si mund te perfitoje perseri ndihmen ekonomike?

Trajtohesha me ndihme ekonomike si familje ne nevoje. Vajza ime kerkoi pune dhe punoi nje dite te vetme dhe me pas nuk mbajten, e larguan nga puna. Per kete dite pune kompania i pagoi 1 dite siguracion, si rrjedhoje ndihma ekonomike u nderpre ne muajin mars nga Bashkia Bilishtit me arsyen: mosdeklarim i pages mujore. A eshte e drejte kjo? Ajo nuk mori as rroge, qe te deklaroja qe kisha vajzen ne pune …Vajza tani eshte ne shtepi pa pune. Si duhet te veproje? A mund te riaplikoje serish per te perfituar ndihmen ekonomike? Faleminderit,


Qytetari: R. m. Data: 18 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “si mund te perfitoje perseri ndihmen ekonomike?”

  1. 3

    Pershendetje,

    Ju mund te aplikoni serish cdo muaj nga dt 1-10 per perfitimin e ndihmes ekonomike. Nese nuk perfitoni nga skema e ndihmes ekonomike, ju mund te kerkoni prane bashkise qe te trajtoheni me ndihme ekonomike nga fondi 6 %i kushtezuar per ndihmen ekonomike.

    Ne rast se vleresoni se vendim-marrja e organeve ne lidhje me aplikimet tuaja per ndihme ekonomike eshte e padrejte, ju bejme me dije se ju mund te ankoheni brenda afateve ligjore, fillimisht prane bashkise/njesise administrative dhe me pas prane struktures rajonale te sherbimit social.
    Gjithashtu, nese pretendoni qe ju eshte shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, ju gezoni të drejtën për të ngritur edhe padi administrative në gjykatë.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet