Alkoolizimi dhe trajtimi i tij sipas legjislacionit

Pershendetje.

Jam me urdher mbrotje dhe ne proces divorci. Bashkeshorti eshte i alkoolizuar dhe i veteurinuar. Cdo kush qe e sheh e ve re por nuk disponoj ndonje raport vertetues. Nuk po has dhune fizike, por gjithashtu ai nuk ka paguar pensionin ushqimor (nuk ka burime financiare). Qellimi im nuk eshte denimi me arrest per shkelje ligjore por dua qe ai te mjekohet ne nje strukture te varesise alkoologjike-narkotike qe te mos ta shofi me me sy alkoolin. Pres pergjigje te shpejte


Qytetari: d. k. Data: 3 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Alkoolizimi dhe trajtimi i tij sipas legjislacionit”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Pyetja juaj eshte trajtuar disa here nga juristet e platformes. Me poshte, po ju dergojme linq-et ku mund te gjeni pergjigjet e dhena.
    https://juristionline.al/questions_of_civil/alkoolizimi-dhe-trajtimi-i-detyrueshem/
    https://juristionline.al/questions_of_civil/dhuna-ne-familje-2/
    https://juristionline.al/questions_of_civil/institucion-rehabilitues-per-varesi-ndaj-alkoolit/
    https://juristionline.al/questions_of_civil/alkoolizimi-dhe-trajtimi-i-detyrueshem/

    Ne permbledhje te arsyetimeve dhe pergjigjeve te dhena nga juristet, ju sqarojme se nuk ka asnje ligj qe te detyroje bashkeshortin tuaj te shtrohet ne nje qender rehabilitimi. Mjekimi i detyruar zbatohet vetem ne rastet e parashikuara nga ligji, qe lidhen me rrezikshmerine e tij si person, e ndonje semundje psiqike qe mund ta beje personin te rrezikshem apo me ndonje semundje ngjitese qe perben rrezik per shendetin e te tjereve. Nga sa ju arsyetoni, nuk jeni perpara asnjerit prej ketyre rasteve.

    E vetmja zgjidhje qe ju keni eshte te beni kallezim penal, per shkak se ai eshte ne kushtet e 3 veprave penale: 1)sipas nenit 321 te Kodit Penal “Kryerja e veprimeve ne kundershtim me vendimin e gjykates; 2) sipas nenit 320 te Kodit Penal “Pengime te ekzekutimit te vendimeve te gjykates” dhe 3) sipas nenit 125 te Kodit Penal “Mosdhënia e mjeteve për jetesë.

    Veprat penale si me siper, klasifikohen sipas nenit 59 te Kodit Penal, i cili parashikon se per denimet me burg deri ne 5 vjet, kur jane kushtet e ketij neni, mund te pezullohet ekzekutimi i denimit dhe i denuari te vihet ne prove. Gjykata, ndaj te denuarit te vene ne prove, i cili eshte ne kushtet e varesise kronike ndaj alkoolit apo edhe lendeve narkotike, vendos detyrimin per t’iu nenshtruar trajtimeve mjekesore per heqjen dore nga perdorimi i alkoolit apo droges. Trajtimi mjekesor per heqjen dore nga perdorimi i alkoolit apo droges behet ne institucionin mjekesor te specializuar, sipas percaktimit te Ministrise se Shendetesise, ne baze te kerkeses se sherbimit te proves. Sherbimi i proves mbikeqyr ekzekutimin e vendimit te gjykates dhe i raporton menjehere prokurorit, kur personi i denuar nuk permbush detyrimin e vendosur.

    Pra, duke e kallezur penalisht sipas veprave penale cituar me siper (nese ekzistojne kushtet e tilla), Gjykata mund te vleresoje qe si alternative, te mos i aplikoje denim me burgim, por ta detyroje bashkeshortin tuaj t’i nenshtrohet trajtimeve mjekesore per heqjen dore nga perdorimi i alkoolit apo droges. Kjo gjithsesi mbetet ne vleresim te gjykates.

    Nese nuk doni te rrezikoni qe ia te marre denim me burgim, e vetmja zgjidhje qe ju mbetet eshte te komunikoni me te dhe ta bindni t’i nenshtrohet trajtimeve perkatese ne menyre vullnetare.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet