A e perfitoj rrogen nga punedhenesi?

Pershendetje,

Prej 10 muajsh punoj prane 1 kompanie te madhe mobilimi dhe pllakash. Para 4 muajve kalova ne 1 dyqan i cili eshte adrese dytesore e biznesit. Ne date 13 mars u hodh gjysma e rroges se marsit dhe na u kerkua qe te mbyllet biznesi. Ne momentin qe biznesi u hap ishte me staf te reduktuar dhe shumica qendroi ne shtepi. Te gjithe punetoret qe qendruan ne shtepi moren rrogen prej 260 mije te vjetra,  ndersa mua nuk mu hodh ne llogari. Pasi i kam pyetur shume here per arsyet pse une nuk kam marre rroge, me ne fund sot me erdhi nje pergjigje ku me thuhet se me kane hequr nga puna dhe siguracionet qe me date 13 prill, por kane harruar qe te me njoftojne.  Rrogen e marsit nuk e kam marre te plote, sic e kane marre punonjesit e tjere dhe gjithashtu per muajin prill, edhe pse jam me siguracione deri ne date 13 prill, ne llogarine time nuk ka kaluar asgje. A e perfitoj rrogen per periudhen qe kam punuar? Cfare duhet te bej per ta kerkuar? Si mund ta ndjek ceshtjen time? Faleminderit


Qytetari: e. b. Data: 8 May , 2020, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “A e perfitoj rrogen nga punedhenesi?”

  1. Pershendetje,

    Ju nuk keni mundesi te perfitoni nga ndihma financiare nga shteti, pasi jeni larguar nga puna pas dates 10 prill. Nderkohe, persa kohe ju jeni deklaruar prane drejtorise se tatimeve, si i punesuar deri ne daten 13 prill, atehere punedhenesi juaj ka detyrimin qe t’ju paguaj pagen deri ne date 13 prill. Nese jeni larguar nga ana e punedhenesit (per kete shikoni shenimin ne librezen e punes), ju keni te drejten edhe te nje shperblimi te barabarte me pagen e nje muaji, si dhe te pageses se lejes vjetore, ne perputhje me muajt qe keni qene ne pune. Per kete duhet t’i dergoni nje kerkese me shkrim, ish punedhenesit tuaj, duke i parashtruar qe keto jane detyrime qe rrjedhin nga Kodi i Punes dhe mospermbushja e tyre e ngarkon ate me pergjegjesi ligjore. Ne rast se nga ana e ish punedhenesit refuzohet qe te permbushen keto detyrime, ju keni te drejte, nese e vleresoni, t’i drejtoheni gjykates, ose te beni ankim prane Inspektoriatit te Punes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet