A e perfitoj pagen e luftes?

Une jam punetore e shoqerise X.  Jam pezulluar nga puna per arsye se kerkova informacion per pagen e luftes. Largimin nga puna e kam ne fund te Qershorit po ne pune nuk me kane marre. Jam punetore prej 8 vitesh te fabrika. Cfare perfitoj une? Ju lutem te me ktheni nje pergjigje.


Qytetari: L. D. Data: 1 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A e perfitoj pagen e luftes?”

  1. Pershendetje,

    Lidhur me pyetjen tuaj, po ju sqaroj me poshte:

    A. Lidhur me perfitimin nga paketa e zgjeruar ekonomike:
    Nje nga kategorite perfituese sipas paketes se zgjeruar se Ndihmes Financiare jane për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020. Nese ju jeni larguar nga puna pertej ketyre datave atehere ju nuk jeni perfitues nga paketa e zgjeruar ekonomike.
    Lista emerore e individeve perfitues te Paketes Financiare nr.2 dhe lista e NIPT-eve te subjekteve tatimpaguese perkates jane publikuar ne faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    B. Pagese papunesie:
    Ne rast te largimit nga puna, ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”. Per kete duhet te aplikoni dhe te regjistroheni si punekerkuese prane Zyres se Punes, duke dorezuar dokumentacionin perkates. Sipas ligjit, përfitojnë të ardhura nga papunësia personat, të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme:
    – Kane kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore (për cdo rast përfitimi).
    – Jane regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    – Kane paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës prane Zyres se Punes, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
    – Pranojnë të punësohen ose të kualifikohen kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit;
    – Nuk marrin përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.
    Sqarim: Nese perfitoni pagen e luftes, nuk mund te perfitoni njeohesisht edhe pagesen e se ardhures nga papunesia (asistencen), pasi nuk lejohet perftimi në të njëjtën kohë nga dy skema të mbështetjes shtetërore.

    C. Demshperbime per largimin nga puna:
    Nese largimi juaj nga puna ka qene i paligjshem dhe nuk jane respektuar dispozitat e Kodit te Punes: njoftimin, zhvillimin e bisedimeve, njoftimin e largimit, pagesen e periudhes se njoftimit, pagesen e vjetersise (meqe keni mbi tre vite), ju keni te drejte qe brenda gjashte muajsh nga data e largimit t’i drejtoheni Gjykates per te kerkuar demshperblimet perkatese, te cilat duhet t’i provoni rast pas rasti.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet