimin ligjor tuajin? Faleminderit,


Qytetari: A. S. Data: 8 November , 2019, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “A është e mundur përshpejtimi i gjykimit te çështjes?”

  1. 1

    Bazuar ne praktiken tone gjyqesore, i bejme nje kerkese zyrtare me shkrim, drejtuar relatorit te ceshtjes, si dhe njekohesisht edhe Kryetarit te Gjykates, duke i parashtruar shkaqet dhe asryet konkrete qe pala ka, sidomos ato shendetesore dhe ekonomike.

  2. 1

    Mënyra e vetme është t`i ridërgosh disa herë në mënyrë tw përsëritur kërkesë për përshpejtim relatorit të çështjes tënde, me shpresën që do ta marrin në konsideratë.

  3. 1

    Pershendetje.
    Kerkesa per pershpejtim duhet te behet me shkrim dhe te depozitohet prane Gjykates se Apelit Administrativ, mbeshtetur ne Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 78, datë 30.5.2019, “Për kalendarin e shqyrtimit të çështjeve në Gjykatën e Apelit”, konkretisht pika Kreu II, pika 6 (b), “b) gjendja shëndetësore e palës apo mosha e saj, është e tillë që mund të vërë në dyshim pritshmërinë e saj për një vendim gjyqësor që lidhet me një të drejtë personale;”. Kerkeses duhet t’i bashkangjisni aktet provuese perkatese (raportin shendetesor ne origjinal, ose te noterizuar). Nese kerkesen e mbeshtesni ne kete Vendim, Gjykata eshte e detyruar qe brenda nje periudhe prej 30 ditesh te vendose pranimin ose rrezimin e kerkeses suaj per pershpejtim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet