• Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: Shpenzimet per procesin e divorcit

    Pershendetje
    Ne vijim te pergjigjes se pare, theksojme se avokatia eshte profesion I lire dhe tarifa e shërbimit te avokatisë vendoset me marreveshje ndermjet paleve.
    Sidoqofte ju mund te konsultoheni me Tarifat e publikuara ne webin zyrtare te Domes Kombetare te Avokatise ne linkun ne vijim http://www.dhka.org.al/index.php/legjislacioni/tarifa-te-shperblimit-te-avokateve-per-dhenien-e-ndihmes-juridike .
    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/09/24 at 8:31 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Gjyq - avokat falas nga shteti

    Pershendetje,

    Ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj, ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.

    Perfitues te sherbimit ligjor falas jane te gjitha kategorite e percaktuara ne nenin 11 dhe 12 te ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga Shteti”.

    Ne vijim po ju pasqyrojme kategoritë e veçanta të përfituesve të ndihmës juridike falas.
    Ndihma juridike i ofrohet personave të mëposhtëm, pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë së tyre:
    a) viktimave të dhunës në familje;
    b) viktimave të abuzuar seksualisht dhe viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, në çdo fazë të
    procedimit penal;
    c) viktimave të mitur dhe të miturve në konflikt me ligjin, në çdo fazë të procedimit penal;
    ç) fëmijëve, të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
    d) fëmijëve nën kujdestari, të cilët kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të tyre ligjor ose kundër kujdestarit të tyre ligjor;
    dh) personave që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, duke përfshirë edhe personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit;
    e) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit të pavullnetshëm në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor, sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor;
    ë) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit vullnetar në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor për sëmundjet e rënda mendore;
    f) personave, ndaj të cilëve kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, në çdo fazë të këtij procesi;
    g) personave, të cilëve u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, që kërkojnë të nisin një
    proces kundër kujdestarit të tyre ligjor, për rifitimin e zotësisë për të vepruar, pa miratimin e kujdestarit ligjor;
    gj) personave, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale;
    h) personave, të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përbën diskriminim, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga
    diskriminimi.
    Gjithashtu perfitues te sherbimeve ligjore falas jane dhe kategorite e individeve me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/24 at 8:20 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndalese ne Shengen

    Pershendetje. Ndalimi per te hyre ne zonen Shengen eshte i vlefshem vetem per kete zone. Megjithate autoritetet kufitare te cdo vendi, kane te drejte te ndalojne hyrjen ne kufi te shtetasve te huaj kur kane dyshime. Ne rastin e ndalesave qe shtetasit marrin nga zona Shengen, autoritetet kufitare ne vendet e treta mund te ndalojne hyrjen e tyre ne territorin e vendit te vet (si ne rastin tuaj ne Maqedonine e Veriut), jo per shkak te ndalimit, por se ky ndalim i shtyn te dyshojne se ju mund te perdorni shtetin e Maqedonise se Veriut per t’u larguar drejt vendeve Shengen ne kundershtim me ndalimin. Kjo sic ju spjeguam eshte ne diskrecionin e autoriteteve kufitare.

    Go to comment
    2020/09/23 at 6:55 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me diplomen

    Pershendetje. Nese dokumentet nuk gjenden as prane Drejtorise perkatese te Arkives, atehere ju mund te provoni t’i drejtoheni Gjykates me nje kerkese per Vertetimin e Faktit te kryerjes se studimeve. Ne kete rast procesi i te provuarit eshte i veshtire dhe ju krahas deshmitareve do t’ju duhet patjeter te siguroni prova shkresore, qofte edhe te terthorta qe e provojne kryerjen e studimeve. Per me teper fakti i perfundimit te studimeve eshte i lidhur dhe me vleresimin perkates te notave, qe eshte e pamundur te kryhet ne rruge gjyqesore.

    Go to comment
    2020/09/23 at 6:48 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Prokure per aplikim - bashkim pronash

    Pershendetje. Menyra e administrimit te pronave te paluajtshme te nje shoqerie tregtare percaktohet ne statutin e vete shoqerise. Nese administratori i shoqerise nuk eshte lejuar te aplikoje, atehere duhet te merret nje vendim i asamblese se ortakeve (apo aksionareve) ne varesi te llojit te shoqerise, te cilet te marrin nje vendim per bashkimin e dy pronave. Per regjistrimin e vendimit duhet te autorizohet administratori, apo nje person tjeter. Procedura qe ndiqet eshte sipas nenit 21 te ligjit 111/2018, “Per Kadastren”, te cilin e gjen pjeserisht me poshte:
    1. Nëse pasuritë e paluajtshme në kufij të ngjitur me njëra-tjetrën (qoftë në plan apo në lartësi), janë pronë e të njëjtit pronar, si dhe i nënshtrohen në çdo rast të drejtave dhe detyrimeve të njëjta, me kërkesë të pronarit, drejtoria vendore regjistron bashkimin e tyre, duke mbyllur kartelat që u takojnë këtyre pasurive të paluajtshme dhe duke hapur një kartelë të vetme.
    3. Në asnjë rast nuk lejohet ndryshimi i pronësisë së pasurisë së paluajtshme, që fshin të drejtat reale mbi të. Kur një pronar dëshiron ta ndajë në pjesë pasurinë e paluajtshme të tij, duhet të përgatitet një plan i ri rilevimi të nënndarjeve të propozuara.
    4. Në të gjitha rastet e përcaktuara në pikat e mësipërme të këtij neni, pronarët dorëzojnë pranë drejtorisë vendore certifikatën origjinale të pasurisë që do të bashkohet ose do të ndahet, si dhe pajisen me certifikata të reja pronësie për pasuritë e krijuara.

    Go to comment
    2020/09/23 at 6:45 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Si duhet te veproj per te rimarre diplomen?

    Pershendetje. Duke qene se studimet i keni perfunduar ne vitin 1986, dokumentet e shkolles, duke perfshire edhe Amzen me te gjitha te dhenat tuaja, lendet te cilat ju i keni ndjekur dhe keni dhene provimet, duhet te jene tashme prane Drejtorise perkatese te Arkivit te Shtetit. Dokumentet e shkollave duhet qe pas 10 vjetesh te percillen ne arkive. Dokumentet nuk nxirren nga arkiva, por ju mund te merrni nje kopje te fletes se Amzes dhe te fletes se regjistrit me vulen e arkives. Kete duhet ta legalizoni prane Drejtorise Rajonale Arsimore perkatese.

    Go to comment
    2020/09/23 at 6:38 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shpenzimet per divorc

    Pershndetje,

    Ne procesin gjyqesor me objekt zgjidhje martese, shpenzimet gjyqesore perfshijne:
    – Tarifa e padise per zgjidhjen e padise – 3000 leke;
    – Shperblim pr psikologun (ne rast se keni femije te mitur);
    – Shpenzime avokatore;

    Persa i perket vleres qe duhet te paguani per avokatin ose per psikologun nuk mund te themi nje vlere fikse, pasi keto jane profesione te lira dhe masa e shperblimit percaktohet me marreveshje midis paleve.

    Nderkohe, ju bejme me dije se nese ju beni pjese ne kategorite e vecanta qe mund te perfitojne ndihme jurikike falas ose jeni ne kushte pamundesie ekonomike, sipas neneve 11 ose 12 te Ligjit 111/2017, ju gezoni te drejten per perjashtim nga pagimi i tarifave gjyqesore, shpenzimeve gjyqesore dhe detyrimit per parapagim te tarifave te venies ne ekzekutim te urdhrit te ekzekutimit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/23 at 6:01 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Sherbim ligjor

    Pershendetje.
    Ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj, ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/23 at 5:56 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Eksperti mjeko-ligjor ne proces gjyqesor

    Pershendetje,
    Ju mund te kerkoni ne seance te caktohet eksperti qe ju propozoni. Nese jep aprovimin edhe pala kundershtare, ai ekspert mund te caktohet nga Gjykata. Ne te kundert gjykata do caktoje nje ekspert te pavarur nga lista e eksperteve qe ka ne dispozicion.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/23 at 5:53 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Perfaqesim ne gjyq

    Pershendetje.
    Platforma e juristit online ofron vetem keshillim ligjore falas dhe jo perfaqesim ne gjykate.
    Ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj, ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/23 at 9:02 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndihme ligjore per procesin e divorcit

    Pershendetje,

    Per te perfituar ndihem juridike dytesore (avokat falas), ju duhet t’i drejtoheni Gjykates se themelit, ne rrethin e se ciles do te kryeni zgjidhjen e marteses. Ne gjykate duhet te paraqesni formularin e plotesuar per kerkese per ndihme juridike dytesore dhe formularin per kategorite e vecanta (duke qene se jeni me urdher mbrojtje, beni pjese ne kategorite e vecanta, si viktime e dhunes dhe ju mjafton dokumenti/vendimi i urdherit te mbrojtjes).
    Se bashku me fomularet perkates te plotesuar (te cikat mund t’i shkarkoni nga faqja zyrtare ne web e Ministrise se Drejtesise ose ne linkun https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/), depozitoni dhe dokumentat e tjere mbeshtetes dhe me pas gjykata merr vendim ne lidhje me kerkesen tuaj per ndihme juridike dytesore. Ne zbatim te vendimit te gjykates ju caktohet avokati, i cili do t’ju ndihmoje ne hartimin e akteve dhe duke ju perfaqesuar perpara gjykates per zgjidhjen e marteses.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/23 at 8:57 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkese padi per divorc

    Pershendetje. Struktura e kerkese padise se paraqitur eshte e sakte dhe e plote. Duhet patjeter te keni adresa te sakta per efekt te njoftimeve nga gjyakta dhe do te ishte mire qe te vendosnit dhe numrat e telfonit te te dyja paleve. Ne kerkimet mungon kerkimi lidhur me mbiemrin qe deshiron te mbaje bashkeshortja. Duhet te keni parasysh qe caktimi i prindit per rritje dhe edukim do te behet mbi bazen e aktit te ekspertimit psikologjik, qe do te realizohet nga nje eksperte e thirrur nga gjykata. E njejta gje vlen edhe per takimet. Lidhur me pjesetimin e pasurise, praktika gjyqesore e trajton ne nje proces te mevetshem nga ndarja e pasurise. Procesi i pjesetimit te pasurise ne bashkepronesi kryhet ne baze te dispozitave te K.Pr.civile ne dy faza dhe si te tilla ato jane dy procedura me vete, dhe perfundojne me dy vendime. Ne fazen e pare behet percaktimi i pasurive qe jane pjese e bashkepronesise dhe me pjeseve perkatese te secili bashkeshort, dhe me pas ne fazen e dyte behet ndarja reale, fizike dhe ne natyre e pasurise.

    Go to comment
    2020/09/22 at 8:10 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on A kam të drejtë ankimimi?

    Pershendetje,

    Gjykata e Lartë, pasi është paraqitur rekursi, me kërkesë të palës, mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit të vendimit kur:
    a) ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit do të sillte pasoja të rënda e të pariparueshme; dhe/ose
    b) pala që ka bërë rekursin depoziton garanci materiale që siguron ekzekutimin vendimit.
    Kërkesa për pezullim parashtrohet në rekurs ose më vete.

    Ju keni pasur të drejtë të parashtronit me shkrim brenda tre ditëve, nga e nesërmja e marrjes dijeni mbi kërkesën për pezullim, argumentet tuaja, kërkimet si dhe te kundershtonit kerkesen.
    Në kushtet kur rrethanat e çështjes e diktojnë dhe ekziston rreziku se e drejta e rekursuesit mund të bëhet e pamundur për t’u realizuar, me vendim të arsyetuar, mund të procedohet me shqyrtimin e kërkesës pa u njoftuar më parë palët.

    Neni 479 i K.Pr.Civile gjithashtu parashikon se: “Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi kërkesën për pezullim duhet t’u njoftohet palëve. Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi kërkesën për pezullim mund të revokohet ose ndryshohet me kërkesë të palës. Për shqyrtimin e kërkesës për ndryshimin ose revokimin e masës së pezullimit njoftohen palët. Brenda 3 ditëve pala tjetër ka të drejtë të paraqesë me shkrim parashtrimet. Kërkesat shqyrtohen në dhomë këshillimi. Në çdo rast Gjykata e Lartë arsyeton vendimin e saj”.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/22 at 7:39 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Caktim perfaqesuesi ligjor

    Pershendetje. Ju keni te drejte te caktoni me shume se nje perfaqesues ligjor. Ne cilesine e perfaqesuesit perpara gjykates mund te jene vetem avokatet dhe personat e gjinise se aferm. Djali juaj qe ka mbushur moshen 18 vjec, pra per efekt te ligjit eshte madhor dhe ka zotesi te plote per te vepruar, ka te gjitha te drejtat qe t’ju perfaqesoje ligjerisht perpara gjykates. Refuzimi i gjykates per te legjitimuar djalin tuaj per t’ju perfaqesuar eshte ne kundershtim me ligjin.

    Go to comment
    2020/09/22 at 5:58 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Biznes online

    Pershendetje. Cdo veprimtari tregtare pavaresisht natyres se saj, apo faktit qe ushtrohet online, duhet te kete nje seli te regjistruar. Ky perben nje detyrim ligjor. Kjo seli eshte e domosdoshme edhe per efekt te regjistrimit te vepritmarise prane organeve tatimore. Selia e veprimtarise mund te jete fare mire edhe banesa ku ju jetoni. Nese nuk jeni pronar i ligjshem mund te lidhni nje kontrate qiraje, ose nese jane familjaret tuaj nje kontrate huaperdorje, e cila nuk eshte me pagese. Regjistrimi i veprimtarise tregtare mund te behet ne formen e tregtarit, si person fizik, pa nje strukture te organizuar, qe eshte me e thjeshte si procedure dhe ka shpenzime me te vogla edhe gjate ushtrimit te veprimtarise. Nese doni te regjistroni nje shoqeri tregtare, forma me e pershtatshme per bizneset e vogla eshte shoqeria me pergjegjesi te kufizuar. Aplikimi per regjistrim behet online prane Qendres Kombetare te Regjistrimit, ne faqen www.qkb.gov.al.

    Go to comment
    2020/09/22 at 5:54 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Jam martuar vetem per efekt ndryshimi te mbiemrit

    Pershendetje,

    Parashtrimi i pyetjes dhe rrethanave eshte i paqarte. Nese martesen e keni kryer ne nje shtet te ndryshem nga Shqiperia, do te duhet te konsutoheni ne perputhje me ligjet ne fuqi te atj vendi, duke mbajtur ne konsiderate situaten ne te cilen ndodheni.

    Per sqarimin e rrethanave te rastit tuaj dhe marrjen e nje keshillimi ligjor, jeni te lutur te telefononi ne Numrin Jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premten, ora 08:00-14:00.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/22 at 1:55 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ndihme ligjore per krijimin e nje federate sporti

    Pershendetje,

    Federata sportive është person juridik që organizohet dhe funksionon në zbatim të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe kuadrit ligjor për organizatat jofitimprurëse dhe ushtron veprimtarinë në një sport të caktuar në përputhje me statutin e saj, të miratuar nga ministri përgjegjës për sportin brenda 60 ditëve nga data e depozitimit, përpara kërkesës për regjistrim në gjykatën kompetente.
    Të drejtën për të përfituar emërtimin “Federatë shqiptare” e një sporti të caktuar e gëzon ajo organizatë sportive, e krijuar me nismën e personave juridikë, personave fizikë dhe klubeve sportive të atij sporti, që kanë pranuar emërtimin dhe statutin e federatës. Pas përfundimit të kësaj procedure, statuti i miratuar regjistrohet në gjykatë. Ministria përgjegjëse për sportin njeh vetëm një federatë në një sport të caktuar dhe asnjë organizatë tjetër nuk mund të ushtrojë atributet e kësaj federate.
    Shteti i delegon të drejtën e organizimit e të zhvillimit të veprimtarive sportive kombëtare e ndërkombëtare vetëm një federate sportive, në një sport të caktuar. Akti i emërtimit “Federatë shqiptare” të një sporti të caktuar jepet nga ministri përgjegjës për sportin, pas opinionit të marrë nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
    Procesi i krijimit dhe regjistrimit te nje federate per nje sport te caktuar perfshijne disa institucione dhe procedura, per te cilat kerkohet mbledhja e dokumentacioneve perkatese. Nuk eshte nje procedure e thjeshte e cila mund te ezurohet duke marre nje informacion te pergjithshem, per kete arye ju keshilloj te punesoni nje avokat te specializuar ne ceshtjet sportive, i cili mund te kryej procedurat perkatese.

    Per me shume informacion referojuni ligjit Nr. 79/2017 “PËR SPORTIN” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/22 at 1:29 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kontaktet e permbaruesve gjyqesor

    Pershendetje. Liste e permbaruesve gjyqesor shteteror mund ta kerkoni prane zyres shteterore te permbarimit.
    Megjithate, zyrat vendore te permbarimit, jane te organizuara mbi bazen e nje strukture hierarkike, me nje drejtues dhe disa permbarues. Qytetari qe i drejtohet kesaj zyre per ekzekutimin e detyrueshem te nje titulli ekzekutiv, nuk e zgjedh vete permbaruesin.
    Kontakti i Drejtorise se Pergjithshme te Permbarimit:
    http://dpp.gov.al/

    Go to comment
    2020/09/22 at 1:15 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Terheqja e librezes se punes

    Pershendetje,
    Per sa parashtroni ne pyetjen tuaj, punedhenesi kerkon firmosjen e nje dokumenti me ate te se cilit te vertetohet se ju i keni terhequr personalisht librezat perkatese. Kjo sherben per te vertetuar ligjerisht apo per te mbrojtur punedhenesin nga cdo pretendim tuajin te mevonshem, ne lidhje me mbajtjen e librezave, humbjen, demtimin apo cfaredolloj pretendimi tjeter. Fakti i largimit nga puna me deshiren tuaj nga puna nuk ka asnje lidhje me proceduren perkatese.
    Zakonisht, libreza e punes nga ish-punedhenesi terhiqet pasi ju te keni bere te gjithe dorezimet e nevojshme ne lidhje me punen tuaj dhe bazen materiale qe keni patur ne ngarkim. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/22 at 1:14 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Si te veproj per nje firme te femijes?

    Pershendetje. Autorizimi per daljen e femijes jashte vendit leshohet vullnetarisht nga prindi i femijes perpara zyres se nje Noteri Publik, ose nese kjo nuk arrihet, atehere prindi tjeter ka te drejte ta kerkoje nepermjet gjykates. Gjykata ne kete rast, do te caktoje nje ekspert psikolog, i cili do te vleresoje nese udhetimi i femijes jashte vendit, pa miratimin e prindit tjeter, eshte apo jo ne interesin me te larte te tij.
    Perpara gjykates duhet te provoni se cili eshte shkaku qe ju kerkoni te largoheni jashte, se bashku me femijen tuaj.

    Go to comment
    2020/09/22 at 1:10 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Akti i dhurimit

    Pershendetje. Pronari i nje pasurie eshte i lire t’ia dhuroje ate nje ose disa personave te tjere. Ne kete rast, ju duhet te paraqiteni prane nje zyre noteriale, ku do te kryhen te gjitha veprimet dhe procedurat lidhur me hartimin dhe regjistrimin e kontrates se dhurimit.

    Go to comment
    2020/09/22 at 1:09 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Udhezime per dhurimin e shtepise

    Pershendetje,
    Fillimisht, ju bejme me dije se duhet te celet deshmia e trashegimnise e bashkeshortes tuaj qe ka nderruar jete. Kjo realizohet prane nje zyre noterie. Deshmia e trashegimise duhet te depozitohet per rregjistrim prane Agjensise Shteterore te Kadastres, zyra vendore ne juridiksionin e te ciles ndodhet prona juaj.
    Me marrjen e certifikates se pronesise (pasi eshte regjistruar deshmia e trashegimise), ju duhet te drejtoheni serish prane nje zyre noterie per te lidhur kontraten e dhurimit midis jush dhe djalit tuaj. Kjo kontrate me tej, duhet te registrohet ne regjistrin e pasurive te paluajtshme, duke bere qe te leshohet edhe Certifikata e pronesise ne emer te pranuesit te dhurimit. Duke qene se ne rastin tuaj kemi te bejme me kalim pronesise (dhurim) mdis personave qe kane lidhje gjinore (prind-femije), ju perjashtoheni nga pagesa e tatimit per kalimin e se drejtes se pronesise se pasurise. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/22 at 7:33 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion per vazhdim te dokumentave

    Pershendetje

    Aplikimin per pasaporte mund ta beni ne ambasaden shqiptare te vendit ku ju keni vendqendrimin. Aplikimi kryhet permes portalit e-Albania dhe duhet te paraqiteni prane ambasades per dhenien e shenjave te gishterinjve. Per me shume informacion mbi proceduren dhe modalitetet e aplikimit, lutem vizitoni linkun ne vijim: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765

    Ne lidhje me pyetjen tuaj te dyte, ju bejme me dije se juristet e kesaj platforme mund t’iu japin keshillim juridik falas vetem per legjislacionin shqiptare. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/22 at 7:29 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndalese ne Schengen

    Pershendetje
    Nese ju keni ndalese ne zonen Schengen, kjo vlen vetem per vendet qe bejne pjese ne zonen Schengen. Ju mund te levizni i lire ne shtetet qe nuk jane pjese e Schengen. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/21 at 7:09 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim mbiemri pas martese

    Pershendetje
    Pershendetje. Pasaporta eshte e drejte dhe jo detyrim. Kjo do te thote qe nuk ka ndonje afat se kur duhet te aplikoni per nje pasaporte me te dhena te ndryshuara.
    Ajo qe eshte e rendesishme, eshte qe ju pasi te beni celebrimin e marteses jashte vendit, te beni regjistrimin e saj prane Zyres se Gjendjes Civile ne Shqiperi. Vetem pasi te behet ky regjistrim, ju do te mund te pajiseni me pasaporten e re, me mbiemrin e bashkeshortit.
    Pas lidhjes së martesës në shtetin e huaj, dokumenti i martesës (certifikatë martese /ekstrakt akt martese) i legalizuar, përcillet për regjistrim në shërbimin e gjendjes civile në Shqipëri në zyrën e gjendjes civile, ku bashkëshorti shqiptar ka vendbanimin.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/21 at 1:16 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim emri ose mbiemri

    Pershendetje,

    Kerkesa per ndryshimin e emrit behet nga vete personi personalisht dhe paraqitet nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa per ndryshimin e emrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.
    Nese nuk ndodheni ne kushtet e papershtatshmerise se emrit atehere vleresojme se ZGJC eshte ne kushtet kur nuk duhet te pranoje kerkesen tuaj por ju mund ti drejtoheni gjykates per te vendosur ne lidhje me kerkesen tuaj per ndryshim emri.

    Kërkesa prane ZGJC duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo
    mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Nuk lejohet ndryshimi i emrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile.

    Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
    Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/21 at 9:15 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A mund t'i drejtohem përsëri gjykatës ose sekretares më kerkese?

    Pershendetje
    Po, ju mund te ribeni edhe njehere kerkesen per pershpejtim te gjykimit duke cituar faktin qe njehere kjo kerkese eshte pranuar. Pervec situates se pandemise edhe procesi i vettingut ka ndikuar ne ngadalesimin e procesit te shqyrtimit te ceshtjeve ne gjykate. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/21 at 8:17 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on AMTP per regjistrim

    Pershendetje. Nga ana jone mund t’ju japim keshillim ligjor lidhur me rrugen e duhur qe ju duhet te ndiqni, por nuk kemi kompetence per te vepruar lidhur me aplikimin tuaj. Ne rast se juve ju ka kaluar afati brenda te cilit ju duhet te merrnit sherbimin e kerkuar, i percaktuar ne mandatin e aplikimit, atehere ju keni te drejte qe te paraqisni nje ankim drejtuar Agjencise Shteterore te Kadastres, Drejtorise Qendrore ne Tirane.
    Nese aplikimi juaj eshte bere ne baze te ligji 20/2020, ende nuk jane miratuar aktet nenligjore perkatese dhe si rezultat aplikimi mund te jete pezulluar nga ana e Drejtorise Rajonle Vendore te ASHK.

    Go to comment
    2020/09/20 at 9:08 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pensioni

    Pershendetje,
    Jo, nuk ka nje ligj specifik qe shtyn afatin kohor per te dale ne pension. Ligji per sigurimet shoqerore parashikon te drejten per te dale ne pension, pasi se pari, pensioni eshte e drejte dhe jo detyrim. Se dyti, cdo person ka te drejte qe te punoje edhe pasi i lind e drejta per pension, madje edhe pasi ka dale ne pension dhe perfiton pensionin e pleqerise. Jane politikat e institucionit te cilat percaktojne nese punonjesit do te qendrojne ne pune pas plotesimit te moshes per pension. Per disa profesione, apo pozicione pune, kjo percaktohet edhe ne ligjin perkates.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/20 at 9:05 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Posta e Certifikuar PEC

    Pershendetje. Per t’u pajisur me Posten e certifikuar PEC nga shoqeria “Poste Italiane” duhet te jeni shtetas italian, ose banues ne kete shtet, pra te keni nje numer te sigurimeve shoqerore. Kerkesa per ekspuls prane autoriteteve italiane mund te paraqitet edhe me ane te sherbimit postar.

    Go to comment
    2020/09/20 at 1:26 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kujdestaria e femijes

    Pershendetje,

    Ne lidhje me percaktimin e prindit te cilit do t’i besohet rritja dhe edukimi i femijes pas zgjidhjes se marteses eshte gjykata ajo qe vendos, duke u bazuar ne kriterin e interesit me te larte te femijes. Per vleresimin e interesit te femijes, gjykata do te marre ne konsiderate nje seri faktoresh, nder te cilet:
    – Mosha e femijes dhe perkatesia e tij gjinore
    Sipas eksperteve te psikologjise, ne pjesen me te madhe te rasteve, ne vitet e para te femijerise, afeksioni i femijes eshte me i fuqishem ne drejtim te nenes. Kjo pasi ne nje moshe te tille, eshte e kuptueshme qe femija ka me teper nevoje per kujdesin e nenes ne drejtim te rritjes dhe formimit te karakterit.
    – Lidhjet afeksionale te femijes me njerin apo tjetrin prind, si dhe ato te prinderve ndaj femijes;
    – Profili socio-moral i secilit prind; Ky profil nenkupton vleresimin e opinionit publik ne raport me sjelljet e prindit. Nuk paraqet interes cdo sjellje e prindit ne shoqeri, por vetem ato qendrime te prindit, te cilat mund te ndikojne ne edukimin e femijes.
    – Mundesite e secilit prind per edukimin e femijes;
    – Mundesine me te mire per zhvillimin moral, intelektual dhe fizik te femijes;
    – Gjendja shendetsore e femijes;
    – Sjellca e secilit prind ne raport me femijen, para zgjidhjes se marteses;
    – Menyra sesi jane permbushur detyrimet prinderore, para zgjidhjes se marteses;
    – Gjendja shendetsore e prinderve;
    – Mundesite materiale qe ka secili prind, per sigurimin e mirerritjes e edukimit te femijes;
    – Niveli arsimor dhe intelektual i secilit prind;
    – Profesioni i secilit prind dhe angazhimet profesionale te tyre;
    – Siperfaqja dhe kushtet e banimit te secilir prind;
    – Vleresimi i personave me te cilet prindi do te bashkejetoje pas zgjidhjes se marteses, nese nuk do te jetojne te vetem; etj.

    Ekzistenca dhe vertetimi i teresise se faktoreve te sipercituarm nuk eshte i domosdoshem ne cdo rast gjykimi. Gjykata heton dhe vlereson me kujdes rrethanat e ceshtjes tuaj konkrete.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/20 at 10:35 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nderrimi i emrit

    Pershendetje,

    Kerkesa per ndryshimin e emrit behet nga vete personi personalisht dhe paraqitet nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa per ndryshimin e emrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo
    mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Nuk lejohet ndryshimi i emrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile.

    Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
    Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/20 at 10:30 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Certifikate pronesie

    Pershendetje,

    Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), në zbatim të Ligjit Nr. 111/2018 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit.

    Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ASHK-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe kodin e sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit tek “Dokumentet e mia” në e-Albania dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike.
    Çdo tarifë për shërbimin në ASHK, paguhet në llogarinë bankare të agjencisë. Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, sporteleve të Postës Shqiptare si dhe online nëpërmjet Portalit e-Albania, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.

    Hapat e procedurës
    – Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portalin e-Albania
    – Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrimin e objekteve të legalizuara”
    – Klikoni butonin “Përdor”
    – Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi pronën, mbi shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme.
    – Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit
    – Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën ose kryeni pagesën online përmes portalit e-Albania me një kartë debiti ose krediti
    – Punonjësi i ASHK-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania.

    * Pas kryerjes së aplikimit ju nuk duhet të prisni shërbimin postar për kthim-përgjigjen e aplikimit të kryer, por do të mund të merrni përgjigjen me vulë dhe firmë elektronike tek “Dokumentat e Mia” në profilin tuaj në e-Albania.

    Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit ne portalin e-Albania, mund të paraqiteni prane zyrave te ADISA-s ose te kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al ose https://www. e albania.al.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/20 at 10:00 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorci ne Kanada

    Pershendetje,

    Në bazë të nenit 393 te Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja, duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen.
    Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile.

    Dokumentet që duhen paraqitur për t’i dhënë fuqi vendimeve të gjykatave të huaja janë:
    – Kërkesa;
    – Kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar);
    – Vërtetim nga gjykata që ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar). Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë me vulë Apostillë ose të legalizuara për vendet që nuk janë palë në Konventën e Hagës për Apostillën;
    – Prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer në shqip (i noteruar) kur është përpiluar në gjuhë të huaj;

    Me njohjen e vendimit te gjykates, vendimi i zgjidhjes se marteses qe ka marre forme te prere duhet t’i komunikohet sherbimit te gjendjes civile. Ky vendim ndryshon nje nga perberesit e gjendjes civile te individit dhe konkretisht statusin martesor.

    Ne zbatim te nenit 143 te Kodit te Familjes, vendimi për zgjidhjen e martesës qe ka marre forme te prere i dërgohet nga gjykata për regjistrim zyrës së gjendjes civile përkatëse.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/19 at 3:16 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Si duhet vepruar në rast se gjyqtari/a kalon çdo afat për gjykimin e një çështjes?

    Pershendetje,
    Nese ju keni ankesa ne lidhje me gjyqtarin e ceshtjes, ju mund te referoni ankesen tuaj prane Inspektoriatit te te Larte te Drejtesise. Ankesat mund të dorëzohen edhe me postë, si dhe në rrugë elektronike në adresën info@ild.al. Ne linkun ne vijim mund te gjeni dhe adresen e ILD-se https://ild.al/kontakt/
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/18 at 3:07 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim mbiemri

    Pershendetje,

    Ligji per gjendjen civile parashikon dy raste te ndryshimit te mbiemrit:
    1) per arsyet e parashikuara nga Kodi i Familjes, ne rastin tuaj martesa dhe;
    2) kur kerkohet nga vete personi.

    Cdo person ka te drejte te kerkoje ndryshimin e mbiemrit te tij, vetem nje here, por kur ka arsye papershtatshmerie, pra kur behet fjale per mbiemra fyes, racist, qesharak, etj., qe nuk eshte rasti juaj. Ne rastin tuaj regjistrimi duhet te ishte bere qe ne momentin e regjistrimit te marteses prane gjendjes civile.
    Megjithate, ju mund te beni nje kerkese per ndryshim mbiemri, mbeshtetur ne nenin 57/1 dhe 57/2 (ketu gjeni listen e dokumentacionit te nevojshem) te ligjit per gjendjen civile (te perditesuar), duke kerkuar ndryshimin e mbiemrit per shkak se doni te mbani mbiemrin e bashkeshortit.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/09/18 at 2:56 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ne vijim te pyetjes: A duhet te merret ne cilesine e te pandehurit i kallezuari?

    Pershendetje,

    Ne rastin konkret nuk kemi te bejme me nje proces gjyqesor, ne te cilen pala e akuzuar prej jush ka ndonje status te vecante gjate gjykimit. Pala e kallezuar nuk eshte marre si i pandehur sepse prokurori ka dale me vendim “mosfillim procedimi penal”. Ne kete rast hetimet ndaj personit ne fjale jane mbyllur dhe nuk i eshte atribuar asnje veper penale nga prokuroria. Procesi gjyqesor qe po zhvillohet eshte mbi nje kerkese per mbylljen e hetimeve dhe palet e interesuara ne kete rast jane prokuroria e cila ka dal me vendim “mosfillim procedimi penal” dhe juve qe keni bere kallezimin penal (nese nuk jeni dakort me vendimin e prokurorise).

    Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në Vendimin Unifikues nr.3 të vitit 2002 kanë trajtuar qartë konceptin e subjektit procedural të “të pandehurit”. Terminologjia e përdorur nga Kodi i Procedurës Penale, gjatë fazave të ndryshme të procedimit penal, ndryshon nga çasti i fillimit të marrjes dijeni për veprën penale deri në përgatitjen dhe dërgimin e çështjes penale për gjykim. Cilësimi dhe emërtimi i subjekteve dhe i personave në raport me veprën penale fillojnë me termin: “personi, të cilit i atribuohet vepra penale” (neni 287 K.Pr.Penale), “person, ndaj të cilit zhvillohen hetime” (nenet 293/1, 295/1, 296/1 e 2, 302, 303/2 – “b” e “d” dhe 308, etj.) dhe më pas “i pandehur” që ndeshet në shumë dispozita të Kodit të Procedurës Penale. Autori i mundshëm i veprës penale mund t’i marrë këto emërtime në faza të ndryshme të procedimit penal. Këto emërtime nuk përfaqësojnë të njëjtën gjë dhe nuk kanë të njëjtin kuptim.

    Personi ndaj të cilit zhvillohen hetimet është një figurë procedurale e ndërmjetme që qëndron midis asaj që Kodi Procedurës Penale quan “person, të cilit i atribuohet vepra penale” dhe “të pandehurit”. Vetëm drejt çasteve të përfundimit të fazës së hetimeve paraprake, Kodi i Procedurës Penale përdor termin “i pandehur”. I pandehuri është personi që i atribuohet formalisht vepra penale me aktin e njoftimit të akuzës. Ky status procedural është më i avancuar dhe relativisht më i qëndrueshëm, i cili ruhet i pandryshuar, në çdo gjendje dhe shkallë të procesit penal, derisa të ketë marrë formë të prerë vendimi i pushimit, i pafajësisë ose fajësisë (neni 34/2 i K.Pr.Penale).

    Pra per te konkluduar, figura procedurale e autorit të mundshëm të veprës penale që nga çasti i njoftimit të saj në prokurori e deri në momentin e përfundimit të hetimeve paraprake (neni 327 i K.Pr.Penale), evoluon gradualisht nga “personi, të cilit i atribuohet vepra penale” në “personin ndaj të cilit zhvillohen hetime” dhe së fundmi në atë të “të pandehurit”, pavarësisht nëse çështja pushohet (neni 328) apo dërgohet për gjykim (neni 331). Si rregull, statusi i të pandehurit merret në përfundim të hetimeve paraprake përpara se të depozitohet fashikulli i gjykimit, por ky status mund të merret edhe me përpara. Kjo është në çmimin e prokurorit, i cili mund të bëjë njoftimin e akuzës në çdo fazë të hetimeve, deri në përfundimin e tyre, pasi ai të ketë mbledhur të dhënat e mjaftueshme (neni 34/1 i K.Pr.Penale).

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/18 at 9:57 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Sa kohe duhet te pres?

    Pershendetje,

    Nese nuk ka nje ligj te posacem, referohen afatet e pergjithshme administrative te cilat mund te jene deri ne 45 dite.
    Nese nuk ju kthehet nje pergjigje brenda ketij afati, juve ju lind e drejta ta coni ceshtjen ne gjykate ne perputhje me parashikimet e Kodit te Procedures Administrative. Me pas gjykata detyron institucionin per kthimin e nje pergjigje.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/18 at 8:17 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rekursi ne Gjykaten e Larte

    Pershendetje. K.Pr.Civile nuk parashikon afate per dorezimin/percjelljen e dosjes nga nje gjykate me e ulet, prane nje gjykate me te larte. Ky proces eshte ne varesi te komunikimit te vendimit nga gjykata, te ankimimit te paleve te vendimit perkates, te njoftimit te ankimit paleve te tjera. Vetem pasi te kryhen te gjitha keto veprime, sekretaria gjyqesore procedon me dergimin e dosjes gjyqesore prane gjykates perkatese.
    Lidhur me kohen e shqyrtimit te ceshtjes prane Gjykates se Larte, besoj jeni ne dijeni se per nje periudhe te gjate kohe kjo gjykate nuk ka funksionuar teresisht, per shkak te mungeses se gjyqtareve. Aktualisht jane vetem 3 gjyqtare qe gjykojne ceshtjet dhe vonesat ne gjykim ne kete gjykate jane tashme me shume se 5 vjecare. Nuk mund t’ju themi nese kjo ceshtje do te marre nje zgjidhje se shpejti, pasi varet nga ecuria e procesit te reformes ne drejtesi.

    Go to comment
    2020/09/18 at 8:13 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Ku duhet te drejtohem per informacion?

    Pershendetje,

    I vetmi institucion te cilit ju mund t’i drejtoheni eshte pikerisht Prokuroria e Rrethit ku keni bere kallezimin. Ne perputhje me Kodin e Procedures Penale, juve ju lind e drejta qe ne cilesine e viktimes se vepres penale te mund te kerkoni informacion mbi procedimin penal.
    Ju mund te interesoheni vete prane Prokurorise ose t’i drejtoheni asaj me nje kerkese per informacion nese eshte administruar kerkesa juaj ose jo.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/18 at 8:10 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkese per keshille ligjore

    Pershendetje. Me rregullat e reja te Kodit te Procedures Civile nuk eshte e nevojshme te beni zenie te afatit te ankimit, pasi afati i ankimit fillon nga e nesermja e komunikimit te vendimit te zbardhur nga ana e gjykates. Pra pa ju ardhur vendimi i zbardhur, afati i ankimit nuk ka filluar. Gjykata duhet ta kishte zbardhur tashme vendimin e saj, pasi afati i parashikuar ne K.Pr.Civile per te zbardhur vendimin eshte 20 dite. Ne kete rast, ju mund t’i beni nje kerkese me shkrim gjyqtarit te ceshtjes per zbardhjen e vendimit. Nese serish ka vonesa ne arsyetimin e vendimit dhe njoftimin e tij, mund t’i drejtoheni edhe Keshillit te Larte Gjyqesor. Dosja ne gjykaten e Apelit percillet vetem pasi te jete komunikuar vendimi per te gjitha palet dhe te kete kaluar afati 15 ditor i ankimit. Ju keshillojme qe ne momentin e marrjes se vendimit, te paraqisni ankimin me te gjithe argumentet perkates brenda ketij afati ligjor.

    Go to comment
    2020/09/17 at 9:13 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Gabim ne mbiemer te diploma Master

    Pershendetje,
    Ju mund t’i drejtoheni Fakultetit prane Universitetit te cilit ju keni studiuar per te kerkuar ndreqjen e gabimit material ne diplome. Ju sugjerojme te paraqiteni sa me pare prane sekretarise se fakultetit.
    Kontrolli me kujdes pervec kartonit te diplomes, edhe listen e notave per ndonje gabim te mundshem. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/17 at 9:07 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Njohje Pronar

    Pershendetje. Nga spjegimet qe ju jepni rezulton nje paqartesi ligjore, lidhur me te drejten tuaj te pronesise dhe kontrates se qirase, duke qene se jane dy institute te ndryshme juridike. Cdo pasuri qe eshte regjistruar ne emer te babait tuaj ne cilesine e pronarit, per te kaluar ne emrin tuaj mjafton qe te beni deshmine e trashegimise prane nje noteri dhe ta depozitoni ne drejtorine vendore te kadastres. Pas kesaj, automatikisht prona regjistrohet ne emer te te gjithe personave qe rezultojne si trashegimtare te babait tuaj. Nese midis Bashkise dhe babait ka nje kontrate qiraje, nuk mund t’ju japim nje informacion te plote, pasi te drejtat dhe detyrimet jane te percaktuara ne kete kontrate dhe jane ne varesi dhe te menyres se si jane sjelle palet gjate viteve.

    Go to comment
    2020/09/17 at 7:33 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on A duhet marre ne cilesine e te pandehurit i kallezuari?

    Pershendtje,
    Neni 34 i Kodit te Procedures Penale, parashikon se merr cilësinë e të pandehurit personi të cilit i atribuohet vepra penale me aktin e njoftimit të akuzës, në të cilin tregohen të dhënat e mjaftueshme për marrjen si të pandehur. Ky akt i njoftohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij. Per sa kohe hetimi po vazhdon, ose prokurori nuk ka dale me nje vendim ku personit i atriubohet vepra penale per te cilen ju keni kryer kallezimin, dhe ai nuk eshte njoftuar ne liddhje me vendimin e prokurorit, atehere personi per te cilin ju keni bere kallezim penal, nuk mund te cilesohet i pandehur ne kete faze.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/17 at 3:18 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese per avokat falas

    Pershendetje. Ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj, ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihme ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.

    Go to comment
    2020/09/17 at 2:13 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Licence taksi person juridik

    Pershendetjet. Kushtet specifike per marrjen e nje taksie percaktohen me Vendim te Keshillit te Ministrave dhe me tej nga secila Bashki perkatese. Personi fizik, mund te pajiset me license edhe per vetem nje taksi, ndersa personi juridik jo.
    Informacion me te detajuar, lidhur me procedurat dhe dokumentacionin e nevojshem, mund ta gjeni prane faqes se portavendore.al. Ne vijim gjeni linkun perkates.

    Licencë taksie

    Go to comment
    2020/09/17 at 11:04 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Ndryshimi mbiemrit

    Pershendetje,

    Përsa persa i perket pyetjes suaj, ju beje me dije se Kodi Familjes parashikon se fëmija merr mbiemrin e përbashkët të prindërve. Kur prindërit kanë mbiemra të ndryshëm, të gjithë fëmijët mbajnë një mbiemër, atë që do të vendosin prindërit me marrëveshje. Kur marrëveshja nuk arrihet, fëmijët mbajnë mbiemrin e të atit.

    Ne rastin tuaj regjistrimi me mbiemrin e mamasë duhet të ishte bërë që në momentin që prindërit ju kanë regjistruar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/17 at 9:26 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pronesia

    Pershendetje. Ne rastin tuaj ka shume rendesi per rrugen qe do te ndiqni, fakti nese punimi i kryer nga vellai juaj eshte me leje, apo jo. Ne rast se eshte ndertim pa leje, ju mund t’i drejtoheni zyres Inspektoriatit te Territorit prane Bashkise tuaj, duke kerkuar qe te prishet ndertimi.
    Nese ndertimi eshte pa leje, por eshte paraqitur per legalizim, atehere duhet te paraqisni nje kerkese me shkrim prane ASHK, Drejtorise Rajonale Vendore perkatese, ku te parashtroni shkaqet qe sipas jush ky ndertim nuk duhet te legalizohet, pasi sjell deme ne pasurine tuaj.
    Nese ndertimi eshte me leje, atehere ju keni te drejte qe t’i drejtoheni gjykates me kerkese padi te mbeshtetur ne nenin 303 te Kodit Civil (e gjeni ne fund te pergjigjes). Ne kete rast eshte e rendesishme qe punimi te mos kete perfunduar. Nese ndertimi eshte me leje dhe ka perfunduar, atehere mund t’i drejtoheni gjykates me padi per pushimin e cenimit te pronesise, ne baze te nenit 302 te Kodit Civil (e gjeni bashkengjitur)

    Padia mohuese
    Neni 302
    Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cenon në pronësinë e tij, por pa u zhveshur nga posedimi, të pushojë cenimin dhe të mos përsërisë këtë në të ardhmen, dhe, kur është rasti të shpërblejë dëmet që mund t’i ketë shkaktuar.

    Kallëzimi i një punimi të ri dhe i një dëmi të mundshëm
    Neni 303
    Pronari, personi që gëzon një të drejtë tjetër reale ose poseduesi, të cilët kanë arsye të shqetësohen se nga një punim i ri i filluar prej të tjerëve në tokën e tyre ose të tjetërkujt, mund t’i vijë dëm sendit në pronësi ose në posedimin e tij, mund t’i drejtohet gjykatës me kusht që ky punim të mos ketë përfunduar ose të mos ketë kaluar një vit nga fillimi i tij.
    Gjykata sipas rastit vendos ndalimin e punimit, shëmbjen ose pakësimin e tij dhe kur është rasti edhe shpërblimin e dëmit ose rrëzon padinë duke urdhëruar shpërblimin e dëmit kur rezulton se punimi ka qënë ndaluar padrejtësisht.

    Go to comment
    2020/09/17 at 9:14 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Orientim

    Pershendetje. Dokumentet qe behen pjese e dosjes gjyqesore, do te mbeten aty dhe do te arkivohen. Pala qe deshiron te terheqe dokumente nga dosja gjyqesore, pas perfundimit te procesit, mund ta beje vetem duke marre kopje te njehsuara prane arkives se gjykates perkatese, por asnjehere dokumentet e depozituara ne dosje.

    Go to comment
    2020/09/17 at 9:04 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorc

    Pershendetje,
    Nuk ka nje afat te sakte ne lidhje se kur mund ta terhiqni certifikaten nga gjendja civile. Vendimi i komunikohet paleve dhe pasi vendimi i gjykates ka marre forme te prere, atehere ZGJC-ja ndermerr veprimet e nevojshme per te ndryshimin e te dhenave dhe pasqyruar statusin real te gjendjes tuaj civile. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/17 at 6:31 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkese per orientim

    Pershendetje. Dokumenti qe ju keni bashkengjitur eshte nje flete shoqeruese e arkives se shtetit per dokumente pronesie te vitit 1917, por jo dokumenti i pronesise, prandaj nuk mund t’ju orientojme lidhur me rrugen ligjore qe duhet te ndiqni.
    Kini parasysh qe nje dokument i vitit 1917 nuk mund te sherbeje si titull pronesie per t’u regjistruar sot si pronar, apo si trashegimtare te pronarit. Nese kjo pasuri eshte sekuestruar gjate regjimit komunist, juve ne cilesine e trashegimtareve do t’ju ishte dashur te ndiqnit procedurat per kthimin e kesaj prone.

    Go to comment
    2020/09/16 at 5:20 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Proces divorci

    Pershendetje. Bashkeshortja ka te drejte ligjore te kerkoje cdo informacion te nevojshem per pasurine qe bashkeshorti ka fituar gjate marteses, pavaresisht nese kjo pasuri eshte regjistruar vetem ne emer te njerit bashkeshort, apo ne emer te te dyve. Kodi i Familjes pranon bashkepronesine e pasurive te fituara gjate marteses, me perjashtim te atyre qe jane dhurim, apo trashegim. Edhe per tjetersimin e kesaj pasurie, noteri publik do te kerkonte domosdoshmerisht pranine e bashkeshortes per te nenshkruar kontraten e transferimit te pasurise.
    Per te marre informacion mbi veprimet e kryera mbi pasurine dhe kopjen perkatese te dokumentacionit, mund te drejtoheni prane Drejtorise Vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres, ku ndodhet pasuria. Ne kerkese identifikoni te dhenat e pasurise qe interesoheni, duke i bashkelidhur edhe nje kopje te certifikates familjare. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/09/16 at 5:14 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion

    Pershendetje,
    Ne lidhje me pjesen e nenes suaj (e cila nuk jeton me), nese nuk eshte lene testament nga ana e saj, do te duhet te celet deshmia e trashegimise ligjore, ku perfitues do te jene bashkeshorti (babai juaj) dhe femijet. Deshmia e trashegimise nxirret prane nje noteri dhe depozitohet per t’u rregjistruar mbi pasurine prane rregjistrave publike te administruar ne Zyren e Kadastres.
    Ne lidhje me pjesen takuese te babait, kalimi i pronesise nga ai tek ju femijet mund te behet me kontrate dhurimi ose shitje. Kontrata duhet te lidhet para noterit dhe duhet te rregjistrohet po ashtu ne Zyren e Kadastres. Per kalimin e pronesise nuk paguani tatimin e kalimit te se drejtes se pronesise se pasurise, duke qene se kemi te bejme me nje veprim midis personave ne lidhje te afert gjinore (prind-femije).
    Ne rastin e marteses se dyte, duke qene se kjo pasuri eshte krijuar para marteses, atehere nuk eshte pjese e regjimit pasuror martesor ne bashkesi, pra nuk eshte pasuri e perbashket me njerken. Femija nga martesa e dyte ka te drejte te pretendoje mbi pjesen e pasurise se babait. Ne cdo rast, babai juaj, pjesen e tij takuese te pasurise, mund ta disponoje sipas deshires/vullnetit te tij.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/16 at 4:22 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pension ushqimor per femijen

    Pershendetje,

    Per keshillim ligjor falas, ju mund te telefononi ne Numrin Jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00.

    Per te diskutuar/konsultuar rastin tuaj drejteperdrejte me juristet e klinikave, ju mund te paraqiteni prane Qendres/Klinikave Ligjore me adrese ne Tirane, Durres dhe Shkoder, ne varesi te vendndodhjes tuaj. Zyra e Ndihmës Ligjore Falas ne Tirane ndodhet pranë Ministrisë së Drejtësisë, adresa: Ministria e Drejtësisë, Bulevardi Zogu I, Tiranë. Orari i pritjes:E hënë deri të Enjte 8.30 – 16.30, E premte 8:30-14.00;

    Ne linkun ne vijim mund te gjeni edhe adresat e Klinikave te Ligjit ne Durres dhe Shkoder: https://klinikateligjit.al. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/16 at 4:16 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leje Lindje

    Pershendetje,
    Neni 27 i ligjit “Per sigurimet Shoqerore ne RSH” i ndryshuar, percakton se “E Ardhura per barrelindje i paguhet gruas se siguruar per barren dhe lindjen e femijes, kur ajo ka 12 muaj sigurimi, per cdo rast perfitimi”. Ne kete kuptim ju jeni perfituese e te ardhures per barrelindje, pavaresisht periudhes se periudha e sigurimit eshte nderprere ne nje moment te meparshem nga ai i lindjes se femijes.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/16 at 4:09 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndihme si duhet te veproj?

    Pershendetje. Pavaresisht se ndryshimi i kushteve te kontrates se punes nuk mund te behet ne menyre te njeanshme, por vetem me dakordesi te te dy paleve, ne rastin konkret ju keni nje shkak ligjor per te kerkuar ndryshimin e kushteve te punes. Neni 101 i Kodit te Punes e ka te rregulluar ne menyre te shprehur ndalimin e punes se nates per punemarrsit te cilet kane nje raport mjekesor. Ne do t’ju keshillonim qe ju te paraqisni nje kerkese me shkrim drejtuar zyres kommpetente per burimet njerezore ne vendin tuaj te punes, duke i bashkengjitur edhe nje kopje te raportit. Nese kjo kerkese ju refuzohet, atehre ju duhet te beni nje ankim prane Ministrise se Shendetesise.
    Ne vijim gjeni permbajtjen e nenit 101 qe ta beni pjese te kerkeses tuaj.

    PUNA E NATËS, Neni 101
    Ndalohet të punojnë në punën e natës punëmarrësit nën moshën 18 vjeç dhe ata të deklaruar invalidë mbi bazën e raportit mjekësor sipas ligjit për sigurimet shoqërore.

    Go to comment
    2020/09/15 at 9:43 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Vlefshmeria juridike e legalizimit te baneses

    Pershendetje,
    Procesi i legalizimit eshte nje proces administrativ, per te ligjeruar ndertimet pa leje, ose si ne rastin tuj, ndertime te para vitit 1991, te paregjistruara. Legalizimi i ndertimit, behet mbi baze vetedeklarimi te poseduesit te baneses, dhe ne momentin e procedurave te legalzimit ju keni pasur te drejte te kerkoni kundershtimin e kesaj procedure mbi pretendimet te cilat i keni parashtruar edhe ketu. Ndertimi,i cili ju thoni se ka akt autorizimi, mund ti jete nenshtruar nderhyrjeve dhe shtesave te mevonshme te cilat kane pasur nevoje edhe ato per legalizim. Ne momentin qe tashme, procedura e legalzimit dhe regjstrimit te ndertimit ne ASHK, ka perfunduar kjo eshte nje ceshtje teresisht gjyqesore. Ne cdo rast, ju keni te drejte te parashtroni perpara gjykates, pretendimet tuaja, ne lidhje me pronesine mbi kete objekt, te drejtat e trashegimse ligjore etj. Gjithsesi, ne kushtet qe ju parashtruat, kjo eshte nje ceshtje komplekse, ne te cilat faktet dhe provat duhen shqyrtuar me kujdes, per te pasur mundesine per te iniciuar nje proces gjyqesor. Ne te gjitha rastet ju keshilloj te caktoni nje avokat.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/15 at 3:18 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Transferim

    Pershendetje,
    Mbeshtetur ne nenin 66 te Rregullores se Pergjithshme te Burgjeve, brenda 5 diteve nga rregjistrimi i kerkeses suaj per transferim duhej te hartohej nje raport i detajuar sipas argumentimit tuaj ne kerkese (bazuar ne arsyet e kerkimit te transferimit ne nje institucion tjeter te vuajtjes se denimit). IEVP-ja ku ndodheni mund të kërkojë nga institucionet e tjera shtetërore të dhëna provuese apo shtesë, lidhur me shkakun e transferimit të të burgosurit, të cilat i bashkëlidhen raportit.

    Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve nxjerr urdhrin për transferimin e të paraburgosurit apo të dënuarit. Në rast të refuzimit të kërkesës, i paraburgosuri apo i dënuari njoftohet me shkrim. Ai ka të drejtë t’a ankimojë atë tek Ministri i Drejtësisë, brenda 15 ditëve nga vënia e tij në dijeni për refuzimin e kërkesës.

    Ju sugjerojme qe te vendosni kontaktin me administraten e institucionit te vuajtjes se denimit ku keni paraqitur kerkesen per transferim, per te marre informacion ne lidhje me statusin e shqyrtimit te kerkeses tuaj dhe vendimmarjen perkatese. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/09/15 at 2:05 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Statusi i jetimit

    Përshëndetje!

    Statusin e jetimit e përfitojnë të gjithë personat me moshë nga 0-25 vjeç që kanë kaluar ose jo nëpër institucionet shtetërore apo private të përkujdesit shoqëror dhe që plotësojnë këto kritere:
    – Janë të lindur jashtë martese;
    – Nuk kanë gjallë asnjë nga prindërit;
    – U është hequr e drejta prindërore për të dy prindërit me vendim të formës së prerë të gjykatës, ose e njërit prind dhe prindi tjetër nuk jeton;
    – Që braktisen nga të dy prindërit dhe nuk u njihet identiteti i tyre.

    Statusi i jetimit jepet nga Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH), nga një komision specialistësh në nivel drejtorie në përbërje të të cilit është dhe një përfaqësues i Shoqatës së Jetimëve të Shqipërisë.

    Dokumentacioni i nevojshëm për përfitimin e statusit të jetimit, i cili dorëzohet pranë Zyrave Rajonale të Përkujdesit Shoqëror është:
    a. Çertifikatën e lindjes së personit
    b. Dokumentacionin që vërteton trajtimin e tyre nga institucionet publike a privatetë përkujdesit shoqëror (shtëpitë e foshnjës dhe fëmijës ) nëse janë sistemuar në këto institucione.
    c. Çertifikatën e vdekjes së të dy prindërve, nëse asnjëri prej tyre nuk është gjallë.
    d. Vendimin e gjykatës së formës së prerë për rastin e heqjes së të drejtësprindërore të të dy prindërve ose të njërit prind, kur prindi tjetër nuk jeton.
    e. Vendimin e gjykatës që deklaron të braktisur fëmijën nga të dy prindërit, ose nganjëri prind dhe prindi tjetër nuk jeton.
    f. Për rastet e përcaktuara në pikat “d” dhe “e” dorëzohet dhe certifikata e vdekjes së prindit.

    Nese keni ndonje pyetje tjeter ose paqartesi per sa shpjegohet me siper, Jeni te lutur te na kontaktoni ne numrin jeshil per keshillim ligjor falas 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/09/14 at 9:56 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A eshte e rregullt nje akt-marreveshje jo noteriale?

    Pershendetje. Forma e kontrates, apo cdo ndryshimi te mevonshem te saj percaktohet nga Kodi Civil per cdo kontrate specifike. Ne rastin e kontrates se sipermarrjes Kodi Civil i Republikes se Shqiperise nuk ka te percaktuar nje forme te caktuar. Madje ka edhe vendim unifikues te kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte te cilat jane shprehur se palet kane te drejte qe kontraten e sipermarrjes ta lidhin sipas formes qe deshirojne, me goje, me shkrese te thjeshte, apo me akt noterial. Pra ndryshimi qe ju i keni bere kontrates se sipermarrjes eshte i vlefshem dhe nuk mund te konstatohet si i tille nga gjykata.

    Go to comment
    2020/09/14 at 7:29 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leja e zakonshme

    Pershendetje. Leja e zakonshme, ose pushimet vjetore eshte jo me pak se kater jave gjate vitit te punes ne vazhdim. Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje. Pra ne rastin tuaj, ju duhet te kishit kryer lejen vjetore per vitin 2019, deri ne mars te vitit 2020 dhe per vitin 2020, ju takon 2 jave leje vjetore.

    Go to comment
    2020/09/14 at 7:26 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ku mund te drejtohem?

    Pershendetje. Nese ju nuk e keni njoftuar me shkrim zgjidhjen e kontrates se punes dhe kohen konkrete, atehere ju keni te drete t’i drejtoheni gjykates, ku te kerkoni shperblimin perkates per zgjidhje te kontrates se punes pa shkaqe te justifikuara dhe ne kundershtim me proceduren. Ju keni te drejte te perfitoni 3 muaj page per periudhen e njoftimit, 2 muaj page per proceduren, 2.5 muaj per vjetersine ne pune, lejen e zakonshme nese nuk e keni marre, si dhe nese gjykata e vlereson nje shperblim nga 1-12 muaj, per zgjidhje te kontrates pa shkaqe te justifikuara.
    Sic ju thame edhe me siper, i vetmi institucion qe mund te trajtoje ceshtjen tuaj eshte gjykata.

    Go to comment
    2020/09/14 at 7:22 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dalje ne pension

    Pershendetje,

    Ligji per sigurimet shoqerore parashikon te drejten per te dale ne pension, pasi se pari, pensioni eshte e drejte dhe jo detyrim. Se dyti, cdo person ka te drejte qe te punoje edhe pasi i lind e drejta per pension, madje edhe pasi ka dale ne pension dhe perfiton pensionin e pleqerise. Jane politikat e institucionit te cilat percaktojne nese punonjesit do te qendrojne ne pune pas plotesimit te moshes per pension. Per disa profesione, apo pozicione pune, kjo percaktohet edhe ne ligjin perkates.

    Go to comment
    2020/09/14 at 6:32 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Aplikim per vize ne Liban

    Pershendetje,

    Per marrjen e vizes qe ju mundeson hyrjen ne shtetin e Libanit, ju duhet te aplikoni ne nje nga perfaqesite diplomatike ne Athine, Kajro ose Stamboll. Per dokumentacionin e nevojshem dhe proceduren qe duhet te ndiqet duhet te kontaktoni drejtperdrejte me nje nga perfaqesite diplomatike, kontaktet e te cilave mund t’i gjeni ne linkun ne vijim https://ambasadaime.gov.al/regjimi-i-vizave/. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/09/14 at 6:29 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Noterizimi i diplomes

    Pershendetje,

    Ne mbeshtetje te nenit 129 te Ligjit 110/2018 “Per noterine”, noteri bën vërtetimin e njësisë së kopjeve ose të shkurtimeve të dokumenteve me origjinalin, të dokumenteve të publikuara, si dhe të çdo dokumenti tjetër, pasi të ketë krahasuar përmbajtjen e tyre. Noteri duhet të përmendë në vërtetim se nga kush është paraqitur dokumenti, nga i cili është nxjerrë kopja ose shkurtimi, nëse është nxjerrë nga një dokument origjinal apo nga ndonjë kopje tjetër e njësuar me origjinalin.
    Fakti qe dokumenti (diploma) eshte paraqitur te noteri nga nje person i trete, kjo nuk e ben te pavlefshem veprimin e kryer noterial. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/14 at 6:19 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leje lindje

    Pershendetje,

    Neni 27 i Ligjit “Per sigurimet shoqerore ne RSH” i ndryshuar, percakton se “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi”.
    Ne ligj nuk eshte percaktuar domosdoshmerisht qe te keni qene ne nje vend pune, por mjafton qe ju te keni 1 vit e siguruar. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/14 at 6:15 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Për lejen vjetore

    Pershendetje,
    Gjatë një viti pune, punëmarrësit kanë të drejtë të marrin jo më pak se 4 javë kalendarike pushim të paguar. Kur punëmarrësi nuk ka kryer një vit pune të plotë, kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohet në raport me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës.
    Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/14 at 6:11 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ku te drejtohem per avokat falas?

    Pershendetje,

    Per te perfituar ndihem juridike dytesore (avokat falas), ju duhet t’i drejtoheni Gjykates se themelit, ne rrethin e se ciles do te kryeni zgjidhjen e marteses. Ne gjykate duhet te paraqesni formularin e plotesuar per kerkese per ndihme juridike dytesore dhe formularin per kategorite e vecanta (duke qene se jeni me urdher mbrojtje, beni pjese ne kategorite e vecanta, si viktime e dhunes dhe ju mjafton dokumenti/vendimi i urdherit te mbrojtjes).
    Se bashku me fomularet perkates te plotesuar (te cikat mund t’i shkarkoni nga faqja zyrtare ne web e Ministrise se Drejtesise ose ne linkun https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/), depozitoni dhe dokumentat e tjere mbeshtetes dhe me pas gjykata merr vendim ne lidhje me kerkesen tuaj per ndihme juridike dytesore. Ne zbatim te vendimit te gjykates ju caktohet avokati, i cili do t’ju ndihmoje ne hartimin e akteve dhe duke ju perfaqesuar perpara gjykates per zgjidhjen e marteses.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/14 at 6:09 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Si paguhet raporti mjekesor per Covid-19?

    Pershendetje,
    Raporti shendetesor per shkak te COVID-19 nuk ka ndonje rregullim specifik. Paaftesia e perkohshme ne pune per shkak te gjendjes shendetesore rregullohet nga Ligji nr. 7703, date 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne RSH” (i perditesuar), konkretisht nenet 20 e ne vijim.
    Të ardhurat për sëmundje janë 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/14 at 6:01 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Korigjim diplome

    Pershendetje. Atehere ne rastin tuaj edhe ju keni te drejte t’i drejtoheni Gjykates. Analiza jone nuk mund t’i referohet akteve konkrete te fakultetit dhe arsyes qe ju ka ndryshuar sistemin gjate studimeve, por persa kohe ju jeni regjistruar me sistem 4 vjecar dhe i keni shlyer kreditet e nevojshme, ligjerisht ju takon qe te pajiseni me diplome kater vjecare.

    Go to comment
    2020/09/14 at 10:00 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nderrim emri

    Pershendetje,

    Kerkesa per ndryshimin e emrit behet nga vete personi personalisht dhe paraqitet nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa per ndryshimin e emrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo
    mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Nuk lejohet ndryshimi i emrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile.

    Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
    Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/14 at 9:27 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Vertetim Fakti

    Pershendetje. Nje dokument i rendesishem ne kete rast eshte edhe vertetimi i banimit nga zyra e gjendjes civile te fshatit pjese e kooperatives bujqesore, pasi ne kete menyre provoni qe lidhjen me vendin e punes. Njekohesisht do t’ju duhen dhe te pakten dy deshmitare, persona te cilet kane punuar njekohesisht me ju ne te njejten pune. Kini parasysh qe personat qe therrisni si deshmitare, ose duhet te kene dale ne pension dhe keto vite t’ju jene njohur, nga sigurimet, ose gjykata, ose te kene vertetimet perkatese per punen e tyre ne kete kooperative, ne vitet qe dhe ju keni qene ne pune.

    Go to comment
    2020/09/14 at 7:36 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Korrigjim diplome

    Pershendetjet. Ndryshimi i sistemit te studimit nuk eshte bere nga fakulteti dhe as nga Universiteti perkates, por nga ligji per arsimin e larte. Lidhur me studentet te cilet ndjekin studimet gjate periudhes tranzitore ne kalimin drejt nje tjeter istem studimi, cdo fakultet ka marre masat perkatese sipas vleresimit te tij. Lidhur me pyetjen tuaj nese studentet te cilet kane marre diploma bachelor, a mund t’ju kthehet ne sistem kater vjecar, me vendim gjyqesor, kjo varet nga numri i krediteve te shlyera nga studenti perkates, nga provimet, nga perputhja ndermjet lendeve, etj. Kini parasysh qe diploma bachelor permban 180 kredite, nderkohe sistemi kater vjecar, eshte me 240 kredite.

    Go to comment
    2020/09/13 at 6:57 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A largohem dot nga Shqiperia?

    Pershendetje. Nese ish bashkeshorti juaj refuzon te nenshkruaje vullnetarisht, deklaraten per te lejuar qe femija te udhetoje me ju, atehere ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates per te kerkuar autorizimin per te levizur me femijen jashte vendit. Ne kete proces do te thirret edhe bashkeshorti, gjykata do te caktoje nje ekspert psikolog per te vleresuar situaten dhe ju duhet te paraqesni provat per arsyet se perse kerkoni te levizni jashte.

    Go to comment
    2020/09/13 at 6:52 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ekzekutimi i nje vendimi te formes se prere

    Pershendetje. Vendimi i Gjykates se Apelit eshte i formes se prere dhe i ekzekutueshem nga permbarimi, sic ju me te drejte ne rastin tuaj keni vepruar, duke ju drejtuar permbarimit. E vetmja menyre qe vendimi te mos ezkekutohet eshte nepermjet nje vendimit per pezullim te ekzekutimit te vendimit nga ana e Gjykates se Larte. Nese eshte marre nje vendim i tille, atehere ju jeni te detyruar te prisni qe Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte te shprehet per themelin e ceshtjes. Nese nje vendim i tille pezullimi nuk eshte marre, por vetem eshte bere rekurs, apo kerkese per pezullim nga autoriteti publik, ekzekutimi i detyrimit duhet te vijoje. Ju duhet te kerkoni nga permbaruesi juaj qe te vijoje procedurat e ekzekutimit dhe nese ai nuk vepron mund te ndryshoni permbarues.

    Go to comment
    2020/09/13 at 6:49 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorc

    Pershendetje,

    Njoftimet kryhen nga gjykata dhe nuk kane ndonje afat te percaktuar. Nese ju nuk jeni njoftuar rregullisht per seancen, gjykata ka detyrimin te mos kryeje asnje veprim ne ate seance dhe ta shtyje seancen per t’ju derguar njoftim te rregullt.
    Ne cdo rast, per informacion mund te paraqiteni prane sekretarise se gjykates ose mund te kerkoni ne webin zyrtare te gjykates se kur eshte caktuar seanca.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/12 at 6:34 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A mund te procedohet nje drejtor?

    Pershendetje. Cdo person, pavaresisht detyres qe ushtron mban pergjegjesi penale, nese kryen veprime te cilat perbejne veper penale ne kuptim te Kodit Penal. Ju keni te drejte qe se bashku me te gjithe provat qe dispononi te beni nje kallezim prane organeve te prokurorise.
    Ne varesi te veprave penale qe ju pretendoni se personi ka kryer keni te drejte t’i drejtoheni edhe SPAK-Struktura e Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.
    Ky institucion eshte kompetent per keto vepra: Korrupsioni aktiv dhe pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike;
    Ushtrimi i ndikimit te paligjshem;
    Perfitimi i paligjshem;
    Probleme ne deklarimin e pasurive;
    Shkelja e barazise ne tender.

    Go to comment
    2020/09/12 at 8:30 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ekspert per pamjet filmike

    Pershendetje,

    Ne rastet kur prova perfshin ekzaminime teknike, zakonisht gjykata cakton nje ekspert i cili emërohet
    nga vete gjyqtari. Vendimi për emërimin e ekspertit i njoftohet atij nga sekretaria e gjykatës, e cila njofton gjithashtu edhe datën kur duhet të paraqitet në seancën e përcaktuar. Gjykata, pasi merr edhe mendimin e palëve, i cakton ekspertit çështjet për të cilat duhet të merret mendimi i tij.
    Ne rast se eksperti kerkohet prej jush, gjykata vendos edhe pagimin e shpenzimeve të ekspertit dhe afatin e përmbushjes së këtij detyrimi. (Pagesa e ekspertetit eshte e percaktuar, me udhezim)

    Gjykata cakton një ekspert nga regjistri elektronik për ekspertët i administruar nga Ministria e Drejtesise. Gjyqtari cakton një ekspert jashtë regjistrit elektronik, vetëm kur, për nevoja të procesit, eksperti nevojitet nga fusha të veçanta ekspertize, për të cilat ligji nuk parashikon licencimin e tyre. (Neni 224/d dhe nenet 225 e ne vijim te Kodit te Procedures Civile)

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/11 at 11:04 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Terheqja e certifikates familjare

    Pershendetje,

    Nga sa parashtroni ekzistojne 2 mundesi zgjidhje: 1. Zonja te paraqitet prane njesise administrative ku ka vendbanimin per terheqjen e certifikates familjare; 2. ne rast se nuk ka mundesi per ta shkarkuar nga e-Albania, si dhe Njesia Administrative nuk leshon e leshon certifikaten familjare, gjykoj se gjithsesi mund te depozitoni dokumentat e nevojshem per procesin e divorcit dhe me pas gjykata, pasi te jete caktuar seanca gjyqesore, te urdheroje Njesine Administrative per te leshuar Certifikaten familjare, si prove qe duhet per zhvillimin e procesit gjyqesor. Nje forme tjeter mund te ishte qe avokati juaj (nese keni nje avokat privat), te kerkoje zyrtarisht nga ky institucion certifikaten familjare, ne cilesine e personit i cili ju perfaqeson ne gjykim dhe se ky dokument i duhet ne cilesine e proves gjate gjykimit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/10 at 4:38 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Ekspert per pamjet filmike

    Pershendetje,

    Nese doni te provoni bazueshmerine e pretendimeve tuaja ne nje proces civil, doktrina si dhe praktika ka parashikuar llojet e provave qe mund te merren dhe te paraqiten ne gjykate, nder te cilat filmat grafike, kinemtografike dhe regjistrime te tjera.
    Ne varesi te llojit te çeshtjes civile qe ju keni do te shprehet dhe gjykata ne lidhje me percaktimin e llojit te ekspertit, ne perputhje me ceshtjen tuaj dhe bindjen e gjykates.
    Bashkelidhur do te gjeni dhe Udhezimin nr. 33, date 29.12.2014, “PËR PËRCAKTIMIN E TARIFËS SË SHËRBIMIT PËR VEPRIME E SHËRBIME TË ADMINISTRATËS GJYQËSORE E
    MINISTRISË SË DREJTËSISË, PROKURORISË DHE NOTERISË”.
    http://www.pp.gov.al/web/udh_zim_i_p_rbashk_t_per_tarifat_e_adm_958.pdf

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/10 at 4:22 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Terheqja e certifikates familjare

    Pershendetje,

    Ju mund te paraqiteni prane zyrave te ADISA-s per te aplikuar dhe terhequr certifikaten familjare. Ne momentin e aplikimit ju duhet te keni me vehte certifikaten e marteses, se bashku me nje dokument identifikimi tuajin.

    Nese keni paqartesi, ju ftojme te komunikoni ne numrin jeshil per keshillim ligjor falas: 0800 10 10 nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/10 at 3:14 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Procedura permbarimore

    Pershendetje. Pasi kalon afati i permbushjes vullnetare te detyrimit, nga ana e permbaruesit gjyqesor vijohet me ekzekutimin e detyrueshem. Ne rast se detyrimi ekzekutohet mbi sende te luajtshme (sic eshte automjeti), permbaruesi vendos sekuestro mbi to, duke e inventarizuar. Ne rastin e sendeve qe jane te regjistruar ne regjistra publike vendoset edhe shenimi perkates ne keto regjistra.
    Me tej vijohet me vleresimin e sendit me ane te nje eksperti. Gjate kesaj kohe ky send nuk mund te tjetersohet me kontrate shitje, dhurimi, apo cdo kontrate tjeter. Pas vënies së sekuestros, i dërgon një lajmërim debitorit se sendet e sekuestruara do të shiten, në qoftë se brenda pesë ditëve ai nuk ekzekuton detyrimin. Shitja e sendeve bëhet me anë të ankandit.

    Go to comment
    2020/09/10 at 1:04 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ne lidhje me sekuestrimin e sendit

    Pershendetje,
    Ne rastin e ekzekutimit te detyrimeve, kur eshte e nevojshme vendosja e sekustros mbi nje send, eshte detyre dhe procedure qe ndiqet nga permbaruesi. Ne rastin konkret, te gjitha veprimet mbi kete send deri ne shitjen perfundimtare ne ankand zbatohen sipas procedurave ligjore vetem nga permbaruesi dhe juve si kreditor nuk keni te drejte te kryeni veprime mbi sendin e sekuestruar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/10 at 9:38 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Vdekje nga covid

    Pershendetje! Persa i perket pyetjes suaj, ju bejme me dije se, nuk ka asnje vendim qeverie per demshperblim ne rastet e nderrimit te jetes per shkak te Covidit. Faleminderit.

    Go to comment
    2020/09/10 at 9:20 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Regjistrimi i femijes ne gjendje civile

    Pershendetje,
    Ne rastet kur ekziston papajtueshmeri ndermjet prezumimit ligjor te atesise dhe marredhenieve reale mbi te cilat bazohet atesia biologjike, prezumimi ligjor mund te kundershtohet nepermjet padise se kundershtimit te atesise se te lindurit nga martesa, ne kushtet e parashikuara nga dispozitat 184, 185 dhe 186 te Kodit te Familjes.
    Kjo padi duhet të ushtrohet brenda afateve ligjore. Kur padia ngrihet nga nena, afati eshte 1 vjecar dhe fillon nga data e lindjes se femijes. Duke qene se ju kane kaluar afatet, ju duhet t’i kerkoni gjykates t’ju rivendose ne afat, duke i dhene rrethana e shkaqe konkrete qe perjashtojne pasivitetin tuaj si shkak per kalimin e afateve te parashkrimit. Me perfundimin e ketij procesi gjyqesor, i ati biologjik i femijes mund te beje njohjen vullnetare te atesise.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/09 at 9:58 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Bashkimi i ceshtjeve nga permbarimi

    Pershendetje,
    Ne baze te Manualit te Permbarimit qe rregullon ne menyre te detajuar ushtrimin e veprimtarise se permbaruesve gjyqesore, rregullon bashkimin e procedurave permbarimore, kur ka disa kreditore kundrejt te njejtit debitor, por nuk parashikon rastin kur bashkohen dy procedura ekzekutimi te detyrueshme midis dy paleve te njejta, prandaj nuk mund t’ju themi nje afat te caktuar. Per informacion, manuali nuk ka te percaktuar afat per kryerjen e procedures se bashkimit edhe ne rastin e disa kreditoreve, pasi kjo nuk behet me kerkese te personit, por behet me inisiativen e vete nga permbaruesit gjyqesor.
    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/09/09 at 9:16 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Probleme me blerjen e apartamentit

    Pershendetje. Zgjidhja e vetme e problemit tuaj eshte gjykata, pasi vullnetarisht ai ka refuzuar pe me shume se dhjete vite ta permbushe dhe nderkohe ligji nuk parashikon zgjidhje tjeter. Megjithate duhet t’ju themi qe duke qene se kane kaluar me shume se dhjete vjet, atehere ju ne gjykate nuk keni te drejte te kerkoni zgjidhjen e kontrates dhe kthimin e shumes, pasi ka kaluar afati ligjor se kur gjykata mund te marre ne shqyrtim rastin tuaj. E vetmja mundesi eshte te kerkoni qe kontrata te shpallet e pavlefshme, pasi ka pasur elemente te mashtrimit.

    Go to comment
    2020/09/09 at 8:53 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion per espulsin

    Pershendetje,

    Nëse ju eshte ndaluar të hyni në hapësirën Schengen duhet që, personalisht të kërkoni informacion nga vendi, i cili ka bërë ndalimin e tuaj.
    Ne linkun me poshte gjeni formularet tip per kerkim informacioni ne lidhje me masat e ndalimit te hyrjes, si dhe adresat e autoriteteve pergjegjese ne disa prej vendeve te Schengen-it ku duhet te dergohet kerkesa per informacion. https://punetejashtme.gov.al/levizja-e-lire-ne-vendet-e-hapesires-shengen/

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/09/09 at 8:34 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Sqarim

    Pershendetje!

    Ju duhet qe t’i drejtoheni gjykates me padi per zgjidhje martese, duke kerkuar pjestimin e pasurise ne bashkesine ligjore sipas Nenit 103 te Kodit te Familjes. Makina eshte pasuri e cila kualifikohet si pasuri e bashkesise ligjore dhe njesoj si cdo pasuri tjeter, do t’i nenshtrohet procedures se pjesetimit ne gjykate. Gjate ketij gjykimi, ju mund te kerkoni edhe sigurim padie, per sendet objekt pjestimi pasuror, per shembull duke kerkuar kthimin e menjehershem te sendit (makines) dhe mosperdorimin e saj nga asnje prej paleve apo nga bashkeshortja deri ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor me vendim te formes se prere.

    Ne rast se nuk doni nderkohe te zgjidhni martesen, por keni si interes primar vetem pjesetimin e pasurise mund ta kerkoni kete sipas Nenit 98 te Kodit te Familjes, duke provuar pra gjykates njerin prej kushteve te kerkuara sipas ketij Neni:
    – në rast paaftësie dhe administrimit të keq të njërit prej bashkëshortëve,
    – kur mënyra e administrimit të pasurisë prej tij vë në rrezik interesat e bashkëshortit tjetër ose të familjes,
    – ose kur njëri nga bashkëshortët nuk kontribuon për nevojat e familjes, në proporcion me gjendjen e tij dhe me aftësinë për punë dhe
    – kur ka ndodhur një pjesëtim faktik i pasurisë në bashkësi

    Duhet te mbani parasysh se keto sugjerime vlejne per rastin kur bashkeshortet jane nen regjimin pasuror te bashkesise ligjore, pra nuk kane nenshkruar kontrate per te percaktuar regjimin e pasurive te ndara. Ne cdo rast, ju keshillojme qe te angazhoni nje avokat per procedurat qe duhet te ndiqni.

    Faleminderit!

    Go to comment
    2020/09/09 at 3:04 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndihma ekonomike

    Pershendetje,

    Ligjerisht ju nuk perjashtoheni te aplikoni per perfitimin e ndihmes ekonomike, pavaresisht se keni ne pronesi nje automjet. Pranueshmëria në skemën e ndihmës ekonomike bëhet nëpërmjet sistemit te pikezimit, treguesit e së cilës mbajnë parasysh gjendjen e varfërisë. Pra, skema e ndihmes ekonomike synon te mbeshtese familjet me te varfra.
    Formula përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla si: të ardhurat nga programi i mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet e paluajtshtme dhe te luajtshme (ku perfshihet edhe makina), bujqësia, blegtoria, trashëgimia dhe dhuratat.

    Ne rast se interesoheni per piket konkrete qe ka marre aplikimi juaj per ndihme ekonomike, pas vleresimit te situates tuaj social-ekonomike sipas formules perkatese, Ju mund te dergoni nje kerkese zyrtare per informacion prane Bashkise/njesise administrative dhe Drejtorise Rajonale te Sherbimit Social Shteteror (te qytetit ku banoni).

    Ju bejme me dije se per cdo vendim-marrje te organeve per mosperftim nga ana juaj te NE, qe vleresoni se eshte e padrejte, ju mund te ankimoheni brenda afateve ligjore, prane bashkise/njesise administrative dhe struktures rajonale te sherbimit social.
    Gjithashtu, nese pretendoni qe ju eshte shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, ju gezoni të drejtën për të ngritur edhe padi administrative në gjykatë.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/09/09 at 2:19 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Rimarja e mbiemrit te vajzerise

    Pershendetje,

    Me ndryshimet qe ka pesuar ligji nr. 10129, date 11.05.2009 “Per Gjendjen Civile”, cdo shtetas ka të drejtë të ndryshojë emrin ose mbiemrin, jo më shumë se një herë, me përjashtim të rasteve kur shtetasi kërkon të rimarrë emrin ose mbiemrin e rregjistruar në aktin e lindjes. Ne baze te kesaj dispozite ligjore, vleresojme se kerkesa juaj duhet te kete per objekt ndryshimin e mbiemrit permes rimarrjes se mbiemrit te vajzerise (para martese) dhe duhet te paraqitet, se bashku me dokumentacionin e kerkuar, ne Zyrën e Gjëndjes Civile, ku figuroni e rregjistruar. Ne lidhje me problematiken tuaj, Ju mund t’i drejtoheni me ankese Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/09 at 2:14 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Neni 96, Kodi te Punes

    Pershendetje,

    Neni 96/1 i Kodit te Punes parashikon: “1. Në rast martese të punëmarrësit ose në rast vdekjeje të
    bashkëshortit /bashkëjetuesit, paraardhësve ose pasardhësve të drejtpërdrejtë të tij, punëmarrësi përfiton 5 ditë pushimi të paguar…”
    Ne interpretim te pikes 1 te ketij neni, punemarresi perfiton 5 dite pushimi te paguar ne rastet:
    – kur martohet ai/ajo vete;
    – ne rast vdekje te bashkeshortit/bashkejetuesit;
    – ne rast vdekje te pasardhesve ose paraardhesve te drejteperdrejte te tij;

    Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju bejme me dije se “martesa e pasardhesve ose paraardhesve tuaj te drejteperdrejte” NUK parashikohet si rast, per te cilin ju si punemarres mund te perfitoni dite pushimi te paguara sipas dispozites se mesiperme.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/09 at 8:53 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Afatet e shortit elektronik

    Pershendetje,
    Shorti elektronik hidhet cdo jave ne varesi te percaktimeve ne rregullores se brendshme. Ju mund te interesoheni prane sekretarise per te marre informacion me te detajuar.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/09 at 8:45 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Regjistrimi i prones te paluajtshme ne bashkepronesi

    Përshëndetje!
    Në bazë të Ligjit Nr. 111/2018 “PËR KADASTRËN” secili prej bashkepronareve ka te drejte te aplikoje per regjistrimin e pasurise se paluajtshme. Nga ana tjeter, per t’u pajisur me certifikate pronesie per pasurine (per te cilen leshohet nje e vetme dhe ku shenohen emrat e te gjithe bashkepronareve), do te duhet te autorizohet permes nje prokure perfaqesimi njeri nga bashkepronaret (ose person i trete) qe te mund te aplikoje dhe ta terheqe ate edhe ne emrin tuaj. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/09/08 at 10:36 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: Urdhri i Mbrojtjes

    Pershendetje,

    Vendimi gjyqësor për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes është përfundimtar dhe përbën titull ekzekutiv nga dita e shpalljes së tij.
    Paraqitja e ankimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës për lëshimin e “urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes” apo të “urdhrit të mbrojtjes”.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/08 at 8:55 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: DPSHTRR

    Përshëndetje,

    Kur i detyruari (debitori) është në pamundësi të sigurojë të ardhura nga puna e ligjshme per te paguar detyrimin , atëherë institucionet e ekzkekutimit të vendimeve ne funksion te likujdimit te ketij detyrimi duhet të kenë parasysh cfarëdolloj pasurie tjetër,, si pasuri të luajtshme apo të paluajtshme (si.psh llogari bankare, makinë, shtëpi etj). Procedura e vendosjes se sekuestrove dhe me tej ekzekutimit ndiqen nga permbaruesi.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/08 at 8:44 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dallimi midis sekuestros konservative/preventive

    Pershendetje
    Sekuestroja konservative ka si qëllim ruajtjen e pasurisë në atë gjendje që është, duke mos lejuar tjetërsimin tek persona të tretë, me qëllim pagimin e detyrimeve që personi i pandehur ka ndaj shtetit apo personave të tretë.
    Sekuestroja preventive apo parandaluese ka si qëllim parandalimin e përdorimit në të ardhmen të sendeve që kanë shërbyer si mjet për kryerjen e veprës penale.

    Go to comment
    2020/09/08 at 8:37 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Zbatimi i vendimit te Gjykates se Apelit

    Pershendetje
    Nese vendimi i formes se prere nuk ekzekutohet vullnetarisht nga palet atehere ju mund ti drejtoheni sherbimit permbarimor per ekzekutim te detyrueshem te vendimit.
    Eshte ne zgjedhjen tuaj nese ju do i drejtoheni permbarimit shteteror apo atij privat.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/08 at 8:27 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ku depozitohet rekursi?

    Pershendetje

    Ju duhet ta paraqisni rekursin prane gjykates qe ka dhene vendimin, pra ajo gjykate vendimin e se ciles ju ankimoni me rekurs, qe ne rastin tuaj eshte gjykata e shkalles se pare. Ne vijim, gjykata e shkalles se pare do procedoje me njoftimin e rekursit ne adrese te paleve dhe ne perfundim te njofimeve dhe afatit per kunder-rekurs, gjykata e shkalles se pare do dergoje dosjen ne Gjykaten e Larte.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/08 at 8:10 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Proces gjyqesor civil

    Pershendetje. Eshte e veshtire t’ju themi se sa mund te zgjase procesi, pasi ne kushtet ne te cilat veprojne gjykatat keto kohe, vonesat jane bere te zakonshme, per shkak te mungeses se gjyqtareve, por edhe te zhvillimit te seancave ne kushte te tilla per te garantuar distancen fizike. Procesi gjyqesor per fitimin e pronesise me parashkrim fitues eshte nje proces qe do te kerkoje thirrjen edhe te nje eksperti, prandaj kjo do te shtoje numrin e seancave. Ne rastin me te mire procesi mund te mbyllet ne shkalle te pare brenda 5-6 muajve, por sic ju thame, nuk ka garanci per kete gje dhe mund te zgjase edhe deri ne nje vit.
    Nese bashkeposeduesi nuk ka deshire qe te hyje ne proces, atehere ju keni te drejte te ngrini padi i vetem, por jo mbi 1/2 pjese, pasi pasuria nuk eshte e pjesetuar, por do kerkoni qe te dy ju bashke te njiheni pronar mbi pasurine. Ne kete rast, personin tjeter mund ta therrisni ne proces, si person te trete, duke qene se ka interes te drejtperdrejte per ceshtjen.

    Go to comment
    2020/09/08 at 8:31 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A ka te drejte avokatja te transferoje femijet nga shkolla?

    Pershendetje. Te vetmit persona qe mund te marrin vendime lidhur me rritjen dhe edukimin e femijeve si gjate marteses, ashtu edhe pas zgjidhjes se saj, jane vetem prinderit. Transferimi i femijes ne ne shkolle tjeter mund te behet vetem me miratimin e te dy prinderve, ose nese kjo dakordesi nuk arrihet me vendim gjykate.

    Go to comment
    2020/09/07 at 7:08 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pjestim Pasurie

    Pershendetje. Nese procedurat e legalizimit ishin ndjekur ne emer te babait tuaj, atehere 1/2 e shtepise dhe e cdo pasurie tjeter qe ka babai i takon edhe nenes tuaj. Kjo qe perpara se babai te nderronte jete, pasi eshte pasuri bashkeshortore. Ju duhet duhet te paraqiteni prane nje noteri, me qellim qe te nxirrni deshmine e trashegimise per babain tuaj. Ne mungese te testamentit, si trashegimtare do te rezultoje mamaja juaj ne 1/2 pjese e pasurise se babait tashme pra jo te te gjithe shtepise (nese ende jeton) dhe midis femijeve do te ndahet pjesa tjeter nga pasuria e babait. Me tej kete deshmi duhet ta paraqisni prane Zyres perkatese te Agjencise Shteterore te Kadastres, e cila do te duhet te vijoje procedurat e legalizimit ne emrin tuaj.
    Pjesetimi i pasurise mund te behet vetem pasi te jete miratuar legalizimi i pasurise dhe kjo pasuri te jete regjistruar ne regjistrat kadastrale. Pas regjistrimit pjesetimin mund ta beni vullnetarisht prane noterit dhe nese nuk arrini nje marreveshje, atehere mund t’i drejtoheni gjykates. Pjesetimi i pasurise ne gjykate (nese do behet me p;roces gjyqesor) zhvillohet ne dy faza. Ne fazen e pare percaktohet pjeset perkatese te pasurise per secilin bashkepronar dhe gjate fazes se dyte behet ndarja ne natyre, pra ndarja fizike e pasurise. Per kete gjykata cakton dhe ne ekspert.

    Go to comment
    2020/09/07 at 6:58 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pandemia dhe vendi i punes

    Pershendetje

    Kodi i Punes percakton ne menyre eksplicite shkaqet e zgjidhjes se kontrates se punes, te cilat lidhen me: 1)sjelljen e punemarersit, 2)aftesine e punemaresit dhe 3)kerkesat operacionale te punedhenesit. Pertej ketyre shkaqeve, asnje shkak tjeter nuk mund te perbeje shkak te ligjshem per zgjidhjen e kontrates se punes. Pandemia mund te shkaktoje nevojen e per tu ristrukturuar, per te ndryshuar organigramen etj., cka mund te passjelle shkurtim te vendeve te punes, po ne cdo rast pandemia ne vetvete nuk mund te sherbeje si shkak per zgjidhjen e kontrates se punes. Ne rast se pandemia ka shkaktuar nevojen e punedhenesit per tu riorganizuar, pra si kerkese operacionale e punes se tij, punedhenesi ka detyrimin ta provoje kete perpara gjykates, ne rast se ceshtja behet objekt shqyrtimi gjyqesor.

    Go to comment
    2020/09/07 at 5:04 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Koeficenti shfrytezimit dhe koefic. ndertimit sa eshte?

    Pershendetje
    Mbeshtetur ne Rregulloren e Planit te pergjithshem vendor te Bashkise Tirane , percakton se Koeficenti i shfrytezimit te tokes per ndertim eshte raporti ndermjet siperfaqes se gjurmes se struktures se vendosur ne parcele/grup paracelas me siperfaqen e pergjithshme te paraceles/grup paracelave ne dispozicion per ndertim. Kjo rregullore ne Nenin 48 te saj percakton vlerat maksimale te ketij koeficienti. Ndersa siperfaqja ndertimore qe ju perfitoni percaktohet ne marreveshje mes paleve (investitor-pronar trualli).
    Per informacion me te detajuar mund te klikoni ne linkun: https://tirana.al/uploads/2019/1/20190108112242_rregullore.pdf
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/06 at 9:58 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Urdhri i Mbrojtjes

    Pershendetje,

    Vendimi gjyqësor për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes është përfundimtar dhe përbën titull ekzekutiv nga dita e shpalljes së tij. Së bashku me urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, gjykata lëshon edhe urdhrin e ekzekutimit të tij. Vendimi ekzekutohet menjëherë nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimin përmbarimor gjyqësor dhe zyrën e shërbimeve sociale të njësisë vendore ku janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm viktima dhe personat e tjerë të përmendur në vendim.

    Sipas Nenit 21 te Ligjit 9669/2006, te ndryshuar, kundër vendimit të gjykatës për lëshimin e “urdhrit të mbrojtjes” mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit ose nga dita e marrjes dijeni. Kundër vendimit të gjykatës që ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes nuk lejohet ankim nga viktima (ne rastin konkret nga ana juaj).

    Paraqitja e ankimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës për lëshimin e “urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes” apo të “urdhrit të mbrojtjes”.

    Nese keni ndonje pyetje tjeter ose paqartesi per sa me siper, jeni te lutur te telefononi ne numrin jeshil per keshillim ligjor falas 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/09/06 at 9:32 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Grantet ndihmese per biznese

    Pershendetje,
    Ju mund t’i drejtoheni zyrave te sherbimit me nje ndalese prane Bashkise Elbasan ose njesive administrative per te marre informacionin e kerkuar, ose t’i dergoni kerkese per informacion ne lidhje me grantet ndihmeses qe ofron kjo bashki per bizneset.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/05 at 5:06 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: divorci midis shtetases italiane dhe atij shqiptar

    Pershendetje,
    Ju mund te paraqiteni prane zyrave te ADISA-s per te aplikuar dhe terhequr certifikaten familjare. Ne momentin e aplikimit ju duhet te keni me vehte certifikaten e marteses, se bashku me nje dokument identifikimi tuajin. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/04 at 6:00 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Largim nga puna

    Pershendetje. Kontrata e punes nuk mund te zgjidhet gjate kohes qe punemarresi eshte me leje lindje. Procedura per zgjidhjen e kontrates duhet te respektohet ne menyre shume te sakte, duke perfshire diskutimet dhe me pas njoftimin per zgjidhjen e kontrates. Nese kjo procedure nuk respektohet ju keni te drejten qe te kerkoni shperblim me dy muaj page, ne gjykate.
    Ju keni te drejten e lejes vjetore. Periudha qe keni qene me leje lindje, njihet si periudhe pune dhe duhet te llogaritet nga punedhenesi kur llogarit lejen vjetore perkatese, pra eshte njesoj si te kishit qene rregullisht ne pune. Nese ju keni punuar prane ketij punedhenesi per me shume se 3 vite, keni te drejten ne momentin e zgjidhjes se kontrates se punes te perfitoni nje shperblim te barabarete me gjysem page per cdo vit pune (pra nese keni punuar 4 vite, ju takojne dy muaj).
    Gjate periudhes se njoftimit, punedhenesi ka detyrimin qe t’ju jape leje te paguar te pakten 20 ore ne jave. Pra ju do te perfitoni page te plote, sa e keni pasur gjate kohes se punes normale, por do te punoni 20 ore me pak, me qellim qe te keni mundesi te gjeni nje pune tjeter.
    Angazhimi per nje periudhe disa mujore me page me te ulet mund te behet vetem nese ju bini dakord, por eshte nje shkelje e te drejtave tuaja si punemarres.

    Go to comment
    2020/09/04 at 5:45 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Interpretim ligjor mbi shpenzimet gjyqesore

    Pershendetje. Kur dispozitivi i gjykates shprehet per shpenzimet gjyqesore: Shpenzimet gjyqesore sikurse jane kryer nga palet gjate gjykimit; Kjo do te thote qe shpenzimet ju njihen paleve ne gjendjen qe ato jane kryer gjate procesit. Pra nuk do te kete kthime, apo pagesa ndermjet paleve gjyqesore, por secila do te konsiderohet ligjerisht pergjegjese per shpenzimet tashme te kryera. Per kete pjese vendimi nuk mund te cohet ne permbarim dhe nese vendimi cohet ne permbarim per pensionin ushqimor, pjesa e shpenzimeve nuk i nenshtrohet ekzekutimit te detyrueshem.

    Go to comment
    2020/09/04 at 5:39 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Perfitimi i burses ne universitet

    Pershendetje. Pervec studenteve te shkelqyer dhe studenteve qe ndjekin arsimin ne programe studimi prioritare, te drejten per te perfituar burse e kane edhe studentet qe plotesojne kriteret ekonomike, si vijon:
    a) Studentet qe ndjekin studimet nd largesine mbi 10 (dhjete) km nga vendbanimi i perhershem i tyre, familjet e te cileve trajtohen me ndihme ekonomike nga njesia e veteqeverisjes vendore;
    b) Secili nga studentet, i cili rezulton bashkeshort me femije, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihme ekonomike nga njesia e veteqeverisjes vendore;
    c) Personat me aftesi te kufizuar, te vertetuar nga Komisioni Caktimit te Aftesise per Punes, perfitues te pageses se kufizuar.

    Me dokumentacionin e nevojshem per te perfituar burse do te pajiseni prane njesise se qeverisjes vendore perkatese. Me pas, bursat per vitet pas vitit te pare te studimeve, rishqyrtohen dhe miratohen cdo vit nga vete universiteti ku jeni regjistruar.
    Per vitin e pare, kerkesa per burse miratohet nga Keshillat Bashkiake ne perputhje me kerkesat e paraqitura.

    Go to comment
    2020/09/03 at 6:38 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Taksat/tarifat vendore dhe veprimtaria gjyqesore

    Pershendetje. Per bashkite Tirane dhe Durres eshte e mundur qe te beni verifikimin perkates online nepermjet e-albania. Nese banoni ne nje tjeter bashki, atehere duhet te paraqiteni prane zyres perkates te taksave dhe tarifave vendore prane bashkise tuaj.
    Qe prej dates 1 shtator gjykatat kane rifilluar punen. Lidhur me hedhjen e shortit, secila gjykate e rifillon hedhjen e shortit ne baze te rregullores se vet te brendshme, por ne cdo rast brenda pak diteve nga rifillimi i punes.

    Go to comment
    2020/09/03 at 9:27 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on DPSHTRR

    Pershendetje,

    Nese ju keni bere kërkesë për çregjistrimin e përkohshëm të mjetit, kjo ndodh per arsyen se mjeti nuk do jete ne qarkullim (heqje e perkohshme nga qarkullimi), por jo sepse ju jeni zhveshur nga pronesia mbi mjetin. Si e tille kjo procedure vlen vetem per te mos paguar taksat per kohen qe ky mjet ne pronesine tuaj nuk do jete ne perdorim.
    Per sa me siper, DPSHTRR-ja konfirmon pronesine tuaj mbi automjetin, si edhe statusin e crregjistrimit te perkohshem te ketij automjeti. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/02 at 8:51 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shpenzimet gjyqesore

    Pershendetje. Nese nuk arrini ta zgjidhni ceshtjen me mirekuptim, atehere duhet te paraqiteni prane Gjykates qe ka dhene vendimin per zgjidhjen e marteses dhe te kerkoni te terhiqni Urdherin e Ekzekutimit. Kete Urdher mund ta paraqisni prane nje zyre permbarimi dhe te kerkoni ekzekutimin e detyrueshem te shumes perkatese te shpenzimeve, nga ish bashkeshortja. Zgjidhja me e mire dhe me pak e kushtueshme, pasi do t’i shtoni detyrimit edhe shperblimin e permbarimit, do te ishte qe detyrimi i shpenzimeve t’ju kompensohej dhe t’ju zbritej nga pagesa per pension ushqimor, sipas vleres perkatese.

    Go to comment
    2020/09/02 at 1:31 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Servituti i kalimit - Pronesi

    Pershendetje. Ne rast se ju nuk keni asnje rruge kalimi per ne pronen tuaj, atehere ju gezoni te drejten e servitutit te kalimit. Ky servitut mund te krijohet kundrejt marreveshjes, ne te cilen ju merrni persiper edhe demshperblimin qe i shkaktoni pales tjeter si rezultat i krijimit te servitutit. Ne rast te kundert, kur midis paleve nuk arrihet marreveshja, atehere ju keni te drejte qe t’i drejtoheni gjykates per miratimin e servitutit te kalimit.

    Go to comment
    2020/09/02 at 11:44 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndarja e shtepise

    Pershendetje. Trashegimia ligore celet ne rastet kur trashegimlenesi nuk ka lene testament. Ne kete rast pasurine e tij pas vdekjes e fiton, bashkeshorti ne 1/2 pjese dhe femijet ndajne midis tyre, 1/2 e pjeses tjeter, ne varesi te numrit te femijeve. Ne rast se trashegimlenesi, gjate kohes qe eshte gjalle, vendos qe me testament nje pjese apo te gjithe pasurine, t’ja lere njerit prej femijeve mund ta beje kete gje dhe te tjeret nuk kane te drejte te ngrene pretendime. Mund te kerkojne pjese te caktuara nga pasuria e trashegimlenesit, vetem personat qe kane te drejten e rezerves ligjore. Te tille jane ata persona qe jane ne ngarkim te trashegimlenesit gjate kohes qe ai ka qene gjalle, si: femijet e mitur, trashegimtare te paafte per pune, kur thirren ne trashegim me trashegimi ligjore. Nese persona te tille nuk ka, atehere perfiton vetem personi qe eshte trashegimtar ne testament.

    Go to comment
    2020/09/02 at 11:41 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Martese me te huaj

    Pershendetje. Per te lidhur martese duhet qe paraprakisht te paraqiteni prane zyres se gjendjes civile ku ju keni vendbanimin dhe te plotesoni kerkesen per shpalljen e marteses. Per kete do te duhet qe t’i paraqisni punonjesit te gjendjes civile certifikatat e lindjes së të dy bashkëshortëve të ardhshëm, si dhe çdo dokument tjetër që është i nevojshëm dhe provon se nuk ekzistojnë pengesa për lidhjen e martesës. Ne rastin tuaj, per shtetasin e huaj duhet qe dokumentet te jene te pajisur me vule Apostille, apo te legalizuar (ne varesi te vendit) dhe te perkthyera. Keto dokumente nuk duhet te jene me te vjetra se tre muaj. Shpallja qendron per 10 dite dhe me pas procedohet me lidhjen e marteses.

    Go to comment
    2020/09/02 at 11:36 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Procedurat e divorcit

    Pershendetje,

    Po, ju mund te hapni procesin gjyqesore per zgjidhje te marteses, por eshte e nevojshme qe te keni nje adrese te sakte te pales se paditur ne menyre qe te respektohen te drejtat e tija proceduriale per te marre pjese ne proces.
    Nese pas procedures se thirrjes dhe verifikimit konstatohet mungesa pa nje shkak te arsyeshem e njerit prej bashkeshorteve (pales se paditur ne rastin tuaj), gjykata do te vendose sipas rastit:
    – Ne rastin e gjykimit te zgjidhjes se marteses me pelqim reciprok, mungesa e njerit apo e dy bashkeshorteve do te coje ne pushimin e gjykimit te zgjidhjes se marteses. Kontrolli i vullnetit te sejcilit bashkeshort eshte kusht ligjor per zgjidhjen e marteses, ndaj si rregull, prezenca personale e bashkeshorteve eshte e detyrueshme. Ne vleresimin tim, kjo ceshtje mbetet e diskutueshme. Nese marreveshja per zgjidhjen e marteses eshte hartuar para noterit, pra vullneti i lire i bashkeshorteve vertetohet para nje personi publik, ne raste perjashtimoe gjykata mund te pranoje zgjidhjen e marteses me pelqim reciprok, ne mungese te njerit apo te dy bashkeshorteve.
    Ne dy rastet e tjera te zgjidhjes se marteses, prezenca personale e bashkeshorteve ne seancen e pare eshte kusht i nevojshem per realizimin e perpjekjeve per pajtim nga ana e gjykates. Nese ne seancen e pajtimit nuk paraqitet i padituri, gjykata shtyn seancen e pajtimit, duke i perseritur njoftimin te paditurit. Nese edhe ne kete seance i padituri nuk paraqitet, gjyqtari do te krijoje bindjen rreth mundesise se pajtimit duke degjuar eksluzivisht palen paditese. Pra, mungesa e te paditurit nuk pengon gjykimin e zgjidhjes se marteses.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/01 at 8:24 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Shtetesia e huaj

    Pershendetje,
    Juristet e platformes juristionline.al mund t’iu ofronje keshillim ligjore falas vetem per legjislacionin ne Republiken e Shqiperise. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/01 at 6:32 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorci ndermjet shtetases italiane dhe atij shqiptar

    Pershendetje,

    Per te zgjidhur martesen ka dy menyra:
    1- Zgjidhja e marteses me pelqim reciprok te te dy bashkeshorteve. Sipas nenit 125 te kodit te familjes, “Kur bashkëshortët bien dakord për zgjidhjen e martesës, i paraqesin gjykatës për miratim, së bashku me kërkesën, edhe një projektmarrëveshje që rregullon pasojat e zgjidhjes së martesës. Kërkesa mund të paraqitet nga bashkëshortët ose nga përfaqësuesit e tyre respektivë”;

    2- Zgjidhja e martesës duke ju drejtuar drejteperdrejte gjykates per zgjidhje martese.
    Persa i perket menyres se dyte, zgjidhja e marteses mund te behet per keto situata:
    2.1 Zgjidhja e martesës per ndërprerje të jetesës së përbashkët e bashkeshorteve; Sipas nenit 129 te kodit te familjes, “Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët kur bashkëshortët jetojnë të ndarë faktikisht që prej 3 vjetësh”.
    2.2 Zgjidhja e marteses me kerkese te njerit bashkeshort. Sipas nenit 132 te kodit te familjes, “Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët”.

    Ju bejme me dije se zgjidhja e marteses me ane te marreveshjes eshte me e shpejt, ne rast se te dyja palet bien dakort. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/01 at 3:53 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Permbarimi

    Pershendetje. Te dhenat per mjetin merren nga Drejtoria e pergjithshme e transportit rrugor dhe nese mjeti aty eshte i cregjistruar, atehere permbarimi nuk procedon mbi te.
    Ekzekutimi i detyrimit mund te behet mbi apartamentin ne bashkepronesi. Per kete, fillimisht permbaruesi i drejtohet gjykates me kerkese per pjesetimin e sendit ne bashkepronesi dhe me pas, pjesen qe i njihet debitorit me vendim gjykate e nxjerr ne ankand. Te ardhurat e tjetersimit te sendit ne ankand, perdoren per te shlyer detyrimin.

    Go to comment
    2020/09/01 at 8:50 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pensioni ushqimor

    Pershendetje
    Ju keni detyrimin qe te paguani pension ushqimor cdo muaj. Ne rast te mosekzekutimit vullnetar te ketij detyrimi te percaktuar ne vendimin e gjykates, pala tjeter ka te drejten t’i drejtohet zyres se permbarimit per ekzekutim te detyrueshem te ketij vendimi. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/01 at 7:11 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pensioni ushqimor

    Pershendetje,
    Detyrimi per pension ushqimor duhet te paguhet cdo muaj. Vendimi eshte i formes se prere dhe si pasoje duhet te ekzekutohet sipas disponimit te gjykates, qofte ne lidhje me pensionin ushqimor, ashtu edhe ne lidhje me periudhen qe duhet te kaloje femija me secilin prind.
    Ne rast mospermbushjes se detyrimeve vullnetarisht, secila pale ka te drejte t’i drejtohet Permbarimit per ekzekutim te detyrueshem te vendimit. Faleminderit

    Go to comment
    2020/09/01 at 7:08 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Mbiemri per viza

    Pershendetje! Jo, fakti qe keni mbajtur mbiemrin tuaj nuk mund te jete problem per vizen, ju e vertetoni me ane te certifikates se marteses faktin qe jeni te martuar. Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/31 at 10:05 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dokumentat per bonus qiraje

    Pershendetje,

    Aplikimi për të përfituar nga subvencionimi i qirasë, bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program, sipas ligjit nr. 22/2018. Ndersa ne fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program.

    Faza e parë e aplikimit pranë Njësive Administrative/ Lagjeve:
    Çdo aplikant, i cili kërkon të trajtohet me subvencionimin e qirasë duhet të drejtohet pranë zyrës së urbanistikës në Njësinë Administrative/Lagjen për të plotësuar formularin e strehimit tip, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Bashkiak. (ky formular administrohet prane njesise administrative)

    Ne vemendjen tuaj: Njësitë Aministrative/Lagjet sigurojnë dokumentacionin që mbajnë apo përgatisin organet publike në vend, duke përjashtur aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip. (ky formular administrohet ne njesine administrative)

    Ne fazen e pare te aplikimit, formularit tip të strehimit duhet t’i bashkëlidhen dhe dokumentat e mëposhtëm:
    – Deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit, me anë të së cilës aplikuesit i bëhen të njohura edhe përgjegjësitë ligjore që ai ka në lidhje me dhënien e një informacioni dhe fakteve të rreme (ky formular tip administrohet ne njesine administrative dhe plotesohet nga ana juaj ne momentin e aplikimit);
    – Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit (ky dokument duhet te depozitohet nga ana juaj si aplikant);
    – Çertifikatën familjare (edhe ky dokument sigurohet nga njesia administrative, nese keni plotesuar deklaraten per dhenien e pelqimit per mbledhjen/grumbullimin e dokumentacionit si me lartcituar);
    – Kontratë qiraje të nënshkruar nga të dy bashkëshortët/bashkëjetuesit dhe numër llogarie të qiradhënësit (ky dokument duhet te sigurohet dhe depozitohet nga ana juaj si aplikant);
    – Vleresimi social ekonomik (e kryen administratori social prane njesise administrative);
    – Vërtetim që konfirmon regjistrimin e kërkesës (kete dokument e leshon njesia administrative);

    Familjet që rezultojnë të sukseshme në fazën e parë të aplikimit, brenda 15 (pesmbëdhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, paraqesin pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashki Tiranë dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuar në vendimin nr. 384 date 12.06.2019. Nese ju beni pjese ne kategorine e individeve/familjeve pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta dhe keni depozituar ne fazen e pare te aplikimit deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të sipas formatit tip, atehere ne fazen e dyte paraqisni vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

    Ne adresen e e-mailit qe na keni vene ne dispozicion, ju kemi derguar formularet tip te cituara sa me lart sipas shtojcave te 384, datë 12.06.2019. Nese keni ndonje pyetje tjeter ose paqartesi, jeni te lutur te shkruani serish ne platforme ose te telefononi pa pagese ne numrin jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00.

    Faleminderit

    Per me shume informacion mund t’i referoheni edhe akteve nenligjore:
    – VKM nr vendimit nr. 384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të srehimit dhe te afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore;
    – Vendimit te Keshillit Bashkiak Tirane nr. 10, date 05.02.2020 “Per miratimin e procedurave per zbatimin e programit social te strehimit “subvencionimi i qirase”
    https://www.vendime.al/wp-content/uploads/2020/08/VENDIM-I-KESHILLIT-BASHKIAK-TIRANE-NR-10.pdf

    Go to comment
    2020/08/31 at 2:56 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Privatizimi i nje toke shteterore

    Pershendetje,

    Kalimi i pronesise mbi truallin shteteror ne perdorim rregullohet nga dispozitat e Ligjit 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne R.SH”. Per kete, ju duhet t’i drejtoheni me kerkese Drejtorise Vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres, ku ndodhet prona qe keni ne perdorim.

    Ligji i sipercituar eshte botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 70, date 22.04.2020 dhe per me shume informacion mund ta aksesoni ne linkun si me poshte:
    https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/70/18106fa9-c632-4d3f-bc1f-87c8f9b944d8

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/31 at 2:37 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: Per pajisje me AMTP

    Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju bejme me dije se ne nenin 36, germa “ç” te Ligjit 20/2020 percaktohen parimet dhe kriteret e perditesimit te prones shteterore, ku nder te tjera citohet…”përparësia e proceseve të tjera kalimtare të parashikuara në këtë ligj, ku përfshihet…regjistrimi i AMTP-ve, kalimi në pronësi i tokës bujqësore, legalizimi i ndërtimeve pa leje, objekteve pa titull, trojeve të tyre dhe oborreve në përdorim, rregullimi i pronësisë në zonat e stimuluara dhe privatizimi i truallit në përdorim, ndaj listës së pronave shtetërore;…”.

    Pra, proceset e kalimit te pronesise te parashikuara ne kete ligj (sic eshte edhe rasti juaj per kalimin ne pronesi te tokes bujqesore – pajisja me AMTP) ka perparesi ndaj proceve te transferimit te prones shteterore ndaj organeve te qeverisjes vendore.

    Ligji i sipercituar eshte botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 70, date 22.04.2020 dhe per me shume informacion mund ta aksesoni ne linkun si me poshte: https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/70/18106fa9-c632-4d3f-bc1f-87c8f9b944d8

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/31 at 2:23 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: Taksa e truallit

    Pershendetje,

    Ju bejme me dije se juristet e platformes i jane pergjigjur edhe me pare pyetjeve tuaja ne lidhje me problematiken qe adresoni. Ne linqet e meposhtme mund te gjeni disa nga pergjigjet e dhena:

    Taksa e truallit

    Taksa e truallit ku paguhet

    Ne lidhje me DPTTV Tirane

    Ku mund te gjej prokurat ose kontratat?

    Si mund te gjej prokuren e dhene?

    kerkoj ndihme juridike – Si eshte leshuar me qera toka ku jam bashkepronare?

    Nderkohe, ju bejme me dije se nese keni informacion dhe dispononi fakte se punonjesit e institucioneve perkatese shkelin ligjin, shperdorojne detyren dhe jane te perfshire ne afera korruptive, jeni te lutur t’i drejtoheni me kallzim penal prokurorise. Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore me gojë ose me shkrim, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit.

    Nese keni ndonje pyetje tjeter ose paqartesi, jeni te lutur te shkruani serish ne platforme ose te telefononi pa pagese ne numrin jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/31 at 2:00 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kredia - permbarimi

    Pershendetje.
    Lidhur me pyetjen tuaj: Sa eshte perqindja qe mban permbarimi nga rroga ime?, ju bejme me dije se permbarimi nuk e llogarit mbajtjen nga paga per efekt te permbushjes se detyrimit mbi bazen e perqindjes, apo pjeseve te pages. Kodi i procedures civile rregullon ne nenin 533, menyren se si duhet te veproje permbaruesi per te arketuar detyrimin nga paga e debitorit (qe jeni ju ne kete rast). Konkretisht ne kete nen thuhet: “Pasi zbritet kontributi për sigurimet shoqërore dhe taksat mbi të ardhurat, përmbaruesi gjyqësor sekuestron pagën e debitorit, por pa cenuar minimumin jetik, të përcaktuar sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.”
    Ne Shqiperi nuk ka nje percaktim me akt ligjor, apo nenligjor te minimumit jetik. Shpesh here per kete merret per baze ndihma ekonomike qe eshte ne vleren 8.000 leke. Zyrat permbarimore shpesh percaktojne nje shume me te larte se kjo.
    Megjithate, ju keni te drejte qe te lidhni nje marreveshje me zyren permbarimore lidhur me menyren e shlyerjes se detyrimit.

    Go to comment
    2020/08/31 at 11:54 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndjekja e shkolles ne kushtet e arrestit ne shtepi

    Pershendetje. Qendrimi juaj ne shtepi eshte lejuar per shkak te situates se vecante qe po kalon vendi per shkak te pandemise me qellim ndalimin e perhapjes se infeksioneve dhe nuk eshte nje situate qe rregullohet nga ana e dispozitave proceduriale penale. Persa kohe ju jeni i denuar, derisa ju te perfundoni vuajtjen e denimit, apo denimi juaj te zevendesohet me nje denim alterantiv, ju nuk mund t’i shkelni kushtet e lejes se miratuar ne baze te aktit normativ 7/2020 dhe as te kerkoni leje te posacme per te dale.

    Go to comment
    2020/08/31 at 11:47 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Seanca gjyqesore

    Pershendetje. Gjykata ka detyrimin qe nese ekzistojne mundesite teknike te zhvilloje seancen gjyqesore me sistemin audio. Kjo varet edhe nga ngarkesa e vete gjykates. Gjate pandemise, seancat gjyqesore ne pjesen me te madhe te rasteve po zhvillohen ne salla, pra me sistemin audio, pikerisht per te siguruar distancimin fizik midis paleve pjesemarrese. Nese ju keni kerkese te posacme qe seanca te zhvillohet gjithmone ne sistemin audio, kete mund t’ia beni me shkim ose verbalisht gjykates. Nuk ka nje format te posacem per kete gje. Ne cdo rast, sekretaria gjyqesore ka detyrimin qe te mbaje shenim ne procesverbalin e seances mbi gjithshka cfare ndodh dhe thuhet gjate seances. Ju keni te drejte te merrni kopje te ketyre proces-verbaleve ne cdo kohe. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/31 at 11:41 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ekspuls ne Greqi

    Pershendetje. Ndalimi i hyrjes per ne Zonen Shengen eshte i vlefshem vetem per vendet pjese e kesaj zone. Mali i Zi nuk ben pjese ne zonen Shengen.

    Go to comment
    2020/08/31 at 11:36 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Noterizimi i diplomes

    Pershendetje. Per kete duhet te interesoheni prane noterit perkates. Por njehsimi me origjinalin i dokumenteve kushton 500-700 leke per cdo dokument. Kjo varet nga noteri. Diploma dhe lista e notave, mund te noterizohen se bashku, duke qene se jane dokumente te lidhura.

    Go to comment
    2020/08/31 at 11:36 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pronesi

    Pershendetje,

    Nese pjesa e oborrit qe ju kerkoni te privatizoni ju eshte njohur si oborr ne perdorim, atehere keni te drejte t’i drejtoheni Agjencise Shteterore te Kadastres, ne perputhje me ligjin 20/2020. Megjithate per momentin nuk kane dale ende aktet nenligjore qe do te rregullojne se si do te procedohet konkretisht nga ana e kadastres per regjistrimin e oborreve ne perdorim, ne pronesi te perdoruesve te tyre. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/31 at 10:43 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndihma sociale

    Pershendetje. Perfituesit e ndihmes ekonomike percaktohen ne bazen e pikezimit, duke vleresuar nje sere elementesh te percaktuar ne ligj dhe aktet nenligjore per te bere vleresimin social dhe ekonomik te gjendjes tuaj. Per te aplikuar per ndihme ekonomike, ju duhet te paraqiteni prane administratorit social, te njesise administrative ku ju keni gjendjen civile, nga data 1-10 e cdo muaji. Kerkesa behet nga ju personalisht, nese ne gjendjen civile figuroni e regjistruar me vete, pra jeni ju kryefamiljarja. Per te aplikuar duhet vetem karta juaj e identitetit (nese jeni ju kryefamiljarja). Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit. Nese vendimi ju refuzon ndihmen ekonomike, ju keni te drejte ta ankimoni, ose te riaplikoni nese keni nje ndryshim ne kushtet tuaja sociale ekonomike.

    Go to comment
    2020/08/31 at 10:40 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dhurimi i shtepise

    Pershendetje. Kontrata e dhurimit e bere perpara noterit ka vlere te plote ligjore dhe personi qe ne kete kontrate eshte ne cilesine e pranuesit te dhurimit, behet pronar i pasurise objekt kontrate. Kjo kontrate me tej, duhet te registrohet ne regjistrin e pasurive te paluajtshme, duke bere qe te leshohet edhe Certifikata e pronesise ne emer te pranuesit te dhurimit. I vetmi rast kur pasuria mund te mbetet ne emer te dhuruesit, edhe pas kontrates, eshte kur kontrata e dhurimit eshte bere me kusht. Ne kete rast kalimi i pronesise behet vetem pasi te plotesohet kushti, por ky perben nje rast perjashtimor.

    Go to comment
    2020/08/30 at 5:51 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Taksa e truallit

    Pershendetje,

    Taksa e truallit aplikohet qe nga data 1 Janar 2016. Taksa e truallit paguhet nga vete pronari ose perdoruesi i truallit prane DPTTV (Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave vendore), ne mbeshtetje te ligjit 9632, date 30.10.2006,”Per sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar.

    Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit, në m2, në pronësi apo përdorim të taksapaguesit.  Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i truallit bën një vetdeklarim të sipërfaqes së truallit në përdorim, pranë bashkisë ku ndodhet trualli.

    Ne varesi te qellimit te perdorimit te truallit, per qellime banimi ose biznesi dhe kategorise se bashkise ku ndodhet trualli, aplikohet edhe niveli perkates tregues i takses se truallit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/28 at 6:54 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vula ne pasaporte

    Pershendetje,

    Ju nuk jeni lejuar te kaloni kufirin per shkak te mungeses se garancise nga personi prites. Kjo eshte nje nder kërkesat ndaj shtetasve shqiptarë për të udhëtuar lirisht drejt hapesirës Schengen.
    Ne linkun me poshte gjeni kushtet dhe kerkesat qe duhet te plotesoni kur udhetoni ne nje nga vendet e Schengen-it. http://ambasadat.gov.al/austria/sites/default/files/levizja_e_lire_ne_vendet_e_hapesires_Schengen.pdf

    Nisur nga sa parashroni ne pyetje, vleresojme se ne rastin tuaj nuk kemi te bejme me vendosjen e ndonje mase ndalimi (expulsi) nga ana e autoriteteve te huaja. Me plotesimin e kerkesave dhe kushteve te levizjes, ju mund te udhetoni serish jashte vendit.
    Megjithate per te qene me te qarte, ju mund te dergoni nje kerkese per informacion ne Bari, per t’u interesuar nese keni ndonje mase ndaluese ose jo. Kerkesa duhet te jete ne gjuhen italiane, e nenshkruar nga ana juaj dhe te kete bashkelidhur edhe kopje te pasaportes tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/28 at 6:47 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kur dal i padenuar ne deshmine e penalitetit?

    Pershendetje. Kodi penal e parashikon rehabilitimin, pra heqien e shenimit “i denuar” nga deshmia e penalitetit, pas kalimit te nje afati te caktuar pa kryer veper tjeter penale. Afati qe duhet te kaloje eshte i lidhur me afatin e denimit. Konkretisht per rastin tuaj percaktohet se rehabilitohen:
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    Rehabilitimi duhet te kryhet vete pa kerkese te personit, por nese kjo nuk ndodh, duhet te behet nje aplikim prane Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Aplikimi behet prane Postes.

    Go to comment
    2020/08/28 at 1:05 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ligji 7501

    Pershendetje,

    Ne praktiken gjyqesore shqiptare dhe ne kuadrin ligjor ne lidhje me bashkepronesine e anetareve te familjes bujqesore, nuk ka nje praktike te unifikuar, per arsye te kolizionit apo ndeshjes se dispozitave te Ligjit nr. 7501, date 19.07.1991 “Per token” me dispozitat e Kodit Civil, kapitulli per bashkepronesine e familjes bujqesore, si dhe neni 5/c te ligjit nr. 8337, date 30.04.1998 “Per kalimin ne pronesi te tokes bujqesore…”

    Sipas ligjit nr. 7501, date 19.07.1991 “Per token”, vetem ata persona qe kishin lindur para dates 01.08.1991 kishin te drejte te perfitonin nga dispozitat e ligjit, per t’u bere bashkepronare ne pjese te caktuara te tokes bujqesore qe do te perfitonin pas shperberjes se kooperativave bujqesore dhe fermave buqjesore.

    Nderkohe, dispozitat e Kodit Civil, kapitulli per bashkepronesine, nuk jane koherente me dispozitat e ligjit “Per token” dhe keto dispozita theksojne se bashkepronesia ne familje bujqesore krijohet per shkak te gjinise, marteses, biresimit apo pranimit si anetar i saj (neni 222 i Kodit Civil). Sipas kesaj dispozite, rrethi i personave te bashkepronare mbi token bujqesore jo vetem qe nuk eshte i percaktueshem sipas kritereve te ligjit “Per token”, por ky rreth i bashkepronareve ka tendencen te rritet duke u dhene mundesine te behen bashkepronare mbi token bujqesore te shperndare ne vitin 1991, edhe personave qe lindin me vone, si dhe personave te tjere qe behen anetare te familjes bujqesore nepermjet marteses apo biresimit. Te njejtin karakter shtrires se rrethit te bashkepronareve ka edhe ligji 8337, date 30.04.1998.

    Ne vleresimin tim personal, ju nuk jeni bashkepronare te kesaj pasurie, pasi i mbetem qendrimit sipas ligjit nr. 7501, date 19.07.1991 “Per token”, ku percaktohej se perfitonin toke bujqesore vetem ata persona te cilet kishin lindur dhe ishin te perfshire ne gjendjen familjare te kryefamiljarit deri me date 01.08.1991. (nisur nga mosha qe referoni ne pyetjen tuaj, ne kete date ju nuk kishit lindur ende).

    Por, sic e theksova edhe me siper, ne lidhje me kete ceshtje ka qendrime dhe praktika te ndryshme midis juristeve dhe vete gjykatave, ku nje pjese i njohin te drejten e bashkepronesise mbi token bujqesore edhe femijeve te mitur, te lindur pas dates 01.08.1991.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/28 at 9:22 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: Avokat falas per te mitur

    Pershendetje,

    Referuar ligjit per ndihmen juridike falas, viktimat e mitur kane te drejten e ndihmes juridike pavaresisht te ardhurave te tyre apo familjes se tyre.
    Kërkesa për ndihmë juridike dytësore mund te paraqitet në gjykatën kompetente para ose se bashku me kerkesen penale per gjykim.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/27 at 9:43 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pyetje rreth nje situate familjare

    Pershendetje,

    Se pari, duhet te keni parasysh qe levizja e femijeve te mitur jashte shtetit, nuk mund te kryhet vetem nga njeri prind, pa marre aprovimin me shkrim edhe te prindit tjeter.

    Se dyti, sipas nenit 215 te kodit te familjes, “përgjegjësia prindërore përfshin tërësinë e të drejtave dhe detyrave që kanë për qëllim të sigurojnë mirëqenien emocionale, sociale dhe materiale të fëmijës, duke u kujdesur për të, duke mbajtur raporte vetjake me të, duke i siguruar atij mirërritjen, edukimin, arsimimin, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurive të tij”.

    Ne rast se konstatoni mospermbushje te detyrimeve prinderore nga ana e nenes, ne nenin 228 te kodit te familjes parashikohet se, “Kur prindi shpërdoron përgjegjësinë prindërore ose tregon pakujdesi të rëndë nën ushtrimin e saj, ose me veprimet e tij ndikon në mënyrë të dëmshme në edukimin e fëmijëve, me kërkesën e prindit tjetër, të të afërmve të fëmijës ose të prokurorit, mund t’i hiqet përgjegjësia prindërore.
    Heqja e përgjegjësisë prindërore bëhet me vendim të gjykatës, duke u thirrur si i paditur prindi, për të cilin kërkohet kjo heqje”.

    Sipas kesaj dispozite, motivet qe mund te cojne gjykaten ne heqjen e pergjegjesise prinderore jane:
    – shperdorimi i pergjegjesise prinderore nga ana e prindit;
    – prindi tregon pakujdesi te rende gjate kryerjes se veprimeve ne lidhje me ushtrimin e kesaj pergjegjesie;
    – me veprimet qe kryen prindi ndikon ne menyre te demshme ne edukimin e femijes;

    Kjo mase merret kryeisht ndaj prinderve qe abuzojne apo nuk permbushin ne menyre te perseritur detyrimet, nuk kujdesen per mirerritjen e femijes, tregojne pakujdesi ne lidhje me arsimimin e femijes apo kujdesin mjekesor te tyre, etj.
    Pra, ne lidhje me sa me siper, cdo veprim apo mosveprim nga ana e nenes se femijeve, qe te sanksionohet me heqje te pergjegjesise prinderore, duhet te inkuadrohet ne njerin prej shkaqeve te mesiperme ligjore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/27 at 9:33 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Fyrje dhe rendim psikologjik

    Pershendetje,

    Kodi Penal i RSH ne nenin 119 te tij parashikon vepren penale te “fyerjes” dhe denimin perkates. Nese vleresoni se jeni demtuar nga kjo veper penale të parashikuar nga neni 119 i Kodit Penal, ju keni të drejtë të paraqisni kërkesë në gjykatë dhe të merrni pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit.

    Ne vijim mund te gjeni dispozitat e plota:
    Neni 119 (Kodi Penal)
    Fyerja
    Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

    Neni 59 (Kodi i Procedures Penale, i ndryshuar)
    Viktima akuzuese
    Ai që është dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119,119/b, 120, 121, 122, 43 125, 127, dhe 254 të Kodit Penal ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/27 at 4:09 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Deshmia e penalitetit - rehabilitimi

    Pershendetje,

    Modeli i rehabilitimi te parashikuar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise ne nenin 69 eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen.

    Ne rastin Tuaj, afati qe eshte i domosdoshem per rehabilitim eshte 5 vjet nga momenti i perfundimit te denimit (kujdes eshte element shume i rendesishem nga i cili fillon llogaritja e afatit 5 vjecar) dhe mos te keni kryer veper tjeter penale. Nga te dhenat e permendura nga ana Juaj, ne pyetjen drejtuar ne platforme, ju keni plotesuar periudhen e rehabilitimit 5 vjecar.

    Sipas nenit 69 te Kodit Penal quhen të padënuar:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/27 at 4:01 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion

    Pershendetje,
    Nese Prokuroria ka bere nje kerkese per informacion drejtuar kompanise celulare ne lidhje me faktet objekt hetimi, sigurisht qe kompania eshte e detyruar te jape informacion per sa eshte kerkuar (psh., ne emer te kujt eshte rregjistruar numri telefonit; ne cilin aparat eshte aktivizuar; thirrjet hyrese dhe dalese nga ky numer, si dhe mesazhet e shkembyera, etj).
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/27 at 3:54 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Avokat falas per te mitur

    Pershendetje. Referuar ligjit per ndihmen juridike falas, viktimat e mitur kane te drejten e ndihmes juridike pavaresisht te ardhurave te tyre apo familjes se tyre. Kërkesa për ndihmë juridike dytësore paraqitet në gjykatën kompetente për shqyrtimin e çështjes në themel. Lista e avokateve gjendet e plote sipas dhomave vendore te avokatise ne linkun e meposhtem:

    http://www.dhka.org.al/index.php/hyrje/njoftime/170-lista-e-avokateve-te-ndihmes-juridike-te-garantuar-nga-shteti

    Go to comment
    2020/08/26 at 8:23 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne vijim te pyetjes: Dhoma avokatise

    Pershendetje,

    Per sqarime te metejshme ju lutem te na vini ne dispozicion kontaktet tuaja duke na shkruar ne adresen e emailit: info@juristionline.al

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/26 at 8:13 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Vertetim per pagen e debitorit

    Pershendetje. Zyra e permbarimit ka akses ne informacionin e lidhur me te ardhurat dhe pasurite e debitorit. Pra, nga sa ju pyesni, permbarimi ka te drejte te informohet lidhur me pagen, por informacionin e merr edhe nga Banka perkatese ku derdhet paga e debitorit.

    Go to comment
    2020/08/26 at 8:04 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Cfare ndodh me ceshtjen?

    Pershendetje,
    Kallezimi ndaj prokurorit nuk perben shkak per pezullimin e gjykimit. Si rregull, nese ceshtja kthehet per rihetim, ajo nuk i nenshtrohet shortit, por duhet t’i kaloje te njejtit prokuror, pervecse ne kushtet e perjashtimit te prokurorit nga hetimi i ceshtjes.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/26 at 4:49 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: Procedura e paraqitjes se dosjes permbarimore ne gjykate

    Pershendetje
    Po, ju mund te paraqisni kerkesen tuaj me ane te postes.
    Zyra permbarimore ka detyrim tiu ktheje pergjigje.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/26 at 4:44 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkese Padi

    Pershendetje. Nese korrigjimi behet nepermjet padise, atehere do te paditet zyra e gjendjes civile e cila ka leshuar aktin perkates, dhe si rezultat kompetente do te jete Gjykata administrative perkatese. Nese i drejtoheni gjykates civile me kerkese, duke kerkuar korrigjimin e akteve zyrtare ne baze te nenit 388 te K.Pr.Civile, atehere kompetente eshte gjykata e vendit ku ka banimin kerkuesi. Per te dyja rruget ka praktike gjyqesore.

    Go to comment
    2020/08/26 at 4:41 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion mbi gjykaten kompetente

    Pershendetje
    Nese babai i femijes nuk jep nje prokure ne menyre vullnetare ne menyre qe femija te levize jashte vendi atehere ju mund ti drejtoheni gjykates.
    Si rregull, padia ngrihet në gjykatën ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit ku ai ka banesën e përkohshme. Kur i padituri nuk ka as vendbanim, as vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë, padia ngrihet në gjykatën ku banon paditësi.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/26 at 4:06 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Cilat procedura ndiqen?

    Pershendetje,
    Nese prona eshte e regjistruar prane Agjencise Shteterore te Kadastres ne emer te babait tuaj, ndryshimi i pronesise mund te behet vetem vullnetarisht. Ne vleresimin tim, edhe po te provoni se ju keni kontribuar ne blerjen e truallit apo ndertimin e shtepise, serish kjo nuk perben shkak ligjor per te kerkuar njohjen si pronar, bashkepronar apo ne pjesetimin e sendit.
    Nese behet fjale per nje ndertim pa leje, per te cilin ende nuk kane perfunduar procedurat e legalizimit, atehere ne kete rast, ju keni te drejte qe te kerkoni qe te njiheni si bashkepronar per pronen, sigurisht nese arrini te provoni kontributin tuaj ne ndertimin e shtepise me prova. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/26 at 9:44 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ekspuls

    Pershendetje. Me perfundimin e afatit te ndalimit per hyrjen ne zonen Shengen kryhet automatikisht fshirja e tij ne sistem. Megjithate, pavaresisht kesaj, nga autoritetet kufitare ne Shqiperi, apo jashte, mund te kerkohet konfirmimi per kete perfundim. Prandaj eshte e rekomandueshme qe ju te merrni nje pergjigje zyrtare qe konfirmon perfundimin e ndalimit per hyrjen ne zonen Shengen. Per kete mund t’i drejtoheni drejtperdrejte autoriteteve franceze, vete, apo nepermjet nje perfaqesuesi ligjor.

    Go to comment
    2020/08/26 at 7:47 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me DPTTV Tirane

    Pershendetje. Veprimet juridike mbi pronen ne bashkepronesi pa miratimin e te gjithe bashkepronareve jane te pavlefshme. Nese ju keni dhene nje prokure perfaqesimi duke autorizuar persona te tjere qe te kryejne veprime ne emrin tuaj, ju keni te drejte qe ta anulloni kete prokure ne cdo kohe. Nese ju nuk keni dhene prokure, atehere e keni nenshkruar vete kontraten e qirase. Ne cdo rast ju keni te drejte te kerkoni nje kopje te kesaj kontrate si nga qiramarresi, ashtu edhe nga bashkeqiradhenesit e tjere. Kontrata e qirase mund te jete e regjistruar edhe prane Agjencise Shteterore te Kadastres, nese eshte me afat mbi 9 vjet. Nese palet ne kontrate refuzojne t’ju japin nje kopje te kontrates, ju mund t’i drejtoheni gjykates. Po ashtu ju keni te drejten qe te perfitoni 1/10 e shumes se qirase se paguar per cdo muaj per token. Nese kjo shume nuk ju eshte paguar, edhe per kete keni te drejte t’i drejtoheni gjykates.

    Go to comment
    2020/08/25 at 6:39 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rreth pensionit ushqimor

    Pershendetje. Nuk ka asnje pengese qe pagesa e detyrimit ushqimor per femijen qe eshte mbi 18 vjec te paguhet ne llogarine bankare te tij drejtperdrejte. Per kete mjafton qe te bihet dakord me debitorin, per menyren e shlyerjes se ketij detyrimi.

    Go to comment
    2020/08/25 at 6:33 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Cilat procedura ndiqen?

    Pershendetje. Nga informacioni qe ju jepni eshte e veshtire te behet nje vleresim i sakte i situates juridike. Megjithate, duhet te keni parasysh se nese vendimi gjyqesor per te cilin ju flisni eshte Vendim per Vertetim Fakti, ai nuk mund te registrohet ne Kadaster, por ne varesi te origjines se prones, mund te sherbeje si prove per te fituar pronesine nepermjet nje procesi gjyqesor. Nese vendimi eshte vendim per njhohje pronar (psh. si rezultat i procedurave te kthimit dhe kompensimit te prones), duhet te beni kerkese per regjistrimin e tij ne emer te babait tuaj ne kadaster. Pas regjistrimit, ose nese prona eshte tashme e registruar ne kadaster, por ju thjesht nuk e shfrytezoni fizikisht, duhet te beni nje padi per lirim dhe dorezim sendi ne gjykate, ku i paditur do te jete personi qe e perdor fizikisht sendin.

    Go to comment
    2020/08/25 at 6:19 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Per informacion

    Përshëndetje!

    Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 PËR GJENDJEN CIVILE parashikon se ndryshimi i emrit mund te behet vetem per shkaqe papershtatshmerie, pra kur emri i regjistruar eshte i hyn ne listen e emrave te papershtatshem, te njohur si te tille nga legjislacioni ne fuqi. Ne keto kushte, ne parim, nuk mund te ndryshohet emri per asnje shkak tjeter.

    E vetmja mundesi per te ndryshuar emrin, do ishte rasti kur gjate regjistrimit ne Shqiperi, per ju eshte mbajtur nje akt lindje i dyte i cili ka te dhena te ndryshme nga akti i lindjes ne Greqi, qe ka rezultuar te jete nje praktike e zbatuar shpesh nga zyrat e gjendjes civile. Zgjidhja ne kete rast do te ishte fillimi i nje procesi gjyqesor ku te kerkoni pavlefshmerine e aktit te lindjes ne Shqiperi dhe detyrimin e gjendjes civile per te zbatuar aktin e lindjes ne Greqi. Duhet te verifikoni nese jeni ne kushtet e ketij skenari, i cili perben te vetmen mundesi per ndryshimin e emrit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/25 at 1:44 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Ne vijim te pyetjes: Viktima "i mitur" ne procesin penal

    Përshëndetje,

    Neni 16 i Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtesise Penale per te mitur” ne lidhje me pjesëmarrjen e të miturit në proces parashikon si më poshte:
    1. E drejta e pjesëmarrjes në proces përfshin të drejtën e të miturit për t’u dëgjuar dhe për të shprehur pikëpamjet e tij, të cilat mbahen parasysh në përputhje me moshën dhe nivelin e zhvillimit të të miturit. Në rastet kur i mituri kërkon të dëgjohet, kërkesa e tij pranohet, përveçse për arsye të rëndësishme, të cilat arsyetohen në vendimin përkatës. Nëse i mituri nuk mund ta ushtrojë këtë të drejtë, mund ta realizojë atë nëpërmjet prindit si përfaqësues ligjor.
    2. I mituri, drejtpërdrejt dhe/ose nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, ka të drejtë të marrë pjesë në çdo proces vendimmarrjeje lidhur me të.
    3. I mituri nuk mund të detyrohet të marrë pjesë personalisht në proces. Mospjesëmarrja nuk mund të rëndojë pozitën e tij ose/dhe të përdoret në disfavor të tij.
    4. Prokurori dhe gjykata krijojnë të gjitha kushtet dhe marrin çdo masë për të nxitur të miturin për të marrë pjesë në procedimin penal ndaj tij, nëse kjo është në interesin më të lartë të të miturit.
    5. Çdo veprim i ndërmarrë nga organet kompetente gjatë procesit ku i mituri është pjesëmarrës, kryhet në mënyrë të përshtatur me moshën dhe/ose aftësitë e të miturit për të kuptuar.
    6. Përshtatja dhe mbështetja e nevojshme sigurohet përmes mënyrave të parashikuara në aktet ndërkombëtare të ratifikuara lidhur me personat me aftësi të kufizuar, si dhe në ligjin në fuqi për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara.
    7. Në rast se pretendimet e të miturit dhe të përfaqësuesit ligjor/procedural të tij janë kontradiktore, organi kompetent vlerëson pretendimin që i shërben interesit më të lartë të të miturit.

    Për më tepër informacion ju lutem referohuni: http://komentarielektronik.magjistratura.edu.al/sq/eli/fz/2017/37
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/24 at 10:09 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dhurim prone midis familjareve

    Pershendetje,

    Ne zbatim te percaktimeve ligjore, dhurimi i sendeve të paluajtshme, si nje veprim juridik per kalimin e pronesise duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm. Per te bere kalimin e pronesise, ju duhet te jeni te pajisur me certifikaten e pronesise se pasurise, dokument i cili merret nga Agjensia Shteterore e Kadastres (ish ZVRPP). Per lidhjen e kontrates se dhurimit do te duhet te paraqiteni prane nje noteri publik, i cili kryen verifikimet perkatese mbi gjendjen juridike te pasurise ne rregjistrin elektronik te pasurive te paluajtshme, sqaron palet mbi te drejtat dhe detyrimet perkatese dhe harton aktin noterial te dhurimit.

    Me ndryshimet e fundit ligjore, dhurimi i pronës (banese/truall) midis familjarëve (brenda lidhjes gjinore ne familje) perjashtohet nga tatimi mbi të ardhurat në masën 15 për qind. Ju bejme me dije se kjo e ardhur nga dhurimi brenda lidhjes gjinore për banesën dhe/ose truallin, është e përjashtuar vetëm një herë për një përfitues.

    Në momentin e dhurimit, përveç aktit të dhurimit ose të heqjes dorë për kalimin e së drejtës të pronësisë së banesës dhe ose truallit, duhet të paraqitet dhe depozitohet pranë noterit, dokumenti/vërtetimi që provon lidhjen gjinore në familje ndërmjet palëve, ne rastin tuaj bashkeshort/bashkeshorte.

    Kostot ekonomike te transaksionit te dhurimit te pasurise jane: Tarifat e sherbimeve noteriale dhe tarifat e sherbimit qe ofrohen nga ASHK, per regjistrimin e kontrates se dhurimit dhe leshimin e dokumentave te pronesise ne emrin tuaj si pranuese dhurimi (certifikate pronesie, kopje kartele dhe harte treguese te pasurise).

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/24 at 7:01 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per pagen e luftes

    Pershendetje,

    Ne fakt Akti Normativ qe percaktoi ndihmen financiare dhe kushtet per dhenien e saj, nuk e percaktoi qartesisht nese do te paguhej edhe paga e punonjesve krahas ndihmes financiare te dhene nga shteti, duke krijuar shume konfuzion. Megjithate, duke u nisur nga disa fakte te rendesishme: kjo pagese e quajtur “page lufte”, ne fakt ishte ndihme financiare, e miratuar sipas ligjit per ndihmen shteterore; kjo pagese i adresohej drejtperdrejte punemarresve; kete pagese e perfituan edhe disa kategori punemarresish te cilet u larguan nga puna; dhe cfare eshte me e rendesishme, nese punemarresi largohej nga puna dhe ndihma financiare e marre do te zbritej nga pagesa e papunesise (asistenca) qe ky punemarres do te merrte nga shteti. Te gjitha keto vecori vertetojne se ky perfitim ishte nje ndihme nga shteti per punemarresit. Ne keto kushte, punedhenesi juaj nuk ka te drejte qe t’ju mbaje pagesen.

    Per sa me siper, vleresoj se destinacioni i pages se luftes eshte vetem per perfituesin e saj. Pra, paga e luftes kalohet ne menyre te drejtperdrejte nga “Shteti – Drejtoria e Pergjithshme e Thesarit” ne llogarine personale te punemarresit dhe jo ne ate te biznesit. Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/24 at 11:05 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim mbiemri.

    Pershendetje

    Ne momentin e celebrimit ju mund te zgjidhni te mbani njerin nga mbiemrat qe deshironi, pra tuajin ose te bashkeshortit tuaj. Legjislacioni shqiptar nuk parashikon mundesine e mbajtjes se te dy mbiemrave, ndaj duhet te zgjidhni vetem njerin.
    Ligji per gjendjen civile parashikon mundesine e ndryshimit te mbiemrit vetem nje here dhe vetem per shkaqe papershtatshmerie (sipas perkatimeve ne lidgj lidhur me emrat dhe mbiemrat e papershtatshem).
    Nese ju vendosni te mbani mbiemrin tuaj atehere, nuk eshte e nevojshme te ndryshoni dokumentat e identitfikimit. Nese ju mbani mbiemri e bashkeshortit, ju duhet te ndryshoni dokumentat tuaja te identitifikimit (ID, pasaporte)

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/24 at 7:27 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Kerkese per informacion

    Pershendetje,

    Adresa e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane (Dhoma Penale) eshte ne Rr: “Jordan Misja”, prane ish-Stacionit te Trenit Tirane. Formularin (kerkesen) per kopje te rregjistrimit audio CD mund ta gjeni prane sekretarise se gjykates ose mund ta shkarkoni ne faqen www.gjykata.gov.al.
    U perpoqem t’jua dergonim edhe me e-mail kopjen e fomularit, por rezulton se adresa e e-mailit qe keni vene ne dispozicion ne platforme nuk eshte e sakte.

    Ne vemendjen tuaj: Kopja e kërkuar merret nga arkivi i Sistemit të Regjistrimit Dixhital Audio. Vetëm origjinali i ruajtur në gjykatë ka vlerë si dokument zyrtar. Kopja jepet për arsyen e parashtruar dhe nuk duhet të keqpërdoret. Për çdo çështje plotësohet një kërkesë e cila shoqërohet me CD/DVD të papërdorur me kapak. Për më shumë se 1 seancë, mund të nevojiten më shumë së 1 CD/DVD. Kopja mund të merret 1 ditë pune pas kërkesës për çështjet e arkivuara dhe 2 ditë pune për ato në gjykim. Tarifa për marrjen e kopjes është 800 lekë.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/23 at 5:23 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vertetime nga prokuroria dhe gjykata

    Pershendetje,

    Per t’u pajisur me dokumentat e kerkuara (vertetim nga prokuroria dhe gjykata) eshte e nevojshme qe te paraqiteni personalisht ose te autorizoni nje person tjeter qe te kryeje aplikimin per llogarine tuaj. Vertetimin, nese jeni person nen hetim apo jo, prane prokurorise mund ta merrni duke u paraqitur me karten tuaj te identitetit, si dhe te paguani pullen prej 200 leke.
    E njejta procedure ndiqet dhe per vertetimin nese keni ceshtje penale ne gjykim prane gjykates. Nese jeni e inteteresuar per deshmi penaliteti (qe tregon gjendjen gjyqesore, pra nese keni qene te denuar ose jo), per kete sherbim ju mund te aplikoni online permes platformes e-Albania ne linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12583

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/23 at 12:24 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Padi administrative kunder vendimi per lirim nga puna

    Pershendetje,

    Ne nenin 46 te ligjit nr. 108/2014 “Per Policine e Shtetit” i ndryshuar, percaktohet se: Punonjësi i policisë përjashtohet nga policia në këto raste:
    a) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
    b) kur ndaj tij merret masa disiplinore e përjashtimit nga policia.
    Nderkohe, ne nenin 49 te ketij ligji percaktohet se: “Një person mund të rikthehet në polici vetëm nëse ai ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit brenda 2 viteve të fundit dhe është liruar nga Policia për shkurtim të funksionit, në kuadër të pakësimit të limitit të përgjithshëm organik të policisë.”

    Pra, nga sa ju relatoni dhe ne interpretim te dispozitave te mesiperme ligjore, vleresoj se nuk ka hapesire ligjore qe personi te rikthehet ne policine e shtetit, persa kohe eshte denuar me vendim te formes se prere per nje veper penale.
    Pertej ketij vleresimi personal mbi rastin, ju bej me dije se eshte e drejta juaj qe t’i drejtoheni gjykates administrative dhe te parashtroni kerkesat tuaja, duke paraqitur argumentet dhe provat ku mbeshteten pretendimet tuaja. Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/22 at 10:24 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Viktima "i mitur" ne procesin penal

    Pershendetje. Kur viktima akuzuese eshte e mitur, atehere te drejtat proceduriale te tij ushtrohen nga perfaqesuesit e tij ligjore, qe jane prinderit e tij. Pra, pervec rastit kur duhet te jape deklarimet, nuk eshte e nevojshme prania e tij ne gjykate. Lidhur me pyetjen e dyte, nuk ka rendesi nga pikepamja proceduriale nese kerkesa penale, apo cdo shkrese tjeter gjate procesit hartohet ne veten e pare, apo ne veten e trete. Megjithate duke qene se i mituri nuk ka te drejten qe te nenshkruaje, nga pikepamja gjuhesore eshte me korrekte te jete ne veten e trete, pasi kerkesa do te nenshkruhet per llogari te tij nga perfaqesuesi i tij ligjor.

    Go to comment
    2020/08/22 at 8:22 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkese penale me te demtuar

    Pershendetje. Vepra penale e mosdhenies se ndihmes per jetese, ndiqet me kerkese te personit te demtuar nga vepra penale te paraqitur perpara gjykates. Personi duhet te jete i pranishem gjate gjykimit dhe ka rol aktiv, si per te provuar fajesine e personit i cili pretendohet se ka kryer vepren penale, ashtu edhe per paraqitjen e kerkesave te ndryshme proceduriale gjate gjykimit.

    Go to comment
    2020/08/22 at 8:19 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Procedura per paraqitjen e dosjes permbarimore ne gjykate

    Pershendetje. Duke qene se kjo eshte nje ceshtje qe fillohet me kerkese te personit te demtuar nga vepra penale drejtperdrejte ne gjykate, dhe ai ka detyrim procedurial qe te vertetoje vepren penale, duhet qe edhe provat perkatese te paraqiten prej tij. Sigurisht qe edhe prokuroria ka detyrim te beje hetim per kete ceshtje. Prandaj ju mund te kerkoni nje kopje te dosjes permbarimore me vule dhe ta paraqisni se bashu me kerkesen prane gjykates.

    Go to comment
    2020/08/22 at 8:16 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Kualifikim per KEMP/Kujdestari

    Përshëndetje! Ligji Nr.7703, datë 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” përcakton se personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti, varesisht plotesimit te kushteve dhe kritereve te percaktuara ne kete ligj, te lidhura me shkallen e paaftesise per pune, plotesimin e periudhes minimale te sigurimit.

    Invaliditeti caktohet nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP). Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë. Personi që përfiton pension për invaliditet, ka të drejtë të zgjedhe midis pensionit te pleqërise apo pensionit te invaliditetit, varesisht cili prej tyre eshte më i favorshëm për të.

    Pra sa me sipër, babai mund të përfitoj pension invaliditeti në rast se caktohet nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP). Për më tepër informacion në lidhje me përfitimin e pensionit të invaliditetit dhe procedurave mund të referoheni : https://www.issh.gov.al/?page_id=57 .

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/21 at 10:36 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Pyetje ne lidhje me te provuarin ne nje proces gjyqesor

    Pershendetje,

    Prova me dëshmitarë lejohet në të gjitha rastet, përveç kur ligji për vlefshmërinë ose provimin e një veprimi juridik kërkon shkresë. Ne rastin e procesit gjyqesor me objekt fitimin e pronesise permes institutit te parashkrimit fitues pa titull, lejohet prova me deshmitare.
    Sa ju referoni, ne kushtet kur ju i kerkoni gjykates qe te therrase persona te caktuar per te deshmuar mbi fakte te caktuara, duke i vene ne dispozicion gjeneralitetet, adresat, faktin qe kerkoni te provoni me deshmine konkrete, sigurisht qe gjykata eshte e detyruar qe t’i therrase permes flete-thirrjes, per te dhene deshmine para saj. Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/21 at 1:47 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Inspektoret e zones

    Pershendetje! Ne rast se i referoheni inspektorit te policise se shtetit, ju bejme me dije se, pertej orareve apo nominimeve si inspektor apo titull tjeter, Policia e Shtetit kryen sherbim ne funksion te rendit dhe qetesise publike 24 ore ne 24, me turne te kombinuara! Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/21 at 1:35 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Urdher Ekzekutimi

    Pershendetje,

    Ju lutem parashtroni problematiken tuaj ligjore konkrete ne lidhje me urdhrin e ekzekutimit, ne menyre qe t’ju asistojme me keshillim ligjor falas per rastin tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/21 at 9:18 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes pyetjes: Pjestim banese

    Pershendetje,

    Nese prinderit nderrojne jete dhe nuk kane lene testament, atehere do i nenshtrohet trashegimise ligjore. Perfitues se trashegimise ligjore jane femijet dhe bashkeshorti/ja, te cilet perfitojne ne pjese te barabarta pasurine e trashegimlenesit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/21 at 9:14 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Policia

    Pershendetje!

    Ju duhet te paraqiteni prane Komisariatit te Policise se Qytetit ku jetoni. Mbaj ne konsiderate qe policia e nuk eshte organi pergjegjes qe kryen ekzekutime te vendimeve gjyqesore civile. Ajo ka rol mbeshtetes ne proceduren e ekzekutimit te nje titulli ekzekutiv, qofte ky edhe vendim gjykate, ne rast nevoje, kur kjo kerkohet nga permbaruesi gjyqesor. Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/21 at 9:02 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: Rreth ekzekutimit te urdhrit te mbrojtjes

    Pershendetje,

    Sic ju kemi sqaruar edhe ne pergjigjen e pare, vendimi gjyqësor për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes përbën titull ekzekutiv nga dita e shpalljes së tij dhe ekzekutohet menjëherë nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimin përmbarimor gjyqësor dhe zyrën e shërbimeve sociale të njësisë vendore ku janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm viktima dhe personat e tjerë të përmendur në vendim.

    Nese keni dicka te paqarte, ju ftojme te kontaktoni numrin jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, gjate orarit 08:00-14:00.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/20 at 8:09 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Toke bujqesore shtetetore

    Pershendetje. Nese toka eshte bujqesore dhe ju e keni ne perdorim, mund te beni kerkese prane Agjencise Shteterore te Kadastres, per t’u pajisur me akt te marrjes se tokes ne pronesi (AMTP), ne baze te ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te regjistrimit te pasurise”. Ne rast, se nuk plotesoni kriteret e ketij ligji, por nderkohe pasurine e perdorni per me shume se 20 vite, keni te drejte t’i drejtoheni gjykates me padi dhe te kerkoni fitimin e kesaj pronesie me parashktrim fitues pa titull.

    Go to comment
    2020/08/20 at 8:00 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Zhurma nga ndertimi i nje pallati te ri

    Pershendetje. Ndertuesi nuk ka detyrim qe te kontaktoje me banoret e objekteve fqinje per t’i informuar per ndertimin. Njoftimi behet per te gjithe personat e interesuar me ane te vendosjes se banerit (tabeles se madhe) ku jane te percaktuara te gjitha te dhenat e rendesishme te ndertimit te ri, duke perfshire edhe afatin e punimeve. Lidhur me zhurmat, ndertuesi eshte i detyruar qe te respektoje percaktimet e ligjit Nr.9774, datë 12.7.2007, “Per vleresimin dhe administrimin e zhurmes ne mjedis”. Ne kete ligj percaktohen organet qe mbikqyrin ndotjen nga zhurma, oraret perkatese sipas fashave te dites, etj..

    Go to comment
    2020/08/20 at 7:58 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim mbiemri

    Pershendetje,

    Ju duhet te depozitoni per rregjistrim prane zyres se gjendjes civile vendimin e gjykates per zgjidhjes e marteses. Nje nga pasojat e rregjistrimit te vendimit te zgjidhjes se marteses eshte edhe pushimi i se drejtes per te perdorur mbiemrin e ish-bashkeshortit.
    Ne rast se ruajtja (perdorimi) i mbiemrit te ish-bashkeshortit pas zgjidhjes se marteses, ju eshte njohur ne baze te vendimit gjyqesor te zgjidhjes se marteses (divorcit), atehere, krahas rregjistrimit te vendimit te divorcit, duhet te beni kerkese prane zyres se gjendjes civile edhe per ndryshim mbiemri. Kete kerkese per ndryshim mbiemri mund ta beni vetem 1 here sipas percaktimeve te nenit 57 te ligjit “Per Gjendjen civile”, i ndryshuar.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/20 at 6:10 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Rreth ekzekutimit te Urdhrit te Mbrojtjes

    Pershendetje,

    Vendimi gjyqësor për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes është përfundimtar dhe përbën titull ekzekutiv nga dita e shpalljes së tij. Së bashku me urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, gjykata lëshon edhe urdhrin e ekzekutimit të tij. Vendimi ekzekutohet menjëherë nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimin përmbarimor gjyqësor dhe zyrën e shërbimeve sociale të njësisë vendore ku janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm viktima dhe personat e tjerë të përmendur në vendim.

    Vendimi i gjykatës për nxjerrjen e “urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes” nuk mund të ankimohet.
    Sipas Nenit 21 te Ligjit 9669/2006, te ndryshuar, kundër vendimit të gjykatës për lëshimin e “urdhrit të mbrojtjes” mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit ose nga dita e marrjes dijeni. Gjykata e apelit vendos brenda 15 ditëve nga dita e regjistrimit të ankimit. Paraqitja e ankimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës për lëshimin e “urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes” apo të “urdhrit të mbrojtjes”.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/20 at 4:22 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: Afati per zbardhjen e vendimit gjyqesor

    Pershendetje serish,

    Sipas nje arsyetimi interpretues te nenit 308 te K.Pr. Civile, ne procesin e dhenies se nje vendimi gjyqesor perfundimtar, gjyqtari ka dy alternativa:
    1- te shpalle vetem dispozitivin e vendimit dhe ta dorezoje vendimin e arsyetuar ne sekretari brenda 20 diteve, ose;
    2- te shtyje shpalljen e vendimit por brenda 20 diteve ta shpalle ate te arsyetuar (duke e dorezuar ate me pas menjehere ne sekretari).
    Pra, afati per zbardhjen e vendimit gjyqesor eshte jo me shume se 20 dite.
    Ne rast se nuk respektohen keto afate ligjore, atehere ju mund te ankoheni pra ILD-se (Inspektoriatit te Larte te drejtesise). Me shume informacion ne linkun https://ild.al/kontakt/. Ankesen mund ta dorëzoni nëpërmjet postës ose mund ta dërgoni me email në adresën: info@ild.al.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/20 at 4:11 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Numri juaj jeshil

    Pershendetje,

    Numri jeshil eshte funksional dhe te tre aparatet jane te hapur dhe marrin thirrje nga qytetaret. Lutemi te telefononi, nga e hena ne te premte, gjate orarit: 08.00 – 14.00.
    Nese keni nevoje per sqarime mbi problematikat tuaja ligjore mund te paraqiteni edhe ne Zyrat e Ndihmes Ligjore prane Ministrise se Drejtesise, gjate orarit zyrtar te punes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/20 at 12:17 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion per te kaluar ne mbiemrin e burrit

    Pershendetje,
    Ne ligjin nr 10129 dt 11.5.2009 “Per gjendjen civile” i ndryshuar, nuk eshte percaktuar ne menyre eksplicite sesi veprohet ne nje rast te tille, ne kushtet kur ne momentin e lidhjes se marteses keni shprehur vullnetin tuaj se deshironi te mbani mbiemrin tuaj.
    Mbeshtetur ne dispozitat e ketij ligji, ku parashihet se nje nga rastet e ndryshimit te mbiemrit eshte edhe martesa, vleresoj se persa kohe martesa midis jush vijon, ju legjitimoheni te paraqisni kerkese, prane nenpunesit te gjendjes civile, per te ndryshuar mbiemrin tuaj dhe per te ushtruar te drejten tuaj per te perdorur mbiemrin e bashkeshortit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/20 at 11:19 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Afati per zbardhjen e vendimit gjyqesor nga gjyqtari

    Pershendetje,

    Sipas percaktimeve te Kodit te Procedures Civile (te ndryshuar), neni 308 i tij percakton se: “Gjykata mund të shpallë vetëm dispozitivin e vendimit, duke e dorëzuar atë të arsyetuar në sekretari jo më vonë se njëzet ditë ose të shtyjë shpalljen e arsyetuar të vendimit, deri në njëzet ditë”.

    Ju mund ta shikoni edhe online vendimin e zbardhur ne linkun http://www.gjykatatirana.gov.al/, por ne menyre qe te aksesoni detajet ne lidhje me ceshtjen tuaj eshte e nevojshme te merrni kodin e anonimizimit prane sekretares se seances ose prane sekretarise se Gjykates.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/20 at 11:04 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pyetje rreth vendimmarrjes se Gjykates se Apelit

    Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes se kolegut, ju informojme se, ne baze te nenit 466 te K.Pr.Civile, Gjykata e Apelit pasi te shqyrtoje çështjen mund te vendose si me poshte:
    a) lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë;
    b) ndryshimin e vendimit;
    c) prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes;
    ç) prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në rastet e parashikuara nga neni 467 i këtij Kodi.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/19 at 6:08 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndihma ekonomike

    Pershendetje,

    Ne piken 11 te VKM-se nr. 597, datë 4.9.2019 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, percaktohet se:
    “Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtëmujore, familjet të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme:
    a) Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes që jetojnë në të njëjtën strehë, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë-nënë;

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/19 at 5:41 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: kerkese per ndihme

    Pershendetje,
    Eshte ne rregull objekti i ankimit sipas percaktimit tuaj. Ju sugjerojme qe ne seance gjyqesore te jeni i qarte ne artikulimin e kerkesave tuaja, duke kerkuar lenien ne fuqi te vendimit qe disponon per pjesen e pranuar te padise dhe te kerkoni ndryshimin e vendimit per pjesen e rrezuar te padise dhe pranimin e padise edhe per ate pjese.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/19 at 5:38 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese per ndihme

    Pershendetje,

    Nese vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare ka pranuar pjeserisht padine tuaj, ju mund ta ankimoni vendimin, duke kundershtuar ate pjese te vendimit e cila eshte shprehur me mospranim apo rrezim te kerkesave tuaja. Objekti i ankimit: Ndryshimin e pjesshem te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Nr…., date ……dhe pranimin e plote te kerkese padise.
    Në gjykimin në apel nuk mund të paraqiten kërkime të reja, të shtohen apo të ndryshohen elementët e padisë, me përjashtim të kërkimit për shpenzimet e gjykimit në apel (neni 465 i Kodit te Procedures Civile).

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/19 at 10:20 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Pyetje rreth vendimmarrjes se Gjykates se Apelit

    Pershendetje! Jo, Gjykata e Apelit nuk mund te shprehet mbi ate çfare nuk eshte ankuar nga palet, por vetem per pjesen e kundershtuar ne aktin e ankimit. Ne baze te nenit 465 te K. Pr. Civile, Gjykata e Apelit shqyrton çështjen brenda kufijve të ankimit. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/19 at 8:44 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne vijim te pyetjes: Terheqja e vendimit te arsyetuar

    Pershendetje. Pavaresisht nese vendimi eshte vendim themeli, apo vendim i ndermjetem, referuar neneve 443 dhe 444 te K.Pr.Civile, afati fillon nga e nesermja e komunikimit te vendimit te arsyetuar.

    Neni 443
    Afati i ankimit
    (Shtuar një paragraf me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001)
    Afati i ankimit në gjykatën e apelit, kundër vendimeve
    përfundimtare të gjykatës së shkallës së parë, është 15 ditë.
    Afati për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimeve
    të gjykatës së apelit, është 30 ditë.
    Afati për të kërkuar rishikimin e vendimit të gjykatës së
    shkallës së parë dhe kundërshtimin e të tretit është 30 ditë.
    Afati i ankimeve të veçanta është 5 ditë.

    Neni 444
    Fillimi i afateve të ankimit
    (Ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001 dhe nr. 38/2017, datë
    30.3.2017)
    Afatet e caktuara në nenin 443 janë të prera dhe fillojnë nga
    dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

    Go to comment
    2020/08/18 at 5:17 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per pajisje me AMTP

    Pershendetje,

    Nese toka ju eshte dhene ne perdorim dhe toka ka pasur statusin e tokes bujqesore, ju keni te drejte te beni nje kerkese prane Agjencise Shteterore te Kadastres Fier, per t’u pajisur me Aktin e Marrjes se Tokes ne Pronesi. Kerkesa do te mbeshtetet mbi bazen e ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise”. Dispozitat e Kreut II te ketij ligji rregullojne procedurat e përfundimit të proceseve të pajisjes me tituj pronësie të përdoruesve të tokave të ish- kooperativave dhe ish ndërmarrjeve bujqësore, të cilët kanë paraqitur kërkesë për këtë qëllim deri në gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/18 at 5:09 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Divorc me nje shtetas te huaj

    Pershendetje,

    Ju duhet te beni zgjidhjen e marteses. Kjo procedure behet vetem me vendim gjyqesor. Per kete ju duhet patjeter nje adrese e bashkeshortit tuaj, pasi gjykata duhet te bej njoftimet perkatese. Ecuria e procesit varet nga shume faktore, nder te cilet njoftimi i bashkeshortit eshte kryesori. Njoftimi behet edhe kur ai eshte jashte. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/18 at 5:06 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Njoftimi i vendimit gjyqesor te zbardhur

    Pershendetje

    Ne momentin qe paleve ju njoftohet vendimi i arsyetuar, duke filluar nga e nesermja e dites se njoftimit te ketij vendimi, fillon afati i ankimit, apo rekursit, ne varesi nese eshte vendim i gjykates se shkalles se pare, apo te Apelit. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/18 at 5:03 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion per procedim penal

    Pershendetje,

    Në rastet e kallëzimeve, fillimisht regjistrohet njoftimi për veprën penale, nëse janë kushtet. Pasi administrohen aktet proceduriale që i atribuojnë kryerjen e veprës penale personit, prokurori merr vendim për regjistrimin e emrit te tij. Përmendja e emrit të nje personi në një kallëzim nuk mund të shërbeje për regjistrimin e menjëhershëm të emrit te tij në regjistër, pa u administruar më parë akte proceduriale, në të cilat gjenden atribuime për personin konkret.
    Nisur nga faza ne te cilen ndodhet procedimi penal i iniciuar nga ana juaj, si dhe statusi procedural i personit “X” ne raport me vepren penale te kallezuar, do te duhet te vleresohet edhe qendrimi i prokurorise ne vertetimin e leshuar.
    Nese personi “X” ka statusin procedural te “personit ndaj te cilit kryhen hetime” (sic citohet ne pyetjen tuaj), atehere ne momentin qe kerkohet informacion per personin “X”, prokuroria do te duhet te jape informacion se ndaj ketij personi ka nje procedim penal te hapur.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/18 at 10:41 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Ne vijim te pyetjes: Dhoma e avokatise

    Pershendetje,

    Ne lidhje me problematiken tuaj, ne vijim ju mund t’i drejtoheni me shkrese zyrtare Drejtorise per Ndihmen juridike Falas, prane Ministrise se Drejtesise. Nisur nga sa parashtroni, kjo e fundit mund te beje koordinimin me Dhomen Vendore perkatese te Avokatise.
    Ju lutem te percaktoni ne shkrese te dhenat tuaja, Vendimin e Gjykates qe ju njeh te drejten per perfitimin e ndihmes juridike dytesore, si dhe periudhen kur i keni nisur kerkese Dhomes Vendore te Avokatise (duke i bashkelidhur kopjet perkatese).

    Adresa postare e Drejtorise se Ndihmes Juridike Falas: Rr. Barrikadave, Nd. 18, Hyrja 6, Zyra 5, Kati 3, Tirane. Ju mund te kontaktoni gjithashtu edhe permes e-mailit ne adresen: dnjf@drejtesia.gov.al ose ne numrin e tel: 0800 10 10.

    Falemindierit!

    Go to comment
    2020/08/18 at 8:08 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Njohje atesie

    Pershendetje!

    Ne rastin e femijes qe lind nga martesa ligjvenesi prezumon atesine e femijes, duke e lehtesuar ne menyre te konsiderueshme vertetimin e atesise.
    Ne rastin e nje femije te lindur jashte martese (i cili mund te jete edhe rasti juaj), percaktimi i atesise behet ne dy menyra ligjore, te cilat bazohen ne vullnetin e atit te femijes ose ne vertetimin gjyqesor. Ne kete rast, njohja vullnetare e atesise kushtezohet nga pelqimi i nenes se femijes.
    Sipas nenit 181, paragrai i dyte te kodit te familjes, “njohja e atesise eshte e vlefshme kur per kete jep pelqimin nena e femijes, te cilen e lajmeron nepunesi i gjendjes civile…”
    Pelqimi per njohjen vullnetare te atesise, eshte e drejte personale e nenes se femijes, ndaj jepet personalisht nga nena e femijes. Ne keto kushte, ne mungese te nenes, pelqimi per njohjen vullnetare nuk mund te jepet nga asnje subjekt tjeter.
    Nisur nga rrathanat qe parashtroni ne pyetjen tuaj (ne pamundesi objektive te nenes tuaj per t’u paraqitur para nepunesit te gjendjes civile), neni 181 i kodit te familjes nuk parashikon shprehimisht formen ne te cilen duhet te jepet “pelqimi i nenes” per njohjen vullnetare te atesise. Ne vleresimin tone, nga nje lexim i vemendshem i kesaj dispozite ligjore, rezulton se pelqimi i nenes nuk mund te jepet vecse ne formen e deklarimit para nepunesit te gjendjes civile, personalisht apo nepermjet njoftimit me shkrim.
    Per sa me siper, Ju sugjerojme qe ne momentin qe babai juaj deklaron njohjen vullnetare te atesise ta shoqeroje ate edhe me pelqimin me shkrim te nenes tuaj drejtuar nepunesit te gjendjes civile. Vullneti i nenes duhet te jete i legalizuar nga autoritetet perkatese te shtetit ku ndodhet nena juaj.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/17 at 7:00 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Thirrje per t'u pyetur ne prokurori

    Pershendetje,

    Ne nenin 327 te Kodit te Procedures Penale, parashikohen veprimet e policise gjyqesore dhe prokurorit ne momentin e perfundimit te hetimeve.
    Ne piken 2,3,4 te ketij neni, parashikohet se, “Brenda afatit të parashikuar nga neni 324, i këtij Kodi, prokurori njofton mbi përfundimin e hetimeve paraprake të pandehurin, mbrojtësin e tij, si dhe viktimën ose trashëgimtarët e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit.
    Njoftimi përmban përshkrimin e përmbledhur të faktit penal për të cilin procedohet, kohën dhe vendin e kryerjes, cilësimin juridik, lajmërimin për depozitimin e akteve në sekretari dhe të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje.
    I pandehuri njoftohet gjithashtu, se ka të drejtë që brenda dhjetë ditëve të paraqesë memorie e dokumente, t’i kërkojë prokurorit kryerjen e hetimeve shtesë, të bëjë deklarime apo të kërkojë që të
    merret në pyetje. Kur i pandehuri kërkon të pyetet, prokurori është i detyruar të procedojë me pyetjen e tij”.

    Ne interpretim te pikave te mesiperme te nenit 327 te KPP, prokurori pasi njihet me relacionin e policisë gjyqësore dhe çmon se hetimet janë të plota, kur vlerëson se çështja duhet të dërgohet në gjyq, ai formulon një akt për përfundimin e hetimeve paraprake dhe ua njofton atë personit nën hetim, mbrojtësit dhe viktimës. Ligji nuk vendos detyrimin e kryerjes së procedurës së mësipërme në rastet kur prokurori vlerëson se çështja duhet të pushohet. Në këto raste prokurori detyrohet të njoftojë të interesuarit, duke u dërguar kopje të vendimit për pushimin e hetimeve ose kopje të kërkesës për pushimin e akuzës ose çështjes. Pas njoftimit, është e drejta e palëve të kërkojnë të njihen me aktet dhe të marrin kopje të tyre.

    Me ndryshimet e vitit 2017, neni 327 i KPP nuk ka pësuar ndryshime vetëm paragrafi 1, kurse dispozita në tërësi është ndryshuar në thelb, duke theksuar garancitë e mbrojtjes. Ligjvënësi ka dashur që faza e hetimeve paraprake, ku aktet mbrohen nga sekreti, të përmbyllet duke siguruar një proces kontradiktor, i cili do të garantonte të drejtat e mbrojtjes dhe do t’i ndihmonte palët në debatin para gjyqtarit të seancës paraprake.

    E drejta e personit nenhetim/te pandehurit për të kërkuar marrjen e provave të reja dhe plotësimin e hetimeve, si për shëmbull, pyetjen e dëshmitarëve, nuk është një e drejtë absolute; ajo lihet në çmimin e organit që procedon. Por, kur kërkesa është e argumentuar, ajo mund të refuzohet vetëm për arsye të rëndësishme. Pra, prokurori nuk është i detyruar të pranojë të gjitha kërkesat e mbrojtjes, por në rast refuzimi ai duhet të japë vendim të arsyetuar. Ligji parashikon vetëm një rast kur kërkesa e mbrojtjes nuk mund të refuzohet: kur i hetuari kërkon që të merret në pyetje.

    Njoftimi për përfundimin e hetimeve ka rëndësi procedurale, sepse kur nuk respektohen dispozitat e paragrafëve 2, 3 dhe 4 të nenit 327, akti është i absolutisht pavlefshëm dhe kjo pavlefshmëri i përcillet edhe aktit pasardhës të dërgimit të çështjes në gjyq. Gjithashtu, nga data e njoftimit fillon të ecë afati 10-ditor në dispozicion të mbrojtjes dhe viktimës.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/17 at 6:28 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Terheqja e vendimit te gjykates

    Pershendetje,

    Nese vendimi nuk eshte zbardhur akoma, ju keni te drejte te terhiqni dispozitivin e tij prane sekretares qe ka mbajtur procesverbalin e seances gjyqesore ku eshte dhene vendimi. Ne lidhje me te drejten tuaj te ankimit brenda afateve ligjore, mbani ne konsiderate qe ne cdo rast afatet e ankimit te caktuara në nenin 443 te K. Pr. Civile janë të prera dhe fillojnë nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar. Me njohjen e vendimit gjyqesor te arsyetuar, ju mund te depozitoni brenda afateve ligjore ankimin me argumentet tuaja se pse nuk jeni dakord me vendimmarrjen e gjykates.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/17 at 6:22 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vertetimi i baneses online

    Pershendetje,

    Ky sherbim nuk ofrohet online, por duhet te paraqiteni prane Bashkisë/Njësisë Administrative ku keni deklaruar vendbanimin. Per t’u pajisur me vertetim banimi duhet te keni me vete karten e identitetit dhe te paguani nje tarife ne shumen 100 leke. Sherbimi ofrohet brenda dites.

    Nderkohe, nese interesoheni per vertetim ose dokumenta pronesie per pasurine (banesen) ku jetoni, atehere mund te aplikoni online per marrjen e ketyre sherbimeve nepermjet portalit e-Albania, duke perzgjedhur sherbimin perkates ne kategorine e sherbimeve te emertuara “pasuri e paluajtshme”.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/17 at 1:48 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Terheqja e vendimit te arsyetuar

    Pershendetje! Ne adresen qe ju keni deklaruar gjate procesit, do ju sjellin me patjeter vendimin e arsyetuar dhe nga e nesermja e marrjes dijeni fillon afati ankimit. Gjyqtarin nuk e takoni dot, por vendimin do jua komunikojne me patjeter, kjo ne respekt te te drejtave te tua procedurale! Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/17 at 10:14 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Ku mund te gjej prokurat ose kontratat?

    Pershendetje,

    Ne perputhje me ligjin 110/2018 “Per noterine’, si rregull eshte vete Noteri ku eshte hartuar dhe leshuar akti perkates noterial, i cili i ruan dhe i mban dosjet ne arkiven e tij. Vetem ne rastet kur Noteri ka nderruar jete ose ka marre nje mase disiplinore, arkivi noterial i kalon me procesverbal Ministrise se Drejtesise dhe kjo e fundit ia kalon nja noteri tjeter ne po te njejten bashki.
    Nga sa ju parashtroni nuk ka te dhena te qarta dhe te mjaftueshme per gjetjen e akteve te kerkuara.
    Gjithsesi ju mund t’i drejtoheni me shkrese zyrtare Drejtorise se Pergjithshme Rregullatore e Çeshtjeve te Drejtesise prane Ministrise se Drejtesise, ku te mund te kerkoni informacionin e parashtruar. Duke qene se ju nuk jeni ne djeni se cili eshte noteri perkates i cili ka hartuar aktet e permendura, kjo instance mund te beje dhe verifikimet ne bashkepunim me instancat e tjera relevante.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/17 at 9:56 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ku mund te gjej prokurat ose kontratat?

    Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes se koleges, nje zgjidhje tjeter e mundshme nga ana juaj eshte edhe hartimi i nje akti noterial para noterit permes se ciles te deklaroni se revokoni te gjitha prokurat e leshuara ne favor te bashkepronarave te tjere te pasurise. Me pas kete akt noterial depozitojeni prane Drejtorise Vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres (ne juridiksionin e se ciles ndodhen pronat tuaja) dhe aplikoni per rregjistrimin e tij ne cdo pasuri (prone) ku ju figuroni bashkepronare. Permes ketij veprimi do t’u beni me dije si nenpunesve te ASHK-se, ashtu edhe paleve te treta se te gjitha prokurat tuaja te leshuara me pare ne lidhje me keto pasuri jane revokuar dhe kjo do te parandalonte tjetersimin ose kryrjen e veprimeve te tjera mbi pasurite ku ju jeni bashkepronare. Kete akt noterial mund t’ia vini ne dispozicion edhe Dhomes Kombetare te Noterise, e cila mund ta ndaje me te gjithe noteret e tjere.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/17 at 8:54 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kallezim penal

    Pershendetje,

    Kallëzimet penale i drejtohen Prokurorisë së rrethit ku ka ndodhur ose është tentuar të ndodhë vepra penale ose vendi ku ka ardhur pasoja. Nëse kjo nuk mund të përcaktohet, atëherë kallëzimi i drejtohet prokurorisë ku ka vendbanimin ose vendqëndrimin i dyshuari për kryerjen ose tentativën e veprës penale.
    Kallezimin ju mund ta dergoni me ane te postes ose mund te paraqiteni personalisht prane Prokurorise.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/17 at 8:51 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Perpjestim prone

    Pershendetje,

    Nese nuk ka nje testament te lene nga babai juaj, atehere pasuria e tij do i nenshtrohet trashegimise ligjore.
    Trashegimtare jane fëmijët dhe bashkëshortja e aftë ose e paaftë për punë, duke trashëguar secili në pjesë të barabarta, pavaresisht nese jane ose jo ne certifikate familjare ne momentin qe trashegim lenesi ka nderruar jete. (neni 360 e ne vijim i Kodit Civil)

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/17 at 8:41 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pjestim banese

    Pershendetje,

    Te drejten e fitimit te pronesise te banesave shteterore, te privatizuara ne baze te ligjit nr. 7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore” i ndryshuar, e kishin personat qe jetonin ne banese dhe qe ne date 1.12.1992 ishin madhore, pra kishin mbushur moshen 18 vjec.
    Nese ne kete date, ju nuk keni qeni madhore, atehere ju nuk keni pjese takuese mbi kete pasuri, e si pasoje ju nuk mund te kerkoni pjesetimin e pasurise, si dhe nese banesa shitet nuk kerkohet dhenia e aprovimit nga ana juaj.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/17 at 8:28 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Trajtimi i ceshtjeve me ankim te vecante

    Pershendetje,

    Urdhri i mbrojtjes jepet gjithmonë me afat. Urdhri i mbrojtjes nuk mund të shtyhet, por mund të kërkosh Urdhër të ri mbrojtje, në rast se ekzistojnë kushtet qe i vlerëson gjykata.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/15 at 7:26 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Takse pronesie

    Pershendetje,

    Ne baze te nenit 9 te ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Per sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, ne taksen mbi pasurinë e paluajtshme, përfshihen:
    – taksa mbi ndërtesat;
    – taksa mbi tokën bujqësore;
    – taksa mbi truallin.

    Ne kuptim te ketij ligji, termi “tokë bujqësore” është toka e përcaktuar si e tillë në regjistrin e zyrave të regjistrimit të pasurisë. “Toke bujqësore” është sipërfaqja e tokës e zëne me bimët e arave, pemishtet, vreshtat dhe ullishtat.
    Toke “truall” eshte nje siperfaqe toke (jo toke bujqesore, jo hapesire publike) qe ndodhet brenda vijes kufizuese te ndertimit, e percaktuar nepermjet dokumenteve ligjore te planifikimit, te miratuara per te ndertuar mbi te.

    Ne lidhje me pyjet dhe kullotat, aplikohet tarifa vendore sipas VKM nr. 391. date 21.06.2006 “Per percaktimin e tarifave ne sektorin e pyjeve dhe kullotave”, te ndryshuar.

    Taksa mbi pasurite e paluajtshme eshte e ndryshme nga Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme. Kjo e fundit vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to. Taksa paguhet nga personi, që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
    Nese prona kalon te trashegimtaret si pasoje e aktit te deshmise se trashegimise, ne momentin e regjistrimit te ketij akti nuk paguhet takse per kalimin e se drejtes se pronesise. Por pas kalimit te pronesise ne emer te tyre, ata jane te detyruar te paguajne taksat mbi pasurine e paluajtshme sipas legjislacionit te sipercituar.
    Ne baze te nenit 29 te Ligjit 9632/2006 (i ndryshuar), përjashtohen nga pagimi i taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme: b) personat, të cilët janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat vetjake, në mbështetje të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/15 at 7:20 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Sqarim ne lidhje me pergjigjen ndaj pyetjes se qytetarit C.T

    Pershendetje,

    Ne lidhje me sqarimin tuaj, ju bejme me dije se lapsusi i bere ne pergjigjen e dhene ndaj pyetjes se qytetarit C.T eshte korrigjuar nga ana jone, duke vendosur numrin e sakte te ligjit qe citohet.

    Per cdo lloj sugjerimi apo rekomandimi tjeter qe mund te keni ne funksion te permiresimit te punes se platformes, jeni te mirepritur te na kontaktoni ne adresen e e-mailit info@juristionline.al
    Ndersa per pyetje apo problematika te ndryshme ligjore qe mund te keni, jeni te lutur t’i adresoni ato ne hapesiren e dedikuar ne kete platforme, ku edhe do te aksesohen nga juristet.

    Ju faleminderit per kontributin tuaj,

    Gjithe te mirat,

    Go to comment
    2020/08/15 at 7:01 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Lidhur me ankimin

    Pershendetje,

    Ne Kodin e Procedures Civile jane te percaktuara rastet kur mund te behet ankim i vecante. Normalisht ne hartimin e ankimit duhej te ishte percaktuar lloji i aktit “ankim i vecante”, por vleresojme se bazuar ne objektin e ankimit dhe bazes ligjore qe keni percaktuar, si dhe pas kontrollit te te dhenave mbi ceshtjen gjyqesore nga administrata gjyqesore, do te jete e identifikueshme qe behet fjale per nje “ankim te vecante”.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/15 at 6:53 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Kallezim penal

    Pershendetje!

    Në kompetencën lëndore të SPAK-ut janë veprat penale të “Korrupsionit” dhe “Krimit te organizuar”. Ne rast se vleresoni se subjekti ka konsumuar elementet e vepres penale, te “Shpërdorimit te detyres” kompetencë lëndore për këte veper penale ka Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në territorin e së cilës pretendohet se është kryer vepra penale. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/15 at 6:45 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Lidhur me lejen vjetore

    Pershendetje. Kohezgjatja e lejes vjetore eshte te pakten 4 jave kalendarike, per cdo vit pune te plote. Leja vjetore mund te merret vetem gjate vitit ne vazhdim, ose deri ne fund te muajit mars te vitit pasardhes. Per pjesen e periudhes se kaluar ju nuk mund te kerkoni lejen vjetore, pasi ka kaluar afati ligjor.
    Percaktimi i periudhes se kur do te behet leja vjetore behet ne marreveshje midis punedhenesit dhe punemarresit. Ju keni te drejte qe te kerkoni qe lejen vjetore ta beni te ndare ne pjese dhe jo te gjithen njeheresh. E rendesishme eshte qe secila prej periudhave te mos jete me pak se nje jave kalendarike.

    Go to comment
    2020/08/14 at 10:12 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Taksa e truallit ku paguhet

    Pershendetje,

    1. Taksa e truallit paguhet nga vete pronari ose perdoruesi i truallit prane DPTTV (Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave vendore), ne mbeshtetje te ligjit 9632, date 30.10.2006,”Per sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar. Nga sa parashtroni, ju i jeni drejtuar Drejtorise Vendore te Tatimeve, nderkohe qe taksa e truallit administrohet dhe mblidhet nga Bashkia dhe shkon ne buxhetin e Bashkise te vendit ku ndodhet prona juaj e paluajtshme. Taksa e truallit aplikohet ne faturen e UKT-se dhe paguhet se bashku me kete fature. Ne perputhje me termat rene dakort ne kontrate, ju duhet te keni percaktuar dhe se kush nga palet do e paguaje kete takse.
    2. Ne parim, duke qene ne cilesine e bashkepronarit ju duhet te kishit nje kopje te kontrates se qirase, vetem nese ju si bashkepronare keni leshuar prokure ndonjerit prej bashkepronareve te tjere per firmosjen e saj. Kopjet e kontrates se qirase behen nga nje per sejcilen pale, duke perfshire dhe nje kopje te cilen e mban noteri, nese ju e keni bere kontrate noteriale.

    Nje arsye qe ju mund t’i drejtoheni Drejtorise Vendore te Tatimeve, e cila administron tatimin ne burim, ne masen 15% te cmimit te qirase, eshte per te verifikuar nese kjo kontrate qiraje eshte e deklaruar prane organeve tatimore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/14 at 9:10 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pune sanitare ne shtet

    Pershendetje,
    Pozicionet vakante ne administrate dhe institucione shteterore shpallen publikisht ose njoftimet perkatese mbi mundesite e punesimit afishohen ne kendet e informacionit prane institucionit perkates.
    Ju mund te dergoni kerkesen tuaj per punesim, se bashku me dokumentacionin e nevojshem, prane institucionit shteteror i cili ka hapur nje vend te tille vakant, per te cilin ju interesoheni .
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/13 at 5:54 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ftese per vize

    Pershendetje. Shtetasit e Libanit qe te levizin ne Republiken e Shqiperise duhet te jene te pajisur me vize. Sherbimi konsullor i vizes per shtetasit libanez, mbulohet nga Ambasada e shtetit shqiptar ne Kajro te Egjiptit. Per dokumentacionin e nevojshem dhe proceduren qe duhet te ndiqet, duhet te kontaktoni drejtperdrejte me ambasaden. Gjithsesi, per nje informacion shtese dhe orientim lidhur me dokumentet e nevojshme, mund te shikoni ne dy linket ne vijim:

    https://punetejashtme.gov.al/regjimi-i-vizave-per-te-huajt/

    https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-vize/

    Go to comment
    2020/08/13 at 3:30 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: Rimarrja e mbiemrit te vajzerise

    Pershendetje
    Ju mund te paraqiteni personalisht per te terhequr vertetimet prane Prokurorise ose Gjykates se vendit ku ju banoni , si dhe te paguani pullen 200 leke qe i bashkangjitet vertetimit.
    Ju gjithashtu nepermjet portalit e-albania keni mundesine te merrni vertetim per gjendjen gjyqesore duke aplikuar ne linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=42
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/13 at 10:26 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Fitimi i nënshtetësisë

    Pershendetje.
    Per te aplikuar per shtetesi shqiptare, nje prej kritereve kryesore eshte qe te keni banuar ligjerisht ne territorin shqiptar per pese vjet. Kjo periudhe per shtetasit qe vertetojne qe kane origjine shqiptare, sic jane shqiptaret e Kosoves, eshte tre vjet. Pra ne rastin tuaj, fakti qe keni nje pasuri te paluajtshme ne Shqiperi, dhe qe vini vazhdimisht ne vend, nuk eshte e njejte me banimin ne territorin shqiptar. Keshtu qe ne kushtet ne te cilat jeni, ju nuk i plotesoni kriteret per te aplikuar per shtetesi shqiptare.

    Go to comment
    2020/08/13 at 10:23 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vazhdim te pyetjes : Gjykata administrative

    Pershendetje
    Ju mund ta depozitoni padine personalisht prane sekretarise se Gjykates ose nepermjet postes, eshte ne zgjedhjen tuaj nese do dergoni edhe tarifen e padise me ane te postes, nese jo ju do njoftoheni nga gjykata per te paguar kete detyrim.

    Ne momentin qe padia depozitohet, do hidhet ne short dhe percaktohet cili gjyqtar do gjykoje ceshtjen, ne varesi edhe te ngarkeses ne vijim do caktohet dhe seanca, per te cilen ju do njoftoheni te jeni prezent.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/13 at 10:21 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne vijim te pyetjes: Rimarrja e mbiemrit te vajzerise

    Pershendetje. Vertetimet i terhiqni fizikisht prane institucioneve perkatese, prane sekretarise se tyre. Behet fjale per vertetim qe nuk jeni ne procedim penal, dhe/ose nuk jeni e denuar. Sekretarite perkatese e dine kete gje, madje disa prej tyre, kane nje seksion te posacem vetem per vertetimet. Kerkesen per duhet ta plotesoni ju, pasi nuk ka nje format te gatshem.

    Go to comment
    2020/08/13 at 7:06 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pagesa e luftes

    Pershendetje. Per cdo problematike qe mund te keni lidhur me pagen e luftes dhe kalimin e pagesave perkatese ne llogarine tuaj, kontaktoni drejtorine rajonale tatimore perkatese, te vendit ku ju banoni. Kontaktet mund t’i gjeni ne linkun ne vijim.
    https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale

    Go to comment
    2020/08/12 at 2:16 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Martesa

    Pershendetje. Pasaporta eshte e drejte dhe jo detyrim. Kjo do te thote qe nuk ka ndonje afat se kur duhet te aplikoni per nje pasaporte me te dhena te ndryshuara. Ajo qe eshte e rendesishme, eshte qe ju pasi te beni celebrimin e marteses jashte vendit, te beni regjistrimin e saj prane Zyres se Gjendjes Civile ne Shqiperi. Pasi vetem pasi te behet ky regjistrim, ju do te mund te pajiseni me pasaporten e re, me mbiemrin e bashkeshortit.

    Go to comment
    2020/08/12 at 7:15 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Demshperblim si i perndjekur politik

    Pershendetje

    Bazuar ne ndryshimet e ligjit 9831, date 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist” dhe ndryshimeve ne udhezimin perkates te Ministrise se Financave Nr.5 date 15.04.2016, kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej.Pra ne kete rast, pas vdekjes se trashegimtarit te te denuarit (babit tuaj), ju nuk jeni perfitues i demshperblimit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/11 at 9:05 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Gjykata Administrative

    Pershendetje. Taksa gjyqesore per nje padi qe ka si objekt detyrimin e nje organi te administrates publike qe te kryeje nje veprim, ose te marre nje vendim, eshte 3000 leke. Ne varesi te gjykates, mund t’ju kerkohet te parapaguani edhe njoftimet e paleve nga gjykata, 100-150 leke per cdo pale pjesemarrese ne gjykim.

    Go to comment
    2020/08/11 at 1:14 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Vertetim ekspulsi

    Pershendetje. Per cdo kerkese per verifikim dhe/ose heqie te ndalimit per te hyre ne zonen Shengen, duhet t’i drejtoheni autoriteteve te vendit perkates, ne kete rast autoriteteve gjermane. Ne baze te legjislacionit te BE-se pergjigjia vjen me ane te sherbimit postar, brenda jo me shume se 60 diteve.

    Go to comment
    2020/08/11 at 1:12 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim mbiemri

    Pershendetje,

    Me ndryshimet qe ka pesuar ligji nr. 10129, date 11.05.2009 “Per Gjendjen Civile”, cdo shtetas ka të drejtë të ndryshojë emrin ose mbiemrin, jo më shumë se një herë, me përjashtim të rasteve kur shtetasi kërkon të rimarrë emrin ose mbiemrin e rregjistruar në aktin e lindjes. Ne baze te kesaj dispozite ligjore, vleresojme se kerkesa juaj duhet te kete per objekt ndryshimin e mbiemrit permes rimarrjes se mbiemrit te vajzerise (para martese) dhe duhet te paraqitet, se bashku me dokumentacionin e kerkuar, ne Zyrën e Gjëndjes Civile, ku figuroni e rregjistruar.

    Dokumentat për ndërrim emri, mbiemri:
    * kërkesë me shkrim;
    * vërtetim nga prokuroria;
    * vërtetim nga gjykata;
    * çertifikatë lindje me foto;
    Taksa për këtë shërbim është 1000 lekë.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/11 at 11:34 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Celebrimi i marteses ne nje shtet te trete

    Pershendetje
    Martesa bëhet ose në qendrën e komunës ku shtetasi i huaj është rezident ose në një përfaqësi diplomatike ose konsullore. Në kete rast akti i martesës duhet të legalizohet patjetër sipas legjislacionit në fuqi.

    Martesa jashtë shtetit, kurdoherë bëhet në kushtet kur shtetasit shqiptarë janë rezidentë me leje të rregullta qëndrimi.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/11 at 6:48 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Martese politike midis nje nenshtetase greke dhe nje shqiptari

    Përshendetje,

    Më poshtë po ju informoj mbi procedurat dhe dokumentet qe duhet te paraqesin shtetasit per Lidhje Martese:
    – Përpara lidhjes së martëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët ose personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme, te cilet duhet të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”.
    – Lidhja e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi.

    Në rastin kur njeri nga bashkëshortët është shtetas i huaj dhe lidhja e martesës bëhet pranë një zyre të gjëndjes civile në Shqipëri, proçedura është e njëjtë:

    – Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë. Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile. Në Shqipëri përkthehen (nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe noterizohen.
    – Akti i martesës nënshkruhet në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/10 at 9:02 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Martese politike midis nje nenshtetase greke dhe nje shqiptari

    Pershendetje. Legjislacioni shqiptar nuk njeh konceptin e marteses politike, por thjesht te marteses. Nese martesa lidhet ne Shqiperi, procedura eshte e njejte me proceduren per lidhjen e marteses me nje shtetase shqiptare. Do te duhet te behet shpallja paraprakisht, pasi te paraqitet dokumentacioni nga shteti grek qe verteton qe zonja eshte beqare. Per me shume informacion lidhur me kete procedure duhet t’i drejtoheni zyrave perkatese te gjendjes civile.
    Ekspulsi eshte nje ndalim qe i jepet nje personi te caktuar nga nje vend i zones Shengen, per shkelje te rregullave te kesaj marreveshjeje. Kjo do te thote, qe ndryshimi i te dhenave te gjendjes civile te personit nuk ndikon ne statusin e tij, ne raport me ndalimin per te hyre ne zonen Shengen, pra ky ndalim do te vazhdoje te ekzistoje. Megjithate martesa me nje shtetase greke, ju jep mundesine te kerkoni heqien para kohe te ndalimit (Ekspulsit), pasi plotesoni nje prej kritereve se kur mund te kerkohet, qe eshte e drejta per bashkim familjar.

    Go to comment
    2020/08/10 at 8:23 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Takim me prokurorin

    Pershendetje,

    Duke qene se muaji gusht eshte zyrtarisht pushim per shkak te pushimeve vjetore, ju keshillojme qe, nese nuk merrni nje pergjigje deri ne shtator, t’i drejtoheni me nje kerkese te dyte duke i parashtruar edhe arsyet perse kerkoni qe te takoheni drejtperdrejte me Prokurorin.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/10 at 6:16 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Kerkese per informacion mbi programet sociale te strehimit

    Pershendetje,

    Ne nenin 13 te ligjit nr. 22/2018 datë 03.05.2018 “Për strehimin social”, percaktohen kushtet për fitimin e statusit të përfituesit nga programet sociale të strehimit. Sipas ketij neni, statusin e përfituesit nga programet sociale, sipas këtij ligji, e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët në momentin e aplikimit (a) nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;
    Ky parashikim zbatohet vetëm për ato individë/familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të nenit 3 të këtij ligji (konsultohu me nenin 3 te ligjit per te kuptuar se cfare konsiderohen te ardhura te pamjaftueshme).

    Pra, kriteret perzgjedhese bazohen ne kushtet e strehimit, kushtet ekonomike, kushtet familjare dhe ato sociale. Keto kritere dhe kushte aplikohen per ato programe sociale te strehimit te cilat ofrohen nga Bashkia Fier.

    Ne lidhje me proceduren e aplikimit, ju bejme me dije se përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të Bashkise Fier.
    Nese beni pjese ne kategorine e Individit/familjes pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, per te aplikuar, paraqisni vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore për këta aplikantë.

    Ligji 22/2018 “Per Strehimin Social” eshte botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 79, viti 2018 dhe per me shume informacion mund ta aksesoni ne linkun ne vijim: https://qbz.gov.al/eli/fz/2018/79/63abe2a7-88f8-4978-912b-681593b9e996

    Nese gjate konsultimit me ligjin, ju lind ndonje pyetje, ju mund te shkruani serish ne platforme ose mund te telefononi ne Linjen e Gjelber per ndihme ligjore falas, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00, ne nr.tel. 0800 10 10.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/10 at 6:14 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Si te ankohem per pensionin e pleqerise?

    Pershendetje,

    Ne nenin 86 te Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, percaktohet procedura e ankimimit prane Komisioneve te Ankimit ne lidhje me pretendimet mbi vendimet e perfitimit te pensionit te pleqerise:

    1. Ankimi kundër vendimeve të përfitimeve bëhet në Komisionin e Ankimit pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore;
    2. Ankimi kundër vendimeve të Komisionit të Ankimit të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore bëhet në Komisionin e Ankimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
    3. Ankimet e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në Gjykatë, vendimi i të cilës është përfundimtar;

    Ne linkun ne vijim mund te konsultoheni me rregulloren “Per perberjen, numrin dhe proceduren e funksionimit te Komisioneve te ankimit prane Drejtorive Rajonale te Sigurimeve Shoqerore dhe Drejtorise se Pergjithshme te ISSH-se”, e cila percakton ne menyre te detajuar te gjithe proceduren qe nga momenti i paraqitjes se ankeses/ kerkeses ankimore, proceduren, afatet shqyrtimit te ankesave nga strukturat pergjegjese.
    Linku: http://www.issh.gov.al/wp-content/uploads/2014/02/Rregullore-_KRA.pdf
    Nese keni probleme me aksesimin e dokumentit, ju lutem na beni me dije permes nje e-maili ne adresen info@juristionline.al dhe ne do jua dergojme dokumentin bashkelidhur me e-mail.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/10 at 12:31 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim mbiemri

    Pershendetje,
    Ne momentin qe jeni celebruar (ne daten e lidhjes se marteses), ju keni patur te drejte te zgjidhni se cilin mbiemer deshironi te mbani, mbiemrin tuaj apo ate te bashkeshortit tuaj (neni 51 i Kodit te Familjes). Nese ju keni marre mbiemrin e bashkeshortit, atehere mjetet tuaja te identifikimit duhet te jene me mbiemrin e bashkeshortit tuaj. Gjate marteses bashkeshortet kane detyrimin ligjor, te mbajne ate mbiemer te cilin kane zgjedhur ne daten e lidhjes se marteses. Cdo zgjedhje tjeter eshte vecse empirike, te cilat jo vetem qe nuk sjellin asne pasoje ligjore, por mund te cojne ne nje perfundim te gabuar mbi identifikimin dhe invididualizimin tuaj si subjekt. Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/10 at 12:27 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Si procedohet?

    Pershendetje,

    Ju nuk mund te merrni asnje veprim per ta nxjerre nga banesa ish-vjehrren tuaj, per sa kohe prona nuk eshte vetem ne emrin apo pronesine tuaj, por eshte ne bashkepronesi me ish-bashkeshortin tuaj.
    Vetem pas pjesetimit te pasurise me ish-bashkeshortin tuaj, ju keni te drejte te kerkoni lirimin (largimin nga banesa), ne lidhje me pjesen tuaj takuese te baneses.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/10 at 12:24 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ligji 7652, dt. 23.12.1992

    Pershendetje. Per te dhene nje mendim ligjor te sakte lidhur me ceshtjen konkrete, duhet te shqyrtohet dokumentacioni perkates. Megjithate, nisur nga sa ju parashtroni, mund t’ju themi si vijon:
    1. Aktualisht procedura e privatizimit te banesave (nese nuk eshte perfunduar ende) ndiqet nga Enti Kombetar i Banesave, Drejtoria Rajonale perkatese.
    2. Banesa kalonte ne pronesi te te gjithe personave madhore te familjes, qe banonin ne banese, ne baze te Autorizimit perkates. Nuk ka rendesi sa ishte numri i personave madhore, ata beheshin te gjithe bashkepronare.
    3. Ligji parashikonte qe nje person nuk mund te privatizonte njekohesisht dy banesa shteterore. Nderkohe te drejten per t’u perfshire ne listen e personave te pastrehe e kishin vetem ata qe ne kohen kur pajiseshin me banese, nuk kishin banese tjeter, pavaresisht nese kjo ishte shteterore apo private.
    Nese kontrata e privatizimit nuk eshte lidhur ende, ju mund t’i paraqisni informacionin qe dispononi prane Entit Kombetar te Banesave.

    Go to comment
    2020/08/09 at 5:04 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Cila është procedura pas sekuestros nga përmbarimi?

    Pershendetje,

    Ne rastin e institucioneve shteterore, pasi vendos sekuestron pret te kaloje afati qe i eshte lene debitorit. Ne rast se institucioni shteteror refuzon te permbushe detyrimin, megjithe bllokimin e vendosur, atehere permbaruesi ka te drejte qe te sanksionoje me gjobe titullarin e institucionit per mosekzekutim te detyrimeve. Per cdo informacion per afatet dhe procedurat e metejshme, duhet t’i drejtoheni zyres se permbarimit. I gjithe procesi deri ne permbushjen perfundimtare ndiqet nga permbarimi. Nese ju nuk jeni te kenaqur me menyren se si po vepron permbaruesi, mund ta transferoni dosjen tek nje tjeter permbarues privat.

    Go to comment
    2020/08/09 at 4:49 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Hipoteka

    Pershendetje. Persa kohe ju keni lidhur nje kontrate shkembimi, atehere ju keni te drejte qe te mos beni kalimin perfundimtar te pronesise pa u kryer regjistrimi ne kadaster i apartamentit te ri qe keni marre dhe te pajiseni me certifikate pronesie per kete apartament. Ne momentin qe apartamenti i ri, nuk ka ende regjistrim ne kadaster, atehere ju perballeni me mospermbushje te detyrimit kontraktor nga pala tjeter dhe si e tille, edhe ju keni te drejte te mos permbushni detyrimet tuaja, qe eshte kalimi perfundimtar i apartamentit te vjeter. Baza ligjore eshte Kodi Civil, pjesa e posacme, qe trajton mospermbushjen e detyrimeve.

    Go to comment
    2020/08/09 at 4:39 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: Ndryshim Emri dhe Mbiemri njekohesisht

    Pershendetje,

    Perpara ligjit Nr 8950, date 10.10.2002 “Per gjendjen civile” eshte operuar ne baze te ligjit nr 5840, dt 20.02.1979 “Per regjistrimin e akteve te gjendjes civile”.

    Ne nenin 21 te ketij ligji (ndryshuar me ligjin 7682, date 09.02.1993) parashikohej se: “Cdo shtetas ka te drejte te kerkoje nderrimin e emrit ose mbiemrit. Kerkesa i paraqitet keshillit te komunes ose bashkise, duke i treguar edhe shkaqet per nderrimin e emrit ose mbiemrit, si dhe emrin ose mbiemrin qe ka zgjedhur. Vendimi per nderrimin e emrit ose mbiemrit merret nga Keshilli i Komunes a Bashkise dhe i dergohet zyres se gjendjes civile perkatese, e cila ben ndryshimet e nevojshme ne rregjistrin themeltar te shtetasve dhe brenda 10 diteve njofton degen ushtarake dhe zyren e Gjendjes Gjyqesore ne Ministrine e Drejtesise”.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/09 at 4:38 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ekzekutimi gjyqesor

    Pershendetje. Per te rifilluar proceduren ju duhet te beni nje kerkese me shkrim prane zyres perkatese te permbarimit. Megjithate, ne cdo rast ju keni te drejte te merrni informacion lidhur me gjendjen e dosjes tuaj permbarimore prane zyres perkatese te permbarimit. Per me teper, qe permbarimi ka detyrimin qe per cdo veprim permbarimor qe kryen, t’ju njoftoje edhe juve si kreditor. Pra nese, permbaruesi e ka rifilluar proceduren e ekzekutimit te detyrueshem, ju duhet te njoftoheni me shkrim.

    Go to comment
    2020/08/09 at 4:34 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Certifikate pronesie

    Pershendetje. Se pari, duhet te behet regjistrimi i vendimit te Gjykates qe njeh babain tuaj si pronar te vetem te pasurise. Per kete duhet te aplikoni prane Drejtorise vendore te Kadastres. Me tej, pasi pasuria te jete e regjistruar ne emer te babait tuaj, do te kryeni procedurat per leshimin e deshmise se trashegimise se babait tuaj prane noterit (nese nuk e keni bere) dhe do te beni depozitimin e saj ne kadaster. Pas kesaj regjistrimi do te behet ne emer te te gjithe trashegimtareve te babait tuaj.

    Go to comment
    2020/08/09 at 4:31 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pension invaliditeti

    Pershendetje,

    Ne lidhje me kushtet dhe kriteret e perfitimit te pensionit te invaliditetit ne vendin ku banoni aktualisht (jashte Shqiperise), ne nuk mund t’ju ofrojme keshillim ligjor, pasi juristet e kesaj platforme ofrojne keshillim ligjor ne baze dhe sipas legjislacionit ne Republiken e Shqiperise.

    Nderkohe, ne lidhje me aktin e refuzimit te pensionit te pleqerise, ne parim vleresojme se krahas te drejtes tuaj per perfitimin e pensionit te pleqerise ne R.SH, ju njihet edhe e drejta per mosmarrjen e ketij perfitimi. Ne rast se e vleresoni te arsyeshme, ju mund te paraqiteni prane zyrave te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, per te shprehur vullnetin tuaj per heqjen doren nga kjo e drejte, si dhe kthimin e shumave te pensionit, ne favor te Fondit te Sigurimeve Shoqerore, te cilat jane kredituar ne llogarine tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/09 at 4:27 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese per informacion

    Pershendetje,

    Sipas nenit 54 pika 2 e Kushtetutes se Shqiperise, “Femijet e lindur jashte martese kane te drejta te barabarta me te lindurit nga martesa”.
    Kodi i familjes i Republikes se Shqiperise parashikon se femija i lindur jashte martese mund te marre atesine e dhe mbiemrin e babait. Atësia e fëmijës së lindur jashtë martese mund të vendoset me anë të njohjes vullnetare te atesise (nga prindi tjeter) ose nëpërmjet një vendimi gjyqësor dhe për prindërit krijon të drejta dhe detyrime të njëjta, në mënyrë prapavepruese, si për fëmijët e lindur nga martesa.

    Prindërit kanë detyrë dhe të drejtë të kujdesen për mirërritjen, zhvillimin, mirëqenien, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të lindur nga martesa ose jashtë martese. Neni 227 i Kodit te Familjes perfaqeson kuadrin ligjor baze, i cili rregullon ushtrimin e pergjegjesise prinderore per femijen qe gezon statusin ligjor te te lindurit jashte martese. Sipas kesaj dispozite, “Përgjegjësia prindërore ndaj fëmijës së lindur jashtë martese ushtrohet nga prindi që e ka njohur fëmijën si të tij. Në qoftë se ai është njohur nga të dy prindërit, përgjegjësinë prindërore e kanë të dy prindërit.
    Me kërkesë të të atit, të nënës ose të prokurorit, gjykata mund të ndryshojë kushtet e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore dhe të vendosë që ai të ushtrohet nga njëri prind ose nga të dy bashkërisht. Gjykata në këtë rast vendos se me cilin prind do të banojë fëmija. Gjykata vendos për të drejtën e vizitës dhe të mbikëqyrjes së prindit, me të cilin fëmija nuk banon.

    Neni 220 i Kodit te Familjes nuk kushtezon ushtrimin e perbashket te pergjegjesise prinderore me faktin e bashkejeteses se prinderve, por vetem me percaktimin ligjor te lidhjes prind-femije (me njohjen e atesise). Ne zbatim te regjimit ligjor, vendimet lidhur me ushtrimin e pergjegjesise prinderore do te merren, si rregull me pelqimin e te dy prinderve.

    Ne terma praktike, në rastin konkret, nëna dhe babai pretendues i fëmijës duhet të paraqiten në zyrën e gjëndjes civile të pajisur me dokumente identifikimi, t’i dorëzojnë punonjësit të gjëndjes civile çertifikatën e asistencës në lindje dhe duhet të deklarojnë atësinë e fëmijës përpara punonjësit të gjëndjes civile. Punonjësi plotëson rubrikat e aktit të lindjes me të dhënat e plota të dy prindërve dhe mban procesverbalin përkatës të nënshkruar nga të dy personat e mësipërm.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/09 at 4:19 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ne vijim te pyetjes: Ceshtje sekrete?

    Pershendetje,

    Ne lidhje me kerkesen tuaj te perseritur per “trajtimin e ceshtjes tuaj, si sekrete nga gjykata”, ne pergjigjet e meparshme, ju jeni informuar ne lidhje me parashikimet ligjore te Kodit te Procedures Penale dhe metodat e ushtrimit te te drejtave tuaja ne procesin penal, per sa i perket ceshtjes suaj konkrete.
    Ne lidhje me kerkesen tuaj, nuk mund t’ju percjell nje pergjigje definitive, pervecse asaj qe ligji parashikon. Nese ju kerkoni informacion me te sakte dhe specifik, ju lutem drejtohuni gjykates dhe shfrytezoni mjetet ligjore qe ligji ju njeh, pasi vetem gjykata mund t’ju jape nje pergjigje perfundimtare dhe shteruese.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/08 at 11:20 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pezullimi i lejes se drejtimit te automjetit

    Pershendetje,

    Pezullimi i lejes se drejtimit varion ne varesi te natyres se shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor dhe kjo konstatohet nga organet e policise. Lutem na vini ne dispozicion me shume informacion mbi shkeljen e kryer, per te identifikuar normen perkatese te sjelljes dhe percaktimet ligjore mbi kohezgjatjen e pezullimit te lejes se drejtimit ne rast shkelje te kesaj norme.

    Sipas nenit 127 te Kodit Rrugor, “Lejedrejtimi pezullohet për një periudhë kohe të përcaktuar, si masë plotësuese administrative e ndalimit të drejtimit të mjetit, kur mbajtësi i lejedrejtimit ka shkelur një nga normat e sjelljes të treguara ose përcaktuara në kapitullin 5 (te Kodit Rrugor) për periudhën e kohës së parashikuar nga secila normë.
    Lejedrejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit të policisë që ka tërhequr lejedrejtimin dhe, për lejedrejtimet e lëshuara nga një shtet i huaj, nga organi kompetent i pushtetit lokal i vendit ku është kryer shkelja, sipas pikës 1. Ky i fundit ia njofton masën e marrë autoritetit kompetent të shtetit që e ka lëshuar lejedrejtimin dhe e shënon, kur kjo është e mundur, në dokumentin e drejtimit të mjetit.
    Kundër masës së pezullimit të lejedrejtimit lejohet ankim, brenda 20 ditësh, tek organet përkatëse të drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo drejtori merr masa brenda 30 ditëve në vazhdim. Kur ankesa gjykohet e drejtë, të interesuarit i kthehet lejedrejtimi.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/08 at 7:29 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me mundesine per t'u ripunesuar ne te njejten kompani

    Pershendetje,

    Kodi i Punes percakton ne nenin 149 te tij se “Kontrata e punes me afat te percaktuar perfundon ne kohen e percaktuar, pa zgjidhje paraprake”. Pra, nese kontrata ka qene me afat atehere ajo ka perfunduar ne afatin e percaktuar ne te dhe punedhenesi nuk ka qene i detyruar t’ju njoftoje paraprakisht. Situata eshte ndryshe ne rast se midis jush dhe punedhenenesit (kompanise) kane qene lidhur disa kontrata te njepasnjeshme me afat te caktuar, por jo me pak se tre vjet. Ne kete rast, mosriperteritja e kontrates se fundit nga ana e punedhenesit vleresohet si zgjidhje e kontrates me afat te pacaktuar dhe punedhenenesi eshte i detyruar te respektoje proceduren dhe afatin e njoftimit. (neni 151 i Kodit te Punes).

    Sigurisht qe ju mund te shprehni interesin per t’u ripunesuar prane kompanise ne fjale, kerkese e cila do vleresohet nga kompania ne varesi ne performaces tuaj te meparshme, vendeve te lira te punes ne dispozicion ne momentin e aplikimit tuaj, si dhe kritereve te tjera ne lidhje me pozicionin e punes. Ne aspektin ligjor, nuk ka asnje pengese qe ju te ripunesoheni serish ne te njejten kompani ku keni punuar me perpara.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/08 at 7:20 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Sistemi audio (FTR)

    Pershendetje. Nese seanca zhvillohet ne zyren e gjyqtarit, regjistrimi nuk eshte teknikisht i mundur. Nese zhvillohet ne salle, atehere regjistrimi behet ne cdo rast, pasi jane te pajisura me sistem audio. Pjesa me e madhe e seancave gjyqesore zhvillohen ne salla gjyqesore, vecanerisht gjate periudhes se pandemise, me qellim qe te garantohet distancimi fizik. Nderkohe nese gjykata per arsye praktike nuk arrin qe ta zhvilloje seancen ne sistem audio, sekretaria gjyqesore ka detyrimin qe te mbaje shenim gjithshka qe ndodh dhe thuhet gjate seances. Nese ju doni qe elemente te vecante te shenohen specifikisht ne procesverbal, duhet t’ia kerkoni kete gje gjykates, e cila eshte e detyruar ta permbushe kete kerkese. Ne cdo moment ju keni te drejte te kerkoni nje kopje te procesverbalit te seances gjyqesore, qofte audio, qofte te mbajtur me transkriptim.

    Go to comment
    2020/08/07 at 4:36 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkese per asistence ne hartimin e nje kerkese per pershpejtim gjyqi

    Pershendetje. Nese tashme kerkesa per pershpejtim ju eshte pranuar, atehere ju nuk mund te paraqisni nje kerkese tjeter. Vonesa vjen per arsye se kerkesat per pershpejtim edhe kur pranohen, gjyqtaret gjykojne edhe ceshtje te tjera te rradhes se zakonshme. Kini parasysh qe prej marsit deri ne date 1 qershor, Gjykatat nuk kane funksionuar per shkak te pandemise, gje e cila i ka vonuar shume te gjitha gjykimet.

    Go to comment
    2020/08/07 at 4:26 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rillogaritje e viteve te punes per efekt pensioni

    Pershendetje. Mosha e punes mbi 14 vjec njihet si vjetersi ne pune. Per te ditur se cilat jane hapat ne vijim, duhet te shikoni arsyen se perse nuk jane njohur 36 vitet e punes. Nese nga ana e ISSH nuk jane njohur vitet, per shkak te nje mungese ne dokumentacion, ose pasaktesi te mundshme te te dhenave te regjistrit te punonjesve, atehere ne kete rast ceshtja zgjidhet me kerkese per njohje te viteve te punes, prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor ku banon aktualisht mamaja juaj, pavaresisht se ku ka qene vendi i punes dhe pa pasur nevoje per ankim administrativ. Nese arsyeja e refuzimit nga ana e ISSh eshte gabim ne llogaritje, apo arsye te tjera, atehere ju duhet qe vendimin per njohje pensioni brenda 30 diteve ta kundershtoni prane Komisionit te Ankimit prane Drejtorise perkatese te ISSH dhe me pas prane Komisionit te Apelimit dhe nese dhe ky nuk i njeh vitet, i drejtoheni gjykates.

    Go to comment
    2020/08/07 at 4:23 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ne vijim te pyetjes: Cilat ceshtje cilesohen si ceshtje sekrete ?

    Pershendetje,

    Viktima e veprës penale ka të drejtë, të kërkojë në çdo kohë informacion për gjendjen e procedimit, si dhe të njihet me aktet e provat, pa cenuar parimin e sekretit hetimor, të kërkojë marrjen e provave, si dhe të parashtrojë kërkesa të tjera përpara organit procedues. Keto te drejta te viktimes, ose viktimies akuzuese parashikohen konkretisht ne nenet 58, 59, 60 te Kodit te Procedures Penale.

    Neni 105 i K.Pr.Penale parashikon se, gjatë procedimit dhe pas përfundimit të tij, cilido që ka interes mund të marrë, me shpenzimet e veta, kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta apo të regjistrimeve audio ose audiovizive. Kërkesa shqyrtohet nga prokurori, për aktet e hetimit paraprak, ose nga gjykata që ka dhënë vendimin për ato të shqyrtimit gjyqësor.
    Gjithashtu kur urdhëron marrjen e një dokumenti organi procedues, me kërkesën e të interesuarit, mund të autorizojë sekretarinë të lëshojë kopje të vërtetuar të dokumentit.

    Ne lidhje me provat, te cilat ju pretendoni se jane te falsifikuara, eshte gjykata ajo qe vendos duke përjashtuar provat e ndaluara nga ligji dhe ato që janë haptazi të panevojshme. Provat e marra në shkelje të ndalimeve të parashikuara nga ligji nuk mund të përdoren. Papërdorshmëria e provave ngrihet edhe kryesisht në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit. Ju mund te kerkoni pavlefshmerine e provave, por kerkesa juaj duhet te jete e bazuar dhe e argumentuar. Nese gjykata konstaton se prova eshte e falsifikuar, ajo vendos ta perjashtoje ate.
    Ne lidhje me kerkesen tuaj, per te adminstruar orgjinalin e proves eshte e pamundur pasi nuk eshte detyre e juaja per te verifikuar vlefshmerin apo paperdorshmerine e provave, ju mund te pretendoni nje fakt te tille, por eshte gjykata ajo qe vendos. Gjithashtu, provat origjinale nuk mund te administrohen nga i pandehuri apo viktimia pasi duke qene pale te interesuara ne proces mund te demtojne apo zhdukin aktet. Gjykata, kur çmon se një dokument i marrë është fals, pas përfundimit të procedimit njofton prokurorin duke i dërguar edhe dokumentin.

    Asnjë provë nuk ka vlerë të paracaktuar nga ligji. Gjykata, pas shqyrtimit të provave në tërësi, çmon vërtetësinë dhe fuqinë provuese të tyre, duke argumentuar arsyet ku është mbështetur për të krijuar bindjen e saj. Ekzistenca e një fakti nuk mund të nxirret nga indicjet përveçse kur këto janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën.

    Ne cdo rast ju keshilloj te perfaqesoheni ne proces me Avokat, pasi ndjekja e procedures gjyqesore personalisht prej jush, mund te rezultoje e pamjaftueshme dhe e manget, e per pasoje e drejta e pretenduar prej jush mund te mos realizohet.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/07 at 2:09 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Cilat ceshtje cilesohen si ceshtje sekrete?

    Pershendetje,
    Ne rastin e hetimeve nga prokuroria, per sa kohe personi i cili po hetohet nuk ka fituar statusin zyrtar “te te pandehurit”, dhe nuk ka marre dijeni per provat, ato konsiderohen akte sekrete. Prokurori mund te vendose ne rast nevoje për vazhdimin e hetimeve, ruajtjen e sekretit për akte të veçanta deri në përfundim të hetimeve. Keto lloj akte mund te konsiderohen sekrete, per sa kohe qe i pandehuri ka rrezik per te nderhyre apo per te prishur prova te caktuara. Gjithashtu akte, te cilat zbulojne identitetin e deshmitareve, mund te mbahen plotesisht ose pjeserisht sekrete, ne menyre qe mos te komprometohet personi deshmitar, etj.
    Neni 279 i K.Pr. Penale parashikon:
    1. Aktet hetimore janë sekrete derisa i pandehuri të mos ketë marrë dijeni për to. Në rast nevoje për vazhdimin e hetimeve prokurori mund të urdhërojë ruajtjen e sekretit për akte të veçanta deri në përfundim të hetimeve.
    2. Prokurori mund të lejojë, me vendim të arsyetuar, publikimin e akteve të veçanta ose të pjesëve të tyre. Aktet e publikuara depozitohen në sekretarinë e prokurorit.
    3. Edhe kur aktet nuk mbrohen më nga sekreti, sipas paragrafit 1, të këtij neni, në rastet kur është e nevojshme për vazhdimësinë e hetimeve, prokurori mund të disponojë me vendim të arsyetuar:
    a) detyrimin e ruajtjes së sekretit për akte të veçanta, kur i pandehuri jep pëlqimin ose kur njohja e përmbajtjes së aktit mund të pengojë hetimet ndaj personave të tjerë;
    b) ndalimin e publikimit të përmbajtjes së akteve të veçanta apo të dhënave të posaçme që lidhen me veprime hetimore të caktuara.
    Ne rastin tuaj konkret, nuk mund te percaktojme arsyet apo shkaqet perse akte te vecanta, pjese te hetimit jane mbajtur sekret, per sa kohe nuk kemi informacion te plote rreth ceshtjes.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/07 at 11:41 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndryshimi i perberesve te gjendjes civile para vitit 2008

    Pershendetje. Perpara vitit 2008, ndryshimi i emrit dhe mbiemrit rregullohej nga ligji Nr.8950, dt.10.01.2002, “Per gjendjen civile”, neni Neni 37.
    Edhe ligji i asaj periudhe kerkonte ekzistencen e papershtatshmerise, per ndryshimin e emrit dhe te mbiemrit. Ne vijim gjen permbajtjen e dispozites perkatese.
    Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit
    1. Emri e mbiemri mund të ndryshojnë në rastet e përcaktuara në këtë ligj ose për shkaqe të arsyeshme. Nuk mund të ndryshojnë emri e mbiemri i një personi ndaj të cilit ka kallëzim ose ka nisur
    procedimi penal, deri në përfundimin e tij.
    2. Emri e mbiemri i madhorit mund të ndryshojnë vetëm me kërkesën e tij ose të subjekteve të përcaktuara në këtë ligj, për rastet e papërshtatshmërisë.
    3. Emri i personit mund të ndryshojë pas vdekjes, me kërkesë të personave që kanë atë emër përbërës të gjendjes së tyre civile, dhe që përfshihen në të njëjtën fletë familjare të regjistrit themeltar
    të zyrës së gjendjes civile të vendbanimit, vetëm për shkak të papërshtatshmërisë.
    4. Shërbimi përcakton emrat e papërshtatshëm në kuptimin e këtij ligji, duke marrë mendim
    paraprak nga institucione të specializuara. Emrat e vlerësuar të papërshtatshëm me vendim gjyqësor
    përfshihen drejtpërdrejt në përmbledhësen, që i vihet në dispozicion çdo zyre të gjendjes civile.
    5. Ndryshimi i emrit e i mbiemrit të prindit pasqyrohet te fëmija i mitur. Te fëmija madhor
    ndryshimi mund të bëhet me pëlqimin e tij, përveç rasteve të papërshtatshmërisë.
    6. Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit bëhet pas miratimit të kërkesës së shtetasit nga drejtuesi i zyrës së gjendjes civile, ku ka regjistrin themeltar. Në rubrikën e vërejtjeve të regjistrit themeltar mbahet procesverbali, ku pasqyrohet shkaku i ndryshimit, emri e mbiemri i ndryshuar dhe nënshkruhet nga nëpunësi i gjendjes civile, kërkuesi dhe të gjithë pjesëtarët madhorë të familjes, të cilët e kanë përbërës të tyre emrin ose mbiemrin e që pranojnë ndryshimin, si dhe drejtuesi i zyrës së gjendjes civile.
    7. Mbi bazën e procesverbalit ose vendimit gjyqësor, bëhen korrigjimet në fletën familjare për
    personat që kanë nënshkruar dhe për të miturit, ndërsa për pjesëtarët e tjerë madhorë vetëm pasi të
    kenë dhënë pëlqimin me shkrim, të nënshkruar, të procesverbalit, përveç rasteve të vendosura nga
    gjykata.
    8. Personat që e kanë përbërës emrin ose mbiemrin, por që janë familje më vete, bëjnë ndryshimin, me kërkesën e tyre ose kryesisht nga zyra e gjendjes civile, me procesverbal të veçantë në regjistrin përkatës, ndërsa në rastet e papërshtatshmërisë, janë të detyruar të pasqyrojnë ndryshimin brenda 1 muaji nga marrja dijeni.
    9. Përveç korrigjimeve të mësipërme, emrit dhe mbiemrit mund t’i bëhen përmirësime dhe korrigjime, që lidhen me ndryshime e saktësime të shkronjave të veçanta, si rezultat i gabimeve materiale të bëra gjatë hartimit apo transferimit të të dhënave. Këto ndryshime bëhen mbi bazën e kërkesës së personit të interesuar, bazuar në një nga dokumentet që vërtetojnë identitetin e të njëjtit person.
    10. Ndryshimet, korrigjimet dhe përmirësimet e bëra kryhen në zyrën ku ndodhet regjistri themeltar i gjendjes civile dhe i transmetohen zyrave të gjendjes civile ku janë regjistruar akti i lindjes dhe akti i martesës.

    Go to comment
    2020/08/07 at 11:14 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Amnisti fiskale

    Pershendetje. Ligji per amnistine fiskale dhe penale, nuk eshte miratuar ende ne Kuvend. Si rezultat, nuk mund t’ju themi se si do te jene kriteret e percaktuara, pasi drafti aktual mund te pesoje ndryshime. Per te pasur nje ide te pergjithshme lidhur me permbajtjen e projekt ligjit, mund ta gjeni ne linkun:
    https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/286

    Go to comment
    2020/08/07 at 8:29 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Perqindja qe merr permbarimi per ekzekutim

    Pershendetje. Nese detyrimi i pensionit ushqimor eshte permbushur per cdo muaj nga ana e permbarimit, sigurisht qe zyra perkatese ka te drejten e pageses perkatese. Megjithate, pagesa e permbarimit eshte detyrim i debitorit (pra personit qe ka detyrimin te paguaje) dhe jo kreditorit (juve). Perpara se te beni ankim, duhet t’i kerkoni nje informacion permbaruesit, se perse nuk eshte bere arketimi i detyrimit permbarimor kundrejt debitorit. Ne vijim, ankimin mund ta paraqisni prane Pergjegjesit te Zyres perkatese te Permbarimit, dhe nese serish nuk keni zgjidhje prane Drejtorise se Pergjithshme te Permbarimit.

    Go to comment
    2020/08/07 at 8:25 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Mase disiplinore

    Pershendetje! Ju lutem mund te na dergoni ne adresen e e-mailit info@juristionline.al kopjen e shkreses se mases disiplinore, ne menyre qe t’ju japim nje pergjigje te sakte. Ju mund t’i fshini te dhenat personale. Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/07 at 8:22 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne vijim te pyetjes: Cfare procedure ndiqet kur jepet nje vendim i pavlefshem?

    Pershendetje. Ne rastet e gjykimeve penale, vendimi qe refuzon kerkesen per perjashtimin e gjyqtarit, kundershtohet me rekurs drejtuar Gjykates se Larte (neni 22 i K.Pr.Penale)
    Lidhur me vendimin e paplote, vlen e njejta pergjigje. Duhet te verifikoni nese vendimi qe ju komunikohet nga sekretaria ka problemet qe ju thoni, atehere keto do t’i argumentoni ne Rekurs, se bashku me shkaqet e tjera qe ju pretendoni per perjashtimin e gjyqtarit.

    Go to comment
    2020/08/07 at 8:13 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A duhet te penalizohem me gjobe?

    Pershendetje. Gjoba vendoset ne perputhje me Kodin Rrugor. Nese makina ka qene e bllokuar nga prokuroria, do te thote qe ajo nuk ka qene ne levizje dhe prandaj nuk mund te marre gjobe. Nderkohe, ju mund te penalizoheni me gjobe monetare per aksidentin e dates 14 dhjetor. Njekohesisht qendrimi i makines ne qendren e bllokimit eshte me pagese, te cilen e paguani ju ne momentin qe makina lirohet nga prokuroria. Kjo pagese nuk eshte gjobe, por pagese sherbimi.

    Go to comment
    2020/08/06 at 10:37 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndryshim Emer/Mbiemer i te gjithe anetareve te familjes

    Pershendetje. Rasti qe ju pershkruani nuk mund te ndodhe ne baze te dispozitave aktuale te ligjit per gjendjen civile. Nese ndryshimi ka ndodhur me pare, kjo varet nga periudha perkatese. Ligji aktual ka kushte dhe kufizime lidhur me ndryshimin e emrit dhe mbiemrit. Mund te behet vetem nje here, kur personi mbush 18 vjec, ose kur ka raste papershtatshmerie. Rastet e papershtatshmerise jane kur eshte nje nga emrat e percaktuar ne listen perkatese te emrave te papershtatshem.

    Go to comment
    2020/08/06 at 10:35 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Cfare procedure ndiqet kur jepet nje vendim i pavlefshem

    Pershendetje. Ankimi kundrejt vendimit per refuzimin e perjashtimit te gjyqtarit, ne baze te nenit 75 te K.Pr.Civile behet se bashku me vendimin perfundimtar te gjykates, qe zgjidh ceshtjen ne themel. Nese gjykata e Apelit vlereson se ekzistojne shkaqet e perjashtimit, e kthen ceshtjen per rigjykim me nje tjeter trup gjykes. Nese vendimi qe ju eshte komunikuar nga sekretaria gjyqesore paraqet mangesi te dukshme, apo gabime, pervec ankimit me vendim perfundimtar nese mendoni se eshte ne kundershtim me ligjin, mund te kerkoni plotesimin e vendimit (neni 313 K.Pr.Civile), ose Sqarimin dhe Interpretimi e Vendimit (neni 314 K.Pr.Civile).

    Go to comment
    2020/08/06 at 10:33 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Origjina e familjes sime nder vite

    Pershendetje. Institucioni ku ju mund te aksesoni te dhenat e perberjes tuaj familjare eshte Zyra e Gjendjes Civile. Ne varesi te vitit per te cilin ju do kerkoni certifikatat e trungut, mund ti gjeni prane zyres se gjendjes civile te Njesise administrative perkatese, ose prane zyres se gjendjes civile prane Prefektures perkatese.

    Go to comment
    2020/08/06 at 10:22 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Lek ne banke nga puna informale ne Greqi

    Pershendetje,

    Bazuar në Ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008 “Per parandalimin e pastrimit te parave dhe terrorizmit”, i ndryshuar, të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.

    Edhe ne rastin e krijimit te nje depozite bankare, banka do t’ju kerkoje te deklaroni burimin e krijimit te ketyre te ardhurave dhe paraqitjen e dokumentave perkates justifikues.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/05 at 4:29 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim emri dhe mbiemri te te gjithe familjes

    Pershendetje,

    Ndryshimi i emrit/mbiemrit behet nga vete personi personalisht dhe kur ka shkaqe papershtatshmerie. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit/mbiemrit dhe emrin/mbiemrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Kërkesa për ndryshimin e emrit/ mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.

    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.

    Nuk lejohet ndryshimi i mbiemrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile. Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/05 at 4:26 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mbi dhurimin e prones te femijet

    Pershendetje,

    Ju mund t’ia dhuroni pronen femijeve tuaj pavaresisht faktit nese jane apo jo ne perberje te certifikates familjare.
    Gjithashtu, ju bejme me dije se përjashtohen nga tatimi i të ardhurave, transaksionet apo marrëveshjet për dhurimin e pasurive midis familjarëve të afërt, midis bashkëshortëve, prindërve te fëmijët dhe anasjelltas. Perjashtim nga tatimi i 15% vlen vetem per pronen e pare te dhuruar.
    Udhezimi i Ministrise se Financave dhe Ekonomise Nr. 15, datë 3.4.2020 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Udhezimin nr.5, date 30.01.2006 “Per tatimin mbi te ardhurat” percakton: “Të ardhura të përjashtuara”, jane: Të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria”.

    Në momentin e dhurimit, përveç aktit të dhurimit ose të heqjes dorë për kalimin e së drejtës të pronësisë së banesës dhe ose truallit, duhet të paraqitet dhe depozitohet pranë noterit, dokumenti/vërtetimi që provon lidhjen gjinore në familje ndërmjet palëve që mund të jenë bashkëshort/bashkëshorte, prind/fëmijë dhe anasjelltas.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/05 at 4:16 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on OJF per te drejtat e grave

    Pershendetje,

    Ju sugjerojme t’i drejtoheni Sherbimeve Sociale ne Bashkine e qytetit ku banoni, per t’u informuar ne lidhje me organizatat qe operojne ne rajonin tuaj dhe qe kane ne fokus te veprimtarise se tyre mbrojtjen dhe promovimin e te drejtave te grave.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/05 at 4:09 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Ekstradim nga Italia ne Shqiperi

    Pershendetje,

    Kerkesa per ekstradim, ne cdo rast behet ne rruge institucionale. do te thote ne rastin konkret, mbi ekstradimin nga jashte shtetit, Kodi i Procedures Penale i RSH parashikon se:

    1. Ministria e Drejtësisë është kompetente që t’i kërkojë një shteti të huaj ekstradimin e një personi të proceduar ose të dënuar penalisht, ndaj të cilit duhet të ekzekutohet një masë që kufizon lirinë personale.
    Për këtë, prokurori pranë gjykatës në territorin e së cilës procedohet ose është dhënë vendim dënimi, i bën kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, duke i dërguar aktet dhe dokumentet e nevojshme. Kur nuk e pranon kërkesën, Ministria njofton autoritetin që e ka bërë atë.
    2. Ministria e Drejtësisë është kompetente të vendosë në lidhje me kushtet e vëna eventualisht nga shteti i huaj për të dhënë ekstradimin, kur ato nuk vijnë në kundërshtim me parimet themelore të rendit juridik shqiptar. Autoriteti procedues detyrohet të respektojë kushtet e pranuara.

    Nga sa me siper gjykoj se ju duhet te merrni nje informacion dhe nga institucionet perkatese italiane, qe te dini si te veproni me pas – qofte dhe ne hartimin e nje kerkese te sakte per informacion drejtuar autoriteteve shteterore pergjegjese ne Shqiperi.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/05 at 2:29 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Leje legalizimit

    Pershendetje,

    Mbeshtetur ne pike 3/a te nenit 22, te ligjit nr. 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te titujve te pronesise ne RSH”, parashikohet se “në rastin e ndërtimeve pa leje, me funksion banimi, si rregull, sipërfaqja e parcelës ndërtimore, për të cilën kalohet e drejta e pronësisë, mund të jetë deri në masën e trefishit të bazës së ndërtimit, por, në çdo rast, jo më e madhe se 500 m²”. Ne cdo rast, siperfaqja e parcelës ndërtimore nuk mund te jete mbi normën e lejuar ligjore prej 500m2, në respektim të kërkesave ligjore.

    Ne lidhje me siperfaqen shtese te parceles ndertimore qe posedoni dhe qe kerkoni te kalohet ne pronesine tuaj, ju mund te depozitoni nje kerkese me shkrim, prane Agjensise Shteterore te Kadastres (Drejtorine Vendore te ASHK-se se qytetit ku banoni), duke kerkuar blerjen e kesaj siperfaqeje permes pageses se çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së prones, sipas percaktimeve ligjore ne fuqi.

    Per me shume detaje, mund t’i referoheni Ligjit 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne R.Sh”, konkretisht nenit 22 e ne vijim, te cilin mund ta aksesoni ne linkun e meposhtem: https://qbz.gov.al/eli/ligj/2020/03/05/20/3f807e17-b5c9-4316-8e51-0b156847d15d

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/05 at 2:09 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Vertetim - Toka bujqesore si garanci per kredine e marre nga vellai

    Pershendetje,

    Per te verifikuar nese ka barre hipotekore, prona objekt i kesaj pyetje, ju mund t’i drejtoheni ASHK-se vendore, ku te kerkoni kartelen e rifreskuar te prones. Ne seksionin “E” do te shikoni nese ka shenime ose jo. Ne kete menyre do te mund te verifikoni nese prona ka barre hipotekore ose jo.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/05 at 9:50 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Model ankimi per zenie afati dhe plotesimin e tij.

    Pershendetje,

    Sherbimi i ofruar ne kete platforme konsiston ne orientimin, keshillimin dhe informimin ligjor mbi problematika ligjore konkrete specifike te parashtruara nga qytetaret. Kjo platforme dhe sherbimi ligjor qe jepet konsiston ne dhenien e ndihmen paresore ne perputhje ligjin 111/2017 “Per ndihmen ligjore te garantuar nga shteti”.
    Nese jeni nje nga subjektet e parashikuara nga ligji nr. 111/2017, si personat te cilet nuk kane mundesi finaciare si dhe subjektet te cilat cilesohen si kategori te vecanta, ju mund te kerkoni nje avokat falas ne perputhje me parashikimet ligjore. Nese jeni ne keto kushte ju mund te asistoheni ne plotesimin e fomulareve per ndihme dytesore, ne nje nga Zyrat, Qendrat, Klinikat e ligjit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/05 at 9:45 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kalim toke buqesore brenda familjes.

    Pershendetje. Transferimi i pasurise se paluajtshme ka procedura standarde, pavaresisht llojit te pasurise. Ju duhet te paraqiteni prane nje zyre noteriale per te bere kontraten e dhurimit, nese kalimi do te behet tani, ose testamentin nese kalimi i pronesise do te behet ne momentin qe gjyshi do te nderroje jete.
    Gjyshi ka te drejte te transferoje vetem pjesen e tij te tokes bujqesore dhe jo te gjithe token qe ka fituar familja bujqesore. Referuar ligjit 7501, “Per token”, te drejten per te perfituar toke e kishin te gjithe anetaret e familjes, duke perfshire edhe femijet pavaresisht moshes se tyre.

    Go to comment
    2020/08/04 at 9:12 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vertetim nga prokuroria dhe gjykata

    Pershendetje,
    Ju mund te drejtoheni prane Gjykates dhe Prokurorise per terheqjen e vertetimit, perkatesisht qe nuk keni proces gjyqesore te hapur, si dhe qe nuk jeni person nen hetim.
    Per marrjen e ketyre vertetimeve eshte e nevojshme te keni nje kopje te kartes se identitetit, si dhe te paguani taksen e pulles prej 200 leke.
    Vertetimet merren te nesermen e aplikimit ose edhe brenda dites ne varesi te fluksit te punes ne institucionet perkatese.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/04 at 6:56 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per ekspuls

    Pershendetje,

    Ju ose perfaqesuesi juaj ligjor mund t’i drejtoheni me nje kerkese me shkrim, autoritetit pergjegjes Policise Kufitare ne Greqi, permes se ciles te kerkohet informacion nese mdaj jush eshte marre nje mase ndalim-hyrjeje ne zonen Shengen ose nese po, vertetim nese ka mbaruar afati i ekspulsit. Kerkesa per informacion duhet te jete ne gjuhen greke, nenshkrimi juaj duhet te jete i noterizuar nga autoritetet publike dhe kerkeses duhet t’i bashkelidhet nje kopje e pashaportes tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/02 at 8:46 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per ekspuls

    Pershendetje. Per te ditur nese keni ndalim per te hyre ne zonen Shengen dhe nese po, afatin e ndalimit, duhet t’i drejtoni nje kerkese autoriteteve kompetente greke. Kerkesen mund ta dergoni nepermjet sherbimit postar. Pergjigjia vjen brenda nje afati maksimal prej 60 ditesh, po me ane te sherbimit postar.

    Go to comment
    2020/08/02 at 8:32 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Njohje divorci nga Anglia

    Pershendetje,

    Në bazë të nenit 393 te Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja, duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen.

    Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile. Sipas ketij neni, vendimit të një gjykate të shtetit të huaj nuk i jepet fuqi në Republikën e Shqipërisë kur:
    a) sipas dispozitave që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë, mosmarrëveshja nuk mund të jetë në kompetencën e gjykatës së shtetit që ka dhënë vendimin;
    b) kërkesëpadia dhe letërthirrja për në gjyq nuk i është njoftuar të paditurit në mungesë, në mënyrë të rregullt e në kohë, për t’i dhënë atij mundësi që të mbrohet;
    c) midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt e për të njëjtin shkak, është dhënë një vendim tjetër i ndryshëm nga gjykata shqiptare;
    ç) është duke u shqyrtuar nga gjykata shqiptare një padi që është ngritur përpara se vendimi i gjykatës së shtetit të huaj të ketë marrë formë të prerë;
    d) i është dhënë forma e prerë në kundërshtim me legjislacionin e tij;
    dh) nuk pajtohet me parimet bazë të legjislacionit shqiptar;

    Dokumentet që duhen paraqitur për t’i dhënë fuqi vendimeve të gjykatave të huaja janë:
    – Kërkesa;
    – Kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar);
    – vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë;

    Ne lidhje me kerkesen per t’ju referuar nje avokat, ju bejme me dije se platforma “juristionline.al” ofron vetem konsulence ligjore ne lidhje me problematikat e qytetareve.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/02 at 5:36 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kryetari i Dhomes se Avokatise

    Pershendetje,

    Ligji 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga Shteti” ne nenin 24 te tij percakton se: Në rast të pranimit të kërkesës për ndihmë juridike dytësore veprohet sipas rregullave të mëposhtme:
    a) dhoma vendore e avokatisë cakton një avokat nga lista e avokatëve që japin shërbimet e ndihmës
    juridike dytësore, sipas parimit të rotacionit;
    b) dhoma vendore e avokatisë përcjell vendimin e gjykatës kompetente, së bashku me vendimin e saj
    mbi caktimin e avokatit, këtij të fundit (avokatit) dhe personit të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmën juridike dytësore.

    Ne ligj nuk ka te percaktuar nje afat specifik brenda se cilit duhet te veproje Dhoma Vendore e Avokatise, por e gjithe procedura duhet te mbyllet brenda nje afati te arsyeshem pasi lidhet me ekzekutimin e nje vendimi gjykate.

    Ju bejme me dije se Dhoma e Avokatise perfaqesohet nga kryetari i saj. Me qellim pershpejtimin e procesit, Ju sugjerojme qe te dergoni nje kerkese me shkrim drejtuar Dhomes Vendore te Avokatise, duke referuar vendimin e gjykates qe ju njeh te drejten per ndihme juridike falas dhe gjithashtu duke i shpjeguar edhe ngutshmerine e ceshtjes tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/02 at 5:24 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Ekzekutimi gjyqesor

    Pershendetje,

    Duhet pare vendimi konkret qe dispononi, megjithate ne parim ekzekutimi mund të kryhet vetëm ndaj një titulli ekzekutiv, nëpërmjet marrjes së një urdhri ekzekutimi nga gjykata përkatëse. Duhet te prisni vendimin e arsyetuar, bashke me shenimin perkates nga kancelaria qe vendimi ka marre forme te prere.

    Edhe dispozitat e ligjit 49/2012, “Per Gjykaten Administrative”, neni 65 e vijies, paraqesin kusht qe vendimi te jete i formes se prere. Ndersa, Kodi i Procedures Penale e pranon ne raste te caktuara ekzekutimin e vendimit vetem me dispozitiv.

    Per nje informacion me te detajuar ne perputhje me specifikat e rastit tuaj, mund te telefononi edhe ne linjen e gjelber per keshillim ligjor falas, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00, ne numrin e tel. 0800 10 10

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/02 at 4:18 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Sekretaria e gjykates

    Pershendetje!

    Po, ju mund te kerkoni nga Gjykata e Apelit Tirane per t’u pajisur me akte të ndryshme të cilat nxirren nga kancelari, ose arshiva e gjykatës dhe që janë kopje vendimesh, kopje aktesh, vërtetime të ndryshme, si dhe marrjen e cdo lloj informacioni/dokumentacioni me akses të pakufizuar sipas rregulloreve dhe ligjeve ne fuqi.

    Sherbimet e ofruara nga Gjykata, gjate muajit gusht, jane te kufizuara per shkak te marrjes se pushimeve vjetore nga ana e administrates se gjykates. Megjithate, ju mund te paraqiteni prane sporteleve te Zyres se Marredhenieve me Publikun prane Gjykates se Apelit dhe te parashtroni kerkesen per sherbimin konkret qe jeni i/e interesuar. Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/02 at 4:00 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on VKM 442/2018

    Pershendetje,

    Nese per truallin ka dokument pronesie, atehere ne baze te VKM 442/2018 procedurat e kalimit te pronesise kryhen vetem per ndertesen. Nese per truallin nen objekt dhe siperfaqe funksionale te objektit nuk ka nje vendim kthimi prone nga ATP-ja, atehere vijohet sipas procedurave te parashikuara ne VKM 442/2018.

    Sipërfaqja e truallit funksional dhe kufijtë e tij përcaktohen nga ASHK-ja (ish-ALUIZNI) gjatë procedurave të evidentimit në terren. Në përcaktimin e sipërfaqes ASHK-ja (ish-ALUIZNI) bazohet në kufijtë faktikë të sipërfaqes së poseduar, pa tejkaluar masën prej 300 metrash katrorë.

    Megjithate VKM-ja e msiperme ka edhe rregullime te posacme, ne rastet kur: Me kërkesë të posaçme, subjektit mund t’i kalohen në pronësi pjesët e sipërfaqes shtetërore mbi masen prej 300 metrash katrore, deri në 500 metra katrorë. Përjashtimisht, nëse nga konfigurimi i truallit funksional rezulton se krijohen sipërfaqe të lira, që tejkalojnë masën e 500 metrave katrore dhe që nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtime të reja, subjekti mund të përfitojë kalimin e pronësisë edhe për to.

    Per informacione me te zgjedhuar mbi kriteret dhe procedurat e percaktuara ne VKM 442, date 18.7.2018 “Per percaktimin e procedures se kalimit te pronsise e te regjistrimit te pasurive te paluajtshme, te ndertuara deri me date 10.08.1991 dhe te truallit funksional te tyre”, mund te konsultoheni me aktin nenligjor te botuar ne Fletoen Zyrtare Nr. 108, viti 2018.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/01 at 9:53 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Perse nuk po thirrem ne gjykate?

    Pershendetje,

    Ne baze te nenit 59 te K.Pr. Penale, Nese ju jeni dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119, 119/b, 120, 121, 122, 125, 127 dhe 254 të Kodit Penal keni të drejtë të paraqisni kërkesë në gjykatë dhe të merrni pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit.

    Kusht i domosdoshëm për të ngritur akuzën private është që viktima akuzuese të jetë i dëmtuar prej njërës prej atyre veprave të parashikuara për këtë qëllim në nenin 59/1 të K.Pr.Penale. Personi i dëmtuar është personi fizik i cili është i lënduar në trupin e tij, i dëmtuar në shëndetin e tij, i dëmtuar për shkak të cënimit të së drejtave dhe lirive themelore, prekja dhe kufizimi i të cilave, mbrohet nga norma penale, i cënuar në moralin e tij dhe të familjes, etj

    Viktima akuzuese që nuk ka zotësi juridike për të vepruar i ushtron të drejtat që i janë njohur me ligj nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.

    Viktima akuzuese ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit. Gjykata Kushtetuese ka theksuar se ngritja e akuzës nga viktima akuzuese, nuk varet nga vendimmarrja e prokurorisë. Viktima akuzuese i drejtohet direkt gjykatës me akuzën e saj dhe merr pjesë aktivisht në proces për ta bindur gjykatën me anë të provave dhe fakteve që të marrë një vendim në favor të tij. Disponimin mbi akuzën penale e ka viktima akuzuese dhe jo prokurori.

    Ne rast se ju nuk jeni demtuar nga ndonje prej veprave penale te parashikuara nga neni 59 i K. Pr. Penale, atehere do te duhet te depozitohet kallzimi ne prokurori. Gjate kryerjes se hetimeve, prokuroria do ju therrase per t’ju pyetur dhe marre deklarimin tuaj. Ne cdo rast, ju keni te drejte te interesoheni dhe informoheni mbi statusin e procedimit penal dhe te merrni kopje te akteve, duke qene se jeni ne cilesine e viktimes akuzuese.

    Ne nenin 58 te K. Procedures Penale parashikohen te drejtat e viktimes se vepres penale:
    – të kërkojë ndjekjen penale të fajtorit;
    – të përfitojë kujdes mjekësor, ndihmë psikologjike, këshillim dhe shërbime të tjera të ofruara nga autoritetet, organizatat ose institucionet përgjegjëse për ndihmën ndaj viktimave të veprës penale;
    – të komunikojë në gjuhën e saj dhe të ndihmohet nga një përkthyes, interpretues i gjuhës së shenjave ose lehtësues i komunikimit për personat me aftësi të kufizuar në të folur dhe në të dëgjuar;
    – të zgjedhë mbrojtës dhe, kur është rasti, të përfitojë ndihmë juridike falas, sipas legjislacionit në fuqi;
    – të kërkojë, në çdo kohë, informacion për gjendjen e procedimit, si dhe të njihet me aktet e provat, pa cenuar parimin e sekretit hetimor;
    – të kërkojë marrjen e provave, si dhe të parashtrojë kërkesa të tjera përpara organit procedues;
    – të informohet për arrestimin e të akuzuarit dhe lirimin e tij, në kushtet e caktuara në këtë Kod;
    – të njoftohet për mosfillimin e procedimit, pushimin e çështjes, fillimin dhe përfundimin e gjykimit;
    – të bëjë ankim në gjykatë kundër vendimit të prokurorit për të mos filluar procedimin dhe vendimit të prokurorit ose gjyqtarit të seancës paraprake për të pushuar akuzën ose çështjen;
    – të kërkojë shpërblimin e dëmit dhe të pranohet si paditës civil në procesin penal;
    – të përjashtohet, në kushte të caktuara me ligj, nga pagimi i çdo shpenzimi për marrjen e akteve dhe tarife gjyqësore për paraqitjen e kërkesë-padisë që lidhen me statusin e viktimës së veprës penale;
    – të thirret në seancën paraprake dhe në seancën e parë gjyqësore;
    – të dëgjohet nga gjykata, edhe kur asnjëra nga palët nuk ka kërkuar thirrjen e saj si dëshmitar;
    – të ushtrojë të drejta të tjera të parashikuara nga ky Kod.

    Organi procedues njofton menjëherë viktimën për të drejtat e përmendura në paragrafin 1, të këtij neni, dhe mban procesverbal për njoftimin e tyre.
    Viktima që nuk ka zotësi për të vepruar, i ushtron të drejtat e saj nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor ose kujdestarit të tij, përveçse kur kjo nuk është në interesin e viktimës.

    Per informacione me te detajuara, Ju mund te kontaktoni edhe me linjen e gjelber per keshillim ligjor falas, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00 ne numrin e tel. 0800 10 10.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/01 at 5:33 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kushtet qe duhet te permbush per denoncimin e nje pale

    Pershendetje,

    Llogarite (e-mailet) te cilat jane hapur ne emrin tuaj ne subjektin ku ju punoni administrohen nga nje person i autorizuar (IT) per llogari te subjektit. Ne lidhje me cdo pretendim tuajin duhet te kontaktoni me personin pergjegjes si dhe te kerkoni shpjegimet e nevojshme.
    Nese ju pretendoni se ju eshte cenuar e drejta juaj e privatesise, atehere mund t’i drejtoheni Policise/Prokurorise me kallezim. Ju keshilloj qe komunikimin ta realizoni ne forme shkresore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/01 at 5:30 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Blerje shtëpie nga emigrantë

    Pershendetje,

    Sigurisht qe ju mund te investoni parate tuaja nga puna si emigrant per te blere nje pasuri te paluajtshme (shtepi) ne Shqiperi.

    Te gjitha transaksionet kryhen permes sistemit bankar dhe ne zbatim te kuadrit rregullator vendas dhe europian ne fushën e parandalimit te pastrimit te parave dhe financimit të terrorizmit, per derdhjen e parave do te duhet te deklarohet edhe burimi i krijimit te ketyre te ardhurave dhe per shuma te medha bankat kerkojne dokument mbeshtetes per te justifikuar burimin e të ardhurave.

    Në përputhje me ligjin aktual, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tatohet 15 për qind te fitimit kapital te realizuar. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të pasurisë.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/01 at 5:22 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on CCTV - survejimi me kamera ne pune

    Pershendetje,

    Po, lejohen kamerat ne ambjentet e perbashketa te punes. Vendosja dhe përdorimi i masave shtesë të sigurisë duhet te shoqërohet me njoftimin përkates per publikun. (Per detaje mbi subjektet qe jane te detyruara te marrin masa shtese sigurie, masat perkatese, procedura, etj, jeni te lutur te konsultoheni me Ligjin 19/2016 “Per masat shtese te sigurise”, botuar ne fletoren zyrtare nr. 181, viti 2016).

    Duke respektuar parimet e vendosura nga Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, çdo kontrollues privat apo publik, ka të drejtë të zgjedhë mënyrën se si ta zhvillojë sistemin CCTV dhe në të njëjtën kohë duhet të tregojë ekzistencën dhe zbatimin e procedurave për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e mbrojtjes së të dhënave personale.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/08/01 at 5:17 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Si mund ta marr vertetimin?

    Pershendetje,

    Nese ceshtja vijon te jete e hapur ne prokurori, pra vijojne hetimet ne lidhje me ngjarjen e ndodhur dhe ju jeni person nen hetim, atehere prokuroria nuk mund te leshoje vertetim qe te thote te kunderten, deri ne momentin qe prokuroria te sqaroje rrethanat dhe te vendose per ceshtjen (mosfillimin e procedimit/ pushimin ose kalimin e ceshtjes per gjykim ne Gjykata).
    Gjithsesi, ju bejme me dije se, ne cdo rast, ju keni te drejte te informoheni nga prokuroria mbi statusin e procedimit penal dhe te njiheni me kopje te akteve qe i perkasin ketij procedimi.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/08/01 at 5:15 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pavlefshmeri vendimi AKKP

    Pershendetje,
    Cfare mund te bejme ne gjykate?
    Ne gjykate ju do te paraqesni provat tuaja lidhur me arsyet se perse sipas jush vendimi i AKKP nuk eshte i pavlefshem dhe provat perkatese.
    Kush gjykate eshte kompetente?
    Keto ceshtje trajtohen nga gjykatat civile. Kompetenca territoriale e gjykates percaktohet nga vendi ku ndodhet pasuria e paluajtshme per te cilen keni mosmarreveshjen.
    A dhurohej truall gjate komunizmit apo vetem banesa?
    Nese nje person ishte pronar i truallit, ai kishte te drejte ta dhuronte, si truallin ashtu edhe banesen.

    Go to comment
    2020/07/31 at 5:19 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Regjistrimi i titujve të pronësie krijon mbivendosje

    Pershendetje. Si parim, titulli i pronesise qe eshte me i hershem ne kohe eshte ai qe regjistrohet. Megjithate, ne rastin tuaj, kjo varet nga lloji i vendimit dhe arsyet se perse ka krijuar mbivendosje. Nese njera prej paleve pretendon qe titulli i pronesise ka probleme ligjore, duhet t’i drejtohet gjykates me padi, duke e kundershtuar kete titull.

    Go to comment
    2020/07/31 at 5:16 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shqyrtimi ne apel

    Pershendetje. Po, shqyrtimi i ceshtjeve lidhur me leshimin e Urdherit te Mbrojtjes vijon edhe gjate periudhes se gushtit, kur gjykatat jane te mbyllura.

    Go to comment
    2020/07/31 at 5:14 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Baza ligjore per ndertimin e banesave ne partneritet OJF, bashki dhe firme ndertimi

    Pershendetje. Nuk ka legjislacion specifik per ndertimin e banesave nga OJF-te, bashkia dhe sipermarresit. Baza ligjore ne kete rast eshte Kodi Civil qe rregullon organizatat jofitimprurese dhe kontraten e sipermarrjes, ligji per planifikimin dhe zhvillimin e territorit, si dhe ligji per organizatat jofitimprurese, si dhe nese eshte rasti ligji per sponsorizimet. Ne cdo rast, detajet speciike rregullohen ne kontraten perkatese te sipermarrjes, apo bashkepunimit.

    Go to comment
    2020/07/31 at 5:13 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese per vendimin e ndarjes

    Pershendetje,

    Per te terhequr vendimet qe ju kerkoni duhet te paraqiteni prane sekretarise se Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder ose te autorizoni dike (familjar ose person te trete) per te kryer keto veprime per llogarine tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/30 at 6:05 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Puna e gjykatave gjate muajit gusht

    Pershendetje,

    Gjate muajit gusht, gjykatat nuk punojne, pervec rasteve me natyre te ngutshme procedurale, sic jane masat e sigurise, kerkesat pr sigurimin e padise, urdhrat e mbrotjes, etj. Sigurisht qe ka punonjes administrative qe jane ne pune, si dhe gjyqtaret e gatshem. Por veprimtaria normale e gjykates nderpritet per shkak te pushimeve vjetore. Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/30 at 3:35 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndihma juridike dytesore

    Pershendetje. Ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj, ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/30 at 7:56 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Martese me te huaj

    Përshëndetje! Ju mund të aplikoni pranë e-Albania për të regjistruar martesën. Ju duhet fillimisht të regjistroheni ose identifikohuni (në rast se jeni regjistruar më përpara) në portalin e-Albania dhe të zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim martese”.
    “Aplikim për regjistrim martese” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për regjistrim martese, për të dorëzuar më pas me postë ose personalisht, dokumentin e lidhjes së martesës. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, qytetarët njoftohen me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit për satusin e aplikimit.

    Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti janë:
    – Certifikata e martesës, lëshuar nga autoritetet e huaja (e legalizuar ose pajisur me vulë apostile)
    – Përkthimi i certifikatës së martesës, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile (nëse nuk e legalizoni apo apostiloni përkthimin e certifikatës, kërkohet që përkthimi në gjuhën shqipe të kryehet në konsullatë ose nëse është kryer përkthimi nga përkthyes të licensuar, duhet që konsulli të lëshojë “vërtetim përkthimi”. (Tarifa e përkthimit apo vërtetimit të përkthimit është 10 euro për faqe dhe është detyrim i qytetarit aplikues)
    – Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi e bashkëshortëve.
    Per më tepër informacion ju lutem referohuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9768. Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/29 at 7:47 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Punedhenesi nuk me jep pagen per ditet qe kam punuar

    Pershendetje. Pavaresisht se ju nuk keni nenshkruar kontrate, marredhenia e punes ka ekzistuar persa kohe e keni pranuar te dyja palet. Punedhenesi ka detyrimin qe t’ju paguaje punen e kryer dhe nese keni leje vjetore te pamarre, edhe pagesen perkatese per te. Ne kete rast nuk behet denoncim/kallezim, pasi nuk ka elemente te vepres penale, por mospermbushje civile.
    Ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni pagesen e pages se papermbushur. Do t’ju keshillonim t’i conit nje njoftim me shkrim, ku t’i shpjegoni punedhenesit tuaj, qe nese nuk ju paguan do t’i drejtoheni gjykates. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/07/29 at 12:16 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per certifikate online

    Pershendetje,

    Ju mund te pajiseni me certifikate personale online permes protalit e-Albania. Shërbimi elektronik “Certifikatë personale” ju mundëson të shikoni dhe verifikoni të dhënat personale, dhe të gjeneroni certifikatën personale me vulë elektronike. Ne vijim mund te klikoni ne linkun per t’u rregjistruar https://e albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=38

    Bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike” si dhe Vendimin për disa shtesa në Vendimin Nr. 332, datë 17.03.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formës, elementëve përbërës, mënyrës së mbajtjes e afatit të përdorimit të dokumenteve bazë, që mbahen dhe lëshohen nga shërbimi i gjendjes civile”, të ndryshuar, ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/29 at 11:59 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ceshtje pune

    Pershendetje
    Ju informojme se ne momentin qe ju leni larguar nga puna eshte nderprere dhe marrdhenia juaj e punes me punedhenesin tuaj. Ne cdo moment qe ju keni pasur marredhenie pune me punedhenesin tuaj, ai ka pasur detyrimin ligjore qe tiu hartoje dhe ju te nenshkruani kontraten e punes brenda 7 diteve nga momenti qe ai ju ka deklaruar si punemarrese.
    Punedhensi juaj nuk mund te pretendoje qe ju keni qene gjithmone ne marrdhenie pune pa nderprerje nese ju nuk jeni paguar.
    Afati i llogaritjes per efekt te njoftimit per zgjidhjen e marredhenies se punes fillon ne rastin e fundit qe ju keni rifilluar pune , pra 2 muaj me pare.
    Pronari duhet tiu kishte lidhur nje kontrat me kohe prove 3 muaj ne mbeshtetje te nenit 142 te KP ose ne rast se ju do kryeni te njejten pune si me pare atehere ju duhet te kishit nenshkruar marrveshje me shkrim per heqjen ose reduktimin e kohes se proves ( pra punedhenesi juaj eshte ne Shkelje te Kodit te Punes ).

    Kodi i punes percakton ne nenin 143 te tij afatet e njoftimit per zgjidhjen e marredhenies se punes .
    Palet duhet te respektojne afatin e njoftimit prej 1 muaj nese keni 1 vit pune, 2 muaj per 2-5 vjet pune dhe 3 muaj per mbi 5 vjet pune.
    Pur punemarresi ka kryer jo me pak se 6 muaj pune, njoftimi nuk mund te jete me pak se 2 jave.
    Afatet e njoftimit mund te jene te ndryshme sa me lart cituar ne rast se eshte percaktuar ndryshe ne kontraten individuale apo kolektive te punes.
    Nese ju keni nevoje per sqarime te metejshme mund te telefononi nr jeshil 0800 10 10
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/29 at 11:54 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Certifikate pronesie

    Përshëndetje! Neni 16 I Ligjit Nr. 111/2018 “PËR KADASTRËN”, parashikon rastet e korrigjimit të gabimeve në të dhënat kadestrale si më poshtë:
    1. Gabimet që vijnë nga veprimtaria e drejtorisë vendore korrigjohen pas konstatimit që bën drejtori vendor ose Drejtori i Përgjithshëm kryesisht, struktura përgjegjëse për ankimet ose me kërkesë të personave të interesuar.
    2. Drejtoria kadastrale është e detyruar të korrigjojë gabimet në pasqyrimin e të dhënave në kartelë dhe në hartën kadastrale, në raport me dokumentacionin e pronësisë apo me gjendjen faktike të pasurisë.
    3. Korrigjimi i gabimit është shërbim që nuk tarifohet.
    4. Kur gabimi konstatohet në hartat kadastrale, drejtori i zyrës mund të urdhërojë riverifikimin në terren.
    5. Refuzimi për të korrigjuar gabimet e saj e bën përgjegjëse drejtorinë vendore, sipas parashikimeve të këtij ligji.
    6. Agjencia nuk mban përgjegjësi për gabimet e akteve noteriale të lidhura ndërmjet subjekteve private.
    Pra ju mund ti drejtoheni Agjensisë, duke kërkuar korrigjimin e gabimeve që keni konstatuar. Falerminderit

    Go to comment
    2020/07/29 at 10:30 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dua te anulloi takimin per pashaporte

    Pershendetje
    Ju informojme se ne web e-albania.al nuk ka nje opsion anullim te dates per aplikim per pasaporte.
    Ju mund te provoni te rezervoni nje date tjeter kur ju e keni me te arsyeshme nepermjet ealbania.
    Aleat shpk e cila realizon pasaportat dhe kartat e identitetit ne webin e saj zyrtar nuk ka nje adrese ose nr tel qe te komunikoni per te marre nje pergjigje ne lidhje me problematiken tuaj , ndaj ju ftojme te kontaktoni ne adresen helpdesk@e-albania.al per cdo paqartesi qe keni.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/28 at 7:12 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Caktimi i avokatit falas nga Dhoma e Avokatise

    Pershendetje,

    Ligji 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga Shteti” ne nenin 24 te tij percakton se: Në rast të pranimit të kërkesës për ndihmë juridike dytësore veprohet sipas rregullave të mëposhtme:
    a) dhoma vendore e avokatisë cakton një avokat nga lista e avokatëve që japin shërbimet e ndihmës
    juridike dytësore, sipas parimit të rotacionit;
    b) dhoma vendore e avokatisë përcjell vendimin e gjykatës kompetente, së bashku me vendimin e saj
    mbi caktimin e avokatit, këtij të fundit dhe personit të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmën juridike dytësore.

    Ne ligj nuk ka te percaktuar nje afat specifik brenda se cilit duhet te veproje Dhoma e Avokatise, por ne baze te ligjit, avokati i caktuar, menjëherë pasi njihet me vendimin e gjykatës kompetente dhe vendimin e dhomës vendore të avokatisë ose me vendimin e organit procedues mbi caktimin e tij si avokat për dhënien e ndihmës juridike dytësore, hyn në marrëdhënie me personin, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe fillon dhënien e shërbimeve të kërkuara.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/28 at 6:37 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pavlefshmeria e vendimit AKKP

    Pershendetje. Nese ju nuk keni lidhur kontraten qe pretendohet do te paraqisni ne gjykate te gjithe provat e nevojshme. Nese mendoni se kontrata e dhurimit eshte e pavlefshme dhe nuk eshte nenshkruar nga ju, keni te drejte te kerkoni kryerjen e nje ekspertize kaligrafike qe verifikon vertetesine e nenshkrimeve. Persa i perket mundesise per te paraqitur kundershtime te tjera, nuk mund t’ju japim nje pergjigje pa njohur me detaje dosjen gjyqesore.

    Go to comment
    2020/07/28 at 1:50 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Aksident rrugor me pasoje vdekje

    Pershendetje. Nese pergjegjesia per aksidentin, eshte e vete personit qe ka humbur jeten, nuk keni te drejte qe te kerkoni shperblim te demit te ardhur. Nese keni dyshime per aktin e ekspertimit, mund te kerkoni te kryhet nje ekspertize tjeter, ose te kryeni nje privatisht.

    Go to comment
    2020/07/28 at 1:48 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndertim banese

    Pershendetje. Per rregulla te tilla, duhet te verifikoni Planin e Pergjishem Vendor te qytetit, ose nese ka Planin e Detajuar Vendor. Ne cdo rast, mund t’i paraqinsi nje kerkese per informacion, Drejtorise se Urbanistikes prane Bashkise Tirane.

    Go to comment
    2020/07/27 at 7:56 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Probleme me kredine

    Pershendetje! Ju duhet ti drejtoheni analistit te kredise dhe drejtorit te deges ku ju keni mare kredine, duke kerkuar ristrukturim kredie. Nese nuk jua miratojne, drejtohuni ne nje banke tjeter duke i kerkuar blerjen e kredise, por me kusht miratimin e saj me afat me te gjate. Nese performanca e pageses se kredise ka qene e mire, me probabilitet te larte, banka tjeter jua miraton . Rekomandohet banka ku keni llogarine e pages, ne rast se nuk eshte banka qe aktualisht keni kredine. Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/27 at 3:58 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Permbarimi shteteror

    Nese ju arrini nje marreveshje me ish-bashkeshortin tuaj, atehere ish-bashkeshorti juaj mund te depozitoje kontributin ushqimore drejtperdrejte ne llogarine tuaj bankare.
    Marreveshjen eshte e nevojshme t’ia paraqisni edhe zyres se permbarimit, pasi ne momentin qe ju hiqni dore nga ky sherbim qe garantohet te ekzekutohet nga permbaruesi shteterore, ne vijim ai nuk mban asnje pergjegjesi ne lidhje me ekzekutimin ose jo te ketij detyrimi.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/27 at 2:10 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pronesi

    Pershendetje

    Nga sa ju parashtroni, nuk del e qarte cila eshte pyetja juaj apo problemi konkret. Eshte me shume rendesi te dihet nese tezja ka bere ose jo testament. Nese nuk ka bere, jemi ne kushtet e trashegimise ligjore. Po ju japim me poshte nje orientim te parashikimeve ligjore te Kodit Civil mbi rradhet e trashegimise ligjore:

    Kush jane trashegimtare ligjore:
    Trashëgimtarët ligjorë janë fëmijët, fëmijët e fëmijve, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e motrat
    dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të paravdekur, gjyshi e gjyshja e të paralindurit e tjerë, personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, të afërmit e tjerë deri në shkallën e gjashtë, si dhe shteti. Këta thirren në trashëgim sipas rradhës të caktuar në Kodin Civil.

    Rradha e trashegimise:
    – Në rradhë të parë thirren në trashëgim fëmijët dhe bashkëshorti.
    – Në radhë te dytë thirren në trashëgim prindërit e trashëgimlënësit dhe personat e paaftë për punë, të cilët të paktën 1 vit para vdekjes së trashëgimlënësit, bashkëjetonin me atë si anëtarë të familjes dhe në ngarkim të tij.
    – Në radhë të tretë thirren në trashëgim personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit që përmenden në nenin 363 të këtij Kodi, kur nuk ka trashëgimtarë të tjerë të radhës së dytë, gjyshi e gjyshja, vëllezërit e motrat, si dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të paravdekur.

    Të sipërmit trashëgojnë në pjesë të barabarta, pa u bërë dallimi ndërmjet vëllezërve e motrave të një ati ose vetëm të një nëne, ndërmjet gjyshit e gjyshes nga ana a babës ose e nënës.

    Kur trashëgimlënësi nuk ka lënë të paslindur, as prindër ose të paralindur të tjerë, as vëllezër ose motra, apo të paslindur të këtyre, pasuria e trashëgimlënësit u kalon të afërmve më të afërt të tij, pa bërë dallim ndërmjet vijës atërore dhe asaj amësore, por gjithsesi jo më tej se shkalla e gjashtë.

    Per sqarime me te plota, ju lutem identifikoni problematiken tuaj ose qartesoni pyetjen.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/27 at 2:06 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Per rregjistrimin e dy femijeve te lindur jashte shtetit

    Përshëndetje! Ju mund të aplikoni online në portalin e-albania. Ju duhet të identifikoheni në portalin e-Albania dhe me pas të zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim fëmije”. “Aplikim për regjistrim fëmije” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për regjistrim fëmije, për të dorëzuar më pas me postë ose personalisht, dokumentin e lindjes së fëmijës. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, qytetarët njoftohen me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit për satusin e aplikimit.

    Dokumentet që duhet të ngarkohen nga ju janë:
    – Akti i lindjes ose certifikata e lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja (i legalizuar ose pajisur me vulë apostile)
    – Dokumente identifikimi të prindërve (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare)
    – Përkthimi i aktit ose certifikatës së lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile (nëse nuk e legalizoni apo apostiloni përkthimin e certifikatës, kërkohet përkthimi në gjuhën shqipe të kryhet në konsullatë, ose nëse është kryer përkthimi nga përkthyes të licensuar, duhet që konsulli të lëshojë “vërtetim përkthimi”. Tarifa e përkthimit apo vërtetimit të përkthimit është 10 euro për faqe dhe është detyrim i qytetarit aplikues)
    – Pëlqimi me deklaratë noteriale të prindit të huaj (nëse njëri nga prindërit është shtetas i huaj), për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri. Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/27 at 12:28 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Testamenti

    Pershendetje. Zyra publike ku regjistrohen testamentet eshte pikerisht zyra noteriale. Noteri ne momentin qe harton testamentin, ben regjistrimin e tij ne regjistrat perkates, sipas dates, numrit te repertorit dhe koleksionit. Kjo garanton pamundesine per te bere nderhyrje te mevonshme.
    Sipas ligjit, personat perfitues te testamentit, apo edhe persona te trete, ndalohet qe te marrin dijeni per testamentin perpara se te nderroje jete trashegimlenesi.
    Ne rast se ju keni dyshime per vertetesine e testamentit, mund t’i drejtoheni gjykates, me kerkese per pavlefshmeri testamenti.

    Go to comment
    2020/07/27 at 12:19 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ceshtje gjyqesore e rregjistruar me dy here

    Pershendetje. Per kete duhet te interesoheni prane sekretarise se gjykates se rrethit gjyqesor Tirane. Informacionin prane kesaj gjykate e keni te disponueshem cdo dite ne orarin 9:00-15:00. Kini parasysh qe gjate muajit gusht, gjykata eshte e mbyllur. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/07/27 at 8:45 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Si paguhet tarifa gjyqesore ne rast se ankimi i vendimit depozitohet me poste?

    Përshëndetje,

    Nenit 158/a i Kodit të Procedurës Civile, përcakton se: “Gjyqtari cakton, për çdo çështje, seancën
    përgatitore, ku thirren palët ose personi i tretë, për të përcaktuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe kërkon prej tyre shpjegimet e nevojshme, si dhe përcaktimin e provave për vërtetimin e pretendimeve e të prapësimeve të tyre. Gjyqtari, me vendim, kryen këto veprime: Kërkon nga paditësi që kërkesëpadia të plotësohet me të gjitha elementet e nevojshme të përcaktuara nga nenet 154 dhe 156 të këtij Kodi.”
    Në nenin 156 i Kodit të Procedurës Civile përcakton se element i nevojshëm është edhe: “Me
    paraqitjen e kërkesëpadisë paguhet taksa mbi aktet, si dhe shpenzimet e nevojshme për njoftimet ose shërbimet e tjera gjyqësore”.
    Pra sa më sipër, në seancën përgatitore që do caktohet nga gjyqtari, do ju kërkohet edhe te paguani taksat e nevojshme. Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/26 at 10:27 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A duhet t'i drejtohem Gjykatës së Lartë?

    Pershendetje,

    Duke qene se pala tjeter ka bere rekurs, atehere Ju keni te drejten te beni kunderrekurs nese e vleresoni te arsyeshme (neni 477 i Kodit te Procedures Civile). Sipas nenit 456 te K.Pr.Civile, kunderreskursi mund te behet brenda 5 ditëve nga dita që keni marrë njoftim për ankimin e palës tjetër.
    Persa kohe ju keni nje vendim te Gjykates se Apelit ne favorin tuaj, ky vendim eshte i formes se prere dhe eshte i ekzekutueshem me ane te sherbimit permbarimor, nese nuk ka nje vendim pezullimi nga Gjykata e Larte.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/25 at 6:49 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Tarifat e permbarimit privat

    Pershendetje,

    Udhezimi nr.385/7, date 28.06.2017 “Per caktimin e tarifave per sherbimet e ofruara nga sherbimi permabrimor gjyqesor privat”, i ndryshuar (botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 139, viti 2017) percakton nje vlere fikse ne rastet e ekzekutimit te detyrimeve qe rrjedhin nga pensioni ushqimor.

    Ndersa sa i perket pyetjes tuaj te dyte, ne kete udhezim percaktohen se përjashtohen nga parapagimi i tarifës fikse të shërbimit përmbarimor privat:
    a) Një person fizik që paraqet për ekzekutim një vendim të marrë gjatë procedimit gjyqësor, ku personi ka qenë plotësisht ose pjesërisht i çliruar nga pagesa për ndihmë juridike ose pagesa e një tarife shtetërore, për shkak të paaftësisë paguese;
    Kjo tarife do te paguhet pas ekzekutimit dhe do t’i ngarkohet debitorit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/25 at 6:44 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pensioniste pa ilace

    Pershendetje,

    Nese analizat keni vendosur t’i beni ne institucionet shendetesore shteterore, planifikimi behet duke caktuar daten e analizave ne sistem sipas kalendarit ne baze te rekomandimit nga mjeku i familjes. Nese rasti juaj eshte urgjent, duhet te komunikoni me mjekun e familjes, qe t’ju jape nje rekomandim me shkrim, ne menyre qe keto analiza te mund te behen ne nje date me te afert.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/25 at 6:40 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Info mbi organizata qe mbrojne te drejtat pronesore te grave

    Pershendetje,

    Ne Shqiperi operojne nje sere organizatash kombetare dhe nderkombetare, te cilat kane ne fokus te veprimtarise se tyre permiresimin e statusit te grave ne shoqeri dhe arritjen e standarteve per barazine gjinore.
    Nese keni nje problematike konkrete, jeni te lutur ta adresoni prane platformes dhe juristet e platformes do ju informojne mbi zgjidhjet e mundshme ne perputhje me legjislacionin shqiptar ne fuqi.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/24 at 7:14 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndjekja gjyqesisht e ceshtjes se refuzimit te azilit

    Pershendetje. Jo nuk mund ta ndiqni ne Shqiperi. Vendimi per refuzimin e azilit eshte vendim i autoriteteve te huaja dhe si i tille gjykatat shqiptare nuk kane juridiksion qe te vleresojne ligjshmerine e ketij vendimi. As avokatet shqiptare nuk kane kompetence qe t’ju perfaqesojne perpara gjykatave te huaja. Nese doni te ndiqni ceshtjen tuaj, kini parasysh qe ka dhe nje afat brenda te cilit lejohet qe vendimi te kundershtohet ne gjykaten e vendit. Ky afat eshte i percaktuar ne vendimin e refuzimit te kerkeses per azil.

    Go to comment
    2020/07/24 at 7:10 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: ankim kunder vendimit te prokurorise

    Pershendetje

    Procedimi penal konsiderohet se fillon me urdher te prokurorit, kur ky i fundit shqyrton kallezimin penal dhe provat e paraqitura me te dhe konsideron se mund te kete veper penale dhe se per te certifikuar kete, nevojiten prova shtese. Pra, kur prokurori krijon bindjen se ka prova të mjaftueshme për të hapur një çështje penale atëherë vendos fillimin e procedimit penal dhe kryerjen e hetimeve. Ne perfundim te hetimeve, varesisht rezultatit te ketyre hetimeve, prokurori mund t’i kerkoje gjykates “pushimin e ceshtjes/procedimit penal” ose “deklarimin fajtor te personit nen hetim”.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/24 at 4:55 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pas 3 muajsh nga kallezimi prokurori me kthen pergjigje mosfillim hetimi

    Pershendetje,

    Ju sqarojme se regjistrimi i kallezimit me regjistrimin e procedimit penal, jane dy momente te ndryshme. Ne cdo rast kallezimi regjistrohet ne momentin e depozitimit nga ana e personit kallezues dhe sigurisht merr nje numer ceshtje/kallezimi. regjistrimi i procedimit penal eshte veprim procedurial i prokurorit, kur pas shqyrtimit te kallezimit, ai konsideron se ka nevoje per kryerjen e hetimeve.

    Kodi i Procedure Penale, ne rast te vendimit te prokurorit per mosfillim te hetimeve, parashikon mundesine e ankimit ne gjykate. Konkretisht vendimi i prokurorit per mosfillimin e hetimeve u njoftohet menjëherë atyre që kanë bërë kallëzim ose ankim, viktimës ose trashëgimtarëve të saj. keta kanë të drejtën e ankimit në gjykatë brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/24 at 3:50 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on E drejta

    Pershendetje,
    Nese Gjykata ka pranuar pjeserisht kerkesen , ju keni te drejte te ankimoni per pretendimet qe nuk i ka pranuar Gjykata.
    Ne ankim, si dhe ne plotesim te ankimit duhet t’i permbaheni kerkesave qe percakton Kodi i Procedures Civile. qe do te thote duhet te jene te pasqyruara te sakta te gjitha te dhenat.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/24 at 3:38 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Tarifa e depozitimit te ankimit

    Pershendetje,

    Se pari, ju informojme se tarifa e depozitimit te ankimit eshte 200 leke.
    Se dyti, kategorite e vecanta qe mund te perfitojne ndihme jurikike falas ose ato qe jane ne kushte pamundesie ekonomike, gezojne te drejten per perjashtim nga pagimi i tarifave gjyqesore, shpenzimeve gjyqesore dhe detyrimit per parapagim te tarifave te venies ne ekzekutim te urdhrit te ekzekutimit.

    Ne linkun ne vijim ju mund te gjeni formularet perkates per perjashtim nga tarifa, pasi t’i plotesoni kete formular ju mund ta paraqisni ne sekretarine gjykates formularin per perjashtim nga tarifa.
    http://www.drejtesia.gov.al/ndihma-juridike-e-garantuar-nga-shteti/

    Ne nenin 11 te Ligjit nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti” percaktohen kategorite e vecanta perfituese te ndihmes juridike, pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë së tyre:
    a) viktimave të dhunës në familje;
    b) viktimave të abuzuar seksualisht dhe viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, në çdo fazë të
    procedimit penal;
    c) viktimave të mitur dhe të miturve në konflikt me ligjin, në çdo fazë të procedimit penal;
    ç) fëmijëve, të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
    d) fëmijëve nën kujdestari, të cilët kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të tyre ligjor ose kundër kujdestarit të tyre ligjor;
    dh) personave që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, duke përfshirë edhe personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit;
    e) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit të pavullnetshëm në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor, sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor;
    ë) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit vullnetar në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor për sëmundjet e rënda mendore;
    f) personave, ndaj të cilëve kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, në çdo fazë të këtij procesi;
    g) personave, të cilëve u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, që kërkojnë të nisin një
    proces kundër kujdestarit të tyre ligjor, për rifitimin e zotësisë për të vepruar, pa miratimin e kujdestarit ligjor;
    gj) personave, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale;
    h) personave, të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përbën
    diskriminim, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga
    diskriminimi.

    Ndersa ne nenin 12 te ketij ligji percaktohen kushtet e perfitimit te ndihmes juridike per personat me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/24 at 3:23 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ekzekutimi permbarimor

    Pershendetje,

    Nese ju pretendoni per mosveprim te zyres permbarimore, atehere ju mund t’i drejtoheni me ankese Ministrise se Drejtesise. Pervec Zyres Permbarimit Gjyqesore Shteteror, ju mund te drejtoheni per ekzekutimin e vendimit gjyqesor edhe prane zyrave te permbarimit privat.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/24 at 2:15 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ankim kunder vendimit te prokurorise

    Pershendetje,

    Ne piken 2 te nenit 291 te Kodit te Procedures Penale percaktohet se: “Vendimi per mosfillim te procedimit penal u njoftohet menjëherë atyre që kanë bërë kallëzim ose ankim, viktimës ose trashëgimtarëve të saj, të cilët kanë të drejtën e ankimit në gjykatë brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit”.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/24 at 1:59 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A kam të drejtë ta ndryshoj emrin e fëmijës tim 5 vjeç?

    Pershendetje,

    Ne nenin 57 te ligjit per “Per Gjendjen Civile”, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit/mbiemrit. Sipas kesaj dispozite te ligjit, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane taksative:
    1) papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emrave te papapershtatshem); dhe 2)korrigjimi i gabimeve.
    Pra, nese ndryshimi i shkronjes se pretenduar eshte si pasoje e gabimit ne rregjistrim te ZGJC atehere mund te kerkoni te ndryshoni emrin ne te kundert vleresojme se kerkesa juaj per ndryshim emri nuk ploteson kriteret ligjore per t’u pranuar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/24 at 10:53 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A kam të drejtë t'i drejtohem Gjykatës se Strasburgut?

    Pershendetje. Per t’ju drejtuar Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut (te Strasburgut) duhet qe me pare te ezauroni te gjitha mjetet e brendshme ligjore dhe gjyqesore, pra duhet qe te perfundoje gjykimi edhe ne shkalle te pare. Nderkohe, nese ju fitoni gjyqin, nuk keni te drejte t’i drejtoheni kesaj gjykate, pasi do te thote qe autoritetet gjyqesore vendase e kane njohur dhe rivendosur te drejten tuaj te cenuar nga autoritetet publike. Persa kohe ju keni nje vendim te Gjykates se Apelit ne favorin tuaj, ky vendim eshte i formes se prere dhe eshte i ekzekutueshem me ane te sherbimit permbarimor, nese nuk ka nje vendim pezullimi nga Gjykata e Larte.

    Go to comment
    2020/07/24 at 10:19 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me pronat

    Pershendetje. Hapi i pare eshte qe te aplikoni per nje kopje te dosjes se pronesise se personit tjeter, per te pare se cili eshte titulli pronesise mbi bazen e te cilit eshte bere regjistrimi ne emer te personit tjeter. Ne vijim, mund te vleresohet situata se cila eshte situata nga pikepamja ligjore dhe cila eshte rruga qe duhet te ndiqni per ta zgjidhur.

    Go to comment
    2020/07/24 at 10:16 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Verifikim espulsi

    Pershendetje. Informacioni per te dhenat e sistemit shengen, mund ta merrni vetem prane autoriteteve perkatese te huaja. Ju duhet ti paraqisni nje kerkese autoriteteve kompeteten gjermane, te cilat ju sjellin me ane te postes, informacion nese keni ekspuls dhe sa eshte afati i ndalimit.

    Go to comment
    2020/07/24 at 10:14 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Zbatimi i aktit normativ me të fundit

    Përshëndetje! Akti normativ nr. 30, datë 20.7.2020, Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19”, të ndryshuar, ka percaktuar:
    “Subjektet, të cilat nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për mosofrimin e shërbimit në ambiente të mbyllura të bareve, lokaleve dhe restoranteve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.”.
    Pra sa me siper lejohen subjektet bar kafe te ofrojne sherbimin e tyre vetem ne ambiente te hapura.
    Gjithashtu, në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet dënohet me gjobë 1 000 000 (një milion) lekë dhe, në rast përsëritjeje, me pezullim aktiviteti për një periudhë 6-mujore.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/22 at 10:49 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Transporti ajror për pasagjerë, Shqipëri-Itali

    Përshëndetje! Urdhëri Nr. 169, datë 5.6.2020 “Për zbatimin e protokolleve të operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar, në kuadër të parandalimit dhe të kontrollit të pandemisë covid-19”, percakton protokollet e operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të parandalimit dhe të kontrollit të pandemisë COVID-19.
    Përsa i përket mundësisë për të udhëtuar, Qeveria e Shqipërisë ka deklaruar se vetëm rezidentët dhe shtetasit e Bashkimit Evropian kanë të drejtë të fluturojnë jashtë Shqipërisë në këtë kohë. Ky kusht mund të mos aplikohet për pasagjerët që udhëtojnë drejt Serbisë apo Turqisë. Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/22 at 10:37 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Perfitim asistence sociale

    Pershendetje. Per te perfituar pagesen e papunesise (asistence sociale) bashkeshortja duhet qe te kete punuar per te pakten nje vit, dhe te aplikoje brenda tre muajve. Nderkohe nese ky nuk eshte rasti, mund te shikoni mundesine per te aplikuar per ndihme ekonomike, prane Administratorit Shoqeror te Njesise tuaj Administrative.

    Go to comment
    2020/07/22 at 9:23 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Siguria ne lidhje me bombolat e gazit

    Pershendetje,

    Permbushja e kushteve teknike te tregtimit dhe perdorimit te bomblave te gazit, monitorohet nga Inspektoriati Shteteror Teknik dhe Industrial. Ne rastin tuaj, ju mund t’i paraqisni ketij institucioni nje ankese per problematiken dhe kerkese per monitorim te rastit konkret, ne menyre qe te behet vleresimi i mundesise per ta levizur bombulen e gazit, apo per te shtuar kushtet e sigurise teknike.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/07/22 at 9:19 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Fshirja e ekspulsit (debimit)

    Pershendetje,

    Per te dale nga kufiri shqiptar ne rast deportimi, do t’ju duhet nje konfirmim me shkrim nga autoritetet gjermane kompetente. Per kete duhet qe t’i paraqisni nje kerkese, por pasi te kete perfunduar afati. Pergjigjia ju vjen me ane te sherbimit postar, ne adresen qe ju vendosni.

    Go to comment
    2020/07/22 at 9:16 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne vijim te pyetjes: Kthimi dhe kompesimi i pronave

    Pershendetje,

    Duke qene se problemi juaj eshte i lidhur me ceshtje te pronesise se tokes, sipas ligjit 7501, sic ju shpjeguam edhe nepermjet e-mailit, ju duhet te merrni informacion prane Kadastres, per legalizimin dhe prane ATP-se per kompensimin. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/07/22 at 9:14 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Permbarimi

    Pershendetje,

    Permbaruesi duhet t’ia beni te qarte qe ekzekutimi vullnetar i detyrimit nga burri nuk ka ndodhur per muajt e tjere, ne menyre qe te procedoje me ndjekjen e procedurave per ekzekutim te detyrueshem. Permbaruesi ka te drejte ligjore te marre informacion per debitorin, ne kete rast per ish bashkeshortin tuaj nga te gjitha institucionet private dhe publike, banka, kadaster, drejtoria e sherbimit te transportit rrugor, etj.

    Go to comment
    2020/07/22 at 9:13 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Fatura TVSH-je pa paguar

    Pershendetje,

    Faturat tatimore te TVSH jane titull ekzekutiv dhe jane te ekzekutueshme 30 dite pas leshimit te tyre. Ne rastin tuaj keto fatura mund te ekzekutohen nepermjet ekzekutimit te detyrueshem, por perpara se t’i drejtoheni permbarimit, duhet qe te beni kerkese per Urdher Ekzekutimi prane gjykates se rrethit gjyqesor ku ka seline debitori.
    Vetem pasi te merrni Vendimin e Urdherit te Ekzekutimit mund te shkoni prane zyres permbarimore per te filluar ekzekutimin e detyrueshem. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/07/22 at 9:10 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Gjobe automjeti ne mungese dhe ne periudhe pandemie

    Pershendetje,

    Sipas kodit rrugor ne lidhje me afatin e njoftimit, procesverbali me të dhënat e sakta dhe të detajuara të shkeljes, per te cilen qytetari nuk eshte konstatuar ne vend, i njoftohet shkelësit përkatës brenda 30 ditëve nga verifikimi i shkeljes.

    Njoftimi bëhet nëpërmjet organeve perkates ose nga korrierët, me mënyrat e parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile, apo nëpërmjet postës, sipas normave për njoftimet nëpërmjet shërbimit postar. Sidoqoftë njoftimet quhen të kryera me korrektësi kur bëhen në rezidencën ose vendbanimin e subjektit, që rezulton nga lejeqarkullimi ose nga arkivi kombëtar i mjeteve apo nga lejedrejtimi i drejtuesit të mjetit.

    Ne lidhje me periudhen e pandemise, kjo nuk ndikon ne konstatimin e shkeljeve te rregullave te qarkullimit rrugor nga punonjesit e policise, dhe vendosjen e gjobave. Gjate kesaj periudhe nuk ka patur ndonje akt normativ apo vendim qe te perjashtonte vendosjen e gjobave ne rast te shkeljeve te rregullave te qarkullimit rrugor.

    Ndaj vendimeve të Organit Administrativ Shtetëror (OASH), kur nuk është bërë ankim në Gjykatë sipas nenit 202 të Kodit Rrugor, mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit ose marrja dijeni, në organin administrativ më të lartë për shqyrtimin e ankimeve, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike.

    Ne lidhje me ankesen qe ju keni drejtuar drejt institucionit perkates, ju keshilloj qe te merrni informacion mbi statusin e shyqrtimit te saj permes portalit e-albania (shqiperiaqeduam.al), ose nepermjet numrave te kontaktit te vendosura ne dispozicion.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/22 at 8:22 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kthimi dhe kompesimi i pronave

    Pershendetje. Tashme prej me shume se kater vitesh ka perfunduar afati i aplikimeve per procesin e njohjes dhe kompensimit te pronave te ish pronareve. Nese ju nuk keni aplikuar prane Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, apo Agjencise se Trajtimit te Pronave (ATP), pavaresisht nese keni marre apo jo vendim prej tyre, ju e keni humbur te drejten per te aplikuar. Nese keni aplikuar, por nuk keni marre nje vendim, tashme keni te drejte qe pasi te terhiqni dosjen prane ATP-se, te paraqisni nje kerkese padi prane Gjykates Civile, duke kerkuar te njiheni pronar, dhe te perfitoni kompensimin financiar, apo fizik te pasurise.

    Go to comment
    2020/07/21 at 3:38 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Zgjidhja e marteses jashte Shqiperise

    Pershendetje,

    Në bazë të nenit 393 te Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja, duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen.
    Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile.

    Dokumentet që duhen paraqitur për t’i dhënë fuqi vendimeve të gjykatave të huaja janë:
    – Kërkesa;
    – Kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar);
    – Vërtetim nga gjykata që ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar). Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë me vulë Apostillë ose të legalizuara për vendet që nuk janë palë në Konventën e Hagës për Apostillën;
    – Prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer në shqip (i noteruar) kur është përpiluar në gjuhë të huaj;

    Me njohjen e vendimit te gjykates, vendimi i zgjidhjes se marteses qe ka marre forme te prere duhet t’i komunikohet sherbimit te gjendjes civile. Ky vendim ndryshon nje nga perberesit e gjendjes civile te individit dhe konkretisht statusin martesor. Gjithashtu, eshte pasoje e menjehershme e zgjidhjes se marteses edhe perfundimi i se drejtes per te perdorur mbiemrin e ish-bashkeshortit, ndaj pas rregjistrimit te ketij vendimi, nepunesi i gjendjes civile duhet te beje ndryshimet perkatese ne rregjistrin e gjendjes civile.

    Ne zbatim te nenit 143 te Kodit te Familjes, vendimi për zgjidhjen e martesës qe ka marre forme te prere i dërgohet nga gjykata për regjistrim zyrës së gjendjes civile përkatëse. Vendimi i gjykatës për zgjidhjen e martesës i fillon efektet e tij për të tretët nga data e regjistrimit të tij në zyrën e gjendjes civile, sipas legjislacionit përkatës.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/21 at 3:17 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Keqmenaxhim i universitetit

    Pershendetje,

    Referuar Statutit te Universitetit dhe Rregullores se Brendshme, per problematikat qe lidhen me menaxhimin financiar dhe administrativ, ju mund t’i adresoni ato prane Administratorit te Universitetit dhe per dijeni Bordit te Administrimit. Ndersa ne lidhje me problematikat ne aspektin akademik, mund t’i adresoni me kerkese te Shefi i departamentit perkates dhe per dijeni Dekanit te fakultetit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/21 at 12:28 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dua te emigroj me femijen, por ish bashkeshorti jep autorizim

    Pershendetje. Ne rast te refuzimit per nenshkrimin e deklarates noteriale nga njeri prind, per te autorizuar daljen jashte territorit te femijes me prindin tjeter, ky i fundit ka te drejte qe t’i drejtohet gjykates. Kerkesa duhet te shoqerohet me dokumentacionin qe provon arsyen e kerkeses per te dale jashte vendit. Gjate gjykimit, gjykata do te caktoje edhe nje ekspert psikolog, per te bere vleresimin e interesit me te larte te femijes.

    Go to comment
    2020/07/21 at 11:20 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Detyrimet ndaj bankes gjate periudhes së pandemise

    Pershendetje,

    Ne momentin qe ju keni marre kredine, ne kontraten qe keni lidhur me banken kane qene te percaktuara edhe kushtet konkrete, duke perfshire edhe afatin e pageses se kesteve. Banka nuk ka detyrimin qe t’ju njoftoje qe ju duhet te paguani kestin perkates.
    Organi qe administron regjistrin e kredive dhe historikun e te gjithe kredimarresve, eshte Banka e Shqiperise. Nisur nga situata e fatkeqesise natyrore, e cila konsiderohet edhe “force madhore”, ju mund t’i paraqisni nje kerkese Bankes se Shqiperise per te rishikuar statusin tuaj si kredimarrese.
    Ne vijim gjeni linkun e formularit te kerkeses qe duhet te paraqisni prane Bankes se Shqiperise.

    file:///C:/Users/Admin/Downloads/Formulari_i_kerkeses_per_rishikimin_e_te_dhenave_9032.pdf

    Go to comment
    2020/07/21 at 8:30 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shkarkim nga puna (call center)

    Pershendetje,

    Nese shkaku i zgjidhjes se kontrates se punes eshte i pershtatshem, apo jo, kete e vlereson vetem gjykata dhe nuk mund t’ju themi nese deklarata e punedhenesit per veshtiresi per shkak te COVID-19 ka vlere juridike.
    Megjithate, pavaresisht shkakut te zgjidhjes se kontrates se punes, punedhenesi eshte i detyruar te respektoje:
    Proceduren e zgjidhjes se kontrates, (njoftimi nuk mund te behet 24 ore perpara, por duhet te njoftohet te pakten 72 ore perpara) Duhet te zhvillohen bisedimet dhe me pas, nese serish mendon ta zgjidhe kontraten, duhet ta njoftoje punemarresin ne nje afat qe shkon 48-nje jave.
    Po ashtu ka detyrimin qe te respektoje periudhen e njoftimit, qe varet nga kohezgjatja e marredhenieve te punes (per nje marredhenie qe ka zgjatur 8 muaj, afati i njoftimit eshte 1 muaj. Madje gjate kesaj periudhe te njoftimit, punemarresi ka te drejten e lejes se paguar prej 20 ore ne jave, me qellim qe te gjeje nje pune tjeter). Po ashtu punedhenesi ka detyrimin te paguaje lejen e zakonshme, sipas diteve qe ka punuar gjate vitit te fundit punemarresi.
    Nese punemarresi ka me shume se tre vite pune, ka te drejten e perfitimit edhe te shperblimit per vjetersi, qe eshte 1/2 page per cdo vit pune.

    Go to comment
    2020/07/21 at 8:17 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Zbatimi i aktit normativ me të fundit

    Përshëndetje!

    Akti normativ i sipërcituar nuk është publikuar akoma në Fletoren Zyrtare, prandaj nuk mund t’ju japim një pergjigje të saktë. Por, nisur nga deklaratat zyrtare ne media, akti normativ:
    – Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
    – Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/20 at 6:49 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vertetim nga Prokuroria

    Pershendetje,
    Ju duhet te paraqiteni prane Prokurorise se Rrethit ku ju banoni per te aplikuar per vertetim qe nuk jeni person nen hetim. Nuk ka nje link online per te aplikuar per kete lloj vertetimi.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/20 at 2:36 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Si funksionojne zyrat e shtetit?

    Pershendetje. Ju duhet te dini emrin e noterit prane te cilit jane leshuar prokurat. Ne kete rast, ju keni te drejte qe t’i beni kerkese noterit per kopje te prokurave dhe ai eshte i detyruar t’ua vere ne dispozicion.
    Nese ju nuk e dini emrin e noterit, eshte e veshtire qe te gjendet kopje e prokurave. Te dhenat e prokures, ose nje kopje te saj, ju mund ta gjeni edhe prane autoriteteve publike ne te cilat ajo eshte perdorur nga familjaret tuaj.
    Ju keni te drejte qe ne cdo kohe te revokoni prokurat qe i keni dhene familjareve tuaj.

    Go to comment
    2020/07/20 at 12:43 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Gjobe automjeti ne mungese dhe ne periudhe pandemie

    Pershendetje,

    Ligji Nr.8387, date 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise”, percakton sesi behet njoftimi i shkeljeve administrative:
    -Kur autori i shkeljes nuk mund të përcaktohet menjëherë, procesverbali me të dhëna të sakta dhe të detajuara të shkeljes, duhet t’i njoftohet shkelësit brenda 30 ditëve nga verifikimi i shkeljes.
    -Për banuesit jashtë vendit njoftimi duhet të kryhet brenda 360 ditëve nga verifikimi i shkeljes.
    -Njoftimet, për të dyja rastet, quhen të kryera me korrektësi kur bëhen në rezidencën ose vendbanimin e subjektit, që rezulton nga lejeqarkullimi ose nga arkivi kombëtar i mjeteve apo nga lejedrejtimi i drejtuesit të mjetit. Shpenzimet e verifikimit dhe të njoftimit i ngarkohen personit që është i detyruar të paguajë gjobën administrative.
    -Kur njoftimi në fjalë nuk bëhet brenda afatit të lartpërmendur, autori i shkeljes nuk është më i detyruar të paguajë gjobën administrative.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/20 at 9:16 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Denoncim per covid-19

    Pershendetje

    Ju lutem drejtohuni prane strukturave vendore te shendetit publik per te referuar rastin, ne menyre qe ketij personi t’i kryhet tamponi/testi per t’u diagnostifikuar nese eshte mbartes ose jo i virusit COVID-19.
    Ne rast se personi ne fjale eshte konfirmuar/konfirmohet mbartes i virusit dhe vijon te dale ne ambjente publike, denoncimin duhet ta beni prane Komisariatit te Policise ne qytetin ku ju banoni ose prane Prokurorise se rrethit te qytetit, pasi personi ne fjale mund te jete duke konsumuar elementet e vepres penale “Perhapja e semundjeve infektive”, te parashikuar nga neni 89/b i Kodit Penal.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/18 at 4:24 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kujdestaria mbi prindin e semure

    Pershendetje
    Ne nenin 38, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Shqipërisë”, të ndryshuar, percaktohet se: “Kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 përqind të bazës së vlerësuar neto. Nevoja për kujdesje të vazhdueshme e një personi tjetër përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP)”.

    Nese ju i referoheni kujdestarise ne kuptim per t’i hequr zotesine per te vepruar, atehere duhet vleresuar nese zonja eshte e afte menderisht per te vendour vete ose jo, dhe kjo behet me vendim gjykate. Pra, ne kete rast Ju duhet t’i drejtoheni gjykates per te perfituar kujdestarine.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/18 at 1:45 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A kam te drejte te bej testin e Covid19 per arsye udhetimi?

    Pershendetje,

    Nese ju deshironi te beni testin e Covid-19, atehere ju duhet te merrni informacion prane ISHPSH per ta kryer ate me pagese. Tamponet per Covid-19 behen vetem per personat te cilet kane shenja te virusit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/18 at 1:14 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Problem pronesie

    Pershendetje. Persa kohe pasuria ka qene ne emer te dy bashkeshorteve, ajo pas zgjidhjes se marteses, ndahet ndermjet tyre ne pjese te barabarta. Asnje prej femijeve te ciftit, pavaresisht nese behet fjale per vajzat qe kane lindur gjate kesaj martese, apo per djalin qe ka lindur nga martesa e pare, nuk ka asnje te drejte ligjore mbi pasurite e ciftit, persa kohe keta te jene gjalle. Nese djali ka dokumente qe vertetojne pagesat e bera, mund te kerkoje kthimin e ketyre shumave.

    Go to comment
    2020/07/17 at 8:17 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per ambasaden gjermane

    Pershendetje. Ndihma ligjore e ofruar nga juristi online, eshte e lidhur me probleme ligjore ne raport me autoritetet shqiptare dhe legjislacionin shqiptar. Lidhur me sherbimin qe ju kerkoni duhet t’i drejtoheni nje Avokati i cili trajton ceshtje te emigracionit. Kjo fushe nuk eshte nder sherbimet e ofruara nga kjo platforme, pasi kerkesa eshte ne kopmetence te autoriteteve gjermane dhe jo atyre shqiptare, ne kuader te se drejtes gjermane dhe asaj europiane.

    Go to comment
    2020/07/17 at 8:13 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e luftes

    Pershendetje
    Ju ftojme te shprehni shqetesimin tuaj prane Drejtorise Rajonale te Tatimeve si dhe te merrni aty informacionin e nevojshem per ceshtjen tuaj .
    Ne linkun e meposhtem mund te gjeni kontaktet e DRT ku ju banoni.
    https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/17 at 6:24 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Pyetje per procedurat e kadastres

    Përshëndetje! Procedura që ju keni ndjekur për regjistrimin e kontratës së shitjes është e rregullt. Përsa i përket afateve, Neni 29 i Ligjit Nr. 111/2018 “PËR KADASTRËN” përcakton se : Çdo kërkesë për shërbim kadastral, që paraqitet rregullisht, trajtohet brenda 15 ditëve nga data e depozitimit, por në çdo rast jo më vonë se 21 ditë kalendarike.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/17 at 1:46 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkese per marrjen e tokes ne pronesi

    Pershendetje. Ju keni te drejte qe t’i drejtoheni Agjencise Shteterore te Kadastres per te bere regjistrimin e tokes ne emrin tuaj. Ligji eshte ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te regjistrimit pronesise”. Lidhur me pasurite e paluajtshme qe jane ndertuar pa leje dhe kane aplikuar per legalizim, nese jane ne perputhje me ligjin dhe miratohet leja e legalizimit, poseduesve do t’ju kaloje ne perputhje me ligjin edhe pronesia e tokes, por nderkohe pjesa tjeter e tokes do te regjistrohet ne emrin tuaj. Ju do te kompensoheni per vleren perkatese te prones.

    Go to comment
    2020/07/16 at 5:57 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kam problem me ATP-ne

    Pershendetje. Ne cilesine e bashkepronarit, ju keni te drejten e informacionit nga te gjitha institucionet e perfshira. Per te marre nje pergjigje nga Agjencia e Trajtimit te Pronave, ju duhet te paraqisni nje kerkese me shkrim, te ciles t’i bashkengjisni kopje te deshmise se trashegimise qe vertetojne lidhjen tuaj me ish pronarin. Deshmia e trashegimise se babait tuaj, dhe nese pronar ka qene gjyshi/gjyshja juaj, edhe deshmine e trashegimise se gjyshit/gjyshes, qe verteton te drejten e pronesise se babait tuaj. Persa i perket prokures, noterja ka detyrim ligjor qe t’ju vere ne dispozicion nje kopje. Nese pas kerkeses tuaj, refuzon, keni te drejte te beni nje ankim prane Dhomes Kombetare te Noterise. Mund ta beni edhe vete, pa qene nevoja per nje avokat. Ju keni te drejten qe ne cdo kohe te revokoni prokuren tuaj dhe kete ta percillni prane te gjitha institucioneve te perfshira. Duam t’ju sqarojme se edhe nese familjaret tuaj e marrin te gjithe kompensimin fizik dhe financiar te prones ne emrin e tyre, duke ju perjashtuar, ju keni te drejten te kerkoni pjesen tuaj te pronesise prej tyre, si per pronat, ashtu edhe per parate.

    Go to comment
    2020/07/16 at 5:44 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kundershtimi i veprimeve permbarimore

    Pershendetje,

    Se pari, ju sqarojme se nese nuk eshte bere ekzekutimi vullnetar i vendimit te gjykates, babai femijes ka pasur te drejten te kerkoje ekzekutim te detyrueshem te vendimit.
    Se dyti, avokati nuk mund te perfaqesoje interesat e te dy paleve si te babait te femijes, po ashtu edhe te permbaruesit. Ju mund te kerkoni ndryshimin e avokatit te pales tjeter, si dhe te beni ankim per avokatin ne Dhomen Kombetare te Avokatise.
    Gjithashtu duhet te dini qe avokati tjeter qe do zgjidhet nga palet, mund te kerkoje te njejten fature, me shume ose me pak sepse avokati eshte profesion i lire dhe e vendos vete tarifen e sherbimit te tij.
    Nese ju vertetoni qe keni qene ne kushtet kur ju keni ekzekutuar vullnetarisht vendimin, mund te kerkoni qe shpenzimet gjyqesore, perfshire ketu dhe shpenzimet gjyqesore tuajat, t’ia ngarkoni pales kundershtare.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/16 at 3:48 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dhurimi i prones se paluajtshme dhe pasuria e perbashket e bashkeshorteve

    Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen 1, ju informojme se përjashtohen nga tatimi i të ardhurave transaksionet apo marrëveshjet për dhurimin e pasurive midis familjarëve të afërt, midis bashkëshortëve, prindërve te fëmijët dhe anasjelltas. Perjashtim nga tatimi i 15% vlen vetem per pronen e pare te dhuruar.
    Udhezimi 1515/2020 percakton: “Të ardhura të përjashtuara”, jane: Të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria”.

    Ne lidhje me pyetjen 2, ju bejme me dije se pasuria e dhuruar eshte vetjake dhe nuk i nenshtrohet bashkesise ligjore te pasurise. Kodi i familjes ne nenin 77 te tij ka percaktuar llojet e pasurive qe nuk bejne pjese te bashkesise ligjore te pasurise, nder te cilat citohet qe kesaj bashkesie nuk i nenshtrohet dhe dhurimi.
    Megjithate pavaresisht rastit konkret tuajit ne lidhje me dhurimin, nese ju deshironi qe te mos i nenshtroheni bashkesise ligjore te pasurise me bashkeshortin tuaj por te keni regjime pasurore te ndara eshte e nevojshme qe te hartoni nje kontrate paramartesore tek Noteri ne lidhje me regjimet tuaja pasurore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/16 at 11:09 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per kompesimin financiar te pronave

    Pershendetje. Ligjit per trajtimin e pronave nuk ka percaktuar afat lidhur me pagesen e kompensiminit finaciar, te vendimeve te njohjes se prones qe kane te percaktuar vleren e kompensimit financiar. Ligji percakton detyrimin qe per cdo vit, fondi buxhetor per kompensimin financiar te jete jo me pak se 50 miliard leke pergjate 10 viteve nga momenti i hyrjes ne fuqi te ligjit. ATP‐ja ka detyrimin t’i njoftoje publikisht personat e interesuar per te cilet miratohet kalimi i fondit te kompensimit financiar, nëpërmjet faqes zyrtare të institucionit (atp.gov.al), Buletinit të Njoftimeve Zyrtare (qbz.gov.al) dhe/ose në media.
    Ne mungese te nje afati per pagesen e kompensimit financiar, ligji nuk parashikon as mundesine per te ankimuar mospagesen e ketij fondi.

    Go to comment
    2020/07/15 at 8:01 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vazhdim te pyetjes "seanca gjyqesore"

    Pershendetje,

    Vendimi i gjykatës (vendimi i zbardhur, dmth i arsyetuar) mbi kërkesën për ndihmë juridike dytësore i njoftohet menjëherë:
    a) kërkuesit;
    b) Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas;
    c) dhomës vendore të avokatisë, në rast se kërkesa për ndihmë juridike dytësore është miratuar.

    Në rast të pranimit të kërkesës për ndihmë juridike dytësore veprohet sipas rregullave të mëposhtme:
    a) dhoma vendore e avokatisë cakton një avokat nga lista e avokatëve që japin shërbimet e ndihmës
    juridike dytësore;
    b) dhoma vendore e avokatisë përcjell vendimin e gjykatës kompetente, së bashku me vendimin e saj
    mbi caktimin e avokatit, këtij të fundit dhe personit të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmën juridike dytësore.
    Avokati i caktuar, menjëherë pasi njihet me vendimin e gjykatës kompetente dhe vendimin e dhomës vendore të avokatisë ose me vendimin e organit procedues mbi caktimin e tij si avokat për dhënien e ndihmës juridike dytësore, hyn në marrëdhënie me personin, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe fillon dhënien e shërbimeve të kërkuara.

    Kjo eshte procedura qe ndiqet per caktimin e avokatit, procedure e cila eshte e rregulluar me ligjin 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”. Sigurisht avokati do njihet me ceshtjen tuaj e cila edhe kjo merr nje kohe te caktuar deri ne perpilimin e kerkesepadise, sherbim i cili kerkohet ne rastin tuaj.

    Gjithsesi duhet te mbani parasysh se edhe gjate gushtit, asgje nuk ju pengon te depozitoni kerkese padine. Kete mund ta beni edhe nepermjet sherbimit postar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/15 at 5:30 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per pagesen e pages se luftes

    Pershendetje,

    Per nje informacion me te detajuar ne lidhje me disbursimin e pages se luftes, nese ju jeni kualifikuar si subjekt perfitues nga administrata tatimore, ju lutem kontaktoni me Drejtorine Rajonale te Tatimeve te vendit ku ju banoni.

    Kontaktet i gjeni ne linkun ne vijim: https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/15 at 4:20 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Seanca gjyqesore

    Pershendetje,

    Ligji 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti” percakton menyren e shqyrtimit te kerkeses per ndihme juridike dytesore nga gjykata.
    Ne nenit 22 pika 2/a te ketij ligji percaktohet afati i marrjes se vendimit per nje kerkese te tille. Konkretisht, ne kete dispozite parashikohet se: “Gjykata shqyrton kërkesën për ndihmën juridike dytësore në përputhje me parashikimet në legjislacionin procedural dhe, për aq sa është e mundur, me dispozitat e këtij ligji. Vendimi në lidhje me kërkesën për ndihmë juridike dytësore merret nga gjykata kompetente:
    a) brenda 5 ditëve nga data e regjistrimit të kërkesës, kur kërkesa paraqitet përpara fillimit të procesit gjyqësor;
    b) gjatë veprimeve paraprake ose në seancën përgatitore përpara se të caktohet seanca gjyqësore, kur
    kërkesa për ndihmë juridike është paraqitur bashkë me kërkesë-padinë;
    c) sipas parashikimeve të legjislacionit procedural dhe dispozitave të këtij ligji, kur kërkesa paraqitet gjatë shqyrtimit gjyqësor…”

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/15 at 2:04 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me pagen e luftes

    Pershendetje
    Se pari ju sqarojme se afati per te aplikuar per pagen e luftes ka perfunduar.
    Se dyti, punonjesit qe kane punuar ne te zeze nuk kane qene perfitues te pages se luftes.
    Se treti po ju informojme se sipas VKM 305/2020 e ndryshuar eshte percaktuar :
    1. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave.
    2. Dhënie ndihme financiare, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.”.
    3. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    4.Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për punonjësit e subjekteve, persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktura akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesa deri në datën e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/15 at 11:56 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dogana, taksat dhe perjashtimet

    Pershendetje,

    Per shkak te natyres specifike te informacion qe kerkoni, ju lutemi t’i drejtoheni me kerkese per informacion Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. Ne linkun ne vijim mund te gjeni te dhenat e kontaktit: http://www.dogana.gov.al/c/173/332/drejtoria-e-pergjithshme.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/15 at 9:00 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leje per arsye shendetesore

    Pershendetje,

    Ju ftojme t’i drejtoheni Ambasades Italiane ne Shqiperi per t’u informuar nese eshte e nevojshme te pajiseni me autorizim per te udhetuar drejt Italise per arsyet e referuara nga ana juaj. Ne linkun si meposhte mund te gjeni kontaktet https://ambtirana.esteri.it/ambasciata_tirana/sq/ambasciata/

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/14 at 1:40 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per ndryshimin e emrit te femijes

    Pershendetje,

    Ne nenin 57 te ligjit per “Per Gjendjen Civile”, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit/mbiemrit. Ne kete dispozite percaktohet se emri mund te ndryshohet me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji, brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore, dhe vetëm një herë, si dhe sipas nenit 45 të këtij ligji.

    Ne parim, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane taksative:
    1) papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emrave te papapershtatshem); dhe
    2) korrigjimi i gabimeve.
    Ne rast te plotesimit te kushteve sipas rasteve te sipercituara mund te paraqitet kërkesë në Zyrën e Gjëndjes Civile ku figuron i rregjistruar, në të cilën duhet të shënojë shkaqet për ndërrim emri.

    Dokumentat për ndërrim emri, mbiemri:
    – kërkesë per ndryshim emri;
    – çertifikatë lindje me foto;

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/14 at 12:47 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on A ka ndonjë mënyrë për të nënshkruar kontratën?

    Pershendetje,

    Pronarja e ambjentit mund te dergoje nje prokure permes te ciles te autorizoje nje person ketu ne Shqiperi, ne cilesine e perfaqesuesit, per te kryer veprimet noteriale per llogari te saj. Ne prokure te percaktohen veprimet te cilat autorizohet te kryeje perfaqesuesi (nenshkrimi i kontrates se qirase me ju), duke dhene te dhena mni pasurine -objekt kontrate, masen e qirase dhe afati e kontrates. Prokura duhet te kete edhe Vulen Apostile. Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/14 at 11:58 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Pagesa per kerkese pavlefshmeri testamenti.

    Përshendetje! Në bazë të Ligjit Nr. 110/2018 “PËR NOTERINË” përcaktohet se:
    “Kur, me vendim gjyqësor të formës së prerë, shpallet pavlefshmëria e testamentit, dhe ky vendim sjell efekte mbi përmbajtjen e dëshmisë së trashëgimisë, noteri, i cili ka lëshuar dëshminë e trashëgimisë, brenda 3 ditëve nga marrja dijeni ose me kërkesë të të interesuarit, konstaton pavlefshmërinë e dëshmisë së trashëgimisë të lëshuar prej tij dhe procedon me lëshimin e një dëshmie të re trashëgimie.
    2. Dëshmia e re e trashëgimisë i njoftohet menjëherë të gjithë personave, të cilëve u është lëshuar një kopje fillestare e dëshmisë së trashëgimisë.”
    Persa i perket tarifave përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave, të cilat afishohen në çdo zyrë noteriale dhe zbatohen në mënyrë konkrete për çdo veprim noterial. Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/14 at 11:13 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Legalizim ndertimi pa leje ne prone private te te treteve

    Përshendetje,

    Në bazë të nenit 24 të Ligjit Nr. 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise” përcaktohen kompesimet e pronarëve joposedues si më poshtë:
    1. Për pronarët joposedues, pasuritë e të cilëve janë zënë nga parcelat e ndërtimeve të legalizuara, Këshilli i Ministrave miraton, me vendim, vlerën e kompensimit financiar për sipërfaqet takuese.
    2. Llogaritja e vlerës së kompensimit bëhet në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, për llojin e pasurisë “truall”. Mënyra e shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit, që krijohet nga kalimi i pronësisë së parcelave ndërtimore, si dhe kriteret e procedurat e zbatueshme përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
    3. Kur mbi truallin e parcelës ndërtimore në pronësi të pronarit joposedues rëndon hipotekë, procedurat e legalizimit dhe të miratimit të masës dhe vlerës së kompensimit financiar nuk pengohen. Kreditori hipotekar ka të drejtë garancie mbi shumën e kompensimit financiar, e cila pasqyrohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. ASHK-ja vendos në një llogari bankare të posaçme shumën e kompensimit financiar, e cila nuk vihet në dispozicion të subjektit përfitues pa miratimin apo marrëveshjen e kreditorit. I njëjti rregull zbatohet edhe për të drejtat e tjera reale të të tretëve mbi parcelën ndërtimore.
    Pra, ligji nuk pengon procedurat e legalizimit, por parashikon kompesimin financiar per ju si pronar i truallit.

    Ne rast se per token private ne pronesine tuaj, dokumentet e miratuara të planifikimit të territorit parashikojnë ndërtime mbi 6 kate nga niveli zero, atehere ndertimet pa leje, sipërfaqja e bazës së të cilave shtrihet plotësisht mbi tokë private të të tretëve, nuk legalizohen. Neni 29 i Ligjit 20/2020 percakton trajtim te vecante per nje rast te tille.

    Per me shume informacion mund te konsultoheni me ligjin 20/2020 (botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 70, date 22.04.2020) ose ne linkun http://qbz.gov.al/eli/ligj/2020/03/05/20

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/14 at 10:47 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Probleme me lejen e levizjes se femijes nga ish-bashkeshorti

    Pershendetje. Autorizimi per te dale me femijen e mitur jashte shtetit mund te jepet vullnetarisht nga prindi tjeter, ose mund t’i kerkohet gjykates. Per kete prindi duhet te paraqese nje kerkese ne gjykate me objekt leshim autorizimi; prindi tjeter do te jete ne cilesine e personit te trete. Gjykata vlereson situaten dhe vendos nese do te miratoje apo jo autorizimin per lejimin e daljes se femijes. Gjate gjykimit do te caktohet edhe nje eksperte psikologe, te cilen do te duhet ta paguani ju, per te vleresuar nese leshimi i autorizimit eshte ne te mire te zhvillimit psiko social te femijes.

    Go to comment
    2020/07/13 at 7:44 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kodi Civil 1981

    Pershendetje,

    Digjitalizimi i akteve ligjore dhe nenligjore eshte nje proces i ri dhe ligje te cilat i perkasin periudhes perpara vitit 1990, nuk gjendjen ne dy platformat kryesore qe jane platforma zyrtare: qbz.gov.al dhe platforma private ikub.al. Ne cdo rast, ju mund te kerkoni ne platforma te tjera, ose per kopje libri ne biblioteken e Fakultetit te Drejtesise, prane Universitetit te Tiranes.

    Go to comment
    2020/07/13 at 7:12 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Paga e Luftes - Virusi dhe jo vetem

    Pershendetje,

    Ne fakt Akti Normativ qe percaktoi ndihmen financiare dhe kushtet per dhenien e saj, nuk e percaktoi qartesisht nese do te paguhej edhe paga e punonjesve krahas ndihmes financiare te dhene nga shteti, duke krijuar shume konfuzion. Megjithate, duke u nisur nga disa fakte te rendesishme: kjo pagese e quajtur “page lufte”, ne fakt ishte ndihme financiare, e miratuar sipas ligjit per ndihmen shteterore; kjo pagese i adresohej drejtperdrejte punemarresve; kete pagese e perfituan edhe disa kategori punemarresish te cilet u larguan nga puna; dhe cfare eshte me e rendesishme, nese punemarresi largohej nga puna dhe ndihma financiare e marre do te zbritej nga pagesa e papunesise (asistenca) qe ky punemarres do te merrte nga shteti. Te gjitha keto vecori vertetojne se ky perfitim ishte nje ndihme nga shteti per punemarresit. Ne keto kushte, punedhenesi juaj nuk ka te drejte qe t’ju mbaje pagesen. Ju pasi t’i beni nje kerkese me shkrim, nese pergjigjia e tij nuk eshte pozitive, atehere mund t’i drejtoheni Drejtorise Rajonale Tatimore dhe/ose Inspektoriatit te Punes.

    Go to comment
    2020/07/13 at 7:08 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Procedura e fitimit te pensionit dhe kostot

    Pershendetje,

    Tarifa gjyqesore per kerkesen me objekt vertetimin e faktit juridik te qenies ne marredhenie pune eshte 200 leke. Nese do te perfaqesoheni vete, nuk keni shpenzime te tjera, pervec terheqies se vendimit gjyqesor i cili kushton eshte 200 leke. Nese do te perfaqesoheni nga nje avokat, do te duhet te flisni me te per tarifen perkatese, pasi eshte profesion i lire dhe secili e percakton vete tarifen perkatese te sherbimit.

    Ju keni te drejte qe ta kerkoni perjashtimin nga tarifat gjyqesore, ne rast se jeni ne kushtet e pamundesise financiare per te paguar avokatin. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
    Formularet dhe udhezimet perkatese per aplikimin per perfitimin e ndihmes juridike dytesore mund t’i aksesoni edhe ne seksionin perkates te platformes “juristionline.al” ne linkun me poshte: https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/13 at 8:00 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Afatet per trajtimin e kerkeses drejtuar Komisariatit Policise

    Pershendetje!
    Ne rast se nuk ju kthehet pergjigje perpara dates se seances gjyqesore, ju duhet t’ia beni me dije kete fakt relatorit te çeshtjes, duke e provuar se ju keni bere kerkese dhe nuk keni marre akoma pergjigje, duke kerkuar keshtu shtyrjen e seances gjyqesore per nje date tjeter, me qellim administrimin e aktit qe kerkoni te paraqisni ne Gjykate si prove. Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/11 at 2:33 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pyetje mbi noteret

    Pershendetje!

    Ju mund t’i drejtoheni Kryetarit te Dhomes se Noterise se qytetit ku keni firmosur prokuren ose/dhe Dhomes Kombetare te Noterise, ku t’i parashtroni, nevojen qe keni per te terhequr nje kopje te prokures, duke specifikuar sa me shume te dhena, si psh, kush jane emrat e familjareve qe jane autorizuar nga ju ne ate prokure, emrat e personave te tjere qe kane nenshkruar, karten tuaj te identitetit, afersisht daten e prokures dhe vitin , etj! Te dhenat e kontaktit te Dhomes Kombetare te Noterise mund t’i gjeni ne linkun: http://notariati.al/Kontakt.html
    Kujdes: eshte e nevojshme te keni nje informacion te sakte se ku e keni bere prokuren pasi kjo ndihmon ne gjetjen e dokumentit qe kerkoni.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/10 at 2:31 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leje martese shqiptare per ne Bullgari

    Pershendetje

    Lidhur me procedurat per lejen e marteses se shtetasve shqiptare me shtetas te huaj, mund te adresoheni edhe prane Konsullates shqiptare ne Sofje. Prane kesaj konsullate, pasi te dorezoni dokumentacionin e kerkuar, mund te hartoni edhe prokuren perkatese per personin qe do te autorizoni qe te beje kerkesen per shpalljen e marteses prane zyres perkatese te gjendjes civile.
    Prokura mund te hartohet edhe prane nje noteri publik ne Bullgari dhe pasi te pajiset me vule Apostille, te dergohet ne Shqiperi, ku duhet te perkthehet dhe noterizohet. Prokura e leshuar ne konsullaten shqiptare, nuk ka nevoje t’i nenshtrohet kesaj procedure. Rreziku i vetem ligjor ne kete rast eshte koha.
    I takon vete personit te vendosni se cilen prej rrugeve do te ndjeke, duke ardhur vete ne Shqiperi, apo duke caktuar nje perfaqesues me prokure.

    Go to comment
    2020/07/10 at 11:43 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per regjistrimin e pasurise

    Pershendetje. Ju sugjerojme qe t’i drejtoheni me nje kerkese te re ASHK-se lidhur me regjistrimin e AMTP-se ne emrin tuaj, mbi bazen e ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te regjistrimit te pronesise”. Nese serish pergjigjia nga ASHK eshte negative dhe ju nuk arrini te gjeni zgjidhje, e vetmja mundesi ju mbetet t’i drejtoheni gjykates.

    Go to comment
    2020/07/10 at 11:35 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Prova gjyqesore

    Pershendetje. Lidhur me pyetjen qe ju shtroni kjo varet nga procesi gjyqesor dhe nga natyra e tij. Nese planvendosja ju duhet per te vertetuar pretendimet tuaja qe ne momentin e depozitimit te padise dhe do t’i sherbeje edhe ekspertit per te bere llogaritjet e tij, do ta depozitoni ju. Ne rast se nga natyra e ceshtjes, plan vendosja mund te hartohet nga eksperti qe do te caktohet ne gjykate, atehere kjo lihet ne nje moment te mevonshem.
    Ne shumicen e proceseve gjyqesore te cilat kane lidhje me kufij prone, cenim pronesie, mbivendosje, kthim kompensim prone, paditesi duhet te paraqese planvendosjen e prones, ne momentin e depozitimit te kerkese padise.

    Go to comment
    2020/07/10 at 11:33 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Procedurat e rregjistrimit te lejes se legalizimit

    Pershendetje,

    Per te regjistruar lejen e legalizimit mund te aplikoni nepermjet portalit e-Albania, ne seksionin e posacem te dedikuar “Aplikim për regjistrimin e objekteve të legalizuara”. Nuk eshte e nevojshme qe te depozitoni dokumente te caktuara, pasi dosja e legalizimit administrohet nga vete Agjencia Shteterore e Kadastres.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/07/10 at 11:30 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Probleme me mbivendosje prone

    Pershendetje,

    Ne maj te ketij viti ka hyre ne fuqi ligji 20/2020, per perfundimin e proceseve kalimtare te regjistrimit te prones. Ky ligj synon te rregulloje te gjitha procedurat e paperfunduara te regjistrimit te prones. Ne rastin tuaj do t’i paraqisni nje kerkese Agjencise Shteterore te Kadastres, duke i kerkuar regjistrimin e AMTP-se. Dokumentacioni perkates duhet t’i percillet ASHK-se nga Drejtorite e Administrimit te Tokes Bujqesore, por per te fituar kohe, ju sugjerojme qe kerkeses t’i bashkengjisni nje AMTP te noterizuar, kopje te formularit 6 dhe plan rilevimi. Pjesa tjeter e procedures ndiqet nga ASHK vete.

    Go to comment
    2020/07/10 at 8:50 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on I mituri ne procesin e Urdherit te Mbrojtjes

    Pershendetje
    Nese ndaj te miturit eshte ushtruar dhune, atehere ai eshte viktime e dhunes ne familje; nese i mituri ka qene prezent ne momentin kur eshte ushtruar dhune ndaj mamase se tij, atehere ai ne pranine edhe te psikologut do pyetet, per te deklaruar (deshmuar) episodin e dhunes ne te cilin ka qene prezent.
    Nese eshte leshuar nje urdher mbrojtje per nenen dhe femijen, atehere ato kane stusin e viktimave te dhunes ne familje.
    Nese keni nevoje per sqarime te metejshme mund te kontaktoni ne numrin jeshil 0800 1010
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/09 at 1:15 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Sa është kohëzgjatja e një deklarate noteriale?

    Pershendetje,

    Ne deklarate nuk eshte percaktuar ndonje afat vlefshmerie, por autorizimi i referohet nje udhetimi vajtje-ardhje nga Shqiperia ne Itali qe do realizohet pas dates se leshimit te deklarates. Ne te tilla kushte, vleresoj se deklarata ka efekt vetem per udhetimin e pare vajtje-ardhje me destinacion Italine, te realizuar/ose qe do realizohet nga zonja me femijen e mitur, pas dates se leshimit te deklarates.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/09 at 11:20 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Heqja dore nga kontrata e dhurimit

    Pershendetje,

    Instituti i revokimit të dhurimit duhet së pari të dallohet nga revokimi i deklarimit të palëve para se kontrata të jetë bërë e plotë apo perfekte.

    Revokimi i deklarimit të palëve është i parashikuar nga neni 764 paragrafi i pestë i Kodit Civil, ku thuhet: ”Përpara se kontrata të jetë lidhur, dhuruesi ose pranuesi i dhurimit mund të revokojnë deklarimet e tyre”. Që dhurimi të jetë i plotë, duhet që krahas ofertës për dhurim që mund të bëhet në të njëjtin akt, ose në një akt tjetër të mëvonshëm, përfituesi i dhurimit duhet ta pranojë atë. Dhuruesi ka të drejtë të revokojë ofertën për dhurim që ka bërë, derisa t‟i mbërrijë njoftimi i pranimit; kurse përfituesi ka të drejtë të revokojë pranimin e bërë, derisa njoftimi i pranimit nuk i ka mbërritur ende dhuruesit.

    Në rastin kur dhurimi ende nuk është bërë i plotë:
    – revokimi mund të bëhet nga të dyja palët, si dhuruesi dhe përfituesi i mundshëm;
    – revokimi i deklaratave i përket fazës parakontraktore, pra kur kontrata ende nuk është lidhur;
    – nuk ka asnjë kufizim në lidhje me arsyet për të cilat palët mund të bëjnë revokimin e deklaratave.

    Ndërsa revokimi i dhurimit, si institut më vete, i parashikuar në nenin 771 të Kodit Civil:
    – është një e drejtë e cila i takon vetëm dhuruesit dhe jo përfituesi dhe mund të ushtrohet edhe pse kontrata e dhurimit është lidhur;
    – i përket fazës pas lidhjes së kontratës kur tashme dhurimi është bërë efektiv;
    – mund të bëhet vetëm për raste të parashikuara shprehimisht në ligj.

    Ne rast se ju si perfituese e dhurimit doni te revokoni kontraten e dhurimit, kjo mund te arrihet me marreveshje midis paleve, ose te kerkoni zgjidhjen e kontrates ne gjykate per shkaqe qe parashikohen ne ligj.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/07/09 at 11:13 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Replay: afatet kur njera pale eshte ne mungese

    Pershendetje. Per t’ju dhene nje informacion ligjor te sakte, na duhen me shume te dhena lidhur me ceshtjen tuaj. Ju lutem te lini nje numer kontakti.
    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/07/09 at 10:54 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vazhdim te pyetjes - Dispozitivi

    Pershendetje
    Qe diten e neserme mund te shkoni prane sekretares se Gjyqtarit qe ka dhene vendimin dhe te kerkoni dispozitivin .
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/09 at 10:43 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dispozitivi

    Pershendetje
    Dispozitivin mund te paraqiteni ne cdo moment dhe ta merrni prane sektetares se gjyqtarit apo ne sekretarine e gjykates qe ka dhene vendimin.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/09 at 9:27 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Afatet kur njera pale eshte ne mungese

    Pershendtje. Me ndryshimet e fundit qe i jane bere dispozitave te Kodit te Procedures Civile ne vitin 2017, afati i ankimit fillon per te gjitha palet nga momenti i komunikimit nga gjykata te vendimit te arsyetuar. Pra, pavaresisht nese palet kane qene apo jo te pranishem ne momentin e shpalljes e vendimit nga gjykata, afati i ankimit eshte 15 dite, nga momenti qe nga sekretaria e gjykates do t’i vihet ne dispozicion kopje e vendimit te gjykates. Kjo kopje ju percillet paleve pasi te zbardhet nga gjykata, me ane te sherbimit postar, apo postes elektronike. Afati i ankimit fillon nga dita e neserme qe palet kane marre kete njoftim.

    Go to comment
    2020/07/09 at 8:15 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Problem pronesie - parashkrimi fitues

    Pershendetje
    Ne mbeshtetje te nenit 168 e vijues te K.C që një person të fitojë pronësinë me anë të parashkrimit fitues duhet që të ekzistojnë njëkohësisht disa kushte:
    – ekzistenca e një sendi të aftë për t’u tjetërsuar;
    – ekzistenca e një veprimi juridik që të ketë për qëllim kalimin e të drejtës së pronësisë dhe që të mos jetë i ndaluar nga ligji;
    – ekzistenca e posedimit të këtij sendi në mënyrë të pandërprerë;
    – kalimi i afatit prej 10 vjetësh për posedimin në mirëbesim dhe 20 vjetësh për posedimin në keqbesim;
    Me ndryshimin e ri te ligjit te kadastres paraprakisht duhet te ezauroni rrugen administrative per njohjen pronar
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/08 at 9:27 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ankimimi ne apel

    Pershendetje

    Ju mund te kerkoni dispozitivin e vendimit qe do te ankimoni, dhe te beni nje ankim zenie afati duke e dorezuar ate brenda 5 diteve dhe ne fund te ankimit te theksoni shenimin qe ky ankim do te plotesohet sapo te zbardhet vendimi.
    Ne momentin qe zbardhet vendimi, do beni plotesimin e ankimit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/08 at 9:16 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndryshim mbiemri

    Pershendetje. Pervec rasteve te ndryshimit te mbiemrit per shkak te marteses, kerkesa per ndryshimin e mbiemrit behet nga vete personi personalisht dhe kur ka shkaqe papershtatshmerie. Referuar ligjit per gjendjen civile, kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të mbiemrit dhe mbiemrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Kërkesa për ndryshimin e mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.
    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo
    mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.
    Nuk lejohet ndryshimi i mbiemrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile.
    Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
    Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Go to comment
    2020/07/08 at 1:49 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Ndryshim mbiemri

    Pershendetje,

    Ne radhe te pare, ju duhet te beni regjistrimin e marteses se kryer ne vendim e huaj, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshme prane zyrave te gjendjes civile ketu ne Shqiperi. Legjislacioni shqiptar parashikon rastet e ndryshimi te mbiemrit te cilat jane: 1. per shkak te martese ne perputhje me Kodin e Familjes ; 2. Per shkak te papershtatshmerine ne perputhje me ligjin “Per gjendjen civile”.
    Duke qene se ju ndodheni ne kushtet e pikes 1 ju keshilloj te dergoni prane Zyres perkatese te gjendjes civile, nje kerkese ku ne mbeshtetje te nenit 57/1 dhe 57/2 te kerkoni ndryshimin e mbiemrit pasi doni te mbani mbiemrin e bashkeshortit tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/08 at 8:36 am
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Pune ne qytet tjeter

    Pershendetje

    Kompensimi financiar per transportin, parashikohet vetem per punonjesit e arsimit. Per punonjesit e tjere nuk ka asnjë akt normativ që të sigurojë transportin nga vendbanimi për në vendin e punës. Kjo në parim lidhet me marrëdhënien juridike të punës. Në rast se keni lidhur një kontratë pune e keni pranuar me vullnet të lirë, vendin dhe llojin e punës. pra, në parim ju keni rënë dakord me kushtet e kontratës.

    Ajo që shteti garanton është kur të dërgon me shërbim apo me detyrë jashtë qendrës së punës. Kodi i Punes se Republikes se Shqiperise parashikon qe punedhenesi rimburson punemarresin per te gjitha shpenzimet qe rrjedhin nga kryerja e punes. Kur punemarresi dergohet te punoje jashte vendit te tij te punes, punedhenesi i paguan atij shpenzimet e nevojshme per kete rast.
    Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr. 997, datë 10.12.2010 “Per trajtimin financiar te punonjesve qe dergohen me sherbim jashte qendres se punes, brenda vendit”, i ndryshuar, parashikon rimbursimet në rastet kur punëdhënësi të dërgon me shërbim apo me detyrë, në një qytet tjetër, por nuk sigurojnë transportin nga vendbanimi të qendra e punës.

    Nderkohe ne lidhje me ushqimin dhe strehimin, ne VKM Nr. 68, datë 7.2.2018 “Per kufijte dhe kriteret e percaktimit te shperblimit qe i pergjigjet pages se perfituar ne natyre dhe qe i shtohet pages per pushimet vjetore” percaktohet se: “Punëdhënësit, të cilët, për arsye të kushteve apo të organizimit të punës, nuk mund të sigurojnë lokal për ngrënie, me kushte higjienike të pranueshme, duhet t’i shpërblejnë punëmarrësit për ushqimin që konsumohet gjatë pushimit në ndërmarrje. Masa e shpërblimit është e barabartë me diferencën e çmimit të ushqimit, kur ushqimi përgatitet nga i punësuari ose në kuzhina të përbashkëta me çmimet me pakicë në restorante.
    Punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë strehim punëmarrësit, në kushtet kur ky i fundit nuk ka mundësi të kthehet në vendbanimin e tij për shkak të largësisë së vendit të punës me qendrën e vendbanimit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/07 at 7:34 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me bashkepronesine

    Pershendetje,

    Ne lidhje me sa ju parashtroni, ju bejme me dije se pronesia e apartamentit ekzistues eshte rregulluar sipas percaktimeve te ligjit nr.7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore” , ku percaktohej se banesa do te privatizohej ne emer te anetareve madhore te familjes, sipas gjendjes familjare ne dt. 01.12.1992.
    Nderkohe, ne lidhje me shtesen anesore, pronare do te njihen personat, ne emer te te cileve eshte ngritur padia ne gjykate.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/07 at 3:35 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A kam të drejtë të marr mbiemrin e nënës?

    Pershendetje. Kodi i Familjes percakton se prinderit kane te drejte qe te zgjedhin se cilin mbiemer do t’ju japin femijeve te tyre ne momentin e lindjes dhe te regjistrimit te tyre prane Regjistrit te gjendjes Civile. Pas ketij momenti, ndryshimi i emrit dhe mbiemrit behet ne raste te percaktuara nga ligjit per Gjendjen Civile, neni 57 e vijues me kerkese te personit te interesuar. Kërkesa duhet të përmbajë arsyen/shkakun e ndryshimit të emrit/mbiemrit dhe emrin/mbiemrin e ri që kërkohet të
    merret. Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. 3. Kërkesa për ndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie.
    Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) vërtetimin e gjendjes gjyqësore/formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes
    gjyqësore;
    b) vërtetimin nga prokuroria se nuk është në ndjekje penale;
    c) vërtetimin nga gjykata se nuk është në proces gjyqësor;
    ç) kopjen e letërnjoftimit;
    d) certifikatën e lindjes dhe certifikatën e përbërjes familjare;
    dh) vërtetimin se nuk është marrë ndaj tij ndonjë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet
    tjetër;
    e) vendimin gjyqësor, i njohur sipas legjislacionit shqiptar, në rast të ndryshimit të emrit apo
    mbiemrit në një vend tjetër, jashtë rasteve të parashikuara nga Kodi i Familjes.
    Lidhur me rastin tuaj, eshte i ndaluar ndryshimi i emrit dhe/ose mbiemrit per shkak te debimit nga nje shtet tjeter. Kjo eshte e parashikuar nga neni 57/3 i ligjit per gjendjen civile.
    Rastet kur ndalohet ndryshimi i emrit dhe mbiemrit
    Emri dhe mbiemri nuk ndryshohen në rastet kur:
    a) shtetasi është në proces gjyqësor ose nuk ka mbaruar ndjekja penale;
    b) vërtetohet se ndaj shtetasit është marrë urdhër dëbimi/largimi nga ndonjë shtet tjetër.

    Go to comment
    2020/07/07 at 9:31 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndihme juridike per ankim kunder vendimit te gjykates TR

    Pershendetje. Ceshtja juaj do te shqyrtohet nga Gjykata e Apelit brenda 30 diteve nga momenti qe dosja shkon prane kesaj gjykate. Nese ju kerkohet nga Gjykata e Apelit, ju do te paraqisni qendrimin tuaj me shkrim, ku do te jepni argumentet tuaja se perse vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte marre ne perputhje me ligjin dhe provat.

    Go to comment
    2020/07/07 at 9:17 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A kam te drejta mbi pronen?

    Pershendetje. Nese prona eshte e regjistruar prane Agjencise Shteterore te Kadastres ne emer te babait tuaj, ndryshimi i pronesise mund te behet vetem vullnetarisht. Edhe po te provoni, se ju keni kontribuar ne ndertimin e shtepise, serish kjo nuk perben shkak ligjor per te kerkuar njohjen si bashkepronar dhe pjesetimin e sendit.
    Nese behet fjale per nje ndertim pa leje, per te cilin ende nuk kane perfunduar procedurat e legalizimit, atehere ne kete rast, ju keni te drejte qe te kerkoni qe te njiheni si bashkepronar per pronen, sigurisht nese arrini te provoni kontributin tuaj ne ndertimin e shtepise me prova.

    Go to comment
    2020/07/07 at 9:14 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Bllokim automjeti

    Pershendetje. Nuk mund t’ju themi nese nga ana e Keshillit te Ministrave, apo Kuvendit do te miratohet nje tjeter amnisti e masave administratie te marra gjate pandemise COVID-19. Ju keni te drejte t’i drejtoheni Gjykates Administrative brenda afateve ligjore te ankimit. Vendimmarrja e Gjykates do te varet nga rrethanat, provat qe do te paraqisni dhe nga ligjshmeria e aktit administrativ qe eshte marre kundrejt jush. Ne varesi te zones ku jetoni dhe te Gjykates Administrative kompetente per zonen tuaj, do te ishte mire qe paraprakisht te informoheni lidhur me kohezgjatjen e procedurave gjyqesore prane gjykates perkatese, per te vleresuar nese keni interes t’i drejtoheni gjykates.
    Lidhur me nevojen per nje avokat, eshte nje vendimmarrje e juaja, por sigurisht qe per te depozituar nje padi dhe per te bere mbrojtjen e duhur perpara gjykates, do te ishte mire te kishit ndihmen e nje profesionisti.

    Go to comment
    2020/07/07 at 9:08 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per kujdestarine

    Pershendetje. Caktimi i kujdestarit ligjor behet me vendim te gjykates kompetente. Ne gjykate do te paraqisni te gjithe dokumentet qe vertetojne gjendjen e paaftesise se vellait tuaj. Ne kete rast mjafton nje kopje me vule te dosjes qe ka mjeku i familjes per vellain tuaj. Kjo dosje merret me vulen e vete Klinikes ku ushtron detyren mjeku i familjes dhe eshte pa kosto.
    Ju duhen te gjitha certifikatat personale dhe familjare qe te vertetoni lidhjen familjare me personin per te cilin kerkoni ti hiqet zotesia per te vepruar. Pjesa me e madhe e ketyre dokumenteve shkarkohen pa pagese nga e-albania. Dokumentet per pronesine tuaj nuk kane rendesi per procesin e heqjes apo kufizimit te zotesise per te vepruar te nje personi. Megjithate, ne cdo rast edhe keto dokumente jane te aksesueshem prane e-albanias.
    Nese jeni ne pamundesi financiare per te paguar nje avokat, mund te beni kerkese ne gjykate ku te kerkoni qe t’ju caktoje nje avokat te paguar nga shteti. Ne vijim gjeni linkun per formularin.

    Kërko ndihmë juridike dytësore

    Go to comment
    2020/07/06 at 9:18 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Periudha e barrelindjes per efekt te lejes vjetore ne pune

    Pershendetje. Periudha e raportit te paaftesise se perkohshme per pune konsiderohen si periudhe vjetersie dhe per te llogaritur lejen vjetore qe i takon punemarresit llogariten njesoj si ditet e punes (Neni 92, pika 3 e Kodit te Punes). Pra ne rastin qe ju shtroni, punemarresi qe eshte me raport leje lindje, ka te drejte qe te kerkoje qe kjo periudhe ti perfshihet ne llogaritjen e lejes vjetore per periudhen perkatese.

    Go to comment
    2020/07/06 at 9:08 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Nderrimi i mbiemrit si pasoje e marteses

    Pershendetje,

    Ne momentin e lidhjes se marteses ju keni te drejte te zgjidhni se cilin mbiemer do te mbani. Dokumentat tuaja te identifikimit, sic jane karte identiteti dhe pasaporta do te duhet te ndryshohen, ndersa dokumenta te tjere sic jane diploma, etj, jane dokumenta qe leshohen vetem njehere nga institucioni dhe nuk ndryshojne si pasoje e ndryshimit te statusit tuaj.
    Nese ju akoma nuk keni perfunduar studimet, pra nuk keni te mbrojtur akoma diplomen, atehere duhet te paraqiteni prane institucionit arsimor qe te ndryshoni mbiemrin.
    Ne vemendjen tuaj: Ju bejme me dije se ne certifikaten tuaj te marteses jane te shenuar te dy mbiemrat, si mbiemri para martese, ashtu edhe ai pas martese.
    Falminderit

    Go to comment
    2020/07/04 at 9:45 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A vlen martesa me nje vajze nga BE-ja tani ne Angli?

    Pershendetje,

    Ne disponojme dhe mund t’ju keshillojme ne perputhje me legjislacionin shqiptar ne fuqi, por jo ate te nje shteti tjeter.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/04 at 5:55 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkese prokurorise

    Pershendetje,

    Vertetimet nga prokuroria terhiqen prane saj, pasi ju duhet te paguani edhe tarifen per veprimin /sherbimin perkates. Prokuroria, ashtu si cdo institucion tjeter, ka detyrimin t’iu ktheje pergjigje per kerkesen qe ju keni bere, si dhe t’ju orientoje nese eshte e nevojshme te paraqiteni personalisht per te terhequr vertetimin.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/04 at 5:51 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kuptimi i nenit 377 te K.Civil - Caktimi i trashegimtarit

    Pershendetje,

    Testamenti eshte nje veprim juridik i njeanshem, i kryer nga trashegimlenesi, me anen e te cilit, ky disponon pasurine e tij pas vdekjes. Duke analizuar dispozitat e vecanta te Kodit Civil, ne lidhje me testamentin, verehet se vullneti i testatorit nuk eshte plotesisht i lire, por ai “kufizohet” nga keto dispozita sic eshte neni 377. Ne kuptim te nenit 377, trashegimlenesi mund te disponoje me testament pasurine e tij, ne favor te cdo personi tjeter, vetem kur nuk le te paslindur apo te paralindur, si dhe vellezer dhe motra. Vullneti i testatorit eshte i limituar dhe ai mund te disponoje vetem brenda rrethit te trashegimtareve ligjore.
    Sipas percaktimit ne nenin 406 te Kodit Civil, Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament është në kundërshtim me nenet 377 e 384 të këtij Kodi.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/04 at 5:37 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Njohja si vjetersi pune ne marrdhenie pune me shtetin?

    Pershendetje,

    Periudha e sigurimit si e vetepunesuar ne bujqesi njihet si kontribut per efekt pensioni. Kjo dmth qe duke paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si i vetepunesuar, ju jeni e siguruar për të përfituar nga Ligji i Sigurimeve Shoqërore dhe nga Ligji i Sigurimeve Shëndetësore.

    Por kjo periudhe sigurimi nuk njihet si vjetersi pune per efekt te shteses per vjetersi pune ne page, per kategorine e nenpunesve civil dhe nenpunesve te institucioneve te tjera shteterore (shiko VKM 187, datë 8.3. 2017, te ndryshuar). Shtesa për vjetërsi në punë jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi pagën e grupit. Për efekt të llogaritjes së kësaj shtese, vite pune do të konsiderohen vjetërsia e përgjithshme në punë e dokumentuar në librezën e punës së çdo punonjësi, me përjashtim të viteve të sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, shërbimit ushtarak për meshkujt, vitet e shkollimit në institucionet e arsimit të lartë dhe periudha e trajtimit me pagesë papunësie.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/03 at 4:23 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Gjobe ndertimi pa leje

    Përshëndetje! Ligji Nr. 10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative” përcakton edhe parashkrimin e dënimit administrative, ku përcaktohet se:
    “Me përjashtim të rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe, dënimi administrativ, i nxjerrë nga organi i administratës publike, i cili nuk ekzekutohet me kalimin e dy viteve nga data e nxjerrjes së vendimit për kundërvajtjen administrative, parashkruhet. Në këtë rast, organi administrativ, që ka nxjerrë vendimin për kundërvajtjen administrative, me vendim konstaton parashkrimin. Në vendimin, ku konstatohet parashkrimi i dënimit administrativ, listohen edhe arsyet që kanë çuar në këtë përfundim.” Persa I përket pyetjes suaj për ezaurimin e ankimimit, nuk ndikon në parashkrimin e dënimit administrativ. Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/03 at 8:39 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Pallat ne proces rregjistrimi i lene pergjysem

    Pershendetje,

    Ligji 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise” ka rregullime të posaçme për një sërë rastesh që paraqesin nevojë për zgjidhje, sic eshte rasti i ndertimeve te ngritura nga personat juridikë në kushtet e prishjes së shoqërisë.

    Konkretisht, ne nenin 31 te ketij ligji percaktohet se, për ndërtimet pa leje, që kategorizohen si objekte me shkelje të lejes së ndërtimit, kur subjektet ndërtuese/investitore janë në kushtet e prishjes së shoqërisë tregtare, falimentit ose pezullimit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, ose nuk plotësojnë detyrimet që burojnë nga ky ligj, duke braktisur procesin legalizues, miratimi i legalizimit kryhet për poseduesit e ndërtimit që kanë hyrë në marrëdhënie kontraktore me ta.
    Detyrimet për pagesat, në zbatim të këtij ligji, dhe detyrimet tatimore, që i ngarkohen subjektit ndërtues, nuk pengojnë legalizimin në favor të poseduesve dhe nuk shuhen, por mblidhen nga organet tatimore, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

    Nisur nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, me sa kuptojme objekti ku ju banoni e ka te plote dhe pa probleme dokumentacionin tekniko-ligjor dhe nuk kategorizohet si objekt me shkelje të lejes së ndërtimit. Ne te tilla kushte, vleresoj se situata ne rastin tuaj paraqitet me e thjeshte per zgjidhje. ASHK-ja mund te vijoje me rregjistrimin e objektit ne teresi ne emer te subjektit ndertues, ne baze te dokumentacionit te konfirmuar dhe percjelle nga bashkia dhe pas me rregjistrimin e kontratave te porosise, ne njesite e individualizuara te objektit (apatamente, dyqane, garazhe etj) ne favor te subjekteve perkates posedues. Ne te njejten linje me percaktimin e mesiperm ligjor, detyrimet për pagesat dhe detyrimet tatimore, që i ngarkohen subjektit ndërtues, nuk pengojnë rregjistrimin në favor të poseduesve dhe nuk shuhen, por mblidhen nga organet tatimore, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
    Pas kryerjes se ketyre veprimeve, me qellim rregjistrimin tuaj si pronar i pasurise se individualizuar (ne kushtet e mungeses se nje kontrate perfundimtare shitje me subjektin ndertues), vleresoj se ju duhet t’i drejtoheni gjykates civile, ku te kerkoni njohjen si pronar te njesise se ndertimit dhe regjistrimin e saj ne emrin tuaj. Ne gjykate ju paraqisni kontraten e porosise me subjektin ndertues, mandat pagesat ne lidhje me vleren e likujduar, njoftimet perkatese ndaj subjektit per lidhjen e kontrates perfundimtare te shitjes, etj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/03 at 7:40 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me bashkepronesine

    Pershendetje,

    Ne lidhje me sa ju parashtroni, ju bejme me dije se pronesia e apartamentit ekzistues eshte rregulluar sipas percaktimeve te ligjit nr.7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore” , ku percaktohej se banesa do te privatizohej ne emer te anetareve madhore te familjes, sipas gjendjes familjare ne dt. 01.12.1992.
    Nderkohe, shtesa anesore eshte pasuri me vehte dhe i nenshtrohet nje tjeter rregullimi ligjor sic eshte ligji per legalizimin e objekteve te ndertuara pa leje (ish-ligji nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar ), pronare te se ciles do te njihen personat, ne emer te te cileve eshte kryer aplikimi (vetdeklarimi) per legalizim te objektit- shtese anesore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/02 at 2:15 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leja e lindjes

    Pershendetje,

    Jo, leja e lindjes nuk nderpritet edhe nese biznesi mbyllet apo falimenton.
    Ne nenin 27 te ligjit “Per sigurimet Shoqerore ne R.Sh”, te ndryshuar, percaktohet se: “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi….”

    Ne lidhje me masen, e ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:
    a)80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;
    b)50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/02 at 12:50 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me bonusin e mjekeve ne vijen e pare te luftes kunder COVID

    Pershendetje,

    Dhenia e shperblimit eshte realizuar ne baze te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.207, datë 10.3.2020 “Dhenie shperblimi per personelin, mjeke, infermjere dhe punonjes te tjere”. Ne kete VKM parashikohen masat e shperblimit dhe menyra e perllogaritjes se tyre, sipas percaktimeve me poshte:
    1. Dhënien e shpërblimit mujor, në masën 125 000 (njëqind e njëzet e pesë mijë) lekë, për personelin mjekësor, specialistë të shëndetit publik që merren me epidemiologjinë, infermierë dhe specialistë të shërbimit laboratorik, të angazhuar në diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor të personave të prekur nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19.
    2. Dhënien e shpërblimit mujor, në masën 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë), lekë, për personelin mbështetës, i angazhuar në institucionet ku trajtohen personat e prekur nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19.
    Ne piken 4 te VKM-se percaktohet se: Lista emërore e përfituesve, përfshirë ditët e angazhimit, sipas pikave 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, miratohet çdo muaj me urdhër të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    Gjithashstu, ju bejme me dije se ne mbeshtetje te ligjit Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Per tatimin mbi te adhurat” i ndryshuar, neni 8, percaktohet se per qëllime të tatimit mbi të ardhurat personale, merren si të ardhura të tatueshme:
    a) pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës;

    Pra, per sa me siper rezulton se masa e shperblimit eshte percaktuar ne baze te diteve te angazhimit tuaj (sipas pozicionit perkates) dhe duke qene se ky shperblim eshte nje e ardhur e tatueshme ne kuptim te ligjit, asaj i jane edhe zbritur tatimet perkatese sipas legjislacionit ne fuqi. Per te marre nje informacion konkret, mbi menyren e perllogaritjes se shperblimit per rastin tuaj, ju mund t’i drejtoheni me nje kerkese me shkrim per informacion dhe kopje dokumentacioni, Drejtorise se Finances, prane Institucionit ku jeni ne marredhenie pune.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/02 at 12:38 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Padrejtesi

    Pershendetje,

    Per te komunikuar drejteperdrejte me juristet/avokatet e Klinikave te ligjit/Qendrat e Ndihmes Juridike, ju mund t’i drejtoheni Klinikes/Qendres me te afert ligjore me vendbanimin tuaj. Klinikat e ligjit/ Qendrat e Ndihmes Juridike operojne ne Tirane, Durres, Shkoder dhe Elbasan.

    Ne Tirane, Zyra e Ndihmës Ligjore Falas ndodhet pranë Ministrisë së Drejtësisë
    Adresa: Ministria e Drejtësisë, Bulevardi Zogu I, Tiranë.
    Orari i pritjes: E hënë deri të Enjte 8.30 – 16.30 : E premte 8.30-14.00;

    Klinika e Ligjit Durrës
    Adresa Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Kampusi Universitar, Ndërtesa nr. 2, Spitallë, Durrës;
    Orari i pritjes: 09.00 – 14.00; E hënë deri të Premte

    Klinika e Ligjit Shkodër
    Adresa: adresa rruga Kole Idromeno, kati i dytë, sipër Intesa San Paolo Bank, Shkodër;
    Tel: +355 22 80 80 90;
    Orari i pritjes: 09.00 – 14.00; E hënë deri të Premte.

    Qendra e Ndihmes Juridike Paresore, Elbasan
    Adresa: Kati pare, prane Bashkise Elbasan,
    Orari i pritjes: 08:00 – 14:30, E hënë deri të Premte.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/02 at 11:24 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Lidhur me pagen e luftes dhe asistencen sociale

    Pershendetje,

    Nisur nga fakti se jeni larguar nga puna me doreheqje (pra me vullnetin dhe deshiren tuaj), vleresojme se Ju nuk mund te perfitonit nga paketat e ndihmes financiare te miratuara nga qeveria per shkak te situates pandemike. Permes ketyre paketave, shteti synonte t’u vinte ne ndihme te punesuarve te bizneseve ne veshtiresi ose te larguarve nga puna per shkak te situates se krijuar nga COVID-19.
    Gjithashtu, ne VKM nr. 161, date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia” eshte percaktuar se nuk përfitojnë të ardhura nga papunësia (asistence sociale) personat, të cilet largohen nga puna me dëshirën e tyre.

    Nese jeni familje ne nevoje, Ju mund te aplikoni per perfitimin e ndihmes ekonomike nga data 1-10 e cdo fillim muaji, duke u paraqitur prane administratorit shoqeror ne njesine administrative/bashkine ku banoni, me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertificate lindje) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/07/01 at 7:50 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A mund te rimarr emrin qe kisha?

    Pershendetje,

    Ndryshimi i emrit parashikohet në nenin 57 të Ligjit 10 129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen Civile”, i ndryshuar. Kërkesa përndryshimin e emrit ose mbiemrit duhet të bëhet vetëm një herë dhe vetëm për shkaqe papërshtatshmërie. Fakti që ju e keni ndryshuar një herë emrin nuk ju jep të drejtën të merrni përsëri emrin tuaj të parë. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/07/01 at 4:58 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me kryerjen e punimeve ne banese

    Pershendetje,

    Per kryerjen e punimeve vetem dy jane procedurat ligjore, aplikimi per leje ndertimi, si dhe njoftimi i deklarates. Punimet qe ju planifikoni te kryeni jane te perfshira ne nenin 6 te Rregullores per Zhvillimin e Territorit dhe per to nuk ka nevoje te ndiqni asnje procedure te vecante. Elementi kryesor qe juve duhet te beni kujdes ne kete rast, eshte te mos keni ndryshime ne strukturen e brendshme, apo te jashtme te objektit. Per me shume, po ju veme edhe nenin perkates te Rregullores, per te qene me te qarte.

    Neni 6
    Ndërhyrje që nuk kërkojnë pajisjen me leje ndërtimi
    Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për veprimtaritë ndërtimore, përfshirë, në mënyrë të veçantë, sa i përket qëndrueshmërisë antisizmike, mbrojtjes kundër zjarrit, ruajtjes së sigurisë dhe higjienës shëndetësore, ndërhyrjet e mëposhtme kryhen pa pajisje me leje ndërtimi:
    a) Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, sipas nenit 2, të kësaj rregulloreje, që përfshijnë:
    i) ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si vijon:
    – rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;
    – pastrimi i fasadave;
    – riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente;
    – zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes;
    – riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve dhe oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme;
    – riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;
    – vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;
    – vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave;
    – lëvizja e shtresave të sipërme të oborreve;
    – riparimi i rrethimeve ekzistuese.
    ii) ndërhyrje të brendshme:
    – riparimi dhe rinovimi i dyshemeve;
    – riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave;
    – riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë.
    iii) ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare:
    – veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit;
    b) Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;
    c) Lëvizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore.

    Go to comment
    2020/07/01 at 2:38 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shit-blerje apartamenti

    Pershendetje,

    Çdo detyrim që është i lidhur me subjektin ndërtues, duhet te paguhet nga subjekti ndertues. Sipas ligjit, taksa e kalimit te se drejtes se pronesise se pasurise paguhet nga subjekti ndertues.
    Ju keni rënë dakord për një çmim shitjeje dhe ai i përfshin të gjithë elementët, koston e ndërtimit si dhe fitimin e sipërmarrësit dhe nuk mund të zbërthehet në elementë të ndryshëm. Ajo që ju si blerës keni detyrim referuar Kodit Civil, nenit 708, janë shpenzimet e kontratës së shitjes dhe shpenzimet e tjera të lidhura me të. Këtu përfshihet, shpenzimet për kontratën noteriale dhe tarifat e sherbimeve per rrgjistrimin e kontrates se shitjes prane zyrën e kadastrës dhe pajisjen me certifikate pronesie ne emrin tuaj.
    Detyrimet tatimore të shoqërisë kundrejt shtetit, nuk mund të kalohen në ngarkim të blerësit.

    Ju do t’i bëni një njoftim noterial shoqërisë sipërmarrëse ku t’i kërkoni lidhjen e kontratës së shitjes, duke i lënë një afat 15 ditor, sipas Kodit Civil. Nëse ai nuk pranon ta lidhë kontratën, atëherë ju keni të drejtë t’i drejtoheni gjykatës me padi me objekt detyrim njohje pronar, pasi në objekt i padisë në gjykatë nuk mund të jetë: detyrimi për lidhje kontrate, duke qenë se kontrata është një veprim që kërkon vullnetin e palëve. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/07/01 at 9:55 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Parashkrimi fitues

    Përshëndetje,

    Babai juaj ka të drejtën të hapë një proces gjyqësor pranë Gjykatës Civile, me objekt jo vërtetim fakti, por fitim i pronësisë me parashkrim fitues. Shkresa e thjeshtë që është lidhur nuk plotëson asnjë kriter, pasi sipas ligjit personi që ka kaluar pronësinë nuk ka qenë as pronar i ligjshëm në momentin e nënshkrimit të shkresës. Në këto kushte, dhe duke pasur parasysh që afati për të kërkuar parashkrimin fitues pa titull është përmbushur, ju keni të drejtë të kërkoni fitimin e pronësisë me parashkrim fitues pa titull, në bazë të nenit 169 të K.Civil. Shkresa ju shërben si provë për të vërtetuar momentin e fillimit të posedimit. Në cilësinë e të paditurit në proces, do të sillen të gjithë personat të cilët rezultojnë si pronar.

    Duke qene se te gjitha faturat e dritave dhe ujit jane akoma ne emer te gjyshit tim edhe pse ka nderruar jete prej 25 vitesh nqs e fitoj pronesine pronar do te jete vetem babai im apo edhe vellezerit dhe motrat e tij si trashegimtare te gjyshit?
    Nëse posedimin faktik gjatë kësaj periudhe e ka pasur babai juaj, atëherë është ai që do të kërkojë pronësinë. Megjithatë, problemi në gjykatë do të jetë provueshmëria e posedimit.

    Lexova ne faqen tuaj qe ka ndryshuar ligji per kadastren dhe duhet te ezaurosh njehere fazen administrative per njohjen e pronesise pastaj te kalosh ne fazen gjyqesore ,a vlen kjo edhe per rastin tim?
    Fitimi i pronësisë më parashkrim fitues rregullohet nga Kodi Civil dhe nuk ka asnë procedurë administrative që duhet të ndiqni në rastin tuaj. Ligji i ri, rregullon pronësinë dhe posedimin e tokave bujqësore për familjet bujqësore që duhet të kishin përfituar nga ligji për tokën.
    Megjithatë, pavarësisht nga sa më sipër, duhet t’ju sqaroj se fitimi i pronësisë me parashkrim fitues zbatohet vetëm në rastet kur nuk ka asnjë mundësi tjetër ligjore për të fituar pronësinë, pra kontratë, akt administrativ etj.. Gjykata do të kërkojë që t’i sqaroni se përse nuk ka mundësi tjetër për të zgjidhur pronësinë e banesës me personat në emër të të cilëve është regjistruar.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/06/30 at 8:39 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne vijim te pyetjes: kategorite qe perfitojne psikolog falas

    Pershendetje,

    Sic ju kemi kthyer pergjigje edhe me pare, kategorite e vecanta qe mund te perfitojne ndihme jurikike falas ose ato qe jane ne kushte pamundesie ekonomike, gezojne te drejten per perjashtim nga pagimi i tarifave gjyqesore, shpenzimeve gjyqesore dhe detyrimit per parapagim te tarifave te venies ne ekzekutim te urdhrit te ekzekutimit. Ne konceptin e shpenzimeve gjyqesore perfshihet edhe pagesa e eksperteve te nevojshem per t’u therritur ne proces gjyqesor (ne rastin tuaj eksperti psikolog).

    Ne linkun ne vijim ju mund te gjeni formularet perkates per perjashtim nga tarifa, pasi t’i plotesoni kete formular ju mund ta paraqisni ne sekretarine gjykates formularin per perjashtim nga tarifa.
    http://www.drejtesia.gov.al/ndihma-juridike-e-garantuar-nga-shteti/

    Ne nenin 11 te Ligjit nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti” percaktohen kategorite e vecanta perfituese te ndihmes juridike, pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë së tyre:
    a) viktimave të dhunës në familje;
    b) viktimave të abuzuar seksualisht dhe viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, në çdo fazë të
    procedimit penal;
    c) viktimave të mitur dhe të miturve në konflikt me ligjin, në çdo fazë të procedimit penal;
    ç) fëmijëve, të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
    d) fëmijëve nën kujdestari, të cilët kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të tyre ligjor ose kundër kujdestarit të tyre ligjor;
    dh) personave që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, duke përfshirë edhe personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit;
    e) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit të pavullnetshëm në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor, sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor;
    ë) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit vullnetar në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor për sëmundjet e rënda mendore;
    f) personave, ndaj të cilëve kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, në çdo fazë të këtij procesi;
    g) personave, të cilëve u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, që kërkojnë të nisin një
    proces kundër kujdestarit të tyre ligjor, për rifitimin e zotësisë për të vepruar, pa miratimin e kujdestarit ligjor;
    gj) personave, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale;
    h) personave, të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përbën
    diskriminim, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga
    diskriminimi.

    Ndersa ne nenin 12 te ketij ligji percaktohen kushtet e perfitimit te ndihmes juridike per personat me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/30 at 6:23 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Psikologu asistues i te miturit ne procesin civil

    Pershendetje,

    Figura e psikologut është e lidhur ngushtësisht me të miturin dhe prania tij në të gjitha fazat e procedimit ligjor që ka në qendër të miturin përbën një detyrim ligjor. Ky detyrim vjen si pasojë e sanksionimit të tij në ligj dhe në respektim të të drejtës që ka çdo i mitur për t’u dëgjuar, kjo në varësi të moshës dhe të zhvillimit të tij intelektual.

    Pagesa e ekspertit psikolog nuk eshte falas, ai duhet te paguhet nga palet ne proces. Kjo pagese eshte e detyrueshme dhe masa e shperblimit percaktohet me marreveshje midis paleve.
    Nderkohe, ju bejme me dije se nese ju beni pjese ne kategorite e vecanta qe mund te perfitojne ndihme jurikike falas ose jeni ne kushte pamundesie ekonomike, sipas neneve 11 ose 12 te Ligjit 111/2017, ju gezoni te drejten per perjashtim nga pagimi i tarifave gjyqesore, shpenzimeve gjyqesore dhe detyrimit per parapagim te tarifave te venies ne ekzekutim te urdhrit te ekzekutimit.

    Gjithashtu ju mund te beni kerkese ne gjykate qe ne bashkpunim me bashkine ku ju banoni, te sigurohet psikologu nga sherbimi social i bashkise.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/29 at 3:36 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pushimet vjetore

    Pershendetje,

    Nese gjate periudhes se pandemise keni punuar normalisht, atehere ajo periudhe nuk mund te konsiderohet si periudhe nga leja vjetore (pushime vjetore). Ju duhet te paguheni per punen e kryer ne ate periudhe sipas kushteve te kontrates se punes.

    Kohezgjatja e pushimeve vjetore te paguara percaktohet ne kontraten kolektive pse individuale te punes. Ne cdo rast kohezgjataja e pushimeve nuk duhet te jete me pak se 4 jave kalendarike te viti te punes ne vazhdim (neni 92 te Kodit te Punes).
    Sipas percaktimeve te Kodit te Punes, punedhenesi merr parasysh dhe pelqimin e punemarresit per te caktuar dt e fillimit te pushimeve vjetore te paguara dhe ia njofton punemarresit te pakten 30 dite me pare (neni 93 i K.Punes). Leja vjetore duhet të jepet gjatë vitit kalendarik të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, pra, pushimet e vitit duhet të merren deri në fund të muajit mars të vitit tjetër.

    Paga që paguhet për lejen vjetore, është ajo që punëmarrësi do të përfitonte sikur të mos kryente lejen. Paga për pushimet vjetore i paguhet punëmarrësit në momentin e marrjes së tyre.

    E drejta e pushimeve që nuk jepen nga punëdhënësi ose nuk merren nga punëmarrësi parashkruhet brenda tre vjetëve nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë. Pushimet vjetore nuk zëvendësohen me pagesë, me përjashtim të rasteve kur marrëdhënia e punës ka përfunduar dhe punëmarrësi nuk i ka kryer pushimet që i takojnë. Në këtë rast, ai ka të drejtë për një shpërblim të barabartë me pagën e këtyre pushimeve.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/29 at 3:28 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Si te detyroj firmen e ndërtimit të mbylle proçedurat e marra përsipër?

    Pershendetje. Kerkesen per informacion Bashkise Durres, duhet t’ia drejtoni koordinatorit per te drejten e informimit prane kesaj bashkie, ne adresen: Adresa: Lagjia Nr.1, Sheshi” LIRIA”, DURRES, ose ne adresen elektronike: vilma.hyseni@durres.gov.al.
    Lidhur me permbushjen e detyrimeve kontraktore nga ana e shoqerise rezulton se ju nuk keni parashikuar nje afat per miratimin e lejes se ndertimit, por vetem per realizimin e ndertimit, i cili fillon nga momenti i miratimit te lejes se ndertimit.
    Pavaresisht, referuar dispozitave te Kodit Civil, kur detyrimi eshte pa afat, ju keni te drejte te kerkoni permbushjen e tij ne cdo kohe dhe pas kalimit te 15 diteve keni te drejte, qe te kerkoni zgjidhjen e kontrates, nese nuk permbushet detyrimi.
    Nese ju vendosni te ndiqni kete rruge, pervec njoftimit per zgjidhje kontrate, do t’ju duhet qe zgjidhjen e kontrates ta kerkoni edhe nepermjet gjykates.

    Go to comment
    2020/06/29 at 2:37 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Nderrimi i mbiemrit

    Pershendetje. Legjislacioni shqiptar nuk parashikon mbajtjen e dy mbiemrave. Referuar Kodit te Familjes dhe ligjit per gjendjen civile, te gjithe femijet duhet te kishin te njejtin mbiemer. Ky mund te ishte i nenes, ose i babait, ne varesi se per cilin prej tyre prinderit binin dakord. Nese nuk arrihet dakordesia, mbahet mbiemri i babait.

    Go to comment
    2020/06/29 at 2:29 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leja vjetore

    Pershendetje. Lidhur me pyetjet e shtruara.
    1 – A mundet une qe te mar 1 jave ose 2 jave leje?
    Ne zbatim te Kodit te Punes, persa kohe ju keni nje vit pune te plote, ju takon leja vjetore e plote, e cila eshte 22 dite pune, pra pa te shtune dhe te diel. Kjo leje mund te behet e plote, ose e ndare, varet se si ju bini dakord me punedhenesin tuaj. Ne cdo rast, ai duhet te marre dakordesine tuaj per caktimin e grafikut te lejes vjetore.
    2 – A do paguhem une per keto jave?
    Leja vjetore eshte me te drejte page. Ju paguheni me te njejten page qe keni gjate punes.
    3 – A do mari punedhensi nga shteti (sigurimet shoqerore) pagen time per keto jave apo me paguan pronari nga xhepi vet?
    Pagesa per lejen vjetore nuk behet nga sigurimet shoqerore, por nga vete punedhenesi.

    Go to comment
    2020/06/29 at 2:24 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Konsultim per ceshtje pronesie

    Pershendetje,

    Lidhur me pyetjet qe keni shtruar, ju sqarojme si vijon:

    1 – Kush duhet paditur?
    Agjencia e Trajtimit te Pronave

    2 – Cili eshte neni perkates per njohjen e pronesise?
    Ligji Nr. 133/2015,“Për trajtimin e pronës dhe përfundimi e procesit të Kompensimit të Pronave”.

    3 – Prona (kullote) ka pasur shume pjestare, bashkepronare, te cilet nuk kishin lidhje fisnore me njeri-tjetrin, dhe nuk ka qene e ndare ne natyre. Ne dokumentin kadastral te pronesise (arkivor) jepen kufijte dhe siperfaqja e pergjithshme e kullotes, si dhe emrat e pronareve me pjeset ideale. Pra, per asnje nga pronaret nuk ka kufij te vecante. Ne rast se gjykata do te me kerkonte qe therriteshin ne gjykim trashegimtaret e te gjithe ish pronareve, kjo do te ishte e pamundur per mua. Pra, mund te behet gjyqi vetem per trungun e trashegimlenesit tim, pa qene nevoja te therriten edhe trungjet e tjere?
    Gjykata nuk do t’ju kërkojë që të thërrisni personat e tjerë në procec. Ky proces mund të ndiqet edhe nga vetëm njëri prej trashëgimtarëve të ish pronarit, pavarësisht se më pas përfitimi i njohjes dhe kompensimit të pronës, do të jetë për të gjithë, sipas pjesëve përkatëse në dëshminë e trashëgimisë. Gjykata do të caktojë një ekspert, i cili nisur nga dokumentet arkivore do të përcaktojë se ku shtrihet prona sot, sa prej kësaj prone është e lirë dhe sa është e zënë, si dhe vlerën përkatëse për pronën që është e zonë, në mënyrë që t’ju njihet e drejta e kompensimit financiar.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/06/29 at 11:17 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leja e perkoheshme 3 mujore

    Pershendetje.
    Gjendja e fatkeqesise natyrore ka zgjatur deri ne date 23.06.2020 dhe si rezultat te gjitha kufizimet e lidhura me kete gjendje. Nga ana tjeter, aktualisht situata e pandemise rregullohet nga ligji 15/2016, “Per parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe semundjeve infektive”. Referuar ketij ligji, ministri përgjegjës për shëndetësinë, ka te drejte qe te miratoje me urdhër, masa të veçanta për mbrojtje, te cilat i konsideron te nevojshme per te luftuar dhe parandaluar virusin e COVID-19.

    Go to comment
    2020/06/29 at 11:11 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Keshillim mbi gjykimin administrativ

    Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen tuaj nuk eshte e qarte ne radhe te pare ligjit te cilit i referoheni. Gjithsesi nga sa parashtroni, ekzistojne 2 mundesi: 1.Te trajtoheni ne perputhje me ligjin nr. 152, date 30.05.2013 “Per nenpunesin civil” i ndryshuar , 2. Nuk keni statusin e nepunesit civil, por jeni ne cilesine e punemarresit ne administraten shteterore.
    1. Nese jeni ne situaten e pare, ne neni nenin 66/1 te ligjit “Per nenpunesin civil”, parashikohet dhe kthimi i nenepunesit civil me vendim gjykate per rikthimin ne vendin e punes.
    2. Nese nuk keni statusin e nenpunesit civil. por jeni ne cilesine e punemarresit ne administraten publike, ju trajtoheni ne perputhje me nenet 146 pika 3 dhe nenit 155 pika 3 te Kodit te punes, ku ne perputhje me kete te fundit parashikohet se “… Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim të formës së prerë për kthimin në vendine mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim”. Pra, ne te dyja rastet sa me siper parashikohet rikthimi ne pune.

    Ne parim, ju do te trajtoheni ne perputhje me ligjet qe kane qene ne fuqi ne momentin qe eshte kryer zgjidhja e marredhenieve te punes (momenti kur ju ka lindur e drejta). Si rregull, ligjet nuk kane fuqi prapavepruese. Organi i administrates shteterore do te jete i detyruar ne cdo rast te zbatoje nje vendim gjykate te formes se prere. Faleminderit,

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/29 at 9:25 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shpallja e pavlefshmerise se veprimit juridik

    Pershendetje.
    Deklarata noteriale ka për synim të formalizojë shprehjen e vullnetit të deklaruesit dhe sigurisht që mund të hiqet dorë edhe nga të drejta të cilat ende nuk janë të njohura ligjërisht, siç është rasti i pronave për të cilat është aplikuar për legalizim.
    Nëse personi ka hequr dorë nga e drejta e pronës mbi pasurinë e ndërtuar pa leje në momentin e nënshkrimit të deklaratës, pra jo në një moment të mëvonshëm, atëherë sigurisht që të drejtat që rrjedhin nga pasuria, frytet civile apo natyrore të saj, i përkasin personit në favor të të cilit është hequr dorë nga deklaruesi. Pra edhe qiraja e sendit i takon personit në favor të të cilit është hequr dorë. Deklarata ligjërisht duhet të dorëzohet edhe pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke bërë që leja e legalizimit tashmë të miratohet në emër të përfituesit.
    Për t’ju kthyer një përgjigje të saktë, do të duhet të dinim nëse kushti në fjalë është parashikuar në deklaratën noteriale. Nëse po, atëherë personi që ka hequr dorë nga e drejta e pronës mbi pasurinë në proces legalizimi ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës, pasi deklarata në këtë rast është një kontratë pavarësisht emërtimit të saj. Nëse ky kusht nuk është përcaktuar në deklaratë, atëherë ai mund të kërkojë që deklarata të shfuqizohet në gjykatë, vetëm nëse arrini të provojë premtimin e kryer nga personi përfitues.

    Go to comment
    2020/06/28 at 9:10 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pronesia

    Pershendetje. Nga pyetja nuk eshte e qarte se per cilat kategori te pronave po pyesni. Me ligjin 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republikën e Shqipërisë”, këshillat bashkika kanë kompetencë që t’i përcjellin Agjencisë Shtetërore të Kadastrës listën e përdoruesve të tokës bujqësore. Kjo listë pasi miratohet nga Këshilli Bashkiak i përcillet ASHK-së, për të kryer procedurat e kalimit të pronësisë. Pra kompetenca e Këshillave Bashkiak në raport me këtë ligj është e lidhur vetëm me tokën bujqësore. Në këtë rast, ju duhet të paraqisni një kërkesë pranë ASHK-së.
    Ndërkohë njohja e pronësisë për pronat e konfiskuara nga regjimi komunist dhe kompensimi i tyre me tokë apo në vlerë financiare, nëse keni paraqitur një dosje për aplikim pranë Agjencise së trajtimit të pronës, por kjo e fundit nuk ka marrë një vendim për rastin tuaj, brenda afatit tre vjeçar, aktualisht kryhet vetëm nga gjykata.

    Go to comment
    2020/06/28 at 8:57 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ekzekutimi gjyqesor

    Pershendetje

    Sipas Nenit 23 te Ligjit 9669/2006, vendimi ekzekutohet menjëherë nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimin përmbarimor gjyqësor dhe zyrën e shërbimeve sociale të njësisë vendore ku janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm viktima dhe personat e tjerë të përmendur në vendim. Punonjësit socialë dhe efektivat e policisë marrin të gjitha masat për ekzekutimin e menjëhershëm dhe të vazhdueshëm të masave mbrojtëse të vendosura konform nenit 10 të këtij ligji, pra edhe ne rastin e dergimit te personit ne qender rehabilitimi. Keto struktura bejne gjithashtu edhe monitorimin ne kohe te ekzekutimit te vendimit.

    Mund te ofrojne ndihmen dhe kontributin e tyre edhe institucionet, qendrat rezidenciale, qendrat e shërbimeve, OJF-të e licencuara për ofrim shërbimeshte cilat koordinojnë punën e tyre me njësitë e qeverisjes vendore dhe drejtoritë e policisë, si ekzekutuese direkt të këtyre vendimeve.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/28 at 5:58 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Emërimi si mesuese defitinive

    Pershendetje
    Shpallja e vendeve të lira të punës, konkurrimi, renditja e kandidatëve për mësues, si dhe pranimi në një vend të lirë pune realizohen nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”. Nëpërmjet kësaj procedure sipas udhezimit nr 13 date 22.05.2019 te Ministrisë së Arsimit , Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (në vazhdim “DPAP”) është përgjegjëse për procedurat e konkurrimit dhe të pranimit të mësuesit në një vend të lirë pune në sistemin arsimor parauniversitar, ndërsa drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar (në vazhdim “DRAP”) organizojnë procedurat sipas këtij udhëzimi. DPAP, bazuar në të dhënat e dërguara nga DRAP, nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”, shpall vendet e lira të punës për lëvizjet paralele jo më vonë se një ditë parafillimit të vitit mësimor dhe gjatë vitit menjëherë nga njoftimi për vendin e lirë të punës.
    Per informacion me te detajuar mund te konsultoheni me udhezimin ne linkun https://arsimi.gov.al/udhezim-nr-13/ .
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/27 at 10:55 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rregjistrimi i nje biznesi qe ushtrohet nga invalidet

    Përshëndetje

    Kuadri ligjor fiskal ne Shqiperi nuk ka parashikime specifike per personat me aftesi te kufizuara.
    Me vendim te Keshillit Bashkiak perkates mund te vendoset perjashtimi nga nje apo disa taksa vendore. Per kete duhet të bëni një kërkesë për informacion pranë Bashkisë tuaj.
    Ju nuk paguani taksat e automjetit që plotëson këto kritere:
    “ç) autoveturat tip deri në 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë, kur këto mjete kalojnë në zotërim të invalidëve e të veteranëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë, personat me aftësi të kufizuara që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse, dhe përdoren vetëm për nevojat e tyre personale e jo për veprimtari private;”
    Njekohesisht me ligjin 15/2019, “Per nxitjen e punesimit” eshte krijuar Fondi Social i Punësimit. Ky fond do te përdoret për programe që synojnë punësimin, vetëpunësimin, rehabilitim për punë, aftësimin dhe riaftësimin profesional, etj., te personave që i perkasin kategorive te vecanta te percaktuara në këtë ligj, ku ndër të tjerët bëjnë pjesë edhe personat me afatësi të kufizuara.
    Ju sugjerojmë që pasi të bëni një plan bizensi të aplikoni për financim të veprimtarisë tuaj pranë këtij fondi.

    Go to comment
    2020/06/26 at 2:10 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Vonesa ne disbursimin e pages se luftes

    Pershendetje. Per te marre informacion lidhur me procedurat qe po ndiqen nga ana e autoriteteve publike per disbursimin e ndihmes financiare per te punesuarit gjate periudhes se fatkeqesise natyrore, ju keni te drejte t’i drejtoheni drejtorise rajonale tatimore perkatese.
    https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale

    Go to comment
    2020/06/26 at 1:41 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Paga e luftes 40 mije leke

    Pershendetje. Ndihma financiare prej 40.000 leke eshte dhene per personat te cilet jane larguar nga puna gjate periudhes se gjendjes se fatkeqesise natyrore, ose per punemarresit e veprimtarive te cilat jane ndaluar te punojne gjate kesaj periudhe.
    Kjo shume, do ju zbritet nga pagesa e paaftesise per pune, nese kane te drejte te perfitojne nje te tille.

    Go to comment
    2020/06/26 at 1:39 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Neni 10 ligjor 9669/2006

    Pershendetje,

    Sipas Ligjit 9669 dt 18.12.2006, ne rastin e urdherit te menjehereshem te mbrojtjes, Gjykata, brenda 24 orëve pas lëshimit të vendimit, u dërgon nga një kopje të tijviktimës dhe personave të tjerë të shënuar në vendim, kërkuesve, zyrës së shërbimeve sociale të njësive vendore, komisariatit të policisë në rajonin ku janë me banim të përhershëm apo të përkohshëm
    viktima dhe personat e tjerë të përmendur në vendim, zyrave përmbarimore të vendit të ekzekutimit.
    Vendimi i gjykatës për nxjerrjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes përbën titull ekzekutiv dhe nuk mund të ankimohet. Vendimi ekzekutohet menjëherë nga organet e policisë, në
    bashkëpunim me shërbimin përmbarimor gjyqësor dhe zyrën e shërbimeve sociale të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm viktima dhe personat e
    tjerë, të parashikuar në vendim.

    Sqarojme se nuk rregullohet nga ky ligj dhe as nga ndonje ligj tjeter, pasoja e largimit nga banesa te personit. Ky eshte nje problem jo vetem ligjor por edhe social, pasoje e vendimeve te tilla.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/26 at 11:11 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kerkesa per rehabilitim alkoologjik ne Urdherin e Mbrojtjes

    Pershendetje
    Ne gjykate degjohen pretendimet e seciles nga palet, administrohen provat, ne rastet qe gjykata e sheh te nevojshme dhe opinionin e nje eksperti te fushes, mund te kryhet dhe ekspertimi, ne vijim gjykata pasi administron provat, jep vendimin per rastin e paraqitur.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/26 at 10:56 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Neni 10/1 i ligjit 9669

    Pershendetje

    Cdo kerkim perpara gjykates duhet te mbeshtetet ne prova. Ne keto kushte, ju do te duhet te paraqisni nje akt ekspertimi ose te kerkoni nga gjykata te kryhet nje i tille per efekt te kerkimit tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/26 at 10:52 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on VKM 442/2018

    Pershendetje,

    Objekt trajtimi i vendimit 442/2018 jane ndërtimet e ngritura deri më 10.8.1991 dhe trojet funksionale të tyre, për të cilat nuk ka akte të fitimit të pronësisë, sipas nenit 193, të Kodit Civil. Përjashtimisht, nëse për truallin ka dokumentacion pronësie, procedurat e kalimit të pronësisë kryhen vetëm për ndërtesën.
    2. Në kuptim të pikës 1, konsiderohen objekt i trajtimit të këtij vendimi ato ndërtime,:
    a) Të cilave u mungon akti i fitimit të pronësisë;
    b) Të cilat, nga pikëpamja ndërtimore janë të përfunduara, me mure dhe me mbulesë;
    c) Të cilat nuk janë ndërtime pa leje, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të nenit 3, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

    VKM ne fjale eshte ne fuqi. Ju duhet t’i drejtoheni Drejtorise rajonale te ASHK Tirane me kerkese per marrjen e masave per vijimin e procedures se rregjistrimit te prones sipas percaktimeve ne VKM. Ne rast se ceshtja nuk zgjidhet ne rruge administrative, atehere ju mund t’i drejtoheni juridiksionit gjyqesor.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/25 at 2:40 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Kur mund te kerkosh lirimin me kusht?

    Pershendetje!
    Ne baze te nenit 64 te Kodit Penal, i dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur, jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim. Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/06/25 at 1:43 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Kerkese per takim - ceshtje pronesie

    Pershendetje,

    Ju mund te paraqiteni prane zyrave per ndihmen ligjore falas prane Ministrise se Drejtesise, nga e hena ne te premte prej ores 08:00-16:30, per nje keshillimim ligjor mbi rastin tuaj. Ju bej me dije se aktiviteti i zyrave tona ka filluar qe prej dates 15 Qershor.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/25 at 10:43 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Plotesimi i dosjes per demshperblim per ish te denuarit politik

    Pershendetje!

    Ne nenin 19 te Ligjit nr. 9831, date 12.11.2007 “Per demshperblimin e ish te denuarve politike te regjimit komunist” i ndryshuar, percaktohet se:
    Brenda datës 31.12.2017, ish-të dënuarit politikë, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore dhe plotësojnë kriteret e këtij ligji, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën, me shkrim, për përfitimin e dëmshpërblimit financiar për dënimin penal të padrejtë, sipas formularit të paraqitur në aneksin “A”, që i bashkëlidhet këtij ligji.
    Mosparaqitja e kërkesës brenda afatit të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, sjell humbjen e së drejtës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarin politik, i cili bën pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore. Sipas këtij ligji, ish-i dënuari politik i regjimit komunist, që bën pjesë në kategorinë parësore, personi i autorizuar apo kujdestari i tij ligjor nuk mund të rivendosen në afat për paraqitjen e kërkesës pas datës 31.12.2017.”

    Ne rast se ju nuk keni bere nje kerkese ose e keni bere ate jashte afateve ligjore, atehere ju nuk trajtoheni dot, deri ne nje ndryshim te ri ligjor!

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/25 at 10:37 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Lirimi me kusht nga burgu

    Pershendetje!
    Ne baze te nenit 64 te Kodit Penal, i dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji.
    Bga sa ju relatoni, rezulton se ju kane mbetur pa vuajtur 20 muaj burg. Ju keni te drejte ne baze te neni 64 K Penal te beni kerkese per lirim me kusht para kohe pasi t’ju mbeten 16 muaj burg per te shlyer. Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/25 at 10:31 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Si funksionon nje kallezim

    Pershendetje!

    Ne rast se ju ndjeheni i kercenuar, atehere ju mund te beni kallzim penal prane prokurorise se rrethit ose organeve te policise. Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore me gojë ose me shkrim, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit.
    Kallëzimi duhet te permbaje elementet thelbësore të faktit, burimet e provës, gjeneralitetet, banimin dhe çdo gjë tjetër që vlen për identifikimin e personit të cilit i atribuohet fakti, të personit të dëmtuar dhe të atyre që janë në gjendje të sqarojnë rrethanat e faktit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/25 at 10:25 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Zgjidhje martese - pezullimi i gjykimit te ceshtjes

    Pershendetje,

    Pervec rasteve te parashikuara nga Kodi i Procedures Civile (neni 297), Kodi i Familjes parashikon dy rrethana te posacme ne te cilat gjykata mund te vendose pezullimin e gjykimit te padise se zgjidhjes e marteses.
    Sipas percaktimeve te K.Familjes, pezullimi i gjykimit kerkohet me kërkesën e gruas shtatzënë. Kur gruaja është shtatzënë, me kërkesën e saj, gjykata mund të pezullojë gjykimin e padisë së zgjidhjes së martesës, por jo më tepër se 1 vit nga çasti i lindjes së fëmijës (neni 137 K.Familjes).
    Si dhe ne rastin e zgjidhjes se marteses me marreveshje, kur marrëveshja nuk siguron në mënyrë të mjaftueshme interesat e fëmijëve ose të njërit prej bashkëshortëve, pezullon gjykimin për 3 muaj dhe u kërkon bashkëshortëve të bëjnë rregullimet e duhura në marrëveshje (neni 128 K. Familjes).

    Nderkohe, sipas percaktimeve te nenit 297 te K.Proc. Civile, Gjykata vendos pezullimin e gjykimit kur:
    a) çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër penale, civile ose
    administrative;
    b) kërkohet nga të dyja palët;
    c) njëra nga palët vdes ose mbaron personi juridik;
    ç) njëra nga palët nuk ka ose më vonë ka humbur zotësinë juridike për të vepruar si palë dhe
    shihet e nevojshme t’i emërohet një përfaqësues ligjor;
    d) parashikohet shprehimisht në ligj. Gjatë pezullimit nuk mund të kryhen veprime procedurale.

    Nese per shkak te problemeve te bashkeshortit tuaj, te dyja palet (ju dhe bashkeshorti) kerkoni pezullimin e gjykimit, atehere kjo eshte nje nga rastet qe mund te konsiderohet nga gjykata per pezullimin e gjykimit. Theksoj se kerkesa duhet bere nga te dyja palet.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/06/25 at 8:11 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Revokim Prokure

    Pershendetje. Revokimi i prokures behet prane noterit. Me tej, duhet qe kete revokim patjeter t’ia komunikoni personit, apo personave qe kishit caktuar si perfaqesues ne prokure. Nga momenti qe ai merr dijeni, nuk ka me asnje te drejte qe t’ju perfaqesoje juve ligjerisht, si perpara subjekteve private, ashtu edhe perpara autoriteteve publike. Cdo veprim i kryer pas ketij momenti eshte absolutisht i pavlefshem. Nese keni interes te vecante ne nje subjekt qe te marre dijeni, si psh, banke, gjykate, etj., ju duhet qe te dergoni nje kopje te revokimit te prokures, per te shmangur cdo veprim qe mund te kryhet me keqbesim.

    Go to comment
    2020/06/25 at 8:01 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pyetje per ceshtje pronesie

    Ne pyetjen e drejtuar keni shtruar disa probeme ligjore. Se pari, kerkesa qe ju po beni aktualisht prane Gjykates eshte nje gjykim per njohjen dhe kompensimin e prones se ish pronarit, trashegimlenesit tuaj. Kjo do te thote qe gjate ketij procesi do te njihet prona per te gjithe trashegimetaret e tij dhe jo vetem per ju. Me tej secilit prej jush do t’ju takoje nje kompensim ne toke, apo kompensim monetar, sipas pjeseve perkatese te trashegimise.
    Gjate shqyrtimit te dosjes nga ATP, por edhe nga gjykata, nje nder dokumentet qe kerkohet eshte edhe vertetimi per token e perfituar nga ligji 7501 per token. Sasia e tokes qe secili nga trashegimtaret ka perfituar ne baze te ketij ligji, i zbritet sasise se tokes se njohur dhe te kompensuar te trashegimlenesit te tij, te cilit i eshte konfiskuar. Pra ligji per trajtimin e prones synon qe personat te mos perfitojne nga te dyja ligjet, prandaj toka qe eshte perfituar nga ligji per token, zbritet nga toka qe i takon personit ne baze te ligjit per trajtimin e prones.
    E drejta per te kerkuar njohjen pronar mbi nje pasuri te cilen e ke ne posedim per me shume se 20 vjet, njihet vetem nga gjykata, mbi bazen e parashkrimit fitues, te parashikuar nga Kodi Civil. Ligji 20/2020, ju njeh te drejten personave qe ju takonte te perfitonin toke ne baze te ligjit 7501, por nuk kane perfituar, apo kane perfituar me pak se vlera per fryme, nderkohe e posedojne token, qe te kerkojne qe kjo toke t’ju kaloje ne pronesi.
    Nese ju konstatoni se ka rrezik qe pronat te tjetersohen gjate procesit, mund te kerkoni nga gjykata marrjen e mases se sigurimit te padise, duke vendosur bllokimin e ketyre pronave, derisa ceshtja te zgjidhet me vendim gjyqesor te formes se prere.

    Go to comment
    2020/06/24 at 9:20 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on OJF jo aktive.

    Pershendetje. Procedura e mbylljes se nje organizate jofitimprurese ndiqet prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, e cila eshte edhe kompetente per regjistrin e OJF-ve. Per te mbyllur shoqaten ju duhet nje vendim i organit vendimmarres sipas statutit te shoqates. Ne vendim nder te tjera duhet te caktoni edhe nje likuidator, ekspert kontabel i specializuar per likujdimin e OJF-ve, i cili do hartoje nje raport lidhur me detyrimet e mundshme te shoqates, kundrejt shtetit apo personave te trete. Pasi te miratohet edhe raporti i likuidatorit, gjykata miraton vendimin per mbylljen e shoqates dhe cregjistrimin e saj nga regjistri i OJF-ve. Shpenzimet e procedures, jane kosto noteriale per vertetimet e nenshkrimeve, pagesa e likuidatorit dhe kerkesa ne gjykate.

    Go to comment
    2020/06/24 at 9:09 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndihma juridike falas

    Pershendetje,

    Po, ju beni pjese ne kategorite qe mund te perfitojne sherbim ligjor falas.
    Ne nenin 11, pika “gj” te ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti” percaktohet se perfitojne ndihme juridike falas personat, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale. Ndersa ne nenin 12 te ketij ligji parcaktohet se perfitues te sherbimeve ligjore falas jane dhe kategorite e individeve me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi. Pasuria e një personi konsiderohet e pamjaftueshme, nëse vlera e saj në total nuk tejkalon vlerën e 36 pagave minimale mujore sipas legjislacionit në fuqi.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/06/24 at 9:08 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Burgjet dhe covid 19

    Pershendetje,

    Ne aktin normativ nr.7, date 23.03.2020 “Per qendrimin e perkohshem ne shtepi te te denuarve” percaktohet se:
    ” Në rast se, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, nuk është deklaruar përfundimi i gjendjes së epidemisë nga autoritet përgjegjëse, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe të sëmundjeve ngjitëse, periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi të subjekteve përfituese të lejes së veçantë zgjatet me 3 (tre) muaj të tjerë.
    Moskthimi në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, pas përfundimit të periudhës së qëndrimit të përkohshëm në shtëpi ose pas shfuqizimit të saj, përbën shkak për fillimin e procedimit penal, sipas parashikimeve të nenit 323, të Kodit Penal.
    Pas përfundimit të periudhës së qëndrimit të përkohshëm, përpara pranimit në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, i dënuari i nënshtrohet analizave të nevojshme mjekësore për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”.

    Me date 23 qershor 2020 ka perfunduar afati i gjendjes se fatkeqesise natyrore, por nuk ka nje deklarim te perfundimit te gjendjes se epidemise nga autoritetet pergjegjese.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/06/24 at 8:54 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Vendimi per largimin nga banesa

    Sipas Neni 21 te Ligjit 9669/2006, kundër vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit ose nga dita e marrjes dijeni. Paraqitja e ankimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes apo të urdhrit të mbrojtjes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/24 at 7:56 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Akomodimi i dhunuesve dhe ekzekutimi gjyqesor

    Pershendetje,

    Sipas Nenit 21 te Ligjit 9669/2006, te ndryshuar, kundër vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit ose nga dita e marrjes dijeni. Gjykata e apelit vendos brenda 15 ditëve nga dita e regjistrimit të ankimit. Paraqitja e ankimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes apo të urdhrit të mbrojtjes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/24 at 7:47 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Ceshtje penale

    Pershendetje,

    Sa ju relatoni kerkohet ndryshimi i kualifikimit te vepres penale. Deklarata e pajtimit dhe rrethanat familjare ndikojne ne uljen e denimit, por jo per te ndryshuar akuzen, pra kualifikimin e vepres penale, ate te vrasjes se mbetur ne tentative.
    Akuza mund te ndryshoje, ne rast se Prokuroria dhe me pas gjykata, vendosin te pyesin edhe njehere personin e demtuar dhe ne varesi te deshmise se tij dhe vleresimit te provave e rrethanave te tjera, binden qe qellimi i bashkeshortit tuaj nuk ka qene vrasja, por thjesht kanosja apo demtimi i prones. Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/24 at 7:47 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Shtese ne kerkesen civie

    Ne baze te ligjit 9669/2006, Neni 22, kohëzgjatja e një urdhri mbrojtjeje vendoset nga gjykata, në maksimum deri në 12 muaj. Ky afat mund të zgjatet, por për këtë duhet të aplikoni të paktën 15 ditë përpara se urdhri të skadojë. Gjykata vendos edhe për kohëzgjatjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

    Go to comment
    2020/06/24 at 7:38 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mund te behet faza e dyte e pjestimin te pasurise pa avokati?

    Pershendetje
    Ju keni te drejten te perfaqesoni me personalisht ose me avokat, kjo eshte ne zgjedhjen tuaj.

    faleminderit

    Go to comment
    2020/06/24 at 7:32 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Si mund te gjej prokuren e dhene?

    Pershendetje!

    Ju mund t’i drejtoheni Kryetarit te Dhomes se Noterise se qytetit ku keni firmosur prokuren ose/dhe Dhomes Kombetare te Noterise, ku t’i parashtroni, nevojen qe keni per te terhequr nje kopje te prokures, duke specifikuar sa me shume te dhena, si psh, kush jane emrat e familjareve qe jane autorizuar nga ju ne ate prokure, emrat e personave te tjere qe kane nenshkruar, karten tuaj te identitetit, afersisht daten e prokures, etj! Te dhenat e kontaktit te Dhomes Kombetare te Noterise mund t’i gjeni ne linkun: http://notariati.al/Kontakt.html
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/24 at 7:28 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dokumentacioni per fitimin e shtetesise shqiptare

    Pershendetje,

    Procedura për fitim të shtetësisë shqiptare bazohet në ligjin Nr.8389, datë 05.08.1998 “Për Shtetësinë Shqiptare”, i ndryshuar. Po ju radhisim dokumentet që duhet të paraqiten:
    1. Kërkesa e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës
    2. Çertifikata e lindjes (origjinale me vulë Apostile ose legalizim në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin ku është lëshuar dokumenti
    3. Çertifikatë martese (origjinale me vulë Apostile ose legalizim në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin ku është lëshuar dokumenti;
    4. Lejeqëndrimi në Republikën e Shqipërisë (Leje-qëndrimi 5 vjeçare, për të gjithë shtetasit e huaj, Leje-qëndrimi 3 vjeçare, për ata të huaj që vertetojnë origjinën shqiptare deri në dy shkallë, qoftë edhe nga njëri prind, (me certifikatë ku të pasqyrohet shtetësia shqiptare e të paralindurit), Leje-qëndrimi 1 vjeçare, për ata të huaj të martuar me shtetas shqiptar, por jo më pak se tre vjet martese).
    5. Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e qirasë së të banesës në Republikën e Shqipërisë (fotokopje e noteruar).
    6. Kontratë pune për të punësuarit ose vërtetim nga Zyra e Tatimeve për të vetëpunësuarit (fotokopje e noterizuar).
    7. Dokumenta që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë (si garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash në Republikën e Shqipërisë).
    8. Dëshmi penaliteti e marrë në vendin e origjinës (origjinale me vulë Apostile ose legalizim në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin ku është lëshuar dokumenti
    9. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë;
    10. Fotografi (copë 3)

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/24 at 7:09 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ndihma juridike

    Pershendetje,
    Ligji nr.111/2017 “Per Ndihmen Juridike te garantuar nga shteti”, ne lidhje me problematiken tuaj, parashikon si me poshte vijon.
    Ju keni perfituar Ndihme juridike falas, me vendim te formes se prere nga Gjykata. Ne kete rast vendimi i percillet Ministrise se Drejtesise dhe Dhomes Vendore te Avcokatise Tirane. Avokati caktohet nga Dhoma Vendore e Avokatise nga listat qe disponohen, dhe jo nga Gjykata. Nese ju konstatoni konflikt interesi, atehere menjehere duhet te drejtoni kerkesen per zevendesimin e Avokatit, Dhomes se Avokatise dhe jo Gjykates, me pas Dhoma e Avokatise pasi verifikon kushtet ju cakton nje avokat tjeter nga lista. Nese pasi ju keni konstatuar konfliktin e interesit, keni pranuar te vazhdoni bashkepunimin me po ate avokat, atehere keni shprehur vullnetin qe avokati te vazhdoje me procedurat gjyqesore per te cilat ju keni kerkuar Ndihme Juridike Dytesore. Neni 31 i Ligjit Nr. 111/2017 parashikon rastet e kthimit të përfitimeve, dhe nje prej tyre eshte kur: a)nuk e ka paraqitur kërkesëpadinë në gjykatë, pas kalimit të një afati tremujor nga data kur vendimi i gjykatës për pranimin e kërkesës për ndihmë juridike dytësore ka marrë formë të prerë.
    Ne kete rast sugjeroj te drejtoni kerkesen tuaj Drejtorise se Ndihmes Juridike Falas, dhe te sqaroni kushtet dhe rrethanat per te cilat, kerkespadia nuk eshte paraqitur ne Gjykate brenda afatit tre mujor te percaktuar ne ligj, rrethana te cilat nuk vareshin prej jush dhe nuk mund te mbani pergjegjesi. Ne te kundert, ju detyroheni te mbani pergjegjesi financiare ndaj Drejtorise se Ndihmes Juridike Falas.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/22 at 9:45 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kontrate noteriale

    Pershendetje,

    Po, ju mund te paraqiteni prane zyres noteriale ku keni hartuar aktin noterial dhe duke qene se jeni njera nga palet ne kontrate mund te kerkoni te pajiseni me nje kopje te aktit te njesuar me origjinalin e administruar ne arshiven e noterit. Noteri eshte i detyruar te ruaje ne arkiva nje njesi origjinale te cdo dokumenti te redaktuar prej tij, duke i dhene atij numer repertori dhe koleksioni.

    Kontrata noteriale per detyrimet monetare, nese eshte me afat te percaktuar dhe shuma eshte dhene pa interes, konsiderohet titull ekzekutiv. Me kalimin e afatit te percaktuar ne kontrate, ju mund t’i drejtoheni me kerkese per leshimin e Urdherit te Ekzekutimit gjykates se juridiksionit civil. Gjykata e shqyrton kerkesen pa pranine e paleve, ne dhome keshillimi. Ne kete rast gjykimi nuk eshte nje gjykim themeli, vendimi i gjykates per leshimin e urdherit te ekzekutimit nuk ankimohet dhe procedura perfundon shume shpejt. Pasi te keni marre Vendimin per Urdherin e Ekzekutimit, keni te drejte t’i drejtoheni zyres se permbarimit shteteror, ose nje permbaruesi privat, per te vijuar procedurat e ekzekutimit te detyrueshem te detyrimit ndaj pasurive te debitorit. Faleminderit,

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/21 at 8:41 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Shtimi i te dhenave ne kallzim penal

    Pershendetje! Ju mund te paraqiteni perseri tek OPGj-ja qe ju ka marre kallzimin heren e pare, por mundesh qe edhe permes sekretarise se Prokurorise te kallzoni me shkrim rrethana plotesuese dhe prova te reja ne lidhje me faktin, ngjarjen konkrete. Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/21 at 8:21 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Bashkimi i dy kallzimeve penale

    Pershendetje,

    Po, kur nje person akuzohet per disa vepra penale, organi procedues mund te vendose per bashkimin e procedimeve ne baze te nenit 79 te Kodit te Procedures Penale. Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/21 at 8:01 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dorezimi i kallzimit penal

    Pershendetje,

    Ne mbeshtetje te nenit 283 te K.Pr Penale kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore me gojë ose me shkrim, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit.
    Nëse të dhënat duhet të merren nga një i mitur, duhet të sigurohet prania e prindit ose kujdestarit, ose e një personi të rritur, të zgjedhur nga i mituri, si dhe prania e psikologut.
    I mituri gezon te gjitha garancite e percaktura ne K.Pr Penale si dhe specifikisht ne Kodin Penal per te Mitur.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/21 at 7:55 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rreth marredhenies se punes ne fabrike gjate pandemise

    Pershendetje. Pagesa e papunesise (asistenca) nuk paguhet nga ana e punedhenesit, por nga sigurimet shoqerore. Per te perfituar asistence cdo person te cilit i jane zgjidhur marredheniet e punes, duhet te aplikoje prane zyres perkatese te punes. Te drejten per te perfituar pagese papunesie (asistence) e ka cdo person qe ka te pakten nje vit pune. Ne baze te vjetersise ne pune, percaktohet edhe kohezgjatja e pageses.
    Ne baze te akteve normative te miratuara nga Keshilli i Ministrave gjate periudhes se fatkeqesise natyrore, ndihma financiare qe ju eshte dhene personave te larguar nga puna, do t’ju zbritet nga shuma qe atyre ju takon si pagese papunesie (asistence).
    Gjate periudhes se pandemise punedhenesi kishte te drejten te pezullonte marredhenien e punes per shkak te situates. Por nese kontrata juaj e punes eshte zgjidhur nga ana e punedhenesit, ai duhet te respektoje dispozitat e Kodit te Punes, lidhur me proceduren, kohen e njoftimit, shperblimin per vjetersi. Kontrata e punes nuk mund te zgjidhet me nje mesazh ne telefon. Nese keto kushte jane shkelur, atehere, zonja dhe punonjesit e tjere kane te drejte t’i drejtohen gjykates per shperblim per zgjidhje te parregullt te kontrates se punes.

    Sqarim: termi “asistence” ne kete pergjigje i referohet te ardhures nga papunesia sipas VKM nr 161,date 21.03.2018 “Për Pagesën e së ardhurës nga Papunësia”, Nese ne pyetjen tuaj me termin “asistence” i referoheni ndonje pagese tjeter, ndryshe nga ajo e dhene ne pergjigje, jeni te lutur te na shkruani serish. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/06/21 at 6:51 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kerkoj avokat falas

    Pershendetje. Ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas, cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj, ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti. Ne faqen e jurisitit online, ne seksionin ndihme dytesore, (https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/ ) mund te shkarkoni formularet qe duhen plotesuar per t’u paraqitur ne gjykate. Ne baze te formularit keni mundesi dhe te vleresoni nese ju i plotesoni kushtet e percaktuara ne ligj, dhe nese beni pjese ne nje nga kategorite qe perfitojne nga ndihma ligjore falas. Kerkesa depozitohet ne gjykate dhe eshte gjykata qe vendos nese ju i plotesoni keto kritere.

    Go to comment
    2020/06/21 at 6:45 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Paga e luftes

    Pershendetje,

    Nese ju eshte miratuar ndihma financiare atehere pagesa do te kaloje, pavaresisht se aktualisht ka vonese. Ne cdo rast per arsyet e voneses dhe nje afat te mundshem te pageses, mund te kerkoni informacion prane drejtorise rajonale tatimore perkatese. Kontaktet e tyre i gjeni ne vijim:
    https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale

    Go to comment
    2020/06/21 at 6:40 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leke hua permes nje deklarate noteriale

    Deklarata noteriale per detyrimet monetare, nese eshte me afat te percaktuar dhe shuma eshte dhene pa interes, konsiderohet titull ekzekutiv. Ne kete rast, ju duhet t’i drejtoheni me kerkese per leshimin e Urdherit te Ekzekutimit gjykates se juridiksionit civil. Gjykata e shqyrton kerkesen pa pranine e paleve, ne dhome keshillimi. Ne kete rast gjykimi nuk eshte nje gjykim themeli, vendimi i gjykates per leshimin e urdherit te ekzekutimit nuk ankimohet dhe procedura perfundon shume shpejt. Pasi te keni marre Vendimin per Urdherin e Ekzekutimit, keni te drejte t’i drejtoheni zyres se permbarimit shteteror, ose nje permbaruesi privat, per te vijuar procedurat e ekzekutimit te detyrueshem te detyrimit. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/06/21 at 6:38 pm