Pershendetje,
Ne daten 3 kam filluar punen ne x fabrike dhe ne daten 12 fasoneria u mbyll dhe ne ngelem pa pune. Kompania me tha qe nuk e perfitoj pagen e luftes. Dua te di nese mund ta perfitoj une apo jo pagen e luftes? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Ju bej me dije se ne rast kur nuk jepet mundesia per te aplikuar nga ana e punedhenesit, ju keni mundësi të paraqisni si individ Formularin nr.2 te ankesës, të plotësuar, në adresën e dedikuar të emailit: efiling.info@tatime.gov.al
Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar (ish-punesuar), NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.
Formularin e ankeses per individe mund ta aksesoni ne linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni
Faleminderit,
Pershendetje,
Nje prej kategorive qe perfiton ndihmem financiare prej 40.000 leke jane personat e larguar nga puna, ne periudhen ndermjet datave 11 mars deri ne daten 10 prill, sipas listepagesave te depozituara prane Sigurimeve Shoqerore.
Aplikimin per perfitimin e kesaj ndihme e ben punedhenesi juaj. Ju duhet te komunikoni me ekonomistin e fasonerise ku keni punuar, per te bere aplikimin per llogarine tuaj.
Per nje informacion me te detajuar ne lidhje me kriteret e perfitimit sipas kesaj pakete dhe menyren e aplikimit mund te konsultoheni me linkun me poshte:
https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020
Faleminderit.