• Griselda Dama

    From Griselda Dama on Rezerva ligjore

    Pershendetje
    Trashëgimlënësi (gjyshja juaj) nuk mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore fëmijët e saj të mitur (nese ka) ose trashëgimtarë të tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim (neni 361, paragrafi i dytë), si dhe trashëgimtarët e saj të tjerë të paaftë për punë në qoftë se thirren në trashëgim, dhe as të cenojë me testament në çdo mënyrë qoftë, pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve në bazë të trashëgimisë ligjore, përveç kur këta janë bërë të padenjë për të trashëguar. Keto do te perbenin shkak per pavlefshmeri, se paku te pjesshme te testamentit. Ne cdo rast kete e konstaton noteri qe ben celjen e testamentit dhe po noteri rregullon edhe pjeset takuese ne konsiderate te rezerves ligjore.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/08/04 at 7:54 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Verifikim ekspulsi

    Përshëndetje! Për të verifikuar nëse keni ekspuls, ju duhet t’i drejtoni një kërkesë autoriteteve Franceze, pra vendit ku keni qëndruar. Kërkesa duhet të hartohet në gjuhën e vendit ose në gjuhën angleze dhe mund ta dërgoni nëpërmjet shërbimit postar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/08/04 at 7:14 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Tarifat e eksperteve

    Pershendetje
    Te dy profesionet jane profesione te lira dhe secili e vendos vete tarifen e sherbimit te ofruar.
    Ne lidhje me cmimin e avokatit eshte ne varesi te marreveshjes qe arrini ju me avokatin tuaj per pagesen.
    Nese ju jeni ne pamundesi ekonomike per te perballuar shpenzimet avokatore dhe te eksperteve atehere ju mund ti dejtoheni gjykates me kerkese per ndihme juridike dytesore falas dhe perjashtim nga tarifat gjyqesore perfshire ketu edhe ekspertin.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/08/04 at 12:04 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me Kodin e Punes

    Pershendetje
    Ne parim, kontrata e punës është veprim juridik i dyanshëm (neni 12 i Kodit të Punës) që lidhet me vullnetin e lirë të dy palëve. Edhe ndryshimi i kontratës së punës (elementet e saj- ndryshimi i pozicionit te punes) bëhet në të njëjtën mënyrë, në mënyrë konsensuale, me marrëveshjen dhe pëlqimin e dhënë mes palëve sipas ligjit (neni 21 pika 1).
    Pavarësisht se mund të ekzistojnë rrethana të justifikuara si perfundimi i projektit etj., Kodi ynë i Punës, nuk i njeh punëdhënësve asnjë të drejtë të “transferojnë“ punëmarrësit në punë e detyra të tjera në mënyrë të njëanshme, qoftë edhe brenda të njëjtit subjekt, nëse nuk ka dakordësi paraprake nga të dy palët përsa i përket pranimit ose jo nga punëmarrësi të ndryshimit të kushteve të kontratës së punës që vijnë për shkak të ristrukturimit.
    Është në çmimin dhe njëkohësisht në riskun, si të punëdhënësit ashtu edhe të punëmarrësit, të vlerësojnë sjelljen e tyre, përkatësisht, në rast të nevojës për mbylljen e kantierit te punimeve , si edhe të interesit për të pranuar ose jo ndryshimin e kontratës së punës që vjen nga kjo mbyllje projekti. Nëse nga perfundimi i projektit rrjedh suprimimi apo ndryshimi i pozicionit dhe përshkrimit të punës së punëmarrësit, punëdhënësi ka vetëm dy alternativa. Së pari, t’i ofrojë punëmarrësit një kontratë të re apo të ndryshuar pune sipas pozicionit dhe përshkrimit përkatës të ri të punës. Në këtë rast palët nuk mund t’i imponohen njëra-tjetrës, as punëdhënësit për të mbajtur pozicionin e punës dhe as punëmarrësit për të pranuar “transferimin” në pozicion tjetër pune. Por, të dy palët, kanë të drejtën t’i propozojnë njëra tjetrës ndryshimin apo lidhjen e kontratës së re të punës dhe, nëse nuk bien dakord, vjen “pushimi” nga puna i punëmarrësit, pra marrëdhënia ekzistuese punës quhet e përfunduar.
    Ne mbeshtetje te kodit te Punes ne varesi te periudhes afati per paralajmerim per largim ose perfundim te kontrates se punes varjon ne nje afat maksimalisht deri ne 3 muaj, megjithate ky afat mund te jete i percaktuar ne kontraten tuaj individuale te punes.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/08/04 at 7:01 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Testament

    Pershendetje

    Testamenti është një veprim juridik i njëanshëm i kryer nga vetë trashëgimlënësi, me anë të të cilit ky disponon pasurinë e tij për kohën pas vdekjes. Duke qene nje vullneti i vete testatorit (personi qe le testament), ky vullnet nuk mund te kufizohet me asnje akt, klauzole apo parashikim, pervec atyre te percaktuara ne ligj, sic mund te jete “rezerva ligjore”.

    Secili ka pasur te drejte te disponoje mbi pasurine e tij sipas vullnetit te tij te lire.
    Pavaresisht se gjyshi ka disponuar me vullnet te lire qe trashegimtare te jene te gjithe femijet, gjyshja ka qene ne kushtet qe te vendos vete se kujt do t’i kaloj pasuria e saj pas vdekjes dhe jo domosdoshmerisht duhet te jene te gjithe femijet e saj trashegimtare (ne rastin kur ka lene testament).
    Fakti qe njeri nga femijet eshte pensionist apo trajtohet me KMACP nuk perben ne vetvehte shkak per te kerkuar shpalljen e pavlefshme te testametit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/08/03 at 7:27 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Prokura per levizje jashte shtetit

    Pershendetje,
    Per te udhetuar jashte vendit ju duhet te jeni te pajisur me prokure nga te dy prinderit, te cilet autorizojne personin qe do t’ju shoqeroje gjate udhetimit ne vajtje dhe ardhje. Ne prokure do te duhet te percaktohet sakte edhe itenerari i udhetimit tuaj. Nese njeri nga prinderit tuaj eshte jashte shtetit, mund te paraqitet prane nje zyre noterie ne vendin ku ndodhet ose prane perfaqesise konsullore te shtetit shqiptar per te hartuar prokuren. Faleminderit

    Go to comment
    2021/08/03 at 4:59 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Akti lindjes

    Pershendetje. Ne kete rast ajo qe ju kerkoni nuk ka te beje me korrigjimin e nje akti te gjendjes civile, por me ndryshimin e emrit. Kete mund ta beje vete femija pasi te mbushe moshen 18 vjec, brenda nje viti. Ne vijim te ndryshimit, cdo dokument i gjendjes civile te femijes tuaj do te kete te percaktuar edhe faktin qe eshte bere nje ndryshim ne emrin e personit, duke shmangur problemet me dokumentet e tjera ku personi figuron me emrin e pare.

    Go to comment
    2021/08/03 at 4:57 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontrata e punes

    Pershendetje. Pretendimet qe mund te ngrihen ndaj punedhenesit jane ne varesi te shkeljes qe ai i ka bere kontrates se punes. Ne parim, ndryshimi i kushteve te kontrates se punes ne menyre te njeanshme, nuk mund te kryhet, pasi perben zgjidhje te kontrates se meparshme dhe lidhje te nje kontrate te re.

    Go to comment
    2021/08/03 at 4:55 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pension per jetimet

    Pershendetje. Statusi i jetimit ne Republiken e Shqiperise percaktohet ne baze te ligjit 8153, “Per statusin e jetimit”. Referuar ketij ligji, përfitojnë statusin e jetimit personat me moshë nga 0-25 vjeç, që kanë kaluar ose jo nëpër institucione shtetërore a private të përkujdesit shoqëror dhe që plotësojnë këto kritere:
    a) të lindurit jashtë martese;
    b) që nuk kanë gjallë asnjërin nga prindërit;
    c) të cilëve me vendim të formës së prere të gjykatës u është hequr e drejta prindërore e të dy prindërve ose u është hequr e drejta prindërore për njërin prind dhe prindi tjetër nuk jeton;
    d) që braktisen nga të dy prindërit dhe nuk u njihet identiteti i tyre.
    Nga sa ju paraqisni femijet kane humbur vetem njerin nga prinderit. Ne kete rast nuk konsiderohen si jetim, por ju mund te aplikoni per ndihme ekonomike prane njesise administrative perkatese.

    Go to comment
    2021/08/03 at 9:44 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on D-visa

    Pershendetje. Per shtetasit e huaj qe ndodhen ne Shqiperi, te gjitha aplikimet per leje qendrimi, apo procedura te tjera te lidhura me qendrimin e tyre ne territorin e Republikes se Shqiperise duhet te aplikojne prane Drejtorise se Migracionit dhe Kufirit, prane Drejtorise se Policise se Qytetit ku ata ndodhen. Pas hyrjes ne RSH me nje vize te tipit D, atehere aplikohet per leje qendrimi. Ne rast te perfundimit te lejes se qendrimit, do te aplikohet per rinovim tashme dhe jo per vize.

    Go to comment
    2021/08/03 at 9:38 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leje qëndrimi për shtetas amerikan

    Pershendetje. Qenia si ortak ne nje shoqeri tregtare nuk kerkon domosdoshmerisht pranine e personit ne Shqiperi, si rezultat kjo nuk perben shkak qe personi te aplikoje per leje qendrimi. Ne rastet kur personi aplikon per leje qendrimi per ceshtje pune, ai duhet domosdoshmerisht te paraqese edhe kontraten e punes, si dhe deklarimin prane autoriteteve tatimore. Per ortakun e shoqerise nuk ekziston nje detyrim i tille. Nese personi e ka te nevojshme te jete ne Shqiperi per arsye te ndryshme, atehere ai ka te drejte te aplikoje per leje qendrimi dhe leje pune, duke u punesuar prane shoqerise ne cilesine e administratorit, apo te ndonje detyre tjeter ne varesi te specifikave te shoqerise.

    Go to comment
    2021/08/03 at 9:28 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshimi i mbiemrit pas martese

    Pershendetje,

    Ligji per gjendjen civile parashikon dy raste te ndryshimit te mbiemrit, per arsyet e parashikuara nga K. Familjes (si psh martesa ) dhe kur kerkohet nga vete personi.
    Cdo person ka te drejte te kerkoje ndryshimin e mbiemrit te tij, vetem nje here, por kur ka arsye papershtatshmerie, pra kur behet fjale per mbiemra fyes, racist, qesharak, etj., por ky nuk eshte rasti juaj.
    Ne rastin tuaj, vleresoj se regjistrimi (marrja e mbiemrit te bashkeshortit) duhet te ishte bere qe ne momentin e regjistrimit te marteses prane gjendjes civile dhe jo ne kete moment.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/08/03 at 9:27 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Truall i perbashket

    Pershendetje. Ju keni te drejte te ankimoni lejen e legalizimit ne gjykate, duke kerkuar shfuqizimin e pjesshem te saj persa i perket truallit te perbashket. Nga ana tjeter, duam t’ju bejme me dije, se pavaresisht privatizimit te truallit, ekziston detyrimi i servitutit te kalimit. Ky eshte detyrimi per secilin pronar, qe ne truallin, apo pasurine e tij te garantoje kalimin me te thjeshte ne pronen e nje personi tjeter. Servituti i kalimit nese nuk arrihet me marreveshje te paleve, atehere mund te garantohet me ane te gjykates.

    Go to comment
    2021/08/03 at 9:23 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Toka me 7501

    Pershendetje.
    Ne baze te ligjit 7501/1991 toka shperndahej sipas siperfaqes per fryme te percaktuar nga Komisioni i Tokes se Fshatit, si dhe numrit te anetareve te familjes, pavaresisht moshes se tyre, ne date 1 gusht 1991. Pra, secili prej anetareve te familjes (pjese e cetifikates 1.08.1991) eshte pronar i siperfaqes se tokes se dhene me AMTP. Regjistrimi ne ASHK (ish-hipoteka) eshte bere ne emer te kryetarit te familjes bujqesore, por pronare jane te gjithe anetaret.
    Nese babai jua ka lene juve pasurine e tij me testament, atehere ju duhet te beni celjen e testamentit te noteri per te vijuar me tej me procedurat e regjistrimit te tij mbi pasurine.
    Nese babai juaj nuk ka lene nje testament, atehere per pjesen takuese te babait tuaj mbi kete pasuri (toke), duhet te celet deshmia e trashegimise ligjore, ku sipas ligjit, trashegimtare ligjore jeni ju, nena juaj dhe femijet nga martesa e pare e babait tuaj te ndjere. Faleminderit

    Go to comment
    2021/08/03 at 8:03 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shtesa per vjetersi ne pune per punonjesit mbeshtetes

    Pershendetje. Referuar VKM nr. 717 date 23.06.2009, “Per pagat e punonjesve mbeshtetes te institucioneve buxhetore”, pas çdo viti pune, punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore qendrore,u jepet shtesë për vjetërsi pune, në masën 1 për qind mbi pagën bazë për klasë, por jo më shumë se 25 për qind. Për llogaritjen e kësaj shtese njihet vjetërsia e përgjithshme në punë. Kjo do te thote qe ne perllogaritjen e vjetersise do te llogaritet cdo vit pune qe ju keni pasur perpara se te fillonit pune, si dhe vitet e punes ne kete detyre, por jo me shume se 25 vite.

    Go to comment
    2021/08/02 at 10:49 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Interpretim ligjor mbi pagen dhe kushtet e punes

    Pershendetje,
    Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë. (referuar VKM 1025/2020 “Per percaktimin e pages minimale ne shkalle vendi”)
    Paga e punonjesit te Security percaktohet ne kontraten e punes qe punonjesi ka me punedhenesin dhe ne cdo rast, nuk mund te jete me e ulet se paga minimale e percaktuar ne aktet nenligjore.
    Ne lidhje me orarin e punes dhe pagesen e oreve te shtese do te duhet te respektohen dhe zbatohen ne percaktimet e Kodit te Punes. Faleminderit

    Go to comment
    2021/08/02 at 10:09 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me kempin

    Pershendetje. Procedura ligjore qe ju duhet te ndiqni eshte qe pasi te aplikoni per te qene perfitues i pageses se KEMP, prane komisionit mjekesor perkates, brenda afatit ligjor te beni ankimin administrativ dhe me pas ankimin gjyqesor. Ne nuk mund t’ju themi nese ju keni apo jo te drejten per te perfituar KEMP. Nese ceshtja shkon ne gjykate, gjykata do te caktoje eksperte mjekoligjor te pavarur, te cilet do te bejne vleresimin, nese kushtet tuaja fizike jane te tilla qe ju te perfitoni apo jo pagesen per KEMP.

    Go to comment
    2021/08/02 at 10:03 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me veprimet noteriale

    Pershendetje. Per te percaktuar vleren e dokumentit noterial, kontrate dhurimi, duhet t’i drejtoheni nje zyre noteriale, e cila ne varesi te vleres se pasurise se paluajtshme percakton edhe vleren qe duhet te paguani per kontraten. (psh per vleren 100.000 -6.000.000 leke eshte 0.35% e vleres se pasurise). Me rritjen e vleres se pasurise, ka nje ulje te perqindjes mbi te cilen llogaritet tarifa noteriale. Lidhur me tatimin, ne rast te dhurimit te pasurise se paluajtshme nga prindi te femija, nuk ka detyrim per pagese.

    Go to comment
    2021/08/02 at 10:00 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Nderprerje e marredhenies se punes

    Pershendetje. Kur Kodi i Punes percakton afatet e njoftimit, ai i referohet te dyja paleve, si punedhenesit ashtu edhe punemarresit. Ne rastin tuaj, afati i njoftimit i percaktuar nga Kodi eshte 3 muaj, pasi kontrata e punes ka zgjatur mbi 5 vjet. Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm. Megjithate Kodi i Punes nuk parashikon pasoja te drejteperdrejta te mosrespektimit te kohes se njoftimit nga ana e punemarresit. E vetmja dispozite qe parashikon pasoja ne ngarkim te punemarresit eshte rasti kur kontrata e punës zgjidhet për arsye se provohet se punëmarrësi nuk paraqitet në vendin e punës, të caktuar në kontratën e punës, ose e braktis atë menjëherë, pa shkaqe të arsyeshme, dhe brenda 7 ditëve nuk ka njoftuar, me shkrim, punëdhënësin. Ky rast konsiderohet si zgjidhje e pajustifikuar e kontratës së punës nga ana e punëmarrësit. Punëmarrësi duhet të përgjigjet
    financiarisht ndaj punëdhënësit, jo më shumë se paga e një jave. Ai duhet të përgjigjet edhe për dëmin shtesë, që është diferenca midis dëmit dhe pagës së një jave. Ne cdo rast ky dem percaktohet nga gjykata dhe jo nga punedhenesi dhe madje nese gjykata e vlereson mund te ulet edhe me pak, nese vertetohet qe demi eshte me i vogel.

    Go to comment
    2021/08/02 at 7:07 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Detyrimi për të paguar sigurimet në Shpk

    Pershendetje. Kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore derdhen vetem per personat te cilet jane te punesuar ne nje shoqeri. Ortaket e shoqerise tregtare nuk jane persona te punesuar dhe si te tille nuk kane detyrim te kene nje page dhe te derdhin kontributet perkatese. Nese ndonjeri prej tyre kryen nje funksion ne shoqeri, sic eshte administratori, atehere do te duhet te kete pagen dhe te derdhe kontributet perkatese. Ortaket kane si detyrim ne shtet pagesen e tatimit mbi dividendin, kur marrin perfitimet nga veprimtaria e shoqerise.

    Go to comment
    2021/08/02 at 6:56 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Problemi ne pallatin ku jetoj ? Si mund ta ndjek ne rruge ligjore

    Pershendetje
    Do ju keshillonim t’i drejtoheni administratorit te pallatit per te adresuar problematiken tuaj, ose t’i drejtoheni njesise administrative/baashkise ku keni vendbanimin.
    Gjithashtu, nese vleresoni se sjelljet jane te asaj natyre qe cenojne dukshem moralin, qetesine dhe apo tregojne mosperfillje te hapet ndaj mjedisit, atehere ju mund te beni kallezim penal ne Polici ose ne Prokurori per prishje te qetesise publike, ne mbeshtetje te nenit 274 te Kodit penal. Faleminderit

    Go to comment
    2021/08/01 at 6:22 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shpallja fajtor

    Pershendetje,

    Sipas nenit 143 te Kodit Penal, “Pervetesimi i pasurise private ose publike nepermjet paraqitjes se fakteve te rreme ose duke fshehur fakte te verteta, genjeshtres ose shperdorimit te besimit, per vete ose persona te tjere, perben vepren penale te mashtrimit dhe denohet me burgim deri ne pese vjet.
    Kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here, denohet me burgim nga dy deri ne gjashte vjet. Kur vepra, ka sjelle pasoja te renda denohet me burgim nga pese deri ne dhjete vjet”.

    Eshte e nevojshme te dihet kualifikimi ligjor qe i ka bere prokuroria fakteve te kallzuara nga ana juaj. Pra, me te marre informacion mbi vepren penale per te cilen do akuzohen personat ne fjale, ju mund te konsutoheni me marzhet perkates te denimit qe parashikohen per kete veper penale, duke u konsultuar me dispozitat e Kodit Penal te Republikes se Shqiperise https://qbz.gov.al/preview/a2b117e6-69b2-4355-aa49-78967c31bf4d

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/08/01 at 6:09 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Heqja e atesise

    Pershendetje

    Ne rast se eshte hapur nje proces gjyqesor per kundershtim atesie ( pra, heqje atesie sipas kuptimit tuaj), ne perfundim te ketij procesi, mund te behet njohja vullnetare e atesise nga personi qe pretendon atesine e femijes dhe nese i ati i femijes nuk ka vullnet te lire per ta njohur ate, mund t’i drejtoheni gjykates per vertetimin (njohjen) e atesise. Faleminderit

    Go to comment
    2021/08/01 at 5:49 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Deportimi

    Pershendetje,

    Nëse për nje shtetas është marrë një vendim nga autoritetet administrative kufitare, të qoftë edhe njërit nga vendet e hapësirës Schengen (ne rastin tuaj nga shteti grek), për t’i ndaluar hyrjen në atë vend, dhe ky informacion është hedhur në sistemin SIS, ky person nuk mundet dhe nuk do lejohet të hyjë në asnjë nga këto vende te hapesires Schengen; pra do të prapësohet, me të mbërritur në pikën e kalimit të kufirit të vendit të parë të hapësirës Schengen.

    Eshte e nevojshme te beni nje kerkese drejtuar autoriteteve greke per te marre informacion ne lidhje me statusin e mases se ndalimit te vendosur ndaj jush. Vendimet e deportimit (ndalimit te hyrjes), në të gjitha rastet u komunikohen me shkrim të interesuarve. Dhe kjo masë nuk hiqet automatikisht me mbarimin e kësaj periudhe. Kurdoherë, kur shtetasit e mbyllin këtë periudhë penalizimi disa vjetore, duhet që mbi bazën e vendimit të dhënë dhe me ndihmën e një avokati, t’u kërkojë autoriteteve të shtetit përkatës heqjen nga sistemi SIS të masës së ndalimit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/08/01 at 5:37 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kufizimi i ofruesve te sherbimit te internetit?

    Pershendetje
    Ju jeni i lire te siguroni sherbimin e internetit nga cdo operator qe e ofron kete sherbim ne treg. Ju mund ta denonconi rastin, ne kuadrin e nje praktike te padrejte tregtare, prane Komisionit per Mbrojtjen e Konsumatorit.
    Ankesen ju mund ta beni edhe online ne linkun ne vijim http://kmk.financa.gov.al/ankesa/ .Faleminderit

    Go to comment
    2021/08/01 at 5:30 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Udhetim me makine nga Londra ne Shqiperi

    Pershendetje
    Juristet e platformes ofrojme keshillim ligjor vetem per legjislacionin e zbatueshem ne Republiken e Shqiperise dhe jo ate te nje shteti te huaj. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/08/01 at 5:07 pm
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Ndermjetesim- ceshtje pune

    Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje (përfshirë në fushën e punës) me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Pra, të dy palët duhet të jenë dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes së tyre dhe mund ti drejtohen ndërmjetësit me vullnetin e tyre të lirë. Një listë e përditësuar e ndërmjetësve të licencuar gjendet në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734

    Në rast se punëdhënësi ju ka paraqitur një ftesë për zgjidhjen e kontratës së punës me anë të ndërmjetësimit atëherë, brenda 30 ditëve të paraqitjes së kërkesës, ju duhet të shprehni vullnetin tuaj për fillimin ose jo të procesit të ndërmjetësimit. Në rast se edhe ju jeni dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë ju mund të zgjidhni një ose më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licensuar.
    Ju në bashkëpunim me ndërmjetësin/ndërmjetësit e përzgjedhur dhe në marrëveshje me palën tjetër mund të përcaktoni kushtet, procedurën si dhe afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar të trajtojë palët në mënyrë të barabartë, të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke marrë në konsideratë dhe të gjitha rrethanat e çështjes.
    Nëse ju arrini në një marrëveshje me palën tjetër si rezultat i procesit të ndërmjetësimit atëherë, së bashku me ndërmjetësit, palët nënshkruajnë aktmarrëveshjen përkatëse, e cila është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet gjyqësore. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe në rast se nuk përmbushet nga palët, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj.
    Konform nenit 24/1 të ligjit për ndërmjetësimin, shpenzimet proceduriale për zhvillimin e ndërmjetësimit paguhen proporcionalisht nga palët, nëse ato nuk kanë parashikuar ndryshe me marrëveshje midis tyre.
    Nëse ju vlerësoni se, gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, nuk mund të arrini zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj me anë të ndërmjetësimit, në çdo kohë ju mund t’i drejtoheni gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj në rrugë gjyqësore.

    Go to comment
    2021/07/30 at 3:45 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on demshperblimi

    Pershendetje. Cdo person i demtuar nga nje veper penale, ka te drejte qe te kerkoje gjate procesit penal, nepermjet padise civile ne procesin penal, apo ne perfundim te procesit penal, ne nje proces te mevetshem, shperblim nga personi qe konstatohet pergjegjes per demin e shkaktuar.

    Go to comment
    2021/07/30 at 10:42 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on kontrate ujsjellesi

    Pershendetje. Nese ju keni lidhur kontrate shitje me subjektin ndertues dhe pasuria eshte regjistruar ne emrin tuaj, atehere ju keni te drejte te kerkoni qe kontrata e furnizimit me uje te jete ne emrin tuaj. Megjithate, si praktike, nese kontrata me shoqerine ndertuese eshte lidhur gjate procesit te ndertimit, nuk eshte kontrate shitje, por sipermarrjeje, duke qene se kontrata e shitjes nuk mund te lidhet pa regjistrimin e objektit ne regjistrat kadastrale. Per kete arsye edhe kontratat e ujit dhe te energjise elektrike lidhen per te gjitha njesite e objektit ne emer te sipermarresit dhe me pas transferohen tek pronaret individual.

    Go to comment
    2021/07/30 at 8:24 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Statusi i ish-shtetasit shqiptar ne Shqiperi

    Pershendetje

    Nese ju keni hequr dore nga shtetesia shqiptare, atehere ju do i nenshtroheni rregullave te percaktuar per te huajt. Fakti qe ju nuk jeni shtetas shqiptar, nuk ju pengon te blini nje prone ne Republiken e Shqiperise.Per te qendruar me gjate ne RSH, ju duhet ti nenshtroheni procedurave si cdo i huaj per leje qendrimi. Kërkesa për leje qëndrimi pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, duhet të bëhet brenda 30 ditëve pas hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke u siguruar që:
    – Plotëson kërkesat ligjore për lejen e qëndrimit për të cilën po aplikon;
    – Ka të gjitha dokumentet e nevojshme, dokumentet nga vendi i origjinës i ka të përkthyera dhe legalizuara.
    Dokumentacionin e nevojshme mund ta aksesoni ketu: https://ealbania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/9628/leje_qendrimi_docs.pdf

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/30 at 8:08 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion mbi kredine time

    Pershendetje,
    Nese nje nga familjaret tuaj eshte ne cilesine e dorezanesit ne kontraten e kredise, atehere ekzekutimi i detyrimit do te shtrihet edhe mbi pasurine e tij, duke qene se ky i fundit ka marre persiper t’i siguroje kreditorit (institucionit financiar) ekzekutimin e detyrimit tuaj (debitorit). Ne rastin kur ne kontraten e kredise nuk ka dorezanes apo garant te trete, atehere ekzekutimi i detyrimit nuk afekton asnje prej familjareve tuaj, pervecse jush si debitor.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/30 at 8:02 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kur mund të marrim demshperblimin ?

    Pershendetje
    Informacioni i percjelle nga na juaj eshte i pa mjaftueshem per tiu dhene nje orientim ligjore.
    Juristet e platformes nuk kane asnje akses ne asnje dosje te asnje institucioni, ndaj per tiu dhene ne keshillim apo informacion ligjore ju ftojme te na rishkruani serisht ne platformen e juristit online.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/30 at 8:00 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me tjetersimin e tokes bujqesore

    Pershendetje. Dhurimi eshte nje kontrate vullnetare dhe si e tille mund te lidhet nga cdo pronar, ne favor te cdo personi perfitues, pranues dhurimi. Nuk ka asnje kufizim ne raport me token bujqesore. Secili prej anetareve te familjes bujqesore, ka te drejte qe te disponoje pasurine e tij, si e sheh te arsyeshme, duke perfshire dhurimin tek cdo person anetar, ose jo i familjes bujqesore.
    Per te dhuruar pasurine ne bashkepronesi te familjes bujqesore, secili prej anetareve nuk ka nevoje per miratimin e anetareve te tjere te familjes.
    Per t’u bere tjetersimi i pasurise pjese e familjes bujqesore, eshte e nevojshme qe me pare te behet pjesetimi i pasurise. Ky nuk eshte vetem pjesetim fizik, por pjesetim ligjor, qe behet me marreveshje, ose me vendim gjykate.

    Go to comment
    2021/07/29 at 2:07 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Toke truall

    Pershendetje. Situata qe ju parashtroni rregullohet nga VKM 329/2019, “Për Përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës së bashkive me agjencinë shtetërore të kadastrës, për regjistrimin e trojeve të dhëna për ndërtim nga njësitë e qeverisjes vendore dhe për rregullimin e marrëdhënieve juridike të pronësisë mbi këto troje, për efekt regjistrimi”
    Referuar kesaj VKM-je, per regjistrimin e prones duhet te plotesohen keto kushte:
    a) Miratimi i vendimit te këshillit të organit vendor për dhënien e tokës për ndërtim, përpara hyrjes në fuqi të VKM-se;
    b)Kontrata apo akti për kalimin e pronësisë mbi tokën, nga organet vendore te përfituesi, i cili duhet të ketë formën:
    1. e një akti noterial kur veprimi është kryer pas hyrjes në fuqi të Kodit Civil të vitit 1994; ose
    2. e një kontrate jonoteriale, ose shkrese të thjeshtë, kur veprimi është kryer para hyrjes në fuqi të Kodit Civil të vitit 1994. Përjashtimisht, kalimet e pronësisë që i përkasin kësaj periudhe konsiderohen të vlefshme edhe në mungesë të kontratës apo të shkresës së thjeshtë, me kusht që të administrohet dokumenti që vërteton pagesën e vlerës së truallit.
    c) Është shlyer çmimi i shitjes së tokës (sipas vërtetimit të pagesës);
    ç) Të ekzistojë dokumentacioni për ndërtimin e objektit, sipas legjislacionit të kohës për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, përveç procesverbalit të piketimit, i cili nuk është i nevojshëm.
    Kur mbi pasurinë nuk gjendet asnjë ndërtim, kryhen procedurat e regjistrimit, të heqjes së kufizimit ose/dhe të përfundimit të kalimit të pronësisë, sipas këtij vendimi, vetëm për tokën.
    Kur ka mangësi të dokumenteve të parashikuara më sipër, por për subjektin është miratuar të paktën vendimi i këshillit të organit vendor, për dhënien e tokës për ndërtim, regjistrimi i pronësisë ose heqja e kufizimit mbi tokën nga regjistri, kryhet pasi bashkia të ketë plotësuar mangësitë e dokumentacionit, apo të ketë përfunduar procedurat e kalimit në pronësi, sipas këtij vendimi.

    Go to comment
    2021/07/29 at 2:01 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ankese ne lidhje me vonesen e shqyrtimit te ceshtjes ne Gj. Larte

    Pershendetje. Kodi i procedures civile parashikon mundesine qe palet te cilat pretendojne se nga vonesa jashte afatit te arsyeshem te nje procesi nga ana e gjykates, te paraqesin nje kerkese per konstatimin e shkeljes se afatit te arsyeshem. Kjo rregullohet nga nenet 399/1 e vijues te K.Pr.Civile. Ne rast se kjo kerkese paraqitet ne Gjykate te Larte, kerkesa do te gjykohet nga nje kolegj i ndryshem nga kolegji qe shqyrton ceshtjen e themelit.

    Go to comment
    2021/07/29 at 1:54 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Posta elektronike

    Pershendetje.
    Per t’u pajisur me Posten elektronike te certifikuar PEC ne Shqiperi ju mund t’i drejtoheni Agjencise Kombetare te Shoqerise se Informacionit ose mund ta bleni ate ne Microsoft.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/29 at 9:06 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion mbi kredine

    Pershendetje,
    Nese nje nga familjaret tuaj eshte ne cilesine e dorezanesit ne kontraten e kredise, atehere ekzekutimi i detyrimit do te shtrihet edhe mbi pasurine e tij, duke qene se ky i fundit ka marre persiper t’i siguroje kreditorit (institucionit financiar) ekzekutimin e detyrimit tuaj (debitorit). Ne rastin kur ne kontraten e kredise nuk ka dorezanes apo garant te trete, atehere ekzekutimi i detyrimit nuk afekton asnje prej familjareve tuaj, pervecse jush si debitor.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/29 at 8:36 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Levizje jashte vendit me espuls

    Pershendetje
    Ju nuk keni asnje ndalim per te udhetuar per ne Kosove. Ndalimi per te udhetuar eshte i vlefshem per vendet e zones Schengen.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/29 at 8:29 am
  • Irma Baraku

    From Irma Baraku on Urdher mbrojtje

    Përshëndetje!

    Ju mund të kërkoni shtyrjen e afatit të urdhrit të mbrojtjes pasi legjislacioni parashikon se vendimi përfundimtar i gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes cakton masën dhe kohëzgjatjen e saj, e cila nuk mund të jetë më e gjatë se 12 muaj, por njeh të drejtën e shtyrjes.(Ligji Nr.9669/2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar, Neni 17, pika 3/a dhe b)
    Kërkesën për shtyrjen e afatit duhet ta bëni ju ose përfaqësuesi juaj i autorizuar 15 ditë para përfundimit të efekteve të vendimit për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, përndryshe urdhri i mbrojtjes ndërpritet automatikisht në ditën e përfundimit të efekteve të tij.(Ligji Nr.9669/2006, i ndryshuar, Neni 22, pika 4)
    Pas marrjes së kërkesës për vazhdimin e urdhrit të mbrojtjes, gjykata vazhdon me shqyrtimin e kërkesës dhe mund të vendosë për pranimin ose jo të saj.(Ligji Ligji Nr.9669/2006, i ndryshuar, Neni 22, pika 5)

    Faleminderit!

    Go to comment
    2021/07/28 at 6:30 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Ndryshim mbiemri

    Përshëndetje,
    Ligji Nr. 10 129, date 11.5.2009 “PER GJENDJEN CIVILE” (I përditesuar) përcakton rastet e ndryshimit të mbiemrit, si më poshtë:
    “1. Mbiemri mund te ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme:
    a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes;
    b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji.”
    Përsa persa i perket pyetjes suaj, ju beje me dije se Kodi Familjes parashikon se fëmija merr mbiemrin e përbashkët të prindërve. Kur prindërit kanë mbiemra të ndryshëm, të gjithë fëmijët mbajnë një mbiemër, atë që do të vendosin prindërit me marrëveshje. Kur marrëveshja nuk arrihet, fëmijët mbajnë mbiemrin e të atit.
    Ne rastin tuaj regjistrimi me mbiemrin e mamasë duhet të ishte bërë që në momentin që prindërit ju kanë regjistruar.
    Lidhur me moshën 18 vjec, Ligji Nr. 10 129, date 11.5.2009 “PER GJENDJEN CIVILE” (I përditesuar), parashikon ndryshimin e emrit dhe jo mbiemrit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/28 at 6:18 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorc ne mungese te njerit prej bashkeshorteve

    Pershendetje.
    Ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj, ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.

    Go to comment
    2021/07/28 at 6:09 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Konsultim

    Pershendetje. Kallezimi ne kete rast nuk eshte rruga e duhur, pasi marredhenia juaj eshte e rregulluar nga kontrata e qirase dhe kompetencen per te zgjidhur pretendimet e paleve e ka vetem gjykata. Ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates duke kerkuar zgjidhjen e kontrates se qirase dhe detyrimin e qiramarresit te paguaje shumen e papaguar deri ne momentin e dorezimit fizik te pasurise.

    Go to comment
    2021/07/28 at 7:00 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Legalizimi

    Pershendetje. Nese deklaratat e personit jane bere perpara institucioneve shteterore, atehere ju keni te drejte te beni kallezim, prane Prokurorise apo Policise. Nese keto deklarata jane bere perpara personave private, atehere ato nuk perbejne veper penale te asnje lloji. Nderkohe qe ne cdo rast ju keni te drejte te beni kallezim per kercenimet qe ju ka bere, ose ju ben ne te ardhmen ky person.

    Go to comment
    2021/07/28 at 6:58 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pasuri e paluajtshme

    Pershendetje. Nese prona pas privatizimit eshte poseduar (perdorur) nga familja bujqesore qe e ka perfituar ne baze te ligjit per token, atehere ju nuk e merrni dot kete prone, pasi edhe nese ne gjykate do te arrini qe te shfuqizoni aktin e marrjes se tokes ne pronesi, familja ka te drejte te fitoje pronesine mbi pronen, mbi bazen e parashkrimit fitues me titull, i cili ka nje afat prej 10 vjetesh.

    Go to comment
    2021/07/28 at 6:56 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Korrigjim emri ne diplome

    Pershendetje.
    Gabimet ne dokumentet shkollore ku kerkohet korrigjimi i tyre mund te behen vetem me ane te Gjykates, duke kerkuar korrigjimin e akteve ne baze te nenit 388 te K.Pr.Civile. Duhet ti paraqisni gjykates dokumentet qe vertetojne gabimet e pretenduara: Aktet e gjendjes civile si dhe nje vertetim nga shkolla per periudhen se kur keni kryer studimet.
    Nga ana e gjykates nuk do te nderhyhet ne Diplomen tuaj fizikisht, pasi kjo nuk mund te ndodhe, por ne cdo rast qe ju do perdroni Diplomen do t’i bashkengjisni vendimin e gjykates qe pranon korrigjimin. Ligjerisht eshte njesoj dhe kjo vlen edhe per jashte vendit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/27 at 9:27 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mbi pensionin e parakohshem

    Pershendetje
    Ligji “Per sigurimet shoqerore ne RSH” percakton : “Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92, kur:
    *kanë plotësuar vitet e sigurimit, sipas nenit 92;
    *nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.”
    Nese ndodheni ne keto kushte ju mune te parqisni kerkesen tuaj prane Adisa ne sportelet e DRSSH.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/27 at 9:21 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Regjistrimi i AMTP-se

    Pershendetje. Ne do t’ju sugjeronim qe ju te riaplikonit per regjistrimin e Aktit te Marrjes se Tokes ne Pronesi mbi bazen e ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne RSh”. Ky ligj, nder te tjera parashikon edhe mundesine e regjistrimit te AMTP-ve te paregjistruara. Per kete eshte miratuar edhe VKM perkatese. Procedurat e parashikuara nga ligji i ri, krahasuar me proceduren e kerkuar nga ligji i meparshem, jane me te thjeshtuara. Ligjshmeria e AMTP-se prezumohet nese ajo ploteson kriteret formale dhe personi e ka token ne posedim. Me ligjin e ri nuk kerkohet as konfirmimi i kufitareve. Dokumentetet qe duhet te paraqisni krahas AMTP-se, jane plani i rilevimit per te gjitha parcelat pjese e AMTP-se, certifikate familjare e gushtit 1991, certifikate familjare e tanishme e kryetarit te familjes bujqesore.

    Go to comment
    2021/07/27 at 7:58 am
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Ndërmjetësim

    Ndërmjetësimi është një shërbim publik, i cili ofrohet nga subjekte (ndërmjetësi) të licensuar nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtë sistemit gjyqësor.
    Me karakterin vullnetar të ndërmjetësimit nuk nënkuptohet fakti që ndërmjetësimi nuk duhet rregulluar me ligj, por ndërmjetësimi është vullnetar në kuptimin që palët në mosmarrëveshje janë të lira të zgjedhin ndërmjetësimin, të përcaktojnë kushtet, procedurën, afatet, si dhe të heqin dorë në çdo kohë nga zgjidhja e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim.
    Me qëlllim garantimin e sigurisë juridike në marrëdhëniet që krijohen ndërmjet palëve në procesin e ndërmjetësimit, me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre, si dhe duke marrë në konsideratë funksionin e ndërmjetësimit është gjykuar e nevojshme rregullimi i tij me një ligj të posaçëm. Në ligjin nr. 10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” rregullohen parimet e ndërmjetësimit, kriteret dhe procedura për të qenë ndërmjetës, organizimi dhe funksionimi i Dhomës Kombëtare të Ndërmjtësve dhe procedura e ndërmjetësimit.

    Go to comment
    2021/07/26 at 10:19 pm
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Ndermjetsim

    Në nenin 22 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, parashikohet se “kur palët bien dakord për zgjidhjen e pranueshme të mosmarrëveshjes ndërmjet tyre, së bashku me ndërmjetësit, nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, në kuptim dhe në zbatim të kushteve, rasteve dhe të procedurave të parashikuara në këtë ligj. Kjo marrëveshje është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet e arbitrazhit.
    Në aktmarrëveshje përcaktohen:
    a) palët;
    b) përshkrimi i mosmarrëveshjes;
    c) detyrimet e kushtet që palët i vënë njëra-tjetrës dhe mënyra e afati i përmbushjes së tyre;
    ç) nënshkrimi i palëve dhe i ndërmjetësit.
    Afati për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në marrëveshje vendoset nga palët në mirëkuptim me njëra-tjetrën. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe lidhet me shkrim, përveç rasteve kur ndërmjetësi dhe palët vlerësojnë se ajo mund të lidhet me gojë, nisur nga natyra e mosmarrëveshjes.
    Nëse aktmarrëveshja respekton kushtet e përcaktuara në nenin 22 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, të ndryshuar, ajo përbën titull ekzekutiv dhe, në këtë rast, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj.
    Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim, në kuptim të këtij ligji, është e pavlefshme kur:
    a) realizohet nga persona që nuk janë ndërmjetës të licencuar dhe të regjistruar sipas këtij ligji;
    b) mosmarrëveshja, sipas ligjit, duhet zgjidhur vetëm në rrugë gjyqësore;
    c) përmban detyrime të vlerësueshme në të holla dhe nuk formulohet me shkrim;
    ç) përmban detyrime për subjekte që nuk kanë marrë pjesë në ndërmjetësim;
    d) ka simulim dhe, për konfliktin real, ka shkaqe pavlefshmërie.
    Në këto raste, pala që pretendon pavlefshmërinë i drejtohet gjykatës me qëllim që të konstatohet pavlefshmëria e marrëveshjes së ndërmjetësimit.
    Pra, aktmarrëveshja e ndërmjetësimit është e detyrueshme dhe përbën titull ekzekutiv ndaj palët që e kanë nënshkruar marrëveshjen nuk mund të tërhiqen nga zbatimi i saj përveç kur pretendohet pavlefshmëria e marrëveshjes, për arsyet e sipërpërmendura, dhe kur gjykata e konstaton këtë pavlefshmëri.

    Go to comment
    2021/07/26 at 10:19 pm
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Ndermjetesim

    Të drejtat dhe detyrat e palëve në ndërmjetësim janë:
    1. Palët janë të lira të vendosin rregullat dhe mënyrën e zhvillimit të ndërmjetësimit.
    2. Palët janë të lira të zgjedhin vullnetarisht një ose më shumë ndërmjetës prej Regjistrit të Ndërmjetësve pranë Ministrisë së Drejtësisë. Kur palët bien dakord për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim, ato bashkërisht caktojnë ndërmjetësin nga lista e ndërmjetësve të licencuar.
    3. Palët kanë të drejtë në çdo kohë të tërhiqen nga procedura e ndërmjetësimit, pa anjë pasojë ligjore.
    4. Nëse palët bien dakord për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së trye me ndërmjetësim ato kanë të drejtë të lidhin marrëveshjen, e cila përbën titull ekzekutiv.
    5. Palët kanë detyrimin të paguajnë ndërmjetësin për ndërmjetësimin e realizuar, sipas tarifave të përcaktuara në marrëveshjen e ndërmjetësimit.
    Nga ana tjetër, ndërmjetësi ka këto të drejta dhe detyrime:
    1. Ndërmjetësi duhet të ushtrojë profesionin etij në mënyrë të paanshme, me ndershmëri dhe profesionalizëm, respekton rregullat e etikës profesionale dhe përdor të gjitha mjetet e ligjshme për zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjeve.
    2. Ndërmjetësi duhet të ruajë konfidencialitetin për të dhënat, për të cilat ka dijeni për shkak të një procedure ndërmjetësimi, në raport me secilën prej palëve apo me persona të tjerë jashtë procedurave të ndërmjetësimit.
    3. Ndërmjetësi ka të drejtën dhe detyrimin e ruajtjes së sekretit profesional dhe nuk mund të detyrohet të dëshmojë për fakte dhe rrethana, për të cilat vihet në dijeni gjatë ushtrimit të veprimtarisë së ndërmjetësimit.
    4. Përveçse kur palët kanë rënë dakord ndryshe, ndërmjetësi nuk duhet të veprojë si arbitër për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje që ka qenë ose është subjekt i procedurave të ndërmjetësimit ose për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje tjetër, që rrjedh nga e njëjta marrëdhënie, e cila i është nënshtruar procedurës së ndërmjetësimit.
    5. Me përfundimin e procedurës së ndërmjetësimit, ndërmjetësi njofton me shkrim, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj gjykatën ose arbitrazhin, me qëllim fillimin e procedurave të pezulluara për efekt të ndërmjetësimit.
    6. Ndërmjetësi siguron që ndërmjet tij dhe palëve në një procedurë ndërmjetësimi nuk ekziston asnjë konflikt interesash. Kur ka dyshime për pavarësinë dhe paanshmërinë e tij, ndërmjetësi heq dorë nga procedurat e ndërmjetësimit.
    7. Përpara fillimit të procedurës së ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar që të informojë palët për qëllimet dhe parimet e përgjithshme, rolin e ndërmjetësit dhe të palëve në proces, shpenzimet e procesit të ndërmjetësimit dhe efektet e marrëveshjes së ndërmjetësimit.
    8. Ndërmjetësi ka të drejtë të shpërblehet për punën e tij.

    Go to comment
    2021/07/26 at 10:18 pm
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Ndermjetesim

    Zgjedhja e ndërmjetësimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve paraqet disa avantazhe si:
    • redukton konfliktet midis palëve dhe i orienton ato drejt një zgjidhje të përbashkët, të shpejtë dhe efektive;
    • përfshin palët në negociimin e marrëveshjes së tyre dhe asnjë vendimmarrje nuk u imponohet atyre;
    • ka kosto të ulët;
    • mundëson zgjidhjen e çështjes në një kohë të shkurtër;
    • shmang kalvarin e gjatë të pritjeve në dyert e gjykatave dhe zvarritjet e shumta të seancave gjyqësore;
    • shmang bllokimin e çështjes në instanca më të larta;
    • edhe nëse rezulton e pasuksesshme, palët kanë gjithmon të drejtën ti drejtohen gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
    • në kohën e pandemisë Covid-19, paraqet një ndër alternativat jashtëgjyqësore më të përshtatshme dhe efikase pasi mundëson zhvillimin e seancave të ndërmjetësimit nëpërmjet platformave online duke mënjanuar kështu çdo lloj rreziku dhe zvarritje në caktimin e seancave gjyqësore.

    Go to comment
    2021/07/26 at 10:17 pm
  • Eniana Qarri

    From Eniana Qarri on Ndermjetësim

    Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin. Pra, të dy palët duhet të jenë dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes së tyre dhe mund ti drejtohen ndërmjetësit me vullnetin e tyre të lirë. Një listë e përditësuar e ndërmjetësve të licencuar gjendet në linkun: http://www.gjykatatirana.gov.al/previeëdoc.php?file_id=734 .
    Në nenin 4 pika 2 të ligjit nr.10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, parashikohet se ndërmjetësimi zbatohet për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës dhe familjare, pronësisë intelektuale, të drejtave të konsumatorëve, si dhe të mosmarrëveshjeve midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private. Çështjet e pronësisë janë mosmarrëveshje në fushën e të drejtës civile.
    Nëse një person ka vënë në lëvizje gjykatën, atëherë gjyqtarët kanë detyrimin për t’ju njoftuar, udhëzuar dhe informuar në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes në çdo fazë të gjykimit. Nëse palët pranojnë zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë gjyqtari e kalon çështjen për ndërmjetësim (neni 158/ç, pika 2, e Kodit të Procedurës Civile/KPrC). Në rast të paraqitjes së aktmarrëveshjes për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ndërmjetësim, gjykata vendos miratimin e saj, nëse kjo e fundit nuk është në kundërshtim me ligjin. Në këtë rast gjykata vendos pezullimin e gjykimit për 30 ditë dhe gjykimi i çështjes rifillon kur marrëveshja për ndërmjetësim nuk arrihet ose kur është plotësuar afati prej 30 ditësh (neni 297 ti KPrC).
    Edhe pa investuar gjykatësn, nëse një subjekt ka mosmarrëveshje me një tjetër subjekt, ai ka të drejtë ti paraqesë një ftesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me anë të ndërmjetësimit atëherë. Subjekti të cilit i drejtohet ftesa për ndërmjetësim brenda 30 ditëve të paraqitjes së kërkesës, duhet të shprehni vullnetin për fillimin ose jo të procesit të ndërmjetësimit. Në rast se palët bien dakord për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes atëherë ata mund të zgjidhni një ose më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licensuar.
    Njëra palë në bashkëpunim me ndërmjetësin/ndërmjetësit e përzgjedhur dhe në marrëveshje me palën tjetër mund të përcaktojnë kushtet, procedurën si dhe afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar të trajtojë palët në mënyrë të barabartë, të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke marrë në konsideratë dhe të gjitha rrethanat e çështjes.
    Nëse arrihet një marrëveshje me palën tjetër si rezultat i procesit të ndërmjetësimit atëherë, së bashku me ndërmjetësit, palët nënshkruajnë aktmarrëveshjen përkatëse, e cila është e detyrueshme dhe e ekzekutueshme në të njëjtën shkallë me vendimet gjyqësore. Aktmarrëveshja duhet të përmbajë detyrime të qarta dhe saktësisht të përcaktuara dhe në rast se nuk përmbushet nga palët, ngarkohet shërbimi përmbarimor për ekzekutimin e saj.
    Konform nenit 24/1 të ligjit për ndërmjetësimin, shpenzimet proceduriale për zhvillimin e ndërmjetësimit paguhen proporcionalisht nga palët, nëse ato nuk kanë parashikuar ndryshe me marrëveshje midis tyre.
    Nëse njëra nga palët vlerëson se, gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, nuk mund të arrihet zgjidhja e mosmarrëveshjes me anë të ndërmjetësimit, në çdo kohë ajo mund t’i drejtoheni gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në rrugë gjyqësore.

    Go to comment
    2021/07/26 at 10:17 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Heqje ekspulsi nga Danimarka

    Pershendetje.
    Ndalimi per te hyre ne zonen Shengen (ekspulsi), jepet si rezultat i shkeljeve te rregullave te se drejtes se Bashkimit Evropian. Nisur nga kjo, eshte pikerisht e drejta e BE-se, ajo qe percakton rregullat per heqien e ekspulsit. Megjithate, si parim, per te hyre ne zonen Shengen, duhet qe te kaloje afati ligjor i ndalimit. Aplikimi per te hequr kete ndalim perpara afatit, mund te behet nese keni shkaqe te arsyeshme per ta kerkuar. Konsiderohen si shkaqe te arsyeshme bashkimi familjar, kontrata e punes, etj..
    Per kete ju duhet t’i drejtoheni autoriteteve daneze me kerkese per heqje e ekspulsit. Kerkesa duhet te hartohet te gjuhen vendase ose ne ate angleze. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/26 at 7:29 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kontrate pune ne Itali: cfare dokumentash duhen?

    Pershendetje
    Juristet e platformes “juristionline.al” ofrojne keshillim ligjor vetem ne lidhje me legjislacionin shqiptar dhe jo ate te huaj.
    Ne lidhje me rastin tuaj, ju duhet t’i drejtoheni autoriteteve italiane per te marre informacion mbi dokumentacionin qe nevojitet per ndjekjen e procedures per te cilen interesoheni. Nje menyre tjeter alternative eshte qe te kerkoni informacion prane Ambasades Italiane ne Shqiperi. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/26 at 7:22 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndërmjetësim

    Pershendetje. Fakti qe nje veprimtari eshte vullnetare nuk do te thote qe nuk duhet te kete rregullim ligjor. Kontratat civile midis paleve private jane vullnetare, por kane rregullim ligjor. Ndermjetesimi eshte nje proces qe ne fund shoqerohet me nje marreveshje e cila eshte e detyrueshme per palet dhe perben titull ekzekutiv, si rezultat patjeter qe duhet te kete nje rregullim ligjor, duke filluar qe nga personat qe mund ta ushtrojne kete veprimtari, licensimin e tyre, si dhe rregulla te tjera te lidhura me kete mjet te zgjidhjes jashtegjyqesore te mosmarreveshjeve.

    Go to comment
    2021/07/25 at 8:27 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on procedura civile

    Pershendetje. Gjykata eshte e detyruar te njoftoje palet ne mungese per poziten e tyre proceduriale dhe per kete duhet ta shtyje gjykimin pa kryer veprime te tjera proceduriale. Megjithate, duke qene se gjykata ka te drejte qe te marre ne shqyrtim kerkesen per mase sigurimi edhe pa pranine e paleve, ne dhome keshillimi, nuk ka asnje pengese qe ajo te shprehet per kete kerkese edhe ne rast te ndryshimit te pozites se paleve. Kjo mbetet ne vleresimin rast pas rasti te gjykates.

    Go to comment
    2021/07/25 at 8:25 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Nderrimi i paleve

    Pershendetje. Paditesi nuk mund te kerkoje vete qe te kaloje si pale e trete dhe nje person tjeter te jete ne cilesine e paditesit. Statusin si padites nje person mund ta marre vetem me vullnetin e tij si pale dhe nuk mund ti jepet ky status as nga pale te tjera dhe as nga gjykata. Ne rastin tuaj, ose personi i trete do te beje kerkese per nderhyrje kryesore, ose do te pushoni teresisht procesin e nisur dhe ta rinisni serish nga e para.

    Go to comment
    2021/07/25 at 8:23 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontrate

    Pershendetje. Nese ne kontraten e qirase se pasurise se paluajtshme nuk eshte e ndaluar shprehimisht nenqiraja apo huaperdorja tek te trete, qiramarresi ka te drejte qe ta jape sendin ne huaperdorje, pa miratimin paraprak te pronarit te pasurise se paluajtshme.

    Go to comment
    2021/07/25 at 8:20 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on procedura civile

    Pershendetje
    Nese ju kerkoni perpara gjykates te ndryshohet ndergjyqesia ne seance pergatitore atehere ne mbeshtetje te nenit 158/b Gjyqtari merr në shqyrtim kërkesat për ndërhyrje kryesore, dytësore, për zëvendësim procedural, kalim procedural, ndryshimin
    e shkakut ose shtimin, pakësimin ose ndryshimin e objektit të padisë, paraqitjen e kundërpadisë, si dhe caktimin e ekspertit ( ne varesi te rastit konkret).
    faleminderit

    Go to comment
    2021/07/24 at 10:05 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on te huajt

    Pershendetje
    Viza e tipit “D”, jepet për shtetas të huaj, të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë më shumë se 90 ditë për 180 ditë dhe kur, për t’u pajisur me leje qëndrimi, pas hyrjes në Republikën e Shqipërisë.
    Per me shume informacion mund te klikoni linkun ne vijim https://punetejashtme.gov.al/en/aplikim-per-vize/
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/24 at 9:48 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Martese me shtetas te huaj

    Pershendetje
    Ne vijim te pergjigjes se pare ju bejme me dije mbi menyren e perftimit te lejes se qendrimit ne Shqiperi.
    Shërbimi elektronik “Kërkesë për leje qëndrimi” pranë e-Albania, ju mundëson shtetasve të huaj, me qëndrim të rregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkese për t’u pajisur me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë.
    Pas konfirmimit të plotësimit të kushteve dhe dokumentacionit për të aplikuar për leje qëndrimi nëpërmjet këtij shërbimi, i huaji njoftohet për t’u paraqitur personalisht, pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin ku ai ka vendosur vendbanimin.
    Për të aplikuar për lejen e parë të qëndrimit në Shqipëri, forma e duhur e aplikimit varet nga motivi për të qëndruar në Shqipëri: Ne rastin tuaj per shkak te marteses pra Për t’u bashkuar me familjen;
    Kërkesa për leje qëndrimi pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, duhet të bëhet brenda 30 ditëve pas hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke u siguruar që: – Plotëson kërkesat ligjore për lejen e qëndrimit për të cilën po aplikon; – Ka të gjitha dokumentet e nevojshme, dokumentet nga vendi i origjinës i ka të përkthyera dhe legalizuara.
    Për më tepër informacion në lidhje me dokumentacionin ju lutem referohuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628
    Baza ligjore është Ligji Nr. 108/2013 “PËR TË HUAJT” i ndryshuar.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/24 at 9:42 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Martese me shtetas te huaj

    Pershendetje
    Më poshtë po ju informoj mbi procedurat dhe dokumentet qe duhet te paraqesin shtetasit per Lidhje Martese, sipas legjislacionit shqiptar:
    – Përpara lidhjes së martëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët ose personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme, te cilet duhet të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”.
    – Lidhja e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi.

    Në rastin kur njeri nga bashkëshortët është shtetas i huaj dhe lidhja e martesës bëhet pranë një zyre të gjëndjes civile në Shqipëri, proçedura është e njëjtë:

    – Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë. Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile. Në Shqipëri përkthehen (nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe noterizohen.
    – Akti i martesës nënshkruhet në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/24 at 9:39 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vertetim likujditeti

    Pershendetje
    Shërbimi ” Vërtetimi i detyrimeve përmbarimore” ju mundëson qytetarëve dhe personave fizikë dhe juridikë, privatë e publikë të marrin online vërtetimin e detyrimeve përmbarimore me nënshkrimin elektronik, i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person fizik, publik ose privat është debitor ose jo në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.
    Per marrjen e ketij vertetimi ju mjaftoni te logoheni ne portalin e-Albania me kredincialet tuaja dhe te kerkoni Sherbimin ”Vërtetimi i detyrimeve përmbarimore” ndryshe vertetim i likujditetit.
    Ne vijim gjeni linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12573
    Hapat e procedurës per marrjen e vertetimit eshte si meposhte:
    – Identifikohuni si qytetar/biznes në portal;
    – Zgjidhni shërbimin “Vërtetimi i detyrimeve përmbarimore”;
    – Klikoni butonin “Përdor”;
    – Plotësoni formularin elektronik duke përzgjedhur Zyrën Përmbarimore të cilës i drejtoni kërkesën dhe klikoni butonin ”Dërgo”
    – Vërtetimi me nënshkrim elektronik dërgohet në seksionin ”Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.

    Ky sherbim eshte pa pagese dhe zgjat 1 dite deri ne marrjen e sherbimit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/23 at 2:08 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: Asistence pune (2)

    Përshëndetje!

    Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, percakton se:
    1. Personi që bëhet i paaftë merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arësye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë:
    a) për çdo veprimtari ekonomike;
    b) kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin). Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).
    Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë.
    2. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.

    Per me shume informacion mund t’i referoheni faqes zyrtare te Institut te Sigurimeve Shoqerore ne linkun: http://www.issh.gov.al/?page_id=57
    Ne lidhje me pyetjen qe ju referoni, ju bejme me dije se raportet jepen per personin e siguruar, qe do te thote qe eshte ne marredhenie pune, dhe ne vijim pas 6 muaj trajtim me raport i drejtohet KMACP, ne momentin qe ju shkepusni marredhenien e punes dhe kaloni ne pagesen e papunesise, vleresoj se nuk mund te trajtoheni me raport.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/23 at 2:02 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Procedure gjyqesore

    Pershendetje
    Ne vijim te pergjigjes se pare ju bejme me dije se :
    Kodi i Procedures penale ka pesuar ndryshime ne mars te vitit 2021 , konkretisht eshte ndryshuar me Ligjin Nr. 41/2021 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi
    I Procedurës Penale I Republikës Së Shqipërisë” nder te tjera eshte ndryshuar dhe nenin 14 pika 4 si më poshtë:
    “ Gjykimet për kërkesat e parashikuara në pikën 2 të nenit 13 të këtij Kodi shqyrtohen nga një gjyqtar i vetëm.”
    Pika 2 e nenit 13 te K. Pr. Penale parashikon rastet si meposhte :
    a) kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake;
    b) ankimi ndaj vendimit të prokurorit për mosfillimin e ndjekjes
    penale apo pushimin e çështjes për kundërvajtjet penale;
    c) kërkesa e prokurorit për pushimin e akuzës ose çështjes për
    krimet;
    ç) kërkesën e prokurorit për dërgimin e çështjes në gjyq;
    d) kërkesën e prokurorit për miratimin e urdhrit penal;
    dh) kërkesat që lidhen me ekzekutimin e vendimeve penale;
    e) kërkesat për rivendosje në afat;
    ë) kërkesat që lidhen me marrëdhëniet juridiksionale me
    autoritetet e huaja, sipas titullit X të këtij Kodi;
    f) çdo kërkesë tjetër të parashikuar në këtë Kod apo në ligje të
    veçanta.
    Nese ju jeni ne kushtet e percaktuara ne dispozitat e lartpermendura , ceshtja gjykohet me nje gjytare te vetem.
    faleminderit

    Go to comment
    2021/07/23 at 1:54 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: procedura gjyqesore (2) !!!

    Pershendetje,

    Kodi i Procedures Penale ka pesuar ndryshime ne mars te vitit 2021, konkretisht eshte ndryshuar me Ligjin Nr. 41/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi
    i Procedurës Penale I Republikës Së Shqipërisë”.

    Nder te tjera eshte ndryshuar edhe neni 14, pika 4 si më poshtë:
    “Gjykimet për kërkesat e parashikuara në pikën 2 të nenit 13 të këtij Kodi shqyrtohen nga një gjyqtar i vetëm.”

    Pika 2 e nenit 13 te K. Pr. Penale parashikon rastet si meposhte:
    a) kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake;
    b) ankimi ndaj vendimit të prokurorit për mosfillimin e ndjekjes penale apo pushimin e çështjes për kundërvajtjet penale;
    c) kërkesa e prokurorit për pushimin e akuzës ose çështjes për krimet;
    ç) kërkesën e prokurorit për dërgimin e çështjes në gjyq;
    d) kërkesën e prokurorit për miratimin e urdhrit penal;
    dh) kërkesat që lidhen me ekzekutimin e vendimeve penale;
    e) kërkesat për rivendosje në afat;
    ë) kërkesat që lidhen me marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja, sipas titullit X të këtij Kodi;
    f) çdo kërkesë tjetër të parashikuar në këtë Kod apo në ligje të veçanta.

    Ne lidhje me kundershtimin e vendimit te Gjykates se Apelit, ju mund t’i drejtoheni vetem Gjykates se Larte me ane te Rekursit. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/23 at 1:49 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Zgjidhje e kontrates se punes

    Pershendetje. Nese punedhenesi vendos qe t’ju largoje duhet edhe ai te respektoje nje afat njoftimi, i cili varet nga kohezgjatja e kontrates tuaj te punes. Per sa kohe ju tashme e keni dhene njoftimin per zgjidhje te kontrates, ai eshte i detyruar qe t’ju mbaje ne pune derisa te perfundoje njoftimi. Nese vepron ne menyre te ndryshme ka shkelur dispozitat e Kodit te Punes, cka ju jep te drejten te kerkoni shperblim ne gjykate.

    Go to comment
    2021/07/23 at 1:27 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Adresa virtuale biznesi

    Pershendetje. Ligji per shoqerite tregtare dhe legjislacioni tatimor parashikojne detyrimin qe cdo subjekt tregtar qofte ky nje shoqeri tregtare, apo nje person fizik, te kete nje seli te veten. Kjo nuk eshte nje ceshtje ne diskrecion te subjektit, por nje detyrim ligjor, mungesa e te cilit sjell pamundesine e subjektit per t’u regjistruar. Kjo seli mund te ndodhet ne nje pasuri te paluajtshme ne pronesi te vete subjektit, apo nje pasuri per te cilen subjekti ka lidhur nje kontrate qiraje apo huaperdorje. Dhenia me qira ose huaperdorje e nje pasurie te paluajtshme, mund te behet qofte per te gjithe pasurine, apo per pjese te caktuara te saj, (psh 4 metra katrore ne nje ambient te caktuar). Nese selia e nje subjekti ploteson keto kushte eshte e ligjshme. Ky dokumentacion nuk verifiohet nga Qendra Kombetare e Biznesit, e cila ben vetem regjistrimin sipas kerkeses se vete subjektit pa bere verifikimin e dokumentacionit ligjor te selise, por verifikohet nga autoritetet tatimore.

    Go to comment
    2021/07/23 at 9:31 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Legalizimi

    Pershendetje. Nese nga ish ALUIZNI jane kryer shkelje ne procesin e legalizimit, leja e legalizimit mund te shfuqizohet.

    Go to comment
    2021/07/23 at 8:49 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kalimi nga kontrata e porosise ne kontraten e shitjes

    Pershendetje. Ligjerisht nuk ekziston mundesia qe personi qe eshte ne cilesine e huadhenesit te behet perfituesi i pasurise edhe nese ai do te kishte nje dokument te shkruar per huadhenien. Pasuria e paluajtshme i takon trashegimtareve te personit qe ka nderruar jete. Huadhenesi nese arrin ta provoje detyrimin e tij, ose nese arrin te gjeje mirekuptim me trashegimtaret, ka te drejte ligjerisht te kerkoje qe t’i kthehet shuma qe ka dhene hua.

    Go to comment
    2021/07/23 at 8:48 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Vendosja e kamerave të sigurisë në ambjente private

    Pershendetje. Autoriteti kompetent per shqetesimin qe ju paraqisni eshte Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale. Ne rastin tuaj ju keni te drejte te kerkoni qe ambientet tuaja private te mos filmohen, por nese fokusi i kamerave eshte rruga, ajo nuk konsiderohet nje ambient privat dhe pavaresisht shqetesimit tuaj, situata nuk rregullohet nga ligji.

    Go to comment
    2021/07/23 at 8:46 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Nderrimi i paleve ne proces gjyqesor

    Pershendetje. Deri ne momentin qe ceshtja nuk ka kaluar ne seance gjyqesore ju keni te drejte te beni ndryshime te ndergjyqesise, pasi kjo eshte e drejte proceduriale e paditesit. Nga sa ju thoni ne rastin tuaj, ju ende jeni ne seance pergatitore, prandaj ju keni te drejte ta paraqisni kerkesen per kalimin e personit te trete si pale te paditur.

    Go to comment
    2021/07/23 at 8:43 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Afati i ankimimit

    Pershendetje
    Vendimi i rrezimit eshte vendimi perfundimtar, ndaj afati i ankimit në gjykatën e apelit, kundër vendimeve përfundimtare të gjykatës së shkallës së parë, është 15 ditë. Afatet e ankimit fillojnë nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/23 at 7:49 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ekspuls

    Pershendetje
    Ju nuk keni asnje ndalim per te udhetuar per ne Kosove. Ndalimi per te udhetuar eshte i vlefshem per vendet e zones Schengen. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/23 at 6:01 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dublikate per diplome

    Pershendetje,
    Në rast se ju ka humbur diploma origjinale ose ju eshte dëmtuar duke u bërë e papërdorshme, Universiteti nuk lëshon dublikatë. Lejohet vetëm dhënia e listës së notave të fituara dhe vërtetim me fotografi i cili është ekuivalent me diplomën, pasi nënshkruhet nga Rektori i Universitetit, dekani/drejtori dhe kryesekretari. Nënshkrimet e tyre vërtetohen me vulën e Universitetit perkates.
    Ne kushtet kur universiteti eshte mbyllur, ju mund ti drejtoheni Arkives ku eshte dorezuar dokumentacioni ne menyre qe te merrni vertetimin e lartpermendur .
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/22 at 9:02 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Prokure per te udhetuar me femijen minoren jashte Shqiperise

    Pershendetje
    Autorizimi per te dale me femijen e mitur jashte shtetit mund te jepet vullnetarisht nga prindi tjeter, ose mund t’i kerkohet gjykates. Nisur nga kushtet qe referoni, atehere ju si prind mund te paraqesni nje kerkese ne gjykate me objekt leshim autorizimi për të lëvizur bashkë me të miturin jashtë Shqipërisë, sipas nevojës, që mund të jetë për arsye shëndetësore, arsye turistike, për të vizituar të afërmit, etj.
    Gjykata vlereson situaten rast pas rasti nëse kushtet e paraqitura janë në interesin më të lartë të fëmijës dhe vendos nese do te miratoje apo jo autorizimin per lejimin e daljes se femijes. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/07/22 at 9:00 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Testament pasurie

    Pershendetje

    Testamenti eshte nje veprim juridik i njeanshem, i kryer nga trashegimlenesi, me anen e te cilit ky i fundit disponon pasurine e tij pas vdekjes.
    Ne rast se ju pretendoni se trashegimlensja nuk ka qene e afte menderisht ( fakt te cilin duhet ta vertetoni nepermjet provave psh dosjes mjekesore ) , ju keshillojme ti drejtoheni gjykates per shpalljen e pavlefshem te testastamentit .
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/22 at 7:19 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kundështim për përjashtimin nga trashëgimia

    Pershendetje
    Sipas trashegimise ligjore trashegimtare jane te gjithe femijet ( djem dhe vajza) dhe bashkeshorti/ja.
    Ne rast se i ndjeri ka lene testament, eshte e drejta e tij te disponoje sipas vullnetit te tij mbi pasurine duke respektuar rezervat ligjore nese eshte rasti.
    Nuk mund te kundershtoni testamentin duke u nisur nga pretendimi se kjo ka ndodhur vetem per shkak te gjinise. Nese testamenti ka te meta, atehere ju mund ta kundershtoni ate ne gjykate.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/22 at 6:47 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Largim anetaresh nga nje OJF

    Pershendetje
    Organizatat jofitimprurëse me anëtarësi themelohen me vullnetin e lirë të personave fizikë ose juridikë. Numri minimal i anëtarëve themelues është 5 persona fizikë ose të paktën dy persona juridikë. Çdo anëtar ka të drejtë të largohet nga organizata jofitimprurëse për çfarëdo lloj
    motivi. Statuti mund të parashikojë rregulla për përgjegjësinë që i takon anëtarit që largohet, lidhur me detyrimet dhe përgjegjësitë e organizatës kundrejt të tretëve deri në çastin e largimit të tij. Përgjegjësia e anëtarit që largohet është e njëjtë me atë të
    anëtarëve të tjerë të organizatës jofitimprurëse për veprimtarinë e kryer deri në çastin e largimit.
    Rregullimi i hollësishëm i çështjeve të organizimit, të funksionimit dhe të veprimtarisë së
    organizatës jofitimprurëse parashikohet në statutin e saj.
    Ne statut percaktohen rregullat per perjashtimin e anetarit, ndaj ju orientojme t’i referoheni statutit. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/22 at 10:30 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Rregjistrim biznesi nga shtetasi i huaj

    Pershendetje
    Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 154, datë 25.11.2019 , “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm on-line nga data 1.1.2020”, ju bëjmë me dije se shërbimet funksionale të QKB-së lidhur me regjistrimin dhe licencimin e biznesit, do të ofrohen vetëm në mënyrë elektronike, nëpërmjet sportelit elektronik në portalin e-albania, në përputhje me ligjin për regjistrimin e biznesit, ligjin për licencimin e biznesit, ligjin për nënshkrimin elektronik dhe akteve nënligjore në zbatim të tyre”
    Neprmjet llogarise tuaj ne e-albania ju mund te beni Aplikimin për regjistrim fillestar te shoqërise me përgjegjësi të kufizuar .

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/22 at 10:23 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shpallje martese

    Pershendetje
    “Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për t’u pajisur me pasaportë dhe kartë identiteti.
    Ju mund të zgjedhni datën dhe orën e takimit kur mund të paraqiten në Ambasadë/Konsullatën përkatëse pa qene e nevojshme te udhetoni drejt Shqiperise per tu pajisur me mjete identifikimi.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/22 at 9:57 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Me ndihmoni me nje avokat falas

    Pershendetje
    Ne proceset penale , garantimi i mudesise se mbrojtjes me avokat sigurohet nga shteti.
    Referuar nenit 49 te Kodit te Procedures Penale , ne ceshtjet penale mbrojtja eshte e detyrueshme. Ne kete kuptim Organi procedues i siguron menjëherë një mbrojtës të paguar
    nga shteti të pandehurit që nuk ka zgjedhur mbrojtës ose qe ka mbetur pa te.
    Nese ju nuk keni mundesi financiare te siguroni nje avokat te paguar nga ju, ju mund ti drejtoheni gjykates me kerkese caktimin e nje avokati nga shteti.
    Kete kerkese mund ta paraqese verbalisht ne seance edhe bashkeshorti juaj.
    Kur kerkohet prania e mbrojtesit dhe mbrojtesi i zgjedhur
    ose i caktuar nuk eshte siguruar, nuk eshte paraqitur ose e ka lene
    mbrojtjen dhe nëse mungesa e tij është e përligjur, gjykata ose prokurori
    mund të caktojnë si zevendesues nje mbrojtes tjeter, i cili ushtron te
    drejtat dhe merr persiper detyrimet e mbrojtesit.
    Pra, ne ceshtjet penale edhe ne pamundesi financiare per te siguruar nje avokat, mbrojtja e te pandehurit wshte w garantuar duke i siguruar atij nje avokat nga lista e vene ne diapozicion nga Dhoma e Avokatise
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/21 at 4:43 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Procedure gjyqesore

    Pershendetje
    Gjykatat e apelit shqyrtojnë në shkallë të dytë, me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, çështjet e gjykuara nga gjykatat e rretheve gjyqësore (referuar nenit 14 K.Pr.Penale). Gjykata e apelit shqyrton ankimin ndaj vendimit te gjyqtarit te seances paraprake, në dhomë këshillimi, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së akteve (referuar nenit 329 K.Pr.Penale). Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/21 at 4:31 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkese per keshillim juridik

    Pershendetje. Gjate periudhes se njoftimit punemarresi eshte ne pune dhe duhet te kryeje funksionet e tij. Nuk parashikohet kalimi i funksionit perkates ne status pezull apo pasiv. Megjithate ju keni te drejte te refuzoni te kryeni veprimtarine e kerkuar nese ajo eshte ne kundershtim me ligjin.

    Go to comment
    2021/07/21 at 12:21 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Asistence pune

    Pershendetje.
    Ne mbeshtetje te Kodit te Punes, si dhe te ligjit nr. 7703/1993 “Per sigurimet shoqerore dhe shendetesore ne RSH” i ndryshuar, raportet per semundje deri ne 14 dite paguhen nga punedhenesi, ndersa pas dites se 14-te raportet paguhen nga fondet e sigurimeve shoqerore. Ne vijim ju duhet te paraqiteni prane Komisionit Mjeko-ligjore (KML) per te vijuar raportet. Ky komision ka te drejte t’ju pajise me raporte per nje periudhe maksimale deri ne 6 muaj dhe ne vijim i Drejtoheni KMACP-se per t’u trajtuar me kemp.
    Nese per arsye nga me te ndryshmet, ju nuk jeni pajisur me raporte, atehere vleresoj se ju nuk mund t’i drejtoheni Komisionit per t’u paisur me KMACP pa kaluar kjo periudhe 6 mujore. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/21 at 11:40 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Afati hetimeve paraprake

    Pershendetje,

    Afati i përfundimit të hetimeve është tre muaj nga data në të cilën emri i personit që i atribuohet vepra penale është shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, dhe gjashtë muaj për veprat penale të parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b”, të nenit 75/a, të Kodit te Pr. Penale. Prokurori mund te kerkoje zgjatje te afatit te hetimeve, por kohezgjatja e hetimeve paraprake nuk mund të kalojë dy vjet, pervecse per raste te vecanta.

    Ne nenin 324 te K.Pr Penale percaktohet se: “1.Prokurori mund ta zgjasë afatin e hetimeve për një kohë deri në tre muaj. Në rastin e Prokurorisë së Posaçme ky afat është deri në gjashtë muaj.
    2. Zgjatje të mëtejshme, secila për një kohë jo më shumë se tre muaj, mund të bëhen nga prokurori në rastet e hetimeve komplekse ose të pamundësisë objektive për t’i përfunduar ato brenda afatit të zgjatur. Kohëzgjatja e hetimeve paraprake nuk mund të kalojë dy vjet. Tej afatit 2-vjeçar, për raste të akuzave për krim të organizuar dhe për krime që gjykohen me trup gjykues, afati i hetimit mund të zgjatet vetëm me miratim të Prokurorit të Përgjithshëm ose Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deri në 1 vit, për çdo zgjatje jo më shumë se tre muaj, pa cenuar afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit.
    3. Vendimi për zgjatjen e afatit të hetimeve u njoftohet të pandehurit dhe të viktimës.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/21 at 11:34 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kam bere celebrimin, por gjendja civile nuk ma njeh

    Pershendetje
    Fakti juridik i martesës lind dhe vërtetohet me dokumentin që hartohet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi e që pasqyron vullnetin e personave, në prani të nëpunësit të gjendjes civile dhe të dy dëshmitarëve. Ne momentin e lidhjes se marteses, ju pajiseni edhe me certifikate martese.
    Akti i martesës pasqyrohet në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Nëpunësi i gjendjes civile, që mban aktin e martesës, bën përditësimin e të dhënave për bashkëshortët e ardhshëm, në faqen përkatëse.
    Ju ftojme te paraqiteni prane zyres se gjendjes civle te Bashkise, prane se ciles keni lidhur martesen, per te sqaruar me tej situaten. Ne rast se nuk merrni sqarimin e nevojshem, atehere ju mund t’i drejtoheni Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/21 at 8:13 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Padi (te dhenat personale)

    Pershendetje. Certifikaten personale te personave me te cilet ju nuk keni lidhje, apo interes te ligjshem ju nuk legjitimoheni ta merrni ne zyrat e gjendjes civile. Ju mund te beni nje kerkese per vertetim banimi te personit, duke parashtruar ne kerkesen tuaj drejtuar gjendjes civile, qe ky vertetim ju duhet per efekt te paraqitjes se kerkese padise ne gjykate.

    Go to comment
    2021/07/21 at 7:49 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Fëmijët, sherbimi social

    Pershendetje. Heqja e femijeve nga kujdesi prinderor dhe strehimi i tyre ne qendra te kujdesit kerkon respektimin e nje procedure te caktuar. Deklarimi i prindit, apo i personave te tjere, mund te sherbeje vetem si shkak per te bere kontrollet dhe verifikimet perkatese nga ana e autoriteteve te ngarkuara me kete detyre. Lidhur me sa ju pyesni ligji per sherbimin e kujdesit shoqeror parashikon si vijon per trajtimin e femijes ne situatat e emergjencës.
    1. Në rast se një punonjës social i njësisë së qeverisjes vendore informohet ose beson në mënyrë të arsyeshme se fëmija ndodhet në situatë emergjence, ndërmerr veprimet e mëposhtme:
    a) largon fëmijën nga vendndodhja aktuale dhe e strehon atë në strehën e përkohshme më të afërt;
    b) ndihmon fëmijën duke e dërguar në spital ose informon menjëherë policinë në rast se situata e kërkon;
    c) komunikon me fëmijën për të kuptuar situatën e tij;
    ç) informon fëmijën mbi hapat që duhen ndjekur sipas këtij neni.
    d) referon fëmijën në njësinë e mbrojtjes së fëmijës.
    2. Menjëherë pas dërgimit të fëmijës në strehën e përkohshme, punonjësi social informon prindërit ose përfaqësuesin ligjor të fëmijës.
    3. Streha e përkohshme ku është strehuar fëmija bën kërkesë për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje në gjykatën kompetente, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e fëmijës, duke legjitimuar qëndrimin e tij në qendrat e kujdesit shoqëror.
    4. Në rast se gjykata lëshon urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, fëmija qëndron në qendrat e kujdesit shoqëror, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj.
    5. Pas lëshimit të urdhrit të mbrojtjes, institucioni i kujdesit shoqëror, në rast se e diktojnë rrethanat,
    paraqet përpara gjykatës një kërkesë për vendosjen ose zëvendësimin e kujdestarisë.
    6. Në rast se gjykata nuk e gjykon të arsyeshëm lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, punonjësi social i njësisë së qeverisjes vendore monitoron mirëqenien e fëmijës pranë familjes.”

    Go to comment
    2021/07/21 at 7:47 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kredi e pashlyer

    Pershendetje. Institucioni financiar ka te drejte qe nese kalon nje periudhe e caktuar kohe, sipas vleresimit te tij pa permbushur detyrimin nga ana juaj, t’i drejtohet Gjykates me kerkese per leshimin e urdherit te ekzekutimit dhe me pas ta kaloje ceshtjen ne permbarim. Zyra permbarimore e ngarkuar me rastin tuaj fillimisht do t’ju dergoje nje propozim per permbushje vullnetare te detyrimit. Ne vijim, pas kalimit te afatit ligjor do te vendose sekuestro mbi llogarite tuaja bankare dhe cdo pasuri te luajtshme apo te paluajtshme qe ju keni. Detyrimet civile nuk jane pengese per te levizur jashte vendit dhe as per te lidhur kontrata pune ne vende te tjera.

    Go to comment
    2021/07/21 at 7:20 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Heqja dore nga trashegimia ligjore

    Pershendetje. Pas paraqitjes te noteri, do te hartohet deshmia e trashegimise me te gjithe trashegimtaret ligjore te te ndjerit. Brenda 3 muajve secili prej tyre ka te drejte qe te paraqitet tek noteri dhe te beje deklarimin e heqies dore nga trashegimia. Ne rastin qe ju thoni do te heqin dore 7 nga 8 trashegimtare. Ne kete rast pas kalimit te afatit ligjor, noteri do te hartoje nje deshmi te re trashegimie, ne te cilen do te rezultoje trashegimtare i vetem personi i cili nuk ka hequr dore nga trashegimia.

    Go to comment
    2021/07/21 at 7:16 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Konsulte me avokat

    Pershendetje. Nese kontrata juaj ka qene me afat, pra nese ka pasur te percaktuar nje afat per perfundimin e punimeve, atehere ju keni te drejte te kerkoni zgidhjen e kontrates per shkak te mospermbushjeve thelbesore. Nese ne kontrate nuk eshte percaktuar nje afat konkret, atehere ju duhet te rishikoni kushtet e kontrates me sipermarresin.
    Nderkohe per te perfituar ndihme ligjore pa pagese, mund te paraqiteni prane zyrave te ndihmes ligjore prane Ministrise se Drejtesise ne Tirane, apo prane Gjykatave ne rrethet e tjera.

    Go to comment
    2021/07/21 at 7:13 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dokumentacioni per demshperblimin e te perndjekurve politik

    Pershendetje. Ju e trashegoni gjyshin, vetem nese prindi juaj qe eshte trashegimtari i drejtperdrejte ka nderruar jete. Per kete ju duhet te vertetoni lidhjen tuaj te gjakut dhe faktin qe jeni trashegimtar i gjyshit tuaj. Pra qe te perfitoni kestin duhet te paraqisni deshmine e trashegimise se gjyshit dhe deshmine e trashegimise se prindit tuaj, ne vend te te cilit ju po trashegoni gjyshin.

    Go to comment
    2021/07/21 at 7:09 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne vijim te pyetjes: Ne lidhje me huane (2)

    Pershendetje. Te paditur ne kete padi do te jene te dyja palet kontraktore. Personi i trete, i cili ka perfituar te drejta nuk mund te jete ne cilesine e personit te trete, ne kohen qe kundershtohen te drejta te cilat ai i ka fituar nepermjet kontrates. Sic ju patem thene ne pergjigjen e meparshme, per kete padi pika kryesore eshte provueshmeria perpara gjykates. Kjo padi rregullohet nga neni 607 i Kodit Civil dhe parashikon: “Kreditori ka të drejtë të kërkojë që të deklarohen të pavlefshme veprimet juridike të kryera nga debitori me qëllim që të pakësojë sasinë ose vleftën e pasurisë së tij në dëm të kreditorit, me kusht që kredia të ketë lindur më parë se të jetë kryer veprimi juridik. Kur veprimi juridik është bërë me kundërshpërblim, duhet që edhe personi, me të cilin debitori ka kryer këtë veprim, të ketë patur dijeni për qëllimin e dëmtimit të debitorit. Por kur ky person është
    bashkëshort, prind, gjysh, fëmijë ose fëmijë e fëmijës, vëlla ose motër e debitorit, dijenia e qëllimit të dëmtimit prezumohet, gjersa të provohet e kundërta.”
    Me deklarimin e veprimit juridik si të pavlefshëm, nuk cënohen të drejtat që kanë fituar me
    kundërshpërblim personat e tretë me mirëbesim para ngritjes së padisë për deklarimin e pavlefshmërisë
    së veprimit juridik.”

    Go to comment
    2021/07/21 at 7:07 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndarja e pasurise pas divorcit

    Pershendetje,
    Nese pasuria ne fjale eshte vene me kontributin e te dy bashkeshorteve, se bashku ose vec e vec; ose nese keto te ardhura rezultojne nga veprimtaria e veçantë e çdo bashkëshorti gjatë martesës dhe nuk janë konsumuar, atehere ajo konsiderohet si pasuri ne bashkepronesi dhe i neshtrohet pjesetimit pas zgjidhjes se marteses.
    Sipas Kodit te Familjes (neni 73 e ne vijim), pasuria e fituar gjate marteses eshte ne pronesi te te dy bashkeshorteve, me perjashtim te rastit, kur ajo eshte fituar me dhurim, trashegimi, apo kur bashkeshortet kane firmosur nje kontrate per regjim pasuror martesor te ndare. Pra, pasuria e bashkëshortëve prezumohet si e përbashkët, me përjashtim të rastit kur bashkëshorti provon karakterin e saj vetjak. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/20 at 5:29 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ekzekutimi i vendimeve

    Pershendetje. Pyetja juaj nuk eshte aspak e qarte, por ne parim cdo veprimtari e cila kryhet ne kundershtim me nje vendim gjyqesor, pavaresisht nese ka apo jo urdher ekzekutimi per objektin e gjykimit, eshte veprimtari e paligjshme dhe personi i interesuar qe te kundershtoje kete veprimtari te paligjshme, mund te paraqitet prane autoriteteve te rendit publik (policise) dhe te beje kallezimet perkatese.
    Per te pasur nje pergjigje me konkrete, ju lutem te riperserisni pyetjen tuaj me me shume informacione ose mund te telefononi per t’u konsultuar ne Nr. Jeshil pa pagese 0800 10 10, cdo dite, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00. Faleminderit.

    Go to comment
    2021/07/20 at 8:52 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me pagesen e papunesise

    Përshëndetje,

    Persa kohe ju e keni perfituar pagesen per nje periudhe 10 mujore, eshte e pakuptueshme nderprerja e pageses se papunesise mbi bazen e arsyetimit qe parashtroni. Në të kundërt, me nderprerjen e perfitimit do t’ju kerkohej edhe kthimi i shumes se te ardhurave qe keni përfituar gjatë kësaj periudhe në mënyrë të padrejtë, si te ardhura te perfituaara në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore.

    Transferimi ne nje pozicion tjeter pune, persa kohe nuk eshte miratuar nga ana juaj permes nenshkrimit te nje kontrate pune, vleresoj se nuk mund te interpretohet si largim nga puna mbi bazen e deshires tuaj, Si pasoje nuk perben shkak per nderprerjen e te ardhures nga papunesia.

    Sipas VKM-së Nr. 161, datë 21.3.2018 “Për pagesën e së ardhurës nga papunësia”, personave përfitues të pagesës të së ardhurës nga papunësia u ndërpritet përfitimi kur:
    a) refuzojnë të punësohen ose të ndjekin një program punësimi të përshtatshëm, të ofruar nga zyra e punësimit;
    b) refuzojnë të marrin pjesë në kurse trajnimi dhe kualifikimi, të ofruara nga zyra e punësimit;
    c) nuk paraqiten një herë në muaj;
    ç) plotësojnë kriteret për pension pleqërie, invaliditeti apo familjar

    Per nje informacion me te detajuar mbi kushtet e perfitimit, rastet e nderprerjes se te ardhures nga papunesia. etj, mund te konsultoheni me aktin e mesiperm nenligjor VKM nr/161/2018, te botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 41, date 27.03.2018, te cilin mund ta aksesoni ne linkun: https://qbz.gov.al/eli/fz/2018/41/a28ee484-2492-4289-897d-8e6cbc280c6c

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/07/19 at 1:08 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leja e ndertimit

    Pershendetje. Ne momentin qe shoqeria zbatuese ka marre persiper te kryeje punimet do te thote qe midis jush eshte lidhur nje kontrate, edhe pse jo formale. Ligjerisht kontrata e sipermarrjes nuk duhet te jete domosdoshmerisht me shkrim. Ne rast se ju i keni permbushur detyrimet tuaja kundrejt shoqerise sipermarrese, atehere ju keni te drejte qe te kerkoni qe edhe kjo pale te permbushe detyrimet e veta. Ne te kundert mund t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni permbushjen e detyrimit dhe pagesen e demit te shkaktuar nga vonesa.

    Go to comment
    2021/07/19 at 1:05 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontrate porosie per pasuri te paluajtshme

    Pershendetje. Kontrata e porosise mund te regjistrohet vetem nese per pasurine e paluajtshme ka nje regjistrim qofte edhe te lejes se ndertimit, apo fillestar te karabinase. Ne te kundert, kontrata e porosise nuk mund te regjistrohet. Detyrimet e paleve kontraktore jane te percaktuara ne vete kontraten e lidhur midis paleve, ligji nuk kerkon te tjera. Ne vijim te regjistrimit te pasurise, vijohet edhe me kontraten perfundimtare te shitjes, ne baze te se ciles behet regjistrimi i ndryshimit te pronesise.

    Go to comment
    2021/07/19 at 1:03 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion per ndryshimin e mbiemrit

    Përshëndetje!
    Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për Gjendjen Civile” (I përditësuar), përcakton:
    “1. Mbiemri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme: a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes; b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji.”
    Neni 51 i Kodit të Familjes, parashikon se: “ Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet. Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave.”
    Sa më sipër ju referoni, nëse me lidhjen e martesës keni mbajtur mbiemrin tuaj, vlersoj se nuk mund të ndryshoni mbiemrin tuaj, pasi zgjedhja e mbiemrit bëhet në momentin e lidhjes së martesës.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/19 at 9:12 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Si mund te anullohet pagesa qe me ka faturuar OSHE padrejtesisht ?

    Pershendetje. Nese faturimi aforfe qe ju eshte bere dhe shuma qe ju keni paguar eshte me e ulet se konsumi real i energjise qe familja juaj ka bere, atehere ju jeni te detyruar ta paguani diferencen deri ne vleren reale te detyrimit. Ju keni te drejte te refuzoni pagesen e kamatevonesave, pasi vonesa nuk ka ardhur per fajin tuaj, por per shkak te vete OSHEE. Nderkohe lidhur me gjendjen tuaj te veshtire ekonomike nga ana e Keshillit te Ministrave nuk eshte miratuar akti nenligjor per klientet ne nevoje dhe menyren e trajtimit te tyre persa i perket furnizimit me energji elektrike, megjithese tashme kane kaluar 6 vite nga hyrja ne fuqi e ligjit per furnizimin me energji elektrike. Ne keto kushte, nuk mund te perfitoni nga kjo dispozite.

    Go to comment
    2021/07/19 at 6:44 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontrata model të fushës së pasurive të patundshme (real estate)

    Pershendetje. Sic me te drejte ju kane spjeguar noteret dhe avokatet ne Republiken e Shqiperise nuk ka ligj te posacem per veprimtarine e ndermjetesimit te pasurive te paluajtshme. Ne varesi te llojit te kontrates qe lidhet do te percaktohet dhe permbajtja. Kontratat e ndermjetesimit, porosise, agjencise dhe kontrata te tjera te ketij lloji, rregullohen nga Kodi Civil, te cilin mund ta shkarkoni nga faqia zyrtare e Qendres se Botimeve Zyrtare. Kontratat per te cilat ju pyesni bejne pjese te kontratat standarde te rregulluara nga Kodi Civil, por qe mund te kene rast pas rasti specifika te vecanta. Juve ju duhet qe ne bashkepunim me nje avokat te specializuar per kontratat, apo noter, ne perputhje me kerkesat tuaja specifike te hartoni kontratat perkatese, pasi nuk mund t’i gjeni modele te gatshme ne internet.

    Go to comment
    2021/07/19 at 6:39 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Çeshtje administrative

    Pershendetje. Afatet nuk ecin gjate procesit gjyqesor, pra nese ne perfundim te shqyrtimit te ceshtjes nga gjykata e apelit ajo vendos pranimin e padise duke lene ne fuqi vendimin e shkalles se pare, atehere do te jete ky momenti kur lind e drejta e paditesit. Ne nje rast te tille, nisur nga specifika e procesit dhe faktit qe Apeli Administrativ eshte ne vonese per gjykimet, do te ishte e rekomandueshme te kerkohej qe vendimi i shkalles se pare te jepej me ekzekutim te perkohshem.

    Go to comment
    2021/07/18 at 8:30 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me huane

    Pershendetje. Padia per kundershtimin e veprimeve juridike te debitorit, e njohur si padia pauliana mund te ngrihet nga kreditori i nje personi, kunder debitorit dhe nje apo disa personave te tjere, me te cilet debitori ka lidhur nje kontrate, nese me ane te kesaj kontrate synohet qe te pakesohet pasuria e debitorit. Pra ajo qe mundeson plotesimin e kushteve per paraqitjen e kesaj padie eshte e lidhur me mundesine per te provuar ne gjykate se veprimi juridik ka si synim te tij vetem pakesimin e vleres se pasurise se debitorit. Ne kete rast gjykata ka kujdes qe te respektoje dhe interesat e personit te trete, dijenia e te cilit eshte e veshtire te provohet, duke qene se eshte nje element subjektiv. Nese midis debitorit dhe personit te trete ekziston nje lidhje familjare, atehere kjo e ndihmon provueshmerine, pasi dijeni prezumohet.

    Go to comment
    2021/07/18 at 8:27 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kush eshte procedura per rifitimin e shoqeruesit te nje personi me aftesi te kufizuar ?

    Pershendetje
    Shkalla e invaliditetit dhe nevoja per shoqerues përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP);
    Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/18 at 5:19 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A e perfitoj pagesen e shoqeruesit/ kujdestarit per vajzen time qe eshte kemp kategori e dyte (aftesi e kufizuar fizike mendore) ?

    Pershendetje
    Shkalla e invaliditetit përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP);
    Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/18 at 5:18 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim mbiemri ne patente si pasoje e marteses

    Pershendetje,

    Dokumentacioni eshte i nevojshem te perditesohet ne baze te ndryshimeve te gjeneraliteteve qe ju keni pesuar per shkak te marteses.
    Si është procedura e rinovimit të lejedrejtimit për ndryshim gjeneralitetesh?
    Personi i interesuar plotëson kërkesën për ndryshim gjeneralitetesh, në Drejtorinë Rajonale te Sherbimeve te Transportit rrugor ku keni vendbanimin dhe duhet te dorëzoni:
    -Dokument identifikimi.
    -Certifikatë mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e kërkesës. Për rastet kur qytetari kërkon që lejedrejtimi e re të ketë vlefshmërinë e lejedrejtimit ekzistuese nuk është e nevojshme të dorëzohet certifikatë mjekësore.
    – Lejedrejtimi aktuale.

    Nuk ka asnje problem qe te drejtoni makinen me lejedrejtimin aktuale qe ju posedoni, pasi numri unik i identifikimit te personit nuk ndryshon per shkak te ndryshimit te mbiemrit. Ky numer mbetet i njejte. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/18 at 2:01 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Firma dixhitale

    Pershendetje. Termi “firma digjitale” eshte terminologjia popullore per termin ligjor “nenshkrim elektronik”. Ne baze te ligjit per nenshkrimin elektronik, cdo shtetas shqiptar i cili ka zotesi te plote per te vepruar ka te drejte qe te pajiset me nenshkrim elektronik, me ane te te cilit kane te drejte qe te nenshkruajne elektronikisht dokumentet elektronike te hartuar prej tyre. Nenshkrimi nuk eshte nje firme ne kuptimin paresor te fjales, por nje kod elektronik i cili eshte unik dhe autentifikon dokumentin. Nenshkrimi elektronik deri ne 1 jave, eshte pa pagese, ndersa per nje afat 1 vjeçar kushton 4500 leke. Ne varesi te llojit te sherbimit per te cilin do te aplikoni percaktohet nese mund te perdorni nenshkrimin 1 javor (psh per regjistrimin e pronareve perfitues mund te aplikohet vetem me nenshkrim 1 vjeçar). Per disa sherbime kerkohet qe perdoruesi te pajiset me nje vule elktronike, qe quhet çertifikate elektronike. Ne te gjitha rastet secili prej kodeve perdoret vetem nga perdoruesi, ose persona te autorizuar prej tij, te cilet kane dijeni per kodin e perdorimit.

    Go to comment
    2021/07/16 at 2:15 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Tapi per shtepine

    Pershendetje

    Lidhur me regjistrimin e prones te ndertuar perpara vitit 1990, ju bejme me dije se situata juaj rregullohet nga VKM nr.827, dt.30.09.2020, “Per percaktimin e rregullave te hollesishme per miratimin e dokumentit, te pronesise se objekteve pa titull pronesie, trojeve te tyre funksionale dhe te oborreve ne perdorim”, VKM e nxjerre ne zbatim te ligjit 20/2020. Kjo VKM është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 190, datë 02 Nëntor 2020, për më tepër informacion ne lidhje me kushtet ligjore, procedurat qe duhen ndjekur dhe dokumentacionin perkates, aksesoni aktin nenligjor në linkun e mëposhtëm: https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/190/48285a77-06a1-498e-bb04-8cb3707b1acc.

    Aplikimi për regjistrimin e banesës bëhet pranë Drejtorisë Rajonale Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës permes portalit online e-Albania. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/07/16 at 1:14 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Me ndihmoni me nje avokat falas

    Pershendetje
    Ne proceset penale , garantimi i mudesise se mbrojtjes me avokat sigurohet nga shteti.
    Nese ju nuk keni mundesi financiare te siguroni nje avokat te paguar nga ju, ju mund ti drejtoheni gjykates me kerkese caktimin e nje avokati nga shteti.
    Kete kerkese mund ta paraqese verbalisht ne seance edhe bashkeshorti juaj.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/16 at 1:11 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nje pyetje mbi riaplikimin per pashaporte pa skaduar afati i perdorimit te saj.

    Pershendetje,

    Ne momentin e aplikimit per pasaporte te re, pasaporta e vjeter behet e pavlefshme. Ky dokument nuk dorezohet prane autoriteteve, por mbahet nga ana juaj.
    Ne lidhje me pyetjen tuaj per vizen amerikane, ne faqen web te Ambasades Amerikane ne Shqiperi gjeni edhe pergjigjen perkatese https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv/information/faqs . Gjithsesi per nje informacion me te sakte dhe specifik, mund te viheni ne kontakt edhe me perfaqesuesit e ambasades ne Tirane https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv/information/contact_us

    Pasaporta ime ka skaduar por viza ime amerikane është ende aktive. Çfarë duhet të bëj?
    Përveç rasteve kur është anulluar ose revokuar, viza është e vlefshme deri në datën e skadimit. Nëse viza e juaj është e vlefshme mund të udhëtoni në SHBA me të dyja pasaportat e juaja, deri sa viza e juaj është e vlefshme dhe nuk është skaduar, si dhe është vizë përkatëse për udhëtimin tuaj. Të dyja pasaportat duhet të tregojnë të njëjtën shtetësi dhe emri i titullarit duhet të jetë identik në të dyja pasaportat. Ju lutemi vini re: Viza nuk garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Përcaktimi përfundimtar i hyrjes varet plotësisht nga nënpunësi i CBP-së që kontrollon dokumentacionin.

    Go to comment
    2021/07/16 at 1:02 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Martese

    Pershendetje
    Kërkesa për shpallje bëhet nga bashkëshortët e ardhshëm ose nga personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme.

    Shpallja e martesës pa qenë i pranishëm kryhet me prokurë të posacme . Procedura për të bërë shpalljen e martesës është si më poshtë vijon:

    Në rastin e lidhjes së martesës me një shtetas të huaj, nga bashkëshorti i ardhshëm (shtetasi i huaj) paraqiten dokumentet e mëposhtme për shpalljen e martesës (të legalizuar, përkthyer dhe noterizuar):

    Certifikatë lindje, e plotësuar me të gjithë përbërësit e Gjendjes Civile, që pasqyrohen në rubrikat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile;
    Dokumentin / Certifikatë që vërteton se nuk ka pengesë ligjore në vendin e tij për lidhje martese (vërtetim për leje lidhje martese);
    Dokument ku vërtetohen të dhënat e vendbanimit në shtetin e huaj;
    Fotokopje e dokumentit të identifikimit.
    Këto dokumenta duhet të jenë me vulë APOSTILE ose të legalizuar nga përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit. Dokumentacioni duhet të paraqitet i përkthyer dhe i noterizuar.

    Shpallja e martesës kryhet në Bashki / Njësi Administrative, ku ka vendbanimin bashkëshorti i ardhshëm (shtetasi shqiptar).
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/16 at 12:55 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Autorizim

    Pershendetje
    Jo, vertetimi qe tregon se jeni ne proces gjyqesor me objekt leshimin e autorizimit nuk ju mundeson kalimin e kufirit nga femija i mitur. Femija juaj i mitur mund te udhetoje jashte Shqiperise, vetem ne rast te leshimit te autorizimit permes nje deklarate noteriale edhe nga prindi tjeter ose ne baze te nje vendimi gjyqesor qe iu autorizon ju per te udhetuar jashte vendi me femijen. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/16 at 12:50 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shperblim per leje lindje

    Pershendetje
    Pasi te keni rregjistruar femijen prane Zyres se Gjendjes Civile, ju mund te autorizoni nje person me prokure per te terhequr shperblimin. Autorizimi mund te behet prane nje noteri publik, ku autorizoni XY, qe te marre shperblimin per efekt lindje.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/16 at 12:42 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on kujdestaria e femijes

    Pershendetje
    Neni 228 i Kodit të Familjes parashikon se “Kur prindi shpërdoron përgjegjësinë prindërore ose tregon pakujdesi të rëndë në ushtrimin e saj, ose me veprimet e tij ndikon në mënyrë të dëmshme në edukimin e fëmijëve, me kërkesën e prindit tjetër, të të afërmve të fëmijës ose prokurorit, mund t’i hiqet përgjegjësia prindërore. Heqja e përgjegjësisë prindërore bëhet me vendim të gjykatës, duke u thirrur si i paditur prindi, për të cilin kërkohet kjo heqje.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/16 at 12:37 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Keshille juridike rreth ceshtjeve familjare

    Pershendetje,

    Në caktimin e ndihmës për ushqimin e fëmijëve nga prindërit e tyre, gjykatat mban parasysh nevojat për rritjen dhe edukimin e fëmijëve si dhe gjendjen ekonomike të prindit që është i detyruar ta përmbushë detyrimin.

    Shuma për detyrimin ushqimor nuk është përcaktuar fikse, por është lënë në vlerësimin e gjykatës, duke patur parasysh nevojat e ndryshme të njerëzve. Detyrimi i prindërve të ushqejnë fëmijët e tyre shtrihet në radhë të parë mbi fëmijët e mitur që nuk kanë mjete të mjaftueshme për të jetuar pavarësisht nga aftësia e tyre për punë. Megjithatë, sipas dispozitave të Kodit të Familjes detyrimi ushqimor i prindërve vazhdon edhe ndaj fëmijëve madhorë që ndjekin shkollat e mesme ose të larta me shkëputje nga puna deri në 25 vjeç.

    Disa nga dokumentat qe duhet t’i bashkangjiten kerkeses jane:
    -Certifikate e trungut familjare
    -Certifikate personale e femijes
    -Vertetim i shkolles (vertetim i tarifes se arsimit), etj dhe cdo dokument tjeter qe vleresoni qe pasqyron te plote nevojat per mirerritjen dhe edukimin e femijes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/14 at 6:50 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Procedura e biresimt nga shtetasit e huaj

    Pershendetje,

    Një fëmijë mund të birësohet nëse kjo gjë vendoset nga gjykata, pasi është marrë pëlqimi paraprak nga “Komiteti Shqiptar i Birësimit”. Çdo person i cili është i interesuar të birësojë duhet t’i drejtohet me kërkesë Komitetit Shqiptar të Birësimit. Ky organ mbledh, vlerëson kërkesat për birësim të bërë nga shtetas të huaj dhe vendas, jep informacionet e nevojshme lidhur me plotësimin e dokumentacionit, bashkëpunon me autoritetet publike dhe private të vendit dhe të huaja për të siguruar mbrojtjen e të miturve.

    Shtetasit e huaj mund të aplikojnë për birësim ndërvendas duke birësuar fëmijë shqiptar. Për të përfituar këtë shërbim, ata mund t’i drejtohen Komitetit Shqiptar të Birësimeve vetëm nëpërmjet Autoriteteve Qendrore kompetente ose Agjencive Ndërmjetësuese të vendit të tyre, të njohura si të tilla nga Komiteti.

    Procedurat e birësimit, si dhe organizimi, fuksionimi e detyrat e Komitetit Shqiptar të Birësimit rregullohen nga Ligji nr 9695 date 19/03/2007 “ Për proçedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit” i ndyshuar. https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/ligji-per-biresimin.pdf

    Aplikanti birësues paraqet në Komitet dokumentacionin e mëposhtëm:
    1. Kërkesën me motivimin e birësimit.
    2. Të dhënat personale për marrëdhëniet ndërpersonale të anëtarëve të familjes, informacione për pjesëtarët e familjes dhe qëndrimin e tyre ndaj birësimit.
    3. Të dhënat për gjendjen civile, si kopjen e letërnjoftimit, certifikatën e martesës, certifikatën e
    zgjidhjes së martesës ose të vdekjes së bashkëshortit.
    4. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
    5. Deklaratën për fëmijërinë, mënyrën e rritjes, edukimin dhe profesionin.
    6. Raportin mjekësor dhe historinë mjekësore të familjes.
    7. Vërtetime të punësimit, të të ardhurave dhe të pasurisë së paluajtshme.
    8. Vërtetimin e pronësisë së banesës dhe të dhëna për kushtet e banimit.
    9. Deklaratën me të dhënat për gjendjen ekonomike dhe sociale.
    10. Vërtetimin, nga organet e njësisë së qeverisjes vendore të vendbanimit, për sjelljen dhe figurën morale.
    11. Deklaratën e gatishmërisë së familjarëve dhe të miqve në mbështetje të aplikantit birësues.

    Per me shume informacion mund te kontaktoni me Komitetin Shqiptar te Biresimit, duke e kontaktuar ne adresat e vena ne dispozicion ne linkun: http://kshb.gov.al/kontakt/

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/14 at 6:35 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me pasurine vetjake

    Pershendetje,

    Cdo pasuri e luajtshme (automjtetet, etj) ose e paluajtshme (banesa) qe krijohet gjate marteses do i nenshtrohet bashkesise ligjore (si pasuri e perbashket e te dy bashkeshorteve), nese ju nuk keni zgjedhur nje regjim tjeter pasuror martesor, ate te regjimit te pasurive te ndara.

    Sipas nenit 77 te Kodit te familjes, pasuri vetjake e bashkeshortit, qe nuk ben pjese ne bashkesi, konsiderohet sa me poshte:
    a) pasuria, e cila para lidhjes se marteses ishte ne bashkepronesi te bashkeshortit me persona te tjere ose kundrejt se ciles ai ishte titullar i nje te drejte reale perdorimi;
    b) pasuria e fituar gjate marteses me ane te dhurimit, te trashegimise ose legut, kur ne aktin e dhurimit ose ne testament nut percaktohet se ato jane dhene ne favor te bashkesise;
    c) pasurite e perdorimit ngushtesisht vetjak te secilit bashkeshort dhe pasurite e fituara si aksesore te pasurise vetjake;
    ç) mjetet e nevojshme te punes per ushtrimin e profesionit te njerit prej bashkeshorteve, pervec atyre qe jane caktuar per administrimin e nje veprimtarie tregtare;
    d) pasuria e fituar nga shperblimi i demit vetjak, me perjashtim te te ardhurave qe rrjedhin nga pensioni i fituar per shkak te humbjes se pjesshme ose te plote te aftesise per pune;
    dh) pasuria e fituar nga tjetersimi i pasurive vetjake te siperpermendura;
    e) shkembimi i tyre, kur kjo eshte deklaruar shprehimisht ne aktin e blerjes

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/14 at 6:29 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorci dhe pensioni ushqimor

    Pershendetje
    Ne rast te zgjidhjes se marteses ne Shqiperi, ju do te zbatoni vendimin e formes se prere te marre nga gjykatat shqiptare.
    Pensioni ushqimore, mund te kerkohet te ndryshohet kohe pas kohe duke pasur parasysh edhe nevojat per mirerritjen e femijies.
    Nese nje ceshtje e tille nuk eshte ngritur ne vendin ku ju banonin ( pra ne nje nga gjykatat e vendit ku ju banoni ne BE), ju nuk jeni te detyruar te zbatoni pensionin ushqimore sipas percaktimeve te ligjit te BE-se.
    faleminderit

    Go to comment
    2021/07/14 at 7:49 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne vijim te pyetjes: Autorizim (2)

    Pershendetje. Nuk ka asnje baze ligjore per te kerkuar pershpejtimin e procesit per autorizimin e daljes jashte vendit me femijen e mitur. Kohezgjatja e procesit do te jete ne varesi te ngarkeses se gjyqtarit. Megjithate, procesi i leshimit te autorizimit per daljen e femijes jashte vendit pa miratimin e njerit prej prinderve mund te ndiqet edhe nga nje avokat i caktuar prej jush me prokure. Nuk eshte e domosdoshme qe paditesi te jete vete i pranishem. Ne cilesine e te paditurit duhet te jete prindi tjeteer. Per kete proces gjykata cakton nje ekspert psikolog, i cili duhet te kontaktoje me te dy prinderit dhe femijen, por kjo mund te behet edhe nepermjet videokonferences.

    Go to comment
    2021/07/14 at 6:23 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vitet e punes

    Pershendetje
    Nese nga ana e ISSH nuk jane njohur vitet, per shkak te nje mungese ne dokumentacion ose pasaktesi te mundshme te te dhenave te regjistrit te punonjesve, atehere ne kete rast ceshtja zgjidhet me kerkese per njohje te viteve te punes, prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor ku banoni aktualisht, pavaresisht se ku ka qene vendi i punes dhe pa pasur nevoje per ankim administrativ.
    Nese arsyeja e refuzimit nga ana e ISSh eshte gabim ne llogaritje, apo arsye te tjera, atehere ju duhet qe vendimin per njohje pensioni brenda 30 diteve ta kundershtoni prane Komisionit te Ankimit prane Drejtorise perkatese te ISSH dhe me pas prane Komisionit te Apelimit dhe nese edhe ky nuk i njeh vitet, i drejtoheni Gjykates .

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/14 at 5:54 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Gjendja Civile

    Pershendetje
    Ne lidhje me problematiken qe ju referoni, ju keshillojme te paraqisni ankesen tuaj prane Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile me qellim marrjen e masave per zgjidhjen e kesaj problematike. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/13 at 10:11 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kujdestaria e femijeve

    Pershendetje,

    Ne lidhje me percaktimin e prindit te cilit do t’i besohet rritja dhe edukimi i femijes pas zgjidhjes se marteses eshte gjykata ajo qe vendos, duke u bazuar ne kriterin e interesit me te larte te femijes. Per vleresimin e interesit te femijes, gjykata do te marre ne konsiderate nje seri faktoresh, nder te cilet:
    – Mosha e femijes dhe perkatesia e tij gjinore
    Sipas eksperteve te psikologjise, ne pjesen me te madhe te rasteve, ne vitet e para te femijerise, afeksioni i femijes eshte me i fuqishem ne drejtim te nenes. Kjo pasi ne nje moshe te tille, eshte e kuptueshme qe femija ka me teper nevoje per kujdesin e nenes ne drejtim te rritjes dhe formimit te karakterit.
    – Lidhjet afeksionale te femijes me njerin apo tjetrin prind, si dhe ato te prinderve ndaj femijes;
    – Profili socio-moral i secilit prind; Ky profil nenkupton vleresimin e opinionit publik ne raport me sjelljet e prindit. Nuk paraqet interes cdo sjellje e prindit ne shoqeri, por vetem ato qendrime te prindit, te cilat mund te ndikojne ne edukimin e femijes.
    – Mundesite e secilit prind per edukimin e femijes;
    – Mundesine me te mire per zhvillimin moral, intelektual dhe fizik te femijes;
    – Gjendja shendetsore e femijes;
    – Sjellca e secilit prind ne raport me femijen, para zgjidhjes se marteses;
    – Menyra sesi jane permbushur detyrimet prinderore, para zgjidhjes se marteses;
    – Gjendja shendetsore e prinderve;
    – Mundesite materiale qe ka secili prind, per sigurimin e mirerritjes e edukimit te femijes;
    – Niveli arsimor dhe intelektual i secilit prind;
    – Profesioni i secilit prind dhe angazhimet profesionale te tyre;
    – Siperfaqja dhe kushtet e banimit te secilir prind;
    – Vleresimi i personave me te cilet prindi do te bashkejetoje pas zgjidhjes se marteses, nese nuk do te jetojne te vetem; etj.

    Ekzistenca dhe vertetimi i teresise se faktoreve te sipercituarm nuk eshte i domosdoshem ne cdo rast gjykimi. Gjykata heton dhe vlereson me kujdes rrethanat e ceshtjes tuaj konkrete.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/13 at 4:20 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Marreveshje me keste per shlyerje te detyrimit

    Pershendetje. Ne rast se kreditori nuk pranon vullnetarisht qe te lidhe nje marrevehsje per pagesen e detyrimit me keste, atehere ju keni te drejte qe t’i beni kerkese gjykates, ku ti kerkoni qe te jete gjykata qe te percaktoje qe detyrimi te ndahet me keste.

    Go to comment
    2021/07/13 at 3:37 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Vonesa e vendimit te gjykates

    Pershendetje. Vendimi i formes se prere eshte vendimi i shkalles se pare, ne rast se kalon afati i parashikuar ne ligj per ankimin. Vonesa prej nje muaji nga momenti i shpalljes se vendimit, per te marre forme te prere nuk konsiderohet e gjate. Pasi gjykata shpall vendimin, ajo duhet ta zbardhe, pra te hartoje vendimin e plote. Kjo procedure zgjat disa dite deri ne disa jave ne varesi te ngarkeses se gjyqtarit. Ne vijim dosja percillet ne sekretari, e cila ka detyrimin qe t’ua njoftoje paleve. Nga sa ju referoni nuk eshte e qarte nese e keni marre vendimin e zbardhur. Nga momenti qe vendimi shkon tek palet, fillon afati 15 ditor i ankimit. Dhe pasi plotesohet ky afat, atehere vendimi percillet ne gjendje civile, si dhe mund te terhiqet prane sekretarise. Nderkohe ne afate duhet te llogarisni dhe kohen e nevojshme per sekretarine per te proceduar, si dhe kohen per dergimin me ane te sherbimit postar.

    Go to comment
    2021/07/13 at 3:35 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me procedurat e prokurimit publik

    Pershendetje. Ligji 162/2020, “Per prokurimin publik” parashikon se procedurat kryhen nepermjet komunikimit elektronik.
    I gjithë komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit në zbatim tëkëtij ligji kryhen duke përdorur mjetet elektronike të komunikimit. Komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit mund të kryhen në formë shkresore, sipas parashikimeve në rregullat e prokurimit publik. Operatori ekonomik aplikon dhe percjell dokumentacionin te skanuar dhe me pas nenshkruan me nenshkrim elektronik te certifikuar. Informacioni i mesiperm eshte ne parim, pasi sigurisht qe per te dhene nje mendim te plote eshte e nevojshme nje analize e plote e situates se faktit dhe dokumenteve.

    Go to comment
    2021/07/13 at 9:32 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nderrimi i mbiemrit ose rimarrja e mbiemrit te lindjes

    Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes se koleges, referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa për ndryshimin e mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie. Nuk lejohet ndryshimi i mbiemrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter apo kur shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale.

    Ne rast se nuk ndodheni ne kushtet e nje mbiemri te papershtatshem, vleresoj se nuk mund te kerkoni ndryshimin e mbiemrit. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/07/12 at 7:12 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Nderrimi i mbiemrit ose rimarrja e mbiemrit te lindjes

    Pershendetje. Ju mund ta rimerrni mbiemrin tuaj vetem nese zgjidhni martesen me bashkeshorten. Vetem me kerkese, gjate marteses mbiemri perpara martese nuk mund te rimerret.

    Go to comment
    2021/07/12 at 6:33 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pensioni i femijes pas divorcit

    Pershendetje. Nese pensioni ushqimor ju eshte njohur me vendim gjykate, atehere ju nuk keni nevoje qe te paraqisni nje padi me kete objekt, pasi tashme e keni kete vendim. Nese personi nuk e paguan vullnetarisht pensionin, ju keni te drejte t’i drejtoheni nje zyre permbarimi. Me ekzekutim te detyrueshem mund te kerkohet pensioni, por për jo me shume se 6 muaj nga momenti i paraqitjes së kerkeses per elzekutim te detyrueshem.

    Go to comment
    2021/07/12 at 6:31 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Lirimi me kusht

    Përshëndetje,
    Neni 64 i Kodit Penal parashikon se: “I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur:
    – jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;
    – jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;
    – jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji, me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni.

    Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
    Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100.

    Nisur nga sa relatoni ne pyetjen tuaj, nese ju plotesoni kriteret e sipercituara ju mund te beni kerkesen per lirimin me kusht. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/12 at 3:46 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Autorizim

    Pershendetje. Bashkeshorti ka te drejte te kerkoje rishikimin e kushteve te kujdestarise ne gjykate, por do te jete gjykata ajo qe do te vleresoje nese ka vend qe te rishikohen kushtet e percaktuara ne vendimin e zgjidhjes se marteses. Ne cdo rast ju keni detyrimin qe te mundesoni takimin e vajzes tuaj me te atin. Nese ai nuk eshte paraqitur asnjehere jashte vendit per ta takuar, sigurisht qe kjo nuk eshte per fajin tuaj. Nese autorizimin per te dale me vajzen e keni marre me vendim gjykate, atehere juve nuk ju duhet nje autorizim i ri per te dale. Nese keni dale me Deklarate Noteriale te nenshkruar nga babai i vajzes, atehere do t’ju duhet te pajiseni sersish me nje deklarate te tille. Ne rast se babai i vajzes refuzon qe ta jape kete autorizim, atehere ju keni te drejte t’i beni kerkese gjykates qe t’ju autorizoje per te dale jashte vendit me vajzen tuaj. Ne kete rast kerkesen e beni per ta pasur per te gjitha rastet derisa vajza te behet madhore dhe kjo do t’ju mundesoje levizje pa pengesa.

    Go to comment
    2021/07/12 at 1:25 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ngaterrese me daten e lindjes ne diplome

    Pershendetje.
    Korigjimet e gabimeve ne dokumentet shkollore, per te cilat ka kaluar kaq shume kohe, mund te behen vetem me ane te Gjykates, duke kerkuar korrigjimin e akteve ne baze te nenit 388 te K.Pr.Civile. Duhet t’i paraqisni gjykates dokumentet qe vertetojne gabimet e pretenduara: Aktet e gjendjes civile, si dhe nje vertetim nga shkolla per periudhen se kur keni kryer studimet. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/12 at 1:24 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Njohja dhe dhenie fuqi vendimit te huaj me objekt divorcin

    Pershendetje. Shqyrtimi i kerkeses per njohje vendimi te huaj behet nga Gjykata e Apelit, qe mbulon territorin ku kane vendbanimin kerkuesit, ne rastin tuaj Gjykata e Apelit Vlore. Ne kushtet aktuale, gjykatat ne vend jane me mbingarkese shume te madhe te dosjeve, nderkohe qe numri i gjyqtareve eshte gjithmone ne ulje per shkak te largimit nga procesi i reformes ne drejtesi. Ne keto kushte cmojme se i vetmi hap qe ju mund te ndermerrni eshte te beni nje kerkese per pershpejtim te ceshtjes, e cila t’i drejtohet gjyqtarit relator te shortuar per ceshtjen tuaj. Kjo kerkese duhet te mbeshtetet ne Vendimin nr.78, dt.30.05.2019 te Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për kalendarin e shqyrtimit të çështjeve në Gjykatën e Apelit”. Pra ju duhet te verifikoni nese beni pjese ne ndonje prej rasteve te parashikuara ne kete Vendim dhe te paraqisni provat e nevojshme per kete fakt.

    Go to comment
    2021/07/12 at 7:17 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dokumentacinoni i nevojshem per ne doganen e Rinasit

    Pershendetje. Republika e Shqiperise nuk ka asnje kufizim dalje, apo hyrje per shtetasit shqiptare apo te huaj, ne kuader te masave anti-covid. Lidhur me rregullat per te hyre ne shtetin italian, apo ne cdo shtet tjeter, duhet te kontaktoni me autoritetet e ketij vendi, pasi nuk mbulohen nga legjislacioni shqiptar dhe nuk perfshihen ne ofrimin e ndihmes ligjore te kesaj platforme.

    Go to comment
    2021/07/12 at 7:12 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on leje qendrimi

    Pershendetje. Aplikimi per leje pune ne parim behet nga punedhenesi, qe ne kete rast eshte shoqeri tregtare. Dokumentet e nevojshme per t’u pajisur me leje pune jane:
    1. Autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar
    2. Formulari me të dhënat e aplikantit
    3. Kopje e pasaportes
    4. Kopjen origjinale të kontratës individuale të punës
    5. 1 (një) fotografi
    Pasi personi pajiset me leje pune, ai ka te drejte te aplikoje per leje qendrimi per shkak te punes. Dokumentet qe duhen ne kete rast jane:
    1. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit.
    2. Kontratë e blerjes ose marrjes me qera e banesës
    3. Vërtetim i gjendjes gjyqesore nga Vendi i origjinës i legalizuar, përkthyer, noterizuar.
    4. Fotokopje e kontratës së punës ku shprehet paga e personit.

    Te dyja aplikimet behen nepermjet portalit e-albania.

    Go to comment
    2021/07/11 at 9:36 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Regjistrim i markes

    Pershendetje. Nese ju nuk keni nje organizim ne formen e nje shoqate, apo nje organizim tjeter, por jeni thjesht nje grup individesh, atehere ju do te aplikoni per marke te thjeshte dhe jo marke kolektive. Marka mund te regjistrohet ne pronesi te me shume se nje pronari. Pronari dhe aplikuesi nuk jane domosdoshmerisht i njejti person. Pronari/et duhet te autorizojne me ane te nje prokure personin qe do te aplikoje per regjistrimin e markes, i cili mund te jete vetem nje person.

    Go to comment
    2021/07/11 at 9:29 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Gjykim administrativ

    Pershendetje. Fakti qe padia ju eshte rrezuar per shkak te mungeses se legjitimimit aktiv, do te thote ne parim, qe ju ne cilesine e paditesit nuk ishit interes te drejtperdrejte ne kerkimin e objektit te padise. Ne rast se po kundershtonit nje akt administrativ per shembull, do te thote qe nuk jeni ne kategorine e subjekteve qe preken, apo kane interesa te lidhura me kete akt. Ju nuk keni te drejte te ngrini te njejten padi, me te njejtat pale, objekt dhe shkak ligjor, por sigurisht qe mund te vleresoni situaten dhe nese plotesohen kushtet te paraqisni nje padi te ndryshme. Nderkohe sigurisht qe ju keni te drejten qe ta ankimoni vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare, prane gjykates se apelit administrativ, e cila mund te vendose qe ta ndryshoje apo prishe vendimin e gjykates se shkalles se pare.

    Go to comment
    2021/07/11 at 9:22 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Bursa financiare nga shteti

    Pershendetje
    Bursa nga fondet buxhetore perfitojne studentet qe studiojne ne Institucionet e Arsimit te Larte Publik. Ndersa ne universitet private, perfitimi i bursave studentore behet sipas politikave te vete universitetit, i cili percakton kriteret dhe kategorite perfituese. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/11 at 8:17 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Çeshtje administrative

    Pershendetje. Nga sa ju referoni aktet e reja per te cilat ju keni marre dijeni nga prapesimet e pales se paditur jane te kundraligjshme, pra akte administrative relativisht te pavlefshme. Si te tilla, ju duhet te beni kerkese per te shtuar objektin e padise dhe te kerkoni nga gjykata shfuqizimin edhe te ketyre akteve te reja administrative, shoqeruar edhe me provat perkatese, pasi vete gjykata nuk e ben kryesisht nje konstatim te tille.

    Go to comment
    2021/07/11 at 10:43 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Prona e patundshme

    Pershendetje. Nese ju aplikoni per t’u pajisur me kartele dhe harte treguese ne gjendjen ne te cilen jane pronat, juve do t’ju dalin 12 kartela dhe harta. Per te bere bashkimin e pronave, duhet qe te plotesohen keto kushte ligjore: Te jene ne pronesi te te njejtit/njejteve pronare, te jene ngjitur me njera-tjetren, dhe t’i nenshtrohen te drejtave dhe detyrimeve te njejta. Nese keto kushte plotesohen, atehere ju duhet te beni nje kerkese me shkrim drejtuar Agjencise Shteterore te Kadastres dhe te kerkoni bashkimin e pronave tuaja, sipas planit qe ju e mendoni me te pershtatshem. Per t’u pajisur me Certifikatat e reja te pronesise, ju duhet te dorezoni certifikatat e meparshme. Aplikimi ne kete rast kushton 1.000 leke.

    Go to comment
    2021/07/11 at 10:37 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Moszbardhje vendimi gjyqesor

    Pershendetje. Ne nje rast vonese te tille, do t’ju sugjeronim te kerkonit nje takim me vete gjyqtarin/en e ceshtjes, pasi jane tejkaluar te gjitha limitet e arsyeshme per zbardhjen e vendimit. Ju keni gjithashtu te drejte te beni dhe nje kerkese me shkrim drejtuar po gjykatesit/ses se ceshtjes ku t’i kerkoni permbushjen e detyrimit ligjor per te zbardhur vendimin ne kohe. Gjithashtu do t’ju rekomandonim te benit edhe ankim prane ILD, pasi pavaresisht ngarkeses me ankesa te ketij lloji, vonesa ne rastin tuaj eshte shume e gjate. Lidhur me kallezimin, sigurisht qe ju keni te drejte ta beni, por ne rastin konkret nese nuk ka nje arsye tjeter, vetem vonesa ne zbardhje nuk permbush kushtet per te pasur vepren penale te shperdorimit te detyres, por ka vetem elemente te nje shkelje administrative nga ana e gjykates.

    Go to comment
    2021/07/11 at 10:32 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on legalizim hyrje pallati

    Pershendetje. Cdo person ne parim ka te drejte te ngreje padi ne gjykate kunder autoriteteve publike, apo personave private, por ajo qe eshte e rendesishme ne ngritjen e nje padie eshte evidentimi i situates se faktit dhe rrethanave ligjore, per te vleresuar nese ka shkak ligjor per ta paraqitur padine, ne menyre qe gjykata te vendose ne favorin tuaj. Nese aplikimi eshte bere nga ndertuesi, eshte ai qe duhet te padise Agjencine Shteterore te Kadastres (pasi ALUIZNI nuk ekziston me si institucion) per te kerkuar perfundimin e procedurave te legalizimit. Nese aplikimi eshte bere ne baze te VKM-se Nr. 19, datë 11.1.2017, “Për përcaktimin e rregullave të legalizimit të objekteve me leje ndërtimi, në të cilat janë kryer shtesa anësore dhe/ose në lartësi ose ndryshime të funksionit të hapësirave dhe të objekteve shumëkatëshe pa leje, të destinuara për kalimin e së drejtës së pronësisë apo qiradhënien”, dhe aplikuesit per legalizim jane vete poseduesit e njesive perkatese, atehere secili prej tyre mund t’i drejtohet gjykates.

    Go to comment
    2021/07/09 at 3:20 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Njohje vendimi per adoptim

    Pershendetje. Autoritetet e gjendjes civile ne Shqiperi mund te zbatojne nje vendim te huaj gjykate, vetem nese ai eshte i njohur sipas ligjit shqiptar.
    Lidhur me biresimin, legjislacioni shqiptar lejon vetem biresimin e te miturit, pra te nje personi qe ne momentin e biresimit eshte deri ne moshen 18 vjec. Si rregull i pergjitshem nje vendim i huaj ne vendin tone njihet nga Gjykata e Apelit qe mbulon territorin ku ndodhen palet, ne rastin tuaj gjykata qe mbulon territorin ku ju keni gjendjen civile. Megjithate Kodi i Procedures Civile parashikon qe vendimet e huaja te cilat nuk pajtohen me parimet bazë të legjislacionit shqiptar nuk njihen. Ne kete rast, mbetet ne vleresimin e gjykates nese do ta njohe apo jo vendimin e biresimit tuaj.

    Go to comment
    2021/07/09 at 3:13 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Parashtrimet drejtuar gjykates

    Pershendetje. Duke qene se ju jeni paditesi, atehere ju parashtrimet tuaja dhe provat ne mbeshtetje te ketyre parashtrimeve i keni dhene nepermjet padise. Nese pasi te keni marre deklaraten e mbrojtjes dhe provat e pales se paditur, do te keni pretendime te tjera, ju keni te drejte te paraqesni prova dhe parashtrime shtese. Pas ezaurimit te ketyre fazave gjykata cakton fillimisht seancen pergatitore, ku sqarohet ne menyre te pergjithshme situata nga secila prej paleve dhe provat ku mbeshteten dhe pastaj seanca gjyqesore ku zhvillohet i gjithe hetimi gjyqesor, mbeshtetur ne spjegimet e plota dhe provat e seciles pale.

    Go to comment
    2021/07/09 at 3:08 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Penale

    Përshëndetje,

    Kodi i procedures Penale parashikon se kur personi procedohet penalisht në paraburgim, paraburgimi e humbet fuqinë në qoftë se nga fillimi i zbatimit të tij kanë kaluar afatet e mëposhtme, pa u dorëzuar aktet në gjykatë:
    a) tre muaj kur akuzohet për një vepër që është cilësuar si kundravajtje penale.
    b) Kur procedohet për krime që dënohen në maksimum deri në dhjetë vjet burgim, në paraburgim nuk mund të mbahet me tepër se 6 muaj,
    c) ndërsa kur procedohet për krime që dënohen me jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm, jo më tepër se 12 muaj.

    Paraburgimi e humbet fuqinë në qoftë se nga dita e dorëzimit të akteve në gjykatë kanë kaluar afatet e mëposhtme, pa u dhënë vendimi i dënimit në shkallë të parë:
    a) 2 muaj kur procedohet për kundravajtje;
    b) 9 muaj, kur procedohet për krime që dënohet në maksimum deri në dhjetë vjet burgim;
    c) 12 muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

    Gjatë hetimeve paraprake, prokurori mund ti kërkojë gjykatës zgjatjen e afateve të paraburgimit që janë në mbarim e sipër, por vetem në rastet kur ekzistojnë nevoja të rëndësishme sigurimi dhe verifikime veçanërisht komplekse që e bëjnë të domosdoshme këtë zgjatje. Zgjatja vendoset nga gjykata, mbi kërkesën e prokurorit, pasi dëgjohet mbrojtësi. Zgjatja mund të bëhet vetëm një herë dhe nuk mund të jetë më shumë se tre muaj. Veç kësaj, kohëzgjatja e paraburgimit nuk mund të kalojë gjysmën e maksimales së dënimit të parashikuar për veprën penale që procedohet.

    Kohëzgjatja tërësore e paraburgimit, duke marrë parasysh edhe zgjatjet e afatit nuk mund të kalojë këto afate:
    a)dhjetë muaj, kur procedohet për kundërvajtje penale;
    b)dy vjet, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum deri në dhjetë vjet burgim;
    c) tre vjet, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/09 at 9:06 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshimi i mbiemrit

    Pershendetje.
    Pasaporta eshte e drejte dhe jo detyrim. Kjo do te thote qe nuk ka ndonje afat se kur duhet te aplikoni per nje pasaporte me te dhena te ndryshuara.
    Ajo qe eshte e rendesishme, eshte qe ju pasi te beni celebrimin e marteses jashte vendit, te beni regjistrimin e saj prane Zyres se Gjendjes Civile ne Shqiperi ( procedure qe ne rastin tuaj e kenj realizuar).
    Vleresoj se do ishte e pershtatshme qe dokumentacioni te ishte i perditesuar ne momentin e aplikimit, megjithate numeri personal i identifikimit ne mjetet tuaja identifikuese mbetet po i njejte dhe eshte i pandryshueshem pavaresisht nese ju keni aplikuar per mjetet e reja te identifikimit ( ID+pasaporte) me mbiwmrin e ri qe mbani.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/08 at 6:55 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshimi i emrit

    Pershendetje.
    Ne baze te ligjit per gjendjen civile, ndryshimi i emrit behet vetem ne raste shume specifike dhe te kufizuara. Kerkesa per ndryshimin e emrit behet nga vete personi personalisht ne dy raste, kur eshte emri i perkohshem, ose kur ka shkaqe papershtatshmerie.
    Emer i përkohshëm quhet emri i vendosur nga prindërit dhe ky mund te ndryshohet me kerkese te vete personit, brenda një viti nga data e mbushjes së moshës madhore, pra 18-19 vjec. Në këtë rast kërkesa përmban datën dhe nënshkrimin e kërkuesit, i cili duhet të përcaktojë qartë emrin e përhershëm që kërkon të marrë.
    Raste te papershtatshmerise, konsiderohen emrat fyes, diskriminues, etj.. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret.
    Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Kërkesa për ndryshimin e emrit duhet të bëhet vetëm një herë.
    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/08 at 6:50 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Prokure per jashte

    Pershendetje. Ne mbeshtetje te sa me siper, duhet te dini se te miturit nen 16 vjeç nuk lejohet te udhetojne te shoqeruar nga persona qe nuk jane familjare te aferm (xhaxhai, daja, gjyshi, etj.), pavaresisht autorizimit nga te dy prinderit me deklarate noteriale.

    Go to comment
    2021/07/08 at 3:46 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Lindje e femijes jashte shtetit

    Pershendetje,

    Leja e Kalimit eshte nje dokument udhetimi nderkombetar qe zevendeson perkohesisht pasaporten dhe i lejon mbajtesit te saj te udhetoje per ne shtetin e tij per t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshem. Ka nje vlefshmeri prej 6 (gjashte) muajsh dhe mundeson vetem hyrjen ne Shqiperi, per te dale serisht nga kufinjte shqiptare çdo shtetas duhet te pajiset me pasaporte te vlefshme. Te porsalindurit duhet te pajisen me leje kalimi prane Perfaqesise Diplomatike me te afert per te dale nga territori i shtetit te huaj dhe ne Shqiperi duhet te pajisen me pasaporte te re biometrike per t’u rikthyer serish ne ate shtet.

    Per te marre dokumentin “Leje Kalimi” duhet qe te interesuarit te aplikojne paraprakisht online ne platformen digjitale E-Albania, Sherbime Konsullore Online. https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9489

    Per shtetasit nen moshen 16 vjec nevojitet:
    1. pasaporta e skaduar ose nje certifikate lindjeje me atesi e memesi (e legalizuar nga Prefektura me vulen “apostile”) ose per te posalindurit – Akti i lindjes i spitalit i certifikuar (apostilim ose legalizim);
    2. prania e te dy prinderve me pasaportat e tyre (ose nese i mituri eshte nen kujdestari duhet vendimi i gjykates)
    3. dy foto te te miturit me permasa 4×5, me sfond te bardhe.

    Ne webin zyrtare te Ministrise se Puneve te Jashtme ne linkun: https://punetejashtme.gov.al/al/aplikim-per-leje-kalimi,mund te gjeni informacion me te detajuar per pajisjen me leje kalimi per femijen.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/07/08 at 3:42 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Prokure per jashte

    Pershendetje

    Ju duhet te autorizoni, permes nje prokure ose deklarate noteriale, personin i cili do te shoqeroje femijet ne udhetimin vajtje-ardhje jashte vendit. Eshte e nevojshme qe ne prokure te jete i mirepercaktuar itenerari i udhetimit. Prokura hartohet perpara nje noteri publik dhe duhet dhene autorizimi i te dy prinderve te femijeve. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/08 at 3:36 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Levizja jashte shtetit me prokure nga prindi

    Pershendetje
    Sipas legjislacionit shqiptar, ne moshen 18 vjec ju fitoni zotesine e plote per te vepruar. Kjo do te thote qe ju jeni ne moshe madhore dhe nuk eshte e nevojshme te pajiseni me prokure nga prindi per te levizuar jashte vendit. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/07 at 7:28 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pyetje per martese

    Pershendetje. Pyetja qe ju keni shtruar eshte e lidhur me legjislacionin belg dhe jo ate shqiptar. Megjithate, ju bejme me dije se vetem fakti i marteses me nje shtetase belge nuk ju jep automatikisht te drejten qe te kaloni afatin e parashikuar nga marreveshja Shengen prej tre muaj qendrimi. Ne menyre qe ju te mos shkelni rregullat e marreveshjes, dhe te mos jeni duke qendruar ne menyre te paligjshme, duhet qe prane autoriteteve kompetente belge te aplikoni per leje qendrimi dhe dokumentet e tjera te nevojshme, mbi bazen e faktit qe jeni martuar me nje shtetase belge.

    Go to comment
    2021/07/07 at 2:01 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndryshimi i pozicionit te punes

    Pershendetje. Kontrata e punes eshte nje veprim juridik i dyanshem dhe cdo ndryshim i permbajtjes se saj, duke perfshire edhe pozicionin e punes, pagen, apo elemente te tjere, nuk mund te kryhet ne menyre te njeanshme, por vetem me dakordesine e te dyja paleve. Perjashtim nga ky rregull nuk behet as ne periudhen e proves. Periudha e proves eshte thjesht nje kohe e caktuar nga vete palet dhe jo me shume se tre muaj, me qellim qe punedhenesi te vleresoje nese aftesite e punemarresit per pozicionin e dhene jane te duhurat, por kjo nuk i jep aspak te drejte qe te ndryshoje pozicionin e punes se punemarresit sipas deshires dhe ne menyre te njeanshme.

    Go to comment
    2021/07/07 at 1:59 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kalimi i pronesise (kostot)

    Pershendetje. Prej disa kohesh eshte hequr taksa e te ardhurave personale per pasuri te fituara nga kontrata dhurimi apo kalimi te drejtash nga te aferm te linjes se pare dhe vetem nje here. Ketu bejne pjese dhe dhurimet ndermjet prinderve dhe femijeve. Nisur nga kjo, shpenzimet qe do te kryeni lidhen me tarifat noteriale te aktit te testamentit, apo te kontrates se dhurimit. Ne rast se vendosni te beni nje kontrate dhurimi, pervec raportit mjekesor te nenes, do te jete e nevojshme vetem kartela e freskuar e pasurise se paluajtshme qe do te jete objekt dhurimi. Per ta marre kete kartele mund te aplikoni ju vete, apo nepermjet zyres se noterit.

    Go to comment
    2021/07/07 at 1:56 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Humbja e diplomes

    Përshëndetje! Ju mund te merni një vërtetim notash pranë shkollës që keni mbaruar, i cili është ekuivalent me diplomën. Shkolla nuk mund t’ju pajis me diplomë të re. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/07 at 1:17 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rritje rroge

    Pershendetje. Legjislacioni shqiptar nuk ka nje rregullim te posacem te pagave sipas profesioneve te ndryshme. Me VKM Nr. 187 datë 8.3. 2017 parashikohen disa rregullime lidhur me disa kategori punemarresish ne administraten publike, ku nder te tjera parashikohet edhe detyrimi per te pasur nje rritje vjetore te pages ne masen 2% per cdo vit vjetersi ne pune. Nese ne rastin tuaj nuk gjen zbatim kjo VKM, atehere ju keni te drejte te beni nje ankese tek Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi, nese konstatoni se profesioni juaj prane kesaj ndermarrjeje shteterore po trajtohet ne menyre te diferencuar nga pjesa tjeter e profesioneve. Marrja pjese e punemarresve ne fitimet e shoqerise nuk ndodh automatikisht, nese kjo nuk eshte parashikuar ne Statutin e shoqerise, apo ne kontraten e punes se lidhur me punemarresit.
    http://dap.gov.al/images/Legjislacionishc/VKM%20187%2020172ceazhornuar.pdf

    Go to comment
    2021/07/07 at 1:13 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Deklarate kryerje punimesh

    Përshëndetje!

    Po, është e mundur që ju të aplikoni për deklaratë paraprake për kryerje punimesh. Në bazë të Ligjit nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, kryetari i bashkisë është përgjegjës për:
    Vendimmarrjen lidhur me aplikimet që kanë si objekt kryerjen e punimeve që kryhen me deklaratë paraprake punimesh në territorin administrativ të bashkisë (sipas përcaktimeve të nenit 19, pika 4 e VKM-së nr. 408 dt. 13.05.2015).

    Dokumentet që duhet të depozitojë personi i interesuar për njoftimin e deklaratës paraprake përn kryerje punimesh, janë:
    – Formulari i deklaratës (sipas VKM nr.408) dhe formatit të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve, dhe, sipas rastit:
    – Dokumenti që vërteton pronësinë e tij apo të drejta të ligjshme për pasuri private ose publike, për strukturën që ka në përdorim, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
    – Projekti teknik i realizimit të punimeve, i firmosur nga projektues të licencuar.

    Hapat e procedurës:
    – Dorëzimi i deklaratës paraprake për kryerje punimesh paraqitet për shqyrtim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, i cili mundëson edhe ngarkimin, lehtësisht, të dokumentacionit shoqërues të saj.
    – Autoriteti vendor përgjegjës kryen verifikimet e nevojshme, brenda 5 ditëve nga data e dorëzimit të saj.
    – Në rast konstatimi të mosrespektimit të kushteve dhe kërkesave ligjore që rregullojnë deklaratën paraprake të punimeve, autoriteti vendor përgjegjës e kundërshton atë me vendim të arsyetuar.
    – Në mungesë të përgjigjes brenda afatit 5-ditor, konfirmimi konsiderohet i dhënë në heshtje dhe sistemi gjeneron aktin përkatës dhe njofton deklaruesin për mundësinë e fillimit të punimeve.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/07 at 1:07 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Parashkrimi fitues

    Pershendetje. Nga sa ju relatoni ju keni te drejte te ngreni padi per fitimin e pronesise me parashkrim fitues pa titull, mbeshtetur ne nenin 169 te Kodit Civil. Praktika gjyqesore per kete proces, pranon cdo lloj prove per te vertetuar posedimin e qete dhe te panderprere, duke perfshire edhe deshmitaret. Ne cdo rast, pervec deshmitareve do te ishte mire qe ju te kerkoni edhe per prova te tjera te cilat vertetojne ndertimin nga ju te rrethimit (nese ka te tille), mbjelljen e pemeve dhe cdo prove tjeter qe ju lidh me pronen. E rendesishme ne kete proces, eshte te evidentoni se cili eshte pronari i tokes, duke qene se do te jete i padituri ne kete proces.

    Go to comment
    2021/07/07 at 1:00 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vite pervoje pune

    Pershendetje
    Ju sqarojme se kolegia juaj nuk ka pasur ne asnje moment shkeputje nga puna, pasi si vjetersi ne pune konsiderohet edhe periudha qe kolegia eshte zevendesuar per shkak te paaftesise se perkohshme ne pune (ne baze te raporteve mjekesore qe ka depozituar). Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/07 at 12:53 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Borxhi

    Pershendetje. Afati per te kerkuar ne gjykate pagesen e nje detyrimi monetar, i cili eshte i mbeshtetur ne prova shkresore eshte 10 vjet nga momenti i lindjes se te drejtes per te kerkuar permbushjen e ketij detyrimi. Nese ju keni nje dokument te ri, qe e perterin detyrimin, atehere ky afat fillon nga data e ketij dokumenti.

    Go to comment
    2021/07/07 at 12:38 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leje qendrimi per shtetas te huaj

    Pershendetje

    Shtetasit e huaj, me qëndrim të rregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund te bëjnë një kërkese (ne portalin e- ALbania) për t’u pajisur me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë. Pas konfirmimit të plotësimit të kushteve dhe dokumentacionit për të aplikuar për leje qëndrimi nëpërmjet këtij shërbimi, i huaji njoftohet për t’u paraqitur personalisht, pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin ku ai ka vendosur vendbanimin.

    Për të aplikuar për lejen e parë të qëndrimit në Shqipëri, forma e duhur e aplikimit varet nga motivi për të qëndruar në Shqipëri:
    – Për të punuar;
    – Për t’u bashkuar me familjen;
    – Për të studiuar;
    – Për motive të tjera të justifikuara me dokumentet;
    – Për mbrojtje ndërkombëtare.

    Kërkesa për leje qëndrimi pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, duhet të bëhet brenda 30 ditëve pas hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke u siguruar që:
    – Plotëson kërkesat ligjore për lejen e qëndrimit për të cilën po aplikon;
    – Ka të gjitha dokumentet e nevojshme, dokumentet nga vendi i origjinës i ka të përkthyera dhe legalizuara.

    Informacion te detajuar mbi dokumentacionin e nevojshem mund ta aksesoni ne linkun: https://ealbania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/9628/leje_qendrimi_docs.pdf

    Hapat e procedurës
    – Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për leje qëndrimi”;
    – Klikoni butonin” Përdor”;
    – Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
    – Ngarkoni në formatin PDF të gjithë dokumentet e listuara në fomular;
    – Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
    – Punonjësi i Policisë së Shtetit njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes se re dhe nis të verifikojë saktësinë e dokumenteve;
    – Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DVKM-se njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit;
    – Nëse dokumentet janë të plota, qytetari njoftohet për orën dhe datën e paraqitjes në zyrën vendore të Migracionit, për të dorëzuar fizikisht dokumentet origjinale;
    – Tërheqja e lejes së qëndrimit bëhet brenda 30 ditëve në të njëjtën zyre vendore ku paraqitet kërkesa dhe i huaji provon identitetin e tij.

    Refuzimi i kërkesës për leje qëndrimi apo pranimi dhe njoftimi për paraqitjen në zyrën e migracionit bëhet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Nëse për arsye objektive ky afat duhet të zgjatet, i huaji do të njoftohet nga Zyra Vendore e Migracionit përkatës.

    Periudha e vlefshmërisë
    3-6 muaj; 1- vjeçare; 2- vjeçare; 3- vjeçare; 5- vjeçare; e përhershme.

    Per me shume vizitoni faqen: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/07 at 12:37 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Deshmia e penalitetit

    Pershendetje
    Ju mund t’i drejtoheni Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve (institucion nen varesine e Ministrise se Drejtesise) per te kerkuar nje informacion me te detajuar, pasi eshte pikerisht ky institucion qe administron te dhenat dhe leshon edhe deshmite e penalitetit. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/07 at 12:34 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndarja nga trungu familjar

    Pershendetje,

    Ndarja nga trungu familjar behet prane Zyres se Gjendjes Civile, ku nepermjet kerkeses me shkrim (formular i gatshem) ju aplikoni per ndarjen nga trungu familjare. Kërkesën për veçim e plotëson personi që kërkon ndarjen nga familja.

    Krahas kerkeses me shkrim, prane zyres se gjendjes civile do te duhet te dorezohet edhe dokumentacioni i meposhtem:
    – çertifikatë familjare të familjes nga do të ndahet personi;
    – fotokopje të letërnjoftimit për çdo anëtar të familjes që ka mbushur moshën 16 vjeç dhe është dakord të ndahet.

    Në zyrën e gjendjes civile paraqiten për të firmosur proçesverbalin të gjithë personat madhorë që kërkojnë veçimin nga familja. Taksa për proçedurën veçim nga familja është 1000 lekë. Kjo taksë paguhet në zyrën e gjendjes civile. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/07/07 at 12:29 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per ndryshimin e mbiemrit

    Pershendetje,

    Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa për ndryshimin e mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie. Nuk lejohet ndryshimi i mbiemrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter apo kur shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale.

    Ne rast se nuk ndodheni ne kushtet e nje mbiemri te papershtatshem, vleresoj se nuk mund te kerkoni ndryshimin e mbiemrit. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/07/07 at 12:23 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on pyetje per kredi

    Pershendetje. Ne nuk mund t’ju themi nese interesat dhe/ose penalitete te tjera te parashikuara ne kontraten tuaj te kredise, jane te ligjshme apo jo. Per momentin nuk ka ende nje kufizim ne raportin midis principalit te detyrimit dhe interesave. Ne cdo rast ju keni te drejte qe te kerkoni nje informacion te detajuar lidhur me ecurine e detyrimit tuaj, ku te jete e pasqyruar ne menyre analitike secili ze i detyrimit. Pra sa eshte principali, interesat dhe kamatevonesat per mosshlyerje te detyrimit ne kohe. Nese ato jane llogaritur gabim, ju keni te drejte te kerkoni qe te rillogariten sipas interesave dhe kushteve te tjera kontraktore. Ne cdo rast, edhe pse nuk ka nje parashikim per interesat e detyrimeve monetare, ne baze te parashikimeve te Kodit Civil dhe nje praktike me vendim unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, nese kushti penal (kamatevonesat, penalitetet) i nje detyrimi rezulton se eshte shume i larte, atehere debitori ka te drejte qe t’i kerkoje gjykates qe kushti penal te rillogaritet jashte asaj qe kane parashikuar palet ne kontrate, ne baze te demit real qe ka pesuar debitori. Kete vendim mund ta marre vetem gjykate dhe vetem me kerkese te debitorit.

    Go to comment
    2021/07/07 at 7:45 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pension ushqimor

    Pershendetje. Secili prej vendimeve eshte i detyrueshem per t’u zbatuar, por ju pensionin ushqimor e perfitoni vetem nje here. Pra nese midis vendimeve ka mbivendosje te periudhave, atehere ju e perfitoni vetem nje here. Duhet te keni parasysh qe t’i drejtoheni zyres permbarimore sa me shpejt, pasi pensioni ushqimor ekzekutohet deri ne 6 muaj perpara momentit qe ju paraqiteni prane zyres permbarimore. Pjesa e papaguar qe e tejkalon kete periudhe nuk ekzekutohet me ane te ekzekutimit te detyrueshem, por sigurisht qe mund te permbushet nga personi vullnetarisht.

    Go to comment
    2021/07/07 at 7:40 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leje qendrimi pa jetuar ne Shqipëri per shtetas te huaj

    Pershendetje. Regjistrimi i pronarit perfitues nuk ka asnje lidhje me vendin se ku banon personi. Pra cdo person fizik qe gezon statusin e pronarit perfitues ne zbatim te ligjit perkates ne vendin tone, ka detyrimin qe te beje deklarimin e vendbanimit te tij, pavaresisht se ne cfare vendi ndodhet. Nese ju nuk e beni regjistrimin e pronarit perfitues deri ne 30 dite nga momenti i regjistrimit te subjektit tregtar, atehere ju do te sanksionoheni me gjobe dhe do t’ju pezullohen veprimet me Qendren Kombetare te Biznesit. Aplikimi per regjistrimin behet elektronikisht nepermjet e-albanias. Pasi te jeni pajisur me nenshkrim elektronik do te plotesoni formularin perkates prane e-albania.
    Lidhur me lejen e qendrimit ne Shqiperi e ka te drejte ta perfitoje cdo person qe ploteson kushtet ligjore. Per te verifikuar nese bashkeshorti juaj i ploteson keto kritere duhet te shikoni prane portalit e-albania. Paraprakisht, vetem statusi i ortakut ne nje shoqeri tregtare nuk i jep te drejten per leje pune, apo leje qendrimi. Ortaket, apo aksionaret e shoqerive nuk jane te punesuar te saj. Nese eshte edhe ne cilesine e administratorit, atehere ai konsiderohet i punesuar i shoqerise tregtare.
    https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628
    https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/9628/leje_qendrimi_docs.pdf

    Go to comment
    2021/07/07 at 7:38 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontrate pune per minorene 16 vjec

    Pershendetje. Te miturit qe kane mbushur moshen 16 vjec kane te drejte te punojne, pune jo te renda dhe ne pershtatje me aftesite e tyre fizike. Ata kane te drejte qe t’i perdorin vete te ardhurat qe fitojne nga puna e tyre. Kjo do te thote qe kontrata e punes se tyre mund te lidhet nga vete keta persona, pa pasur nevoje qe te nenshkruhet nga kujdestari ligjor. Pervec sa me siper, kontrata e punes se nje te mituri permban te gjitha kushtet, te drejtat dhe detyrimet qe ka cdo kontrate tjeter pune.

    Go to comment
    2021/07/07 at 7:31 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Verifikim ekspulsi

    Përshëndetje! Për të verifikuar nëse keni ekspuls, ju duhet t’i drejtoni një kërkesë autoriteteve Greke, pra vendit ku keni qëndruar. Kërkesa duhet të hartohet në gjuhën e vendit ose në gjuhën angleze dhe mund ta dërgoni nëpërmjet shërbimit postar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/06 at 8:01 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pyetje per ndarjen e tokes bujqesore

    Pershendetje. Te drejten e perfitimit te tokes ne baze te ligjit 7501 e kane pasur te gjithe personat qe benin pjese ne certifikaten familjare, te dates 1 gusht 1991, pavaresisht moshes se tyre. Nga sa ju thoni, perituesit e tokes bujqesore ne kete rast kane qene te katert anetaret e familjes bujqesore. Masa e tokes per fryme eshte ne pronesi te secilit prej anetareve dhe cdo veprim mbi kete pasuri mund te kryhet vetem me pelqimin e te gjitheve.
    Ne momentin qe daja ka nderruar jete, pjesa e tij i kalon trashegimtareve te tij ligjore, apo testamentare, nese ka pasur testament. Per kete duhet te behet leshimi i deshmise se trashegimise. Nese nusja e dajes tuaj ka qene e martuar, ne momentin qe ai ka nderruar jete, ajo eshte nje prej trashegimtareve. Nese nuk kane pasur femije dhe nuk ka nje testament, ajo eshte trashegimtarja e vetme e te gjithe pjeses se tokes se dajes.
    Detyrimi i taksave te tokes eshte detyrim i perbashket i te gjithe bashkepronareve. Pra gjyshi juaj ka pasur te drejte t’i kerkoje te gjithe anetareve te tjere te familjes bujqesore pjesen perkatese te taksave. Megjithate, mospagesa e taksave, nuk sjell humbjen e te drejtes se pronesise. Nga ana tjeter, nusja e dajes, mund te kerkoje nga gjyshi pagesen per perdorimin e sendit ne pronesi te saj.
    Lidhur me pjesetimin e tokes bujqesore, mund te procedohet me marreveshje ndermjet paleve dhe kontrata perkatese lidhet dhe nenshkruhet prane noterit. Ne rast se kjo marreveshje nuk arrihet midis paleve, secili prej bashkepronareve ka te drejte qe t’i drejtohet gjykates me kerkese padi per pjesetim te sendit ne bashkepronesi. Marreveshja noteriale, apo vendimi i gjykates, me tej regjistrohet ne regjistrat kadastrale.

    Go to comment
    2021/07/04 at 8:03 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Gjykata i ka kaluar vitet e mia te punes dikujt tjeter

    Pershendetje. Ne rast se juve nuk ju jane njohur vitet e punes ne kooperativen bujqesore, tashme keto vite njihen automatikisht, mjafton qe te vertetoni qe gjate ketyre viteve ju keni qene me banim ne nje prej fshatrave qe kane qene pjese e kooperatives bujqesore. Ky eshte i vetmi kusht qe duhet te plotesohet, dhe sigurisht mosha ligjore per pune, ne menyre qe t’ju njihen vitet perkatese te punes. Nga sa ju spjeguam me siper, paraqitja apo jo ne bordero e emrit tuaj, apo e personave me te njejtin emer, tani nuk ka me pasoja persa i perket njohjes se viteve te punes ne kooperative. Pra nuk eshte e nevojshme qe ju t’i drejtoheni gjykates qe t’ju njihen vitet tuaja te punes.

    Go to comment
    2021/07/04 at 7:56 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me vitet e pensionit

    Pershendetje. Ju keni te drejte te kerkoni rillogaritje te pensionit tuaj ne cdo kohe. Kerkesa behet me shkrim prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore te qytetit tuaj. Ne rast se pergjigjia qe merrni permban serish nje llogaritje te gabuar, atehere ju keni te drejte qe te ankimoni vendimin fillimisht prane Komisionit Rajonal te Apelimit, me pas te atij Qendror dhe nese serish e drejta juaj nuk ju njihet, mund t’i drejtoheni gjykates. Nese rezulton se llogaritja eshte e sakte,por disa vite pune nuk ju jane llogaritur, atehere duhet te shikoni mundesine qe vitet t’ju njihen me vendim gjykate.

    Go to comment
    2021/07/04 at 7:52 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leja e lindjes

    Pershendetje,

    Ne nenin 27 te Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i përditësuar), përcaktohet se: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.”

    Përsa i përket pyetjes suaj, ligji nuk ka te përcaktuar shprehimisht që sigurimet duhet të jenë 12 muajt e fundit pa ndërprerje dhe nisur nga kjo vleresoj se mjafton që të jeni 12 muaj e siguruar (me apo pa ndërprerje).

    Aplikimin mund ta beni nepermjet portalit e-Albania ne linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=10060 , ose mund te paraqiteni prane zyrave te Adisa ne qytetin ku ju banoni. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/04 at 6:41 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shkelja e afateve te Schengen-it dhe skadenca e pasaportes

    Pershendetje
    Ju bejme me dije se pavaresisht masave anti Covid, mundesia per te udhetuar ne Shqiperi eshte e mundshme, si ne rruge tokesore ashtu edhe ajrore.
    Pra, per shteti shqiptar nuk ka mbyllur kufijte dhe eshte lehtesisht i aksesueshem nga shtetasit shqiptare dhe te huaj.
    Ne lidhje me masen e expulsit apo mundesine e gjobitjes, kjo ngelet ne cmim te shtetit gjerman per masat qe mund te marre per thyerje te afatit te qendrimit ne zonen Schengen. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/04 at 6:14 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per nderrim mbiemri

    Pershendetje,

    Ne rastin tuaj nuk eshte e mundur ndryshimi i mbiemrit. Nuk lejohet ndryshimi i mbiemrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile. Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Per te ri-hyre ne zonen Shengen, duhet qe te pirsni qe te kaloje afati ligjor i ndalimit. Aplikimi per te hequr kete ndalim perpara afatit, mund te behet nese keni shkaqe te arsyeshme per ta kerkuar. Konsiderohen si shkaqe te arsyeshme bashkimi familjar, kontrata e punes, etj..
    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/07/04 at 6:06 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Zgjidhja e marteses

    Pershendetje
    Bashkepronesia nuk eshte e lidhur domosdoshmerisht me martesen, qe do te thote pavaresisht se ju mund te zgjidhni martesen ju mbeteni bashkepronare i pasurive qe ju i keni ne bashkepronesi me ish bashkeshortin tuaj.
    Nese pyetja juaj i referohet pasurive te krijuara gjate marteses , dhe ju keni qene ne regjimin pasurore te bashkesise ligjore, atehere cdo pasuri qe perfituar gjate martese ne parim jj perket 50% e saj secilit bashkeshort. Ju mund te kerkoni ndarjen e kesaj pasurie gjate procesit te zgjidhjes se marteses ose mund ta beni kete ne nje proces tjwter te ndryshem nga ai i zgjidhjes se marteses.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/04 at 4:55 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rregullim Prone

    Pershendetje. Ne kushtet kur jane dy deshmi trashegimie per te njejtin trashegimlenes, juve si zgjidhje ligjore, keni qe t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni pavlefshmerine e deshmise ligjore dhe rregullimin e pasojave, duke fshire regjistrimin e bere ne kadaster ne baze te deshmise se trashegimise ligjore dhe regjistrimin ne emer te trashegimtarit me testament.

    Go to comment
    2021/07/03 at 8:24 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mosparaqitja ne gjyq civil

    Pershendetje
    Ne lidhje me mosparaqitjen e pales se paditur, ju bejme me dije se ju nuk keni asnje pergjegjesi ligjore. Gjykata iu komunikon paleve ne proces seancen dhe eshte ne vullnetin e seciles pale te paraqitet personalisht, te autorizoje me prokure perfaqesimin e tij ne proces ose te mos paraqitet fare. Mos paraqitja e pales se paditur nuk shkakton pushimin e ceshtjes, ajo mund te vijoje te zhvillohet ne mungese ose gjykata mund te vendos perseritjen e njoftimit. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/03 at 2:08 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorci dhe avokat falas

    Pershendetje
    Ne lidhje me pyetjen nese mund te behet zgjidhja e marteses pa pranine e pales tjeter, ju bejme me dije se eshte e mundur te behet, por eshte e nevojshme nje adrese e sakte per komunikim ne menyre qe te respektohen te drejtat proceduriale te pales tjeter per te marre dijeni per procesin dhe ti garantohet mundesia qe nepermjet marrjes dijeni te paraqitet ose jo ne proces sipas vullnetit te tij.
    Ne lidhje me pyetjen e dyte per avokat te paguar nga shteti, ju bejme me dije se : Ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj, ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti. Ne faqen Juristi Online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/03 at 2:03 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Njoftimet e gjykates

    Pershendetje
    Ne momentin e paraqitjes se provavae ne gjykates, ju paraqisni provat ne kopjue origjinale ose te njehsuara me origjinalin per gjykaten dhe kopje te thjeshta ne aq pale sa jane ne proces.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/02 at 3:16 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on statusi i specialisteve te sherbimit psiko-social ne shkolla

    Pershendetje. Mesuesit ne sistemin arsimor parauniversitar nuk jane punonjes te administrates publike dhe puna e tyre rregullohet nga legjislacion i posacem, sic eshte ligji 69/2012, “Per arsimin parauniversitar ne Republiken e Shqiperise” dhe aktet nenligjore te dala ne zbatim te tij. I njejti ligj rregullon edhe nevojen qe ne shkolla te kete punonjes social dhe psikolog. Te punesuarit ne te dyja kategorite, duhet te plotesojen kriteret specifike te percaktuara ne ligj per profesionin e tyre, dhe nese pas konkurrimit do te emerohen, ata lidhin kontrata pune, sipas profilit dhe kushteve perkatese.
    Te drejtat dhe detyrat e tyre, ne raport me peershkrimin e punes nuk jane te njejta, pasi funksionet qe ata kryejne nuk jane te tilla. Marredhenia e tyre e punes rregullohet nga Kodi i Punes, nga ligji per arsimi parauniversitar dhe nga ligjet specifike te secilit profesion.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/02 at 3:10 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Informacion mbi biresimin

    Pershendetje. Biresimi ne Republiken e Shqiperise rregullohet nga dispozitat e Kodit te Familjes. Personat që dëshirojnë të birësojnë të mitur shqiptarë mund të birësojnë vetëm të miturit që figurojnë në listat e Komitetit Shqiptar të Birësimit.
    Komiteti Shqiptar i Birësimit është autoritet qendror i pavarur, veprimtaria e të cilit rregullohet me ligj të veçantë.
    Shtetasit e huaj nuk mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Komitetit Shqiptar të Birësimit.
    Kërkesa e tyre i paraqitet Komitetit Shqiptar të Birësimit nëpërmjet autoriteteve publike kompetente ose organizmave privatë të parashikuar në ligj. Kërkesa dhe dokumentet që e shoqërojnë duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të legalizuara, sipas ligjit të vendit ku jeton birësuesi. Shtetasit shqiptarë që kanë vendbanimin e tyre jashtë vendit dhe shtetasit e huaj rezidentë prej 2 vjetësh në Shqipëri, mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Komitetit Shqiptar të Birësimit.
    Komiteti pasi e vlereson dosjen e tyre i drejtohet me kerkese gjykates kompetente.

    Go to comment
    2021/07/02 at 9:23 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pushimet vjetore te paguara

    Pershendetje. Kohezgjatja e lejes vjetore, eshte jo me pak se 4 jave kalendarike gjate nje viti pune. Kjo do te thote, se nese ju nuk keni te parashikuar ne kontrate nje kohe te lejes vjetore me t e gjate, ju keni te drejte qe te perfitoni leje per 5 muaj pune. (Kjo do te thote 11.6 dite.)

    Go to comment
    2021/07/02 at 9:21 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Oborret ne perdorim

    Pershendetje. Ju mund te verifikoni statusin e aplikimit tuaj, ne platformen e-albania. Ne seksionin mesazhet e mia, ju keni nje numer reference per aplikimin perkates per regjistrimin e oborrit ne perdorim. Kete numer reference perdoreni per te gjurmuar statusin e aplikimit. Nese afati ligjor per perfundimin e procedures eshte tejkaluar, ju mund te paraqisni nje ankim prane Drejtorise se Pergjithshme te Agjencise Shteterore te Kadastres ne Tirane. Afati per kete procedure eshte tre muaj, nese keni aplikuar me procedure te pershpejtuar. Nese keni aplikuar me procedure normale, nuk ka nje afat specifik.

    Go to comment
    2021/07/02 at 9:17 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ceshtje bankare

    Pershendetje. Kreditori ka te drejte qe kredine e tij, t’ia kaloje nje personi te trete me kontrate, pa marre miratimin e debitorit, pra tuajin ne kete rast. Lidhur me kalimin e ceshtjes ne gjykate, kjo do te thote qe ceshtja te kaloje ne ekzekutim te detyrueshem. Ne kete rast, ju keni te drejte te beni kerkese ne gjykate, qe detyrimi te ekzekutohet jo i gjithe, por me keste, per shkak te pamundesise suaj ekonomike.

    Go to comment
    2021/07/01 at 11:23 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Prokure per levizje jashte shtetit

    Pershendetje
    Ne mementin qe ju udhetoni sebashku me bashkeshortin, nuk eshte e nevojshme te keni asnje prokure.
    Prokura nuk merret ne polici, prokura hartohet prane noterit nga njeri prindi/derit per te autorizuar kalimin e femijes jashte vendi i shoqeruar nga prindi tjeter.
    Ne kushtet kur ju do udhetoni sebashku nuk eshte e nevojshme te keni nje prokure per te udhetuar jashte vendi.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/01 at 11:14 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ankese ne lidhje me zvarritjen e procesit gjyqesor

    Pershendetje
    Nga sa ju relatoni, rezulton se ceshtja tashme eshte ne shyrtim nga ana e gjykates. Kryerja e veprimeve proceduriale nga ana e gjykates, ashtu si edhe caktimi i seancave gjyqesore eshte ne varesi te kalendarit perkates te vete gjyqarit dhe ngarkeses se punes qe ai ka.
    Per shkak te largimit te nje numri te konsiderueshem gjyqtaresh si rezultat i procedurave te Vetingut, jane te mbingarkuara, duke rezultuar ne vonesa te shumta. Persa kohe gjyqtari ka mundesine qe ta justifikoje vonesen me mbingarkesen e ceshtjeve, qe eshte nje rrethane objektive, atehere ai nuk eshte duke kryer veprime te paligjshme. Masa e vetme qe ju mund te merrni nuk eshte proceduriale, por nese e vleresoni mund te paraqisni nje ankim prane Keshillit te Larte Gjyqesor. Faleminderit

    Go to comment
    2021/07/01 at 9:14 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ankim ne Gjykate Kushtetuese

    Pershendetje

    Ankimi kushtetues individual merret parasysh dhe shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese kur:
    a) kërkuesi ka shteruar të gjitha mjetet juridike efektive para se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese ose kur legjislacioni i brendshëm nuk parashikon mjete juridike efektive në dispozicion;
    b) kërkesa paraqitet brenda afatit 4-mujor nga konstatimi i cenimit;
    c) pasojat negative të pretenduara janë të drejtpërdrejta dhe reale për kërkuesin;
    ç) shqyrtimi i çështjes nga Gjykata Kushtetuese do të mund të rivendoste në vend të drejtën e shkelur të individit ( referuar nenit 71a te Ligjit per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese ne RSH)

    Per menyren sesi mund t’i drejtoheni Gjykated Kushtetuese mund te merrni informacion me te detajuar ne linkun ne vijim http://www.gjk.gov.al/web/Aksesi_ne_Gjykaten_Kushtetuese_1869_1.php

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/30 at 10:11 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Njohja e diplomes

    Pershendetje
    Ne rregjistrat e Gjendjes Civile shenohet cdo ndryshim qe ka pasur personi ne te dhenat e tij te gjendjes civile, perfshire ketu edhe gjeneralitet.
    Ne kete kuader vleresoj se nuk do keni problem me njohjen e diplomes. Diploma eshte nje dokument qe leshohet vetem njehere dhe ne periudhen qe ju jeni diplomuar mund ta vertetoni nepermjet nje vertetimi nga ZGJC per ndryshimin e emerit qe ju keni bere dhe ne periudhen qe kjo ka ndodhur.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/30 at 10:02 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Lirimi me kusht

    Përshëndetje,
    Neni 64 i Kodit Penal parashikon se: “I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur:
    – jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;
    – jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;
    – jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji, me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni.

    Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
    Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100.

    Nisur nga sa relatoni ne pyetjen tuaj, vleresoj se rasti juaj kategorizohet ne piken 2 te ketij neni. Duke qene se akoma nuk ka konsumuar 2/3 e denimit, vleresoj se nuk eshte ne kushte per te kerkuar lirimin me kusht. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/30 at 9:47 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Biresim

    Përshëndetje!

    Në bazë të nenit 30, Ligjit Nr. 9695, datë 19.03.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, i ndryshuar, përcaktohet se:
    Shtetasit shqiptarë, që dëshirojnë të birësojnë fëmijë të huaj ose shqiptarë, rezidentë jashtë Republikës së Shqipërisë, duhet t’i drejtohen Komitetit me kërkesë, së cilës t’i bashkëlidhin të gjithë dokumentacionin e parashikuar në nenin 18 të këtij ligji.
    Këshilli drejtues, pasi verifikon nëse ekzistojnë kushtet, vendos për:
    a) përshtatshmërinë e aplikantëve birësues, duke pasur parasysh të gjithë informacionin për identitetin e tyre, për familjen, gjendjen shoqërore dhe shëndetësore, si dhe ndryshimet kulturore ose fetare të fëmijës;
    b) dërgimin tek autoriteti kompetent i huaj të dokumentacionit, të vendimit të përshtatshmërisë dhe të karakteristikave të fëmijës, që aplikanti dëshiron të birësojë.

    Pra, sa më sipër, ju duhet t’i drejtoheni Komitetin Shqiptar të Birësimit.
    Për më tepër informacion, ju lutem referohuni: Ligjit Nr. 9062, datë 08.05.2003, “Kodi i Familjes, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 9695, datë 19.03.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, i ndryshuar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/30 at 8:03 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pezullim veprimesh ne ATP dhe Kadaster

    Pershendetje. Bllokimi i veprimtarise se institucioneve publike per nje ceshtje te caktuar qe ata kane ne trajtim, sic eshte rasti i Agjencise se Trajtimit te Pronave, apo bllokimi i veprimeve prane ASHK-se per nje pasuri te caktuar, mund te behet vetem me Vendim te Gjykates, ose me Urdher te Prokurorise. Vetem fakti qe ka nje ceshtje penale te hapur, nuk eshte i mjaftueshem qe keto institucione te pezullojne veprimtarine e tyre ligjore per kete ceshtje, apo prone, me kerkese te personave te interesuar.

    Go to comment
    2021/06/30 at 2:37 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Çrregjistrim mjeti

    Pershendetje. Taksat e automjeteve nuk jane taksa per te cilat tatohet pronari i tyre, por jane taksa te lidhura me perdorimin e nje automjeti ne Republiken e Shqiperise. Ne momentin qe pronari nderron jete, kjo nuk do te thote qe automjeti duhet te cregjistrohet. Cregjistrimi i automjetit behet vetem ne raste specifike, kur ai nuk do te perdoret me ne qarkullimin rrugor. Automjeti eshte nje pasuri e luajtshme, e regjistruar ne regjistrat publike, e cila ju kalon trashegimtareve te ish pronarit. Si e tille, Drejtoria e Sherbimit te Transportit Rrugor ka detyrimin qe te beje kalimin e pronesise, por pas depozitimit te deshmise se trashegimise. Kjo veprimtari nuk mund kurrsesi te behet automatikisht, pasi ky institucion nuk ka akses ne deshmine e trashegimise se personit. E njejta praktike qe ju parashtruam me siper, ndiqet edhe per rastin e pasurive te paluajtshme, ku nuk behet automatikisht transferimi, por behet vetem pas leshimit te deshmise se trashegimise dhe aplikimit te trashegimtareve per regjistrimin e saj prane kadastres. Rastet qe ju permendni, sic jane sigurimet shoqerore, kane te bejne me vete personin dhe kontributet qe ai si individ derdh ne shtet.

    Go to comment
    2021/06/30 at 7:50 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dypunesimi

    Pershendetje. Lidhur me orarin e punes, kjo koordinohet teresisht me punedhenesin tuaj. Nuk ka asnje pengese ligjore qe ju te punoni ne keto orare, nese gjate ketyre orareve Qendra Shendetesore do te jete e hapur. Duhet te keni parasysh, qe puna ne turnin e dyte, jep te drejten per nje shtese page, konkretisht, cdo orë pune e kryer nga ora 19.00 deri në 22.00 jep të drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 20 për qind. Kjo eshte pika qe ju duhet te dakordesoheni me eproren tuaj, pasi puna ne orarin qe ju kerkoni, duhet ligjerisht te shoqerohet me nje pagese si me siper.
    Nderkohe, ne parim Kodi i Punes ne Republiken e Shqiperise, e lejon plotesisht dypunesimin (apo edhe me shume). Nuk ka nje dispozite konkrete per kete gje, por nuk ka nje dispozite ndaluese. Profesionet qe e kane te ndaluar dypunesimin, jane shume te pakta dhe e kane te parashikuar ne ligjin funksional te posacem. Punonjesit e shendetesise, nuk bejne pjese ne kete kategori.

    Go to comment
    2021/06/29 at 3:48 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkese per page referuese

    Pershendetje. Nga ana e juristit online nuk disponohet informacion per pagat e institucioneve publike, per me teper qe sistemi i pagave nuk eshte universal dhe i zbatueshem ne te gjitha institucionet publike. Megjithate, ju keni te drejte te kerkoni te informoheni per pagen referuese per vitet qe ju kerkoni, pavaresisht interesit tuaj per kete page, apo menyres se si nga ana e Institutit te Sigurimeve Shoqerore do te behet llogaritja e pensionit. Nuk eshte kompetence e institucionit publik, te verifikoje masen e pensionit, apo te shprehet per kerkesat lidhur me rishikimin e tij. Duke qene se informacioni per pagat ne institucionet publike eshte informacion publik, ne kuptim te ligjit per te drejten e informimit, ju keni te drejte qe pergjigjen e institucionit ta ankimoni tek Komisioneri per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale. Kontaktin e zyres se komisionerit e gjeni ne kete link:
    https://www.idp.al/na-kontaktoni/

    Go to comment
    2021/06/29 at 3:42 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kategorizimi i sherbimit psiko-social ne shkolla

    Pershendetje. Mesuesit ne sistemin arsimor parauniversitar nuk jane punonjes te administrates publike dhe puna e tyre rregullohet nga legjislacion i posacem, sic eshte ligji 69/2012, “Per arsimin parauniversitar ne Republiken e Shqiperise” dhe aktet nenligjore te dala ne zbatim te tij. I njejti ligj rregullon edhe nevojen qe ne shkolla te kete punonjes social dhe psikolog. Te punesuarit ne te dyja kategorite, duhet te plotesojen kriteret specifike te percaktuara ne ligj per profesionin e tyre, dhe nese pas konkurrimit do te emerohen, ata lidhin kontrata pune, sipas profilit dhe kushteve perkatese.
    Te drejtat dhe detyrat e tyre, ne raport me peershkrimin e punes nuk jane te njejta, pasi funksionet qe ata kryejne nuk jane te tilla. Marredhenia e tyre e punes rregullohet nga Kodi i Punes, nga ligji per arsimi parauniversitar dhe nga ligjet specifike te secilit profesion.

    Go to comment
    2021/06/29 at 12:08 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dhurim prone

    Pershendetje. Se pari, lidhur me detyrimin tuaj per te paguar tatim mbi te ardhurat, ky eshte nje tatim i cili paguhet ne cdo vend te botes (me perqindje te ndryshme) dhe ka lidhje me pagesen e detyrimeve ne shtet, per rritjen e pasurise tuaj, ne nje forme te caktuar, sic eshte ne kete rast dhurimi.
    Pyetjet e tjera te parashtruara nga ana juaj, jane shume teknike dhe per me teper jane te lidhura edhe me faktore te tjere, sic eshte vlera e prones, vendndodhja e saj, etj.. Ne vijim gjeni linkun perkatese te Udhëzimit i përbashkët nr. 29, datë 30.7.2018 për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme, te Ministrise se Financave dhe Ekononise dhe te Ministrise se Drejtesise, ku pervec percaktimit te rregullave te detajuara, keni dhe shembuj konkret se si llogaritet tatimi ne raste te ndryshme te transferimit te pronesise mbi pasuri te paluajtshme.
    file:///C:/Users/user/Downloads/Udh%C3%ABzim%20i%20P%C3%ABrbashk%C3%ABt%20nr.%2029%20dat%C3%AB%2030.7.2018%20P%C3%ABr%20tatimin%20e%20kalimit%20t%C3%AB%20s%C3%AB%20drejt%C3%ABs%20s%C3%AB%20pron%C3%ABsis%C3%AB%20s%C3%AB%20pasuris%C3%AB%20s%C3%AB%20paluajtshme%20(3).pdf

    Go to comment
    2021/06/29 at 11:59 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A mund te udhetoj djali 16 vjec me vellain 21 vjec?

    Pershendetje

    Menyren se si femijet mund te levizin jashte kufirit e percakton ligji Nr. 18/2017, “Per te drejtat dhe mbrojtjen e femijes”, i cili ne nenin 11 pika 1 te tij percakton: “Zhvendosja e fëmijës brenda ose jashtë vendit bëhet me marrëveshjen e të dy prindërve ose, në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre, me vendim gjykate, pasi të jetë marrë mendimi ose pëlqimi i fëmijës.”

    Menyra se si rregullohet marreveshja e prinderve percaktohet me tej ne aktet nenligjore. Konkretisht i fundit eshte Udhezimi Nr. 640, datë 20.12.2019, “Për përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve shqiptarë të mitur në kufi”, i cili ne piken 4 te tij percakton: “I mituri nga mosha 16 vjeç deri në 18 vjeç lejohet të udhëtojë në mungesë të prindërve, i shoqëruar me persona të tjerë madhorë, vetëm në rast se paraqet një deklaratë noteriale të vlefshme, të lëshuar nga të dy prindërit në emër të personit që e shoqëron, ose në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre, duhet të paraqitet vendimi gjyqësor që lejon udhëtimin e të miturit”.

    Pra, femija juaj i mitur mund te udhetoje nga Shqiperia ne Itali, i shoqeruar nga vellai i tij madhor, vetem ne rast te leshimit te autorizimit permes nje deklarate noteriale nga te dy prinderit e femijes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/29 at 11:41 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nderrimi i mbiemrit

    Pershendetje,

    Ndryshimi i mbiemrit parashikohet në nenin 57 të Ligjit 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen Civile”, i ndryshuar. Kërkesa për ndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie. Fakti që ju e keni ndryshuar një herë mbiemrin, nuk ju jep të drejtën të merrni përsëri mbiemrin tuaj të parë (pervecse ne rastin e zgjidhjes se marteses). Faleminderit,

    Go to comment
    2021/06/29 at 11:34 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mosrespektim distance te ndertimit

    Pershendetje. Neni 303 i Kodit Civil i jep te drejte cdo pronari te nje pasurie te kerkoje ne gjykate moscenimin nga nje ndertim i ri, edhe kur ai eshte me leje, nese prona e tij cenohet nga ndertimi i ri. Kushti i vetem, eshte qe te mos kete kaluar me shume se nje vit nga fillimi i ndertimit. Leja e dhene ne vitin 2010, duhet te jete shtyre dhe rinovuar, pasi nuk ka afat te lejes se ndertimit ne baze te ligjit prej 10 vitesh. Per kete duhet te verifikoni dhe kohen e miratimit te saj, Planin e Pergjithshem Vendor te miratuar nga Bashkia juaj (nese ka) dhe plotesimin e kushteve urbane. Nese konstatohet se ka probleme ne kete drejtim, mund t’i drejtoheni me padi dhe gjykates administrative, ku te kerkoni pavlefshmerine e lejes se ndertimit.

    Go to comment
    2021/06/29 at 9:04 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nderrim mbiemri per emigrantet ne Greqi

    Pershendetje,

    Jo, nuk eshte e mundur ndryshimi i mbiemrit ne rastin tuaj. Referuar neneve 57 e ne vijim te ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per Gjendjen Civile”, kërkesa për ndryshimin e mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.

    Nuk lejohet ndryshimi i mbiemrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile. Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
    Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/06/29 at 7:49 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Gabimi material

    Pershendetje,

    Ne nenin 57 te ligjit per “Per Gjendjen Civile”, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit/mbiemrit. Sipas kesaj dispozite te ligjit, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane taksative:
    1) papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emrave te papapershtatshem); dhe 2) korrigjimi i gabimeve.
    Ligji Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për Gjendjen Civile” (i përditësuar), parashikon rastet e kërkesës për korrigjimin e gabimeve, si më poshtë:
    -Çdo person, që ka interes për të korrigjuar emrin/mbiemrin e vet, për shkak të një gabimi të provuar material, të bërë gjatë transkriptimit të akteve të gjendjes civile, mund të paraqesë kërkesë pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin.

    – Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) kopje të aktit të lindjes;
    b) çdo dokument tjetër që provon gabimin.
    Pra, ju duhet të paraqiteni pranë zyrës së gjëndjes civile, ku duhet të kërkoni ndreqjen e gabimit të ndodhur, duke e shoqëruar më një kopje të aktit të lindjes.

    Për më tepër informacion ju lutem referohuni Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për Gjendjen Civile” (i përditësuar). Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/29 at 7:41 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Permbushja ne natyre e detyrimit

    Pershendetje. Parimi i përmbushjes në natyrë të detyrimit, ne te drejten civile, ka kuptimin që debitori detyrohet, që në rast mospërmbushje të ekzekutojë pikërisht atë detyrim që ka marrë përsipër shprehimisht në kontratë dhe vetëm kur një gjë e tillë është e pamundur të paguajë ekuivalencën në të holla. Pra konkretisht edhe në rast mospërmbushje, kreditori më parë kërkon që debitori të përmbushë detyrimin në natyrë, dhe vetëm në rast se kjo nuk është e mundur, kërkon pagesë në të holla. Ne rastin tuaj, ju duhet te beheni pjese e procedurave te falimentit, duke u regjistruar ne listen e kreditoreve te shoqerise, qe te keni mundesine te perfitoni ne momentin e likuidimit te aseteve. Ne rastin e procedurave te falimentit, kreditoreve ju njihet vlera e detyrimit dhe ne perputhje me rradhen e shlyerjes se detyrimeve, si dhe me aktivet qe bejne pjese ne masen e falimentit, nese eshte e mundur do te permbushet pjeserisht detyrimi i tyre.

    Go to comment
    2021/06/28 at 1:43 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Heqja e atesise

    Pershendetje. Padia për kundërshtimin e atësisë ngrihet kundër fëmijës, i cili nese eshte i mitur, përfaqësohet nga nëna. Procesi e zgjidhjes se marteses, ka si objekt te tij edhe zgjidhjen e pasojave te marteses, sic eshte edhe pensioni ushqimor per femijet e mitur. Ne keto kushte, ju do kerkoni se bashku me zgjidhjen e marteses kundershtimin e atesise. E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e 1 viti, nga data që burri ka marrë dijeni për lindjen e fëmijës.

    Go to comment
    2021/06/28 at 10:11 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dhurim prone

    Pershendetje. Te ardhurat e perfituara nga kalimi i pronesise per pasurite e paluajtshme brenda lidhjes gjinore në familje, me ane te kontratave te dhurimit, apo te heqjes dore nga e drejta e pronesise, nuk tatohen vetem ne rast te lidhjeve gjinore te aferta, si: bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, dhe kjo vetëm një herë. Nuk eshte hequr tatimi mbi te ardhurat e fituara nga kontrata e dhurimit per pasuri te paluajtshme, si rezultat i kontrates se dhurimit midis vellezerve dhe/ose motrave.
    Duke qene se aktualisht, si rezultat i procesit te rivleresimit te pasurive te paluajtshme, personat kane te drejte të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut, duke paguar vetem 3% te tatimit mbi te ardhurat, te llogaritur si diference ndermjet vleres se pasurise ne momentin e regjistrimit ne emer te pronarit aktual dhe vleres aktuale. Per kete duhet te beni nje akt vleresimi, privatisht, apo t’i drejtoheni Agjencise Shteterore te Kadastres. Pas procesit te rivleresimit, mund te lidhni dhe kontraten e dhurimit.
    Per cdo informacion te metejshem, mund te kontaktoni ne numrin pa pagese: 08001010.

    Go to comment
    2021/06/28 at 10:06 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Bashkepronesia

    Pershendetje. Rasti qe ju parashtroni ka te beje me pjesetimin e pasurise ndermjet bashkepronareve. Nese pjesetimi eshte vullnetar dhe behet perpara noterit me marreveshje noteriale, as kadastra dhe as vete bashkepronaret ne te ardhmen nuk mund te nxjerrin pretendime lidhur me menyren se si eshte realizuar ky pjesetim. Cdo kontrate, duke perfshire edhe marreveshjen e pjesetimit te pasurise ka forcen e ligjit per palet pjesemarrese dhe ata jane te detyruar qe ta zbatojne.

    Go to comment
    2021/06/28 at 7:08 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Problem pronesie

    Pershendetje. Pyetjet e shtruara nga ana juaj, kerkojne nje studim te plote dhe te detajuar te dosjes, por ne parim, ajo qe ne mund t’ju themi, eshte si vijon:
    1. Se pari, menyra per ta zgjidhur mbivendosjen, kur nuk ka marreveshje midis pronareve te pronave qe mbivendosen, eshte nepermjet gjykates. Juve ju duhet te terhiqni prane ASHK te gjithe dosjen e regjistrimit te prones se pronarit qe ka mbivendosje me pronen tuaj, per te verifikuar konkretisht se cila eshte origjina e titullit te pronesise dhe baza ligjore e tij;
    2. Parashkrimi fitues eshte nje menyre e fitimit te pronesise, origjinale, qe zbatohet vetem ne rastet kur nuk mund te zbatohen menyra te tjera te fitimit te pronesise. Ju jeni bere pronar mbi bazen e nje vendimi te Komisionit te Kthimit dhe duhet qe te kerkoni ne gjykate zbatimin e tij.
    3. Nuk mund t’ju themi nese ne rastin tuaj gjen vend zbatim i korrigjimeve ne kartele, por ju mund te beni nje aplikim per kete gje.
    Gjithe pyetjet e tjera jane te lidhura me titullin e pronesise se pronarit (qofte edhe shtet) per te cilin ka lindur mbivendosja. Pra ju duhet te verifikoni te gjithe dokumentacionin dhe ne vijim mund te gjeni rrugen me te mire ligjore per te zgjidhur ceshtjen tuaj.

    Go to comment
    2021/06/28 at 7:06 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dhenia e autorizimit (perfaqesimit) me akt noterial

    Pershendetje
    Po, ju mund te autorizoni babain ose kedo tjeter qe t’ju perfaqesoje interesat tuaja para gjykates, si dhe per cdo veprim tjeter qe do duhet te ndermerret ne kuader te ketij procesi gjyqesor. Autorizimi behet nepermjet nje akti noterial (prokure), ku duhet te jene te percatuara tagrat qe i kaloni perfaqesuesit (babait). Ky akt duhet te hartohet prane nje noteri publik.
    Ne lidhje me tagrin e terheqjes se demshperblimit eshte e nevojshme qe te jete i percaktuar sakte dhe qarte ne prokure, ku krahas perfaqesimit ne te gjitha hallkat e gjykimit, ju e autorizoni babain tuaj te terheqe edhe demshperblimin perkates, ne rast se ju jeni jeni gjyqfituese. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/28 at 6:25 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Patenta

    Pershendetje. Rishikimi i nje vendimi nga vete organi administrativ mund te behet vetem ne rast se ka nje shkak ligjor per kete dhe Kodi Rrugor nuk ka nje afat apo rregullim te posacem per rishikimin e vendimit te dhene ne keto raste. Nderkohe menyra e duhur per te kundershtuar aktin administrativ ne fjale, eshte qe t’i drejtoheni gjykates.

    Go to comment
    2021/06/26 at 4:21 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Model kerkese per heqje espulsi pas mbarimit te afatit

    Pershendetje. Platforma ofron keshillim ligjor per legjislacionin shqiptar dhe rregullimi i ndalimit per te hyre ne zonen Shengen eshte pjese e te drejtes se Bashkimit Evropian dhe legjislacionit te shteteve perkatese. Per me teper qe kerkesa hartohet ne menyre te ndryshme ne shtete te ndryshme, disa prej tyre kane formular te posacem (psh Hungaria, Greqia, etj.), disa e duan kerkesen vetem ne gjuhen e tyre, po ashtu ka rendesi dhe lloji i ndalimit, nese eshte me deportim, etj.. Informacion te detajuar dhe adresat se ku percillet kerkesa, mund t’i gjeni ne vijim: https://edps.europa.eu/sites/edp/files/publication/sis_ii_guide_of_access_updated_2015_final_en.pdf

    Go to comment
    2021/06/26 at 4:18 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Hapja e zarfit postar

    Pershendetje
    Pengimi dhe shkelja e fshehtësisë së korrespondencës parashikohet nga neni 255 i Kodit Penal . Ne vijim gjeni dispoziten e plote dhe sanksionet e parashikuara ne nenin 255 te K.Penal: “Dhënia e urdhrave ose kryerja e veprimeve për asgjësimin, leximin dhe përhapjen e korrespondencës postare ose që prish, vështirëson, vë nën kontroll ose përgjon korrespondencën telefonike apo të çdo mjeti tjetër të komunikimit, nga ana e punonjësit të ngarkuar me funksion shtetëror ose në shërbim publik e në ushtrim të tyre, veç rasteve kur lejohet nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.” Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/26 at 4:05 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Lirimi me kusht

    Përshëndetje,
    Neni 64 i Kodit Penal parashikon se: “I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur:
    – jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;
    – jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;
    – jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji, me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni.

    Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
    Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100.

    Nisur nga sa relatoni ne pyetjen tuaj, nese ju plotesoni kriteret e sipercituara ju mund te beni kerkesen per lirimin me kusht. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/26 at 4:00 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Deshmi Penaliteti

    Pershendetje
    Shërbimi elektronik nepermjet portalit e-albania, “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)” ju mundëson qytetarëve të marrin online certifikatën e gjendjes gjyqësore me vulë elektronike i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person ka qënë i dënuar ose jo.
    Ju mund te aplikoni per deshmi penaliteti nepemjet portalit e-Albania.

    Go to comment
    2021/06/26 at 3:49 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Regjistrimi ne Hipoteke

    Pershendetje. Procesi gjyqesor per njohjen dhe kompensimin e prones zhvillohet ne prani te avokatures se shtetit, qe perfaqeson interesat shteterore, si dhe me ekspertizen e nje eksperti te pavarur te thirrur nga gjykata. Vendimi gjyqesor eshte i detyrueshem per t’u zbatuar si nga subjektet private, ashtu edhe nga autoritetet publike. Ju keni te drejte qe pasi te ezauroni ankimin administrativ prane Drejtorit te Pergjithshem te Kadastres, t’i drejtoheni me kerkese padi gjykates administrative.

    Go to comment
    2021/06/25 at 12:13 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pjestim i pasurise se perbashket

    Pershendetje. Referuar legjislacionit shqiptar pasuria e fituar gjate marteses eshte ne pronesi te te dy bashkeshorteve, me perjashtim te rastit, kur ajo eshte fituar me dhurim, trashegimi, apo kur bashkeshortet kane firmosur nje kontrate per regjim pasuror martesor te ndare. Per t’u shitur pasuria perpara nje noteri publik ne Shqiperi, ai do te kerkoje qe te nenshkruaje edhe bashkeshortja, pavaresisht se pasuria eshte regjistruar vetem ne emer te bashkeshortit. Per kete eshte e nevojshme qe martesa juaj te jete e regjistruar edhe ne regjistrat e gjendjes civile ne vendin tone. Nese martesa eshte e regjistruar, noteri nuk mund te lidhe kontraten pa miratimin tuaj. Nese e ben, ju keni te drejte te paraqiteni ne gjykate dhe te kerkoni pavlefshmeri te kontrates. Njekohesisht, per te shmangur kete proces, ju mund te beni kerkese ne Agjencine Shteterore te Kadastres qe te regjistroheni si bashkepronare, mbeshtetur ne dispozitat e Kodit te Familjes.

    Go to comment
    2021/06/25 at 12:11 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion per nje vendim te formes se prere

    Pershendetje
    Ne mbeshteje te nenit 462 pika 1 e Kodit te Procedures Penale, percakton se vendimi penal i gjykatës vihet në ekzekutim menjëherë pasi të ketë marrë formë të prerë. Janë vendime të formës së prerë ato qe nuk ankimohen nga palet brenda afatit ligjor apo ato qe per shkak te ligjit jane te paankimueshme. Nga ana tjeter, vendimi i pafajësisë, i përjashtimit të të gjykuarit nga dënimi dhe ai i pushimit të çështjes, vihet në ekzekutim menjëherë pas shpalljes se tij nga gjykata.
    Ne lidhje me pyetjen se llogaritjes se periudhes nga shpallja e vendimit deri ne ekzekutimin e tij do llogaritet si dite arrest shtepie. Ditet ne paraburgim, kompensohen ne dite te vuajtjes se denimit sipas nenit 57 te Kodit Penal.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/25 at 8:24 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Sa kohe duhet te dale urdher ekzekutimi nga gjykata

    Pershendetje. Kodi i procedures civile qe rregullon menyren se si paraqitet ne gjykate kerkesa per leshimin e urdherit te ekzekutimit dhe procedurat e gjykates per kete proces, nuk parashikon nje afat se persa kohe gjykata duhet te marre ne shqyrtim dhe te marre nje vendim per nje kerkese te tille. Megjithate, keto jane gjykime te posacme, qe zvhillohen pa pranine e paleve dhe pergjithesisht trajtohen me perparesi nga gjykata brenda nje periudhe te shkurter kohore. Lidhur me pyetjen tuaj se `ku del`, vendimi per urdherin e ekzekutimit merret nga gjykata dhe kerkuesi duhet te paraqitet ne sekretari per ta terhequr. Per te marre dijeni nese eshte shqyrtuar kerkesa apo jo nga gjyqtari i caktuar, duhet te shikoni ne sistemin elektronik te gjykates, ose prane sekretarise gjyqesore te gjykates perkatese.

    Go to comment
    2021/06/24 at 8:16 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nese ndahem nga trungu familjar dhe fitimi i pronesise mbi banesen

    Pershendetje
    Ne pyetjen tuaj ju nuk jepni te dhëna se si po fitohet pronësia mbi pasurine. Ne cdo rast, duhet te mbani ne konsiderate se ju do mund te bëheni pronar, vetem nese jeni pale apo pjese e aktit ne aktin qe perben titullin e fitimit te pronësisë apo nese ju per shkak te ligjit jeni përfitues i saj. Nga ana tjetër, ndarja nga certifikata e trungut familjar nuk ka asnje lidhje me fitimin ose jo te pronësisë. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/24 at 8:04 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorc pa avokat

    Pershendwtje
    Po, ju mund t’i drejtoheni me kerkese gjykates pa pasur nevoje te perfaqesoheni me avokat. Pra ju mund te mbroheni edhe vete ne rastin konkret. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/23 at 9:01 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pjesetimi i pasurise te perfituar nga ligji 7501

    Pershendetje. Persa kohe ju jeni pajisur me prokure nga motra juaj, atehere te gjitha veprimet prane Agjencise Shteterore te Kadastres do te kryhen nepermjet llogarise tuaj te e-albania-s, dhe jo te motres tuaj. Ne keto kushte, nuk ka arsye qe mosrinovimi i dokumenteve te identitetit nga motra juaj, te perbeje problem per perfundimin e procedurave te pjesetimit te pasurise.

    Go to comment
    2021/06/23 at 8:58 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Espuls ne Itali dhe France

    Pershendetje. Platforma ofron keshillim ligjor per kuadrin juridik te Republikes se Shqiperise dhe pyetja qe ju keni adresuar eshte e lidhur me te drejten e Bashkimit Evropian. Megjithate, mund t`ju bejme me dije, se ekspulsi nuk rinovohet automatikisht, por vetem ne rast se ju keni kryer nje shkelje te rregullave lidhur me qendrimin ne vendet e BE-se. Autoritetet kufitare kerkojne nje konfirmim me shkrim lidhur me gjendjen e ekspulsit aktualisht dhe perfundimin e afatit te tij. Per ta marre kete informacion duhet t`i drejtoheni me shkrese autoriteteve kompetente te shtetit italian dhe/ose atij francez.

    Go to comment
    2021/06/23 at 8:54 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leje lindje per te vetpunesuarit

    Pershendetje. Te drejten per te perfituar lejen e lindjes e kane te gjithe personat te cilet kane derdhur kontribute te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Kushti ligjor eshte qe personi te jete i siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Nuk ka rendesi nese kontributet jane derdhur si e punesuar, apo si e vetepunesuar, perfitimi eshte i garantuar. Llogaritja e perfitimit do te behet mbi bazen e kontributeve te derdhura. Nese pagesa e kontributeve eshte bere me pagese minimale, atehere edhe perfitimi do te jete i tille.

    Go to comment
    2021/06/23 at 8:51 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndihme ne lidhje me gjykatat

    Pershendetje. Shpenzimet gjyqesore perbehen nga taksa gjyqesore, njoftimet e paleve, tarifat e ekspertit, si dhe shpenzimet e perfaqesuesve ligjore. Vete procesi ne shkalle te ndryshme gjyqesore nuk ka nje tarife te caktuar. Taksa gjyqesore ben pjese ne shpenzimet e shkalles se pare dhe nuk tarifohet me. Ne rastin e rekursit shpenzimet qe ju ngarkohen paleve jane faturat e perfaqesimit te paditesit, nese eshte e depozituar nje e tille, qe ne rastin tuaj edhe nese do te ishte depozituar, tashme ju konsiderohet se e keni shlyer dhe thjesht nuk do t`ju rimbursohet. Nderkohe juve do t`ju ngarkohen shpenzimet e perfaqesimit te paleve te tjera, nese jane me avokat. Nese behet fjale per nje autoritet publik, i cili perfaqesohet nga jurist te punesuar, nuk ka shpenzime perfaqesimi.

    Go to comment
    2021/06/23 at 8:48 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Informacion mbi VKM

    Pershendetje. Behet fjale per VKM Nr.478, datë 16.6.2010
    “Për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, nga organet e administratës shtetërore, pas plotësimit të kushteve për pension pleqërie”, botuar ne fletoren zyrtare nr.95, te vitit 2010. Linkun mund ta gjeni ne vijim:
    https://qbz.gov.al/eli/vendim/2010/06/16/478/06d9553d-8e88-4dd4-a3ed-ee5a024ddda8

    Go to comment
    2021/06/23 at 8:46 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Heqje dore nga rekursi

    Pershendetje. Lidhur me pyetjet e parashtruara nga ju.
    Kodi i procedures civile nuk parashikon nje afat specifik lidhur me afatin e shqyrtimit te kerkeses per heqje dore nga rekursi. E njejta gje vlen edhe per nenshkrimin e kerkeses. Nderkohe qe per Rekursin, Kodi kerkon ne menyre te shprehur qe te nenshkruhet nga avokati, nuk ka nje parashikim te tille te shprehur per heqjen dore nga rekursi.
    Shpenzimet qe do t’ju ngarkohen, jane shpenzimet gjyqesore te provuara ne dosje me faturat perkatese. Procesi vete nuk ka nje tarife te percaktuar ne shkallet e ndryshme te shqyrtimit gjyqesor.
    Ne momentin qe ceshtja do te mbyllet ne Gjykate te Larte, dosja gjyqesore do te percillet serish ne gjykaten e shkalles se pare. Do te jete kjo gjykate e cila do te rivere ne levizje procesin. Nese vendimi i Apelit shprehet qe gjykimi do te kryhet nga nje tjeter trupe gjyqesore, ceshtja do te hidhet per short dhe ju do te njoftoheni nga gjyqtari i ceshtjes, per seancen, pasi te kryeje veprimet pergatitore. Nese gjykata e Apelit e ka kthyer per rigjykim me te njejtin trup, atehere do te jete gjyqtari i meparshem qe do te vijoje procesin.

    Go to comment
    2021/06/23 at 8:40 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Zgjidhje martese/Heqje e pergjegjesise prinderore

    Pershendetje. Ne vijim te sqarimit te dhene, duhet te dini se heqia e pergjegjesise prinderore behet nga gjykata vetem ne raste shume te rralla. E drejta e kujdestarise zgjidhet me procesin e zgjidhjes se marteses, pasi gjykata eshte e detyruar qe te vendose se cilit prej prinderve, femijet do t’i lihen per rritje dhe edukim. Nderkohe pergjegjesia prinderore, pavaresisht se kush ka kujdestarine e femijeve, ushtrohet nga te dy prinderit. Vetem ne rast se prindi ka kryer nje veper penale kundrejt femijes, apo per veprime shume te renda, gjykata mund ta marre ne konsiderate dhe te pranoje heqien e pergjegjesise prinderore.

    Go to comment
    2021/06/23 at 8:35 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Zgjidhje martese/Heqje e pergjegjesise prinderore

    Pershendetje,

    Ne kushte ne te cilat ju ndodheni mundesia per hartimin e nje marreveshje mbi zgjidhjen e marteses duket e pamundur. Ne keto kushte do te ndiqet menyra me e zakonshme e zgjidhjen se marteses, me kerkesen e njerit bashkeshort, i cili kerkon zgjidhjen e e marteses duke depozituar ne gjykaten perkatese (ne perputhje me nenin 51 te Kodit te Pr. Civile) kerkespadine se bashku me dokumentat perkates.
    Prezenca personale e bashkeshorteve ne seancen e pare eshte kusht i nevojshem per realizimin e perpjekjeve per pajtim nga ana e gjykates. Ne rast se ju jeni pala paditese, prezenca juaj eshte e domosdoshme ne seancen e pare, ne vijim ju mund te perfaqesoheni me avokat. Mungesa e te paditurit nuk pengon gjykimin e zgjidhjes se marteses.

    Caktimi i kujdestarise se femijeve behet nga gjykata. Gjate marrjes se vendimit gjykata cakton nje ekspert psikolog i cili ben vleresimet perkatese te situates, duke zhvilluar takime me femijet dhe prinderit e tyre, qofte bashke, apo vecmas. Ne cdo rast, si eksperti ne hartimin e aktit, ashtu edhe gjykata, ka per objektiv interesin me te larte te femijes. Secili prej prinderve ne kete rast ka te drejte t’i parashtroje gjykates pretendime per probleme te shendetit mendor, apo probleme te tjera te prindit tjeter, te cilat gjykata ja cakton si detyra per vleresim ekspertes, apo i heton vete sipas rastit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/23 at 8:11 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorci (probleme pronesie)

    Pershendetje
    Nese pasuria eshte fituara para martese, atehere pavaresisht marteses, pronare jane personat qe e kane fituar kete pronesi tashme . Nga sa ju referoni, pas zgjidhjes se marteses, apo edhe femija i lindur nga martesa, nuk ka asnje te drejte pronesie mbi kete pasuri. Pra pronare do te vijojne te jene te njejtet persona. Lidhur me pasuri te tjera te krijuara pas marteses nga bashkeshortet, do te zbatohen rregullat e Kodit te Familjes, lidhur me regjimin e perbashket martesor.

    Go to comment
    2021/06/23 at 8:03 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me asistencen e papunesise

    Pershendetje. Personat te cilet nderpresin aktivitetin e tyre si punedhenes dhe te vetepunesuar nuk kane te drejte te aplikojne per pagesen e papunesise (asistencen), edhe nese plotesojne kriteret e tjera te kerkuara nga VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”. Konkretisht keto kritere jane:
    a) Personi të ketë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore gjithsej, (për cdo rast përfitimi).
    b)Të jetë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    c) Të ketë paraqitur kërkesën me shkrim per aplikim, dhe të ketë plotësuar dokumentacionin përkatës, brenda 60 ditëve nga data e shkeputjes se marredhenieve financiare me punedhenesin. Jashte ketij afati perfituesit e humbasin te drejten e pageses se te ardhures nga papunesia, me perjashtim te rasteve kur jane te papafte per pune, e vertetuar kjo me raport mjekesor ose dokumenta shoqeruese, qe kane qene te shtruar ne spital( flete hyrje dhe flete dalje nga spitali)

    Go to comment
    2021/06/22 at 5:04 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Schengen

    Pershendetje. Hyrja e shtetasve shqiptare ne Kroaci pa viza behet ne baze te nje marreveshje te posacme qe vendi yne ka lidhur me Bashkimin Evropian, pjese e te cilit eshte edhe Kroacia. Kjo do te thote se ndalimet per te hyre ne nje shtet anetar, jane te vlefshme per te gjitha shtetet anetare te BE-se. Kjo pasi edhe sistemi elektronik i te dhenave eshte i perbashket dhe aksesohet nga punonjesit ne pikat kufitare, apo autoritetet policore te te gjitha vendeve anetare.

    Go to comment
    2021/06/22 at 4:58 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Libreze Pune

    Pershendetje. Si vjetersi ne pune llogariten te gjitha ditet e punes, pushimet javore, leja vjetore, si dhe ditet e paaftesise se perkohshme ne pune, te cilat jane te shoqeruara me raportin perkates mjekesor te paaftesise. Ne librezen e punes, kohezgjatja e punes prane nje punedhenesi nuk diferencohet dhe kategorizohet ne elemente te ndryshem, por ka daten e fillimit dhe te mbarimit, duke llogaritur gjithe sa me siper.

    Go to comment
    2021/06/22 at 4:56 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Informacion

    Pershendetje. Regjistri i pronareve perfitues dhe e gjithe procedura lidhur me te, eshte pergjegjesi e Qendres Kombetare te Biznesit. Mund te paraqiteni prane zyrave te saj, per te marre nje informacion lidhur me perfundimin e procedurave te regjistrimit.

    Go to comment
    2021/06/22 at 7:17 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ankimi ne gjykaten e larte

    Pershendetje. Vendimi i Gjykates se Apelit eshte i formes se prere dhe i ekzekutueshem. Vetem nese nga ana e paleve te tjera eshte bere kerkese per pezullimin e ekzekutimit te vendimit dhe Gjykata e Larte e ka pranuar kete kerkese, atehere ju duhet te prisni qe te perfundoje shqyrtimi i ceshtjes ne Gjykate te Larte. Ne te kundert jeni i lire te veproni pa asnje pengese per ekzekutimin e vendimit te gjykates se Apelit. Nese ka nje vendim pezullimi nga Gjykata e Larte, atehere jeni i detyruar qe te prisni qe kjo gjykate ta marre ceshtjen ne shqyrtim.

    Go to comment
    2021/06/22 at 7:16 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me divorcin

    Pershendetje. Caktimi i seances gjyqesore varet nga gjykata dhe nga gjyqtari specifikisht. Kodi i Procedures Civile nuk parashikon nje afat te percaktuar ne dite se persa kohe duhet te caktohet seanca e pare, qe eshte seanca e pajtimit ndermjet bashkeshorteve. Nderkohe ajo qe ka rendesi per ju, eshte qe ne pergjithesi njoftimi vjen 2-3 jave perpara dates se seances.

    Go to comment
    2021/06/22 at 7:12 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Nuk jam pajisur me AMTP sipas ligjit 7501

    Pershendetje. Ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise”, ka parashikuar nder te tjera te drejten e personave te cilet edhe pse duhet te ishin pajisur me AMTP, sipas ligjit Per token, nuk kane perfituar toke prej tij. Te gjithe personat te cilet plotesonin kushtet per t’u pajisur me toke, duhet qe brenda nje afati 6 mujor, te paraqisnin kerkese prane bashkive perkatese. Afati per ta bere kete kerkese ka qene midis muajve mars dhe tetor te vitit 2020. Ne nje rast te tille kerkesa juaj do te merret ne shqyrtim dhe nese ju nuk jeni i kenaqur me vendimin perkates mund t’i drejtoheni gjykates. Nderkohe nese nuk keni bere kerkese gjate kesaj periudhe, atehere afati ligjor per ta paraqitur tashme ka kaluar.

    Go to comment
    2021/06/22 at 6:42 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kujdestaria e femijeve

    Pershendetje. Caktimi i kujdestarise se femijeve behet nga gjykata. Gjate marrjes se vendimit gjykata cakton nje ekspert psikolog i cili ben vleresimet perkatese te situates, duke zhvilluar takime me femijet dhe prinderit e tyre, qofte bashke, apo vecmas. Ne cdo rast, si eksperti ne hartimin e aktit, ashtu edhe gjykata, ka per objektiv interesin me te larte te femijes. Secili prej prinderve ne kete rast ka te drejte t’i parashtroje gjykates pretendime per probleme te shendetit mendor, apo probleme te tjera te prindit tjeter, te cilat gjykata ja cakton si detyra per vleresim ekspertes, apo i heton vete sipas rastit.

    Go to comment
    2021/06/22 at 6:38 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Afati i hetimeve paraprake per ceshtjet penale

    Pershendetje,

    Afati i përfundimit të hetimeve është tre muaj nga data në të cilën emri i personit që i atribuohet vepra penale është shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, dhe gjashtë muaj për veprat penale të parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b”, të nenit 75/a, të Kodit te Pr. Penale. Prokurori mund te kerkoje zgjatje te afatit te hetimeve, por kohezgjatja e hetimeve paraprake nuk mund të kalojë dy vjet, pervecse per raste te vecanta.

    Ne nenin 324 te K.Pr Penale percaktohet se: “1.Prokurori mund ta zgjasë afatin e hetimeve për një kohë deri në tre muaj. Në rastin e Prokurorisë së Posaçme ky afat është deri në gjashtë muaj.
    2. Zgjatje të mëtejshme, secila për një kohë jo më shumë se tre muaj, mund të bëhen nga prokurori në rastet e hetimeve komplekse ose të pamundësisë objektive për t’i përfunduar ato brenda afatit të zgjatur. Kohëzgjatja e hetimeve paraprake nuk mund të kalojë dy vjet. Tej afatit 2-vjeçar, për raste të akuzave për krim të organizuar dhe për krime që gjykohen me trup gjykues, afati i hetimit mund të zgjatet vetëm me miratim të Prokurorit të Përgjithshëm ose Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deri në 1 vit, për çdo zgjatje jo më shumë se tre muaj, pa cenuar afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit.
    3. Vendimi për zgjatjen e afatit të hetimeve u njoftohet të pandehurit dhe të viktimës.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/21 at 6:50 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Borxhet e pashlyera te personit te ndjere

    Pershendetje
    Trashegimtari trashegon te drejtat dhe detyrimet e trashegimlenesit, por trashëgimtarët përgjigjen për detyrimet që rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore në përpjesëtim me pjesët e tyre, gjer në vleftën e pasurisë trashëgimore që kanë marrë.
    Pra, ju jeni pergjegjes per nje pjese te detyrimit, aq sa eshte pjesa qe ju keni trasheguar nga i ndjeri, dhe ne cdo rast deri ne vleren e pasurise trashegimore. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/21 at 6:47 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Zaptim toke (spostim kufiri te prones)

    Pershendetje. Deri ne momentin qe ju te regjistroni pasurine ne ASHK, nuk mund t’i drejtoheni gjykates me kerkese padi lirim dhe dorezim sendi, pasi kjo padi kerkon qe pasuria te jete e regjistruar. Megjithate ju keni te drejte qe ta ndiqni ceshtjen si ne aspektin penal, duke kallezuar personat pergjegjes ne polici ose prokurori, ose ne gjykate civile duke kerkuar pushim cenimi, ose kthimin e posedimit te sendit.

    Go to comment
    2021/06/21 at 7:04 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Keshillim ligjor mbi pavlefshmerine e testamentit

    Pershendetje. Trashegimlenesi ka te drejte qe te lere me testament, nje pasuri te tij, apo te gjithe pasurine, apo te drejtat reale qe zoteron. Fakti qe pasuria nuk eshte e regjistruar, nuk krijon pavlefshmeri te testamentit, por i jep te drejten trashegimtarit qe te mbroje kete pasuri, apo te kerkoje regjistrimin e saj, njesoj si vete trashegimlenesi. Lidhur me pavlefshmerine e testamentit per shkaqe te tjera, kjo varet rast pas rasti. Nese ju keni dyshime se ai nuk eshte nenshkruar nga vete prinderit, se ka cenim te vullnetit te tyre, apo ne rast se eshte cenuar rezerva ligjore (behet fjale per persona te cilet kane qene ne ngarkim te trashegimlenesve dhe jane perjashtuar nga trashegimia, si te mitur, apo te paafte per te punuar etj.), atehere ju keni te drejte qe t’i drejtoheni gjykates me kerkese padi per pavlefshmeri testamenti.

    Go to comment
    2021/06/21 at 6:45 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Tarifa e avokatit

    Pershendetje

    Ne nenin 16 te ligjit 55/2018 “Per profesionin e avokatit ne RSH” percaktohen menyrat e shperblimit te avokatit. Shpërblimi i avokatit për punën e kryer caktohet në një nga mënyrat e mëposhtme:
    a) me marrëveshje ndërmjet avokatit dhe klientit. Marrëveshja e lidhur ndërmjet avokatit dhe klientit
    përbën titull ekzekutiv;
    b) në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për ndihmën juridike të garantuar nga shteti;
    c) me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe ministrit përgjegjës për financat, pasi të
    kenë marrë më parë mendimin e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, në rastin e mbrojtjes së detyrueshme, sipas Kodit të Procedurës Penale;
    ç) me tarifë suksesi, e përcaktuar me marrëveshje të lidhur paraprakisht ndërmjet avokatit dhe
    klientit për rastin e mbrojtjes apo përfaqësimit të suksesshëm;
    d) çdo shpërblim tjetër i parashikuar në aktet dhe praktikat e organizmave ndërkombëtarë, ku
    Shqipëria aderon.
    2. Shpërblimi i avokatit nuk mund të kryhet në mënyra të tjera, të ndryshme nga ato të parashikuara
    në këtë nen.
    3. Kryetari i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë dhe Ministri i Drejtësisë përcaktojnë tarifat
    referuese të shpërblimit të avokatit, të cilat zbatohen në rastin kur në marrëveshjen me shkrim ndërmjet avokatit dhe klientit nuk është parashikuar mënyrë shpërblimi.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/06/20 at 7:51 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mbiemri pas divorcit

    Pershendetje
    Pas dhenies se vendimit ne Gjykaten e Shkalles se Pare, pritet ezaurimi i afatit t ankimit te vendimit gjyqesor. Nese brenda ketij afati vendimi nuk ankimohet, atehere ai merr forme te prere.
    Pasi vendimi merr forme te prere, gjykata dergon nje kopje te vendimit per rregjistrim ne Zyren e Gjendjes Civile. Zyra e Gjendjes Civile duhet te veproj menjehere pas komunikimit te vendimit duke bere ndyshimet perkatese ne rregjistrin e gjendjes civile.
    Ne rast se ju aplikoni per rinovimin e kartes se identitetit (ID-se) apo pasaportes si pasoje e ndryshimit te mbiemrit, atehere do te jeni te detyruar te kryeni aplikimet ne portalin e-Albania dhe te paguani tarifat perkatese per leshimin e ketyre dokumentave. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/20 at 7:47 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Caktim kujdestarie

    Pershendetje
    Gjykata vendos lidhur me kërkesën, pasi të ketë pyetur personin për të cilin kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, persona nga gjinia e afërt e tij, mjekun që e ka kuruar ose pasi të ketë marrë mendimin e mjekëve të tjerë ekspertë, si dhe prova të tjera që do t’i çmojë të nevojshme.
    Dokumentacioni qe nevojitet per t’ju drejtuar gjykates eshte cdo akt qe provon se motra juaj nuk eshte e zonja per te vepruar si pasoje e paaftesise per te vepruar. Provat qe do paraqisni nder te tjera jane diagnoza, epikriza, dosja mjekesore etj. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/20 at 7:33 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Aksident ne pune

    Përshëndetje! “Aksident në punë ose për shkak të punës” është çdo ngjarje e papritur, që shkakton dëmtimin e menjëhershëm trupor, që ndodh gjatë kryerjes së punës apo të një shërbimi lidhur me të, si dhe çdo dëmtim tjetër i shëndetit, që nuk rrjedh nga sëmundje e përgjithshme, por që sjell paaftësi të përkohshme ose të përhershme në punë ose vdekje.
    I siguruari që për shkak të aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale, humbet aftësinë për punë, do të përfitojë:
    Të ardhura për paaftësi të përkohëshme nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale.
    Të ardhura për invaliditet të përhershëm nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale.
    Të ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale.
    Të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël, nga aksidenti në punë apo sëmundja profesionale.

    Dokumentacioni që duhet të dorëzoni pranë ISSH:
    • Raportet mjekësore për aksident në punë;
    • Proces-verbali tip i aksidentit në punë, i cili plotësohet nga subjekti dhe konfirmohet nga Inspektoriati Shtetëror i Punës;
    • Fotokopje e Kartes se indentitetit;
    • Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentat e pikës “a”, plotëson formularin tip-Listëpagesë të përfitimeve afatshkurtëra dhe e dërgon atë në ALSSH, ku ka aktivitetin subjekti;
    • ALSSH, pasi kontrollon dhe verifikon dokumentat, i kalon pagesat në llogarinë personale bankare të përfituesit, ose në atë të subjektit.

    Masa e përfitimit është 100 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar, të gjashte muajve te fundit; Kjo masë përfitimi vazhdon deri në 12 muaj. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/17 at 2:11 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim mbiemri

    Pershendetje.
    Te vetmet raste qe ligji per gjendjen civile parashikon mundesine e ndryshimit te emrit/mbiemrit te personit, jane kur: (i) emri eshte i perkohshem, kjo kur personi mbush 18 vjec, deri ne 19 vjec dhe; (ii) ne rastet e papershtatshmerise se emrit/mbiemrit. Nese ju tashme keni kaluar moshen 19 vjec, ju nuk keni me mundesi te ndryshoni emrin/mbiemrin. Faleminderit, 

    Go to comment
    2021/06/17 at 1:56 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkese per verifikim espulsi

    Pershendetje. Kerkesa per verifikim te statusit te ekspulsit ne Spanje, behet duke ju drejtuar edhe autoriteteve spanjolle drejtperdrejte, ne adresen:
    Secretaría de Estado de Seguridad Subdirección General de Sistemas de Información y Comunicaciones para la Seguridad, C/ López Santos, 6, 28230 Las Rozas (Madrid)
    Kerkesa behet ne spanjisht, duke plotesuar formularin perkates qe e gjeni ne linkun vijues:
    Spainhttp://www.agpd.es/portalwebAGPD/CanalDelCiudadano/denunciasciudadano/derecho_schengen_den/common/DERECHO_DE_ACCESO_Schengen_Es.pdf.

    Go to comment
    2021/06/17 at 9:21 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mbajtja (perdorimi) i lendeve narkotike

    Përshëndetje,

    Legjislacioni penal Shqiptar, nuk e ka të parashikuar specifikisht, sasinë e lëndës narkotike që duhet konsideruar si dozë për përdorim vetjak.
    Kodi penal parashikon vetëm togëfjalëshin “përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla”, ku në të dyja rastet dozë e vogël do të thotë, “sasi totale e vogël e gjetur”, dhe jo “sasi e ndarë në shumë doza të vogla”, dhe rasti i përdorimit vetjak, duhet detyrimisht të përckatohet nga një ekspert toksikologjik, i cili kryen vlerësimet përkatëse, pasi jo cdo përdorues i lëndëve narkotike, ka të njëjtin kapacitet absorbues fizik të lëndës narkotike.
    Prandaj, edhe pse ju keni përcjelle të dhëna për sasinë e lëndës narkotike të gjetur dhe keni specifikuar që është për përdorim vetjak, i vetmi organ që përcakton, pergjegjesine në këtë rast apo/ose specifikon që është për përdorim vetjak është gjykata.
    Gjithsesi, figura e veprës penale në këtë rast, përmban disa element të tjerë, të cilët analizohen nga gjykata, dhe nuk mjafton vetëm sasia dhe deklarimi që është për përdorim vetjak, për të vlerësuar përgjegjësinë penale.

    Në ligjin tonë penal, nuk është e përcaktuar sasia e lëndës narkotike apo psikotrope që duhet konsideruar si dozë e vogël. Në mungesë të këtij përcaktimi, gjykatat vlerësojnë se kriteret për përcaktimin e dozës së vogël janë:
    1) sasia e lëndës narkotike apo psikotrope,
    2) mënyra dhe rrethanat e mbajtjes së saj,
    3) çdo indicie tjetër, siç mund të jetë mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes, gjetja e mjeteve për mbajtjen, ndarjen, përzierjen, ndarjen, paketimin, peshores me ndjeshmëri të lartë: si qese farmaceutike, thika, letër alumini, gjetja e parave të fituara nga cedimi i lëndës narkotike, kapja e subjektit aktiv në vende të njohura për shpërndarjen e lëndëve narkotike, gjetja e një lloji të vetëm apo më shumë së një lloji të lëndës narkotike, gjetja e lëndëve që shërbejnë si prekursorë për përgatitjen dhe ndarjen e saj, etj.

    Përcaktimi i sasisë së mbajtur për përdorim vetjak, në mungesë të një përcaktimi sipas një akti ligjor apo nën ligjor, realizohet nga ana e ekspertit toksikologjik i thirur nga Gjykata. Sasia për përdorim vetjak duhet të kryhet mbi bazën e një vlerësimi që rrjedh në bazë të një studimi të përgjithshëm të fenomenit të varësisë nga lënda narkotike të subjektit përdorues, ku të përcaktohen kufijtë maksimalë të dozës për përdorim ekskluzivisht personal për çdo substancë narkotike apo psikotrope.

    Në çdo rast, eksperti duhet të përcaktojë për çdo lloj të lëndës narkotike:
    a) dozën mesatare të vetme, e kuptuar si sasia e substancës aktive për çdo marrje të vetme, e aftë për të prodhuar tek një subjekt përdorues dhe dipendent efektin psikotrop apo narkotik;
    b) frekuencën mesatare të përditshme të marrjes;
    c) sasinë e substancës aktive të marrjes në mënyrë të përditshme;
    d) fuqinë për të shkaktuar ndryshime të sjelljes dhe rënies së aftësive psikomotore,
    dh) moshës dhe aftësive fizike të përdoruesit vetjak konkret.

    Neni 238/1 i Kodit Penal te Republikes se Shqiperise parashikon, perjashtimin nga pergjegjesia penale per personat qe u gjenden lende, ne doza te vogla, per perdorim vetjak. Referuar jurisprudences se Gjykates se Larte, kushti per pergjegjesine penale te personit perdorues eshte, qe masa e lendes narkotike te mos jete ne doza te vogla.

    Per percaktimin e dozave, gjykata bazohet ne disa elemente:
    1.Lloji lendes narkotike ose psikotrope;
    2.Shkalla e varesise se personit nga lenda narkotike;
    3.Sasia e lendes narkotike qe mund te perdoret nga nje person pa i shkaktuar deme shendetesore;
    4.Sasia e gjetur sherben per nje perdorim apo me shume.

    (Pergjigja i referohet Vendimit Unifikues se Gjykates se Larte, nr.1, date 27.03.2008)

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/06/16 at 7:43 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vendimi gjykates nuk ekzekutohet

    Pershendetje

    Vendimi merr forme te prere nese ka kaluar afati i ankimit dhe asnje prej paleve nuk ka ushtruar ankim, ose nese pas ankimit ose pas perfundimit te gjykimit nga gjykata e apelit, ne rast se palet kane ushtruar ankim. Nese vendimi eshte i formes se prere, ne fund te vendimit keni te shenuar qartesisht qe ky vendim ka marre forme te prere. Ne momentin qe vendimi eshte i formes se prere eshte i detyrueshem per t’u zbatuar nga palet. Ju mund t’i drejtoheni nje permbaruesi privat ose shteteror per te kerkuar ekzekutimin e tij. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/16 at 7:35 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Pavlefshmeri martese

    Neni 36 I Kodit te Familjes parashikon se: “martesa e lidhur nga bashkëshortët pa pasur qëllim për jetë të përbashkët si burrë e grua është e pavlefshme”. Pavlefshmëria në këtë rast lidhet me një martese fiktive, kur bashkëshortë nuk jetojnë si “burrë e grua” dhe nuk kanë qëllim të jetojnë si çift.
    Ju mund ti drejtoheni gjykatës me këkes padi me objekt shpalljen e pavlefshme të martesës.
    Të drejtën e padisë për pavlefshmërinë e martesës për shkaqet e parashikuara në nenin 36 të Kodit të Familjes e kanë secili nga bashkëshortët, prokurori dhe kushdo tjetër që ka një interes të drejtpërdrejtë të ligjshëm. Kjo padi mund të ngrihet edhe pas zgjidhjes së martesës. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/16 at 8:29 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndarja e pasurise pas divorcit

    Pershendetje. Nese pasuria eshte fituara para martese, atehere pavaresisht martesave qe secili prej bashkepronareve mund te kryeje pas fitimit te pronesise, pra lidhjes se kontrates se privatizimit, pronare jane personat qe e kane fituar kete pronesi mbi bazen e privatizimit. Nga sa ju referoni, bashkeshorti/ja e ardhshme, pas zgjidhjes se marteses, apo edhe femija i lindur nga martesa, nuk ka asnje te drejte pronesie mbi kete pasuri. Pra pronare do te vijojne te jene te njejtet persona. Lidhur me pasuri te tjera te krijuara pas marteses nga bashkeshortet, do te zbatohen rregullat e Kodit te Familjes, lidhur me regjimin e perbashket martesor.

    Go to comment
    2021/06/16 at 7:14 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pezullimi ekzekutimit te vendimit

    Pershendetje. Kunder vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare per te pranuar ekzekutimin e detyrimit me keste, sipas parashikimit te nenit 517 te K.Pr.Civile, mund te behet ankim i vecante ne Gjykaten e Apelit. Kjo do te thote qe vendimi nuk eshte i zbatueshem, pasi nuk ka marre forme te prere derisa te kete kaluar afati qe vendimi te marre forme te prere, pa bere ankim pala tjeter, ose deri ne momentin qe ceshtja shqyrtohet nga gjykata e apelit dhe ajo e le ne fuqi vendimin e shkalles se pare.

    Go to comment
    2021/06/15 at 6:54 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Permbarimi

    Pershendetje. Kontrata e huase me bankat, apo institucionet financiare perbejne titull ekzekutiv dhe si te tilla, jane te ekzekutueshme nga permbarimi pa proces gjyqesor, por vetem me leshimin e Urdherit te Ekzekutimit nga gjykata. Kerkesa behet nga kreditori, dhe Kodi i Procedures Civile nuk parashikon afat per shqyrtimin e kesaj kerkese, por jane procedura qe duhet te mbyllen shpejt, pasi jane pa pale kundershtare dhe behen ne dhome keshillimi, pra pa pranine e paleve. Ne vijim, pas leshimit te Urdherit te Ekzekutimit, ceshtja kalon ne permbarim. Fillimisht behet njoftimi per ekzekutim vullnetar, per te cilin permbaruesi le nje afat 10 ditor dhe ne vijim kalohet ne ekzekutim te detyrueshem. Permbaruesit kane detyrimin ligjor qe t’i lene debitorit minimumin jetik, pra te ardhurat minimale per te jetuar.

    Go to comment
    2021/06/15 at 6:50 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kodi i punes

    Pershendetje. Te drejten e rikthimit ne pune e keni vetem nese jeni larguar nga nje vend pune, ne te cilen keni pasur statusin e nepunesit civil. Nese marredhenia e punes eshte rregulluar nga dispozitat e Kodit te Punes, kerkese padite per shperblim per zgjidhje te kontrates pa shkaqe te arsyeshme, per motive abuzive, duhet te paraqiten ne gjykate brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit. Në rastin kur motivi abuziv është zbuluar pas kalimit të këtij afati, punëmarrësi duhet të ngrejë padinë brenda 30 ditëve nga dita e zbulimit të këtij motivi.
    Afati tre vjecar i parashikuar nga neni 203 i Kodit te Punes eshte i referohet të drejtave te tjera qe punëmarrësi ka kundrejt punëdhënësit, dhe të punëdhënësit kundrejt punëmarrësit është 3 vjet. Ky afat fillon nga data e lindjes të së drejtës.

    Go to comment
    2021/06/15 at 6:44 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Femija 2 vjec jashte shtetit

    Pershendetje.
    Menyren se si femijet mund te levizin jashte kufirit e percakton ligji Nr. 18/2017, “Per te drejtat dhe mbrojtjen e femijes”, i cili ne nenin 11 pika 1 te tij percakton: “Zhvendosja e fëmijës brenda ose jashtë vendit bëhet me marrëveshjen e të dy prindërve ose, në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre, me vendim gjykate, pasi të jetë marrë mendimi ose
    pëlqimi i fëmijës.”
    Menyra se si rregullohet marreveshja e prinderve percaktohet me tej ne aktet nenligjore. Konkretisht i fundit eshte Udhezimi Nr. 640, datë 20.12.2019, “Për përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve shqiptarë të mitur në kufi”, i cili ne piken 2 te tij percakton: “2. Në rastet kur i mituri udhëton në shoqërinë e njërit prej prindërve, prindi që e shoqëron duhet të jetë i pajisur me deklaratë noteriale të prindit tjetër, ku autorizohet udhëtimi i të miturit në shoqërinë e prindit, ose me vendim gjyqësor që e lejon të udhëtojë të miturin me njërin nga prindërit”.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/14 at 10:49 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Keshillim mbi kontraten e sipermarrjes

    Pershendetje. Kushtet e kontrates se sipermarrjes dhe vecanerisht perqindja e perfitimit nga pronari i truallit ne siperfaqen ndertimore, percaktohen nga vete palet. Ligji nuk ka asnje percaktim, apo nivel maksimal apo minimal. Ju duhet te konsultoheni me tregun dhe me pas te vendosni se cila eshte perqindja e siperfaqes ndertimore qe ju do te perfitoni. Serish, perfitimi maksimal, apo minimal nga marreveshja varet nga kushtet qe palet bien dakord ne marreveshje.

    Go to comment
    2021/06/14 at 7:21 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pronesia mbi banesen

    Pershendetje. Nese kontrata e dhurimit eshte lidhur rregullisht dhe nuk ka ndonje shkak per ta kundershtuar per pavlefshmeri ne gjykate, atehere ju nuk keni asnje te drejte mbi kete pasuri.

    Go to comment
    2021/06/14 at 7:07 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Punesim me kohe te pjesshme

    Pershendetje. Ligjerisht ju dhe punedhenesi juaj keni te drejte te percaktoni lirisht kushtet e kontrates, mjaft qe te mos kaperceni parashikimet e ligjit. Ne rastin tuaj, ju mund te kaloni ne kontrate pune me kohe te pjeseshme me te njejten pagese. Lidhur me kontributet e sigurimeve shoqerore dhe tatimin mbi te ardhurat personale, nuk do te kete ndryshim, pasi ato paguhen mbi bazen e pages qe ju merrni dhe jo te llojit te kontrates se punes.

    Go to comment
    2021/06/14 at 7:05 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on vertetim atesie

    Pershendetje
    Ju mund ti drejtoheni personalisht gjykates ose mund te asistoheni nepermjet nje avokati te siguruar nga shteti nese ju jeni perfitues sipas kategorive te percaktuara ne ligjin 111/2017 ” Per ndihmen juridike te siguruar nga shteti”.
    Nuk ka asnje pengese ligjore qe ju ti drejtoheni gjykates personalisht pa pasur avokat.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/13 at 4:03 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ekspuls ne Schengen

    Pershendetje. Per te verifikuar nese ju keni ndalim hyrje ne vendet anetare te zones Shengen, duhet t’i beni nje kerkese autoriteteve kompetente te vendit ne te cilin keni qendruar, perkatesisht te shtetit zvicerian. Drejtoria e Policise Kufitare te Republikes se Shqiperise ka akses ne te dhenat e sistemit Shengen, por kompetencen per t’ju kthyer nje pergjigje zyrtare e kane autoritetet e huaja.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/13 at 3:58 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Raporti mjekesor nga mjeku i familjes

    Pershendetje,

    Raporti mjekësor lëshohet ditën që mjeku viziton të sëmurin dhe konstaton paaftësi të përkohëshme në punë. Ndalohet lëshimi i raportit mjekësor për kohë të kaluar, me përjashtim të rasteve me sëmundje psiqike, kur raporti mjekësor mund të lëshohet jo më shumë se 15 ditë para
    vizitës. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/11 at 2:19 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Titull pronesie

    Pershendetje. Trashegimia ndermjet bashkeshorteve nuk ka lidhje me regjimin pasuror. Regjimi pasuror martesor percakton se si do te rregullohen marredheniet e pronesise dhe bashkepronesise ndermjet bashkeshorteve gjate kohes qe jane gjalle. Ne momentin qe njeri prej tyre nderron jete, bashkeshorti trashegon pjesen perkatese (sipas numrit te trashegimtareve) te pasurise qe ka qene ne pronesi te bashkeshortit.
    Nese pyetja juaj ka te beje nese nena juaj ka perfituar vete prone ne token bujqesore, qe ka perfituar dhe babai juaj, kjo percaktohet nga perberja familjare e dates 1 gusht te vitit 1991, te familjes bujqesore. Nese prinderit ne kete periudhe nuk kane qene te martuar, nena juaj nuk mund te kete perfituar. Ajo do te perfitoje vetem pjesen takuese nga pasuria e bashkeshortit te saj, tani qe ai ka nderruar jete.

    Go to comment
    2021/06/11 at 6:35 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Deklarate noteriale mbi transferim te drejtash

    Pershendetje

    Procedura e legalizimit kryhet për subjektin që, sipas rastit, është aplikuesi për legalizim. Nese deshironi te qe leja e legalizimit te dale ne emer tuaj, atehere do te duhet t’ia njihni personit tjeter (nga mamaja tek ju ) të drejtat mbi ndërtimin pa leje nëpërmjet:
    – nje veprimi juridiko-civil me akt noterial, për kalimin e së drejtës së legalizimit;
    – ose deklaratës noteriale së aplikuesit, për njohjen e të drejtave të të tretit mbi ndërtimin ( sic ju e keni realizuar tashme).
    Ky dokumentacion dorëzohet nga subjektet përpara përfundimit të procedurave administrative të miratimit të aktit të legalizimit.
    Ne vijim , leja e legalizimit do te dale ne emrin tuaj.
    Nese ju keni investuar per ndertimin e ketij ndertimi, fakt qe pranohet edhe nga subjekti aktual (nena juaj) qe ka bere aplikimin per legalizim nepermjet aktit noterial, nuk shoh ndonje arsye te keni probleme me familaret tuaj, persa kohe nuk kane pretendime qe kane kontribuar edhe ato ne ndertimin ne ndertimin e ketij objekti. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/10 at 8:41 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Afatet e hetimeve

    Pershendetje,

    Afati i përfundimit të hetimeve është tre muaj nga data në të cilën emri i personit që i atribuohet vepra penale është shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, dhe gjashtë muaj për veprat penale të parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b”, të nenit 75/a, të Kodit te Pr. Penale. Prokurori mund te kerkoje zgjatje te afatit te hetimeve, por kohezgjatja e hetimeve paraprake nuk mund të kalojë dy vjet, pervecse per raste te vecanta.

    Ne nenin 324 te K.Pr Penale percaktohet se: “1.Prokurori mund ta zgjasë afatin e hetimeve për një kohë deri në tre muaj. Në rastin e Prokurorisë së Posaçme ky afat është deri në gjashtë muaj.
    2. Zgjatje të mëtejshme, secila për një kohë jo më shumë se tre muaj, mund të bëhen nga prokurori në rastet e hetimeve komplekse ose të pamundësisë objektive për t’i përfunduar ato brenda afatit të zgjatur. Kohëzgjatja e hetimeve paraprake nuk mund të kalojë dy vjet. Tej afatit 2-vjeçar, për raste të akuzave për krim të organizuar dhe për krime që gjykohen me trup gjykues, afati i hetimit mund të zgjatet vetëm me miratim të Prokurorit të Përgjithshëm ose Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deri në 1 vit, për çdo zgjatje jo më shumë se tre muaj, pa cenuar afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit.
    3. Vendimi për zgjatjen e afatit të hetimeve u njoftohet të pandehurit dhe të viktimës.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/10 at 12:34 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Familjare

    Pershendetje
    Ju mund t’i drejtoheni gjykates per ndryshimin e menyres se ushtrimit te te drejtave dhe detyrimeve prinderore. Ne kete gjykim, gjykata ne baze te rrethanave konkrete, do te percaktoje prindin te cilit do t’i besohet femija per rritje e edukim, te drejtat dhe detyrimet e prindit tjeter dhe menyren e ushtrimit te tyre.
    Ose ju mund t’i drejtoheni permbaruesit shteteror ose privat per te kerkuar te zbatohet vendimi i gjykates, duke ju siguruar takimin me femijen.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/10 at 12:25 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshimi i mbiemrit

    Pershendetje,
    Ju mund të largoheni jashtë shtetit dhe nuk ka asnjë problem. Kur vendimi i gjykatës të marrë formë të prerë, atehere i dërgohet me postë zyrës së gjendjes civile përkatëse, e cila ndryshon të dhënat vetëm në regjistrat e saj, por nuk e ndryshon mbiemrin në kartën e identitetit dhe pasaportë pa kërkesën tuaj. Pra, kur të ktheheni në Shqipëri mund të bëni ndryshimet në pasaportë dhe kartë identiteti. Mbani ne konasiderate qe pajisja me karte identiteti eshte detyrim. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/10 at 12:18 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mbivendosje prone

    Pershendetje. Pyetjet qe ju shtroni kerkojne studim te thelluar te dosjes se prones dhe dosjes gjyqesore. Per te pasur ju nje ide te qarte, duhet te keshilloheni me nje ekspert topograf privatisht. Nga ky konsultim do te kuptoni nese ka pasaktesi nga eksperti i thirrur nga gjykata, apo situata eshte me te vertete me mbivendosje. Nese vertete ka mbivendosje, atehere ju nuk mund te kundershtoni aktin e ekspertimit qe e ka konstatuar, por duhet te gjeni shkakun dhe ta kundershtoni ne menyre ligjore ate, ne kete proces, apo ne nje proces te ri dhe te kerkoni pezullimin e ketij, derisa ceshtja te zgjidhet.

    Go to comment
    2021/06/10 at 7:07 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Trashegimi prone

    Pershendetje.

    Lidhur me pyetjet qe keni shtruar:
    1) Nese nuk la testament, a ndahet pjesa e tij ne menyre te barabarte midis femijeve te tij?
    Ne momentin qe gjyshi juaj ka nderruar jete, pasuria qe ai kishte ndahet midis femijeve te tij ne pjese te barabarta, sipas numrit te femijeve.

    2) Si behet nje gjyq i leshimit te trashegimise per pasurine e tij?
    Deshmia e trashegimise nuk behet me gjyq, por me akt noterial. Secili nga trashegimtaret ka te drejte te paraqitet prane noterit per te kerkuar leshimin e deshmise se trashegimise.

    3) Meqe babai im eshte ndare nga jeta, a e marr une (vajza) pjesen e tij me zevendesim?
    Nese nje prej trashegimtareve ka nderruar jete, perpara trashegimlenesit, si ne rastin tuaj, atehere thirren me zevendesim trashegimtaret e tij, pra ju, nena juaj, si dhe nese keni motra dhe vellezer do te jeni trashegimtare te pjeses perkatese te babait tuaj.

    4) A mund te lihet testamenti me goje (ne menyre verbale)?
    Jo,ne asnje rast ligji nuk e pranon testamentin verbal. Testamenti eshte veprim juridik qe mund te behet vetem me nje akt formal, qofte ky noterial, apo testament olograf, me shkrese te thjeshte.

    5) Si veprohet nese pjesetaret e shtepise nuk bien dot dakort per blerjen e pjeses nga njeri-tjetri? A mund ta beje gjykata shitjen e pasurise dhe ndarjen e shumes midis trashegimtareve?
    Pyetja qe ju shtroni ka te beje me administrimin e sendit te perbashket. Trashegimtaret do te jene bashkepronare me njeri-tjetrin per pasurite e trashegimlenesit. Cdo bashkepronar ka te drejte te kerkoje pjesetimin e sendit te perbashket ne gjykate, nese kjo nuk arrihet nepermjet nje marreveshje. Gjate procesit te pjesetimit caktohet edhe nje ekspert, i cili percakton mundesine per pjesetimin ne natyre, apo jo te sendit.

    6) A ka nevoje te kesh me teper se 50% te pronesise per te celur shitjen ose dhenien me qera (nese anetaret e tjere nuk pranojne)?
    Kodi civil lidhur me administrimin e sendit te perbashket percakton: “Sendi i përbashkët administrohet sipas mënyrës së miratuar me marrëveshjen e të gjithë bashkëpronarëve dhe kur kjo nuk është arritur, sipas mënyrës së caktuar me vendim te bashkëpronarëve që kanë më shumë se gjysmën e vleftës së tij. Vendimi i shumicës është i detyrueshëm edhe për bashkëpronarët që kanë mbetur në pakicë.”

    Go to comment
    2021/06/10 at 6:51 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me legalizimet

    Pershendetje,

    Mbeshtetur ne pike 3/b te nenit 22, te ligjit nr. 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te titujve te pronesise ne RSH”, përcaktimi i sipërfaqes së parcelës ndërtimore, që kalohet në pronësi, kryhet sipas rregullit: “për ndërtimet pa leje, me funksion social-ekonomik, zbatohet vetëm kriteri i sipërfaqes së parcelës ndërtimore, deri në trefishin e sipërfaqes së bazës së ndërtimit”.

    Kur, për shkak të përmasave ose planvendosjes së parcelës ndërtimore, krijohen sipërfaqe të lira, që nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, ato i kalohen në pronësi poseduesit të ndërtimit pa leje, sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Kalimi i së drejtës së pronësisë për këto sipërfaqe kryhet vetëm nëse poseduesi i ndërtimit pa leje shpreh vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim.

    Per me shume detaje, mund t’i referoheni Ligjit 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne R.Sh”, konkretisht nenit 22 e ne vijim, te cilin mund ta aksesoni ne linkun e meposhtem: https://qbz.gov.al/eli/ligj/2020/03/05/20/3f807e17-b5c9-4316-8e51-0b156847d15d

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/09 at 7:47 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dosja penale

    Pershendetje
    Dosja penale permban aktet e vepres penale per te cilen akuzohet i pandehuri. Dosja penale permban nje sere elementesh sic jane:
    – Nr i rregjistrit
    – Data e paraqitjes
    – Neni (vepra penale qe akuzohet) etj
    Ne permbajtje te saj jane te administruara provat dhe procesverbalet perkatese.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/09 at 6:48 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Llogari bankare

    Pershendetje. Kodi i Familjes prezumon (pranon si te vertetuar pa prova te metejshme) qe cdo pasuri e krijuar gjate marteses, edhe pse mund te jete vetem ne emer te njerit prej bashkeshorteve, ne fakt eshte ne pronesi te dyve. Perjashtim ketu bejne dhuratat, trashegimite, si dhe sendet personale.

    Go to comment
    2021/06/08 at 10:49 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Detyrimet e shitesit dhe te bleresit

    Pershendetje. Si rregull, Kodi Civil parashikon se shpenzimet e kontratës së shitjes dhe shpenzimet e tjera të lidhura me të, janë në ngarkim të blerësit, përveç kur në marrëveshje parashikohet ndryshe. Tatimi per tjetersimin e pasurise eshte nje detyrim i pales shitese, e cila realizon te ardhura nga shitja e sendit. Ky tatim, qe eshte ne masen 15%, quhet tatim mbi te ardhurat personale dhe eshte detyrim i shitesit qe llogaritet dhe ka si baze te tatushme, diferencen qe krijohet midis cmimit te shitjes me cmimin e blerjes, te rivleresimit, apo te references se pasurise, varet se cila zbatohet ne kete rast. Taksa per regjistrimin e pronesise ne emer te bleresit, paguhet nga bleresi. Nderkohe kontrata e sigurimit nuk rregullohet nga ligji, pasi nuk kontrata e sigurimit te pasurise se paluajtshme nuk eshte e detyrueshme. Nese sigurimi ju kerkohet nga banka per efekt te kredise bankare, atehere ai eshte detyrim i kredimarresit.

    Go to comment
    2021/06/08 at 10:43 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndihme per ne hipoteka

    Pershendetje. Ju keni te drejte t’i drejtoheni Agjencise Shteterore te Kadastres dhe te kerkoni korrigjimin e gabimit te kryer, duke depozituar te gjitha dokumentet e prones qe ne vitin 1961, si dhe nje deklarate te fqinjit qe nuk ka asnje pretendim mbi kete prone. Nese as ne kete forme nuk gjeni zgjidhje, ju duhet t’i drejtoheni gjykates me kerkese padi, me objekt detyrim njohje pronar, ose me padi korrigjimin e vendimit te ASHK per regjistrimin e pasurise ne emer te fqinjit tuaj.

    Go to comment
    2021/06/08 at 10:38 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shitja e prones

    Pershendetje. Kontrata e shitjes e pasurise se paluajtshme nuk mund te lidhet nese sendi nuk eshte i regjistruar ne regjistrat kadastrale. Megjithate, ne rastin tuaj eshte e mundur te lidhet nje kontrate premtim shitje, ose kontrate kalim te drejtash. Jeni ju dhe pala blerese, pasi noteri t’ju kete shpjeguar te dy format, qe vendosni se cila eshte me e pershtatshmja per te dy. Nderkohe ju mund te shisni pjese te pasurise sipas deshires, por duhet te keni parasysh qe ne momentin e regjistrimit te pasurise, personi do te jete bashkepronar me ju per pjesen perkatese, pasi ju nuk mund te beni pjesetim te pasurise nese ajo nuk eshte e regjistruar ne kadaster.

    Go to comment
    2021/06/08 at 10:34 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pyetje

    Pershendetje
    Ju sugjerojme te viheni ne kontakt nepermjet numrit qe ja ka informuar ose nepermjet kontakteve qe mund te keni pasur me pare me institucionin financiar ku ju keni marre kredine.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/08 at 9:08 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Cfare veprimesh ndermerren ndaj nje avokati qe nuk kryen sherbimin?

    Përshëndetje!
    Parimisht avokati paguhet per te kryer proceduren ligjore ne lidhje me ceshtjen/problematiken tuaj dhe jo domosdoshmerisht problemi mund te marre zgjidhje.
    Por, nese vleresoni se sherbimi i ofruar nga avokati ka cenuar interesat tuaja thelbesore si klient, ju keni te drejte te depozitoni ankese prane Dhomes Kombetare te Avokatise per nisjen e procedimit disiplinor ndaj avokatit. Shkak per nisjen e procedimit disiplinor jane sjelljet joprofesionale të avokatit, si dhe shërbimet e papërshtatshme profesionale.
    Ankesat mund të bëhen brenda 1 viti, nga data e sjelljes ose veprimit të avokatit apo nga data e konstatimit të sjelljes ose veprimit të avokatit, por në çdo rast jo me vonë se 2 vjet nga momenti i kryerjes së shkeljes.
    Neni 45 i Ligjit nr. 55/2018 “Per profesionin e avokatit ne Republiken e Shqiperise”, parashikon masat disiplinore, ku njëra prej tyre është edhe rikthimi i pagesës së përfituar, në përputhje me pjesën e shërbimit të parealizuar ndaj klientit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/07 at 8:24 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Udhëtim për në Shqipëri

    Pershendetje
    Ashtu sic ju ka orientuar dhe ambasada shqiptare ne Athine, ju duhet te viheni ne kontakt me autoritetet greke.
    Juristet e platformes ofrojne keshillim ligjor vetem per legjislacionin shqiptar. Ne kete kuptim , ju nuk keni asnje pengese per te udhetuar drejt Shqiperise.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/07 at 7:42 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nuk kam mundesi te paguaj me pensionin ushqimor te femijeve

    Pershendetje,

    Ne kushtet kur ju jeni në pamundësi të siguroni të ardhura nga puna e ligjshme, atëherë institucionet e ekzkekutimit të vendimeve (zyra e permbarimit shteterore ose privat) duhet të kenë parasysh cfarëdolloj pasurie tjetër tuajen, si pasuri të luajtshme apo të paluajtshme (si.psh llogari bankare, makinë, shtëpi etj).
    Nese ju nuk keni asnje pasuri te luajtshme/te paluajtshme apo te ardhura nga nje pune e ligjshme, atehere permbarimi nuk mund te vijoje me tej me ekzekutimin e vendimit.

    Megjithate, Ju bejme me dije se, mospagimi i detyrimit ushqimore ne keqdashje nga ana e debitorit (ish bashkeshortit qe ka detyrimin) perben kundervajtie penale. Perkatesisht, Neni 125 i Kodit Penal parashikon se: “Mosdhënia e mjeteve të nevojshme për jetesën e fëmijëve, të prindërve ose të bashkëshortit, nga personi që në zbatim të një vendimi gjyqësor detyrohet ta japë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.”

    Nese ju pretendoni se i keni kryer pagesat rregullisht, atehere ju mund te paraqisni faturat ku keni derguar parate. Ne vijim mund t’i paguani detyrimet nepermjet bankes (ne llogarine bankare te femijes) ne menyre qe te vertetoni lehtesisht permbushjen e detyrimit nga ana juaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/07 at 7:34 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Sa vonon mberritja e dosjes ne sherbimin e proves?

    Pershendetje
    Ne lidhje me vendimin ju mund te paraqiteni prane sekretarise se Gjykates per te terhequr nje kopje te vendimit dhe te njiheni me disponimin e tij.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/07 at 7:29 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Probleme me 7501

    Pershendetje. Ne rast se problemi juaj nuk zgjidhet ne rruge administrative, atehere ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates me nje kerkese padi. Nese do t’i drejtoheni gjykates administrative me kerkese padi per te detyruar Agjencine Shteterore te Kadastres per te vepruar dhe per te korrigjuar gabimin e krijuar; apo Gjykates civile me objekt detyrim njohje pronar, varet nga dokumentacioni perkates dhe burimi i gabimit material.

    Go to comment
    2021/06/07 at 6:40 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Cilet duhet te perfshihen ne deshmine e trashegimise?

    Pershendetje. Ne gjendjen civile dhe trungun familjar perfshihen personat te cilet kane lidhje familjare me njeri-tjetrin. Trashegimia jo domosdoshmerisht ka lidhje me anetaret e trungut familjar. Rradha e trashegimise ligjore, kur nuk ka testament, percaktohet nga Kodi Civil dhe eshte perkatesisht ne rradhe te pare: bashkeshorti dhe femijet; nese nje prej femijeve ka vdekur, ose nuk mund te trashegoje, pjesa e tij, ndahet ndermjet femijeve te tij; Në radhë te dytë thirren në trashëgim prindërit e trashëgimlënësit dhe personat e paaftë për punë, të cilët të paktën 1 vit para vdekjes së trashëgimlënësit, bashkëjetonin me atë si anëtarë të familjes dhe në ngarkim të tij; Në radhë të tretë thirren në trashëgim personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, kur nuk ka trashëgimtarë të tjerë të radhës së dytë, gjyshi e gjyshja, vëllezërit e motrat, si dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të paravdekur. Kur trashëgimlënësi nuk ka lënë të paslindur, as prindër ose të paralindur të tjerë, as vëllezër ose motra, apo të paslindur të këtyre, pasuria e trashëgimlënësit u kalon të afërmve më të afërt të tij, pa bërë dallim ndërmjet vijës atërore dhe asaj amësore, por gjithsesi jo më tej se shkalla e gjashtë. Kur trashëgimlënësi nuk ka lënë trashëgimtarë deri në shkallën e gjashtë, thirret në trashëgim shteti.

    Go to comment
    2021/06/07 at 6:37 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese per informacion

    Pershendetje

    Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet me e-mail, postë ose dorazi, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.

    Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
    – emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
    – adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
    – përshkrimin e informacionit që kërkohet;
    – formatin në të cilin preferohet informacioni (kopje e printuar, elektronike apo ndonjë format tjetër);
    – çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.

    Per informacion me te detajuar ju mund te konsultoheni me webin pyetshtetin.al si dhe mund te perdorni kete platforme per adresimin e kerkesave tuaja per informacion.

    Ne linkun ne vijim gjeni informacion me te plote

    Si bëhet kërkesa për informim ?

    Afati per kthimin e pergjigjes nga ana e institucionit eshte 10 dite. Ne varesi te informacionit te kerkuar apo per shkak te natyres apo permbajtjes, ky afat mumd te zgjatet sipas parashikimeve ne ligjin per te drejten e informimit 119/2014. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/06 at 8:36 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Detyrimet e papaguara

    Pershendetje
    Ju keshillojme qe te paraqiteni prane kompanise ku ka kaluar dosja juaj per tu interesuar dhe informuar me gjeresisht per kushtet qe kane ndryshuar ose jo.
    Fakti qe ju jeni njoftuar qe kredia juaj i ka kaluar nje institucioni tjeter financiar nuk do te thote qe ka kaluar ne permbarim.
    Vleresoj se duhet te viheni ne kontakt me kompanine qe i ka kaluar nen administrim kredia juaj.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/06 at 10:11 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ceshtje gjyqesore ne Greqi

    Pershendetje
    Juristet e platformes ofrojne keshillim ligjor vetem per legjislacionin shqiptar dhe jo ate te huaj.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/06 at 10:07 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pasuri

    Pershendetje. Ju keni te drejte qe t’i kerkoni gjykates qe ne momentin e paraqitjes se kerkese padise per zgjidhje martese qe te merret masa e bllokimit te llogarive te perbashketa, per efekt te pjesetimit te pasurise ne te ardhmen, me qellim qe te mos cenohen interesat pasurore te asnjeres prej paleve. Per kete duhet qe t’i paraqisni gjykates prova per gjendjen e llogarive bankare, te cilat jane te rrezikuara, duke qene se pasurite e paluajtshme nuk mund te tjetersohen pa dakordesine e te dy bashkeshorteve.

    Go to comment
    2021/06/06 at 9:38 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Regjistrim marke

    Pershendetje. Mbrojtja e markes behet nga individet qe kane marke te regjistruar dhe jo nga vete shteti. Pra eshte personi te cilit i cenohet marka, kur ajo eshte e regjistruar qe ka te drejte te kerkoje ne gjykate mbrojtjen e markes. Legjislacioni shqiptar per markat nuk kerkon qe personi te jete i pajisur me NIPT, per te regjistruar nje marke. Kjo me idene qe marka mund te regjistrohet edhe perpara se te kete filluar veprimtaria tregtare. Procedura e regjistrimit te markes eshte e rregulluar nga neni 145, i ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008, “Per pronesine industriale”. Ne piken e pare te tij, percaktohet: “Kërkesa për të fituar të drejtën mbi një markë mund të bëhet nga çdo person.”

    Go to comment
    2021/06/06 at 9:35 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Parashkrim fitues Neni 169 i KC

    Pershendetje. Nga sa ju parashtroni keni te drejte te fitoni pronesine mbi bazen e parashkrimit fitues. Nese ju keni nje dokument, pavaresisht se eshte veprim juridik i pavlefshem, ju keni te drejte te kerkoni fitimin e pronesise mbi bazen e nenit 168, qe parashikon parashkrimin fitues me titull. Nese nuk keni asnje dokument, do t’i drejtoheni me shkak ligjor, nenin 169. Si te paditur do te therrisni ne gjykim, pronarin e pasurise sipas regjistrave kadastrale.

    Go to comment
    2021/06/05 at 9:23 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leje ndertimi

    Pershendetje. Per te marre leje ndertimi ne nje toke are, ju duhet te verifikoni prane Bashkise Vlore lidhur me planin e zhvillimit te territorit, se cfare parashikon per kete zone specifike, pasi ai eshte dokumenti specifik i cili percakton se si do te zhvillohet secila prej zonave ne qytetin e Vlores. Nje menyre alternative do te ishte te pyesnit nje ekspert urbanist, i cili gjithashtu ka njohuri lidhur me planin e zhvillimit urban te qytetit sipas zonave.

    Go to comment
    2021/06/05 at 9:22 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Regjistrim dhe njohje pronesie

    Pershendetje. Pas disa ligjeve te miratuar per rregullimin e regjimit juridik te njohjes se pronave te sekuestruara gjate regjimit komunist dhe kthimit te tyre ish pronareve apo trashegimtareve te tyre, me ligjin Nr. 133/2015, “PËR TRAJTIMIN E PRONËS DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TË PRONAVE” u percaktua nje afat perfundimtar prej 90 ditesh nga hyrja ne fuqi e ligjit, per te dorezuar dosjet e reja per gjithe personat te cilet nuk kishin aplikuar asnjehere per dosje prone. Agjencia e Trajtimit te Pronave kishte tre vjet kohe per t’i shqyrtuar keto dosje dhe ato te depozituara me heret prane Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, dhe pas ketij afati te gjitha dosjet qe mbeteshin pa vendim do te zgjidheshin prane gjykatave. Ne rastin tuaj, nese ju, apo ndonje trashegimtar tjeter i gjyshit tuaj nuk keni aplikuar per njohjen e pronave te gjyshit dhe per kompensimin e tyre fizik apo financiar, atehere ju nuk keni me afat per te aplikuar, pasi sic ju shpjeguam ky afat ka perfunduar qe ne vitin 2016.

    Go to comment
    2021/06/05 at 9:19 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkese per pershpejtim te ceshtjes Gjykata e larte

    Pershendetje. Keshilli i Larte Gjyqesor ka miratuar nje akt qe rregullon kerkesat per pershpejtim, por vetem drejtuar Gjykates se Apelit dhe jo Gjykates se Larte. Megjithate ju mund ta beni kerkesen duke argumentuar faktin qe shperblimi per page hyn tek pagesat e nevojshme per jetese duke cuar dhe vertetim per statusi tuaj si pensionist.

    Go to comment
    2021/06/05 at 9:16 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me divorcin

    Pershendetje
    Nese ju ende keni shtetesine shqiptare (pavaresisht dokumentave evropiane qe referoni se keni), atehere ju mund te hapni procesin gjyqesor per zgjidhjen e marteses ne Shqiperi. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/05 at 8:06 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mundesia e lidhjes se marteses ne Shqiperi

    Pershendetje
    Nese ju jeni shtetas shqiptar (me pasaporte te Republikes se Shqiperise), atehere ju mund te lidhni martesen ne Shqiperi. Nese ju keni vetem shtetesine e Republikes se Kosoves, ju mund te lidhni martese prane ambasades kosovare ne Shqiperi. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/03 at 12:50 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nenshtetesia greke

    Pershendetje
    Juristet e kesaj platforme mund tiu ofrojne informacion ligjore , dhe keshillim ligjore vetem per legjislacionin shqiptare dhe jo ate te huaj.
    Ju mund ti drejtoheni Ambasades Greke ne Shqiperi per te kerkuar nje informacion me te detajuar.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/03 at 12:47 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Blerje online

    Pershendetje. Marredheniet kontraktore ne Republiken e Shqiperise rregullohen nga Kodi Civil pavaresisht formes se si eshte shfaqur vullneti i paleve te perfshira, pra qofte kjo me shkrim, verbalisht, apo me ane te komunikimeve elektronike. Situata juaj gjen mbrojtje edhe ne ligjin per mbrojtjen e konsumatorit. Nderkohe ne Republiken e Shqiperise jane miratuar edhe disa ligje specifike ne fushen e komunikimeve elektronike. Per te provuar ne gjyakte lidhjen e kontrates, ju mund te paraqiteni prane nje zyre noteriale dhe te beni nje procesverbal noterial per te vertetuar shkembimin e e-maileve me subjektin tregtar.
    Ne rastin e kontrates se shitjes, e cila eshte nje kontrate konsensuale, qe do te thote se palet jane te lidhura me te qe ne momentin qe shprehin dakordesine, ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates me kerkese padi, me objekt: detyrimin per te permbushur kontraten e shitjes, si dhe shperblimin e demit te shkaktuar. Demi ne kete rast duhet provuar ne gjykate.

    Go to comment
    2021/06/03 at 7:11 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kredi e vonuar

    Pershendetje. Ju detyrimin mund ta paguani edhe me ane te nje transferte bankare ne llogarine e institucionit financiar, nga nje banke ne vendin qe ju ndodheni. Nderkohe duhet t’ju shpjegojme se permbushja e detyrimit mund te behet nga cdo person dhe kreditori eshte i detyruar qe ta pranoje. Ketu perjashtim bejne vetem ato detyrime te cilat jane specifike, por detyrimi monetar nuk ben pjese tek keto detyrime.

    Go to comment
    2021/06/03 at 7:06 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Testament

    Pershendetje.
    Testamenti është një veprim juridik i njëanshëm i kryer nga vetë trashëgimlënësi, me anë të të cilit ky disponon pasurinë e tij për kohën pas vdekjes. Testamenti eshte vullneti i testatorit (personi qe le testament) lidhur me destinimin e pasurise se tij pas vdekjes se tij. Duke qene nje vullneti i vete testatorit, ky vullnet nuk mund te kufizohet me asnje akt, klauzole apo parashikim, pervec atyre te percaktuara ne ligj, sic mund te jete “rezerva ligjore”. Ne kete kuptim, nje klauzole e tille nuk mund te vendoset. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/02 at 7:58 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshimi i vendlindjes

    Pershendetje
    Jo, vendlindja nuk mund te ndryshohet, pervec rastit qe eshte shenuar gabim, dhe kete ju duhet ta provoni perpara gjykates. Pra, mund te hapet proces gjyqesore vetem per korigjimin e vendlidjes dhe ne fund eshte gjykata ajo qe do vendose ne baze te provave te paraqitura. Faleminderit

    Go to comment
    2021/06/02 at 7:56 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Prokure per udhetimin jashte shtetit te femijeve

    Pershendetje. Menyren se si femijet mund te levizin jashte kufirit e percakton ligji Nr. 18/2017, “Per te drejtat dhe mbrojtjen e femijes”, i cili ne nenin 11 pika 1 te tij percakton: “Zhvendosja e fëmijës brenda ose jashtë vendit bëhet me marrëveshjen e të dy prindërve ose, në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre, me vendim gjykate, pasi të jetë marrë mendimi ose
    pëlqimi i fëmijës.”
    Menyra se si rregullohet marreveshja e prinderve percaktohet me tej ne aktet nenligjore. Konkretisht i fundit eshte Udhezimi Nr. 640, datë 20.12.2019, “Për përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve shqiptarë të mitur në kufi”, i cili ne piken 2 te tij percakton: “2. Në rastet kur i mituri udhëton në shoqërinë e njërit prej prindërve, prindi që e shoqëron duhet të jetë i pajisur me deklaratë noteriale të prindit tjetër, ku autorizohet udhëtimi i të miturit në shoqërinë e prindit, ose me vendim gjyqësor që e lejon të udhëtojë të miturin me njërin nga prindërit”

    Go to comment
    2021/06/02 at 12:34 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Deklarimi i te ardhurave

    Pershendetje. Prej janarit te vitit 2021, ka hyre ne fuqi detyrimi ligjor qe per te gjithe personat qe jane te dypunesuar duhet te bejne nje llogaritje te tatimit mbi te ardhurat personale, per te dyja pagat se bashku dhe te paguajne vleren perkatese te detyrimit. Dypunesimi, konsiderohet kur, gjate te njejes periudhe, pra sikur edhe pergjate nje muaji, te jesh deklaruar si e punesuar ne dy subjekte te ndryshme. Llogaritja e tatimit ne fakt eshte bere nga vete sistemi i tatimeve, duke qene se te dhenat jane online. Duke qene se eshte viti i pare qe zbatohet nje parashikim i tille, drejtorite rajonale tatimore, bejne vizita ne terren, ose telefonata, me qellim orientimin e personave perkates. Ju mund te shihni statusin tuaj, duke hapur nje llogari prane faqes: Tatimet e Mia,
    https://efiling.tatime.gov.al
    Afati per te bere deklarimet dhe pagesat perkatese eshte deri ne fund te qershorit. Nese nuk e beni, do te jeni subjekt i sanksioneve.

    Go to comment
    2021/06/02 at 12:20 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Korrupsion ne arsim

    Pershendetje. Nisur nga rrethanat e parashtruara prej jush, konstatohet se ka nje sere elementesh te disa veprave penale. Per kete ceshtje, ne si platforme nuk mund t’ju japim nje orientim te duhur. Ju keni te drejte qe te gjithe informacionin qe keni, dhe nese eshte rasti edhe dokumentacion, ta paraqisni prane policise, apo prokurorise dhe te beni nje kallezim.

    Go to comment
    2021/06/02 at 11:53 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontrate pune me afat te caktuar

    Pershendetje. Ne rastin e kontrates se punes me afat te caktuar, ajo nuk ka nevoje per procedure per zgjidhje, as per periudhe njoftimi, gjithmone nese zgjidhet ne afatin qe vete palet kane pranuar ne kontrate. Ne rastin qe ju paraqisni, kontrata e punes do te perfundoje ne diten e percaktuar me marreveshje te paleve. Raporti mjekesor i paaftesise ne pune, nuk mund te shtyje afatin e kontrates se punes me afat te caktuar. Nderkohe leja vjetore mund te behet gjate periudhes nje vjecare, ne te kundert, punedhenesi ka detyrimin qe ne momentin e zgjidhjes se kontrates te paguaje vleren perkatese te lejes se punes.

    Go to comment
    2021/06/02 at 11:49 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Bllokim patente

    Pershendetje. Ne nuk mund t’ju themi se si do te vendose Komisioni, por vendimi i tij mbeshtetet ne provat e procesit administrativ. Ne cdo rast, nese ju mendoni se vendimi i Komisionit eshte i padrejte, mund t’i drejtoheni me kerkese padi gjykates administrative.

    Go to comment
    2021/06/02 at 11:46 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Titull ekzekutiv

    Pershendetje. Familjaret tuaj nuk kane asnje ndikim ne pasurite e tyre te luajtshme apo te paluajtshme nga detyrimet tuaja. E vetmja mundesi qe ata te preken nga keto marredhenie, jane nese kane garantuar permbushjen e detyrimeve.
    Ne momentin qe fillojne procedurat e ekzekutimit te detyrueshem, permbarimi pas vendosjes se sekuestros mbi llogarite tuaja bankare, ben terheqjen e shumave perkatese. Nese vlera eshte me e vogel, dhe te ardhurat jane nga paga, ai eshte i detyruar qe te lejoje minimumin jetik.

    Go to comment
    2021/06/02 at 11:45 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Njohje dhe kthim prona nga gjykata

    Pershendetje. Ligji per Agjencine e Trajtimit te Pronave parashikon se pronat te cilat aktualisht jane te lira, pasi i njihet pronesia ish pronarit ose trashegimtareve te tij, kompensohen fizikisht. Rasti juaj eshte edhe me i favorshem, pasi ju keni dhe posedimin fizik te tyre.
    Lidhur me pyetjen se cila eshte menyra me e mire per ta kerkuar pronen, me ane te nje procesi me ATP, apo me parashkrim fitues, parashkrimi fitues zbatohet vetem ne rastet kur nuk ka mundesi tjeter per t’u njohur pronar. Gjykata ne kete rast do te verifikoje ekzistencen e kushteve te tjera. Duke qene se Gjykata vendos mbi bazen e pronave qe paraqiten ne gjyq dhe nese ne gjykate nuk paraqitet dosja e ATP-se, atehere ajo mund ta pranoje padine. Ky eshte nje vleresim qe e beni ju. Nga toka qe ju njihet ish pronarit, do te zbritet edhe toka qe ai vete, apo trashegimtaret e tij kane perfituar nga ligji 7501.
    – Nese gjykata me njeh pronesine, zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme a i regjistron keto prona ne emrin tim?
    Nese gjykata ju njeh si pronar dhe pranon qe te kompensoheni fizikisht me keto prona, per shpronesimin e bere, atehere sigurisht, qe pasuria do te regjistrohet ne kadaster, ne emer te te gjithe trashegimtareve, sipas pjeseve perkatese. Garancia ligjore per kete eshte fakti qe vendimi i gjykates eshte i detyrueshem per t’u zbatuar dhe moszbatimi i tij perben veper penale.
    – Eksperti qe vendos gjykata ben matje nga e para apo bazohet ne vertetimet e faktit juridik qe kam bere e i disponoj?
    Eksperti do te beje matje te reja, pasi per kete thirret nga gjykata. Ai ben edhe verifikimin e gjendjes juridike te prones, si dhe llogarit vleren e pasurise se shpronesuar dhe te njohur qe nuk mund te kompensohet fizikisht, por do te kompensohet financiarisht.

    Go to comment
    2021/06/02 at 11:42 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Certifikata e gjendjes gjyqesore

    Pershendetje,

    Modeli i rehabilitimi te parashikuar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise ne nenin 69 eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen.

    Ne mbeshtetje te ketij neni parashikohet rastet kur personi do te quhet i padenuar, te cilat jane:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtëdhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve ngadita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale

    Ne rast se i plotesoni kushtet sa me siper deshmia e penalitetit duhet t’ju dale e paster si i padenuar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/31 at 7:57 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Hierarkia e akteve

    Pershendetje. Hierarkia e normave ne Republiken e Shqiperise percaktohet nga neni 116 i Kushtetutes. Aktualisht, rregulloret e Bashkimit Evropian, apo akte te tjera te kesaj organizate nderkombetare nuk kane fuqi juridike ne Republiken e Shqiperise, pasi ne ende nuk jemi nje vend anetar i BE-se. Si te tilla, ato nuk vendosen fare ne hierarkine e normave. Ne cdo rast, referuar traktateve te BE-se dhe praktikes se Gjykates Evropiane te Drejtesise, aktet juridike te BE-se kane perparesi kundrejt atkeve juridike te brendshme dhe zbatohen drejtperdrejte ne sistemet kombetare.

    Go to comment
    2021/05/31 at 7:37 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Privatizimi i prones

    Pershendetje. Ne rastin tuaj ka rendesi se cfare eshte vendosur me vendimin e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Me sa ju parashtroni, kjo agjenci ka vendosur qe t’ua njohe si prone, por ka vendosur kompensimin financiar, pasi kompensimi fizik eshte i pamundur per shkak se prona eshte e zene. Ne kete rast kompensimi juaj do te kryhet nga Agjencia e Trajtimit te Pronave sipas percaktimeve te ligjit Nr.133/2015, “Per trajtimin e prones dhe perfundimin e procesit te kompensimit te pronave”. Ligji percakton se kompensimi do te kryhet sipas vleres se hartes se tokes, ne perputhje me kategorine e tokes ne momentin e shpronesimit.

    Go to comment
    2021/05/30 at 7:13 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Penalizim per ndotje ajri

    Pershendetje. Leja mjedisore percakton kushtet e ushtrimit te veprimtarise, ne raport me parametrat e ndryshem mjedisore, duke perfshire edhe ndotjen e ajrit. Ne keto kushte, ju duhet te verifikoni nese veprimtaria qe ju ushtroni eshte ne respektim te kushteve te vendosura ne lejen e mjedisit. Nese po, atehere nga ana e Inspektoriatit te Mjedisit, nuk mund te merret asnje mase, nese pas kontrollit rezulton se situate ne praktike eshte jashte parametrave te percaktuar, atehere ju mund te ndeshkoheni me gjobe, te detyroheni te merrni masa per te nderprere ndotjen, si dhe mund te keni pezullim te aktivitetit.

    Go to comment
    2021/05/30 at 7:08 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkese per depo farmaceutike

    Pershendetje. Kuadri ligjor kerkon qe shperndaresi farmaceutik (pasi termi depo nuk njihet nga ligji), te kete nje drejtues teknik, i cili te jete i pajisur me Certifikate te leshuar nga Urdheri i Farmacisteve te Republikes se Shqiperise. Per leshimin e Certifikates eshte e nevojshme qe individi te jete i diplomuar per degen farmaci.
    Per me shume mund te shikoni:
    Kriteret per licensimin e aktivitetit te tregtimit te barnave, prane www.qkb.gov.al;
    Ligjin 105/2014, “Per barnat dhe sherbimin dhe farmaceutik”
    Si dhe kriteret e percaktuara ne Statutin e Urdherit te Farmacistit:
    https://www.ufsh.org.al/content/uploads/2017/nov/14/statuti-i-urdhrit-.pdf

    Go to comment
    2021/05/30 at 11:25 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Probleme me qiramarresin

    Pershendetje. Kontrata e qirase nuk eshte titull ekzekutiv, pra per te vertetuar ekzistencen e detyrimit dhe per te detyruar ligjerisht personin debitor per te permbushur vleren e detyrimit, duhet t’i drejtoheni Gjykates se Rrethit Gjyqesor ku ndodhet pasuria e paluajtshme me kerkese padi, ku te kerkoni permbushjen e detyrimit kontraktor. Pasi vendimi i gjykates te marre forme te prere, mund t’i drejtoheni nje zyre permbarimore per te nisur procedurat per ekzekutim te detyrueshem.

    Go to comment
    2021/05/30 at 11:08 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Regjistrimi i femijes se lindur jashte shtetit

    Pershendetje. Regjistrimi i femijes se lindur jashte vendit behet ne gjendjen civile te prinderve ne Shqiperi, ose ne perfaqesite diplomatike te Republikes se Shqiperise, ne vendin ku ndodhet femija. Dokumenti baze mbi te cilin deklarohet lindja e femijes eshte Akti i Lindjes, i cili leshohet nga spitali perkates ku femija ka lindur. Baza ligjore mbi te cilen rregullohet regjistrimi i femijeve, eshte Ligji 10129, dt.11.05.2009, “Per gjendjen civile”, i ndryshuar.

    Go to comment
    2021/05/30 at 11:05 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Administrative

    Pershendetje. Lidhur me te drejten tuaj per ta paraqitur ceshtjen ne gjykate, sigurisht qe keni te drejte ta beni, por duhet te provoni lidhjen me automjetin per te cilin eshte vendosur gjoba ne gjykate. Nderkohe, pronarin e mjetit dhe shoferin, duhet t’i beni pjese te procesit gjyqesor, si persona te trete. Ne pyetjen tuaj ju nuk keni sqaruar se cili eshte autoriteti qe ka vendosur sanksionin administrativ. Megjithate, ne fund te aktit administrativ, vendim per denim me gjobe, duhet te jete i percaktuar afati i ankimit administrativ, ose gjyqesor, sipas rastit.

    Go to comment
    2021/05/30 at 10:59 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Zaptim prone

    Pershendetje. Portali juristionline.al ofron vetem keshillim ligjor paresor, dhe jo perfaqesim ligjor ne gjykate. Per te perfituar perfaqesim nga nje avokat pa pagese do t’ju duhet te shikoni nese plotesoni kushtet ekonomike, apo nese beni pjese ne kategorite e vecanta qe kane te drejte te perfitoje ndihme juridike dytesore, te garantuar nga shteti. Informacionin e nevojshem per kete mund ta gjeni ne faqen: https://ndihmajuridike.gov.al/; Nderkohe per nje sqarim me te hollesishem mund te paraqiteni prane zyrave te ndihmes juridike te garantuar nga shteti, prane Ministrise se Drejtesise ne Tirane, ose ne rrethe.

    Go to comment
    2021/05/30 at 10:56 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pronësia

    Pershendetje. Persa kohe ndertuesi i shtepise nuk ka marre miratimin e pronarit te toke, qe eshte nena juaj, atehere kjo do te thote qe ndertimi eshte pa leje. Ne kete rast hapi i pare eshte qe te verifikohet nese personi ka aplikuar per legailizim. Nese ndertimi informal tashme eshte ne shqyrtim per t’u miratuar leja e legalizimit, atehere nena ka te drejte te perfitoje kompensimin nga ana e shtetit. Gjithashtu, eshte e rendesishme te monitorohet procesi i legalizimit qe te jete ne perputhje me ligjin, pasi ne te kundert eshte e mundur qe ta kundershtosh ne gjykate. Nese per objektin informal nuk eshte aplikuar per legalizim, atehere pronari i tokes ka te drejte te kerkoje prishjen e objektit dhe pushimin e cenimit te prones.

    Go to comment
    2021/05/30 at 10:50 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ankimi ndaj gjobes

    Pershendetje
    Shërbimi elektronik “Kundërvajtje rrugore OASH” ju mundëson kundravajtësve të cilët nuk dëshirojnë të parqiten fizikisht pranë Organeve Administrative Shtetërore dhe kërkojnë që vendimi për kundravajtjen e tyre të merret në mungesë si dhe informacioni të transmetohet në format digjital elektronik nëpërmjet llogarisë së tyre në portalin e-Albania.

    Nëse ju kërkoni që shqyrtimi në kryhet ne mungesë, ju mund të njoftoni nëpërmjet portalit e-Albania, OASH respektive duke klikuar dhe duke ngarkuar edhe dokumenta shtesë të cilat i dërgohen të skanuara OASH-së respektive.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/29 at 8:52 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Sigurimet shoqerore

    Pershendetje
    E drejta per leje lindje percaktohet ne nenin 27, pika 2 e ligjit “Per sigurimet shoqerore ne RSh”, ku percaktohet se: “Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës”.
    Nese ju nuk keni ezauruar periudhen minimale te garantuar nga ligji (para dhe pas lindjes), vleresoj se nuk mund t’i kerkoni keto dite te lejes pas 5 muajsh nga lindja e femijes. Por, ju mund te kerkoni leje lindje per periudhen e mbetur ne vijim, deri ne plotesimin e periudhes maksimale te perfitimit prej 365 ditesh. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/29 at 8:41 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Konsumatori

    Pershendetje
    Ju mund ta paraqisni shqetesimin tuaj prane Komisionit te mbrojtjes se Konsumatorit (http://kmk.financa.gov.al/ankesa/) , Autoritetit Kombetar te Ushqimit si dhe prane Agjencise se Mbrojtjes se KOnsumatorit ose mund te paraqiteni prane Klinikave te Ligjit ne qytetin tuaj per t’iu asistuar per te referuar problematiken tuaj.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/29 at 8:29 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Testament

    Pershendetje.
    Testamenti është një veprim juridik i njëanshëm i kryer nga vetë trashëgimlënësi, me anë të të cilit ky disponon pasurinë e tij për kohën pas vdekjes. Testamenti eshte vullneti i testatorit (personi qe le testament) lidhur me destinimin e pasurise se tij pas vdekjes se tij. Duke qene nje vullneti i vete testatorit, ky vullnet nuk mund te kufizohet me asnje akt, klauzole apo parashikim, pervec atyre te percaktuara ne ligj, sic mund te jete “rezerva ligjore”. Ne kete kuptim, nje kaluzole e tille nuk mund te vendoset. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/29 at 5:39 pm
  • Edison Hoxha

    From Edison Hoxha on Leja vjetore

    Pershendetje,

    Kur punëmarrësi nuk ka kryer një vit pune të plotë, kohëzgjatja e lejes vjetore të paguar përcaktohet në raport me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës. Për shembull, në rast se ka punuar vetëm 3 muaj, punëmarrësi ka të drejtë të marrë jo më pak se 1 javë kalendarike pushim vjetor. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/05/27 at 8:15 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorci

    Pershendetje,

    Njoftimi bëhet me shpallje publike ne rastin kur personi, të cilit i drejtohet njoftimi, nuk ka vendbanim, vendqëndrim, nuk ka zgjedhur një banesë ose nuk ka caktuar një përfaqësues në Republikën e Shqipërisë dhe nuk ka qenë i mundur njoftimi i tij sipas njërës nga mënyrat e parashikuara nga ligji. Ky njoftim qëndron i afishuar për jo më pak se 20 ditë. Pas mbarimit te afatit te shpalljes, nese nuk eshte paraqitur ankim nga pala tjeter, ateherecc vendimi do te konsiderohet i formes te prere dhe do i dergohet zyres se gjendjes civile per te vijuar me procedurat per ndryshimin e statusit tuaj nga e martuar ne e divorcuar. Ju lutem interesohuni prane sekretarise se gjykates, nese jane ezauruar afatet e shpalljes se njoftimit te vendimit dhe nese ndaj vendimit gjyqesor ne fjale eshte ushtruar ankim ose jo. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/27 at 7:57 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Akt ekspertimi per vleresimin e pasurise

    Pershendetje. Vlera e pasurise ne aktin e ekspertimit vleresues percaktohet mbi bazen e akteve ligjore dhe nenligjore ne fuqi, te cilat marrin per baze vendndodhjen e prones, kategorine, siperfaqen, etj., pra me shume mundesi te dy aktet e ekspertimit do te rezultojne ne te njejten vlere. Nuk ka nje limit kohor lidhur me vlefshmerine e aktit te vleresimit, por sigurisht qe duhet te jete bere pas hyrjes ne fuqi te akteve ligjore dhe nenligjore, te cilat jane ne fuqi ne momentin qe behet aplikimi per rivleresim. Duhet te keni parasysh se afati i rivleresimit te pasurive eshte ne fuqi deri ne dhjetor te vitit 2021. Pas kesaj date tatimi qe do te paguhet, do te llogaritet mbi diferenca midis cmimit te shitjes dhe cmimit te blerjes se pasurise se paluajtshme.

    Go to comment
    2021/05/27 at 7:27 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne vijim te pyetjes: perfaqesimi ne gjykate (2)

    Pershendetje. Perfaqesuesit ne Kodin Civil rregullohen nga neni 96 i K.Pr.Civile. Rregullat e parashikuara ne kete nen, dhe ne kete kod ne pergjithesi, vlejne edhe per perfaqesuesin e pales civile ne procesin penal. Nderkohe ne procesin penal te drejten perfaqesimi i personave te marre si te pandehur rregullohet nga neni 48 i K.Pr.Penale dhe i referohet termit “mbrojtes”, ne kuptimin e nje avokati. Ne cdo rast ne procesin penal, personi qe nuk ka mundesi te caktoje vete nje mbrojtes, i caktohet nje mbrojtes i paguar nga shteti, nga gjykata.

    Go to comment
    2021/05/27 at 7:21 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dhunimi i prones private

    Pershendetje. Pavaresisht paisjes me leje ndertimi, apo legalizimit te objektit me vone, ndertimi duke perdorur pjeserisht pasurine e nje pronari tjeter, sic ju ne rastin tuaj referoni, nuk mund te behet pa miratimin e shprehur te tij. Ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates civile per te kerkuar pushimin e cenimit te pronesise.

    Go to comment
    2021/05/27 at 7:14 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese per divorc

    Pershendetje,

    Ju mund te inicioni procesin gjyqesor per zgjidhje te marteses, por eshte e nevojshme qe te keni nje adrese te sakte te pales se paditur, ne menyre qe te respektohen te drejtat e tija proceduriale per te marre pjese ne proces.
    Nese pas procedures se thirrjes dhe verifikimit konstatohet mungesa pa nje shkak te arsyeshem e njerit prej bashkeshorteve (pales se paditur ne rastin tuaj), gjykata do te vendos vijimin e procesit.
    Ne lidhje me afatin kohor te zgjatjes se procedures nuk mund t’ju japim nje afat te caktuar pasi varet nga ecuria e ceshtjes.
    Ne lidhje me mbajtjen e mbiemrit te bashkeshortit pas zgjidhjes se marteses, si rregull bashkëshorti që me lidhjen e martesës ka ndryshuar mbiemrin e tij, pas zgjidhjes së martesës merr mbiemrin që ka pasur para lidhjes së martesës.
    Gjykata, me kërkesën e bashkëshortit dhe kur është në interes të tij ose të fëmijëve, mund të lejojë që ai të mbajë mbiemrin që ka marrë me lidhjen e martesës.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/26 at 7:45 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese per Informacion

    Pershendetje
    Per korrigjimin e gabimit material ju duhet ti drejtoheni gjykates. Nese ju keni njohurite e nevojshme per hartimin e kerkeses ( padise ) ju mund ta hartoni vete ate ose mund te merrni nje avokat. Eshte ne vleresimin tuaj nese vendosni te merrni je avokat ose jo.
    Ne lidhje me dokumentacionin : ju mund te paraqisni cdo dokument qe provon atesine duke perfshire :
    Certifikate personale , akt lindje, deftese te shkolles fillore, vertetim nga gjendja civile si dhe cdo prove tjeter qe verteton emrin e sakte te atesise tuaj.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/26 at 5:03 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Raporti i lindjes

    Pershendetje
    Ne nenin 27/2 te ligjit ” Per sigurimet Shoqerore ne RSH” percakton se : 2.Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës.
    Ju mund te merrni lejen e lindjes ne masen qe ju takon per vitin respektiv te punes, perpara se te filloni lejen e lindjes.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/26 at 4:52 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leja e lindjes per burrat

    Pershendetje,

    Jo vetëm nenat, por edhe baballaret, qe jane te siguruar, kane te drejten e perfitimit te lejes se lindjes. Ne nenin 27, pika 7 te Ligjit “Per sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar, eshte percaktuar se: “Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna.”

    Ne keto kushte vleresoj se pas mbarimit te ketij afati, qe eshte specifik per prindin femer, mund te perfitohet leja e lindjes nga ana e babait.

    Faleminderit 

    Go to comment
    2021/05/26 at 4:42 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Gjoba

    Pershendetje,

    Modeli i rehabilitimi te parashikuar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise ne nenin 69 eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen.

    Ne mbeshtetje te ketij neni parashikohet rastet kur personi do te quhet i padenuar, te cilat jane:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtëdhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve ngadita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale

    Nga sa me siper, ju kategorizoheni sipas pikes “b” te nenit 69 te Kodit Penal. Qe te quheni i padenuar duhet te plotesohen 2 kushte: 1. vendimi eshte ekzekutuar; 2. te mos keni kryer asnje veper tjeter penale gjate 5 viteve nga perfundimi i vuajtjes se denimit.
    Ne rast se i plotesoni kushtet sa me siper deshmia e penalitetit duhet t’ju dale e paster si i padenuar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/25 at 4:37 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per kontrata ndertimore

    Pershendetje. Rasti qe juve po parashtroni eshte nje marredhenie kontraktore vullnetare dhe si e tille kushtet e perfitimit tuaj do te varen teresisht nga dakordesia juaj. Ligji nuk percakton detyrime, referenca, apo kritere baze per negocimin e kontratave te zhvillimit te prones. Jeni ju qe gjate negociatave me shoqerine ndertuese, qe do te percaktoni se cfare kerkoni. Si rregull, pronari i truallit bie dakord per ta dhene pronen per ndertim, kundrejt nje perqindjeje specifike, qe varion 30-40%, ne varesi te zones, siperfaqes se ndertimit, si dhe kushteve te tjera. Lidhur me faktin qe ju tashme keni disa pasuri te paluajtshme te cilat i shfrytezoni financiarisht, ju japin te drejte te kerkoni nje perqindje me te larte gjate negocimit, por nuk ju japin te drejten te kerkoni demshperblim as nga shoqeria dhe as nga shteti, pasi ju do te bini dakord per kushtet dhe afatet perkatese. Do t`ju keshillonim qe gjate negociatave dhe hartimit te kontrates perkatese te keshilloheshit nga nje avokat, per te shmangur kushte kontraktore te pafavorshme.

    Go to comment
    2021/05/25 at 4:22 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nderrim pronesie nga gjyshi te babai

    Pershendetje,

    Nese prona eshte ne emer te gjyshit, si pronar i vetem pasurise, ai ka te drejte t’ia disponoje (kaloje) kujdo qe deshiron. Ne te tilla kushte, nese gjyshi shpreh vullnetin qe t’ia kaloje pronesine e pasurise babait tuaj, nuk shohim ndonje pengese ligjore ne lidhje me kete veprim, persa kohe halla dhe xhaxhai juaj nuk kane te drejta pronesore mbi pasurine ne fjale.

    Kalimi i pronesise se pasurise ndermjet paleve mund te behet me kontrate dhurimi ose me kontrate shitje. Nje tjeter forme e disponimit eshte edhe ajo permes testamentit, ku gjyshi juaj shpreh vullnetin e tij se kujt do t’ia kaloje pasurise pas vdekjes.
    Eshte ne zgjedhjen e tij forma qe deshiron te ndjek per kalimin e pronesise, ne secilin rast mjafton te kete vullnet te lire nga gjyshi juaj per kalimin e pronesise.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/25 at 1:03 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kushtet per biresim

    Pershendetje,

    Çdo person i cili është i interesuar të birësojë duhet t’i drejtohet me kërkesë Komitetit Shqiptar të Birësimit. Ky organ mbledh, vlerëson kërkesat për birësim të bërë nga shtetas të huaj dhe vendas, jep informacionet e nevojshme lidhur me plotësimin e dokumentacioneve.

    Aplikanti birësues paraqet në Komitet dokumentacionin e mëposhtëm:
    1. Kërkesën me motivimin e birësimit.
    2. Të dhënat personale për marrëdhëniet ndërpersonale të anëtarëve të familjes, informacione për pjesëtarët e familjes dhe qëndrimin e tyre ndaj birësimit.
    3. Të dhënat për gjendjen civile, si kopjen e letërnjoftimit, certifikatën e martesës, certifikatën e
    zgjidhjes së martesës ose të vdekjes së bashkëshortit.
    4. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
    5. Deklaratën për fëmijërinë, mënyrën e rritjes, edukimin dhe profesionin.
    6. Raportin mjekësor dhe historinë mjekësore të familjes.
    7. Vërtetime të punësimit, të të ardhurave dhe të pasurisë së paluajtshme.
    8. Vërtetimin e pronësisë së banesës dhe të dhëna për kushtet e banimit.
    9. Deklaratën me të dhënat për gjendjen ekonomike dhe sociale.
    10. Vërtetimin, nga organet e njësisë së qeverisjes vendore të vendbanimit, për sjelljen dhe figurën morale.
    11. Deklaratën e gatishmërisë së familjarëve dhe të miqve në mbështetje të aplikantit birësues.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/25 at 12:59 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Dua te biresoj nje femije

    Pershendetje,

    Ne perputhje me ligjin 9695, dt 19.03.2007 “Per biresimin”, i ndryshuar, parashikohet se:

    “Aplikanti birësues paraqet në Komitetin Shqiptar te Biresimit dokumentacionin e mëposhtëm:

    1. Kërkesën me motivimin e birësimit.

    2. Të dhënat personale për marrëdhëniet ndërpersonale të anëtarëve të familjes, informacione për pjesëtarët e familjes dhe qëndrimin e tyre ndaj birësimit.

    3. Të dhënat për gjendjen civile, si kopjen e letërnjoftimit, certifikatën e martesës, certifikatën

    e zgjidhjes së martesës ose të vdekjes së bashkëshortit.

    4. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.

    5. Deklaratën për fëmijërinë, mënyrën e rritjes, edukimin dhe profesionin.
    6. Raportin mjekësor dhe historinë mjekësore të familjes.
    7. Vërtetime të punësimit, të të ardhurave dhe të pasurisë së paluajtshme.

    8. Vërtetimin e pronësisë së banesës dhe të dhëna për kushtet e banimit.

    9. Deklaratën me të dhënat për gjendjen ekonomike dhe sociale.

    10. Vërtetimin, nga organet e njësisë së qeverisjes vendore të vendbanimit, për sjelljen dhe figurën morale.

    11. Deklaratën e gatishmërisë së familjarëve dhe të miqve në mbështetje të aplikantit birësues.

    Të dhënat, që do të përfshihen në deklaratat e parashikuara në pikat 5, 9 dhe 11 të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Drejtësisë, me propozim të Komitetit Shqiptar të Birësimit. Deklaratat përpilohen përpara noterit, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 7829, datë 1.6.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar. Në rastin e përpilimit të këtyre deklaratave jashtë shtetit, ato paraqiten të legalizuara.”

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/25 at 12:42 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Kerkese per informacion

    Pershendetje,

    Nje menyre per zgjidhjen e problematikes tuaj eshte ndjekja e procedures se privatizimit te baneses qe referohet ne VKM nr. 179, date 26.02.2020. Sipas pikes 1/a te VKM-se ne te cilen parashikohet se subjekt i kesaj VKM-je jane midis te tjerash dhe subjektet te cilat perfitojne nga ligji per privatizimin, por kanë mbetur pa u privatizuar nga familja që e ka poseduar me kontratë qiraje me ish- ndërmarrjet komunale banesa. Ju duhet t’i drejtoheni me kerkese Entit Kombetar te Banesave (EKB) per privatizimin e apartamentit.
    Kërkesa e depozituar pranë EKB-së ose njësisë së qeverisjes vendore duhet të shoqërohet me dokumentacionin e mëposhtëm:
    a) dokument që tregon se personi gëzon të drejtën e privatizimit të banesës, të tillë, si: kontrata e qirasë, akti i dhënies ose i marrjes në dorëzim të banesës nga ish-ndërmarrja komunale banesa ose autorizim nga ish-organet administrative publike që e kanë strehuar në atë banesë;
    b) certifikatë e gjendjes familjare e datës 1.12.1992 dhe certifikatë aktuale të gjendjes familjare në momentin e privatizimit për efekt të përcaktimit të sipërfaqes së banesës që i takon familjes, bazuar në normat e strehimit në momentin e privatizimit dhe të përcaktimit të sipërfaqes së tepërt mbi normën e strehimit, nëse ka një të tillë;
    c) dëshmi e trashëgimisë, nëse ka një të tillë, në zbatim të shkronjës “a”, të pikës 9, të këtij vendimi;
    ç) prokurë, nëse ka një të tillë, në zbatim të shkronjës “b”, të pikës 9, të këtij vendimi;
    d) dokument identifikimi i kërkuesit (kartë identiteti dhe/ose pasaportë biometrike).

    Dokumentet e listës së mësipërme, që sigurohen nga portali elektronik qeveritar e- Albania, sigurohen nga vetë EKB-ja dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/05/25 at 9:20 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Kerkese per informacion

    Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes, krahas opsionit mbi mundesine e privatizimit te baneses permes nje procedure administrative (e cila rekomandohet per t’u ndjekur ne rastin tuaj), ju bejme me dije se, ne mbeshtetje te parashikimeve te Kodit Civil (neni 169), ekziston mundesia e fitimit te pronesise se pasurise edhe permes institutit te parashkrimit fitues. Per kete duhet te plotesohen 2 kushte kryesore: 1. posedimi i panderprere i baneses per 20 vite; 2. te mos kete patur pretendime nga pale te treta mbi pronesine e kesaj prone gjate ketyre 20 viteve.
    Nga sa me siper juve, ju lind e drejta per ngritjen e padise ne gjykate ndaj njesise se qeverisjes vendore (bashkise) dhe pale e trete ASHK-se Vendore, ku te kerkoni fitimin e pronesise mbi apartamentit dhe regjistrimin e tij ne emrin tuaj ne regjistrat perkates.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/05/25 at 7:45 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Vonese e transferimit te parave nga noteri

    Pershendetje. Rregullimi ligjor dhe nenligjor per proceduren e transferimit te pronesise se pasurive te paluajtshme eshte bere per te garantuar te gjitha palet. Noteri eshte i detyruar qe t’ju paguaje juve shumen, pasi ne rast te kundert veprimet e tij jo vetem qe e bejne ate te cenueshem ne nje padi civile, por ai rrezikon masa disiplinore, duke perfshire humbje te licences noteriale dhe nese eshte rasti edhe ndjekje penale. Mendojme se vonesat jane per arsye objektive.

    Go to comment
    2021/05/25 at 7:41 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Revokim noteria

    Pershendetje. Revokimi i kontrates kerkon dakordesine e te dyja paleve. Ajo qe ju ligjerisht keni te drejte te beni ne kushtet kur pagesa e detyrimit nuk eshte bere, eshte te kerkoni zgjidhjen e kontrates, per shkak se nuk eshte permbushur kushti kryesor i kontrates se shitjes, qe eshte pagimi i cmimit te kontrates.

    Go to comment
    2021/05/25 at 7:38 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese per pagesen e papunesise

    Pershendetje,

    Ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen), bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia” vetem nese plotesohen kushtet e mëposhtme:
    – Të keni kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, (për cdo rast përfitimi).
    – Të jeni regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    – Të keni paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës prane Zyres se Punes, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
    – Të pranoni të punësoheni ose të kualifikoheni, kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit;

    Ne mbeshtetje te pikes 4 te kesaj VKM-je, nese rezultoni me vetem 4 vite e siguruar (pagese e kontributeve shoqerore), atehere ju nuk mund te perfitoni me shume se 6 muaj asistece (pagese papunesie). Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/25 at 7:37 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Akt dhurimi

    Pershendetje. Qenia e sendit objekt kontrate dhurimi si garanci hipotekore, nuk e ben te pavlefshme kontraten e dhurimit. Kontrata e dhurimit eshte veprim juridik i dyanshem dhe pranuesi i dhurimit duhet patjeter ta pranoje, si rezultat ai ka qene ne dijeni te te metes juridike te sendit dhe e ka pranuar. Per me teper ne dhurim, duke qene kontrate e njeanshme, dhuruesi nuk mban as pergjegjesi ligjore per te metat e sendit. Lidhur me mosregjistrimin, ne baze te interpretimit te bere nga Vendimi Unifikues i Kolegjeve te Bashkuara te vitit 2009, regjistrimi i kontratave te tjetersimit te pasurive te paluajtshme nuk ndikon ne vlefshmerine e tyre, por ka efekte per publikimin dhe berjen te ditur te ketij fakti tek personat e trete.
    Persa i perket pyetjes se trete qe keni shtruar, referuar Kodit Civil, revokimi i kontrates se dhurimit mund te behet vetem ne kushte shume specifike. Konkretisht kjo parashikohet nga neni 771 i Kodit Civil te cilin po e vendosim te plote ne vijim:
    “Dhuruesi, për dhurimet që nuk janë të zakonshme ose që nuk janë bërë për shpërblim, mund të kërkojë revokimin e dhurimit kur ai që ka marrë dhurimin:
    a) me dashje ka vrarë ose ka tentuar të vrasë dhuruesin, bashkëshortin ose fëmijët, ose prindërit e tij;
    b) pa të drejtë nuk i jep dhuruesit ushqim kur është i detyruar sipas ligjit.
    Padia për revokimin e dhurimit duhet të ngrihet brenda një viti nga dita që dhuruesi ka marrë njoftim për shkaqet që i japin të drejtë që të kërkojë revokimin e dhurimit.
    Padia e filluar mund të vazhdohet edhe nga trashëgimtarët e dhuruesit ose mund të ngrihet nga vetë këta, në rast se dhuruesi ka vdekur brenda vitit, nga dita që ka lindur shkaku për të ngritur padinë.
    Heqja dorë që më parë nga padia është e pavlefshme.
    Revokimi i dhurimit nuk cenon të drejtat që kanë fituar të tretët mbi sendin e dhuruar para se të ngrihet padia.”

    Go to comment
    2021/05/25 at 7:37 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ceshtje pronesie

    Pershendetje. Ajo qe ju pyesni eshte e lidhur me fitimin e pronesise me parashkrim fitues. Kodi Civil parashikon mundesine qe personi qe ka ne posedim (perdorim) nje send te paluajtshem dhe sillet si pronar mbi te, fiton pronesine pas 10 vitesh, nese eshte me mirebesim dhe pas 20 vitesh nese eshte me keqbesim. Ne rastin tuaj, nese ka nje kontrate shitje me shkrim, ku pasqyrohet qe ju keni paguar nje vlere te caktuar, atehere sigurisht qe keni te drejte t’i drejtoheni gjykates mbi bazen e nenit 168 te Kodit Civil. Kontrata nuk ju ben pronar, pasi nuk eshte ne formen e kerkuar nga ligji, por ajo provon qe ju jeni posedues me mirebesim i pasurise qe kerkoni te njiheni pronar. Duhet t’ju bejme me dije, se fitimi i pronesise mbi bazen e parashkrimit fitues eshte menyre qe zbatohet vetem ne rast, se nuk ekziston asnje mundesi tjeter per t’u njohur pronar. Pra, nese ka mundesi te tjera ligjore, se si ju mund te beheni pronar, atehere parashkrimi nuk eshte rruga e duhur.

    Go to comment
    2021/05/25 at 7:31 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne vijim te pyetjes: procedure gjyqesore (2)

    Pershendetje. Kodi i Procedures Civile e ka te kufizuar te drejten per t’u perfaqesuar ne procese gjyqesore tek rrethi i ngushte i personave familjare. Ketu bejne pjese, motrat dhe vellezerit, bashkeshortet, prinderit dhe femijet (te paralinduerit dhe te paslindurit). Jashte ketij rrethi te ngushte, Kodi nuk e lejon dhenien e te drejtes per perfaqesim ne gjykate.

    Go to comment
    2021/05/25 at 7:26 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Martese me shtetas te huaj

    Pershendetje. Per procedurat e kalimit te kufirit drejt vendeve te treta duhet te kontaktoni me ambasaden apo perfaqesine konsullore te vendit te trete, pasi secili prej tyre ka rregulla te posacme qe zbatohen rast pas rasti. Per te provuar aktin e marteses, mjafton nje certifikate martese e leshuar nga gjendja civile, ne formatin per jashte vendit, qe eshte ne disa gjuhe. Kjo duhet te legalizohet ne prefekture dhe me pas te pajiset me vule Apostille. Por per rregulla, dokumente, apo procedurat te tjera, do t’ju duhet te kontaktoni me autoritetet suedeze.

    Go to comment
    2021/05/25 at 7:22 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Vula apostile

    Pershendetje. Konventa e Hages “Mbi heqjen e kerkeses per legalizim te dokumenteve zyrtare te huaja” e vitit 1961, nuk permban kufizime ne afatin e vlefshmerise se dokumenteve te cilat jane pajisur me vule Apostille. Ne rastin e Shqiperise eshte legjislacioni kombetar ai qe e percakton kete gje, rast pas rasti. Psh ligji per gjendjen civile parashikon 3 muaj, ligji per Qendren Kombetare te Regjistrimit e parashikon 90 dite. Ne rastin tuaj duhet te verifikoni vlefshmerine e dokumenteve prane autoriteteve italiane, pasi vulen Apostille ju e keni vendosur pikerisht per ta paraqitur prane tyre.

    Go to comment
    2021/05/25 at 7:17 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Udhetimi per te mitur

    Pershendetje,

    “Femije” sipas ligjit shqiptar ne fuqi, si dhe Konventes Nderkombetere te te Drejtave te Femijeve, konsiderohet cdo person nen moshen 18 vjec. Ne keto kushte, gjate udhetimit jashte vendit te femijes eshte e nevojshme prezenca e njerit prej perfaqesuesve ligjore, si dhe deklarata noteriale e leshuar nga prindi tjeter nepermjet se ciles jep dakordesine per levizjen e femijes jashte shtetit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/25 at 7:16 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontrate dhurimi

    Pershendetje. Nuk ka kufizime territoriale lidhur me kompetencat e noterit per te hartuar akte per transferimin e pronesise se pasurive te paluajtshme. Pra, kontrata e dhurimit mund te lidhet prane cdo noteri, pavaresisht vendndodhjes. Ajo qe cdo noter ka detyrimin te kryeje eshte verifikimi i pronësinë se palës në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme, duke i bashkëlidhur aktit noterial një kopje të përmbajtjes përkatëse të këtij regjistri, të tillë, por jo vetëm, si: leja për kryerjen e transaksionit, kartela e pasurisë së paluajtshme, si dhe harta treguese.

    Go to comment
    2021/05/25 at 7:12 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Kujdestaria e femijes

    Pershendetje,

    Lenia per rritje dhe edukim te te miturve njerit prej prinderve kerkohet ne Gjykate. Gjate ketij procesi do te caktohet dhe nje ekspert psikolog i cili do te beje vleresimin perkates, duke pare ne teresi atashimin e femijes me seicilin prind, si dhe gjendjen socio-ekonomike te sejcilit prej prinderve. Ne cdo rast gjykata mban ne konsiderate interesin me te larte te femijes dhe eshte ne diskrecionin e saj te vendose mbi kerkimet tuaja. Pavaresisht vendimit te gjykates, ju do te ushtroni te gjitha te drejtat dhe detyrimet prinderore ndaj femijes.
    Nje mundesi tjeter do te ishte me marreveshje me ish parteneren mbi menyren se si do te ushtrohet prinderimit. Kjo marreveshje me pas do duhet te miratohet nga gjykata, gjithmone duke pasur ne konsiderate interesin me te larte te femijes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/25 at 7:03 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Persh

    Pershendetje. Ajo qe ju pyesni eshte e lidhur me fitimin e pronesise me parashkrim fitues. Kodi Civil parashikon mundesine qe personi qe ka ne posedim (perdorim) nje send te paluajtshem dhe sillet si pronar mbi te, fiton pronesine pas 10 vitesh, nese eshte me mirebesim dhe pas 20 vitesh nese eshte me keqbesim. Ne rastin tuaj, nese ka nje kontrate shitje me shkrim, ku pasqyrohet qe ju keni paguar nje vlere te caktuar, atehere sigurisht qe keni te drejte t’i drejtoheni gjykates mbi bazen e nenit 168 te Kodit Civil. Kontrata nuk ju ben pronar, pasi nuk eshte ne formen e kerkuar nga ligji, por ajo provon qe ju jeni posedues me mirebesim i pasurise qe kerkoni te njiheni pronar. Duhet t’ju bejme me dije, se fitimi i pronesise mbi bazen e parashkrimit fitues eshte menyre qe zbatohet vetem ne rast, se nuk ekziston asnje mundesi tjeter per t’u njohur pronar. Pra, nese ka mundesi te tjera ligjore, se si ju mund te beheni pronar, atehere parashkrimi nuk eshte rruga e duhur.

    Go to comment
    2021/05/22 at 3:41 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kalimi kujdestaris se femijes,

    Pershendetje

    Nese ju (prinderit) arrini nje marreveshje te tille, atehere po mund te beni nje marreveshje perpara noterit dhe ti drejtoheni gjykates sipas nenit 159 te Kodit te Familjes sipas te cilit vendimi lidhur me ushtrimin e përgjegjësisë prindërore mund të ndryshohet në çdo çast nga gjykata, me kërkesën e njërit prej ish-bashkëshortëve, një të afërmi ose të prokurorit. Ju mun dte paraqisni nje kerkese te tille, duke bashkalidhur dhe marreveshjen e bere perpara noterit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/22 at 12:48 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Denoncim

    Pershendetje
    Ju mund te beni denincimin tuaj prane Prokurorise se Rrethit ku ju banoni.
    Denoncimin mund ta beni duke u paraqitur personalisht ose duke e paraqitur ate me shkrim.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/22 at 12:34 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Fitimi i shtetesise shqiptare nga nje shtetas i Kosoves

    Përshëndetje!

    Ju mund kerkoni perfitimin e shtetesise shqiptare me natyralizim. Kjo menyre fitimi e shtetesise shqiptare është e mundur kur i huaji plotëson kriteret e parashikuara në nenin 8 të ligjit Nr. 113/2020 “Për Shtetësinë”. Kërkesa për fitimin e shtetësise shqiptare paraqitet pranë strukturave vendore përgjegjëse të Policisë së Shtetit të vendbanimit të personit.

    Ne nenin 8 te Ligjit 113/2020 percaktohen kushtet e fitimit te shtetesise me natyralizim:
    1. Shtetësia shqiptare fitohet me natyralizim nga i huaji që ka paraqitur kërkesë dhe plotëson kushtet e mëposhtme:
    a) ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç;
    b) ka zotësi juridike për të vepruar;
    c) qëndron në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 7 (shtatë) vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe ka përfituar leje të përhershme qëndrimi, të vlefshme në momentin e paraqitjes së kërkesës, sipas ligjit për të huajt;
    ç) ka banesë në përputhje me standardet e miratuara të banimit në Republikën e Shqipërisë;
    d) disponon të ardhura dhe burime financiare të ligjshme, të mjaftueshme për jetesën në Republikën e Shqipërisë, që përkojnë me standardin minimal të jetesës, të indeksuar çdo vit në lidhje me indeksin e çmimeve të disa mallrave të zgjedhura, të parashikuar në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
    dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike;
    e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë;
    ë) nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

    I huaji, që është i martuar me shtetas shqiptar për një periudhë prej jo më pak se 3 (tre) vjetësh, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim, edhe nëse nuk plotëson kushtet e përcaktuara në shkronjat “c” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për 1 (një) vit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/22 at 12:32 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Te drejtat e mia si nene ne lidhje me djalin

    Pershendetje. Ne baze te parimeve te se drejtes nderkombetare private, vendimet gjyqesore zbatohen jo vetem ne shtetin ku ato jane leshuar, por edhe ne shtetet e huaja, mjaft qe vendet perkatese te njihen reciprokisht me njeri tjetrin, problem qe ne rastin konkret nuk ekziston. Ne rast te refuzimit te babait te djalit per t’ju dhene mundesine qe ta takoni djalin ne Norvegji, ju keni dy mundesi: te kerkoni nga autoritetet shqiptare qe te zbatohet vendimi i gjykates. Kjo realizohet me ane te bashkepunimit ndermjet policive perkatese. Se dyti, te kerkoni qe vendimi i gjykates shqiptare te njihet ne Norvegji dhe me pas ta adresoni ceshtjen drejtperdrejte prane autoriteteve norvegjeze. Duhet te keni parasysh se interesi i larte i femijes eshte shume i rendesishem ne vende si Norvegjia dhe refuzimi i babait per te respektuar nje vendim gjyqesor, pavaresisht se eshte i nje gjykate shqiptare, mund t’i rrezikoje atij edhe kujdestarine e femijes.

    Go to comment
    2021/05/21 at 2:59 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per perfundimin e ushtrimit te detyres

    Pershendetje. Ne parim, caktim i drejtuesit te fakultetit nga ana e Rektorit deri ne momentin e zgjedhjes se tij sipas ligjit te arsimit te larte eshte ne diskrecionin e rektorit. Rektori nuk ka te drejte te zgjidhe kontraten e punes me kete person si staf akademik, por ka te drejte qe te emeroje nje person tjeter, me mandat te perkohshem deri ne zgjedhjen e Dekanit nga stafi dhe studentet.

    Go to comment
    2021/05/21 at 2:52 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shkembim metrash katrore prone

    Pershendetje. Pyetja e shtruar nuk eshte shume e qarte. Megjithate lidhur me shkembimin e pjeses perkatese ne nje send te paluajshem, bashkepronari ka liri ta disponoje sipas deshires. I vetmi perjashtim qe ben Kodi Civil eshte rasti i shitjes, kur eshte i detyruar qe te zbatoje parimin e parablerjes, kundrejt bashkepronareve te tjere, perpara se te kerkoje qe ta blejne persona te trete.
    Lidhur me heqjen dore nga pronesia, ajo i kalon atij/atyre personave ne favor te te cileve hiqet dore. Kodi Civil nuk e rregullon kete gje, pasi heqja dore nga pronesia duhet te behet nepermjet kontrates perkatese, sic eshte psh dhurimi, apo shitja.

    Go to comment
    2021/05/21 at 2:39 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on OSHEE Debi

    Pershendetje.
    Ju jeni trashegimtar i detyrimeve te babait tuaj, deri ne vleren e pasurive te trasheguara.
    Me tej per rastin tuaj duhet te dini cfare veprimesh jane ndermarre lidhur me detyrimet tuaja deri ne kete moment, pra nese eshte kerkuar ne gjykate nxjerrja e urdhrit te ekzekutimit dhe nese eshte vene ne ekzekutim ky detyrim. Ne kete skenar kur te filloje ekzekutimi, do duhet te kundershtoni veprimet e permbaruesit rast pas rasti ne gjykate.
    Nese deri ne kete moment, asnje aksion ligjor nuk eshte kryer, kerkimi per detyrimet tuaja eshte parashkruar dhe OSHEE nuk mund te kerkoje gjyqesisht pagimin e tyre.
    Nese doni te arrini nje marreveshje per pagimin e detyrimeve, do duhet te beni nje kerkese prane OSHEE per dicka te tille.
    Ne cdo rast, perpara cdo veprimi, duhet te merrni informacion te plote e te qarte mbi shumen e detyrimit, kamatevonesave dhe nese ka nderkohe aksione ligjore nga OSHEE, duke mbajtur ne konsiderate se sipas Kodit Civil, shuma e kamatave nuk mund te kaloje shumen e detyrimit.

    Go to comment
    2021/05/21 at 7:40 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Tatim mbi kalimin e pronesise se pasurise

    Pershendetje
    Ju bejme me dije se përjashtohen nga tatimi i të ardhurave, transaksionet apo marrëveshjet për dhurimin e pasurive midis familjarëve të afërt, midis bashkëshortëve, prindërve te fëmijët dhe anasjelltas. Perjashtim nga tatimi i 15% vlen vetem per pronen e pare te dhuruar.
    Udhezimi i Ministrise se Financave dhe Ekonomise Nr. 15, datë 3.4.2020 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Udhezimin nr.5, date 30.01.2006 “Per tatimin mbi te ardhurat” percakton: “Të ardhura të përjashtuara”, jane: Të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria”.
    Në momentin e dhurimit, përveç aktit të dhurimit ose të heqjes dorë për kalimin e së drejtës të pronësisë së banesës dhe ose truallit, duhet të paraqitet dhe depozitohet pranë noterit, dokumenti/vërtetimi që provon lidhjen gjinore në familje ndërmjet palëve që mund të jenë bashkëshort/bashkëshorte, prind/fëmijë dhe anasjelltas.
    Per sa me siper, vleresoj se nuk jeni ne kushtet per tu perjashtuar nga aplikimi i tatimit mbi te ardhurat.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/21 at 7:36 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ankese per zvarritje te procesit gjyqesor

    Pershendetje

    Legjislacioni parashikon qe ceshtjet duhet te shqyrtohen brenda nje afati te arsyeshem. Afati i arsyshem per gjykimin e ceshtjeve ne shkalle te pare eshte 2 vjet sipas Kodit te procedures Civile.
    Ju mund te beni nje kerkese per konstatimin e shkeljes se afatit te arsyeshem, e cila ne rastin tuaj depozitohet dhe shqyrtohet nga gjykata e apelit, në juridiksionin e të cilës ndodhet gjykata e shkallës së parë. Ne te njejten kerkese kerkohet gjithashtu edhe pershpejtimi i gjykimit te ceshtjes.

    Ne rast te pranimit te kerkeses per konstatimin e afatit te arsyeshem nga gjykata e apelit, me tej ju lind e drejta te kerkoni shperblimin e demit nga gjykata qe ka zvarritur gjykimin e ceshtjes. Kete kerkim mund ta paraqisni jo me vone se 6 muaj pas vendimit te gjykates se apelit per konstatimin e shkeljes.

    Me tej, nese ju keni pretendime mbi menyren e gjykimit dhe trajtimit te ceshtjes ne menyre jo profesionale mund te paraqisni ankesen tuaj prane ILD-se (Inspektoriatit te Larte te Drejtesise).

    Go to comment
    2021/05/21 at 7:35 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Rimarrje e mbiemrit te vajzerise

    Pershendetje,

    Ju duhet te depozitoni per rregjistrim prane zyres se gjendjes civile vendimin e gjykates per zgjidhjes e marteses. Nje nga pasojat e rregjistrimit te vendimit te zgjidhjes se marteses eshte edhe pushimi i se drejtes per te perdorur mbiemrin e ish-bashkeshortit.
    Ne rast se ruajtja (perdorimi) i mbiemrit te ish-bashkeshortit pas zgjidhjes se marteses, ju eshte njohur ne baze te vendimit gjyqesor te zgjidhjes se marteses (divorcit), atehere, krahas rregjistrimit te vendimit te divorcit, duhet te beni kerkese prane zyres se gjendjes civile edhe per ndryshim mbiemri. Kete kerkese per ndryshim mbiemri mund ta beni vetem 1 here sipas percaktimeve te nenit 57 te ligjit “Per Gjendjen civile”, i ndryshuar.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/05/21 at 7:31 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorci

    Pershendetje,

    Po, ju mund te hapni procesin gjyqesore per zgjidhje te marteses, por eshte e nevojshme qe te keni nje adrese te sakte te pales se paditur ne menyre qe te respektohen te drejtat e tija proceduriale per te marre pjese ne proces. Nese pas procedures se thirrjes dhe verifikimit konstatohet mungesa pa nje shkak te arsyeshem e njerit prej bashkeshorteve (pales se paditur ne rastin tuaj), gjykata do te vendose vijimin e gjykimit te mungese te pales se paditur (ish-bashkeshortit). Seanca e pare eshte seance pajtimi, ku prezenca e paleve eshte e detyrueshme. Por edhe ne kete rast, pas perseritjes se njoftimit, nese ish-bashkeshorti nuk paraqitet, gjykimi vijon ne mungese te tij.

    Pra, mungesa e te paditurit nuk pengon gjykimin e zgjidhjes se marteses.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/21 at 7:27 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Akt trashegimie

    Pershendetje

    Prane nje zyre noterie, do te duhet fillimisht te celet deshmia e trashegimise testamentare nese babai ka lene testament. Nese nuk ka testament apo nese rezulton se testatori nuk ka disponuar per te gjitha pasurite e tij, atehere do te behet celja e trashegimise ligjore e pas kesaj makina do regjistrohet ne emer te trashegimtareve qe rezultojne nga trashegimia, ligjore apo testamentare sipas rastit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/21 at 7:22 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Menyra e blerjes se oborrit funksional

    Pershendetje. Situata juaj ligjore rregullohet nga Ligji 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”; VKM Nr. 827, datë 30.9.2020, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objekteve pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim”. Ju keni te drejte te aplikoni ne ASHK per te fituar pronesine per oborrin funksional. Per kete duhet te aplikoni prane ASHK.
    Ju keni te drejte qe te aplikoni me procedure te përshpejtuar, e cila perfundon brenda tre muajve, ose me procedure te zakonshme per te cilen VKM nuk percakton nje afat. Lidhur me cmimin, pika 13 e VKM-së parashikon se: “13. Subjektit, me kërkesë, mund t’i kalojë pronësia edhe për sipërfaqe mbi 300 (treqind) m2, kundrejt pagesës, me kusht që të posedohet efektivisht në terren, vërtetuar në momentin e evidentimit në terren, nëpërmjet rrethimit. Për sipërfaqet shtesë subjekti duhet të paguajë vlerën e truallit sipas hartës së vlerës së pronës.”

    Go to comment
    2021/05/20 at 9:39 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Procedure gjyqesore

    Pershendetje. Kujdestari ligjor ka te drejte qe te caktoje nje avokat per t’u perfaqesuar ne proceset ligjore, qofte per pamundesi per t’u paraqitur, por qofte edhe per shkak te nevojes per te pasur nje keshillim ligjor profesional.

    Go to comment
    2021/05/20 at 9:27 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Gjykata

    Pershendetje

    Legjislacioni parashikon qe ceshtjet duhet te shqyrtohen brenda nje afati te arsyeshem. Afati i arsyshem per gjykimin e ceshtjeve ne shkalle te pare eshte 2 vjet sipas Kodit te procedures Civile.
    Ju mund te beni nje kerkese per konstatimin e shkeljes se afatit te arsyeshem, e cila ne rastin tuaj depozitohet dhe shqyrtohet nga gjykata e apelit, në juridiksionin e të cilës ndodhet gjykata e shkallës së parë. Ne te njejten kerkese kerkohet gjithashtu edhe pershpejtimi i gjykimit te ceshtjes.

    Ne rast te pranimit te kerkeses per konstatimin e afatit te arsyeshem nga gjykata e apelit, me tej ju lind e drejta te kerkoni shperblimin e demit nga gjykata qe ka zvarritur gjykimin e ceshtjes. Kete kerkim mund ta paraqisni jo me vone se 6 muaj pas vendimit te gjykates se apelit per konstatimin e shkeljes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/20 at 8:20 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leje vjetore pasi kthehesh nga leja e lindjes

    Pershendetje

    Periudha e raportit te paaftesise se perkohshme per pune konsiderohen si periudhe vjetersie ne pune dhe per te llogaritur lejen vjetore qe i takon punemarresit llogariten njesoj si ditet e punes (Neni 92, pika 3 e Kodit te Punes). Pra, punemarresi qe eshte me raport leje lindje, ka te drejte qe te kerkoje qe kjo periudhe t’i perfshihet ne llogaritjen e lejes vjetore per periudhen perkatese.
    Pushimi vjetor shtyhet kur punëmarrësi, gjatë periudhës së këtij pushimi, ka qenë i shtruar në spital ose ka qëndruar në shtëpi, për shkak sëmundjeje ose aksidenti, të vërtetuar me raport mjekësor. Pra, vleresoj se me perfundimin e lejes se lindjes, ju mund te kerkoni lejen tuaj vjetore, njesoj sikur te keni qene duke punuar, pra aq sa i takojne nje punemaresi qe ka punuar pergjate vitit respektiv sips Kodit te Punes. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/20 at 8:15 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Regjistrimi si person fizik pa punemarres

    Pershendetje
    rregjistrimi i bizniesit te vogel (person fizik) mund te behet nepermjet portalit e-albania ne linkun ne vijim https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=4930.
    Ju bejme me dije se eshte e nevojshme qe per rregjistrim te deklarohet nje adrese ku ju ushtroni aktivitetin. Edhe pse ju nuk keni te punesuar, ju deklaroni dhe paguani sigurime shoqerore e shendetesore per veten tuaj.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/20 at 8:14 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kundravajtje

    Pershendetje. Afati i ankimit administrativ, apo gjyqesor i nje akti administrativ, duhet te percaktohet ne permbajtje te tij, ne pjesen e fundit te aktit. Vendimet e IMT, zakonisht kane nje afat 10 ditor ankimi ne gjykate. Ky afat fillon nga e nesermja e komunikimit te vendimit. Nese ne fund te aktit nuk ka nje perckatim te tille, atehere zbatohet afati i pergjithshem i ligjit per gjykimet administrative, qe eshte 45 dite.

    Go to comment
    2021/05/18 at 4:41 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontrata e porosise

    Pershendetje. Po eshte e mundur tjetersimi i pasurise qe ende nuk eshte regjistruar. Ne kete rast ju nuk mund te lidhni nje kontrate shitje, pasi shitja mund te behet vetem pasi te jete regjistruar prona ne regjistrat kadastrale, por keni te drejte te lidhni nje kontrate per kalimin e te drejtave qe ju rrjedhin nga kontrata e porosise se lidhur me shoqerine ndertuese. Nje mundesi tjeter, eshte qe te lidhet nje kontrate sipermarrjeje, me tre pale, duke perfshire edhe subjektin ndertues, duke deklaruar qe jeni ju qe kaloni te gjitha te drejtat qe keni, tek personi i trete.

    Go to comment
    2021/05/18 at 4:35 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Certifikate pronesie

    Pershendetje. Rregjistrimi i AMTP-ve rregullohet nga ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te regjistrimit te pasurise” dhe nga VKM Nr.1174, datë 24.12.2020 “Për procedurat e regjistrimit të amtp-ve, saktësimin e kufijve e sipërfaqeve, si dhe normat për sipërfaqet shtetërore shtesë e pronat shërbyese”. Kriteret e percaktuara ne ligj dhe ne VKM per regjistrimin e AMTP-se jane:
    Neni 7 i ligjit 20/2020, “Regjistrimi i aktit të marrjes së tokës në pronësi”, përcakton shprehimisht se:
    “1. Akti i marrjes së tokës në pronësi, i përfituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, i paregjistruar në regjistrin e pasurive të paluajtshme, nuk i nënshtrohet verifikimit të vlefshmërisë nga ASHK-ja. Ai regjistrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme nëse plotësohen njëkohësisht kriteret e mëposhtme:
    a) përfituesi i AMTP-së ka qenë i legjitimuar për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimuar, ka përfituar tokën, për të cilën i është hequr pronësia atij apo trashëgimlënësit gjatë krijimit të ishkooperativës apo ish-ndërmarrjes bujqësore;
    b) përfituesi i AMTP-së ka marrë tokë në territorin e vetëm një ish-kooperative ose ishndërmarrjeje bujqësore;
    c) toka për të cilën është lëshuar AMTP-ja nuk ka qenë “truall”, “vepër e infrastrukturës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh” ose “sipërfaqe ujore”, në kohën e lëshimit të aktit.
    Per te bere regjistrimin, duhet te paraqitet pervec AMTP-se, certifikata e trungut familjar e 1 gushtit 1991; plani i rilevimit te prones; certifikata e trungut familjar aktuale.

    Go to comment
    2021/05/17 at 9:04 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Numri i paralajmerimeve per pushim nga puna

    Pershendetje. Kodi i Punes nuk percakton ne menyre numerike numriin e paralajmerimeve te nevojshme, qe zgjidhja e menjehershme e kontrates se punes, te konsiderohet per shkaqe te justifikuara. Neni 153, percakton se vleresimin perfundimtar per shkaqet e justifikuara e ben gjykata, kur ceshtja i kalon asaj per shqyrtim. Konsiderohen shkaqe të justifikuara rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim të punëdhënësit. Ceshtja shkon ne gjykate, kur punemarresi pretendon se veprimet e punedhenesit jane ne kundershtim me Kodin e Punes. Ne kete rast punedhenesi ka barren e proves, pra detyrimin qe t’i provoje gjykates se ekzistojne keto shkaqe. Parlajmerimi dy here me shkrim, mund te perbeje shkak te justifikuar, por sigurisht ne varesi te shkeljeve per te cilat jane dhene keto paralajmerime. Duhet te keni parasysh qe edhe ne rastin e zgjidhjes per shkaqe te justifikuara, punedhenesi ka detyrimin te respektoje proceduren e zgjidhjes se kontrates se punes.

    Go to comment
    2021/05/17 at 8:49 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Njohje atesie

    Përshëndetje! Ju mund ti drejtoheni Gykatës së Rrethit Gjyqësor në bazë të nenit 183 të Kodit të Familjes, duke kërkuar vërtetimin e atësisë së fëmijës, sipas nenit 183 te KOdit te Familjes, duke u kujdesur qe kete ta beni brenda afatit ligjor 3 vjecar nga lindja e femijes. Kete kerkim mund ta beje edhe vete femija ne cdo kohe pasi mbush moshen madhore. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/17 at 6:10 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Perfaqesimi ne Gjykate

    Pwrshendetje
    Nese prokura ka qene e hartuar qe te jete e vlefshme per te dy shkallet e gjykimit atehere ajo vlen edhe per Gjykaten e Apelit .
    Ndersa per deklarimim ne seance, ju mund ti kerkoni serisht avokatit t’iu perfaqesoje dhe ne shkalle te dyte por deklarimi qe keni bere ne seance vlen vetem per ceshtjen e gjykuar ne gjykaten e shkalles se pare.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/17 at 6:04 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Rimarja e mbiemrit

    Pershendetje,

    Ligji per gjendjen civile parashikon dy raste te ndryshimit te mbiemrit, ne rastin e marteses dhe kur kerkohet nga vete personi. Cdo person ka te drejte te kerkoje ndryshimin e mbiemrit te tij, vetem nje here, por kur ka arsye papershtatshmerie, pra kur behet fjale per mbiemra fyes, racist, qesharak, etj., qe nuk eshte rasti juaj.

    Pra, mbiemri (sikurse dhe emri) nuk mund te ndryshohen per shkaqe te tjera, pervec atyre te percaktuara ne ligj (sic jane martesa apo papershtatshmeria). Nese ju nuk ndodheni ne kushtet e nje mbiemri te papershtatshem, atehere vleresoj se kerkesa juaj nuk mund te merret parasysh nga ZGjC.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/17 at 6:01 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kodi i Punes i ndryshuar

    Pershendetje. Dispozitat e Kodit te Punes qe rregullojne kohën javore të punës dhe të pushimit, orët jashtë orarit, punën në ditët e festave zyrtare dhe punën e natës, nuk zbatohen per kontratat e punes, ne te cilat vendi i ushtrimit te punes eshte shtepia, apo nje vend i ndryshem nga vendi i ushtrimit te aktivitetit te punedhenesit. Kjo do te thote se rregullat per punen ne turnin e dyte dhe te trete, ne keto lloj kontratash vlejne vetem nese vete palet i kane parashikuar ne kontrate dhe nuk zbatohen automatikisht, sic ndodh ne kontratat e zakonshme te punes.

    Go to comment
    2021/05/17 at 6:59 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontratë porosie

    Pershendetje. Kontrata e kaparit eshte kontrata aksesore, ose ndihmese, e cila garanton permbushjen e nje kontrate tjeter. Ju duhet qe ne momentin e pare te lidhni nje kontrate sipermarrje, pjese te se ciles do te beni dhe kontraten e kaparit. Ne kontrate duhet te specifikoni me detaje te gjitha kushtet e pageses, datat perkatese te kryerjes se pageses dhe menyren. Pagesa duhet te kryhet nepermjet bankes. Nuk eshte e nevojshme te lidhet kontrate e re, per cdo pagese, pasi ato jane pjese e permbushjes se kontrates se sipermarrjes. Ne momentin e regjistrimit te pasurise ne Agjencise Shteterore te Kadastres, do te lidhet kontrata perfundimtare e shitjes. Ju keshillojme qe kontraten e sipermarrjes ta regjistroni ne ASHK, per te shmangur cdo lloj mundesie per t’u tjetersuar tek persona te trete, apo per t’u lene garanci ne banke.

    Go to comment
    2021/05/17 at 6:54 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Si garantues

    Pershendetje,
    Nese ju jeni ne cilesine e dorezanesit ne kontraten e kredise, atehere ekzekutimi i detyrimit do te shtrihet edhe mbi pasurine e tuaj, duke qene se ju keni marre persiper t’i siguroni kreditorit (institucionit financiar) ekzekutimin e detyrimit ( te debitorit). Paga mund te preket, por duke lene te lire pjesen e minimumit jetik, te njohur nga Gjykata e Larte, e cila perkon me pagen minimale te miratuar sipas ligjit. Nga ana tjeter ekzekutimi shtrihet mbi cdo pasuri tuajen te luajtshme e te paluajtshme, sigurisht per pjesen takuese tuajen ne cdo pasuri.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/16 at 6:31 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Model i kërkese padie per zgjidhje martese

    Pershendetje

    Zgjidhja e martesës me pëlqimin reciprok të bashkëshortëve, rregullohet nga nenet 125-128 të Kodit të Familjes së Republikës së Shqipërisë. Nga parashikimet e ketyre dispozitave percaktohet se si procedohet nepermjet zgjidhjes së martesës me pëlqimin e bashkëshortëve. Së pari, e gjithë procedura gjyqësore fillon me paraqitjen e një kërkese të përbashkët të të dy bashkëshortëve, të cilët përcaktojnë se duan që të zgjidhin martesën e tyre.  Kjo kërkesë mund të paraqitet në gjykatë ose nga bashkëshortët personalisht ose nga përfaqësuesit e tyre respektivë. Së dyti me kërkesën për zgjidhjen e martesës, bashkëshortët duhet t’i paraqesin gjykatës edhe një projektmarrëveshje në të cilën të jetë parashikuar mënyra e rregullimit të pasojave që vijnë si rrjedhojë e zgjidhjes së martesës, të cilat janë :

    Lënien për rritje dhe edukim të fëmijëve të mitur dhe përcaktimin e të ardhurave për rritjen dhe edukimin e tyre.Kontributin e secilit bashkëshort në favor të bashkëshortit nevojtar.Rregullimin e marrëdhënieve pasurore midis bashkëshortëve.

    Së treti, gjykata ka për detyrë të shqyrtojë kërkesën e dy bashkëshortëve. Nëse gjykata bindet për sa më sipër, vendos zgjidhjen e martesës dhe në të njëjtin vendim, miraton dhe marrëveshjen që rregullon pasojat e zgjidhjes së martesës.

    Kerkesa si strukture duhet te permbaje elementet si meposhte : Kerkuesit: gjeneralitetet e paleve
    Objektin :miratimin e projekt marreveshjes se zgjidhjes se marteses dhe pasojave te saj
    Bazen ligjore : neni 125 i Kodit te Familejes
    Ne vijim parashtroni arsyet e zgjidhjes se marteses.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/16 at 6:23 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Marrja e kujdestarise se femijes nga gjyshja behet me kerkese te thjeshte apo kerkese-padi

    Përshëndetje! Ju duhet ti drejtoheni Gjykatës së rrethit Gjyqësor ku keni vendbanimin, me anë të një kërkesë me objekt caktimin e kërkuesit si kujdestar ligjor. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/16 at 4:34 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Sa denohet

    Pershendetje
    Ne vijim te pergjigjes se pare ne lidhje me masen e denimit , ju bejme me dije se per cdo shtyrje seance , gjyqtari i ceshtjes informon ne seance edhe per shkakun e shtyrjes. Nese ju jeni te paqarte per arsyen e shtyrjes se seancave, mund te kerkoni tiu vihen ne dispozicion procesverbalet e seancave.
    Kerkesen e dorezoni prane sekretarise se gjykates.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/16 at 10:17 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Sa denohet

    Pershendetje
    Prindërit kanë detyrimin për ushqim ndaj fëmijëve të tyre, kur këta nuk kanë mjete të
    mjaftueshme për të jetuar.
    Mospagimi i detyrimit ushqimor perben kundervajtie penale. Perkatesisht Neni 125 i Kodit Penal parashikon se: “Mosdhënia e mjeteve të nevojshme për jetesën e fëmijëve, të prindërve ose të bashkëshortit, nga personi që në zbatim të një vendimi gjyqësor detyrohet ta japë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.”
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/16 at 7:34 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshimi i poziconit te punes

    Pershendetje
    Ne parim, kontrata e punës është veprim juridik i dyanshëm (neni 12 i Kodit të Punës) që lidhet me vullnetin e lirë të dy palëve. Edhe ndryshimi i kontratës së punës (elementet e saj- ndryshimi i pozicionit te punes) bëhet në të njëjtën mënyrë, në mënyrë konsensuale, me marrëveshjen dhe pëlqimin e dhënë mes palëve sipas ligjit (neni 21 pika 1).
    Pavarësisht se mund të ekzistojnë rrethana të justifikuara si ristrukturimi, etj., Kodi ynë i Punës, nuk i njeh shtetit dhe punëdhënësve asnjë të drejtë të “transferojnë“ punëmarrësit në punë e detyra të tjera në mënyrë të njëanshme, qoftë edhe brenda të njëjtit subjekt, nëse nuk ka dakordësi paraprake nga të dy palët përsa i përket pranimit ose jo nga punëmarrësi të ndryshimit të kushteve të kontratës së punës që vijnë për shkak të ristrukturimit.
    Është në çmimin dhe njëkohësisht në riskun, si të punëdhënësit ashtu edhe të punëmarrësit, të vlerësojnë sjelljen e tyre, përkatësisht, në rast të nevojës për ristrukturim, si edhe të interesit për të pranuar ose jo ndryshimin e kontratës së punës që vjen nga ky ristrukturim. Nëse nga ristrukturimi rrjedh suprimimi apo ndryshimi i pozicionit dhe përshkrimit të punës së punëmarrësit, punëdhënësi ka vetëm dy alternativa. Së pari, t’i ofrojë punëmarrësit një kontratë të re apo të ndryshuar pune sipas pozicionit dhe përshkrimit përkatës të ri të punës. Në këtë rast palët nuk mund t’i imponohen njëra-tjetrës, as punëdhënësit për të mbajtur pozicionin e punës dhe as punëmarrësit për të pranuar “transferimin” në pozicion tjetër pune. Por, të dy palët, kanë të drejtën t’i propozojnë njëra tjetrës ndryshimin apo lidhjen e kontratës së re të punës dhe, nëse nuk bien dakord, vjen “pushimi” nga puna i punëmarrësit, pra marrëdhënia ekzistuese punës quhet e përfunduar.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/16 at 7:29 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndriyshimi i vitit të lindjes

    Pershendetje
    Ju bejme me dije se për të korrigjuar të dhënat e pasqyruar gjendjen civile , për shkak të një gabimi të provuar material, të bërë gjatë transkriptimit të akteve të gjendjes civile, mund të paraqesë kërkesë pranë zyrës së gjendjes civile ku keni vendbanimin.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:

    a)  kopje të aktit të lindjes;

    b)  çdo dokument tjetër që provon gabimin.

    Në rastin e gabimeve materiale të provuara në një akt të gjendjes civile, ju, mund të kërkojni ndreqjen e gabimit të ndodhur, kur provojni gabimin material gjatë kryerjes së veprimeve në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Nëpunësi i gjendjes civile, pas pranimit të kërkesës dhe dokumenteve shoqëruese, ia përcjell atë për vendim Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, së bashku me një mendim mbi themelin e saj. Vendimi i drejtorit i komunikohet prefektit të qarkut përkatës dhe ky i fundit ka të drejtë t’ia njoftojë atë Komisionit Kombëtar.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/16 at 7:26 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on kundravajte

    Përshëndetje!
    Në rast të konstatimit të shkeljeve, Inspektorati mban një procesverbal dhe brenda 10 ditëve nga konstatimi i kundërvajtjes, IKMT dhe ai i Njësisë Vendore nxjerrin vendimin për marrjen e masave përkatëse dhe dhënien e sanksioneve administrative, të cilat nënshkruhen nga kryeinspektori.
    Vendimi do ju komunikohet dhe ju, dhe ju mund ta abkimoni ate brenda afatit te percaktuar ne vendim.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/15 at 8:20 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pension ushqimor per femijen

    Pershendetje
    Kodi i Familjes percakton ne nenin 3 se : Prindërit kanë detyrë dhe të drejtë të kujdesen për mirërritjen, zhvillimin, mirëqenien, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të lindur nga martesa ose jashtë martese.” Gjithashtu ne nenin 4 te tij percaktohet se : “Fëmijët e lindur jashtë martese kanë të njëjtat të drejta dhe detyra si fëmijët e lindur nga martesa.” Per sa kohe partneri juaj njeh atesine e femijes, nuk eshte i nevojshem celebrimi per te permbushur detyrimet prinderore nga secili prej prinderve.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/15 at 8:17 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Te rimarr emrin lindje.

    Pershendetje
    Me ndryshimet qe ka pesuar ligji Nr.130/2013, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.10129, date 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, cdo shtetas ka të drejtë të ndryshojë emrin ose mbiemrin jo më shumë se një herë, me përjashtim të rasteve kur shtetasi kërkon të rimarrë emrin ose mbiemrin e rregjistruar në aktin e lindjes.

    Referuar Nenit 57/1, pika 3, të Ligjit Nr.130/2013, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.10129, date 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, të ndryshuar, kërkesa për ndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie. Ne rast se emri qe ju keni marre nuk eshte emer i papershtatshem, ju nuk mund ta ndryshoni ate.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/15 at 7:55 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Vaksinimi i punemarresve

    Përshëndetje! Nuk mund t’ju japim një informacion në lidhje me se si do procedohet me vaksinimin. Por, shërbimi elektronik “Kërkesë për vaksinim Covid-19”, pranë e-Albania, ju mundëson të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të kryejnë vaksinimin për Covid-19, të dërgojnë kërkesën e tyre online pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/14 at 4:46 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Pyetje per avokat - ndarja e pasurise nga bashkejetesa

    Përshëndetje! Nga sa ju parashtroni, ju keni pasur bashkejetese, pa lidhur martese. Ne bashkejetese, ne kuptimin qe i ka dhene Kodi i Familjes, ndryshe nga martesa, prezumohet se partneret jane nen regjimin e pasurive te ndara, pra cdo pasuri e krijuar nga secili partner, konsiderohet pasuri vetjake dhe jo e perbashket si ne martese. Ne keto kushte, meqe ju keni bashkëjetuar dhe nuk keni lidhur martesë, nuk keni asnjë të drejtë mbi pasurinë e fituar të bashkëjetueses dhe gjithashtu ajo nuk ka asnjë të drejtë mbi pasurinë tuaj, pervec kur provohet kontributi i saj ne krijimin e pasurise, gjate nje procesi gjyqesor me vendim te formes se prere. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/13 at 7:49 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Parashkrimi i denimit administrativ

    Përshëndetje! Neni 100 i Udhëzimit nr.24 datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, I ndryshuar, përcakton se:
    “1. E drejta për fillimin e procedurave për zbatimin e masave shtrënguese, sipas këtij kreu, parashkruhet brenda 5 viteve nga data kur detyrimi tatimor i papaguar duhej të kryhej.
    2. Afati i parashkrimit, і parashikuar në pikën 1 të këtij neni, ndërpritet gjatë periudhës: a) së ankimimit të detyrimit tatimor; b) kur detyrimi tatimor është objekt i një kontrolli ose hetimi zyrtar nga administrata tatimore; c) kur detyrimi tatimor është objekt i një çështjeje penale.” Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/13 at 5:53 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Vonese ne seanca gjyqesore

    Përshëndetje! Data e caktimit të seances gjyqësore është në varësi të numrit të kërkesave të depozituara si dhe ngarkesës së gjyqëtarëve.
    Në rast se ju vereni vonesa dhe tejzgjatje te paarsyeshme te procesit gjyqesor, ju mund te kerkoni demshperblim per shkak te kesaj zvarritje nga ana e gjyqtarit, sipas parashikimeve te Kodit te Procedures Civile, neni 399/3 pika 2, sipas te ciles: “Palët në proces mund të kërkojnë konstatimin e tejzgjatjes së procedurave, sipas nenit 399/6 pika 1, edhe pa kaluar afatet e mësipërme, duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes, objektin e mosmarrëveshjes, të procedimit ose të gjykimit, sjelljen e organit që po kryen procedurat, si dhe të çdo personi tjetër të lidhur me çështjen, kur pretendojnë zvarritje të hetimit, gjykimit ose ekzekutimit të vendimit.”
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/13 at 4:07 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Tapia e shtepise -Vërtetim i pronësie

    Pershendetje
     
    Ne nenin 19 te ligjit 111/2018 “Per Kadastren” percaktohet se “ Vërtetimi i pronësisë është akti zyrtar që lëshohet për të provuar se pronari ka depozituar dokumentet ligjore për regjistrim, por prona ndodhet në një zonë kadastrale që nuk i është nënshtruar ende regjistrimit fillestar”.

    Pra, vertetimi i pronesise eshte nje dokument zyrtar unik që Agjencia Shtetërore e Kadastrës lëshon për pronaret e pasurive të paluajtshme. Ky dokument leshohet deri ne momentin qe zona kadastrale ku ndodhet pasuria juaj t’i nenshkrohet rregjistrimit fillestar sistematik sipas nenit 30 te ketij ligji. Me perfundimin e ketij procesi teknik qe lidhet me ligjerimin perfundimtar te rregjistrimeve (per te cilin ju do te njoftoheni publikisht dhe do te keni mundesi per te konsultuar te dhenat e pasurise tuaj), atehere do te mund te pajiseni nga ASHK-ja me “certifikate pronesise” mbi pasurine.  

    Mbi bazen e ketij dokumenti zyrtar (vertetim nga rregjistrat hipotekor) te leshuar nga Drejtoria Vendore e ASHK-se, ju mund te kryeni cdo veprim mbi pasurine tuaj, ta shisni, ta dhuroni, ta kembeni, ta lini hipoteke ne banke, etj. Nisur nga gjendja ligjore ne te cilen eshte aktualisht regjistrimi i pasurise tuaj, ky dokument mund te konsiderohet si “tapia e shtepise”.

    Faleminderit, 

    Go to comment
    2021/05/13 at 4:06 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Lejet e detyruara ne karantine

    Pershendetje. Lidhur me lejen vjetore Kodi i Punes parashikon: “Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk
    duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje. E drejta e pushimeve që nuk jepen nga punëdhënësi ose nuk merren nga punëmarrësi parashkruhet brenda tre vjetëve nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë.”
    Nese ju jeni ne gjendje te vertetoni se keni kryer pune gjate periudhes se karantines, atehere pagesa per ate periudhe nuk mund te konsiderohet leje vjetore.
    Ne cdo rast ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates (ne afatet 3 vjet nga lindja e se drejtes) per pretendimet tuaja ne lidhje me lejen e papaguar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/13 at 3:57 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkesa per ndryshim ose shtim emri

    Pershendetje,

    Ne nenin 57 te ligjit per “Per Gjendjen Civile”, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit. Sipas kesaj dispozite, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane taksative: 1) papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emrave te papapershtatshem); dhe 2) korrigjimi i gabimeve.
    Pra, nese ndryshimi/shtimi i emrit lidhet me papershtatshmerine e tij apo si pasoje e gabimeve ne traskriptimin e tij ne rregjistrat e Zyres se Gjendjes Civile, atehere mund te kerkoni ndryshimin e emrit. Ne te kundert, vleresojme se kerkesa juaj per ndryshim/shtim emri nuk ploteson kriteret ligjore per t’u pranuar. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/05/13 at 3:50 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Urdhri i ekzekutimit ndaj ASHK

    Pershendetje. I vetmi autoritet kompetent per ekzekutimin e Urdherit te Ekzekutimit eshte permbaruesi, qofte ky shteteror apo privat. Permbaruesit kane kompetence ne baze te ligjit qe te vendosin gjoba kundrejt personave publike, apo private te cilet refuzojne qe te ekzekutojne nje urdher ekzekutimi. Ju duhet t’ia kerkoni kete gje permbaruesit tuaj. Nga ana tjeter, ju keni te drejte qe dhe te beni kallezim per mosekzekutim te urdherit te ekzekutimit, kundrejt personave qe refuzojne te veprojne. Lidhur me vleren e detyrimeve permbarimore, ju bejme me dije se tarifat e permbarimit jane te percaktuar me akte nenligjore dhe ato parapaguhen nga kreditori, por ne fund te procesit te ekzekutimit, detyrimi i faturohet debitorit dhe kreditori krahas detyrimit kryesor merr edhe rimbursimin e shpenzimeve gjyqesore dhe permbarimore.

    Go to comment
    2021/05/13 at 10:43 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rruga qe duhet te ndjek per marrjen e nenshtetesise se gjyshes

    Pershendetje. Si legjislacioni shqiptar edhe ai grek, lejojne dy shtetesine. Kjo do te thote qe gjyshja juaj ka pasur te drejte qe ti kishte te dyja shtetesite. Shtetesia e nje vendi humbet vetem ne raste te vecanta dhe ne pergjithesi me kerkese te vete personit. Ne mungese te nje akti te tille, gjyshja juaj vijon te kete nenshtetesine greke. Juve nuk ju duhet qe te vertetoni prane autoriteteve shqiptare qe gjyshja juaj ka pasur edhe nenshtetesine greke, pasi nuk sjell asnje pasoje per ju, duke qene se aplikimi per shtetesi grege behet vetem prane autoriteteve te shtetit grek. Juve ju duhet qe te grumbulloni dokumentet e nevojshme ne Greqi, qe vertetojne qe gjyshja ka pasur nenshtetesi greke dhe me pas te aplikoni ne perputhje me legjislacionin kombetar grek per te perfituar shtetesine greke.

    Go to comment
    2021/05/13 at 10:38 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Parashkrimi i denimit administrativ

    Përshëndetje! Udhëzimi nr.24 datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, në bazë të nenit 100 pika 1 në rastin e parashkrimit të së drejtës për fillimin e procedurave për zbatimin e masave shtrënguese përcakton se: “Procedurat për mbledhjen me force te tatimeve, qe janë procedurat për zbatimin e masave shtrënguese te parashikuara nga ligji, janë ne te drejtën e organit tatimor për tu filluar brenda 5 viteve nga data kur detyrimi tatimor duhej te paguhej. Detyrimi për te paguar tatimin është dita kur vlerësimi tatimor është hedhur zyrtarisht ne regjistrat apo sistemet elektronike te administratës tatimore. Një gjë e tille do te thotë, qe e drejta e administratës tatimore për te filluar zbatimin e masave shtrënguese parashkruhet me kalimin e 5 viteve nga data e mësipërme.”
    Pra, Udhëzimi parashikon që me kalimin e 5 viteve nga data e detyrimit tatimor masa administrative parashkruhet.
    Nga sa më sipër, ju mund ti drejtoni një kërkesë Drejtorisë Rajonale Tatimore, duke kërkuar të parashkruhet masa administrative dhe si rrjedhojë kjo masa administrative të hiqet nga sistemi. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/11 at 7:58 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese padi kunder Bashkise se Tiranes

    Pershendetje.
    Nisur nga sa parashtroni, ju bejme me dije se ju mund te perfitoni nga ligji per ndihmen juridike falas. Cdo person qe ka te ardhura te pamjaftueshme ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti, i cili do te merret me hartimin e kerekese padise dhe perfaqesimin ne gjyq. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.
    Sic ju eshte komunikuar edhe permes bisedes telefonike, ju mund te paraqiteni prane Qendres se Ndihmes Ligjore Falas prane Ministrise e Drejtesise, per t’u informuar dhe asistuar me tej ne plotesimin e dokumentacionit per perfitimin e ndihmes ligjore falas. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/11 at 7:55 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pushimet vjetore

    Pershendetje

    Periudha e raportit te paaftesise se perkohshme per pune konsiderohen si periudhe vjetersie ne pune dhe per te llogaritur lejen vjetore qe i takon punemarresit llogariten njesoj si ditet e punes (Neni 92, pika 3 e Kodit te Punes). Pra, punemarresi qe eshte me raport leje lindje, ka te drejte qe te kerkoje qe kjo periudhe t’i perfshihet ne llogaritjen e lejes vjetore per periudhen perkatese.
    Pushimi vjetor shtyhet kur punëmarrësi, gjatë periudhës së këtij pushimi, ka qenë i shtruar në spital ose ka qëndruar në shtëpi, për shkak sëmundjeje ose aksidenti, të vërtetuar me raport mjekësor. Pra, vleresoj se me perfundimin e lejes se lindjes, ju mund te kerkoni lejen tuaj vjetore. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/11 at 7:41 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Llogaritje page punonjesi administrate/kooperative

    Pershendetje. Puna prane institucioneve shteterore ne varesi te pozicionit dhe institucionit qe eshte ne cilesine e punedhenesit mund te rregullohet nga ligji per nepunesin civil, kur personi ka statusin e nepunesit civil, nga Kodi i Punes, ose ne raste specifike nga ligje te tjera te posacme (si psh. punonjesit e policise, mesuesit, etj..). Lidhur me pyetjen tuaj per vjetersine, nese vjetersia qe ju keni do t’ju llogaritet apo jo, varet nga ligji qe rregullon marredhenien tuaj te punes. Nese kontrata juaj e punes rregullohet nga ligji per nepunesin civil, atehere si vjetersi do t’ju konsiderohet vetem ajo qe ju keni ne sherbimin civil. Nese marredhenia e punes rregullohet nga Kodi i Punes, atehere si vjetersi ju llogaritet cdo vit pune, pavaresisht se ku keni punuar me pare. Persa i perket viteve te vjetersise ne kooperative, ato ju njihen si vjetersi me ane te vertetimit, pasi ne Kooperativat Bujqesore nuk plotesoheshin libreza pune, per asnje nga punonjesit. Vitet e punes ne keto institucione njihen me ane te dokumenteve arkivore perkates.

    Go to comment
    2021/05/11 at 10:20 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkim kthimi i depozites se babait - rivendosje ne afat (2)

    Pershendetje serish. Ne lidhje me pyetjen tuaj te pare, ju bejme me dije se ju eshte kthyer pergjigje, te cilen mund ta konsultoni ne linkun: https://juristionline.al/questions_of_civil/kerkim-kthimi-depozite-tebabait-per-te-cilen-nuk-ishim-ne-dijeni/

    Me poshte gjeni keshillen ligjore/vleresimin tone ne lidhje me rastin e prezantuar nga ana juaj: Sic dhe ju eshte kthyer pergjigjia nga ana e Bankes afati per te kerkuar kthimin e fondit te investimeve tashme ka kaluar. Lidhur me mundesine qe ju te rivendoseni ne afat, Kodi i Procedures Civile percakton konkretisht: “Kur palët ose prokurori, për arsye që rrjedhin nga forca madhore ose që nuk mund të ishin parashikuar nga ata, kanë tejkaluar afatin procedural ligjor ose atë të përcaktuar nga gjykata, mund t’i kërkojnë gjykatës rivendosjen në këto afate procedurale, përveç kur afatet kanë karakter prekluziv.”
    Kërkesa për rivendosjen e afatit të humbur shqyrtohet nga gjykata së cilës duhet t’i paraqiten edhe dokumentet që justifikojnë ose për të cilat kërkohet rivendosja e afatit. Gjatë shqyrtimit të kërkesës thirret edhe pala tjetër.
    Ne nuk mund t’ju themi se çfarë do të vendosë gjykata në këtë rast, pasi është në diskrecionin e saj, por nëse rezulton se në momentin e përmbushjes së afatit përfundimtar për kthimin e fondit, babai juaj nuk kishte ndërruar jetë, atëherë nuk përmbushen kushtet ligjore për të kërkuar rivendosje në afat. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/05/11 at 10:15 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkim kthimi i depozites se babait - rivendosje ne afat (1)

    Pershendetje. Sic dhe ju eshte kthyer pergjigjia nga ana e Bankes afati per te kerkuar kthimin e fondit te investimeve tashme ka kaluar. Lidhur me mundesine qe ju te rivendoseni ne afat, Kodi i Procedures Civile percakton konkretisht: “Kur palët ose prokurori, për arsye që rrjedhin nga forca madhore ose që nuk mund të ishin parashikuar nga ata, kanë tejkaluar afatin procedural ligjor ose atë të përcaktuar nga gjykata, mund t’i kërkojnë gjykatës rivendosjen në këto afate procedurale, përveç kur afatet kanë karakter prekluziv.”
    Kërkesa për rivendosjen e afatit të humbur shqyrtohet nga gjykata së cilës duhet t’i paraqiten edhe dokumentet që justifikojnë ose për të cilat kërkohet rivendosja e afatit. Gjatë shqyrtimit të kërkesës thirret edhe pala tjetër.
    Ne nuk mund t’ju themi se çfarë do të vendosë gjykata në këtë rast, pasi është në diskrecionin e saj, por nëse rezulton se në momentin e përmbushjes së afatit përfundimtar për kthimin e fondit, babai juaj nuk kishte ndërruar jetë, atëherë nuk përmbushen kushtet ligjore për të kërkuar rivendosje në afat.

    Go to comment
    2021/05/11 at 10:14 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Informacion per te levizur jashte vendit

    Pershendetje. Levizja jashte kufijve te vendit me femije te mitur nga njeri prej prinderve, behet vetem nese prindi tjeter nenshkruan nje deklarate noteriale, qe autorizon prindin per te levizur, ose kur ky autorizim nuk jepet vullnetarisht, atehere mund t’i drejtoheni gjykates me kerkese padi. Deklarata hartohet prane noterit dhe nenshkruhet nga bashkeshorti. Mund te behet e njejta deklarate per te dy femijet. Kini parasysh qe duhet te jete edhe ne anglisht.

    Go to comment
    2021/05/10 at 8:16 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Fitimi i pronesise me parashkrim fitues - Zona A

    Pershendetje. Cdo pasuri publike e cila eshte e tjetersueshme, eshte e mundur qe te fitohet me ane te parashkrimit fitues. Pra percaktimi i kushteve nese pasuria mund te fitohet apo jo me parashkrim fitues, nuk eshte e lidhur nga kategoria e tokes. Nese pyetja juaj trajton zonat arkeologjike te kategorise ‘A’, ju bejme me dije se ka mjaft te tilla qe jane ne pronesi private. Ajo qe ju duhet te vleresoni, eshte plotesimi i kushteve ne teresi te mundesise per te fituar pronesine me ane te parashkrimit fitues.

    Go to comment
    2021/05/10 at 8:14 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shtyrja e gjykimit

    Pershendetje
    Problematika duhet lidhet me mosplotesimin e trupes gjyqesore per shkak te mungeses se gjyqtareve nga procesi i vetingut. Ju lutem adresojeni problematiken tuaj prane Kryetarit te Gjykates, i cili do te duhet ta adresoje per zgjidhje prane Keshillit te Larte Gjyqesor, me qellim marrjen e masave per plotesimin e trupave gjyqesore. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/05/10 at 7:53 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Prokure

    Përshëndetje!

    Po, prokura eshte e vlefshme edhe ne rastin qe parashtroni ne pyetjen tuaj. Mjafton qe ne permbajtje te prokures te jete percaktuar shprehimisht tagri qe perfaqesuesi mund te kryeje kalimin e pronesise se pasurise se te perfaqesuarit edhe ne favor te vete atij (perfaqesuesit), veprime keto te kryera per llogari te te perfaqesuarit. Ne prokure sugjerohet qe te percaktohet edhe cmimi i kalimit te pronesise se pasurise.

    Ne aspektin formal, ju bejme me dije se në rast se prokura është hartuar jashtë Shqipërisë, qe te jete e vlefshme në shtetin tonë, duhet te legalizohet dhe/apo pajiset me vule Apostille. Legalizimi apo vula Apostille është në varësi se nga cili shtet është lëshuar dokumenti. Me vulë Apostille duhet të pajisen ato dokumenta që lëshohen nga shtetet të cilat janë palë e marrëveshjes së Hagës.

    Në rast se prokura është hartuar pranë një noteri në Shqipëri, është e vlefshme kryerja e cdo veprimi që është parashikuar ne prokurë. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/10 at 1:21 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Gabim ne vendimin e KKKP-se

    Pershendetje. Ne varesi te institucioneve qe nuk e njohin dhe zbatojne kete vendim, ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni zbatimin e tij. Ajo qe eshte e rendesishme ne kete rast eshte nese dokumentacioni ligjor qe shoqeron vendimin e KKKP eshte i sakte dhe perputhet me vendimmarrjen e Komisionit. Lidhur me mundesine se si ka ndodhur kjo gje, nuk mund t’ju japim nje pergjigje.

    Go to comment
    2021/05/10 at 7:32 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pagesa e lejeve vjetore

    Pershendetje. Lidhur me lejen vjetore Kodi i Punes parashikon: “Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk
    duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje. E drejta e pushimeve që nuk jepen nga punëdhënësi ose nuk merren nga punëmarrësi parashkruhet brenda tre vjetëve nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë.”
    Nese ju jeni ne gjendje te vertetoni se keni kryer pune gjate periudhes se karantines, atehere pagesa per ate periudhe nuk mund te konsiderohet leje vjetore.

    Go to comment
    2021/05/10 at 7:30 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Probleme ne lidhje me apartamentin e blere

    Pershendetje. Vleresimi i situates tuaj te plote kerkon studim te dokumentacionit perkates. Ne cdo rast nga sa ju parashtroni, keni dy zgjidhje. Mundesia e pare eshte, te gjeni nje zgjidhje me marreveshje dhe ju te beni nje kontrate shkembimi midis dy apartamenteve. Mundesia e dyte, eshte qe ju te merrni apartamentin qe ju takon dhe te padisni Agjencine Shteterore te Kadastres (hipoteken) per shkaktim demi jashtekontraktor. Kjo rregullohet nga ligji 8510, dt.15. 7. 1999, “Per pergjegjesine jashtekontraktore te organeve te administrates publike”. Ne kete proces, ju keni te drejte te kerkoni te gjitha shpenzimet qe keni kryer ne apartamentin qe keni aktualisht dhe cdo dem qe arrini te provoni ne gjykate, duke perfshire edhe shpenzimet proceduriale, aplikimet ne ASHK, etj..

    Go to comment
    2021/05/10 at 7:26 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pezullimi i ekzekutimit te vendimit

    Pershendetje. Neni 517 i Kodit te Procedures Civile parashikon mundesine qe debitori, t’i drejtohet gjykates se rrethit gjyqesor perkates, dhe te kerkoje qe detyrimi te shlyhet me keste. Konkretisht kjo dispozite ne paragrafin e trete parashikon shprehimisht: “Me kërkesë të debitorit gjykata e shkallës së parë të vendit të ekzekutimit, në raste të veçanta, duke marrë parasysh gjendjen
    pasurore të debitorit ose rrethana të tjera të çështjes dhe pasi të dëgjojë kreditorin, mundet të shtyjë afatin e ekzekutimit të detyrimit në të holla ose të ndajë këtë detyrim në këste, përveç rasteve kur ky detyrim rrjedh nga një akt për dhënien e kredisë bankare. Vendimi jepet në seancë gjyqësore, brenda 20 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës dhe kundër tij mund të bëhet ankim i veçantë.”

    Go to comment
    2021/05/10 at 7:21 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ku ta ngre padine?

    Pershendetje

    Nga sa parashtroni rezulton se debitori juaj ka patur ne pronesi pasuri te paluajtshme, por i ka kaluar nepermjet veprimeve fiktive ne emer te te tjereve, me qellim qe ju mos te keni mundesi te ekzekutoni te drejten tuaj, dhe si pasoje ju keni investuar gjykaten me nje padi (padi pauliane) nepermjet se ciles kerkoni qe pasurite te kthehen ne emer te debitorit tuaj me qellim qe ju te mund t’i ekzekutoni e te merrni mbrapsht leket e tua.

    Sipas parimit te pergjithshem, padia ngrihet në gjykatën ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesën e përkohshme. Kur i padituri nuk ka as vendbanim, as vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë, padia ngrihet në gjykatën ku banon paditësi. (neni 42 i K.Pr. Civile)
    Ne rastin konkret vleresojme se ka me teper se nje gjykate kompetente per te gjykuar padine, pasi ajo mund te ngrihet edhe ne gjykaten ku ndodhet sendi i paluajtshem – objekt ekzekutimi. E ne kete rast e drejta e zgjedhjes ndermjet shume gjykatave kompetente i takon paditesit (neni 54 i K. Pr. Civile). Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/09 at 7:13 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A kam të drejtë të ri-marr mbiemrin tim të mëparshëm?

    Pershendetje,

    Ligji per gjendjen civile parashikon dy raste te ndryshimit te mbiemrit, ne rastin e marteses dhe kur kerkohet nga vete personi. Cdo person ka te drejte te kerkoje ndryshimin e mbiemrit te tij, vetem nje here, por kur ka arsye papershtatshmerie, pra kur behet fjale per mbiemra fyes, racist, qesharak, etj., qe nuk eshte rasti juaj.

    Pra, mbiemri (sikurse dhe emri) nuk mund te ndryshohen per shkaqe te tjera, pervec atyre te percaktuara ne ligj (sic jane martesa apo papershtatshmeria). Nese ju nuk ndodheni ne kushtet e nje mbiemri te papershtatshem, atehere vleresoj se kerkesa juaj nuk mund te merret parasysh nga ZGjC.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/09 at 6:57 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nderrimi i emrit

    Pershendetje,

    Ne mbeshteje te ligjit nr. 10129, dt 10.05.2011, i ndryshuar ‘Per gjendjen civile”, ne nenin 57 te tij parashikohen rastet e ndryshimit te emrit. Sipas ketij neni ndryshimi i emrit mund te behet vetem ne rastet e papershtshmerise. Emrat e papaershtatshem jane ata te miratuar ne aktet nenligjore perkatese. Nese emri qe ju doni te ndryshoni nuk eshte ne listen e miratuar si emer i papershtashem atehere eshte e pamundur ndryshimi i tij.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/09 at 6:47 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Libreza e punes

    Pershendetje

    Ne rast se marredhenia e punes ka perfunduar dhe ju nuk keni ndonje detyrim ndaj punedhenesit (pra keni kryer te gjithe dorezimet e nevojshme, etj), atehere libreza duhet t’ju dorezohet e plotesuar, pasi eshte nje dokument qe provon historikun tuaj te punes ne subjektin punedhenes.
    Ne lidhje me problematiken qe adresoni, Ju mund t’i drejtoheni me nje ankese Inspektoriatit te Punes, per cenimin e te drejtes tuaj per marrjen e librezes se punes dhe qendrimin e gabuar nga ana e ish-punedhenesit tuaj.
    Per me shume detaje mbi formatin e ankeses dhe menyren e procedimit, mund te gjeni informacion ne linkun ne vijim: http://inspektoriatipunes.gov.al/sq/category/ankesa-sq/
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/09 at 9:38 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kredi te pashlyera

    Pershendetje.
    Ju duhet te komunikoni me kreditoret tuaj, pra me shoqerite perkatese financiare, per te siguruar nje shtyrje, apo nje ristrukturim te kredive ne perputhje me mundesite tuaja financiare. Duam t’ju sqarojme se ky nuk eshte detyrim ligjor, dhe si pasoje mund te arrihet vetem me marreveshje ndermjet paleve.
    Nese ceshtja kalon ne permbarim dhe vijohet me procedurat per ekzekutimin e detyrueshem, ne baze te nenit 517 K. procedures Civile, nisur nga gjendja juaj financiare qe ndodheni, ju keni mundesine qe t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni shtyrjen e afatit te ekzekutimit, ose ndarjen e tij ne keste, por kjo nuk mund te behet per rastet e kredive bankare.
    Ne lidhje me mundesine e sekuestrimit te pages tuaj, ju bejme me dije se pasi zbritet kontributi për sigurimet shoqërore dhe taksat mbi të ardhurat, përmbaruesi gjyqësor sekuestron pagën e debitorit, por pa cenuar minimumin jetik. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/09 at 8:07 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Prona ime

    Pershendetje

    Ju bejme me dije se vertetimi i nxjerre nepermjet portalit e-Albania me vule elektronike ka te njejten vlere ligjore si vertetimi (dokumenti) me vule te njome. Nese keni probleme/veshtiresi me perdorimin e sherbimit elektronik, mund t’i drejtoheni zyrave te ADISA-s ose nje zyre noterie per t’ju asistuar ose per te kryer aplikimin per llogari tuajen. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/08 at 8:59 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vertetimi hipotekor

    Pershendetje,

    Nese dokumenti qe referoni nuk ka te dhena teknike mbi pasurine, si psh, nr. pasurie, indeks harte, etj permes se cilave mund te identifikohet prona, ju keshillojme qe te hartoni nje plan rilevimi per pronen, pergatitur nga nje topograf i licensuar, ku permes se cilit tregohet pozicioni i prones tuaj dhe te dhenat e tjera teknike te saj. Kete plan rilevimi depozitojeni prane ASHK-se, se bashku me dokumentat e tjere qe mund te dispononi ne lidhje me pronen. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/05/07 at 7:38 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pjesetimi i prones

    Pershendetje,

    Nese deshironi qe prona si nje e tere (pra e pa ndare), te jete e rregjistruar ne emer te te gjithe trashegimtareve, ju (dhe sejcili prej bashkepronareve te prones) mund te pajiseni me certifikate pronesise per pasurine, te rregjistruar ne emer te te 8-te trashegimtareve, ku evidetohet edhe pjesa takuese e sejcilit prej 1/8 (pjese ideale).

    Nese ju kerkoni qe sejcili prej bashkepronareve te kete pjesen e tij te ndare te prones dhe te kete certifikaten e vet te pronesise per pjesen takuese faktike, atehere do te duhet te pjesetoni pronen tuaj.
    Pjesetimi (ndarja) i pasurise kryhet me marreveshje midis bashkepronareve, te cilet bien dakord per pjesen faktike (siperfaqen dhe pozicionin) te prones qe do te marre sejcili prej bashkepronareve. Pozicionet e prones – objekt ndarjeje, percaktohen permes nje plani rilevimi te hartuar nga topograf i licensuar, dhe me pas vullneti i bashkepronareve per pjesetimin e prones sipas ketyre akteve, materializohet permes nje marreveshjeje me shkrim prane nje noteri publik.
    Ne rast se bashkepronaret e prones nuk bien dakord per menyren e pjesetimit te prones, atehere mund t’i drejtoheni gjykates. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/05/07 at 7:30 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pronesi - privatizimi i truallit

    Pershendetje. Per te perfituar pronesine mbi truallin shteteror nuk ndiqet procedure legalizimi, por procedure privatizimi. Legalizimi eshte procedura e legalizimit te objekteve informale, e cila ne fund shoqerohet edhe me kalimin e pronesise se truallit funksional te ndertimit. Lidhur me sa ju parshtroni, mund t’ju themi qe ligji 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” nuk gjen zbatim ne rastin tuaj. Ne zbatim te ketij ligji eshte miratuar VKM Nr.827, datë 30.9.2020, “Per percaktimin e rregullave te hollesishme per miratimin e dokumentit te pronesise, te objekteve pa titull pronesie, trojeve te tyre funksionale dhe te oborreve ne perdorim”. Nga analiza e rastit tuaj ne kendveshtrim te kesaj VKM-je, mund t’ju themi se persa kohe objekti i ndertuar para 1991 nuk ekziston me, si dhe ndertimi i ri nuk eshte realizuar, atehere ju nuk keni mbeshtetje ligjore per te pretenduar pronesine mbi siperfaqen prej 50m.
    Nese ju jeni posedues efektiv i kesaj pasurie, per me shume se 20 vite, pra e perdorni per nje destinacion te caktuar dhe jeni ne gjendje ta provoni kete gje perpara gjykates, mund te provoni te paraqisni padi per fitimin e saj me ane te parashkrimit fitues.

    Go to comment
    2021/05/07 at 11:01 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Akti i dhurimit

    Pershendetje. Ne momentin qe ju jeni aktualisht pronari i pronave te tezes tuaj, atehere ju nuk keni se cfare veprimesh te kryeni. Nese kusherinjte tuaj pretendimet qe kane do t’i paraqesin ne gjykate nepermjet nje kerkese padie, atehere kjo do t’ju vihet ne dispozicion nga gjykata, se bashku me provat perkatese dhe atehere ju do te parashtroni argumentet tuaja se perse ato pretendime nuk qendrojne. Nderkohe ju mire eshte qe te grumbulloni dokumentacionin e nevojshem, duke perfshire Aktin e Marrjes se Tokes ne Pronesi, si dhe te gjitha dokumentet e regjistrimit te prones, formularin 6, planin e rilevimit, etj.. Por pa u hapur procesi gjyqesor nga kusherinjte, ju nuk mund te nisni vete nje proces, pasi ju tashme e keni te drejten qe pretendoni.

    Go to comment
    2021/05/07 at 10:48 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Marredhenie pune

    Pershendetje. E drejta e punemarresit per te kerkuar pagat per punen e kryer eshte tre vjet. Pra kjo do te thote qe ju brenda tre viteve nuk e humbisni te drejten tuaj. Krahas kerkesave drejtuar zyres se burimeve njerezore te punedhenesit tuaj, ju keni te drejte te beni nje ankim prane Inspektoriatit te Punes, ose t’i drejtoheni gjykates me kerkese padi.

    Go to comment
    2021/05/07 at 10:45 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Perkthim i nje libri te nje autori te huaj

    Pershendetje,
    Krijuesit origjinale te veprave mbajne te drejten ekskluzive per perdorim ose të autorizojne te tjeret per te perdorur vepren mbi kushte dhe marreveshje te rena dakord. Per perkthimin e vepres ose pershtatjen e saj ne gjuhen shqipe, vleresoj se ju duhet te lidhni nje marreveshje me autorin e vepres, permes se ciles duhet t’ju autorizoje per kete, si dhe te percaktoni modalitetet e tjera te perdorimit te vepres. Faleminderit,

    Go to comment
    2021/05/06 at 5:53 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Perjashtimi i gjyqtarit

    Pershendetje,

    Me poshte po ju bejme me dije rastet kur gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështjeje, raste te cilat vlejne edhe si shkak qe palet te kerkojne perjashtimin e tij. Konkretisht:

    1. ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me atë në gjykim;
    2. ai vetë ose bashkëshortja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt apo krushqi deri në shkallë të dytë ose është i lidhur me detyrime birësimi apo bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët ose nga mbrojtësit;
    3. ai vetë ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor ose në armiqësi apo në marrëdhënie kredie apo huaje me njërën prej palëve, ose njërin prej përfaqësuesve;
    4. ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes në një shkallë tjetër të procesit, është pyetur si dëshmitar, si ekspert ose si përfaqësues i njërës apo tjetrës palë;
    5. është kujdestar, punëdhënës i njërës prej palëve, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër që ka interesa për çështjen në gjykim;
    6. në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie.

    Kërkesa duhet të përmbajë shkaqet e përjashtimit, dokumentet e provat e tjera që disponohen. Nese jeni ne nje nga kushtet e mesiperme, atehere mund te beni kerkese per perjashtim e gjyqtarit.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2021/05/06 at 12:22 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on E drejta e perdorimit te prones

    Pershendetje. Intensiteti i ndertimit ka te beje me perqindjen e shfrytezimit te tokes per ndertim, percaktohet sipas ligjit per planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe ne cdo rast konkret eshte e lidhur me siperfaqen e ndertimit dhe katet e planifikuara te objektit qe do te ndertohet. Kjo do te thote se toka qe shfrytezohet dhe qe llogaritet per efekt te intensitetit te ndertimit, eshte nje toke e cila pavaresisht nese do te zihet efektivisht me ndertim apo thjesht do te perdoret per elementet aksesore te ndertimit (trotuare, rruge, etj.), eshte ne sherbim te asaj prone ne menyre te perhershme. Kjo do te thote qe e njejta prone nuk mund te perdoret me vone per te plotesuar koeficentin e ndertimit te nje prone tjeter, pasi kjo vjen ne kundershtim me ligjin. Lidhur me pyetjen qe ju shtroni, duke pasur parasysh sa me siper, duhet ta vleresoni nga menyra e formulimit te deklarates dhe nga ajo qe ju dhe fqinji juaj realisht synoni.

    Go to comment
    2021/05/06 at 6:04 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kredite e mia

    Pershendetje.
    Ju duhet te komunikoni me kreditoret tuaj, pra me shoqerite perkatese financiare, per te siguruar nje shtyrje, apo nje ristrukturim te kredive ne perputhje me mundesite tuaja financiare. Duam t’ju sqarojme se ky nuk eshte detyrim ligjor, dhe si pasoje mund te arrihet vetem me marreveshje ndermjet paleve.
    Nese ceshtja kalon ne permbarim dhe vijohet me procedurat per ekzekutimin e detyrueshem, ne baze te nenit 517 K. procedures Civile, nisur nga gjendja juaj financiare dhe rrethana te vecanta ne te cilat mund te ndodheni, ju keni mundesine qe t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni shtyrjen e afatit te ekzekutimit, ose ndarjen e tij ne keste, por kjo nuk mund te behet per rastet e kredive bankare.
    Ne rast te ekzekutimit te detyrueshem, ekzekutimi shtrihet si mbi pagen (ne kufijte e respektimit te minimumit jetik, po ashtu dhe ne pasuri te luajtshme ose paluajshme qe ju mund te dispononi). Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/05 at 8:02 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion rreth procedures se kallezimit penal

    Pershendetje
    Denoncimi qe ju keni kryer prane Policise Durres eshte i vlefshem. Kallezimi juaj eshte rregjistruar nga ana e Policise dhe ne vijim ia ka kaluar per hetim Prokurorise, institucion prane te cilit do te duhet te interesoheni mbi statusin/ecurine e hetimeve/procedimit. Vleresoj se nuk eshte e nevojshme te kryeni serisht nje kallezim per te njejtin fakt penal qe keni pretenduar me pare. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/05 at 7:57 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Dhurim me kusht

    Përshëndetje! Po, mund të bëhet kontrata e dhurimit me kusht, por në këtë rast pasuria mbetet në emër të babait (dhuruesit) deri në plotësimin e kushtit. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/05 at 8:24 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Marredhenie pune

    Pershendetje. Mbajtja e pages se punonjesit eshte ne kundershtim te hapur me Kodin e Punes dhe ju keni te drejte te plote ta kerkoni qe t’ju paguhet. Nderkohe lidhur me raportin, se deri ne 15 dite ai paguhet me 80% te vleres se pages nga ana e punedhenesit dhe mbi 15 dite nga sigurimet shoqerore. Ju bejme me dije se nderprerja e marredhenieve te punes gjate kohezgjatjes se paaftesise se perkohshme ne pune (gjate raportit) eshte e pavlefshme dhe ju jep te drejten e shperblimeve ne perputhje me Kodin e Punes.

    Go to comment
    2021/05/05 at 8:19 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Fitimi i shtetesise ne rastet e vecanta

    Pershendetje. Ne zbatim te ligjit 113/2020, ‘Per shtetesine’, Ministria e Brendshme ka miratuar Udhezimin Nr.65, dt.4.2.2021. ‘Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm për fitimin, heqjen dorë dhe rifitimin e shtetësisë shqiptare, formën dhe mënyrën e plotësimit të kërkesës, të procedurës për kryerjen e verifikimeve pranë institucioneve përgjegjëse, si dhe të procedurës dhe të dokumentacionit për shtyrjen e afatit për kryerjen e betimit’.
    Ju mund te lexoni vete udhezimin per te pare dokumentacionin konkret per rastin e vecante qe ju jeni i interesuar. Kete Udhezim mund ta aksesoni ne linkun ne vijim:
    https://www.mb.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/Udhezim_2021_Dokumentacioni-per-Shtetesine.pdf

    Go to comment
    2021/05/05 at 8:17 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Udhezim per fitimin e shtetesise shqiptare

    Pershendetje. Ne zbatim te ligjit 113/2020, ‘Per shtetesine’, Ministria e Brendshme ka miratuar Udhezimin Nr.65, dt.4.2.2021. ‘Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm për fitimin, heqjen dorë dhe rifitimin e shtetësisë shqiptare, formën dhe mënyrën e plotësimit të kërkesës, të procedurës për kryerjen e verifikimeve pranë institucioneve përgjegjëse, si dhe të procedurës dhe të dokumentacionit për shtyrjen e afatit për kryerjen e betimit’. Kete Udhezim mund ta aksesoni ne linkun ne vijim:
    https://www.mb.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/Udhezim_2021_Dokumentacioni-per-Shtetesine.pdf

    Go to comment
    2021/05/04 at 7:49 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Marrja e kujdestarise se femijes nga gjyshja

    Pershendetje.

    Prinderit nuk mund te heqin dore nga pergjegjesia prinderore, por referuar nenit 224 te Kodit te Familjes në qoftë se prindërit e fëmijës kanë vdekur, janë në pamundësi të ushtrojnë përgjegjësinë prindërore për shkak të pazotësisë për të vepruar, të mungesës ose për arsye veçanërisht të rënda, fëmija mund t’i besohet një anëtari të familjes, një personi të caktuar si kujdestar, një familjeje kujdestare ose edhe një institucioni të përkujdesjes. Në këtë rast merret mendimi i sektorit të ndihmës dhe shërbimeve sociale, sipas dispozitave për kujdestarinë.

    Nga ana tjeter, sipas nenit 228 te Kodit te Familjes, kur prindi shpërdoron përgjegjësinë prindërore ose tregon pakujdesi të rëndë në ushtrimin e saj, ose
    me veprimet e tij ndikon në mënyrë të dëmshme në edukimin e fëmijëve, me kërkesën e prindit tjetër, të të afërmve të fëmijës ose të prokurorit, mund t’i hiqet përgjegjësia prindërore. Heqja e përgjegjësisë prindërore bëhet me vendim të gjykatës, duke u thirrur si i paditur prindi, për të cilin kërkohet kjo heqje.

    Duke ju referuar rasteve te mesiperme, ne kete rast, heqja e pergjegjesise prinderore e prinderve te femijes, ne rast pamundesie per ta ushtruar kete pergjegjesi apo ne rast shperdorimi te kesaj pergjegjesie, behet me vendim gjykate. Po me vendim gjykate behet edhe caktimi i nje kujdestari (per shembull gjyshja) apo ndryshimi i tij.

    Per sa me siper, nese jane kushtet e parashikimeve ligjore si me siper, gjyshja mund t’i drejtohet gjykates per heqjen e pergjegjesise prinderore te nenes se femijes dhe caktimin e saj si kujdestare ligjore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/04 at 4:38 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshimi emrit

    Pershendetje
    Nese Zyra e gjendjes Civile ka vleresuar se ju nuk jeni ne kushte te cilat parashikon ligji per ndryshimin e emrit dhe ka refuzuar ndryshimin e tij, ju mund ti drejtoheni Gjykates.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/04 at 4:06 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me detyrimet ndaj OSHEE

    Pershendetje. Ne vijim te pergjigjes, ju jeni trashegimtar i detyrimeve te babait tuaj, deri ne vleren e pasurive te trasheguara, por per rastin tuaj duhet te dini se nese ceshtja nuk eshte kaluar ne gjykate per urdher ekzekutimi dhe nuk eshte kaluar ne permbarim, atehere OSHEE e ka humbur te drejten per ta kerkuar me ane te gjykates detyrimin per shkak te kalimit te afatit 10 vjecar te parashkrimit. Pra ju keni te drejte ta paguani detyrimin vullnetarisht, por nderkohe detyrimi nuk mund te kerkohet te permbushet me ane te autoriteteve perkatese, pasi ka kaluar afati ligjor.

    Go to comment
    2021/05/04 at 9:59 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kredi te papaguara

    Pershendetje.
    Ju duhet te komunikoni me kreditoret tuaj, pra me shoqerite perkatese financiare, per te siguruar nje shtyrje, apo nje ristrukturim te kredive ne perputhje me mundesite tuaja financiare. Duam t’ju sqarojme se ky nuk eshte detyrim ligjor, dhe si pasoje mund te arrihet vetem me marreveshje ndermjet paleve.
    Nese ceshtja kalon ne permbarim dhe vijohet me procedurat per ekzekutimin e detyrueshem, ne baze te nenit 517 K. procedures Civile, nisur nga gjendja juaj financiare dhe rrethana te vecanta ne te cilat mund te ndodheni, ju keni mundesine qe t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni shtyrjen e afatit te ekzekutimit, ose ndarjen e tij ne keste, por kjo nuk mund te behet per rastet e kredive bankare. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/03 at 9:12 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dhurim pasuri e paluajtshme

    Pershendetje,

    Ne zbatim te percaktimeve ligjore, dhurimi i sendeve të paluajtshme, si nje veprim juridik per kalimin e pronesise duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm. Per te bere kalimin e pronesise, ju duhet te jeni te pajisur me certifikaten e pronesise se pasurise, dokument i cili merret nga Agjensia Shteterore e Kadastres (ish ZVRPP). Per lidhjen e kontrates se dhurimit do te duhet te paraqiteni prane nje noteri publik, i cili kryen verifikimet perkatese mbi gjendjen juridike te pasurise ne rregjistrin elektronik te pasurive te paluajtshme, sqaron palet mbi te drejtat dhe detyrimet perkatese dhe harton aktin noterial te dhurimit.

    Me ndryshimet e fundit ligjore, dhurimi i pronës (banese/truall) midis familjarëve (brenda lidhjes gjinore ne familje) perjashtohet nga tatimi mbi të ardhurat në masën 15 për qind. Ju bejme me dije se kjo e ardhur nga dhurimi brenda lidhjes gjinore për banesën dhe/ose truallin, është e përjashtuar vetëm një herë për një përfitues.

    Kostot ekonomike te transaksionit te dhurimit te pasurise jane: Tarifat e sherbimeve noteriale dhe tarifat e sherbimit qe ofrohen nga ASHK, per regjistrimin e kontrates se dhurimit dhe leshimin e dokumentave te pronesise ne emrin tuaj si pranuese dhurimi (certifikate pronesie, kopje kartele dhe harte treguese te pasurise).

    Faleminderit,

    Go to comment
    2021/05/03 at 5:01 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Statusi i gjendjes gjyqesore

    Pershendetje,

    Ne baze pikes a) te nenit 69 te Kodit Penal, ju do te konsideroheni i padenuar dhe rrjedhimisht deshmia juaj e penalitetit do te dale e paster, nese gjate dy vjeteve nga momenti i perfundimit te denimit tuaj ju nuk kryeni veper tjeter penale. Sipas te dhenave qe ju keni percjell, denimi juaj eshte konvertuar ne “sherbim komunitar”, dhe ne menyre qe ju te konsideroheni i padenuar duhet te plotesohen dy kushte, te kene kaluar dy vite nga momenti i perfundimit te denimit tuaj dhe ju te mos kryeni veper tjeter penale.

    Neni 69 pika a) i Kodit Penal parashikon konkretisht se:
    Quhen te padenuar
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/03 at 1:07 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Bashkepronesia

    Pershendetje.
    Pas depozitimit te deshmise se trashegimise ne Agjencine Shteterore te Kadastres, ASHK ka detyrimin ligjor qe pjesen e babait tuaj ne pronesi te plote, apo bashkepronesi, ta regjistroje ne emer te trashegimtareve te tij, sipas pjeseve te percaktuar ne deshmine e trashegimise.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/03 at 1:03 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim emer mbiemer

    Pershendetje
    Pavaresisht ndryshimit emer/mbiemer , numeri personal i identifikimit mbetet i njejte. Ne rregjistrat e Zyres se Gjendjes Civile shenohen ndryshimet perkatese.
    Vleresoj se ju mund te vijoni te perfitoni bonusin e qerase .
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/03 at 1:01 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontrate ndertimi

    Pershendetje. Pyetja qe ju shtroni eshte shume komplekse dhe nuk mund te marre nje pergjigje vetem nga sa ju parashtroni. Ne mund t’ju themi, qe ju keni te drejte te beni korrigjimin e gabimeve materiale ne ASHK, nje e drejte qe punonjesit e ASHK nuk mund t’ua mohojne. Lidhur me pyetjen tuaj se kush ka perparesi, kontrata apo regjistrimi, kjo nuk ka pergjigje, pasi ato jane dy dokumente te ndryshme, me funksione te ndryshme. Kontrata ne asnje rast nuk mund te “hedhe poshte automatikisht certifikaten”, sic ju parashtroni. Kodi Civil parashikon qe kontrata ka forcen e ligjit per palet, dhe nese ju bini dakord per te perfituar 1/4 pjese kjo sigurisht qe eshte e detyrueshme, por ne cdo rast situata le shteg per mosmarreveshje ne te ardhmen.Per te shmangur cdo problematike te mundshme ne te ardhmen, juve ju duhet te beni regjistrimin e rregullt te pjeseve te bashkepronesise ne regjistrat kadastrale.

    Go to comment
    2021/05/03 at 8:17 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mbi regjistrimin e nje vendimi gjyqesor dorezim sendi

    Pershendetje. Ligji 7514/1991, “Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike”, ju njeh ish te perndjekurve te drejten e kthimit dhe kompensimit te pronave te sekuestruara nga regjimi komunist. Nese vendimi per te cilin ju po pyesni, permban ne menyre perfundimtare: Njohjen e pronesise, dhe kthimin e pasurise qe ju thoni, atehere ai eshte nje vendim qe duhet te regjistrohet ne ASHK. Megjithate per shkak te kalimit te gjate te kohes pa u regjistruar si vendim, nese pasuria nuk eshte aktualisht shtet, por ka pasur ndryshim te pronesise, mund t’ju duhet t’i drejtoheni gjykates. Per me shume informacion, mund t’ju jepet vetem pas analizes se plote te dokumentacionit.

    Go to comment
    2021/05/03 at 8:12 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Si te veproj

    Pershendetje. Ne vijim te pergjigjes se koleges, pasi te merrni vendimin e leshimit te deshmise se trashegimise per babain tuaj, duhet te beni nje aplikim ne Agjencine Shteterore te Kadastres, per te marre informacionin perkates lidhur me gjendjen aktuale te pasurise. Nese nuk keni nje informacion lidhur me te dhenat e pasurise, se shtepise ku ju jetonit, mund t’i drejtoheni kadastres me nje kerkese per informacion lidhur me pasurite e mundshme ne emer te babait tuaj. Ne vijim, nese rezultojne pasuri te tilla, keni te drejte te kerkoni qe te behet kalimi i pasurise ne emrin e trashegimtareve qe rezultojne ne deshmine e trashegimise.

    Go to comment
    2021/05/03 at 8:09 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Hipoteka

    Pershendetje.
    Pas depozitimit te deshmise se trashegimise ne Agjencine Shteterore te Kadastres, ASHK ka detyrimin ligjor qe pjesen e babait tuaj ne pronesi te plote, apo bashkepronesi, ta regjistroje ne emer te trashegimtareve te tij, sipas pjeseve te percaktuar ne deshmine e trashegimise. Certifikate e pronesise e pasurise do te dale ne emer te trashegimtareve ligjor, sipas deshmise se trashegimise se rregjistruar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/02 at 7:18 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Trashegimija

    Pershendetje
    Neni 361 i Kodit Civil percakton se rradhe e pare e trashegintareve ligjore jane femijet dhe bashkeshortja, te cilet trashegojne ne pjese te barabarta .
    Pasuria e krijuar gjate marteses i nenshtrohet bashkesise ligjore, qe do te thote se bashkeshortet prezumohet se jane bashkepronare ne pjese te barabarta te kesaj pasurie, persa kohe nuk pretendohet e kunderta.
    Per cdo pasuri qe bashkeshortet jane bashkepronare, trashegimise ligjore do i nenshtrohet pjesa takuese e testatorit.
    Per celjen e deshmise se trashegimise , ju duhet ti drejtoheni Noterit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/02 at 6:47 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Si te veproj

    Pershendetje
    Informacioni qe ju na keni percjelle nuk eshte i mjaftueshem per tiu dhene nje keshille ligjore pasi eshte e paqarte nese shtepia ku ju keni jetuar i perkistet babait tuaj, pra nese ai ishte pronar.
    Ju jeni trashegimtare te babait tuaj per cdo pasuri ku ai rezulton te jete pronar.
    Pra nese shtepia ku ju keni banuar , nuk ka qene prone e babit tuaj , atehere ju nuk mund te pretendoni mbi pronen ne fjale .
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/02 at 6:35 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Udhetim nga Gjermania ne Shqiperi me femijet e mitur

    Pershendetje
    Per cdo levizje qe ju kryeni me femijet e mitur eshte e nevojshme te keni nje prokure (ose deklarate noteriale) nga bashkeshorti (babai i femijeve), permes se ciles shpreh dakordesine dhe ju autorizon juve per udhetimin perkates me femijet. Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/02 at 6:32 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vendimet e ndermjetme/proçeduriale te gjyqtarit

    Pershendetje
    Ne rast se ceshtja juaj eshte duke u shqyrtuar dhe jane zhvilluar seanca (pergatitore apo gjyqesore), ju keni te drejte qe te paraqisni kerkese prane sekretarise se gjykates dhe te njiheni apo te dispononi cdo informacion apo dokument nga dosja gjyqesore, perfshire edhe vendimet e ndermjetme te gjyqtarit apo procesverbalet audio ose te transkriptuara te seancave.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/02 at 8:38 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leje lindje

    Përshëndetje
    Neni 27 i Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i përditësuar), përcakton: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.”

    Përsa i përket pyetjes suaj, ligji nuk ka te përcaktuar shprehimisht që sigurimet duhet të jenë 12 muajt e fundit pa ndërprerje dhe nisur nga kjo vleresoj se mjafton që të jeni 12 muaj e siguruar (me apo pa nderpreje).

    Dorezimi i dokumentacionit te nevojshem do te kryehet nga punonjesi i finances se subjektit ku ju jeni punesuar se fundmi. Per nje sqarim me te detajuar ne vijim gjeni linkun http://www.issh.gov.al/?page_id=61

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/05/01 at 7:43 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Keshille ligjore falas

    Pershendetje. Nese ju dhe zonja jeni aktualisht te lidhur me martese, edhe pse lindja e femijes ndodh pa kaluar 300 dite nga zgjidhja e marteses se pare, femija prezumohet se eshte femija juaj. Konkretisht Kodi i Familjes parashikon: “Kur fëmija ka lindur gjatë vazhdimit të martesës së dytë të nënës, prezumohet se ka për atë bashkëshortin e nënës me martesë të dytë, edhe sikur fëmija të ketë lindur brenda 300 ditëve nga zgjidhja e martesës së parë ose nga shpallja e pavlefshmërisë së saj”.

    Go to comment
    2021/05/01 at 8:35 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leshim autorizimi per shitje te nje pjese te pasurise se femijes

    Pershendetje. Kodi i Familjes parashikon se cdo veprim tjetersimi i nje pasurie qe eshte ne pronesi te nje femije te mitur, mund te kryhet vetem kur e kërkon interesi i të miturit dhe me autorizim të gjykatës së vendbanimit të të miturit. Ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates me kerkese per autorizim per tjetersim te pasurise se vajzes se mitur, por keni detyrimin qe t’i provoni se kjo gje eshte ne interes te vajzes tuaj, ne te kundert gjykata nuk e leshon autorizimin. Dokumentacioni qe paraqitet, eshte teresia e dokumenteve qe vertetojne pretendimet tuaja. Kjo kerkese behet ne gjykaten ku ka vendbanimin vajza juaj.

    Go to comment
    2021/05/01 at 8:33 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pune ne sektorin publik

    Pershendetje. Punesimi ne sektorin publik eshte i kategorive te ndryshme dhe ne parim nuk ka nje ndalim absolut dhe te pergjithshem, pasi dhe rregullimi ligjor nuk eshte i njejte per te gjitha pozicionet. Megjithate, ju duhet te shikoni kriteret e punesimit per vendin konkret te punes per te vleresuar nese ju me historikun tuaj te punesimit, beni pjese te kategorite qe perjashtohen nga punesimi per ate vend pune, apo jo.

    Go to comment
    2021/05/01 at 8:29 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dhurim prone

    Pershendetje. Kontrata e dhurimit hartohet prane zyres noteriale dhe jo te avokatit. Gjyshi juaj duke qene jashte duhet te dergoje nje prokure ku te autorizoje nje person, qe mund te jete edhe nje avokat, per te nenshkruar ne emer te tij kontraten e dhurimit. Prokura duhet te behet ne vendin ku ndodhet gjyshi dhe te jete e pajisur me vulen Apostille. Personi i autorizuar nga gjyshi me prokure per te nenshkruar kontraten, nuk mund te jete nje prej personave perfitues te pasurise, pra pranuesit e dhurimit, pasi kjo nuk lejohet nga ligji.

    Go to comment
    2021/05/01 at 8:27 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Prona e perbashket

    Pershendetje. Pas depozitimit te deshmise se trashegimise ne Agjencine Shteterore te Kadastres, ASHK ka detyrimin ligjor qe pjesen e babait tuaj ne pronesi te plote, apo bashkepronesi, ta regjistroje ne emer te trashegimtareve te tij, sipas pjeseve te percaktuar ne deshmine e trashegimise. Nuk ka menyre tjeter per te bere regjistrimin e prones se trashegimlenesit.

    Go to comment
    2021/05/01 at 8:25 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Sqarim mbi pagesën e pagës kur ajo ndryshon gjatë muajit

    Pershendetje. Llogaritja e detyrimeve per sigurimet shoqerore dhe per tatimin mbi te ardhurat personale do te behet ne menyre te pavarur per secilen prej pagave, proporcionalisht per aq dite sa ka punuar me secilen prej pagave dhe me pas shumatorja e te gjitha detyrimeve do te perbeje detyrimet per t’u paguar, si per efekt te detyrimeve te punedhenesit ashtu edhe te punemarresit. Nuk eshte ceshtje perparasie, pasi secila do te llogaritet per aq dite sa ka punuar me pagen perkatese.

    Go to comment
    2021/05/01 at 8:23 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Deklarata vjetore per te ardhurat individuale

    Pershendetje. Per numrin perkates te llogarise bankare, duhet te komunikoni me drejtorine perkatese rajonale tatimore, ose dhe me degen perkatese te bankes se nivelit te dyte ku do te kryeni pagesen.

    Go to comment
    2021/05/01 at 8:21 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Tatimi i te ardhurave individuale

    Pershendetje. Pagesa e tatimit mbi te ardhurat personale si e dypunesuar eshte nje deklarim vjetor qe behet nga ju ne cilesine e punemarresit dhe nuk ka lidhje me punedhenesin tuaj. Arsyeja se perse kryhet ky deklarim dhe pagesa perkatese e detyrimit eshte e lidhur me faktin qe ne Republiken e Shqiperise tatimi mbi te ardhurat personale nga paga eshte i ndryshem ne perqindje per nivele te ndryshme page. Kjo ben qe personi i cili ka dy paga te ndryshme te paguaje me pak tatim mbi te ardhurat personale se nje person qe merr te njejtat te ardhura, por nga nje kontrate punesimi. Per te lehtesuar tatimpaguesit drejtoria e tatimeve ka kryer perllogaritjet automatike ne baze te te dhenave te sistemit te e-albania. Prandaj ju duhet te logoheni ne llogarine tuaj te tatimeve per te bere verifikimin perkates. Kini parasysh qe afati per deklarimin eshte data 30 prill. Per me shume informacion, mund te shikoni:
    https://www.tatime.gov.al/c/4/96/108/tatimi-mbi-te-ardhurat-personale

    Go to comment
    2021/04/29 at 8:42 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vertetim fakti

    Pershendetje. Procesi gjyqesor i vertetimit te faktit juridik, eshte nje proces i cili per shkak te specifikave qe paraqet, duke qene se gjykates i kerkohet te vertetohet nje fakt, per te cilin nuk mund te prodhohen dokumentet ligjore perkatese. Nisur nga kjo, kerkuesi ka te drejte qe te provoje pretendimet e tij me cdo prove, nga ato te lejuara nga ana e Kodit te Procedures Civile. Ne rastin tuaj, duke pasur parasysh kohen e gjate te kaluar, provueshmeria ne gjykate behet me e veshtire, megjithate, ju mund te mendoni edhe per deshmitare te mundshem, fotografi familjare, apo prova te tjera, te cilat mund te ndihmojne qe gjykata te krijoje bindjen per faktin juridik qe ju kerkoni te vertetoni.

    Go to comment
    2021/04/29 at 8:46 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Leje qendrimi nga i huaj

    Përshëndetje! Shërbimi elektronik “Kërkesë për leje qëndrimi” pranë e-Albania, ju mundëson shtetasve të huaj, me qëndrim të rregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkese për t’u pajisur me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë.
    Pas konfirmimit të plotësimit të kushteve dhe dokumentacionit për të aplikuar për leje qëndrimi nëpërmjet këtij shërbimi, i huaji njoftohet për t’u paraqitur personalisht, pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin ku ai ka vendosur vendbanimin.
    Për të aplikuar për lejen e parë të qëndrimit në Shqipëri, forma e duhur e aplikimit varet nga motivi për të qëndruar në Shqipëri: – Për të punuar; – Për t’u bashkuar me familjen; – Për të studiuar; – Për motive të tjera të justifikuara me dokumentet; – Për mbrojtje ndërkombëtare.
    Kërkesa për leje qëndrimi pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, duhet të bëhet brenda 30 ditëve pas hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke u siguruar që: – Plotëson kërkesat ligjore për lejen e qëndrimit për të cilën po aplikon; – Ka të gjitha dokumentet e nevojshme, dokumentet nga vendi i origjinës i ka të përkthyera dhe legalizuara.
    Për më tepër informacion në lidhje me dokumentacionin ju lutem referohuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628
    Baza ligjore është Ligji Nr. 108/2013 “PËR TË HUAJT” i ndryshuar. Faleminderit

    Go to comment
    2021/04/29 at 8:41 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dokumentat per korrigjim emer/mbiemer per gabime materiale

    Pershendetje.
    Dokumentet ligjore qe vertetojne gabimet ne emer/mbiemer, jane vetem dokumentet e gjendjes civile. Do t’ju sUgjeronim qe pervec certifikates personale, te paraqisnit ne gjykate: vertetimin e banimit qe ju lidh me shkollat perkates (per te vertetuar qe keni qene ne ate qytet, dhe nese eshte e mundur ne ate lagje); vertetim negativ nga zyra e gjendjes civile, nese nuk e keni cuar, (dokument i leshuar nga gjendja civile, qe verteton se nuk ka nje person me gjeneralitetet sipas emrit tuaj gabim, me ate datelindje, atesi dhe mbiemer). Faleminderit

    Go to comment
    2021/04/29 at 8:24 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Verifikim ekspulsi

    Pershendetje. Per te verifikuar nese ju keni ndalim hyrje ne vendet anetare te zones Shengen, duhet t’i beni nje kerkese autoriteteve kompetente te vendit ne te cilin keni qendruar, perkatesisht te shtetit gjerman. Drejtoria e Policise Kufitare te Republikes se Shqiperise ka akses ne te dhenat e sistemit Shengen, por kompetencen per t’ju kthyer nje pergjigje zyrtare e kane autoritetet e huaja.

    Go to comment
    2021/04/29 at 8:05 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontrate pune

    Pershendetje. Ne rradhe te pare, duhet qe ju ne cdo rast te mos jepni doreheqien, pasi rrezikoni te humbni edhe perfitimet e lejes se lindjes. Nese ju nuk jepni doreheqien, punedhenesi eshte i detyruar qe te respektoje proceduren ligjore te zgjidhjes se marredhenies se punes. Ne rast te mosrespektimit te kesaj procedure dhe te periudhes perkatese te njoftimit ju keni te drejten e shperblimit perkates. Nga sa ju pershkruani, takimi me drejtuesin e shoqerise dhe njoftimi nga ana e avokates se shoqerise, nuk jane pjese e procedures ligjore te zgjidhjes se kontrates. Zgjidhja e kontrates se punes gjate periudhes se shtatezanise eshte e paligjshme. Ne cilesine e punemarresit keni mbrojtjen ligjore te Kodit te Punes.

    Go to comment
    2021/04/28 at 8:34 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshimi i mbiemrit

    Pershendetje,

    Referuar neneve 57 e ne vijim te ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per Gjendjen Civile”, kërkesa për ndryshimin e mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.
    Nuk lejohet ndryshimi i mbiemrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile.

    Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
    Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/04/28 at 7:58 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Procedura ligjore per marrjen e kujdestarise se femijes

    Pershendetje

    Ne kushtet e mungeses se njerit prind dhe refuzimit te tij per ushtrimin e pergjegjesise prinderore, atehere prindi tjeter qe kujdeset per femijen mund t’i drejtohet gjykates per ndryshimin e menyres se ushtrimit te te drejtave dhe detyrimeve prinderore. Ne kete gjykim, gjykata ne funksion te rrethanave konkrete, do t’ju percaktoje juve (si prindi tjeter i femijes) duke iu besuar femijen per rritje e edukim, te drejtat dhe detyrimet e prindit tjeter dhe menyren e ushtrimit te tyre.

    Neni 225 i Kodit te Familjes
    Në qoftë se njëri nga prindërit është para pamundësisë së ushtrimit të përgjegjësisë prindërore ose
    kur njëri nga prindërit ka vdekur, përgjegjësia prindërore ushtrohet nga prindi tjetër.

    Go to comment
    2021/04/28 at 7:55 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Probleme teknike me aplikimin online per pasaporte

    Pershendetje

    Ne lidhje me problematiken tuaj, ju duhet te kontaktoni me suportin teknik te portalit e-Albania. Linkun me kontaktet, per suport teknik apo per cdo lloj problematike qe mund hasni ne perdorimin e ketij portali, e gjeni ne vijim https://e-albania.al/Pages/Contact.aspx

    Faleminderit

    Go to comment
    2021/04/28 at 7:51 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Regjistrimi i femijes

    Pershendetje,
    Ne rastet kur ekziston papajtueshmeri ndermjet prezumimit ligjor te atesise dhe marredhenieve reale mbi te cilat bazohet atesia biologjike, prezumimi ligjor mund te kundershtohet nepermjet padise se kundershtimit te atesise se te lindurit nga martesa, ne kushtet e parashikuara nga dispozitat 184, 185 dhe 186 te Kodit te Familjes.
    Kjo padi duhet të ushtrohet brenda afateve ligjore. Kur padia ngrihet nga nena, afati eshte 1 vjecar dhe fillon nga data e lindjes se femijes. Me perfundimin e ketij procesi gjyqesor, i ati biologjik i femijes mund te beje njohjen vullnetare te atesise. Faleminderit

    Go to comment
    2021/04/26 at 8:54 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ligji per tatimet mbi dypunesimin

    Pershendetje. Dypunesim do te thote qe ne te njejten kohe, te jeni te punesuar ne dy punedhenes te ndryshem. Pra nese ju, qofte edhe per nje dite, keni pasur kontrate pune, jeni deklaruar ne tatime dhe keni derdhur kontribute te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, ne dy punedhenes te ndryshem, atehere ju jeni subjekt i plotesimit te formularit perkates si rezultat i dypunesimit. Megjithate per te qene i sigurte, mund t’i paraqisni nje kerkese drejtorise rajonale tatimore perkatese, te cilat po bejne evidentimin e te gjitha subjekteve qe kane detyrimin e pageses se diferences se tatimit mbi te ardhurat personale si rezultat i dypunesimit.

    Go to comment
    2021/04/26 at 8:18 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Expulset

    Pershendetje. Ndalimi per te hyre ne zonen Shengen (ekspulsi), jepet si rezultat i shkeljeve te rregullave te se drejtes se Bashkimit Evropian. Nisur nga kjo, eshte pikerisht e drejta e BE-se, ajo qe percakton rregullat per heqien e ekspulsit. Megjithate, si parim, per te hyre ne zonen Shengen, duhet qe te kaloje afati ligjor i ndalimit. Aplikimi per te hequr kete ndalim perpara afatit, mund te behet nese keni shkaqe te arsyeshme per ta kerkuar. Konsiderohen si shkaqe te arsyeshme bashkimi familjar, kontrata e punes, etj..

    Go to comment
    2021/04/26 at 8:15 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Privatizimi truallit nen ndertes dhe fuksional si dhe marja me qera e truallit per objektet qe jane privatizuar

    Pershendetje. Procesi i miratimit te VKM-ve ne zbatim te ligjit 20/2020, ‘Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise’ ka zgjatur dhe tashme jane miratuar vetem disa prej akteve zbatuese. Akti nenligjor ne zbatim te nenit 63/1, nuk eshte miratuar ende.
    Lidhur me pyetjen qe ju shtroni, kjo rregullohet nga VKM Nr.54, datë 05.02.2014, ‘Per percaktimin e kritereve, procedures dhe menyres se dhenies me percaktimin e kritereve, procedures dhe menyres se dhenies me qira, enfiteoze apo kontrata te tjera te pasurise shteterore’. Kete VKM mund ta gjeni ne linkun ne vijim:
    https://infrastruktura.gov.al/wp-content/uploads/2017/10/Nr.54_date_05.02.2014.pdf

    Go to comment
    2021/04/26 at 5:42 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Deshmi trashegimie

    Pershendetje. Ne baze te Kodit Civil dhe ligjit per Noterine, noteri publik per te nxjerre Deshmine e Trashegimise, duhet patjeter qe te kete te plote dokumentacionin nga regjistrat e gjendjes civile te kohes. Ne mungese te dokumentacionit e vetmja mundesi ligjore qe keni eshte vertetimi i faktit juridik, qe jane vetem tre vellezer. Duke qene nje proces kompleks, do t’ju keshillonim qe perpara gjykates te paraqisni nje numer sa me te larte dhe te larmishem provash.

    Go to comment
    2021/04/26 at 5:31 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A ka afat ekzekutimi i vendimit civil te formes se prere?

    Pershendetje. Kodi i Procedures Civile nuk ka parashikim te qarte lidhur me parashkrimin e kerkesave per ekzekutim te detyrueshem te vendimeve gjyqesore. Megjithate, neni 113/2 i Kodit Civil parashikon shprehimisht se: “Nuk parashkruhen edhe kërkesat për ekzekutimin e detyrueshëm te vendimeve qe janë te lidhura me padi, për te cilat nuk zbatohet parashkrimi.” Nga sa ju thoni, titulli juaj ekzekutiv, eshte nje vendim gjyqesor qe rrjedh nga nje padi rivendikimi. Padia e rivendikimit ne zbatim te Venimit Unifikus te Kolegjeve te Bashkuara Nr.5, dt.31.05.2011, eshte nje padi e cila nuk parashkruhet, duke qene e lidhur drejtperdrejte me te drejten e pronesise, si nje e drejte absolute.
    Si perfundim, e drejta qe ju ne cilesine e kreditorit, te kerkoni me ane te sherbimit permbarimor ekzekutimin e detyrueshem te vendimit gjyqesor qe ju njeh te drejten per lirimin dhe dorezimin e prones tuaj, nuk parashkruhet.

    Go to comment
    2021/04/26 at 5:28 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dallimi midis lejes se ndertimit dhe lejimi i punimeve riparuese per objekt ne legalizim

    Pershendetje. Ne zbatim te ligjit 107/2014 ‘Per planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, si dhe te VKM-se Nr.408, dt.13.05.2015, ‘Per miratimin e rregullores se zhvillimit te territorit’, leja e ndertimit jepet per nje ndertim te ri, apo per ndryshime strukturore te nje ndertimi ekzistues. Nderkohe qe, deklarata paraprake e punimeve, jepet vetem ne raste te percaktuara specifikisht, kur nderhyrjet ne objekt nuk jane thelbesore. Qe nje subjekt te pajiset me leje ndertimi per ndryshimin e nje objekti ekzistues, apo me deklarate paraprake per kategorite e caktuara te punimeve, duhet domosdoshmerisht qe objektin qe kerkon ta ndryshoje, apo per te cilin do te kryeje punimet ta kete te regjistruar ne regjistrat kadastrale dhe te jete i pajisur me certifikate pronesie. Pra nese objekti eshte ne proces legalizimi, personat qe kane aplikuar per legalizim nuk kane te drejte te kryejne asnje punim, qofte me leje ndertimi, apo deklarate paraprake, pa u kryer regjistrimi i prones ne ASHK, e cila mund te ndodhe vetem pas miratimit te lejes se legalizimit.

    Go to comment
    2021/04/26 at 5:11 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Vertetim fakti

    Pershendetje. Procesi gjyqesor i vertetimit te faktit juridik, eshte nje proces i cili per shkak te specifikave qe paraqet, duke qene se gjykates i kerkohet te vertetohet nje fakt, per te cilin nuk mund te prodhohen dokumentet ligjore perkatese. Nisur nga kjo, kerkuesi ka te drejte qe te provoje pretendimet e tij me cdo prove, nga ato te lejuara nga ana e Kodit te Procedures Civile. Ne rastin tuaj, duke pasur parasysh kohen e gjate te kaluar, provueshmeria ne gjykate behet me e veshtire, megjithate, ju mund te mendoni edhe per deshmitare te mundshem, fotografi familjare, apo prova te tjera, te cilat mund te ndihmojne qe gjykata te krijoje bindjen per faktin juridik qe ju kerkoni te vertetoni.

    Go to comment
    2021/04/26 at 5:05 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Programet e strehimit

    Pershendetje
    Vleresoj se ne momentin qe ka perfunduar afati i Urdherit te Mbrojtje ju nuk kategorizoheni me ne kategorine e viktimave te dhunes ne familje , ndaj nuk mund te aplikoni me kete kriter per te perfituar nga programet e strehimit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/04/24 at 7:54 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on NE LIDHJE ME LIGJIN 138/2015

    Pershendetje
    Duke qene se personi eshte denuar me burg mbi dy vjet konkretisht 3 vite te konvertuara me 18 muaj sherbim prove , vleresoj se ne mbeshtetje te ligjit 138/2015, kategorizohet ne nenin 2/c te ligjit 138/2015.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/04/24 at 7:51 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Problem ne cifte

    Pershendetje
    Nese ju deshironi te zgjidhni martesen duhet ti drejtoheni Gjykates.
    Nese ju pretendoni se bashkeshorti juaj ju perndjek dhe ju dhunon psikologjikisht emocionalisht etj ju mund ta denonconi ne polici dhe mund te kerkoni urdher mbrojtjeje.
    Per me shume info ju mund te kontaktoni falas ne nr jeshil 0800 10 10 cdo dite nga e hena ne te premte, ora 10.00 deri 14.00.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/04/24 at 7:20 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Denoncimi

    Pershendetje
    Policia mund te arrestoje vetem ne kushtet e flagrances.
    Ju keshillojme qe denoncimin tuaj ta paraqisni prane Prokurorise se Rrethit ku ju banoni.
    Faleminderit

    Go to comment
    2021/04/24 at 7:10 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorc

    Pershendetje,

    Meqenese martesa eshte kryer ne Shqiperi edhe zgjidhja e marteses duhet te behet sipas legjislacionit shqiptar, ne Shqiperi.

    Zgjidhja e marteses ne cdo rast behet perpara gjykates, por keni dy mundesi per t’iu drejtuar gjykates. Ju mund te arrini nje marreveshje me bashkeshortin sa i perket pasojave te zgjidhjes se marteses (ushtrimi i pergjegjesise prinderore, mbiemri, pasurite). Kjo marreveshje nenshkruhet nga te dy bashkeshortet perpara noterit dhe i percillet gjykates per miratim.

    Menyra tjeter, eshte ajo me kerkese padi e cila kerkon me shume kohe.

    Legjislacioni shqiptar parashikon zhvillimin e seances se pajtimit ne te dy rastet dhe kjo eshte e pashmangshme pavaresisht formes qe i drejtoheni gjykate.

    Ne cdo rast ju keshillojme t’i drejtoheni nje avokati per t’ju asistuar dhe perfaqesuar gjate procesit.

    Faleminderit

    Go to comment