Politikat e Privatësisë
Politikat e privatësisë
Informacion për mbrojtjen e të dhënave personale
Informacioni në vijim për mbrojtjen e të dhënave personale përmban standartet më të larta të transparencës bazuar në ligjin nr. 9887 datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).
Cili është kontrolluesi?
Në paragrafët në vijim, Centre for Legal Empowerment, person juridik i themeluar në përputhje me legjislacionin shqiptar me NUIS nr. M12422452I, (në vijim referuar si “CLE”, “ne”, “kontrolluesi”), pasqyron informacionin lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale kur ju përdorni faqen web Juristionline.al (“faqja web”).
Kontolluesi ka hyrë në marrëdhënie kontraktore me DM Consulting Services Albania sh.p.k. me NUIS K71821013S, me qëllim delegimin e përpunimit të të dhënave personale për llogari të Kontrolluesit.
Cili është Person Kontakti për mbrojtjen e të dhënave personale (Kë mund të kontaktoj);
CLE
Adresë email: info@juristionline.al
Adresë postare: Rruga Qemal Stafa, nr. 120/2, Tiranë,
Për cfarë qëllimesh i përpunojmë të dhënat tuaja dhe cila është baza ligjore?
Ne përpunojmë të dhënat bazuar në dhënien e pëlqimit nga ana juaj në përputhje me nenin 6 paragrafi 1.a të ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe nenin 6 paragrafi 1.a të GDPR, për qëllime të përcaktuara, konkretisht për të ju ofruar këshillim ligjor dhe për të ju kontaktuar.
Të dhenat personale do të mbahen dhe përpunohen në bazë të vullnetit tuaj dhe jo nëpërmjet një detyrimi të përcaktuar në aktet ligjore ose nënligjore.
Dhënia e pëlqimit mund të tërhiqet në çdo kohë. Tërheqja e dhënies së pëlqimit ka efekt vetëm për të ardhmen dhe nuk ka efekt në ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave deri në datën e tërheqjes së pëlqimit.
Të dhënat përsonale nuk do të përdoren për shkaqe të tjera të cilat nuk përputhen me qëllimin e mbledhjes.
Çfarë të dhënash personale jeni të detyruar të jepni për të ju ofruar këshillim ligjor dhe për të ju kontaktuar?
Ju duhet të plotësoni formularin e aplikimit në Juristionline.al, në mënyrë që të kemi mundësinë për të ju ofruar këshillim ligjor dhe për të ju kontaktuar.
Kur ju jepni pëlqimin, të dhënat e mëposhtme nga formulari i aplikimit dërgohen pranë kontrolluesit dhe përpunohen:
- Emri;
- Mbiemri;
- Adresa Email;
- Numër telefoni.
Pëlqimi juaj për përpunimin e të dhënave merret gjatë procesit të regjistrimit, kohë në të cilën kjo deklaratë për të dhënat përsonale sillet në vëmendjen e përdoruesit
Të dhënat përdoren vetëm për qëllim të ofrimit të këshillimit ligjor dhe për të ju kontraktuar.
Sa kohë mbahen të dhënat tuaja?
Të dhënat tuaja fshihen në rastin kur nuk është më e nevojshme mbajtja e tyre për qëllimet e parashikuara, por në çdo rast nuk mbahen për një kohëzgjatje më të gjatë se (2) dy vjet.
Çfarë të drejtash keni për të mbrojtur të dhënat personale?
CLE vlerëson që është e rëndësishme që procedurat për përpunimin e të dhënave të jenë të drejta dhe transparente. Në këtë mënyrë besojmë që personat të cilëve i përpunohen të dhënat duhet të kenë mundësinë të ushtrojnë ndër të tjera të drejtat e mëposhtme:
- E drejta për akses, Neni 12, Ligji nr. 9887 datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Neni 15 i GDPR;
- E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen, Neni 13, Ligji 9887 datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Nenet 16 dhe 17 të GDPR;
- E drejta për të kundërshtuar, Neni 15, Ligji nr. 9887 datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” Neni 21 i GDPR;
- E drejta për t’u ankuar, Neni 16, Ligji 9887 datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Nenet 77, 78 dhe 79 të GDPR;
- Kompensimi i dëmit, Neni 17, Ligji 9887 datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Neni 82 i GDPR;
Për të ushtruar këto të drejta, ju mund të kontaktoni kontrolluesin CLE për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ju duhet të dërgoni informacionin e mëposhtëm për qëllim identifikimi:
- Emër
- Mbiemër
- Adresë E-mail
- Kopje e kartës së identitetit
Nëse do të dërgoni kopjen e kartës së identitetit, ju lutemi që të mbuloni të gjitha të dhënat, përveç emrit dhe mbiemrit.
Ju sjellim në vëmendje se për të shqyrtuar kërkesën tuaj dhe gjithashtu për qëllim identifikimi, ne do të përpunojmë të dhënat personale bazuar në nenin 6 paragrafi 1.a dhe ç të ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe në nenin 6 paragrafi 1.c të GDPR.
Si mund të tërhiqet dhënia e pëlqimit?
Nëse i keni dhënë pëlqimin kontrolluesit për të përpunuar të dhënat tuaja personale, ju mund të tërhiqni dhënien e pëlqimit në çdo kohë.
Nëse keni dhënë pëlqimin në këtë website dhe kërkoni të tërhiqni pëlqimin tuaj, ju lutemi kontaktoni kontrolluesin në çdo kohë duke i dërguar email CLE për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ju sjellim në vëmendje që tërheqja e dhënies së pëlqimit sjell efekte vetëm për të ardhmen dhe nuk ka efekte për ligjshmërinë e çdo përpunimi të realizuar në të shkuarën.
Informacion për të drejtën tuaj të aksesit:
Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë që pa pagesë, nëpërmjet kërkese me shkrim, të marrë nga kontrolluesi:
- konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
- në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;
Informacioni për të dhënat komunikohet në formën, në të cilën ishin në kohën kur është bërë kërkesa. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.
Në rast se aksesi mohohet, duke argumentuar se cenohen interesat e sigurisë kombëtare, politika e jashtme, interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit, parandalimi dhe ndjekja e veprave penale ose liria e shprehjes dhe informimit apo liria e shtypit, subjekti i të dhënave mund t’i kërkojë komisionerit të kontrollojë përjashtimin në rastin konkret. Komisioneri informon subjektin e të dhënave për masat e marra.
Informacion për të drejtën tuaj për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen.
Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me ligjin.
Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes. Kontrolluesi informon marrësin e të dhënave personale për korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale, të transmetuara para korrigjimit apo fshirjes.
Kur kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te Komisioneri.
Kontrolluesi kryen vetë ose me kërkesë të subjektit të të dhënave bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale, kur vëren se janë të parregullta, të pavërteta, të paplota ose janë përpunuar në kundërshtim me ligjin.
Informacion për të drejtën tuaj për t’u ankuar dhe kompensimin e dëmit
Çdo person që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të cilit i përkasin të dhënat mund të ankohet në gjykatë.
Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
Çdo person, të cilit i është shkaktuar një dëm, si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, ka të drejtë t’i kërkojë kontrolluesit kompensim, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Civil.
Termat dhe kushtet e përdorimit
- Rregullat e mëposhtme përcaktojnë mënyrën e organizimit dhe funksionimit të platformës juristionline.al. Juristët dhe përdoruesit e platformës vlerësohet që automatikisht i kanë pranuar këto rregulla. Platforma juristionline.al mund të ndryshojë këto rregulla në mënyrë të njëanëshme në çdo kohë duke i publikuar paraprakisht në faqen web.
- Juristionline.al është një platformë e cila bën të mundur komunikimin ndërmjet juristëve dhe qytetarëve/personave juridikë me qëllim ofrimin e shërbimeve ligjore. Përdoruesit e platformës mund të marrin këshillim ligjor me natyrë të përgjithshme dhe informuese pa pagesë nëpërmjet regjistrimit të pyetjeve në platformë dhe përgjigjeve të juristëve të cilat janë publike. Përdoruesit sugjerohen të formulojnë pyetje të shkurtra dhe që përshkruajnë drejtëpërdrejtë problemin ligjor. Platforma mund të bllokojë ose ndërpresë përdorimin e faqes web www.juristionline.al në rast të përdorimit të saj në mënyrë të papërshtatshme.
- Përtej këshillimit ligjor me natyrë të përgjithshme dhe informuese, i cili ofrohet nga platforma pa pagesë, qytetarët/personat juridikë mund të kërkojnë nga platforma ofrimin e shërbimeve ligjore me pagesë si: hartim opinioni ligjor, hartim rregullore/statuti, hartim aktesh procedurale të cilat paraqiten pranë organeve administrative, gjykatës dhe prokurorisë, hartim kontratash, etj. Kërkesa për të ofrimin e shërbimeve të mësipërme ligjore mund të paraqitet duke plotësuar formularin përkatës që ndodhet në faqen web, ose duke dërguar email në adresën info@juristionline.al. Kërkuesi do të njoftohet paraprakisht për tarifën e shërbimit dhe në rast se kërkuesi pranon tarifën e propozuar, juristët e platformës do të vijojnë me ofrimin e shërbimit ligjor të kërkuar.
- Përdoruesit sugjerohen të formulojnë pyetje të shkurtra dhe që përshkruajnë drejtëpërdrejtë problemin ligjor. Përdoruesit këshillohen të mos pasqyrojnë detaje lidhur me situata private dhe për çështje që do të adresohen së afërmi ose janë adresuar pranë juridiksionit administrativ dhe/ose gjyqësor. Përdoruesit këshillohen që të mos pasqyrojnë shumë detaje të problemit të tyre ligjor, pasi mund të dëmtohet konfidencialiteti i rastit ose mundet që avokati kundërshtar të njihet me detajet e problemit.
- Juristët sugjerohen të japin përgjigje të plota, profesionale dhe të shpejta. Juristët sugjerohen të mos përdorin përgjigje standarte, por të japin përgjigje indivduale për secilin rast.
- Platforma juristionline.al nuk ndërhyn në përmbajtjen e përgjigjeve të juristëve, nuk verifikon ose konfirmon bazueshmërinë e përgjigjeve, edhe në rastet kur përgjigjet mund të jenë të pa plota ose të pasakta.
- Platforma juristionline.al nuk ka asnjë lloj përgjegjësie kundrejtë përdoruesve apo të tretëve për saktësinë ose përmbajtjen e përgjigjeve të dhëna nga juristët në platformë.
- Përgjigjet e dhëna nga juristët për pyetjet e qytetarëve, subjektet tregtare dhe organizatave jo fitimprurëse kanë natyrë të përgjithshme informuese.
- Personat që ndërmarrin nisma ligjore në bazën e përgjigjes së përfituar nëpërmjet platformës, mbajnë përgjegjësi individuale për nismën e tyre ligjore.
- Përgjigjet e dhëna nga juristët në juristionline.al mund të përdoren pa kufizim nga kushdo që përdor platformën. Platforma dhe juristët të cilët kanë dhënë përgjigjet nuk kanë përgjegjësi për sa më sipër. Përdoruesve nuk i jepet asnjë garanci që përgjigjet e dhëna në platformë përshtaten dhe janë të duhurat për problemet e tyre ligjore. Përdoruesit sugjerohen të kërkojnë ndihmën e një juristi, avokati ose noteri në rastin e përpilimit ose adresimit të kërkesave për problemin e tyre ligjor.
- Platforma ka të drejtën të mos publikojë pyetjet e përdoruesve të cilat nuk përmbajnë parashtrimin e një problemi ligjor, janë fyese ose përmbajnë fjalë të papërshtatshme. Gjithashtu, platforma ka të drejtën të mos publikojë përgjigjet e juristëve në rastin kur ato janë haptazi të pasakta ose të pabazuara në ligj.
- Platforma mund të bllokojë ose ndërpresë përdorimin e juristionline.al në rast të përdorimin të saj në mënyrë të papërshtatshme. Çdo tekst ose imazh i papërshtatshëm ose fyes, do të hiqet nga platforma pa njoftimin paraprak të përdoruesit.
- Përdoruesve të juristionline.al të cilët adresojnë pyetje tek platforma, i kërkohet të shënojnë adresën e email, në mënyrë që të kontaktohen për përgjigjen e dhënë nga juristët e platformës, në rast se këta të fundit e vlerësojnë të arsyeshme. Të dhënat e email të përdoruesit nuk do të publikohen në platformën juristionline.al. Platforma ka të drejtën t’i mbajë dhe përdorë këto të dhëna për qëllim të zhvillimit dhe promovimit të shërbimeve të juristionline.al. Çdo përdorues mund të kërkojë me email te adresa info@juristionline.al, që platforma juristionline.al të ndalojë përdorimin e të dhënave për qëllim të zhvillimit dhe promovimit të shërbimeve të juristionline.al.