A duhet t’i drejtohem Gjykatës së Lartë?

Pershendetje,

Unë kam fituar gjyqin në Gjykaten Administrative të Apelit kundrejt Ministrise se Brendshme.  Theksoj se me është miratuar nga Gj. Adm shkallës se pare dhe Gjykata e Apelit shuma e kërkuar nga une.  Pala kundërshtare ne kete rast ka bërë ankimim në Gjykatën e Lartë. A duhet të bëj edhe unë rekurs? Theksoj se çështja i ka kaluar per ekzekutim përmbarimit.  Ju faleminderit!


Qytetari: B. T. Data: 25 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A duhet t’i drejtohem Gjykatës së Lartë?”

  1. 1

    Pershendetje,

    Duke qene se pala tjeter ka bere rekurs, atehere Ju keni te drejten te beni kunderrekurs nese e vleresoni te arsyeshme (neni 477 i Kodit te Procedures Civile). Sipas nenit 456 te K.Pr.Civile, kunderreskursi mund te behet brenda 5 ditëve nga dita që keni marrë njoftim për ankimin e palës tjetër.
    Persa kohe ju keni nje vendim te Gjykates se Apelit ne favorin tuaj, ky vendim eshte i formes se prere dhe eshte i ekzekutueshem me ane te sherbimit permbarimor, nese nuk ka nje vendim pezullimi nga Gjykata e Larte.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet