A e fiton pagen e luftes?

I/E nderuar Z/Znj. avokat/e,

Ju lutem dua nje sqarim te hollesishem sepse nuk me intereson ceshtja e pages, por dua te di nese mund te aplikonte subjekti per nje punonjes qe e ka shkarkuar ne mars me motiv shperdorim detyre?  Pra, kjo kategori a ka te drejt te perfitoje page lufte dhe neqoftese ai ka aplikuar, a konsiderohet punonjesi i larguar per arsyen e shperdorimit te detyres, sepse masa eshte me goje nuk i ka dhene dokumentin e largimit?
Punonjesi ka qene i siguruar, por pa kontrate pune dhe nuk mund te filloje pune tjeter pa i dhene largimin subjekti. Behet fjale per nje punonjes te sherbimit te ruajtes se sigurise fizike. Faleminderit.


Qytetari: E. B. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A e fiton pagen e luftes?”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ju bejme me dije se, nisur nga fryma e vendimeve te miratuara nga qeveria per dhenien e ndihmes shteterore (paga e luftes), kjo page u akordohet atyre kategori punemarresish te cilet jane larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020 ose punonjesve te atyre subjekteve te lejuar/ndaluar per te ushtruar aktivitetin, te cilet jane ndodhur ne veshtiresi per pagimin e punonjesve per shkak te masave kufizuese te marra ne kuader te epidemise nga COVID-19.
    Nese largimi nga puna nuk lidhet me situaten e pandemise se Covid-19, atehere nuk jane subjekte qe trajtohen me pagen e luftes dhe nuk duhej te kishin aplikuar per perfitimin e saj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet