si mund te perfitoje perseri ndihmen ekonomike?

Trajtohesha me ndihme ekonomike si familje ne nevoje. Vajza ime kerkoi pune dhe punoi nje dite te vetme dhe me pas nuk mbajten, e larguan nga puna. Per kete dite pune kompania i pagoi 1 dite siguracion, si rrjedhoje ndihma ekonomike u nderpre ne muajin mars nga Bashkia Bilishtit me arsyen: mosdeklarim i pages mujore. A eshte e drejte kjo? Ajo nuk mori as rroge, qe te deklaroja qe kisha vajzen ne pune …Vajza tani eshte ne shtepi pa pune. Si duhet te veproje? A mund te riaplikoje serish per te perfituar ndihmen ekonomike? Faleminderit,


Qytetari: R. M. Data: 18 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “si mund te perfitoje perseri ndihmen ekonomike?”

  1. 1

    Pershendetje,

    Nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, ekziston mundesia qe ju te jeni perjashtuar nga perfitimi i ndihmes ekonomike per nje periudhe 6 mujore ose 1 vjecare per shkak te fshehjes se informacionit. Nese eshte keshtu, atehere ju mund te riaplikoni per ndihme ekonomike pas kalimit te kesaj periudhe.

    Ne Vendimin e Keshillit te Ministratve nr.597, date 4.09.2019 jane percaktuar edhe rastet kur mund te perjashtohesh nga perfitimi i ndihmes ekonomike per nje periudhe 6-mujore dhe nje i tille eshte kur fsheh informacion apo kryen deklarime te rrema. Ndersa perjashtimi nga perfitimi i ndihmes ekonomike per nje periudhe 1-vjecare ndodh ne rastin kur nje anetar i familjes punesohet dhe nderpret marrdhenien e punes pa shkaqe te arsyeshme, me perjashtim te rasteve kur zgjidhja e kontrates behet nga ana e punedhensit.

    Ne rast se vleresoni se vendimi ndaj jush eshte i padrejte mund t’i drejtoni nje kerkese/ankese me shkrim bashkise/njesise administrative, brenda 20 diteve kalendarike nga marrja e njoftimit. Pas marrjes se pergjigjes nga struktura vendore, keni te drejte t’i drejtoni nje kerkese/ankese me shkrim brenda 20 diteve kalendarike Sherbimit Social Shteteror. Me pas ju lind e drejta per te ngritur padi ne Gjykate.

    Gjithashtu sic e ju ka sugjeruar edhe kolegia ne pergjigjen e meparshme, mund t’i drejtoheni bashkise suaj per perftimin e ndihmes ekonomike nga fondi i kushtezuar dhe fondet e bashkise per bllok-ndihmen, duke i prezantuar te gjitha rrethanat dhe pretendimet tuaja.

    Faleminderit.

  2. Pershendetje,

    Ju mund te aplikoni serish cdo fillim muaji nga dt 1-10 per perfitimin e ndihmes ekonomike.
    Per shkak te situates se pandemise, aplikimet gjate kesaj periudhe pranohen nga administratoret shoqerore te njesive administrative ne forme elektronike ose postare. Ne faqen zyrtare te Sherbimit Social Shteteror ne web http://www.sherbimisocial.gov.al/formulari-i-aplikimit-per-perfitimin-e-ndihmes-ekonomike/ mund te gjeni formularin e aplkimit per ndihme ekonomike, si dhe kontaktet e te gjithe administratoreve shoqeror ne Shqiperi.

    Nese nuk shpalleni perfitues nga skema e mesiperme e ndihmes ekonomike, ju mund te kerkoni prane bashkise qe te trajtoheni me ndihme nga fondi i kushtezuar dhe fondet e buxhetit vendor per bllok-ndihmen.

    Ne rast se vleresoni se vendim-marrja e organeve ne lidhje me aplikimet tuaja per ndihme ekonomike eshte e padrejte, ju bejme me dije se ju mund te ankoheni brenda afateve ligjore, fillimisht prane bashkise/njesise administrative dhe me pas prane struktures rajonale te sherbimit social.
    Gjithashtu, nese pretendoni qe ju eshte shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, ju gezoni të drejtën për të ngritur edhe padi administrative në gjykatë.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet