A ju takon avokateve te perfitojne pagen e luftes?

Pershendetje,

A mendoni ju se avokatet duhet te perfshihen ne pagen e luftes ne nje kohe kur gjykatat u mbyllen dhe puna u nderpre me akt normativ? dhe a mundeni te na perfaqesoni ne procesin gjyqesor kunder KM dhe Ministrise se Finances per shperblimin e demit te krijuar si pasoje e pezullimit te proceseve gjyqesore dhe kufizimit te levizjes gjate kesaj periudhe?  Faleminderit,


Qytetari: V. H. Data: 23 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “A ju takon avokateve te perfitojne pagen e luftes?”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ju falenderojme qe i jeni drejtuar platformes juristionline.

    Lidhur me pyetjen tuaj ju sqarojme se bazuar ne ligjin per ndihmen juridike te garantuar nga shteti, ne mund t’ju keshillojme lidhur me sistemin ligjor te Republikes se Shqiperise, aktet normative ne fuqi, te drejtat dhe detyrimet e subjekteve te ligjit dhe metodat per ushtrimin e ketyre te drejtave ne procesin gjyqesor dhe ate jashtegjyqesor, mbi procedurat e ndermjetesimit dhe zgjidhjeve alternative te mosmarrevshjeve; dhenia e ndihmes ne hartimin dhe perpilimin e dokumentave te nevojshem per te vene ne levizje administraten shteterore ose per te kerkuar ndihme juridike dytesore; perfaqesim perpara organeve administrative; dhenia e te gjitha formave te tjera te mbeshtetjes se nevojshme juridike qe nuk perbejne ndihme juridike dytesore.

    Persa i perket ndihmes juridike dytesore, ligji ka percaktuar subjektet perfituese, te cilat jane kategori me te ardhura te pamjaftueshme dhe subjekte te tilla si: viktima te trafikimit, te dhunes, te miturit etj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet