• Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on E DREJTA E PRIVATIZIMIT TË TRUALLIT SHTETËROR NË PËRDORIM DHE PËR TAKSËN MBI TË DREJTËN E PËRDORIMIT TË TIJ

    Pershendetje. Situata juaj rregullohet nga ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimetare te regjistrimit te pronesise ne Republiken e Shqiperise”. Ju keni vepruar drejt qe i jeni drejtuar Kadastres, Drejtorise Vendore Perkatese, por keto procedura zgjasin. Procedura e pershpejtuar zgjat me pak se 90 dite, nderkohe qe per proceduren normale nuk ka nje afat te percaktuar ne VKM.
    Per pagesen e detyrimeve deri ne momentin e hyrjes ne fuqi te ligjit, do te vijoni sic keni vijuar me pare.
    Per te pasur nje informacion me te plote, krahas ligjit mund te shikoni edhe VKM Nr. 827, datë 30.9.2020, “Per parcaktimin e rregullave te hollesishme per miratimin e dokumentit te pronesise…”, te cilen mund ta gjeni edhe ne linkun:
    https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2020/11/Vendim-i-KM_827_30.09.2020.pdf

    Go to comment
    2021/02/26 at 1:52 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mos pagese rroge nga Bashkia

    Pershendetje. Kodi i punes parashikon si detyrim qe punedhenesi t’i paguaje pagen punemarresit. Eshte detyrim i punedhenesit qe t’i jape dhe te siguroje pune per punemarresin. Pra pavaresisht pretendimeve te ngritura nga ana e institucioneve, ato kane detyrimin qe te bejne pagesat perkatese.
    Do t’ju keshillonim qe te verifikonit prane e-albania deklarimin e kunatit tuaj prane tatimeve dhe pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Nese ato jane paguar rregullisht, duhet te paguhet edhe paga. Nese ato nuk jane paguar dhe kontrata eshte zgjidhur formalisht vetem ne nentor, atehere jemi perpara zgjidhjes se parregullt te kontrates se punes.
    Do t’i keshillonim kunatit tuaj qe te lidhej me nje avokat dhe sa me shpejt te fillonte procedurat pasi me kalimin e gjashte muajve nga momenti i perfundimit te kontrates se punes, punemarresi humbet te drejten per te kerkuar ne gjykate cdo pretendim per shperblim demi te lidhur me zgjidhjen e parregullt te kontrates se punes. Nderkohe afati per te paraqitur padi per pretendime te tjera qe rrjedhin nga kontrata e punes, sic eshte rasti i pagave te pamarra eshte detyrim qe parashkruhet pas tre vitesh.
    Avokati do te kete me tej mundesine qe te vleresoje nese nga dokumentacioni qe ju do i paraqisni eshte e nevojshme te shkohet ne gjykate, apo me pare mund te provoni te gjeni nje zgjidhje jashtegjyqesore, duke kerkuar permbushjen e detyrimit vullnetarisht nga punedhenesi.

    Go to comment
    2021/02/26 at 1:46 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Gabimi ne llogaritje

    Pershendetje. Paga e punemarresit eshte e paprekshme. Ne cdo rast qe punedhenesi ka pretendime lidhur me deme te mundshme te shkaktuara nga ana e punemarresit, ose llogaritje gabim te perfitimeve ka dy mundesi, ose te kerkoje nga punemarresi qe ky t’i ktheje vullnetarisht, ose nese ky refuzon t’i drejtohet gjykates.

    Go to comment
    2021/02/26 at 8:49 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Gjykim i shkurtuar

    Pershendetje

    Gjykimi i shkurtuar hyn në kategorinë e gjykimeve të posaçme, i cili është parashikuar nga nenet 403-406 të KPP-së. Gjykata, kur i pandehuri ka bërë kërkesë që të procedohet me këtë lloj gjykimi, nëse çmon se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, vendos gjykimin e shkurtuar.
    Gjykimi i shkurtuar, si gjykim i posacem, ne thelb te tij ka pranimin e akteve te grumbulluara gjate fazes se hetimit paraprak dhe eviton marrjen e provave ne seance gjyqesore dhe debatin lidhur me to. Ky gjykim eviton fazen e hetimit gjyqesor, por gjykimi i shkurtuar nuk ka ne thelb te tij pranimin e akuzes.
    Ketij gjykimi ne dallim nga gjykimi i zakonshem i mungon faza e marrjes se provave dhe kerkesat lidhur me pavlefshmerine e tyre. Ne rast se palet kane pretendime lidhur me pavlefshmerine e akteve, qofshin pavlefshmeri absolute apo relative dhe kerkojne konstatimin apo deklarimin e kesaj pavlefshmerie, gjykata duhet te revokoje vendimin per gjykim te shkurtuar dhe te urdheroje vazhdimin e procedimit me gjykim te zakonshem.
    Gjykimi i shkurtuar është një gjykim i posaçëm i cili konsiston në heqjen dorë në mënyrë të vullnetshme nga i pandehuri nga hetimi gjyqesor, për të përfituar një ulje dënimi.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/26 at 8:48 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Kallezim ne SPAK

    Pershendetje,
    Ne lidhje me ceshtjen qe keni shtruar, per te depozituar kallezimin penal ne SPAK, ndaj nenpunesit te ASHK, per vepren penale te shperdorimit te detyres, ju informoj se Kodi i Procedures Penale nuk e parashikon nje mundesi te tille. Veprat penale qe duhet te hetohen nga SPAK, gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Neni 75/a i Kodit te Procedures Penale parashikon edhe kompetencen lendore te Gjykates kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
    Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon:
    a) krimet e parashikuara nga nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e;
    b) çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal;
    c) akuzat penale kundër Presidentit te Republikes, Kryetarit te Kuvendit, Kryeministrit, anetarit te Keshillit te Ministrave, gjyqtarit te Gjykates Kushtetuese dhe te Gjykates se Larte, Prokurorit te Përgjithshëm, Inspektorit te Larte te Drejtesise, kryetarit te bashkise, deputetit, zevendesministrit, anetarit te Keshillit te Larte Gjyqesor dhe te Keshillit te Larte te Prokurorise, dhe drejtuesve te institucioneve qendrore ose te pavarura te percaktuara ne Kushtetute ose ne ligj;
    ç) akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës.
    Nenpunesit e thjeshte te administrates shteterore nuk bejne pjese ne subjektet e posacme ndaj te cilit vepron Prokuroria e Posacme.
    Ne piken a te nenit 75/a parashikohen edhe veprat penale qe gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon. Neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, nuk bene pjese ne kategorine e krimeve ndaj te cilave eshte kompetente Prokuroria dhe Gjykata e Posacme.
    Gjykoj se ju duhet te depozitoni kallezimin tuaj, ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/25 at 4:57 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rivendosje ne afat

    Pershendetje. Per te kerkuar rivendosjen ne Afatin e Ankimit duhet te plotesohen kriteret ligjore perkatese. Konkretisht neni 458 i K.Pr.Civile parashikon:
    Rivendosja në afatin e ankimit
    Kur palët kanë humbur të drejtën e ankimit për shkaqe të arsyeshme, mund të paraqesin kërkesë për rivendosje në afat, përpara gjykatës që ka dhënë vendimin. Kjo kërkesë shqyrtohet nga gjykata dhe kundër vendimit të tij mund të bëhet ankim i veçantë.
    Mjetet e mbrojtjes gjate fazes se ekzekutimit te detyrimit jane dy: Pavlefshmeri titulli ekzekutiv dhe Kundershtim Veprimesh Permbarimore.
    Kerkesa per pavlefshmeri titulli behet ne ato raste kur pretendohet se detyrimi i pretenduar nuk ekziston, apo eshte me i vogel se ai i parashikuar ne titull. Ne rastin tuaj titulli eshte vendimi gjyqesor, prandaj ai mund te kundershtohet vetem per rrethana qe kane ndodhur pas dhenies se vendimit. Psh pagese e pjeseshme e detyrimit. Per kete padi nuk ka ndonje pengese ligjore qe te paraqitet edhe perpara se te fillojne procedurat permbarimore.
    Nderkohe kundershtimi i veprimeve permbarimore mund te behet vetem pasi kane filluar procedurat permbarimore, dhe ka te beje me kundershtimin e veprimeve dhe procedurave qe ndiqen nga permbaruesi dhe nuk ka asnje lidhje me titullin ekzekutiv, apo pretendime te ndryshme qe keni per Vendimin gjyqesor, por me pretendime per shkelje nga ane permbaruesit te ligjit dhe te kompetencave te tij.

    Go to comment
    2021/02/25 at 2:31 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Problem me bankat e nivelit te dyte

    Pershendetje. Banka mund te mbaje komision per nje veprim, vetem pasi ju e keni miratuar qofte veprimin, qofte komisionin. Miratimi ne rastin tuaj duhet te behet me nenshkrim, pasi ne rastin e veprimeve elektronike, behet duke i dhene konfirmim veprimit.
    Ju keni te drejte te kerkoni nga Banka qe transferta te kryhet e plote dhe t’ju kthehet shuma e mbajtur.

    Go to comment
    2021/02/25 at 2:23 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Njoftimi i pushimit te ceshtjes

    Pershendetje,

    Shkaqet e pushimit te ceshtjes jane te parashikuara ne Kodin e Procedures Civile ne nenin 299. Ne cdo rast, vendimi i pushimit duhet t’ju komunikohet nga gjykata dhe ju keni te drejten e ankimit. Pas ankimit, Gjykata e Apelit do te vleresoje nese kane qene shkaqet per pushim apo nese gjykimi duhej te vazhdonte. Ne rastin e dyte, ajo e kthen ceshtjen per gjykim ne shkalle te pare serish.

    Nje menyre tjeter eshte qe ju te riparaqesni serish padine pasi vendimi i pushimit nuk shuan padine.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/25 at 11:38 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Seanca paraprake

    Pershendetje

    Ndryshimi i akuzës mund te behet në seancën paraprake ne mbeshtetje te nenit 332/d. Gjithashtu edhe kur gjatë shqyrtimit gjyqësor fakti del ndryshe nga ç’është përshkruar në kërkesën për gjykim dhe gjykimi i tij është në kompetencën e asaj gjykate, prokurori ndryshon akuzën dhe procedon me akuzën përkatëse. (referuar nenit 372 K. Pr. Penale)

    Gjithsesi duhet te mbani parasysh se per te bere nje vleresim ligjor eshte e rendesishme permbajtja e dosjes penale, prandaj ne lidhje me probabilitetin qe te rrezohet akuza ose jo, eshte nje vendimarrje qe i takon gjykates pasi ka vleresuar provat nga palet perkatese.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/25 at 11:17 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pyetje per platformen

    Pershendetje,
    Juristet e platformes ofrojne keshillim ligjor edhe per ceshtje pronesie. Pervec adresimit te problematikes suaj ne platforme, ju mund te na kontaktoni falas, ne numrin jeshil 0800 10 10, cdo dite nga e hena ne te premte, nga ora 10:00-14:00. Gjithashtu mund te paraqiteni edhe prane Zyrave te Ndihmes Ligjore Falas/Klinikave te Ligjit, prane vendbanimit tuaj. Ne Tirane, Zyra e Ndihmes Ligjore Falas ndodhet prane Ministrise se Drejtesise. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/25 at 11:13 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ceshtje pronesie

    Pershendetje. Parashkrimi fitues pa titull, ka si kusht thelbesor kalimin e 10 viteve posedim te qete, qe do te thote personi te sillet si pronar dhe ky posedim te jete ne mirebesim. Pra personi ta kete marre pasurine ne posedim, duke qene i bindur se ka marre edhe pronesine, pavaresisht se nuk ka pasur nje veprim juridik te vlefshem per te kaluar pronesine.
    Nga sa ju shtroni ne pyetjen tuaj, nuk eshte e qarte se cfare permbajtje ka pasur Marreveshja e lidhur 17 vite me pare, pasi ju thoni thjesht qe me ane te saj ka kaluar posedimi. Nese kjo marreveshje ka pasur si objekt te saj tjetersimin e sendit, (shitjen, dhurimin, shkembimin) atehere ju keni te drejte qe te kerkoni fitimin e pronesise mbi bazen e parashkrimit fitues me titull, ne baze te neni 168 te K.Civil.

    Go to comment
    2021/02/25 at 11:10 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerksese per interpretim

    Pershendetje

    Ne nenin 69 te Kodit Penal, germa “ç”, percaktohet se: Quhen te padenuar: “ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale”.

    Pra, bazuar ne sa me siper, qe ju te konsideroheni i padenuar dhe rrjedhimisht deshmia juaj e penalitetit te dale e paster, duhet te plotesohen dy kushte:
    a) te kene kaluar 10 vite (nese jeni denuar nga 10-25 vjet) nga momenti i perfundimit te denimit tuaj dhe; b) ju te mos kryeni veper tjeter penale gjate kesaj periudhe. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/25 at 10:59 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndihma Ekonomike

    Përshëndetje! Për shkak të vështirësive ekonomike të shkaktuara nga pandemia e Covid-19 është vendosur për një periudhë prej 6 muajsh dyfishimi i ndihmës ekonomike, duke i filluar efektet financiare që nga muaji Janar 2021-Qershor 2021. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/25 at 10:35 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Revokim mase arresti ne shtepi

    Neni 64 i Kodit Penal parashikon lirimin me kush, si më poshtë:
    “I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur:
    – jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;
    – jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;
    – jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi nga pesë gjer në njëzet e pesë vjet burgim. Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
    Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100.
    Lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve.”
    Sa më sipër, në rast se plotësoni kushtet e parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, ju mund ti drejtoheni Gjykatës, me kërkesë me objekt: Lirim me kusht. Faleminderi

    Go to comment
    2021/02/25 at 9:11 am
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Ne vijim te pyetjes: Ceshtje pune me ndermjetesim (2)

    Nëse ju arrini në një marrëveshje me palën tjetër si rezultat i procesit të ndërmjetësimit atëherë, së bashku me ndërmjetësit, palët nënshkruajnë aktmarrëveshjen përkatëse, e cila është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet gjyqësore. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe në rast se nuk përmbushet nga palët, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj.
    Marrëveshja e ndërmjetësimit përbën titull ekzekutiv.

    Go to comment
    2021/02/24 at 9:06 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pezullimi i ekzekutimit te vendimit nga Gj.Larte

    Pershendetje. Nese nga ana e Gjykates se Larte ka nje shkelje kushtetuese gjate procesit dhe marrjes se vendimit per pezullimin e ekzekutimit te vendimit, sigurisht qe ju keni te drejte ta dergoni ceshtjen ne Gjykate Kushtetuese. Por duhet te keni parasysh se jo cdo shkelje e ligjit, edhe nese ka te tilla ne vendimin e Gjykates se Larte eshte nje shkelje kushtetuese.
    Lidhur me vendimin e pezullimit ju do te jeni te detyruar te prisni derisa Gjykata e Larte te marre ne shqyrtim rekursin e paraqitur nga pala gjyqhumbese. Ne kushtet aktuale, kur Gjykata e Larte po gjykon vetem me nje kolegj, dhe me ngarkesen e akumuluar ne vite, eshte e pamundur t’ju themi se sa kohe mund te kaloje deri ne marrjen e nje vendimi.

    Go to comment
    2021/02/24 at 8:18 am
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Ceshtje pune me ndermjetesim

    Pershendetje,

    Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje (përfshirë në fushën e punës) me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Pra, të dy palët duhet të jenë dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes së tyre dhe mund ti drejtohen ndërmjetësit me vullnetin e tyre të lirë. Një listë e përditësuar e ndërmjetësve të licencuar gjendet në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734

    Në rast se shoqëria me të cilën ju keni mosmarrëveshjen ju ka paraqitur një ftesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me anë të ndërmjetësimit atëherë, brenda 30 ditëve të paraqitjes së kërkesës, ju duhet të shprehni vullnetin tuaj për fillimin ose jo të procesit të ndërmjetësimit. Në rast se edhe ju jeni dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë ju mund të zgjidhni një ose më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licensuar.

    Ju, në bashkëpunim me ndërmjetësin/ndërmjetësit e përzgjedhur dhe në marrëveshje me palën tjetër, mund të përcaktoni kushtet, procedurën si dhe afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar të trajtojë palët në mënyrë të barabartë, të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke marrë në konsideratë dhe të gjitha rrethanat e çështjes.
    Nëse ju arrini në një marrëveshje me palën tjetër si rezultat i procesit të ndërmjetësimit atëherë, së bashku me ndërmjetësit, palët nënshkruajnë aktmarrëveshjen përkatëse, e cila është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e arbitrazhit. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe në rast se nuk përmbushet nga palët, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj.

    Konform nenit 24/1 të ligjit për ndërmjetësimin, shpenzimet proceduriale për zhvillimin e ndërmjetësimit paguhen proporcionalisht nga palët, nëse ato nuk kanë parashikuar ndryshe me marrëveshje midis tyre.
    Nëse ju vlerësoni se, gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, nuk mund të arrini zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj me anë të ndërmjetësimit, në çdo kohë ju mund t’i drejtoheni gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj në rrugë gjyqësore.
    Zgjedhja e ndërmjetësimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve paraqet disa avantazhe si:
    • redukton konfliktet midis palëve dhe i orienton ato drejt një zgjidhje të përbashkët, të shpejtë dhe efektive;
    • përfshin palët në negociimin e marrëveshjes së tyre dhe asnjë vendimmarrje nuk u imponohet atyre;
    • ka kosto të ulët;
    • mundëson zgjidhjen e çështjes në një kohë të shkurtër;
    • shmang kalvarin e gjatë të pritjeve në dyert e gjykatave dhe zvarritjet e shumta të seancave gjyqësore;
    • shmang bllokimin e çështjes në instanca më të larta;
    • edhe nëse rezulton e pasuksesshme, palët kanë gjithmon të drejtën ti drejtohen gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
    • në kohën e pandemisë Covid-19, paraqet një ndër alternativat jashtëgjyqësore më të përshtatshme dhe efikase pasi mundëson zhvillimin e seancave të ndërmjetësimit nëpërmjet platformave online duke mënjanuar kështu çdo lloj rreziku dhe zvarritje në caktimin e seancave gjyqësore.

    Go to comment
    2021/02/23 at 11:43 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Aksioneret

    Pershendetje
    SHpK eshte shoqeri tregrare qe themelohet nga persona fizik ose juridik te cilet nuk pergjigjen per detyrimet e shoqerise tregtare dhe mbulojne personalisht humbjet e shoqerise deri ne pjesen e pashlyer te kontributeve te nenshkruara , kontributet e ortakeve perbejne ne vetvete kapitalin e shoqerise
    Ortaket e Shoqerise me pergjegjesi te kufizuar jo domosdoshmerisht jane punonjes te Shpk-se dhe nuk eshte e nevojshme te jene te siguruar.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/23 at 9:06 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndalimi i parashkrimit fitues mbi token

    Pershendetje !

    Ne mbeshtetje te nenit 168 e vijues te K.C që një person të fitojë pronësinë me anë të parashkrimit fitues duhet që të ekzistojnë njëkohësisht disa kushte:
    – ekzistenca e një sendi të aftë për t’u tjetërsuar;
    – ekzistenca e një veprimi juridik që të ketë për qëllim kalimin e të drejtës së pronësisë dhe që të mos jetë i ndaluar nga ligji;
    – ekzistenca e posedimit të këtij sendi në mënyrë të pandërprerë;
    – kalimi i afatit prej 10 vjetësh për posedimin në mirëbesim dhe 20 vjetësh për posedimin në keqbesim;

    Ju duhet te paraqiteni ne gjykim dhe te kundershtoni me provat perkatese se paku njerin prej kushteve te mesiperme, ne menyre qe te mos lejoni fitimin e pronesise me parashkrim fitues.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/23 at 7:59 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Gjyqi paraprak

    Pershendetje

    Ndryshimi i akuzës mund te behet në seancën paraprake ne mbeshtetje te nenit 332/d. Gjithashtu edhe kur gjatë shqyrtimit gjyqësor fakti del ndryshe nga ç’është përshkruar në kërkesën për gjykim dhe gjykimi i tij është në kompetencën e asaj gjykate, prokurori ndryshon akuzën dhe procedon me akuzën përkatëse. (referuar nenit 372 K. Pr. Penale)
    Gjithsesi duhet te mbani parasysh se per te bere nje vleresim ligjor eshte e rendesishme permbajtja e dosjes penale, prandaj ne lidhje me probabilitetin qe te rrezohet akuza ose jo, eshte nje vendimarrje qe i takon gjykates pasi ka vleresuar provat nga palet perkatese.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/23 at 7:47 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mbiemri dhe viza gjermane

    Pershendetje
    Vleresoj se, mbajtja e mbiemrit tuaj te vajzerise pas lidhjes se marteses, nuk ndikon ne lidhje me vizen ne Gjermani, si dhe me dokumentet e identifikimit pasaporte apo karte identiteti. Persa kohe mbiemri juaj nuk ka ndryshar, nuk kerkohet ndryshimi i ketyre dokumentave. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/23 at 7:22 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leje kalimi per te mitur

    Pershendetje,
    Ne menyre qe njeri prej prinderve te kete mundesine te udhetoje me femijen e tij, jashte kufijve te vendit, eshte e domosdoshme marrja e autorizimit edhe nga prindi tjeter. Ne rast pamundesie ose refuzimi nga prindi tjeter, atehere mund t’i drejtoheni gjykates. Duhet te mbani ne konsiderate qe ne te gjitha rastet, edhe pse ju i drejtoheni gjykates, ky autorizim nuk jepet automatikisht, por ju duhet te provoni se levizja juaj se bashku me femijet jashte vendit behet per interesin me te larte te femijeve, duke garantuar sigurine e tyre. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/23 at 7:20 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Deshmi penaliteti

    Pershendetje,
    Koha e nevojshme e marrjes së ketij shërbimi eshte 6 ditë nga momenti i hyrjes në Sektorin e Gjendjes Gjyqësore. Dëshmia me vulë elektronike dërgohet në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania. Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al . Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/23 at 7:16 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Demshlerblim nga termeti

    Pershendetje,
    Sipas ceshtjes qe ju keni parashtuar, juve ju eshte ofruar mundesia per demshperblim finaciar, per demet qe ju ishin shkaktuar si pasoje e termetit, dhe mundesia qe te kerkonit leje per rikontruksion/shtese apo ndertim nga e para (nuk e keni percaktuar). Per sa kohe ju keni shrehur vullnetin tuaj i lire, duke firmosur nje dokument nga e cila hiqni dore nga e drejta e demshperblimt finaciar, gjykoj qe tashme e keni humbur kete te drejte dhe nuk mund te kerkoni me te perfitoni financiarisht.
    Per sa i perket ndertimit pa leje, pavarisht se ju keni zgjedhur lejen e ndertimit, ju nuk perjashtoheni nga detyrimet ligjore per te permbushur kerkesat ligjore per te aplikuar dhe perfituar lejen sipas procedurave perkatese. Gjithashtu edhe pse ju keni ndertuar pa leje, dhe jeni denuar per kete, ju keni perseri te drejte te aplikoni per leje ndertimi, sipas parashikimeve ligjore dhe privilegjit qe ju eshte per shkak te demtimeve nga termeti.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/23 at 4:32 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Problem prishje banesash

    Pershendetje,
    Referuar Vendimit Nr. 7, datë 6.1.2020 “Për kushtet dhe procedurën për shpronësimet dhe/ose shkëmbimin e pronës, për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimi”, në funksion të procesit të rindërtimit, pronarët e trojeve dhe të banesave që përfshihen në zonat e planifikuara për ndërtim ose në zonat e reja për zhvillim, subjekte private, mund të shpronësohen, për interes publik, duke u kompensuar në vlerë ose nëpërmjet shkëmbimit të pasurisë private me një pasuri tjetër të paluajtshme, në pronësi të shtetit, aktuale ose të ardhshme ose nëpërmjet kombinimit të kompensimit në vlerë me shkëmbimin e pronës private me një pasuri shtetërore aktuale ose të ardhshme, në përputhje me parashikimet e aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, si dhe procedurën e parashikuar në këtë vendim.
    Këto subjekte, në këto raste, nuk trajtohen si persona të prekur nga fatkeqësia, por si pronarë të pasurive private që nuk janë dëmtuar nga fatkeqësia, por që, për efekt të përballimit të pasojave të shkaktuara nga fatkeqësia, pronat e tyre duhen shfrytëzuar për llogari të programeve të rindërtimit.
    Shpronesimi per interes publik, njihet si nje nga menyrat e humbjes te se drejtes se pronesise, qe duhet te relizohet sipas procedures ligjore dhe kundrejt nje shperblimi te sipas cmimit te references per zonen. Ne te gjitha rastet, nese ju keni pretendime per sa i perket procedures se shpronesimit, apo menyres dhe vleres se shperblimit keni te drejte ti drejtoheni gjykates, per te kerkuar te drejten tuaj.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/23 at 4:24 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndryshim emri

    Pershendetje. Te vetmet raste kur ligji parashikon mundesine e ndryshimit te emrit te personit, jane emri i perkohshem, kur personi ben 18 vjec, deri ne 19 vjec dhe kur ka raste papershtatshmerie. Ne te dyja rastet kerkesa mund te behet vetem nga vete personi dhe jo nga prinderit, apo kujdestaret ligjore.

    Go to comment
    2021/02/22 at 9:24 pm
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Ndermjetesim per te mitur

    Çfarë është ndërmjetësimi në rastin e të miturit në konflikt me ligjin?

    Për çështjet penale ku janë të përfshirë të mitur, ndërmjetësimi zbatohet sipas parashikimeve në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.
    Ndërmjetësimi është procesi i zgjidhjes jashtëgjyqësisht dhe përmes dialogut mes një të mituri që ka kryer veprën penale dhe viktimës, i cili realizohet nga një person i tretë asnjanës (ndërmjetësi) dhe synon të zgjidhë mosmarrëveshjen mes tyre dhe pasojat që vijnë nga vepra penale, si dhe të përmirësojë marrëdhëniet midis tyre, pavarësisht nëse zbatohet ose jo si masë shmangieje
    Në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, ndërmjetësimi është parashikuar edhe si masë alternative për shmangien nga ndjekja penale e të miturit në konflikt me ligjin që do të thotë që në rast se prokurori vendos këtë masë atëherë ai (prokurori) merr vendimin për mosfillimin e çështjes penale ose pushimin e saj dhe lidh një marrëveshje me të miturin për zhvillimin e procedurës së ndërmjetësimit. Ky vendim i njoftohet viktimës, të miturit, mbrojtësit të të miturit dhe përfaqësuesit ligjor të tij.
    Ndërmjetësimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sipas rastit, mund të zbatohet si masë shmangieje por edhe si një mundësi që çon në përmirësimin e marrëdhënieve midis të miturit autor dhe viktimës së veprës penale. Pra, ndërmjetësimi edhe kur nuk ka efekte të tilla që sjellin shmangien nga ndjekja penale mund të zbatohet për të përmirësuar marrëdhëniet midis viktimës dhe të aktuzuarit si një proces më vete që iniciohet me dëshirën dhe zgjedhjen e lirë të palëve. Megjithatë, mundësia e zbatimit të ndërmjetësimit si një masë shmangieje nga ndjekja penale do të thotë që realizimi me sukses i procedurës së ndërmjetësimit do të kishte si pasojë mosfillimin e procedimit penal, pezullimin apo pushimin e tij duke sjellë si rezultat mungesën e përgjegjësisë penale të të miturit të akuzuar për kryerjen e veprës penale, gjë që është mundësia më e mirë që ai të riintegrohet dhe rehabilitohet nga pikëpamja sociale.

    Si mund të përfitoj një i mitur në konflikt me ligjin?

    I mituri hyn në konflikt me ligjin kur ka mbushur moshën e përgjegjësisë penale deri nën moshën 18 vjeç, ndaj të cilit ekziston një dyshim i arsyeshëm se ka kryer një vepër penale dhe është marrë si i pandehur dhe/ose është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e veprës penale. Të miturit që kanë mbushur moshën e përgjegjësisë penale, 14 vjeç në rastet e kryerjes së një krimi dhe 16 vjeç në rastin e kryerjes së një kundërvajtjeje penale, dhe që nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeç do t’i nënshtrohen procedimit penal përmes sistemit të drejtësisë penale për të mitur. Fëmijët që nuk kanë mbushur moshën e përgjegjësisë penale (nën 14 vjeç) nuk i nënshtrohen përgjegjësisë penale dhe menaxhimi i rastit të të miturit bëhet vetëm nëpërmjet rrugës civile.
    Në rast se fëmija juaj ka mbushur moshën e përgjegjësisë penale dhe i nënshtrohet procedimit penal atëherë ndërmjetësimi mund të zbatohet si masë shmangieje nga prokurori.
    Ndërmjetësimi, si masë shmangieje, mund të propozohet nga prokurori gjatë hetimit nëse vlerëson se kjo alternativë është më e përshtatshme, duke pasur parasysh natyrën e veprës penale, rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, historinë e të miturit, mundësinë e kthimit të raporteve normale mes të miturit dhe palës së dëmtuar, mundësinë e zvogëlimit të dëmit të palës së dëmtuar, mundësinë e rehabilitimit të të miturit dhe riintegrimin e tij në shoqëri. Në rast se, pas propozimit të prokurorit palët (i mituri dhe viktima) bien dakort të zgjidhin çështjen me ndërmjetësim, atëherë procesi gjyqësor apo hetimor pezullohet për 45 ditë për të vijuar procedurën e ndërmjetësimit jashtëgjyqësisht. Nëse marrëveshja e ndërmjetësimit arrihet, prokurori/gjyqtari vendos pushimin e çështjes. Nëse marrëveshja e ndërmjetësimit nuk arrihet me kalimin e 45 ditëve, pezullimi bie dhe vazhdon hetimi/gjykimi i çështjes.

    Masa e shmangies ndaj të miturit në konflikt me ligjin mund të kërkohet edhe nga i mituri në konflikt me ligjin ose përfaqësuesi i tij ligjor. Në këtë rast, i mituri në konflikt me ligjin ose përfaqësuesi i tij, me kërkesë të arsyetuar, i kërkon prokurorit zbatimin e masës së shmangies dhe ky i fundit me vendim të arsyetuar vendos për zbatimin ose jo të masës së shmangies. Në rast se prokurori refuzon kërkesën për zbatimin e masës së shmangies, i mituri në konflikt me ligjin ose përfaqësuesi i tij ka të drejtë që të kërkojë zbatimin e masës së shmangies nga ndjekja penale në gjykatë brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit për vendimin e refuzimit.

    Zbatimi i masës së shmangies mund të vendoset, sipas rastit, edhe nga gjyqtari gjatë gjykimit kur ai vetë vlerëson se kjo alternativë është më e përshtatshme ose me kërkesë të arsyetuar të palëve, punonjësit social ose psikologut. Në këtë rast gjyqtari mund të vendosë kthimin e çështjes prokurorit për të proceduar me zbatimin e masës së shmangies. Para marrjes së këtij vendimi, gjykata dëgjon të miturin dhe merr pëlqimin e tij.

    Ndërmjetësimi si procedurë jashtëgjyqësore zhvillohet nën drejtimin e një personi të tretë që është ndërmjetësi i licencuar dhe zhvillohet vetëm nëse ekziston pëlqimi i lirë (me shkrim) për ndërmjetësim i shprehur si nga i mituri i akuzuar për veprën penale dhe nga pala e dëmtuar dhe pjesëmarrjes së detyruar të tyre. Para marrjes së pëlqimit, të miturit i sigurohet mundësia e këshillimit dhe ndihmës ligjore, me qëllim që të kuptojë masën e propozuar të shmangies dhe nëse ajo është e përshtatshme dhe e pranueshme prej tij. Gjatë negocimit të marrëveshjes për marrjen e masës së shmangies, i mituri ndihmohet nga mbrojtësi. Marrëveshja nënshkruhet nga i mituri dhe mbrojtësi i tij.

    Para zbatimit të vendimit për masën e shmangies nga ndjekja penale, i mituri, mbrojtësi i tij dhe, sipas rastit, përfaqësuesi ligjor kanë të drejtë të kenë informacion të detajuar mbi thelbin e masës së shmangies nga ndjekja penale, kohëzgjatjen e saj, kushtet dhe mënyrën e zbatimit, si dhe pasojat për mospërmbushjen e masave të shmangies.
    Të miturit i shpjegohet gojarisht dhe me shkrim, ose në format e duhura të komunikimit, sipas aftësive të veçanta të të miturit, se pranimi i masës së shmangies nga ndjekja penale është vullnetar dhe se i mituri ka të drejtë të heqë dorë prej masës në çdo fazë.

    Go to comment
    2021/02/22 at 4:32 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kunder padi

    Pershendetje. Per te njejten prone mund te kete njekohesisht proces civil dhe penal, jane dy procese ligjore te ndryshme.
    Ne rastin tuaj, ju duhet te paraqisni ne gjykate se bashku me deklaraten e mbrojtjes, kunderpadine me objekt: 1.Detyrim njohje pronar; 2.Lirim dhe dorezim sendi.
    Nje nder kushtet kryesore te parashkrimit fitues pa titull, pra pa nje veprim juridik, apo akt, pervec posedimit te sendit per nje periudhe kohe, prej jo me pak se 20 vjetesh, duhet qe poseduesi te jete sjelle si pronar, dhe ky posedim te kete qene i qete. Posedim i qete quhet ne ato raste kur poseduesi, nuk eshte shqetesuar qofte ne posedimin fizik, pra nuk eshte zhveshur nga posedimi fizik, apo ne posedimin juridik, ne kuptimin qe pronari te kete kerkuar kthimin e sendit. Si prova ne gjykate pervec kallezimit, ju duhet te grumbulloni cdo prove te mundshme qe verteton se ju e keni kerkuar sendin, perpara se te plotesohej afati prej 20 vitesh, ne menyre qe te provoni nderprerjen e posedimit te qete.

    Go to comment
    2021/02/22 at 3:35 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pershpejtimi i gjykimit - Apeli Administrativ

    Pershendetje,

    Shqyrtimi i çështjeve gjyqësore pranë gjykatës bëhet në bazë të një radhe gjykimi, në përputhje me periudhën e regjistrimit të çështjes gjyqësore pranë Sekretarisë Gjyqësore. Caktimi i datës dhe orës së gjykimit të çështjes së ardhur mbi bazen e ankimit të palës/palëve, bëhet nga gjyqtari relator, në përputhje me kalendarin e tij të shqyrtimit të çështjeve, duke marrë për bazë radhën, sipas kohës së ardhjes së dosjes në gjykatën administrative te apelit.
    Per shkak te mbingarkeses se gjykatave dhe vecanerisht atyre te apelit, mund te interesoheni vete prane sekretarise se Gjykates Administrative te Apelit ose te kerkoni pershpejtimin e gjykimit te ceshtjes, me nje kerkese me shkrim drejtuar kesaj gjykate, duke i parashtruar edhe shkaqet e motivuara, rrethanat konkrete dhe te vecanta, per te cilat kerkoni qe ankimi juaj te gjykohet “jashte rradhes”, pra ne menyre te pershpejtuar.
    Ne varesi te ceshtjes tuaj ju mund te parqisni edhe argumentat tuaja sesi ndikon vonese e ketij gjykimi ne jeten tuaj familjare ekonomike , apo edhe per motive shendetesore ju mund te paraqisni nje kerkese per pershpejtim te gjykimit te ceshtjes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/22 at 12:07 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Dyfishimi i ndihmes ekonomike

    Përshëndetje! Për shkak të vështirësive ekonomike të shkaktuara nga pandemia e Covid-19 është vendosur për një periudhë prej 6 muajsh dyfishimi i ndihmës ekonomike, duke i filluar efektet financiare që nga muaji Janar 2021-Qershor 2021. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/22 at 9:26 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ankim per KMCAP Epror

    Pershendetje
    Kundër vendimit per KMACP, i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror.
    Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.
    Dokumentacioni tashme ndodhet ne DRSSH perkatese ( por ju mund te kerkoni nje kopje te dosjes ) dhe i vetmi dokument qe duhet te dorezoni eshte ankesa dhe mjeti juaj i identitfikimit ose prova te tjera mbeshtetese qe ju mendoni se mund te mbeshtesin pretendimet tuaja.,
    Ju mund te beni Ankimin e KMACP tashme permes platformes E-Albania .
    Ne linkun ne vijim ju gjeni informacion me te detajuar: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=6161 .
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/22 at 9:14 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Pershpejtimi i gjykimit - Apeli Administrativ

    Përshëndetje! Kërkesa për përshpejtim procedurash bazohet duke vënë në zbatim Vendimin nr.78, dt.30.05.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për kalendarin e shqyrtimit të çështjeve në Gjykatën e Apelit”, për rastet e përcaktuara më poshtë:
    “3. Sipas këtij vendimi shqyrtimi i një çështje mund të përshpejtohet vetëm mbi kërkesë të palëve, për shkak të natyrës dhe kategorisë specifike të çështjes ose për shkaqe veçanërisht të rënda dhe të motivuara, kur kjo nuk vjen në kundërshtim me ligjin.
    3.1 Çështje me natyrë dhe kategori specifike në kuptim të këtij vendimi janë ato çështje, ku mungesa e shqyrtimit të tyre brenda një afati më të shkurtër se afati i arsyeshëm sipas nenit 399/2 të Kodit të Procedurës Civile dhe/ose sipas këtij neni në lidhje me nenin 109, pika 4, të Ligjit nr.38/2017, datë 30.3.2017, pas sjell pasoja të rënda për palët në proces dhe për dhënien e drejtësisë.
    Çështje të tilla, sipas natyrës, janë:
    a. çështjet që kanë për objekt të drejta të fëmijës apo që kanë ndikim tek një fëmijë i mitur;
    b. çështjet me objekt zgjidhje ose pavlefshmëri martese;
    c. çështjet me objekt detyrim për ushqim;
    ç. çështjet me objekt kujdestarinë;
    d. çështjet me objekt heqjen, kufizimin ose kthimin e zotësisë për të vepruar dhe ato që kanë për objekt të drejta të personave që iu është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar;
    dh. çështjet me objekt birësimin;
    e. çështjet për të cilat gjykata e shkallës së parë është shprehur me vendim jopërfundimtar, ndaj të cilit është ushtruar e drejta e ankimit të veçantë, të tilla si: çështjet me objekt ndreqje gabimi, sqarim ose interpretim të vendimit gjyqësor të gjykatës së shkallës së parë; çështjet për të cilat gjykata e shkallës së parë ka vendosur mospranimin e ankimit në gjykatën e apelit kundër vendimit gjyqësor të gjykatës së shkallës së parë; çështjet me objekt rivendosjen në afat të ankimit në gjykatën e apelit; çështjet për të cilat gjykata e shkallës së parë ka vendosur kthimin e akteve ose pushimin e gjykimit;
    ë. çështjet për të cilat gjykata e shkallës së parë ka vendosur refuzimin e dhënies/lëshimit të urdhrit të ekzekutimit;
    f. çështjet me objekt plotësim të vendimit gjyqësor të gjykatës së shkallës së parë;
    g. çështjet me objekt vërtetim fakti juridik të vjetërsisë në punë ose njohjen e vërtetësisë apo pavërtetësisë së dokumentit me pasoja juridike sa i përket përfitimit të pensionit;
    gj. çështjet me objekt shpërblim dëmi nga zgjidhja e kontratës së punës;
    h. çështjet në të cilat pala që ka paraqitur ankim heq dorë nga ankimi ose ato në të cilat paditësi heq dorë nga e drejta e padisë;
    i. çështjet me interes apo ndjeshmëri veçanërisht të lartë për opinionin publik apo ato që prekin interesa të komuniteteve të caktuara, në veçanti ato në nevojë.
    3.2 Çështje të tilla, sipas kategorisë, janë:
    a. çështjet për të cilat Gjykata e Lartë ka vendosur kthimin/dërgimin për rigjykim në gjykatën e apelit;
    b. çështjet që kanë ardhur për gjykim në gjykatën e apelit pas rigjykimit të tyre në gjykatën e shkallës së parë; c. çështjet që duhen shqyrtuar për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
    4. Përveç sa parashikohet ne pikat 3.1 dhe 3.2 të këtij Kreu, për çdo lloj çështje, pavarësisht natyrës dhe kategorisë së saj, palët mund të kërkojnë përshpejtimin e shqyrtimit të saj për shkaqe veçanërisht të rënda dhe të motivuara, kur kjo nuk vjen në kundërshtim me ligjin. Këto shkaqe vlerësohen nga gjyqtari relator sipas bindjes së tij të brendshme, bazuar në rrethanat e parashtruara nga pala.
    5. Me “shkaqe veçanërisht të rënda dhe të motivuara” nënkuptohen ato shkaqe personale të palës të lidhura me shqyrtimin e çështjes dhe objektin e saj apo ato shkaqe që përcaktojnë ose kushtëzojnë ecurinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjes kryesore të palëve ndërgjyqëse, shkaqe këto, ekzistenca e të cilave, motivon shqyrtimin e përshpejtuar të çështjes, domethënë shqyrtimin e saj në një afat më të shkurtër nga afati ligjor apo nga afati i arsyeshëm sipas nenit 399/2 të Kodit të Procedurës Civile dhe/ose sipas këtij neni në lidhje me nenin 109, pika 4, të Ligjit nr.38/2017, datë 30.3.2017.
    6. “Shkaqe veçanërisht të rënda dhe të motivuara” mund të jenë, pa u kufizuar, si vijon:
    a. pamundësia objektive e palës për të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes në një të ardhme të caktuar, ndërsa ajo ka zgjedhur që mbrojtjen e interesave të saj në gjykim ta realizojë personalisht apo kur prania e saj në gjykim konsiderohet e qenësishme për efekt të procesit të të provuarit;
    b. gjendja shëndetësore e palës apo mosha e saj, është e tillë që mund të vërë në dyshim pritshmërinë e saj për një vendim gjyqësor që lidhet me një të drejtë personale;
    c. çështja ka përbërë shkak pezullimi për një çështje tjetër gjyqësore;
    ç. çështjet, shqyrtimi i të cilave në gjykatën e shkallës së parë ka zgjatur përmbi 2 vjet;
    d. çështjet të cilat ligji i ka përcaktuar në juridiksionin fillestar gjyqësor të gjykatës së apelit dhe shqyrtimi i të cilave në juridiksionin administrativ ka zgjatur përmbi 2 vjet. Kreu III Kërkesa për përshpejtimin e gjykim
    Për më tepër ju lutem referohuni: http://klgj.al/ëp-content/uploads/2019/10/Vendim-Nr.78-dat%C3%AB-30.05.2019-P%C3%8BR-KALENDARIN-E-SHQYRTIMIT-T%C3%8B-%C3%87%C3%8BSHTJEVE-N%C3%8B-GJYKAT%C3%8BN-E-APELIT.pdf . Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/22 at 9:11 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Emigrim femije me prinder te ndare

    Pershendetje
    Nese femija eshte i mitur, ish-bashkeshortja juaj nuk mund te levize jashte shtetit me femijen pa autorizimin tuaj me shkrim. Nese ju refuzoni dhenien e autorizimit, ish-bashkeshortja ka te drejte t’i drejtohet gjykates ku ka vendbanimin per leshimin e ketij autorizimi, para se ciles duhet te shpjegoje arsyet e levizjes, kohen e qendrimit, si dhe te argumentoje sesi kjo eshte ne interesin me te larte te femijes. Falminderit,

    Go to comment
    2021/02/22 at 9:07 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Deshmia e penalitetit

    Pershendetje,

    Modeli i rehabilitimi te parashikuar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise ne nenin 69 eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen.

    Ne mbeshtetje te ketij neni parashikohet rastet kur personi do te quhet i padenuar, te cilat jane:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve ngadita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale

    Nisur nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, ju kategorizoheni sipas pikes “a” te nenit 69 te Kodit Penal. Qe te quheni i padenuar duhet te plotesohen 2 kushte: 1. vendimi eshte ekzekutuar; 2. te mos keni kryer asnje veper tjeter penale gjate 2 viteve nga momenti i perfundimit te vuajtjes se denimit.
    Ne rast se i plotesoni kushtet e sipercituara, atehere deshmia e penalitetit duhet t’ju dale e paster si i padenuar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/22 at 9:02 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Gjykate

    Pershendetje
    Duke qene se pyetje e adresuar nuk eshte plotesisht e qarte, ju ftojme te na rishkruani ne platforme ose te telefononi falas cdo dite ne nr nr jeshil 0800 10 10 nga e hena ne te premte ora 10.00-14.00.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/21 at 6:28 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Humbje e shtetesise

    Pershendetje
    Neni 15 i ligjit 113/2020 ‘Per shtetesine ‘ percakton :
    ‘. Shtetësia shqiptare hiqet pa kërkesë në rastet si më poshtë:
    a) kur vërtetohet se shtetasi ka paraqitur dokumente të falsifikuara për fitimin e shtetësisë;
    b) kur shtetasi përkrah, kryen veprimtari apo është anëtar i organizatave, aktiviteti i të cilavesynon cenimin e sigurisë kombëtare dhe të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë.
    2. Në rastin e heqjes së shtetësisë, sipas përcaktimit të bërë në shkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni, shtetësia hiqet në bazë të informacioneve të verifikuara nga institucionet përgjegjëse ligjzbatuese dhe brenda një afati 10-vjeçar nga bërja e betimit.
    3. Në rastin e heqjes së shtetësisë, sipas përcaktimit të bërë në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni, shtetësia hiqet në bazë të informacioneve të verifikuara nga institucionet përgjegjëse ligjzbatuese apo kur shtetasi është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, vetëm përshtetasit që e kanë fituar shtetësinë shqiptare me natyralizim dhe nëse personi nuk rrezikon të mbetet pa shtetësi.
    4.Shtetësia shqiptare sipas këtij neni hiqet me dekret të Presidentit të Republikës. Në këtë rast personi pushon së qenuri shtetas shqiptar në momentin e komunikimit të dekretit dhe,përjashtimisht, nëse nuk mund t’i komunikohet dekreti, pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.
    5. Kundër dekretit për heqjen e shtetësisë shqiptare, shtetasi ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatën kompetente administrative, në përputhje me afatet e përcaktuara në legjislacionin përkatës në fuqi.
    6. Heqja e shtetësisë shqiptare sipas këtij neni nuk ka efekt për fëmijët e shtetasit, të cilit i hiqet shtetësia.’
    Pra, ne interpretim te ketij neni , pas perfundimit te afateve te percaktuara ne ligj, merr fuqi heqja e shtetesise shqiptare.
    Procedura e heqjes se shtetesise shqiptare behet me dekret Presidenti , i cili mund te ankimohet ( shih piken 5 te dispozites).
    faleminderit

    Go to comment
    2021/02/21 at 6:24 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Rregullim emri

    Pershendetje,

    Ne nenin 57 te ligjit per “Per Gjendjen Civile”, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit/mbiemrit. Sipas kesaj dispozite te ligjit, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane taksative:
    1) papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emrave te papapershtatshem); dhe 2)korrigjimi i gabimeve.

    Ne kete dispozite percaktohet se emri mund te ndryshohet me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji, brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore, dhe vetëm një herë, si dhe sipas nenit 45 të këtij ligji.

    Ne rast te plotesimit te kushteve sipas rasteve te sipercituara mund te paraqitet kërkesë në Zyrën e Gjëndjes Civile ku figuron i rregjistruar, në të cilën duhet të shënojë shkaqet për ndryshimit te emrit.

    Dokumentat për ndërrim emri, mbiemri:
    – kërkesë per ndryshim emri;
    – çertifikatë lindje me foto;

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/21 at 6:05 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Invaliditet i plotë, kur personi bëhet i paaftë për çdo punë;

    Pershendetje
    Bazuar në nenin 16 të Ligjit Nr.8626 dt.22.06.2000 “Për Statusin e Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjik”, në VKM Nr.387 dt.31.05.2001 “Për Përjashtimin nga Taksat dhe Tatimet të Invalideve Paraplegjik dhe Tetraplegjik”, perjashtohen nga detyrimi doganore (perfshire per autoveturat) .
    Nese ju beni pjese ne keto kategori atehere mund te perfitoni nga perjashtimi nga detyrimi doganore .
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/21 at 5:20 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mbledhje borxhi nga jashte Shqiperise

    Pershendetje. Ne permbarim mund te paraqiteni vetem nese keni nje Urdher Ekzekutimi dhe fatura tatimore nuk eshte e tille. Ajo eshte Titull Ekzekutiv, pra per te leshohet Urdheri i Ekzekutimit. Problemi ne rastin tuaj eshte i lidhur me faktin qe referuar dispozitave proceduriale ne Shqiperi, ekzekutimi i detyrimit behet ne vendbanimin apo seline e debitorit, pra ne kete rast ekzekutimi duhet te behet ne Itali, ne baze te ligjt italian. Ju mund t’i drejtoheni nje zyre avokatie ne Itali, qe te mund t’ju japin keshillimin e duhur per rastin.

    Go to comment
    2021/02/21 at 3:13 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese per legalizimin e baneses

    Pershendetje,

    Ne lidhje me problematiken tuaj, Ju mund t’i drejtoheni me kerkese Drejtorise Rajonale te ASHK-se, per dijeni Drejtorise se Pergjithshme te ASHK-se, duke kerkuar marrjen e masave per legalizimin e objektit per te cilin ju keni bere aplikim vite me pare. Me poshte keni nje strukture orientuese per hartimin e kerkeses. Kerkesen mund ta dergoni permes sherbimit postar.

    Ju mund te adresoni problematiken tuaj, permes nje ankese, edhe prane Institucionit te Avokatit te Popullit, ne lidhje me mostrajtimin në afatet ligjore të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, të procedurave administrative për shqyrtimin e vetëdeklarimeve për legalizim dhe daljen me një vendim përfundimtare.
    Gjithashtu, pas ezaurimit te rruges administrative prane ASHK-se, ju mund t’i drejtoheni me kerkese-padi Gjykates Administrative, duke kerkuar nga kjo e fundit detyrimin e ASHK-se per kryerjen brenda afateve ligjore te procedurave perkatese administrative te legalizimit te objektit te vetedeklaruar nga ana juaj.

    Shenim: per shkak te numrit te larte te aplikimeve, kryesisht ne shqyrtim jane aplikimet e bere ne vitet 2005-2007.

    Kerkese/Ankese
    Drejtuar: Drejtoria Vendore te ASHK (percaktoni qytetin)
    Per dijeni: Drejtorise se Pergjithshme te ASHK-se, Tirane
    Kerkues: (te dhenat tuaja personale: emer, mbiemer), si dhe adresa juaj e banimit.
    Objekti: Kerkese per marrjen e masave per perfundimin e procedurave te legalizimit te objektit pa leje te vetdeklaruar me nr___, date______.

    I nderuar z. Drejtues!

    (ne vijim parashtroni shkurtimisht problematiken tuaj mbi mosmarrjen e masave per legalizimin e objektit pa leje qe keni vetdeklaruar; identifikonin momentin kur keni ndertuar objektin pa laje; identifikoni vendndodhjen/ adresen e objektit paleje qe posedoni; jepni te dhena per kohen (nr aplikimi/viti) se kur keni aplikuar per legalizim).
    Kerkeses bashkengjitni nje kopje te formularit te vetedeklarimit te objektit pa leje, si dhe nje kopje te kartes tuaj te identitetit.

    Mbetemi ne pritje te marrjes se masave nga ana juaj, per trajtimin e dosjes se legalizimit dhe perfundimin e procedurave perkatese.

    Me respekt,
    Z/ Znj ….. (jepni adresen tuaj te sakte dhe numrin e kontaktit)

    Go to comment
    2021/02/20 at 6:57 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vetedeklarimi gjyqesor

    Pershendetje

    Nese jeni subjekt kandidues apo kerkon qe të zgjidheni/emëroheni në një nga pozicionet e parashikuara në nenet 2 dhe 3, të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, në të njëjtën kohë me kërkesën për kandidim në funksionin publik, jeni të detyruar që të depozitoni edhe formularin e vetëdeklarimit, sipas formatit te parashikuar.
    Per plotesimin e formularit te vetedeklarimit ne kuader te zbatimit te ligjit nr. 138/2015, kerkohet qe te deklaroni te dhena per gjendjen tuaj gjyqesore si brenda, ashtu edhe jashte Shqiperise. Ne kete formular kerkohet informacion mbi rastet e ndalimit, arrestimit apo dënimit të personit, me vendim të formës së prerë ose jo, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

    Ne rast se po aplikoni/kandidoni per nje pozicion pune qe nuk eshte objekt i ligjit te dekriminalizimit, atehere te dhenat qe duhet te vetedeklaroni ne formularin mbi verifikimin e gjendjes gjyqesore i referohen fakteve te ndodhura brenda territorit te Republikes se Shqiperise.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/20 at 3:05 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Bllokimi i makines dhe sendeve te tjera

    Pershendetje
    Mesa kuptojme nga pyetja juaj, sendet mund t’ju jene sekuestruar ne cilesine e proves materiale ose sendeve qe lidhen me nje veper penale. Ne parim, behet kufizimi i perkohshem i ketyre sendeve deri ne nje vendim te prokurorit ose gjykates. Gjithsesi, vleresojme se per rrethanat e ndalimit tuaj nga policia jeni sqaruar ne lidhje me shkaqet/arsyet e mundshme, si dhe per sendet qe ju jane sekuestruar (bllokuar) duhet te jeni pajisur me procesverbalin pertates.
    Ju keshillojme qe te dergoni nje kerkese per informacion prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Fier ose prane Drejtorise Vendore te Policise se Shtetit, per te mesuar ne lidhje me statusin e ceshtjes tuaj, si dhe sekuestrimin e sendeve qe referoni. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/20 at 2:50 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Celja e trashegimise ligjore

    Pershendetje

    Trashegimlenesit i eshte njohur e drejta nga ana e legjislacionit civil qe te disponoje pasurine e tij me testament plotesisht apo pjeserisht dhe ne rastin kur trashegimlenesi ka disponuar pasurine me testament, pasuria e tij pas vdekjes do te trashegohet nga ata persona që ai ka shprehur me vullnetin e tij.
    Trashegimia me ligj gjen zbatim ne te gjitha rastet kur:
    – trashegimlenësi nuk ka disponuar me testament;
    – ne rastin e suksedimit te veçante, pra kur trashegimlenesi disponon me testament vetem disa sende
    te caktuara ne menyre konkrete, ne favor te nje ose disa personave;
    – edhe kur testamenti eshte i pavlefshem.

    Ne rastet kur testamenti eshte pjeserisht i pavlefshem ose jane disponuar permes tij vetem disa sende te caktuara, atehere zbatohet si trashegimia ligjore, ashtu edhe ajo me testament.
    Prane nje zyre noterie, do te duhet fillimisht te celet deshmia e trashegimise testamentare. Nese rezulton se testatori nuk ka disponuar per te gjitha pasurite e tij, atehere do te behet celja e trashegimise ligjore. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/20 at 2:45 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndertimi

    Pershendetje. Pyetja qe ju ngrini eshte pyetje per nje inxhinier ndertimi, i cili mund t’ju llogarise distancat nga ndertimet e aferta, si dhe koeficentin e ndertimit ne perputhje me planini e zhvillimit te zones ne te cilen ju ndodheni.
    Ne cdo rast per te krijuar ju nje ide, mund te shikoni rregulloren per zhvillimin e territorit, te cilen mund ta gjeni ne kete link: http://extwprlegs1.fao.org/docs/pdf/alb163386.pdf

    Go to comment
    2021/02/20 at 9:18 am
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Ne lidhje me ndermjetesimin

    Pershendetje,

    Kur palët vendosin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim atëherë ato mund të zgjedhin bashkërisht një ose më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licencuar. Regjistrin e ndërmjetësve të licencuar mund ta gjeni në faqen web të Dhomës Ndërkombëtare të Ndërmjetësve http://www.dhkn.gov.al/regjistri
    ose në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734

    Për sa i përket tarifave, aktualisht ato janë të përcaktuara në Vendimin nr. 10, datë 23/11/2013 “Për miratimin e manualit “Për tarifat e shpërblimit për punën e ndërmjetësit dhe shpenzimet e kryera si rezultat i veprimtarisë së ndërmjetësimit” të miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve dhe të publikuara në linkun: https://juristionline.al/wp-content/uploads/2021/01/DOC280121-28012021130920.pdf

    Go to comment
    2021/02/19 at 11:28 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Sqarim mbi blerje trualli

    Pershendetje. Se pari, ruajtja e dokumenteve ne arkiven noteriale nuk eshte vullnetare, por eshte e detyrueshme me ligj dhe noteret nuk mund te pretendojne se nuk e gjejne dokumentin ne arkiv, por jane te detyruar qe kundrejt tarifes perkatese t’i sherbejne subjekteve qe kerkojne qe dokumenti te nxirret nga arkiva. ASHK nuk mund te rishikoje regjistrimin e nje prone te bere perpara shume kohesh, mbi bazen e nje dokumenti qe nuk gjendet ne arkiven e ASHK-se dhe per te cilen ju nuk keni asnje pergjegjesi.

    Go to comment
    2021/02/19 at 9:57 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Humbje e viteve te punes

    Pershendetje,

    Mosha e punes mbi 14 vjec njihet si vjetersi ne pune. Per te ditur se cilat jane hapat ne vijim, duhet te shikoni arsyen se perse nuk jane njohur 11 vitet e punes. Nese nga ana e ISSH nuk jane njohur vitet, per shkak te nje mungese ne dokumentacion ose pasaktesi te mundshme te te dhenave te regjistrit te punonjesve, atehere ne kete rast ceshtja zgjidhet me kerkese per njohje te viteve te punes, prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor ku banoni aktualisht, pavaresisht se ku ka qene vendi i punes dhe pa pasur nevoje per ankim administrativ.
    Nese arsyeja e refuzimit nga ana e ISSh eshte gabim ne llogaritje, apo arsye te tjera, atehere ju duhet qe vendimin per njohje pensioni brenda 30 diteve ta kundershtoni prane Komisionit te Ankimit prane Drejtorise perkatese te ISSH dhe me pas prane Komisionit te Apelimit dhe nese edhe ky nuk i njeh vitet, i drejtoheni gjykates. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/19 at 9:55 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Legalizimi i prones

    Pershendetje. Nese aplikimi per legalizim per katin e dyte eshte bere nga prindertit tuaj, nuk ka asnje pengese ligjore qe kati i dyte i objektit informal te legalizohet ne emer te prinderve tuaj. Pretendimi i ngritur nga ana e ish ALUIZNI-t qe regjistrimi mund te behet vetem ne emer te pronareve te truallit, apo te subjekteve qe kane aplikuar ne kat te pare, nuk qendron. Ju duhet t’i kerkoni Agjencise Shteterore te Kadastres qe t’ju jape nje pergjigje me shkrim lidhur me vendimin e tyre per rastin tuaj dhe me pas nese eshte negativ, t’i drejtoheni gjykates.
    Per sqarim edhe pretendimi i ngritur qe babai duhet te beje nje deklarate noteriale ne emer te mamase tuaj nuk ka baze ligjore. Pavaresisht se kush prej dy prinderve eshte aplikuesi, ne baze te Kodit te Familjes ata jane te dy bashkepronare ne pjese te barabarta dhe pasuria pas marrjes se vendimit per legalizimin do te regjistrohet ne emer te te dy bashkeshorteve.

    Go to comment
    2021/02/19 at 9:52 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Probleme pronesie

    Pershendetje. Ceshtja qe ju parashtroni eshte komplekse dhe vleresimi i plote mund te behet vetem duke pare te gjithe dokumentacionin e plote. Megjithate, ju mund te ngrini nje padi ne gjykate me kerkese per te regjistruar titullin tuaj te pronesise, pra arsyen ligjore prej te ciles ju jeni bere pronar dhe/ose te kundershtoni regjistrimin e bere nga ana e ASHK ne emer te subjektit qe ju pretendoni se ju ka zene pronen ne menyre te paligjshme. Gjithashtu ju keni te drejte te beni nje kallezim ne prokurori per dokumentet e falsifikuara.

    Go to comment
    2021/02/19 at 9:41 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on VKM per oborret ne perdorim

    Përshëndetje! VKM-ja që ju referoni është VKM-ja Nr.827, dt.30.09.2020, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objekteve pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim”.
    VKM-ja është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 190, datë 02 Nëntor 2020, për më tepër informacion, aksesoni në linkun e mëposhtëm: https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/190/48285a77-06a1-498e-bb04-8cb3707b1acc. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/19 at 9:40 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Vonesa ne shqyrtimin e ceshtjes ne apel

    Pershendetje,

    Shqyrtimi i çështjeve gjyqësore pranë gjykatës bëhet në bazë të një radhe gjykimi, në përputhje me periudhën e regjistrimit të çështjes gjyqësore pranë Sekretarisë Gjyqësore. Caktimi i datës dhe orës së gjykimit të çështjes së ardhur mbi bazen e ankimit të palës/palëve, bëhet nga gjyqtari relator, në përputhje me kalendarin e tij të shqyrtimit të çështjeve, duke marrë për bazë radhën, sipas kohës së ardhjes së dosjes në gjykatën administrative te apelit.
    Per shkak te mbingarkeses se gjykatave dhe vecanerisht atyre te apelit, ne praktike duhen pothuajse 2 vite per caktimin e dates se ceshtjes se apeluar ne Gjykate. Meqenese ky afat ka kaluar, ju (ne cilesine e pales ne kete ceshtje) mund te interesoheni vete prane sekretarise se Gjykates Administrative te Apelit ose te kerkoni pershpejtimin e gjykimit te ceshtjes, me nje kerkese me shkrim drejtuar kesaj gjykate, duke i parashtruar edhe shkaqet e motivuara, rrethanat konkrete dhe te vecanta, per te cilat kerkoni qe ankimi juaj te gjykohet “jashte rradhes”, pra ne menyre te pershpejtuar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/19 at 9:13 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Statusi penal i padenuar

    Përshëndetje!

    Rehabilitimi parashikohet ne nenin 69 te Kodit Penal: “Quhen të padënuar:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.”

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/19 at 9:09 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Bllokimi i patentes

    Pershendetje

    Ndaj ketij vendimi mund te beni ankimim administrativ brenda afateve te caktuara prane Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut ku eshte vendosur Gjoba/Komisariati i Policise i qytetit.
    Prane cdo komisariati ekziston nje Komision i caktuar, i quajtur Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, i cili mblidhet ne data te caktuara, ne varesi te dates kur eshte marre masa, dhe shqyrton ankesat e bera ndaj masave administrative te aplikuara.

    Ne kete ankimim, i cili duhet te hartohet ne forme te shkruar, duhet te specifikoni qarte objektin, bazen ligjore dhe pretendimet tuaja, shpjegoni ne menyre te detajuar rrethanat e faktit, si dhe cdo parregullsi procedurale apo element tjeter provues qe mendoni se vlen per te mbeshtetur ankimin tuaj.

    Nese nuk bini dakord as me vendimin e Komisionit te Shqyrtimit te Ankesave, atehere mund te ndiqni rrugen gjyqesore permes ngritjes se nje padie administrative.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2021/02/19 at 9:08 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Leja e lindjes jashte vendit

    Përshëndetje! Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili përcakton kushtet për të ardhurat për barrëlindje, nuk ndalon që lejen e lindjes ta kaloni jashtë vendit.
    Sa më sipër, vleresoj se nuk cënohet vendi i punës, nëse ditët e mbetura të lejës së lindjes i kaloni jashtë vendit. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/19 at 7:26 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pasuri trashegimie nga prinderit

    Pershendetje,
    Se pari, ju duhet te beni celjen e deshmise se trashegimise prane nje zyre noterie (nese nuk e keni bere ende), ku do te percaktohen trashegimtaret ligjore te prinderve tuaj. Me pas, duhet te aplikoni prane Drejtorise Vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres (ku ndodhet e rregjistruar prona) per rregjistrimin e deshmise se trashegimise dhe pajisjen me certifikate pronesie (tapine) ne emer te te gjithe trashegimtareve.
    Ju sjellim ne vemendje se, pavaresisht faktit nese trashegimtaret e tjere jetojne ose jo ne banesen e trasheguar, ata jane trashegimtare sipas ligjit dhe kane te drejta pronesise mbi pasurine (vetem ne rast se heqin dore nga pasuria). Ne lidhje me trashegimtaret qe kane nderruar jete, ata do te zevendesohen nga bashkeshorti pasjetues dhe femijet ne rradhen e trashegimtareve. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/19 at 6:24 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Gabime ne certifikaten e pronesise

    Pershendetje,
    Po, ju mund te aplikoni online nepermjet platformes e-albania per korrigjimin e gabimeve ne certifikaten e pronesise. Me poshte gjeni linkun ku mund te aplikoni, si dhe informacion mbi procedurat qe duhet te ndiqni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9481
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/19 at 6:12 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Probleme familjare pas divorcit

    Pershendetje
    Duke iu referuar situates qe parashtroni ne pyetjen tuaj, ju keshillojme te viheni ne kontakt me qendrat e sherbimit social prane bashkise se qytetit ku ju banoni, ne menyre qe femija te asistohet me ndihme psikologjike nga psikologet dhe punonjesit social. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/19 at 6:09 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leje martese

    Pershendetje,

    Nese jeni shtetase shqiptare, rezidente ne Itali, ju mund te aplikoni online per leje martese prane portalit e-Albania. Linku i aplikimit: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9781

    Nderkohe, nese aktualisht jeni ne Shqiperi dhe interesoheni per marrjen e lejes se marteses prane zyres se gjendjes civile ku keni vendbanimin, me qellim lidhjen e marteses ne nje shtet te huaj, atehere procedura eshte si me poshte:

    Paraqiteni prane zyres se gjendjes civile ku keni vendbanimin, mjafton qe ju te keni karte identiteti ose pasaporte. Nga bashkëshorti juaj i ardhshëm (shtetasi i huaj) paraqiten dokumentet për shpalljen e martesës, të legalizuar, përkthyer, noteruar*:
    – certifikatë lindje, e plotësuar me të gjithë përbërësit e gjendjes civile, që pasqyrohen në rubrikat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile;
    – dokumentin/certifikatë që vërteton se nuk ka pengesë ligjore në vendin e tij për lidhje martese (vërtetim për leje lidhje martese);
    – dokument ku vërtetohen të dhënat e vendbanimit në shtetin e huaj;
    – fotokopje e dokumentit të identifikimit;

    Shpallja e martesës kryhet në Bashki / Njësi Administrative, ku ka vendbanimin bashkëshorti i ardhshëm (shtetasi shqiptar). Pas kalimit të afatit 10 ditor nga e nesërmja e shpalljes, shtetasi shqiptar që do të lidhë martesë pajiset me dokumentacionin e mëposhtëm:
    – certifikatë lindje;
    – certifikatë lindje me shënimin “për lidhje martese”;

    Dokumentet duhet të legalizohen në institucionin e Prefekturës dhe në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe më pas bashkëshortët e ardhshëm ndjekin procedurën sipas legjislacionit të vendit ku do të lidhet martesa. Aplikimet për legalizimin e dokumenteve kryhen nëpërmjet Postës Shqiptare.

    Pas lidhjes së martesës në shtetin e huaj, dokumenti i martesës (certifikatë martese /ekstrakt akt martese) i legalizuar, përcillet për regjistrim në shërbimin e gjendjes civile në Shqipëri në zyrën e gjendjes civile, ku bashkëshorti shqiptar ka vendbanimin.

    Faleminderit,

    *Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga Ministria respektive dhe Prefektura, dhe me
    vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile.

    Go to comment
    2021/02/19 at 6:05 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Sqarim per banesat qe nuk legalizohen

    Pershendetje. Ligji parashikon qe poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen, trajtohen nga shteti nëpërmjet shpërblimit financiar, programeve sociale të strehimit, ose formave të tjera alternative të trajtimit.
    Mënyrat e trajtimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit financiar, format alternative të trajtimit, si dhe rregullat dhe afatet për realizimin e tyre do te percaktohen ne vijim me Vendim te Keshillit te Ministrave.
    Poseduesit e ndertimeve informale te cilet kane hequr dore vete nga legalizimi me ane te nje deklarate, nuk perfitojne nga ky trajtim.

    Go to comment
    2021/02/19 at 6:43 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pyetje rreth procedures se legalizimit te banesave

    Pershendetje. Ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te regjistrimit te pronesise”, parashikon se ndertimet e realizuara perpara vitit 1991 do te trajtohen ne menyre te diferencuar, vetem nese per to nuk eshte bere aplikimi per legalizim, sipas ligjit te vitit 2006, “Per legalizimin dhe urbanizimin e ndertimeve informale”.
    Nga sa ju thoni i keni ndjekur te gjitha procedurat ligjore dhe nuk ju mbetet vecse te prisni. Procedurat e legalizimit nuk kane perfunduar per nje numer te konsiderueshem aplikimesh, duke perfshire edhe ato te cilat kane aplikuar qe ne vitin 2006.

    Go to comment
    2021/02/19 at 6:37 am
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Ndermjetesim per ceshtje pronesie

    Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Pra, të dy palët duhet të jenë dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes së tyre dhe mund ti drejtohen ndërmjetësit me vullnetin e tyre të lirë. Një listë e përditësuar e ndërmjetësve të licencuar gjendet në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734

    Në nenin 4 pika 2 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, parashikohet se ndërmjetësimi zbatohet për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës dhe familjare, pronësisë intelektuale, të drejtave të konsumatorëve, si dhe të mosmarrëveshjeve midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private. Çështjet e pronësisë janë mosmarrëveshje në fushën e të drejtës civile.
    Nëse ju keni vënë në lëvizje gjykatën, atëherë gjyqtarët kanë detyrimin për t’ju njoftuar, udhëzuar dhe informuar në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes në çdo fazë të gjykimit. Nëse palët pranojnë zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë gjyqtari e kalon çështjen për ndërmjetësim (neni 158/ç, pika 2, e Kodit të Procedurës Civile/KPrC). Në rast të paraqitjes së aktmarrëveshjes për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim, gjykata vendos miratimin e saj, nëse kjo e fundit nuk është në kundërshtim me ligjin. Në këtë rast gjykata vendos pezullimin e gjykimit për 30 ditë dhe gjykimi i çështjes rifillon kur marrëveshja për ndërmjetësim nuk arrihet ose kur është plotësuar afati prej 30 ditësh (neni 297 ti KPrC).
    Për sa i përket tarifave, aktualisht ato janë të përcaktuara në Vendimin nr. 10, datë 23/11/2013 “Për miratimin e manualit “Për tarifat e shpërblimit për punën e ndërmjetësit dhe shpenzimet e kryera si rezultat i veprimtarisë së ndërmjetësimit” të miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve. Për çështjet civile, në Vendim është parashikuar të aplikohet tarifë shërbimi bazuar në vlerën e objektit të mosmarrëveshjes, si më poshtë vijon;

    Nr/ Vlera e objektit të mosmarrëveshjes (në LEK)/ Deri në /Tarifa e Shërbimit (LEK) pa TVSH
    1. Deri ne 500,000 = 18,000
    3. 500,000 – 1,000,000 = 35,000
    4. 1,000,000 – 5,000,000 = 50,000
    6. 5,000,000 – 10,000,000 = 100,000
    7. 10,000,000 – 25,000,000 = 200,000
    8. 25,000,000 – 50,000,000 = 400,000
    9. 50,000,000 – 100,000,000 = 600,000
    10. 100,000,000 – e lart = më shumë se 800,000

    Gjithashtu, Vendimi parashikon edhe tarifën e regjistrimit dhe administrimit të çështjes që aplikohet për të gjitha llojet e çështjeve të ndërmjetësimit, në masën minimale 5000 lekë (pesë mijë lekë) dhe mund të rritet vetëm me 1,000 lekë (një mijë lekë) për çdo palë në rast se regjistrohen më shumë se dy.

    Së shpejti pritet të miratohet udhëzimi i përbashkët i Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave “Për tarifat e shpërblimit të ndërmjetësve” i cili do të përcaktoj edhe tarifat e reja të këtij procesi. Deri në miratimit e udhëzimit të përbashkët do ti referohemi tarifave të sipërpërmendura.

    Go to comment
    2021/02/18 at 9:59 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Bashkëpronësia e automjetit

    Pershendetje
    Per te ndryshuar pronesine e automjetit ka dy menyra:
    – mund te paraqiteni prane nje zyre noterie dhe te hartoni aktin e tjetersimit (shitje/dhurim) te automjetit dhe me pas ta depozitoni kete kontrate per rregjistrim prane DRSHTRR-se; ose,
    – ju mund te paraqiteni diekt prane Drejtorise Rajonale te Sherbimit Rrugore dhe te kryeni procedurat e hartimit te kontrates se shitjes se mjetit prane sporteve te kesaj drejtorie. Per me shume informacion mbi procedurat dhe dokumentacionin e nevojshem ne lidhje me kete sherbim, referohuni linkut me poshte: https://www.dpshtrr.al/te-reja/lajme/njoftim-mbi-kalimin-e-pronesise-se-mjetit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/18 at 8:16 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Moszbatimi i vendimit te apelit

    Pershendetje. Permbaruesi gjyqesor ka te drejte qe te vendose sanksion me gjobe per titullarin e institucionit qe refuzon te permbushe vendimin e gjykates. Gjithashtu ndaj personit mund te behet edhe kallzim penal ne prokurori per mosekzekutim te vendimit te gjykates sipas nenit 320/a te Kodit Penal.
    Nese permbaruesi refuzon qe te marre masat ligjore, ju keni te drejte qe te transferoni dosjen tuaj tek nje permbarues tjeter privat.

    Neni 320/a i Kodit Penal
    Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës
    ” Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
    Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

    Go to comment
    2021/02/18 at 8:02 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leja e lindjes

    Pershendetje,
    Lutemi ta adresoni me qarte problematiken tuaj. Gjithsesi ju informojme se sigurimet shoqerore dhe shendetesore jane te vlefshme vetem ne RSH dhe perjashtim bejne vendet ku ka marreveshje te perbashket, sipas se ciles njihet vjetersia ne pune per efekt pensioni, por jo per leje lindje.
    Ne keto kushte, nese pyetja juaj lidhet me faktin nese lejen e lindjes mund ta perfitoni ne nje shtet tjeter per shkak te kontributeve paguara ne Shqiperi, pergjigjia eshte jo. Ju perfitoni leje lindje vetem ne RSh dhe kjo nuk ju njihet ne nje shtet tjeter.
    Nese keni ndonje paqartesi, ju mund te na kontaktoni ne Nr. Jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/18 at 7:58 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Info rreth truallit

    Pershendetje. Ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne RSh”, perckaton dy kategori pasurish qe jane ne perdorim te subjekteve dhe per te cilat do te procedohet me kalimin e pronesise ne favor te poseduesve.
    1. Oborret ne perdorim; 2. Trojet funksionale te objekteve pa tituj pronësie, qe jane ndertuar dhe nuk jane regjistruar deri ne 1.11.1994.
    Ne rast se pyetja juaj eshte e lidhur me oborrin ne perdorim, VKM parashikon:
    Kur procedura nis me kërkesë të subjektit, ai duhet ta paraqesë aplikimin on-line nëpërmjet platformës unike qeveritare e-albania dhe të shlyejë tarifën e shërbimit për procedurën administrative.
    Tarifa e shërbimit për procedurën administrative të miratimit të dokumentit të pronësisë është 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe shlyhet në momentin e paraqitjes së kërkesës për kalimin e pronësisë dhe është e pakthyeshme edhe në rast rrëzimi të kërkesës nga ASHK-ja.
    Subjekti përfitues, sipas këtij vendimi, ka të drejtë të kërkojë kryerjen e procedurës së kalimit të pronësisë në mënyrë të përshpejtuar, brenda një afati 90-ditor, përfshirë dhe periudhën e afishimit publik, nga momenti i aplikimit, përkundrejt tarifës së diferencuar në vlerën 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë.
    Ne rast se pasuria juaj eshte truall funksional i nje ndertimi te paregjistruar, parashikohet:
    Për sipërfaqen e truallit funksional deri në 300 (treqind) m2, dokumenti i pronësisë miratohet pa shpërblim. Nese personi ka me shume pasuri ne posedim dhe deshiron ta bleje, ai ka te drejte, por duhet te paguaje me vleren sipas hartes se prones.
    Subjekte përfituese të objektit pa titull janë personat kërkues që e posedojnë objektin pa titull pronësie, së bashku me ata që janë në bashkësi ligjore me këta të fundit, sipas dispozitave të Kodit të Familjes. Me paraqitjen e kërkesës, subjekti deklaron se nuk ka kryer veprën penale të “dhunimit të banesës”, pavarësisht nëse është rehabilituar sipas dispozitave të Kodit Penal. Ai, gjithashtu, ngarkon kopje të dëshmisë së penalitetit të kohës së aplikimit, e cila verifikohet nga ASHK- ja vetëm për efekt të kësaj vepre penale. Në qoftë se dëshmia e përmban një vepër të tillë, procedura administrative vijon vetëm nëse vepra penale nuk është kryer për ndërtimin objekt kërkese. Në këtë rast, për verifikimin e këtij fakti, drejtoria vendore e ASHK-së i kërkon informacion gjykatës kompetente që ka gjykuar çështjen.
    Drejtoria vendore e ASHK-së evidenton në terren ndërtimin dhe truallin funksional dhe verifikon nëse për ndërtimin është paraqitur aplikim për legalizim. Gjatë evidentimit në terren verifikohet posedimi efektiv i ndërtimit nga subjekti përfitues, si dhe konstatohen kushtet e parashikuara në shkronjat “ç” dhe “d”, të pikës 11, të këtij vendimi, që kanë të bëjnë me gjendjen e ndërtesës dhe me funksionin e saj.
    Per me shume informacion, mund te shikoni ligjin dhe VKM perkatese:
    http://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200310112944ligj%20nr%20%2020%20dt%20%205%203%202020.pdf

    https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2020/11/Vendim-i-KM_827_30.09.2020.pdf

    Go to comment
    2021/02/18 at 3:53 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Expuls

    Pershendetje,

    Expulsi nuk hiqet automatikisht nga sistemi pas mbarimit te afatit. Per te dale nga kufiri shqiptar ne rast ekspulsi, do t’ju duhet nje konfirmim me shkrim nga autoritetet pergjegjese ne Gjermani. Per kete duhet qe t’i paraqisni nje kerkese, per fshirje ndalimi nga sistemi me perfundimin e afatit te ndalimit.
    Kërkesa për fshirjen e rezervave për shtetasit, që dëbohen apo largohen forcërisht prej Republikës Federale Gjermane, i drejtohet zyrës përgjegjëse për regjistrimin në sistem, nga vet personi i prekur, nëpërmjet një kërkese në gjuhën gjermane. Nënshkrimi duhet të jetë i noterizuar nga një ent zyrtar dhe duhet të ketë bashkëngjitur një fotopje të noterizuar të pashaportës së personit në fjalë. Pergjigja ju kthehet permes sherbimit postar, ne adresen qe ju do te vini ne dispozicion.

    Ne linkun me poshte mund te shkarkoni edhe nje model tip kerkese ne gjuhen gjermane: https://punetejashtme.gov.al/levizja-e-lire-ne-vendet-e-hapesires-shengen/

    Go to comment
    2021/02/18 at 9:12 am
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Shembull ndermjetesimi

    Përshëndetje,
    Mosmarrëveshjet/konfliktet të cilat mund të zgjidhjen me ndërmjetësim janë:
    – në mosmarrëveshjet në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës, familjare, pronësisë intelektuale, të drejtave të konsumatorëve;
    – në mosmarrëveshjet midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private;
    – mosmarrëveshjeve në fushën penale që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e viktimës akuzuese/ankim të të dëmtuarit ose në çështjet penale me të mitur.

    Një shembull i zgjidhjes me ndërmjetësim të një konflikti është arritja e një marrëveshje ndërmjet bashkëshortëve, martesa e të cilëve është tronditur në mënyrë të pakthyeshme, për:
    – zgjidhjen e martesës me pëlqimin e tyre;
    – pjesëtimin e pasurisë së fituar gjatë martesës;
    – caktimin e prindit me të cilin do të jetojë fëmija pas zgjidhjes së martesës;
    – caktimin e detyrimit për ushqim të prindit tjetër ndaj fëmijës dhe të të drejtës që ai ka për ta takuar fëmijën dhe për të mbajtur marrëdhënie vetjake me të.
    Duke qenë se Kodi i Familjes, kërkon domosdoshmërisht që zgjidhja e martesës (divorci) të bëhet më vendim gjyqësor, në këtë rast, pas arritjes së marrëveshjes së ndërmjetësimit, duhet të realizohet edhe një seancë e vetme gjyqësore për zgjidhjen e martesës dhe për miratimin e marrëveshjes së bashkëshortëve nga gjykata.

    Në këtë mënyrë shmangen konfliktet e mëtejshme ndërmjet bashkëshortëve dhe arrihet një zgjidhje martese me mirëkuptimin e të dyja palëve, duke garantuar interesin më të lartë të fëmijëve të tyre të mitur.

    Go to comment
    2021/02/17 at 11:16 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dhurim prone

    Pershendetje. Per te dhuruar nje pasuri te paluajtshme duhet qe te dyja palet te paraqiten perpara nje noteri publik, prane te cilit te nenshkruajne kontraten e dhurimit. Ju jeni te lire t’ia dhuroni cdo personi qe deshironi pasurine. Lidhur me taksen qe duhet te paguani ajo llogaritet ne baze te vleres se shtepise dhe qytetit ku ju ndodheni. Taksa qe paguhet llogaritet mbi diferencen ndermjet cmimit te blerjes dhe vleres aktuale te apartamentit ne baze te akteve nenligjore qe percaktojne cmimet e references. Nisur nga sa me siper ne nuk mund t’ju japim nje vlere konkrete te takses.

    Go to comment
    2021/02/17 at 9:30 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Problem me certifikatën e pronësisë

    Pershendetje. Mesa ju thoni, kuptohet qe ne vitin 2011 ju jeni pajisur me Vertetim Pronesie dhe per pasurine nuk eshte kryer regjistrimi perfundimtar. Ne kete rast, ju keni te drejte qe te aplikoni drejtperdrejte vete me ane te e-albanias, ose te aplikoni prane nje noteri. Do t’ju duhet qe te beni nje plan rilevimi te pasurise tuaj, prane nje eksperti topograf dhe me pas te aplikoni per t’u pajiur me Certifikate pronesie.

    Go to comment
    2021/02/17 at 9:26 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Deportim

    Pershendetje,

    Deportimi nuk hiqet automatikisht nga sistemi. Per te dale nga kufiri shqiptar ne rast deportimi, do t’ju duhet nje konfirmim me shkrim nga autoritetet pergjegjese ne Gjermani. Per kete duhet qe t’i paraqisni nje kerkese, per fshirje ndalimi nga sistemi me perfundimin e afatit te ndalimit.
    Kërkesa për fshirjen e rezervave për shtetasit, që dëbohen apo largohen forcërisht prej Republikës Federale Gjermane, i drejtohet zyrës përgjegjëse për regjistrimin në sistem, nga vet personi i prekur, nëpërmjet një kërkese në gjuhën gjermane. Nënshkrimi duhet të jetë i noterizuar nga një ent zyrtar dhe duhet të ketë bashkëngjitur një fotopje të noterizuar të pashaportës së personit në fjalë. Pergjigjia ju vjen me ane te sherbimit postar, ne adresen qe ju vendosni.

    Kerkesa duhet te dergohet ne adresen e meposhtme:
    Bundesverwaltungsamt
    Ausländerzentralregister-
    Postfach 680169, D-50728 KÖLN- GERMANY
    Telefon: 81049-1888-358-1351 ose 358-3351
    Faks:81049-1888-358-2831

    Ne linkun me poshte mund te shkarkoni edhe nje model tip kerkese ne gjuhen gjermane: https://punetejashtme.gov.al/levizja-e-lire-ne-vendet-e-hapesires-shengen/

    Per me teper, referohuni informacionit ne linkun me poshte: https://tirana.diplo.de/blob/2204918/e33493927c4a9c7847c63c8c4a6823cd/20190325-merkblatt-einreiseverbote-data.pdf

    Go to comment
    2021/02/17 at 8:34 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Karte identiteti

    Pershendetje,

    Nese jeni rezident brenda Republikes se Shqiperise, për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit, nevojitet të rezervoni takimin pranë zyrave të ALEAT duke klikuar: https://rezervo.aleat.al/. Prane sporteleve te Postes Shqiptare beni merrni kuponin per aplikim per ID dhe beni pagesen perkatese.
    Me pas, ne daten/oren e rezervuar nga ana juaj, duhet te paraqiteni prane zyrave te ALEAT per te vijuar me aplikimin perkates (fotografi, nenshkrimin elektronik, shenjat e gishterinjve).

    Nese jeni shtetas shqiptar rezident jashte kufinjve te Republikes se Shqiperise, ju mund te aplikoni online per leternjoftim (ID) nepermjet portalit e-Albania dhe te ndiqni procedurat perkatese ne perfaqesine shqiptare (Ambasdade/Konsullate) ne vendin ku jeni rezident. Per me shume info, referohuni ne linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765
    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/17 at 8:30 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshimi emrit

    Pershendetje
    Po, brenda 1 viti qe femija mbush moshen madhore 18 vjec, dhe vetem nje here, ka te drejte te ndryshoje germen (ose emrin), sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të ligjit “Per gjendjen Civile”, i ndryshuar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/17 at 8:25 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pronesi

    Pershendetje.
    Problemi juaj mund te zgjidhet vetem ne gjykate, pasi si ju dhe pala tjeter jeni pajisur me tituj pronesie per te njejten prone. Pavaresisht, se zeri kadastral i pasurise eshte i ndryshem, pra ne nje vend kullote dhe ne tjetrin are, duke qene se behet fjale per te njejten prone, eshte vetem gjykata qe mund ta zgjidhe kete situate.
    Nga sa ju parashtroni, nje mundesi eshte qe ju t’i drejtoheni gjykates duke kundershtuar paisjen me AMTP te personit tjeter.

    Go to comment
    2021/02/17 at 4:38 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ekspuls

    Pershendetje. Ceshtja qe ju shtroni rregullohet nga legjislacioni suedez dhe ai i Bashkimit Europian. Ju duhet t’i drejtoheni nje avokati qe ka njohuri specifike dhe eshte i autorizuar qe te veproje ne keto juridiksione te huaja.
    Juristionline ofron keshillim ligjor per te drejten dhe legjislacionin shqiptar.

    Go to comment
    2021/02/17 at 4:31 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Perfitimi i AMTP sipas ligjit 7501

    Pershendetje. Ne AMTP figuron vetem emri i perfaqesuesit te familjes bujqesore dhe i asnje personi tjeter. Teresia e bashkepronareve te tokes se perfituar percaktohet nga certifikata familjare e 1 gushtit 1991. Ju keni te drejte te beni nje kerkese prane Agjencise Shteterore te Kadastres qe emri juaj te pasqyrohet ne regjistrin kadastral ne pasurite perkatese, se bashku me anetaret e tjere te familjes bujqesore. Per kete mjafton te depozitoni nje certifikate trungut te 1 gushtit 1991.

    Go to comment
    2021/02/17 at 4:24 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Nderrimi i emrit

    Pershendetje. Eshte e vertete qe ne baze te ligjit per gjendjen civile, ndryshimi i emrit behet vetem ne raste shume specifike dhe te kufizuara. Kerkesa per ndryshimin e emrit behet nga vete personi personalisht ne dy raste, kur eshte emri i perkohshem, ose kur ka shkaqe papershtatshmerie.
    Emrit i përkohshëm quhet emri i vendosur nga prindërit dhe ky mund te ndryshohet me kerkese te vete personit, brenda një viti nga data e mbushjes së moshës madhore, pra 18-19 vjec. Në këtë rast kërkesa përmban datën dhe nënshkrimin e kërkuesit, i cili duhet të përcaktojë qartë emrin e përhershëm që kërkon të marrë.
    Raste te papershtatshmerise, konsiderohen emrat fyes, diskriminues, etj.. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret.
    Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Kërkesa për ndryshimin e emrit duhet të bëhet vetëm një herë.
    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Go to comment
    2021/02/17 at 4:20 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Gabime ne certifikate pronesie

    Përshëndetje! Ju mund të aplikoni pranë portalit e-Albania për korrigjim gabimeve materiale qe keni konstatuar ne certifikaten e pronesise ose mund te paraqiteni prane zyrave te ADISA-s per t’ju asistuar me aplikimin perkates. Vleresoj se ne lidhje me korigjimin e gabimeve materiale ne rastin tuaj nuk duhen paguar tarifa shtese, nisur nga fakti se gabimet jane bere nga punonjesit e Zyres se Kadastres. Për më tepër referohuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9483. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/17 at 8:48 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Dua te rimarr mbiemrin e vajzerise

    Përshëndetje!
    Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per gjendjen civile” (i përditësuar) përcakton:
    “1. Mbiemri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme: a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes; b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji.”
    Neni 51 i Kodit të Familjes, parashikon se: “ Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet. Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave.”
    Sa më sipër, vleresoj se në momentin e lidhjes së martesës ju është dhene mundësia që te zgjidhni për të mbajtur mbiemrin tuaj ose merrni atë te bashkeshortit. Nësë me lidhjen e marteses keni zgjedhur mbiemrin e bashkëshortit, vleresoj se nuk mund ta ndryshoni tani. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/17 at 8:41 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Njohje e vendimit te gjykates se huaj

    Pershendetje

    Njohja e vendimit te nje shteti te huaj behet vetem ne Gjykaten e Apelit dhe nuk mund te behet prane gjykates se rrethit, pavaresisht vendit ku ju jeni. Kini parasysh qe Vendimi i huaj duhet te kete shenimin qe ka marre forme te prere. Konkretisht dokumentet qe ju duhen jane:

    Kërkesës për t’i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj duhet t’i bashkëngjiten:
    a) kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe i legalizuar nga noteri;
    b) vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë;
    c) prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer dhe e legalizuar te noteri.

    Per sqarim, Gjykata e Apelit qe ka ne kompetence territoriale Bashkine Elbasan eshte Gjykata e Apelit Durres. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/17 at 8:19 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on KIP per administratorin e shoqerise

    Pershendetje. Administratori i nje shoqerie tregtare ushtron detyren me kontrate pune dhe per kete duhet te derdhen kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Kontrata e punes mund te jete edhe me kohe te pjeseshme.

    Go to comment
    2021/02/17 at 8:16 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ekzekutimi i vendimit penal

    Pershendetje

    Vendimi penal i gjykatës vihet në ekzekutim menjëherë pasi të ketë marrë formë të prerë.
    Vendimi i pafajësisë, i përjashtimit të të gjykuarit nga dënimi dhe ai i pushimit të çështjes, vihet në ekzekutim menjëherë pas shpalljes (referuar nenit 462 te Kodit te Procedures Penale). Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/16 at 9:02 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Legalizimi i nje godine sherbimi

    Pershendetje. Ne momentin qe keni aplikuar per legalizim keni paraqitur formularin ku keni deklaruar objektin informal dhe/ose shtesen per te cilat kerkoni legalizimin. Ky formular eshte shoqeruar nga planet perkatese te rilevimit per pasurite qe ju kerkoni qe t’ju regjistrohen. Nese kati i pare nuk eshte i regjistruar dhe ju kerkoni ta regjistroni, duhet te beni nje kerkese prane Agjencia Shteterore e Kadastres, per t’u legalizuar edhe kjo pjese. Nese ajo tashme eshte e regjistruar me siperfaqen reale, atehere nuk eshte nevoja te aplikoni per legalizim.

    Go to comment
    2021/02/16 at 5:01 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pezullim nga gjykata

    Pershendetje. Nese gjykata e ka derguar vendimin prane ASHK nuk eshte e nevojshme qe ta dergoni ju kete vendim. Ju do e depozitoni, vetem ne rast se gjykata nuk e dergon. Nese ASHK nuk e regjistron si vendim, atehere ju mund t’i drejtoheni edhe nje zyre permbarimi.

    Go to comment
    2021/02/16 at 4:58 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Testi i atesise

    Pershendetje,
    Testi i atesise, ose ndryshe testi i ADN-se qe tregon babin biologjik te femijes, mund te zhvillohet ne cdo klinike private e cila mund te kryeje keto analiza, per sa kohe eshte iniciative private e juaja. Per te bere krahasimin e ADN-se dhe per te pare rezultatet nese ju jeni babai biologjik i femijes duhet te merren kampionet e ADN-se se femijes dhe tuajat. Ne cdo rast, ju duhet te merrni miratimin paraprak te nenes se femijes.
    Ne rastin tuaj, nga sa keni parashtruar ju keni bashkejetuar dhe keni lindur nje femije jashte martese. Ne kete rast, atesia nuk prezumohet dhe eshte dashur te kryhej, njohja e atesise ne menyre vullnetare nga ju perpara nenpunesit te gjendjes civile ose ne menyrat e tjera te parashikuara nga nent 181 dhe 182 te Kodit te Familjes. Ne rast se ju keni kryer procedurat e pranimit te atesise, edhe sikur rezultatet e ADN te dalin ne perfundimin se ju nuk jeni i ati i femijes, sipas nenit 182 paragrafi i dyte, te Kodit te Familjes, nuk mund ta kundershtoni dot ate: “Njohja e atësisë së një fëmije të lindur jashtë martese nuk mund të revokohet edhe sikur të jetë bërë me testament”.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/16 at 4:35 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Fitimi i pronesise se tokes se rrethuar

    Pershendetje. Duke qene se ne varesi te kohes se ndertimit, nese eshte objekt i legalizuar apo i ndertuar, etj., ka disa mundesi qe ju mund te ndiqni per te perfituar pronesine mbi kete siperfaqe, do t’ju sugjeronim qe te shikonit: ligjin 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne RSh”, si dhe te VKM, Nr.827, dt.30.09.2020, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objekteve pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim” (e gjeni ne kete link https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2020/11/Vendim-i-KM_827_30.09.2020.pdf), ne menyre qe te individualizoni se cili eshte konkretisht rasti juaj.
    Ne cdo rast, nese ju nuk kategorizoheni ne asnje prej rasteve, ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates me kerkese padi me objekt “Fitimin e pronesise me parashkrim fitues pa titull”, ku i paditur do te jete subjekti ne emer te te cilit eshte regjistruar pasuria ne Kadaster. Nese eshte prone shtet, duhet te individualizohet nese eshte prone e Bashkise, apo e nje autoriteti qendror.

    Go to comment
    2021/02/16 at 8:38 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndryshim emri

    Pershendetje. Ndryshimi i emrave ne gjykate nuk eshte i lejueshem. Duke qene se emri deri ne 18 vjec, konsiderohet emer i perkohshem, femija juaj ka te drejte qe pasi mbush moshen 18 vjec, brenda nje viti te kerkoje ndryshimin e emrit prane gjendjes civile. Deri ne ate moshe, ju nuk mund te beni ndryshim te emrit.

    Go to comment
    2021/02/16 at 8:30 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim i statusit civil

    Pershendetje
    Vendimi i zgjidhjes se marteses duhet te kete shenimin qe ka marre forme te prere, te jete i pajisur me Apostille dhe me pas duhet te behet njohja e tij prane Gjykates se Apelit ne Shqiperi. Pas kesaj, vendimi i njohjes i kalon Gjendjes Civile ne Shqiperi per te bere regjistrimin e zgjidhjes se marteses dhe ndryshimet perkatese te statusit tuaj civil. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/15 at 10:41 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshimi i emrave te prinderve nga gjendja civile

    Pershendetje,

    Çdo person, që ka interes për të korrigjuar të dhënat e pasqyruara në fletën e tij të gjendjes civile, për shkak të një gabimi të provuar material, të bërë gjatë transkriptimit të akteve të gjendjes civile, mund të paraqesë kërkesë pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a)  kopje të aktit të lindjes;
    b)  çdo dokument tjetër që provon gabimin.

    Në rast se zyra e gjendjes Civile refuzon dhe nuk ben ndryshimin e te dhenave sipas kerkeses suaj, atehere ju mund t’i drejtoheni Gjykates me kerkese per ndryshimin (korigjimin) e te dhenave personale te rregjistruara ne ZGjC. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/15 at 9:36 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mbiemri i bashkeshortes

    Pershendetje,

    Në legjislacionin shqiptar përcaktohet qartë se shtetasi mund të mbajë vetëm një mbiemër. Kjo gjë është e sanksionuar në Ligjin Nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen Civile”, por edhe në Kodin e Familjes”, ku ne nenin 51 parashikohet se: “Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet. Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave”.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/15 at 9:25 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me pensionin

    Pershendetje. Per te perfituar pension pleqerie personi duhet te kete te pakten 15 vite te paguara kontribute te sigurimeve shoqerore, si dhe te kete mbushur moshen perkatese. Mosha eshte ne varesi te vitit te lindjes, pasi rritet me disa muaj per cdo vit derisa per grate te behet 65 vjec dhe per burrat 70. Per te plotesuar 15 vitet e vjetersise, nena juaj mund te derdhe kontribute vullnetare.

    Go to comment
    2021/02/15 at 4:23 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Martesa ne Greqi

    Pershendetje. Per te lidhur martese ju duhet qe me pare ne gjendjen tuaj civile te beni shpalljen e marteses. Ajo behet nga ju, apo nje person i autorizuar prej jush dhe qendron e afiahuar jo me pak se 10 dite. Pas kryerjes se kesaj procedure, ju keni te drejte te lidhni martese, ose te merrni vertetimi perlates per te lidhur martese jashte.

    Go to comment
    2021/02/15 at 4:14 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Informacion per procedura te metejshme ankese

    Pershendetje. Spitali ka te drejte qe te kerkoje permbushjen e detyrimit ne menyre vullnetare, pavaresisht afatit qe ka kaluar. Afati ligjor eshte i vlefshem per te drejten e subjektit per t’ju drejtuar gjykates me kerkese padi, por jo per ekzekutimet vullnetare. Ju nuk ishit te detyruar qe ta paguanit detyrimin e pretenduar. Duam t’ju bejme me dije se detyrime si keto te pretenduara nga ana e spitalit qe te ekzekutohen detyrimisht, duhet me pare qe spitali ti drejtohej gjykates, ku te kerkonte qe bashkeshorti juaj te konstatohej si shkaktar i demit te pretenduar. Kjo nuk mund te behej pas nje afati kaq te gjate, pra nese ju nuk do e kishit permbushur vullnetarisht, spitali nuk kishte mundesi ta arketonte.
    Lidhur me ankimin thuaj, ju mund te beni kerkese per kthimin e pagimit te padetyruar, por nese ceshtja shkon ne gjykate kalimi i afatit nuk eshte me ne favorin tuaj, persa kohe ju e keni pranuar permbushjen vullnetarisht.

    Go to comment
    2021/02/15 at 4:11 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Korigjimi i vertetimit te notave

    Pershendetje. Ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates me kerkese me objekt korrigjimin e dokumenteve zyrtare, duke kerkuar korrigjimin nga gjendja aktuale ne si duhet te ishin te dhenat e sakta, ne baze te nenit 388 te K.Pr.Civile. Shkolla thirret si person i trete.

    Go to comment
    2021/02/15 at 4:00 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Sigurim bujk privat

    Pershendetje

    Quhesh Fermer nëse:
    a. Je banor atje ku zotëron tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim;
    b. Zhvillon veprimtari bujqësore e blegtorale si bujk privat, i vetëpunësuar në tokën tënde;
    c. Nuk je i regjistruar si person fizik ose juridik.

    Për të përfituar pension (pleqërie, invaliditeti dhe familjar), dhe pagesë për lindje fëmije regjistrohu tek Agjencia e Sigurimeve Shoqërore (ASSh):
    a. Nëse ploteson keto kushte: (1) I aftë për punë; (2) I vetëpunësuar në bujqësi dhe i pasiguruar nga punësimi në sektorë të tjerë; (3) nese je mbi moshën 16 vjeç.
    b. Duke paraqitur dokumentacionin: (1) Certifikatën familjare; (2) Vërtetimin e pronësisë mbi tokën ose të së drejtës së përdorimit të saj; (3) Vërtetim të Njësisë Administrative Bashkiake për ushtrimin e veprimtarisë si bujk privat.
    c. Merr librezën e pagesës së kontributeve mbasi të kesh: (1) Marrë dokumentin “Urdhër-Veprim”, që tregon shumën që duhet të paguash; (2) Kryer pagesën e kontributeve në një zyrë postare ose bankare; (3) Paraqitur në ASSh dokumentin që konfirmon kryerjen e pagesës së kontributeve.

    Marrja e përfitimeve kushtëzohet me pagesën e kontributeve. Shuma e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që do të paguash ndryshon me ndryshimin e pagës minimale mbi të cilën llogaritet. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/14 at 8:05 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Martese me shtetas grek

    Pershendetje. Per ndryshimin e mbiemrit duhet te jete shprehur vendimi i gjykates. Vendimi i shtetit grek duhet te kete shenimin qe ka marre forme te prere, te jete i pajisur me Apostille dhe me pas te behet njohja e tij prane Gjykates se Apelit ne Shqiperi. Pas kesaj, ju mund ta paraqisni prane Gjendjes Civile ne Shqiperi per te bere regjistrimin e zgjidhjes se marteses dhe ndryshimin e mbiemrit.

    Go to comment
    2021/02/14 at 10:44 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Hipoteka!

    Pershendetje. Situata qe ju parashtroni ka shume elemente ligjore dhe eshte mjaft komplekse. Eshte e nevojshme qe te behet nje studim i te gjithe dokumentacionit ligjor, perpara se te behet nje vleresim i sakte. Si rregull nje kontrate te ciles i ka perfunduar afati nuk mund te sjelle me pasoja juridike. Ajo qe do t’ju rekomandonim eshte nje ankese prane Agjencise Shteterore te Kadastres per te hequr regjistrimin e kontrates se vitit 2008, per shkak te kalimit te afatit. Nderkohe, per t’ju ndihmuar ne hartimin e kerkeses, mund te paraqiteni prane zyrave te Ndihmes Ligjore prane Ministrises e Drejtesise ne Tirane, ose prane Gjykatave te rretheve, sipas listes qe gjeni ne kete link: https://ndihmajuridike.gov.al/

    Go to comment
    2021/02/14 at 10:16 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Martesa dhe qendrimi ne zonen Schengen

    Pershendetje. Per te lidhur martesen ne Shqiperi, duhet qe te paraqiteni ne zyren e gjendjes civile ku ju jeni e regjistruar dhe te kerkoni qe te beni njoftimin per shpalljen e marteses.
    Rregullat qe zbatohen ne kete rast jane si vijon:
    Përpara lidhjes së martesës, nëpunësi i gjendjes civile bën
    shpalljen e saj, duke afishuar në vende të caktuara nga bashkia ose komuna aktin, ku tregohet identiteti, profesioni, vendbanimi dhe vendqëndrimi i bashkëshortëve të ardhshëm, si dhe vendi ku do të lidhet martesa.
    Kjo kerkese mund te behet nga vete ju, ose nga nje person i autorizuar prej jush me prokure. Shpallja duhet te zgjase te pakten 10 dite.
    Per te bere shpalljen duhet te paraqiten prane zyres se gjendjes civile Personi që kërkon shpalljen duhet t’i paraqesë nëpunësit të certifikatat e lindjes së të dy bashkëshortëve të
    ardhshëm, si dhe çdo dokument tjetër që është i nevojshëm dhe provon se nuk ekzistojnë pengesa për lidhjen e martesës.
    Martesa e shtetasit të huaj me shtetas shqiptar lidhet sipas dokumenteve të shtetit, shtetas i të cilit është ose ku ka banimin e përhershëm, të lëshuar jo më parë se tre muaj nga data që kërkohet të lidhet martesa.
    Lidhur me pjesen e dyte te pyetjes, ju keni te drejte qe te rrini deri ne 90 dite, ne nje shtrirje 6 mujore. Pra ju mund te riktheheni ne Gjermani per te qendruar edhe 30 dite te tjera, brenda 6 mujorit, dhe kjo nuk perben shkelje te kushteve te marreveshjes Shengen.

    Go to comment
    2021/02/14 at 10:14 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rregjistrimi ne hipoteke i nje marreveshje shperblimi

    Pershendetje. Situata qe ju parashtroni ka shume elemente ligjore dhe eshte mjaft komplekse. Eshte e nevojshme qe te behet nje studim i te gjithe dokumentacionit ligjor, perpara se te behet nje vleresim i sakte. Si rregull nje kontrate te ciles i ka perfunduar afati nuk mund te sjelle me pasoja juridike. Ajo qe do t’ju rekomandonim eshte nje ankese prane Agjencise Shteterore te Kadastres per te hequr regjistrimin e kontrates se vitit 2008, per shkak te kalimit te afatit. Nderkohe, per t’ju ndihmuar ne hartimin e kerkeses, mund te paraqiteni prane zyrave te Ndihmes Ligjore prane Ministrises e Drejtesise ne Tirane, ose prane Gjykatave te rretheve, sipas listes qe gjeni ne kete link: https://ndihmajuridike.gov.al/

    Go to comment
    2021/02/14 at 10:06 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ekzekutimi i detyrimit

    Pershendetje. Permbaruesi gjyqesor ka te drejte qe te vendose sanskion me gjobe per titullarin e institucionit qe refuzon te permbushe vendimin e gjykates. Kreditori ka te drejte te beje kallezim ne prokurori, pasi kjo perben veper penale. Nese permbaruesi refuzon qe te marre masat e duhura ligjore, duke filluar nga bllokimi i llogarive dhe vendosja e gjobes, ju keni te drejte qe te transferoni dosjen tuaj tek nje permbarues tjeter privat.

    Go to comment
    2021/02/14 at 10:02 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pezullimi ne pune

    Kodi i Punes percakton kornizen e gjere qe rregullon marredheniet e punes, por nderkohe ka dhe ligje te tjera qe rregullojne kete marredhenie ne varesi te fushave specifike (psh, ligji per arsimin e larte, per arsimin parauniversitar, etj.) Nese eshte marredhenie private ajo rregullohet me detaje nga kontrata e punes, kur palet kane lidhur me shkrim nje te tille. Ne varesi te situates specifike, (psh kur personi dyshohet per kryerjen e nje vepre penale, ose rrethana te tjera) mund te vendoset pezullimi i marredhenieve te punes.

    Go to comment
    2021/02/14 at 10:00 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pensioni

    Pershendetje
    Referuar ligjit për sigurimet shoqërore, personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, duke filluar nga tre vjet përpara mbushjes së moshës së daljes në pension, kur:
    – Kanë plotësuar vitet e sigurimit;
    – Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.
    Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit.
    Per me shume informacion mbi kushtet e perfitimit te pensionit te parakohshem dhe vitet e mjaftueshme te sigurimit ne rastin tuaj, mund t’i drejtoheni online Institutit te Sigurimeve Shoqerore permes linkut: http://www.issh.gov.al/?page_id=533
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/13 at 6:43 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per dhurimin e prones nga prindi te femija

    Pershendetje

    Lidhja e kontrates se dhurimit ne favor te femijes eshte nje nga veprimet juridike te admnistrimit te zakonshem te pasurise se femijes, i cili ka per qellim te ruaje dhe te shtoje pasurine e femijes. Ky veprim mund te kryhet nga secili prej prinderve qe ushtron pergjegjesine prinderore.
    Nese femija juaj ka mbushur moshen 14 vjec (14-18 vjec), eshte e nevojshme qe te shprehe vullnetin e tij personalisht per kete veprim, duke u shoqeruar nga njeri prej prinderve qe jep pelqimin paraprak per kryerjen e ketij veprimi.
    Nese femija eshte nen 14 vjec është i pazoti për të vepruar dhe ky veprim juridik kryhet ne emer te tij nga ana juaj si perfaqesues ligjor (neni 8 i Kodit Civil).
    Kontrata e dhurimit duhet te realizohet me akt noterial para nje noteri publik dhe te rregjistrohet ne Zyren e Kadastres, ku ndodhet e rregjistruar pasuria. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/13 at 4:38 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese per ndihme ligjore

    Pershendetje,

    Nese keni nevoje per nje keshillim apo informacion ligjor, ju mund ta referoni shkurtimisht problematiken tuaj ketu platforme ose mund te paraqiteni prane Klinikes se Ligjit/Qendres per Ndihme Ligjore Falas me te afert me vendbanimin tuaj.
    Gjithashtu, ju mund te komunikoni direkt me juristet e platformes ne Nr jeshil 0800 1010, cdo dite nga e hena ne te premte, ora 10.00-14.00 per te marre keshillim ligjor falas.

    Nderkohe, nese keni nevoje per te vene ne levizje gjykaten dhe keni nevoje per nje avokat falas qe t’ju hartoje kerkesepadine dhe t;ju perfaqesoje ne proces gjyqesor, atehere ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj, ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti.
    Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.

    Perfitues te sherbimit ligjor falas jane te gjitha kategorite e percaktuara ne nenin 11 dhe 12 te ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga Shteti”. Konkretisht, ndihma juridike i ofrohet kategorive te personave të mëposhtëm:
    – kategorite e individeve me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme;
    – viktimat e dhunës në familje, të abuzuar seksualisht dhe të trafikimit,
    – viktimat e mitur dhe të miturit në konflikt me ligjin;
    – fëmijët në institucionet e përkujdesjes sociale dhe ato nën kujdestari, të cilët kërkojnë të nisin
    një proces pa miratimin e kujdestarit;
    – personat me aftësi të kufizuar, të verbërit;
    – personat, ndaj të cilëve kërkohet heqja, kufizimi ose rifitimi i zotësisë për të vepruar;
    – përfituesit e skemave të mbrojtjes sociale;
    – përsonat, të cilët janë cënuar nga një veprim diskriminimi,

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/13 at 4:22 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Heqja dore nga pronesia

    Pershendetje
    Heqja dore nga pronesia dhe dhurimi jane dy terma te ndryshem ligjore. Ne momentin e dhurimit ju vendosni se kujt ia kaloni pjesen tuaj takuese njekohesisht dhe pranuesi i dhurimit duhet te shfaq vullnetin e tij per ta pranuar, ndersa nese ju heqni dore nga pronesia eshte nje nga menyrat e humbjes se pronesise dhe Heqja dorë nga pronësia mbi pasuritë e paluajtshme në dobi të një tjetri, është e vlefshme kur bëhet me akt noterial e regjistrohet.
    Shpenzimet jane ato noteriale si dhe shpenzimet e rregjistrimit qe behen ne Drejtorine vendore te ASHK – ku ndodhet banesa.
    Per sa me siper, ju duhet te paraqitet prane nje noteri per hartimin e aktit noterial te heqjes dore nga pronesia ose dhurimit dhe me pas ky akt noterial duhet te depozitohet per rregjistrim prane zyres vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres ku ndodhet e regjistruar prona juaj.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/13 at 11:39 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per shqiptaret jashte shtetit

    Pershendetje,

    Noteret e licensuar shqiptare ushtrojne detyren e tyre vetem ne territorin shqiptar. Ju bejme me dije, sipas nevojes ju mund te perfitoni nga sherbimet e Zyres Konsullore te Ambasadës Shqiptare ne Itali, ku mund te hartohen vetëm prokura të thjeshta:
    – per terheqje dokumentash prane autoriteteve kompetente shqiptare (per me teper shikoni listen me poshte):
    – per shpallje martese (ne prezence te te dy bashkeshorteve te ardhshem me dokumenta identifikimi me vete dhe nje kopje te dokumentit te personit qe do te prokurojne ne Shqiperi);
    – per shoqerim femijesh ne udhetim (prezenca e te dy prinderve me dokumenta identifikimi me vete, dokumetat e femijes dhe te personit qe do te shoqeroje femijen);

    Për hartimin e prokurës personi i interesuar duhet të paraqitet fizikisht pranë shërbimit konsullor të Ambasadës, si dhe të ketë me vete një dokument identifikimi dhe numrin e pasaportës ose të letërnjoftimit të personit që do të autorizojë me anë të prokurës.

    Për të gjitha prokurat dhe veprimet e tjera noteriale, personi i interesuar duhet të drejtohet pranë një noteri italian. Prokura duhet të jetë e legalizuar me vulë Apostille. Për më tepër informacion, klikoni në linkun si më poshtë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Republikës së Shqipërisë. https://punetejashtme.gov.al/aktet-noteriale-konsullore-dhe-perkthimi-i-dokumenteve/

    Prane Sherbimeve Konsullote te Ambasades, lëshohen këto subjekte Prokurash konsullore për:
    – Tërheqje dokumentesh të gjendjes civile në Shqipëri
    – Shpallje martese
    – Tërheqje pashaporte
    – Tërheqje diplomash dhe dokumenta shkollorë
    – Tërheqje dëshmie penaliteti
    – Tërheqje të dokumentave të tjera pranë autoriteteve private dhe publike
    – Ndjekjen e veprimeve administrative dhe regjistrimin e akteve të gjendjes civile
    – Denoncimin e humbjes së dokumenteve
    – Proçedura legalizimi pranë ALUIZN-it ose të ngjajshme
    – Tërheqjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve
    – Tërheqje pensioni
    – Leje për udhëtim të fëmijëve minorenë
    – Tërheqje kredie familjare (nëse nuk kufizohet nga institucioni bankar)
    – Përdorim të përkohshëm automjeti
    – Kryerjen e formaliteteve për qiradhënie të objekteve të banimit
    – Prokura përfaqësimi në proçese administrative dhe gjyqësore për çështje divorci dhe njohje të
    vendimeve të një gjykate të huaj
    – Revokime të akteve noteriale, të cilat janë kryer më parë në ambasadë

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/13 at 11:15 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pagesa per raporti mjekesor 14 ditore

    Pershendetje,
    Raporti shendetesor per shkak te COVID-19 nuk ka ndonje rregullim specifik. Paaftesia e perkohshme ne pune per shkak te gjendjes shendetesore rregullohet nga Ligji nr. 7703, date 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne RSH” (i perditesuar), konkretisht nenet 20 e ne vijim.
    Të ardhurat për sëmundje janë 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/13 at 11:12 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Lejen vjetore te pakryer

    Pershendetje
    Ju keni te drejte te kryeni/ te konsumoni lejen tuaj vjetore te vitit te fundit te punes deri muajin mars te vitit pasardhes (dmth per lejen vjetore te vitit 2020, duhet ta ezauroni deri ne mars te vitit 2021). Ne kuptim te nenit 93/4 te Kodit Punes, vleresoj se leja vjetore e pakryera ne 3 vitet e fundit te punes nuk humbet, por mbi mundesine e marrjes se saj ne vitin aktual te punes do te duhet te diskutohet dhe negocionohet me punedhenesin tuaj, ne funksion te arritjes se nje marreveshjeje (grafiku te pushimeve), ne menyre qe te mos ndikoje ne mbarevajtjen e proceseve te punes per shkak te pushimeve te zgjatuara.
    Ne rast se ky kerkim behet ne gjykate (ne kushtet e nderprerjes se marredhenies se punes me punedhenesin aktual), sigurisht qe gjykata jua njeh kete te drejte tuajen si punemarres ne baze te nenit 93/4 te K. Punes. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/13 at 11:09 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Aplikim per pashaporte

    Pershendetje,

    Fillimisht, ju duhet te deklaroni te humbur pasaporten duke u pajisur me Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të Pasaportës, e përkthyer dhe legalizuar sipas proceseve të vendit me vulë apostile. Me pas, duhet te kryeni aplikimin për Pasaportë, i cili kryhet pranë çdo Ambasade/Konsullates Shqiptare ne vendin ku jeni rezident. Aplikimi për pasaportë për të gjithë qytetarët shqiptarë bëhet njëkohësisht me aplikimin për letërnjoftim elektronik në rast se qytetari nuk e zotëron atë.

    Ne linkun ne vijim gjeni informacion mbi procedurat e aplikimit per pashaporte biometrike per shtetasit shqiptare qe jetojne jashte territorit te Republikes se Shqiperise https://www.aleat.al/al/pasaporte-biometrike#ambasad.

    Nderkohe, nepermjet portalit qeveritar e-Albania, ju mund te nisni proceduren e aplikimit online per pasaporte, duke ndjekur edhe udhezimet perkatese https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/13 at 11:03 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me legalizimin e baneses

    Pershendetje

    Procedura e legalizimit kryhet për subjektin që, sipas rastit, është aplikuesi për legalizim. Nese deshironi te qe leja e legalizimit te dale ne emer te nje personi te vetem, atehere do te duhet t’ia njihni personit tjeter (nga mamaja tek ju ose anasjelltas) të drejtat mbi ndërtimin pa leje nëpërmjet:
    – nje veprimi juridiko-civil me akt noterial, për kalimin e së drejtës së legalizimit;
    – ose deklaratës noteriale së aplikuesit, për njohjen e të drejtave të të tretit mbi ndërtimin.
    Ky dokumentacion dorëzohet nga subjektet përpara përfundimit të procedurave administrative të miratimit të aktit të legalizimit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/12 at 6:32 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Certifikate martese

    Pershendetje
    Cdo shtetas mund te gjeneroje certifikatat dhe dokumentet e gjendjes civile qe i nevojiten prane platformes e-Albania. Ne rast se keni probleme me aksesimin e sherbimeve ne portal, kontaktoni per suport dhe asistence teknike ne linkun https://e-albania.al/Pages/Contact.aspx
    Ne rast se per arsye teknike, ju nuk siguroni dot certifikaten e marteses me vule elektronike, atehere ju mund te paraqiteni prane Zyres se Gjendjes Civile dhe te kerkoni per t’u pajisur me dokumentin ne fjale. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/12 at 6:27 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kërkoj ndihmë ligjore për divorc

    Pershendetje

    Ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj, ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti.

    Referuar situates qe parashtroni ne pyetjen tuaj, vleresojme se ju mund te beni pjese ne kategorine e personave me te ardhura te pamjaftueshme, te cilet perfitojne ndihme juridike falas. Kjo ndihme perfshin venien ne dispozicion te nje avokati, i cili do t’ju hartoje kerkese-padine per gjykate dhe do t’ju perfaqesoje juve ne procesin gjyqesor te zgjidhjes se marteses. Ju mund te perfitoni edhe perjashtim nga shpenzimet gjyqesore.

    Cila eshte procedura qe duhet te ndiqni?
    Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.

    Per t’ju ndihmuar ne plotesimin e formulareve dhe dokumentave perkates per t’iu drejtuar gjykates, ju mund t’i drejtoheni gjithashtu edhe zyres se ndihmes ligjore falas ne qytetin tuaj (ne Tirane kjo zyre ndodhet prane Ministrise se Drejtesise). Per me shume informacion apo pyetje drejtojuni edhe numrit pa pagese 0800 10 10. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/12 at 6:24 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Sqarim mbi pagesën e vjetërsisë në pune

    Pershendetje
    Libreza e punes percakton historikun e marredhenieve te punes, daten e fillimit dhe te mbarimit ne nje pozicion pune te caktuar ne nje punedhenes te caktuar. Pra, permes librezes se punes dokumentohet vjetersia ne pune.
    Ne lidhje me vertetimet, ju bejme me dije se secili punonjes mund t’i marre nepermjet aplikimit ne portalin e-Albania ose duke u paraqitur ne zyrat ADISA-s ne qytetin ku banojne (ne rast se kane probleme me aksesimin e sherbimeve ne portalin e-Albania).
    Vertetimet sherbejne per te konfirmuar pagimin e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore nga punedhenesi per vitet e punes qe konsiderohen per efekt vjetersie ne pune, ndaj vleresoj se jane te nevojshme per t’u administruar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/12 at 6:20 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pagesa e sigurimeve per leje lindje

    Pershendetje

    Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka të njëjtin rregull me kontributin e detyrueshëm. Ne lidhje me kufirin e pages miniale, kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2021 është 6,480 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 30,000 lekë x 21.6%.
    Nese beheni pjese e skemes se sigurimit vullnetar, me plotesimin e kushteve te ligjit per sigurimet shoqerore, ju mund te perfitoni, sipas rastit, pension pleqerie, invaliditeti ose familjar.

    Ne lidhje me perfitimet si pasoje e lindjes, Neni 27 i Ligjit “Per sigurimet shoqerore ne RSH” i ndryshuar, percakton se “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi”.
    Ne intepretim te dizpozites se mesiperme, nuk eshte percaktuar domosdoshmerisht qe te keni qene e punesuar 12 muajt e fundit, por mjafton qe ju te keni 1 vit e siguruar (pavaresisht periudhes se sigurimit) per te perfituar lejen e lindjes, kjo per cdo rast perfitimi.

    Per me shume informacion mund te vizitoni webin zyrtare te ISSH: https://www.issh.gov.al/?page_id=67. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/12 at 6:14 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim mbiemri

    Pershendetje,

    Ligji per gjendjen civile parashikon dy raste te ndryshimit te mbiemrit:
    1) per arsyet e parashikuara nga Kodi i Familjes, ne rastin tuaj martesa dhe;
    2) kur kerkohet nga vete personi.

    Cdo person ka te drejte te kerkoje ndryshimin e mbiemrit te tij, vetem nje here, por kur ka arsye papershtatshmerie, pra kur behet fjale per mbiemra fyes, racist, qesharak, etj., qe nuk eshte rasti juaj. Ne rastin tuaj regjistrimi duhet te ishte bere qe ne momentin e regjistrimit te marteses prane gjendjes civile.
    Megjithate, ju mund te beni nje kerkese per ndryshim mbiemri, mbeshtetur ne nenin 57/1 dhe 57/2 (ketu gjeni listen e dokumentacionit te nevojshem) te ligjit per gjendjen civile (te perditesuar), duke kerkuar ndryshimin e mbiemrit per shkak se doni te mbani mbiemrin e bashkeshortit.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/12 at 11:05 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Prokure per te levizur jashte

    Përshëndetje! Në rastet kur autorizimi për të dalur jashtë shtetit nuk jepet në mënyrë vullnetare nga prindërit, atëherë keni munësi t’i drejtoheni gjykatës, me anë të një kërkese me objekt lëshim autorizimi për të lëvizur bashkë me të miturin jashtë Shqipërisë, për të vizituar të afërmit në rastin tuaj.
    Gjykata duke pasur në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës, vendos nëse do ta miratojë ose jo autorizimin për lejimin e daljes së fëmijës jashtë Shqipërisë me njërin nga prindërit. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/12 at 9:32 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Ndryshim mbiemri

    Përshëndetje! Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për Gjendjen Civile” ( përditësuar), përcakton:
    “1. Mbiemri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme: a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes; b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji.”
    Neni 51 i Kodit të Familjes, parashikon se: “ Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet. Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave.”
    Sa më sipër ju referoni, nëse me lidhjen e martesës keni mbajtur mbiemrin tuaj, vleresoj se nuk mund të ndryshoni mbiemrin, pasi zgjedhja e mbiemrit bëhet në momentin e lidhjes së martesës. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/12 at 9:28 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shperblim nga sigurimet shoqeore per lindje femije

    Pershendetje

    Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50 % të pagës minimale mujore, të miratuar me VKM, në momentin e lindjes të së drejtës. Ketu behet fjale per pagen baze minimale mujore ne shkalle vendi per te gjithe punonjesit.
    Duke filluar nga periudha Janar 2021, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 30,000 lekë. (VKM nr.1025, datë 16.12.2020)

    Per me shume informacion mbi kushtet e perfitimit dhe dokumentacionin e nevojshem, mund t’i referoheni rubrikes informative ne faqen zyrtare te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, ne linkun ne vijim https://www.issh.gov.al/?page_id=67 Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/11 at 4:46 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese per ndihme ligjore

    Pershendetje
    Ju mund ta referoni shkurtimisht problematiken tuaj ketu platforme ose mund te paraqiteni prane Klinikes se Ligjit/Qendres per Ndihme Ligjore Falas me te afert me vendbanimin tuaj.
    Gjithashtu, ju mund te komunikoni direkt me juristet e platformes ne Nr jeshil 0800 1010, cdo dite nga e hena ne te premte, ora 10.00-14.00 per te marre keshillim ligjor falas. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/11 at 4:34 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Gjendje civile

    Pershendetje.
    Kerkesa per ndryshimin e emrit behet nga vete personi personalisht ne dy raste, kur eshte emri i perkohshem, ose kur ka shkaqe papershtatshmerie.
    Emrit i përkohshëm quhet emri i vendosur nga prindërit dhe ky mund te ndryshohet me kerkese te vete personit, brenda një viti nga data e mbushjes së moshës madhore, pra 18-19 vjec. Në këtë rast kërkesa përmban datën dhe nënshkrimin e kërkuesit, i cili duhet të përcaktojë qartë emrin e përhershëm që kërkon të marrë.
    Raste te papershtatshmerise, konsiderohen emrat fyes, diskriminues, etj.. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret.
    Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Kërkesa për ndryshimin e emrit duhet të bëhet vetëm një herë.
    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.
    Nuk lejohet ndryshimi i mbiemrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile.
    Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
    Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Go to comment
    2021/02/11 at 9:15 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Padia

    Pershendetje. Ne momentin e depozitimit ne gjykate, padia automatikisht, regjistrohet dhe i nenshtrohet shortit elektronik per t’u caktuar gjyqtari qe do e marre ceshtjen ne shqyrtim. Per daten e seances gjyqesore nuk ka rregulla se pas sa ditesh caktohet, pasi gjykata duhet fillimisht t’i njoftoje pales se paditur kerkese padine dhe gjithe provat, duke i dhene edhe nje afat per te paraqitur deklaraten e mbrojtjes dhe provat e tyre. Ky afat nuk eshte me shume se 30 dite. Pas depozitimit te deklarates se mbrojtjes, kjo i vihet ne dispozicion paditesit, duke i dhene nje afat kohor per t’u njohur me deklaraten dhe provat perkatese, nese kane te tilla. Vetem pasi te kryhen keto veprime, gjykata cakton daten e seances gjyqesore.

    Go to comment
    2021/02/11 at 9:04 am
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Debitor ndaj universitetit privat

    Përshëndetje,
    Si një mënyrë alternative, ndryshe nga procesi gjyqësor, për të zgjidhur konfliktin tuaj me Universitetin ju mund t’i drejtoheni procesit të ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi është një proces ku marrin pjesë dy palët në mosmarrëveshje, të cilët kërkojnë zgjidhje jashtëgjyqësore, të ligjshme dhe në mirëkuptim, me ndihmën e një personi të tretë që është Ndërmjetësi. Nëpërmjet ndërmjetësit ju mund të përpiqeni të arrini një marrëveshje me Universitetin për pagesën e detyrimit tuaj me këste, duke pasur parasysh situatën tuaj financiare.
    Ndërmjetësi është një person i kualifikuar dhe asnjëanës, ai është i licencuar dhe anëtar i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Ndërmjetësimi ju mundëson që të arrini në një zgjidhje të shpejtë, fleksibël dhe të arsyeshme të mosmarrëveshjes suaj me Universitetin, pa shkuar në gjykatë.
    Ju mund t’i drejtoni Universitetit një ftesë për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes. Për këtë qëllim, duhet të përzgjidhni një ndërmjetës nga lista e Ndërmjetësve të Regjistruar dhe anëtarë të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Ndërmjetësi do t’ju mundësojë arritjen e një zgjidhje me mirëkuptim, nga ku të dy palët në konflikt do të dilni të fituar.
    Nëse, në përfundim të procesit të ndërmjetësimit, arrihet në një zgjidhje me mirëkuptim nga të dy palët, atëherë lidhet një Marrëveshje Ndërmjetësimi, e cila është titull ekzekutiv, që do të thotë që është e barabartë me një vendim gjyqësor.
    Për më shumë informacione mbi listën e ndërmjetësve të regjistruar dhe tarifat e shërbimit të ndërmjetësimit, mund t’i drejtoheni këtij linku:
    http://www.dhkn.gov.al/

    Go to comment
    2021/02/11 at 12:47 am
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Pyetje per pronat

    Nëse keni mosmarrëveshjes me familjen e xhaxhait (fëmijët e tij dhe bashkëshorten pasjetuese), me qëllim kalimin e tokës në pronësinë tuaj, Ju mund t’i drejtoheni për zgjidhjen e saj procesit të ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi është një proces ku marrin pjesë dy palët në mosmarrëveshje, të cilët kërkojnë zgjidhje jashtëgjyqësore, të ligjshme dhe në mirëkuptim, me ndihmën e një personi të tretë që është Ndërmjetësi.
    Ndërmjetësi është një person i kualifikuar dhe asnjëanës, ai është i licencuar dhe anëtar i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Ndërmjetësimi ju mundëson që të arrini në një zgjidhje të shpejtë, fleksibël dhe të arsyeshme të mosmarrëveshjes suaj me familjen e xhaxhait.
    Ju mund t’i drejtoni familjes së xhaxhait një ftesë për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes. Për këtë qëllim, duhet të përzgjidhni një ndërmjetës nga lista e Ndërmjetësve të Regjistruar dhe anëtarë të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Ndërmjetësi do t’ju mundësojë arritjen e një zgjidhje me mirëkuptim, nga ku të dy palët në konflikt do të dilni të fituar. Ndërmjetësi është një person asnjëanës, i cili do mund t’ju ndihmojë të dyja palëve në arritjen e një zgjidhjeje, pa ju detyruar.
    Nëse, në përfundim të procesit të ndërmjetësimit, arrihet në një zgjidhje me mirëkuptim nga të dy palët, atëherë lidhet një Marrëveshje Ndërmjetësimi, e cila është titull ekzekutiv, që do të thotë që është e barabartë me një vendim gjyqësor. Marrëveshja dërgohet për regjistrim në Kadastër.

    Për më shumë informacione mbi listën e ndërmjetësve të regjistruar dhe tarifat e shërbimit të ndërmjetësimit, mund t’i drejtoheni këtij linku:
    http://www.dhkn.gov.al/

    Go to comment
    2021/02/11 at 12:39 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Page kalimtare

    Përshëndetje! Neni 12 i Ligjit NR.10 142, DATË 15.5.2009, “PËR SIGURIMIN SHOQËROR SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, TË GARDËS SË REPUBLIKËS, TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT, TË AGJENCISË SË INTELIGJENCËS DHE SIGURISË SË MBROJTJES. TË POLICISË SË BURGJEVE, TË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE TË SHPËTIMIT E TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, në lidhje me shpërblimin e menjëhershëm dhe pagesën kalimtare përcakton:
    “1.Ushtaraku i shërbimit aktiv të përhershëm i Forcave të Armatosura, i Policisë së Shtetit, i Gardës së Republikës, i SHISH-it, i/të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, i Policisë së Burgjeve, i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxirren në rezervë apo lirim, marrin një shpërblim të menjëhershëm, në masën e dy pagave neto referuese mujore dhe pas këtij fillon trajtimi financiar me pagesë kalimtare.
    2.Pagesë kalimtare jepet kur përfituesi ka jo më pak se 3 muaj shërbim. Pagesa kalimtare llogaritet në masën 50 për qind të pagës neto referuese mujore dhe fillon në muajin e tretë nga data e nxjerrjes në rezervë apo lirim.
    3.Trajtimi financiar me shpërblimin e menjëhershëm dhe me pagesë kalimtare, për të dyja llojet e përfitimeve së bashku, zgjat për aq muaj sa përfituesi ka vjetërsi shërbimi, por jo më shumë se 24 muaj.
    4.Personat e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni nuk përfitojnë shpërblim të menjëhershëm dhe pagesë kalimtare, në rastet kur: a) kryejnë vepra penale ose shkelje, që dënohen me masën disiplinore përjashtim nga Forcat e Armatosura, nga Policia e Shtetit, Garda e Republikës, SHISH-i, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia e Burgjeve; b) largohen me kërkesën e vet për të filluar një veprimtari tjetër ekonomike ose për t’u punësuar në një sektor tjetër; c) dërgohen me një detyrë shtetërore më të lartë ose paralele, me pagë mujore jo më të vogël se paga që merrnin.
    5.Në rastet kur përfituesi punësohet, mund të përfitojë pagesë kalimtare për aq kohë sa është përcaktuar në pikën 3 të këtij neni, por deri në atë masë, sa paga e re plus pagesën kalimtare të mos e kalojnë pagën neto referuese mujore, në bazë të së cilës është llogaritur pagesa kalimtare.”
    Sa më sipër, vlersoj se pagesa kalimtare përfitohet kur ka mbi 3 muaj shërbim, por nuk e përfitoni nëse largoheni me kërkesën e tuaj për të filluar një veprimtari tjetër ekonomike ose për t’u punësuar në një sektor tjetër. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/10 at 10:59 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim mbiemri

    Pershendetje.

    Me përjashtim të rastit të korrigjimit të mbiemrit, çdo shtetas mund të kërkojë ndryshimin e mbiemrit pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin. Kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të mbiemrit dhe mbiemrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Kërkesa për ndryshimin e mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Nuk lejohet ndryshimi i mbiemrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile.
    Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
    Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga nje shtet tjeter.

    Ne lidhje me pasojat, me ndryshimin e mbiemrit ju do te jeni i detyruar te ndryshoni mjetet tuaja te identifikimit (te pajiseni me dokumentet me mbiemrin e ri), sic eshte karta e identitetit ose pasaporte. Fakti qe ju mund te ndryshoni mbiemrin nuk sjell asnje pasoje ne lidhje me shkollen, pasi cdo ndryshim reflektohet direkt ne sistem.

    Nese keni ndonje paqartesi ose pyetje per sa me siper, mund te telefononi ne Nr. Jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/10 at 9:37 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Perfaqesimi ne nje proces gjyqesor

    Pershendetje. Pervec avokateve te licensuar, te drejten per te qene perfaqesues ne gjykate e kane prinderit, gjysherit, motrat dhe vellezerit dhe te paslindurit. Ne kategorine e fundit bejne pjese femijet dhe niperit apo mbesat, qe jane femije te femijeve, jo femije te vellezerve apo motrave. Per te vertetuar kete lidhje mjafton te dergohen certifikatat perkatese. Nese kjo vertetohet, nipi ose mbesa nuk ka nevoje te plotesoje asnje kusht, mjaft qe te jete i pajisur me prokure noteriale, apo ta deklaroni perpara gjykates.
    Gjithsesi Kodi i Procedures Civile parashikon mundesine qe edhe persona te tjere te jene perfaqesues, nese gjykata e miraton kete gje.

    Go to comment
    2021/02/10 at 4:26 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Debitor ndaj universitetit privat

    Pershendetje. Ne rast se ju keni lidhur nje kontrate me Universitetin, atehere ata kane te drejte te kerkojne nga ju pagesen e detyrimeve te papaguara, qofte edhe gjyqesisht. Ju keni te drejte te paraqiteni ne gjykate dhe t’i kerkoni gjykates qe ne caktimin e menyres se shlyerjes se detyrimit te marre persiper gjendjen tuaj financiare dhe te percaktoje nje pagese me keste. Duhet te dini qe per ju do te ishte me mire qe te bini dakord me universitetin per te bere pagese me keste, pasi nese ceshtja shkon ne gjykate dhe ne permbarim, detyrimit qe rrjedh per shkak te kontrates me universitetin do t’i shtohen edhe shpenzimet gjyqesore dhe permbarimore.

    Go to comment
    2021/02/10 at 4:23 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rregjistrim ne gjendjen civile

    Pershendetje. Kodi i familjes dhe ligji per gjendjen civile ne Shqiperi, nuk lejojne perdorimin e dy mbiemrave, por vetem te njerit. Ne momentin e lindjes se femijes prinderit kane te drejte te zgjedhin me mirekuptim se cilin mbiemer te mbaje femija. Nese nuk arrijne mirekuptim regjistrohet me mbiemrin e te atit.

    Go to comment
    2021/02/10 at 4:19 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pyetje per pronat

    Pershendetje. Nese ju nuk keni mosmarreveshje me familjen e xhaxhait, toka mund te kaloje ne emrin e familjes tuaj me ane te nje kontrate dhurimi, e cila duhet te lidhet para nje noteri. Nese personat refuzojne, mund t’i drejtoheni gjykates me kerkese per t’u njohur pronar me parashkrim fitues pa titull, duke qene se e posedoni pasurine per me shume se 20 vite.

    Go to comment
    2021/02/10 at 4:17 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Permeso di sogorno

    Pershendetje. Duke qendruar per me shume se tre muaj ne zonen Shengen, ju keni shkelur kushtet e percaktuara ne Marreveshjen Shengen. Si rregull, autoritetet italiane (apo te cdo shteti tjeter, nga i cili ju mund te dilni nga zona Shengen), kane te drejte qe t’ju gjobisin dhe ndoshta t’ju vendosin dhe ndalim per shkak te shkeljes se rregullave.

    Go to comment
    2021/02/10 at 2:34 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Deshmi Penaliteti

    Pershendetje,

    Shërbimi elektronik nepermjet portalit e-albania, “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)” ju mundëson qytetarëve të marrin online certifikatën e gjendjes gjyqësore me vulë elektronike i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person ka qënë i dënuar ose jo.
    Bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike” si dhe në ligjin Nr. 9614, datë 21.09.2006 “Për certifikatat elektronike të gjendjes gjyqësore”, ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/10 at 12:16 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Ndryshimi germave

    Përshëndetje! Përsa I përket ndryshimit të një gërme, I jemi referuar Nenit 57/7 të Ligjit Nr.10 129, datë 11.5.2009 “Për Gjendjen Civile” (I përditësuar), I cili përcakton se:
    “Çdo person, që ka interes për të korrigjuar emrin/mbiemrin e vet, për shkak të një gabimi të provuar material, të bërë gjatë transkriptimit të akteve të gjendjes civile, mund të paraqesë kërkesë pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin.”
    Pra sa më sipër, ndryshimi I një gërme që ju referoni, mund të bëhet vetëm kur provhet që, është një gabim material, I cili është bërë gjatë transkriptimit të akteve të gjëndjes civile. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/10 at 10:50 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Bllokimi i pages

    Pershendetje,

    Bllokimi i llogarise tuaj bankare behet vetem ne baze te nje urdher ekzekutimi (i cili leshohet pasi gjykata ka nje vendim te formes se prere mbi ekzekutimin e detyrueshem ne te holla i cili perben titull ekzekutiv) e cila vihet ekzekutim nga Permbarimi. Filimisht Permbaruesi ju dergon juve, ne cilesine e debitorit, nje lajmerim per ekzekutim vullnetar te detyrimit, dhe ne rast se ju brenda 5 minimumi nuk beni shlyerjen e detyrimit vullnetarisht kalon ne ekzekutim te detyruar. Ne kete faze Permbaruesi ve sekuestro kredite e Debitorit, pasurite e palujteshme, etj deri ne masen e plotesimit te detyrimit kryesor. Ky ekzekutim mund te kryehet per cfaredo shume mjafton qe ky detyrim te jete bere i kerkueshem nga kreditori. Afati i bllokimit te pages do te jete per aq kohe dhe deri ne masen e plotesimit te detyrimit.
    Ju bej me dije se ne praktike, mbeshtetur ne Direktiven Unifikuese te Dhomes Kombetare te Permbaruesve, mbi sekuestron konservative te pages se debitorit, juve nuk duhet t’ju preket paga minimale ne fuqi.
    Mbi menyren e hartimit te kerkeses drejtuar Institucionit jobankar, ju mund te hatoni nje shkrese zyrtare te cilen duhet ta nisni me poste, ne te cilen 1. te keni te percaktuar sakte gjeneralitetet tuaja, adresen dhe nr. e telefonit; Objektin, pra cfare kerkoni nepermjet kersaj kerkese; si dhe Drejtuar, pra cilit institucion financiar po i drejtoheni. Brendia duhet te jete e permbledhur dhe konçize.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/10 at 9:53 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pronesia

    Pershendetje
    Taksa e ndikimit ne infrastrukture eshte nje takse lokale. Me qellim perllogaritjen e saj dhe menyren e pageses, ju duhet te paraqiteni prane zyres se finances (Drejtorise se te Ardhurave) se Bashkise, ne juridiksionin e se ciles ndodhet ndertimi i legalizuar. Me pas dokumenti qe verteton pagesen e kesaj takse depozitohet prane Kadastres, e cila fshin edhe barren e vendosur mbi pasurine tuaj. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/10 at 9:02 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshimi germave

    Pershendetje,

    Ne nenin 57 te ligjit per “Per Gjendjen Civile”, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit/mbiemrit. Sipas kesaj dispozite te ligjit, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane taksative:
    1) papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emrave te papapershtatshem); dhe 2) korrigjimi i gabimeve.
    Pra, nese ndryshimi/shtimi i shkronjes se pretenduar eshte si pasoje e gabimit ne rregjistrim (transkriptim) te emrit nga Zyra e Gjendjes Civile, atehere mund te kerkoni te korrigoni gabimin.
    Ne te kundert, vleresojme se kerkesa juaj nuk ploteson kriteret ligjore per t’u pranuar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/10 at 8:53 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on I denuar ne mungese

    Përshëndetje! Neni 3 i Ligji Nr. 5/2020 “Për dhënie Amnistie”, përcakton: “1. Amnistohen personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdolloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 31.12.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.”
    Sa më sipër, vlersoj se bashkëshorti juaj përfiton nga amnistia e miratuar me Ligjin Nr. 5/2020 “PËR DHËNIE AMNISTIE”. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/09 at 11:08 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Certifikata e pronesise per pasurite ne bashkepronesi

    Pershendetje
    Ne nenin 17, pika 2 te Ligjit nr. 111/2018 ‘Per kadastren’ percaktohet se: “Certifikata e pronësisë i lëshohet vetëm personit pronar ose bashkëpronarëve. Në rastin e bashkëpronësisë certifikata hartohet në aq kopje sa është numri i bashkëpronarëve”.
    Pra, ne baze te kesaj dispozite ligjore, sejcili prej bashkepronareve te pasurise mund te kerkoje prane Agjensise Shteterore te Kadastres, Drejtorise Vendore, per t’u pajisur me certifikate pronesie mbi pasurine. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/09 at 6:56 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Deshmi Trashegimie

    Pershendetje,

    Ne baze te nenit 70 te Ligjit 111/2018 “Per Kadastren”, ju do te paguani kamat-vonese (gjobe) per vonesen ne rregjistrimin e deshmise se trashegimise brenda afatit ligjor, per cdo dite vonese, pas 30 diteve nga momenti i hyrjes ne fuqi te ketij ligji. Ligji ka hyre ne fuqi me dt. 21 mars 2019 dhe kamatvonesa ne rastin tuaj fillon te aplikohet nga data 21 prill 2019. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/09 at 6:38 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Heqje ekspulsi

    Përshëndetje! Me mbarimin e afatit të ndalimit, ju duhet ti drejtoni një kërkesë autoriteteve Zviceriane. Kërkesa duhet të hartohet në gjuhën e vendit ose në gjuhën angleze dhe mund ta dërgoni nëpërmjet shërbimit postar. Përgjigjia qe ju vjen, është e vlefshme për të dalë sërisht jashtë vendit.Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/09 at 5:41 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Vlefshmeria e testamentit

    Pershendetje. Kodi Civil parashikon qe nje person mund te zgjedhe vete se kujt t’ia dhuroje pasurine me testament, vetem nese nuk ka prinder, femije, niper ose mbesa (femije te femijeve), vellezer apo motra. Ndermjet tyre, ai ka te drejte qe te zgjedhe se kujt do t’ja lere pasurine. Pra ne rastin tuaj, persa kohe ju keni motren, nuk mund ta anashkaloni.

    Go to comment
    2021/02/09 at 5:17 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pronesia

    Pershendetje. Portali juristionline ofron ndihme ligjore per legjislacionin shqiptar. Pyetja qe ju keni adresuar ka lidhje me legjislacionin e Republikes se Kosoves. Ne parim, humbja e shtetesise se nje vendi, nuk ndikon ne pronesine qe ai ka ne ate shtet. Por ne cdo rast, duhet verifikuar legjislacioni pronesor perkates, per te pare nese ka kufizime per pronesine e shtetasve te huaj per kategori te caktuara pronash.

    Go to comment
    2021/02/09 at 5:10 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pyetje

    Pershendetje
    Per bashkimin familjare ne trungun e familjes , ne mbeshtetje te Ligjit Nr.10129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, ju duhet te paraqisni
    në zyrën e gjendjes civile dokumentat si meposhte :
    • Kërkesë me shkrim (Formular i gatshëm që plotësohet në zyrën e informacionit dhe
    protokollohet) Kërkesa plotësohet nga kryefamiljarët e dy familjeve që bashkohen; këtë
    formular e nënshkruajnë të gjithë anëtarët madhorë të familjeve.
    • çertifikatë familjare të familjeve që do të bashkohen
    • fotokopje të letërnjoftimit për çdo anëtar të familjeve që ka mbushur moshën 16 vjeç dhe
    janë dakord të bashkohen
    • Dokument që vërteton vendbanimin si:
    – Dokument pronësie të banesës (hipotekë)
    – Kontratë qiramarrje/ huadhënie/ përdorimi
    – Çdo dokument të ligjshëm sipas legjislacionit në fuqi që i jep shtetasit të drejtën e
    përdorimit të banesës. (vetëdeklarim legalizimi)
    Dokumentet që dorëzohen duhet të jenë origjinalë ose fotokopje të noterizuara.
    Taksa për proçedurën bashkim familjar është 1000 lekë.Kjo taksë paguhet në zyrën e gjendjes
    civile.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/09 at 9:48 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Bonus qiraje

    Pershendetje,

    Aplikimi për të përfituar nga subvencionimi i qirasë, bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program, sipas ligjit nr. 22/2018. Ndersa ne fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program.

    Faza e parë e aplikimit pranë Njësive Administrative/ Lagjeve:
    Çdo aplikant, i cili kërkon të trajtohet me subvencionimin e qirasë duhet të drejtohet pranë zyrës së urbanistikës në Njësinë Administrative/Lagjen për të plotësuar formularin e strehimit tip, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Bashkiak. (ky formular administrohet prane njesise administrative)

    Ne vemendjen tuaj: Njësitë Aministrative/Lagjet sigurojnë dokumentacionin që mbajnë apo përgatisin organet publike në vend, duke përjashtur aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip. (ky formular administrohet ne njesine administrative)

    Ne fazen e pare te aplikimit, formularit tip të strehimit duhet t’i bashkëlidhen dhe dokumentat e mëposhtëm:
    – Deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit, me anë të së cilës aplikuesit i bëhen të njohura edhe përgjegjësitë ligjore që ai ka në lidhje me dhënien e një informacioni dhe fakteve të rreme (ky formular tip administrohet ne njesine administrative dhe plotesohet nga ana juaj ne momentin e aplikimit);
    – Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit (ky dokument duhet te depozitohet nga ana juaj si aplikant);
    – Çertifikatën familjare (edhe ky dokument sigurohet nga njesia administrative, nese keni plotesuar deklaraten per dhenien e pelqimit per mbledhjen/grumbullimin e dokumentacionit si me lartcituar);
    – Kontratë qiraje të nënshkruar nga të dy bashkëshortët/bashkëjetuesit dhe numër llogarie të qiradhënësit (ky dokument duhet te sigurohet dhe depozitohet nga ana juaj si aplikant);
    – Vleresimi social ekonomik (e kryen administratori social prane njesise administrative);
    – Vërtetim që konfirmon regjistrimin e kërkesës (kete dokument e leshon njesia administrative);

    Familjet që rezultojnë të sukseshme në fazën e parë të aplikimit, brenda 15 (pesmbëdhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, paraqesin pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashki Tiranë dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në vendimin nr. 384 date 12.06.2019. Nese ju beni pjese ne kategorine e individeve/familjeve pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta dhe keni depozituar ne fazen e pare te aplikimit deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të sipas formatit tip, atehere ne fazen e dyte paraqisni vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/09 at 8:35 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mbi pagesen e vjetersise ne pune

    Pershendetje. Referuar Kodit te Punes, shtesa e vjetersise ne pune duhet te zbatohet ne cdo rast, me perjashtim te rasteve kur ligji i posacem parashikon nje tjeter rritje per vjetersine.

    Go to comment
    2021/02/09 at 8:31 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Pyetje

    Përshëndetje! Ju duhet të drejtoheni pranë Zyrës së Gjendjes Civile, për të kryer procedurën e bashkimit familjar. Pranë Zyrës së Gjendjes Civile do plotësoni një kërkesë me shkrim (formular i gatshëm që plotësohet pranë zyrave të gjendjes civile); çertifikatë familjare të familjeve që do të bashkohen; dokument që vërteton vendbanimin. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/08 at 11:26 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Ndryshimi i emrit

    Përshëndetje! Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “PËR GJENDJEN CIVILE” (I përditësuar), parashikon se:
    “2. Emri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme: a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes, në rastin e birësimit; b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji, brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore, dhe vetëm një herë, si dhe sipas nenit 45 të këtij ligji.”
    Sa më sipër, vlersoj se në rast se nuk plotësoni një nga rastet që ligji parashikon për ndryshimin e emrit, ju nuk mund ta ndryshoni atë.
    Nëse ju plotësoni një nga rastet dhe ndryshoni emrin, për t’u pajisur me pasaporte dhe kartë identiteti, ju duhet të kryeni të gjitha procedurat nga fillimi, gjithashtu edhe pagesat. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/08 at 10:57 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Lidhja martesore

    Pershendetje
    Ne vijim te pergjigjes se pare ju bejme me dije se:
    Martesat, kur të paktën njëri nga bashkëshortët e ardhshëm është me shtetësi shqiptare e me qëndrim të rregullt në Gjermani, mund të lidhen në zyrën e gjendjes civile në Gjermani, në zyrën e gjendjes civile në Shqipëri, ku bashkëshorti shqiptar figuron i regjistruar, ose në Ambasadën e Republikes se Shqiperise në Berlin.

    Martesat në zyrat e gjendjes civile në Gjermani apo kryhen vetëm kur bashkëshortët kanë qëndrim të rregullt në Gjermani.

    Per me shume informacion mund te klinoni ne linkun ne vijim
    http://www.ambasadat.gov.al/germany/sq/martesat

    Go to comment
    2021/02/08 at 9:19 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Lidhja martesore

    Përshendetje,

    Më poshtë po ju informoj mbi procedurat dhe dokumentet qe duhet te paraqesin shtetasit per Lidhje Martese:
    – Përpara lidhjes së martëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët ose personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme, te cilet duhet të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”.
    – Lidhja e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/08 at 9:11 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Divorci

    Pershendetje. Ju mund te caktoni nje avokat ne Shqiperi, me ane te nje prokure te leshuar ne shtetin ku ju jetoni. Avokati do te kete te drejte qe te hape nje proces gjyqesor ne emrin tuaj dhe te therrase bashkeshortin tuaj, si te paditur, por ju duhet te jeni vete personalisht e pranishme ne gjykate, te pakten ne nje seance gjyqesore, qe eshte seanca e pare e pajtimit. Ne kete seance avokati nuk eshte i pranishem dhe nuk mund t’ju perfaqsoje. Nuk ka asnje mundesi qe gjyqi te zhvillohet pa kete seance dhe paditesi duhet domosdoshmerisht te jete i pranishem. Nese procesi iniciohet nga bashkeshorti juaj, atehere eshte e mundur qe ju te mos paraqiteni, pasi ne mungese te pales se paditur, seanca e pajtimit shtyhet per nje date tjeter, gjykata e njofton serish dhe nese serish nuk paraqitet, vijon gjykimin ne mungese te tij.

    Go to comment
    2021/02/08 at 9:05 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Urdher ekzekutimi

    Pershendetje. Po, ju keni te drejte t’i drejtoheni zyres se permbarimit shteteror, apo nje zyre permbarimi privat per te ekzekutuar detyrimin tuaj, pavaresisht se urdheri i ekzekutimit eshte i vitit 2015.

    Go to comment
    2021/02/08 at 7:51 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dhurim Prone

    Pershendetje. Dhurimi edhe pse eshte kontrate e njeanshme, pra ku vetem njeri person ka detyrime (dhuruesi) dhe tjetri te drejta (pranuesi i dhurimit), ne baze te Kodit Civil, duhet qe te dy personat te shfaqin vullnetin e tyre per lidhjen e kesaj kontrate, pasi eshte veprim juridik i dyanshem. Ky rregull parashikohet nga te gjitha legjislacionet, pasi askush nuk mund te marre persiper te drejta pa vullnetin e tij. Ne rastin tuaj, ju keni te drejte te autorizoni nje person te trete, jo nenen tuaj, me ane te nje prokure perfaqesimi, qe te nenshkruaje ne emrin tuaj kontraten e dhurimit.

    Go to comment
    2021/02/08 at 7:50 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kalim pronesie

    Pershendetje. Nga sa ju parashtroni, ju keni lidhur nje kontrate dhurimi me kusht dhe nese kushti ligjor ndodh, atehere ju jeni i detyruar qe t’i paguani dhuruesit shumen perkatese te pasurise. Ne kete rast, kontrata qe ju do te lidhni per shitjen e sendit nuk behet e pavlefshme, por personi qe ju ka dhuruar sendin ka te drejte qe t’ju kerkoje te paguani shumen perkatese te vleres. Nese kjo pagese nuk behet vullnetarisht, ai mund t’i drejtohet gjykates dhe te kerkoje pagesen e shumes.

    Go to comment
    2021/02/08 at 7:48 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne vijim te pyetjes: debitor kredie (2)

    Pershendetje. Ju keni te drejte, si pale kontraktore te beni nje kerkese per informacion. Ne kete kerkese do te parashtroni te gjithe situaten tuaj, ne marredhenie me kete kredi dhe do te kerkoni nje informacion te detajuar lidhur me detyrimin e mbetur, duke perfshire: principalin; interesat dhe kamatevonesat, te ndara dhe te llogaritura sipas formules se rene dakord ne kontrate me institucionin financiar.
    Njekohesisht ju keni te drejte te kerkoni qe pagesa te behet me keste. Nese nga ana e kreditorit aktual nuk pranohet ky sugjerim, atehere ju keni te drejte qe t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni qe t’ju caktoje nje pagese me keste te vogla te detyrimit, nisur nga te ardhurat tuaja.

    Go to comment
    2021/02/08 at 7:45 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Nderrimi i nje germe

    Përshëndetje! Neni 57/7 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per gjendjen civile” (i përditësuar) parashikon:“Çdo person, që ka interes për të korrigjuar emrin/mbiemrin e vet, për shkak të një gabimi të provuar material, të bërë gjatë transkriptimit të akteve të gjendjes civile, mund të paraqesë kërkesë pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin”.
    Sa më sipër vlersoj, nëse gabimi është material, i bërë gjatë transkiptimit të akteve të gjëndjes civile, duhet të paraqiteni pranë zyrës së gjendjes civile ku keni vendbanimin, për të bërë kërkesë për korrigjimin e gabimit.
    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme: a) kopje të aktit të lindjes; b) çdo dokument tjetër që provon gabimin. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/07 at 11:27 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Probleme me komunikimin me femijet pas divorcit

    Përshëndetje,

    Detyrimi ushqimor është një ndër detyrimet kryesore të çdo prindi ndaj fëmijës së tij që duhet të përmbushet edhe pas zgjidhjes së martesës. Në caktimin e ndihmës për ushqimin e fëmijëve nga prindërit e tyre, gjykatat mban parasysh nevojat për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, si dhe gjendjen ekonomike të prindit që është i detyruar ta përmbushë detyrimin. Sipas dispozitave të Kodit të Familjes, detyrimi ushqimor i prindërve vazhdon edhe ndaj fëmijëve madhorë që ndjekin shkollat e mesme ose të larta me shkëputje nga puna deri në 25 vjec.
    Fakti qe ju jeni ne pamundesi ekonomike per te paguar kete detyrim, nuk do te thote qe ju nuk keni te drejte per te komunikuar apo takuar femijet tuaj. Ju mund t’i drejtoheni permbaruesit shteteror ose privat per ekzekutimin e vendimit te gjykates, per t’iu lejuar takimin dhe komunikimin me femijet sic eshte vendosur ne vendim. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/07 at 11:15 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Pasaporte me mbiemrin e vajzerise

    Përshëndetje! Neni 146 I Kodit të Familjes parashikon: “Bashkëshorti që me lidhjen e martesës ka ndryshuar mbiemrin e tij, pas zgjidhjes së martesës merr mbiemrin që ka pasur para lidhjes së martesës. Gjykata, me kërkesën e bashkëshortit dhe kur është në interes të tij ose të fëmijëve, mund të lejojë që ai të mbajë mbiemrin që ka marrë me lidhjen e martesës.”
    Sa më sipër, vlersoj në rast tuaj, duke qënë se ju nuk keni kryer akoma procedurën e zgjidhjes së martesës, nuk mund të aplikoni per pajisjen me pasaporte me mbiemrin e vajzërisë. Duhet te kryeni fillimisht zgjidhjen e marteses. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/07 at 3:43 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Sipermarres qe nuk zbaton rregullat per Covid-19

    Përshëndetje! Përsa i përket masave higjeno sanitare për Covid-19, që duhen zbatuar nga call center, ju lutem referohuni: https://e-albania.al/PopupBizneset/PROTOKOLLI_KUQ_CALL_CENTER.pdf
    Në rast te moszbatimit të masave higjeno sanitare, ju mund te adresoni problematiken prane Inspektoriatit Qendror dhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/07 at 3:22 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Ndryshim ose rregullim emri te femijes

    Përshëndetje! Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “PËR GJENDJEN CIVILE” (I përditësuar) parashikon mundësinë e ndryshimit të emrit, si më poshtë:
    “ 2. Emri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme: a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes, në rastin e birësimit; b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji, brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore, dhe vetëm një herë, si dhe sipas nenit 45 të këtij ligji.”
    Sa më sipër, vlersoj se mundësia për të ndryshuar emrin e vajzës suaj është brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/07 at 3:01 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Status invalidi

    Pershendetje
    Nese behet fjale per pozicione te cilat rregullohen nga Ligji nr.157/2013 “Per Nepunesin Civil”. Ky ligj parashikon se cdo person qe ploteson kriteret, duhet te kaloje ne procedurat e konkurrimit per t’u pranuar ne sherbimin civil. Sipas nenit 1 te ketij ligji, Konkurrimi zhvillohet në dy faza:
    a) Verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
    b) Vlerësimi i kandidatëve. (testi me shkrim dhe intervista me goje)
    Fakti se ju jeni person me aftesi te kufizuara nuk ju perjashton nga procedura e konkurrimit pasi ajo eshte e detyrueshme per te gjithe. Vetem pasi ju te kaloni procedurat e konkurrimit dhe te shpalleni fitues, atehere ligji ka caktuar perparesi per kategorine ku ju beni pjese.
    Ne baze te nenit 13 te ketij ligji, Kandidatët me pikë të barabarta renditen sipas këtyre kritereve:
    a) Në rast se njëri prej kandidatëve përfshihet në kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, atëherë ai përzgjidhet i pari në raport me kandidatin tjetër;

    Ne vleresimin tim, Ligji “Per Nxitjen e Punesimit” te cilin ju e keni cituar ne parashtrim te pyetjes tuaj, nuk ka fuqi vepruese mbi “Ligjin per Nepunesin Civil” dhe punonjesit e administrates publike.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/06 at 10:39 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Deportim

    Pershendetje. Vendet anetare te Bashkimit Evropian kane kufij te jashte te perbashket dhe si rezultat ndalimi per te hyre ne njerin prej tyre, eshte i vlefshem per te gjitha vendet. Per te marre nje informacion lidhur me statusin tuaj, vleren e gjobes dhe mundesine per ta paguar, duhet t’i beni nje kerkese per informacion autoriteteve gjermane. Duhet te keni parasysh se me statusin i deportuar nuk ju lejohet te levizni drejt vendeve te zones Shengen as nga autoritetet shqiptare, pa nje konfirmim qe tashme periudha e ndalimit ka perfunduar. Kjo ne baze te nje Urdheri te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit.

    Go to comment
    2021/02/06 at 10:11 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Prokure per femije

    Pershendetje. Ne mungese te nje deklarate noteriale nga prindi tjeter i femijes, ju nuk keni mundesi qe te udhetoni jashte vendit me femijen e mitur, pa marre me pare autorizimin per kete gje me vendim gjykate. Per te marre kete vendim, duhet qe te hapni nje proces gjyqesor me objekt leshimin e autorizimit, ku i paditur thirret ish bashkeshorti. Perpara se te marre vendimin gjykata cakton nje ekspert psikolog per t’i kerkuar mendim te specializuar lidhur me interesin me te larte te femijes.

    Go to comment
    2021/02/06 at 10:08 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Urdher ekzekutimi

    Pershendetje. Trashegimtaret e debitorit mbajne pergjegjesi per detyrimet e tij, deri ne vleren e trashegimise, gjithmone nese nuk kane bere heqie dore nga trashegimia. Ne kete rast, ju, ose zyra e permbarimit te zgjedhur prej jush, do te beje kerkese per leshimin e deshmise se trashegimise se debitorit tuaj (nese nuk eshte nxjerre tashme nga familjaret) dhe te vijoni procedurat e ekzekutimit te detyrueshem, kundrejt trashegimtareve te tij.

    Go to comment
    2021/02/06 at 1:24 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Vendosja e pjeses takuese ne kartelen e pasurise

    Pershendetje. Percaktimi i pjeseve takuese eshte i rendesishem ne rastet kur pasuria eshte ne bashkepronesi. Kartela e pasurise per pronaret ne bashkepronesi eshte e njejte dhe per secilin prej tyre percaktohen pjeset perkatese, ne te njejtin dokument. Kartela duhet qe ne fakt pjesen ta kete te percaktuar 1/1, por sic ju spjeguam persa kohe jeni pronar i vetem, kjo nuk perben problem. Ne cdo rast ju keni te drejte t’i drejtoheni me nje kerkese ASHK per te bere korrigjimin e gabimit.

    Go to comment
    2021/02/06 at 1:22 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kalim i pronësinë

    Pershendetje.
    Nese toka qe babai ju ka regjistruar motrave dhe vellezerve ne emer te tyre eshte toke e perfituar ne baze te ligjit 7501, dhe ti ke qene pjese e familjes ne 1 gusht te vitit 1991, atehere ti ke te drejte te perfitosh pjesen tende, sipas normes per fryme qe ka percaktuar Komisioni i Tokes. Pavaresisht mosregjistrimit, ti ke te drejte te besh kerkese prane ASHK, ku te kerkosh qe toka te regjistrohet ne emrin tend, pjesa qe ty te takon.
    Lidhur me pjesen e babait te toka (qe eshte e barabarte me te gjithe pjesetareve te tjere), ajo ju takon te gjithe trashegimlenesve te tij. Vellezerit dhe motrat e tu, kane te drejte qe brenda tre muajve nga leshimi i deshmise se trashegimise, te heqin dore nga pjesa e tyre ne trashegimine e babait. Nga kjo pjese nenes do i takoje 1/2, nderkohe ndermjet femijeve ndahet pjesa tjeter ne pjese te barabarta.
    Duhet te kesh parasysh, qe nje pjese e tokes (sipas normes per fryme) do te regjistrohet dhe ne emer te nenes, pasi dhe ajo eshte perfituese e tokes bujqesore, si te gjthe anetaret e familjes bujqesore.

    Go to comment
    2021/02/06 at 1:18 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A mund te perfitoj pensionin edhe nese jam i punesuar ?

    Pershendetje. Personat qe perfitojne pension nuk kane asnje pengese ligjore per t’u punesuar. Ata kane te drejte te punesohen dhe te vijojne te perfitojne pensionin. Me ndryshimet qe jane bere ligjit, keta persona kane detyrimin qe te derdhin kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore, si te gjithe te punesuarit e tjere, pavaresisht se jane perfitues te pensionit.

    Go to comment
    2021/02/06 at 1:11 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on INFORMACION

    Pershendetje,

    Modeli i rehabilitimit i parashikuar ne nenin 69 te Kodit Penal eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen, te cilat jane:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtëdhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale

    Pra, qe ju te konsideroheni i padenuar dhe rrjedhimisht deshmia juaj e penalitetit te dale e paster, duhet te plotesohen dy kushte: te kene kaluar X vite (ne varesi te mases se denimit qe ju eshte dhene me vendim gjyqesor) nga momenti i perfundimit te denimit tuaj dhe ju te mos kryeni veper tjeter penale gjate kesaj periudhe.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/06 at 1:11 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mangesite te certifikata e pronesise

    Pershendetje. Seksioni i pjeseve sherben ne rastet kur pasuria eshte ne bashkepronesi, per te percaktuar pjeset perkatese te secilit bashepronar. Ne momemtin qe ju jeni bashkepronar i vetem, atehere nuk eshte e nevojshme qe ky seksion te jete i plotesuar, pasi ju i zoteroni te gjitha pjeset.

    Go to comment
    2021/02/06 at 10:12 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kontribut monetar mbi banesen

    Pershendetje
    Nisur nga fakti se banesa nuk eshte rregjistruar ne emer te njerit prej bashkeshorteve, per rrjedhoje nuk mund te zbatohet ndarja e pasurise se vendosur gjate regjimit te perbashket martesor, edhe pse ju jetoni ne te apo mund te keni kontribuar ne ndertimin/blerjen e baneses.
    Nese ju arrini te vertetoni kontributin tuaj mbi kete pasuri te paluajtshme, atehere pretendimet tuaja per njohje pronesise duhet te ngrihen ne gjykaten civile.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/05 at 10:25 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pension bujqesor

    Pershendetje!
    Ka dy momente që duhen sqaruar për rastin tuaj.
    Së pari: Në rast se ju do te fitoni gjyqin me vendim për “Njohjen e viteve të punës”, atëherë Sigurimet Shoqërore e lidhin pensionin e pleqërisë nga momenti që duhej të përfitoje, së bashku me prapambetjet.
    Së dyti: Në rast se ju do te fitoni gjyqin me vendim “Vërtetimin e faktit juridik”, atëherë Sigurimet Shoqërore nuk e lidhin pensionin pleqërisë nga momenti që të ka lindur e drejta, por nga momenti që Vendimi gjyqësor ka marrë formë të prerë (kjo është praktika e sigurimeve shoqërore).
    Në rastin e dytë duhet të hapësh gjyq në Gjykatën Administrative kompetente, për të kërkuar pensionet e prapambetura nga momenti që të ka lindur e drejta. Praktika gjyqësore përgjithësisht i ka dhënë të drejtë shtetasve).

    Go to comment
    2021/02/05 at 10:16 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshimi i mbiemrit

    Pershendetje
    Ligji Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per gjendjen civile” i ndryshuar, nuk lejon mbajten e dy mbiemrave per shtetasit shqiptar, te regjitruar ne gjendjen civile. Per kete arsye, Zyrat e Gjendjes Civile nuk mund ta kryejne nje procedure te tille pa percaaktuar se cilin mbiemer deshironi te mbani pas martese. Ne rastin e marteses, bashkeshortet duhet te zgjedhin te mbajne mbiemrat e tyre respektive ose mund te marrin mbiemrin e bashkeshortit/bashkeshortes. Ne rastin tuaj, ju duhet te paraqiteni prane Zyres se Gjendjes Civile ku keni vendbanimin tuaj, se bashku me Aktin e Marteses, Certifikaten Martesore, Certifikate Familjare/Personale (te perkthyera dhe te legalizuara), Vertetim Banimi etj, dhe te gjitha dokumentat e tjere, te nevojshme dhe te kerkuar nga nenpunesi i Gjendjes Civile, per te bere te te munduar regjitrimin e Aktit te Marteses dhe trankriptimin e te dhenave ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile.
    Legjislacioni shqiptar parashikon rastet e ndryshimi te mbiemrit te cilat jane: 1. per shkak te martese ne perputhje me Kodin e Familjes ; 2. Per shkak te papershtatshmerine ne perputhje me ligjin “Per gjendjen civile”.
    Duke qene se ju ndodheni ne kushtet e pikes 1 (si me siper), ju keshilloj te dergoni prane Zyres perkatese te gjendjes civile, nje kerkese ku ne mbeshtetje te nenit 57/1 dhe 57/2 te kerkoni ndryshimin e mbiemrit, pasi doni te mbani mbiemrin e bashkeshortit tuaj. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/05 at 10:07 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Korigjim i gabimit ne deftese

    Pershendetje. Dokumentet ligjore qe vertetojne gabimet ne emer, jane vetem dokumentet e gjendjes civile. Do t’ju sUgjeronim qe pervec certifikates personale, te paraqisnit ne gjykate: vertetimin e banimit qe ju lidh me shkollat perkates (per te vertetuar qe keni qene ne ate qytet, dhe nese eshte e mundur ne ate lagje); vertetim negativ nga zyra e gjendjes civile, nese nuk e keni cuar, (dokument i leshuar nga gjendja civile, qe verteton se nuk ka nje person me gjeneralitetet sipas emrit tuaj gabim, me ate datelindje, atesi dhe mbiemer).
    Gjykata mund te marre vendim ne seancen tjeter, nese tashme ceshtja eshte kaluar ne seace gjyqesore. Nese jeni ende ne seance pergatitore, atehere gjykata nuk merr vendim, por e kalon ceshtjen ne seance.

    Go to comment
    2021/02/05 at 9:41 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Denimi

    Pershendetje,

    Modeli i rehabilitimit i parashikuar ne nenin 69 te Kodit Penal eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen, te cilat jane:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtëdhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale

    Pra, qe ju te konsideroheni i padenuar dhe rrjedhimisht deshmia juaj e penalitetit te dale e paster, duhet te plotesohen dy kushte: te kene kaluar X vite (ne varesi te mases se denimit qe ju eshte dhene me vendim gjyqesor) nga momenti i perfundimit te denimit tuaj dhe ju te mos kryeni veper tjeter penale gjate kesaj periudhe.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/05 at 9:40 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Debitor kredie

    Pershendetje. Kalimi i kredive pa miratimin e debitorit eshte ne perputhje me ligjin. Lidhur me vleren e detyrimit, ne cilesine e pales kredimarrese, por edhe te ligjit per mbrojtjen e konsumatorit, keni te drejte qe te beni nje kerkese per informacion per te pare vleren e detyrimit te papermbushur, interesat, si dhe kamatevonesat per mospermbushje ne kohe te kesteve, pasi vetem me kete informacion mund te verifikoni nese vlera e detyrimit eshte e sakte, apo eshte e rritur ne menyre fiktive.
    Nese ceshtja kalon ne permbarim, atehere permbaruesi ka te drejte qe te mbaje nga paga juaj vleren e detyrimit, duke ju lene vetem minimumin jetik, i cili duke mos qene i percaktuar me akt nenligjor, pergjithesisht eshte sa vlera mujore e ndihmes ekonomike.
    Ju keni te drejte te kerkoni nga kreditoret nje rikonfigurim te kredise, ne kushtet kur nuk keni mundesi te paguani detyrimin te gjithe, pra te shtrihet ne kohe dhe te percaktohen keste me te vogla.

    Go to comment
    2021/02/05 at 8:23 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Zgjatja e kontrates

    Pershendetje. Kontrata e punes eshte e vlefshme edhe nese nuk eshte e lidhur me shkrim. Ne rastin tuaj kontrata eshte ne forme te shkruar dhe e regjistruar ne protokollin e shoqerise. Edhe ne rast se pretendohet nga shoqeria qe kontrata nuk eshte e rregullt, ne baze te ligjit “Per noterine” komunikimi me e-mail ligjerohet nga noteri me ane te procesverbalit noterial, pra ju keni mundesine te vertetoni se dokumenti ka ardhur nga e-maili i shoqerise.

    Go to comment
    2021/02/04 at 10:02 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndarja e tokes femijeve

    Pershendetje. Pyetja juaj nuk eshte shume e qarte, lidhur me cfare toke doni t’u ndani femijeve tuaj. Nese jeni kryefamiljar i familjes bujqesore, atehere regjistrimi i tokes ne emer te te gjithe anetareve behet duke depozituar ne Agjencine Shteterore te Kadastres, certifikaten e perberjes familjare te dates 1 gusht 1991.
    Nese ju keni ne pronesi nje pasuri tuajen, qe doni ta ndani ndermjet femijeve tuaj, atehere keni te drejte te beni kontrate dhurimi prane noterit, ku te kaloni pronesine e pasurise tuaj tek femijet tuaj.
    Nese keni ne pronesi nje pasuri, ku ju jeni perfaqeues i familjes bujqesore, qe doni ta ndani me anetaret e tjere te familjes, atehere keni te drejte te beni kontrate pjestimi prane noterit.

    Go to comment
    2021/02/04 at 6:22 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Blerja e shtepise

    Pershendetje. Kunati juaj nuk mund te kete asnje te drejte mbi pasurine qe blen bashkeshorti dhe vjehrri juaj, pasi keta te dy do te jene pronaret e kesaj pasurie mbi baze te kontrates se blerjes. Ne rast se vjehrri juaj nderron jete pa lene testament, atehere ate do e trashegojne ne 1/2 pjese bashkeshortja, nese eshte gjalle dhe femijet do te ndajne midis tyre ne pjese te barabarta pjesen tjeter, ose te gjithe. Pra ne kete rast kunati juaj do te kete te drejten qe te trashegoje babain e tij. Nenshkrimi i nje deklarate tani, gjate kohes qe babai eshte gjalle nuk ka asnje pasoje dhe nuk eshte e vlefshme per kohen kur do te celet trashegimia.

    Go to comment
    2021/02/04 at 6:20 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndarja e tokes ne fshat

    Pershendetje. Ne baze te ligjit 7501 per te pasur te drejten per te perfituar toke, personi duhet te ishte pjese e familjes bujqesore, pra te ishte ne certifikaten familjare ne dt.1 gusht 1991. Nese deri tani, akti i marrjes se tokes ne pronesi, nuk eshte rishikuar nga ana e Prefektit, ne baze te ligjit per rishikimin e akteve te marrjes se tokes ne pronesi, me ligjin e ri 20/2020, edhe nese nuk eshte regjistruar ne ASHK, nuk behet rishikimi i vlefshmerise se AMTP-ve te dhena perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji.

    Go to comment
    2021/02/04 at 6:17 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Qeraja/Taksa e shfrytezimit te truallit

    Pershendetje. Ligji 20/2020 rregullon menyren e fitimit te pronesise se trojeve shteterore, mbi te cilat jane pasuri tashme te privatizuara. Per te proceduar me procesin e privatizimit duhet te prisni miratimin e akteve nenligjore perkatese. Per momentin ende nuk eshte miratuar Vendimi i Keshillit te Ministrave perkates.
    Lidhur me pagesen e truallit, ligji percakton se kalimi i pronesise do te behet:
    a) pa pagesë, për trojet e ndërtesave me funksion banimi;
    b) kundrejt pagesës, sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshilli të Ministrave, për trojet e ndërtesave me funksion social-ekonomik.

    Go to comment
    2021/02/04 at 10:35 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leja e lindjes

    Pershendetje
    Ju bejme me dije se mjafton te keni 12 muaj e siguruar per te perfituar lejen e lindjes per cdo rast perfitimi( lindje)
    Neni 27 i Ligjit “Per sigurimet shoqerore ne RSH” i ndryshuar, percakton se “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi”.
    Pra, ne vleresimin tim, nuk eshte e nevojshme qe ju te paguani sigurimet shoqerore per keto 3 muaj, pasi sipas ligjit ju tashme i plotesoni 12 muaj periudhe sigurimi. Faleminderi

    Go to comment
    2021/02/03 at 10:54 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Proces legalizimi

    Pershendetje,
    Per te kerkuar informacion ne lidhje me fazen procedurale ne te cilen ndodhet dosja juaj per trajtim, prane ASHK Drejtoria Vendore Durres, apo ASHK Drejtoria e Pergjithshme ne Tirane, ju mund te percillni nje kerkese per informacion se bashku me te dhenat e dosjes, per te kerkuar verifikimin e trajtimit te dosjes suaj. Kerkesa juaj, mund te percillet ne rruge postare, ose nepermjet llogarise suaj personale ne e-albania, ne portalin e bashkeqeverisjes, “shqiperiaqeduam.al” https://shqiperiaqeduam.al/. Institucioni shteteror, ka detyrimin ligjor per t’ju kthyer pergjigje brenda 10 dite pune.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/03 at 4:37 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Në vijim te pyetjes: Diferencat e pensionit (2)

    Pershendetje
    Se pari, ju duhet te ezauroni rrugen administrative, duke ju drejtuar DRSSH per perfitimin e diferencave .
    Ne vijim, pasi te ndiqni rrugen administrative duke bere edhe ankimin tek organi eperor, nese nuk ju njihet diferenca, do te administroni dosjen e plote te praktikes dhe kete diferencen do ta kerkoni ne gjykaten Administrative.
    Dokumentacioni bashkangjitur do jete :
    Kopje e praktikes se pencionit
    Vendimi i perfitimit te Degese se DRSSH
    Vendimi i Komisionit te Anikimit
    Libreze pune
    Fotokopje ID
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/03 at 9:16 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Rivleresim i pasurise

    Pershendetje,
    Nese pasuria eshte ende e rregjistruar ne emer te shitesit qe e keni blere para disa vitesh (persa kohe referoni qe shitja nuk eshte bere me dokumente), atehere ai ka te drejte te beje rivleresimin e pasurise. Kjo per te minimizuar edhe detyrimet tatimore te kalimit te se drejtes se pronesise, qe sipas ligjit i takojne po shitesit, ne momentin e aplikimit per rregjistrimin e kontrates se shitjes qe do lidhet midis jush.
    Si rregull, bleresit te pasurise i takojne vetem pagesa e tarifave noteriale (per kontraten e shitjes), si dhe tarifat e sherbimit ne ASHK per rregjistrimin e kontrates se shitjes dhe pajisjen me certifikate pronesie ne emrin e tij.
    Nese keni rene dakord me palen tjeter per te kunderten, ateheret pagesat do te behen nga ana juaj. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/03 at 9:03 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Trusti

    Pershendetje
    Ju informojme se ne Shqiperi nuk egziston nje praktike e tille.
    Pensioni familjare perfitohet ne rastet kur plotesohen Kushtet si meposhte :
    a) E veja, kur është:
    – Mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç;
    – E paaftë për punë;
    – Ka mbushur moshën 55 vjeç.

    b) Burri i ve, kur është:
    – Mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç;
    – I paaftë për punë;
    – Ka mbushur moshën 60 vjeç.

    c) Jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë;
    d) Prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë etj

    e) Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në këtë rast ata trajtohen si jetimë;

    f) I/e veja humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.
    Ne lidhje me trust-in nuk eshte nje praktike e zbatuar ne shtetin shqiptare
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/02 at 10:08 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Diferencat e pensionit

    Pershendetje
    Ka dy momente që duhen sqaruar për rastin tuaj.
    Së pari: Në rast se e ke fituar gjyqin me vendim për “Njohjen e viteve të punës”, atëherë Sigurimet Shoqërore e lidhin pensionin e pleqërisë nga momenti që duhej të përfitoje, së bashku me prapambetjet.
    Së dyti: Në rast se e ke fituar gjyqin me vendim “Vërtetimin e faktit juridik”, atëherë Sigurimet Shoqërore nuk e lidhin pensionin pleqërisë nga momenti që të ka lindur e drejta, por nga momenti që Vendimi gjyqësor ka marrë formë të prerë (kjo është praktika e sigurimeve shoqërore).
    Në rastin e dytë duhet të hapësh gjyq në Gjykatën Administrative kompetente, për të kërkuar pensionet e prapambetura nga momenti që të ka lindur e drejta.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/02 at 8:48 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ceshtje martesore

    Pershendetje
    Ne vijim te pergjigjes se kolegut, ju keshilloj:
    Ne radhe te pare, ju duhet te beni regjistrimin e marteses se kryer ne Maqedoni , duke paraqitur dokumentacionin e nevojshme prane zyrave te gjendjes civile ketu ne Shqiperi. Legjislacioni shqiptar parashikon rastet e ndryshimi te mbiemrit te cilat jane: 1. per shkak te martese ne perputhje me Kodin e Familjes ; 2. Per shkak te papershtatshmerine ne perputhje me ligjin “Per gjendjen civile”.
    Duke qene se ju ndodheni ne kushtet e pikes 1 ju keshilloj te dergoni prane Zyres perkatese te gjendjes civile, nje kerkese ku ne mbeshtetje te nenit 57/1 dhe 57/2 te kerkoni ndryshimin e mbiemrit pasi doni te mbani mbiemrin e bashkeshortit tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/02 at 6:13 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ceshtje martesore

    Pershendetje,
    Ligji Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per gjendjen civile” i ndryshuar, nuk lejon mbajten e dy mbiemrave per shtetasit shqiptar, te regjitruar ne gjendjen civile. Per kete arsye, Zyrat e Gjendjes Civile nuk mund ta kryejne nje procedure te tille. Ne rastin e marteses, bashkeshortet duhet te zgjedhin te mbajne mbiemrat e tyre respektive ose mund te marrin mbiemrin e bashkeshortit/bashkeshortes. Ne rastin tuaj, ju duhet te paraqiteni prane Zyres se Gjendjes Civile ku keni vendbanimin tuaj, se bashku me Aktin e Marteses, Certifikaten Martesore, Certifikate Familjare/Personale (te perkthyera dhe te legalizuara), Vertetim Banimi etj, dhe te gjitha dokumentat e tjere, te nevojshme dhe te kerkuar nga nenpunesi i Gjendjes Civile, per te bere te te munduar regjitrimin e Aktit te Marteses dhe trankriptimin e te dhenave ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/02 at 5:10 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Plotesim pensioni

    Pershendetje,

    Prane Drejtorise Rajonale te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, ju duhet te paraqisni kerkesen per ri-perllogaritjen e mases se pensionit, duke ju referuar periudhes se kontributeve te paguara gjate kohes qe keni qene i punesuar ne sektorin privat (sic keni referuar me lart). Kerkeses duhet t’i bashkengjisni librezen e punes dhe cdo dokumentacion tjeter, qe keni dhe qe mund t’ju kerkohet, per te vertetuar periudhen ne te cilen keni punuar dhe keni derdhur kontributet perkatese. Ne varesi te pergjigjes se Drejtorise Rajonale te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, ju mund do te perfitoni shtesen ne masen tuaj te pensionit, ose ne rastin e nje pergjigjeje negative, ju duhet te ezauroni, ankimet administrative, perkatesisht prane Komisionit Rajonal te Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe Komisionit Qendror te Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Ne rast se edhe Komisioni Qendror i Institutit te Sigurimeve Shoqerore, ju kthen pergjigje neagtive dhe nuk pranon kerkesen tuaj, atehere referuar ligjit, brenda 45 diteve ju mund t’i drejtoheni Gjykates Administrative. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/02 at 4:58 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Bashkepronesi prone

    Pershendetje. Ju keni te drejte qe te kerkoni qe vendimi i gjykates te regjistrohet. Pavaresisht se ka kaluar nje kohe e gjate nga momenti qe eshte marre ky vendim ai ka fuqi ligjore. Ju do te detyroheni te paguani sanksionin administrativ per mosregjistrimin e vendimit ne kohe. Lidhur me vleren e sanksionit duhet t’i drejtoheni ASHK.
    Persa ju pyesni, nese ka te drejte bashkepronari qe ka shumicen e pjeseve te beje veprime pa miratimin e pjeses tjeter te bashkepronareve, kjo varet nga lloji i veprimit. Pronaret e shumices kane te drejte ta vene sendin ne hipoteke, por nuk mund ta tjetersojne.

    Go to comment
    2021/02/02 at 1:35 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Punesimi i funksionareve shteterore

    Pershendetje. Zv.Ministri zëvendëson ministrin dhe është pjesë e hierarkisë administrative vetëm kur zëvendëson ministrin.
    Nga sa më sipër kufizimet që zbatohen për Ministrin lidhur me punesimin, zbatohen edhe per zevendes ministrin. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise parashikon qe: Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.

    Go to comment
    2021/02/02 at 1:31 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Legalizim i paligjshem

    Pershendetje. Ju keni te drejte t’i drejtoheni me kerkese padi me objekt shfuqizimin e akteve administrative: Lejes se Legalizimit dhe VKM-se per shpronesimin (pikes perkatese qe trajton rastin tuaj). Ne cilesine e te paditurit do te therrisni Agjencine Shteterore te Kadastres, drejtorine rajonale vendore e cila ka shtrirjen territoriale perkatese dhe Keshillin e Ministrave. Duhet te kini parasysh qe padine ta paraqisni brenda 45 diteve nga momenti i pergjigjes se ASHK per ankimin.
    Lidhur me kallezimin, kalimi i disa muajve nuk perben problem per afatin, sa vepra e shperdorimit te detyres (apo edhe falsifikimit) e kane afatin disa vjecar.
    Duke qene se ju jeni jashte vendit, mund te beni nje prokure per nje avokat ne Shqiperi, te cilit t’i jepni te drejten t’ju perfaqesoje ligjerisht.
    Per momentin as kallezimi dhe as kerkese padia nuk mund te paraqiten elektronikisht.

    Go to comment
    2021/02/02 at 1:18 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Certifikate e trungut familjar

    Pershendetje

    Largimi/ndarja nga certifikata e trungut familjare behet zakonisht prane Zyres se Gjendjes civile dhe jo ne Gjykate. Per nje konsulte me te qarte ne lidhje me rastin tuaj, ju lutem na vini ne dispozicion nje kopje te vendimit gjyqesor qe referoni, duke na i derguar ne adresen info@juristionline.al

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/02 at 10:41 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Konsulte me avokat

    Pershendetje,

    Nese transmetimet e imazheve ne televizon dhe ne kanalet zyrtare ne YOUTUBE, jane kryer pa miratimin tuaj, duke demtuar imazhin tuaj dhe shkelur te drejtat tuaja te privatesise, ju keni te drejte te kerkoni, nepermjet nje kerkese me shkrim dhe te arsyetuar, prane AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) dhe prane AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) heqjen e ketyre imazheve nga kalanet zyrtare te televizonit.
    Gjithashtu, ju mund te kerkoni edhe drejteperdrejte ne platformen YOUTUBE, fshirjen e ketyre imazheve per te njejtat shkaqe, permes nje kerkese elektronike.

    Per te komunikuar me juristet e platformes, ju mund te telefononi ne numrin pa pagese 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/02 at 10:32 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per levizje jashte shteti me femije pas divorcit

    Pershendetje. Pavaresisht vendimit te gjykates per kujdestarine e femijes, autorizimi per te dale jashte vendit duhet te jete i shprehur ne forme konkrete ne vendim. Nese ju e keni pasur ne kerkesen e objektit te padise, dhe gjykata e ka pranuar, keni te drejte te levizni me femijen e mitur jashte vendit. Nese ne vendimin e gjykates percaktohet vetem e drejta per rritje dhe edukim te femijes, atehere kjo nuk ju jep te drejten per te dale jashte vendit. Per te dale me femijen jashte vendit ju duhet nje Deklarate noteriale nga prindi tjeter, ose nje vendim gjykate qe e autorizon kete gje specifikisht.

    Go to comment
    2021/02/02 at 10:19 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Informacion ne lidhje me procesin gjyqesor

    Pershendetje. I vetmi portal i unifikuar i gjykatave ne Republiken e Shqiperise eshte portali www.gjykata.gov.al. Ne kete portal, klikoni mbi gjykaten per te cilen jeni te interesuar dhe me pas shtypni emrin e pales per te cilen kerkoni informacion. Edhe pse informacioni del i koduar, nese ju klikoni emrin dhe mbiemrin e duhur, informacioni del. Ky portal nuk eshte i perditesuar ne menyre te rregullt nga te gjitha gjykatat, pra ju mund te mos e gjeni informacionin e kerkuar. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe Gjykata e Apelit Tirane, nuk jane pjese e ketij sistemi, pasi kane faqet e tyre perkatese. Per t’i aksesuar ju duhet kodi perkates i ceshtjes, qe mund te merret prane sekretare se gjyqtarit te ceshtjes. Nese keni nje person te aferm ne vend, mund te paraqitet prane informacionit te gjykates dhe te kerkoje informacionin e nevojshem.

    Go to comment
    2021/02/01 at 6:18 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Mbiemri pas zgjidhjes se marteses

    Përshëndetje,

    Neni 146 i Kodit të Familjes parashikon rastin e përdorimi të mbiemrit pas zgjidhjes së partesës, si më poshtë:
    “ Bashkëshorti që me lidhjen e martesës ka ndryshuar mbiemrin e tij, pas zgjidhjes së martesës merr mbiemrin që ka pasur para lidhjes së martesës. Gjykata, me kërkesën e bashkëshortit dhe kur është në interes të tij ose të fëmijëve, mund të lejojë që ai të mbajë mbiemrin që ka marrë me lidhjen e martesës.”
    Pra, nese ju deshironi te mbani mbiemrin qe keni marre me lidhjen e marteses, kete duhet ta kerkoni perpara gjykates gjate procesit per zgjidhjen e marteses, duke argumentuar se pse kjo eshte ne interesin tuaj. Eshte Gjykata ajo qe vendos nese ju mund ta mbani mbiemrin e ish-bashkeshorites ose jo, pas zgjidhjes se marteses. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/01 at 6:18 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Parashkrim Fitues

    Pershendetje. Fitimi i pronesise me parashkrim fitues eshte rast perjashtimor i fitimit te pronesise dhe zbatohet vetem ne ato raste kur asnje rregullim ligjor, veprim juridik, apo forme tjeter mund te zbatohet. Nisur nga kjo, eshte ne varesi te llojit te prones shteterore dhe nese ajo i nenshtrohet rregullimeve te ligjit 20/2020, nese ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates mbi bazen e fitimit te pronesise me parashkrim fitues pa titull, apo do te kerkoni privatizimin e kesaj pasurie mbi bazen e ligjit.

    Go to comment
    2021/02/01 at 6:15 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kontrata te reja pune si pasoje e ndryshimit te pages minimale

    Pershendetje
    Kodi i Punës kërkon që punonjësit të mos paguhen nën pagën minimale të vendosur nga Këshilli i Ministrave. Me ndryshimin e pages mininale, ju mund te beni nje aneks kontrate me reference kontraten e meparshme te punes te lidhur midis paleve, ne te cilen do te pasqyrohen edhe ndryshimet perkatese ne lidhje me pagen. Aneksi do te duhet te firmoshet nga te dyja palet (punedhenes/punemarres). Faleminderit,

    Go to comment
    2021/02/01 at 10:30 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Mbrojtja ligjore ne procesin penal

    Pershendetje,

    Kodi i Procedures Penale ne nenin 58 pika ç parashikon se: “Viktima e vepres penale mund te kerkoje mbrojtes, dhe kur eshte rasti te perfitoje ndihme juridike falas, sipas legjislacionit ne fuqi”.

    Neni 11 i ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, parashikon se: Ndihma juridike i ofrohet personave të mëposhtëm, pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë së tyre:
    a) viktimave të dhunës në familje;
    b) viktimave të abuzuar seksualisht dhe viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, në çdo fazë të procedimit penal;
    c) viktimave të mitur dhe të miturve në konflikt me ligjin, në çdo fazë të procedimit penal;
    ç) fëmijëve, të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
    d) fëmijëve nën kujdestari, të cilët kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të tyre ligjor ose kundër kujdestarit të tyre ligjor;
    dh) personave që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, duke përfshirë edhe personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit;
    e) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit të pavullnetshëm në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor, sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor;
    ë) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit vullnetar në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor për sëmundjet e rënda mendore;
    f) personave, ndaj të cilëve kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, në çdo fazë të këtij procesi;
    g) personave, të cilëve u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, që kërkojnë të nisin një
    proces kundër kujdestarit të tyre ligjor, për rifitimin e zotësisë për të vepruar, pa miratimin e kujdestarit ligjor;
    gj) personave, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale;
    h) personave, të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përbën diskriminim, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga
    diskriminimi.

    Nese beni pjese ne nje kategorite e mesiperme, ju e keni te garantuar nga shteti avokatin falas. Ne varesi te vepres penale dhe te kushteve financiare ne te cilat ndodheni, ju mund te kerkoni nje avokat falas edhe si person i cili e ka te pamundur te perballoje nje avokat privatisht. Nese jeni ne faze hetimore kete duhet t’ja kerkoni organit hetimor. Nese jeni ne fazen e shqyrtimit gjyqesor kete duhet ta kerkoni gjate seances gjyqesore.
    Ju bej me dije se ne varesi te vepres penale mbrojta e viktimes se vepres penale behet nga organi akuzues. Ne parim, viktimes se vepres penale i garantohet nje avokat kryesisht.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/01 at 10:08 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Afatet e shqyrtimit te ankimit penal

    Pershendetje
    Kodi i Procedures Penale percakton afatin 15 ditor si afat brenda se cilitm nga momenti i dorezimit te akteve, duhet te gjykohet ceshtja. Ankimi shqyrtohet në dhomë këshillimi, brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga marrja e akteve (neni 329 paragrafi 3 i KPP).
    Megjithate duke pasur parasysh kapacitetet aktuale te gjykatave, periudhen e pandemise apo arsye te tjera objektive, shqyrtimi i ceshtjes mund te behet edhe pertej ketij afati. Sipas percaktimeve ligjore gjykimi i ceshtjes duhet te behet brenda 15 diteve. Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/01 at 9:45 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Fshirja e denimit penal

    Pershendetje,

    Ne radhe te pare ju duhet te shkarkoni nga portali e-Albainia, Çertifikaten e Gjendjes Gjyqesore (Deshmi Penaliteti). Nese ne kete dokument ju reflektohet se jeni i denuar, atehere ju nuk mund te aplikoni ne pozicione pune prane administrates publike (ne perputhje me nenin 21 te ligjit 152/2013 “Per nepunesin civil”). Ne varesi te viteve te denimit qe keni marre dhe qe pasqyrohen ne Çertifikaten e Gjendjes Gjyqesore do te mund t’ju kthejme nje pergjigje se sa kohe duhet per fshirjen e denimit nga ky dokument, me qellim qe te quheni si i padenuar ne perputhje me nenin 69 te Kodit Penal. (instituti i rehabilitimit)

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/02/01 at 9:29 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on E drejta per levizje jashte shtetit

    Pershendetje. Se pari, varet nese ju keni leje qendrimi ne Gjermani, apo keni shtetesi gjermane. Nese ju dhe femija juaj keni shtetesi gjermane, atehere rregullat qe zbatohen jane ato te shtetit gjerman dhe jo atij shqiptar, duke qene se per te marre shtetesine gjermane duhet te hiqni dore nga ajo shqiptare. Nese ju keni leje qendrimi dhe keni shtetesi shqiptare, per te levizur jashte vendit me femijen tuaj, do t’ju duhet t’i drejtoheni gjykates per te kerkuar autorizmin per te levizur jashte vendit. Per te marre kete vendim, gjykata therret edhe nje ekspert psikolog dhe per kete zhvillohet nje proces me rreth tre seanca gjyqesore. Nisur nga situata e gjyqesorit ne Shqiperi, nuk mund t’ju themi se sa mund te zgjase kjo si periudhe. Megjithate, ju mund te caktoni nje avokat dhe te dergoni nje prokure perfaqesimi, duke i dhene mundesine qe ta nise procesin pa qene ju e pranishme ne vend.

    Go to comment
    2021/01/31 at 10:31 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Mbrojtja ligjore ne procesin penal

    Pershendetje,
    Mbrojta ligjore e detyrueshme ne procesin penal i perket vetem te pandehurit dhe caktohet kryesisht nga gjykata, nese i pandehuri apo familjaret e tij nuk kane mundesi te pajtojne mbrojtes ligjor.
    Ne rastin tuaj, nese kerkoni te mbroni te drejtat tuaja gjate procesit, duhet te siguroni mbrojtes ligjor privatisht ose nese beni pjese ne kategorite perfituese te ndihmes juridike dytesore falas, mund te plotesoni formularet perkates dhe dokumentacionin perkates dhe t’i depozitoni ato ne organin procedues qe ka nisur hetimet. Nese ju plotesoni kriteret ligjore, atehere do t’ju caktohet nje avokat falas nga dhoma vendore e avokatise. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/31 at 4:58 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Libreza e punes

    Pershendetje. Libreza e punes kerkohet nga VKM 77, dt.28.01.2015, “Per kontributet e detyrueshme dhe perfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqerore dhe sigurimi i kujdesit shendetesor”. Konkretisht ne kete akt percaktoeht: “Libreza e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimit të kujdesit shëndetësor është dokumenti me të cilin pajiset çdo kontributpagues, që evidenton kontributet e paguara dhe shërben si dokument bazë individual për realizimin e së drejtës për përfitime e shërbime. Instituti i Sigurimeve Shoqërore realizon prodhimin dhe plotëson kërkesat e punëdhënësve dhe të vetëpunësuarve me librezat e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, kundrejt pagesës së çmimit nga ana e tyre.”
    Ne paraqitjen e dokumenteve te pensionit, ne aplikimin per vende te ndryshme pune, libreza e punes eshte nje dokument qe verteton ne menyre te permbledhur historikun e punesimit te punemarresit. Nje element i rendesishem i librezes se punes eshte mundesia qe punemarresi te vertetoje marredhenien e punes edhe ne rastet kur punedhenesi eshte me keqbesim dhe nuk ka bere deklarimin perkates. Libreza e punes ka ne forme te shkruar dhe arsyen e largimit te punemarresit nga puna, ne seksionin perkates. Kjo eshte mjaft e rendesishme ne rastet kur largimi behet pa deshiren e punemarresit dhe ne kundershtim me dispozitat e Kodit te Punes.

    Go to comment
    2021/01/31 at 4:17 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kujdestaria e femijes

    Pershendetje. Vendimi se cilit prej prinderve do t’i lihet femija per rritje dhe edukim e merr gjykata, pasi shqyrton rrethanat e rastit dhe pasi degjon ekspertin psikolog te thirrur per kete qellim. Psikologu analizon atashimin e femijeve me te dy prinderit dhe kushtet e jeteses se secilit prej tyre. Ne varesi te moshes se femijes, gjykata merr edhe mendimin e tij perpara se te vendose. Ne shumicen e rasteve, vecanerisht per mosha te vogla, femijet i lihen nenes, dhe babai ka te drejten qe t’i takoje ne orare te caktuara dhe detyrimin qe te paguaje pensionin mujor.

    Go to comment
    2021/01/31 at 4:07 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndalimi i konkurrences

    Pershendetje. Ndalimi i konkurrences behet me marreveshje te paleve kontraktore, punedhenesit dhe punemarresit, pra asnje prej tyre nuk eshte i detyruar ta nenshkruaje. Qe punemarresi te jete i detyruar te zbatoje marreveshjen e ndalimit te konkurrences, duhet qe ai te kete pasur dijeni per sekrete te lidhura me veprimtarine e punedhenesit, si dhe vetëm nëse punedhenesi i ofron punëmarrësit, gjatë periudhës së ndalimit, jo më pak se 75 për qind të pagës që ai do të merrte po të
    vazhdonte të punonte për punëdhënësin.

    Go to comment
    2021/01/31 at 4:03 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Afatet e shqyrtimit te ankimit penal

    Pershendetje
    Kodi i Procedures Penale percakton se
    Ankimi shqyrtohet në dhomë këshillimi, brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga marrja e akteve. ( referuar nenit 329 pika 3 e K.Pr Penale)
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/30 at 7:54 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mbeturinat

    Pershendetje,

    Ne kushtet ne te cilat ndodheni, duke qene se keni ezauruar ankesat ne rruge administrative , vleresoj se e vetmja rrugezgjidhje per problemin tuaj eshte ajo gjyqesore. Ju duhet te inicioni nje gjyq civil, padi mohuese (Neni 302 Kodi Civil), ku te kerkoni nga fqinji pushimin e cenimit te prones, si dhe t’ju shperbleje demet qe ju ka shkaktuar.
    Nese jeni subjekt i Ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, ju mund te plotesoni formularet dhe dokumentacionin perkates per marrjen e nje avokati falas, ne perputhje me parashikimet e ketij ligji.

    Padia mohuese
    Neni 302
    Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cenon në pronësinë e tij, por pa u zhveshur nga posedimi, të pushojë cenimin dhe të mos përsërisë këtë në të ardhmen, dhe, kur është rasti të shpërblejë dëmet që mund t’i ketë shkaktuar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/30 at 7:37 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Gjykata Apelit Tirane

    Përshëndetje! Data e caktimit të seancës gjyqësore është në varësi të numrit të kërkesave të depozituara si dhe ngarkesës së gjyqëtarëve.
    Në rast se çështje gjyqësore administrative i plotëson të gjitha kriteret ligjore, që të gjykohet në përputhje me parimet e gjykimit administrativ në një afat të arsyeshëm, Ju mund ti drejtoheni Gjykatës me anë të një kërkese me objekt përshpejtim i procedurave gjyqësore, duke u bazuar në zbatim të Vendimit nr.78, dt.30.05.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për kalendarin e shqyrtimit të çështjeve në Gjykatën e Apelit”. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/30 at 4:22 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Dhuna

    Përshëndetje! Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 “PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE” , përcakton se:
    Në rast të dhunës në familje, viktima për të kërkuar urdhër mbrojtie mund t’i drejtohet me anë të një kërkese postës së policisë më të afërt (të zonës ku banon ose ndodhet), njësisë përkatëse vendore (komunë, bashki), qendrës shëndetësore të zonës ku banon apo ndodhet ose me kërkesë-padi gjykatës së rrethit të vendbanimit, vendndodhjes së saj ose të dhunuesit/es, për të marrë masat e nevojshme.

    Kërkesën për urdhër mbrojtjeje mund ta paraqesin: a) vetë viktima; b) përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës; c) policia / prokuroria.

    Neni 14 i këtij ligji parashikon se forma e kërkesë-padisë është :
    1. Kërkesë-padia për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes dhe urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes duhet të përmbajë edhe:
    a) të dhëna personale rreth familjes ose marrëdhënieve farefisnore mes viktimës dhe dhunuesit;
    b) përshkrimin e qartë të fakteve dhe rrethanave, në të cilat ka ndodhur akti i dhunës në familje, duke përfshirë arsyet që sqarojnë cenimin e sigurisë, të shëndetit apo të mirëqenies së viktimës nga i/e padituri/a (dhunuesi/ja) të parashikuara në nenin 3 pikat 1 dhe 2 të këtij ligji;
    c) masat mbrojtëse të posaçme që kërkohen;
    ç ) nënshkrimin e kërkuesit.

    2. Kërkesë-padia për urdhër mbrojtjeje mund të paraqitet në çdo kohë para gjykatës nga ana e personave që legjitimohen për ta kërkuar atë. Në rastet kur kërkohet ndihmë e menjëhershme, kërkesa mund të plotësohet dhe të paraqitet pranë komisariatit më të afërt të policisë dhe punonjësi i policisë vepron në përputhje me ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

    3. Për hartimin e kërkesë-padisë, përgatitjen e akteve dhe paraqitjen e tyre në gjykatë kërkuesi asistohet nga një avokat falas.

    4. Kërkuesi shkarkohet nga taksat e gjykatës. Me daljen e urdhrit të mbrojtjes, shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës që ka ushtruar dhunë në familje. Në rast të kundërt, shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

    5. Kërkesë-padia regjistrohet në një regjistër të veçantë dhe protokollohet ditën e dorëzimit të saj.

    Për këshillim ligjor falas dhe më tepër informacion, ju mund të telefononi në numrin jeshil 0800 10 10, nga e hëna në të premte, ora 08:00-14:00. Faleminderit.

    Go to comment
    2021/01/30 at 4:10 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Mbeturinat

    Pershendetje! Ju mund t’i drejtoheni gjykates ne baze te nenit 302 te Kodit Civil me padi mohuese.
    Padia mohuese parashikon se: Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cenon në pronësinë e tij, por pa u zhveshur nga posedimi, të pushojë cenimin dhe të mos përsërisë këtë në të ardhmen dhe kur është rasti, të shpërblejë dëmet që mund t’i ketë shkaktuar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/30 at 4:05 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Amnisti

    Përshëndetje! Ende nuk eshte miratuar ligji per amnistine 2021.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/30 at 12:55 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Gjyqi

    Përshëndetje! Data e caktimit të seances gjyqësore është në varësi të numrit të kërkesave të depozituara si dhe ngarkesës së gjyqëtarëve.
    Në rast se çështje gjyqësore i plotëson të gjitha kriteret ligjore, që të gjykohet në përputhje me parimet e gjykimit në një afat të arsyeshëm, Ju mund ti drejtoheni Gjykatës me anë të një kërkese me objekt përshpejtim i procedurave gjyqësore. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/30 at 12:50 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Fshirja e denimit penal

    Pershendetje,

    Ne nenin 21, germa “d” e Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, percaktohet se: Per pranimin në shërbimin civil, një kandidat duhet të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
    Nderkohe, ne nenin 69 te Kodi Penal parashikohen rastet kur personat qe kane kryer denim quhen të padënuar. (instituti i rehabilitimit).

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/29 at 8:14 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Detyrime financiare te pretenduara nga punedhenesi

    Pershendetje. Se pari, qe punedhenesi te kerkoje pagimin e nje demshperblimi nga punemarresi duhet te kete nje vendim gjykate qe njeh demin material. Se dyti, kerkesat paraqiten deri ne tre vite nga zgjidhja e marredhenieve te punes. Afati i parashkrimit, pra afati tre vjecar, vlen vetem per te drejten per t’ju drejtuar gjyjates, por perjashtohen rastet kur personi e paguan vullnetarisht detyrimin.

    Go to comment
    2021/01/29 at 8:13 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Njohje e viteve te punes para 1994

    Pershendetje. Procesi gjyqesor zhvillohet ne gjykaten civile, ku ka vendbanimin aktual te personi. Ju mund ti drejtoheni gjykates qe tani, pa pritur te vije koha e daljes ne pension. Per kete duhet te paraqisni ne gjykate pergjigjen e DRSSH si dhe te Arkives se DRSSH.

    Go to comment
    2021/01/29 at 8:09 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Prokure per femijen per te dal jashte shtetit

    Përshëndetje! Në rastet kur autorizimi për të dalur jashtë shtetit nuk jepet në mënyrë vullnetare nga prindërit, atëherë keni munësi t’i drejtoheni gjykatës, me anë të një kërkese me objekt lëshim autorizimi për të lëvizur bashkë me të miturin jashtë Shqipërisë, për të vizituar të afërmit në rastin tuaj.
    Gjykata duke pasur në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës, vendos nëse do ta miratojë ose jo autorizimin për lejimin e daljes së fëmijës jashtë Shqipërisë me njërin nga prindërit. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/29 at 8:04 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on VKM-te e ligjit 20/2020

    Përshëndetje! Aktualisht eshtë miratuar vetëm VKM-ja Nr.827, dt.30.09.2020, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objekteve pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim”.
    VKM-ja sipër cituar është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 190, datë 02 Nëntor 2020, për më tepër informacion, lutem aksesoni në linkun e mëposhtëm: https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/190/48285a77-06a1-498e-bb04-8cb3707b1acc. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/29 at 7:52 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Mbrojtja e nevojshme

    Përshëndetje! Qe të ndodheni para institutit të mbrojtjes së nevojshme duhet të respektohen disa kërkesa lidhur me sulmin e mbrojties.
    Kërkesat lidhur me sulmin janë:
    1. Burim sulmi jane veprimet e njëriut, kërkesë e domosdoshme kjo që e dallon mbrojtien e nevojshme nga nevoja ekstreme.
    2. Sulmi duhet të jetë I padrejtë, veprimtari e njëriut që I drejtohet për të vënë në rrezik direkt të drejtat ose interest e një personi të mbrojtura me ligj.
    3. Sulmi duhet te jetë I castit, aktual.
    4. Sulmi duhet të jetë I vërtet, pra ai ekziston objektivisht.
    Përsa I përket kushteve të mbrojtjes janë:
    1. Kundërsulmi duhet vetëm të cënojë të drejtat e sulmuesit.
    2. Mbrojtia lejohet për sprasjen e një sulmi kundër jetës, shëndetit, të drejtave e interesave të personit.
    3. Mbrojtja nuk duhet të kapërcej kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.

    Mbrojtja e nevojshme parashikohet nga Neni 19 I Kodit Penal, I cili parashikon:
    “ Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit. Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.” Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/28 at 11:37 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mbrojtja e nevojshme

    Pershendetje

    Baza ligjore e mbrojtjes se nevojshme percaktohet neni 19 te Kodit Penal.
    Ne vijim gjeni dispoziten e plote ku percaktohen dhe kushtet qe konsiderohet mbrojtje e nevojshme.
    ‘Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit.

    Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.’ ( referuar nenit 19 te KP. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/28 at 11:13 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Deshmi penaliteti

    Përshëndetje! Ju mund të aplikoni për t’u pajisur me Certifikatë te Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit) permes shërbimit elektronik ne portalin e-Albania. Shërbimi elektronik “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)” ju mundëson qytetarëve të marrin online certifikatën e gjendjes gjyqësore me vulë elektronike i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person ka qënë i dënuar ose jo. Certifikata me vulë elektronike e gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
    Për më tepër, ju lutem referohuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13259. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/28 at 11:08 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Kerkese per certifikate personale

    Përshëndetje! Ju mund të aplikoni per pajisjen me certifikate personale permes shërbimit elektronik ne portalin e-Albania. Shërbimi elektronik “Certifikatë personale” ju mundëson të shikoni dhe verifikoni të dhënat personale dhe të gjeneroni certifikatën personale me vulë elektronike. Ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë. Për më tepër, ju lutem referohuni:
    https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=38. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/28 at 10:59 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Mbiemri pas martese

    Përshëndetje! Neni 51 i Kodit të Familjes, parashikon se: “ Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet. Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave.”
    Sa më sipër, në momentin e lidhjes së martesës ju mund të mbani mbiemrin tuaj ose ta ndryshoni atë, duke marrë mbiemrin e bashkëshortit tuaj. Pra, ligji nuk te detyron per mbajtjen e mbiemrit të bashkëshortit, eshte zgjedhja juaj se cilin mbiemer do te mbani pas martese. Gjithashtu, ligji nuk parashikon mundesine e mbajtjes se te dy mbiemrave. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/28 at 10:37 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dosje Penale

    Pershendetje,

    Sipas dokumentit bashkangjitur pyetjes tuaj, rezulton se ceshtja ka kaluar prane Prokurorise se Shkalles se Pare, per veprime te metejshme hetimore.
    Gjatë kohës që kryhen hetime, deri para përfundimit të tyre, Prokuroria ka detyrimin ligjor të lajmërojnë për të marrë të dhënat dhe për të pyetur në lidhje me rrethanat dhe faktet e ngjarjes.
    Qenia nën hetim nuk nënkupton domosdoshmërish fillimin e një procedimi penal. Prokurori mund të vendosë mosfillimin e procedimit penal, ose pushimin e çështjes (për kundravajtjet penale e bën vetë neni 328 KPrP), (për krime bën kërkesë në gjykatë për pushimin e çështjes neni 329 i KPrP).
    Në rast se prokuroria e konsideron se ekziston fakti penal dhe ka te dhena se kjo lidhet me personin tuaj, bën kërkesë në gjykatë për dërgimin e çështjes në gjyq.
    Te orientoj t’i drejtohesh prokuorise me nje kerkese zyrtare per informacion, mbi statusin e procedimit penal qe pretendoni se eshte hapur ndaj jush. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/28 at 9:11 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Verifikim dhe heqje espulsi

    Pershendetje. Kerkesa per verifikim eshte nje kerkese te cilen ka te drejte ta beje cdo person i interesuar, ose perfaqesuesi i tij ligjor i pajisur me prokure. Ne varesi te shtetit prane te cilit kerkoni informacionin varet dhe nese kerkesa duhet te behet ne gjuhen e vendit, apo mund te behet dhe ne anglisht, por ne cdo rast nuk mund te behet ne shqip. Ne varesi te shtetit varet edhe nese kerkesa mund te dergohet me ane te postes se thjeshte, apo edhe asaj elektronike. Per te marre informacion ju nuk duhet te bashkengjisni asnje dokument tjeter, pervec nje kopje te pasaportes suaj.
    Nderkohe lidhur me heqien e ekspulsit, kjo do te thote qe duhet te kerkoni nga autoritetet e nje prej shteteve anetare te BE (ose te asociuara Norvegji, Zvicer) qe te marrin nje vendim per te hequr ndalimin per hyrjen qe ju eshte dhene per ne zonen Shengen. Per te paraqitur nje kerkese te tille duhet qe te keni nje shkak te ligjshem. Shkak i ligjshem konsiderohet bashkimi familjar me nje shtetas te nje prej shteteve anetare, ose nje kontrate pune ne nje prej shteteve anetare.

    Go to comment
    2021/01/28 at 4:55 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Tërheqje padie

    Pershendetje,

    Paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë nga gjykimi i padisë. Në këtë rast gjykata
    vendos pushimin e gjykimit.
    Paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë krejtësisht ose pjesërisht nga e drejta e padisë.
    Në këtë rast padia rrëzohet dhe paditësi nuk ka të drejtë të ngrejë përsëri po këtë padi.(referuar nenit 201 K.Pr Civile ).
    Pra, ju mund ti drejtoheni Gjykates me kerkese per heqje dore nga gjykimi i padise ose nga e drejta e padise. Nuk ka asnje kosto, pervec shpenzimeve sic jane bere deri ne ate moment. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/28 at 10:19 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontribute te papagura nga kompania private

    Pershendetje.Nga dokumentacioni qe keni derguar rezulton se periudha per te cilen ju kerkoni pagesen e pagave dhe derdhjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore, eshte me shume se tre vjet. Kodi i Punes parashikon qe punemarresit kane te drejte t’i drejtohen gjykates per cdo pretendim qe rrjedh nga kontrata e punes, brenda tre viteve. Pra ju duhet qe brenda ketij afati t’i ishit drejtuar gjykates se Korces dhe te kerkonit pagesen e pagave dhe derdhjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Ndjekja e ceshtjes penale, pavaresisht llojit te denimit qe vendoset nga gjykata nuk zgjidh problemin civil qe eshte pagesa e pagave dhe e detyrimeve. Pra si perfundim, duke qene se tashme afati ligjor ka kaluar, ju nuk mund t’i drejtoheni gjykates civile.

    Go to comment
    2021/01/28 at 8:04 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Udhetim i femijes jashte vendit me prinder te divorcuar

    Pershendetje
    Autorizimi per te dale me femijen e mitur jashte shtetit mund te jepet vullnetarisht nga prindi tjeter, ose mund t’i kerkohet gjykates. Nisur nga kushtet qe referoni, atehere ju si prind mund te paraqesni nje kerkese ne gjykate me objekt leshim autorizimi për të lëvizur bashkë me të miturin jashtë Shqipërisë, sipas nevojës, që mund të jetë për arsye shëndetësore, arsye turistike, për të vizituar të afërmit, etj.
    Gjykata vlereson situaten rast pas rasti nëse kushtet e paraqitura janë në interesin më të lartë të fëmijës dhe vendos nese do te miratoje apo jo autorizimin per lejimin e daljes se femijes. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/27 at 9:23 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Certifikate divorci

    Përshëndetje! Ju mund t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, ku është kryer procedura e zgjidhjes së martesës, për të tërhequr një kopje të vendimit të zgjidhjes së martesës.
    Gjithashtu, ju bëjmë me dije se Certifikata Personale tregon statusin civil (martuar/divorcuar/etj). Ju keni mundësi qe nëpërmjet shërbimit elektronik “Certifikatë personale” pranë portalit e-Albania, të shikoni dhe verifikoni të dhënat personale, si dhe të mund te gjeneroni certifikatën personale me vulë elektronike. Ne kete rast aplikimi do te duhet te behet nga nena juaj.
    Per me teper, ju lutem referohuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=38. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/27 at 7:58 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mospagimi i sigurimeve shoqerore

    Pershendetje. Pavaresisht nese vendosni t’i drejtoheni gjykates, apo jo, ju keni te drejte te beni nje ankim prane Inspektoriatit te Punes. Nderkohe duhet qe per aplikimin per pagesen e papunesise (asistencen) te merrni nje pergjigje me shkrim nga ISSh. Kjo do t’ju vleje per t’ia shtuar objektit te padise (nese vendosni t’i drejtoheni gjykates) detyrimin e ish punedhenesit per te paguar shumen qe ju do te perfitonit nga sigurimet, ne formen e shperblimit te demit, se bashku me kerkimin per pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.

    Go to comment
    2021/01/27 at 5:52 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontrate sipermarrje

    Pershendetje. Persa kohe ju keni lidhur nje kontrate me afat dhe tashme afati ka kaluar, atehere ju duhet t’i dergoni nje njoftim noterial shoqerise ndertuese, duke i bere me dije faktin qe per shkak te kalimit te afatit tashme kontrata eshte e zgjidhur. Ne vijim duhet te aplikoni prane ASHK per te hequr regjistrimin e kontrates se sipermarrjes nga seksioni i shenimeve te vecanta te karteles se pasurise. Per kete nuk ju duhet miratimi i shoqerise sipermarrese. Nje mase tjeter qe ju keni te drejte te beni eshte edhe te njoftoni Bashkine perkatese per perfundimin e afatit te kontrates, ne menyre qe te mos miratohet Leja e ndertimit ne emer te sipermarrjes.
    Ne cdo rast, nese nuk arrini ta zgjidhni ceshtjen si me siper, keni te drejte t’i drejtoheni me kerkese padi, me objekt zgjidhje e kontrates se sipermarrjes dhe shperblimin e demit te shkaktuar nga vonesa e shoqerise sipermarrese.

    Go to comment
    2021/01/27 at 5:49 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ndihme per procesin gjyqesor ne apel

    Pershendetje,

    Nisur nga situata qe parashtroni ne pyetjen tuaj, vleresoj se ju mund te perfitoni ndihme ligjore falas (avokat falas). Ne vijim po ju parashtroj shkurtimisht se cfare parashikon ligji, si dhe procedurat qe duhet te ndiqni per te perfituar kete sherbim falas.

    Ne baze te ligjit nr. 111/2017 “Per Ndihmen Ligjore Falas te Garantuar nga Shteti”, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj (sipas nenit 11 dhe 12), ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti.
    Ne faqen e jurisitit online, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) ose (https://ndihmajuridike.gov.al/index.php/dytesore/), mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas (kategorite e vecanta ose personat me te ardhura te pamjaftueshme)

    Per te perfituar ndihme juridike dytesore (avokat falas), duhet t’i drejtoheni Gjykates e cila po trajton ceshtjen tuaj. Ne gjykate duhet te paraqesni formularin e plotesuar per kerkese per ndihme juridike dytesore dhe formularin per kategorite e vecanta ose formularin e vetedeklarimit te te ardhurave dhe pasurive. Se bashku me fomularet perkates te plotesuar, duhet te depozitoni dhe dokumentat e tjere mbeshtetes dhe me pas gjykata merr vendim ne lidhje me kerkesen tuaj per ndihme juridike dytesore. Ne zbatim te vendimit te gjykates ju caktohet avokati, i cili do t’ju ndihmoje ne hartimin e akteve dhe duke ju perfaqesuar perpara gjykates per zgjidhjen e marteses.

    Per me shume informacion, si dhe per t’ju asistuar ne plotesimin e formulareve, ju mund te drejtoheni prane Qendrave te Ndihmes Ligjore/Klinikave Ligjore ose te telefononi ne numrin e gjelber falas 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/27 at 4:09 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Legalizimi i prones se babait

    Pershendetje. Ligji per privatizimin e banesave shteterore parashikonte dy kushte per t’i dhene personave te drejten te privatizonin nje banese: te banonin ne te dhe te ishin pjese e certifikates familjare (personat madhore), ne dt.01.12.1992. Nisur nga sa ju parashtroni ne momentin e miratimit te ligjit dhe lidhjes se kontrates, e vetmja qe kishte ne posedim apartamentin ishte njerka juaj, e cila ligjerisht ka pasur te drejten qe te nenshkruante kontraten e privatizimit.

    Go to comment
    2021/01/27 at 3:14 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Korrigjim gabimi

    Pershendetje

    Gabimet ne dokumentet shkollore per te cilat ka kaluar kaq shume kohe, mund te behen vetem me ane te Gjykates, duke kerkuar korrigjimin e akteve ne baze te nenit 388 te K.Pr.Civile. Si prove mund te paraqisni ne gjykate dokumente te tilla si: aktet e gjendjes civile, si dhe nje vertetim nga shkolla per periudhen se kur keni kryer studimet. Persa kohe keni edhe gabime ne emer, do t’ju duhet te paraqisni edhe nje vertetim negativ nga Zyra e Gjendjes Civile, qe te vertetoje se nuk ekziston nje person me te dhenat e gabuara, sic rezulton ne dokumentin e shkolles.

    Nga ana e gjykates nuk do te nderhyhet ne Diplomen/deftesen tuaj fizikisht, pasi kjo nuk mund te ndodhe, por ne cdo rast qe ju do perdroni Diplomen/deftesen do t’i bashkengjisni vendimin e gjykates qe pranon korrigjimin. Ligjerisht eshte njesoj dhe kjo vlen edhe brenda dhe jashte vendit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/27 at 3:12 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mbi titullin e pronesise se shtepise

    Pershendetje. Per cdo kerkese, informacion apo ankese qe keni lidhur me titullin tuaj te pronesise (pavaresisht origjines) duhet t’i drejtoheni Agjencise Shteterore te Kadastres, drejtorise vendore perkatese.

    Go to comment
    2021/01/27 at 3:11 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Afatet per njoftimin e deklarates se mbrojtjes

    Pershendetje. Kodi i Procedures Civile parashikon qe gjykata i jep kohe pales se paditur per te depozituar deklaraten e mbrojtjes dhe provat qe e shoqerojne deri ne 30 dite, pra mund t’i jape me pak, por jo me shume. Ne kete periudhe nuk llogaritet koha e nevojshme per te kryer njoftimet nga gjykata apo sherbimi postar. Afati per secilen pale fillon nga momenti qe merr dijeni.
    Kodi i Procedures Civile nuk parashikon afat se kur gjykata dueht te caktoje seancen pergatitore dhe/ose gjyqesore. Ne kushtet aktuale, te Covidit dhe Vetingut vonesat ne gjykate jane te zakonshme, per shkak te mbingarkeses ne pune te gjyqtareve, te cilet kane nje numer te larte ceshtjesh ne shqyrtim.

    Go to comment
    2021/01/27 at 3:10 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshimi i mbiemrit si pasoje e divorcit

    Pershendetje

    Ne nenin 146 te Kodit te Familjes percaktohet: “Bashkëshorti që me lidhjen e martesës ka ndryshuar mbiemrin e tij, pas zgjidhjes së martesës merr mbiemrin që ka pasur para lidhjes së martesës. Gjykata, me kërkesën e bashkëshortit dhe kur është në interes të tij ose të fëmijëve, mund të lejojë që ai të mbajë mbiemrin që ka marrë me lidhjen e martesës”.

    Nese ju deshironi te mbani mbiemrin qe keni marre me lidhjen e marteses, kete duhet ta kerkoni perpara gjykates gjate procesit per zgjidhjen e marteses, duke argumentuar se pse kjo eshte ne interesin tuaj. Eshte Gjykata ajo qe vendos nese ju mund ta mbani mbiemrin e ish-bashkeshorites ose jo, pas zgjidhjes se marteses. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/27 at 3:07 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Hapja e nje biznesi

    Pershendetje. Cdo shtetas i huaj ka te drejte te regjistroje nje veprimtari tregtare ne Shqiperi. Per t’u regjistruar duhet te aplikoni prane Qendres Kombetare te Biznesit. Dokumentacioni i nevojshem per regjistrim varet nga forma e organizimit qe ju do te zgjidhni. Ju mund te zgjidhni te regjistroheni si person fizik, apo ne nje nga format e shoqerive tregtare. Personat fizike te huaj, duhet ta bejne aplikimin prane Qendres Kombetare te Biznesit fizikisht, ndersa shtetasit shqiptare aplikimin e bejne nepermjet portalit qeveritar e-albania.

    Go to comment
    2021/01/27 at 2:59 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ankimi ne apel

    Pershendetje
    Nese ju pretendoni se nuk jane kryer hetime te plota dhe gjykata e ka pushuar ceshtjen, ju ne kerkesen tuaj ankimore, duhet te kerkoni ndryshimin e vendimit te gjykates dhe rikthimin e ceshjes per hetime te metejshme ne Prokurorine e Shkalles se Pare. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/27 at 8:35 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Rekurs ne Gjykaten e Larte

    Pershendetje
    Per shkak te ngarkeses se krijuar, si dhe per shkak te mungeses se plotesimit te nr te gjyqtareve, Gjykata e Larte ka qene jo funksionale per nje periudhe te gjate, ndaj dhe eshte krijuar mungesa e shqyrtimit te ceshtjeve brenda nje afati te shpejte/arsyeshem. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/27 at 8:29 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Vertetim nga Prokuroria dhe Gjykata

    Përshëndetje!

    Ju duhet te drejtoheni prane Gjykates dhe Prokurorise se Rrethit Gjyqesor ku keni vendbanimin per marrjen e vertetimeve. Keto dokumente sherbejne per te vertetuar, respektivisht qe nuk keni proces gjyqesore te hapur, si dhe qe nuk jeni person nen hetim.
    Per marrjen e ketyre vertetimeve eshte e nevojshme te keni nje kopje te kartes se identitetit, si dhe te paguani taksen e pulles prej 200 leke.
    Vertetimet merren te nesermen e aplikimit ose edhe brenda dites ne varesi te fluksit te punes ne institucionet perkatese.

    Ne lidhje me Certifikaten e Gjendjes Gjyqesore (deshmia e penalitetit), ju mund të aplikoni permes portalit e-Albania. Shërbimi elektronik “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)” ju mundëson qytetarëve të marrin online certifikatën e gjendjes gjyqësore me vulë elektronike i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person ka qënë i dënuar ose jo. Ju lutem referojuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13259

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/26 at 1:50 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Korrigjim i gabimit material

    Pershendetje. Se pari, rezultati i procesit varet nga dokumentacioni dhe provat e tjera te paraqitura ne gjykate. Nese provat jane te plota gjykata do e pranoje korrigjimin e dokumentit. Ky proces ne pergjithesi zhvillohet me dy seanca: nje pergatitore dhe nje gjyqesore. Ne fund te procesit ju nuk pajiseni me diplome te re, pasi diploma leshohet vetem nje here. Gjithashtu nuk behen as ndryshime ne Amzen e shkolles, por ju i bashkengjisni vendimin e gjykates, cdo Vertetimi qe do te merrni nga shkolla dhe nga pikepamja ligjore, kjo eshte plotesisht e vlefshme.

    Go to comment
    2021/01/26 at 1:46 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Prokure per pushime

    Pershendetje. Nje i mitur nen 18 vjec, mund te levize jashte kufirit i shoqeruar nga njeri prind, vetem me ane te nje deklarate noteriale te leshuar nga prindi tjeter, qe e autorizon daljen jashte te te miturit, ose nese ka nje vendim gjykate per kete qellim. Koha e levizjes jashte nuk ka asnje rendesi, pasi autorizimi nuk kerkohet per ditet qe i mituri eshte jashte vendit, por per daljen nga kufiri.

    Go to comment
    2021/01/26 at 1:22 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dy biznese ne te njejtin ambjent

    Pershendetje. Ligjerisht nuk ka asnje pengese qe dy aktivitete tregtare te ushtrojne veprimtarine ne te njejtin ambient. Ajo qe ligji kerkon eshte qe secili prej jush te kete nje kontrate te rregullt qiraje, huaperdorje, apo titull pronesie, mbi pasurine ne te cilen eshte regjistruar adresa.
    Problemet e tjera qe ju shtroni nuk jane ligjore, prandaj nuk mund t’ju japim keshillim se si t’i adresoni si problematika.

    Go to comment
    2021/01/26 at 11:00 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Trashegimia Ligjore

    Pershendetje,

    Kodi Civil percakton qarte rradhen e trashegimtareve ne rastin kur bashkeshortet nuk kane pasardhes (femije). Kjo parashikohet ne nenin 361, paragrafi 3, sipas te cilit:
    “Kur përveç bashkëshortit, nuk ka trashëgimtarë të tjerë, të radhës së parë, në trashëgimi thirren ata të radhës pasardhëse, të parashikuar në nenin 363 të këtij Kodi dhe kur nuk ka të tillë, thirren trashëgimtarët e radhës tjetër pasardhëse, të parashikuar në nenin 364 të këtij Kodi. Në çdo rast bashkëshorti merr 1/2 pjesë të trashëgimit.
    Kur nuk ka trashëgimtarë të radhëve të sipërme, trashëgimi i mbetet bashkëshortit pasjetues”.

    Pasuria e krijuar gjate marteses i nenshtrohet bashkesise ligjore, qe do te thote se bashkeshortet prezumohet se jane bashkepronare ne pjese te barabarta te kesaj pasurie, persa kohe nuk pretendohet e kunderta.
    Pra, referuar dispozitave te trashegimise ligjore, ju do te trashegoni edhe nga pjesa e pasurise se bashkeshortit tuaj te ndjere, krahas pjeses tuaj takuese me 1/2 pjese mbi kete pasuri. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/26 at 10:01 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nderrimi i mbiemrit pas marteses. A duhet nderruar dhe pasaporta menjehere?

    Pershendetje
    Pershendetje. Pasaporta eshte e drejte dhe jo detyrim. Kjo do te thote qe nuk ka ndonje afat se kur duhet te aplikoni per nje pasaporte me te dhena te ndryshuara.

    Pas lidhjes së martesës në shtetin e huaj, dokumenti i martesës (certifikatë martese /ekstrakt akt martese) i legalizuar, përcillet për regjistrim në shërbimin e gjendjes civile në Shqipëri në zyrën e gjendjes civile, ku bashkëshorti shqiptar ka vendbanimin.
    Lidhja e marteses nuk eshte shkak thelbesore per ndryshimin e lejes, ne cdo moment nje certifikate martese sqaron situaten ne lidhje me ndryshimin e mbiemrit
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/26 at 8:30 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Procedura per biresimin

    Përshëndetje!

    Në bazë të nenit 30, Ligjit Nr. 9695, datë 19.03.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, i ndryshuar, përcaktohet se:
    Shtetasit shqiptarë, që dëshirojnë të birësojnë fëmijë të huaj ose shqiptarë, rezidentë jashtë Republikës së Shqipërisë, duhet t’i drejtohen Komitetit me kërkesë, së cilës t’i bashkëlidhin të gjithë dokumentacionin e parashikuar në nenin 18 të këtij ligji.
    Këshilli drejtues, pasi verifikon nëse ekzistojnë kushtet, vendos për:
    a) përshtatshmërinë e aplikantëve birësues, duke pasur parasysh të gjithë informacionin për identitetin e tyre, për familjen, gjendjen shoqërore dhe shëndetësore, si dhe ndryshimet kulturore ose 11 fetare të fëmijës;
    b) dërgimin tek autoriteti kompetent i huaj të dokumentacionit, të vendimit të përshtatshmërisë dhe të karakteristikave të fëmijës, që aplikanti dëshiron të birësojë.

    Pra, sa më sipër, ju duhet t’i drejtoheni Komitetin Shqiptar të Birësimit.
    Për më tepër informacion, ju lutem referohuni: Ligjit Nr. 9062, datë 08.05.2003, “Kodi i Familjes, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 9695, datë 19.03.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, i ndryshuar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/25 at 7:30 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Heqja e ekspulsit me mbarimin e afatit

    Pershendetje

    Duhet të shikoni me kujdes afatin e ndalimit të përcaktuar në letrën e dorëzuar tek ju nga autoritetet e shtetit dëbues. Kujdes! Heqja e dëbimit (espulsit) nuk bëhet automatikisht pas përfundimit të afatit të përcaktuar në të. Për heqjen e tij, duhet t’i drejtoheni autoriteteve të shtetit që ka lëshuar urdhër dëbimin (espulsin). Kerkesa duhet te jete e perkthyer ne gjuhen e gjermane, duke i bashkelidhur nje kopje te dokumentit tuaj te identifikimit. Kerkesen mund ta dergoni permes sherbimit postar.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/25 at 6:59 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Kontrate qiraje

    Përshëndetje! Një nga kushtet për t’u pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri është paraqitja e kontratës se blerjes ose të marrjes me qira të ndërtesës së banimit, në përputhje me standardet e banimit në Republikën e Shqipërisë ose çdo dokument tjetër që provon strehimin e garantuar në Shqiperi.
    Kontrata e qirasë duhet të hartohet në përputhje me Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë. Sipas nenit 803 te ketij Kodi, per ndërtesat që përdoren për banim, kontrata e qirasë nuk mund të lidhet për një kohë më të gjatë se pesë vjet.
    Ne lidhje me pyetjen tuaj mbi formen e kontrates se qirase, vleresoj se kontrata e qirase se baneses duhet të bëhet me akt noterial. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/25 at 12:53 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Informacion mbi ndryshimin e mbiemrit pas divorcit

    Pershendetje,

    Ne lidhje me aplikimin per pasaporte shqiptare do te duhet te ndiqni proceduren e shpjeguar nga kolegia ne pergjigjen paraardhese permes portalit e-Albania. Nese vendimi i gjykates per zgjidhje martese eshte rregjistruar ne aktet e gjendjes civile ne Shqiperi, atehere pasaporta shqiptare do dale me mbiemrin tuaj te vajzerise.
    Ne lidhje me shqetesimin tuaj nese ndryshimi i mbiemrit do t’ju hape probleme me aplikimin per rinovimin e dokumentave italiane, kjo ceshtje rregullohet nga rregullat e brendshme te shtetit italian, per te cilat juristet e platformes nuk disponojne informacion. Ne cdo rast, vleresojme se duhet te depozitoni prane autoriteteve italiane nje kopje te vendimit gjyqesor per zgjidhje martese, te perkthyer, te noterizuar dhe me vule apostile, se bashku me nje certifikate personale tuajen, ne te cilen reflektohet fakti se jeni e divorcuar dhe keni marre mbiemrin e vajzerise. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/25 at 10:22 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Demtim prone private

    Pershendetje,

    Ne kushtet ne te cilat ndodheni, vleresoj se e vetmja rrugezgjidhje per problemin tuaj eshte ajo gjyqesore. Ju duhet te inicioni nje gjyq civil, padi mohuese (Neni 302 Kodi Civil), ku te kerkoni nga fqinji pushimin e cenimit te prones, si dhe t’ju shperbleje demet qe ju ka shkaktuar.
    Nese jeni subjekt i Ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, ju mund te plotesoni formularet dhe dokumentacionin perkates per marrjen e nje avokati falas, ne perputhje me parashikimet e ketij ligji.

    Padia mohuese
    Neni 302
    Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cenon në pronësinë e tij, por pa u zhveshur nga posedimi, të pushojë cenimin dhe të mos përsërisë këtë në të ardhmen, dhe, kur është rasti të shpërblejë dëmet që mund t’i ketë shkaktuar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/25 at 9:53 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion mbi ndryshimin e mbiemrit pas divorcit

    Pershendetje,

    Ne lidhje me proceduren e aplikimit per pasaporte te re shqiptare, ju bejme me dije se shtetasit shqiptare qe jetojne jashte vendit mund te aplikojne permes portalit e-Albania ne linkun ne vijim https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765 . Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe aplikanti ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Qytetari është i detyruar të paraqitet më pas në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/25 at 9:41 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Drejtim mjeti ne gjendje jo te rregullt

    Pershendetje
    Ju mund t’i drejtoheni zyres se permbarimit shteterore ose privat, per te kerkuar ekzekutimin e vendimit gjyqesor, per pjesen e disponimit ku shprehet per kthimin e sendit (makines). Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/25 at 9:28 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion mbi kalim kufiri me pasaporte

    Pershendetje,

    Per te udhetuar ne Itali nuk keni nevoje per vize. Shtetasit shqiptarë mund të qëndrojnë ne Itali, për 90 ditë brenda një periudhe 6 mujore. Numërimi i ditëve të qëndrimit fillon në momentin e hyrjes së parë. Nga data e hyrjes së parë llogaritet 6-mujori përgjatë të cilit, shtetasit nuk mund të kalojnë afatqëndrimin prej 90 ditësh. Për hyrje-dalje të shkurtra, afati i qëndrimit është shuma e ditëve për secilin udhëtim.

    Motivi i vetëm i qëndrimit pa vizë në hapësirën e vendeve të Schengen-it është qëndrimi afatshkurtër për qëllime turizmi, kontakte pune, biznesi, aktivitete kulturore dhe vizita familjare. Shtetasit nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë qëndrimin pa vizë për qëllime punësimi, trajtime shëndetësore ose shkollim. Për të qëndruar përtej afatit 90 ditor për 6 muaj, shtetasit janë të detyruar të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë të tipit D). Pajisja me vizë D garanton marrjen e lejes së qëndrimit, për qëndrim afatgjatë.

    Kërkesë parësore per udhetimin është paraqitja e pasaportës së vlefshme biometrike. Në përputhje me motivin e udhëtimit shtetasi është i detyruar të justifikojë me dokumente mbështetëse, nëse kërkohen, motivin e udhëtimit dhe aftësinë e tij për të përballuar financiarisht udhëtimin. Autoritetet kufitare të huaja, kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e shtetasit, i cili nuk është në gjendje të justifikojë motivin e udhëtimit.
    Hyrja në hapësirën Shengen u refuzohet personave, të cilët më parë janë dënuar nga njëri prej vendeve të zones Schengen, për mosrespektim të legjislacionit të qëndrimit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/24 at 10:35 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndryshimi i vendimit te gjykates

    Pershendetje. Platforma juristionline ofron ndihme ligjore paresore, pra keshillim, orientim dhe informacion ligjor, por jo perfaqesim ne gjykate. Vendimin e gjykates ju tashme duhet ta keni ankimuar. Ne momentin qe nga ana e Gjykates Administrative te Apelit, te caktohet data e gjykimit, ju keni te drejte qe vete, apo nepermjet nje perfaqesuesi ligjor, te paraqisni me shkrim, spjegime shtese ne mbeshtetje te ankimit.

    Go to comment
    2021/01/24 at 8:05 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Martese me nje shtetas te huaj ne Shqiperi

    Përshendetje,

    Ju informojme se juristet e platformes ofrojme informim dhe keshillim ligjor vetem ne lidhje me legjislacionin shqiptar dhe jo ate te huaj, prandaj nuk ju informojme dot se cila eshte menyra me e mire per ju per perfitimin e vizes apo bashkimit familjare ne Britani.

    Më poshtë po ju informoj mbi procedurat dhe dokumentet qe duhet te paraqesin shtetasit per Lidhje Martese, sipas legjislacionit shqiptar:
    – Përpara lidhjes së martëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët ose personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme, te cilet duhet të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”.
    – Lidhja e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi.

    Në rastin kur njeri nga bashkëshortët është shtetas i huaj dhe lidhja e martesës bëhet pranë një zyre të gjëndjes civile në Shqipëri, proçedura është e njëjtë:

    – Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë. Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile. Në Shqipëri përkthehen (nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe noterizohen.
    – Akti i martesës nënshkruhet në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/24 at 2:47 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Sigurimet

    Pershendetje,
    Neni 27 i Ligjit “Per sigurimet shoqerore ne RSH” i ndryshuar, percakton se “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi”.
    Ne ligj nuk eshte percaktuar qe domosdoshmerisht te keni qene ne nje vend pune apo te keni sigurime te panderprera, por mjafton qe ju te keni 1 vit e siguruar per te perfituar leje lindje. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/23 at 8:37 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Formular per rregjistrim te mases se sekuestros

    Pershendetje
    Ne lidhje me plotesimin e formularit do te duhet te shenoni ne te vetem te dhenat qe kane te bejne me vendimin gjyqesor – objekt ekzekutimi, si dhe te dhenat tuaja personale. Cdo e dhene tjeter qe lidhet me Zyren Permbarimore (NIPT, etj) do te duhet te merret prane institucionit perkates. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/23 at 6:27 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Asistenca e papunesise

    Përshëndetje!

    Në bazë të VKM-së Nr. 161, datë 21.3.2018 “Për pagesën e së ardhurës nga papunësia”, përfitojnë të ardhura nga papunësia të gjithë personat e siguruar, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 53, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përkatësisht:
    1. Personat e siguruar përfitojnë të ardhura papunësie, në rast se:
    Ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia” vetem nese plotesohen kushtet e mëposhtme:
    – Të keni kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, (për cdo rast përfitimi).
    – Të jeni regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    – Të keni paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës prane Zyres se Punes, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
    – Të pranojni të punësohen ose të kualifikohen kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit;
    – Nuk merrni përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

    Ju duhet të aplikoni për të përfituar të ardhura nga papunësia pranë Zyrave të Punësimit, duke paraqitur dokumentacionin, si më poshtë vijon:
    a) Kërkesë për aplikim;
    b) Librezë pune;
    c) Dokument identiteti (fotokopje);
    ç) Vërtetim për ndjekjen e arsimit të mesëm, për fëmijët në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, dhe për personat që ndjekin arsimin e lartë apo janë të paaftë (KMCAP), deri në moshën 25 vjeç.

    Në rast se plotësoni kushtet e sipër cituara, u paguhet e ardhura e pagesës së papunësisë në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet shoqërore, derdhur nga punëdhënësi, si më poshtë vijon:
    -3 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 1 vit.
    -6 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 3 vjet.
    -9 muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 5 vjet.
    -12 muaj, për personat me një periudhë kontributi mbi 10 vjet.
    -Personat gra mbi 50 vjeç dhe burra mbi 60 vjeç përfitojnë pagesë papunësie 12 muaj, me kusht që të kenë kontribuar 1 vit në sigurimet shoqërore, për çdo rast përfitimi. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/23 at 6:00 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on VKM-te ne zbatim te ligjit nr 20/2020

    Pershendetje. Nuk mund t’ju japim nje afat, pasi Ligji 20/2020, “Per perfundimin e afateve te proceseve kalimtare te regjistrimit te pronesise” nuk parashikon afat per miratimin e akteve nenligjore te nevojshme nga ana e Keshillit te Ministrave. Aktualisht nuk ka nje akt nenligjor per perfundimin e regjistrimit te akteve te marrjes se tokes ne pronesi me ligjin “Per token”.
    I vetmi Vendim i Keshillit te Ministrave te miratuar deri tani eshte VKM Nr.827, dt.30.09.2020, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objekteve pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim”.

    Go to comment
    2021/01/23 at 4:52 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim emri

    Pershendetje,

    Ne nenin 57 te ligjit per “Per Gjendjen Civile”, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit/mbiemrit. Sipas kesaj dispozite te ligjit, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane taksative:
    1) papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emrave te papapershtatshem); dhe 2)korrigjimi i gabimeve.
    Pra, nese ndryshimi/shtimi i shkronjes se pretenduar eshte si pasoje e gabimit ne rregjistrim te ZGJC atehere mund te kerkoni te ndryshoni emrin ne te kundert vleresojme se kerkesa juaj per ndryshim emri nuk ploteson kriteret ligjore per t’u pranuar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/23 at 12:52 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Çështje pronësie

    Pershendetje. Objekti i padise duhet te jete: Fitimi i pronesise me parashkrim fitues pa titull (duke qene se keni vene si baze ligjore nenin 169 te Kodit Civil), per 1/2 pjese per ju dhe 1/2 pjese per bashkepronarin tjeter, per pasurine (beni nje pershkrim te pasurise).

    Go to comment
    2021/01/23 at 10:07 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne vijim te pyetjes: Legalizim prone (2)

    Pershendetje.
    Sic ju kemi shpjeguar edhe ne pergjigjen e pare, ALUIZNI fillonte procedurat per legalizimin e objekteve informale mbi bazen e aplikimit per legalizim. Aplikimi permbante nder te tjera: kerkesen per legalizim, qe nenshkruhej nga personi i cili pretendonte se e kishte ndertuar objektin; genplani; dokumente te tokes nese ishin; etj.. Ne rastin tuaj, kete aplikim duhet ta kishit paraqitur ju dhe jo babai juaj. Ne momentin qe dosja prane ALUIZNI eshte hapur ne emrin e babait tuaj, ne baze te ligjit ne emer te tij miratohet dhe leja e legalizimit dhe behet regjistrimi i pasurise ne regjistrat e pasurive te paluajtshme.
    Ligji i jepte mundesine personave te cilet pretendonin se ishin ne fakt pjeserisht apo plotesisht posedues dhe pronare reale te objektit informal qe t’i drejtoheshin me kerkese ALUIZNI-t, perpara miratimit te lejes se legalizimit. Kerkese qe ju me sa thoni nuk e keni e bere.
    ALUIZNI ne momentin qe paraqitet ne objektin informal ben matjet fizike dhe jo verifikimin kush eshte posedues, pasi pasuria mund t’i jepet familjareve ne huaperdorje, te jepet me qira, etj.. Eshte vete personi i interesuar, i cili duhet te vere ne levizje mekanizmat ligjore, duke kerkuar qe te perfshihet ne proces.
    Pronesia mbi token eshte faktor i rendesishem per ju per te provuar, se bashku me prova te tjera, qe keni qene ju qe e keni ndertuar objektin informal, por nuk perbente kusht qe ALUIZNI te refuzonte legalizimin ne emer te babait tuaj. Legalizimi i objekteve informale behet ne trojet e vete ndertuesit, apo ne troje ne pronesi te personave te trete. Nese toka ishte ne pronesi te nje personi te trete, atehere eshte shteti qe e kompenson pronarin e truallit.
    Aktualisht ju keni mundesi t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni qe te njiheni pronare mbi kete pasuri.

    Go to comment
    2021/01/23 at 10:03 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A perfitoj leje lindje ?

    Pershendetje
    Per cdo lindje mjafton te keni 12 muaj te siguruar.
    Ne rast se nena nuk e shfrytezon lejen e lindjes atehere mund ta shfrytezoje babai.
    Kjo e drejte percaktohet ne ligjin nr. 7703/1993 “Per sigurimet shoqerore ne RSh” (i perditesuar), ku ne nenin 27, pika 7 te tij percakton se: “Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna”. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/22 at 10:42 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkoj pronen time

    Pershendetje. Ne rastin e posedimit te paligjshem te prones, pronari i ligjshem mbrohet nga dispozitat e Kodit Civil. Ju duhet t’i drejtoheni gjykates se shkalles se pare civile ne qytetin ku jetoni, me nje kerkese padi me objekt: Detyrim njohje pronar. Lirim dhe dorezim sendi. Taksa gjyqesore per kete proces eshte 3,000 leke. Nese kerkoni dhe qirane e sendit per periudhen qe personi e ka mbajtur pa te drejte, do te paguani takse gjyqesore ne vleren e 1% te vleres qe do te kerkoni ne gjykate.

    Go to comment
    2021/01/22 at 9:08 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Sekuestro konservative

    Pershendetje. Pronari i mjetit eshte bleresi i ri, pavaresisht regjistrimit apo jo te kalimit te kontrates se tjetersimit te mjetit. Ne rastin tuaj, duhet t’i percillni kontraten permbaruesit, duke i terhequr vemendjen ne nenet 612 dhe 613 te Kodit te Procedures Civile qe parashikojne te drejten e personit te trete, qe eshte pronar i sendit qe te kerkoje ne gjykate perjashtimin e sendit nga sekuestrimi dhe shitja. Nese nga ana e permbarimit nuk veprohet duke e hequr sendin nga sekuestro, duhet t’i drejtoheni me kerkese padi gjykates, mbeshtetur ne nenin 612 te K.Pr.Civile.

    Go to comment
    2021/01/22 at 9:05 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Regjistri i barreve siguruese

    Pershendetje.
    Ne baze te Manualit te Permbarimit, rregullat per ekzekutimin e detyrimit nepermjet automjetit te debitorit, jane si me poshte:
    Ekzekutimi i vendimit të gjykatës apo të titujve të tjerë ekzekutivë mbi automjetin e debitorit bëhet me vendosjen e sekuestro mbi të. Sekuestrimi mbi automjetin kryhet në bazë e për zbatim të aktit të lëshuar nga përmbaruesi gjyqësor që urdhëron vënien e sekuestro. Me vendosjen e sekuestro mbahet procesverbali i sekuestrimit, e një kopje e këtij procesverbali i dorëzohet Degës rajonale të Drejtorisë së Transportit Rrugor, ku është regjistruar automjeti. Sekuestrimi i komunikohet detyrimisht debitorit, nga përmbaruesi gjyqësor. Njoftimi bëhet sipas rregullave për njoftimin e akteve gjyqësore.
    Pas sekuestrimit, nese nga debitori nuk eshte permbushur detyrimi, vijohet me shitjen e sendit ne ankand.
    faleminderit

    Go to comment
    2021/01/22 at 5:26 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Regjistrim hipotekor

    Pershendetje
    Taksa mbi të drejtën e kalimit të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme vendoset mbi ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e tjera të paluajtshme, mbi të drejtën e transferimit të kësaj pronësie.

    Ajo paguhet nga transferuesi i së drejtës mbi pasurinë e paluajtshme ( ne rastin tuaj ndertuesi), përpara regjistrimit, sipas legjislacionit në fuqi, pervec prastiti nese ju e keni percaktuar ndryshe sipas nje marreveshjeje qe keni rene dakort.

    Sipas udhëzimit nr. 29, datë 30.7.2018 “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme” percakton se : Investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si persona juridikë, (shoqëri tregtare) me objekt ndërtimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, nuk janë subjekt i “tatimit” mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Ata janë subjekt pagues vetëm të “taksës” vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme;
    Per me shume info mund te konsultoheni me linkun ne vijim https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/731/mbi-kalimin-e-se-drejtes-se-pronesise-se-paluajtshme-dhe-taksat-e-tatimet-qe-do-te-llogariten-

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/22 at 5:12 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kopje proces-verbali

    Pershendetje,

    Deshmia juaj mund te jete pjese e sekretit hetimore dhe ju nuk mund te dispononi nje kopje te deshmise. Nese informacioni qe ju keni qene deshmitare okular eshte i vlefshem per t’u paraqitur ne nje tjeter proces administrativ apo gjyqesore, ju mund te kerkoni qe kete ta marre gjykata.
    Disponim mbi dosjen dhe aktet e kane vetem palet ne proces.
    Vleresoj se ju nuk keni te drejte mbi pretendimet qe ju prarashtroni dhe aq me teper te kaloni ceshtjen ne gjykate.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/22 at 4:56 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shkelje rrugore

    Pershendetje

    Ndaj ketij vendimi mund te beni ankimim administrativ brenda afateve te caktuara prane Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut ku eshte vendosur Gjoba/Komisariati i Policise i qytetit.
    Prane cdo komisariati ekziston nje Komision i caktuar, i quajtur Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, i cili mblidhet ne data te caktuara, ne varesi te dates kur eshte marre masa, dhe shqyrton ankesat e bera ndaj masave administrative te aplikuara.

    Ne kete ankimim, i cili duhet te hartohet ne forme te shkruar, duhet te specifikoni qarte objektin, bazen ligjore dhe pretendimet tuaja, shpjegoni ne menyre te detajuar rrethanat e faktit, si dhe cdo parregullsi procedurale apo element tjeter provues qe mendoni se vlen per te mbeshtetur ankimin tuaj.
    Ju keshillojme t’i drejtoheni poseduesve te kamerave qe mund te sigurojne pamje ne lidhje me episodin e pretenduar nga ana juaj, qe te keni nje kopje dhe t’ia bashkangjitni ankimit tuaj.
    Nese nuk bini dakord as me vendimin e Komisionit te Shqyrtimit te Ankesave, atehere mund te ndiqni rrugen gjyqesore permes ngritjes se nje padie administrative.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2021/01/22 at 4:48 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shitja e tokes bujqesore

    Pershendetje,

    Ne nenin 24 te Ligjit 9632, date 20.10.2006 “Per taksat vendore” te ndryshuar percakaktohet se: “Zyrat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme nuk bëjnë regjistrimin apo çregjistrimin e pasurisë së paluajtshme, ndërtesë apo tokë bujqësore, nëse dokumentacioni i vërtetimit të pronësisë nuk shoqërohet edhe me vërtetimin e bashkisë, i cili konfirmon pagesën e taksave respektive që nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

    Nderkohe ne nenin 20 te ketij ligji percaktohet se: “1. Taksës mbi pasurinë e paluajtshme (perfshire ketu edhe taksen bujqesore) i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë apo përdorues të pasurive të mësipërme, në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre pasurive”.

    Pavaresisht se taksa aplikohet mbi pasurine e paluajtshme (token bujqesore), kjo takse paguhet nga pronari ose perdoruesi i saj. Ne kete rast, vleresoj se nje vertetim i leshuar nga bashkia/njesia administrative qe verteton pagesen e taksave vendore mbi pasurine dhe lejon kalimin e pronesise se pasurise do ishte korrekt nese, krahas identifikimit te sakte te te dhenave te pasurise -objekt vertetimi, te kete te percaktuar sakte edhe emrin e perfaqesuesit te familjes bujqesore te kesaj pasurie. Njesia administrative/Bashkia duhet te kete informacion edhe mbi gjendjen juridike fundore te pasurive qe ka nen juridiksionin e saj, dmth te di se kush jane pronaret fundore/perdoruesit e prones. Pra, ne kete menyre vertetimi nuk mund te leshohet per nje prone ne emer te perfaqesuesit te familjes qe ka nderruar jete. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/22 at 4:39 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Legalizim prone

    Pershendetje. Aplikimi per legalizim nenshkruhet nga personi i cili e ka ndertuar objektin informal dhe nuk ka rregull qe nenshkruhet nga kryefamiljari. Nese aplikimi eshte bere nga ana e babait tuaj, ne kuptim te ligjit te vitit 2006, ai konsiderohet se eshte ndertuesi i objektit informal dhe pasuria regjsitrohet ne emer te tij dhe eshte ne bashkepronesi te tij dhe te bashkeshortes se tij. Ligji i vitit 2006, mbi te cilin filloi procedura e legalizimit te ndertimeve informale shprehet se: “Pronar i ndërtimit pa leje” është personi fizik ose juridik, që ka kryer vetë ose ka qenë investitor i ndërtimit pa leje dhe vërteton se e posedon ose e disponon lirisht atë dhe parcelën ndërtimore, pavarësisht nga fakti se pronësia mbi to është e paregjistruar në emër të tij në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP).
    I vetmi rast kur babai mund te aplikonte, ne vendin tuaj, eshte nese ju ne momentin e aplikimit do te ishit i mitur, pra nen 18 vjec.
    Ju keni pasur te drejte qe gjate procesit te legalizimit te kerkonit qe legalizimi te behej ne emrin tuaj, duke paraqitur dokumentet e nevojshme qe e vertetonin ndertimin e baneses nga ana juaj dhe posedimin e saj prej jush. Aktualisht, kjo mund te behet vetem me ane te gjykates.

    Go to comment
    2021/01/22 at 4:16 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Info mbi sigurimin e pages

    Pershendetje. Per cdo informacion duhet t’i drejtoheni Zyres se Finances dhe/ose burimeve njerezore te punedhenesit tuaj, pasi mund te kete ndonje pasaktesi percjelljen e listepagesave prane drejtorise se tatimeve. Nese nuk eshte ky rasti, ju keni te drejte qe te kerkoni qe kontributet te derdhen ne perputhje me pagen tuaj, pasi ne te kundert kjo ju ndikon dhe ne pagesen e raporteve shendetesore qe behen nga fondi i sigurimeve.

    Go to comment
    2021/01/22 at 4:01 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shpjegime per dokumentacionin e kerkuar

    Pershendetje,

    Referuar dokumentacionit qe keni bashkelidhur, ju sqarojme:
    1) Fotokopje e dokumentit te vlefshem te udhetimit – do te thote fotokopje e pasaportes;
    2) dokument per akomodimin ne Shqiperi; – Kontratën e blerjes ose të marrjes me qira të banesës në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri ose çdo dokument tjetër që provon strehimin e garantuar në Republikën e Shqipërisë.
    3) vertetim te gjendjes gjyqesore me vule apostile; – ky dokument verteton qe jeni i padenuar dhe duhet ta merrni ne vendin e origjines ne Kosove ku keni patur qendrimin legal.
    4) vertetim e sigurimit shendetesor ne Shqiperi;
    5) certifikaten e marteses; – dokument qe lshohet nga zyrat e gjendjes civile, ku tregohet lidhja me ftuesin tuaj (bashkeshortja);
    6) fotokopje e dokumentit te identifikimit te ftuesit;
    7) mandat pagese leje qendrimi – prane Zyres Vendore te Emigracionit, ku keni vendosur vendbanimin.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/22 at 3:51 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ceshtje pronesie

    Pershendetje. Ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Rsh”, ka si objekt te tij, rregullimin e procedurave ligjore per regjistrimin e titujve te pronesise per pasurite e paluajtshme ne RSH, si dhe inventarizimit, transferimit, trajtimit dhe regjistrimit perfundimtar te tyre.
    Konkretisht, nepermjet ketij ligji synonhet qe te kryhen:
    1. Regjistrimi i titujve te pronesise per token bujqesore;
    2. Legalizim dhe regjistrimi i objekteve informale;
    3. Zgjidhja e probelmeve te pronesise ne zonat bregdetare dhe zonave te tjera te orientuara drejt turizmit;
    4. Inventarizimi i pronave shteterore;
    5. Perfundimi i procesit te privatizimit per trojet mbi te cilat ndodhen objekte te ndertuara perpara vitit 1991.
    Lidhur me piken e fundit, ligji ne nenin 2/1/e/ii, parashikon se do te trajtoje: ii) trojet e paprivatizuara të ndërtesave të shitura nga ndërmarrjet shtetërore përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarur dhe privatizimit”, të shfuqizuar;
    Pra do te trajtoje vetem privatizimin e trojeve mbi te cilat jane ndertuara objekte shteterore perpara 1991. Ne rastin tuaj, ju tashme e keni perfituar truallin dhe ligji nuk vepron ne kete rast.

    Go to comment
    2021/01/22 at 11:26 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kalim prone

    Pershendetje. Nese shtepia eshte e regjistruar prane Agjencise Shteterore te Kadastres ne emrin e nenes tuaj, atehere ajo ka te drejte qe t’ia kaloje te drejten e saj te pronesise mbi kete pasuri, cdo personi qe ajo deshiron, me apo pa kundershperblim. Kalimi i pronesise mund te behet vetem per pasurine ndertese (banese), mjafton qe personi qe do te perfitoje pasurine te vihet ne dijeni mbi mungesen e marredhenieve me truallin dhe ta pranoje kete ne aktin noterial te disponimit. Pranimi i ketij fakti ju ngarkon juve me detyrimet perkatese qe mund te lindin ne te ardhmen per zgjidhjen e kesaj situate. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/22 at 11:10 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Kerkese per heqje video nga Youtube

    Pershendetje,
    Nese transmetimet e imazheve ne televizon dhe ne kanalet zyrtare ne YOUTUBE, jane kryer pa miratimin tuaj, duke demtuar imazhin tuaj dhe shkelur te drejtat tuaja te privatesise, ju keni te drejte te kerkoni, nepermjet nje kerese me shkrim dhe te arsyetuar, prane AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) dhe prane AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) heqjen e ketyre imazheve nga kalanet zyrtare te televizonit.
    Gjithashtu, ju mund te kerkoni edhe drejteperdrejte ne platformen YOUTUBE, fshirjen e ketyre imazheve per te njejtat shkaqe, permes nje kerkese elektronike. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/22 at 10:46 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ankese per largim nga puna

    Pershendetje,

    Prane Ministrise se Drejtesise eshte mbledhur Komisioni i Apelimit te Masave Disiplinore, i cili po shqyrton ceshtjet e ankimuara. Brenda afateve, ju do te therriteni prane komisionit per te dhene deklarimet tuaja dhe me pas Komisioni do te dale me nje vendim te arsyetur. Ky vendim do t’ju komunikohet ne rruge postare. Ne cdo rast, ju keni te drejte te ankimoni vendimin ne Gjykate.
    Ne kushtet kur ju nuk keni asnje njoftim prej dy muajsh, ju keshilloj te drejtoni nje kerkese per informacion prane Ministrise se Drejtesise. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/22 at 10:38 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Vendim per pension ushqimor

    Pershendetje,
    Neni 125 i Kodit Penal parashikon se mosdhënia e mjeteve të nevojshme për jetesën e fëmijëve, të prindërve ose të bashkëshortit, nga personi që në zbatim të një vendimi gjyqësor detyrohet ta japë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Ne rastin tuaj konkret duke qene se ish-bashkeshorti juaj nuk po permbush detyrimet ligjore qe rrjedhin edhe nga nje vendim gjykate, eshte subjekt i kesaj vepre penale dhe mund te perbeje objekt gjykimi ne nje proces penal. Sidoqofte, duhet te keni parasysh, qe nje veper penale te konsiderohet e konsumuar dhe personi te mbaje pergjegjesi duhet te permbushen disa kritere te elementeve objektiv dhe subjektiv te vepres penale. Pra, ish-bashkeshorti juaj duhet te kete kryer kundravajtjen penale duke pasur faj. Nese qellimisht ai nuk permbush detyrimet ligjore, edhe pse i ka mundesite, ai duhet te mbaje pergjegjesi. Nese ish-bashkeshorti juaj, nuk ka asnje mundesi praktike per te paguar detyrimin ushqimor, eshte i papune dhe nuk ka asnje pasuri tjeter, ne kete rast personi nuk mund jete subjekt i vepres penale.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/22 at 10:31 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Bllokim mjeti per interes te INTERPOL-it

    Pershendetje,
    Per sa kohe keni nje vendim lirimi te automjetit nga Prokuroria dhe ju e keni marre ne dorezim automjetin, vleresoj se ju mund ta perdorni automjetin dhe nuk jeni te detyruar te mos qarkulloni me te. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/21 at 9:43 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rindertimi i pallatit ne te njejtin truall

    Pershendetje. Ne qytetin e Durresit disa prej pallateve te demtuara rende, jane shembur dhe per to eshte vendosur qe te rindertohen ne te njejtin truall. Ne nuk kemi mundesi te zgjidhim problemin tuaj, pasi kemi kompetence vetem ofrimin e ndihmes ligjore. Do t’ju keshillonim qe te benit nje kerkese drejtuar Keshillit Bashkiak Durres, ne menyre qe te shprehet lidhur me rindertimin e pallatit tuaj ne te njejtin territor.
    Aktet e miratuara per procesin e perfitimit nga programet e rindertimit, parashikojne nder te tjera se:
    Familjet, që kanë humbur banesat si pasojë e shembjeve të ndërtesave (pallateve), përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja, nga programi i rindërtimit të godinave në të njëjtin truall, ose programi i fondit të banesave.

    Go to comment
    2021/01/21 at 9:42 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pozicioni i punes

    Pershendetje. Nese niveli i punonjesit te gjendjes civile ne njesine administrative do te jete specialist, apo pergjegjes zyre, kjo duhet te percaktohet nga struktura perkatese e bashkise konkrete. Pas reformes territoriale te vitit 2014, ndarja territoriale “Komune” nuk ekziston me, por ka vetem Bashki dhe njesi administrative te Bashkise. Ne keto kushte, pozicioni i punes nuk mund te jete ne asnje rast, punemarres ne komune.

    Go to comment
    2021/01/21 at 9:31 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per largim te padrejte nga puna

    Pershendetje. Kodi i punes parashikon zgjidhjen e kontrates ne menyre te menjehershme, per shkaqe te justifikuara. Shkaqet e justifikuara vleresohen nga gjykata rast pas rasti, por sipas Kodit te Punes perbejne shkelje te lehta te rregullave ne pune, te perseritura, ose shkelje e rende e tyre.
    Pra nese shkelja eshte e rende, pavaresisht ecurise se meparshme te marredhenies midis paleve, punedhenesit dhe punemarresit, eshte e mundur qe kontrata te zgjidhet.
    Ne cdo rast punedhenesi ka detyrimin qe te respektoje proceduren e punes, ku i jep mundesine punemarresit qe te jape shpjegimet e nevojshme lidhur me situaten dhe shkeljen e konstatuar.

    Go to comment
    2021/01/21 at 9:27 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Martesa ne Shqiperi

    Pershendetje. Ligji nuk e percakton ne menyre te shprehur kete situate, por ne momentin qe nje person ka nje ose me shume shtetesi, ai ne vendin ne te cilin ndodhet, nese ka shtetesine e atij vendi, ai trajtohet si shtetas i atij vendi, per te gjitha aspektet ligjore, te drejtat dhe detyrimet, etj,. Ne kete kuptim, personi persa kohe nuk ka hequr dore nga shtetesia shqiptare, nuk mund te lidhe martese ne gjendjen civile ne Shqiperi, me nje shtetesi te ndryshme nga ajo shqiptare.

    Go to comment
    2021/01/21 at 9:24 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ankim

    Pershendetje
    Ne perfundim te seances paraprake, gjykata mund te vendos pushimin e ceshtjes kur janë rastet e paragrafit 1, të nenit 328, të Kodit te Procedures Penale.
    Ne baze te nenit 332/gj, kundër vendimit për pushimin e akuzës ose çështjes prokurori, i pandehuri dhe viktima ose trashëgimtarët e saj mund të bëjnë ankim në gjykatën e apelit.
    Kerkimi juaj ne ankim (ne cilesine e viktimes), vleresoj se duhet te jete: ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kerkeses se prokurorise per dergimin e ceshtjes ne gjyq. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/21 at 11:46 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkimet ne ankim

    Pershendetje,

    Supozojme se pyetja juaj i referohet nje procesi gjyqesor civil. Ne nenin 301 te Kodit te Procedures Civile percaktohet se: “Kundër vendimit me të cilin vendoset pezullimi, pushimi ose refuzimi i rifillimit të gjykimit, mund të bëhet ankimi i veçantë në gjykatën e apelit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj”.
    Ne rastin e pushimit te gjykimit, gjykata nuk eshte shprehur ne lidhje me objektin e kerkeses suaj (pra nuk ka gjykuar themelin e ceshtjes). Ne ankim do ju sugjeroja qe te kerkoni prishjen e vendimit, ne menyre qe gjykata e Apelit (ne rast se do ta gjeje te bazuar ankimin tuaj) te mund te vendose prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në rastet e parashikuara nga neni 467 i K.Pr.C (referuar pikes “c” te ketij neni). Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/21 at 10:33 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mosdhenia e mjeteve per jetese

    Pershendetje

    Ju informojme se Kodi i Drejtesise Penale per te Miturin parashikon se: “Në çdo fazë të procedimit penal me të miturit në konflikt me ligjin, si dhe gjatë pyetjes së të miturit viktimë ose dëshmitar, pavarësisht nga mosha mbi ose nën 14 vjeç, prania e psikologut është e detyrueshme”.

    Te njejtin qendrim mban edhe Kodi i Procedures Penale lidhur me te Miturin, vecanerisht ne nenet 35, 171/3, 297/3, 361/a, pra detyrimin qe nje i mitur kur deshmon, paraqitet per njohje, eshte i akuzuar apo akuzues, te shprehet vetem me pranine e nje psikologu.

    Per sa me siper, eshte kerkese e detyrueshme e ligjit qe i mituri te perfaqesohet ne cdo faze apo cilesi proceduriale nga psikologu. Cdo veprim ne te kundert eshte i pavlefshem.
    Mbeshtetur ne nenin 18/4 te Kodit Penal per te mitur, psikologu sigurohet nga ana e organit kompetent (Prokuroria/Gjykata).
    Neni 18/4 percakton: “Organet kompetente, sipas rastit dhe nëse kjo është e mundur, kujdesen që të sigurojnë praninë e të njëjtit psikolog gjatë gjithë procesit të drejtësisë penale për mitur dhe vetëm nëse kjo është në interesin më të lartë të të miturit”.

    Ne lidhje me shenimin e cituar nga ana juaj, ju bejme me dije se, nuk ka asnje problem pasi ju jeni perfaqesues ligjor i femijes suaj ne kete rast. Kjo eshte sqaruar ne nenin 3, pika 16 e Kodit per drejtesine Penale per te mitur, i cili percakton pikerisht se i mituri perfaqesohet nga prindi ose kujdestari ligjore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/20 at 10:11 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Kerkese me te demtuar

    Përshëndetje!
    Në nenin 338 të Kodit të Procedurës Penale përcaktohet se:
    “1. Në rastin e veprave që ndiqen me kërkesën e viktimës akuzuese, gjykata thërret viktimën dhe atë kundër të cilit është bërë kërkesa për gjykim dhe u propozon zgjidhjen e çështjes me pajtim. Në qoftë se viktima e tërheq kërkesën dhe ai që akuzohet e pranon tërheqjen, gjykata vendos pushimin e çështjes. Në të kundërtën ajo cakton datën e seancës dhe u bën të njohur atyre se mund të ndihmohen nga mbrojtës.”
    Sa më sipër, vlersoj se si seanca e pajtimit, ashtu edhe ajo e shqyrtimit të cështjes në themel shqyrtohet nga i njëjti gjyqtar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/20 at 8:55 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ndryshim emrit dhe mbiemrit

    Pershendetje,
    Referuar neneve 57 e ne vijim te ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per Gjendjen Civile”, kërkesa për ndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie. Mbiemri mund të ndryshojë edhe ne rastet e parashikuara nga Kodi i Familjes (sic eshte rasti i marteses, etj).
    Emri mund te ndryshoje brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore, vetëm një herë, per shkaqe papershtatshmerie si dhe ne rastet e “emrit te perkohshem”, gjithashtu dhe sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes, në rastin e birësimit.
    Legjislacioni shqiptar nuk ka hapsire per ndryshimin e emrit dhe mbiemrit, pervec rasteve te parashikuara me siper, si dhe mundesise per korrigjimin e tyre per shkak te gabimeve materiale gjatë transkriptimit të akteve të gjendjes civile. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/20 at 5:28 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndihme juridike per kompensim te kostove gjyqesore

    Pershendetje

    Ju bejme me dije se, ne lidhje me pyetjen tuaj te adresuar me pare ne platforme, ju eshte kthyer pergjigje, te cilen mund ta konsultoni ne linkun me poshte: https://juristionline.al/questions_of_civil/ndihme-juridike-per-kompensim-te-kostove-gjyqesore/ .

    Ne vijim te pergjigjeve te kolegeve, ju nuk mund te kompensoheni per shpenzimet gjyqesore qe keni bere deri me tani, por ne proces gjyqesor, nder te tjera, mund te kerkoni njohjen e shpenzimeve gjyqesore dhe ne rast fitimi te gjyqit, ato do t’i ngarkohen si detyrim pales tjeter gjyqhumbese. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/20 at 2:20 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ndihme juridike per kompensim te kostove gjyqesore

    Pershendetje,
    Ne ligji nr 111/2017 “Per ndihmen juridike falas te garantuar nga shteti” parashikohet ofrimi i ndihmes juridike parese, dytesore (avokat falas ne rastin tuaj) dhe perjashtim nga tarifat dhe shpenzimet gjyqesore, ne rast se ju beni pjese ne nje kategorite e vecanta perfituese ose ne kategorine e personave pa mundesi te mjaftueshme ekonomike. Per te perfituar nje nga llojet e ndihmes juridike falas, duhet te plotesoni formularet perkates se bashku me dokumentacionin shoqerues dhe t’i depozitoni ne gjykate perpara dhe ne cdo faze te procesit gjyqesor, derisa nuk eshte deklaruar i mbyllur hetimi gjyqesor. Nese gjykata vendos se, ju beni pjese ne nje kategorite perfituese te ndihmes juridike, atehere do ta perfitoni ate, sipas procedurave ligjore.
    Ligji nr 111/2017 “Per Ndihmen Juridike Falas te Garantuar nga Shteti”, nuk parashikon kompesim apo kthim te shpenzimeve qe keni kryer deri me tani.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/20 at 1:40 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shitja e aksioneve

    Pershendetje. Ne vendin tone aksionet e shoqerive aksionare nuk tregtohen ne burse. Per te gjetur bleres per aksionet tuaja vlen parimi si per cdo pasuri tjeter. Pra jeni ju si pronar, qe keni te drejte te gjeni bleres.
    Statuti i shoqerise “Albtelecom” mund te kete te parashikuar te drejten e parablerjes per aksionet. Kjo do te thote qe ju perpara se te kerkoni t’ua shisni personave te trete jashte shoqerise, t’i drejtoheni aksionereve te tjere ekzistues. Ne statut mund te kete edhe kushtezime te tjera, psh vendim i asamblese, etj. Per kete duhet qe prane Qendres Kombetare te Biznesit (faqes online www.qkb.gov.al) te shkarkoni nje kopje te statutit te shoqerise dhe te verifikoni aty proceduren e tjetersimit te aksioneve.

    Go to comment
    2021/01/20 at 1:29 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Proces-verbal deshmie penale

    Pershendetje,

    Mbi sa parashtroni, Kodi i Procedures Penale ne nenin 58 te tij parashikon “Te drejtat e viktimes se vepres penale”, ku midis te tjerash, viktima ka te drejten per marrjen e provave nese e kerkon nje gje gje te tille, te vihet ne djeni mbi gjendjen e procedimit penal etj.
    Pra nga sa me siper disponimi mbi dokumenta ne cilesi e provave shkresore mbi nje procedim penal e ka viktima e vepres penale. (kryesisht palet ne proces)
    Nese jeni ne kushte ku ju jeni pale nje proces gjyqesor dhe kjo deklarate ju duhet ne cilesine e proves shkresore, avokati juaj mund te nisi nje kerkese drejtuar Prokurorise perkatese me qellim venien ne dispozicion te ketij dokumenti, ose mund te kerkoni nga gjykata qe ta marre ate si prove nga Prokuroria.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/20 at 9:42 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Bonusi i bebeve

    Pershendetje,

    Sipas Udhëzimit te Ministrit të Brendshëm nr. 116, datë 12.4.2010 “Për procedurat e përftimit të shpërblimit nga regjistrimi i fëmijëve sipas ligjit nr. 10 129, dt. 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, ky shpërblim përfitohet kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda afatit ligjor të 60 ditëve, për lindjen brenda vendit dhe brenda 90 ditëve, për lindjen jashtë vendit dhe nëna përfiton shpërblim në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.
    Kërkesës për përfitim shpërblimi për lindjet, duhet t’i bashkëlidhet karta e identitetit e juaja dhe certifikata e lindjes së fëmijës. Kjo certificatë duhet të mbajë shënimin e vendosur nga nënpunësi i gjendjes civile “Për efekt shpërblimi nga rregjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor”. Kerkesa, se bashku me dokumentacionin mbeshtetes, dorezohet prane njesise administartive/basshkise tuaj. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/19 at 10:52 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Bonusi i bebes

    Pershendetje,

    Sipas Udhëzimit te Ministrit të Brendshëm nr. 116, datë 12.4.2010 “Për procedurat e përftimit të shpërblimit nga regjistrimi i fëmijëve sipas ligjit nr. 10 129, dt. 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, ky shpërblim përfitohet kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda afatit ligjor të 60 ditëve, për lindjen brenda vendit dhe brenda 90 ditëve, për lindjen jashtë vendit dhe nëna përfiton shpërblim në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.
    Nese regjistrimi i lindjes eshte bere pertej ketyre afateve, atehere ky shperblim nuk mund te perfitohet. Gjithsesi per arsyet perkatese te mosperfitimit ne rastin tuaj duhet te interesoheni prane njesise administrative/Bashkise ku keni te rregjistruar vendbanimin.

    Nese procedurat jane kryer nga ana juaj brenda afateve dhe percaktimeve ligjore, atehere ju sugjerojmë që ta adresoni cështjen e mosmarrjes (ose voneses) së shpërblimit, përmes një ankese pranë Institucionit të Avokatit të Popullit. Institucioni i Avokatit të Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Avokati i Popullit vepron në bazë të ankesës apo kërkesës së paraqitur pranë tij. Ankesa mund te dergohet ne rruge postare ose permes faqes zyrtare te ketij instutucioni https://www.avokatipopullit.gov.al/sq/complaint/create

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/19 at 7:53 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shtetesia shqiptare

    Pershendetje. Si Republika e Shqiperise dhe ajo e Kosoves e lejojne dyshtetesine. Pak kohe me pare, ne Shqiperi eshte miratuar ligji i ri per shtetesine, i cili parashikon edhe rregullat per fitimin e shtetesise se personave qe kane origjine shqiptare. Nuk mund t’ju japim nje informacion me te plote lidhur me dokumentet e nevojshme, pasi aktet nenligjore te nevojshme nuk jane miratuar ende.

    Go to comment
    2021/01/19 at 4:39 pm
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Zgjidhja e nje konflikti pronesie permes ndermjetesimit

    Përshëndetje!

    Ndërmjetësimi është një mënyrë alternative, jashtëgjyqësore e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve e cila zbatohet edhe për rastet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës civile, si në rastin tuaj për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me objekt pronësie, referuar nenit 2/2 të Ligjit Nr. 10385, dt. 24.02.2011 “Për Ndërmjetësimin në Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve”.

    Për të filluar procesin e ndërmjetësimit, ju duhet t’i paraqitni palës tjetër një ftesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me objekt pronësinë, me anë të ndërmjetësimit. Nëse brenda 30 ditëve të paraqitjes së kërkesës, pala tjetër konfirmon me vullnetin e saj të lirë fillimin e procesit të ndërmjetësimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj, atëherë konform nenit 16 të ligjit për ndërmjetësimin ju mund të zgjidhni një osë më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licensuar dhe të specializuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën civile. Lista e ndërmjetësve të licensuar gjendet e përditësuar online dhe mund ta aksesoni nëpërmjet këtij linku: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734

    Ju në bashkëpunim me ndërmjetësin/ndërmjetësit e perzgjedhur dhe në marrëveshje me palën tjetër mund të përcaktoni kushtet, procedurën si dhe afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes brenda kufinjve ligjorë. Gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar të trajtojë palët në mënyrë të barabartë, të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke marrë në konsideratë dhe të gjitha rrethanat e çështjes.
    Nëse ju arrini në një marrëveshje me palën tjetër, ndërmjetësimi konsiderohet i përfunduar dhe në sajë të nënshkrimit të aktmarrëveshjes, vendimi fillon të prodhojë efektet juridike dhe përbën titull ekzekutiv. Konform nenit 24/1 te ligjit per ndermjetesimin, shpenzimet proceduriale për zhvillimin e ndërmjetësimit paguhen proporcionalisht nga palët, nëse ato nuk kanë parashikuar ndryshe me marrëveshje midis tyre.

    Nëse ju vlerësoni se, gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, nuk mund të arrini zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj me anë të ndërmjetësimit, ne çdo kohe mund t’i drejtoheni gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj në rrugë gjyqësore.

    Ju faleminderit!

    Go to comment
    2021/01/19 at 3:06 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Ne lidhje me ATP-ne

    Pershendetje

    Ju bejme me dije se, ne mbeshtejte te ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteteti”, juristet e angazhuar ne kete platforme, kryesisht mund te ofrojne keshillim ligjor; informacion mbi legjislacionin ne fuqi dhe të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit; metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor; dhënien e ndihmës në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore ose për të kërkuar ndihmë juridike dytësore.
    Ne varesi te problematikes konkrete qe ju do te parashtroni mund te behet edhe keshillimi perkates.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/19 at 11:17 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mbivendosjet e prones

    Pershendetje. Per te zgjidhur problematiken tuaj ju duhet t’i drejtoheni me kerkese ASHK, drejtorise vendore Durres. Ne varesi te origjines se mbivendosjes do te percaktohet edhe ecuria e metejshme e zgjidhjes tuaj. Ne cdo rast, ASHK eshte e detyruar t’ju jape nje informacion te plote lidhur me origjinen e krijimit te mbivendosjes, nese eshte vetem nje mbivendosje ne harte, apo eshte edhe fizike, si dhe te beje matjet dhe evidentimin ne terren te pasurise. Nese ASHK nuk vepron ne permbushje te kompetencave ligore, ju me pas keni te drejte t’i drejtoheni gjykates administrative.
    Lidhur me faktin qe zyrat e ASHK aktualisht jane te mbyllura, ju mund te aplikoni nepermjet portalit qeveritar e-albania.

    Go to comment
    2021/01/19 at 10:45 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A mund ta anuloj gjyqin?

    Pershendetje
    Jo, nuk ka asnje problem nese ju nuk paraqiteni para gjykates. Mosprezenca juaj shkakton pushimin e ceshtjes. Me aq sa ju shpjegoni ne pyetje, tashme ka humbur edhe arsyeja e kerkeses qe i jeni drejtuar gjykates. Ndaj mosparaqitja nuk ju pasjell asnje pasoje te padeshiruar per ju. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/19 at 10:45 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndihme juridike per kompensim te kostove gjyqesore

    Pershendetje. Ligji per ndihmen juridike te garantuar nga shteti parashikon mundesine qe nisur nga niveli i pasurise se personit, apo ne rastet ai i perket nje prej kategorive te vecanta te percaktuara ne kete ligj, te kene te drejte te perfitojne ndihme juridike dytesore, ose/dhe perjashtimin nga taksat dhe tarifat gjyqesore. Per te perfituar ndihme juridike dytesore pa pagese, personi ka te drejte te beje nje kerkese (sipas formularit qe mund ta gjeni dhe ne faqen e juristitonline), dhe ta depozitoje ne gjykate. Eshte gjykata qe merr vendim per kete gje dhe me pas ja percjell Dhomes Vendore te Avokatise, e cila cakton avokatin qe do te ofroje sherbimin juridik, sipas listes perkatese te miratuar. Ne rastin tuaj, ju tashme e keni zgjedhur vete avokatin dhe keni lidhur nje kontrate me te. Nisur nga sa ju spjeguam me siper, ju nuk mund te kerkoni rimbursimin e shpenzimeve te kryera per perfaqesimin me avokat. Megjithate, referuar K.Pr.Civile ne fund te procesit gjyqesor, pala qe humb gjyqin eshte pergjegjese per shpenzimet gjyqesore. Pra nese ju fitoni procesin, edhe tarifa e avokatit, krahas shpenzimeve te tjera te kryera, do t’ju rimbursohen.

    Go to comment
    2021/01/18 at 10:13 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion

    Pershendetje
    Nese kontrata eshte lidhur para nje noteri publik, atehere nje kopje e njesuar e aktit noterial do te duhet te nxirret nga arshiva e noterit qe ka hartuar kontraten. Nese noteri prane te cilit eshte lidhur kontrata e privatizimit me ish-AKP nuk e ushtron me aktivitetin/ose nuk jeton me, atehere do te duhet te interesoheni prane Dhomes Kombetare te Noterise, se prane cilit noter eshte transferuar (eshte lene ne ruajtje) arshiva e noterit perkates.
    Nderkohe, nese kerkohet kopje e formularit tip te kontrates te lidhur midis ish-AKP dhe pales, si dhe dokumentacionit mbeshtetes (autorizime, dok. teknik, etj), vleresoj se do te duhet te drejtoheni prane Zyres Vendore te Arkivave Shteterore. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/18 at 7:56 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Info mbi leje qendrimin e shtetasve te huaj

    Pershendetje
    Per rinovimin e lejes se qendrimit duhet te aplikoni nepermjet portalit e-Albania. Linkun se bashku me informacionin perkates mbi procedurat e aplikimit e gjeni me poshte: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9637
    Ne lidhje me pyetjen nese do te aplikohet gjobe ne rast te shkeljes se afateve te lejes se qendrimit, ju bejme me dije se, shtetasit e huaj, pavarasisht situates pandemike, kane patur mundesi te dalin jashte kufinjve te Shqiperise ne drejtim te vendeve te tjera, duke qene se muajt e fundit pikat kufitare nuk kane qene te mbyllura. Ndaj vleresoj se shkelja e kushteve te qendrimit ne Shqiperi do te shoqerohet me penalitetet perkatese. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/18 at 7:54 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Si mund te marrim certifikaten e pronesise se tokes?

    Pershendetje
    Duhet te jepni me shume te dhena ne lidhje me problematiken tuaj. Nese keni aplikuar para disa viteve prane ZVRPP-se per t’u pajisur me certifikate pronesie per pronen tuaj, atehere do te duhet te paraqiteni prane zyrave te ADISA-s ose/dhe sporteleve te Drejtorise Rajonale Vendore te ASHK (ne juridiskionin e te ciles ndodhet prona juaj) per te kerkuar informacion mbi statusin e aplikimit tuaj, duke vene ne dispozizion kopje te mandat-pagesave dhe kerkesave tuaja te meparshme. Ne rast se edhe pas riaktivizimit te praktikes (dosjes) tuaj nuk merrni pergjigje brenda afateve kohore (sic percaktohet ne kerkese), atehere mund t’i drejtoheni me nje ankese Drejtorise se Pergjithshme te ASHK-se ne Tirane. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/18 at 7:42 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Heqje dore nga trashegimia

    Pershendetje

    Po, ju mund te hiqni dore nga trashegimia ne momentin e celjes se trashegimise ligjore ose asaj testamentare. Heqja dorë nga trashëgimi mund të bëhet brenda 3 muajve nga çelja e trashëgimisë dhe kur trashëgimtari është jashtë shtetit, jo më vonë se 6 muaj.
    Heqja dorë nga trashëgimia duhet të bëhet me deklaratë të shkruar, që regjistrohet te noteri i njësisë vendore ku është çelur trashëgimia, ose me deklaratë noteriale të redaktuar nga noteri. Heqja dorë mund të bëhet edhe me anë të një përfaqësuesi të pajisur me prokurë të posaçme. Pas regjistrimit të heqjes dorë nga trashëgimia, noteri kryesisht lëshon një dëshmi të re trashëgimie, ku pasqyrohet ndryshimi në rrethin e trashëgimtarëve, si dhe pjesët e tyre takuese, të cilën ia dërgon personit që ka kërkuar lëshimin e dëshmisë fillestare të trashëgimisë.
    Nuk mund të hiqet dorë nga trashëgimi, kur gjatë afatit tremujor, trashëgimtari me veprimet e tij është sjellë si trashëgimtar. Trashëgimtari që ka deklaruar rregullisht heqjen dorë ose jo nga trashëgimi, nuk mund ta shfuqizojë më pas këtë deklarim. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/18 at 7:37 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese per informacion

    Pershendetje
    Informacioni i kerkuar nga ana juaj disponohet nga Drejtoria Vendore e Agjensise Shteterore te Kadastres ne Sarande. Per verifikimin online të gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme duhet te aplikoni online permes portalit qeveritar e-Albania. Ne linkun me poshte mund te gjeni informacionin e nevojshem ne lidhje me proceduren e aplikimit per marrjen e ketij sherbimi, dokumentacionin e kerkuar, afatet e trajtimit te kerkeses, kostot perkatese, etj: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9438

    Go to comment
    2021/01/18 at 7:33 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ulje e pages

    Pershendetje. Marredhenia e punes eshte e rregulluar nga kontrata e punes, e cila eshte nje marreveshje e dyanshme midis punedhenesit dhe punemarresit. Kontrata e punes ligjerisht duhet te jete me shkrim, por ajo konsiderohet se ekziston pavaresisht nese nuk ka nje te tille me shkrim, persa kohe punemarresi merr persiper qe te kryeje nje pune te caktuar ne varesi te punedhenesit per te cilen ky do e shperbleje.
    Nisur nga kjo ndryshimi i kushteve te kontrates, si ne cdo kontrate, mund te behet vetem me pelqimin e shprehur te te dyja paleve. Ne rastin tuaj ndryshimi i kushteve te kontrates ne menyre te njeanshme nga punedhenesi eshte nje veprim i paligjshem, nese nuk eshte bere ne perputhje me dispozitat ligjore. Megjithate ne rastin tuaj, duke vijuar punen rregullisht dhe duke pranuar uljen e pageses, ju keni shprehur me veprime dhe heshtje miratimin tuaj per kushtet e reja kontraktore.
    Ju duhet te kishit kerkuar te drejten tuaj qe ne momentin e pare te njoftimit per uljen e pagese.

    Go to comment
    2021/01/17 at 11:06 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Status ushtarak

    Pershendetje
    Ju bejme me dije se periudha e ushtrise llogaritet si vjetersi ne pune. Per perfitimin e pensionit me status ushtaraku duhet te keni se paku 15 vite vjetersi pune ne forcat e armatosura.
    Per cdo informacion eshte e nevojshme t’i drejtoheni Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore ne qytetin ku banoni ose mund te kontaktoni online me specialistet e Institutit te Sigurimeve Shoqesore dhe te parashtroni pyetjet tuaja specifike ne linkun: http://www.issh.gov.al/?page_id=533
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/17 at 9:18 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndihme ligjore falas

    Pershendetje,

    Zgjidhja e marteses me kerkese te njerit bashkeshort, bazuar ne shkaqet qe referoni ne pyetjen tuaj, realizohet permes depozitimit e kerkese-padise, e cila depozitohet ne gjykaten e vendbanimit Tuaj te perbashket ose ne gjykaten e vendbanimit e te paditurit.
    Ne linkun me poshte mund te informoheni me gjeresisht mbi menyrat e zgjidhjes se marteses; procedurat perkatese; dokumentacionin qe duhet te dorezoni ne gjykate se bashku me kerkese-padine; si dhe kostot perkatese te procesit. https://juristionline.al/questions_of_civil/divorci-11/

    Ne lidhje me pyetjen tuaj per ndihme juridike falas, ju bejme me dije se, ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas (ligji nr. 111/2017), cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti.
    Ne nenin 12 te ketij ligji parcaktohet se perfitues te sherbimeve ligjore falas jane edhe kategorite e individeve me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi. Pasuria e një personi konsiderohet e pamjaftueshme, nëse vlera e saj në total nuk tejkalon vlerën e 36 pagave minimale mujore sipas legjislacionit në fuqi.

    Nese plotesoni kerkesat ligjore ne lidhje me nivelin e te ardhurave, ju duhet te siguroni dokumentacionin shoqerues (justifikues) perkates dhe duhet te plotesoni Formularin e Aplikimit te Ndihmes Juridike Dytesore dhe/ose Formularin e Vetdeklarimit te te Ardhurave dhe Pasurive. Formularet mund t’i aksesoni ne linkun https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/.
    Ne varesi te kategorise qe beni pjese, disa nga dokumentat justifikues mund te jene: vertetim papunesie/vertetim mase pensioni/vertetim per pasurite qe dispononi nga ASHK/vertetim nga ISSH-ja qe trajtoheni me pension invaliditeti/vertetim nga Njesia Administrative qe trajtoheni me pagese sociale/certifikate personale/familjare etj).

    Dokumentat justifikues, se bashku me formularet, duhet t’i depozitoni ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor (gjykata kompetente ne lidhje me rastin tuaj). Gjykata merr vendim mbi kerkesen tuaj dhe nese e pranon kerkesen per perfitimin e ndihmes juridike dytesore, atehere Dhoma Vendore e Avokatise ne qytetin ku ju banoni, ju cakton nje avokat nga lista e avokateve qe disponon.
    Ju gjithashtu mund te aplikoni edhe per perjashtim nga tarifat gjyqesore dhe te ekspertit nepermjet plotesimit dhe depozitimit ne gjykate te formularit perkates (shiko linkun me lart).

    Ju keshilloj te paraqiteni ne Qendren e Ndihmes Ligjore Falas me te afert prane vendbanimit tuaj, per nje orientim me te detajuar mbi procedurat e aplikimit, si dhe, ne rast nevoje, per t’ju asistuar me tej ne plotesimin e formulareve perkates per perfitimin e ndihmes juridike dytesore.
    Nese keni ndonje paqartesi per sa me siper shpjegohet, mund te shkruani serish ne platforme ose mund te telefononi pa pagese ne Nr. Jeshil 08001010, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/17 at 8:56 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kam humbur AMTP

    Pershendetje
    Nje kopje e AMTP-se gjendet ne arkivat e Agjensise Shteterore te Kadastres (ASHK). Ju mund te kerkoni te pajiseni me nje kopje te njesuar me origjinalin qe administrohet prane ketij institucioni. Per kete duhet t’i drejtoheni Drejtorise Vendore te ASHK-se (ish ZVRPP), ne juridiksionin e te ciles ndodhet prona juaj. Kerkesen mund ta beni prane sporteleve te ADISA-s.
    Nderkohe vertetimin me te dhenat nga formularet 6, mund ta kerkoni prane DAMT ne Qark (Drejtoria e Administrimit dhe Mbrotjes se Tokes prane Keshillit te Qarkut). Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/17 at 7:22 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Celja e testamentit

    Pershendetje,

    Juve ju lind e drejta qe te celni testamentin pas vdekjes se testatorit (babait tuaj). Nuk ka nje afat te caktuar se kur duhet te çelni testamentin. Por ne momentin e celjes se testamentit dhe leshimin e deshmise se trashegimise testamentare nga noteri, atehere kete akt do te duhet ta rregjistroni brenda 30 diteve ne ASHK mbi pasurite – objekt testamenti. Perndryshe per cdo dite pertej afatit 30 ditor do te aplikohet kamate-vonese per rregjistrimin e deshmise testamentare.

    Ne lidhje me pyetjen tuaj nese mund te perjashtoni gruan dhe femijet, ju bejme me dije se, ju nuk mund te nderhyni ne vullnetin e testatorit. Babai juaj nepermjet testamentit ka shprehur vullnetin e tij te lire se kush do te disponoje pasurine e tij pas vdekjes.
    E njejta gje vlen edhe per testamentin e lene nga nena juaj. Nese nena juaj, nepermjet testamentit, ju ka lene juve, bashkeshortes dhe femijeve tuaj si trashegimi pasurine e saj, atehere ju nuk mund ta ndryshoni kete.

    Nese ekzitojne rrethana qe vleresoni se cenojne vlefshmerine e testamentit, atehere ju mund t’i drejtoheni gjykates me padi me objekt konstatimin e pavlefshmerine se testamentit. Per me teper informacion ne lidhje me rastet e pavlefshmerise se testamentit referohuni neneve 403-410 te Kodit Civil. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/17 at 2:47 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorci

    Pershendetje

    Mund te perdorni dy menyra per zgjidhjen e marteses:

    1. Nepermjet kerkesepadise, e cila depozitohet ne gjykaten e vendbanimit Tuaj te perbashket ose ne gjykaten e vendbanimit e te paditurit.
    Sipas nenit 132 te Kodit te Familjes, secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët.

    Nepermjet kerkesepadise ju mund te kerkoni ne gjykate:
    1. Zgjidhjen e martesës mes paditëses dhe të paditurit;
    2. Lënia e Fëmijës për rritje dhe edukim (nese keni femije);
    3. Detyrimi i kontributit financiar për rritjen dhe edukimin e fëmijëve;
    4. Caktimi i të drejtës për takim me fëmijët;
    5. Pjestimi i pasurisë bashkëshortore;

    Bashkëlidhur kërkesë-padisë mund te bashkengjiten edhe keto prova shkresore:
    – Certifikata e martesës,
    – Certifikata Familjare
    – Kopje të kartave të identitetit/certifikata personale të paditëses dhe të të paditurit;
    – Certifikatat e lindjes së fëmijëve dhe kopje të kartave të tyre të identitetit;
    – Vërtetime të të ardhurave të paditëses dhe të të paditurit;
    – Certifikata e pronësisë mbi pasurite e paluajtshme
    – Të dhëna bankare;
    – Vertetim adrese (jo e detyrueshme);

    Ne kete rast kostot jane:
    a. Tarifa e kerkese-padise, se bashku me njoftimet: 3400 leke (te reja);
    b. Shperblimi per perfaqesuesit Tuaj, nese do te zgjidhni nje avokat mbrojtes;
    c. Shperblimi per psikologun (nese keni femije).
    Persa i perket vleres qe duhet te paguani per avokatin ose per psikologun nuk mund te themi nje vlere fikse, pasi keto jane profesione te lira dhe masa e shperblimit percaktohet me marreveshje midis paleve.

    2. Nepermjet zgjidhjes se marteses me marreveshje. Marreveshja realizohet para noterit dhe me pas i drejtohesh me “kerkese” gjykates per miratimin e saj. Kostot ne kete rast jane:
    a. Marreveshja noteriale;
    b. Kerkesa para gjykates, 200 leke (te reja).

    Në caktimin e ndihmës për ushqimin e fëmijëve nga prindërit e tyre, gjykata mban parasysh nevojat për rritjen dhe edukimin e fëmijëve si dhe gjendjen ekonomike të prindit që është i detyruar ta përmbushë detyrimin. Shuma për detyrimin ushqimor nuk është përcaktuar fikse, por është lënë në vlerësimin e gjykatës, duke patur parasysh nevojat e ndryshme të njerëzve.

    Nderkohe, ju bejme me dije se nese ju beni pjese ne kategorite e vecanta qe mund te perfitojne ndihme jurikike falas ose jeni ne kushte pamundesie ekonomike, sipas neneve 11 ose 12 te Ligjit 111/2017, ju gezoni te drejten per perjashtim nga pagimi i tarifave gjyqesore, shpenzimeve gjyqesore dhe detyrimit per parapagim te tarifave te venies ne ekzekutim te urdhrit te ekzekutimit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/17 at 2:40 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Leje Lindje

    Përshëndetje!
    Neni 27 i Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne RSH” , përcakton:
    “1.E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm;”.
    Sa më sipër, vleresoj se bashkëshortja është përfituese e të ardhurave për barrëlindje edhe për shtatzaninë e dytë. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/16 at 11:35 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per parakontrate blerje banese

    Pershendetje. Lidhur me sa ju thoni, se pari, varet nga kushtet e kontrates paraprake. Se dyti, per te mbrojtur sa me mire interesat tuaja ligjore, pas miratimit te lejes se ndertimit, te kerkoni lidhjen e nje kontrate sipermarrje. Kjo eshte kontrata qe rregullon marredheniet ndermjet shoqerise ndertuese, qe merr persiper qe per llogarine tuaj te ndertoje nje pasuri te caktuar. Me kete kontrate ju keni nje mbrojtje me te mire ligjore dhe mund te regjistroni prane kadastres, sapo te regjistrohet dhe leja e ndertimit, duke shmangur mundesine qe njesia per te cilen ju keni lidhur kontrate t’i kaloje nje personi tjeter. Ne cdo rast do t’ju keshillonim qe kontratat t’i konsultoni me nje avokat, ose noter te besuar prej jush, ne menyre qe kushtet kontraktore te garantojne dhe interesat tuaja.

    Go to comment
    2021/01/16 at 9:32 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Heqje ekspulsi

    Pershendetje

    Pyetja qe ju keni adresuar rregullohet nga legjislacioni i Bashkimit Europian dhe i shteteve anetare dhe jo nga legjislacioni shqiptar, per te cilin platforma juristionline, ofron keshillim ligjor. Gjithsesi ju bejme me dije se ju keni te drejte te kerkoni heqie te ndalimit per te hyre ne Gjermani perpara perfundimit te afatit te ketij ndalimi, nese keni nje shkak ligjor. Si shkak i ligjshem, mund te konsiderohet ekzistenca e nje kontrate pune, dhe/ose bashkimi familjar me nje shtetas gjerman. Ne cdo rast, do te jene autoritetet gjermane ato qe do te bejne vleresimin e kerkeses dhe do te vendosin lidhur me heqjen e ndalimit. Procedurat e aplikimit per heqjen e ndalimit mund t’i beni personalisht ose duke u perfaqesuar nga nje avokat. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/15 at 7:03 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Parashkrimi fitues

    Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju sugjerojme te paraqisni si prove cdo lloj dokumenti qe verteton lidhjen tuaj nder vite me pronen. Konkretisht, certifikatë fiskale për taksa vjetore bashkisë; vërtetim banor lagje; pagesa (libreza) te faturave te energjise elektrike dhe ujit (nese mbi kete prone ndodhet nje objekt per te cilin ka patur kontrate dritash dhe uji); deklaratë noteriale të komshinjve që nuk kanë pretendime mbi kufijtë e pronës, etj.
    Deshmitaret do te duhet te jene te pranishem ne seance, pasi pyetja e dëshmitarit bëhet kurdoherë në prani të palëve apo përfaqësuesve të tyre. Perpara dhenies se deshmise, deshmitaret do te duhet te betohen para gjykates se do tregojnë të vërtetën për çfarë ata dinë në lidhje me çështjen. Secila nga palët ka të drejtë t’i bëjë pyetje plotësuese dëshmitarit për të sqaruar apo plotësuar përgjigjet e dhëna nga ai. Gjykata mund të bëjë pyetje e të kërkojë sqarime kurdoherë që e konsideron të nevojshme për zgjidhjen e drejtë të çështjes.
    Gjykata, gjate hetimit gjyqesor, mund te therrase ekspert ne menyre qe te qartesoje situatat faktike ne lidhje me pronen. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/15 at 1:12 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Tapite e shtepive para vitit 1991

    Pershendetje. Nga pyetja juaj nuk eshte e qarte nese shtesen e keni bere pas viteve 1990, apo perpara. Nese eshte ndertuar pas viteve 1990, ajo i nenshtrohet rregullave te legalizimit, te cilat tashme rregullohen nga ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise”. Konkretisht ky ligj parashikon: “Ndërtimet pa leje, për të cilat poseduesit nuk kanë aplikuar për legalizim deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, trajtohen nga ASHK-ja, kryesisht, gjatë proceseve të regjistrimit fillestar ose përmirësimit të zonës kadastrale apo nëpërmjet procedurës së evidentimit të ndërtimeve pa leje.”
    Lidhur me regjistrimin e prones te ndertuar perpara vitit 1990, zbatohet ligji 20/2020 dhe VKM 827, dt.30.09.2020. Te drejten qe ta regjistroje ne emrin e tij e ka personi qe e posedon pronen. Pasuria regjistrohet ne emer te bashkesise ligjore, sipas dispozitave te Kodit te Familjes, pra ju dhe bashkeshortja juaj. Ju do te beni nje kerkese prane ASHK, e cila pasi ben verifikimet perkatese ne terren ju pajis me dokument pronesie per ndertesen dhe truallin deri ne 300 m. Per siperfaqe me te medha, ju mund te beheni pronar, por vetem kundrejt pageses.

    Go to comment
    2021/01/15 at 7:56 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Martese me shtetase te huaj

    Përshendetje,

    Më poshtë po ju informoj mbi procedurat dhe dokumentet qe duhet te paraqesin shtetasit per Lidhje Martese:
    – Përpara lidhjes së martëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët ose personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme, te cilet duhet të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”.
    – Lidhja e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi.

    Në rastin kur njeri nga bashkëshortët është shtetas i huaj dhe lidhja e martesës bëhet pranë një zyre të gjëndjes civile në Shqipëri, proçedura është e njëjtë:

    – Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë. Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile. Në Shqipëri përkthehen (nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe noterizohen.
    – Akti i martesës nënshkruhet në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/15 at 7:01 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Humbja e diplomës bachelor

    Pershendetje,
    Në rast se ju ka humbur diploma origjinale ose ju eshte dëmtuar duke u bërë e papërdorshme, Universiteti nuk lëshon dublikatë. Lejohet vetëm dhënia e listës së notave të fituara dhe vërtetim me fotografi i cili është ekuivalent me diplomën, pasi nënshkruhet nga Rektori i Universitetit, dekani/drejtori dhe kryesekretari. Nënshkrimet e tyre vërtetohen me vulën e Universitetit perkates. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/14 at 9:29 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Nderrim mbiemri

    Përshëndetje!

    Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per gjendjen civile” (i përditësuar), përcakton se:
    Mbiemri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme:
    a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes;
    b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji. Kërkesa për ndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.

    Sa më sipër, vleresoj se pavaresisht se keni ndryshuar emrin me pare, ju mund ta kërkoni ndryshimin e mbiemrit pranë zyrës së gjendjes civile ku keni vendbanimin, nese ekzitojne shkaqet e papershtatshmerise. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/14 at 6:21 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ankimi

    Pershendetje,

    Nga sa keni parashtruar, kuptoj qe behet fjale per proceduren gjyqesore penale. Pavaresisht se ju nuk keni saktesuar se per cfare lloj vendimi te seances paraprake behet fjale, Kodi i Procedures Penale ne nenet 329 e ne vijim parashikon permbledhtazi se “kundër vendimit të gjyqtarit të seancës paraprake mund të bëhet ankim në gjykatën e apelit. Zbatohen për aq sa janë të pajtueshme rregullat e përcaktuara në nenin 329 të këtij Kodi”.
    Nga leximi i nenit 329 te K.Pr. Penale rezulton se afati i ankimit te vendimit eshte 10 ditor dhe ky afat fillon nga momenti i marrjes dijeni, pra njoftimit te vendimit. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/14 at 3:57 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Lirimi me kusht

    Përshëndetje,
    Neni 64 i Kodit Penal parashikon se: “I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur:
    – jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;
    – jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;
    – jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji, me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni.

    Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
    Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për
    të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100.

    Nisur nga sa relatoni ne pyetjen tuaj, rezulton se nuk jane plotesuar kushtet ligjore (ne lidhje me masen e denimit te vuajtur) per te bere kerkesen per lirimin me kusht. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/14 at 2:31 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Si mund te marre vajza mbiemrin e bashkeshortit?

    Përshëndetje! Neni 52 i Kodit Familjes parashikon se: “Fëmija merr mbiemrin e përbashkët të prindërve. Kur prindërit kanë mbiemra të ndryshëm, të gjithë fëmijët mbajnë një mbiemër, atë që do të vendosin prindërit me marrëveshje. Kur marrëveshja nuk arrihet, fëmijët mbajnë mbiemrin e të atit.”
    Pra bazuar ne sa me sipër, vleresoj se nuk ka asnje pengesë ligjore që fëmija të marre mbiemrin e të atit. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/14 at 12:09 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Pyetje per pagesen e avokatit

    Përshëndetje!
    Nese vleresoni se sherbimi i ofruar nga avokati ka cenuar interesat tuaja thelbesore si klient, ju keni te drejte te depozitoni ankese prane Dhomes Kombetare te Avokatise per nisjen e procedimit disiplinor ndaj avokatit. Shkak per nisjen e procedimit disiplinor jane sjelljet joprofesionale të avokatit, si dhe shërbimet e papërshtatshme profesionale.
    Ankesat mund të bëhen brenda 1 viti, nga data e sjelljes ose veprimit të avokatit apo nga data e konstatimit të sjelljes ose veprimit të avokatit, por në çdo rast jo me vonë se 2 vjet nga momenti i kryerjes së shkeljes.
    Neni 45 i Ligjit nr. 55/2018 “Per profesionin e avokatit ne Republiken e Shqiperise”, parashikon masat disiplinore, ku njëra prej tyre është edhe rikthimi i pagesës së përfituar, në përputhje me pjesën e shërbimit të parealizuar ndaj klientit.
    Për më tepër informacion në lidhje me subjektet iniciuese të procedimit disiplinor, depozitimi i ankesave, Komisionerin e Ankimeve, etj referohuni ligjit te mesiperm, te cilin mund ta aksesoni ne linkun: https://drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/LIGJ-nr.-55-2018-date-23.7.2018.pdf Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/14 at 11:55 am
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Zgjidhje martese me ndermjetesim

    Përshëndetje!

    Ndërmjetësimi është një mënyrë alternative, jashtëgjyqësore e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve e cila zbatohet edhe për rastet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës familjare, referuar nenit 2/2 të Ligjit Nr. 10385, dt. 24.02.2011 “Për Ndërmjetësimin në Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve”.

    Referuar dhe nenit 12/1 të ligjit për ndërmjetësimin, ju fillimisht duhet t’i paraqisni një ftesë me shkrim, në këtë rast bashkëshortit tuaj për ta ftuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj me anë të ndërmjetësimit. Nëse pala të cilës ju i keni drejtuar ftesën për ndërmjetësim brenda 30 ditëve ju përgjigjet pozitivisht për fillimin e procedurës së ndërmjetësimit per zgjidhjen e marteses, atëhere sipas parashikimeve të nenit 16/1 ju në bashkëpunim me palën tjetër mund të zgjidhni një ose më shumë ndërmjetës të profilizuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore në fushën e së drejtës familjare duke ju referuar dhe listës së përditësuar të ndërmjetësve (listen e ndermjetesuesve te licensuar e aksesoni ne linkun me poshte): http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734

    Ju në bashkëpunim me ndërmjetësin e perzgjedhur dhe në marrëveshje me palën tjetër (bashkeshortin tuaj) mund të përcaktoni kushtet, procedurën si dhe afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes brenda kufijve ligjorë. Gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar të trajtojë palët në mënyrë të barabartë, të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke marrë në konsideratë dhe të gjitha rrethanat e çështjes.

    Duhet theksuar fakti që, nëse ju arrini në një marrëveshje me palën tjetër (bashkeshortin tuaj), ndërmjetësimi konsiderohet i përfunduar dhe në sajë të nënshkrimit të aktmarrëveshjes, vendimi fillon të prodhojë efektet juridike dhe përbën titull ekzekutiv. Konform nenit 24/1 te ligjit per ndermjetesimin, shpenzimet proceduriale për zhvillimin e ndërmjetësimit paguhen proporcionalisht nga palët, nëse ato nuk kanë parashikuar ndryshe me marrëveshje midis tyre.

    Nëse ju vlerësoni se, gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, nuk mund të arrini zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj me anë të ndërmjetësimit, ne cdo kohe mund t’i drejtoheni gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj në rrugë gjyqësore.

    Ju faleminderit!

    Go to comment
    2021/01/14 at 11:43 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A i lejohet kalimi ne territorin shqiptar me pasaporte te skaduar?

    Pershendetje,

    Se pari, ju informojme se shtetasit shqiptare qe jane rezidente ne Itali mund te paraqiten prane Ambasades/ Konsullates Shqiptare ne Itali per rinovimin e pasaportes, pa qene e nevojshme te vijne ne Shqiperi per te aplikuar per kete sherbim. Per me shume detaje mbi proceduren qe duhet ndjekur, konsultoni me informacionin ne portalin e-Albania sipas linkut: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765.

    Ne lidhje me pyetjen tuaj konkrete, ju bejme me dije se i afermi juaj mund te futet ne territorin shqiptar (ndonese pasaporta i ka skaduar), por nuk ka te drejten qe te udhetoje perseri jashte vendit me nje pasaporte, afati i vlefshmerise te se ciles ka kaluar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/13 at 8:43 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Rivleresim pasurie

    Pershendetje,

    Ju mund t’i drejtoheni me ankese Drejtorise se Pergjithshme te Agjensise Shteterore te Kadastres (ASHK). Ankesen mund ta dergoni permes e-mailit ose ne rruge postare. Ju keshillojme qe ankeses t’i bashkelidhni detajet e aplikimit ne portalin e-Albania (nr. aplikimi, date aplikimi), si dhe komunikimet qe keni patur ne vijim me Drejtorine Vendore te ASHK-se. Me poshte gjeni adresat ku mund te dergoni ankesen tuaj: E-mail:  ankesa@ashk.gov.al ose Adresa:  Rruga Dora D’Istria, Nr 21001, Tiranë.

    Gjithashtu, ju bejme me dije se ju mund t’i drejtoheni edhe institucionit te Avokatit te Popullit. Institucioni i Avokatit të Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Avokati i Popullit vepron në bazë të ankesës apo kërkesës së paraqitur pranë tij. Ankesa mund te dergohet ne rruge postare ose permes faqes zyrtare te ketij instutucioni https://www.avokatipopullit.gov.al/sq/complaint/create

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/13 at 7:02 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Legalizimi i shtepise

    Pershendetje. Duke qene se tashme ka kaluar nje kohe e gjate nga momenti qe ju keni paraqitur kerkesen tuaj, ju duhet t’i drejtoheni me nje kerkese me shkrim Agjencise Shteterore te Kadastres, Drejtorise Rajonale Vendore, pasi tashme ALUIZNI nuk ekziston me si institucion dhe te kerkoni qe te leshohet fatura perkatese per te mundesuar pagesen e detyrimit per shkak te kalimit te truallit ne emrin tuaj.
    Nese brenda nje afati prej 30 ditesh nga ana e Drejtorise Vendore perkatese te ASHK, nuk ju vjen nje pergjigje, atehere ju keni te drejte te beni ankim prane Drejtorit te Pergjithshem te ASHK.

    Go to comment
    2021/01/13 at 5:39 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shkarkim nga puna

    Pershendetje
    Kodi i Punes i RSH percakton se gjatë kohës së marrjes në provë, secila nga palët mund të zgjidhë kontratën duke i njoftuar vendimin e saj palës tjetër të paktën 5 ditë përpara. (referuar nenit 142 pika 3 te Kodit te Punes). Veçoria e kesaj dispozite është se, i jep punëdhënësit të drejtën ligjore për të larguar punonjësin nga puna gjate periudhes se proves, me një njoftim 5 ditë përpara zgjidhjes së kontratës.
    Prandaj, nese juve ju eshte njoftuar vendimi, si dhe ju jane prezantuar arsyet perkatese per zgjidhjen e kontrates nga ana e punedhenesit tuaj, vleresoj se NUK jeni ne kushtet e zgjidhjes se kontrates se punes ne kundershtim me dispozitat e Kodit te punes. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/13 at 10:00 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: Zbardhja e vendimit gjyqesor (2)

    Pershendetje

    Eshte e detyrueshme qe cdo kerkese/ankese qe depozitohet te permbaje te dhenat personit qe paraqet kerkesen/ankesen, si dhe te dhenat e kontaktit (adrese banimi, nr. telefoni), kjo ne menyre qe t’ju degohet pergjigja perkatese. Gjithsesi, vleresoj se mjafton edhe numri i kontaktit. Ne rast mosmarrjeje se ndonje njoftimi permes telefonit, ju duhet te interesoheni prane sekretarise se gjykaten nese kerkesa/ankesa juaj eshte trajtuar dhe nese ju kane kthyer pergjigje.

    Se dyti, sic edhe ju kemi orientuar edhe ne pergjigjet e meparshme, ne rast se vendimi gjyqesor nuk arsyetohet (zbardhet) duke tejkaluar afatet perkatese ligjore, ju duhet t’i drejtoheni me ankese – Inspetoriatit te Larte te Drejtesise. Formulari elektronik i ankesës gjendet në faqen zyrtare te institucionit https://ild.al/formulari-i-ankeses/ bashkë me udhëzuesin përkatës për plotësimin e tij dhe garanton mënyrën e saktë të marrjes së ankesës.
    Formulari elektronik i plotësuar mund të dërgohet në adresën info@ild.al ose në rrugë postare në adresën Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13 (në krah të Pallatit të Kongreseve), Tiranë.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/12 at 3:27 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ligji për bonusin e qirase

    Pershendetje,

    Ne lidhje me subvencionimin e qirase ne banese sociale, masa e subvencionit është në varësi të nivelit të të ardhurave të familjes. Subvencioni mund të mbulojë deri në 100 për qind të qirasë sociale, për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe ato që janë në kushtet e përfitimit të ndihmës ekonomike, pavarësisht nëse nuk e kanë përfituar atë, dhe që strehohen në banesa sociale me qira.
    Ne lidhje me subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, vlera e subvencionit të qirasë mund të jetë deri në 100 për qind e vlerës së qirasë mesatare të banesave në tregun e lirë për njësinë e vetëqeverisjes vendore ku jepet ky subvencion. Pagesa që duhet të bëjë familja për diferencën ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së subvencionimit të qirasë nuk duhet t’i kalojë 25 për qind të të ardhurave të familjes.

    Lutem mbani ne konsiderate qe Ligji 22/2018 “Per Strehimin social” percakton se “Të ardhura familjare” janë të ardhurat periodike që siguron familja nga pagat, veprimtaria ekonomike, pagesat që marrin pjesëtarët e familjes që kujdesen për personin me aftësi të kufizuar, interesat e depozitave bankare, të ardhura nga persona të tretë, qiratë nga prona të paluajtshme.
    Në këto të ardhura, per efekt te perllogaritjes se mases se subvencionit te qirase, nuk përfshihen të ardhura nga ndihma ekonomike, pagesat e papunësisë, përfitimet e personave me aftësi të kufizuara, te ardhurat nga rimbursimi i shpenzimeve për energji elektrike; nga rimbursimet për ilaçe e mjekime për të sëmurët kronikë dhe nga paketa higjieno-shëndetësore për personat me aftësi të kufizuar.

    Aplikimi i individit/familjes për të përfituar nga subvencionimi i qirasë do të bëhet pranë njësisë administrative ku keni vendbanimin. Nisur nga kategoria qe perfaqesoni, ju keni perparesi në subvencionimin e qirasë sipas sistemit të pikëzimit. Per t’u informuar mbi metodiken e perllogaritjes se mases se bonusit te qirase dhe percaktimin e vleres (mases) konkrete qe ju mund te perfitoni, ju mund te kerkoni informacion prane njesise administrative ku keni aplikuar per perfitimin e bonusit te qirase. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/12 at 3:20 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Celje e pronesise

    Pershendetje. Ne momentin qe babai juaj ka nderruar jete ju keni te drejte te nxirrni prane noterit deshmine e trashegimise, e cila percakton se kush jane trashegimtaret e babait tuaj, ne kete rast ju dhe motra. Kjo mund te behet ne cdo kohe dhe nuk ka penalitete. Nese deshmia e trashegimise eshte bere, ajo duhet te depozitohet brenda 30 diteve ne Agjencine Shteterore te Kadastres, pasi ne te kundert do te paguani sanksionet perkatese. Gjoba ditore llogaritet nga ASHK.
    Lidhur me privatizimin e baneses, ligji i kohes parashikon te drejten qe te njihen pronar, personat qe kane qene madhor, pra 18 vjec e lart, ne date 1 dhjetor 1992 referuar certifikates familjare. Megjithate nese gjyshja juaj kishte nderruar jete ne momentin e lidhjes se kontrates, atehere ajo nuk mund te behej pronare e pasurise.

    Go to comment
    2021/01/12 at 2:50 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Largim nga puna

    Pershendetje. Nese marredhenia e punes rregullohej nga Kodi i Punes, ju nuk keni te drejte te kerkoni me vendim gjyqesor rikthimin ne vendin e punes. Marredhenia e punes, eshte nje marredhenie qe rregullohet nga e drejta private dhe si e tille i nenshtrohet lirise kontraktore te paleve. Nisur nga kjo, nuk mundet gjykata me vendim te detyroje palet te rilidhin nje kontrate pune, tashme te zgjidhur, pavaresisht se me vullnet vetem te njeres prej paleve. Ajo qe ju keni te drejte, brenda gjashte muajve nga zgjidhja e njeanshme e kontrates se punes, nese kjo ka qene ne kundershtim me dispozitat e ligjit lidhur me proceduren, periudhen e njoftimit, apo shperblimin per vjetersi, mund te kerkoni ne gjykate shperblimin e demit te ardhur nga zgjidhja e kontrates ne kundershtim me ligjin.

    Go to comment
    2021/01/12 at 2:43 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Si mund te marr certifikaten e pronesise ne kadaster?

    Pershendetje. Referuar dispozitave te Kodit Civil, kontrata e lidhur rregullisht ka forcen e ligjit per palet. Kjo do te thote qe personat qe lidhin nje kontrate jane te detyruar te zbatojne kushtet e kontrates per aq kohe sa ato nuk vijne ne kundershtim me ligjin. Me sa ju parashtroni ne pyetjen tuaj, ju keni lidhur nje kontrate me kusht. Kushti eshte pengues per kalimin e pronesise se apartamentit. Kushti eshte qe sipermarresi dhe pronari i truallit te lidhin midis tyre kontraten perfundimtare te shkembimit. Ne momentin qe e keni nenshkruar kontraten ju keni qe te ndergjegjshem dhe keni pranuar kete kusht kontraktor, i cili nuk vjen ne kundershtim me ligjin, pavaresisht se ju nuk jeni pale ne marredhenien juridike midis sipermarresit dhe pronarit te truallit. Marredheniet juridike me kusht, konsiderohen te gjithe ato marredhenie pasojat juridike te te cilave fillojne nga momenti i realizimit te kushtit, i cili ka si vecori ndryshe nga afati, qe mund te plotesohet ose jo.
    Rruget ligjore qe ju keni mundesi te ndiqni varen nga kontrata dhe klauzolat e tjera te saj. Psh, a ka kontrata nje afat perfundimtar se deri kur do te pritet plotesimi i kushtit; a eshte kushti i kalimit te pronesise i lidhur edhe me pagesen e detyrimit; etj.. Ne cdo rast Kodi Civil mbron te drejtat e te gjitha paleve te perfshira dhe ne kontratat me detyrime te dyanshme, vepron gjithmone parimi i reciprocitetit.
    Megjithate, ne mungese te kontrates, nuk mund t`ju japim nje orientim ligjor me te plote.

    Go to comment
    2021/01/11 at 10:51 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Njohje pronar

    Pershendetje. Ligji 9482/2006, i cili rregullonte procesin e deklarimit dhe te legalizimit te ndertimeve pa leje, parashikonte qe ne rast se nje person i ndryshem nga deklaruesi ka pretendime pjeserish apo plotesisht per objektin informal, duhet ti drejtoheshin gjykates dhe te vertetonin te drejtat e tyre mbi kete objekt. Aktualisht objekti eshte legalizuar dhe ju nuk keni paraqitur pretendime gjate procesit te legalizimit. Ajo qe ju mund te beni eshte te ngrini nje padi me objekt: Detyrim njohje pronar. Ne nje rast te tille, nisur nga mungesa e provave shkresore eshte e veshtire ti provohet gjykates e drejta qe ju pretendoni. Deshmitaret mund te sherbejne si nje prove mbeshtetese, por nuk mundet qe pronesia mbi nje pasuri te paluajtshme te mbeshtetet vetem mbi prova me deshmitare, pasi fuqia e tyre provuese eshte e dobet.
    Nderkohe ju keni te drejte qe nese plotesoni afatin prej 20 vitesh te posedimit fizik te pasurise, pra te banimit ne kete banese, te kerkoni te njiheni pronar mbi bazen e institutit te parashkrimit fitues pa titull. Duhet te keni parasysh qe pavaresisht kohes se ndertimit te objektit dhe banimit tuaj dhe familjes ne kete banese, ligjerisht afati fillon te llogaritet nga momenti qe pasuria eshte regjistruar ne regjistrat kadastrale, pasi ne kuptim te ligjit ky eshte momenti kur kjo pasuri fillon jeten e saj juridike.

    Go to comment
    2021/01/11 at 10:39 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shitja e baneses se lene hipoteke

    Pershendetje. Pasuria e paluajtshme e lene ne hipoteke per te garantuar nje kredi bankare, ne baze te Kodit Civil mund te tjetersohet, me kusht qe bleresi te kete dijeni per kete kontrate. Dijeni nga pikepamja ligjore prezumohet, pasi per te lidhur aktin noterial perpara noterit duhet qe te bashkengjitet edhe kartela e fresket e pasurise, e cila ka te shenuar ne seksionin E te saj, regjistrimin perkates te cdo kontrate hipoteke te regjistruar.
    Pavaresisht sa me siper, ne kontraten e hipotekes te lidhur me banken mund te jene vendosur klauzola qe e kufizojne te drejten e shitjes, ose e lidhin me miratimin me shkrim te bankes. Per kete duhet te lexoni kontraten e hipotekes.
    Ne rast se pasuria e paluajtshme tjetersohet gjate kohes qe eshte ne hipoteke, sendi vijon te mbetet ne hipoteke dhe ne rast se kredimarresi nuk permbush rregullisht detyrimin e marre persiper, dhe kalohet ne ekzekutim te detyrueshem, pasuria e paluajtshme do te sekuestrohet dhe do te nxirret ne ankand nga permbarimi me qellim permbushjen e detyrimit.
    Ne ligjin e ri per kadastren, te hyre ne fuqi ne vitin 2018, neni 56, pika 4 parashikon se gjatë kohëzgjatjes së hipotekës, nuk regjistrohet asnjë kontratë për kalimin e pronësisë
    tek të tretët.

    Go to comment
    2021/01/11 at 10:32 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Pagese e sigurimeve shoqerore

    Pershendetje. Ne rastin tuaj, per perllogaritjen dhe pagesen e kontributeve shoqerore dhe shendetesore do te merret si reference paga minimale ne shkalle vendi. Duke qene se jeni i dy-punesuar, per me shume informacion mbi modalitetet e perllogaritjes dhe pageses se kontributeve, ju mund te telefononi ne Qendren Thirrjeve prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Shërbimi i asistences dhe informacionit ofrohet pa pagesë duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 00 02. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/11 at 8:53 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A ju takon shperblimi mjekeve te spitalit psikiatrik?

    Pershendetje
    Ne interpretim te VkM 1044/2020 ku ne piken 9 te saj thuhet: “Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.”
    Vleresoj se mjekeve ju takon shperblimi i fundvitit per sa kohe jane pjese e institucioneve te kujdesit shendetesore, ne lidhje me masen e shperblimit eshte Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor qe do e percaktoje .
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/10 at 11:27 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per pagesen e gjobes

    Pershendetje
    Pagesa e gjobes behet prane Policise Kufitare se vendit ku eshte vendosur gjoba.
    Ndersa ne rastin kur keni nje vendim gjyqesor penal te leshuar nga gjykatat shqiptare per kalim te paligjshem kufirit, atehere vendimi qe permban denimin me gjobe ekzekutohet nga zyra e permbarimit. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/10 at 10:25 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pjesetimi i pasurise te perfituar nga ligji 7501

    Pershendetje. Duhet te beni nje kerkese me shkrim drejtuar ASHK drejtoria rajonale vendore ku te kerkoni qe regjistrimi i bere te konstatohet i pavlefshem dhe prona te regjistrohet ne emer te familjes bujqesore sipas perberjes se vitit 1991. Nese drejtoria rajonale refuzon ta beje kete gje, duhet te beni nje ankim drejtuar Agjencise Shteterore te Kadastres ne Tirane dhe nese edhe nga ana e tyre kjo ceshtje nuk merr zgjidhje, ju mbetet vetem te paraqiteni ne gjykate.
    Nese ju si familje bujqesore jeni pajisur me AMTP sipas ligjit 7501, toka pavaresisht se mund te regjistrohej ne emer te kryetarit te familjes bujqesore, qe ishte kryefamiljari, si pronesi i perkiste te gjithe personave anetare. Te tille konsiderohen te gjithe anetaret e trungut familjar ne date 1 gusht 1991, pavaresisht moshes se tyre. Cdo regjistrim i AMTP ne kundershtim me sa me siper eshte i paligjshem.
    Fakti qe nje person nderron jete dhe le testament, i jep te drejte atij te disponoje, pra te shprehet vetem per pjesen e tij te pasurise, pra per 1/5 e tij dhe ne asnje rast per pjeset e tjera te pasurise pjese e familjes bujqesore.

    Go to comment
    2021/01/10 at 3:13 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me deklaraten e mbrojtjes

    Pershendetje. Afati i paraqitjes se deklarates se mbrojtjes i caktuar nga gjykata, nuk mund te jete me shume se 30 dite. Ky afat fillon te ece nga momenti qe paleve te paditura, ju komunikohet kerkese padia dhe aktet provuese nga ana e sekretarise gjyqesore. Pas depozitimit te deklarates se mbrojtjes dhe kryerjes se veprimeve proceduriale nga gjykata, deklarata dhe provat perkatese me vendim te ndermjetem i komunikohen paditesit, duke i dhene ketij te fundit nje afat te ri, nese ka per te paraqitur prova te reja, ne kundershtim te prapesimeve te paraqitura ne deklarataen e mbrojtjes.
    Ditet e festave zyrtare llogariten ne afatet proceduriale, njesoj si ditet e punes. Nese dita e fundit e afatit bie nje dite pushimi zyrtar (duke perfshire edhe festat e vitit te ri), afati do te shtyhet deri ne diten e pare te punes.
    Caktimi i seances gjyqesore nga gjyqtari kryhet ne veprime ne dhome keshillimi me vendim te ndermjetem. Data do te caktohet ne varesi te kalendarit te programuar te ceshtjeve te gjykatesit konkret dhe te ngarkeses se tij me ceshtje. Nisur nga fakti qe prej marsit te vitit 2020, veprimtaria e gjykatave eshte nderprere disa here dhe gjykatat kane nje numer gjyqtaresh te reduktuar per shkak te procesit te vetingut, shpesh caktimi i seances gjyqesore vonon.

    Go to comment
    2021/01/10 at 3:05 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leja vjetore dhe leja e barrelindjes

    Pershendetje

    Periudha e raportit te paaftesise se perkohshme per pune konsiderohen si periudhe vjetersie ne pune dhe per te llogaritur lejen vjetore qe i takon punemarresit llogariten njesoj si ditet e punes (Neni 92, pika 3 e Kodit te Punes). Pra, punemarresi qe eshte me raport leje lindje, ka te drejte qe te kerkoje qe kjo periudhe t’i perfshihet ne llogaritjen e lejes vjetore per periudhen perkatese.
    Pushimi vjetor shtyhet kur punëmarrësi, gjatë periudhës së këtij pushimi, ka qenë i shtruar në spital ose ka qëndruar në shtëpi, për shkak sëmundjeje ose aksidenti, të vërtetuar me raport mjekësor. Pra, vleresoj se me perfundimin e lejes se lindjes, ju mund te kerkoni lejen tuaj vjetore. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/10 at 12:45 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Zbardhja

    Ppershendetje

    Neni 308 i Kodit te Procedures civile percakton “Vendimi duhet të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e trupit gjykues që kanë marrë pjesë në dhënien e tij. Gjyqtari, mendimi i të cilit ka mbetur në pakicë, shkruan fjalën “kundër” dhe nënshkruan vendimin.
    Gjykata mund të shpallë vetëm dispozitivin e vendimit, duke e dorëzuar atë të arsyetuar në sekretari jo më vonë se njëzet ditë ose të shtyjë shpalljen e arsyetuar të vendimit, deri në njëzet ditë. Arsyetimi i vendimit bëhet nga kryetari i seancës, përveç kur ai del kundër”.

    Ne keto kushte, duke qene se kane kaluar te gjitha afatet e parashikuar ne ligj, ju mund t’i drejtoheni gjykates me kerkese per venie ne dispozicion te vendimit te arsyetuar ose te beni ankese per vonese ne arsyetimin e vendimit prane Inspektoriatit te Larte te Drejtesise. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/09 at 11:45 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion per pune

    Pershendetje
    Ju mund te kontaktoni nepermjet kontakteve te publikuara ne webin zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve http://www.dpbsh.gov.al/newweb/ si meposhte :
    Tel: +355 4 631 5755
    Fax (n): 00355 4 222 82 92
    Informacion/Whatsapp: 068 60 57100
    Burimet Njerëzore Whatsapp: 068 200 7413

    E-mail: info@dpbsh.gov.al
    Ose ju mund te dergoni nje kerkese per informacion mbi ecurine ne rruge postare ne adresen e DPB : Rruga “Zef Serembe”, Tufinë
    Tiranë
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/09 at 10:47 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dhurim i prones

    Pershendetje
    Cdo person qe ka tagrin e pronarit mund te disponoje mbi pronen e tij sipas vullnetit te tij te lire qe do te thote mund ta shese,dhuroje apo tjetersoje.
    Me aq sa ju referoni, ju pretendoni se babi juaj kete prone e ka trasheguar nga gjyshi, dhe trashegimia nuk ben pjese ne bashkesine ligjore , sipas kodit e familjes ne neni 77 percaktohet se ; ”Pasuri vetjake e bashkëshortit që nuk bën pjesë në bashkësi është:
    b) pasuria e fituar gjatë martesës me anë të dhurimit, të trashëgimisë ose legut, kur në
    aktin e dhurimit ose në testament nuk përcaktohet se ato janë dhënë në favor të bashkësisë;..”
    Pra , pavaresisht marteses se pare , ajo prone ka qene e trasheguar dhe munde te disponoje sipas vullnetit te tij te lire.
    Ne rast se nuk e kemi interpretuar sakte situaten e paraqitur nga ana juaj jeni i lutur te na shkruani serish ne platforme ose te telefononi falas ne nr jeshil 0800 1010 cdo dite nga e hena ne te premte ora 10-14.00
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/09 at 10:42 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Martese me shtetas italian

    Përshendetje,

    Si fillim, shtetasi italian duhet te dergoje per legalizim ne Konsullate nepermjet Sherbimit Postar certifikaten e tij te lindjes me atesi e memesi dhe certifikaten cumulative (ku perfshihen rezidenca, nenshtetesia dhe gjendja civile). Te dy certifikatat duhet te legalizohen me vulen “APOSTILLE” nga prefektura perkatese italiane. Pasi keto certifikata te legalizohen shtetasi italian mund te vije ne Shqiperi per te kryer lidhjen e marteses.

    Ne Shqiperi, lidhja e martesës bëhet prane zyres se gjëndjes civile ku eshte i rregjistruar shtetasi shqiptar. Procedura qe ndiqet eshte:
    – Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë. Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile (sic jua shpjeguam edhe me lart). Në Shqipëri përkthehen (nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe noterizohen.
    – Akti i martesës nënshkruhet në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.

    Per me shume informacion mbi procedurat e lidhjes se marteses ne Itali dhe ne Shqiperi, midis nje shtetasi shqiptar dhe nje shtetasi italian, mund t’i edhe referoheni linkut me poshte: http://www.ambasadat.gov.al/milan-consulate/sq/lidhja-e-marteses-ne-itali

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/09 at 10:27 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nderhyrja tek gjyqtari

    Pershendetjw
    Nese ju keni pretendime se gjyqtari i ceshtjes nuk eshte i paanshem ne gjykimin e rastit , ju mund te kerkoni perjashtimin e gjyqtarit .
    Gjithashtu nese pretendimet tuaja i keni ta faktuara mund ta denonconi rastin ne Prokurori.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/09 at 3:02 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Botimi

    Pershendetje. E drejta e autorit te nje vepre intelektuale, sic eshte libri i takon autorit te saj. E drejta e autorit perfshin te drejta jopasurore, te cilat autori i gezon perhere dhe te drejtat pasurore te cilat kane kufizime sipas ligjit. Te drejtat pasurore perfshijne: çdo mënyrë e shfrytëzimit të origjinalit të një vepre ose të kopjeve të saj, botimin, riprodhimin, shperdarjen, komunikimin publik te vepres, etj,. Pra nese autori nuk ja ka kaluar keto te drejta nje personi tjeter, atehere ato i gezon autori i vepres.
    Kontrata per kalimin e te drejtave pasurore te autorit duhet te behet vetem me shkrim dhe parashikon: përshkrimin e veprës, të drejtat dhe detyrimet e mbajtësit që i fiton këto të drejta; formën ekskluzive/joekskluzive; masën/ mënyrën e përdorimit të veprës që mbulohet nga ajo; afatin e vlefshmërisë; territorin në të cilin zbatohet; vlerën e shpërblimit ose bazën për përcaktimin e kësaj vlere për përdorimin e veprës; kushtet dhe afatet e pagesës së shpërblimit.

    Go to comment
    2021/01/08 at 3:29 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ekspuls ne zonen Schengen

    Pershendetje. Pyetja qe ju keni adresuar rregullohet nga legjislacioni i Bashkimit Europian dhe i shteteve anetare dhe jo nga legjislacioni shqiptar, per te cilin platforma juristionline, ofron keshillim ligjor. Pavaresisht kesaj, ju bejme me dije se ju keni te drejte te kerkoni heqie te ndalimit per te hyre ne zonen Shengen perpara perfundimit te afatit te ketij ndalimi, nese keni nje shkak ligjor. Konsiderohet si shkak i ligjshem, ekzistenca e nje kontrate pune, ne nje vend anetar dhe/ose bashkimi familjar me nje shtetas te nje shteti anetar. Ne cdo rast, do te jene autoritetet suedeze ato qe do te bejne vleresimin e kerkeses dhe do te vendosin lidhur me heqjen e ndalimit.

    Go to comment
    2021/01/08 at 3:21 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Celja e nje testamenti

    Pershendetje. Per leshimin e deshmise testamentare prane zyres noteriale duhet te jete i pranishem per te bere kerkesen nje person nga rrethi i subjekteve te interesuara, qe jane trashegimtare, apo persona te tjere qe kane interes te ligjshem (permbarues, kreditore, etj.). Nuk eshte e nevojshme qe personat e tjere perfitues apo jo te pasurise testamentare te jene te pranishem. Noteri ben vete grumbullimin e dokumentacionit te nevojshem prane e-albania dhe pasi ben vleresimin e vlefshmerise ligjore te testamentit leshon deshmine testamentare. Personat trashegimtare sipas testamentit, kane te drejte qe te heqin dore brenda 3 muajve nga e drejta e tyre e trashegimise. Kjo heqie dore mund te behet vetem personalisht, me shkrim dhe perpara noterit. Per personat qe jane jashte vendit afati per te hequr dore eshte 6 muaj.

    Go to comment
    2021/01/08 at 3:18 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dite pushimi te paguara

    Pershendetje,

    Neni 96/1 i Kodit te Punes parashikon: “1. Në rast martese të punëmarrësit ose në rast vdekjeje të
    bashkëshortit /bashkëjetuesit, paraardhësve ose pasardhësve të drejtpërdrejtë të tij, punëmarrësi përfiton 5 ditë pushimi të paguar…”
    Ne interpretim te pikes 1 te ketij neni, punemarresi perfiton 5 dite pushimi te paguar ne rastet:
    – kur martohet ai/ajo vete;
    – ne rast vdekje te bashkeshortit/bashkejetuesit;
    – ne rast vdekje te pasardhesve ose paraardhesve te drejteperdrejte te tij;
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/08 at 11:01 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me fakultetin

    Pershendetje. Noteri ka kompetence te vulose vetem dokumente te prodhuara nga vete noteri. Te tilla jane dokumente qe hartohen nga noteri: kontrata, deklarata, etj., dokumente te cilat noteri njehson permbajtjen e tyre, sic jane fotokopjet e dokumenteve qe behen perpara noterit, ose verteton nenshkrimin e nje dokumenti te hartuar nga persona jashte zyres noteriale.
    Nje diplome universitare pavaresisht se nga cili Institutcion i Arsimit te Larte eshte leshuar, qofte ky publik apo privat, nuk vuloset dhe as nenshkruhet nga noteri. Nese juve ju duhet noterizimi i diplomes, ky eshte procesi i njehsimit te fotokopjes se ketij dokumenti me origjinalin, pra vertetimi qe ben noteri qe fotokopja eshte e njejte me origjinalin. Kete gje mund ta beni prane cdo zyre noteriale, mjaft qe me vete te keni dokumentin origjinal.

    Go to comment
    2021/01/08 at 8:28 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rishqyrtim vendimi gjyqesor

    Pershendetje. Per te pasur mundesine per te dale jashte territorit te Republikes se Shqiperise i shoqeruar nga femija nen 18 vjec, ju duhet patjeter nje deklarate noteriale nga prindi tjeter i femijes, ose nje vendim gjykate qe ju autorizon qe te dilni jashte kufirit. Ne rast se ju nuk arrini ta merrni deklaraten noteriale nga babai i femijes me mirekuptim, atehere mund t’i drejtoheni me kerkese padi gjykates. Objekti i padise ne kete rast eshte dhenia e autorizimit per te levizur me femijen. Eshte e rendesishme qe t’i parashtroni dhe provoni gjykates arsyet se perse kerkoni te levizni jashte vendit me femijen e mitur.
    Nderkohe lidhur me takimet e percaktuara ne vendimin per zgjidhjen e marteses, keto mund te kerkoni qe te ndryshohen me kerkese per rishikim te kushteve te kujdestarise prane gjykates. Por kjo nuk ndikon dhe nuk ju jep te drejten per te dale jashte vendit me femijen, pasi jane dy gjera te ndryshme. Ju mund t’i beni te dyja kerkimet ne te njejten padi dhe do te jete gjykata qe shprehet per secilin prej tyre.
    Si perfundim, ju sqarojme se Gjykata per rishikimin e kushteve te kujdestarise se femijes dhe te te drejtes se takimit, nuk mund te parashikoje qe njeri prind te mos takohet fare me femijen, pasi kjo cenon interesin me te larte te femijes qe eshte edhe aspekti me i rendesishem ne kete lloj procesi. Edhe nese prindi nuk e perdor kete te drejte ligjore, gjykata ia garanton, pasi ndihmon ne nje rritje te mire psiko-emocionale te femijes.
    Ne proceset e mesiperme gjykata cakton nje eksper psikolog per te vleresuar situaten konkrete te femijes dhe marredhenien e tij me prinderit.

    Go to comment
    2021/01/07 at 2:38 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me pagen

    Pershendetje. Sigurimet shoqerore do te llogariten mbi bazen e diteve te punes qe personi ka qene ne pune dhe te pages qe ka marre per ato dite pune. Paga minimale eshte paga me e vogel e lejuar nga ligji per nje periudhe kohe normale pune prej 40 ore ne jave dhe per nje muaj te plote. Ne rast se ne nje marredhenie pune, punemarresi ka punuar me pak se ky minimum, atehere sigurisht qe dhe llogaritja e kontributeve do te jete mbi bazen e diteve te punes dhe te pages se perfituar.

    Go to comment
    2021/01/07 at 2:31 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Leje vjetore e pamarre

    Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes, ju bej me dije se ne nenin 93, pika 3, te Kodit te Punes parashikohet se: “Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje.”
    Nga sa me siper, do te thote se: 1. lejen vjetore duhet ta konsumoni brenda muajit Mars te vitit 2021 dhe 2. Duhet te qe leja vjetore te mos jete me pak se 1 jave kalendarike pa nderprerje.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/07 at 10:07 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Pagesa e raporteve 14 dite të karantines

    Pershendetje,

    Ne rastin konkret nisur nga aktet normative ne fuqi mbi parandalimin e perhapjes se Covid-19, si dhe ndryshimet e fundit ne Kodin Penal, ju kane detyruar te vetekarantinoheni ne shtepi pavaresisht se mund te keni qene ne gjendje te mire shendetesore. Ne keto kushte gjykoj se me e mira do te ishte nje parashtrim i tille nga ana juaj punedhenesit me qellim gjetjen e nje zgjidhje optimale per te dyja palet.
    Nese cdo rast, ne perputhje me ligjin “Per sigurimet shoqerore ne RSH”, parashikohet se 14 diteshi i pare ne rastet e paaftesise se perkohshme ne pune, paguhen nga punedhenesi dhe perllogaritja behet nga punedhenesi por kjo pagese nuk mund te jete me e ulet se 70% e mesatares ditore baze se vleresuar neto te gjashte muajve te fundit nga data e lindjes se te drejtes, kur i punesuari ka deri ne 10 vite pune dhe 80% kur ka mbi 10 vite pune.
    Ne praktike llogaritet 14 diteshi kalendarik, pasi dhe vete raporti mjekesor leshohet per dite kalendarike dhe jo dite pune.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/07 at 9:52 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Padia

    Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes se koleges, pervecse ju keni te drejten te paraqisni kerkesepadine pa nevojen e perfaqesimit te nje avokati, ju bejme me dije se:
    Ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj, ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.

    Perfitues te sherbimit ligjor falas jane te gjitha kategorite e percaktuara ne nenin 11 dhe 12 te ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga Shteti”.

    Ne vijim po ju pasqyrojme kategoritë e veçanta të përfituesve të ndihmës juridike falas.
    Ndihma juridike i ofrohet personave të mëposhtëm, pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë së tyre:
    a) viktimave të dhunës në familje;
    b) viktimave të abuzuar seksualisht dhe viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, në çdo fazë të procedimit penal;
    c) viktimave të mitur dhe të miturve në konflikt me ligjin, në çdo fazë të procedimit penal;
    ç) fëmijëve, të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
    d) fëmijëve nën kujdestari, të cilët kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të tyre ligjor ose kundër kujdestarit të tyre ligjor;
    dh) personave që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, duke përfshirë edhe personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit;
    e) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit të pavullnetshëm në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor, sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor;
    ë) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit vullnetar në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor për sëmundjet e rënda mendore;
    f) personave, ndaj të cilëve kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, në çdo fazë të këtij procesi;
    g) personave, të cilëve u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, që kërkojnë të nisin një proces kundër kujdestarit të tyre ligjor, për rifitimin e zotësisë për të vepruar, pa miratimin e kujdestarit ligjor;
    gj) personave, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale;
    h) personave, të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përbën diskriminim, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi.

    Gjithashtu perfitues te sherbimeve ligjore falas jane edhe kategorite e individeve me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/07 at 9:24 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Leje vjetore e pamarre

    Pershendetje! Ne rast se jeni ne kushtet e transferimit sipas dispozitave te Kodit te Punes, ju takon leja vjetore e plote prej 22 dite pune (pa te shtunat dhe te dielat).
    Ne rast se marredhenia e punes ka perfunduar dhe ju nuk i keni kryer pushimet qe ju takojne, keni te drejte per nje shperblim te barabarte me pagen e ketyre pushimeve. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/07 at 9:09 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Padia

    Pershendetje! Po, kerkesapadia mund te paraqitet nga vete ju (paditesi) dhe nuk eshte e detyrueshme qe ju te keni nje perfaqesues (avokat). Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/07 at 8:53 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Raport mjekesor

    Pershendetje. Ne mbeshtetje te Kodit te Punes, si dhe te ligjit nr. 7703/1993 “Per sigurimet shoqerore dhe shendetesore ne RSH” i ndryshuar, raportet per semundje deri ne 14 dite paguhen nga punedhenesi, ndersa pas dites se 14-te raportet paguhen nga fondet e sigurimeve shoqerore. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/06 at 6:51 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ndihme juridike falas per divorc

    Pershendetje,

    Referuar ligjit nr. 111/2017 “Per Ndihmen Juridike Falas te garantuar nga shteti”, ne menyre qe te perfitoni ndihme juridike dytesore falas (avokat), duhet te beni pjese ne nje nga kategorite e vecanta te perfituesve ose te jeni person me te ardhura te pamjaftueshme.
    Ndihma juridike i ofrohet personave të mëposhtëm, pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë së tyre:
    a) viktimave të dhunës në familje;
    b) viktimave të abuzuar seksualisht dhe viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, në çdo fazë të procedimit penal;
    c) viktimave të mitur dhe të miturve në konflikt me ligjin, në çdo fazë të procedimit penal;
    ç) fëmijëve, të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
    d) fëmijëve nën kujdestari, të cilët kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të tyre ligjor ose kundër kujdestarit të tyre ligjor;
    dh) personave që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, duke përfshirë edhe personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit;
    e) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit të pavullnetshëm në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor, sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor;
    ë) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit vullnetar në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor për sëmundjet e rënda mendore;
    f) personave, ndaj të cilëve kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, në çdo fazë të këtij procesi;
    g) personave, të cilëve u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, që kërkojnë të nisin një proces kundër kujdestarit të tyre ligjor, për rifitimin e zotësisë për të vepruar, pa miratimin e kujdestarit ligjor;
    gj) personave, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale;
    h) personave, të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përbën diskriminim, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi.

    Përfituesit e ndihmës juridike me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme
    1. Të drejtën për të përfituar ndihmë juridike e ka çdokush që provon se ka të ardhura dhe pasuri të
    pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet për këshillim, përfaqësim dhe/ose mbrojtje në çështjet penale, në çështjet administrative dhe në çështjet civile.
    2. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, sipas kuptimit të pikës 1, të këtij neni, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
    3. Të ardhurat e një personi, i cili nuk jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, sipas kuptimit të pikës 1, të këtij neni, nëse janë më të ulëta se niveli i pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
    4. Nëse një person, i cili jeton në një familje, kërkon ndihmë juridike dytësore për një çështje kundër një anëtari tjetër të së njëjtës familje, rregulli i parashikuar në pikën 2, të këtij neni, nuk do të zbatohet. Në këtë rast, të ardhurat e këtij personi konsiderohen të pamjaftueshme, sipas pikës 1, të këtij neni, nëse janë më të ulëta se niveli i pagës minimale të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
    5. Pasuria e një personi konsiderohet e pamjaftueshme, sipas pikës 1, të këtij neni, nëse vlera e saj në total nuk tejkalon vlerën e 36 pagave minimale mujore sipas legjislacionit në fuqi.

    Nese beni pjese ne nje nga kategorite e mesiperme, ju duhet te siguroni dokumentacionin shoqerues (justifikues) perkates dhe duhet te plotesoni Formularin e Aplikimit te Ndihmes Juridike Dytesore dhe/ose Formularin e Vetdeklarimit te te Ardhurave dhe Pasurive/Formularin e Vetedeklarimit te Kategorive te Vecanta. Formularet mund t’i aksesoni ne linkun https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/.
    Ne varesi te kategorise qe beni pjese, disa nga dokumentat justifikues mund te jene: vertetim papunesie/vertetim mase pensioni/vertetim per pasurite qe dispononi nga ASHK/vertetim nga ISSH-ja qe trajtoheni me pension invaliditeti/vertetim nga Njesia Administrative qe trajtoheni me pagese sociale/certifikate personale/familjare etj).

    Dokumentat justifikues, se bashku me formularet, duhet t’i depozitoni ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Lezhe (gjykata kompetente ne lidhje me rastin tuaj). Gjykata merr vendim mbi kerkesen tuaj dhe nese e pranon kerkesen per perfitimin e ndihmes juridike dytesore, atehere Dhoma Vendore e Avokatise Lezhe, ju cakton nje avokat nga lista e avokateve qe disponon.
    Ju gjithashtu mund te aplikoni edhe per perjashtim nga tarifat gjyqesore dhe te ekspertit nepermjet plotesimit dhe depozitimit ne gjykate te formularit perkates (shiko linkun me lart).

    Ju keshilloj te paraqiteni ne Qendren e Ndihmes Ligjore Falas Lezhe, per nje orientim me te detajuar mbi procedurat e aplikimit, si dhe, ne rast nevoje, per t’ju asistuar me tej ne plotesimin e formulareve perkates per perfitimin e ndihmes juridike dytesore.
    Nese keni ndonje paqartesi per sa me siper shpjegohet, mund te shkruani serish ne platforme ose mund te telefononi pa pagese ne Nr. Jeshil 08001010, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/06 at 3:30 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pagesa pune ne festat zyrtare

    Pershendetje

    Marredheniet e punes rregullohen ne baze te kontrates se punes, e cila eshte nenshkruar midis punedhenesit dhe punemarresit.

    Kodi i punes ne nenin 86/2 te tij percakton se: “Punëmarrësi gëzon të drejtën e pagës në ditët e festave zyrtare. Kur dita e festës zyrtare bie në ditët e pushimit javor, pushimi shtyhet ditën e hënë. Përjashtimet për të punuar në ditët e festave zyrtare përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave ose në kontratën kolektive”.
    Me tej ne nenin 87 te Kodit te Punes percaktohet se: “…Puna e kryer në ditët e festave zyrtare, kur ato bien ditë pune, kompensohet me një shtesë mbi pagë, jo më pak se 25 për qind dhe me një pushim të pagueshëm, të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer në ditët e festave zyrtare”.

    Kontrata e punes e lidhur midis paleve, ne asnje rast, nuk duhet te bjere ne kundershtim me dispozitat e mesiperme dhe nuk mund te jete me pak favorizuese per punemarresin sesa eshte percaktuar ne Kodin e Punes. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/06 at 10:29 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Falimentimi i nje biznesi call center

    Pershendetje. Procedura e falimentit nuk zgjat me dite, por me muaj dhe varet nga rasti konkret, nga kompleksiteti i veprimtarise tregtare, debitoret dhe kreditoret e shoqerise konkrete, kush e ka kerkuar proceduren e falimentit, etj.. Nje shoqeri tregtare, pavaresisht objektit te saj te veprimtarise kalon ne proces falimenti, ne rastin kur ka te dhena qe detyrimet e saj (debite, pasivi) i kalojne vleren e kredive, apo aseteve. Synimi i procedures se falimentit eshte qe te permbushen sa te jete e mundur detyrimet qe shoqeria ka kundrejt shtetit apo personave te trete. Ne raste te caktuara vleresohet edhe mundesia qe shoqeria te vijoje funksionimin nepermjet ristrukturimit. Ne cdo rast permbushja e detyrimeve eshte e lidhur dhe varet nga gjendja e pasurive te shoqerise. Pasurite perfshijne astet e luajtshme, te paluajtshme, likuiditetet, kredite (pra detyrime qe pale te treta kane kundrejt shoqerise), etj.. Pasi behet inventarizimi i kredive dhe debive te shoqerise, procedohet me shlyerjen e detyrimeve. Kreditoret e shoqerise nuk trajtohen te gjithe ne te njejten menyre, por varen nga origjina e detyrimit qe ka debitori kundrejt tyre.
    Pra perfundimisht nese shoqeria qe falimenton nuk ka pasuri te mjaftueshme per te permbushur detyrimet, mund te ndodhe qe punemarresit pjeserisht, ose plotesisht te mos paguhen per detyrimet qe shoqeria ka kundrejt tyre.

    Go to comment
    2021/01/05 at 8:38 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nderrimit i mbiemrit

    Pershendetje,

    Ju mund te zgjidhni te mbani mbiemrin tuaj ose te bashkeshortes ne momentin e lidhjes se marteses. Ne nenin 51 te Kodit te Familjes se RSH percaktohet se “bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet. Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave”.
    Pra, nese vendosni te merrni mbiemrin e bashkeshortes, atehere ju duhet te aplikoni per te ndryshuar mbiemrin ne dokumentet tuaja te identifikimit si leternjoftim dhe pasaporte. Keto veprime kryhen pasi te jete rregjistruar martesa ne aktet e Gjendjes Civile ne Shqiperi.

    Per me shume informacion mbi modalitetet e lidhjes se marteses, lutem referohuni linkut me poshte: http://www.ambasadat.gov.al/greece/sq/martesa

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/05 at 8:28 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Dëmtim apartamenti nga fqinji

    Pershendetje! Ju mund t’i drejtoheni gjykates ne baze te nenit 302 te Kodit Civil me padi mohuese.
    Padia mohuese parashikon se: Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cenon në pronësinë e tij, por pa u zhveshur nga posedimi, të pushojë cenimin dhe të mos përsërisë këtë në të ardhmen dhe kur është rasti, të shpërblejë dëmet që mund t’i ketë shkaktuar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/05 at 8:24 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndihme per vazhdim procesi pas kallzimit ne polici

    Pershendetje,

    Ju mund te kerkoni informacion prane Prokurorise se Rrethit ku ka kaluar ceshtja. Prokuroria do te kryeje hetimet e nevojshme ne lidhje me kallezimin tuaj dhe do te vleresoje nese duhet te filloje ndjekja penale ose jo. Per kete vendim te prokurorit ju do te njoftoheni. Kallzuesi ose ankuesi ka të drejtë të ankohet në gjykatë brenda 10 ditevë nga njoftimi i vendimit. Nëse gjykata e refuzon ankimin ata kanë të drejtë që brenda 10 ditëve të ankohen në gjykatën e Apelit.

    Gjate hetimit, ju mund te thirreni per te deshmuar ne prokurori per sqarimin e metejshem te rrethanave te faktit penal qe keni kallezuar. Hetimet mund te zgjasin nga 3 muaj deri max ne 2 vjet, kjo ne varesi te natyres se ceshtjes.

    Në cilat raste i dëmtuari mund të ankohet direkte në gjykatë?
    Në nenin 59 të Kodit të Procedurës Penale që titullohet “viktima akuzues” parashikohen disa vepra penale që viktima ka të drejtë të paraqesë kërkesën në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit. Si vepra të tilla në ligje përmenden: rrahja, dhe çdo vepër tjetër dhune, plagosja e rëndë nga pakujdesia, plagosja e lehtë nga pakujdesia, dhunimi i banesës, fyerja, ndërhyrja e padrejtë në jetën private etj.

    Per me shume informacion dhe sqarime ne lidhje me rastin tuaj konkret, ju mund te telefononi falas ne nr jeshil 0800 10 10, cdo dite nga e hena ne te premte, ora 10.00-14.00. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/05 at 7:58 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Akt dhurimi

    Pershendetje,

    Ne zbatim te percaktimeve ligjore, dhurimi i sendeve të paluajtshme, si nje veprim juridik per kalimin e pronesise duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm. Per te bere kalimin e pronesise, prona duhet te jete e regjistruar ne pronesi te xhaxhait tuaj. Per lidhjen e kontrates se dhurimit do te duhet te paraqiteni prane nje noteri publik, i cili kryen verifikimet perkatese mbi gjendjen juridike te pasurise ne rregjistrin elektronik te pasurive te paluajtshme, sqaron palet mbi te drejtat dhe detyrimet perkatese dhe harton aktin noterial te dhurimit.
    Kostot e transaksionit te dhurimit te pasurise jane: Tarifat e sherbimeve noteriale; tatimi mbi te ardhurat nga kalimi i se drejtes se pronesise; tarifat e sherbimit qe ofrohen nga ASHK per regjistrimin e kontrates se dhurimit dhe leshimin e dokumentave te pronesise ne emer te pranuesit te dhurimit (certifikate pronesie, kopje kartele dhe harte treguese te pasurise).

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/04 at 8:08 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Akt dhurimi

    Pershendetje. Kushti i vetem eshte qe prona te jete ne pronesi vetem te xhaxhait tuaj dhe te jete e regjistruar prane regjistrave kadastrale. Nderkohe per tarifat, pervec tarifes per kontraten noteriale, do te duhet te paguani edhe tatimin mbi fitimin per pronen e dhuruar. Kjo llogaritet ne baze te vleres se prones. Per te pasur nje perllogaritje te sakte te detyrimit qe ju takon te paguani, perpara se te nenshkruhet kontrata, mund te paraqiteni prane nje zyre noteriale me nje kopje te Certifikates se pronesise, apo te karteles se pasurise.

    Go to comment
    2021/01/04 at 7:50 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese per divorc

    Pershendetje,

    Per zgjidhjen e marteses ka 2 menyra:
    1. Nepermjet kerkese padise .
    2. Nepermjet zgjidhjes se marteses me marreveshje. Marreveshja realizohet para noterit dhe me pas i drejtohesh me kerkese gjykates per miratimin e saj.

    Ne rastin e gjykimit te zgjidhjes se marteses me pelqim reciprok, mungesa e njerit apo e dy bashkeshorteve do te coje ne pushimin e gjykimit te zgjidhjes se marteses. Kontrolli i vullnetit te secilit bashkeshort personalisht eshte kusht ligjor per zgjidhjen e marteses, ndaj si rregull, prezenca personale e bashkeshorteve eshte e detyrueshme. Ne vleresimin tim, kjo ceshtje mbetet e diskutueshme. Nese marreveshja per zgjidhjen e marteses eshte hartuar para noterit, pra vullneti i lire i bashkeshorteve vertetohet para nje personi publik, ne raste perjashtimore gjykata mund te pranoje zgjidhjen e marteses me pelqim reciprok, ne mungese te njerit apo te dy bashkeshorteve.

    Ne te dyja rastet gjykata fillimisht cakton nje seance pajtimi e cila behet vetem ne prani te paleve ne perputhje me parashikimet e nenit 134-136 te Kodit te Familjes.
    Pra, prezenca personale e bashkeshorteve ne seancen e pare eshte kusht i nevojshem per realizimin e perpjekjeve per pajtim nga ana e gjykates. Vleresoj se ju nuk mund te evitoni paraqitjen tuaj te pakten 1 here ne gjykate. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/04 at 2:03 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Toke per blerje ose qira

    Pershendetje. Prona shteterore mund te jepet me qira, nderkohe qe per tjetersimin kjo ndodh vetem ne raste specifike. Prona shteterore eshte ne pronesi te autoriteteve te qeverisjes vendore apo qendrore (psh, Bashki, Ministri, Ente Publike, etj..) Per te marre informacion lidhur me pronen qe ju kerkoni duhet t’i drejtoheni ASHK per te verifikuar se cili eshte autoriteti qe e ka ne pronesi. Lloji i prones shteterore percakton dhe kriteret e dhenies me qira te kesaj prone. Psh, per dhenien me qira te pasurive qe jane pyje apo kullota ka kritere te percaktuara me ligj dhe me VKM.

    Go to comment
    2021/01/04 at 1:48 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kushtet e perfitimit te pensionit invaliditetit

    Përshëndetje!

    Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, percakton se:
    1. Personi që bëhet i paaftë merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arësye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë:
    a) për çdo veprimtari ekonomike;
    b) kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin). Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).
    Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë.
    2. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.

    Per me shume informacion mund t’i referoheni faqes zyrtare te Institut te Sigurimeve Shoqerore ne linkun: http://www.issh.gov.al/?page_id=57
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/04 at 1:47 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rimbursimi i ilaceve covid 19

    Pershendetje,

    Nga ana e Keshillit te Ministrave eshte miratuar nje Vendim i cili ka per objekt rimbursimin e shpenzimeve te trajtimit ambulator per personat e prekur me Covid-19. Kjo perfshin dy kategori:
    1. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën e trajtimit të formës së lehtë, është jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë.
    2. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën e trajtimit të formës së mesme, është jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.
    Eshte mjeku i familjes personi pergjegjes, i cili për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

    Go to comment
    2021/01/04 at 1:41 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Certifikimi i shtepise se ndertuar ne vitet '50

    Pershendetje,

    Lidhur me pyetjet tuaja, gjeni pergjigjet si vijon:
    1. Ku mund te shkoj (ne cilin institucion lokal, rajonal apo qendror) qe te pyes dhe te verifikoj nese ka kjo shtepi nje certifikate pronesie ne emer te tij? Pra, a njihet ligjerisht kjo shtepi ne pronesi te im ate?
    Për të verifikuar nëse pasuria është e pajisur me dokumente pronësie duhet të bëni një aplikim pranë Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ky aplikim mund të bëhet pranë zyrës përkatëse të ADISA, ose online pranë portalit qeveritar e-albania.

    2. Ne qofte se nje certificate pronesie ne emer te tim ate nuk ekziston, cfare dokumentash me duhet te mbledh dhe nga cili institucion? Dhe ku duhet (ne cilin institucion) t’i dorezoj/aplikoj per te marre certificate pronesie te kesaj shtepie?
    Aplikimi për regjistrimin e banesës bëhet pranë Drejtorisë Rajonale Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
    VKM Nr.827, dt.30.09.2020 parashikon se: “Subjekte përfituese të objektit pa titull janë personat kërkues që e posedojnë objektin pa titull pronësie, së bashku me ata që janë në bashkësi ligjore me këta të fundit, sipas dispozitave të Kodit të Familjes. Me paraqitjen e kërkesës, subjekti deklaron se nuk ka kryer veprën penale të “dhunimit të banesës”, pavarësisht nëse është rehabilituar sipas dispozitave të Kodit Penal. Ai, gjithashtu, ngarkon kopje të dëshmisë së penalitetit të kohës së aplikimit, e cila verifikohet nga ASHK- ja vetëm për efekt të kësaj vepre penale. Në qoftë se dëshmia e përmban një vepër të tillë, procedura administrative vijon vetëm nëse vepra penale nuk është kryer për ndërtimin objekt kërkese. Në këtë rast, për verifikimin e këtij fakti, drejtoria vendore e ASHK-së i kërkon informacion gjykatës kompetente që ka gjykuar çështjen.”

    3. Ne qofte se do me duhet te bej nje aplikim, sa zgjat kjo procedure nga momenti i te berit te aplikimit dhe i marrjes se certifikates se pronesise? Dhe a kane institucionet shqiptare (psh kadastra) nje procedure te shpejte, kur aplikanti eshte i vjeter dhe mund te vdese perpara sesa te marre tapine? (nese kjo procedure zgjat me muaj e vite).

    Personi posedues i pasurisë ka të drejtë të kërkojë kryerjen e procedurës së kalimit të pronësisë në mënyrë të përshpejtuar, brenda një afati 90-ditor, përfshirë dhe periudhën e afishimit publik, nga momenti i aplikimit, përkundrejt tarifës së diferencuar në vlerën 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë.

    4. A ka ndonje procedure specifike ne rastin e tim eti per te marre nje certifikate pronesie (pra kur trualli i shtepise eshte dhene nga vete shteti nga vitet 1950 dhe jane ndertuar me ato rregulla dhe ligje dhe shtepia dhe kopshti qe ka nuk ka ndryshuar gjate gjithe kesaj kohe) apo atij do te duhet te ndjeke te njetat rregulla/procedura qe ndjekin te tjeret per shtepi qe jane ndertuar mbas viteve 1990?

    Nëse babai juaj ka dokumente pronësie mbi truallin atëherë ai duhet t’i paraqesë në kadastër, pasi trualli trajtohet në mënyrë të diferencuar, si truall nën ndërtim dhe oborr funksional. Personat kanë të drejtë të përfitojnë pa pagesë truall deri në 300m, ndërkohë që për truall me sipërfaqe më të madhe mund ta përfitojnë vetëm kundrejt pagesës.

    5. Per te evituar ndonje situate dhe me te komplikuar (nese im ate vdes perpara se te marri nje certifikate pronesie per shtepine e tij), cfare mund te bej im ate tani qe do te lehtesonte nje gje te tille? Per shembull:
    a. A mund te beje im ate nje akt dhurimi/ kontrata dhurimi tani (dhe pse ai nuk ka nje certificate pronesie per shtepine) dhe t’ja kaloj kete prone djalit te tij?

    Dhurimi i sendeve të ardhshme nuk është i lejuar në bazë të dispozitave të Kodit Civil. Pra përsa kohë babai juaj nuk ka pasuri të regjistruar ai nuk mund ta dhurojë.

    b. Im ate ka shtate femije dhe 5 vajzat e tij jane dakort qe shtepia t’ju kaloje ne pronesi te dy djemve. A do mjaftonte nje deklarate e shkruar me dore nga secila nga vajzat (pra nga te pestat vajza dhe jo vetem nje firme ne fund, por nje deklarate e plote e shkruar me dore nga vete ata) qe te njihet ligjerisht qe ato nuk duan pjese ne kete shtepi? (Ju bej me dijse se ato nuk kane mundesi te vine ne Shqiperi qe te jene present per te bere nje gje te tille perpara nje noteri shqiptar).

    Heqia dorë nga trashëgimia mund të bëhet vetëm pas çeljes së trashëgimisë, pra pasi trashëgimlënësi ka ndërruar jetë dhe vetëm përpara noterit publik dhe në asnjë rast me dokument shkresor të hartuar jashtë zyrës noteriale.
    Zgjidhja në rastin tuaj është testamenti nga ana e babait në emër të fëmijëve që dëshiron t’ju lerë pasurinë. Kjo do të ndihmonte që edhe në rast se procedurat do të mbeteshin të papërfunduara, atëherë fëmijët trashëgimtarë të kenë të drejtë që t’i vijojnë këto procedura. Në këtë rast nuk ka asnjë nevojë që motrat tuaja të jenë prezent, as në momentin e hartimit të testamentit dhe as më vonë.
    Duhet t’ju bëjmë me dije se duke pasur parasysh moshën e thyer të babait tuaj, për të siguruar që nuk do të ngrihen probleme lidhur me aftësinë për të kuptuar të babait tuaj në momentin e hartimit të testamentit, qe do te mund te cenonte vlefshmerine e testamentit si akt juridik, duhet të merrni një raport mjeko-ligjor që provon aftësinë e tij.

    Go to comment
    2021/01/04 at 10:02 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per permbarimin gjyqesor

    Pershendetje

    Pezullimi i ekzekutimit, përveç rastit kur vendoset nga gjykata, si dhe pushimi i ekzekutimit vendosen nga përmbaruesi gjyqësor. Kundër këtyre vendimeve mund të bëhet ankim në gjykatën e shkallës së parë (neni 611 i K. Pr.Civile).

    Kur vendimi i pushimit të ekzekutimit merr formën e prerë, përmbaruesi gjyqësor e heq sekuestron e vënë mbi sendet e luajtshme ose të paluajtshme dhe në rastin e parashikuar nga shkronja “b” e nenit 616 të këtij Kodi, i kthen urdhrin e ekzekutimit kreditorit, i cili ka të drejtë të paraqesë kërkesë të re për ekzekutim brenda kohës së parashkrimit. Në këtë rast, parashkrimi i ri fillon nga dita që vendimi për pushimin e ekzekutimit ka marrë formën e prerë.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/03 at 2:23 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim i statusit civil

    Pershendetje,

    Ju nuk mund ta ndryshoni kete lloj statusi ne kushtet kur ky tregon gjendjen tuaj civile fundore. Ne rregjistrat e gjendjes civile ka nje pershkrim te historikut te statusit tuaj deri ne gjendjen tuaj aktuale (e divorcuar). Statusi juaj mund te ndryshoje serish, nese ju rregjistroni nje akt martese. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/01/03 at 9:59 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Celebrimi

    Pershendetje,

    Ne rast se ju mbani mbiemrin tuaj pas martese nuk eshte e nevojshme te ndryshoni asgje ne dokumentet qe dispononi. Ne rast se ju zgjidhni te mbani mbiemrin e bashkeshortit tuaj, atehere eshte e nevojshme qe te aplikoni per te ndryshuar mjetet tuaja te identifikimit, sic jane: Karta e identitetit, pasaporta, lejen tuaj te drejtimit te automjetit (patenten).
    Dokumentat e tjere, sic jane diplomat, nuk ndryshohen nese ju keni tashme nje te tille dhe nuk jeni ne proces diplomimi.
    Ju bejme me dije se, ne cdo rast, ne aktin e gjendjes civile – certifikates se marteses – do jete i shenuar mbiemri para dhe pas martese. Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/02 at 9:32 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dergimi i ceshtjes penale ne gjyq

    Pershendetje,

    Pasi njihet me relacionin e policisë gjyqësore dhe çmon se hetimet janë të plota, kur vlerëson se çështja duhet të dërgohet në gjyq, prokurori formulon një akt për përfundimin e hetimeve paraprake dhe ua njofton atë personit nën hetim, mbrojtësit dhe viktimës. Bashkë me njoftimin, prokurori depoziton në sekretari, për të interesuarit, kopje të akteve të hetimeve paraprake. Pasi hetimet përfundojnë, aktet nuk mbrohen më nga sekreti hetimor, përveç rasteve që parashikon paragrafi 3 i nenit 279 të Kodit të Proçedurës Penale. Akti i mësipërm duhet t’u njoftohet të pandehurit, mbrojtjes dhe viktimës, të paktën dhjetë ditë para përfundimit të afatit të hetimeve paraprake, në mënyrë që të hetuarit t’i garantohet afati i caktuar nga ligji, për të formuluar kërkesa dhe për të përgatitur mbrojtjen (shih paragrafin 4 të nenit 327 te K. Procedures Penale). Natyrisht, kjo kohë i vlen edhe viktimës për të parashtruar para prokurorit pretendimet e saj lidhur me zgjidhjen e çështjes.

    Akti për përfundimin e hetimeve paraprake ka si qëllim, së pari, të njoftojë të hetuarin për hetimet e kryera në ngarkim të tij, t’i japë mundësi mbrojtjes që të kërkojë kryerjen e hetimeve plotësuese dhe të paraqitë prova, për ta bindur prokurorin se ideja e tij për dërgimin e çështjes në gjyq është e gabuar. Afati 10-ditor në dispozicion të mbrojtjes mund të shërbejë edhe si kohë reflektimi, që mbrojtja të ketë mundësi të zgjedhë një alternativë tjetër, p.sh., të propozojë arritjen e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë dhe caktimin e dënimit. Pra, akti në fjalë është një mundësi për të ushtruar konkretisht të drejtën e mbrojtjes, ndërsa prokurori ende nuk ka formuluar aktin që i hap rrugën dërgimit të çështjes në gjyq.

    Pasojat procedurale. Njoftimi për përfundimin e hetimeve ka rëndësi procedurale, sepse kur nuk respektohen dispozitat e paragrafëve 2, 3 dhe 4 të nenit 327, akti është i absolutisht pavlefshëm dhe kjo pavlefshmëri i përcillet edhe aktit pasardhës të dërgimit të çështjes në gjyq. Gjithashtu, nga data e njoftimit fillon të ecë afati 10-ditor në dispozicion të mbrojtjes dhe viktimës.

    Kur edhe pas shqyrtimit të pretendimeve të mbrojtjes dhe kryerjes së akteve të kërkuara prej saj, prokurori nuk e ndryshon mendimin e tij për dërgimin e çështjes në gjyq, ai ngre akuzë dhe formulon kërkesën për gjykimin e çështjes. Akti i akuzës dhe kërkesa për gjykim u njoftohen të pandehurit dhe viktimës, si dhe trashëgimtarëve të saj, kur janë kushtet që parashikon paragrafi 2 i nenit 327 i Kodit të Proçedurës Penale.

    2) Cila eshte tarifa gjyqesore, nese aplikohet?
    Nese jeni ne cilesine e të pandehurit, mbrojtjes dhe viktimës, ne kete faze te procedimit, ju keni te drejten e njohjes me aktet dhe provat perkatese, pa qene e nevojshme aplikimi i tarifave.

    3) Seanca paraprake zhvillohet nga i njejti gjyqtar apo tjeter nga ai i gjykimit themeltar?
    Gjyqtari i seances paraprake dhe i gjykimit themeltar jane te ndryshem.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/02 at 9:01 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e paguar per punemaresit qe kane rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 dhe jane karantinuar

    Pershendetje,

    Në këtë periudhë pandemie aplikohet një raport i veçantë. Ky dokument ndryshe nga raportet e tjera mjekësore, jo vetëm justifikon qëndrimin në karantinë, por të garanton marrjen e plotë të pagës.
    Raporti, si për të shëruarit nga koronavirusi ashtu dhe për personat e kontaktit që u kërkohet izolim, lëshohet vetëm nga epidemiologu i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Nëse do të jenë 14 ditë, 21 apo 1 muaj izolim për të infektuarit dhe rastet e kontaktit kjo varet nga ecuria e sëmundjes.

    Baza ligjore: Ligji nr. 15, date 10.03.2016 ” Per parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe semundjeve infektive”, neni 3, pika 19; Urdher Ministri nr. 81, date 10.02.2020 “Per miratimin e protokolleve dhe algoritmeve per parandalimin e semundjes covid-19”; Urdher Ministri nr. 53/2, date 26.02.2020 “Per funksionimin dhe zbatimin e rregullores se karantines”.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/01/02 at 8:09 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kam marr nje deportim ne Gjermani

    Pershendetje. Per te kerkuar heqien e ndalimit per te hyre ne zonen Shengen, duhet t’i drejtoheni me kerkese me shkrim autoriteteve kompetente te vendit te huaj, ne kete rast te shtetit Gjerman. Per te marre nje heqie te ndalimit perpara afatit, duhet qe ju te keni nje shkak te ligjshem per ta kerkuar. Te tille konsiderohen, bashkimi familjar me nje shtetas te BE, ose kur keni nje kontrate pune ne nje vend te BE. Ne cdo rast, vendimmarrja i perket autoritetit kompetent gjerman.
    Duam t’ju bejme me dije se ne rastin e ndalimit te hyrjes ne zonen Shengen, kur ky shoqerohet me deportim, edhe kur te kete kaluar afati, do t’ju duhet nje vertetim me shkrim nga autoritetet gjermane qe e konfirmojne kete fakt, ne te kundert nuk do te lejoheni te dilni jashte kufirit nga policia kufitare shqiptare.

    Go to comment
    2021/01/02 at 5:10 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndarje pasurie pas divorcit

    Pershendetje. Persa kohe kontrata e blerjes se pasurise se palujatshme eshte lidhur ne emer te te dy bashkeshorteve, atehere si pronar jeni te dy. Kjo do te thote qe pas divorcit, kur te ndahet pasuria, bashkeshortja juaj ka te drejten te kerkoje 1/2 e pjeses se pasurise. Ju keni pasur te drejte qe ne momentin e lidhjes se marteses te nenshkruanit marreveshje per regjim pasuror martesor te ndare.
    Megjithate pavaresisht sa me siper, ju keni te drejte qe gjate procesit te ndarjes se pasurise bashkeshortore te kerkoni ne gjykate qe kjo pasuri te perjashtohet nga ndarja dhe te konsiderohet si pasuri vetjake. Eshte gjykata ajo qe do te beje percaktimin perfundimtar.

    Go to comment
    2021/01/02 at 5:05 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Sqarim kontrate me kusht

    Pershendetje. Nga sa ju referoni, ju me pare keni pasur bashkepronare, tani jeni pronari i te gjithe siperfaqes. Ne keto kusht, persa kohe ju jeni pronar i pasurise ju nuk keni detyrim t’i pyesni per te transferuar pasurine tek kushdo person qe ju e vleresoni te arsyeshme. Lidhur me 50 m2, te cilet juve ju jane kaluar me kusht, ju keni te drejte t’i shisni tek persona te trete, por do te jeni te detyruar t’i paguani vleren e kesaj siperfaqeje, personit qe jua ka dhuruar.

    Go to comment
    2021/01/02 at 4:58 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ceshtje penale

    Pershendetje
    Ne lidhje me pyetjen: “Cdo te thote procedim penal nr. X, viti 2020” ? Procedim penal merr nje numer te caktuar ne momentin qe rregjistrohet si dhe daten. Ky numer dhe data e regjistrimit identifikojne procedimin.
    Ne lidhje me pyetjen e dyte : “Me njohje te akteve te ketij procedimi cfare kuptohet”? Me njohje te akteve do te thote qe ju te njiheni me permbajtjen e dosjes, provat qe disponohen nga ana e organit procedues.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/31 at 12:09 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shfrytezimi i ambjenteve te baneses

    Pershendetje
    Ligji “Per dhunen ne familje” i ndryshuar , percakton se :“Gjykata, si masë mbrojtëse të dhunës në familje, urdhëron menjëherë largimin e
    dhunuesit nga banesa për një afat kohor të caktuar, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të
    njëjtën strehë…” sigurisht qe kjo nuk eshte zgjidhje perfundimtare pasi urdheri i mbrojtjes ka nje afat te caktuar.
    Gjithashtu ne ligj eshte parashikuar dhe detyrimi per reabilitimin e dhunuesit.
    Ne lidhje me pronen , ju nuk mund te pengoni pertej afatit te urdherit te mbrojtjes aksesin ne pronen e cila eshte ne bashkepronesi te familjareve tuaj perfshire dhe vellain.
    Nese ju kerkoni te beni ndarjen prones sipas pjeseve takuese ju mund ta beni vullnetarisht prane noterit ose ne te kundert te drejtoheni ne gjykate.
    Nese nuk keni te ardhura te mjaftueshme ju mund te kerkoni ndihme juridike falas ne mbeshtetje te ligjit 111/2017 ” Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti” duke u praqitur prane Klinikave te Ligjit ose Qendres per ndihme juridike falas ne qytetin ku ju banoni, ne menyre qe tiu asistojne per plotesimin e formulareve perkates .
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/30 at 8:16 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me lejen e lindjes

    Pershendetje,

    Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka nje rubrike te dedikuar per pyetjet online, te cilen e gjeni ne linkun vijues http://www.issh.gov.al/?page_id=533. Ju mund te kontaktoni permes kesaj rubrike ose te kerkoni informacion prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore ne qytetin ku banoni.
    Zakonisht pas dorezimit te raporteve procedohet menjehere me likujdimin e tyre. Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/30 at 6:56 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ankim ne gjykate per mosdhenien e ndihmes ekonomike

    Pershendetje,

    Referuar ligjit nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike, kur gjykon se vendimi zyrtar i organit përkatës është i padrejtë dhe personi me aftësi të kufizuar, kur gjykon se i është shkelur një e drejtë e garantuar nga ky ligj, mund të paraqesin ankesë me shkrim pranë bashkisë/njësisë administrative brenda 20 ditëve kalendarike nga marrja e njoftimit. Struktura vendore shqyrton ankesën dhe njofton me shkrim ankuesin brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës.
    Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe personi me aftësi të kufizuar kanë të drejtë të paraqesin ankesë me shkrim pranë strukturës rajonale të Shërbimit Social Shtetëror brenda 20 ditëve kalendarike nga marrja e përgjigjes nga struktura vendore, pas ezaurimit të ankimit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.
    Struktura rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, pas shqyrtimit dhe verifikimit të ankesave, njofton me shkrim të interesuarin dhe njësinë e vetëqeverisjes vendore brenda 14 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës.
    Aplikuesi për përfitimin e ndihmës ekonomike dhe personi me aftësi të kufizuar, që pretendojnë se u është shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, gëzojnë të drejtën për të ngritur padi në gjykatë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

    Nese ju e keni ezuruar rrugen administrative dhe jeni brenda afateve ligjore mund t’i drejtoheni Gjykates Administrative. Ne rastin tuaj, ju keshilloj te pajtoni nje perfaqesues ligjor (avokat), ne menyre qe te ndjeke procedurat gjyqesore ne menyre korrekte.

    Ju faleminderit

    Go to comment
    2020/12/30 at 6:12 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ankim ne gjykate per mosdhenien e ndihmes ekonomike

    Pershendetje,

    Ne rast se vleresoni se vendim-marrja e organeve ne lidhje me aplikimet tuaja per ndihme ekonomike eshte e padrejte, ju bejme me dije se ju mund te ankoheni brenda afateve ligjore, fillimisht prane bashkise/njesise administrative dhe me pas prane struktures rajonale te sherbimit social.
    Gjithashtu, nese pretendoni qe ju eshte shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, ju gezoni të drejtën për të ngritur edhe padi administrative në gjykatë.

    Procedura dhe afatet e ankimit administrativ jane shpjeguar nga kolegu im ne pergjigjen pararendese.

    Baza ligjore per t’ju drejtuar Gjykates Administrative eshte Ligji nr. 49/2012, dt 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” Nenet 7/a, 11 pika 4, nenet 15, 16, 17 a/c/ç; Ligji nr. 57/2019 “Për asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.597, datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e proçedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të Ndihmës Ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për Ndihmën Ekonomike”.

    Si pale e paditur do te jene: Drejtoria Rajonale e Sherbimit Social dhe Njesia Administrative (Bashkia) ku keni vendbanimin dhe keni aplikuar per perfitimin ndihmes ekonomike.

    Objekti i kerkse-padise mund te jete: Shfuqizimin e vendimit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror “Për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin X”, ne lidhje me pjesen qe bene fjale per refuzimin e ndihmës ekonomike për shtetasin X.Y.
    Konstatimin e pavlefshëmrisë absolute të aktit administrativ, vendimit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror “Për refuzimin e ndihmës ekonomike” për muajin X të vitit 2020 për shtetasin X.Y.
    Detyrimin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të trajtojë me ndihmë ekonomike prej muajit X 2020 e në vazhdim shtetasin X.Y. Të gjitha shpenzimet gjyqësore dhe avokatore t’i ngarkohen palës së paditur.

    Ju bejme me dije se ju mund te kerkoni ndihme juridike dytesore per përpilimin e akteve të nevojshme për të vënë në lëvizje gjykatën (kerkese-padise); ofrimin e këshillimit, përfaqësimit dhe mbrojtjes para gjykatës në çështjen administrative, nese beni pjese ne kategorite e percaktuara ne nenet 11, 12 te ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”. Kërkesa për dhënien e ndihmës juridike dytësore paraqitet nga personi i interesuar personalisht ose me anë të shërbimit postar pranë gjykatës, përpara fillimit të një procesi gjyqësor, në fillim të një procesi gjyqësor dhe/ose në çdo fazë të procesit gjyqësor, derisa nuk është deklaruar i mbyllur hetimi gjyqësor, sipas rregullave të parashikuara në legjislacionin procedural.

    Ne linkun ne vijim gjeni formulatet e aplikimit per ndihme juridike dytesore dhe per perjashtim nga tarifa gjyqesore https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/.
    Per t’ju asistuar ne plotesimin e formulareve, ju mund te drejtoheni prane Klinikes se ligjit ose Qendrave per ndihmen juridike falas, ne qytetin ku ju banoni.

    Nese keni ndonje pyetje ose paqartesi per sa me siper shpjegohet, jeni te lutur te shkruani serish ne paltforme ose te telefononi pa pagese ne Nr. Jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00. Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/30 at 10:35 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Fluturimet per femijet nen 18 vjec te pa shoqeruar

    Pershendetje. Te miturit deri ne 18 vjec nuk mund te udhetojne te pashoqeruar. Femijet deri ne moshen 16 vjec mund te udhetojne te shoqeruar nga te dy prinderit, nga njeri prej prinderve me deklarate noteriale te prindit tjeter (ose vendim gjykate), ose nga nje familjar i brezit te pare (vella/moter madhor, gjysh/e, halle, teze, xhaxha, daje) kur ky eshte autorizuar me nje deklarate noteriale nga te dy prinderit. I mituri 16-18 vjec mund te udhetoje i shoqeruar edhe nga nje person tjeter madhor jashte rrethit familjar te brezit te pare, por serish i autorizuar nga te dy prinderit.

    Go to comment
    2020/12/30 at 9:11 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Si mund te nxjerr hipoteken e shtepise?

    Pershendetje. Nga sa ju thoni regjistrimi i pasurise nuk mund te behet pa nje proces gjyqesor. Lidhur me natyren e procesit dhe objektin e padise nuk mund t’ju japim nje pergjigje te sakte, nisur nga kompleksiteti juridik i ceshtjes tuaj dhe nevoja qe te studiohen provat shkresore. Nderkohe ju duhet te beni nje aplikim prane Arkives se Shtetit si dhe prane Arkives Qendrore Teknike te Ndertimit, me qellim qe te kerkoni per dokumente te ndyshme qe mund t’ju ndihmojne (leje ndertimi, harta te kohes, etj.)

    Go to comment
    2020/12/30 at 9:02 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Prokure

    Pershendetje. Vellai juaj ka te drejte te beje nje prokure prane nje noteri ne shtetin grek, ku autorizon nje person tjeter per te nenshkruar marreveshjen e pjesetimit te pasurise. Ne prokure vellai mund t’ju autorizoje edhe juve, por duke qene se ju jeni pale edhe ne marreveshjen e pjesetimit, pra do te nenshkruani nje veprim juridik me veten tuaj, atehere duhet qe ne prokure arsyeja se perse ajo po leshohet te percaktohet ne menyre te shprehur. Pra ne prokure duhet te percaktohet qe vellai ju jep tagra per te nenshrkuar marreveshjen e pjesetimit te pasurise (me te dhena te sakta), ku jane bashkepronare me te dhena te sakta (te percaktohen bashkepronaret), si dhe menyra se si eshte rene dakord per te ndare pasurine. Ne te kundert rrezikoni qe prokura te jete e pavlefshme, duke bere te pavlefshem edhe marreveshjen e pjesetimit.

    Go to comment
    2020/12/30 at 8:59 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: Zbardhja e nje historie dhe sqarimi i akuzave (2)

    Pershendetje
    Nese ju kerkoni t’i drejtoheni Komitetit Shqiptar te Helsinkit, ne linkun me poshte gjeni kontaktet e kesaj organizate https://ahc.org.al/contact/. Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/29 at 2:34 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Zbardhja e nje historie dhe sqarimi i akuzave

    Pershendetje,

    Nese ju keni pretendime per akuza te padrejta apo thenie te paverteta, ju mund te beni denoncimin tuaj prane Prokurorise.
    Per t’iu orientuar me sakte, ju lutemi te na referoni sakte problematiken tuaj ose telefononi falas ne nr jeshil 0800 1010, cdo dite nga e hena ne te premte, ora 10:00 der 14:00. Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/29 at 2:30 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dhurim i Pronës

    Pershendetje,
    Nese ju keni vendosur qe pasurine tuaj (banese/truall) t’ia kaloni nje OJF-je permes testamentit, atehere duhet te hartoni testamentin prane nje noteri publik, duke respektuar percaktimet ligjore te Kodit Civil. Ne kete rast pronesia kalon pas vdekjes se testatorit.
    Kostot ekonomike per kete veprim juridik jane: Tarifa e sherbimeve noteriale. Celja e deshmise se trashegimise testamentare dhe rregjistrimi i aktit prane AShK-se do te behen pas vdekjes se testatorit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/29 at 2:25 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dhurim i Pronës

    Pershendetje,

    Ne zbatim te percaktimeve ligjore, dhurimi i sendeve të paluajtshme, si nje veprim juridik per kalimin e pronesise duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm. Per te bere kalimin e pronesise, ju duhet te jeni te pajisur me certifikaten e pronesise se pasurise, dokument i cili merret nga Agjensia Shteterore e Kadastres (ish ZVRPP). Per lidhjen e kontrates se dhurimit do te duhet te paraqiteni prane nje noteri publik, i cili kryen verifikimet perkatese mbi gjendjen juridike te pasurise ne rregjistrin elektronik te pasurive te paluajtshme, sqaron palet mbi te drejtat dhe detyrimet perkatese dhe harton aktin noterial te dhurimit.
    Kostot ekonomike te transaksionit te dhurimit te pasurise jane: Tarifat e sherbimeve noteriale; tatimi mbi te ardhurat nga kalimi i se drejtes se pronesise; tarifat e sherbimit qe ofrohen nga ASHK per regjistrimin e kontrates se dhurimit dhe leshimin e dokumentave te pronesise ne emer te pranuesit te dhurimit (certifikate pronesie, kopje kartele dhe harte treguese te pasurise).

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/29 at 2:18 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me demshperblimin per lirimin nga sherbimi civil

    Pershendetje,

    Demshperblimi per nderprerjen e marredhenieve te punes se nepunesit civil, rregullohet nga ligji 152/2013, “Per statusin e nepunesit civil”.

    Periudha e vjetersise ne pune referuar nenit 50, pika 7 te ligjit te mesiperm eshte periudha qe personi ka qene i punesuar si nepunes civil, pra jo periudha e vjetersise ne teresi. Konkretisht vlera e demshperblimit sipas vjetersise eshte:
    a) deri në një vit eksperiencë pune si nëpunës civil, paga e 1 muaji;
    b) nga 1-3 vjet eksperiencë pune si nëpunës civil, paga e 3 muajve;
    c) nga 3-6 vjet eksperiencë pune si nëpunës civil, paga e 6 muajve;
    ç) nga 6-9 vjet eksperiencë pune si nëpunës civil, paga e 9 muajve;
    d) mbi 9 vjet eksperiencë pune si nëpunës civil, paga e 12 muajve.

    Persa kohe kjo pagese eshte demshperblim, atehere ajo llogaritet mbi pagen bruto, pasi per keto te ardhura nuk do te derdhen kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.

    Go to comment
    2020/12/29 at 12:04 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Ankim ne gjykate per mosdhenien e ndihmes ekonomike

    Përshëndetje!
    Në rast se ju është refuzuar dhënia e ndihmës ekonomike, keni të drejtën e ri-aplikimit në muajt pasardhës. Perpara se te shkoni ne gjykate, ju duhet te ezauroni proceduren e ankimit administrativ, i cili bëhet me shkrim fillimisht pranë njësisë vendore, e cila është e detyruar të kthejë përgjigje brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës. Pas ezaurimit të ankimimit te njësia vendore, keni të drejtë të ankimojë te Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror. Me pas vendimi i Drejtorise Rajonale te Sherbimit Social ankimohet në gjykatë. Ky vendim si akt administrativ mund te kundershtohet per pavlefshmeri relative dhe/ose per pavlefshmeri absolute, kjo ne varesi te shkaqeve te kundershtimit te aktit. Pavlefshmëria absolute e aktit mund të konstatohet në çdo kohë dhe si pasoje ngritja e padise nuk lidhet me ndjekjen e afateve ligjore. Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/28 at 10:04 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per tokat ne fshat

    Pershendetje. Ligji 20/2020 nuk rregullon situaten e regjistrimit te pronave te reformes agrare te vitit 1946, por reformen e tokes bujqesore te vitit 1991. Nese ju, apo ndonje nga familja juaj keni aplikuar prane Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, apo me pas prane Agjencise se Trajtimit te Pronave per t’ju njohur e drejta e pronesise mbi keto toka, pavaresisht nese eshte marre apo jo vendim, ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates. Nese nuk eshte depozituar nje kerkese e tille, afati tashme eshte plotesuar.
    Nderkohe ne baze te ligjit 20/2020, i eshte dhene e drejta qe te aplikojne per toke edhe personave që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre, nese ata nuk kane perfituar toke bujqesore; kane paraqitur kerkese brenda gjashte muajve nga hyrja ne fuqi e ligjit prane bashkise perkatese per t’u pajisur me toke dhe jane perdorues faktike te tokes bujqesore.

    Go to comment
    2020/12/28 at 9:33 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dokument pronesie e vitit 1950

    Pershendetje. Nese pasuria do te kishte pronesi te pandryshuar qe prej vitit 1950, atehere ajo do te kishte pronarin e ligjshem, apo trashegimtaret e tij te regjistruar ne kadaster. Nese pasuria eshte shtetezuar, atehere ky dokument pronesie, (apo edhe nese eshte i perpara 45) sherben per njohjen e personit si pronar i pasurise, prane autoriteteve te kthimit dhe kompensimit te pronave. Ju kujtoj se nese pronaret nuk kane aplikuar per njohjen pronar, prane Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, apo Agjencise se Trajtimit te Pronave, tashme afati ligjor ka kaluar.

    Go to comment
    2020/12/28 at 9:24 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Informacion mbi privatizimin

    Pershendetje. Ju nuk keni te drejte ligjerisht qe te kerkoni bashkepronesine e viles, por ju keni te drejte qe te kerkoni ne gjykate pavlefshmerine e kontrates se shitjes dhe rikthimin e paleve ne gjendjen e meparshme. Megjithate, personi qe e ka blere apartamentin prej familjareve tuaj, ka te drejte qe ne gjykate te kerkoje njohjen e pronesise me parashkrim fitues me titull, duke qene se ai e ka fituar pronesine me nje kontrate, pavaresisht se ajo eshte e pavlefshme.

    Go to comment
    2020/12/28 at 9:19 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leje lindje

    Përshëndetje!
    Ne vijim te pergjigjes se koleges ,
    Neni 27 i Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i përditësuar), përcakton: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.”

    Përsa i përket pyetjes suaj, ligji nuk ka te përcaktuar shprehimisht që sigurimet duhet të jenë 12 muajt e fundit pa ndërprerje dhe nisur nga kjo vleresoj se mjafton që të jeni 12 muaj e siguruar (me apo pa ndërprerje).

    Fraza “Per cdo periudhe sigurimi” nenkupton qe per cdo lindje, gruaja te kete 12 muaj sigurimi. Ne rast te nje lindje te dyte, 12 muaj e sigurimi te konsumuara me lindjen e pare nuk mund te riperdoren, pra duhet nje periudhe punesimi 12 mujore tjeter per te perfituar ne lindjen e dyte.

    Aplikimin mund ta beni nepermjet portalit e-Albania ne linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=10060 , ose mund te paraqiteni prane zyrave te Adisa ne qytetin ku ju banoni.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/28 at 9:22 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Videot amatore

    Pershendetje,

    Rregullat per marrjen e provave ne nje proces penal jane te parashikuara ne Kodin e Procedures Penale, konkeretisht mbi sa parashtroni, neni 221 e ne vijim. Pika 2 e nenit 221 parashikon: “Regjistrimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes lejohen vetëm kur procedohet për vepra të kryera me dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak,në maksimum, se tre vjet.”
    Nese jeni ne kushtet e mesiperme videot e regjistriuara mund te merren si prova ne gjykimin penal. Ne cdo rast do te duhet te vendos organi hetimor, Prokuroria.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/28 at 9:03 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Leje lindje

    Pershendetje,

    Ligji per “Per sigurimet shoqerore”, i ndryshuar, parashikon ne piken 1 te nenit 27 te tij se: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm”
    Nga sa me siper ligji parashikon nje periudhe minimale prej 12 muaj sigurime me qellim perfitimin nga skema e barrelindjes. Nga sa parashtroni, ju keni 4 vite pune te pandreprere dhe llogaritja e pageses se barrelindjes do te behet duke bazuar tek pagesa e 12 muajve te fundit nga momenti i lindjes se te drejtes per kete lloj pagese.
    Dorezimi i dokumentacionit te nevojshem do te kryehet nga punonjesi i finances se subjektit ku ju jeni punesuar se fundmi. Per nje sqarim me te detajuar ne vijim gjeni linkun http://www.issh.gov.al/?page_id=61

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/28 at 8:44 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Akt dhurimi

    Përshëndetje! Po, kushëriri mund t’ja kaloje pasurinë babait tuaj me anë të kontratës së dhurimit. Dhurimi i sendeve të paluajtshme duhet të bëhet me akt publik (kontratë dhurimi pranë noterit) dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm.
    Kostot ekonomike të kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme (akti i dhurimit) janë: Tarifat e shërbimeve noteriale; tatimi për dhurimin e pronës dhe tarifat e shërbimit që ofrohen nga ASHK, për regjistrimin e kontratës së dhurimit dhe lëshimin e dokumentave të pronësisë në emrin e babait tuaj (certifikatë pronësie, kopje kartele dhe hartë treguese të pasurisë). Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/27 at 6:23 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mbi bashkepronesine e objektit te legalizuar

    Pershendetje. Pasuria eshte ne bashkepronesi vetem te prinderve tuaj, referuar dispozitave te Kodit te Familjes per regjimin pasuror ne bashkepronesi. Nderkohe femijet, pavaresisht nese jane apo jo ne certifikate familjare, apo pavaresisht moshes se tyre nuk jane bashkepronare. Nese ju keni kontribuar ne ndertimin e shtepise, duhet te kishit aplikuar per legalizim se bashku me babain. Ne kete menyre pasuria do te ishte regjistruar edhe ne emrin tuaj.

    Go to comment
    2020/12/27 at 10:56 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me vitet e punes

    Pershendetje,

    Per te qene te sakte ne hapat qe duhet te ndiqni ne vijim, do ishte e nevojshme te konsultonim dokumentacionin qe dispononi dhe arsyet perkatese te dhena nga institucionet mbi mosnjohjen e viteve te punes qe pretendoni.

    Nisur nga sa nga parashtroni ne pyetjen tuaj, ne parim, vleresojme se nese nga ana e ISSH nuk ju jane njohur vitet e punes, per shkak te nje mungese ne dokumentacion ose pasaktesi/korrigjime te mundshme te te dhenave ne regjistrin e punonjesve, atehere ne kete rast ceshtja duhet te zgjidhet gjyqesisht, prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor ku ju banoni aktualisht, pavaresisht se ku ka qene vendi i punes dhe pa pasur nevoje per ankim administrativ.

    Per nje konsulte me te detajuar, mund te na dergoni dokumentacionin perkates ne adresen e e-mailit te platformes: info@juristionline.al.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/12/25 at 6:16 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pensioni

    Pershendetje,

    Mosha e punes mbi 14 vjec njihet si vjetersi ne pune. Per te ditur se cilat jane hapat ne vijim, duhet te shikoni arsyen se perse nuk jane njohur 3 vitet e punes. Nese nga ana e ISSH nuk jane njohur vitet, per shkak te nje mungese ne dokumentacion ose pasaktesi te mundshme te te dhenave te regjistrit te punonjesve, atehere ne kete rast ceshtja zgjidhet me kerkese per njohje te viteve te punes, prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor ku banoni aktualisht, pavaresisht se ku ka qene vendi i punes dhe pa pasur nevoje per ankim administrativ.
    Nese arsyeja e refuzimit nga ana e ISSh eshte gabim ne llogaritje, apo arsye te tjera, atehere ju duhet qe vendimin per njohje pensioni brenda 30 diteve ta kundershtoni prane Komisionit te Ankimit prane Drejtorise perkatese te ISSH dhe me pas prane Komisionit te Apelimit dhe nese edhe ky nuk i njeh vitet, i drejtoheni gjykates. Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/25 at 1:56 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dhurim prone

    Pershendetje,

    Vleresoj se mund te behet dhurimi i disa pasurive midis te njejtave pale permes nje akti te vetem noterial (kontrate dhurimi), por kjo do te sillte veshtiresi ne administrimin e nje kontrate te vetme prane ASHK-se ne momentin e regjistrimit. Ne kete akt te vetem noterial do te bashkengjiten te gjitha aktet origjinale te pronesise se pasurive, nderkohe qe pasurite mund te jene ne zona te ndryshme kadastrale ose/dhe mund te bejme pjese ne juridiksionin territorial te zyrave te ndryshme vendore te ASHK-se, cka e ben te veshtire rregjistrimin e pasurive ne baze te nje kontrate te vetme.

    Ne zbatim te percaktimeve ligjore, dhurimi i sendeve të paluajtshme, si nje veprim juridik per kalimin e pronesise duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm. Per te bere kalimin e pronesise, ju duhet te jeni te pajisur me certifikaten e pronesise se pasurise, dokument i cili merret nga Agjensia Shteterore e Kadastres (ish ZVRPP). Per lidhjen e kontrates se dhurimit do te duhet te paraqiteni prane nje noteri publik, i cili kryen verifikimet perkatese mbi gjendjen juridike te pasurise ne rregjistrin elektronik te pasurive te paluajtshme, sqaron palet mbi te drejtat dhe detyrimet perkatese dhe harton aktin noterial te dhurimit.

    Ne lidhje me pyetjen tuaj te dyte, ju bejme me dije se jane te perjashtuara nga tatimi të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit. Pra, ne interpretim te dispozites se mesiperme, vleresoj se ju perfitoni nga ky perjashtim vetem per nje pasuri te vetme qe do kaloje ne pronesine tuaj permes dhurimit.
    Në momentin e dhurimit, përveç aktit të dhurimit ose të heqjes dorë për kalimin e së drejtës të pronësisë së banesës dhe ose truallit, duhet të paraqitet dhe depozitohet pranë noterit, dokumenti /vërtetimi që provon lidhjen gjinore në familje ndërmjet palëve.

    Kostot ekonomike te transaksionit te dhurimit te pasurise jane: Tarifat e sherbimeve noteriale dhe tarifat e sherbimit qe ofrohen nga ASHK, per regjistrimin e kontrates se dhurimit dhe leshimin e dokumentave te pronesise ne emrin tuaj si pranues dhurimi (certifikate pronesie, kopje kartele dhe harte treguese te pasurise). Keto kosto/tarifa perllogariten per aq pasuri sa jane objekt i kontrates.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/25 at 1:53 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Perjashtimi i gjyqtarit

    Pershendetje,

    Me poshte po ju bejme me dije rastet kur gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështjeje konkrete:
    1. ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me atë në gjykim;
    2. ai vetë ose bashkëshortja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt apo krushqi deri në shkallë të dytë ose është i lidhur me detyrime birësimi apo bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët ose nga mbrojtësit;
    3. ai vetë ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor ose në armiqësi apo në marrëdhënie kredie apo huaje me njërën prej palëve, ose njërin prej përfaqësuesve;
    4. ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes në një shkallë tjetër të procesit, është pyetur si dëshmitar, si ekspert ose si përfaqësues i njërës apo tjetrës palë;
    5. është kujdestar, punëdhënës i njërës prej palëve, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër që ka interesa për çështjen në gjykim;
    6. në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie.

    Në rastet kur është e detyrueshme heqja dorë e gjyqtarit, secila nga palët mund të kërkojë përjashtimin e tij. Kërkesa e nënshkruar nga pala përkatëse ose nga përfaqësuesi i saj, duhet të depozitohet në sekretarinë e gjykatës kur është bërë i ditur emri i gjyqtarit apo gjyqtarëve që shqyrtojnë çështjen apo menjëherë pas shpalljes së gjyqtarit apo gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen.
    Paraqitja e mëvonshme e kërkesës lejohet vetëm kur pala ka marrë dijeni më vonë për shkakun e përjashtimit ose kur gjatë ushtrimit të funksioneve, gjyqtari ka shfaqur mendim të njëanshëm e në mënyrë të papërshtatshme mbi faktet dhe rrethanat objekt gjykimi, por sidoqoftë jo më vonë se tri ditë nga marrja dijeni. Kërkesa duhet të përmbajë shkaqet e përjashtimit, dokumentet e provat e tjera që disponohen.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/12/25 at 1:40 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Legalizimi objektit

    Pershendetje

    Ju shpreheni se: “keni hipoteke per objektin”. Kjo do te thote qe ju jeni pronar te objektit. Nese pasuria eshte ende e regjistruar ne emer te babait tuaj, atehere ju duhet te merrni deshmine e trashegimise per babain tuaj dhe te beni regjistrimin e saj prane Drejtorise Rajonale te Kadastres, duke u regjistruar si bashkepronare te gjithe trashegimtaret e babait tuaj.

    Cfare leje duhet te marr qe te jemi serish pronar te objektit?
    Regjistrimi si pronar nuk kerkon paisjen me leje te posacme. Per te bere restaurimin, apo rindertimin e objektit ju duhet te pajiseni me leje ndertimi, apo autorizim nga ana e Bashkise.

    Dua dhe oborrin rrethues te saj ta legalizoj sepse vetem objektin disponojme.
    Nese doni te legalizoni ndertimin rrethues te oborrit, per kete duhet te beni aplikim prane ASHK. Nese doni te regjistroni truallin qe perben oborrin funksional ne emrin tuaj, pasi trualli nuk legalizohet, atehere duhet te aplikoni per regjistrimin e oborreve ne perdorim, sipas ligjit 20/2020. Aplikimi behet prane Drejtorise Rajonale te AShK.

    Go to comment
    2020/12/23 at 9:54 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A lejohet ankim ndaj vendimit per urdher te menjehershem mbrojtje?

    Pershendetje. Vendimi i Gjykates per leshimin e Urdherit te Menjehershem te Mbrojtjes përbën titull ekzekutiv dhe nuk mund të ankimohet. Vendimi ekzekutohet menjëherë nga organet e policisë, në bashkëpunim me shërbimin përmbarimor gjyqësor dhe zyrën e shërbimeve sociale të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm viktima dhe personat e tjerë, të parashikuar në vendim.
    Gjykata jo më vonë se 20 ditë, nga dita e lëshimit të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, cakton seancen per vertetimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes. Në përfundim të ketij procesi gjyqësor, gjykata:
    a) vendos anulimin, si dhe ndërprerjen e efekteve të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të lëshuar më parë me vendim gjykate, kur ky i fundit nuk arrin të provohet;
    b) refuzon lëshimin e urdhrit të mbrojtjes me vendim gjykate, kur nuk arrin të provohet urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes, i lëshuar më parë me vendim gjykate;
    c) lëshon urdhrin e mbrojtjes.
    Kunder ketij vendimi ju keni te drejten e ankimit brenda 15 diteve nga shpallja, apo momenti i njoftimit.

    Go to comment
    2020/12/23 at 9:47 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leje Lindje

    Pershendetje
    Kodi i punes ne nenin 104/1 percakton: “Ndalohet puna për gratë shtatzëna 35 ditë para lindjes dhe 63
    ditë pas lindjes. Kur gruaja shtatzënë ka në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e parë bëhet 60 ditë.”
    Pra, ju keni te drejten te merrni deri ne 63 dite leje pas lindjes sipas percaktimeve ne Kodin e Punes.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/23 at 6:36 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leje Minerare

    Pershendetje. Ju mund t’i drejtoheni gjykates administrative me objekt, detyrimin e MIE per te bere zbardhjen e lejes minerare te miratuar ne heshtje.

    Go to comment
    2020/12/23 at 6:25 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pasaporte

    Pershendetje. Nese babai juaj ka fituar shtetesine shqiptare, atehere edhe ju keni te drejte ta perfitoni kete shtetesi per shkak te origjines. Ligji i ri per shtetesine eshte miratuar vetem pak kohe me pare dhe ende nuk kane dale aktet nenligjore te nevojshme, qe rregullojne proceduren dhe dokumentet e nevojshme per te aplikuar per perfitimin e shtetesise shqiptare.

    Go to comment
    2020/12/23 at 6:23 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Person fizik

    Pershendetje. Cdo subjekt tregtar i regjistruar si person fizik, ka detyrimin qe te paguaje kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Lidhur me taksat e tjera qe duhet te paguani, kjo varet nga xhiroja, nga vendi i ushtrimit te veprimtarise, taksat vendore te bashkise, etj. dhe ne nuk mund t’ju japim nje shifer per to.

    Go to comment
    2020/12/23 at 6:20 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Celja e trashegimise ligjore

    Pershendetje. Te ardhurat e kontrates se qirase nuk jane te ardhura nga trashegimia drejtperdrejte, por per sa kohe sendi eshte objekt kontrate eshte perfituar nga trashegimia, atehere te ardhurat nga qiraja do te ndahen sipas pjeses se bashkepronesise se pasurise se paluajtshme. Pra bashkeshortja do te perfitoje 1/2, pasi eshte pronare e 1/2 pjese, ndersa secili prej femijeve ka te drejte te perfitoje 1/4.

    Go to comment
    2020/12/23 at 6:17 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne vijim te pyetjes: Shperblimet e lejes (2)

    Pershendetje,

    Parashikimi i pikes 2/4/8 te Udhezimit 5/2006 “Per tatimin mbi te ardhurat” zbatohet ne rastet kur vendimi i gjykates e konsideron zgjidhjen e kontrates se punes te parregullt dhe punonjesi do te paguhet me pagen qe do te merrte nese do te kishte qene ne pune rregullisht. Pra punemarresi ne kete rast eshte njesoj sikur nuk eshte larguar asnjehere nga puna. Ne nje rast te tille per pagen qe do te perfitoje, punonjesit do t’i mbahen kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, si dhe pagesa perkatese e TAP, dhe kjo periudhe do t’i njihet si vjetersi pune.
    Ne rast se vendimi i gjykates i konsideron pagat si shperblim, dhe marredhenia e punes eshte zgjidhur dhe do te rilidhet serish, atehere ne kete rast per shperblimin e njohur nga gjykata nuk do te paguhet TAP.
    Se per cilin rast behet fjale ne vendimin tuaj, percaktohet ne dispozitivin e gjykates, i cili me pas do te zbatohet nga burimet njerzore te punedhenesit tuaj.

    Go to comment
    2020/12/22 at 3:50 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Pension ushqimor pas vdekjes se prindit

    Pershendetje,

    Nga sa parashtroni, ne parim vleresoj se mund te perfitoni pension familjar ne perputhje me ligjin “Per sigurimet shoqerore”, i ndryshuar. Megjithate mbetet per t’u vleresuar nese plotesoni kushtet ligjore perkatese. Ne faqen zyrtare te Institutit te Sigurimeve Shoqerore mund te konsultoheni me nje informacion te detajuar mbi kushtet, procedurat dhe modalitetet e tjera per perfitimin e ketij pensioni://www.issh.gov.al/?page_id=59
    Nderkohe, neni 212 te Kodit te familjes, parashikon se detyrimi ushqimor pushon me vdekjen e personit te detyruar per pagesen e ketij detyrimi. Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/22 at 3:06 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pension ushqimor pas vdekjes se prindit

    Pershendetje,

    Ne baze te nenit 212 te Kodit te Familjes: “Detyrimi për ushqim pushon me vdekjen e personit të detyruar, personit që e përfiton atë, edhe sikur ky detyrim, që përmbahet në një vendim të formës së prerë, të mos jetë ekzekutuar”.

    Ju duhet te interesoheni prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shqoerore mbi mundesine e perfitimit te pensionit familjar. Ne nenin 40 te Ligjit mbi Sigurimet Shoqerore percaktohet se: “Personat që janë në ngarkim të personit që vdes, i cili kishte kushte për përfitimin e njërit nga llojet e pensioneve ose merrte pension, kanë të drejtë të marrin pension familjar.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/12/22 at 2:37 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Martesë me një shtetas italian

    Pershendetje

    Per me shume informacion ne lidhje me proceduren e lidhjes se marteses ne Itali, lutem referohuni linkut http://www.ambasadat.gov.al/milan-consulate/sq/lidhja-e-marteses-ne-itali.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/22 at 2:30 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Prone

    Pershendetje,

    Bashkepronare te tokes bujqesore jane personat te cilet kane qene pjese e certifikates familjare te dt 1.8.1991. Nese motra juaj ka qene e martuar dhe nuk ka qene pjese e certifikates familjare te kesaj date, atehere ajo nuk eshte perfituese e tokes bujqsore sipas Ligjit 7501/1991. Por nese motra juaj ka fituar nje pjese te tokes se babait (si pasoje e trashegimit apo veprimi tjeter disponimi) dhe kete pjese e ia dhuron mamase se saj, atehere ajo nuk do te dale bashkepronare ne certifikaten e pronesise se kesaj toke bujqesore. Ki parasysh qe kontrata e dhurimit duhet te jete bere me akt noterial dhe duhet te jete rregjistruar ne Kadaster (ish hipoteka).

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/22 at 11:51 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shperblimi i lejes

    Pershendetje

    Pyetjet qe ju keni shtruar jane ne fakt te lidhura me vendimin gjyqesor dhe menyren se si gjykata eshte shprehur ne kete vendim.
    A duhet punedhenesi t’i paguaje pagen punojesit nga momenti i nderprerjes te marredhenies se punes deri ne rikthimin e tij?
    Nese gjykata eshte shprehur ne kete forme ne dispozitiv, po.

    Kjo pagese do behet mbi pagen bruto dhe do mbahet tatim ne burim 15 %?
    Edhe fakti nese pagesa do te behet mbi bazen e pages bruto apo neto, duhet te jete e percaktuar ne vendim. Jo, nuk duhet te paguani tatim mbi te ardhurat personale prej 15% mbi shperblimin e akorduar nga gjykata. Kjo e ardhur eshte e perjashtuar.

    Nese leja ju eshte dhene nga punedhenesi juaj ne momentin e zgjidhjes se marredhenieve te punes, atehere ai i nenshtrohet rregullave te pagimit te kontributeve perkatese te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, apo te tatimit mbi te ardhurat personale, ne varesi nese eshte konsideruar leje, apo shperblim per leje. Pra nese kontrata eshte shtyre duke llogaritur edhe ditet e lejes, atehere do te derdhen kontributet perkatese, nese kontrata eshte nderprere dhe ju jeni paguar si shperblim per ditet e lejes, do te paguhet TAP.

    Kini parasysh qe vendimi i gjykates qe te jete i ekzekutueshem duhet te kete marre forme te prere, ose mund te jete vendim i gjykates se shkalles se pare i dhene me ekzekutim te perkohshem.

    Go to comment
    2020/12/22 at 11:33 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me zbatimin e Aktit Normativ 33, dt.11.12.2020

    Pershendetje. Ndryshimi ligjor i bere ndaj ligjit per sigurimet shoqerore, nuk eshte shoqeruar me akte nenligjore lidhur me procedurat dhe menyren se si do te zbatohet. Nisur nga sa me siper dhe nga fakti qe kjo dispozite tashme eshte zbatuar ne nje rast, duke u miratuar VKM-ja individuale perkatese, do t’ju sugjeronim qe t’i drejtoheshit me nje kerkese me shkrim Keshillit te Ministrave dhe Institutit te Sigurimeve Shoqerore, si autoritetet e perfshira me zbatimin e kesaj dispozite. Kerkesa te kete te bashkengjitur te gjithe dokumentacionin provues.

    Go to comment
    2020/12/21 at 10:01 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rivleresimi i prones

    Pershendetje,

    Nese ju jeni bashkepronar te se njejtes prone, atehere rivleresimi nuk mund te behet i pjesshem vetem per pjesen tuaj, pasi pjesa konkrete e secilit bashkepronar percaktohet vetem pasi behet pjesetimi i pasurise vullnetar ose gjyqesor. Nese secili prej jush ka nje prone te veten te regjistruar ne kadaster, atehere qe sigurisht mund te behet rivleresimi i mevetshem.
    Lidhur me kostot e aktit te vleresimit te kryer nga eksperti vleresues, ne nuk mund t’ju japim nje vlere, pasi kjo eshte nje veprimtari private, dhe varet nga lloji dhe siperfaqia e prones konkrete.
    Shpenzimet qe perfshijne procesin jane pagesa e ekspertit dhe pagesa e takses 3% te vleres se shtuar te pasurise.

    Go to comment
    2020/12/21 at 9:57 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kushtet per perfitimin e lejes se lindjes

    Pershendetje,

    Ligji nr. 7703/1993 “Per sigurimet shoqerore me RSH” i perditesuar, ne nenin 27, pika 1 percakton:
    “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi…”

    Ne intepretim te dispozites se mesiperme dhe nisur nga zbatimi i saj ne praktike, une vleresoj se eshte e nevojshme qe ne 12 muajt e fundit, punedhenesi juaj te kete derdhur kontributet shoqerore dhe shendetesore ne menyre qe te perfitoni leje lindje.

    Nisur nga fakti se qendrimi im dhe i koleges jane te ndryshem, ju orientoj qe t’i drejtoheni ISSH-se per nje konfirmim te sakte ne lidhje me intepretimin dhe zbatimin ne praktike te dispozites se mesiperme ligjore. Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/21 at 7:42 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Kushtet per perfitimin e lejes se lindjes

    Përshëndetje!

    Neni 27 i Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i përditësuar), përcakton: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.”

    Përsa i përket pyetjes suaj, ligji nuk ka te përcaktuar shprehimisht që sigurimet duhet të jenë 12 muajt e fundit pa ndërprerje dhe nisur nga kjo vleresoj se mjafton që të jeni 12 muaj e siguruar (me apo pa ndërprerje).

    Fraza “Per cdo periudhe sigurimi” nenkupton qe per cdo lindje, gruaja te kete 12 muaj sigurimi. Ne rast te nje lindje te dyte, 12 muaj e sigurimi te konsumuara me lindjen e pare nuk mund te riperdoren, pra duhet nje periudhe punesimi 12 mujore tjeter per te perfituar ne lindjen e dyte.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/21 at 7:38 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pjesetim pasurie

    Pershendetje. Ju trajtoni dy probleme ne pyetjen tuaj. Dhurimin e pasurise nga prinderit dhe pjesetimin e pasurise se fituar me ligjin 7501.
    Ne baze te ligjit 7501 te gjithe anetaret e familjes bujqesore, ne date 1 gusht 1991, pavaresisht moshes, kishin te drejten te perfitonin toke sipas normes per fryme te fshatit perkates. Pra ju si dhe pjesetaret e tjere te familjes keni perfituar te njejten sasi toke. Fakti qe regjistrimi i pasurise ne regjistrat kadastrale eshte bere ne emer te babait tuaj, nuk ka asnje rendesi apo pasoje juridike, pasi per cdo tjetersim te prones, ju duhet patjeter te nenshkruani. Nese prinderit duan qe secili nga ju te kete emrin ne certifikaten e pronesise, si bashkepronar, ky eshte nje proces qe realizohet me nje kerkese te thjeshte prane Agjencise Shteterore te Kadastres, pa qene e nevojshme qe te jeni te gjithe te pranishem.
    Nese doni qe te ndahet apo pjesetohet prona dhe secili prej jush te mos jete bashkepronar i 1/5 te seciles parcele pasurie te perfituar me ligjin 7501, por pronar i vetem i pjeses/pjeseve perkatese, atehere kjo mund te behet me marreveshje te te gjithe bashkepronareve dhe ju per kete keni te drejte qe te leshoni nje prokure dhe te autorizoni nje person qe te nenshkruaje ne emrin tuaj marreveshjen e pjesetimit. Do t`ju keshillonim qe ne prokure te vini kritere te sakta lidhur me kompetencat qe do i jepni perfaqesuesit, me qellim qe te shmangni cdo mundesi abuzimi. Nese bashkepronaret nuk arrijne ta zgjidhin pjesetimin e pasurise me mirekuptim, secili prej tyre mund t`i drejtohet Gjykates me kerkese padi me objekt pjesetim pasurie.
    Nese prinderit duan qe pjesen e tyre nga prona e fituar nga ligji 7501, qe eshte e barabarte me secilin prej femijeve, t`ua dhurojne femijeve. Mund ta bejne kete gje me kontrate para noterit. Edhe kjo kontrate qe te jete e vlefshme duhet te nenshkruhet edhe nga ana juaj dhe ju mund te autorizoni me ane te prokures nje person tjeter per te nenshkruar pranimin e dhurimit.

    Go to comment
    2020/12/21 at 5:01 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: leket e lindjes (2)

    Pershendetje
    Ju bejme me dije se shperblimet e lindjes per vitin 2018 ne shumicen e bashkive te vendit nuk jane shperndare ose jane shperndare me vonese per shkak te mosakordimit te fondeve nga Ministria e Brendshme, e cila ishte pergjegjese per akordimin dhe alokimin e ketyre fondave deri ne Janar 2019, atehere kur kjo pergjegjesi i ka kaluar Ministrise se Shendetesise.
    Per te ditur arsyet e sakta te voneses ose mosmarrjes se shperblimit per rastin tuaj, Ju mund t’i drejtoheni me kerkese per informacion Bashkise/Njesise Administrative ku keni vendbanimin. Mendoj se arsyeja lidhet me faktin se fondet e ardhura po shperdahen per lindjet e kryera ne periudha me te hershme se e juaja (pra per lindjet e para 2018).
    Gjithsesi sic ju kemi sugjeruar edhe me pare, ne lidhje me kete problemtike, e cila cenon te drejtat tuaja, ju mund t’i drejtoheni me nje ankese edhe institucionit te Avokatit te Popullit. Ky institucion mund te hetoje situaten dhe t’i beje rekomandimet perkatese Njesise/Bashkise dhe institucioneve pergjegjese per rivendojen ne vend te te drejtave tuaja te cenuara. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/12/21 at 3:20 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Kam nevoje per ndihmen tuaj

    Përshëndetje!

    Ju mund të na kontakti në adresën e email-it: info@juristionline.al. Gjithashtu mund të na kontaktoni në numrin jeshil pa pagesë: 08001010, nga e hena ne te premte, gjate orarit 10:00-14:00.

    Ne lidhje me pyetjen qe keni adresuar me pare ne platforme, ju bejme me dije se ajo eshte trajtuar nga ana jone dhe ju kemi kthyer pergjigje duke ju orientuar mbi mundesite per perfitimin e ndihmes ekonomike dhe prej programeve sociale te strehimit qe ofrohen nga bashkia. Pergjigjen dhe informacionin konkret mund ta konsultoni ne linkun ne vijim: https://juristionline.al/questions_of_civil/ndihme-per-familje-ne-nevoje/ Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/21 at 1:05 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leje qëndrimi në Shqipëri dhe Shengen

    Pershendetje. Regjimi i Marreveshjes Shengen garanton nder te tjera rregulla te perbashketa te vendeve anetare te BE-se lidhur me regjimin e vizave me shtetasit e vendeve te treta, per vizita te shkurtra jo me qellim pune, kontrolle te perbashketa ne kufijte e jashte te Bashkimit, si dhe heqie e kufijve te brendshem. Ne kete kuptim regjimi i posacem per te levizur pa vize nga shtetasit e vendeve te treta, sic eshte rasti i Shqiperise, drejt vendeve te BE-se eshte i garantuar vetem per shtetasit e ketyre vendeve dhe jo per personat e tjere te cilet mund te kene leje te perhershme, apo te perkohshme qendrimi ne keto vende. Kushti thelbesor per te levizur pa vize drejt vendeve te BE-se, per persona qe vijne nga vende si Shqiperia eshte te jene te pajisur me nje pasaporte shqiptare biometrike te vlefshme.

    Go to comment
    2020/12/21 at 12:57 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Vjetersia ne pune

    Përshëndetje! Jo, periudha e ndërprerjes së marrëdhënies së punës nuk konsiderohet vjetërsi në punë. Llogaritja e shpërblimit tuaj është bërë mbi bazën e pagës bruto. Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/21 at 12:46 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndarje nga trungu familjar

    Pershendetje. Ju keni te drejte qe te aplikoni per ndihme ekonomike, por vendimmarrja eshte e mbeshtetur ne nje sistem pikezimi dhe lista e perfituesve varet nga kerkesat dhe aplikimet prane cdo njesie perkatese. Ju keni te drejte ta ankimoni vendimin per mosperfitimin e ndihmes ekonomike.

    Go to comment
    2020/12/21 at 12:45 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leket e lindjes

    Pershendetje,

    Sipas Udhëzimit te Ministrit të Brendshëm nr. 116, datë 12.4.2010 “Për procedurat e përftimit të shpërblimit nga regjistrimi i fëmijëve sipas ligjit nr.10 129, dt. 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, ky shpërblim përfitohet kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda afatit ligjor të 60 ditëve, për lindjen brenda vendit dhe brenda 90 ditëve, për lindjen jashtë vendit dhe nëna përfiton shpërblim në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.

    Kërkesës për përfitim shpërblimi për lindjet, duhet t’i bashkëlidhet karta e identitetit e juaja dhe certifkata e lindjes së fëmijës. Kjo certificatë duhet të mbajë shënimin e vendosur nga nënpunësi i gjendjes civile “Për efekt shpërblimi nga rregjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor”.

    Per t’u interesuar mbi statusin e kërkesës suaj, drejtohuni pranë Bashkise/njësisë administrative. Krahas kërkesës/ankesës pranë Bashkisë Tuaj/Njësisë Administrative, ju sugjerojmë që ta adresoni cështjen e mosmarrjes së shpërblimit, përmes një ankese, edhe pranë Institucionit të Avokatit të Popullit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/21 at 8:52 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kredia

    Pershendetje. Ju duhet te komunikoni me kreditoret tuaj, pra me shoqerite perkatese financiare, per te siguruar nje shtyrje, apo nje rikonfigurim te kredise. Duam t’ju sqarojme se ky nuk eshte detyrim ligjor, por mund te arrihet vetem me mirekuptim ndermjet paleve. Nese ceshtja kalon ne permbarim dhe ai vijon me procedurat per ekzekutimin e detyrueshem. Ne baze te nenit 517 parashikohet mundesia qe debitori t’i drejtohet gjykates dhe te kerkoje shtyrjen e afatit te ekzekutimit, ose ndarjen e tij ne keste, por kjo nuk mund te behet per rastet e kredive bankare.

    Go to comment
    2020/12/20 at 8:28 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shperblim nga shteti per personat me ndihme ekonomike

    Pershendetje
    Deri ne kete moment nuk ka nje akt normativ te miratuar ne lidhje me kategorite e personave qe do perfitojne shperblim ne fundvit nga shteti (pervecse pensionistet qe jane deklaruar ne konference per shtyp si kategori perfituese). Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/19 at 10:02 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leje lindje

    Pershendetje,

    Ligji nr. 7703/1993 “Per sigurimet shoqerore me RSH” i perditesuar, ne nenin 27, pika 1 percakton:
    “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm”.
    Pra, qe ju te perfitoni leje lindje duhet te keni 12 muaj sigurimi. Pra, pervec deklarimeve eshte e nevojshme qe ne 12 muajt e fundit punedhenesi juaj te kete derdhur kontributet shoqerore dhe shendetesore.
    Ne lidhje me pyetjen tuaj nese ju mund t’i paguani vete kontributet per periudhen qe nuk jane paguar, ju bejme me dije se ju mund t’i paguani vullnetarisht ato dhe kontributet e paguara per periudhen e pambuluar vlejne per efekt pensioni dhe jo per perfitimin e lejes se lindjes. Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/19 at 9:56 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Akti i pronesise

    Pershendetje. Ne baze te ligjit 7501 toka shperndahej sipas siperfaqes per fryme te percaktuar nga Komisioni i Tokes se Fshatit, si dhe numrit te anetareve te familjes, pavaresisht moshes se tyre, ne date 1 gusht 1991. Pra secili prej anetareve eshte pronar i 1/5 e siperfaqes se tokes se dhene me AMTP. Regjistrimi ne ASHK shpesh here behej ne emer te kryetarit te familjes bujqesore, por kjo nuk ka asnje pasoja ligjerisht, pasi pronare jane te gjithe anetaret. Duke qene se gjyshja juaj tashme ka nderruar jete dhe ajo ka qene nje prej anetareve te familjes bujqesore, pjesen e saj nuk e perfitojne anetaret e familjes bujqesore, por trashegimtaret e saj, qe jane femijet e saj dhe bashkeshorti nese ende nuk ka nderruar jete. Pra 1/5 e siperfaqes do te ndahet ndermjet te gjithe trashegimtareve te gjyshes tuaj, sipas deshmise se trashegimise.

    Go to comment
    2020/12/19 at 9:55 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me nje ceshtje pronesie

    Pershendetje. Momenti se kur bashkeshorti ka fituar te drejtat per sendin e ardhshem eshte perpara lidhjes se marteses, pavaresisht kohes se kur pasuria do te regjistrohet ne ASHK. Kur te perfundoj pallati dhe te behet regjistrimi ne ASHK, do te lidhet nje kontrate shkembimi, e cila do te lidhet midis te njejtave pale qe kane lidhur kontraten e sipermarrjes (porosise) ne vitin 2002, pra midis shoqerise ndertuese dhe bashkeshortit tuaj. Megjithate nese nga ana e bashkeshortit bihet dakord, pasuria mund te regjistrohet edhe ne emrin tuaj ne ASHK.

    Go to comment
    2020/12/19 at 4:46 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Servitut kalimi

    Pershendetje. Servituti i kalimit rregullohet vetem nga Kodi Civil dhe jo nga ligji per “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise”. Ne rastin tuaj mund te paraqisni nje kerkese per korrigjimin e regjistrimit te AMTP-se, por ne cdo rast nese kjo nuk e zgjidh problemin do te duhet t`i drejtoheni gjykates.

    Go to comment
    2020/12/19 at 4:39 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Tarifat e nje prokure ne Belgjike

    Pershendetje,
    Faleminderit per keni adresuar pyetjen tuaj ne platformen “juristionline.al”. Na vjen keq, por nuk kemi informacion mbi koston e hartimit te nje prokure ne shtetin belg. Juristet e platformes mund t’iu pergjigjen vetem ne lidhje me pyetje te mundshme mbi sherbimet qe ofrohen ne baze te legjislacionit shqiptar. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/12/19 at 3:52 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion per lidhjen e marteses

    Përshendetje,

    Më poshtë po ju informoj mbi procedurat dhe dokumentet qe duhet te paraqesin shtetasit per Lidhje Martese:
    – Përpara lidhjes së martëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët ose personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme, te cilet duhet të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”.
    – Lidhja e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi.

    Në rastin kur njeri nga bashkëshortët është shtetas i huaj dhe lidhja e martesës bëhet pranë një zyre të gjëndjes civile në Shqipëri, proçedura është e njëjtë:

    – Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë. Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile. Në Shqipëri përkthehen (nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe noterizohen.
    – Akti i martesës nënshkruhet në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.

    Aplikimin per lidhje martese me shtetas te huaj mund ta beni nepermjet portalit e-Albania , ne linkun ne vijim

    https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9778.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/12/19 at 12:56 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pyetje per pagesen e raportit mjekesor

    Pershendetje

    Ne vijim te pergjigjes se koleges ju bejme me dije se në këtë periudhë pandemie aplikohet një raport i veçantë. Ky dokument ndryshe nga raportet e tjera mjekësore, jo vetëm justifikon që