A e perfitoj pagen e luftes prej 40.000 leke?

Pershendetje,

Kam qene ne pune deri ne date 17 mars dhe per shkak te situates se pandemise me eshte dashur te nderpres marredhenien e punes.  Si rrjedhoje eshte bere dhe shkeputja nga sigurimet ne nje date te mevonshme. Subjeki ku kam punuar eshte nje zyre noterie. A e perfitoje pagen e luftes si ish-punonjese ne nje subjekt te tille? Faleminderit!


Qytetari: G. F. Data: 2 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A e perfitoj pagen e luftes prej 40.000 leke?”

  1. Pershendetje
    Ju nuk e perfitoni pagen e luftes .
    Sipas pikes 4/b/ii te VKM 305/2020 (i ndryshuar me VKM Nr. 423, datë 28.5.2020) percakton se
    Nuk e përfitojnë ndihmën sipas pikës punonjësit: eu.
    b) të punësuar në subjektet:
    ii. e regjistruara që ushtrojnë aktivitet në profesione të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet