A duhet të pushohet nga puna një drejtor shkolle që jep dorëheqjen?

Përshëndetje!
Jam drejtor i një shkolle 9-vjeçare në Klos dhe për arsye shëndetësore kërkoj të jap dorëheqjen nga ky post. Por Udhëzimi Nr 13, dt. 22.05.2019 nuk ma lejon këtë të drejtë kushtetuese dhe nga DRAP Durrës konfirmohet dalja ime jashtë sistemit arsimor (pushim nga puna) në rast se jap dorëheqjen. Ju lutem më ndihmoni pasi shëndeti im lidhet dhe me “shëndetin” e institucionit që drejtoj.
Faleminderit!


Qytetari: F. N. Data: 16 September , 2019, Kategoria: Pune.

2 responses to “A duhet të pushohet nga puna një drejtor shkolle që jep dorëheqjen?”

  1. E drejta e dorëheqjes parashikohet në nenin 64 për “Nëpunësin Civil”, nëpunësi mund të njoftojë përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil nëpërmjet paraqitjes së dorëheqjes me shkrim te njësia e burimeve njerëzore të institucionit, ku ushtron detyrën, ose DAP-it, në rastin e nëpunësit të TND-së.
    Dorëheqja nuk motivohet dhe i prodhon efektet 30 ditë nga data e paraqitjes së saj.
    Në raste të justifikuara, me kërkesë të motivuar të nëpunësit dhe me miratimin e njësisë së përcaktuar sipas pikës 1 të këtij neni, dorëheqja i prodhon efektet përpara afatit 30-ditor nga njoftimi.
    Nëpunësit civilë, të cilët janë larguar nga shërbimi civil si pasojë e dorëheqjes, kanë të drejtë që të konkurrojnë si nëpunës civilë për procedurat e lëvizjes paralele apo ngritjes në detyrë, sipas neneve 25 dhe 26 të këtij ligji, deri në 2 vjet pas përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil.
    Megjithatë për arsye shëndetësore Ligji 152/2013 parashikon në nenin 51 Në rast të paaftësisë shëndetësore për kryerjen e detyrave të pozicionit të mëparshëm të punës, të vërtetuar nga komisioni mjekësor kompetent, sipas ligjit, nëpunësi civil mund të transferohet në një pozicion tjetër ku është i aftë të kryejë detyrat.
    Vendimi për transferimin merret nga njësia përgjegjëse, me kërkesë të eprorit direkt apo të vetë nëpunësit civil. Pika 2 e nenit 48 të këtij ligji, zbatohet me ndryshimet përkatëse, si rend prioriteti për institucionin ku bëhet transferimi.
    Procedura e hollësishme e transferimit për paaftësi shëndetësore miratohet nga Këshilli i Ministrave.
    Udhëzimi i sipërcituar apo çdo akt tjetër nënligjor apo paralajmërim me shkrim (psh shkresë e DAP) nuk mund të bie në kundërshtim me dispozitat e ligjit 1512/2013 “Për nëpunësin civil”, megjithëse më rezulton se nuk është parashikuar një normë e tillë.

  2. Udhezimi Nr.13, dt 22.05.2019 nuk parashikon nje gje te tille. Neni 55 i ligjit “Per sistemin arsimor parauniversitar”, parashikon proceduren per emerimin dhe largimin e drejtorit te institucionit arsimor. Persa i perket arsyeve shendetesore, nese mjeku ka percaktuar se nuk je i afte nga ana shendetesore per ngarkesen fizike dhe psikologjike per te vazhduar detyren e drejtuesit, duhet te pranohet nga ana e DRAP-se. Nese jo, duhet ti drejtoheni me shkrese Ministrise.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet