a do paguhem nese nuk iki ne pune, se s’kam ku te le femijen?

Po une qe nuk kam ku ta le femijen dhe nuk mund te iki ne ne pune, a do paguhem nga punedhesi? po nga paketa e ndihmes financiare qe ofron shteti a mund te perfitoje?


Qytetari: Z. C. Data: 2 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

5 responses to “a do paguhem nese nuk iki ne pune, se s’kam ku te le femijen?”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje!

    Ne kuader te masave te marra per shkak te faktekeqesise natyrore jane parashikuar aktivitetet tregtare te cilat do te mbyllen (kryesisht, bare, restorante etj te cilat konsistojne ne grumbullimin e njerezve ne nje vend) dhe ato te cilat do te lejohen te vijojne aktivitetetin.
    Ka dy momente: 1. nese punoni ne admnistraten publike ne cilesine e nenpunesit civil; 2 nese punoni ne sektorin privat (ne nje nga aktivitetet te cilat nuk jane ndaluar).
    1. Nese do punoni ne administrate publike dhe jeni nenpunes civil, ju do te mund te merrnit pushim me qellim te kujdeseni ndaj femijes se mitur dhe do te ishit ne gadishmeri per t’ju pergjigjur eprorit ndaj urdhrave te caktuar, te cilet do mund te kryheshin dhe ne shtepi.
    2. Nese punoni ne sektorin privat, sa me siper nuk eshte e detyruar. Vendimi thjesht rekomandon qe edhe punedhenesit ne sektorin privat te gjeje mundesite per trajtimin me pushim te punemarresve te tyre. Kjo do te thote se ju duhet te dakordesoni me punedhenesin tuaj mbi kete gje (nese eshte e mundur qe puna juaj te kryhet nga shtepia, ne varesi te natyres se punes tuaj. Nese jo, mbi oraret te cilat mund te jene me fleksibel etj.)
    Paketa e ndihmes financiare vjen ne ndihme te te punesuarve ne sektorin privat, (per biznesin e vogel dhe te mesem), dhe qe e kane mbyllur aktivitetin sipas Urdhrave perkates te Ministrise se Shendetesise dhe Mbrotjes Sociale, personave te cilet trajtohem me ndihme ekonomike, si dhe ata qe trajtohen me pagese papunesie.
    Faleminderit,

  2. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje

    Per punonjesit e Administrates Publike shteterore eshte parashikuar qe nje nga prinderit te qendroje ne shtepi brenda mundesive ne qofte se ka femije te mitur, per sektorin privat eshte keshilluar kjo mase por nuk mund te detyrohet, pra varet nga vullneti i pronarit te biznesit dhe rregulloreve te punes qe ai vendos per kete periudhe.

    Ndihma financiare e garantuar nga Shteti prek personat te cilet e kane te pamundur te punojne si pasoje e aktiviteteve te mbyllura mbas Urdherit te Ministrise.

  3. Pershendetje!

    Masat e marra nga Qeveria Shqiptare per parandalimin/kufizimin e perhapjes se virusit COVID 19 nuk kane detyruar te gjitha subjektet private per te ndaluar ushtrimin e aktivitetit. Kryesisht jane ndaluar te ushtrojne aktivitet ato subjekte te cilat gjate ushtrimit te veprimtarise krijojne grumbullime te publikut te tilla si bar-restorante, salla lojrash, komplekse sportive-pishina etj.
    Nga ana tjeter per kujdesin e femijeve te mitur nga prindi kujdestar, per subjektet private Qeveria Shqiptare vetem ka udhezuar dhe nuk e ka bere te detyrueshme nderprerjen e aktivitetit/dhenien e lejes dhe per rrjedhoje Ju nuk mund te perfitoni nga paketa e ndihmes ekonomike per shkak se subjekti ku jeni e punesuar vijon ushtrimin e aktivitetit. 

  4. Pershendetje ,
    Vendimi i fundit nga Keshilli I Ministrave lidhur me situaten tuaj ishte caktimi i datave 10 mars me 23 mars si peridhe pushimi per njerin nga prinderit kujdestar te femijes që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin bazë, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

    Ne piken e dyte te ketij Vendimi ,per shkak te situates ku cerdhet , kopshtet , arsimi parashkollor dhe arsimi baze jane te mbyllura , Keshilli i Ministrave i ka bere thirrje punedhenesit privat qe te marre parasysh të gjejë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre.

    Duke qene se pika e dyte e ketij vendimi eshte vetem thirrje ku punedhenesi privat te beje me te miren e mundshme ne interes te perbashket me punemarresin, atehere me e mira ne kte situate do ishte te komunikoni me te duke i shpjeguar rrethanat ku ndodheni dhe pamundesine per ta lene femijen vetem. ( Nuk e di natyren e di aktivitetit ne te cilen punoni por nqs eshte e mundur mund te ndihmoni duke punuar nga shtepia. )

    Per sa i perket Paketes se Ndihmes Financiare , kjo Pakete siguron pagat vetem per te punesuarit ne veprimtari te cilat jane te mbyllura me Urdher te Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale.

  5. Pershendetje. Aktet e miratuara deri me tani, parashikojne qe njeri prej prinderve mund te rrije ne shtepi, kur ka femije te mitur, vetem ne rastet kur eshte i punesuar prane institucioneve te administrates publike. Nuk ka nje parashikim te tille per personat qe jane te punesuar ne subjekte private. Keto te fundit vetem rekomandohen qe ta marrin nje mase te tille. Pra duhet te pyesni punedhenesin tuaj.
    Paketa e ndihmes financiare nuk ka parashikuar pagesen per rastet e prinderve qe kujdesen per femijet, por parashikon pagesen vetem te personave te cilet jane te punesuar ne veprimtari qe tashme jane te mbyllura me Urdher te Ministrit te Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet