Mosmarreveshje lidhur me pensionin e nenes

Jam nje qytetar nga Elbasani.

Bashkeshortja ime ka probleme me vellain per pensionin e nenes qe ka marr ne Itali qe nga 2010 deri me 2015. Pasi ajo eshte kthyer ne Shqiperi nga 2015 pensionin e merr vellai ose kunati im dhe se dergon.  Per kete kemi kerkuar ndihme edhe ne nje emision televiziv,  por nuk morem zgjidhje. Po patet mundesi na ndihmoni.

 

 


Qytetari: A. K. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Mosmarreveshje lidhur me pensionin e nenes”

  1. Pershendetje! Pensioni eshte nje e drejte pasurore e nenes se bashkeshortes tuaj dhe askush nuk gezon te drejta mbi te. Ne rast se dikush tjeter e terheq prane sporteleve perkatese postare ose prane bankes, kjo ndodh vetem ne rast te te qenurit i pajisur me nje akt perfaqesimi nga ana e perfaqesuesit, pra nenes se bashkeshortes tuaj. Ne kushtet e terheqjes se pensionit pa perfaqesimin perkates mund te jemi edhe perpara nje vepre penale. Ne rast se pensioni eshte terhequr me nje akt perfaqesimi ky akt mund te revokohet. Ne lidhje me shume qe eshte terhequr deri tani, kjo shume mund te kerkohet, ne rruge gjyqesore, permes mjetit juridiko- procedurial, padi civile! Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet