A duhet ta perjashtoj gjyqtarin?

Familja ime ka fituar një çështje gjyqësore në gjykaten administrative te  apelit, konkretisht babai im. Pjesë e asaj trupe gjykuese është gjyqtari x.
Une kam çështjen time në gjykaten e apelit administrativ në dhomë këshillimi, po në trup gjykues është i njëjti gjyqtar theksoj !
Pyetja është a duhet të kërkoj unë përjashtim të këtij gjyqtari me faktin se pala kundërshtare mund të prishë vendimin në gjykatën e lartë etj !
Cila është mënyra e duhur ligjore shpresoj të jem i qartë dhe i kuptueshëm për juve ! Ngelem në pritje të përgjigjes tuaj


Qytetari: N. L. Data: 8 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A duhet ta perjashtoj gjyqtarin?”

  1. 1

    Pershendetje
    Sipas Kodit te Procedures Civile ne nenin 72 te tij jane percaktuar rastet kur mund te kerkohet perjashtimi i gjyqtarit .
    Nese ceshtja juaj qe po gjykohet ne Gjykaten e Apelit nuk ka lidhje me ate te babait tuaj dhe gjyqtari ne fjale nuk ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin e nje shkalla me pare, atehere ju nuk keni perse kerkoni perjashtim te gjyqtarit.
    Me poshte po ju paraqesimi cilat jane rastet kur mund te kerkoni perjashtimin e gjyqtarit sipas percaktimeve te nenit 72 te KPrC
    Rastet për përjashtimin e gjyqtarit
    Gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështje konkrete kur:
    1. ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me atë në gjykim;
    Kodi i Procedurës Civile
    2. ai vetë ose bashkëshortja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt apo krushqi deri në shkallë të
    dytë ose është i lidhur me detyrime birësimi apo bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga
    palët ose nga mbrojtësit;
    3. ai vetë ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor ose në armiqësi apo në marrëdhënie
    kredie apo huaje me njërën prej palëve, ose njërin prej përfaqësuesve;
    4. ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin
    e çështjes në një shkallë tjetër të procesit, është pyetur si dëshmitar, si ekspert ose si përfaqësues i njërës
    apo tjetrës palë;
    5. është kujdestar, punëdhënës i njërës prej palëve, administrator ose ka një detyrë tjetër në një
    ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër që ka interesa për çështjen në gjykim;
    6. në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet