Ekzekutimi gjyqesor

Pershendetje,
Doja te dija nese vendimi civil i cili urdheron rehabilitimin spitalor nga varesia alkoolike, a ekzekutohet me ane te permbarimit apo policise…pra shoqerimi i shtetasit per ne strukturen rehabilituese? Vendimi ekzekutohet menjehere pas shpalljes ne seanace apo pasi zbardhet ne forme te shkruar? Faleminderit


Qytetari: F. S. Data: 28 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ekzekutimi gjyqesor”

  1. Pershendetje

    Sipas Nenit 23 te Ligjit 9669/2006, vendimi ekzekutohet menjëherë nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimin përmbarimor gjyqësor dhe zyrën e shërbimeve sociale të njësisë vendore ku janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm viktima dhe personat e tjerë të përmendur në vendim. Punonjësit socialë dhe efektivat e policisë marrin të gjitha masat për ekzekutimin e menjëhershëm dhe të vazhdueshëm të masave mbrojtëse të vendosura konform nenit 10 të këtij ligji, pra edhe ne rastin e dergimit te personit ne qender rehabilitimi. Keto struktura bejne gjithashtu edhe monitorimin ne kohe te ekzekutimit te vendimit.

    Mund te ofrojne ndihmen dhe kontributin e tyre edhe institucionet, qendrat rezidenciale, qendrat e shërbimeve, OJF-të e licencuara për ofrim shërbimeshte cilat koordinojnë punën e tyre me njësitë e qeverisjes vendore dhe drejtoritë e policisë, si ekzekutuese direkt të këtyre vendimeve.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet