A duhet t’i drejtohem serish me kërkesë Gj. Adm. Apelit?

Pershendetje,

Unë kam bërë kërkesë për përshpejtim të çështjes në Gjykaten Administrative te Apelit. Kerkesa eshte pranuar me 5 janar, për arsye të gjendjes se pandemise akoma gjyqtarja nuk me ka caktuar një datë!
Kam nevojë për ndihmën tuaj, si procedohet në këtë rast? Kujt duhet t’i drejtohem dhe mbi çfarë baze ligjore mund t’i kërkoj caktimin e datës?
Theksoj se kërkesa është pranuar për gjykim për arsye shëndetesore e faktuar dhe me dokumente!
Ngelem pritje te përgjigjes tuaj!

Faleminderit.


Qytetari: N. L. Data: 20 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A duhet t’i drejtohem serish me kërkesë Gj. Adm. Apelit?”

  1. Pershendetje

    Si pasoje e situates se pandemise veprimtaria gjyqesore ka qene e kufizuar. Meqenese ju eshte pranuar kerkesa per pershpejtim te gjykimit, mbetet vetem te prisni ne menyre qe te caktohet nje seance ne vijim.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet