.

SI jeni gjyshi im i ndjer ka pasur disa prona ne sarand. Kur ka vdekur as nuk ka len testament as nuk jan ndar. As letra sdihet a ka . Si veprohet ne kete rast flm.

Qytetari: ..
Data: 22 Gusht 2023, Kategoria: Civile - Trashëgimia

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Drejtohuni me kerkese per informacion apo vertetim mbi pasurite e paluajtshme ne emrin e gjyshit tuaj, kerkesa drejtohet ASHK Sarande nepermjet portalit qeveritar e- Albania, ne linkun si ne vijim: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9464, https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9477.
    Pas marrjes se informacionit, ju duhet te drejtoheni prane nje zyre noteriale per çeljen e deshmise se trashegimise e cila mund te jete ligjore ose testamentare.
    Deshmia e trashegimise duhet te regjistriohet prane ASHK-ve ku ndodhen pronat brenda 30 diteve nga dita e celjes se saj, per kalimin e pasurive ne emrin e trashegimtareve ligjor ose testamentar.
    Nese keni nevoj per ndihme juridike dhe jeni subjekt i ligjit nr. 111/2017 “Per ndihmen Juridike te garantuar nga shteti”, mund te drejtoheni prane qendrave te sherbimit te ndihmes juridike paresore.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje