• Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Fitimi i shtetesise greke

    Pershendetje. Ndryshimi i kerkuar ne regjistrat e gjendjes civile, nuk mund te behet nga ana e sherbimit te gjendjes civile, por vetem nga Gjykata. Dokumentet qe merrni nga Greqia, kini parasysh qe duhet te jene te pajisur edhe me vulen Apostille dhe me pas te perkthehen ne shqip, pasi ndryshe nuk pranohen nga Gjykata.
    Vertetimi i lidhjes tuaj me nje paraardhes grek, ju jep te drejten qe te aplikoni per shtetesi greke. Lidhur me ndjekjen e procedurave te tjera per te perfituar shtetesine, si dhe me tarifat perkatese, keto rregullohen nga legjislacioni grek dhe jo ai shqiptar. Per cdo informacion duhet te interesoheni prane Zyres se Sherbimit Konsullor te Greqise ne vendin tone.

    Go to comment
    2020/06/05 at 1:02 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Konsulence per rregjistrim apartamenti

    Pershendetje,

    Ne perputhje me parimin e lirise kontraktore palet jane te lira, brenda limiteve ligjore, te percaktoje me mirekuptim midis njera tjetres kushtet e e kontrates, qe ne kete rast behet fjale per kontraten e shitblerjes. (Neni 660 i Kodit Civil) Qe do te thote se nese palet kane dakordesine per ndryshimin e objektit te Kontrates se Sipermarrjes, ato jane te lira ta bejne kete duke zbatuar parashikimet e Kodit Civil. Qe do te thote se ju mund te beni nje amendim te Kontrates ekzistuese te Sipermarrjes perpara nje noteri publik dhe me pas mund lidhi Kontraten e Shitblejes ne perputhje me objektin, njesine e ndertimit, rene dakord midis jush. Pasuria e llojit “apartament” – objekt i kontrates se shitblerjes duhet te jete e regjistruar ne pronesi te subjektit ndertues (investitorit).

    Nga sa me siper, duhet te mbani parasysh se gjithmone kontratat e lidhura duhet te jete te ligjshme, pra ato nuk duhet te vije ne kundershtim me nje dispozite urdheruese te ligjit – pasi kjo e ben aktin e pavlefshem, qe do te thote ky akt nuk prodhon pasoja juridike. (Nenet 92, 667 Kodi Civil)
    Per nje pergjigje me te plote do ishte e nevojshem te kishim mundesine e shqyrtimit te Kontrates se Sipermarrjes, por parimisht i qendrojme argumentit sa me siper.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/05 at 11:31 am
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Probleme me OSHEE-ne

    Pershendetje,

    Nje nder dokumentat qe kerkohet per lidhje te re, sipas vendimit te ERE-s nr. 166, datë 10.10.2016 per miratimin e “Rregullore për lidhjet e reja në sistemin e shpërndarjes”, i ndryshuar eshte pikerisht edhe dokumentacioni i pronesise se objektit nepermjet dokumentave te rregjistrimit te prones, te tilla si : Akt shitje, akt qeraje, akt dhurimi ose akt ndarje prone te patundeshme.

    Nese ju nuk arrini t’i provoni OSHEE-se me dokument ligjor qe ju jeni pronare apo posuese e asaj pasurie per te cilen kerkohet lidhje e re ne rrjet, atehere lidhja nuk mund te kryhet. Ne te tilla kushte, cdo ndryshim qe kerkohet te behet duhet te autorizohet nga titullari i kontrates ekzistuese (personi me te cilin ndani banesen).

    Per cdo lloj ankese ne lidhje me sherbimin e OSHEE-se, ju mund t’i drejtoheni me ankese Entit Rregullator te Energjise Elektrike (ERE), pasi eshte institucioni pergjegjes per trajtimin e ankesave te konsumatoteve dhe mbrojtjen e interesave te tyre. Ne linkun me poshte mund te gjeni formularet e ankeses, e cila mund te paraqitet edhe ne rruge elektronike: https://www.ere.gov.al/rub.php?idr=261&lang=1

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/06/05 at 7:54 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Probleme me OSHEE-ne

    Pershendetje,

    Ju duhet qe t’i drejtoheni me kerkese OSHEE-se dhe ne rast se refuzon, sugjeroj qe t’i drejtoheni gjykates, ku permes nje padie te kerkoni detyrimin e lidhjes e kontrates. Ne kete padi te kerkoni edhe sigurimin e padise, pra duke shmangur keshtu kohen relativisht te gjate te vendimarrjes se themelit qe i duhet gjykates per cdo proces. Mendoj qe kerkesa per sigurim padie duhet te gjendet e bazuar nga gjykata sepse OSHEE sh.a gezon monopolin e plote te furnizimit me energji elektrike te te gjithe shtetasve te Shqiperise. Padise/sigurimit te padise, t’i bashkangjisni menjehere te gjitha provat. Ne vleresimin tim, lidhja e kontrates se energjise elektrike nuk konkuron me pronesine ose jo te objektit, ku kerkohet qe te instalohet matesi apo energjia elektrike.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/05 at 7:43 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Kujt duhet t'i drejtohem dhe si?

    Pershendetje!

    Ne rast se ju nuk keni kerkuar ne Gjykaten e Larte, pezullimin e ekzekutimit të vendimit te Gjykates se Apelit apo ju eshte rrezuar nje kerkese e tille, atehere vendimi Gjykates se Apelit eshte i ekzekutueshem. Spitali i Universitar nuk ka te drejte te mbaje pagen tuaj. Kerkesen e Drejtorise se Shendetit Publik duhet ta kundershtoni ne rruge administrative apo gjyqesore se bashku me vendimarrjen potenciale te Spitalit Universitar per nderprerje apo mbajtje page. I vetmi institucion qe mund te ekzekutoje pa vullnetin tuaj vendimin e Gjykates se Apelit eshte institucioni i Zyres Permbarimore, madje edhe veprimet e kesaj zyre i permbahen percaktimeve ligjore dhe jane te veprime qe mund te kundershtohen ne gjykate. Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/05 at 7:25 am
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Probleme me kontraten e furnizimit me uje

    Pershendetje,

    Nese banesa private ku jetoni eshte ne pronesi te ish-bashkeshortit tuaj, i cili eshte debitor ndaj ujesjelles-kanalizimeve sh.a, atehere nuk mund te kryhet lidhja e furnizimit me uje, pa u shlyer me pare detyrimi i prapambetur. Duke qene se jeni divorcuar me vendim gjykate dhe jetoni ne te njejten banese me ish-bashkeshortin tuaj, ju sugjerojme te beni pjesetimin e pasurise dhe te regjistroni pjesen tuaj takuese te pasurise ne pronesine tuaj. Me pas mund te kerkoni per lidhjen e nje kontrate te re me ujesjelles-kanalizimet ne emrin tuaj (lidhje me vete).

    Nisur nga statusi juaj si invalide, ju bejme me dije se ne baze te VKM nr. 18, date 12.01.2018 “Për subvencionimin e lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së matësve të ujit për kategoritë në nevojë” (botuar ne fletoren zyrtare nr. 6, viti 2018), Ju beni pjese ne kategorite ne nevoje qe mund te perfitoni lidhjen e kontratës së ujit dhe vendosjen e matesit pa pagesë.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/06/04 at 8:21 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on OSHEE - Lidhje energjie elektrike

    Pershendetje,

    Nje nder dokumentat qe kerkohet per lidhje te re, sipas vendimit te ERE-s nr. 166, datë 10.10.2016 per miratimin e “Rregullore për lidhjet e reja në sistemin e shpërndarjes”, i ndryshuar eshte pikerisht edhe dokumentacioni i pronesise se objektit nepermjet dokumentave te rregjistrimit te prones, te tilla si : Akt shitje, akt qeraje, akt dhurimi ose akt ndarje prone te patundeshme.

    Nese ju nuk arrini t’i provoni OSHEE-se me dokument ligjor qe ju jeni pronare apo posuese e asaj pasurie per te cilen kerkohet lidhje e re ne rrjet, atehere lidhja nuk mund te kryhet. Ne te tilla kushte, cdo ndryshim qe kerkohet te behet duhet te autorizohet nga titullari i kontrates ekzistuese (personi me te cilin ndani banesen).

    Per cdo lloj ankese ne lidhje me sherbimin e OSHEE-se, ju mund t’i drejtoheni me ankese Entit Rregullator te Energjise Elektrike (ERE), pasi eshte institucioni pergjegjes per trajtimin e ankesave te konsumatoteve dhe mbrojtjen e interesave te tyre. Ne linkun me poshte mund te gjeni formularet e ankeses, e cila mund te paraqitet edhe ne rruge elektronike: https://www.ere.gov.al/rub.php?idr=261&lang=1

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/06/04 at 8:05 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pyetja e femijeve nga gjykata ne proces civil

    Pershendetje. Per te marre vendimin lidhur me kujdestarine e femijes, gjykata ka detyrimin ligjor te therrase nje ekspert psikolog, te cilit i kerkohet qe te vleresoje, se cili eshte prindi me i pershtatshem per t’u kujdesur per femijen, gjithmone duke pasur interesin me te larte te femijes. Psikologu zhvillon takime me femijen, si vetem, ashtu edhe ne prani te te dy prinderve. Ne fund, ai i paraqet Gjykates mendimin e tij, nepermjet aktit te ekspertimit. Gjykata nuk eshte e detyruar ta zbatoje rekomandimin e ekspertit, por ne shumicen e rasteve e ben kete gje. Nese femija eshte ne nje moshe te rritur, apo kur gjykata e vlereson, ajo kerkon qe femija te paraqitet ne gjykim, per ta pyetur personalisht.
    Deshira e femijes eshte e rendesishme, por jo vendimtare, pasi me e rendesishme eshte vleresim i atashimit (lidhjes se femijes) me secilin prej prinderve, si dhe cili prej tyre mendohet se do te ushtroje me mire kujdestarine, ne te mire te femijes.

    Go to comment
    2020/06/04 at 7:56 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e luftës

    Pershendetje,

    Jo, nuk ju takon pasi paga e luftes u akordohet atyre kategori punemarresish te cilet jane larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020 ose punonjesve te atyre subjekteve te lejuar/ndaluar per te ushtruar aktivitetin, te cilet jane ndodhur ne veshtiresi per pagimin e punonjesve per shkak te masave kufizuese te marra ne kuader te epidemise nga COVID-19.

    Nese ju jeni i papune dhe perfitues i pageses se te ardhures nga papunesia, atehere ju mund te perfitonit dyfishin e kesaj pagese.
    Nese rezultoni aplikues i ndihmes ekonomike që nga muaji korrik 2019 e deri në muajin prill 2020, i cili nuk keni përfituar ndihmë ekonomike dhe, aktualisht, nuk përfitoni as nga fondi 6 për qind akorduar bashkive, atehere mund te perfitoni ndihme financiare ne masen 16.000 leke.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/04 at 7:22 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A e fiton pagen e luftes?

    Pershendetje,

    Ju bejme me dije se, nisur nga fryma e vendimeve te miratuara nga qeveria per dhenien e ndihmes shteterore (paga e luftes), kjo page u akordohet atyre kategori punemarresish te cilet jane larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020 ose punonjesve te atyre subjekteve te lejuar/ndaluar per te ushtruar aktivitetin, te cilet jane ndodhur ne veshtiresi per pagimin e punonjesve per shkak te masave kufizuese te marra ne kuader te epidemise nga COVID-19.
    Nese largimi nga puna nuk lidhet me situaten e pandemise se Covid-19, atehere nuk jane subjekte qe trajtohen me pagen e luftes dhe nuk duhej te kishin aplikuar per perfitimin e saj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/04 at 5:45 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Informacion per mbrojtjen nga konkurrenca

    Pershendetje,

    Ju informojme se nuk ka ndonje ligj qe te ndaloj hapjen e nje veprimtarie ekonomike te ngjashme me ate veprimtari ekonomike qe ushtroni ju ose percaktimin e ndonje distance/largesie te caktuar midis dy bizneseve qe ushtrojne te njejtin aktivitet.
    Problematika e adresuar nga ana juaj nuk gjen mbrojtje sipas ligjit Nr. 9121, datë 28.7.2003 “Per mbrojtjen e konkurrences” (i përditësuar).

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/04 at 5:34 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pse nuk jane hapur ende Gjykatat?

    Pershendetje!

    Ju bejme me dije se, bazuar ne Aktin Normativ Nr.21, date 27.05.2020, botuar ne fletoren zyrtare nr. 98, date 29.05.2020, eshte vendosur rifillimi i proceseve gjyqesore civile, penale e administrative, edhe per ceshtje me natyre jo te ngutshme, duke zbatuar masat organizative per zhvillimin e ketyre proceseve gjyqesore. Me qellim respektimin e masave mbrojtese te marra ne kuader te COVID-19, pjesemarrja e publikut do te jete e kufizuar.

    Afatet që kishin filluar të llogariten sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin përkatës, por u pezulluan sipas pikës 2, të nenit 3, të aktit normativ nr.9, datë 25.3.2020, vazhdojnë të llogariten nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ (dt. 29 maj 2020) për pjesën e paplotësuar të afatit. Afatet që duhet të fillonin gjatë periudhës së pezullimit fillojnë të llogariten sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin përkatës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ (dt 29.05.2020).

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/06/04 at 5:24 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Perjashtimi nga tarifat e ekspertit gjyqesor

    Pershendetje,

    Perjashtimin nga tarifat gjyqesore keni te drejte qe ta kerkoni, ne kushtet kur jeni ne pamundesi financiare per te paguar ekspertin. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
    Formularet dhe udhezimet perkatese per aplikimin per perfitimin e ndihmes juridike dytesore mund t’i aksesoni edhe ne seksionin perkates te platformes “juristionline.al” ne linkun me poshte: https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/

    Procesi juaj i divorcit nuk mund te vijoje nese nuk dorezohet akti i ekspertimit nga psikologia (te cilin e dorezon pasi i eshte shlyer tarifa e percaktuar), prandaj dhe ju jeni ne kushtet e shtyrjes se seances gjyqesore. (duke qene ne kete faze gjykimi)
    Ne parim, psikologia ben intervistimin me femijen ne ambjente ku ka kushte te pershtatshme per ta kryer kete intervistim, prane zyrave te psikologes, por jo vetem. Ne varesi te situates dhe te moshes se femijes dhe aftesine e tij per te kuptuar, gjyqtari mund te kerkoje qe femija te pyetet ne seance. Nese femija eshte 10 vjec i merret mendimi nga Gjyqtarja dhe nese ka mbushur moshen 12 vjec i merret pelqimi.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/04 at 2:01 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pagesa gjate kesaj kohe

    Pershendetje,

    Kontrata e punes mund te ndryshohet vetem me pelqimin e te dyja paleve, pra nese ju nuk keni qene dakord qe t’ju ulet paga, ajo nuk duhet te kishte ndodhur.
    Perjashtimisht, nese keni punuar me orar te reduktuar, atehere kjo nuk konsiderohet ulje page, por mosofrim i punes per shkak te forces madhore. Gjate kohes se pandemise ky veprim eshte i ligjshem. Nese ju keni punuar per te njejten kohe, atehere edhe paga duhet te ishte e njejte.
    Lidhur me pagen minimiale prej 26.000 lekesh, ajo eshte paga bruto, pra pa ndalesat per kontributet e sigurimeve shendetesore dhe shoqerore. Ne rastin tuaj nuk e di nese behet fjale per pagen bruto, apo per pagen neto, pra ate qe ju keni marre ne dore. Nese ju keni perfituar 25.000 leke, atehere eshte respektuar paga minimale.
    Nese nga sa ju spjeguam, rezulton se juve ju eshte mbajtur paga pa te drejte dhe ne kundershtim me ligjin, ju keni te drejte t’ia kerkoni punedhenesit tuaj, ose t’i kerkoni ne gjykate.

    Go to comment
    2020/06/04 at 10:38 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Problem per pensionin - ne vijim te asistences tuaj me ndihme ligjore

    Pershendetje,

    Per te perfituar ndihme juridike paresore prane Qendrave te Ndihmes Juridike Falas, ju duhet te paraqisni kerkesen me shkrim ose personalisht prane ketyre qendrave, si dhe te plotesoni:
    -“Formularin e kerkeses per Ndihme Juridke Paresore Falas”,
    -“Formularin per kategorite e vecanta” (nese ben pjese pjese te kategorite e vecanta duhet te parqisni certfikate personale dhe vertetim psh: vertetim qe trajtoheni me ndihme ekonomike/vertetim qe beni pjese te perosonat e paafte per pune/vertetim invaliditeti etj),
    -“Formularin i Vetedeklarimit te te Ardhurave dhe Pasurise” (nese ben pjese te kategorite e personave me te ardhura te pamjaftueshme, atehere duhet te paraqisni vertetimet perkatese, si psh: vertetim papunesie/vertetim page/vertetim pensioni, certifkate personale, certifikate familjare, vertetim per pasurite nga ASHK, etj).

    Ne linkun me poshte, ju mund te aksesoni formularin e aplikimit dhe vetedeklarimit per perfitimin e ndihmes juridike paresore: https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/

    Pasi keni plotesuar formularet perkates, se bashku me dokumentacionin qe dispononi, paraqiteni prane qendres ku keni bere aplikimin dhe perfitoni ndihmen juridke paresore falas. Nese me pas keni nevoje per ndihme juridike dytesore, pra t’i drejtoheni gjykates, punonjesit e qendres do ju orientojne ne lidhje me procedurat dhe dokumentat perkatese per perfitimin e ketij sherbimi.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/04 at 10:38 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on A i plotesoj kriteret per marrjen e pages luftes?

    Pershendetje,

    Aktet dhe vendimet e deritanishme qe qeveria shqiptare ka nxjere ne mbeshtetje te qytetareve per perballimin e situates se veshtire nga pandemia covid-19 nuk parashikojne mbeshtetje financiare ne lidhje me studentet, tarifat e studimit. Kryesisht mbeshtetja eshte drejtuar ne favor te bizneseve, punonjesve, ish-punonjesve te larguar nga puna gjate kesaj periudhe dhe familjeve ne nevoje.

    Ne lidhje me familjet ne nevoje, Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr.254, datë 27.3.2020, parashikon: “Pagesa e ndihmës ekonomike për subjektet përfituese, sipas vendimit nr.597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, që rezultojnën përfitues të ndihmës ekonomike ose kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të sipërpërmendur”.

    Pra, ne kete rast familjet qe perfitojne ndihme ekonomike sipas ketij vendimi, per shkak te pandemise gjate kesaj periudhe perfitojne dyfishin e shumes se pageses se ndihmes ekonomike. Por ne asnje rast tjeter nuk parashikohet mbeshtetja me page lufte, nese nuk je punonjes apo ish punonjes i larguar nga puna per shkak te gjendjes se pandemise.

    Gjithsesi per familjet ne nevoje dhe ato qe trajtohen me ndihme ekonomike, vendimet dhe aktet ligjore ne fuqi parashikojne: “Për studentët e nivelit të studimeve master, përgjysmohen tarifat deri në 50%, për ato studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, për studentët nga familje në ndihmë ekonomike, të verbrit, studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimët dhe për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës”
    Ne rastin tuaj konkret parashikohet “Përfitues janë studentët që vijnë nga familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të qeverisjes vendore, si dhe studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve dhe studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.”
    Studentët, sipas kategorive që plotësojnë kriteret e mësipërme, do të paguajnë tarifën vjetore të studimeve në masën 50%, pas paraqitjes së dokumentacionit vërtetues për statusin e tyre ligjor, me vendim të Bordit të Administrimit të Institucionit publik të Arsimit të Lartë.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/04 at 10:28 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Kthim pergjigje per kerkesen qe kam bere prane Ministrise se Drejtesise

    Pershendetje,

    Pavaresisht se problematika e adresuar nga ana juaj nuk lidhet me sherbimin e ndihmes juridike, pasi eshte ceshtje administrative, te cilen vetem sektori pergjegjes ne Ministrine e Drejtesise mund ta zgjidhe. Per kete arsye, kerkesa juaj e adresuar ne kete platforme i eshte referuar strukturave pergjegjese prane Ministrise se Drejtesise, te cilat administrojne kerkese-ankesat dhe departamentit te informacionit, per te kryer verifikimet perkatese dhe per te trajtuar kerkesen tuaj.

    Per me shume informacion, ju sugjerojme te komunikoni me Ministrine e Drejtesise, permes njerit prej kanaleve te meposhtme:
    – Nr.tel: 04 2 259 389
    – E-mail: info@drejtesia.gov.al
    – e-Albania – shqiperiaqeduam.al
    – Kerkese nepermjet sherbimit postar
    – Prane sportelit te Zyres se Informacionit ne Ministrise e Drejtesise

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/04 at 10:18 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pyetje mbi kontraten e qirase te biznesit - tatimin ne burim

    Pershendetje,

    Kontrata e qirase nuk mund te jete pa pagese, pasi nuk lejohet ne baze te Kodit Civil. Dhenia ne perdorim e nje sendi, pa shperblim behet me ane te kontrates se huaperdorjes. Pra ju per tre muajt qe pronari ka pranuar qe ju te mos paguani per sendin, do te lidhni nje kontrate huaperdorje. Kjo kontrate nuk eshte e nevojshme te jete noteriale, majft qe te behet me shkrim.

    Ne vijim po te paraqes elementet kryesore qe duhet te kete kjo kontrate.
    Palet: Huadhenesi (pronari i sendit), emer, atesi mbiemer, datelindje, nr. karte, adrese, nr.telefoni;
    Huamarresi (pronari i sendit), emer, atesi mbiemer, datelindje, nr. karte, adrese, nr.telefoni;
    Nisur nga situata e fatkeqesise natyrore per shkak te pandemise se virusit Covid-19, ne kushtet kur aktiviteti i ushtruar nga ……… ne pasurine e ……, eshte i mbyllur, atehere palet me mirekuptim, me deshiren per te vijuar marredheniet e tyre kontraktore, bien dakord qe te lidhin kete kontrate.
    Objekti: Dhenia ne perdorim pa shperblim e pasurise (te dhenat identifikuese te pasurise), per nje periudhe tre mujore.
    Baza ligjore: Nenet 901-912 te Kodit Civil.
    Afati: Kjo kontrate lidhet per nje periudhe tre mujore, konkretisht nga data ………….. deri ne daten ……….
    Me perfundimin e ketij afati, midis paleve do te vijoje kontrate e qirase dt……….
    Perdorim i sendit
    Huamarresi ka te drejte qe ta perdore sendin gjate kesaj periudhe per vete, por jo ta kaloje ate tek persona te trete me apo pa shperblim.

    Mendoj se keto elemente jane te mjaftueshem. Ne cdo rast, mund te perfshini disa prej dispozitave te kontrates se qirase, persa i perket menyres se perdorimit te sendit, apo kushteve te tjera.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/06/04 at 10:17 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Kerkese per trajtim rasti - vellait i eshte mohuar lirimi i perkohshem nga burgu

    Pershendetje,

    Ne Aktin Normativ nr.7, datë 23.3.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve”, neni 5 pika 2 parashikohet:
    Nuk përfiton leje të veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi, i dënuari, i cili, pavarësisht se nuk është dënuar për një nga veprat penale të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, është në kushtet e mëposhtme:
    a) Është në hetim ose është dënuar për një vepër tjetër penale gjatë qëndrimit në institucion;
    b) Ka marrë një masë disiplinore gjatë gjashtë muajve të fundit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për trajtimin e të dënuarve;
    c) Paraqet rrezikshmëri shoqërore ose ka pasoja për rendin dhe sigurinë publike;
    ç) Nuk ka një banesë ose familjarët e tij nuk japin pëlqimin për të qëndruar në të njëjtën banesë, gjatëperiudhës së qëndrimit të përkohshëm në shtëpi.

    Pas refuzimit te lejes se vecante, ju keni pasur te drejten e ankimit ne Komisionin e Posaçëm i Shqyrtimit të Ankimeve. Në rast se të dënuarit, i cili plotëson kriteret për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi (sipas jush), i është refuzuar miratimi i kësaj lejeje të veçantë nga Komisioni i IEVP-së, i dënuari ose përfaqësuesi ligjor i tij mund të paraqesë ankim pranë Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e marrjes së vendimit.
    Komisioni i Posaçëm i Shqyrtimit të Ankimeve e shqyrton ankimin e paraqitur nga i dënuari ose kërkesën për rivlerësimin e propozimit për miratimin e lejes së veçantë, sipas parashikimev te aktit normativ nr 7, t, jo më vonë se 3 (tre) ditë nga data e marrjes së kërkesës. Vendimi i Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Ankimeve për refuzimin e ankimit të të dënuarit mundankimohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

    Ne lidhje me shqetesimin tuaj, se nga kontrolli i vellait tuaj ne dhomen e denimit, gjetja e USB, dhe masa e izolimit jane te padrejta, ju sugjerojme t’i drejtoheni institucioneve kompetente te cilat jane: strukturat e brendshme te IEVP-se ku po vuan denimin vellai juaj, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, Sherbimi i Kontrollit te Burgjeve ne Ministrine e Drejtesise, dhe me pas keto organe mund te kryejne verifikimet perkatese.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/04 at 10:12 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ndihma juridike

    Pershendetje,

    Ne lidhje me shqetesimin tuaj, ligji nr.111/2017 “Per Ndihmen Juridike te garantuar nga Shteti”, konkretisht neni 31 parashikon:

    Rastet e kthimit të përfitimeve:
    1. Në rast se një person, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe/ose
    përjashtimin nga tarifat gjyqësore dhe shpenzimet gjyqësore, i kanë ndryshuar rrethanat në një mënyrë të tillë që nuk plotëson kriteret ligjore për të qenë subjekt përfitues i ndihmës juridike dytësore, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas i njofton përfituesit të ndihmës juridike detyrimin për kthimin vullnetar të shpenzimeve të kryera, shumën konkrete dhe afatin për përmbushjen e këtij detyrimi. Procedura, periodiciteti dhe rregullat e verifikimit të ndryshimit të rrethanave përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Drejtësisë.
    2. Në rast të mosekzekutimit vullnetar të detyrimit për kthimin e shpenzimeve brenda afatit të caktuar, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas paraqet kërkesëpadi në gjykatë, duke kërkuar kthimin e shumës në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    3. Parashikimet e pikave 1 dhe 2, të këtij neni, do të zbatohen dhe në rastin kur personi, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe/ose përjashtimi nga tarifat gjyqësore dhe shpenzimet gjyqësore ose avokati i caktuar:
    a) nuk e ka paraqitur kërkesëpadinë në gjykatë, pas kalimit të një afati tremujor nga data kur vendimi i gjykatës për pranimin e kërkesës për ndihmë juridike dytësore ka marrë formë të prerë;
    b) ka hequr dorë nga gjykimi i padisë, nga e drejta e padisë, nga ankimi dhe rekursi apo nga ekzekutimi i urdhrit të ekzekutimit.

    Sipas ligjit, nese kerkese padia nuk dorezohet ne gjykate, brenda nje afati 3 mujor nga vendimi per perfitimin e ndihmes juridike, atehere perfituesi detyrohet te ktheje shpenzimet e kryera ne favor te Drejtorise se Ndihmes Juridike. Ne rastin tuaj konkret, periudha 3 mujore ne te cilen ka zgjatur gjendja e jashtezakonshme, nuk do te perfshihet ne afatin e mesiperm, per shkak se gjykatat kane pezulluar veprimtarine tyre, per sa kohe zgjat gjendja e pandemise. Ne lidhje me mosveprimet tuaja, perpara gjendjes se pandemise, nese ju arrini te vertetoni se bashku me avokatin, pamundesine e dorezimit te kerkesepadise dhe pergatitjes se dokumentacionit perkates per faj te institucioneve shteterore, atehere keto pretendime duhet t’i paraqisni perpara Drejtorise se Ndihmes Juridike, dhe me pas ajo do te marre nje vendim ne lidhje me rastin tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/04 at 9:30 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Te denuarit qe perfituan 3 muaj leje nga Covid19

    Pershendetje,

    Akti Normativ nr.7, datë 23.3.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve”, parshikon se “Në rast se, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, nuk është deklaruar përfundimi i gjendjes së epidemisë nga autoritet përgjegjëse, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi për parandalimin dheluftimin e infeksioneve dhe të sëmundjeve ngjitëse, periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi të subjekteve përfituese të lejes së veçantë zgjatet me 3 (tre) muaj të tjerë”.

    Sipas akteve ne fuqi, gjendja e fatkeqesise natyrore perfundon ne daten 23 qershor 2020, date kjo e cila perkon edhe me afatin e perfundimit te lejes se te denuarve, dhe deri ne keto momente nuk kemi asnje njoftim tjeter, i cili sanksionon zgjatjen e gjendjes se jashtezakonshme. Ne te gjitha rastet, institucionet pergjegjese, Ministria e Drejtesise, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, IEVP-te do te njoftojne te denuarit te cilet kane perfituar nga leja, per cdo ndryshim ose cdo hap te metejshem.

    Ne lidhje me pyetjen tuaj te dyte, ne aktin Normativ nr.7, datë 23.3.2020, dhe ne asnje akt tjeter, nuk ekziston mundesia per “leje per arsye bujqesore”.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/04 at 9:15 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Regjistrimi ne hipoteke i objekteve te ndertuara para vitit 1991

    Pershendetje,

    Nga sa parashtroni, nje nder menyrat qe ju mund te perdorni per kalimin e pronesise se objektit ne fjale, eshte duke u bazuar ne VKM-ne nr. 442, dt 18.07.2018, “Per percaktimin e kalimit te pronesise e te regjistrimit te pasurive te paluajtshme, te ndertuara deri me date 10.08.1991 dhe trojet funksionale te tyre”, ku si objekt i kesaj VKM-je jane pasurite e palujatshme te ndertuara deri me 10.08.1991, per te cilat nuk ka akte te fitimit te pronesise sipas nenit 193 te Kodit Civil.
    Ndertimet te cilat trajtohen ne perputhje me kete VKM, jane ndertimet:
    a) Të cilave u mungon akti i fitimit të pronësisë;
    b) Të cilat, nga pikëpamja ndërtimore janë të përfunduara, me mure dhe me mbulesë;
    c) Të cilat nuk janë ndërtime pa leje, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të nenit 3, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. (Ky i fundit shfuqizuar me ligjin nr. 20/2020)
    Procedurat e kalimit të pronësisë, sipas këtij vendimi, fillojnë, ne rastin tuaj, duke iu drejtuar me me kërkesë (ne perputhje me formularin tip te kerkeses miratuar me vkm 442, dt 18.07.2018) Drejtorise rajonale te ASHK-se Berat.
    Me pas organi perkates (ne kete rast Drejtoria vendore e ASHK-se) evidenton ne terren ndertesen dhe truallin funksional. Gjatë evidentimit në terren verifikohet edhe posedimi efektiv i ndërtimit nga subjekti përfitues.
    Të dhënat e kërkesës dhe të evidentimit në terren bëhen publike për 30 ditë, në ambientet e njësisë administrative ku gjendet pasuria, ne ambjentet e Drejtorise vendore te AShK-se (te vendit ku ndodhet pasuria e paluajtshme, ish ALUIZNI, ish ZVRPP-ja), si dhe faqet perkatese ne web.

    Ne adresen e e-mailit qe na keni vene ne dispozicion, do ju dergojme edhe formualin e kerkeses per kalimin e pronesise se objektit te ndertuara para vitit 1991, e cila duhet plotesuar dhe dorezuar se bashku me dokumentacionin perkates, prane Drejtorise Vendore te ASHK-se Berat.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/04 at 8:48 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Ndihme- kerkese per avokat divorci

    Pershendetje,

    Per te perfituar nga ndihma juridike dytesore (perfaqesimi ne gjykate me avokat), duhet te jeni ne nje nga kategorite e vecanta te percaktuara ne nenin 11 te ligjit nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantur nga shteti” (viktima te dhunes, te miturit, personat qe perfitojne nga skema e ndihmes ekonimike, personat te cilet perftojne nga pagesa e KMCAP, peronat qe vuajne nga shendetit mendor dhe trajtohen neper institucionet perkatese etj) – ose dhe kategoria e personave te cilet kane te ardhura te pamjaftueshme dhe e kane te pamundur te kontraktojne privatisht nje avokat apo ekspert ligjor. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.

    Nese jeni ne kushtet si me siper, ju mund te paraqiteni prane Qendrave tona ose Klinikave te Ligjit, ne menyre qe te asistoheni ne plotesimin e formulareve tip, si dhe te merrni udhezimet mbi dokumentacionin qe duhet te plotesoni. Formularet per aplikimin per perfitimin e ndihmes juridike dytesore mund t’i aksesoni ne seksionin perkates te platformes “juristionline.al” ne linkun me poshte: https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/

    Me pas, i gjite dokumentacioni i nevojshem bashkelidhur formulareve, duhet te depozitohen ne gjykate dhe do jete gjykata ajo qe do shprehet nese ju takon apo jo avokati falas, ne perputhje me vleresimin ne teresi te percaktimeve ligjore dhe dokumentacionit provues qe do te paraqisni.
    Nese gjykata vendos se ju takon nje avokat falas, do te jete avokati, i cili do te hartoje te gjitha aktet e nevojshme per venien ne levizje te gjykates ne perputhje me ceshtjen tuaj te divorcit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/04 at 8:28 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Heqje grade

    Pershendetje!

    Ligji nr 108/2014 “Per Policine e shtetit” i ndryshuar parashikon, ne nenin 60 te tij, procesin e ankimit:
    1. Punonjësi i policisë ka të drejtën e ankimit në komisionin e apelimit në çdo fazë të procesit për fitimin në gradë. Ushtrimi i së drejtës së ankimit brenda afatit të përcaktuar në Rregulloren e Policisë pezullon nxjerrjen e urdhrit të Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe efektet e aktit të vlerësimit të komisionit të gradimit që është ankimuar.
    2. Komisioni i apelimit kryesohet nga Zëvendës-drejtori i Policisë së Shtetit. Përbërja dhe mënyra e funksionimit të komisionit dhe afatet e ankimit përcaktohen në Rregulloren e Policisë.
    3. Gjatë procesit të ankimit, punonjësit të policisë duhet t’i garantohet e drejta për t’u informuar, dëgjuar dhe mbrojtur në përputhje me parimet e Kodit të Procedurave Administrative.
    4. Vendimi i komisionit të apelimit është i zbatueshëm menjëherë.
    5. Procedurat për fitimin e gradës nga momenti i shpalljes së procesit të konkurrimit deri në përfundim të procesit të ankimit përcaktohen në Rregulloren e Policisë.

    Ju bejme me dije se akti i heqjes apo uljes se grades eshte akt administrativ dhe mund te kundershtohet ne gjykaten administrative te vendit ku ju ushtroni detyren. Madje per rast te ngjashem me tuajin ka praktike edhe te Gjykates se Larte. Si fillim, ne vemendje duhet te keni ezaurimin e rruges administrative dhe kujdesin ndaj afateve per te ngritur padi ne gjykate. Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/03 at 3:22 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Regjistrim apartamenti ne hipoteke

    Pershendetje,

    Paisja me certifikate pronesie behet nga ana e Agjencise Shteterore te Kadastres dhe jo nga ana e subjektit ndertues. Qe te mund ta regjistroni pasurine ne emrin tuaj ne regjistrin kadastral, se pari eshte e rendesishme qe te verifikoni nese pasuria eshte e regjistruar ne Kadaster. Per kete mund te aplikoni dhe drejtperdrejte ne kadaster, nepermjet e-albania, per nje kopje te karteles se pasurise, pasi jeni person i interesuar.
    Nese pasuria eshte e regjistruar ne kadaster, ju duhet te lidhni nje kontrate shitjeje per pasurine. Ne rast se subjekti refuzon qe te lidhe kontraten e shitjes, edhe pse ju i keni shlyer te gjitha detyrimet e parashikuara ne kontraten e sipermarrjes, atehere ju mund te paraqisni nje padi ne gjykate, ku te kerkoni detyrimin e sipermarresit per t’ju njohur pronar. Duke pasur parasysh kohen e gjykimit ne te dyja fazat, shkalle te pare dhe apel, si dhe shpenzimet gjyqesore, ju sugjerojme qe te beni nje perpjekje perfundimtare per ta zgjidhur jashtegjyqesisht me sipermarresin.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/03 at 1:48 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Perfitimi i pages se luftes

    Pershendetje,

    Sipas paketes se zgjeruar te ndihmes financiare parashikohet:
    1. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave.
    2. Dhënie ndihme financiare, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.”.
    3. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    4. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për punonjësit e subjekteve, persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktura akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesa deri në datën e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    Afati per te aplikuar per pagen e luftes eshte shtyre deri me dt 5 qershor 2020 dhe punedhenesi juaj ka detyrimin te aplikoj nese punemarresit e tij ndodhen ne kushtet e percaktuara ne VKM 305 datë 16.4.2020 te ndryshuar (paketa e zgjeruar e ndihmes financiare).

    Ne rastin kur subjektet nuk aplikojne per perfitimin e ndihmes financiare per te punesuarit apo ish te punesuarit e tyre, ndihma financiare do te jepet pas miratimit nga administrate tatimore bazuar ne te dhenat qe zoteron ajo dhe ne te dhenat qe te punesuarit apo te ish punesuarit do te dorezojne prane saj.
    Te dhenat e meposhtme:
    I. Te dhenat e subjektit tatimpagues;
    II. Te dhenat identifikuese te perfituesit;
    III. Banka dhe numri i llogarise bankare te perfituesit, duhet te dorezohen deri me date 05.06.2020.

    Lista emerore e individeve perfitues te Paketes Financiare nr.2 dhe lista e NIPT-eve te subjekteve tatimpaguese perkates jane publikuar ne faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/03 at 10:58 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Probleme me aplikimin per pagen e luftes

    Pershendetje,

    Ne faqen e drejtorise se pergjithshme te tatimeve, gjeni te gjithe informacionin e nevojshem lidhur me aplikimin dhe proceduren qe duhet ndjekur.
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020?fbclid=IwAR2u5AfagMBdsaHVwVzTsLm0TRmSrlB_3_3jWhj8PbwFtt8thjTqtvZf6AA
    Nese ju nuk arrini te aplikoni per ndonje arsye teknike, mund te kontaktoni nepermjet e-mailit me drejtorine rajonale tatimore peraktese. Listen e adresave e gjeni ne kete link:
    https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/06/03 at 10:51 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me "Vertetimin e gjendjes gjyqesore"

    Pershendetje,

    Ne baze pikes a) te nenit 69 te Kodit Penal, ju do te konsideroheni i padenuar dhe rrjedhimisht deshmia juaj e penalitetit do te dale e paster, nese gjate dy vjeteve nga momenti i perfundimit te denimit tuaj ju nuk kryeni veper tjeter penale. Sipas te dhenave qe ju keni percjell, denimi juaj eshte konvertuar ne “sherbim komunitar”, dhe ne menyre qe ju te konsideroheni i padenuar duhet te plotesohen dy kushte, te kene kaluar dy vite nga momenti i perfundimit te denimit tuaj dhe ju te mos kryeni veper tjeter penale.

    Neni 69 pika a) i Kodit Penal parashikon konkretisht se:
    Quhen te padenuar
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/03 at 10:08 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Alkoolizimi dhe trajtimi i tij sipas legjislacionit

    Pershendetje,

    Pyetja juaj eshte trajtuar disa here nga juristet e platformes. Me poshte, po ju dergojme linq-et ku mund te gjeni pergjigjet e dhena.

    Alkoolizimi dhe trajtimi i detyrueshem

    Dhuna ne familje

    Institucion rehabilitues per varesi ndaj alkoolit

    Alkoolizimi dhe trajtimi i detyrueshem

    Ne permbledhje te arsyetimeve dhe pergjigjeve te dhena nga juristet, ju sqarojme se nuk ka asnje ligj qe te detyroje bashkeshortin tuaj te shtrohet ne nje qender rehabilitimi. Mjekimi i detyruar zbatohet vetem ne rastet e parashikuara nga ligji, qe lidhen me rrezikshmerine e tij si person, e ndonje semundje psiqike qe mund ta beje personin te rrezikshem apo me ndonje semundje ngjitese qe perben rrezik per shendetin e te tjereve. Nga sa ju arsyetoni, nuk jeni perpara asnjerit prej ketyre rasteve.

    E vetmja zgjidhje qe ju keni eshte te beni kallezim penal, per shkak se ai eshte ne kushtet e 3 veprave penale: 1)sipas nenit 321 te Kodit Penal “Kryerja e veprimeve ne kundershtim me vendimin e gjykates; 2) sipas nenit 320 te Kodit Penal “Pengime te ekzekutimit te vendimeve te gjykates” dhe 3) sipas nenit 125 te Kodit Penal “Mosdhënia e mjeteve për jetesë.

    Veprat penale si me siper, klasifikohen sipas nenit 59 te Kodit Penal, i cili parashikon se per denimet me burg deri ne 5 vjet, kur jane kushtet e ketij neni, mund te pezullohet ekzekutimi i denimit dhe i denuari te vihet ne prove. Gjykata, ndaj te denuarit te vene ne prove, i cili eshte ne kushtet e varesise kronike ndaj alkoolit apo edhe lendeve narkotike, vendos detyrimin per t’iu nenshtruar trajtimeve mjekesore per heqjen dore nga perdorimi i alkoolit apo droges. Trajtimi mjekesor per heqjen dore nga perdorimi i alkoolit apo droges behet ne institucionin mjekesor te specializuar, sipas percaktimit te Ministrise se Shendetesise, ne baze te kerkeses se sherbimit te proves. Sherbimi i proves mbikeqyr ekzekutimin e vendimit te gjykates dhe i raporton menjehere prokurorit, kur personi i denuar nuk permbush detyrimin e vendosur.

    Pra, duke e kallezur penalisht sipas veprave penale cituar me siper (nese ekzistojne kushtet e tilla), Gjykata mund te vleresoje qe si alternative, te mos i aplikoje denim me burgim, por ta detyroje bashkeshortin tuaj t’i nenshtrohet trajtimeve mjekesore per heqjen dore nga perdorimi i alkoolit apo droges. Kjo gjithsesi mbetet ne vleresim te gjykates.

    Nese nuk doni te rrezikoni qe ia te marre denim me burgim, e vetmja zgjidhje qe ju mbetet eshte te komunikoni me te dhe ta bindni t’i nenshtrohet trajtimeve perkatese ne menyre vullnetare.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/03 at 7:44 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Agjensia e Inventarizimit dhe Transformimit te Pronave Publike

    Pershendetje,

    Me ligjin 111/2018, “Per kadastren”, kompetencat e Agjencise se Inventarizimit te Pronave te Paluajtshme Publike, i kane kaluar Agjencise Shteterore te Kadastres. Prandaj informacionin qe ju duhet, duhet ta adresoni prane ketij institucioni. Per te marre informacion per pasurite private, apo publike prane ASHK-se mund te aplikoni nepermjet portalit e-Albania. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/06/02 at 8:20 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Korrupsioni pasiv

    Pershendetje,

    Periudha e rehabilitimit varet nga masa e denimit te dhene nga gjykata ne vendimin e denimit.

    Bazuar ne nenin 69 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise afati i rehabilitimit, referuar vepres penale qe jeni denuar e cila parashikon nje denim nga 2 – 8 vjet heqje lirie, eshte:

    1. Per denimet nga 6 muaj ne 5 vjet heqje lirie, afati i rehabilitimit eshte 5 vjet:
    2. Per denimet nga 5 vjet ne 10 vjet heqje lirie, afati eshte 7 vjet.

    Gjithashtu, gjate afatit te rehabilitimit nuk duhet te kryeni veper tjeter penale.

    Ne lidhje me pyetjen e dyte, kryesisht ne ushtrimin e fuksioneve eshte e nevojshme qe statusi juaj ne deshmine e penalitetit te jete i padenuar.

    Faleminderit!

    Go to comment
    2020/06/02 at 6:43 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Asistence ligjore ne lidhje me masen e ndihmes ekonomike

    Pershendetje,

    Vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 597, date 04.09.2019 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike” ka percaktuar se ndihma ekonomike, që përfitojnë familjet dhe individët në nevojë, është e plotë dhe masa nuk kufizohet për shkak të numrit të anëtarëve.
    Masa e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës së familjes dhe shkon deri në 150% e masës së pensionit social dhe e indeksuar. Pra ndihma ekonomike nuk eshte ne masen e pages minimale .

    Per te marre informacion mbi menyren e perllogaritjes se mases se ndihmes ekonomike qe familja juaj perfiton, bazuar ne strukturen tuaj familjare, ju keshillojme te dergoni nje kerkese per informacion prane Bashkise dhe Drejtorise Rajonale te Sherbimit Social. Kerkesa per informacion te bazohet ne ligjin nr. 119/2014 “Per te drejten e informimit”.

    Nese nga informacioni qe ju vihet ne dispozicion, ju lindin pretendime ne lidhje me menyren e perllogaritjes, atehere duhet te ndiqni rrugen e ankimimit administrativ, duke paraqitur ankesë me shkrim pranë bashkisë/njësisë administrative dhe/ose prane Shërbimit Social Shtetëror.
    Pas ezaurimit te ankimit administrativ, nese ju pretendoni se u është shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, gëzoni të drejtën për të ngritur padi në gjykatë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/02 at 6:37 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Periudha e rehabilitimit

    Pershendetje,

    Ne nenin 69 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise parashikohet, se per veprat penale qe denohen nga 6 muaj deri ne 5 vjet burg, qe eshte edhe paragrafi qe lidhet me rastin Tuaj, periudha e rehabilitimit eshte 5 vjet. Gjithashtu, gjate ketyre 5 vjeteve nga perfundimi i vuajtjes se denimit nuk duhet te kryeni veper tjeter penale.

    Faleminderit!

    Go to comment
    2020/06/02 at 6:22 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Komisioni Mjekesor i Percaktimit te Verberise

    Përshëndetje,

    Rregullorja “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMACP), per vleresimin e personave me aftesi te kufizuara dhe Komisionit Mjekesor te Percaktimit te Verberise“ miratuar ne baze te urdhrit 47/1, date 11.01.2018 (botuar ne fletoren zyrtare Nr.19, viti 2018), përcakton se:
    Rikontrolli i invalideve ne KMCAP behet ne vartesi te gjendjes shendetesore dhe gjithmone dy muaj para mbarimit te afatit qe eshte marre ne vendimin e fundit. Ne KMCAP i semuri ose invalidi paraqiten vetem ne daten e rikontrollit, qe caktohet nga KMCAP gjate komisionimit te fundit. Kur per arsye te gjendjes shendetesore te rende, nuk mund te paraqitet ne KMCAP ne daten e caktuar atehere komisionimi i tij behet ne banese ose ne spitalin ku ndodhet i shtruar. Ne keto raste te afermit duhet te njoftojne KMCAP 15 dite para dates se paraqitjes ne komision, me ane te dokumentit te leshuar nga mjeku kurues (Epikrize-percjellese), e cila evidenton gjendjen e renduar, duke argumentuar edhe arsyen e pamundesise se paraqitjes ne KMCAP.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/02 at 4:13 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Ceshtje penale

    Pershendetje

    Pyetja qe shtroni eshte e paqarte. Per te patur informacion ne lidhje me procedimet penale te vellait tuaj, ai vete ose dhe nje perfaqesues i tij ligjor mund te kerkoje informacion nga Prokuroria e Rrethit Tirane e cila po ndjek procedimin penal dhe/ose e ka paraqitur ceshtjen ne gjykim prane Gykates se rretht gjyqesor perkates, dhoma penale.
    Kushtet te cilat ju paraqisni jane mjaftueshme te paqarta per te dhene nje pergjigje ne parim apo disi me ezauruese.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/02 at 3:16 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A e perfitoj pagen e luftes prej 40.000 leke?

    Pershendetje
    Ju nuk e perfitoni pagen e luftes .
    Sipas pikes 4/b/ii te VKM 305/2020 (i ndryshuar me VKM Nr. 423, datë 28.5.2020) percakton se
    Nuk e përfitojnë ndihmën sipas pikës punonjësit: eu.
    b) të punësuar në subjektet:
    ii. e regjistruara që ushtrojnë aktivitet në profesione të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/02 at 3:11 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Alkoolizimi dhe trajtimi i detyrueshem

    Pershendetje,

    ju lutem te mbani parasysh se ju duhet te kallezoni penalisht bashkeshortin, pasi ai eshte ne kushtet e shkeljes se urdherit te mbrojtjes, cka perben veper penale. Pra, mjafton shkelja e urdherit te mbrojtjes per t’ju drejtuar policise ose prokurorise, dhe jo domosdoshmerisht dhuna ndaj jush.
    Sa i perket rehabilitimit, nuk ka asnje parashikim ligjor i cili te detyroje ate te shtrohet ne nje institucion rehabilitues.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/02 at 3:07 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Korigjim ne certifikaten e pronesise

    Në rastin tuaj duhet të bëni një korrigjim në të dhënat kadastrale të pasurisë. Referuar ligjit 111/2018, “Për kadastrën”, kjo procedurë quhet “Procedura e përmirësimit”, në këtë rast është e ndërtesave. Një ndër rastet kur zbatohet është pikërisht mospërputhja midis përmasave dhe nevoja për të korrigjuar hartën kadastrale dhe të dhënat e titullit të pronësisë. Kur sipërfaqja në terren është më e madhe se ajo e përcaktuar në titull, drejtoria vendore verifikon nëse në ndërtesë janë kryer zhvillime ndërtimore pa leje dhe i trajton ato sipas legjislacionit përkatës.

    Procedura që ndiqet në këtë rast është e njëjtë me atë të regjistrimit fillestar të pasurisë. Pronari/pronarët e pasurisë, duhet t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me:
    a) dokumentin e pronësisë;
    b) dokumentacionin hartografik për pasurinë, i cili miratohet nga agjencia shtetërore e kadastrës;
    c) deklaratën noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohet të regjistrohet. Nëse deklarata noteriale nuk mund të sigurohet, apo ka mosmarrëveshje për kufirin e pasurive, ai përcaktohet nga agjencia shtetërore e kadastrës.

    Palët e interesuara kanë të drejtën e ankimit gjyqësor ndaj aktit të agjencisë shtetërore të kadastrës që përcakton kufirin. Drejtoria vendore, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, duhet t’i kthejë përgjigje kërkuesit. Kundër vendimit të drejtorisë vendore ose në mungesë të përgjigjes brenda afatit, kërkuesi mund të ankohet në gjykatë. Në procesin gjyqësor gjykata thërret të gjithë pronarët, pronat e të cilëve janë kufitare me njëra-tjetrën e të cilët kanë interes të ligjshëm për gjykim.

    Go to comment
    2020/06/02 at 12:13 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pagimi i detyrimit ushqimor

    Pershendetje,

    Lidhur me mosveprimin nga ana e permbaruesit duhet t’i drejtoheni atij vete. Ne rastet si i juaji kur behet fjale per ekzekutim te pensionit ushqimor, ai ka detyrimin ligjor qe pas kalimit te afatit 5 ditor nga njoftimi vullnetar, te kaloje ne ekzekutim te detyrueshem. Veprimi i pare eshte vendosja e sekuestros mbi llogarite bankare te ish bashkeshortit tuaj. Ne rast se detyrimi do te merret nga paga, përmbaruesi gjyqësor sekuestron pagën e debitorit, por pa cenuar minimumin jetik, të përcaktuar sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
    Ju keni te drejte qe te merrni te gjithe shumen qe ju detyrohet ish bashkeshorti per pension ushqimor deri ne momentin e ekzekutimit te detyrueshem, nese ka gjendje ne llogari. Nese jo, atehere atij do t’i lihet minimumi jetik cdo muaj dhe pjesa tjeter do t’ju kaloje juve sipas vlerave perkatese.
    Lidhur me kercenimet qe po ju ben, permbaruesi nuk kryen asnje veprim apo marreveshje. Kete mund ta beni vetem ju, duke kerkuar pushimin, apo pezullimin e ekzekutimit.
    Nga ana jone, ju sugjerojme, qe te ndiqni rrugen ligjore duke bere kallezim prane organeve kompetente, dhe nese eshte e nevojshme te kerkoni edhe urdher mbrojtje kundrejt ish bashkeshortit.

    Go to comment
    2020/06/02 at 12:02 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on E drejta per te komunikuar me femijen

    Pershendetje,

    Fëmija i mitur ka te nevojshme të kalojë kohë ose të mbajë marrëdhënie vetjake të rregullta dhe të ketë takime të drejtpërdrejta me te dy prinderit. Prindi ose kujdestari nuk mund ta ndalojë fëmijën për të mbajtur marrëdhënie vetjake me të afërmit, me përjashtim të rastit kur gjykata vendos ndryshe, për shkaqe që dëmtojnë zhvillimin fizik, psikologjik ose moral të fëmijës. Per sa kohe gjykata ende nuk eshte shprehur ne lidhje me kujdestarine e femijes, dhe caktimin e datave te takimit te femijes me prindin jokujdestar atehere eshte ne interesin me te larte te femijes qe:
    marrëdhëniet personale midis femijes dhe prindereve të ndërtohen nëpërmjet:
    a) takimeve ndërmjet fëmijës dhe prindit ose një personi tjetër te aferm i cili ka të drejtë të mbajë
    kontakte me fëmijën;
    b) vizitave të fëmijës në mjedisin e banimit;
    c) banimit të përkohshëm të fëmijës te një i afërm ose person, i cili nuk jeton rregullisht me fëmijën;
    ç) korrespondencës ose çdo forme tjetër komunikimi me fëmijën;
    d) dërgimit të informacionit fëmijës, lidhur me prindërit e tij ose personat e tjerë që, sipas ligjit, kanë të drejtë të mbajnë marrëdhënie personale me fëmijën;
    etj.

    Ne kete faze eshte i veshtire reagimi institucional, ne menyre qe ju te ushtroni te drejten tuaj prinderore, pa marre paraprakisht konsensusin e nenes se femijes, per sa kohe gjykata ende nuk eshte shprehur. Do te duhet te pritet vendimi perfundimtar i gjykates ne menyre qe te mund ushtroni te drejten tuaj te takimeve, ne perputhje me ligjin.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/02 at 9:18 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Zgjidhje martese

    Pershendetje,

    Percaktimi i prindit kujdestar per femijen vendoset vetem nga Gjykata, sigurisht duke marre parasysh edhe vleresimet e ekspertit psikolog. Ju, se bashku me mbrojtesin tuaj, duhet te ndermerni hapat e duhur ligjore per te permbushur pretendimet qe keni ngritur perpara gjykates, ne kete aspekt nuk mund te vleresojme nese mund ta fitoni kujdestarine e femijes ose jo.
    Ne pjesen me te madhe te rasteve, ne vitet e para te femijerise, afeksioni i femijes eshte me i fuqishem ne drejtim te nenes, kjo pasi ne nje moshe te tille, eshte e kuptueshme qe femija ka me teper nevoje per kujdesin e nenes ne drejtim te rritjes dhe formimit te karakterit.
    Por eshte gjykata ajo qe vendos, duke u bazuar ne kriterin e interesit me te larte te femijes. Per vleresimin e interesit te femijes, gjykata do te marre ne konsiderate nje seri faktoresh, nder te cilet:
    – Mosha e femijes dhe perkatesia e tij gjinore
    – Lidhjet afeksionale te femijes me njerin apo tjetrin prind, si dhe ato te prinderve ndaj femijes;
    – Profili socio-moral i secilit prind
    – Mundesite e secilit prind per edukimin e femijes;
    – Mundesine me te mire per zhvillimin moral, intelektual dhe fizik te femijes;
    – Gjendja shendetsore e femijes;
    – Sjellca e secilit prind ne raport me femijen, para zgjidhjes se marteses;
    – Menyra sesi jane permbushur detyrimet prinderore, para zgjidhjes se marteses;
    – Gjendja shendetsore e prinderve;
    – Mundesite materiale qe ka secili prind, per sigurimin e mirerritjes e edukimit te femijes;
    – Niveli arsimor dhe intelektual i secilit prind;
    – Profesioni i secilit prind dhe angazhimet profesionale te tyre;
    – Siperfaqja dhe kushtet e banimit te secilir prind;
    – Vleresimi i personave me te cilet prindi do te bashkejetoje pas zgjidhjes se marteses, nese nuk do te jetojne te vetem; etj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/02 at 9:00 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shperblim demi si pasoje e mungeses se sherbimit shendetesor nga QSUT

    Pershendetje. Sipas ligjit per kujdesin shendetesor, institucionet mjekesore ne Republiken e Shqiperise kane detyrimin te garantojne te drejten per kujdes shendetesor si nje e drejte themelore. Ne rast se vertetohet se ju nuk keni marre sherbimin e duhur shendetesor, per shkak te mungeses se furnizimit te duhur me reagente, apo materiale te tjera mjekesore, dhe nga kjo ju kane ardhur deme shendetesore, atehere ju keni te drejten e shperblimit per demin e shkaktuar. I vetmi institucion qe mund t’ua njohe kete te drejte eshte Gjykata. Qe te mund t’i drejtoheni ju duhen patjeter prova per te vertetuar sa ju pretendoni. Ketu perfshihet kopje e karteles mjekesore, epikriza, si dhe nje raport mjekoligjor i cili verteton se problemet shendetesore ju i keni pasur si rezultat i mjekimit jo te duhur, ose mungeses se mjekimit.

    Go to comment
    2020/06/01 at 9:16 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Uzina e mjeksit ne Elbasan dhe paga e luftes

    Pershendetje

    Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore dhe si e tille, punonjesit e saj, ashtu si punonjesit e cdo institucioni tjeter me buxhet shteteror, nuk perfitojne page lufte.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/06/01 at 7:58 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Sigurimet dhe paga e luftes

    Pershendetje,

    Paketat financiare te miratuara gjate periudhes se pandemise, kane ardhur ne ndihme punonjesve te subjekteve tatimpaguese, te cilet e kane te pamundur te paguajne pagat e punonjesve te tyre. Qe te mund te perfitonit nga paga e luftes duhet te ishit ne listagesat e fundit, e deklaruar si punonjese e subjektit ku faktikisht punoni. Me konkretisht pika 5 e vkm 305, dt 16.04.2020 (i ndryshuar) parashikon se, për të përfituar nga ndihma financiare duhet që punonjësi të ketë qenë në marrëdhënie pune deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    Punedhensi juaj e ka detyrim ligjor te paguaje sigurimet shoqerore dhe shendetesore per punonjesit e tij ne perputhje me ligjet ne fuqi. Ne varesi te marredhenieve qe keni me punedhensin tuaj, ju keshilloj te flsini me te mbi kete situate, pasi kjo gjendje nuk eshte ne favorin tuaj ne perfitimet qe mund te keni, si njohje e viteve te punes, vjeterise ne pune etj. Ne qofte se nuk arrini nje marreveshje me punedhenesin tuaj lidhur me kete situate, mund t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni permbshjen e detyrimeve qe rrjedhin nga kontrata e punes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/01 at 6:43 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e luftes dhe aktivitet e lejuara per te punuar

    Pershendetje,

    Sipas VKM nr. 305, date 16.04.2020, te ndryshuar (Paketa e Zgjeruar e Ndihmes Financiare nr.2 ) percaktohen masat e meposhtme:
    1. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave.
    2. Dhënie ndihme financiare, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.”
    3. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    Nese subjekti ku ju punoni (furra e bukes) ka te ardhura vjetore deri ne 14 milion leke dhe eshte lejuar te kryeje aktivitetin sipas urdhrave te ministrit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (ne dijenine tone, furrat e bukur jane lejuar), atehere ju mund te perfitoni nga masa 3 e paketes se ndihmes financiare nr.2.

    Ne rastin kur subjektet nuk aplikojne per perfitimin e ndihmes financiare per te punesuarit apo ish te punesuarit e tyre, ndihma financiare do te jepet pas miratimit nga administrate tatimore bazuar ne te dhenat qe zoteron ajo dhe ne te dhenat qe te punesuarit apo te ish punesuarit do te dorezojne prane saj.

    Te dhenat e meposhtme:
    I. Te dhenat e subjektit tatimpagues;
    II. Te dhenat identifikuese te perfituesit;
    III. Banka dhe numri i llogarise bankare te perfituesit, duhet te dorezohen deri me date 05.06.2020.

    Lista emerore e individeve perfitues te Paketes Financiare nr.2 dhe lista e NIPT-eve te subjekteve tatimpaguese perkates jane publikuar ne faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/06/01 at 6:28 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Pensioni

    Pershendetje,

    Rasti ne fjale mund te ndiqet vetem nepermjet rruges gjyqesore. Qe do te thote babai juaj, duhet te hapi nje gjyq ne gjykaten civile me objekt vertetimin e faktit juridik te qenies ne marredhenie pune, ne vendin e punes ku ka punuar per periudhen nga 1992 deri me vitin 2000, ne perputhje me vitet dhe vendet e punes perkatese.
    Pasi te perfundoje gjykimi dhe vendimi te marre forme te prere, babai juaj duhet ta paraqese kete vendim prane sigurimeve shoqerore se bashku me dokumentat e tjere te kerkuar dhe kerkesen per perfitim pensioni. Periudhat e vertetuara me vendimin e gjykates per vertetim fakti do t’i njihen me pas nga ky institucion dhe do te behet perllogaritje e pensionit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/01 at 4:54 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A e perfitoj pagen e luftes?

    Pershendetje,

    Lidhur me pyetjen tuaj, po ju sqaroj me poshte:

    A. Lidhur me perfitimin nga paketa e zgjeruar ekonomike:
    Nje nga kategorite perfituese sipas paketes se zgjeruar se Ndihmes Financiare jane për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020. Nese ju jeni larguar nga puna pertej ketyre datave atehere ju nuk jeni perfitues nga paketa e zgjeruar ekonomike.
    Lista emerore e individeve perfitues te Paketes Financiare nr.2 dhe lista e NIPT-eve te subjekteve tatimpaguese perkates jane publikuar ne faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    B. Pagese papunesie:
    Ne rast te largimit nga puna, ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”. Per kete duhet te aplikoni dhe te regjistroheni si punekerkuese prane Zyres se Punes, duke dorezuar dokumentacionin perkates. Sipas ligjit, përfitojnë të ardhura nga papunësia personat, të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme:
    – Kane kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore (për cdo rast përfitimi).
    – Jane regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    – Kane paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës prane Zyres se Punes, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
    – Pranojnë të punësohen ose të kualifikohen kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit;
    – Nuk marrin përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.
    Sqarim: Nese perfitoni pagen e luftes, nuk mund te perfitoni njeohesisht edhe pagesen e se ardhures nga papunesia (asistencen), pasi nuk lejohet perftimi në të njëjtën kohë nga dy skema të mbështetjes shtetërore.

    C. Demshperbime per largimin nga puna:
    Nese largimi juaj nga puna ka qene i paligjshem dhe nuk jane respektuar dispozitat e Kodit te Punes: njoftimin, zhvillimin e bisedimeve, njoftimin e largimit, pagesen e periudhes se njoftimit, pagesen e vjetersise (meqe keni mbi tre vite), ju keni te drejte qe brenda gjashte muajsh nga data e largimit t’i drejtoheni Gjykates per te kerkuar demshperblimet perkatese, te cilat duhet t’i provoni rast pas rasti.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/01 at 11:53 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e luftes

    Pershendetje,

    Sipas paketes se zgjeruar ekonomike (VKM Nr. 423, datë 28.5.2020) perfitues se ndihmes financiare ne masen 40.000 leke jane ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.

    Lista emerore e individeve perfitues te Paketes Financiare nr.2 dhe lista e NIPT-eve te subjekteve tatimpaguese perkates jane publikuar ne faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Ju mund te konsultoheni me listen ne linkun e meposhtem:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/01 at 11:24 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ceshtje civile

    Pershendetje,

    Ne baze te ligjit nr. 9902, date 17.04.2008 “Per mbrojtjen e konsumatoreve”, i ndryshuar, konsumatori fillimisht kërkon nga shitësi riparimin ose zevendesimin e mallrave te cilat shfaqin defekt, riparimi kryhet brenda një periudhe të arsyeshme, të rënë dakord ndërmjet palëve, ne rastin tuaj brenda 40 diteve, duke marrë parasysh natyrën e mallit dhe qëllimin, për të cilin konsumatori ka kërkuar mallin. Nese shitesi ju refuzon riparimin ose zevendesimin e mallit brenda nje afati te arsyeshem dhe nuk ka kryer riparimin apo zëvendësimin, sipas përcaktimeve, atehere ju lind e drejta te kërkoni një ulje të përpjesshme të çmimit ose anulimin e kontratës.

    Ne rast se shitesi nuk i pergjigjet kerkeses tuaj per nderrimin e produktit, rimbursimin e cmimit te paguar apo riparimin e produktit, nese jeni brenda afatit te garancise kontraktuale, ju mund t’i drejtoni nje ankese:
    1. Shitesit drejteperdrejte dhe te kerkoni sipas rastit tuaj riparimin e menjehershem, nese kjo nuk eshte e mundur, zëvendësimin e menjehershem, apo anulimin e kontratës dhe kthimin e parave te paguara;
    2. Shoqates se Konsumatoreve duke i shpjeguar problematiken. Te dhenat e kontaktit i gjeni ne kete faqe: https://konsumator.org.al/sq/;
    3. Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, i cili në rast se e gjen ankesën të bazuar, mund të vendosë gjobë ndaj shitesit. Po ashtu komisioni për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mund të vendosë edhe mbi shpërblimin e dëmit qe ju eshte shkaktuar;
    4. T’i drejtoheni gjykates.

    Ne cdo rast eshte me shume rendesi te ruani faturen e blerjes dhe dokumentin e garancise per ta bashkalidhur ne ankimin si me siper shpjeguar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/01 at 9:14 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Protokolli i verdhe/ kushte te vecanta

    Pershendetje,

    Ju informojme se nuk ka asnje ligj, urdher apo udhezim qe t’ju lejoje juve te mos paraqiteni ne pune per shkak te ekspozimit ndaj Covid-19 ne ambjentet e punes. Protokolli i verdhe ka te percaktuara rregullat dhe masat e sigurise perkatese qe duhet te respektoje subjekti ku ju punoni.
    Nese konstatoni se keto masa dhe protokolle nuk respektohen ne mjedisin tuaj te punes, atehere mund t’i drejtoheni me ankese autoriteve pergjgjegjese per monitorimin e zbatimit te ketyre masave, si Inspektoriati i Punes apo dhe Inspektoriati i Shendetit Publik.

    Tashme Shqiperia po shkon drejt hapjes totale te te gjitha aktiviteteve. Krahas zbatimit te masave dhe protokolleve te sigurise te miratuara nga autoritetet eshte e domosdoshme edhe nje kujdes i shtuar ne nivel personal per te mbrojtur veten dhe te tjeret (si ruajtja e distances sociale, larja e duarve, perdorimi i maskes dhe dorezave).

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/01 at 8:58 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Mbyllja e fabrikes

    Pershendetje,
    Te drejtat tuaja, si punemarrese ne rast te mbylljes se fabrikes ku punoni, ndryshojne ne varesi te arsyeve se perse eshte mbyllur fabrika, a jeni likujduar plotesisht ose jo, a jane respektuar plotesisht procedurat etj. Nese fabrika eshte ne proces falimenti, atehere punonjesit jane ne radhen e pare preferenciale te cilet duhet te likujdohen plotesisht, nese punedhenesi nuk ka shlyer te gjitha pagat ndaj jush. Nese ndodhemi para kushteve te mbylljes se deges dhe transferimit te ndermarrjes, atehere te drejtat tuaja ndryshojne, ne kete rast ndodh tranferimi i te drejtave dhe detyrimeve ne nje mjedis te ri pune dhe ne nje punedhenes te ri deri në përfundim të afatit kontraktual të njoftimit ose afatit të përcaktuar me kontratë individuale. Pushimi nga puna per shkak te transferimit te ndermarrjes eshte i paligjshem.

    Per t’ju dhene nje pergjigje te plote e te sakte, do duhet te dime saktesisht rrethanat/shkaqet e lidhura me mbylljen e fabrikes, proceduren qe po ndiqen me punemarresit, fakte rreth punesimit tuaj ne fabrike (p.sh kohezgjatja e punesimit) etj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/01 at 8:54 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Lidhur me pagen e luftes

    Pershendetje

    Afati per te aplikuar per pagen e luftes eshte shtyre deri me dt 5 qershor 2020 dhe punedhenesi juaj ka detyrimin te aplikoj nese punemarresit e tij ndodhen ne kushtet e percaktuara ne VKM 305 datë 16.4.2020 ndryshuar me VKM Nr. 423, datë 28.5.2020.

    Ne rastin kur subjektet nuk aplikojne per perfitimin e ndihmes financiare per te punesuarit apo ish te punesuarit e tyre, ndihma financiare do te jepet pas miratimit nga administrate tatimore bazuar ne te dhenat qe zoteron ajo dhe ne te dhenat qe te punesuarit apo te ish punesuarit do te dorezojne prane saj.
    Te dhenat e meposhtme:
    I. Te dhenat e subjektit tatimpagues;
    II. Te dhenat identifikuese te perfituesit;
    III. Banka dhe numri i llogarise bankare te perfituesit, duhet te dorezohen deri me date 05.06.2020.

    Lista emerore e individeve perfitues te Paketes Financiare nr.2 dhe lista e NIPT-eve te subjekteve tatimpaguese perkates jane publikuar ne faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Sipas paketes se zgjeruar te ndihmes financiare rezulton se do perfitojne :
    1. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave.
    2. Dhënie ndihme financiare, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.”.
    3. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    4. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për punonjësit e subjekteve, persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktura akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesa deri në datën e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/01 at 8:51 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Institucion rehabilitues per varesi ndaj alkoolit

    Pershendetje!

    Lidhur me shqetesimin tuaj, ju lutem te mbani ne vemendje urdhrin e mbrotjes dhe zbatimin e tij. Ne rast se bashkeshorti juaj shkel parashikimet e percaktuara nga gjykata ne urdherin e mbrojtjes, duhet menjehere te vini ne dijeni punonjesit e policise dhe autoritetet vendosre (bashki apo komune) te cilet jane institucione pergjegjese per zbatimin e urdhrave te mbrojtjes. Per me tej duhet te informoni permbaruesin tuaj qe te marre masa te menjehershme per ekzekutimin e vendimit te urdherit te mbrojtjes nga ana bashkeshortit shkeles.

    Ne kuptim te Nenit 321 te Kodit Penal “Kryerja e veprimeve ne kundershtim me vendimin e gjykates, ne lidhje me detyrat e lindura nga urdhrat e mbrojtjes te dhena prej saj, perben kundervajtje penale dhe denohet me burgim gjer ne dy vjet”, shkelja e urdherit te mbrojtjes perben veper penal te denueshme sipas parashikimit te ketij neni. Per kete shkak, vecanerisht per sigurine tuaj dhe te femijes, duhet te paraqisni kallezim penal ndaj bashkeshortit.

    Kodi Penal ne nenin 59 parashikon se per denimet me burg deri ne 5 vjet, kur jane kushtet e ketij neni, mund te pezullohet ekzekutimi i denimit dhe i denuari te vihet ne prove. Gjykata, ndaj te denuarit te vene ne prove, i cili eshte ne kushtet e varesise kronike ndaj alkoolit apo edhe lendeve narkotike, vendos detyrimin per t’iu nenshtruar trajtimeve mjekesore per heqjen dore nga perdorimi i alkoolit apo droges. Trajtimi mjekesor per heqjen dore nga perdorimi i alkoolit apo droges behet ne institucionin mjekesor te specializuar, sipas percaktimit te Ministrise se Shendetesise, ne baze te kerkeses se sherbimit te proves. Sherbimi i proves mbikeqyr ekzekutimin e vendimit te gjykates dhe i raporton menjehere prokurorit, kur personi i denuar nuk permbush detyrimin e vendosur.

    Per sa me siper, duhet fillimisht qe ju te ndermerrni veprime konkrete sic eshte kallezimi penal per shkelje te urdherit te mbrojtjes dhe njoftimi njekohesisht i autoriteteve qe kane detyrim garantimin e zbatimit te tij (lexo me siper).

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/06/01 at 8:29 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Cmimi ne kontrate parablerje

    Pershendetje!

    Ju lutem te mbani parasysh se ne nuk mund t’ju asistojme me sa ju kerkoni. Ndihma juridike paresore qe ne ofrojme, perfshin ofrimin e keshillimit ne rast te ndonje pyetje konkrete qe ju mund te keni, psh lidhur me sipermarrjen, kontraten e sipermarrjes etj., por jo draftimin akteve/neneve te akteve.

    Per me tej, per te pergatitur parashikime ne nje kontrate, duhet te njihen plotesisht kushtet e dakortesuara te paleve nenshkruese, ne menyre qe kontrata te reflektoje saktesisht kete dakortesi, ne perputhje me ligjin e aplikueshem.

    Ju sugjerojme qe per kontrata te tilla te kerkoni asistencen e nje noteri apo avokati, i cili te njihet paraprakisht me dokumentacionin perkates dhe kushtet e rena dakort mes paleve.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/31 at 5:51 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Perfitim pensioni

    Pershendetje,

    Perfitimi i pensionit te pleqerise nuk ka lidhje me aktivitetin tregtar qe keni ushtuar disa vite me pare, por me plotesimitn e kritereve te percaktuara ne Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nenligjore te dala ne zbatim te tij. Detyrimet e prapambetura tatimore te subjektit nuk ndikojne ne perfitimin e pensionit nga ana juaj. Nese subjekti nuk ka paguar sigurimet shoqerore dhe shendetsore per ju, sigurisht qe ajo periudhe nuk do ju njihet si kontribut per efekt pensioni dhe do ndikoje ne masen e pensionit.

    Nese pyetja juaj ka te beje me faktin se per shkak te ketyre detyrimeve dhe pamundesise tuaj objektive per t’i shlyer mund te sekuestrohet pensioni juaj ose jo, ju bej me dije se ne perputhje me piken a te nenin 11 e ligjit nr. 26/2019 “Per sherbimin permbarimor privat” percaktohet se: Përmbaruesi gjyqësor privat nuk mund të refuzojë një kërkesë për vënie në ekzekutim dhe/ose kryerjen e veprimeve të ekzekutimit, me përjashtim të shkaqeve që përbëjnë pengesë ligjore, në rastet kur pala kreditore:
    a) përfshihet në kategoritë përfituese të ndihmës ekonomike ose të pensionit të pleqërisë,
    apo është një person me aftësi të kufizuara
    Per sa me siper, pensioni i pleqerise, pagesa nga ndihma ekonomike, ose pagesa e KEMP-it nuk mund te mbahen me qellim shlyerjen e detyrimit qe ju keni.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/31 at 5:46 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Perfitim i pages se Luftes

    Pershendetje,

    VKM-te perkatese te nxjerra me qellim ardhjen ne ndihme te punonjeseve te punesuar ne subjekte tatimore te cilat nuk kane mundesi financiare per te paguar punonjesit e tyre per shkak te situates se krijuar nga COVID-19, nese plotesojne kriteret e percaktuara nga VKM-te perkatese (VKM 305, dt 16.04.2020, e ndryshuar) parashikon kriteret si vijon ne linkun me poshte: http://www.ikm.org.al/wp-content/uploads/2020/04/vendim-2020-04-16-305.pdf.
    Sic edhe mund te vereni nuk ka nje parashikim te tille perjashtues, i cili te kete lidhje me detyrimet e subjektit tatimor ndaj organeve te tatimeve per tu perjashtuar nga mundesia e aplikimit.
    Ju bej me dije se nese nuk keni aplikuar ende per perfitimin nga paga e luftes, ne perputhje me vkm 423, dt 28.05.2020, eshte parashikuar dt 05.06.2020 per dorezimin e te dhenave.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/31 at 5:24 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Këshilli i Ministrave

    Pershendetje

    Ne cilesine e pales se paditur, Keshilli i Ministrave ka te drejta procesuale si cdo pale tjeter, per te mbrojtur te drejta apo per te kerkuar nje te drejte te pretenduar.

    Ju lutem te na qartesoni thelbin e kerkimit ne padi, ne menyre qe t’ju japim nje pergjigje me te sakte.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/31 at 5:14 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Dhuna ne familje

    Pershendetje,
    Situata qe ju pershkruani perben shkelje te urdherit te mbrojtjes nga ana e bashkeshortit tuaj, varesisht percaktimeve qe gjykata ka bere ne vendimin e saj (largesia fizike, mos afrimi prane vendit te punes etj etj). Shkelja e urdehrit te mbrojtjes perben veper penale ne kuptim te nenit 320 te Kodit Penal “Pengime te ekzekutimit te vendimeve te gjykates”, veper e cila denohet me gjobe se burgim deri ne dy vite.

    Ju duhet me patjeter te njoftoni punonjesit e policise dhe autoritetet e tjera te percaktuara nga ligji apo vendimi i gjykates per zbatimin e urdherit te mbrojtjes (njësitë e qeverisjes vendore si bashkia apo komuna) per shkeljen e urdherit te mbrojtjes nga ana e bashkeshortit, me qellim qe nderhyrja te jete e menjehreshme ne rast se do keni kercenime nga basheshorti juaj, se pari dhe mbi te gjitha per sigurine tuaj dhe te familjes suaj.

    Vini ne dijeni gjithashtu edhe permbaruesin i cili te marre masa te menjehershme per ekzekutimin e vendimit gjyqesor te udhrit te mbrojtjes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/31 at 5:08 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Procesi gjyqesor gjate pandemise

    Pershendetje

    Sipas Aktit Normativ Nr.9, datë 25.3.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë Gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”, nga data e hyrjes së fuqi të këtij akti normativ jane pezulluar afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale, sipas parashikimeve në këtë akt normativ. Ne kete kuptim, nese periudha 30 ditore ka perkuar me periudhen e pezullimit sipas ketij akti, nuk ka humbur e drejta as per paraqitjen e ankimit dhe as per fillimin e nje procesi gjyqesor.

    Nderkohe, ju lutem te mbani parasysh se me ane te Aktit Normativ Nr.21, date 27.05.2020, botuar ne fletoren zyrtare ne date 29.05.2020 (data e hyrjes ne fuqi), eshte vendosur rifillimi i proceseve gjyqesore civile, penale e administrative, edhe per ceshtje me natyre jo te ngutshme (te pezulluara sipas aktit te mesiperm) si dhe kane rifilluar te ecin dhe te kalkulohen afatet e pezulluara sipas aktit normativ Nr.9, date 25.03.2020 apo dhe ato afate qe duhet fillonin gjate periudhes se pezullimit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/31 at 4:35 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Regjistrim ne e-Albania

    Përshendetje
    Per çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit ose per te rimarre edhe njehere te dhenat e llogarise tuaj ne e-albania, meqenese tashme ju rezultoni te rregjistruar, ju sugjerojme të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/30 at 4:33 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on A janë hapur Gjykatat?

    Pershendetje!

    Me ane te Aktit Normativ Nr.21, date 27.05.2020, botuar ne fletoren zyrtare ne date 29.05.2020 (data e hyrjes ne fuqi), eshte vendosur rifillimi i proceseve gjyqesore civile, penale e administrative, edhe per ceshtje me natyre jo te ngutshme, duke zbatuar masat organizative per zhvillimin e ketyre proceseve gjyqesore.

    Afatet e pezulluara sipas aktit normativ Nr.9, date 25.03.2020 apo ato afate qe duhet fillonin gjate periudhes se pezullimit, fillojne te llogariten dhe te ecin nga data 29.05.2020.

    Per sa me siper, mund te paraqisni padine tuaj dhe gjykimi i saj do te filloje ne perputhje me Kodin e Procedures Civile/Administrative, ne konsiderate te rregullimeve specifike lidhur me masat qe gjykatat do te ndermarrin per zhvillimin e procesit gjyqesor.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/30 at 1:35 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e luftes

    Pershendetje,

    Konkretisht, VKM 305, date 16.04. 2020 (e ndryshuar) parashikon dhenien e ndihmes financiare ne masen 40.000 leke, nder te tjera, edhe per te ish punesuarit ne subjekte qe jane lejuar te kryejne aktivitet ose jane mbyllur sipas urdhrave te Ministrit te Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, te cilet jane larguar nga puna nga data 01.03.2020 deri me 17.05.2020.

    Vemendje: Aplikimi per pagen e luftes duhet ta beje punedhenesi i vajzes deri me date 5 qershor 2020.
    Ne rastin kur subjektet nuk aplikojne per perfitimin e ndihmes financiare per te punsuarit apo ish te punesuarit e tyre, ndihma financiare do te jepet pas miratimit nga administrate tatimore bazuar ne te dhenat qe zoteron ajo dhe ne te dhenat qe te punesuarit apo te ish punesuarit do te dorezojne prane saj.
    Te dhenat e meposhtme:
    I. Te dhenat e subjektit tatimpagues;
    II. Te dhenat identifikuese te perfituesit;
    III. Banka dhe numri i llogarise bankare te perfituesit, duhet te dorezohen deri me date 05.06.2020.
    Lista emerore e individeve perfitues te Paketes Financiare nr.2 dhe lista e NIPT-eve te subjekteve tatimpaguese perkates jane publikuar ne faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/30 at 1:32 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Korrigjim mbiemri

    Pershendetje!

    Ne baze te ligjit per gjendjen civile nr. 10129 date 11.5.2009, i ndryshuar,ndryshimi i mbiemrit mund te behet vetem njehere dhe vetem per shkaqe te papershtatshmerie, te tilla si pasja e nje mbiemri me kuptim fyes,diskriminues, racist etj. Nga sa ju relatoni, shkaku i ndryshimit te mbiemrit nuk lidhet me shkakun ligjor “papershtatshmeri”, prandaj ju nuk mund ta beni kete ndryshim. Edhe nese e paraqisni kete kerkese prane gjendjes civile perkatese, per sa me siper, vleresoj se kjo kerkese nuk do te pranohet nga gjendja civile.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/30 at 6:33 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e luftes

    Pershendetje,

    Paga e luftes e perfituar sipas paketes se pare te ndihmes financiare te siguruar nga shteti (VKM 254 date 27.03.2020 e ndryshuar) i shtrin efektet nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë nga COVID-19, por jo më shumë se 3 (tre) muaj.
    Nese ju vijoni te jeni nje biznes i mbyllur, ne zbatim te urdhrave te MSHMS per shkak te pandemise, do te thote qe do te paguheni edhe ne muajin ne vijim. Por me dt 18 maj jane hapur pjesa me e madhe e aktiviteteve tregtare duke zbatuar masat dhe protokollet perkatese te sigurise.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/29 at 8:43 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Te drejtat e konsumatorit

    Pershendetje,

    Ne baze te nenit 30 te ligjit nr. 9902, date 17.04.2008 “Per mbrojtjen e konsumatoreve”, i ndryshuar, afati i garancise eshte 2 vite nga momenti i dorezimit te mallit. Çdo mospërputhje e dukshme, që konstatohet brenda një periudhe kohore prej gjashtë muajsh, që nga data e dorëzimit të mallit, derisa të mos provohet ndryshe, prezumohet se ka ekzistuar që në kohën e dorëzimit, me përjashtim të rasteve kur ky prezumim është i papajtueshëm me natyrën e mallit ose me natyrën e mospërputhjes.
    Ne rast se shitesi nuk i pergjigjet kerkeses tuaj per nderrimin e produktit, rimbursimin e cmimit te paguar apo riparimin e produktit, nese jeni brenda afatit te garancise kontraktuale, Ju mund ta kerkoni ate ne menyre gjyqesore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/29 at 3:43 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Regjistrim ne e-Albania

    Pershendetje,

    Ky eshte nje problem teknik te cilin duhet ta zgjidhni duke komunikuar me Agjensine Kombetare te Shoqerise se Informacionit, e cila administron platformen e-Albania.
    Nëse hasni probleme me regjistrimin në portal, duhet te kontaktoni ne adresën email-it: login@e-albania.al që t’ju asistojnë ose ne hapesiren e dedikuar per komunikim: https://e-albania.al/Pages/Contact.aspx

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/29 at 1:35 pm
  • Klark Radoniqi

    From Klark Radoniqi on Per perfitimin e pages se luftes

    Pershendetje,

    Lista emerore e individeve perfitues te Paketes Financiare nr.2 dhe lista e NIPT-eve te subjekteve tatimpaguese perkates jane publikuar ne faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Nese rast se figuroni ne listen e perfituese, aplikimi duhet te behet nga punedhenesi juaj deri me date 05 qershor 2020. Ne rastin kur subjektet nuk aplikojne per perfitimin e ndihmes financiare per te punesuarit apo ish te punesuarit e tyre, ndihma financiare do te jepet pas miratimit nga administrate tatimore bazuar ne te dhenat qe zoteron ajo dhe ne te dhenat qe te punesuarit apo te ish punesuarit do te dorezojne prane saj.

    Te dhenat e meposhtme:
    I. Te dhenat e subjektit tatimpagues;
    II. Te dhenat identifikuese te perfituesit;
    III. Banka dhe numri i llogarise bankare te perfituesit, duhet te dorezohen deri me date 05.06.2020.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/29 at 11:30 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Lidhur me perfitimin e pages se luftes

    Pershendetje. Me ndryshimet e fundit qe jane bere tashme te drejten e perfitimit te ndihmes financiare nga shteti per shkak te fatkeqesise natyrore, e kane personat te cilet jane larguar nga puna nga data 1 mars-17 maj. Punemarresit e gezojne kete te drejte edhe ne rast se ish punedhenesi nuk aplikon. Ne kete rast miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo ish-të punësuarit do të dorëzojnë.
    Por VKM kerkon qe ju te jeni pjese e skemes se sigurimeve shoqerore te pakten deri ne 1 Mars.

    Nese punedhenesi juaj nuk ka paguar sigurimet shoqerore per ju gjate gjithe kohezgjatjes se marredhenies se punes prane tij, atehere duhet te ndiqni ne rruge gjyqesore ceshtjen dhe ti kerkoni ish punedhenesit tuaj, detyrimin e pageses se kontributeve shendetesore dhe shoqerore. Per kete do t’ju duhet te provoni para gjykates qe keni qene ne marredhenie pune: pagesa ne banke; mandat pagesash te pages; kontrata pune; si dhe cdo prove tjeter qe mund te keni. Njekohesisht, keni te drejte te beni dhe nje ankim prane Isnpektoriatit te Punes, per mosrespektim te Kodit te Punes nga ana e ish punedhenesit tuaj.

    Go to comment
    2020/05/29 at 9:47 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Identifikimi i pronave te stergjyshit

    Pershendetje,

    Kerkimin e informacionit duhet ta nisni nga zyrat e Arkivit Shteteror. Per te kerkuar informacionin do t’ju duhet te vertetoni lidhjen tuaj me personin per te cilin po kerkoni informacion nepermjet trungut familjar, pra nje certifikate trungu e stergjyshit, certifikate trungu e gjyshit/es, si dhe nje certifikate personale (apo familjare nese jeni ende ne nje trung me babain/nenen tuaj).

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/29 at 9:34 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Informacion për pensionin familjar

    Pershendetje,

    Neni 40/1 i Ligjit 7703 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, kerkon si kushte per perfitimin e pensonit familjar, nga e veja e personit qe vdes qe ky i fundit ose te kete qene perfitues i njerit prej llojeve te pensioneve te njohur nga i njejti ligj, ose te kete qene ne kushtet per ta perfituar ate.

    Ne kete kuptim, nese i ndjeri ka qene ne kushtet per te perfituar nje nga llojet e pensioneve, edhe pse nuk ka plotesuar dokumentat respektive, nuk ju perjashton ju nga e drejta per te qene perfituese e pensionit familjar.

    Per me tej, ligji kerkon gjithashtu si kriter qe ju te keni mbushur moshen 55 vjec. Tejkalimi moshes (te qenit 58 vjec) nuk ju perjashton ju nga e drejta per te qene perfituese e pensionit familjar.

    Per sa me siper, ju duhet te paraqiteni per te plotesuar aplikimin per perfitimin e pensionit familjar prane Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore. Informacion te detajuar mbi dokumentat dhe masen e perfitimit te pensionit familjar mund te gjeni ne kete faqe: https: https://www.issh.gov.al/?page_id=59

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/29 at 8:15 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Per perfitimin e pages se luftes

    Pershendetje,

    Vendimi i Keshillit te Ministratve Nr.305, datë 16.4.2020, i ndryshuar, parashikon:
    1. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave.
    2. Dhënie ndihme financiare, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.
    3. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    4. Nuk e përfitojnë ndihmën sipas pikës 3, punonjësit:
    a) të cilët kanë përfituar sipas pikës 2;
    b) të punësuar në subjektet:
    i. me objekt veprimtarie tregtim të produkteve ushqimore, fruta – perime, farmaceutike;
    ii. e regjistruara që ushtrojnë aktivitet në profesione të tilla si: avokat, noter, mjek i
    specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues,
    ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë,
    që lejohen të kryejnë aktivitetin sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    5. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për punonjësit e subjekteve,
    persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktura akomoduese, të cilët figurojnë në
    listëpagesa deri në datën e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, e përfitojnë ndihmën financiare vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.
    6. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për punonjësit e Rafinerisë së Naftës, Ballsh, të cilët figurojnë në listëpagesën e muajit dhjetor 2019 dhe që kanë një pagë bruto nën masën 100 000 (njëqind mijë) lekë/muaj.

    Nese ju beni pjese ne nje nga kategorite e mesiperme, te cilat rezultojne perfituese, atehere duhet te aplikoni online ne faqen e Drejtorise se Tatimeve.

    Per nje informacion me te detajuaj per menyren e aplikimit mund te konsultoheni me linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/29 at 7:45 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndihme nga shteti per shkak te Covid 19

    Pershendetje,

    Sipas paketes se ndihmes financiare nr. 2, perfitojne ndihme nga shteti të gjithë individët, të ish-punësuar në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020. Nese ju jeni larguar nga puna ne Janar te ketij viti, atehere ju nuk mund te perfitoni ndihmen financiare ne masen 40.000 leke.

    Nese gjate periudhes korrik 2019- Prill 2020, ju keni aplikuar per ndihme ekonomike (sipas ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”) dhe nuk keni përfituar ndihmë ekonomike dhe, aktualisht, nuk përfitoni as nga fondi 6 për qind akorduar bashkive, atehere ju mund te perfitoni ndihme financiare me shumen prej 16.000 lekesh. Pra, per te perfituar kete ndihme financiare duhet qe gjate periudhes se sipercituar kohore te figuroni ne sistem si aplikues per ndihme ekomomike dhe qe nuk e perfitoni ate.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/28 at 10:13 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Lidhur me mosperfitimin e pages se luftes

    Pershendetje,

    Referuar VKM-se nr. 305, date 16.04. 2020, te ndryshuar, percaktohet se ne parim punonjësi që është në më tepër se një listëpagesë përfiton si ndihmë financiare vetëm një pagesë.

    Nuk përfitojnë ndihmë financiare, sipas këtij vendimi:
    a) individët e punësuar, të cilët kanë realizuar për vitin 2019 të ardhura bruto nga paga mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë;
    b) individët e dypunësuar, ku njëri prej aktiviteteve bën pjesë në kategorinë e aktiviteteve me objekt veprimtarie tregtim të produkteve ushqimore, fruta – perime, farmaceutike; ii. te regjistruara që ushtrojnë aktivitet në profesione të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, që lejohen të kryejnë aktivitetin që lejohen të kryejnë aktivitetin sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    c) punonjësit e institucioneve shtetërore si dhe të punësuarit në shoqëritë me kapital shtetëror;
    ç) organizatat jofitimprurëse

    Nese kerkesa juaj per perfitimin e ndihmes financiare eshte refuzuar, atehere ju bejme me dije se ju keni te drejte ta ankimoni kete vendimmarrje prane administrates tatimore. Individët, mund të dërgojnë Formatin nr. 2, të plotësuar, në adresën e dedikuar të emailit: efiling.info@tatime.gov.al
    Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.

    Per nje informacion me te detajuar ne lidhje me menyren e ankimit per mosperfitimin e ndihmes financiare sipas paketes nr.2 jeni te lutur te aksesoni linkun me poshte:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/28 at 10:01 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e luftes

    Pershendetje
    Duhet me pare te dime kushtet tuaja, per t’ju informuar nese mund te jeni ose jo perfitues i pages se luftes. Konkretisht:
    Sipas Ndihmes financiare nr. 2 (VKM nr. 305, date 16.04.2020) perfitues jane kategorite e meposhtme:
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
    – Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
    – Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Sipas ndryshimet e fundit të VKM nr.305 datë 16.04.2020 përcaktojnë kritere të reja për përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare dhe kategorizojne përfitues të ndihmës prej prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 9:59 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Paga e Luftes

    Pershendetje,

    Ju bejme me dije se paga e luftes do ju kaloje nga Drejtoria e Pergjithshme e Thesarit drejt e ne llogarine tuaj bankare. Ju keshillojme verifikoni edhe njehere saktesine e numrit te llogarise tuaj bankare dhe te dhenave te tjera qe keni plotesuar per te evituar ndonje pasaktesi eventuale, si dhe te kontaktoni me personin pergjegjes i cili ka kryer te gjitha veprimet e regjistrimit prane tatimeve, nese procedura eshte kryer e sakte.
    Nje vonese e mundshme mund te jete edhe per shkak te ngarkeses/fluksit te madh te aplikimeve ose teknikaliteteve te tjera te institucionit perkates.

    Ne linkun me poshte mund te njiheni me proceduren e korrigjimit te të dhënave të llogarisë tuaj bankare, ne rast se pas verifikimit konstatoni se ato jane të plotësuara në mënyrë të pasaktë:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1399/perfitimi-i-ndihmes-financiare-korrigjimi-i-te-dhenave-te-llogarise-bankare-te-plotesuara-ne-menyre-te-pasakte

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 9:33 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Interpretim mbi pagen e luftes dhe te drejten e pages per punen e kryer

    Pershendetje,

    Paga e luftes eshte ndihme finaciare e akorduar per ju nga shteti sipas kategorive te percatuara perfituese ne VKM perkatese ne lidhje me rastet kur: 1) ju jeni larguar nga puna per shkak te gjendjes se pandemise ose 2) aktiviteti ku ju punoni ka qene i mbyllur per shkak te masave shtrenguese. Pavaresisht kesaj, ju deklaroni se keni perfituar page lufte, edhe pse nga ana tjeter keni punuar. Kjo mund te jete per shkak te ndonje mosrakordimi nga institucioni tatimor, megjithate aktualisht ndodheni perballe ketij fakti.

    Ju sqaroj se paga e luftes, nuk eshte page per punen e kryer. Duke qene se keni punuar, punedhenesi ju detyrohet pagen per punen e kryer sipas marredhenies kontraktuale te punes qe ju keni me te.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 9:32 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Dhune psikologjike ne familje

    Pershendetje,

    Ligjerisht nuk ka asnje ndalese qe femija te mos pranoje te jetoje me prindin, nga momenti qe ai eshte madhor sipas percaktimit te ligjit.

    Legjislacioni shqiptar njeh si detyrim vetem ate qe konsiderohet “detyrim ushqimor” sipas Neneve 192 e vijues te Kodit te Familjes. Ne kuptim te ligjit, detyrimi ushqimor është ai detyrim ligjor në bazë të të cilit një ose disa anëtarë të familjes të cilët janë të paaftë për punë dhe nuk kanë mjete të mjaftueshme për të jetuar, kanë të drejtën t’u paguhet një detyrim ushqimor nga anëtarët e tjerë të familjes. Ky detyrim perfshin “gjithçka që është e nevojshme për të plotësuar nevojat perushqim, veshje, banim, drita, uje, shpenzime për arsimimin, shpenzime të veçanta (per shembull spitalore, etj.) Pra sipas ligjit, detyrimi ushqimor percaktohet sipas nevojave te personit nevojtar, duke i vleresuar ato rast pas rasti. Ky eshte detyrimi qe ju si femije keni perkundrejt nenes suaj.

    Per me tej duhet te mbani parasysh se detyrimi ushqimor eshte detyrim i cili u ngarkohet solidarisht personave te detyruar, ne kete rast vellezerve e motrave tuaja perkundrejt nenes se tyre, gjithmone duke vleresuar edhe mundesine e tyre ekonomike per te kontribuar.

    Nga ana tjeter eshte shume e veshtire te provosh dhunen psikologjike ne kete forme qe ju e keni pershkruar, qe me pas te konkretizohet ne veprime juridike konkrete. Sipas Kodit te Familjes, neni 217 percakton se prinderit dhe femijet reciprokisht duhet të ndihmojnë, të duan dhe të respektojnë njëri-tjetrin, pra ju duhet jo vetem te ofroni ndihme, suport dhe respekt perkundrejt nenes suaj, por edhe te prisni dhe te merrni te njejten gje prej saj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 9:21 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Covid-19

    Pershendetje,

    Se pari, ju informojme se sipas paketes se zgjeruar te ndihmes financiare (VKM 305/2020 e ndryshuar) janë përfitues të ndihmës prej prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.
    Kujdes: Aplikimet nga subjektet për Paketën e zgjeruar të ndihmës financiare do të pranohen deri në datë 5 qershor 2020.
    Per informacion me te detajuar mbi menyren e aplikimit lutem konsultohuni me linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Se dyti, ju bejme me dije se ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”. Përfitojnë të ardhura nga papunësia personat, të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme:
    – Të kenë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, (për cdo rast përfitimi).
    – Të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    – Të kenë paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës prane Zyres se Punes, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
    – Të pranojnë të punësohen ose të kualifikohen kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit;
    – Nuk marrin përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.
    Sqarim: Pagesa e papunesise (asistenca) nuk mund te perfitohet pergjate periudhes qe mund te trajtoheni me ndihme financiare (pagen e luftes) sipas paketave te miratuara nga qeveria. Ju mund te aplikoni per perfitimin e asistences, per periudhen pas trajtimit me page lufe. Nuk lejohet perfitimi ne te njejten kohe nga dy skema te mbeshtetjes shteterore.

    Se treti, situata e gjendjes se jashtezakonshme i jepte te drejten punedhenesit qe t’ju pezullonte derisa te kalonte gjendja, por jo t’ju largonte nga puna. Largimi behet vetem duke respektuar dispozitat e Kodit te Punes: njoftimin, zhvillimin e bisedimeve, njoftimin e largimit, pagesen e periudhes se njoftimit, pagesen e vjetersise (nese keni mbi tre vite). Persa kohe keto nuk jane respektuar (mesa kuptoj nga pyetja juaj), ju keni te drejte qe brenda gjashte muajsh nga periudha e largimit t’i drejtoheni Gjykates per te kerkuar demshperblimet perkatese.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 8:25 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Aplikim per certifikate pronesie

    Pershendetje,

    Ne nuk disponojme te dhena mbi statusin e ofrimit te sherbimeve te kerkuara nga ana juaj ne Drejtorine vendore te ASHK Fier. Per marrjen e informacionit qe interesoheni, Ju mund te kontaktoni me ane te nr tel ose e-mailit te publikuar Tel: 034230742, E-mail: fier@ashk.gov.al.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 8:13 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Aplikim per certifikate pronesie

    Pershendetje,

    Certfikata e Pronesise mbi pasurine e paluajteshme qe dispononi, do te dali vetem pasi te kryhet azhornimi i zones kadastrale ku ndodhet prona juaj. Ju duhet te informoheni here pas here duke i derguar Drejtorise Rajonale Vendore perkatese te ASHK-se, kerkese per informacion mbi azhornimin e zones kadastrale ku ndodhet prona juaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 8:09 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Info ne lidhje me ligjin per menaxhimin e ambjenteve publike

    Pershendetje. Hapesira publike ne zonat urbane, menaxhohen nga ana e Bashkive perkatese, ne perputhje me ligjin dhe specifikisht me VKM 1096/2015, “Per miratimin e rregullave, kushteve dhe procedurave, per perdorimin dhe menaxhimin e hapesirave publike”. Zenia e hapesirave publike behet me lejen apo autorizimin e Bashkise. Ne rast se siperfaqia publike eshte lulishte apo park, ka disa kritere shtese qe kjo hapesire te lejohet te perdoret nga privatet. Pra, nese hapesira eshte hapesire publike, atehere Bashkia ka te drejte qe t’ua jape personave te trete per perdorim.
    Ju keni te drejte te beni ankim dhe te kundershtoni dhenien e kesaj hapesire, nese ju pengoheni ta perdorni ambientin tuaj, te hyni lirisht ne te. Per kete ankimi qe i beni Bashkise duhet te kerkoje garantimin e servitutit te kalimit.
    Fakti qe ju jeni invalid nuk ndikon ne trajtimin apo ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.

    Go to comment
    2020/05/28 at 8:06 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Rreth mundesise se aplikimit ne shkollen e policise

    Pershendetje,

    Ju keshilloj te shkarkoni nga e-albania nje deshmi penaliteti dhe aty mund te konfirmoni nese jeni rehabilituar, pasi kjo deshmi duhet te dali e paster, me statusin “i padenuar”, pra nuk duhet te figuroje denimi penal i marre ne 2015. Ne perputhje me nenin 69 te Kodit Penal duhet dhe te mos keni kryer asnje veper tjeter penale gjate 2 viteve nga momenti qe vendimi ka marre forme te prere. Nese jeni ne keto kushte atehere Deshmia e penalitetit duhet t’ju dali si i padenuar.
    Nese ju plotesoni kushtet e percaktuara per ndjekjen Shkolles Baze te Policise ne lidhje me cilesite aplikantit, mund te kryeni aplikimin.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 8:04 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Jam invalid dhe me eshte bllokuar makina

    Pershendetje,

    Me sa kuptova nga pyetja juaj, aksidenti eshte shkaktuar nga automjeti i bllokuar nga Prokuroria. Ne nje rast te tille, mjeti nuk mund te zhbllokohet pa u marre nje vendim per ceshtjen penale, pasi eshte thelbesor per hetimin e ceshtjes dhe nese ceshtja shkon per gjykim mbi te mund te kryhen ekspertiza edhe nga gjykata, pervec prokurorise.

    Go to comment
    2020/05/28 at 7:46 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Leje ndertimi (mur rrethues)

    Pershendetje. Ligji 107/2014, “Per planifikimin dhe zhvillimin e territorit” percakton mjaft qarte rregullat per miratimin e lejes se ndertimit. Aplikimi për leje ndërtimi duhet të kryhet përmes portalit të Regjistrit të Integruar të Territorit, pra nuk kryhet dorazi, por elektronikisht. Autoriteti përgjegjës, ne kete rast, Bashkia Durres ka detyrimin qe te vendose për lejen e ndërtimit brenda 60 ditëve nga dorëzimi i aplikimit për leje ndërtimi. Në rast se autoriteti përgjegjës nuk merr vendim brenda afatit të mësipërm dhe struktura përgjegjëse e planifikimit pranë autoritetit vendor nuk ka dhënë mendim negativ lidhur me kërkesën, leja e ndërtimit konsiderohet e dhënë në heshtje. Pra juve ose ju eshte dhene nje pergjigje negative, ose leja ju eshte miratuar ne heshtje. Ne KKT (Tirane) cohen vetem ato leje qe jane kompetence per Keshillin Kombetar te Territorit dhe nje mur rrethues, si ne rastin tuaj, nuk eshte ne kompetence te ketij institucioni, kryetari i te cilit eshte Kryeministri.

    Go to comment
    2020/05/28 at 7:43 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Nuk na kane dhene pagat e punes per tre muaj

    Pershendetje. Shoqeria ka detyrimin qe t’ju paguaje pagen dhe ky detyrim eshte i vlefshem dhe mund te kerkohet edhe nepermjet gjykates, deri ne tre vjet nga momenti i lindjes se detyrimit. Fakti qe punedhenesi eshte sanksionuar me gjobe nuk mund te perbeje shkak per mospagese te detyrimeve kundrejt punemarresve te tij. Policia nuk ka kompetence per ta detyruar punedhenesin tuaj per mospagese te pagave, pasi nuk ka elemente te vepres penale, behet fjale per detyrime civile. Sic ju thashe ju mund t’i drejtoheni Gjykates, duke kerkuar pagesen e pagave, madje edhe te kamatevonesave sipas percaktimeve te Kodit te Punes, qe jane mjaft te larta. Nese ka dhe nderprerje te njeanshme te kontrates se punes ne kundershtim me Kodin e Punes, ju keni te drejte edhe per demshperblimet e tjera perkatese.

    Go to comment
    2020/05/28 at 7:37 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shitblerje shtëpie

    Pershendetje. Kontrata eshte nje veprim juridik i dyanshem, permbajtja e te ciles percaktohet nga ana e paleve te perfshira, gjithmone duke qendruar brenda kornizes ligjore. Palet mund te bien dakord qe nje send ta shesin edhe nen cmimin e tregut, apo nen cmimin e references, kur sendi ka nje cmim te tille. Pra, ju sipermarresi nuk ka te drejte t’ju kerkoje juve pagese shtese, krahas asaj te rene dakord ne momentin e lidhjes se kontrates. Cdo kosto shtese qe mund te linde qofte nga detyrime tatimore, apo te tjera, jane pergjegjesi e sipermarresit, i cili eshte edhe pala qe ne baze te Kodit Civil merr persiper rrezikun ne kete kontrate. Juve duhet t’ja beni te qarte kete gje sipermarresit dhe nese ai refuzon qe te lidhe kontraten e kalimit perfundimtar te pronesise se sendit, ju keni te drejte te hartoni nje padi ne gjyq, me objekt: Detyrim njohje pronar.

    Go to comment
    2020/05/28 at 7:32 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kurset private

    Pershendetje,

    Ne portalin e-Albania gjeni listen e aktiviteteve te hapura të hapura sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe protokollet perkatese ne lidhje me masat e sigurise qe duhet te plotesohen ne kuader te masave mbrojtese kunder Covid-19.
    Te gjitha bizneset e hapura, edhe pas dates 1 qershor jane te detyruara te zbatojne protokollet e sigurise gjate ushtrimit te aktivitetit.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/28 at 7:28 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Hapja e nje llogarie banke ne emer te vellait

    Pershendetje. Ju mund te hapni llogarine bankare ne emer te vellait tuaj, vetem nese pajiseni prej tij me nje prokure, e cila e ka te percaktuar qartesisht te drejten tuaj per ta kryer kete veprim si dhe te gjitha te drejtat e tjera qe ju kalohen. Nese llogaria do te hapet per efekt te nje shoqerie tregtare, ku vellai juaj eshte administrator, duhet te percaktohet qartesisht nje gje e tille ne prokure, ku te jepet i gjithe informacioni per shoqerine, NIPT, Seli, Administrator, etj..
    Per sa kohe vellai juaj, eshte ne Greqi, prokura duhet te hartohet aty, duhet te pajiset me vule Apostille dhe me pas ne Shqiperi te perkthehet ne shqip dhe te noterizohet. Ne mungese te ketij dokumenti, ju nuk mund te hapni llogarine bankare.

    Go to comment
    2020/05/28 at 7:26 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Taksa e sherbimeve nderurbane

    Pershendetje

    Nga ana e Keshillit te Ministrave jane shtyre pagesat per tatim fitimin, si dhe eshte hequr ky tatim per biznesin e vogel. Nderkohe taksa per te cilen ju po kerkoni informacion eshte nje takse vendore, e cila mund te shtyhet ose anullohet me vendim te Keshillit Bashkiak perkates. Nga pyetja juaj nuk eshte e qarte se per cilen bashki behet fjale.
    Nga ana e Keshillit te Bashkise Tirane, nuk ka nje vendim te tille.
    Nese pyetja juaj eshte e lidhur me taksen e qarkullimit qe paguhet prane Drejtorise se Sherbimit te Transportit Rrugor, pagesa e ketyre taksave u pezulluan per nje periudhe kohe gjate pandemise, por tashme ky pezullim ka perfunduar.

    Go to comment
    2020/05/28 at 7:16 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Informacion rreth kredise se pashlyer

    Pershendetje. Kreditori juaj (institucioni finanicar) ka te drejte qe ne rast se ju jeni ne vonese ne pagesen e detyrimit tuaj, ai t’i drejtohet gjykates per leshimin e urdherit te ekzekutimit dhe me tej sherbimit permbarimor. Kjo do te shtonte se tepermi detyrimin tuaj, pasi pervec detyrimit kryesor dhe interesave perkatese, tashme do t’i shtoheshin edhe shpenzimet permbarimore. Sherbimi permbarimor ka te drejte qe te perdore pasurite tuaja te luajtshme dhe te paluajtshme per te permbushur detyrimin, pasi ju dergon njoftimin per ekzekutim vullnetar.
    Megjithate, ne kuader te gjendjes se fatkeqesise natyrore, nga ana e Bankes se Shqiperise, eshte miratuar nje Udhezim, me qellim riskedulimin e kredive. Ne vijim gjeni njoftimin perkates te bere nga vete Banka e Shqiperise, ku shpjegohet rruga qe mund te ndiqni si dhe mundesia per te kontaktuar me Banken e Shqiperise, ne rast se nga ana e kreditorit tuaj refuzohet qe te arrihet nje marreveshje.

    “Në vijim të njoftimeve të mëparshme, Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.
    Fillimisht ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/ subjekte ku keni kredinë.

    Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it public@bankofalbania.org, duke specifikuar konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar, dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet.”

    Go to comment
    2020/05/28 at 7:10 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mosdhenia e rroges

    Pershendetje,

    Se pari, ndryshimi qe ka ndodhur ne marredhenien tuaj te punes, duhet t’ju njoftohej me shkrim.
    Se dyti, punedhenesi ka te drejte qe gjate kohezgjatjes se fatkeqesise natyrore te mos i ofroje pune punemarresit dhe kjo sigurisht qe pasqyrohet edhe ne pagese. Pra kjo mund te zgjase deri ne momentin e fatkeqesise natyrore, me tej eshte e paligjshme. Nga sa ju parashtroni ne pyetjen tuaj, rezulton se ju tashme punoni ne gjysmen e kohes se punes, kjo do te thote qe ju duhet te paguheni me gjysmen e pageses dhe kjo eshte e qarte qe nuk ka ndodhur, pasi dhe nese paguheni me page minimale, gjysma e saj nuk eshte 10000 leke, por 13,000 leke. Pra ju keni te drejte te kerkoni diferencen e pageses.
    Ne rast se pas perfundimit te gjendjes se fatkeqesise natyrore, qe eshte data 23 qershor, punedhenesi juaj ka detyrimin qe te riktheje marredhenien tuaj te punes, sic ishte me pare. Vazhdimi me kushte te tjera, pa rene ju dhe koleget tuaj dakord eshte ne kundershtim me ligjin.

    Go to comment
    2020/05/28 at 7:01 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Me kontaktojne per kredite e prapambetura ne facebook

    Pershendetje. Nga ana e sherbimit permbarimor duhet te perdoret vetem adresa, numri i telefonit, apo adresa elektronike qe ju keni deklaruar. Gjithsesi njoftimi juaj prane adreses se punes nuk perben shkelje ligjore. Dergimi i njoftimeve ne facebook, nuk eshte i rregullt dhe nuk perben as njoftim ne baze te dispozitave te Kodit te Procedures Civile. Ju keni te drejte qe t’i shkruani zyres se sherbimit perbmarimor perkates, duke i njoftuar adresen tuaj te komunikimit dhe detyrimin e tyre, qe te mos ju kontaktojne ne adresa te tjera, apo ne menyra te tjera komunikimi.

    Go to comment
    2020/05/28 at 6:52 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Rreth hipotekimit apo legalizimit te pallateve

    Pershendetje,

    Ne kushte kur ndertuesi nuk ka vullnetin per te nenshkruar kontraten e shitblerjes, nepermjet se ciles juve ju kalon pronesia mbi njesine e banimit, e vetmja menyre zgjidhje eshte t’i drejtoheni Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, ku te kerkoni njohjen pronar mbi bazen e kontrates se porosise dhe detyrimin e Drejtorise Vendore te ASHK-se Durres, te kryeje regjistrimin e prones ne emrin tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 5:57 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Para huadhenie

    Pershendetje! Ju duhet qe te siguroni prova konkrete mbi kete hua, si psh, incizime, deshmitare, akte te thjeshta shkresore si dhe te kerkoni qe huamarresi ta pranoj para noterit, huamarrjen dhe shumen e saj! Ne momentin qe te siguroni provat e duhura, keni mundesi reale per te ngritur dhe provuar pretendimet tuaja ne Gjykate dhe pse jo edhe perpara prokurorise. Ne kushtet e mungeses se provave konkrete realisht do te jete e veshtire qe te provoni huamarrjen ne gjykate. Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 5:48 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Marrja ne zoterim e prones te fituar me ligjin 7501

    Pershendetje! Ju eshte dashur qe ti drejtoheshit gjykates me ane te nje padie, me objekt, kthim sendi neni, 296 i kodit civil.Gjate keti procesi ju duhet te provoni dy momente te mevetesishme juridike, se pari, faktin qe jeni pronar i ligjshem i pasurise ne fjale, se dyti, te provoni qe personi tjeter, qe ne proces duhet te jete ne poziten e pales se paditur, pasurine e posedon, ne menyre te paligjshme.

    Tashme ne kushtet qe procesi eshte ngritur ne gjykate administrative, duhet te nderhyni ne proces, me ane te kunder-padise dhe te kerkoni shfuqizimin e cdo akti qe personi i tjeter e pretendon si, akt pronesie.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 5:41 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Vonese ne shqyrtimin e ceshtjes nga Gjykata Administrative e Apelit

    Pershendetje,

    Caktimi i datës dhe orës së gjykimit të çështjes së ardhur mbi ankim të palës/palëve, bëhet nga gjyqtari relator, në përputhje me kalendarin e tij të shqyrtimit të çështjeve, duke marrë për bazë radhën, sipas kohës së ardhjes së dosjes në gjykatën e apelit.
    Per shkak te mbingarkeses se gjykatave dhe vecanerisht atyre te apelit, ne praktike duhen pothuajse 2 vite per caktimin e dates se ceshtjes se apeluar ne Gjykate. Meqenese ky afat ka kaluar, ju mund te interesoheni vete prane sekretarise se Gjykates se Apelit ose te kerkoni pershpejtimin e gjykimit, me nje kerkese drejtuar kesaj gjykate, duke i parashtruar edhe shkaqet per te cilat kerkoni qe ankimi juaj te gjykohet “jashte rradhes”, pra ne menyre te pershpejtuar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 5:34 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pyetje rreth aplikimit per pagen e luftes

    Pershendetje,

    Ju bejme me dije se ju nuk mund te aplikoni per pagen e luftes nepermjet platformes.
    Per nje informacion te detajuar mbi menyren e aplikimit per perfitimin e ndihmes financiare sipas paketes nr. 2, mund te aksesoni linkun me poshte: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1375/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 5:29 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Paga e luftes - kam punuar ne agjensi turistike

    Pershendetje,

    Ju informojme se sipas paketes se zgjeruar te ndihmes financiare (VKM 305/2020 e ndryshuar) janë përfitues të ndihmës prej prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.
    Kujdes: Aplikimet nga subjektet për Paketën e zgjeruar të ndihmës financiare do të pranohen deri në datë 5 qershor 2020.

    Per informacion me te detajuar mbi menyren e aplikimit lutem konsultohuni me linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 5:26 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Ankese per pronarin lidhur me pagen e luftes

    Pershendtje,

    Paga e luftes dhe pagesa per punen e kryer jane burime financiare te ndryshme , te cilat nuk duhet te ngaterrohen me njera-tjetren. Qe do te thote nese ju keni punuar ne Shkurt dhe gjithe muajin Mars deri me 10 Prill, ju duhet te paguheni per keto muaj per punen e kryer. Ne kushte kur ju nuk figuroni ne listpagesat e muajit Shkurt situata behet e veshtire per tu provur ne organet ku ju mund te ankoheni (psh Inspektoriati i punes, padi ne gjykate), vetem nese keni nje kontrate te rregullt pune.
    Pagesa e luftes eshte nje pagese e cila ju takon juve dhe derdhet drejtperdrejt ne llogarine tuaj bankare nga institucionet pergjegjese. Punedhenesi juaj nuk mund te ngreje nje pretendim te tille dhe duhet tju paguaje ne perputhje me kushtet e kontrates dhe punen qe keni kryer.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 5:26 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Vazhdimi i metejshem i gjykimit

    Pershendetje,
    Ne baze te vendimit nr.127, datë 10.03.2020 “Për pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë” veprimtaria e gjykatave ka qene e pezulluar dhe e kufizuar vetëm per çështjet me natyrë të ngutshme.Te gjitha seancat gjyqesore jo te ngutshme jane shtyre, dhe afatet jane pezulluar, per kete arsye deri me sot gjate kesaj periudhe nese ceshtja juaj nuk ka qene ne nje nga kategorite e ceshtjeve me natyre te ngutshme, atehere nuk eshte zhvilluar asnje seance dhe nuk eshte percaktuar asnje date e re. Prej dites se sotme duhet te kerkoni informacion ne lidhje me procesin tuaj. Nje menyre eshte edhe duke aksesuar faqen e gjykates se Tiranes: http://www.gjykatatirana.gov.al/, duke gjetur ceshtjen sipas gjyqtarit qe po e gjykon aktualisht, me kodin e ceshtjes.

    Ne vijim, sa i perket pyetjes suaj, perjashtimi i gjyqtarit, kur vereni njeanshmeri ne drejtimin apo gjykimin e ceshtjes eshte nje nga mjetet ligjore qe mund te perdorni. Per me tej, ankimi ndaj vendimit eshte gjithashtu nje mjet per te kerkuar ndryshimin e vendimit te dhene ne kundershtim me ligjin.

    Duhet te mbani ne konsiderate se gjykimi ne mungese te nje pale (pa e njoftuar rregullisht ate) apo pushimi i gjykimit ne kundershtim me rregullat e Kodit te Procedures Civile, perbejne shkaqe ligjore per te cilat, pas ankimit tuaj, Gjykata e Apelit prish vendimin e shkalles se pare dhe e dergon ceshtjen per rigjykim.

    Sa i peket dyshimeve per korrupsion, ato duhet te adresohen ne instancat e ndjekjes penale, gjithmone nese keni prova lidhur me to.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 5:20 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on A perfitoj ndihme nga shteti?

    Pershendetje,

    Ne lidhje me ndihmen qe referoni se merrni per shkak te urdhrit te mbrojtjes, besoj se i referoheni ndihmes ekonomike sipas ligjit nr 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë.

    Nisur nga kushtet e parashtruara ne pyetje ne lidhje me gjendjen tuaj te strehimit, ate familjare, sociale dhe ekonomike, vleresoj se ju beni pjese ne kategorine e subjekteve qe kane perparesi per perftimin nga programet sociale te strehimit sipas Ligjit nr. 22/2018 “Per strehimin social”.
    Statusin e përfituesit nga programet sociale, sipas këtij ligji, e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët në momentin e aplikimit a) nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit dhe që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura.

    Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore të vendbanimit/ vendqëndrimit tuaj. Individi/familja pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, që aplikon, paraqet vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore për këta aplikantë.

    Ju sugjerojme te paraqiteni prane njesise administrative/bashkise ku keni vendbanimin, per te aplikuar per perfshirjen ne nje nga programet sociale te strehimit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 5:16 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Punesim i personave me aftesi te kufizuar

    Pershendetje,

    Nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, gjykoj se ndermjetesimi i punesimit dhe marrja ne pune e personit me aftesi te kufizuar eshte kryer ne perputhje me ligjin per nxitjen e punesimit ne fuqi ne kohen se ciles ju i referoheni.

    Pavaresisht kesaj, rregullimi i marredhenieve te punes per cdo punemarres perfshire edhe personat me aftesi te kufizuara, te punesuar me ndermjetesimin e ligjit per nxitjen e punesimit, i nenshtrohet Kodit te Punes. Ne kete kuptim, ligji per nxitjen e punesimit nuk rregullon raportet e punes, por vetem ka per qellim nxitjen e politikave te punesimit.

    Nje person i punesuar prane nje punedhenesi, nepermjet ligjit per nxitjen e punesimit, kur e humb statusin e pesonit me aftesi te kufizuara, do vijoje te garoje per nje pozicion pune te caktuar ne perputhje me aftesine profesionale dhe kualifikimet e tij sipas kushteve qe punedhenesi kerkon (sigurisht keto te fundit duhet te jene te ligjshme jo perjashtuese, jo diskriminuese etj) e jo me permes statusit te meparshem.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 5:11 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndryshim apo korrigjim emri

    Pershendetje,

    Ne nenin 57 te ligjit per “Per Gjendjen Civile”, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit/mbiemrit. Sipas kesaj dispozite te ligjit, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane taksative:
    1) papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emrave te papapershtatshem); dhe 2)korrigjimi i gabimeve.
    Shtimi i nje emri te dyte nuk parashikohet si mundesi ne legjislacionin tone. Edhe nese do e konsideronim shtimin e nje emri te dyte si ndryshim i emrit ekzistues, serish nuk mund te argumentohet se ky ndryshim lidhet me papershtatshmeri apo korrigjim gabimi.
    Pra, vleresojme se kerkesa juaj per ndryshim emri nuk ploteson kriteret ligjore per t’u pranuar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 5:05 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Pronesi

    Pershendetje,
    Problematikat te cilat lidhen me pronesine, eshte e veshtire tju kthejme nje pegjigje perfundimtare pasi do te duhet te shqyrtohet dokumenatcioni ne teresi qe dispononi. Per kete arsye ju keshilloj te paraqiteni se bashku me dokumenatat tuaja prane zyrave te ndihmes ligjore, ne momentin kur do te fillojne te funksionojne normalisht.

    Ne lidhje me pyetjen tuaj te pare, nese ju keni perfituar tashme lejen e legalizmit te nderteses, edhe pse nuk jeni pronar i truallit, ju keni te drejte te perfitoni siperfaqen ndertimore truall dhe oborrin pereth por jo me shume se 500 m2, sigurisht duke plotesuar dhe paguar faturat perkatese. Procedure kjo e cila do te kryehet duke realizuar aplikimet perkatese prane ASHK.

    Ne lidhje me pyetjen tuaj te dyte, nese ju keni perfituar siperfaqen e tokes nepermjet procesit te Njohjes si ish pronar, Kthimit dhe Kompesimit te tokes, por sipas jush vendimi nuk eshte i sakte dhe procesi nuk rezulton i plote,keni pasur te drejten te kundershtoni dhe ankimoni aktin ne institucionin administrativ, dhe me pas ti drejtoheni gjykates. Ne situaten aktuale eshte e veshtire te percaktohet rruga qe duhet te ndiqet, pa shqyrtuar dokumentacionin ne teresi.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 5:00 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Paga e luftes

    Pershendetje,

    Paga e luftes dhe pagesa e perfituar nga puna e kryer jane dy burime financiare te ndryshe. Nese ju kryeni nje pune te caktuar ne perputhje me kushtet dhe termat e rene dakord ju duhet te paguheni per kete. Perndryshe keni te drejten dhe ti drejtoheni Inspektoriatit te Punes.
    Paga e luftes eshte nje pagese e ardhur ne ndihme te punonjesve te subjekteve tatimpaguese (bizneseve) te cilat e kane patur te pamundur te paguajne punonjesit e tyre per arsye mos patjes likuiditet, si pasoje e situates se pandemise.
    Pagesa e luftes eshte nje pagese qe kryhet drejperdrejt nga Drejtoria e Pergjithsme e Thesarit ne llogarine tuaj bankare dhe ju takon juve. Askush nuk ka te drejte te ngreje pretendime mbi te.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 4:59 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Marrja ne zoterim e prones te fituar me ligjin 7501

    Pershendetje,

    Pyetja juaj gjykoj qe eshte disi e paqarte. Ne keto kushte do te ishte e nevojshme shqyrtimi i dokumentacionit qe dispononi. Nga sa parashtroni dalin 2 probleme kryesore: 1. regjistrimi i pasurise 2. Pasuria del me mbivendosje. (mbivendosja jo detyrimisht ndryshon pronarin e prones, pasi varet si eshte ne gjendjen faktive mbivendosja. Pra mund te preki pronen e dikujt ose jo etj)
    Ligji nr.20/2020 trajton mbivendosjet dhe problematikat e rijuara prej saj si rezultat i gabimeve te kryera nga si pasojë e gabimeve materiale, parregullsive në zbatimin e ligjit apo mosveprimit të organeve shtetërore në fushën e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Nese nuk jeni ne keto kushte ceshtja mund te doje zgjidhet edhe me gjyq.
    Ligji nr. 20/2020 parashikon dhe regjistrimin e AMTP-ve te jane mundur dot te regjistrohen deri ne hyrjen ne fuqi te ketij ligji. Ai regjistrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme nëse
    plotësohen njëkohësisht kriteret e mëposhtme:
    a) përfituesi i AMTP-së ka qenë i legjitimuar për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e
    nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimuar, ka përfituar
    tokën, për të cilën i është hequr pronësia atij apo trashëgimlënësit gjatë krijimit të ishkooperativës
    apo ish-ndërmarrjes bujqësore;
    b) përfituesi i AMTP-së ka marrë tokë në territorin e vetëm një ish-kooperative ose ishndërmarrjeje
    bujqësore;
    c) toka për të cilën është lëshuar AMTP-ja nuk ka qenë “truall”, “vepër e infrastrukturës
    publike”, “rërë bregdetare”, “plazh” ose “sipërfaqe ujore”, në kohën e lëshimit të aktit.

    Qe te jepet nje pergjigje me e plote dhe e sakte do na duhet te dime dhe per se jeni ne gjyq me palen, cfare dokumentacioni dispononi ne lidhje me zhvillimin e ketij procesi gjyqesor etj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 4:54 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Vonesa ne kalimin e pages se luftes

    Pershendetje,

    Ju bejme me dije se paga e luftes do ju kaloje nga Drejtoria e Pergjithsme e Thesarit drejt e ne llogarine tuaj bankare. Ju keshillojme te siguroheni edhe njehere ne lidhje me saktesine e numrit te llogarise tuaj bankare, si dhe te bisedoni me personin pergjegjes i cili ka kryer te gjitha veprimet e regjistrimit prane tatimeve, nese procedura eshte kryer e sakte.
    Nje kalim i tille mund te mos jete kryer ende edhe per shkak te mbingerkeses ose teknikaliteteve te tjera te institucionit perkates.

    Ne linkun me poshte mund te njiheni me proceduren e korrigjimit te të dhënave të llogarisë tuaj bankare, ne rast se pas verifikimit konstatoni se ato jane të plotësuara në mënyrë të pasaktë:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1399/perfitimi-i-ndihmes-financiare-korrigjimi-i-te-dhenave-te-llogarise-bankare-te-plotesuara-ne-menyre-te-pasakte

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 4:37 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Sa kohe pas nje martese te dyte mund te divorcohem

    Pershendetje,

    Nuk ka asnje parashikim te tille ne legjislacionin shqiptar mbi afatet qe duhet te plotesohen per te lidhur martese pas divorcit. Pra, personi mund te lidhe martese ne cdo moment, mjafton te kete kryer divorcin ligjerisht dhe vendimi te kete marre forme te prere. Mbi funksionimin e ligjeve angleze nuk mund t’ju ndihmojme, pasi ne mund t’ju keshillojme vetem ne lidhje me legjislacionin shqiptar.
    Ju keshilloj te informoheni mbi procedurat dhe dokumentacionin e nevojshem qe duhet per te kryer divorcin ne Angli.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 4:32 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e luftes

    Pershendetje

    Nese punemarresi juaj eshte trajtuar me page lufte , do te thote qe biznesi juaj ka qene jo aktiv per shkak te pandemise dhe si pasoje ka perfituar nga ndihma financiare e ofruar nga shteti. Ne keto kushte, nese punemarresi nuk ka qene ne pune gjate kesaj periudhe dhe ka perfituar pagen e luftes atehere ai nuk mund te kerkoje edhe rroge nga punedhenesi.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 4:26 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Per ndihmen financiare Covid19

    Pershendetje,

    Ndihma financiare prej 40.000 lekesh, e percaktuar nga Vendimi nr.305, dt 16.04.2020m i ndryshuar, dhe qe mbulon periudhen Prill-Qershor 2020, perfitohet vetem nje here si shume e vetme.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/28 at 4:25 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Rinovim i kartes ID dhe Pasaportes per persona me aftesi te kufizuar.

    Pershendetje,

    Ju sugjerojme qe ta adresoni problematiken tuaj ne piken e sherbimit te Aleat ne Bashkine/njesine administrative ku keni vendbanimin, duke u kerkuar qe ky sherbim t’ju ofrohet ne banese.
    Bashkia/Njesia administrative, se bashku me kompanine Aleat (kompania qe merret me prodhimin dhe pajisjen me dokumente identifikimi te shtetasve shqiptare) do te marrin masat perkatese per ofrimin e ketij sherbimi ne perputhje me nevojat tuaja specifike.

    Aktualisht nuk eshte parashikuar konkretisht sesi mund te ofrohet ky lloj sherbimi per kategori te caktuar individesh qe ndodhen ne pamundesi per t’u paraqitur prane zyrave te Aleat, por legjislacioni shqiptar percakton standarde per ofrimin e sherbimeve ne banese per kategorite me nevoja specifike, te cilat jane te aplikueshme edhe per sherbimin ne fjale.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 4:23 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Korrigjim i certifikates se prones

    Pershendetje,

    Nga sa parashtroni konstatoj 2 momente: 1. Korrigjimi i Certifikates se Pronesise ne metrat katrore 2. Rivlersimi i apartamentit. Ju sugjerojme qe fillimisht te beni korigjimin e siperfaqes se pasurise dhe me pas mund te kryeni rivleresimin e saj.

    1. Ne nenin 16 te ligjit nr. 20/2020 “Per kadastren”, parashikohet mundesia e korrigjimit te gabimeve ne te dhenat kadastrale.
    Gabimet që vijnë nga veprimtaria e drejtorisë vendore korrigjohen pas konstatimit që bën drejtori vendor ose Drejtori i Përgjithshëm kryesisht, struktura përgjegjëse për ankimet ose me kërkesë të personave të interesuar. Nese jeni ne kushtet sa me siper, me ane te nje kerkese drejtuar Drejtorise Vendore perkatese (te vendit ku eshte prona) prane ASHK-se, ju mund te kerkoni korrigjimin e kesaj te dhene, duke paraqitur edhe dokumentacionin mbeshtetes provues.
    ASHK-ja nuk mban pergjegjesi per gabimet e akteve noteriale te lidhura ndermjet subjekteve. Ne rast se gabimi vjen si pasoje e ketyre akteve, atehere do te duhet te amendohen (korigjohen) aktet dhe te depozitohen per regjistrim prane Drejtorise Vendore te ASHK-se (ish ZVRPP).

    2. Rivleresimin e pasurise me vleren e tregut, ne baze te ligjit nr. 90/2019, kane te drejte ta realizojne të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme. Afati per rivleresimin e pasurise eshte deri në datën 30 shtator 2020. Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit. Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3 për qind e bazës së tatueshme.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/28 at 4:18 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Per gjobat e policise ne kohe COVID-19

    Pershendetje,

    Masen administrative gjobe, mund ta ankimoni prane Drejtorise Vendore te Policise ne Komisariatin e qytetit ku jetoni. Ne ankimimin qe mund te paraqisni, permendni faktet dhe rrethanat qe sipas jush e bejne jo objektive vendosjen e asaj gjobe nga patrulla e policise, duke u bazuar ne VKM perkatese te nxjerra per parandalimin e pandemise. Nese keni pasur autorizm nga punedhenesi juaj, bashkengjisni ankimimit dhe paraqiteni ne daten e caktuar ne komisionin per vleresimin e gjobave prane Komisariatit te Policise.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/28 at 4:18 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Paga e luftes

    Pershendetje
    Nese kërkesa e juaj per perfitimin e ndihmes financiare sipas paketes është refuzuar, ju informojme se ju keni mundësi të paraqisni kërkesë/ankesën e tuaj duke komunikuar përmes adresës e-mail të Drejtorisë Rajonale, ku ju banoni.
    Gjithashtu, nëpërmjet adresës email denoncime@tatime,gov.al cdo individ i interesuar mund të paraqesë shqetësimin në lidhje me këtë praktikë.
    Subjektet që do të plotësojnë kërkesën, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve përfitues, ku banka dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë të rëndësishme. Plotësimi jo i saktë i këtyre të dhënave bllokon procesin e kalimit të pagesës në llogarinë e individëve përfitues.
    Ne vijim gjeni linkun me adresat e e-mailit per Drejtorite Rajonale, ku mund te dergoni kerkese/ankesen tuaj: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 4:04 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Info mbi marredheniet nga kontrata e punes

    Pershendetje,

    Lidhur me pjesen e pare te pyetjes: ulja e pagave

    Ne kushte kur situatat e jashtezakonshme diktojne ne uljen e fitimeve te kompanise, eshte ne diskrecionin e punedhenesit tuaj te marre masat e nevojshme per kalimin e kesaj situate. Ne rastin konkret kjo konsiston ne uljen e 30% te pages se punonjesve. Nje vendim i tille i kompanise, i marre ne kushtet e nje situate te jashtezakonshme (force madhore), nuk ju le hapesire te kerkoni kompensim page, vecanerisht ne kushtet qe duke qendruar, autormatikisht keni pranuar kete ndryshim/perkeqesim te kushteve te punes
    Jo domosdoshmerisht nje vendim i marre per pagat ne nivel drejtori apo ekzekutivi eshte i vetmi vendim i kompanise per perballimin e situates se jashtezakonshme. Financat e nje kompanie globale, sic ju konfirmoni, por pa asnje perjashtim e cdo shoqerie tregtare, menaxhohen dhe kontrollohen nga organet e tyre vendimmarrese dhe ekzekutive ne bashkerendim, pikerisht me qellim shmangien e cdo abuzimi me keto financa.

    Per me tej, ju sqaroj se duke marre dijeni apo “gjetur” dokumenta qe nuk jane dedikuar per ju apo i sherbejne ushtrimit te punes tuaj (supozoj nga menyra e artikulimit te pyetjes), qe mund te klasifikohen edhe konfidenciale te aktivitetit te punedhenesit, ju mund te jeni ne kushtet e shkeljes se parimit te mirebesimit, i cili eshte parimi baze qe udheheq marredheniet e punes.

    Per me tej, lidhur me pjesen e dyte te pyetjes: mundesine e zgjidhjes se kontrates se punes, ju sqaroj si me poshte:

    Ne rastin tuaj, sipas Nenit 143 te Kodit te Punes, afati i njoftimit sipas Kodit te Punes do te ishte 2 muaj (pervec kur Kontrata e Punes percakton afat me te gjate). Zgjidhja pa respektuar kete afati e njoftimi konsiderohet zgjidhje e menjehershme. Zgjidhja e menjehershme e kontrates se punes nga ana e punedhenesit legjitimohet vetem nese kryhet per shkaqe te justifikuara, qe sipas Nenit 153 te Kodit te Punes, jane ato rrethana te rënda që nuk lejojnë, sipas parimit të mirëbesimit, t’i kërkohet atij që ka zgjidhur kontratën, vazhdimin e marrëdhënieve të punës. Ne kete rast punedhenesi e zgjidh kontraten menjehere, duke zbatuar proceduren sipas nenit 144. Per sa eshte sqaruar me siper, mund te kete elemente qe do vleresohen nga gjykata si shkelje e parimit te mirebesimit.

    Eshte ne diskrecion te gjykates te vleresoje shkaqet e zgjidhjes dhe nese jane ne perputhje me nenin 153 te KP. Ne rastin me te keq, ajo qe ju do te perfitoni ne kete skenar, do te ishte paga per pushimet e pamarra per aq sa i takon kohezgjatjes se punesimit tuaj prane punedhenesit dhe paga deri ne diten qe do jeni ne pune.

    Ne cdo rast, vleresimi i mesiperm eshte prezumim, pasi ju mund te kerkoni ne gjykate dhe te mbroni kerkimet tuaja per afat njoftimi, procedure, zgjidhje e menjehershme e pajustifikuar etj., duke qene ne fund verdikt i gjykates ajo qe ju do te perfitoni. Mbani parasysh se ne rast te zgjidhjes se kontrates se punes afati per depozitimin e padise eshte 180 dite nga data e zgjidhjes efektive.

    Nga ana tjeter, ju sugjeroj qe nese ndodh zgjidhja e kontrates se punes, sic ju supozoni, te na drejtoheni serish, per te pare kushtet reale te zgjidhjes dhe per t’ju dhene nje pergjigje me konkrete.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 3:55 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Si te perfitoj ndihme ekonomike dhe marrje ne zoterim te tokes time?

    Pershendetje. Familjet perfituese te ndihmes ekonomike, percaktohen mbi baze te nje sistemi pikezimi, duke vleresuar disa elemente.
    Nderkohe lidhur me problematiken e prones qe nuk keni mundesi ta shfrytezoni, duhet patjeter te beni nje proces gjyqesor per lirim dhe dorezim sendi. Kini parasysh, qe nese personi tjeter e ka pronen per me shume se 20 vjet ne zoterim, i lind e drejta qe ta kerkoje dhe si prone te ligjshme ne gjykate, nepermjet padise per parashkrim fitues pa titull. Nese afati 20 vjecar nuk eshte plotesuar ende, ju me ane te depozitimit te kerkese padise ne gjykate e nderprisni posedimin e qete te tij, dhe afati pezullohet. Pra edhe pse ju do arrini ta merrni pronen ne dorezim ne perfundim te procesit, kjo periudhe atij nuk i konsiderohet posedim i qete.

    Go to comment
    2020/05/28 at 3:32 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Per perfaqesim ne gjykate

    Pershendetje!

    Sipas dispozitave te Kodit Civil, nuk mund te veproje si perfaqesues personi qe nuk ka zotesi te plote per te vepruar. Personit i lind zotesia e plote per te vepruar, kur mbush moshen tetembedhjete vjec. Ju nuk mund ta perfaqesoni familjarin tuaj, pa mbushur tetembedhjete vjec. Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 3:29 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pasuri e paluajtshme

    Pershendetje. Ne baze te ligjit per kadastren, çdo kërkesë për shërbim kadastral, që paraqitet rregullisht, trajtohet brenda 15 ditëve nga data e depozitimit, por në çdo rast jo më vonë se 21 ditë kalendarike. Ne rastin tuaj afatet janë tejkaluar. Kjo ju jep të drejtën që të paraqisni një Ankim drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës, për moskryerje të detyrës nga ana e ASHK Drejtoria Rajonale Pogradec. Ju lutem të mbani parasysh, që edhe në rast se aplikimi juaj ka probleme apo mungesë dokumentacioni,juve duhet t’ju kthehet një përgjigje zyrtare. Ankimit duhet t’i bashkangjisni dhe një kopje të aplikimit tuaj, dhe cdo dokument tjetër që ju e cmoni të nevojshëm dhe mund ta përcillni me anë të shërbimit postar, në adresën: Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Rr. “Dora D’Istria”, Tiranë.

    Go to comment
    2020/05/28 at 3:27 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ne vijim te pyetjes: zotesia per te vepruar me ane te marteses

    Pershendetje,
    Ju sugjerojme te aplikoni ne ASHK (Agjencia Shteterore e Kadastres, Drejtoria Vendore e qytetit ku ju banoni) dhe te kerkoni “korrigjimin e certifikates dhe karteles se prones per te cilen behet fjale, duke i bashkalidhur ketij aplikimi edhe nje certifikate te gjendjes familjare te vitit 1992. Nje leter shoqeruese/sqaruese qe t’ia bashkalidhni aplikimit, me te gjitha arsyetimet qe ne ju kemi dhene ne pergjigjen e pare, do ju ndihmonte te sqaroni poziten tuaj dhe do e bente edhe aplikimin me te qarte per specialistet e ASHK qe do shqyrtojne kete aplikim.
    Ne vijim ne rast te nje pergjigje negative, do duhet te vijoni me depozitimin e Ankimit Administrativ kunder aktit administrativ (pergjigja e ASHK), i cili i drejtohet Struktures Pergjegjese per Ankimimet dhe Drejtorit te ASHK. Beni kujdes me afatin ligjor per paraqitjen e aplikimit.
    Ne vijim, ne rast te nje pergjigje tjeter negative pas ankimimit si me siper, do duhet t’i drejtoheni Gjykates Administrative te Shkalles se Pare, duke kerkuar kerkuar perfshirjen tuaj ne procesin e privatzimit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 10:11 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Problem me pronen

    Pershendetje,

    Ne lidhje me banesen, referoni se dispononi nje vendim gjykate me objekt vertetim fakti juridik te vitit 1992. A eshte i regjistruar ky vendim ne rregjistrat hipotekor? Nese po, situata ligjore eshte ne rregull. Nese jo, sot nuk mund te vijohet me regjistrim e tij, ne zbatim te nenit 193 te Kodit Civil.
    Nga ana tjeter, ne lidhje me truallin, situata eshte e paqarte, pasi nga njera ane referoni se dispononi certifikaten e pronesise dhe nga ana tjeter adresoni probleme me bashkine/kadastren. Nga sa informacion keni percjelle nuk identifikojme problematiken qe mbart rasti juaj. Vleresojme se duhet shqyrtuar dokumentacioni dhe korrespodenca qe keni zhvilluar me institucionet shteterore, ne menyre qe te mund t’ju ofrojme nje opinion te sakte dhe te plote, ne lidhje me nje zgjidhje te mundshme per ceshtjen tuaj.

    Ju sugjerojme qe te na vini ne dispozicion dokumentacionin qe dispononi ne adresen e e-mailit: info@juristionline.al ose te paraqiteni perosnalisht per konsulte ne njeren prej klinikave/qendrave te ligjit ne momentin qe do te hapen (fillojne aktivitetin normalisht).

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 9:54 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Per punen

    Pershendetje,

    Per shkak te gjendjes se fatkeqesise natyrore shkaktuar nga pandemia covid-19, shume biznese nderprene aktivitetin e tyre ekonomik. Per kete arsye, per shume punonjes eshte nderprere puna perkohesisht, pa ndonje njoftim zyratar se kur mund te rinise.
    Shteti, nepermjet paketave te financiare, ka mbeshtetur nje numer te madh punonjesish (nuk keni percjelle informacion nese ju keni perfituar).

    Pavaresisht situates se veshtire, marredheniet kontraktuale te punes kane vazhduar normalisht deri ne momentin qe punedhenesi ose punemarresi i kane nderprere ato, duke zbatuar afatin e njoftimit dhe proceduren e parashikuar ne Kodin e Punes. Nga sa parashtroni, ju nuk i keni respektuar parashkimet e Kodit te Punes dhe nuk e keni njoftuar punedhenesin per zgjidhjen e kontrates se punes. Ne varesi te llojit te kontrates se punes dhe periudhes ne te cilen keni punuar ne kompani, duhet edhe te kishit realizuar njoftimet perkatese perpara se te merrnit vendimin per nderprerjen e marredhenies se punes duke parashtruar edhe arsyet apo shkaqet per kete veprim. Ne rast te kundert, ky largim i juaji mund te konsiderohet zgjidhje e menjehershme e pajustifikuar e kontrates se punes nga punemarresi.

    Per te realizuar mbylljet perkatese dhe per te likujduar te gjitha detyrimet qe punedhenesi ka ndaj jush (pagat e papaguara, etj), Ju keshillojme qe fillimisht te interesoheni prane strukturave perkatese te kompanise dhe me pas mund te ndiqni rruget e tjera ligjore (gjyqesisht).

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/28 at 9:17 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Mosmarreveshje lidhur me pensionin e nenes

    Pershendetje! Pensioni eshte nje e drejte pasurore e nenes se bashkeshortes tuaj dhe askush nuk gezon te drejta mbi te. Ne rast se dikush tjeter e terheq prane sporteleve perkatese postare ose prane bankes, kjo ndodh vetem ne rast te te qenurit i pajisur me nje akt perfaqesimi nga ana e perfaqesuesit, pra nenes se bashkeshortes tuaj. Ne kushtet e terheqjes se pensionit pa perfaqesimin perkates mund te jemi edhe perpara nje vepre penale. Ne rast se pensioni eshte terhequr me nje akt perfaqesimi ky akt mund te revokohet. Ne lidhje me shume qe eshte terhequr deri tani, kjo shume mund te kerkohet, ne rruge gjyqesore, permes mjetit juridiko- procedurial, padi civile! Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/28 at 7:57 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Ndarje pasurie pas martese

    Pershendetje! Sa ju relatoni, bejme me dije se, pasuria e krijuar gjate marteses nga ligji njihet ne bashkpronesi te bashkeshorteve, nese bashkesjortet nuk kane nenshkruar nje marreveshje per regjimin e pasurive te ndara, ligji e parashikon ne raportin ideal te saj, pra 50 perqind sejcilit. Gjate procesit te pjesetimit te pasurise, sejcili mund te provoje me akte dhe prova konkrete, kontributin e tij te shtuar, duke u perpjekur keshtu, qe te provoje para gjykates se te ardhurat financiare te tij gjate marteses kane qene me te larta se bashkeshorti/ja e tij: Per ta mbyllur, nqs makina eshte blere gjate marteses eshte ne bashkepronesi sepse nuk perfshihet tek ajo pasuri qe ligji e quan, pasuri te perdorimit ngushtesisht vetjak dhe aksesore personale. Nqs e keni blere para marteses makina nuk eshte ne bashkepronesi! Fakti qe eshte e regjistruar ne emrin tuaj nuk perben shkak per tu perjashtuar nga bashkepronesia: Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/27 at 9:04 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Tubimet

    Pershendetje
    Duke u bazuar ne Urdherat dhe planin e ri-hapjes dhe lehtesimit te masave per Parandalimin e Covid-19 te nxjerra nga Ministria e Shendetesise ju bejme me dije se prej dates 01.06.2020, nder te tjera do të lejohen kampionatet sportive, pa praninë e publikut, por do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimeve masive.

    Informacioni i plote mbi planin e ri-hapjes dhe urdherat perkates, gjenden te publikuara ne faqen e Ministrise se Shendetesise: https://new.shendetesia.gov.al/ministrja-manastirliu-faza-e-hapjes-nga-data-1-qershor/

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/27 at 8:54 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Shkeputja e marrëdhënies së punës

    Pershendetje.Nga ajo qe ju referoni rezulton se punedhenesi juaj ka filluar procedurat e zgjidhjes se kontrates se punes, sipas dispozitave te Kodit te Punes. Nisur nga kjo, ne vijim pergjigjet per pyetjet tuaja:
    1. A perben shkelje te kodit te punes mos kthimi i pergjigjes lidhur me vendimin?
    Jo nuk perben shkelje. Procedura e zgjidhjes se kontrates se punes, parashikon zhvillimin e bisedimeve, gjate te cilave palet diskutojne dhe vleresojne mundesite per vijimin e kontrates. Ne perfundim te bisedimeve, jo domosdoshmerisht kontrata e punes zgjidhet. Persa kohe ju nuk jeni njoftuar brenda afatit ligjor per zgjidhje te kontrates se punes, atehere kjo procedure e nisur tashme konsiderohet e perfunduar. Pra nese, shoqeria vendos qe ta zgjidhe kontraten me ju, eshte e detyruar qe te rifilloje proceduren nga e para: t’ju njoftoje per bisedimet; te zhvillohen bisedimet dhe me pas nese vendos t’ju njoftoj zgjidhjen e kontrates.
    2. A perben shkelje edhe ne rast se kompania ka vendosur te mos me pushoje nga puna, por nuk me ka komunikuar detaje si data te kthimit ne pune, nese per kohen qe nuk kam punuar do te paguhem ose jo, si dhe nese kushtet e punes do te jene ende te njejta ne rast te nje rikthimi te mundshem ne pune?
    Deri ne vijimin e gjendjes se fatkeqesise natyrore, shoqeria nuk mban pergjegjesi ligjore edhe nese nuk ju ofron pune, pra praktikisht ju ka pezulluar. Per sa kohe ju nuk keni qene ne pune, shoqeria nuk ka detyrimin qe t’ju paguaje. Kushtet e punes mund te ndryshohen vetem me pelqimin e te dyja paleve. Ne asnje rast, punedhenesi nuk mund t’i ndryshoje kushtet e kontrates pa dhene ju miratimin per kete gje. Nese ndodh ndryshimi i njeanshem i kushteve te punes, atehere kjo konsiderohet nje zgjidhje e njeanshme e kontrates se punes dhe ju keni te drejten e te gjitha perfitimeve qe parashikon ligji per zgjidhjen e kontrates e menjehershme e pajustifikuar.
    Si duhet te veproje ne nje situate te tille?
    Situata juaj duket e paqarte dhe ne kete pike duhet te kerkoni informacion duke komunikuar me punedhenesin tuaj. Ne rast te se punesimi vijon por me ndryshim te kushteve te kontrates ne menyre te njeanshme, mund t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni demshperblimet perkatese.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/27 at 8:52 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Paga luftes

    Pershendetje. Nga paketa e dyte e ndihmes financiare te qeverise, perfitonin ata persona te cilet ishin larguar nga puna gjate periudhes se fatkeqesise natyrore, deri ne date 10 prill 2020. Pra ju, persa kohe jeni larguar nga puna ne date 21 prill, nuk perfitoni nga kjo pakete. Eshte deklaruar se do te kete nje pakete te trete te ndihmes financiare, prandaj ju sugjerojme qe te qendroni te informuar, se ndoshta mund te perfshihet edhe rasti juaj.
    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/27 at 8:43 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Keshillim ligjor mbi te drejtat e mia si pronar

    Pershendetje!

    Sa relatoni, ju duhet qe ti drejtoheni zyres perkatese te bashkise me ane te nje kerkese, ku te parashtroni shqetesimin tuaj. KNe kerkese identifikoni adresen tuaj te sakte. Kerkeses mund t’i bashkalidhni nje kopje te certifikates se pronesise se pasurise tuaj. Pema eshte prone publike dhe nuk mund te veproje fqinji vete per ta prere pemen. Ju ne cilesine e pronarit te shtepise keni te drejte te ngreni pretendime mbi gjithçka qe cenon te drejten tuaj per nje gezim te qete te shtepise tuaj. Nga sa parashtroni nuk gjykoj se jeni ne kushtet e parashikimve te Nenit 150 te Kodit Penal. Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/27 at 3:46 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Padia kolektive

    Pershendetje,

    Ju bejme me dije se ky rast i eshte referuar avokateve te Klinikes se Ligjit ne kuader te vleresimit te ndjekjes se rastit ne gjykate. Do te kontaktoheni nga avokatet e Klinikes per detaje te tjera.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/27 at 3:29 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on E drejta per t'u informuar si punekerkuese e papune

    Pershendetje,

    Ne rastin konkret kemi te bejme me shpalljen e vendeve vakante te punes nepermjet afishimit publik i cili perben nje nder format publike te informimit.
    Nese ju deshironi te keni nje informacion me te detajuar ne lidhje me vendet vakante te shpallura nga Posta Shqiptare, ju mund te dergoni nje kerkese per informacion, drejtuar Postes Shqiptare e cila ka detyrimin t’ju ktheje pergjigje brenda 10 diteve pune.
    Nese jeni punekerkuese aktive, ju mund te regjistroheni prane Zyrave te Punes te cilat, ne perputhje me kualifikimet tuaja, ju njoftojne per vende pune vakante ne sektorin privat.

    Falemniderit

    Go to comment
    2020/05/27 at 2:52 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Pensioni ushqimor

    Pershendetje,

    Mbi pyetjen qe parashtroni, ju bejme me dije se ky lloj detyrimi eshte nder detyrimet me thelbesore qe prindi (por jo vetem) ka ndaj femijes dhe nuk pushon edhe nese prindit i hiqet e drejta prinderore (si dhe ne rast vdekje te tij).
    Nese ky lloj detyrimi nuk kryhet vullnetarisht nga pala, ekzekutimi i ketij detyrimi kryhet nga permbarimi, i cili verifikon burimet e te ardhurave ne kete rast te pales, te cilat jane llogarite bankare, pasurite e paluajteshme qe rezultojne ne emer te tij, pasurite e paluajtshme (si makina ne rastin konkret).
    Ne kushtet ne te cilat ju ndodheni, ju mund te bisedoni me nje perfaqesues te permbarimit me qellim te lehtesoni anen e verifikimit te pasurive/te ardhurave te mundeshme te ish bashkeshortit tuaj.
    Mos dhenia e mjeteve per jetese perben dhe kundravajtje penale ne mbeshtetje te nenit 125 te Kodit Penal te RSh.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/27 at 1:50 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Divorci dhe kujdestaria e femijes

    Pershendetje,

    Zgjidhja e marteses dhe lenia per rritje dhe edukim te femijve te lindur nga kjo martese, behet me vendim te Gjykates se Rrethit Gjyqesor te vendbanimit ku bashkeshkortet kane patur vendbanimin e tyre.
    Prova qe paraqiten gjate seances gjyqesore nga palet jane: 1. Certifikatat personale; 2. Certifikate familjare, 3. Certifikata e marteses; 4. Cdo prove tjeter e cila provon te ardhurat e prinderve (vertetim pune, llogarite bankare, pasurite e tyre te luajteshme ose te paluajteshme etj).
    Eshte e detyrueshme qe gjate procesit gjyqesor te merret nje ekspert psikolog, i cili do te vleresoje dhe do te hartoje nje akt ekpertimi nepermjet te cilit vlereson gjendjen socio-ekonomike dhe njekohesisht anen psikologjike te femijes (atashimin, raportin me prinderit etj) duke patur parasysh interesin me te larte te femijes.

    Te gjitha keto prova sa me siper, vleresohen ne teresi nga gjykata e cila me pas vendos, duke patur parasysh interesin me te larte te femijes, se cilit prej prinderve do ia lere per rritje dhe edukim femijen e mitur. Lenia per rritje dhe edukim eshte e ndryshme nga heqja e te drejtes se prinderimit. Ish-basheshorti tjeter ushtron te drejtat dhe detyrimet prinderore (takimi me te miturin ne perputhje me kalendarin e caktuar nga gjykata, detyrimi ushqimor etj).
    Ne kushtet ne te cilat ju ndodheni, ish-bashkorti juaj nuk asnje te drejte t’ju vere nen kercenime te tilla (keni te drejten dhe ta denonconi nese e shikoni te arsyeshme, ne varesi te rrethanave).

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/27 at 1:20 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Urdher ekzekutimi

    Pershendetje,

    Sipas percaktimeve te Kodit Civil, ju jeni pergjegjes per detyrimet qe keni me te gjithe pasurine tuaj te tashme apo te ardhshme. Kjo do te thote qe ju nuk i shmangeni dot permbushjes se detyrimit. Per formen, kestet dhe elemente te tjere, mund te kerkoni te negocioni me kreditorin dhe zyren permbarimore.
    Persa i perket ceshtjes se vendosjes se sekuestros konservative mbi nje pasuri te bashkeshortes tuaj para martese, kjo eshte ne kundershtim me ligjin. Vetem nese bashkeshortja juaj, eshte dorezanese e detyrimit qe ju keni (per kete shikoni njoftimet e ardhura nga zyra e permbarimit, nese i drejtohen dhe asaj me kete cilesi), mund te perdoret pasuria e saj, njesoj si juaja.
    Ne rast se bashkeshortja juaj eshte dorezanese, atehere procedura ligjore qe ndiqet nga permbaruesi, eshte te kerkoje menjehere pjesetimin e sendit qe ajo ka ne bashkepronesi me prinderit dhe me pas kalimi ne procedurat e ankandit publik.
    Nese bashkeshortja nuk eshte dorezanese ne detyrimin tuaj, atehere ju keni te drejte qe brenda pese diteve nga e nesermja e njoftimit per veprimin perkates te permbarimit, te paraqisni padi per kundershtim te veprimeve permbarimore ne gjykate.
    Lidhur me pretendimin tuaj, se perse gjyqi eshte zhvilluar pa ju, ju sqaroj se ne K.Pr.Civile parashikohet qe ne procesin per leshimin e urdherit te ekzekutimit, debitori nuk njoftohet dhe nuk therritet. Pra gjykata e zhvillon procesin pa ju. Nese ju keni pretendime lidhur me vleren e detyrimit, apo elemente te tjere te kontrates nga e cila ka rrjedhur ky detyrim (llogaritje e gabuar e interesave, shuma e principalit gabim, permbushje e detyrimit, etj..), ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates me padi per pavlefshmeri te titullit ekzekutiv. Kjo padi paraqitet brenda 30 diteve nga marrja e njoftimit per ekzekutimin e detyrueshem.

    P.S. Kete pergjigje jua kam kthyer edhe me ane te e-mailit.

    Dite te mbare.

    Go to comment
    2020/05/27 at 1:00 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rinovimi i kontrates

    Pershendetje,

    Nga ana e kompanise jane shkelur kushtet e kontrates, pasi duhet t’ju kishin njoftuar per perfundimin e kontrates se pare. Per me teper, ne zbatim te dispozitave te Kodit Civil, kjo eshte nje kontrate ku palet jane te pabarabarta dhe pala ne pozite superiore (kompania ne kete rast) duhet te tregohet shume e kujdesshme ne zbatimin e detyrimeve kontraktore. Duke qene se kjo kontrate mbrohet edhe nga ligji per mbrojtjen e konsumatorit, per te pasur nje mundesi per ta zgjidhur ceshtjen jashtegjyqesisht, do t’ju sugjeroja qe t’i drejtoheshit Qendres “Konsumatori Shqiptar”, e cila eshte e specializuar ne raste te tilla dhe mund t’ju vije ne ndihme ne hartimin e nje ankimi me te plote, ku te evidentohen shkeljet perkatese te ligjit.
    Kontaktet e qendres:
    https://www.facebook.com/Qendra-Konsumatori-Shqiptar-Albanian-Consumer-Center-895987337113026/
    Cel: 069 396 1511

    Go to comment
    2020/05/27 at 12:41 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Divorci dhe kujdestaria e femijes

    Pershendetje,

    Ne lidhje me percaktimin e prindit te cilit do t’i besohet rritja dhe edukimi i femijes pas zgjidhjes se marteses eshte gjykata ajo qe vendos, duke u bazuar ne kriterin e interesit me te larte te femijes. Per vleresimin e interesit te femijes, gjykata do te marre ne konsiderate nje seri faktoresh, nder te cilet:
    – Mosha e femijes dhe perkatesia e tij gjinore
    Sipas eksperteve te psikologjise, ne pjesen me te madhe te rasteve, ne vitet e para te femijerise, afeksioni i femijes eshte me i fuqishem ne drejtim te nenes. Kjo pasi ne nje moshe te tille, eshte e kuptueshme qe femija ka me teper nevoje per kujdesin e nenes ne drejtim te rritjes dhe formimit te karakterit.
    – Lidhjet afeksionale te femijes me njerin apo tjetrin prind, si dhe ato te prinderve ndaj femijes;
    – Profili socio-moral i secilit prind; Ky profil nenkupton vleresimin e opinionit publik ne raport me sjelljet e prindit. Nuk paraqet interes cdo sjellje e prindit ne shoqeri, por vetem ato qendrime te prindit, te cilat mund te ndikojne ne edukimin e femijes.
    – Mundesite e secilit prind per edukimin e femijes;
    – Mundesine me te mire per zhvillimin moral, intelektual dhe fizik te femijes;
    – Gjendja shendetsore e femijes;
    – Sjellca e secilit prind ne raport me femijen, para zgjidhjes se marteses;
    – Menyra sesi jane permbushur detyrimet prinderore, para zgjidhjes se marteses;
    – Gjendja shendetsore e prinderve;
    – Mundesite materiale qe ka secili prind, per sigurimin e mirerritjes e edukimit te femijes;
    – Niveli arsimor dhe intelektual i secilit prind;
    – Profesioni i secilit prind dhe angazhimet profesionale te tyre;
    – Siperfaqja dhe kushtet e banimit te secilir prind;
    – Vleresimi i personave me te cilet prindi do te bashkejetoje pas zgjidhjes se marteses, nese nuk do te jetojne te vetem; etj.

    Ekzistenca dhe vertetimi i teresise se faktoreve te sipercituarm nuk eshte i domosdoshem ne cdo rast gjykimi. Gjykata heton dhe vlereson me kujdes rrethanat e ceshtjes tuaj konkrete.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/27 at 12:03 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Kerkese e banoreve ndaj Njesise Administrative

    Pershendetje,
    E drejta e baneses dhe e prones private jane te drejta themelore te garantuara nga kushtetuta, dhe ato nuk mund te cenohen pa ligj ose pa nje proces te rregullt ligjor. Kushdo ka te drejte te zgjedhe lirisht vendbanimin e tij, dhe te levize lirisht ne cdo pjese te territorit te vendit. Ne kete kuptim detyrimi i individit per te deklaruar vendbanimin e tij, ose regjistrimin ne gjendjen civile perkatese, nuk ka te beje me te drejten e personit per te banuar apo per te disponuar ose poseduar banese. Nese personi ka apo nuk ka dokumenta pronesie per banesen ne te cilen jeton, e posedon ate qetesisht ose jo, kjo me pas eshte nje ceshtje midis ketij personi dhe paleve te tjera te cilet kane pretendime mbi kete pasuri, problematika keto te cilat rregullohen me ligj ose me proces te rregullt gjyqesor. Ne kete aspekt, peticioni juaj drejtuar Njesise Administrative, per debimin e personit nga banesa ne te cilen jeton, nuk gjen mbeshtetje ligjore.
    *Qytetari i moshuar, mund te mos kete mundesi dhe banese tjeter per te jetuar, dhe per sa kohe banon i pashqetesuar (nga pronaret e vertete), eshte e drejta e tij, te vazhdoje ta beje kete, pa shkelur ligjin dhe pa cenuar interesat e paleve te tjera.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/27 at 9:26 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kallezim penal per mospagim te detyrimit ushqimor

    Pershendetje

    Pamundesia ekonomike eshte nje ngerc social dhe ekonomik, por nuk shkarkon kurrsesi nga detyrimi per pagese. Rendesia e pagimit te detyrimit ushqimor behet e qarte edhe nga fakti se mospagimi i tij kualifikohet edhe si kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit, ne kuptim te nenit 125 te Kodit Penal “Mosdhenia e e mjeteve per jetese”.
    Ne rastin tuaj ju mund te ankimoni vendimin e prokurorise ne gjykate, dhe do jete gjykata e shkalles se pare penale ajo qe do certifikoje nese vendimi i prokurorise eshte i drejte apo jo.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/26 at 2:19 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Kallezim penal per shkelje te urdhrit te mbrojtjes

    Pershendetje! Ju mund te beni ankim, apel, ndaj vendimit te pushimit. Por vendimi i pushimit me ndryshimet e Kodit te Procedures Penale(viti 2017) duhet qe, te miratohet nga gjykata! Ne keto kushte per te ju dhene nje pergjigje te sakte do ishte me interes te informoheshim se çfare ka vendosur gjykata, a jeni thirrur ju ne proces ne cilesine e viktimes. Ne rast se ju nuk jeni thirrur me cilesine e viktimes nga ana e gjykates kemi te bejme me shkelje te renda proceduriale. Ne keto kushte lutem na vini ne dispozicion ndonje akt shkresor, si psh. Kerkese per pushimin e çeshtjes nga ana e prokurorit, vendimin e gjykates etj. Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/26 at 10:59 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Paga e luftes

    Pershendetje. Paga e luftes ju jepet si ndihme nga shteti dhe punedhenesi juaj nuk ka as te drejta dhe as detyrime lidhur me kete gje, me perjashtim te aplikimit. Nderkohe qe nese keni punuar, qofte edhe online, ju takon te merrni pagen perkatese nga ana e punedhenesit tuaj. Nuk mund te zbritet paga e luftes nga paga qe ju takon nga ana e punedhenesit, jane dy burime te ndryshme dhe nga pikepamja financiare.

    Go to comment
    2020/05/26 at 10:14 am
  • Elona Mone

    From Elona Mone on Pensioni ushqimor

    Pershendetje!

    Ne lidhje me problematiken tuaj ju bejme me dije si me poshte vijon:
    Pasi gjykata vendos me vendim te formes se prere zgjidhjen e marteses dhe detyrimin per pagimin e pensionit ushqimor nga ana e njerit prej prinderve, ne rast te mos ekzekutimit vullnetar, ju mund ti drejtoheni zyres se permbarimit per te nisur procedurat per ekzekutim te detyrueshem.
    Zyra e Permbarimit verifikon pasurite ne pronesi te prindit qe detyrohet per pensionin ushqimor, llogarite bankare si dhe pagen nese eshte ne marredhenie pune. Pas ketyre verifikimeve eshte po Zyra e Permbarimit e cila ne baze te ligjit percakton menyren se si do te behet edhe ekzekutimi lidhur me pagesen pasi pensioni ushqimor eshte nje detyrim mujor. Per cdo paqartesi ju lutemi ta na shkruani perseri.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/26 at 10:08 am
  • Elona Mone

    From Elona Mone on A ka nje date per vendim apelimi nga Gjykata e Apelit Vlore?

    Pershendetje!
    Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju mund ti drejtoheni Gjykates se Apelit Vlore nepermjet adreses se e-mailit apelivlore@hotmail.com.

    Go to comment
    2020/05/26 at 9:59 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Paga e luftes

    Pershendetje! Ndihma financiare (paga e luftes) perfitohet ne rastet kur nuk eshte mundesia e dhenies se pages nga ana e punedhenesit. Sa ju keni sipercituar, ne rast se punedhensi ka marre pagesen e nxenesve si ne situate normale, nuk duhet te kishte aplikuar per pagen e luftes. Pavaresisht kesaj, njehere qe Punedhenesi ka aplikuar dhe ju keni perfituar pagt e luftes, ato jane teresisht te palidhura me pagen qe punedhenesi ju detyrohet juve per punen e kryer. Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/25 at 9:55 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Legalizim

    Pershendetje,

    Aktualisht ka hyre ne fuqi Ligji 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise”. Fusha e zbatimit te ketij ligji perfshin edhe ndertimet pa leje, per te cilat nuk eshte aplikuar per legalizim sipas ligjit te meparshem, deri ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji.
    Nes plotesoni kriteret e parashikuara ne nenin 18 te ketij ligji, dokumentacioni qe duhet te plotesoni eshte:
    a) genplanin e ndërtimit;
    b) planimetrinë e çdo kati të ndërtimit dhe sipërfaqet në m2;
    c) aktekspertizat nga një ekspert ose ent i licencuar për qëndrueshmërinë konstruktive të
    objektit, për ndërtimet me lartësi mbi 4 kate, si dhe për shtesën në ndërtim të regjistruar dhe
    për objektet me shkelje të lejes së ndërtimit

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/25 at 4:55 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Kallezim penal per shkelje te urdhrit te mbrojtjes

    Pershendetje,

    Nga parashtrimi qe ju beni nuk del e qarte per cfare konkretisht keni paraqitur kallezim. Nga ana jone eshte e veshtire te jepet nje opinion lidhur me vendimin e prokurorise, pa pare konkretisht dokumenta e prova. Pavaresisht kesaj, ne cdo rast, opinioni yne juridik, eshte vetem keshillues e pa ndonje efekt kundrejt te treteve.
    Thene kjo, ju keshillojme qe nese ju nuk bini dakord me vendimin e prokurorise per pushimin e ceshtjes, mund ti drejtoheni me ankim Gjykates se Rrethit Gjyqesor te dhomes penale. (Neni 13 pika c. e Kodit te Procedures Penale). Eshte gjykata e cila do te vleresoje vendimin e prokurorit e mund te vendose nese duhet ose jo te vijojne hetimet.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/25 at 4:32 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Takimi i femijes me prindin jokujdestar

    Pershendetje,

    Ekzekutimi i vendimeve te tilla, te cilat konsistojne ne takimin me njerin prej prinderve ne perputhje me vendimin e gjykates (pra shpeshtia e takimit, vendi i takimit, oraret dhe ditet) zakonisht per shkak te natyres se tyre jane te veshtira per tu ekzekutuar nese nuk ka dakoresine e paleve. Zakonisht gjate ekzekutimit te vendimeve te tilla pervec organit perkates permbarimor duhet te jete prania e nje psikologu. Nese jeni ne kushtet ne te cilat ju parashtroni, nuk parashikohet asnje dispozite ligjore e cila te pashikoje detyrimin e femijes, nese ai refuzon takimet, nga permbarimi per te kryer takimet perkatese.
    Gjykoj se ne kete situate e vetmja zgjidhje eshte te bisedohet me femijen nepermjet prindit te cilit i eshte lene per rritje edukim, ose/dhe te kerkohet prania e nje psikologu nese do te jete e nevojshme.
    Forcerisht i mituri nuk mund te detyrohet te kryeje takimet ne kushtet kur ai refuzon nje gje te tille.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/25 at 4:10 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pushim nga puna per shkak nevojash operacionale shkaktuar nga Covid 19

    Pershendetje. Lidhur me pyetjet qe ju shtroni:
    1. A eshte e vertete qe per sa kohe esht ne fuqi gjendja e jashtezakonshme (e shpallur deri ne date 24 Qershor 2020) kompania nuk eshte e detyruar te me paguaj?
    Cdo punedhenes gjate kohes se Covid-19 vendos ne varesi te kushteve te ushtrimit te aktivitetit nese do t’i njoftoje punemarresit per mosofrim te punes si rezultat i forces madhore, sipas parashikimit te nenit 129 pika 3. Pra nese punedhenesi gjate kesaj kohe nuk ju ka angazhuar ne pune dhe ju ka bere nje njoftim qe do te zbatohet kjo pike, nuk ka kryer shkelje ligjore.
    Theksoj se kjo dispozite zbatohet vetem per kushtet e forces madhore (sic eshte rasti i fakteqesise natyrore) dhe nuk mund kurrsesi te vijoje pas dates 23 qershor.

    2. A duhet te me paguaj per periudhen nga 25 Qershori me 21 Korrik? 3. A duhet te me derdhi sigurimet deri me 21 Korrik?
    Per te zgjidhur kontraten e punes punedhenesi krahas permbushjes se detyrimit ligjor te respektimit te procedures te percaktuar ne Kodin e Punes (neni 144), duhet te respektoje edhe periudhen e njoftimit sipas vjetersise. Ju keni me shume se tre vjet ne pune dhe koha e njoftimit ne rastin tuaj eshte dy muaj, e cila fillon nga momenti kur ju eshte komunikuar perfundimi i marredhenieve te punes dhe zgjatet deri ne fund te muajit perkates (pra nese juve periudha e njoftimit ju perfundon ne 21 korrik, zgjatet deri ne 31 korrik). Gjate kesaj kohe, ju do te paguheni me page te plote dhe do t’ju derdhen te gjitha kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Punedhenesi ka te drejte qe t’ju aktivizoje ne pune, ose t’ju lere te lire, por paga dhe detyrimet perkatese duhet te paguhen te plota. Madje nese ju aktivizon ne pune gjate dy muajve te periudhes se njoftimit, nuk keni detyrimin te punoni 40 ore ne jave, pasi keni 20 ore leje te pagueshme ne jave.

    Go to comment
    2020/05/25 at 1:00 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Divorci dhe ndarja e pasurise

    Pershendetje. Sipas Kodit te Familjes juve ju keni te drejte mbi gjysmen e te gjithe pasurise se luajtshme apo te paluajtshme te fituar gjate marteses, pavaresisht nese keni qene e punesuar, apo shtepiake. Por pasurite duhet te jene ne bashkepronesi te te dy bashkeshorteve qe te mund te ndahen pas martese. Nese pasuria eshte ne emer te vjehrres tuaj, atehere ju nuk keni te drejte te perfitoni nga kjo pasuri pas zgjidhjes se marteses.

    Go to comment
    2020/05/25 at 11:52 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pronesia

    Pershendetje

    E drejta e prones eshte e drejte absolute dhe individuale. Femija (si ai qe ka lindur nga martesa dhe ai jashte martese) nuk ka te drejta mbi pasurite e prinderve. Ai i fiton keto te drejta kur prinderit jane gjalle, vetem me ane te nje kontrate per tjetersim te pasurise (shitje, dhurim, shkembim, etj.). Nderkohe ne rast se prinderit nderrojne jete, ai fiton te drejtat mbi pasurite e tyre, me ane te trashegimise ligjore ose testamentare, sipas rregullave te percaktuara nga Kodi Civil. Nese nuk jeni perpara ketyre situatave, prinderit kane te drejte te disponojne pasurine e tyre sipas deshires, pa asnje kufizim dhe pa nevoje qe te marrin konfirmim, apo miratim nga femijet e tyre. Gjendja civile nuk ka asnje ndikim ne te drejtat pasurore, pra keto rregulla zbatohen si per femijet qe jane ne te njejten certifikate, ashtu edhe ata qe jane te regjistruar me vete ne gjendjen civile.
    Nuk e di per cilen pasuri behet fjale, por nese banesa eshte nje apartament i fituar mbi bazen e ligjit te privatizimit te banesave shteterore te vitit 1992, si pronare ne banese njiheshin edhe femijet madhore,qe kishin mbushur moshen 18 vjec ne date 1 dhjetor 1992, por ne nje rast te tille, femija do te ishte i regjistruar si bashkepronar ne certifikaten e pronesise se baneses dhe asnje veprim juridik nuk mund te kryhej pa miratimin e tij.

    Go to comment
    2020/05/24 at 5:45 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A ka nje date per vendim apelimi nga Gjykata e Apelit Vlore?

    Pershendetje,

    Data e seancave per shqyrtimin e ceshtjeve nga ana e Gjykatave caktohet mbi bazen e kohes se depozitimit te ankimit. Nuk mund t’ju themi se kur mundet te caktoje Gjykata e Apelit Vlore nje seance gjykimi, pasi kjo varet nga numri i ceshtjeve te paraqitura dhe nga ngarkesa e gjyqtareve. Si rezultat i procesit te reformes ne drejtesi gjykatat tashme kane dhe nje numer me te ulet gjyqtaresh nga ai i parashikuar ne strukture, duke sjelle nje rritje te ngarkeses dhe vonesa shtese ne gjykim. Per me teper qe prej 10 marsit 2020, per shkak te gjendjes se fatkqesise natyrore, te gjitha seancat gjyqesore jane pezulluar dhe ende nuk ka nje date per rifillimin e tyre. Nderkohe mbeshtetur mbi Vendimin nr.78, dt.30.05.2019 i Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për kalendarin e shqyrtimit të çështjeve në Gjykatën e Apelit” te Keshillit te Larte Gjyqesor, i afermi juaj ka mundesi te paraqesi nje kerkese prane Gjykates se Apelit, drejtuar Relatorit te ceshtjes, duke kerkuar pershpejtimin e gjykimit. Kjo pasi ky vendim parashikon per disa kategori ceshtjesh shqyrtimin e tyre ne menyre te pershpejtuar dhe zgjidhja e marteses ben pjese tek keto kategori.

    Go to comment
    2020/05/24 at 5:35 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Zotesia per te vepruar me ane te marteses

    Përshëndetje,

    Sipas Kodit Civil te 1981, ne fuqi ne kohen qe ju referoni, cdo person mund te perfitoje pasuri, pavaresisht moshes se tij apo statusit martesor. Te njejtin parashikim ka edhe Kodi Civil aktual.
    Per me tej, sipas te njejtit Kod Civil çdo gjë që bashkëshortët kishin fituar gjatë martesës është pasuri e përbashkët [në bashkëpronësi] duke përfshirë këtu edhe pasurinë e fituar me trashëgim e dhurim (ndryshe nga kodi civil aktual i cili perjashton dhurimin dhe trashegimine).

    Nese pyetja juaj lidhet me fitimin e pronesise se baneses sipas Ligjit 7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”, ju sqarojme si me poshte:
    Ligji Nr.7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”, ne nenin 9 te tij, parashikon si kusht per fitimin e pronesise, te qenit “madhor”.

    Kodi i Familjes i vitit 1982 (ne fuqi ne kohen qe ju referoni) lejonte martesat e vajzave ne moshen 16 vjec.
    Nga ana tjeter, sipas Kodit Civil te vitit 1981 (ne fuqi ne kohen qe ju pyesni) me lidhjen e marteses, pavaresisht te qenit minorene, gruaja fitonte zotesi te plote per te vepruar. Ne kuptim te ushtrimit te te drejtave, zotesia e plote per te vepruar barazohet me te qenit madhor. Pra sipas Kodit Civil 1981, me martese gruaja edhe pse minorene, konsiderohej “madhore”.

    Duke u kthyer te pyetja juaj, ju vleresojme se ju jeni perfituese – bashkepronare e pasurise per te cilen pyesni, qofte ne kuptim te Kodit Civil 1981 si pasuri e fituar gjate marteses, qofte ne kuptim te Ligjit Nr.7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore” (nese pyetja juaj lidhet me kete ligj).

    Faleminderit!

    Go to comment
    2020/05/24 at 11:13 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Kam ndalese per ne Gjermani

    Përshëndetje,
    Cdo procedurë që ka lidhje me fshirjen e të dhënave personale nga Sistemi Europian Ndërkufitar si pasojë e një ndalimi në zonën Schengen ka specifikat e veta. Kjo sepse cdo vend i BE-se krahas marrëveshjes të Schengen-it, në radhë të parë zbaton ligjin e vet kombëtar. Kjo nënkupton që dhe formalitetet janë të ndryshme. Për këtë arsye ju duhet të kontaktoni një zyre avokatie që mund të realizojë shërbimin që ju kërkoni.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/23 at 3:50 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Informacion per daten e gjyqit

    Pershendetje,

    Edhe pse per momentin veprimtaria e gjykatave per ceshtjet jo te ngutshme eshte nderprere per shkak te gjendjes se fatkeqesise natyrore, ju keni te drejte te informoheni ne lidhje me ceshtjen tuaj. Kete mund te beni duke drejtuar nje kerkese me shkrim ose personalisht ne sekretarine e gjykates, ose mund te vizitoni faqen web www.gjykata.gov.al.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/23 at 3:44 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Divorci dhe ndarja e pasurise

    Pershendetje,

    Zgjidhja e marteses mund te realizohet ne dy menyra:
    1. Me marreveshje, perpara noterit, ne te cilen ju bini dakort per te rregulluar te gjitha pasojat juridike qe sjell zgjidhja e marteses (sic jane mbiemri, kujdestaria e femijeve, detyrimi ushqimor, pjestimi i pasurise se perbashket). Me pas me ane te nje kerkese duke bashkengjitur edhe marreveshjen per zgjidhjen e marteses i drejtoheni gjykates se rrethit te vendbanimit te perbashket.
    2. Me ane te kerkesepadise ngritur ne gjykaten e rrethit te vendabanimit te perbashket. Ne kete rast eshte gjykata ajo qe vendos per menyren e rregullimit te pasojave te zgjidhjes se marteses pasi ka degjuar pretendimet e te dyja paleve. Ne kete rast mund te linde nevoja per thirjen e ekspertit si per kujdestarine e femijeve, por edhe me pas, per pjestimin e pasurise se perbashket.

    Per sa i perket, pyetjes suaj ne lidhje me banesne ne te cilen jetoni. Ligji parashikon te drejta te barabarta per te dy bashkeshortet, nen regjimin e pasurise se perbashket martesore, pra pasuria e vendosur me kontributin e bashkeshorteve gjate periudhes se marteses eshte pasuri ne bashkepronesi. Problemtika ne kete rast qendron ne faktin se banesa nuk eshte ne pronesi te asnje prej bashkeshorteve, dhe per rrjedhoje nuk mund te zbatohet ndarja e pasurise se vendosur gjate regjimit te perbashket martesor, edhe pse ju jetoni aty apo mund te keni kontribuar ne ndertimin/blerjen e baneses.
    Nga ana tjeter, nese ju arrini te vertetoni kontributin tuaj mbi kete pasuri te paluajtshme, atehere kjo situate mund te trajtohet si ceshtje civile pronesie me vehte, dhe ju keni te drejte te ngrini pretendimet tuaja ne gjykate.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/23 at 3:37 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Informacion per daten e gjyqit

    Pershendetje!

    Per shkak te situates se Covid-19, ne zbatim te Aktit Normativ nr. 9, date 25.03.2020 veprimtaria e gjykatave eshte e pezulluar dhe te gjitha seancat gjyqesore jane shtyre deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise. Zhvillohen vetem çeshtjet me karakter te ngushtshem ose ato qe çmohen te tilla nga gjykatesi. Ceshtja juaj nuk hyn ne kategorine e ceshtjeve te ngutshme. Me rifillimin e punes ne gjykata, relatori i çeshtjes do ju njoftoje ne adresat ose adresen e lene nga ana e juaj per njoftim.

    Por me rifillimin e veprimtarise gjyqesore, ju keshillojme qe te dergoni nje kerkese me shkrim me objekt marrje informacioni ose mund te paraqiteni vete personalisht, prane kryesekretarise se gjykates, per t’u interesuar ne lidhje me statusin/ecurine e çeshtjes tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/23 at 11:59 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Ndarja e prones pas 24 vitesh

    Pershendetje!

    Per sa ju relatoni, po ju e keni kete te drejte. Trashegimia fitohet me vdekjen e trashigimlenesit. Trashegimia çelet ne vendin ku ka patur vendbanimin e fundit trashegimlenesi, para Noterit. Kodi civil parashikon edhe kerkimin e trashegimit nepermjet padise. Trashegimtari mund te kerkoje me padi nga kushdo qe posedon teresisht ose pjeserisht pasurine trashegimore njohjen e tij si trashegimtare dhe dorezimin e pasurise (neni 349 i Kodit Civil). Padia per kete kerkim nuk parashkruhet perveç efekteve te parashkrimit fitues per sende te vecuara. Cilido nga bashketrashegimtaret ka te drejte te kerkoje ne çdo kohe pjesetimin e pasurise trashigimore. Pjesetimi mund te behet me marreveshje tek Noteri ose pa marreveshje ne gjykate. Sugjeroj qe ju te filloni menjehere me celjen e deshmise se trashegimise ligjore dhe marrjen e nje informacioni konkret ne Agjencise Vendore te Kadastres mbi pronesine e trashegimlenesit dhe ne kete menyre ju mund te keni nje panorame te qarte te pasurise se lene trashegim nga trashegimlenesi.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/23 at 11:46 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Dypunesim

    Pershendetje. Kodi i Punes e lejon dypunesimin. Ne rastin tuaj, ju kerkoni te regjistroni nje veprimtari tregtare ne emrin tuaj. Pavaresisht nese do te regjistroni nje shoqeri tregtare, apo do te regjistroheni si person fizik tregtar, nuk ka pengese ligjore, por eshte e rendesishme te kontrolloni mundesine e ekzistences se konfliktit te interesit midis punes tuaj ne administrate dhe veprimtarise qe do te kryej personi tregtar.
    Aktet juridike qe e rregullojne, jane Kodi i punes dhe nese keni statusin e nepunesit civil edhe ligji 152/2013, “Per statusin e nepunesit civil”. Mbani parasysh, qe ne te dy ligjet kjo nuk ndalohet, pra ne kete rast zbatohet parimi, se cfare nuk ndalohet eshte e lejueshme.

    Go to comment
    2020/05/22 at 2:44 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Ankim ndaj punonjeses se Zyres se Gjendjes Civile

    Pershendetje! Ju mund te procedoni me ankese permes portalit e-Albania ose me nje ankese me shkrim, drejtuar Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile, Tirane.
    Ne ankese ju duhet te parashtroni problematiken qe ju keni, dhe ta depozitoni me poste, me lajmerim marrje! Ankeses t’i bashkangjisni cdo te dhene ose prove shkresore qe ju dispononi. Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/22 at 10:52 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Leje qendrimi per ne Shqiperi

    Pershendetje,
    Juve keni te drejte jo vetem te perfitoni lejen e qendrimit ne territorin e Republikes se shqiperise, por edhe te fitoni shtetsine shqiptare (nese plotesoni kriteret ligjore). Shtetsia shqiptare fitohet sipas ligjit “Per Shtetesine”. Ju sqaroj me poshte per secilin aplikim.

    Per sa i perket “Lejes se Qendrimit”, ju sqaroj si me poshte:

    Shtetasit e huaj, me qëndrim të rregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund te bëjnë një kërkese (ne portalin e- ALbania) për t’u pajisur me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë. Pas konfirmimit të plotësimit të kushteve dhe dokumentacionit për të aplikuar për leje qëndrimi nëpërmjet këtij shërbimi, i huaji njoftohet për t’u paraqitur personalisht, pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në territorin ku ai ka vendosur vendbanimin.

    Për të aplikuar për lejen e parë të qëndrimit në Shqipëri, forma e duhur e aplikimit varet nga motivi për të qëndruar në Shqipëri:
    – Për të punuar;
    – Për t’u bashkuar me familjen;
    – Për të studiuar;
    – Për motive të tjera të justifikuara me dokumentet;
    – Për mbrojtje ndërkombëtare.

    Kërkesa për leje qëndrimi pranë autoriteteve rajonale përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, duhet të bëhet brenda 30 ditëve pas hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke u siguruar që:
    – Plotëson kërkesat ligjore për lejen e qëndrimit për të cilën po aplikon;
    – Ka të gjitha dokumentet e nevojshme, dokumentet nga vendi i origjinës i ka të përkthyera dhe legalizuara.
    Dokumentacionin e nevojshme mund ta aksesoni ketu: https://ealbania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/9628/leje_qendrimi_docs.pdf

    Hapat e procedurës
    – Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për leje qëndrimi”;
    – Klikoni butonin” Përdor”;
    – Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
    – Ngarkoni në formatin PDF të gjithë dokumentet e listuara në fomular;
    – Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
    – Punonjësi i Policisë së Shtetit njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes se re dhe nis të verifikojë saktësinë e dokumenteve;
    – Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DVKM-se njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit;
    – Nëse dokumentet janë të plota, qytetari njoftohet për orën dhe datën e paraqitjes në zyrën vendore të Migracionit, për të dorëzuar fizikisht dokumentet origjinale;
    – Tërheqja e lejes së qëndrimit bëhet brenda 30 ditëve në të njëjtën zyre vendore ku paraqitet kërkesa dhe i huaji provon identitetin e tij.
    Refuzimi i kërkesës për leje qëndrimi apo pranimi dhe njoftimi për paraqitjen në zyrën e migracionit bëhet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Nëse për arsye objektive ky afat duhet të zgjatet, i huaji do të njoftohet nga Zyra Vendore e Migracionit përkatës.
    Periudha e vlefshmërisë
    3-6 muaj; 1- vjeçare; 2- vjeçare; 3- vjeçare; 5- vjeçare; e përhershme.
    Per me shume vizitoni faqen: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9628
    Ose mund te komunikoni ne adresat elektronike ose tel. me institucionet pergjegjese te Zyres se Migracionit.

    Per sa i perket “Shtetesise”, ju sqaroj si me poshte:

    Shtetesia shqiptare fitohet ne tre menyra:
    -Me lindje
    -Me natyralizim
    -Me biresim.
    Ne rastin tuaj shtetesia shqiptare fitohet nepermjet natyralizimit, duke plotesuar kushtet e parshikuara ne ligj si me poshte:
    “I huaji që është i martuar me një shtetas shqiptar prej jo me pak se 3 vjetësh, në rast se dëshiron, mund të fitoje shtetësinë shqiptare me natyralizim (edhe në qofte se nuk plotëson kushtet e nenit 9, pikat 2 dhe 5.) në këtë rast i huaji duhet të kete banuar, në mënyrë të vazhdueshme dhe të ligjshme, në territorin e Republikës se Shqipërisë të paktën një vit”.

    Pra ne rastin tuaj, qe jeni martuar me nje shtetase shqiptare nese deshironi mund te perfitoni shtetsine shqiptare, duke plotesuar dy kushte, kryesore te cilat jane “qenia ne martese per me shume se 3 vjet”, dhe “te kesh jetuar ne menyre te vazhdueshme ne territorin e shqiperise prej te pakten nje viti”.

    Gjithashtu personi i cili paraqet kërkesën për marrjen e shtetësisë shqiptare me natyralizim duhet te plotesoj edhe kushtet e mëposhtme:

    1. Të ketë mbushur moshën 18 vjeç.
    2. Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë , në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet. (ne rastin tuaj jo e domosdoshme, sic u shpjegua me lart)
    3.Të kete banesë dhe të disponoje të ardhura të mjaftueshme.
    4. Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar në shtetin e vet apo në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie.
    Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike.
    5. Të ketë njohuri, të paktën fillestare, të gjuhës shqipe;(ne rastin tuaj jo e domosdoshme, sic u shpjegua me lart)
    6. Pranimi i tij si shtetas shqiptar të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë ;
    7. Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar.

    Në rast se i huaji vërteton se është me origjinë shqiptare deri në dy shkallë, qoftë edhe nga njëri prind, koha e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë , e përmendur në pikën 2 të këtij neni, duhet të jetë të paktën 3 vjet. Të gjitha kushtet e tjera për fitimin e shtetësisë shqiptare të treguara në këtë nen, mbeten të paprekura.

    Kërkesa për fitimin, e shtetësise shqiptare paraqitet në organet e Ministrisë së Brendshme të vendbanimit të personit. Ministria e Brendshme brenda 6 muajve nga dita e paraqitjes se kërkesës se individit, në baze te kushteve të përcaktuara në ligj për fitimin, shtetësisë shqiptare, vendos për paraqitjen ose jo të kërkesës për fitimin e shtetësisë pranë Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës, brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës së Ministrisë së Brendshme, nxjerr dekretin përkatës. Dekreti botohet në Fletoren Zyrtare. Personit që ka fituar shtetësinë shqiptare i jepet dokumenti përkatës. Personi që fiton shtetësinë shqiptare me natyralizim betohet para nëpunësit të zyrës së regjistrimit të shtetasve për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Shtetësia shqiptare quhet efektivisht e fituar që nga dita e bërjes së betimit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/22 at 8:27 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Ne vijim te pyetjes: Ndryshim i emrit

    Pershendetje! Sa ju relatoni neni 57 dhe 57/1 i ligjit nr. 10129 date 11.5.2009 i ndryshuar, ju ndalon katergorikisht, ndryshimin apo vendosjen e nje emri tjeter: Kerkesa per ndryshim behet vetem kur emri eshte i papershtatshem dhe afati i kerkeses eshte brenda një viti nga arritja e moshes madhore. Rasti i juaj nuk kualifikohet, si i mundur per pranim sepse bie ndesh me te dy kriteret e vendosura, faleminderit:

    Go to comment
    2020/05/22 at 8:16 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Largim nga puna per shkak te pandemise

    Pershendetje,

    Per shkak te situates nga COVID-19, punedhenesi mund t’ju pezullonte nga puna derisa te kalonte kjo situate dhe mund te aplikonte qe ju te perfitonit ndihme financiare ne kuader te paketave te ndihmes te miratuara nga shteti.

    Ne rast se punedhenesi ju largon nga puna, pra nderpret marredhenien e punes, eshte i detyruar te respektoje te gjitha dispozitat e Kodit te Punes, lidhur me periudhen e njoftimit, proceduren perkatese te zgjidhjes se kontrates, si dhe pagesen per lejen vjetore te pakryer.
    Ne baze te nenit 144 te Kodit te Punes, punedhenesi duhet te respektoje proceduren e zgjidhjes se kontrates se punes. Per kete ai duhet t’ju therrase ne nje takim zyrtar, ku te bisedohen, shqyrtohen shkaqet e nderprerjes se kesaj marredhenie pune dhe te bisedohet edhe mundesia shtyrjes se afatit te nderprerjes se kesaj marredhenie. Ne kushtet kur nuk respektohet kjo procedure, punemarresit i takojme 2 muaj page, ky demshperblim eshte i pavarur nga demshperblimi qe i takon punemarresit nga respektimi ose jo i afatit te njoftimit.
    Duke qene se marredhenia e punes ka zgjatur 7 muaj, afati i njoftimit ne rastin tuaj eshte 1 muaj. Kodi i Punes e parashikon afatin e njoftimit si periudhe pune qe duhet paguar normalisht edhe ne kushtet kur punemarresi nuk ngarkohet me pune.

    Ne rast te mosrespektimit te percaktimeve te mesiperme ligjore, punemarresi mund t’i drejtohet gjykates per kerkimin e demshperblimeve perkatese. Duhet te keni kujdes, afati per t’iu drejtuar gjykates me padi eshte brenda 180 diteve nga perfundimi i marredhenies se punes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/22 at 8:02 am
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Afati per ankimim si pasoje e COVID-19

    Pershendetje,

    Po, jeni ende ne kohe per ta depozituar ankimin ndaj vendimit te KMD-se ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare, kjo per arsye se ne zbatim te percaktimeve te aktit normativ Nr.9, datë 25.3.2020, neni 3 pika 2, afatet e ngritjen e padive jane pezulluar nga momenti i hyrjes ne fuqi te aktit normativ dhe vijojne te jene te pezulluara deri perfundimin e gjendjes se epidemise.

    Pavaresisht se afatet jane te pezulluara edhe aktualisht, Ju keshillojme qe ta hartoni kerkese padine dhe ta depozitoni ne Gjykaten Administrative permes sherbimit postar.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/21 at 8:01 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Legalizimi i shtepive para vitit 91 te regjistruar ne hipoteke

    Pershendetje,

    Mbi sa parashtroni ne pyetjen tuaj ju sqaroj si vijon:
    1. Kalimi i pronesise mbi ndertesen nuk mund te kryhet nepermjet procesit te legalizimit pasi sic përcaktohet dhe e nenin 2 te ligjit nr. 9482, date 03.04.2006. Ky ligj zbatohet për objektet e ndërtuara pa leje deri më 15.1.2009, me funksione banimi, veprimtari ekonomike apo funksione të tjera social-kulturore, dhe që disponohen nga individë apo persona juridikë të regjistruar, përfshirë dhe ndërtimet pa leje, për të cilat subjektet nuk kanë kryer procedurën e vetëdeklarimit për legalizim, sipas afateve të përcaktuara në këtë ligj. “Në ndryshim nga kushti i përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, ky ligj mund të zbatohet për objektet e ndërtuara pa leje, të ngritura pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit, vetëm në rast se për to procedura e legalizimit nuk kërkon kalim pronësie mbi truallin.” Ne cdo rast, ju lutem te mbani ne konsiderate se Ligji Nr.9482, date 03.04.2006, eshte shfuqizuar me hyrjen ne fuqi te ligjit 20/2020 “PËR PËRFUNDIMIN E PROCESEVE KALIMTARE TË PRONËSISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.
    2. Kalimi i pronesise se nderteses subjekt i kësaj pyetje, nuk mund te jete kryer as me vendim te gjykates me objekt vërtetim fakti te vitit 1995, pasi pas nentorit te vitit 1994, vërtetimi i faktit nuk parashikohet me si titull pronësie.
    3. Ne keto kushte e vetmja menyre te cilen ju mund te dispononi per te kryer kalimin e pronesise eshte nepermjet VKM 442 “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË KALIMIT TË PRONËSISË E TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, TË NDËRTUARA DERI MË 10.8.1991 DHE TË TRUALLIT FUNKSIONAL TË TYRE”, ku si objekt i kësaj VKM jane ndërtimet e ngritura deri më 10.8.1991 dhe trojet funksionale të tyre, për të cilat nuk ka akte të fitimit të pronësisë, sipas nenit 193, të Kodit Civil.

    Sqarojme se pergjigja si me siper eshte dhene mbi bazen e deklarimeve tuaja, por nje pergjigje me e sakte mund te jepet ne rast se do na vini ne dispozicion dokumentacionin e lidhur me pronen, te pakten ato qe ju permendni (vendim gjykate; dokument per regjistrimin e shtepise etj). Keshtu mund te kuptojme me qarte situaten dhe te japim zgjidhjet perkatese.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/21 at 2:03 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Per pagen e luftes

    Pershendetje,

    Me sa parashtroni, une gjykoj se duhet ndalur ne dy momente.

    1. Duhet te merrni informacion nga punedhenesi juaj mbi situaten nese e kane pezulluar si aktivitet ose jo, nese kane aftesi paguese ose jo, nese ka mundesi per rotacion te punonjeseve, etj.
    2. Nese ju kane nxjerre ne asistence, do te thote se ju kane hequr nga listepagesa dhe punedhenesi ka bere lehtesimin e procedurave te perfitimit tuaj nga pagesa e papunesise ne organet perkatese.

    Pavaresisht se eshte ne diskrecionin e kompanise ku punoni, te vendose per funksioninim e aktivitetit, ne perputhje me kapacitetin dhe aftesise e saj financiare, ne cdo rast punedhensi duhet t’ju lajmeronte. Ju keshilloj te bisedoni me punedhenesin tuaj me qellim qartesimin e situates tuaj dhe gjithashtu mbi vijimesine e marredhenieve te punes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/21 at 12:05 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Per pagen e luftes

    Pershendetje,
    Fasonerite bejne pjese ne kategorine e veprimtarive ekonomike te cilat jane lejuar te zhvillojne aktivitetin e tyre prodhues, duke respektuar masat e vendosura nga institucionet perkatese. Vendimi per ta pezulluar perkohesisht aktivitetin eshte ceshtje e brendshme e struktuarave te kompanise suaj, dhe per sa kohe punedhenesi i diktuar nga kushtet e veshtira te tregut te ndikuara nga gjendja per shkak te pandemise, gjykon se aktiviteti duhet te pezullohet perkohesisht deri sa te normalizohet situata, eshte ne te drejten e tij te marre kete vendim. Por ne te gjitha rastet duhet te respektoje marredhenien me punetoret, pa shkelur te drejtat e tyre dhe duke i njoftuar ata per periudhen dhe hapat e metejshem qe do te ndiqen.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/21 at 8:23 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Informacion

    Pershendetje!

    Ju mund t’i drejtoni nje kerkese Agjensise Shteterore te Kadastres Lezhe, per kufizimin e perkohshem te veprimeve mbi pasurine. Ne kerkese duhet te parashtroni arsyet per te cilat kerkoni vendosjen e kufizimit dhe te bashkelidhni aktet qe justifikojne kerkesen tuaj.
    Ne nenin 27 te Ligjit Nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, parashikohen rastet e vendosjes se kufizimeve te perkohshme:
    1. Përveç sa parashikohet në dispozita të veçanta në këtë ligj, drejtuesi i drejtorisë vendore kadastrale ose Drejtori i Përgjithshëm mund të urdhërojnë ndalimin e veprimeve në çdo kartelë, hartë apo zonë kadastrale, vetëm në këto raste: a) për të parandaluar një mashtrim ose veprim të padrejtë, që ka për qëllim kalimin e pronësisë në mënyrë të paligjshme; b) kur e kërkojnë strukturat e kontrollit ose të trajtimit të ankimeve të Drejtorisë së Përgjithshme, për arsye të evidentimit të veprimeve të paligjshme mbi pasuritë.
    2. Urdhri lëshohet me shkrim edhe pa kërkesën e personit të interesuar dhe i njoftohet nëpunësit që administron praktikën përkatëse.
    3. Urdhri i ndalimit të veprimeve kadastrale, në çdo rast, zgjat 30 ditë kalendarike, nga dita e lëshimit të tij. Pas këtij afati ai e humbet fuqinë e tij, nëse nuk është vendosur sigurimi i padisë nga gjykata.
    4. Drejtoria vendore kadastrale është e detyruar të njoftojë pronarin për lëshimin e urdhrit të ndalimit të veprimeve. Kundër urdhrit të ndalimit pronari ka të drejtën e ankimit. Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/20 at 8:42 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Terheqja e Padise

    Pershendetje,

    Ne lidhje me heqjen dore nga gjykimi, ne nenin 201 te Kodit te Procedures Civile percaktohet se:
    1. Paditësi në çdo fazë të gjykimit në shkallë të parë, mund të heqë dorë nga gjykimi i padisë. Heqja dorë ka efekt nëse i padituri e pranon atë. Megjithatë, pranimi i të paditurit nuk është i nevojshëm nëse ai, në kohën kur paditësi paraqet kërkesën për heqje dorë nga gjykimi, nuk ka dorëzuar ende deklaratën e mbrojtjes për themelin e çështjes.
    2. Gjykata mund të vendosë pushimin e gjykimit edhe nëse mospranimi i të paditurit nuk ka shkak të ligjshëm

    Ne lidhje me heqjen dore nga e drejta e padise, ne nenin 201/a te Kodit te Procedures Civile percaktohet se:
    Paditësi në çdo fazë të gjykimit mund të heqë dorë krejtësisht ose pjesërisht nga e drejta e padisë. Në këtë rast padia rrëzohet dhe paditësi nuk ka të drejtë të ngrejë përsëri po këtë padi. Heqja dorë nga e drejta e padisë përpara gjykatës së apelit sjell si rrjedhojë prishjen e vendimit të gjykatës të shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë.

    Kujdes: Ka dallim midis heqjes dore nga gjykimi i padise dhe heqjes dore nga e drejta e padise. Ne rastin e pare, pasi heq dore nga gjykimi i padise, paditesi ka te drejte ta ngreje perseri kete padi. Ndersa ne rasti e heqjes dore nga e drejta e padise, paditesi nuk ka te drejte ta ngreje serish po kete padi.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/20 at 7:33 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Për efekt pensioni pleqërie

    Pershendetje,

    Per te llogaritur pensionin juve do t’ju merren ne konsiderate vitet e punes dhe vitet qe keni qene perfitues i pensionit te invaliditetit.
    Sipas nenit 58 te ligjit per sigurimet shoqerore, krahas viteve te punes, per te cilat jane derdhur kontributet perkatese te sigurimeve shoqerore, si vjetersi pune njihet edhe periudha per te cilen personi ka perfituar nga pagesat e sigurimeve shoqerore, duke perfshire dhe pensionin e pjesshem te invaliditetit. Per periudhen qe keni paguar njekohesisht edhe kontributet per shkak te vetepunesimit, nuk llogariten te dyja, por vetem njera. Pra pavaresisht se ju keni paguar kontributet dhe keni perfituar pension gjate nje viti, per efekt vjetersie ai llogaritet si nje vit.

    Go to comment
    2020/05/20 at 9:21 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ne vijim te pyetjes: Ndryshim i emrit

    Pershendetje,
    Ne vijim te pergjigjeve te meparshme te kolegeve, neni 57 “Rastet e ndryshimit të mbiemrit dhe të emrit”, i ligjit per “Per Gjendjen Civile”, eshte i qarte, per mundesine e ndryshimit te emrit. Ne kuptim te ligjit, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane tasksative: 1)papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emerave te papaershtatshem) dhe 2)korrigjimi i gabimeve.
    Shtimi i nje emri te dyte nuk parashikohet si mundesi ne legjislacionin tone. Edhe nese do e konsideronim shtimin e nje emri si ndryshim te emrit ekzistues, serish nuk mund te argumentojme se ky ndryshim lidhet me papershtatshmeri apo korrigjim. Pra, kerkesa juaj nuk ploteson kriteret per tu pranuar sipas ligjit.
    Ne kete kuptim, Gjykata, zbaton ligjin, dhe rregullon situata, ne te cilat Zyrat e Gjendjec Civile, nuk kane vepruar ne zbatim te ligjit. Ne rastin tuaj, gjykojme se eshte e pamundur qe problematika juaj, te zgjidhet nepemjet gjykates, per sa kohe Zyra e Gjendjes Civile, po vepron ne perputhje me ligjin.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/20 at 8:59 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Paga e luftes

    Pershendetje,

    Nese Drejtoria e Tatimeve ju ka kthyer pergjigje negative, atehere nuk keni plotesuar kriteret e percaktuara ne vendimin Nr.305, datë 16.4.2020, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS FINANCIARE PËR TË PUNËSUARIT AKTUALË DHE PUNONJËSIT E LARGUAR NGA PUNA SI PASOJË E COVID19”. Ne kete rast ju keni te drejten e ankimit ndaj ketej vendimi.

    Nese pergjigjia eshte pozitve dhe ju rezultoni perfitues i paketave te ndihmes financiare, por ende nuk eshte realizuar disbursimi i pagesave ne llogarite tuaja bankare, atehere kjo mund te vije si pasoje: vonesave te mundshme nga Drejtoria e Thesarit, ose ju keni vene ne dispozicion te dhena te gabuara ne lidhje me llogarine tuaj bankare. Ne te dyja rastet duhet te interesoheni prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, ose Drejtorise Rajonale Tatimore, per te marre nje informacion me te sakte.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/20 at 8:51 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Sqarim per vendim prishjeje ndertimi pa leje dhe gjobe

    Përshëndetje,

    Në pyetjen tuaj, ju shtroni disa problemtika dhe informacioni që keni përcjelle nuk është i plotë.
    Në lidhje me konstatimin tuaj, se “Toka eshte ne proces legalizimi qe nga viti 2016”, ju bëj me dije se pasuria e paluajtshme, e llojit “truall”, nuk i nënshtrohet procesit të legalizmit, dhe ju nuk mund të fitoni ose të keni fituar pronësinë e te gjithe truallit qe posedoni nëpërmjet procesit të legalizmit. Nga të dhënat që ju përcillni, ju duhet të jeni në process legalizimi për ndërtesën (banesën tuaj), të ndërtuar pa leje, mbi një truall që nuk është i juaj (nëse kontatimi është i gabuar, lutemi të na korrigjoni), dhe sipas asaj që ju thoni është pasuri e paluajtshme “shtet”. Ju nuk jeni pronar i parcelës ndërtimore dhe në momentin që ju përfitoni aktin legalizimin e ndërtimit nga ASHK-ja, kjo shërben edhe si akt i kalimit të pronësisë mbi truallin e parcelës. (për të cilat duhet të paguani faturat përkatëse dhe të plotësoni dokumentacionin përkatës). Gjithsesi në rastin e ndërtimeve pa leje, me funksion banimi, si rregull, sipërfaqja e parcelës ndërtimore, për të cilën kalohet e drejta e pronësisë, mund të jetë deri në masën e trefishit të bazës së ndërtimit, por në çdo rast, jo më e madhe se 500 m2.
    Në situatën dhe gjendjen aktuale juridike, ju nuk jeni pronar i sipërfaqes ndërtimore, dhe as i oborrit apo truallit përreth.
    Në lidhje me konstatimin e dytë, se në “ prill te 2020 na erdhi inspektoriati i mbrojtjes se territorit me nje vendim prishjeje dhe nje vendim gjobe”, ju bëj me dije se për sa kohë IMT, konstaton ndërtim pa leje (sic është muri rrethues, për të cilën nevojitet leje përkatëse), po ashtu në truall me pronar “shtet”, atëherë ajo mund të dalë me vendim “prishje” dhe “gjobë”. Posedues i ndërteses dhe i truallit, së bashku me murin rrethues tashmë jeni juve. Në praktikën e IMT, ju jeni njoftuar për “ekzekutimin vullnetar të vendimit të IMT-se”, për prishjen e murit rrethues. Gjithsesi nëse nuk jeni dakort, me vendimin e “prishjes” dhe “gjobën”, ju keni të drejtën e ankimit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/20 at 8:38 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on A me takon paga e luftes?

    Pershendtej,

    Nga sa parashtroni si dhe duke patur parasysh se jane organet e posacme, ne kete rast Drejtoria e Pergjthsme e Tatimeve, e cila ben verifikimin e dokumentaciont per perkates, te kerkuar ne perputhje me VKM -te ne fuqi, e cila pasi i shqyrton ato ne teresi, vendos nese subjektit tatimpagues i takon ose jo te perfitoje nga paketa e ndihmes financiare. Ne kete kuptim, perderisa eshte kryer disbusimi i kesaj pagese, e cila vjen ne formen e ndihmes financiare dhe jo te pageses se mirefillte ne kuptim te marredhenieve te punes, atehere kjo pagese ju takon.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/19 at 3:05 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A me takon paga e luftes?

    Pershendetje,

    Nese keni perfituar ndihme financiare nga shteti per shkak te situates se pandemise (pagen e luftes), do te thote qe i keni plotesuar kriteret e kerkuara. Kjo pagese nuk eshte page ne kuptimin e Kodit te Punes, por ndihme financiare ne kuptim te ligjit per ndihmen shteterore. Kjo ndihme kishte per synim t’i vinte ne ndihme punemarresve per te perballuar situaten e veshtire. Nese keni qene gjate kesaj kohe ne pune, pavaresisht se per shkak te situates punen e keni kryer nga shtepia, ju takon te perfitoni edhe pagen per punen e kryer nga ana e punedhenesit tuaj.

    Go to comment
    2020/05/19 at 11:36 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Tarifat e sherbimit permbarimor

    Pershendetje.

    Tarifat e sherbimit permbarimor ndryshojne varesisht llojit te sherbimit permbarimor, nese eshte shteteror apo privat. Per te dy sherbimet permbarimore, ka nga nje udhezim i cili percakton tarifat e aplikueshme. Konkretisht me ane te Udhezimit te perbashket te Ministrit te Drejtesise dhe te atij te Ekonomise Nr.385/7, datë 28.6.2017 percaktohen tarifat qe aplikohen nga Sherbimi Permbarimor Gjyqesor Privat. Me ane te Udhezimit te perbashket te Ministrit te Drejtesise dhe te atij te Ekonomise Nr.1276/5, datë 27.7.2017 percaktohen tarifat qe aplikon sherbimi permbarimor shteteror.

    Ne te dy rastet percaktuese ne vleren e tarifes fikse eshte vlera e detyrimit qe po ekzekuton permbaruesi. Ne rastin e pensionit ushqimor detyrimi llogaritet nga vlera e papaguar nga personi qe detyrohet te paguaje. Udhezimi per tarifat e sherbimit permbarimor privat, ne piken 3/d, percakton se vlera e ekzekutimit te detyrimit ushqimor, referuar tabeles ne piken 2, eshte 6000 Leke, per shumen e detyrimit qe ju citoni, ndersa sherbimi permbarimor shteteror nuk aplikon asnje tarife per ekzekutimin e detyrimit ushqimor.

    Ne cdo rast per qartesi mund te aksesoni udhezimet e mesiperme prane Qendres se Botimeve Zyrtare www.qbz.gov.al.

    Go to comment
    2020/05/19 at 11:17 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Kompetenca tokesore dhe lendore per te ngritur padi zgjidhje martese

    Pershendetje,

    Kompetenca tokesore e gjykates per zgjidhjen e marteses percaktohet nga Neni 51 i Kodit te Procedures Civile. Kodin me ndryshimet me te fundit mund ta aksesoni te faqia www.qbz.gov.al (seksioni i Kodeve). Si kompetence lendore i takon Gjykatave te juridiksionit te zakonshem.

    Neni 51 i K.Pr.Civile percakton se: “Paditë për vërtetimin e qenies ose mosqenies së martesës, për anulimin e martesës dhe për zgjidhjen e saj, mund të ngrihen si në gjykatën e vendit ku bashkëshortët kanë pasur banimin e tyre të përbashkët të fundit ose në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri. Kur i padituri nuk ka banim ose vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë, padia ngrihet në gjykatën e vendit ku ka banimin, vendqëndrimin ose banimin e përkohshëm paditësi dhe kur as paditësi nuk i ka ato, padia ngrihet në gjykatën e kryeqytetit”.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/18 at 9:58 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mbi perfitimin e pages se luftes per muajin e dyte

    Pershendetje,

    Ne lidhje ndihmen financiare sipas paketes se pare (miratuar me VKM nr. 254, date 27.03.2020) nuk eshte e nevojshme te beni asnje veprim tjeter (aplikim), persa kohe ju jeni perfitues dhe tashme keni marre pagesen e pare. Mbetet te prisni per disbursimin ne llogarine tuaj te pageses se dyte te akorduar sipas kesaj pakete.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/18 at 9:24 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndryshim i emrit

    Pershendetje,

    Cdo person ka te drejte te ndryshoje emrin vetem nje here, gjate vitit te pare pasi ka mbushur moshen madhore. Kërkesa duhet të përmbajë arsyen e ndryshimit të emrit dhe emrin e ri që kërkohet të merret. Kërkesa paraqitet personalisht nga kërkuesi në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Me pare kushtet per ndryshimin e emrit kane qene me te lehta dhe personat lejoheshin ta ndryshonin jo vetem me mbushjen e moshes madhore, por pas ndryshimeve te ligjit 10129/2009 per gjendjen civile, tashme eshte kufizuar.

    Go to comment
    2020/05/18 at 9:19 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Padi per zgjidhje martese - shpenzimet e procesit

    Pershndetje,

    Mund te perdorni dy menyra per zgjidhjen e marteses:
    1. Nepermjet kerkesepadise, e cila depozitohet ne gjykaten e vendbanimit Tuaj te perbashket ose ne gjykaten e vendbanimit e te paditurit. Ne mungese te percaktimit te kriterit te mesiperm mund te depozitohet ne gjykaten e vendbanimit te paditesit. Ne kete rast kostot jane:
    a. Tarifa e kerkese-padise, se bashku me njoftimet: 3400 leke (te reja);
    b. Shperblimi per perfaqesuesit Tuaj, nese do te zgjidhni nje avokat mbrojtes;
    c. Shperblimi per psikologun.
    Persa i perket vleres qe duhet te paguani per avokatin ose per psikologun nuk mund te themi nje vlere fikse, pasi keto jane profesione te lira dhe masa e shperblimit percaktohet me marreveshje midis paleve.

    2. Nepermjet zgjidhjes se marteses me marreveshje. Marreveshja realizohet para noterit dhe me pas i drejtohesh me kerkese gjykates per miratimin e saj. Kostot ne kete rast jane:
    a. Marreveshja noteriale;
    b. Kerkesa para gjykates, 200 leke (te reja).

    Në caktimin e ndihmës për ushqimin e fëmijëve nga prindërit e tyre, gjykata mban parasysh nevojat për rritjen dhe edukimin e fëmijëve si dhe gjendjen ekonomike të prindit që është i detyruar ta përmbushë detyrimin. Shuma për detyrimin ushqimor nuk është përcaktuar fikse, por është lënë në vlerësimin e gjykatës, duke patur parasysh nevojat e ndryshme të njerëzve.

    Nderkohe, ju bejme me dije se nese ju beni pjese ne kategorite e vecanta qe mund te perfitojne ndihme jurikike falas ose jeni ne kushte pamundesie ekonomike, sipas neneve 11 ose 12 te Ligjit 111/2017, ju gezoni te drejten per perjashtim nga pagimi i tarifave gjyqesore, shpenzimeve gjyqesore dhe detyrimit per parapagim te tarifave te venies ne ekzekutim te urdhrit te ekzekutimit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/18 at 8:44 pm
  • Klark Radoniqi

    From Klark Radoniqi on Rivleresimi i prones

    Pershendetje,

    Po, ju mund ta rivleresoni serish pronen ne baze te nje akt vleresimi te pergatitur nga ekspert i licensuar per vleresimin e pasurive te paluajtshme. Per rivleresimin e prones tuaj do paguani tatimin ne masen 3 % te diferences midis vleres se pasurise te dale sipas akt vleresimit dhe vleres se rivleresuar ne vitin 2016.
    Ju bejme me dije se per sherbimin e rivleresimit te pasurise mund te aplikoni prane Zyrave Vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres (sportelet ADISA) ose mund ta kryeni edhe online permes portalit e-Albania, ne linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13598.

    Ju keni te drejte te rivleresoni pronen tuaj brenda dates 20 shtator 2020.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/18 at 7:43 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Ne vijim te pyetjes: Vertetim banor lagje per dt. 01.12.1992

    Pershendetje,

    Ne vijim te pyetjes tuaj, ju bej me dije se Zyrat e Gjendjes Civile prane Bashkise apo Njesise Administrative ku ju banoni apo keni banuar ne periudhen e kerkuar, jane te vetmet sportele ku mund te merren sherbime te tilla, duke qene se disponojne te dhenat/listat perkatese te banoreve te cilet kane qene pjese e asaj njesie administrative.
    Pra, per sherbimin qe ju kerkoni, pajisjen me vertetim banimi per periudhen kohore 01.12.1992, ju keshilloj te paraqiteni prane Njesise ku keni qene te regjistruar si banues ne ate periudhe, me nje dokument identifikimi, dhe pas verifikimeve perkatese do mund te pajiseni me vertetimin.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/18 at 11:14 am
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Doza per perdorim vetjak i lendes narkotike

    Pershendetje,

    Neni 238/1 i Kodit Penal te Republikes se Shqiperise parashikon, perjashtimin nga pergjegjesia penale per personat qe u gjenden lende, ne doza te vogla, per perdorim vetjak. Referuar jurisprudences se Gjykates se Larte, kushti per pergjegjesine penale te personit perdorues eshte, qe masa e lendes narkotike te mos jete ne doza te vogla.

    Per percaktimin e dozave, gjykata bazohet ne disa elemente:
    1.Lloji lendes narkotike ose psikotrope;
    2.Shkalla e varesise se personit nga lenda narkotike;
    3.Sasia e lendes narkotike qe mund te perdoret nga nje person pa i shkaktuar deme shendetesore;
    4.Sasia e gjetur sherben per nje perdorim apo me shume.

    (Pergjigja i referohet Vendimit Unifikues se Gjykates se Larte, nr.1, date 27.03.2008)

    Go to comment
    2020/05/18 at 11:10 am
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Dua te marr deshmi penaliteti

    Pershendetje,

    Keni mundesi ta merrni deshmine e penalitetit ne dy menyra:

    1. Nepermjet aplikimit ne cdo dege poste, ose;

    2. Nepermjet aplikimit ne platformen https://e-albania.al/.

    Mesatarisht deshmia e penalitetit vonohet deri ne 15 dite.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/18 at 10:57 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Lejohen kamerat brenda vendit të punës?

    Përshëndetje,

    Punedhënësi ka të drejtë të vendosë pajisje të monitorimit me kamera në vendin e punës, vetem për qëllime sigurie apo në funksion të aktivitetit. Ligji e lejon vendosjen e kamerave, por mënyra dhe menxhimi i të dhënave të përfituara nga pamjet filmike rregullohen sipas një procedure standarte si më poshtë:
    Kamera vëzhgimi në vendin e punës.
    Punëdhënësi mund të përdorë një sistem të vëzhgimit të vazhdueshëm në ambientet e punës bazuar në përdorimin e pajisjeve teknike që transmetojnë imazhe ose të dhëna (kamera survejimi) për qëllim të sigurisë personale të punonjësve dhe të personave të tjerë në këto ambiente për mbrojtjen e pronës dhe për parandalimin ose hetimin e situatave që rrezikojnë sigurinë.
    Kamera e vëzhgimit nuk mund të përdoret për mbikqyrjen e një punonjësi specific në vendin e punës. Kamera e vëzhgimit nuk mund të përdoret në tualete, dhomat e ndërrimit apo vende të tjera të ngjashme, ose në dhomat e punës të caktuara për përdorim personal të punonjësve.

    Pavarësisht nga paragrafi me siper punëdhënësi mundet të drejtojë kamerën e vëzhgimit në një vend pune të veçantë në të cilën punonjësit janë në punë në qoftë se vëzhgimi është thelbësor për :
    a) të parandaluar një kërcënim të dukshëm të dhunës në lidhje me punën e punonjësve, një dëm të dukshëm, rrezik për sigurinë e punonjësve ose të shëndetit të tyre;
    b) mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të punonjësve, kur kamera e vëzhgimit është e bazuar në kërkesën e punonjësit i cili është subjekt i mbikëqyrjes dhe çështja është rënë dakord midis punëdhënësit dhe punonjësit.

    Punëdhënësi kur planifikon dhe zbaton vendosjen e kamerave të vëzhgimit duhet të sigurojë që:
    a) përdorimi i mjeteve të tjera përpara vendosjes së sistemit të vëzhgimit me kamera nuk ka arritur qëllimin për të cilin këto mjete janë vendosur;
    b) të mos jetë ndërhyrë në jetën private të punonjësve më shumë se është e nevojshme për të arritur qëllimin e përdorimit të tyre;
    c) përdorimi dhe përpunimi i regjistrimeve të tjera të njerëzve të marra nëpërmjet mbikëqyrjes të jetë planifikuar dhe kryer në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale;
    ç) regjistrimet të jenë përdorur vetëm për qëllimin për të cilin është kryer mbikëqyrja;
    d) punonjësit të jenë të informuar kur mbikëqyrja me kamera do të fillojë, si do të zbatohet, si dhe për vendet e kamerave ;

    Periudha e mbajtjes së të dhënave në një sistem vëzhgimi me kamera përcaktohet sipas udhezimeve përkatëse.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/18 at 10:53 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ndihme per individet ne nevoje dhe me probleme shendetesore

    Pershendetje,

    Ne lidhje me situaten tuaj, shteti ofron disa instrumente, ne menyre qe famijet apo qytetaret ne nevoje te plotesojne nevojat dhe te marrin sherbimet bazike jetike. Ju mund te perfitoni asitence sociale e cila përfshin, por nuk kufizohet në ndihmën ekonomike, pagesat e aftësisë së kufizuar dhe përfitime të tjera, që garantohen nga ligji. Përfituesit e ndihmës ekonomike janë familjet në nevojë,(si ne rastin tuaj) që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme.
    Ju gjithashtu mund te interesoheni prane njesise administrative ku jetoni, per te kerkuar mbeshtetje ekonomike nga njesia vendore, por edhe ne ushqime per te perballuar gjendjen tuaj te veshtire.
    Ne lidhje me semundjen tuaj, ju duhet te konktaktoni me mjekun e familjes ne menyre periodike per te monitoruar gjendjen tuaj shendetesore, me pas ai duhet t’ju rekomandoje te specialisti Onkolog.

    Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, per rezervimet e vizitave nga ana e pacientëve, për shërbimin e konsultave ambulatore të sëmundjeve të brendshme, kirurgjikale dhe onkologjike ka vendosur ne dispozicion:
    1.Linjës së gjelbër falas (nga numrat fiks): 0800 28 28 (nga e hëna në të premte, në orarin 08-16.00);
    2.Nëpërmjet numrit të dedikuar të vendosur pranë shërbimit Onkologjik (nga numrat celularë): + 355 42 34 92 52 (nga e hëna në të premte, në orarin 08-16.00);
    3.Nëpërmjet platformës elektronike në adresën: http://www.qsut.gov.al, në rubrikën “Rezervo konsultën ambulatore”;
    4. Rezervimit direkt pranë Zyrës së Informacionit në Spitalit Onkologjik, një strukturë e dedikuar për këtë qëllim.

    Shërbimi Onkologjik pranë QSUT ofron shërbime të konsultave apo trajtime cdo ditë. Në lidhje me ekzaminimet shtesë që i nevojiten pacientëve, janë mjekët specialistë të shërbimit Onkologjik, që përcaktojnë zbatimin e protokollit mjekësor, duke u bazuar në gjendjen klinike të pacientit. Që do të thotë se në rastet kur mjeku e konsideron situatën urgjente, ai vendos shënimin “URGJENT” dhe ekzaminimet e mëtejshme, qofshin këto vizita, eko apo edhe shtrime, kryhen edhe brenda të njëjtës ditës, por gjithmonë mbi bazën e rekomandimit të mjekut.

    Sistemi shendetesor ju ofron edhe rimbursimin e ilaceve dhe medikamente mjekesore ne varesi te llojeve dhe rastit tuaj specifik.

    Gjithashtu ekziston edhe shërbimi i kujdesit paliativ qe ofrohen nga Qendra e Shërbimit Onkologjik në banesen e te semurit nepermjet vizitave dhe monitorimit peridik.

    Po ashtu ju mund te interesoheni per te kerkuar asistence edhe nga organizatat jo fitimprurëse si “Shoqata Ryder Albania”, e cila operon në qytetin e Tiranës dhe Durrësit, Shoqata “Kujdesi Shëndetësor Familjar” ose Mary Poter që operon në qytetin e Korçës, dhe “Karitasi Shqiptar” që operon në qytetin e Elbasanit, Shkodrës dhe Lezhës.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/18 at 10:45 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Kerkoj Drejtesi...

    Pershendetje,

    Shteti nepermjet institucioneve shteterore, Gjykates, Prokurorise dhe Policise garanton respektimin e te drejtave dhe lirive te qytetareve te tij. Ne shume raste, ne menyre qe institucionet te kryejne detyren sipas pergjegjesise dhe kompetencave te cakatuara me ligj, kane nevoje te informohen nga ana e qytetareve per te drejtat e shkelura/cenuara. Per te vene ne levizje organet hetimore, gjyqesore ose shteterore ju duhet t’i informoni ato, nepermjet depozitimit te nje kerkese-ankese ose kallezimi penal sipas rastit tuaj specifik.

    Ju keshillojme qe ne lidhje me problematiken tuaj, t’i drejtoheni policise, prokurorise ose institucionit te administrates ne varesi te natyres se ceshtjes qe keni per te denoncuar/adresuar.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/18 at 10:01 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Doza per perdorim vetjak i lendes narkotike

    Përshëndetje,

    Legjislacioni penal Shqiptar, nuk e ka të parashikuar specifikisht, sasinë e lëndës narkotike që duhet konsideruar si dozë për përdorim vetjak.
    Kodi penal parashikon vetëm togëfjalëshin “përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla”, ku në të dyja rastet dozë e vogël do të thotë, “sasi totale e vogël e gjetur”, dhe jo “sasi e ndarë në shumë doza të vogla”, dhe rasti i përdorimit vetjak, duhet detyrimisht të përckatohet nga një ekspert toksikologjik, i cili kryen vlerësimet përkatëse, pasi jo cdo përdorues i lëndëve narkotike, ka të njëjtin kapacitet absorbues fizik të lëndës narkotike.
    Prandaj, edhe pse ju keni përcjelle të dhëna për sasinë e lëndës narkotike të gjetur dhe keni specifikuar që është për përdorim vetjak, i vetmi organ që përcakton, pergjegjesine në këtë rast apo/ose specifikon që është për përdorim vetjak është gjykata.
    Gjithsesi, figura e veprës penale në këtë rast, përmban disa element të tjerë, të cilët analizohen nga gjykata, dhe nuk mjafton vetëm sasia dhe deklarimi që është për përdorim vetjak, për të vlerësuar përgjegjësinë penale.

    Më poshtë gjeni një informacion më të detajuar në lidhje me pyëtjen tuaj.
    Neni 283/1 i Kodit Penal parashikohet shprehimisht se: “Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

    Në ligjin tonë penal, nuk është e përcaktuar sasia e lëndës narkotike apo psikotrope që duhet konsideruar si dozë e vogël. Në mungesë të këtij përcaktimi, gjykatat vlerësojnë se kriteret për përcaktimin e dozës së vogël janë:
    1) sasia e lëndës narkotike apo psikotrope,
    2) mënyra dhe rrethanat e mbajtjes së saj,
    3) çdo indicie tjetër, siç mund të jetë mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes, gjetja e mjeteve për mbajtjen, ndarjen, përzierjen, ndarjen, paketimin, peshores me ndjeshmëri të lartë: si qese farmaceutike, thika, letër alumini, gjetja e parave të fituara nga cedimi i lëndës narkotike, kapja e subjektit aktiv në vende të njohura për shpërndarjen e lëndëve narkotike, gjetja e një lloji të vetëm apo më shumë së një lloji të lëndës narkotike, gjetja e lëndëve që shërbejnë si prekursorë për përgatitjen dhe ndarjen e saj, etj.

    Përcaktimi i sasisë së mbajtur për përdorim vetjak, në mungesë të një përcaktimi sipas një akti ligjor apo nën ligjor, realizohet nga ana e ekspertit toksikologjik i thirur nga Gjykata. Sasia për përdorim vetjak duhet të kryhet mbi bazën e një vlerësimi që rrjedh në bazë të një studimi të përgjithshëm të fenomenit të varësisë nga lënda narkotike të subjektit përdorues, ku të përcaktohen kufijtë maksimalë të dozës për përdorim ekskluzivisht personal për çdo substancë narkotike apo psikotrope (Kanabis në rastin tuaj).

    Në çdo rast, eksperti duhet të përcaktojë për çdo lloj të lëndës narkotike:
    a) dozën mesatare të vetme, e kuptuar si sasia e substancës aktive për çdo marrje të vetme, e aftë për të prodhuar tek një subjekt përdorues dhe dipendent efektin psikotrop apo narkotik;
    b) frekuencën mesatare të përditshme të marrjes;
    c) sasinë e substancës aktive të marrjes në mënyrë të përditshme;
    d) fuqinë për të shkaktuar ndryshime të sjelljes dhe rënies së aftësive psikomotore,
    dh) moshës dhe aftësive fizike të përdoruesit vetjak konkret.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/18 at 9:54 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ligji nr. 4/2020

    Pershendetje,

    Ligji Nr. 4/2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, percakton detyrimin e institucioneve financiare (banka ne kete rast) per raportimin e llogarive bankare (te identifikuara) prane Autoritetit Kompetent (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT). Qellimi i ketij ligji eshte sigurimi i zbatimit te Konventes perkatese ku Shqiperia aderon, per shkëmbimin automatik te informacionit të llogarive financiare, për shmangien e mashtrimit tatimor dhe të evazionit fiskal.

    Per kete arsye, ju jeni identifikuar dhe njoftuar nga banka per te realizuar vetdeklarim ne lidhje me llogarite tuaja bankare. Mosdorëzimi në afat i informacionit të detyrueshëm për t’u raportuar/ dorëzimi i pasaktë i informacionit të detyrueshëm për t’u raportuar/ mosdhënia e informacionit të kërkuar/ kryerja e deklarimit të rremë ose cdo veprim ose mosveprim tjeter ne kundërshtim me parashikimet e këtij ligji, konsiderohen kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë sipas shkeljes konkrete.

    Per nje informacion me te detajuar mbi standardet e reja globale per shkembimin automatik te informacionit, angazhim i ndermarre edhe nga Shqiperia, Jeni te lutur te aksesioni linkun me poshte: https://www.tatime.gov.al/c/6/455/shkembimi-automatik-i-informacionit

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/18 at 9:07 am
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Vertetim banor lagjeje per ne dt. 01.12.1992

    Pershendetje

    Pajisja me vërtetim banimi mund te kryhet prane Njesise Administrative/Bashkise tuaj ose prane Zyres se Gjendjes Civile të Bashkisë ku keni te regjistruar vendbanimin.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/16 at 10:55 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Emigracion

    Pershendetje,

    Ne disponojme dhe mund t’ju keshillojme ne perputhje me legjislacionin Shqiptar ne fuqi, por jo ato te nje shteti tjeter. Personi me te cilin do te lidhni martese ligjore duhet te marre informacion ne institucionet perkatese te shtetit Grek, ne perputhje me rregullat dhe ligjet greke ne fuqi.

    Në ambasadën shqiptare mund të kryhen martesa vetëm midis dy shtetasve shqiptarë. Në rastin e martesës midis dy shtetasve shqiptarë në ambasaden shqiptare dokumentacioni i nevojshëm për secilin nga bashkëshortët e ardhshëm është si më poshtë:
    a. Çertifikatë Lindje, modeli ndërkombëtar, e legalizuar vetëm nga Prefektura përkatëse.
    b. Çertifikatë për Lidhje Martese modeli ndërkombëtar, e legalizuar vetëm nga Prefektura përkatëse.
    c. Pasaportat biometrike
    d. Dy dëshmitarë, me pasaportat ose Kartat e Identitetit. Dëshmitarët nuk duhet të jenë pjesëtarë të familjes ekzistuese tëbashkëshortëve të ardhshëm.

    Në Ambasadën Shqiptare nuk kryhen martesa midis një shtetasi shqiptar dhe:
    a. një shtetasi grek;
    b. një shtetasi me shtetësi te dyfishte shqiptare dhe greke;
    c. një shtetasi të huaj (të ndryshëm nga shtetasit grekë;

    Këto martesa lidhen vetëm në bashkitë përkatëse në Greqi ose në Zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri.

    Informacion me te detajuar gjeni ne linkun: http://www.ambasadat.gov.al/greece/sq/martesa

    Ne lidhje me levizshmerine midis shtetit Shqiptar dhe atij Grek, ne kushtet e pandemise, ende nuk eshte bere zyrtare levizja e shtetasve midis ketyre vendeve. Ne keto kushte ju ngelet te prisni deri ne nje njoftim te dyte.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/15 at 5:41 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Pagimi i pages nga pronari

    Pershendetje,

    Shperblimi ne kuader te marredhenies se punes rregulohet nga kontrata e punës e lidhur midis paleve,e cila përmban të drejtat dhe detyrimet e perkatese. Persa kohe ju nuk keni punuar dhe nuk jeni trajtuar per kete periudhe me leje te zakonshme, atehere nuk mund te pretendoni qe te paguheni.

    Ne rast se biznesi ku ju punoni eshte i vogel (me te ardhura vjetore nen 14 milion leke) dhe nuk ka ushtruar aktivitet ne zbatim te urdherave te Ministrise se Shendetsise dhe Mbrojtjes Sociale, atehere duhej të aplikonte per përfitimin e ndihmes financiare sipas paketes se pare. Ne rast se eshte biznes i madh (me te ardhura vjetore mbi 14 milion leke) mund te aplikoje per perfitimin e ndihmes financiare sipas paketes se dyte. Ju bejme me dije se vijon procesi i aplikimit për përfitim të ndihmës financiare, sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020 (Paketa Nr.2).

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/15 at 5:15 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Papune, pa ndihme ekonomike, a perfitoj page lufte?

    Pershendetje,

    Ne rast se ju nuk perfitoni ndihme ekonimike, por rezultoni aplikues i ndihmes ekonomike, që nga muaji korrik 2019 e deri në muajin prill 2020, ju mund te perfitoni ndihmen financiare prej 16 000 (gjashtëmbëdhjetë mijë) lekësh sipas paketes nr.2 (miratuar me VKM nr. 341, date 23.04.2020).
    Nuk perfitojne rastet qe janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike, sipas nenit 15, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”.

    Per nje informacion me te detajuar mbi mundesite e perfitimit te kesaj ndihme financiare, paraqituni prane njesise administrative/bashkise ku ju banoni.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/15 at 4:44 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per Pagen e Luftes

    Pershendetje,

    Ju lutem na jepni nje informacion ne lidhje me kushtet/specifikat tuaja te punesimit, pasi nisur nga mungesa e informacionit jemi ne pamundesi t’ju kthejme nje pergjigje te sakte.
    Gjithsesi, ju bejme me dije se perfitues se ndihmes financiare sipas paketes nr. 2 (VKM nr. 305, date 16.04.2020) jane nje nga kategorite e meposhtme:
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
    – Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
    – Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Nese beni pjese ne nje nga kategorite e mesiperme, duhet te komunikoni me punedhenesin (ose ish punedhenesin) tuaj per te plotesuar aplikimimin per perftimin e ndihmes financiare.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/15 at 11:29 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mosperfitimi i pages se luftes

    Pershendetje!

    Nje prej kategorive qe perfiton ndihmen financiare prej 40.000 leke jane personat e larguar nga puna, ne periudhen ndermjet datave 11 mars deri ne daten 10 prill, sipas listepagesave te depozituara prane sigurimeve. Nese ju rezultoni e larguar nga puna me date 3 mars sipas listepagesave (bazuar ne ate cfare relatoni ne pyetjen tuaj), atehere ju nuk mund te perfitoni nga paketa e ndihmes financiare.

    Per te akomoduar situaten ku ju ndodheni, mund te aplikoni per te kerkuar:
    1. Pagesen e Papunesise bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”, ne rast se ju keni kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore. Per kete, ju duhet te paraqiteni prane Zyres se Punes, brenda 60 diteve nga data e shkeputjes se marredhenies se punes (3 Mars), duke dorezuar kërkesën me shkrim dhe dokumentacionin perkates. Duhet te mbani parasysh se perfitojne pagese papunesie personat te cilet nuk marrin përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.
    2. Shperblimet dhe demshperblimet e aplikueshme ne rast se zgjidhja e kontrates se punes eshte bere pa respektuar afatin e njoftimit, proceduren perkatese dhe pa shkaqe te justifikuara ose te pa arsyeshme. Nese situata qendron e tille, ju mund t’i drejtoheni gjykates me kerkese padi, brenda 180 diteve nga perfundimi i marredhenies se punes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/15 at 11:21 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dua te marr deshmi penaliteti

    Pershendetje!
    Ju mund te beni kerkesen per deshmi penaliteti prane Postes Shqiptare ne qytetin ku ju banoni ose mund te aplikoni online permes platformes e-Albania.
    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/15 at 11:08 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne vijim te pyetjes per mbrojtjen e te dhenave personale nga zyra e gjendjes civile

    Pershendetje serish,

    Te dhenat personale, si te tilla mbrohen nga vete personi te cilit i jane cenuar, perfaqesuesi i tij ligjor, ose autoritetet publike qe kane kompentence mbrojtjen e te dhenave personale. Avokati ka te drejte te veproje si perfaqesues ligjor i nje personi, apo disa personave dhe per kete i duhet nje mandat perfaqesimi i posacem. Ne nuk mund te veprojme ne emer te gjithe personave qe jane cenuar.
    Njekohesisht, nese materiali eshte online, per kete eshte e nevojshme qe te kryhet nje hetim, se cili eshte personi i cili e ka hedhur kete material online duke cenuar te dhenat personale. Sigurisht qe shkelja eshte e rende dhe vazhdoj t’ju them qe ankimi prane Komisionerit per mbrojtjen e te dhenave personale eshte hapi i pare.

    Do t’ju luteshim qe te na percillnit linkun perkates, ne menyre qe te pasi ta verifikojme, te bejme nje vleresim ligjor te situates dhe te shohim mundesine per ta ndjekur.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/15 at 10:57 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Urdher mbrojtje pa fakte dhe prova

    Pershendetje,
    Ne lidhje me shqetesimin tuaj, ju bej me dije se i vetmi organ ne kete rast, qe shqyrton provat, faktet, percakton pergjegjesite dhe jep vendimin eshte gjykata. Ne te gjtha rastet, ju keshilloj qe cdo pretendim qe keni ne lidhje me sa parashtruat ne pyetjen tuaj, (per sa i perket provave, dhe deshmitareve qe pretendoni se keni) duhet ti paraqitni ato ne gjykate, me pas eshte gjykata qe vlereson ato dhe jep verdiktin final. Juve me pas keni te drejten te apeloni vendimin e gjykates nese nuk jeni dakort me te.
    Gjithashtu, per te mbrojtur intersat e pales (per te cilet ju po interesoheni) ne gjykim, ju keshilloj, qe ti siguroni atyre mbrotje me avokat.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/15 at 8:52 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per Pagen e Luftes

    Pershendetje. Ju duhet te na specifikoni kushtet tuaja, ne menyre qe te mund t’ju themi nese jeni perfitues te paketave te ndihmes financiare te shtetit (pagen e luftes). Disa nga kategorite qe perfitojne jane:
    1. Personat e punesuar ne aktivitete te cilat u mbyllen gjate periudhes se fatkeqesise natyrore me Urdher te Ministrise se Shendetesise.
    2. Personat qe u larguan nga puna gjate kesaj periudhe.
    3. Personat qe ishin perfitues te ndihmes ekonomike.
    4. Personat qe ishin perfitues te pageses se papunesise,ose kishin aplikuar per te qene perfitues deri ne daten 1 mars.

    Go to comment
    2020/05/14 at 8:25 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Papune, pa ndihme ekonomike, a perfitoj page lufte?

    Pershendetje. Nese jeni i papune dhe aktualisht jeni perfitues i pageses se papunesise (asistences), ose keni aplikuar per te qene perfitues i saj, pas dates 1 mars, edhe ju perfitoni nje shperblim ne formen e ndihmes financiare nga ana e shtetit, per shkak te situates se fatkeqesise natyrore. Nese ju jeni i papune, por nuk perfitoni pagesen e papunesise (asistencen), dhe nuk keni aplikuar per te qene perfitues gjate kesaj periudhe, ju nuk perfitoni ndihme financiare nga shteti (page lufte).

    Go to comment
    2020/05/14 at 8:22 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Cfare ndodh kur palet pas nje konflikti falin njera tjetren?

    Pershendetje

    Ne rastin tuaj, duke qene se behet fjale edhe per persona minorene qe nuk i kane mbushur 18 vjec, ka shume rendesi se cfare ka deklaruar prindi apo ndonje familjar tjeter i personit tjeter qe eshte zene me djalin tuaj ne polici. Eshte gjithashtu me shume rendesi qe cdo pyetje e personit minoren te behet ne menyre te detyrueshme ne pranine e prindit dhe te psikologut. Cdo deklarim qe mund te beje nje person nen moshen madhore, pa pranine e prindit dhe psikologut, eshte i pavlefshem dhe nuk duhet te merret parasysh nga prokuroria apo gjykata.

    Per me tej, duhet te keni parasysh se eshte detyrim qe cdo person te paraqitet kur prokuroria apo policia gjyqesore e therret. Duhet te kerkoni te informoheni paraprakisht per shkakun/arsyet e thirrjes dhe per cfare do te pyetet minoreni, gjithmone duke pasur parasysh pranine e prindit dhe psikologut.

    Per tu kthyer te ceshtja, nuk eshte e qarte cfare ka ndodhur mes te rinjve. Nese supozojme qe me”sherr banal” nenkuptoni per shembull “rrahje”, sqarojme se kjo veper penale, nuk klasifikohet nga ato vepra qe ndiqen kryesisht nga prokuroria, por vetem me ankimin e pales se demtuar. Nese pala tjeter ka terhequr denoncimin, ndjekja penale nuk vazhdon. Per kete duhet te siguroheni. Ne rast se sic edhe ju pohoni, te dy palet kane rene dakord per falje, atehere duhet t’i kerkoni pales tjeter te depozitoje prane policise dhe/ose prokurorise nje deklarate te perbashket me shkrim ku thuhet shprehimisht se nuk deshiron te kryeje veprime te metejshme procedurale hetimore.

    Pavaresisht nga sa me siper, duhet ditur si e ka klasifikuar prokuroria vepren penale. Mund te kete bere nje klasifikim te nje vepre qe ndiqet kryesisht si psh “prishje te qetesise publike”, per te cilen mund te vijoje ndjekja penale kryesisht, pavaresisht terheqjes se denoncimit nga ana e pales se demtuar.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/14 at 5:29 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Programet e punesimit

    Pershendetje,

    Zyrat e punes kane si objektiv te ndermjetesojne per gjetjen e vendeve te punes ne subjektet private. Punesimi prane organeve te administrates publike, pavaresisht nese behet ne baze te ligjit per statusin e nepunesit civil, apo Kodit te Punes, i nenshtrohet procedurave te shpalljes publike dhe konkurimit. Ju pasi te keni aplikuar per nje pozicion ne vecanti, ku ju i plotesoni kriteret e rekrutimit dhe nuk jeni pranuar, nese keni dyshime se perzgjedhja nuk ka qene e duhura, keni te drejten ta ankimoni vendimin, sipas vendit te puens perkates, madje deri ne gjykate.
    Ligji per nxitjen e punesimit parashikon detyrimin per punedhenes me nje numer te caktuar punemarresish, per te punesuar persona qe i perkasin grupeve te vacanta sipas percaktimeve te ligjit, ku beni pjese ju, por edhe kategori te tjera individesh te konsideruar te disadvantazhuar, por kjo vleresohet rast pas rasti nga Inspektoriati i Punes, nese eshte permbushur si kriter. Ne cdo rast punedhenesi ka te drejte qe te mos e respektoj kete kriter te ligjit, dhe ne kete rast detyrohet qe te paguaje vleren perkatese ne fondin social te punesimit.

    Go to comment
    2020/05/14 at 3:28 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me pagen e mbajtur ne fillim te marredhenies se punes

    Pershendetje,

    Mbajtja e pagese qe ju eshte bere nga punedhenesi ne fillim te marredhenies se punes eshte e kundraligjshme, pra ky veprim nuk duhet te ishte bere fare dhe ju nuk duhet ta kishit pranuar. Duke qene se tashme, ka ndodhur, ju keni te gjithe te drejten tuaj qe te kerkoni pagen per punen qe keni kryer. Per kete mund t’i paraqisni nje kerkese me shkrim ish punedhenesit tuaj, te derguar nepermjet sherbimit postar, apo adreses elektronike (e-mailit),
    Ish punedhenesi juaj nuk ka te drejte qe t’ju kerkoje pjeserisht apo teresisht ndihmen financiare qe keni perfituar nga shteti (pagen e luftes). Ajo eshte nje ndihme qe shteti e ka adresuar ne menyre specifike per t’u ardhur ne ndihme punemarresve.
    Nese keni dyshime se paga qe keni marre eshte me e vogel se paga e deklaruar ne sigurimet shoqerore kete mund ta konfirmoni ne e-albania. Vertetimi i deklarimit te sigurimeve, ka nje seksion ku percaktohet edhe paga mbi te cilen jane derdhur kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.
    Nese ju jeni larguar nga puna pa respektuar dispozitat e Kodit te Punes per proceduren dhe periudhen e njoftimit, ju serisht keni te drejte te kerkoni ne gjyakte pagesen e demshperblimit perkates, ne varesi te kohezgjatjes se periudhes se punes.
    Nese ish punedhenesi nuk pranon qe t’ju paguaje vullnetarisht pagen e mbajtur, kerkon qe t’ju mbaje pjeserisht ndihmen financiare, apo ka detyrime kundrejt jush per shkak te mosperputhjes se pages me deklarimin, ju keni dy rruge ligjore qe mund te ndiqni: Ti drejtoheni gjykates; te beni nje ankim prane Inspektoriatit te Punes.

    Go to comment
    2020/05/14 at 3:17 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pergjegjesia e gjendjes civile ne mbrojtjen e te dhenave personale

    Pershendetje. Te gjitha te dhenat e regjistrave te gjendjes civile kategorizohen si te dhena personale dhe si te tilla jane te aksesueshme vetem nga vete personi, nga persona te cilet kane nje interes te ligjshem dhe te provuar ne to, si dhe nga autoritetet publike, sipas rregullave shume te kufizuara dhe kur kjo parashikohet shprehinmisht ne ligj. Per cdo dyshim qe mund te keni per keqperdorim te te dhenave tuaja personale, si nga autoritetet publike ashtu edhe nga persona privat, mund te paraqisni nje ankim prane Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale.

    Go to comment
    2020/05/14 at 3:08 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Afatet e shqyrtimit te kallzimit penal (ceshtje dhune)

    Pershendetje,

    Referuar nenit 323 te Kodit te Procedures Penale te Republikes se Shqiperise, afati i hetim te vepres penale eshte tre muaj. Llogaritja e ketij afati fillon nga momenti i regjistrimit te emrit te personit qe i atribuohet vepra penale, ne rastin konkret afati i hetimit ka filluar 27 mars dhe perfundon ne 27 qeshor. Ne rast kompleksiteti te ceshtjes, prokurori qe po heton vepren panale ka te drejte te shtyje afatin e hetimit.

    Gjithashtu, perderisa ju jeni viktime e vepres penale, ne baze te nenit 58/1 pika d, keni te drejte te kerkoni cdo informacion nga organi i akuzes per gjendjen e procedimit, si dhe te njiheni me aktet dhe provat, pa cenuar sekretin hetimor.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/12 at 10:42 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Zgjidhja e kontrates se punes ne kushtet e fatkeqesise natyrore

    Pershendetje,

    Gjendja e fatkeqesise natyrore nuk perben pengese per zgjidhjen e kontrates se punes, por eshte e domosdoshme qe nga ana e punedhenesit te respektohen procedurat ligjore per zgjidhjen e kontrates se punes, te percaktuara nga legjislacioni ne fuqi. Ketu perfshihet:
    1. Afati i njoftimit, “afati prej dy javësh, kur marrëdhënia e punës ka zgjatur deri në gjashtë muaj; afati prej një muaji, për marredheniet e punes me kohëzgjatje mbi gjashtë muaj deri në dy vjet; afati prej dy muajsh, për kohëzgjatjen mbi dy vjet deri në pesë vjet; dhe prej tre muajsh, për kohëzgjatjen për më shumë se pesë vjet” (neni 143/1)
    2. Procedurat e zgjidhjes se kontrates (neni 144);
    3. Shkaqet e zgjidhjes se marrëdhënies se punës.

    Ne rast te mos respektimit te afatit te njoftimit, procedures dhe zgjidhja e kontrates eshte bere pa shkaqe te justifikuara ose pa te arsyeshme, punemarresi mund t’i drejtohet gjykates per kerkimin e demshperblimeve perkatese. Duhet te keni kujdes, afati per t’iu drejtuar gjykates me padi eshte brenda 180 diteve nga perfundimi i marredhenies se punes.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/12 at 10:31 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Perjashtimi i gjyqtareve

    Pershendetje,

    Ne te drejten procesuale civile dhe penale percaktohet nje parimi i rendesishem, prezumimi pavaresise dhe paanshmerise se trupit gjykues. Nese nje pale pretendon anshmerine e trupit gjykues ka barren e proves per te vertetuar ate, kundrejt gjyqtarit ose gjyqtareve. Gjithashtu, kerkesa per perjashtim mund te behet vetem per gjyqtaret qe jane pjese e trupit gjykues te ceshtjes dhe jo apriori per te gjithe gjyqtaret e rrethit gjyqesor, perderisa ata nuk jane duke gjykuar ceshtjen.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/12 at 10:09 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Ndihme ligjore

    Pershendetje! Sa ju relatoni,ju rekomandoj qe te beni nje kerkese me shkrim drejtuar Komisariatit te Policise dhe Prokurorise se Rrethit Gjyqesor, ku te kerkoni informacion me shkrim, mbi te gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale qe kane kryer keto organe. Kesaj kerkese t’i bashkangjisni cdo te dhene per ngjarjen si dhe te dhenat tuaja te kontaktit dhe adresen. Pas kerkeses, ne varesi te pergjigjes qe do merrni, besoj se mund te shqyrtohet edhe mundesia e kerkimit te demit qe ju ka ardhur si pasoje e veprimit apo mos veprimit te paligjshem, nga keto institucione apo e personit qe ka demtuar druret. Ne rast se mosveprimi i policise perben shperdorim detyre, duhet hetuar, per te verifikuar nese ky mosveprim ploteson kriteret e Nenit 248 te Kodit Penal. Faleminderit !

    Go to comment
    2020/05/12 at 8:05 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Asistence ligjore rreth se drejtes se informimit

    Pershendetje,

    Mbi sa parashtroni ne pyetjen tuaj, informacioni qe ju kerkoni ne lidhje me shpalljen e pozicioneve te lira te punes prane Postes Shqiptare, perben informacion publik ne kuptimin e ligjit nr. 119/2014.
    Me tej ky ligj parashikon te drejten e cdo personi per tu informuar ne lidhje me njohjen e informaciot publik pa patur nevojen qe te shpjegohet pse e kerkon kete informacion.
    Ne perputhje me nenin 15 te Ligjit nr. 119/2014, auoriteti publik trajton kerkesen per informim, jo me vone 10 dite pune nga momenti i dorezimit te saj, pervec rasteve kur ligji i posacem parashikon ndryshe.
    Mos kthimi i pergjigjes brenda afatit te parashikuar ne kete ligj perben shkelje administartive te cilat trajtohen nga po ky ligj. Ne kete rast ju mund ti drejtoheni Komisionerit per te drejten e informimit dhe mbrojtes se te dhenave personale.
    Per nje informacion me te detajuar bashkelidhur do te gjeni dhe websitin https://www.idp.al/, ku mund te kryeni dhe ankimin perkates.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/12 at 7:33 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Asistence ligjore rreth se drejtes se informimit

    Pershendetje,

    Referuar ligjit per te drejten e informimit, ju keni te drejte qe te ankimoni moskthimin e pergjigjes nga ana e entit publik, shoqeria Posta Shqiptare, prane Komisionerit per te Drejten e Informimit. Afati i postes shqiptare per t’ju kthyer pergjigje eshte 10 dite pune, nga momenti i marrjes se kerkeses. Informacioni i kerkuar nga ana juaj eshte informacion publik dhe duhet t’ju vihet ne dispozicion.

    Go to comment
    2020/05/12 at 1:59 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Levizje per arsye shendetsore

    Pershendetje.

    Nje mundesi udhetimi drejt Tiranes eshte edhe levizja me taksi, pasi nga data 4 maj lejohet shërbimi taksi nderqytetas, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anëtarë të të njëjtës familje.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/11 at 8:49 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on A mund te perfitoje ndihmen ekonomike pa kaluar 6 muaj nga nderprerja?

    Pershendetje,

    Ne vijim edhe te shpjegimeve te meparshme te kolegeve, per ta bere sa me te kuptueshme per ju, Ju sqaroj se cila eshte procedura e aplikimit per ndihme ekonomike, si funksionin procesi i vendimmarres i organeve pergjegjese dhe si mund te ankimoni vendimin per refuzimin e trajtimit me ndihme ekonomike.

    1. Paraqiteni prane njesise administrative ku keni vendbanimin ne data 1-10 te cdo muaji per te bere aplikimin per ndihme ekonomike.
    2. Administratori shoqëror, pasi verifikon situatën social ekonomike të familjeve në nevojë nëpërmjet vizitave në familje dhe në terren, hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar të dhënat sipas formularit te plotesuar ne momentin e aplikimit.
    3. Administratori shoqëror paraqet pranë strukturës përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki, nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar, listën e familjeve/individëve në nevojë që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike.
    4. Struktura përgjegjëse për shërbimet sociale në bashki dërgon, në formë shkresore dhe elektronike, nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar, listën e plotë të familjeve/individëve në nevojë nën juridiksionin e bashkisë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror për trajtim me ndihmë ekonomike
    5. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, për realizimin e procesit të vendimmarrjes për përfituesit e ndihmës ekonomike, ka këto përgjegjësi:
    a) verifikon të dhënat e regjistruara nga administratori shoqëror për familjet/individët në nevojë në Regjistrin Elektronik Kombëtar si dhe konfirmon saktësinë e tyre pranë autoriteteve shtetërore përgjegjëse dhe në bazë të aplikimit të formulës së pikëzuar për familjet në nevojë;
    b) merr vendime për caktimin e familjeve/individëve në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike, masën e përfitimit të tyre si edhe refuzon kërkesën për dhënien e përfitimit të ndihmës ekonomike të shoqëruar me arsyet e refuzimit.
    c) ia dërgon vendimin kryetarit të bashkisë:

    Cila eshte procedura e ankimimit ne rast se ju refuzohet perfitimi i ndihmes ekonomike?

    Ju mund t’i drejtoni nje ankese me shkrim bashkise/njesise administrative, brenda 20 diteve kalendarike nga marrja e njoftimit. Pas marrjes se pergjigjes nga struktura vendore (bashkia/njesia administrative) , keni te drejte t’i drejtoheni me ankese me shkrim brenda 20 diteve kalendarike Sherbimit Social Shteteror.
    Me pas ne rast se nga Sherbimit Social Shteteror nuk keni marre nje zgjidhje ne favorin tuaj, ju lind e drejta per te ngritur padi ne Gjykate.

    Ligji percakton se familjet që kanë rezultuar me deklarim të rremë perjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike për një periudhë 6-mujore. Nese jeni ne kushtet e perjashtimit per deklarim te rreme (referuar pergjigjes qe merrni kur aplikoni per ndihme ekonomike sipas procedures se mesiperme), Ju serish duhet ta ankimoni kete vendimmarrje (sipas procedures se ankimit te shpjeguar me lart) duke parashtruar te gjitha rrethanat (qe vajza ka punuar 1 dite te vetme, kontrata eshte zgjidhur nga punedhenesi, etj) dhe dokumentacionin qe administroni. Vajza juaj dhe te gjithe anetaret e tjere te familjes ne moshe aktive pune duhet te rezultojne te regjistruar si punekerkues te papune ne sistemin e administruar nga zyra e punes.
    Ne rast se ju nuk e ankimoni vendimin e refuzimit (perjashtimit) brenda afateve ligjore dhe pranoni rezultatin, atehere jeni te detyruar te prisni derisa te kaloi afati 6 mujor i penalizimit per te ri-aplikuar serish.

    Edhe ne rast se ankimimi juaj nuk pranohet nga strukturat perkatese, Ju keni nje mundesi tjeter qe t’i drejtoheni me kerkese Bashkise per t’u trajtuar me ndihme ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6% dhe/ose me fonde të tjera të buxhetit vendor. Pavaresisht se mund te jeni perjashtuar nga skema e NE per nje periudhe 6 mujore, Ju sugjerojme qe t’i prezantoni rrethanat e rastit administratorit tuaj social dhe perfaqesueve tuaj vendore, te cilet nese i gjejne te bazuara dhe vleresojne se situata juaj social ekonomike dikton nevojen per t’u trajtuar me ndihme ekonomike, mund te propozoje trajtimin tuaj nga bllok-ndihma (me fondet e bashkise).
    Mbani ne konsiderate qe nuk mund të trajtohen nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (nga fondet e bashkise), familjet të cilat nuk kanë aplikuar për ndihmë ekonomike nëpërmjet Regjistrit Elektronik Kombëtar. Prandaj ju duhet te aplikoni sipas procedures standarte dhe ne rast se refuzoheni atehere mund t’i kerkoni bashkise/njesise administrative te trajtoheni nga fondet e saj.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/11 at 8:31 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Levizje per arsye shendetsore

    Pershendetje,

    Aplikimi per levizje me automjet ne drejtim te zonave te kuqe (sic eshte Tirana), jashte orarit te zakonshem te rruges vajtje ardhje per ne pune, kryhet duke aplikuar, me deklarim personal dhe prane Policise Rrugore. Ne momentin e aplikimit ju do te parashtroni orarin e levizjes, arsyet e levizjes dhe do te prisni konfirmimin.

    Ne mungese te konfirmimit, vetem me aplikimin tuaj nuk eshte e lejueshme te levizni. Gjithashtu mos qarkulloni pa dokumentin mjekësor, që justifikon leje-daljen për arsye shëndetësore, sepse në të kundërt do të ndëshkoheni me gjobë për shkelje.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/11 at 8:27 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Zgjidhja e kontrates se punes ne kushtet e fatkeqesise natyrore

    Pershendetje,

    VKM per shpalljen e gjendjes se fatkeqesise natyrore, ligji per mbrojtjen civile dhe te gjitha aktet e tjera ligjore dhe nenligjore te miratuara gjate kesaj kohe, nuk percaktojne asnje kufizim lidhur me te drejten e punedhenesve per te zgjidhur kontraten e punes. Megjithate, ne cdo rast, punedhenesi eshte i detyruar te respektoje te gjitha dispozitat e Kodit te Punes, lidhur me periudhen e njoftimit per zgjidhjen e kontrates, proceduren perkatese te zgjidhjes se kontrates, duhet te paguaje shperblimin per vjetersi nese kontrata ka zgjatur per me shume se tre vite, si dhe pagesen per lejen vjetore te pakryer. Po ashtu, referuar dispozitave te Kodit te Punes, punedhenesi duhet te kete nje arsye te vlefshme per zgjidhjen e kontrates, ne te kundert, punemarresi ka te drejte te kerkoje ne gjykate qe zgjidhja e kontrates te konsiderohet pa shkaqe te justifikuara.

    Go to comment
    2020/05/11 at 7:38 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Perjashtimi i gjyqtareve

    Pershendetje,

    Me poshte po ju bejme me dije rastet kur gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështjeje konkrete:

    1. ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me atë në gjykim;
    2. ai vetë ose bashkëshortja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt apo krushqi deri në shkallë të dytë ose është i lidhur me detyrime birësimi apo bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët ose nga mbrojtësit;
    3. ai vetë ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor ose në armiqësi apo në marrëdhënie kredie apo huaje me njërën prej palëve, ose njërin prej përfaqësuesve;
    4. ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes në një shkallë tjetër të procesit, është pyetur si dëshmitar, si ekspert ose si përfaqësues i njërës apo tjetrës palë;
    5. është kujdestar, punëdhënës i njërës prej palëve, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër që ka interesa për çështjen në gjykim;
    6. në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie.

    Në rastet kur është e detyrueshme heqja dorë e gjyqtarit, secila nga palët mund të kërkojë përjashtimin e tij.
    Kërkesa e nënshkruar nga pala përkatëse ose nga përfaqësuesi i saj, duhet të depozitohet në sekretarinë e gjykatës kur është bërë i ditur emri i gjyqtarit apo gjyqtarëve që shqyrtojnë çështjen apo menjëherë pas shpalljes së gjyqtarit apo gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen.
    Paraqitja e mëvonshme e kërkesës lejohet vetëm kur pala ka marrë dijeni më vonë për shkakun e përjashtimit ose kur gjatë ushtrimit të funksioneve, gjyqtari ka shfaqur mendim të njëanshëm e në mënyrë të papërshtatshme mbi faktet dhe rrethanat objekt gjykimi, por sidoqoftë jo më vonë se tri ditë nga marrja dijeni.
    Kërkesa duhet të përmbajë shkaqet e përjashtimit, dokumentet e provat e tjera që disponohen.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/11 at 7:33 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Afatet e shqyrtimit te kallzimit penal (ceshtje dhune)

    Pershendetje,

    Kallzimi penal regjistrohet ne momentin qe ju kryeni kallzimin prane rajonit te policise dhe me pas dosja kalon prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor perkates per vijimin e hetimeve. Afati i përfundimit të hetimeve është tre muaj nga data në të cilën emri i personit që i atribuohet vepra penale është shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, dhe gjashtë muaj për veprat penale të parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b”, të nenit 75/a, të Kodi te Procedures Penale. Prokurori mund te shtyje afatin e hetimeve edhe per 3 muaj te tjere.

    Ne cilesine e viktimes se vepres penale, ju bejme me dije se ju keni te drejten te informoheni ne lidhje me statusin e procedimit penal. Kete mund ta beni duke derguar nje kerkese per informacion prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor perkates, e cila po shqyrton kallzimin tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/11 at 7:31 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Aplikim për ndihmë financiare #Covid19

    Pershendetje,

    Paketat e ndihmes financiare si rezultat i situates se krijuar nga COVID-19, kane pasur ne fokus kategori te ndryshme. Paketa e pare, synonte te ndihmonte personat e punesuar prane bizneseve veprimtaria e te cileve ishte e mbyllur si rezultat i COVID-19, me aktet perkatese te Ministrise se Shendetesise. Paketa e dyte, synonte te ndihmonte personat te cilet pavaresisht kategorise se biznesit ku ishin te punesuar, ishin larguar nga puna, pra ishin hequr edhe nga deklarimi nga tatimet, qe nga miratimi i urdherave te pare te Ministrise se Shendetesise (12-13 Mars), deri ne date 10 Prill. Nese ju rezultoni ende e punesuar prane biznesit, pra nuk jeni larguar nga listepagesa, ju nuk perfitoni nga dy paketat financiare te mesiperme.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/11 at 6:25 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Paga të papaguara

    Pershendetje,

    Ju keni te drejte te kerkoni ne gjykate, detyrimin e ish punedhenesit tuaj qe te paguaje pagat e papaguara, por duke respektuar afatin e parashkrimit te parashikuar ne Kodin e Punes, afat i cili eshte tre vjet. Pra ju nuk kerkoni dot pagat per te gjithe periudhen, por pagat e tre viteve te fundit, duke filluar afati nga marsi 2020, kur jane nderprere afatet e parashkrimit te padive me ane te Aktit Normativ qe rregullon veprimtarine e gjyaktave gjate periudhes se COVID-19. Per pjesen tjeter te pagave ju mund ti kerkoni ne gjykate, por nese pala tjeter e ngre si pretendim afatin e parashkrimit, gjykata eshte e detyruar ta marre parasysh, pasi sic ju thashe eshte i parashikuar ne menyre te shprehur ne Kodin e Punes.

    Go to comment
    2020/05/11 at 6:21 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Bllokim mjeti gjate pandemise

    Pershendetje,

    Nese keni ndjekur rrugen e ankimit administrativ, tashme i vetmi organ kompetent per te shfuqizuar aktin administrativ te bllokimit te mjetit eshte gjykata. Ju keni te drejte qe ta ankimoni vendimin e marre per bllokimin e mjetit prane gjykates administrative, sapo te rifilloje puna e gjykatave. Tashme Keshilli i Ministrave e ka miratuar nje falje per sanksionet e vendosura gjate periudhes se amnistise, per te gjitha sanksionet e vendosura deri ne date 17 prill. Nuk mund t’ju themi nese pritet te miratohet nje Akt tjeter Normativ me permbajtje te ngjashme, pra qe te fale sanskionet e vendosura pas dates 17 prill, pasi kjo mbetet ne vleresimin e Keshillit te Ministrave dhe me tej Kuvendit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/11 at 4:50 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Si mund te perfitoj perseri ndihmen ekonomike?

    Pershendetje. Perfitimi i ndihmes ekonomike behet mbi bazen e sistemit te pikezimit. Ne cdo rast ju keni te drejten te riaplikoni per te perfituar ndihmen ekonomike, prane Administratorit Shoqeror te njesise tuaj, cdo fillim muaji nga data 1 deri ne 10.

    Go to comment
    2020/05/11 at 4:44 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Perfaqesim me prokure

    Pershendetje,

    Ne parim me ane te prokures nje person ka te drejte t’i kaloje tagrat e perfaqesimit nje personi tjeter pa kufizime. Ne rast se ju kerkoni ta perfaqesoni perpara gjykates, referuar dispozitave te Kodit Civil, pervec avokateve, te drejten e perfaqesimit e kane te afermit e ngushte te personit te perfaqesuar, bashkeshorti/tja, motra, vellai, prindi, femija, si dhe ne raste te tjera kur e miraton gjykata. Pra ne rastin tuaj, varet se perse kerkoni ta perfaqesoni. Nese doni ta perfaqesoni ne nje proces penal, nuk mund ta beni pa qene avokate e licensuar.

    Go to comment
    2020/05/11 at 4:43 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Punesim nepermjet Zyres se Punes

    Përshëndetje,

    Zyra e Punësimit jep shërbime punësimi (këshillim për punë e profesion, ndërmjetësim në vendet e lira të punës), formim profesional falas në qendrat publike të formimit profesional, si dhe pjesëmarrje në programet aktive të nxitjes së punësimit. Gjithashtu punëkërkuesi i papunë i regjistruar në zyrat e punësimit mund të përfitojë të ardhura nga papunësia bazuar në kriteret përkatëse të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
    Regjistrimi në zyrën e punësimit mund të sjellë përfitime nga shërbime të tjera publike si karta e shëndetit, ndihma ekonomike etj. Qellimi kryesor i Zyrave te Punes eshte ndermjetesimi midis punekerkuesit dhe punedhenesit te sektorit privat. Kjo eshte nje platforme per pergatitjen dhe formimin sa me te mire pergjithesisht ne fushen profesionale.

    Ne lidhje me pretendimin tuaj, ne menyre qe ju te punesoheni ne sektorin publik duhet te beheni pjese e konkurseve, pasi keni plotesuar kriteret qe departamenti i administrates publike shpall here pas here, ne varesi te pozicioneve dhe kategorive specifike te punes. Edhe punesimi jashte departamentit te adminstrates publike, por gjithsesi ne sektorin publik, (psh. punesimi ne njesite e qeverisjes vendore), kerkon qe ju vete te aplikoni pasi eshte shpallur pozicioni vakant, ne perputhje me kriteret e percaktuara dhe me dorezimin e dokumentacionit perkates.

    Gjykata nuk mund te detyroje institucionet shteterore t’ju punesojne juve. Ju keshilloj te beheni pjese e konkurseve per pozicionet vakante te punes te shpallura ne administraten shteterore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/11 at 3:46 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Aksident rrugor

    Pershendetje,

    Prokuroria ka detyrimin qe ne cilesine e viktimes se vepres penale, t’ju informoje per te gjithe ecurine e procesit te hetimeve. Megjithate, per te mbrojtur interesat tuaja dhe per te pasur mundesine qe procesin civil te kerkimit te shperblimit nga vepra penale ta kryeni ne te njejtin proces gjyqesor, duke kursyer kohe dhe shpenzime, eshte ne interesin tuaj qe te kontaktoni me nje avokat, i cili t’ju vije ne ndihme gjate procesit hetimor dhe gjyqesor. Ju keni te drejten e shperblimit civil edhe nese prokuroria ne fund te procesit hetimor nuk arrin ta identifikoje personin e dyshuar per vepren penale. Ne kete rast shperblimi do te kerkohet kundrejt Byrose Shqiptare te Sigurimeve.

    Go to comment
    2020/05/10 at 9:00 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mbajtja e rroges

    Pershendetje,

    Pavaresisht parashikimit ne kontrate, mbajtja e pages ndaj punemarresit eshte ne kundershtim me Kodin e Punes. Vetem kur provohet se punemarresi i ka shkaktuar dem punedhenesit me vendim gjykate, punedhenesi ka te drejte qe te mbaje nje shperblim per demin e shkaktuar nga zgjidhja e kontrates se punes. Ne rastin tuaj, pavaresisht vijueshmerise se marredhenies, nese kontrata eshte pezulluar apo zgjidhur, punedhenesi eshte i detyruar qe t’ju paguaje pagen per periudhen qe keni qene ne pune dhe te derdhe te gjitha kontributet perkatese per sigurimet shoqerore dhe shendetesore.

    Go to comment
    2020/05/10 at 8:56 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Fitimi i nenshtetesi greke me natyralizim

    Përshëndetje,
    Disa nga mënyrat për të fituar nështetesine Greke me natyralizim janë këto:
    1.Për grekët etnikë nga Shqipëria, Turqia dhe shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, që kanë Kartën e Veçantë të Identitetit (EDTO).
    2. Për personat që kanë një paraardhës etnik grek. (Kerkohen Dokumente që vërtetojnë lidhjen time me paraardhësin grek)
    3. Për personat që kanë një paraardhës që ka qenë nënshtetas grek (përcaktimi/deklarimi i nënshtetësisë)

    Per me shume informacion vizitoni linkun ne lidhje me kriteret, dokumentacionin, afatet dhe pagesen vizitoni faqen zyrtare:

    https://www.ypes.gr/UserFiles/f0ff9297-f516-40ff-a70e-eca84e2ec9b9/SITEBEHENI.pdf

    Ju duhet t interesoheni prane autoriteve ne shtetin Grek ose prane autoriteteve konsullore greke ne Shqiperi ne te cilen pranohen aplikimet per natyralizim.

    Aplikantet per natyralizim duhet te vertetojne origjinen e tyre Helene nga ana e te pakten nje apo dhe te dy prinderve.

    Për kontrollin e dokumentacionit dhe për të caktuar një interviste të planifikuar, duhet të rezervoni takim më parë, nëpërmjet e-mail-i ( grcon.tir@mfa.gr ).

    Per me shume informacion vizitoni faqen:

    https://www.mfa.gr/albania/sq/services/other-services/fitimi-shtetesise-greke-me-natyralizim.html

    Go to comment
    2020/05/10 at 8:28 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Fitimi i nenshtetesi greke me natyralizim

    Pershendetje,

    Rregullat per dhenien dhe heqjen e shtetesise, percaktohen ne ligjet e brendshme te nje shteti, ne rastin tuaj ne legjislacionin grek. Per te aplikuar per fitimin e shtetesise greke, juve ju duhet nje person qe njeh legjislacionin grek dhe jo ate shqiptar. Po ashtu aplikimi behet prane autoriteteve greke. Disa shtete i pranojne aplikimet per fitimin e shtetesise edhe prane zyrave konsullore ne shtetet e tjera. Hapi i pare per ju eshte te komunikoni me sherbimin konsullor grek ne Shqiperi, ne menyre qe te merrni nje informacion me te plote.

    Go to comment
    2020/05/10 at 7:53 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on A mund te rikthehem ne vendin e punes nese fitoj gjyqin?

    Pershendetje,

    Nëse jemi në kushtet e zgjidhjes ne menyre te pajustifikuar dhe pa shkaqe te arsyeshme te marredhenieve te punes, ne perputhje me Kodin e Punes se RSh punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë, brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit. Ju mund te kerkoni:
    -Dëmshpërblimi deri në 2 paga mujore për mosrespektim të procedurës nga punëdhënësi që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera (neni 144/4).
    – Dëmshpërblimi deri në një vit pagë që paguan punëdhënësi që zgjidh kontratën pa shkaqe të arsyeshme (neni 146/1 e 3), e cila i shtohet pagës që merr punëdhënësi gjatë afatit të njoftimit.
    – Shpërblimi për vjetërsi në punë (neni 145), që paguhet nga punëdhënësi kur marrëdhëniet kanë zgjatur mbi tre vjet, të cilit i shtohet shpërblimi që jepet për zgjidhjen e kontratës pa shkaqe të arsyeshme (dëmshpërblimi i mësipërm);
    – Demshperblim per mosrespektim te afatit te njoftimit. Varesisht kohezgjatjes se kontrates se punes, ky afat varion nga 1 deri ne 3 muaj (Neni 143/1 Kodi i Punes);
    – Pagen per pushimet vjetore te pakonsumuara per vitin e punes ne vazhdim (Neni 92 i Kodit te Punes parashikon se punemarresi ka te drejten e 4 javeve kalendarike ne vit si pushim vjetor).

    Rikthimi ne vendin e meparshem te punes, eshte nje e drejte qe i njihet vetem nepunesve te administrates publike (Neni 146/3 dhe 155/3 i Kodit te Punes), por jo punemarresve te punesuar ne sektorin privat, te cilet kane vetem te drejten e demshperblimeve sipas rastit (ne rastin tuaj citohen me siper).

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/10 at 7:27 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Per cfare vepre penale mund te akuzohet?

    Pershendetje,

    Prokuroria eshte organi i cili ushtron ndjekjen penale si dhe kryen vetë çdo veprim hetimor që e çmon të nevojshëm, mbledh dhe shqyrton provat mbi te cilat ngre dhe akuzen.
    Qe do te thote se tagrin per te percaktuar se ne cfare vepre penale mund te klasifikohen rrethanat te cilat ju na parashtroni i takojne organit te Prokurorise.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/10 at 5:41 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Pyetje sqaruese mbi paketat e ndihmes financiare

    Pershendetje,

    Ju nuk keni perfituar sipas paketes se ndihmes financiare nr.1, pasi biznesi juaj nuk ka qene i ndaluar ne zbatim te urdhrave te Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale qe te ushtroje aktivitetin gjate periudhes se epidemise (ketu i referohem rrobaqepsise). Fokusi i paketes se dyte financiare, nder te tjera, ishin punonjesit e bizneseve te lejuara (si ne rastin tuaj), te cilat jane gjendur ne veshtire financiare (xhiro e ulet) per shkak te masave te marra ne kuader te COVID-19.

    Ndihma financiare, për të punësuarit, në shumën 40.000 leke, mbulon periudhën prill – qershor 2020 dhe përfitohet vetëm një herë si shumë e vetme.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/10 at 5:19 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Pamundesi ekonomike per te paguar detyrimin ushqimor

    Pershendetje,

    Detyrimi ushqimor eshte nder detyrimet kryesore qe kane prinderit ndaj femijeve por sipas rasteve edhe ndaj njeri-tjetrit. Detyrimi ushqimor pushon me vdekjen e personit te detyruar nga Gjykata per pagesen e saj. Detyrimi ushqimor vazhdon edhe ndaj fëmijëve madhorë që ndjekin shkollat e mesme ose të larta me shkëputje nga puna deri në 25 vjeç. Prindërit nuk shkarkohen nga detyrimi i tyre për të ushqyer fëmijët e tyre edhe sikur t’i hiqet e drejta prindërore.
    Ne kushtet ne te cilat ndodhet vellai juaj, ekzekutimi i ketij detyrimi sigurisht qe behet i veshtire por ju bej me dije se permbarimi mund te vere sekuestro ndaj pasurive te tjera te paluajteshme ose te luajteshme (si makina etj) te cilat figurojne ne emer te tij, me qellim ekzekutimin e vendimit te Gjykates.
    Pamundesia ekonomike eshte nje ngerc social dhe ekonomik, por nuk ju shkarkon kurrsesi nga detyrimi per pagese. Ne rastin me te mire,e vetmja zgjidhje e mundshme ne praktike do te ishte arritja e nje marreveshje te perkohshme me palen perfituese te detyrimit dhe permbaruesin per kryerjen e pageses, deri sa situata financiare te rregullohet. Theksojme se detyrimi ushqimor, pervecse eshte i detyrueshem ne kuptim te zbatimit te nje vendimi gjyqesor, kualifikohet edhe si kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit, ne kuptim te nenit 125 te Kodit Penal “Mosdhenia e e mjeteve per jetese”. Eshte me shume rendesi qe vellai te marre masa sa me pare per sigurimin e te ardhurave/punes dhe pagimin e detyrimit ushqimor.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/10 at 4:53 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Ndarja nga trungu familjar dhe efektet mbi pasurine?

    Pershendetje! Eshte zgjedhje personale te qendroni apo jo ne te njejtin trung familjar me prinderit. Ndarja nga trungu familjar behet prane Zyres se Gjendjes Civile, ku nepermjet kerkeses me shkrim (formular I gatshem) ju aplikoni per ndarjen nga trungu familjar. Kjo ndarje nuk sjell asnje pasoje mbi pasurine. Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 10:37 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Pensioni i invaliditetit

    Përshëndetje! Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, percakton se:
    1. Personi që bëhet i paaftë merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arësye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë: a) për çdo veprimtari ekonomike; b) kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin). Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë.
    2. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.

    Ne rastin tuaj nese mendoni se pensioni invaliditetit te plote ju eshte hequr ne menyre te padrejte, mund te beni ankim kundër Vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të nivelit të parë, brenda 30 ditëve në Komisionin Epror Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë. Vendimi i Komisionit Epror është i formës së prerë. Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 10:06 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Per pagen e luftes

    Pershendetje,

    Nese data e largimit tuaj nga puna, sipas listepagesave te dorezuara ne sigurimet shoqerore, eshte midis dates se hyrjes ne fuqi te urdhrave te MSHMS deri me date 10 prill, atehere ju beni pjese ne kategorine e subjekteve qe mund te perfitojne ndihmen financiare prej 40,000 leke. Ju duhet te komunikoni me ish-punedhenesin, pasi ai ka te drejte te beje aplikimin per llogarine tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 8:56 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per pagen e luftes

    Pershendetje

    Ne lidhje me paketen e Ndihmes financiare nr. 2 (VKM nr. 305, date 16.04.2020) perfitues jane kategorite e meposhtme:
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
    – Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
    – Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Per informacion me te detajuar mbi kete pakete dhe menyren e aplikimit, mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 7:50 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e Luftes

    Pershendetje

    Afati per aplikime per perfitimin e pages se luftes sipas paketes se ndihmes financiare nr. 1 (VKM nr. 254 datë 27.03.2020) ka qene deri me dt 18.04.2020. Ne lidhje me refuzimet e kerkesave te bera deri me date 18 prill, afati per te paraqitur ankimet perkatese ka qene deri me dt 29.04.2020.
    Ne vijim afatet per aplikim per perfitimin e ndihmes sipas kesaj pakete u rihapen deri me dt 05.05.2020.

    Nese ju keni bere ankim sipas afateve te publikuara ne web-in zyrtar te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve (konkretisht brenda dates 29.04.2020), mbetet qe te prisni shqyrtimin dhe trajtimin e ankeses suaj nga ana a administrates tatimore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 7:13 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Afatet e trajtimit te aplikimeve per page lufte

    Pershendetje !
    Sipas paketes se Ndihmes financiare nr. 2 (VKM nr. 305, date 16.04.2020) perfituese jane kategorite e meposhtme:
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
    – Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
    – Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Punedhenesi juaj eshte personi pergjgjes per aplikimin per te perfituar nga kjo pakete, ju duhet te kontaktonin me punedhenesit tuaj ose sektorin e finances per te konfirmuar nese jeni perfituese ose jo.
    Nese akoma nuk keni nje pergjigje, mbetet vetem te prisni per konfirmimin ose jo te pages se luftes.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 7:02 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Perfitimi i dyfishit te ndihmes ekonomike

    Pershendetje,

    Ju jeni nje nga kategorite perfituese perfituese te ndihmes financiare sipas paketes se ndihmes financiare nr.1, miratuar me VKM nr 254 dt 27.03.2020, e ndryshuar.
    Jeni te lutur t’i drejtoheni njesise se qeverisjes vendore e cila ju trajton me ndihme ekonomike (bashkise/njesise administrative), per informacion te metejshem mbi disbusimin e kesaj pagese shtese sipas percaktimeve te vendimit te mesiperm.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 6:56 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Riatdhesime

    Pershendetje,
    Ne rast se ju kerkoni te riatdhesoheni, fillmisht duhet te komunikoni me sherbimet diplomatike Shqiptare ne France (ku duhet edhe ti shpjegoni problematiken tuaj ne lidhje me skadimin e pasaportes), gjithashtu mund te komunikoni me Ministrine e Jashtme ne shqiperi, per tu informuar me specifikisht ne lidhje me procesin e riatdhetesimit, por edhe te parashtroni problematiken tuaj urgjente ne emailin emergjencat@mfa.gov.al.
    Gjithashtu sipas njoftimeve te Ministrise se Infrastuktures procesi i riatdhetesimit prej dates 4 maj, ka pesuar ndryshime dhe te gjithe personat e interesuar duhet ti nenshtrohen rregullave te meposhtme:
    Rregullat e reja për riatdhesimet
    1.Qytetarët duhet të presin biletën në Air Albania
    2.Nuk duhet të prenotojnë automatikisht hotel, por të japin adresën e saktë të shtëpisë
    3.Në bordin e avionit duhet të plotësojnë një formular, do rishkruhet edhe një herë adresa
    4.Në rast mashtrimi, do të ketë përgjegjësi penale
    5.Banorët në zonat e gjelbra do karantinohen në hotel, me shpenzimet e tyre (7 euro për ushqim, 14 euro paguhen nga shteti)
    6.Banorët e zonët e kuqe do të karantinohen në shtëpi, së bashku me familjarët
    7.Në të dyja rastet do të monitorohen nga ushtria dhe policia
    8.Nëse një qytetar nga zonat e kuqe dëshiron të karantinohet në hotel është i lirë.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 5:11 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ekzekutimi i pensionit ushqimor nga permbarimi

    Pershendetje
    Ekzekutimi i titujve ekzekutive qe rrjedhin nga çështje familjare per përkujdesjen dhe detyrimet per ushqim jane te ekzekutueshme gjate pandemise se COVID-19 sipas AKTIT NORMATIV Nr. 13, datë 2.4.2020. Nese sherbimi permbarimor shteteror nuk kryen ekzekutimin e detyrimit ne rastin tuaj, me justifikimin se kjo eshte e ndaluar per shkak te masave te marra, ju keshilloj te drejtoni nje kerkese-ankese, drejtuar Drejtorise se pergjithshme te Permbarimit, dhe Ministrise se Drejtesise si organi epror i cili mbykqyr veprimtarine e sherbimit permbarimor. Kerkese – ankesen tuaj mund ta depozitoni nepermjet sherbimit postar ose nepermjet portalit e- albania (shqiperiaqeduam.al),(ankesa trajtohet brenda 10 dite pune), dhe organet kompetente verifikojne rastin dhe marrin masat e nevojshme ne lidhje me problematiken tuaj.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 4:21 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Riatdhesime

    Pershendetje
    Per tu kthyer ne Shqiperi nese keni ngelur ne France per shkak te situates se krijuar nga Covid-19 eshte e nevojshme te kontaktoni me Ambasaden Shqiptare ne France.
    Ne vijim po ju dergojme linkun e ambasades shqiptare e France http://www.ambasadat.gov.al/france/sq/contact, per te kontaktuar ne lidhje me problematiken tuaj.
    Ambasada Shqiptare ne France
    Adresa:57, avenue Marceau 75116
    Paris, France
    TEL / FAX
    Tel. +33 1 47 23 31 00
    Fax. +33 1 47 23 59 85
    Kancelaria:
    embassy.paris@mfa.gov.al

    Konsullata:
    consulate.paris@mfa.gov.al
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 3:15 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ekzekutimi i pensionit ushqimor nga permbarimi

    Pershendetje
    Ekzekutimi i titujve ekzekutivë që rrjedhin nga çështje familjare per përkujdesjen dhe detyrimet për ushqim jane te ekzekutueshme edhe gjate pandemise se COVID-19.
    AKTI NORMATIV Nr. 13, datë 2.4.2020 ‘PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA NË FUSHËN E VEPRIMTARISË SË
    SHËRBIMIT PËRMBARIMOR GJYQËSOR, NDËRMJETËSIMIT DHE ADMINISTRIMIT TË PROCEDURAVE TË FALIMENTIMIT GJATË
    KOHËZGJATJES SË GJENDJES SË EPIDEMISË SË SHKAKTUAR NGA COVID-19’ percakton se nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së
    shkaktuar nga përhapja e COVID-19 pezullohen afatet për kryerjen e veprimeve procedurale të
    përmbaruesit gjyqësor shtetëror apo privat, pervec rasteve si meposhte :
    a) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë që rrjedhin nga çështje familjare, me objekt kujdesin,
    detyrimet dhe respektimin e të drejtave të të miturve, kujdestarinë, birësimin, ushtrimin e
    përgjegjësisë prindërore, përkujdesjen dhe detyrimet për ushqim;
    b) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë, me objekt urdhrat e mbrojtjes dhe urdhrat e
    menjëhershëm të mbrojtjes;
    c) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë, me objekt masat e sigurimit të padisë për çështje
    administrative dhe për çështjet civile, në të cilat gjykata ka dhënë vendim për sigurimin e padisë ose
    vendim me ekzekutim të përkohshëm, kur nga vonesa e ekzekutimit ose e kryerjes së veprimeve
    procedurale bëhet i pamundur ekzekutimi i këtyre titujve ekzekutivë, pas përfundimit të gjendjes së
    epidemisë;
    ç) Nëse është e domosdoshme shmangia e dëmtimit të masës së falimentimit;
    d) Për ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën penale, kur gjatë hetimit
    vlerësohet si e nevojshme për mbrojtjen e interesave të të miturit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 3:09 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per perfitimin e pageses se papunesise

    Pershendetje !
    Ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia” vetem nese plotesohen kushtet e mëposhtme:
    – Të keni kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, (për cdo rast përfitimi).
    – Të jeni regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    – Të keni paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës prane Zyres se Punes, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
    – Të pranojni të punësohen ose të kualifikohen kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit;
    – Nuk merrni përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 3:04 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Pezullimi i punonjesit nga puna per shkak te COVID 19

    Pershendetje,

    Punedhenesi juaj nuk ka asnje te drejte te ngreje nje pretendim te tille. Ajo pagese eshte e juaja dhe prandaj ju ka kaluar juve direkt ne llogarine tuaj bankare. Paketat financiare te miratuara se fundmi si pasoje e pandemise, me te vertete kane ardhur si forme ndihme per bizneset, por nje nder arsyet ka qene per shkak se keto biznese nuk kishin me likuiditet per te paguar punonjesit – pra per te ndihmuar punonjesit e ketyre bizneseve. Perndryshe kjo pagese nuk do kalonte ne llogarine tuaj bankare ne menyre te drejtperdrejte, por do kalonte permes llogarise bankare te punedhenesit tuaj.

    Per me teper ne VKM 305, date 16.04.2020 percaktohen subjektet perfituese, te cilat jane si vijon: 1. Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
    2.Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
    3.Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
    4.Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 9:18 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Shkelje e te drejtave te njeriut

    Pershendetje,

    Me sa parashtroni ne pyetjen tuaj, nuk evidentoni se cfare e drejte konkretisht ju eshte shkelur per te ditur me pas se ku mund t’ju referojme.
    Mund te drejtoheni prane Institucionit te Avokatit te Popullit ne rast se te drejtat tuaja jane cenuar nga veprimet ose mosveprimet e administrates shteterore; Rajonit te Policise ku keni venbanimin nese kemi te bejme me nje ceshtje penale apo edhe Prokurorise se Rrethit Gjyqesor perkates; mund t’i drejtoheni Gjykates kompetente ne varesi te kompetences lendore dhe tokesore. Nese jeni diskriminuar mund t’i drejtoheni Komisionerit per Mbrotjen nga Diskriminimi.
    Nese eshte e nevojshme mund te shkoni prane Sherbimit Social Rajonal ku keni vendbanimin qe me pas grupi i menaxhereve te rastit te mund te trajtojne rastin tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 9:04 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Efektet e veprimeve te Avokatit te Popullit

    Pershendetje,

    Avokati i popullit nuk eshte shkalle gjykimi. Jane Gjykatat ato te cilat nepermjet shprehjes se tyre me vendime japin drejtesi. Avokati i Popullit ne Republikën e Shqiperise perfaqeson nje mekanizem shteteror, jashte strukturave gjyqesore, per hetimin e pavarur te ankesave, kerkesave apo njoftimeve te qytetareve ndaj sjelljes, vendimeve, veprimeve apo mosveprimeve te parregullta apo te paligjshme te administrates publike.
    Avokati i popullit pasi merr nje ankese, kerkese e shqyrton dhe pasi e pranon, mund te kryeje hetime administrative, te kerkoje shpjegime nga organet e administrates publike, te marre ne pyetje persona te cilat kane lidhje me ceshtjen, te kerkoje ekspertiza etj.
    Pas perfudimit te veprimeve te mesiperme ai sqaron ankuesin nese te drejta e tij jane shkelur ose jo, ben rekomandime ndaj organeve te administrates publike per venine ne vend te se drejtes se shkelur, rekomandime per organet e administrates publike per marrje masash, i rekomandon prokurorisë të fillojë hetime në qoftë se vëren se është konsumuar figura e një vepre penale, iu rekomandon personave të dëmtuar të paraqesin padi në gjykatë, kërkon te merren masa administrative ndaj personave te cilet nuk bashkepunojne sipas rekomandive te tij etj.
    Nga sa me siper kuptohet se Avokati i Popullit rekomandon, por nuk detyron.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 8:56 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Paga e luftes

    Pershendetje,
    Ne VKM Nr.254, datë 27.3.2020, ne piken 4 te saj eshte parashikuar dhe kushtet qe subjekti tatimpagues duhet te plotësoje per te përfituar nga paketa e ndihmes financiare 1 – të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim …
    Qellimi i nxjerrjes se paketave financiare te miratuara si rezultat i kushteve te pandemise eshte per t’u ardhur ne ndihme bizneseve (dhe punonjësve te tyre), te cilat ne kete rast (mqs flasim per paketen 1), kane mbyllur aktivitetet dhe jane detyruar qe te largojne punonjësit nga puna per shkak se nuk kane likuiditet.
    Kjo pagese qe keni përfituar vjen ne formen e ndihmes financiare dhe jo te pages se mirefillte te punes, per rrjedhoje nuk i nënshtrohet asnjë lloj tatimi, e ne kete kuptim gjykoj se as kontributet shoqerore dhe shendetesore. Per sa kohe ju nuk punoni, gjykoj se punedhenesi nuk do te mund te kaloje pagesen per sigurimet shoqerore dhe shendetesore.
    Ne lidhje me pyetjen e dyte, ju jeni subjekt i cili keni përfituar nga paketa e pare e ndihmes financiare, duke përfituar pagesen prej 26.000 lek dhe nuk mund te perfitoni nje pagese tjeter.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/09 at 8:32 am
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Ndarja nga trungu familjar dhe efektet mbi pasurine?

    Pershendetje,

    Qenia apo jo pjese e trungut familjar nga ana juaj nuk ndikon mbi pasurine familjare te fituar nga prinderit, qofte kjo pasuri e fituar personalisht nga secili prej tyre apo pjese e bashkesise ligjore. Nese pasuria eshte e fituar vetem ne emrin e personave te tjere qe jane pjese e trungut familjar, vellezerit apo motrat, kjo pasuri konsiderohet pasuri personale e tyre.

    Gjithashtu nese problematika juaj lidhet me trashgimine mbi pasurine ne emrin e prinderve tuaj, pavaresisht nese jeni apo jo pjese e trungut familjar, ju konsideroheni si trashgimtar i radhes se pare.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/08 at 10:52 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Efektet e veprimeve te Avokatit te Popullit

    Pershendetje,

    Funksioni i Institucionit te Avokatit te Popullit eshte mbrotja e te drejtave, lirive dhe interesave te ligjshme, te cilat jane cenuar si rezultat i veprimit ose mosveprimt te paligjshem te organeve te administrates publike.
    Nepermjet veprimatrise te tij, ky institucion mund te kerkoje informacion mbi cenimin e pretenduar nga institucionet e administrates publike, por ne asnje rast nuk eshte kompetence e tij vendimarrja mbi njohjen ose mosnjohjen e se drejtes se pronesise. Si pasoje, ju mund ti drejtoheni drejteperdrejte juridiksionit gjyqesor nese keni pretendime mbi te kete te drejte, pasi relacioni i hartuar nga Avokati i Popullit mbi hetimin e ceshtjes nuk eshte kusht i domosdoshem apo ezuarues. Nese relacioni eshte ne interesin tuaj, mund ta perdorni ne procesin gjyqesor qe mund te hapni.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/08 at 10:36 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Levizje me automjet ne fundjave

    Pershendetje,

    Levizja me automjetin tuaj duhet te behet pasi te keni aplikuar ne platformen (https://e-albania.al/). Eshte domsodsohme jo vetem aplikimi, por edhe marrja e konfirmimit te pranimit te aplikimit tuaj.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/08 at 10:11 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Levizje me automjet ne fundjave

    Pershendetje. Levizjet me automjet ne fundjave lejohen vetem me autorizim, kur veprimtaria eshte e lejuar gjate fundjaves. Aplikimi behet prane e-Albanias. Pasi te aplikoni ne e-albania, ju merrni konfirmimin e sakte, nese ju lejohet te levizni apo jo me makine gjate fundjaves.

    Go to comment
    2020/05/08 at 8:50 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A e perfitoj rrogen nga punedhenesi?

    Pershendetje,

    Ju nuk keni mundesi te perfitoni nga ndihma financiare nga shteti, pasi jeni larguar nga puna pas dates 10 prill. Nderkohe, persa kohe ju jeni deklaruar prane drejtorise se tatimeve, si i punesuar deri ne daten 13 prill, atehere punedhenesi juaj ka detyrimin qe t’ju paguaj pagen deri ne date 13 prill. Nese jeni larguar nga ana e punedhenesit (per kete shikoni shenimin ne librezen e punes), ju keni te drejten edhe te nje shperblimi te barabarte me pagen e nje muaji, si dhe te pageses se lejes vjetore, ne perputhje me muajt qe keni qene ne pune. Per kete duhet t’i dergoni nje kerkese me shkrim, ish punedhenesit tuaj, duke i parashtruar qe keto jane detyrime qe rrjedhin nga Kodi i Punes dhe mospermbushja e tyre e ngarkon ate me pergjegjesi ligjore. Ne rast se nga ana e ish punedhenesit refuzohet qe te permbushen keto detyrime, ju keni te drejte, nese e vleresoni, t’i drejtoheni gjykates, ose te beni ankim prane Inspektoriatit te Punes.

    Go to comment
    2020/05/08 at 8:43 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Efektet e veprimeve te Avokatit te Popullit

    Pershendetje,

    Avokati i popullit eshte organ monitorues dhe ka kompetenca keshillimore, te jape rekomandime. Ai nuk merr vendime, apo akte te tjera administrative. Nje mendim i avokatit te popullit qe ju njeh nje te drejte, njekohesisht permban dhe rekomandimet perkundrejt organeve perkatese te administrates publike per te marre masat e nevojshme. Organet e administrates publike kane detyrim ligjor t’i kthejne pergjigje Avokatit te Popullit dhe ky i fundit mund te propozoje marrjen e masave te caktuara ligjore, apo individuale, por vete Avokati i Popullit nuk ka kompetence qe t’ju njoh nje te drejte. Njekohesisht nese Avokati i Popullit eshte i mendimit se ju nuk keni te drejte ne ankesen e paraqitur, kjo nuk ua mohon te drejten per t’ju drejtuar organeve kompetente administrative, apo edhe gjykates. Per ne gjykate, nje qendrim i avokatit te popullit nuk ka fuqi provuese. Megjithate, per ju perben nje fillese per te kuptuar natyren e te drejtes se shkelur, hapat e metejshem per t’u ndjekur dhe ne mjaft raste ndihmon ne procesin e hetimit administrativ, apo edhe te marrjes se masave nga ana e institucioneve publike.

    Go to comment
    2020/05/08 at 8:37 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Ndarja nga trungu familjar dhe efektet mbi pasurine?

    Pershendetje,

    Kryerja e veprimeve ne gjendjen civile per ndarje nga trungu familjar nuk eshte e lidhur me pasurine, pra nuk ka asnje pasoje ne kete drejtim. Ne lidhje me pasurite qe ju relatoni, duhet te shqyrtohet menyra e fitimit te pronesise, ne menyre qe te percaktohen pjeset takuese per sejcilin anetare te familjes. Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/08 at 8:31 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Pronari kerkon t'i dorezojme pagen e luftes

    Pershendetje,

    Ne lidhje me aplikimet per perfitimin e ndihmes financiare ne kuader te paketave te miratuara nga qeveria, per t’i ardhur ne ndihme te bizneseve, te cilat mund te ndodhen ne veshtiresi per te paguar punonjesit e tyre per shkak te situates nga COVID-19, vendimarrja i takon administrates tatimore. Jane organet tatimore te cilat ne baze te aplikimit te kryer nga tatimpaguesi bejne vleresimin e rastit ne përputhje me kriteret e përcaktuara ne aktet ligjore dhe me pas vendosin nese punonjesit te ketij biznesi i takon ose jo per te perfituar ndihme financiare.

    Pagesa e luftes eshte nje pagese qe vjen nga Buxheti i Shtetit, kalimi i se ciles kryhet nga Drejtoria e Pergjithshme e Thesarit direkt ne llogarine bankare te përfituesit. Nisur nga ky fakt, pretendimi i punedhenesit tuaj qe kjo pagese duhet t’i jepet atij nuk qendron.

    Nese kjo vendimmarrje do te ishte e kundershtueshme dhe do te ishim para faktit se nje ndihme e tille duhet te kthehet mbrapsht per vete rrethanat e rastit tuaj, atehere kjo pagese do te duhej t’i kthehej buxhetit te shtetit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/08 at 5:17 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Veprimet e Zyrës së Gjëndjes Civile

    Pershendetje,

    Ne lidhje me ndryshimet mbi elementet e gjendjes civile, Ligji “Per gjendjen Civile” parashikon se, të gjitha organet, të cilat, në mbështetje të këtij ligji apo sipas një ligji të veçantë, janë përgjegjëse për caktimin, vërtetimin ose ndryshimin e një përbërësi të gjendjes civile, detyrohen të dërgojnë, zyrtarisht e drejtpërdrejt, një kopje të aktit, vendimit, në zyrën e gjendjes civile, ku personi figuron i regjistruar, brenda 15 ditëve nga data e lëshimit të aktit ose nga marrja e formës së prerë të vendimit.
    Bazuar ne sa me siper, per ndryshimin e elementit te gjendjes civile tuajin, ate te mbiemrit, Gjykata duhet t’ia kishte derguar Zyres se Gjendjes Civile, ne cilin figuroni e regjistruar, vendimin e formes se prere.
    Ekziston mundesia qe vendimi te jete derguar nga Gjykata e Apelit (nga praktika ndodh qe Gjykata e Apelit i dergon prane Z.GJ.C-se) dhe ne kete rast punonjesja e Z.GJ.C te kete vepruar ne perputhje me ligjin. Ne rast se ju pretendoni te kunderten, ju këshilloj te merrni nje informacion nga Zyra e Gjendjes Civile nese eshte administruar nga ana e tyre vendimi i gjykates. Gjithashtu, vendimi mund te mos jete derguar ende per arsye te ndryshme, fakt per te cilin ju mund te informoheni prane Sekretarise se Gjykates se Apelit.
    Ne rast se konstatohen shkelje nga ana e punonjesit te Z.GJ.C me pas mund te vijoni me ankimet perkatese prane Bashkise dhe Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/08 at 1:24 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Mbi masen e pensionit te invaliditetit

    Pershendetje! Duke qene se jeni invalide e plote, sipas nenit 37 te ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, parashikon shumen e pensionit te invaliditeti te plote. Perkatesisht eshte parashikuar se shuma e pensionit te invaliditetit te plote te llogaritet ne te njejten menyre si pension pleqerie. Pra, cdo pension invaliditeti vlersohet ne bazë të viteve të punës. Gjithashtu eshte parashikuar se shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.
    Keshillit i Ministrave me date 26.12.2018 miratoj vendimi per percaktimin e pages minimale ne shkalle vendi 26,000 leke. Ndersa paga neto e sipercituar ne llogaritjen e shumes se pensionit, eshte: Paga neto = Paga bruto – Kontributet e sigurimeve shoqërore – Kontributet e sigurimeve shëndetësore -Tatimin mbi të ardhurat.
    VKM-ja nr. 431, datë 8.6.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot”, të ndryshuar, te cilit i referoheni me siper perjashton rastet kur :
    a)personat që i ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, para datës së intervistës së vlerësimit;
    b)personat që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune, para lindjes të së drejtës për komisionim, dhe nuk përfiton nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/08 at 10:30 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndryshimi i mbiemrit pas regjistrimit te aktit te marteses

    Pershendetje,

    Ligji per gjendjen civile parashikon dy raste te ndryshimit te mbiemrit, per arsyet e parashikuara nga Kodi i Familjes, ne rastin tuaj martesa dhe kur kerkohet nga vete personi. Cdo person ka te drejte te kerkoje ndryshimin e mbiemrit te tij, vetem nje here, por kur ka arsye papershtatshmerie, pra kur behet fjale per mbiemra fyes, racist, qesharak, etj., qe nuk eshte rasti juaj. Ne rastin tuaj regjistrimi duhet te ishte bere qe ne momentin e regjistrimit te marteses prane gjendjes civile. Megjithate, ju mund te beni nje kerkese mbeshtetur mbi nenin 57/1 dhe 57/2 (ketu gjeni listen e dokumentacionit te nevojshem) te ligjit per gjendjen civile, duke kerkuar ndryshimin e mbiemrit per shkak se doni te mbani mbiemrin e bashkeshortit.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/08 at 9:54 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mbi masen e pensionit te invaliditetit

    Pershendetje. Nga vlera e pensionit tuaj, mendoj se ju jeni perfituese e pensionit te reduktuar te invaliditetit. Kete pension e perfiton personi i cili nuk ploteson periudhen minimale te sigurimit per te perfituar pension te plote invaliditeti.
    Pensioni juaj eshte llogaritur ne baze te formules perkatese, sipas periudhes se vjetersise ne pune.

    Go to comment
    2020/05/08 at 9:50 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Pronari kerkon t'i dorezojme pagen e luftes

    Pershendetje,

    Nje nder kategorite perfituese te ndihmes financiare jane te punesuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, te cilet jane lejuar per te ushtruar aktivitet ekonomik gjate periudhes se epidemise (si ne rastin tuaj konkret).

    Qellimi i paketes eshte mbeshtetja e punonjesve te bizneseve, te cilet per shkak te masave te marra ne kuader te situates me COVID-19 kane punuar me xhiro minimale dhe si pasoje mund te kene pasur veshtire ne pagesen e punonjesve. Ne kete menyre u zgjodh mekanizmi i mbeshtetjes se punonjesve me nje ndihme financiare direkt ne llogarite e tyre bankare.

    Nga sa ju parashtroni, gjate kesaj periudhe, fatmiresisht ju keni ruajtur marredhenien e punes, si dhe jeni paguar normalisht per punen e kryer. Nga ana tjeter, punedhenesi juaj ka vleresuar se ju duhet te perfitoni nga kjo ndihme financiare dhe ka kryer aplikimin per llogarine tuaj.

    Persa kohe aplikimi juaj eshte verifikuar dhe shqyrtuar nga administrata tatimore ne perputhje me percaktimet ligjore dhe ju jeni kualifikuar si subjekt perfitues, atehere vleresoj se ndihma financiare, e cila eshte transferuar ne llogarine tuaj bankare, ju perket juve dhe jeni ju ajo qe do duhet ta administroni.

    Nese punedhenesi juaj kerkon qe t’i dorezoni “pagen e luftes”, mendoj se kjo eshte ceshtje qe do te duhet ta vleresoni ju personalisht ne raport me punedhenesin tuaj, ne te njejten menyre sic vleresuat aplikimin per perfitimin e kesaj page. Ju bej me dije se, ligji nuk i ngarkon punedhesit juaj asnje lloj detyrimi shtese per te paguar ne lidhje me kete ndihme financiare qe ju keni perfituar.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/08 at 7:57 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Pagese Invaliditeti

    Pershendetje! Neni 37 i ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, parashikon shumen e pensionit te invaliditeti te plote. Perkatesisht eshte parashikuar se shuma e pensionit te invaliditetit te plote te llogaritet ne te njejten menyre si pension pleqerie. Pra, cdo pension invaliditeti vlersohet ne bazë të viteve të punës. Gjithashtu eshte parashikuar se shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.
    Keshillit i Ministrave me date 26.12.2018 miratoj vendimi per percaktimin e pages minimale ne shkalle vendi 26,000 leke. Ndersa paga neto e sipercituar ne llogaritjen e shumes se pensionit, eshte: Paga neto = Paga bruto – Kontributet e sigurimeve shoqërore – Kontributet e sigurimeve shëndetësore -Tatimin mbi të ardhurat.
    VKM-ja nr. 431, datë 8.6.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot”, të ndryshuar, te cilit i referoheni me siper perjashton rastet kur :
    a)personat që i ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, para datës së intervistës së vlerësimit;
    b)personat që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune, para lindjes të së drejtës për komisionim, dhe nuk përfiton nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/07 at 10:59 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Afatet e paraburgimit

    Pershendetje,

    Formulimi i pyetjes nuk eshte shume i qarte, megjithate po kthejme nje pergjigje referuar me elmentet e percaktuar ne pyetje.

    -Ne lidhje me pyetjen e pare:
    Aplikueshmeria e masave te sigurise eshte e nderlidhur me disa kushte dhe kritere te percaktuar ne Kodin e Procesdures Penale. Organi kompetent per te vendosur lidhur me zbatimin apo jo te masave te sigurise ne nje procedim penal eshte gjykata, e cila duke patur parasysh nevojat e sigurise te procedimit vendos aplikueshmerine e mases se sigurise “arrest me burg”. Kjo mase aplikohet kur nevojat e sigurise jane shume te larta dhe zbatimi i masave te tjera nuk do te ishte e pershatshme.

    -Ne lidhje me pyetjen e dyte:
    Masa e sigurise jepet me afat, nga ana e gjykates, ne rastin kur vihet ne rrezik marrja dhe vertetesia e proves (neni 245/1/d i Kodit te Procedures Penale). Ne rast se ky afat ka perfuduar, masa e sigurise shuhet, me perjashtim te rasteve kur eshte urdheruar perseritja e saj (neni 261/1/c i Kodit te Procedures Penale).

    Per shuarjen e mases se sigurise eshte e domosdoshme t’i drejtoheni me kerkese gjykates ku ndodhen aktet ne momentin e paraqitjes se saj, e cila duhet te kete si objekt “shuarjen e mases se sigurise”. Shqyrtimi i kerkeses nga ana e gjykates behet brenda 48 oreve, pasi ka njoftuar palet.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/07 at 10:28 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Afatet e paraburgimit

    Përshëndetje,

    Kodi i procedures Penale parashikon se kur personi procedohet penalisht në paraburgim, paraburgimi e humbet fuqinë në qoftë se nga fillimi i zbatimit të tij kanë kaluar afatet e mëposhtme, pa u dorëzuar aktet në gjykatë:
    a) tre muaj kur akuzohet për një vepër që është cilësuar si kundravajtje penale.
    b) Kur procedohet për krime që dënohen në maksimum deri në dhjetë vjet burgim, në paraburgim nuk mund të mbahet me tepër se 6 muaj,
    c) ndërsa kur procedohet për krime që dënohen me jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm, jo më tepër se 12 muaj.

    Paraburgimi e humbet fuqinë në qoftë se nga dita e dorëzimit të akteve në gjykatë kanë kaluar afatet e mëposhtme, pa u dhënë vendimi i dënimit në shkallë të parë:
    a) 2 muaj kur procedohet për kundravajtje;
    b) 9 muaj, kur procedohet për krime që dënohet në maksimum deri në dhjetë vjet burgim;
    c) 12 muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

    Gjatë hetimeve paraprake, prokurori mund ti kërkojë gjykatës zgjatjen e afateve të paraburgimit që janë në mbarim e sipër, por vetem në rastet kur ekzistojnë nevoja të rëndësishme sigurimi dhe verifikime veçanërisht komplekse që e bëjnë të domosdoshme këtë zgjatje. Zgjatja vendoset nga gjykata, mbi kërkesën e prokurorit, pasi dëgjohet mbrojtësi. Zgjatja mund të bëhet vetëm një herë dhe nuk mund të jetë më shumë se tre muaj. Veç kësaj, kohëzgjatja e paraburgimit nuk mund të kalojë gjysmën e maksimales së dënimit të parashikuar për veprën penale që procedohet.

    Kohëzgjatja tërësore e paraburgimit, duke marrë parasysh edhe zgjatjet e afatit nuk mund të kalojë këto afate:
    a)dhjetë muaj, kur procedohet për kundërvajtje penale;
    b)dy vjet, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum deri në dhjetë vjet burgim;
    c) tre vjet, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/07 at 9:36 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Rreth kontrates se punes me afat

    Pershendetje,

    Ne Kodin e Punes, ne nenin 149 te tij, parashikohet shprehimisht qe marredhenia juridike e punes perfundon ne afatin e parashikuar ne kontrate. Gjithashtu, vazhdimi i kontrates ne menyre te heshtur do te sillte krijimin e nje marrdhenie jurike pune me afat te pacaktuar.

    Eshte e domosdoshme nga ana Juaj te beni njoftimin ndaj punemarresit qe marredhenia juridike e punes do te perfundoje pas perfundimit afatit te percaktuar ne kontraten e punes, pavaresisht se punemarresi Juaj eshte ne paaftesi te perkoheshme.

    Koncepti paaftesise se perkoheshme se punemarresit lidhet me zgjidhjen e kontrates para afatit te percaktuar ne kontrate. Ne rastin Tuaj nuk kemi zgjidhje te kontrates se punes, por nje njoftim per mos vazhdimin e marredhenies se punes pertej afatit te percaktuar ne kontrate.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/06 at 8:14 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Rregullimi i ndergjyqesise

    Pershendetje,

    Referuar problematikes Tuaj, Kodi i Procedures Civile ka parashkuar mundesine e zevendesimin procedurial. Ne nenin 184 te tij, parashikohet mundesia e zevendesimit te pales se paditur, kur padia eshte ngritur kunder nje personi ndaj te cilit nuk duhet te ngrihej. Eshte e domosdoshme nga ana Juaj te beni nje kerkese per zevendesim procedurial te pales se paditur, por duhet te keni parasysh qe duhet merret pelqimi nga ana e gjykates si te pales ekzistuese te paditur, por edhe te personit qe hyne si pale e paditur, per marrjen e vendimit te ndermjetem per zevendesim.

    Berja e kerkeses per zevendesim procedurial nga ana Juaj e ben te detyrueshme caktimin e seances pergatitore nga ana e gjykates.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/06 at 8:01 pm
  • Klark Radoniqi

    From Klark Radoniqi on Kalimi i pronesise nga firma ndertuese ne emrin tone

    Pershendetje,

    Sipas ligjit, keto detyrime i ngarkohen subjektit ndertues, nese nuk eshte percaktuar ndryshe me marreveshje midis paleve. Duhet pare sesi keni dakortesuar me subjektin ndertues ne kontraten e porosise. Nese kalimi i pronesise mbi pasurine eshte parashikuar si kusht ne kontraten e porosise, atehere mosperbushja e ketyre detyrimeve nga ana e ndertuesit kushtezon permbushjen e nje prej kushteve te kontrates.
    Ne rast se nuk bini dakord me subjektin ndertues, nje mundesi eshte qe Ju t’i kerkoni edhe zgjidhjen e kontrates se porosise dhe kthimin e shumes se paguar, pervec shperblimit te demit te shkaktuar. Ne cdo rast, do te duhet te vleresohet edhe afatet kohore qe kane kaluar per te kuptuar nese e drejta juaj per t’iu drejtuar gjykates sipas kerkimeve te mesiperme eshte parashkruar apo jo.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/06 at 7:44 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Informacion lidhur me ceshtjen penale

    Pershendetje,

    Per t’u informuar mbi ecurine e nje procedimi penal ne fazen e gjykimit, mund te vizitoni faqjen ne web: http://www.gjykata.gov.al/, lehtesisht e aksesueshme nga te gjithe personat.

    Ne kete faqje mund te merrni informacion te detajuar mbi fazen e gjykimit qe ndodhet ceshtja per te cilen kerkoni inforacion. Gjithashtu, mund te informoheni edhe ne lidhje me oren dhe datat e zhvillimit te seancave gjyqesore.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/06 at 7:43 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Rregullimi i ndergjyqesise

    Pershendetje,

    Per sa ju relatoni, Gjykata nuk mund ta pushoje k-padine. Përcaktimi dhe rregullimi i ndërgjyqësisë është një e drejtë që e gëzon vetëm paditësi dhe palët në proces, ndërsa gjykata në rolin që i ka dhënë ligjvënësi, mundet vetëm t’i orientojë ata në lidhje me rregullimin e ndërgjyqësisë, por në asnjë rast nuk mund t’i detyrojë ata të përcaktojnë se “kush” do të jetë palë në proces.

    Në K.Pr.Civile është parashikuar mundësia që në rastin e mungesës së legjitimimit pasiv, d.m.th. kur padia është ngritur kundër një personi ndaj të cilit nuk duhet të ngrihej kjo padi, të mos vendoset rrëzimi i padisë, por të bëhet zëvendësimi i të paditurit të palegjitimuar me të paditurin kundër të cilit duhet të ngrihet padia ose të paditurin e legjitimuar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/06 at 7:30 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Informacion lidhur me ceshtjen penale

    Pershendetje,

    Ju mund te beni nje kerkese me shkrim permes rruges postare, duke i kerkuar gjykates informacion per sa ju interesoheni. Ne kerkese shenoni te dhenat qe dispononi ne lidhje me ceshtjen (numer/date), percaktoni rolin tuaj ne proces dhe te paleve te tjera te mundshme. Ruajeni mandatin postar qe te keni mundesi te ndiqni trajtimin e kerkeses brenda afateve.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/06 at 7:17 pm
  • Klark Radoniqi

    From Klark Radoniqi on Rreth kontrates se punes me afat

    Pershendetje,

    Nese ka perfunduar afati i parashikuar shprehimisht ne kontraten e punes me afat, atehere marredhenia e punes konsiderohet e perfunduar, pavarsisht se ka koinciduar me kohen kur punemarresi eshte me raport te paaftesise se perkohshme.

    Rinovimi i kontrates varet nga vullneti i paleve. Nese mbas përfundimit të afatit të caktuar, ju vijoni te pranoni sherbime pune nga punemarresi, atehere kontrata zgjatet në heshtje tej këtij afati dhe konsiderohet si kontratë me afat të pacaktuar.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/06 at 7:14 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Pyetje se kur do te hapen Gjykatat

    Pershendetje,

    Bazuar ne njoftimin e KLGJ-se, gjykatat kane rifilluar veprimtarine e tyre, me dt.27.04.2020, por ne menyre te kufizuar, sipas dhe ne respektim te percaktimeve te Aktit Normativ nr.9, date 25.03.2020 “Per marrjen e masave te vecanta ne fushen e veprimtarise gjyqesore, gjate kohezgjatjes e pandemise se shkaktuar nga COVID-19”. Prioritet kryesor i veprimtarisë së gjykatave do të vazhdojnë të jenë çështjet me natyrë ngutshme.
    Ne lidhje me sherbimin per te cilin interesoheni, Ju sugjeroj te komunikoni me Gjykatën nëpërmjet e-mailit apo kontaktit telefonik ne hapesiren e dedikuar per kete qellim ne faqen zyrtare te Gjykates perkatese përpara se të paraqiteni fizikisht pranë saj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/06 at 5:44 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Mbi pagen e luftes

    Pershendetje,

    Pagesa e pages per personat perfitues do te kryhet nga institucioni pergjegjes, i cili eshte Drejtoria e Pergjithshme e Thesarit dhe kjo page do te kaloje direkt ne llogarine tuaj bankare. Duhet te siguroheni nese te dhenat e llogarise bankare qe ju keni vene ne dispozicion jane te sakta. Gjykoj se nisur nga ngarkesa e institucionit ju duhet te prisni, qe brenda nje kohe te arsyeshme, te kryhet pagesa ne llogarine tuaj bankare.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/05 at 7:22 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Mbi pagen e luftes

    Pershendetje,

    Ne rast se ju eshte miratuar paga e luftes, por ende nuk eshte realizuar disbursimi i saj, atehere mund te kete ndonje pasaktesi ne lidhje me te dhenat qe ju keni percuar ne institucionet perkatese gjate aplikimit (si psh. numri i llogarise bankare mund te jete plotesuar ne menyre jo te sakte), ose mund te jete per shkak te voneses se institucioneve si pasoje e procedurave te tyre te brendshme.
    Ju sugjerojme qe te verifikoni te dhenat e llogarise tuaj bankare, si dhe t’i drejtoheni Drejtorise se Tatimeve per cdo lloj informacioni.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/05 at 7:09 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Kalimi i pronesise nga firma ndertuese ne emrin tone

    Pershendetje,

    Perderisa subjekti ndertues nuk merr persiper permbushjen e detyrimeve qe i ngarkon ligji, do te thote qe nuk ka vullnet per realizimin e kalimit te pronesise.
    Ne keto kushte, nje mundesi eshte qe ju t’i drejtoheni gjykates duke i kerkuar njohjen pronar mbi pasurine paluajtshme dhe detyrimin e Agjensise Shteterore te Kadastres per regjistrimin e saj ne emrin tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/05 at 5:41 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Pensioni ushqimor

    Përshëndetje,

    Detyrimi ushqimor është një ndër detyrimet kryesore të çdo prindi ndaj fëmijës së tij që duhet të përmbushet edhe pas zgjidhjes së martesës. Në caktimin e ndihmës për ushqimin e fëmijëve nga prindërit e tyre, gjykatat mban parasysh nevojat për rritjen dhe edukimin e fëmijëve si dhe gjendjen ekonomike të prindit që është i detyruar ta përmbushë detyrimin. Sipas dispozitave të Kodit të Familjes detyrimi ushqimor i prindërve vazhdon edhe ndaj fëmijëve madhorë që ndjekin shkollat e mesme ose të larta me shkëputje nga puna deri në 25 vjeç.
    Në rastin tuaj masa e detyrimit ushqimor e caktuar nga gjykata është 10 mijë lekë. Kur I detyruari është në pamundësi të sigurojë të ardhura nga puna e ligjshme, atëherë institucionet e ekzkekutimit të vendimeve duhet të kenë parasysh cfarëdolloj pasurie tjetër të ish-bashkëshortit tuaj, si pasuri të luajtshme apo të paluajtshme (si.psh llogari bankare, makinë, shtëpi etj).
    Në rast se ish-bashkëshorti juaj ndodhet në paaftësi totale paguese (përvec shtëpisë ku ju jetoni, e cila është në bashkëpronësi), atehere mbetet pak për t’u bërë ligjërisht.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/05 at 1:43 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on A e përfitoj pagën e luftës?

    Pershendetje,

    Ju bej me dije se ne rast kur nuk jepet mundesia per te aplikuar nga ana e punedhenesit, ju keni mundësi të paraqisni si individ Formularin nr.2 te ankesës, të plotësuar, në adresën e dedikuar të emailit: efiling.info@tatime.gov.al
    Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar (ish-punesuar), NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.

    Formularin e ankeses per individe mund ta aksesoni ne linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/05 at 10:18 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on A perfitoj pagesen e papunesise?

    Pershendetje. Ne baze te periudhes se sigurimit juve ju takon pagesa e plote e papunesise, prej 12 muaj. Por Vendimi i Keshillit te Ministrave qe rregullon kushtet e perfitimit te pageses se papunesise (asistences), parashikon qe punemarresi nuk duhet te jete larguar vete me deshire nga puna. Nese juve ne librezen e punes ju kane shenuar largim me deshire nga puna, ju nuk e perfitoni pagesen e papunesise (asistencen).
    Ne te kundert, mund te paraqiteni prane zyrave te punes dhe pasi te regjistroheni si punekerkues i papune, te aplikoni per pagesen e papunesise. Afati eshte 60 dite nga momenti i nderprerjes se marredhenieve te punes.

    Go to comment
    2020/05/05 at 9:03 am
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Si hiqet denimi nga deshmia e penalitetit?

    Pershendetje,

    Referuar institutit te rehabilitimit nga denimi penal ekzitojne dy modele rehabilitimi:
    1) Rehabilitimi gjyqesor – Rehabilitimi kryet nepermjet nje kerkese drejtuar gjykates;
    2) Rehabilitimi ligjor – Ne kete rast, personi i denuar rehabilitohet automatiskisht me plotesimin e kritereve te percaktuar ne legjislacionin penal, pa qene nevoja ti drejtohet gjykates.

    Modeli i rehabilitimi te parashikuar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise ne nenin 69 eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen.

    Ne rastin Tuaj, afati qe eshte i domosdoshem per rehabilitim eshte 2 vjet nga momenti i perfundimi i denimit (kujdes eshte element shume i rendesishem nga i cili fillon llogaritja e afatit 2 vjecar) dhe mos te keni kryer veper tjeter penale. Nga te dhenat e permendura nga ana Juaj, ne pyetjen drejtuar ne platforme, nuk keni plotesuar periudhen e rehabilitimit 2 vjecar.

    Gjithe te mirat,

    Go to comment
    2020/05/04 at 10:52 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Probleme me kredine

    Pershendetje,

    Rikonstruksioni i kredise nuk eshte detyrim ligjor i bankave, apo institucioneve financiare, pra ato kane te drejte te vendosin sipas vleresimit te tyre per ta pranuar apo jo, prandaj ne nuk kemi mundesi t’ju ndihmojme lidhur me kete pike. Ajo qe ju keni te drejte te refuzoni eshte pagesa e kesteve, apo shumave jashte sistemit bankar. Nuk ka asnje arsye perse banka, apo permbarimi t’ju kerkojne qe te paguani shuma te caktuara jashte sistemit bankar.
    Ju duhet te keni parasysh qe, persa kohe ceshtja ka kaluar ne permbarim, tashme kredise, principalit, i jane shtuar edhe interesat, si dhe shpenzimet permbarimore. Permbarimi fillimisht do te bllokoje llogarite tuaja bankare dhe nese ju nuk keni gjendje ne banke, atehere do ekzekutoje detyrimin me ane te pasurive tuaja te luajtshme dhe te paluajtshme.
    Mire eshte te kerkoni nje pasqyre te detyrimit te kredise, per te pare menyren e llogaritjes se kesteve dhe elementeve perberes (principal + interesa), per te qene te bindur lidhur me detyrimin tuaj.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/04 at 7:44 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on A e përfitoj pagën e luftës?

    Pershendetje,

    Nje prej kategorive qe perfiton ndihmem financiare prej 40.000 leke jane personat e larguar nga puna, ne periudhen ndermjet datave 11 mars deri ne daten 10 prill, sipas listepagesave te depozituara prane Sigurimeve Shoqerore.
    Aplikimin per perfitimin e kesaj ndihme e ben punedhenesi juaj. Ju duhet te komunikoni me ekonomistin e fasonerise ku keni punuar, per te bere aplikimin per llogarine tuaj.

    Per nje informacion me te detajuar ne lidhje me kriteret e perfitimit sipas kesaj pakete dhe menyren e aplikimit mund te konsultoheni me linkun me poshte:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/04 at 7:29 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Trajtimi i aplikimeve nga hipoteka

    Pershendetje,

    Drejtoria Vendore e Kadastres Shkoder eshte nen varesine e Agjensise Shteterore te Kadastres dhe eshte ky i fundit, organi epror i cili mbikqyr veprimtarine ose cdo mosveprim nga ana e Drejtorive Vendore.
    Duke qene se ju keni percjelle te dhena, se Drejtorise Vendore Shkoder i jane drejtuar shkresa si nga Kryeministria edhe nga Agjensia Shteterore e Kadastres, atehere ju keshilloj te kerkoni prane ASHK-se, jo vetem qe te urdheroje ASHK-ne SHkoder te kryeje nje veprim te caktuar, por ASHK duhet sipas ligjit nr.111/2018 “Per Kadastren”, te verifikoje mosveprimet e nje institucioni nen varesine e saj duke ngritur nje grup inspektimi, per te shqyrtuar praktiken tuaj. Kete kerkese ju mund ta drejtoni ASHK-se nepermjet sherbimit postar, por edhe nepermjet portalit E-Albania (shqiperiaqeduam.al)
    Gjithashtu bazuar ne ligjin nr. 111/2018 ju keni te drejte qe administrativisht, kunder akteve kadastrale ose mosveprimeve te Agjencisë te paraqisni ankim te struktura pergjegjese per ankimet, sipas percaktimeve te Kodit te Procedurave Administrative.
    Pas shqyrtimit te ankimit, sipas dispozitave te K.Pr.Administrative, me pas ju lind e drejta e ankimit gjyqesor ne Gjykate Administrative, brenda 45 diteve nga njoftimi i vendimmarrjes mbi ankimin apo nga data e mbarimit te afatit ligjor te shqyrtimit te ankimit, ne rast mosveprimi te ASHK-se.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/04 at 3:29 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Rreth procedurave te divorcit

    Pershendetje,

    Sipas Kodit te Familjes, zgjidhja e marteses mund te realizohet me pelqimin e te dy bashkeshorteve ose me kerkesen e njerit prej tyre.
    Zgjidhja e marteses me pelqimin e të dy bashkeshorteve (nenet 125-128 te Kodit te Familjes) bazohet ne nje marreveshje reciproke e hartuar ne nje zyre noterie, në të cilen te jete parashikuar menyra e rregullimit te pasojave qe vijne si rrjedhoje e zgjidhjes se marteses, te cilat jane:
    Lenien per rritje dhe edukim te femijeve te mitur dhe percaktimin e te ardhurave per rritjen dhe edukimin e tyre (ne rastin tuaj jo)
    Kontributin e secilit bashkeshort ne favor te bashkeshortit nevojtar.
    Rregullimin e marredhenieve pasurore midis bashkeshorteve.
    Kete marreveshje se bashku me kerkesen per zgjidhjen e marteses e depozitoni ne Gjykate, personalisht ose nepermjet perfaqesuesit tuaj.

    Zgjidhja e marteses me kerkesen e njerit bashkeshort eshte e parashikuar ne nenet 132 -133 te Kodit te Familjes, dhe per shkak te shkeljeve te perseritura te detyrimeve qe rrjedhin nga martesa per pasoje jetesa e perbashket e bashkeshorteve, behet e pamundur dhe martesa humbet qellimin e saj.
    Fillimisht ju duhet te depozitoni kerkesepadine per zgjidhje martese ne Gjykaten e Rrethit te vendbanimit tuaj te fundit te perbashket, ose ne Gjykaten e Rrethit te vendabanimit te te paditurit dhe me pas Gjykata cakton seancen e pajtimit, ne te cilen palet duhet te jene detyrimisht prezent.
    Duke qene se ju nuk keni femije, procesi gjyqesor per zgjidhje martese eshte procedurialisht me i thjeshte dhe me i shkurter (pasi nuk lind nevoja per caktimin e kujdestarise se femijeve).
    Pas zgjidhjes se marteses, ju duhet te rregulloni edhe marredheniet pasurore qe kane lindur nga regjimi martesor.

    Dokumentet qe duhet te paraqiten ne gjykate:
    – certifikatat perkatese te gjendjes civile (certifikate lindjeje e bashkëshorteve, certifikate e trungut familjar, certifikate martese);
    – dokumente qe tregojnë te ardhurat, gjendjen ekonomike dhe pasurite e te dy bashkeshorteve si psh.
    dokumente pronesie te pasurive te ndryshme te regjistruara te luajtshme dhe te paluajtshme;

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/04 at 3:10 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Si hiqet denimi nga deshmia e penalitetit?

    Pershendetje,

    Ne baze pikes a) te nenit 69 te Kodit Penal, ju do te konsideroheni i padenuar dhe rrjedhimisht deshmia juaj e penalitetit do te dale e paster, nese gjate dy vjeteve nga momenti i perfundimit te denimit tuaj ju nuk kryeni veper tjeter penale. Sipas te dhenave qe ju keni percjell, denimi juaj eshte konvertuar ne “sherbim komunitar”, dhe ne menyre qe ju te konsideroheni i padenuar duhet te plotesohen dy kushte, te kene kaluar dy vite nga momenti i perfundimit te denimit tuaj dhe ju te mos kryeni veper tjeter penale.

    Neni 69 pika a) i Kodit Penal parashikon konkretisht se:
    Quhen te padenuar
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/04 at 2:27 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Rreth procedurave te divorcit

    Pershendetje,

    Ne baze te Nenit 132 te Kodit te Familjes secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët.

    Ju duhet t’i drejtoheni Gjykates se Rrethit ku banoni me ane te nje kerkese-padie me objekt zgjidhje martese. Dokumentat kryesore te cilat dorezohen ne cilesine e proves jane: Çertifikatë martese, Çertifikatë personale e paditësit; Çertifikatë personale e te paditurit; Çertifikatë familjare.

    Kur nuk paraqitet i padituri, ndonëse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari shtyn seancën e pajtimit, duke i përsëritur njoftimin të paditurit. Nëse edhe në këtë seancë i padituri nuk paraqitet pa ndonjë shkak të arsyeshëm, gjyqtari, pasi dëgjon paditësin dhe krijon bindje se pajtimi i bashkëshortëve nuk mund të arrihet, gjykata do te vazhdoje gjykimin ne mungese te te paditurit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/04 at 1:19 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pyetje rreth ndihmës juridike të ofruar në bazë të ligjit 111/2017

    Pershendetje,

    Ligji per ndihmen juridike te garantuar nga shteti, ndihmen juridike dytesore nuk e ka te lidhur me shkallet e gjykimit dhe nuk parashikon qe personat e interesuar duhet te riaplikojne, kur gjykimi kalon ne shkalle te dyte, apo ne Gjykate te Larte. Rastet kur rishikohet vendimi i miratuar per te perfituar ndihme ligjore falas, jane te lidhura me ndryshimin e kushteve financiare te perfituesit.
    Nderkohe shperblimi i avokatit behet sipas Udhezimit perkates, Nr.4/2012, per cdo shkalle te gjykimit.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/03 at 8:19 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Per daljen ne pension

    Pershendetje,

    Ligji per sigurimet shoqerore parashikon te drejten per te dale ne pension, pasi se pari, pensioni eshte e drejte dhe jo detyrim. Se dyti, cdo person ka te drejte qe te punoje edhe pasi i lind e drejta per pension, madje edhe pasi ka dale ne pension dhe perfiton pensionin e pleqerise. Jane politikat e institucionit te cilat percaktojne nese punonjesit do te qendrojne ne pune pas plotesimit te moshes per pension. Per disa profesione, apo pozicione pune, kjo percaktohet edhe ne ligjin perkates.

    Go to comment
    2020/05/03 at 8:06 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Te drejtat e mia per nje strehe

    Pershendetje,

    Nje nder objektivat social te Shtetit Shqiptar eshte dhe plotësimi i nevojave te shtetasve per strehim, ne përputhje me mjetet qe ai disponon. Nje nder keto mjete jane dhe instrumentat ligjor qe ai perdor sic eshte ne kete rast ligji nr. 22/2018 “Per Strehimin social”.

    Duke ju referuar rastit tuaj specifik, Ju bej me dije ne Aktin Normativ nr. 3/2012 “Per lirimin e banesave pronareve te ligjshem nga qytetaret e pastrehe, banues ne banesat ish prone prone e subjekteve te shpronësuara” , parashikohej se personat /familjet te cilat dolen te pastreha per shkak te kthimit te prones ish pronareve, duhet te aplikonin brenda dates 1 nentor 2012 per te perfituar nga kredite e buta, leshuar per nje periudhe per 30 vjet dhe me interes vjetor 0%. Listat e subjekteve te pastreha si rezultat i kthimit te prones ish pronareve jane administruar nga Enti Kombetar i Banesave, si institucioni zbatues i këtij akti (dhe ne përputhje me urdhrat e mepasshem nga Ministria perkatese), e cila ka bere rakordimin dhe me bankes e caktuar qe do te levronte kete fond ne forme kredie.
    Nga sa me siper, del qarte se afati per te kryer kete aplikimin, per te përfituar kredine e bute ne kuptim te aktit nr.3/2012, ka perfunduar.
    Ne kushte te tilla i referohemi ligjit nr. 22/2018 “Per strehimin social”, i cili parashikon midis te tjerash, se per përfitimin nga skema e strehimit social, kane perparesi dhe familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve (kriteret e kushteve sociale), ne përputhje me kushtet dhe kriteret qe individi/familja duhet te plotesoje per te perfituar ne nje nga 6 skemat e strehimit social.
    Ne përputhje me sa me siper gjykoj se e vetmja menyre qe ju te mund te perfitoni nje strehe te mundshme eshte duke aplikuar per nje nga skemat e strehimit social.
    Ne lidhje me proceduren, fillimisht ju duhet te aplikoni prane njesise administrative ku keni regjistrimin, duke plotësuar nje formual tip per te përfituar nga nje prej skemave te strehimit social. Me pas ne përputhje me përmbushjen ose jo te kritereve te përcaktuara ne ligjin nr. 20/2018, do te vijohet me plotësimin e dokumentacionit perkates, kjo pasi Bashkia t’ju kete njoftuar.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/03 at 6:23 pm
  • Elona Mone

    From Elona Mone on Sqarim rreth njoftimit te gjykimit ne Gjykate Apeli

    Pershendetje!

    Ne lidhje me problematiken tuaj mund te dergoni nje e-mail ne adresen zyrtare te Gjykates se Apelit Vlore, ku do te merrni pergjigje zyrtare nga personat pergjegjes.
    E-mail: apelivlore@hotmail.com
    Gjithashtu mund te konsultoheni me listat e shortit te perditesuara prane ambienteve te Gjykates se Apelit, si dhe prane sekretarise se Gjykates, duke shkuar personalisht nga dita e hene ne te premte.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/03 at 4:30 pm
  • Elona Mone

    From Elona Mone on Largim nga puna me mase disiplinore

    Pershendetje,

    Ne lidhje me mungesat ne pune, duke marr parasysh parimin e pergjithshem te bazuar ne ligj, mungesat ne pune duhet te jene te justifikuara sipas shkakut (shendetesor apo shkaqe te tjera) te provuara me dokumentacion. Nga ana tjeter, nese punedhenesi ju ka njoftuar me shkrim se pjesemarrja ne pune nuk eshte e detyrueshme apo me cdo lloj menyre tjeter qe mund te provohet ligjerisht, atehere punedhenesi nuk ka te drejte te ndermarre mase disiplinore.

    Per nje vleresim me te detajuar, mund te na vini ne dispozicion nje kopje te kontrates se punes, duke e ngarkuar ne hapesiren e dedikuar ne platformen “juristionline.al”

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/03 at 3:56 pm
  • Elona Mone

    From Elona Mone on Rreth nje zyre punesimi qe na mashtroi

    Pershendetje,

    Ne lidhje me problematiken qe referoni, ju shpreheni se keni nenshkruar nje kontrate me agjensine private te punesimit. Ne funksion te vleresimit te pretendimeve tuaja ne raport me kushtet e dakortesuara te kontrates, si dhe dhenien e nje keshillimi me konkret ne lidhje me rastin, lutemi na dergoni per konsultim kopjen e kontraten, duke e ngarkuar ne hapesiren e dedikuar ne platforme.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/03 at 3:47 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Paga e luftes - Covid19

    Pershendetje,

    Ju bejme me dije se ju mund te perfitoni ndihme financiare nga nje prej paketave te miratuara nga qeveria, kjo ne varesi te specifikave te biznesit ku punoni.

    Ne lidhje me paketen e ndihmes financiare nr. 1, administrata tatimore ka identifikuar tatimpaguesit qe mund ta perfitojne ate, nga lista e atyre te cilet per arsye te ndryshme nuk kane mundur te aplikojne per “pagen e luftes”. Ne lidhje me kete kategori tatimpaguesish eshte deklaruar se do të lajmerohen nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing për mundësinë e aplikimit nëpërmjet kësaj llogarie si dhe dorëzimin e formularit “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 1”.
    Nese keni marre nje njoftim te tille (llogaria e biznesit ku punoni) ose nese vleresoni se mund te jeni perfitues sipas kesaj pakete, por per arsye te ndryshme nuk keni arritur të aplikoni për përfitimin e kesaj ndihme financiare, jeni te lutur te aplikoni deri në datë 05.05.2020.

    Per me shume detaje ne lidhje me kriteret e perfitimit sipas paketes nr.1, gjeni ne linkun ne vijim: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1284/njoftim-per-kriteret-dhe-menyren-e-aplikimit-per-perfitimin-e-pages
    Per me shume detaje konsultohuni me njoftimin perkates te adminitrates tatimore ne linkun me poshte: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1386/rihapen-aplikimet-per-ndihmen-financiare-te-paketes-nr1-sipas-vkm-nr254-date-27032020

    Nese punoni ne nje biznes te madh (me te ardhura vjetore mbi 14 milione leke) dhe aktiviteti i ketij biznesi ka qene i mbyllur ne zbatim te urdhrave te MSHMS; ose nese punoni ne nje biznes me te ardhura vjetore nen 14 milione leke, aktiviteti i te cilit ka qene i lejuar te ushtrohet gjate periudhes se Covid-19; si dhe nuk beni pjese ne kategorite qe perjashtohen nga perfitimi i ndihmes financiare, Ju mund te jeni subjekt perfitues i ndihmes financiare ne masen 40.000 leke, sipas paketes se ndihmes financiare nr. 2, te miratuar me VKM nr. 305, dt. 16.04.2020.

    Per informacion me te detajuar lidhur me kategorite perfituese, kategorite qe perjashteohen nga perfitimi si dhe menyren e aplikimit mund t’i gjeni ne linkun me poshte:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/03 at 12:47 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Rreth nje zyre punesimi qe na mashtroi

    Pershendetje,

    Ne rastin tuaj ju keni nenshkruar nje kontrate paraprake me kompanine e punesimit, e cila ka ndermjetesuar punesimin tuaj ne Malte. Nese ju e keni nenshkruar kete kontrate me vullnetin tuaj te plote, do te thote qe keni rene dakort per kushtet, detyrimet dhe te drejtat tuaj te parashikuara ne te dhe mbetet pak per t’u bere ligjerisht ne kete drejtim. Nese ju mendoni se ka mosperputhje midis kushteve te parashikuara ne kontrate dhe zbatimit te saj, ju mund t’i drejtoheni me padi gjykates civile per zgjidhjen e kontrates dhe shperblimin e demit.
    Gjithashtu nese mendoni dhe keni prova se kjo veprimtari permban elemente te vepres penale te mashtrimit, ju mund t’i drejtoheni Prokurorise.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/03 at 11:04 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e luftes - Covid19

    Pershendetje,

    Ju informojme se jane rihapur aplikimet për ndihmën financiare sipas Paketës Nr.1, miratuar me “VKM Nr.254 datë 27.03.2020”, aplikimet do të vazhdojnë të jenë aktive deri në datë 05.05.2020.
    Per informacion me te detajuar, mund te klikoni linkun:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1386/rihapen-aplikimet-per-ndihmen-financiare-te-paketes-nr1-sipas-vkm-nr254-date-27032020

    Perfitues sipas Paketes se Ndihmes financiare nr. 2 (VKM nr. 305, date 16.04.2020) jane kategorite e meposhtme:
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
    – Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
    – Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Per informacion me te detajuar mbi kete pakete, mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/03 at 9:37 am
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Padrejtesia qe me behet

    Pershendetje,

    Kompetencen lendore per hetimin e vepres penale te “Korrupsionit pasiv te gjyqtarëve,prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar ne nenin 319/ç te Kodit Penal, e ka Prokuroria e Posacme (SPAK). Si rrjedhoje, kallezimi penal dhe provat qe keni duhet t’i depozitoni prane ketij oragni.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/02 at 10:31 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Largim nga puna me mase disiplinore

    Pershendetje,

    Kontrata e punës me kohëzgjatje të pacaktuar mund të zgjidhet nga punëdhënësi duke respektuar procedurën e zgjidhjes së kontratës së punës dhe afatin e njoftimit. Në përfundim të afatit të njoftimit përfundon kontrata e punës.

    Punëdhënësi që nuk respekton procedurën, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim prej dy muajsh pagë, që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme.
    Afatet e njoftimit varen nga kohezgjatja e marredhenies se punes:
    1. Per marredheniet e punes deri ne 6 muaj, afati eshte 2 jave;
    2. Per marredheniet e punes nga 6 muaj – 2 vjet, afati eshte 1 muaj;
    3. Per marredheniet e punes 2-5 vjet, afati eshte 2 muaj;
    4. Per marredheniet e punes mbi 5 vjet, afati eshte 3 muaj.
    Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.

    Punëdhënësi, në çdo kohë, mund të zgjidhe menjëherë kontratën për shkaqe të justifikuara. Që do të thotë se marrëdhënia e punës ndërpritet menjëherë, pa u respektuar afatet e njoftimit të përmendura më lart. Konsiderohen shkaqe të justifikuara rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim të punëdhënësit.
    Punëmarrësi i pushuar nga puna në mënyrë të menjëhershme e të justifikuar humbet të drejtën e shpërblimit për vjetërsi, por ruan të drejtën e shpërblimit për pushimet e pamarra.

    Në rastin e zgjidhjes së pajustifikuar të kontratës së punës (pra para afatit te mbarimit te kontratës apo pa respektuar afatin e njoftimit dhe pa motiv justifikues), punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do të kish fituar, nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të njoftimit të parashikuar në ligj ose me kontratë. Ne rastet e zgjidhjes se menjëhershme te pajustifikuar gjykata duke vlerësuar te gjitha rrethanat mund te vendos një dëmshpërblim deri ne nje vit page , e cila i shtohet edhe pagës që punemarresi duhet të marre gjatë afatit të njoftimit.

    Nje nder rastet e zgjidhjes se kontratës nga punëdhënësi pa shkaqe të arsyeshme eshte kur bëhet për motive të anëtarësimit ose jo të punëmarrësit në një sindikatë të krijuar sipas ligjit. Nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të arsyeshme, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit.
    Punëdhënësi që ka zgjidhur kontratën pa shkaqe të arsyeshme, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit.
    Punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/02 at 10:09 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e luftes sipas paketes 1

    Pershendetje,

    Persa kohe ndihma financiare eshte miratuar nga tatimet dhe nuk keni probleme me te dhenat e llogarise bankare, atehere mbetet te prisni per disbursimin e shumes nga thesari ne llogarine bankare te punonjesit tuaj. Vonesa mund te kete si shkak ngarkesen e punes se ketij institucioni ne kete periudhe, si dhe procedura te brendshme.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/02 at 8:51 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Per pronat

    Pershendetje,

    Ne lidhje me ligjin e ri te miratuar nr. 20/2020 “Per përfundimin e proceseve kalimtare te pronesise”, ky ligj parashikon disa rregulla procedurale ne lidhje se si do procedohet per zgjidhjen e problematikave kryesore qe kane dale gjate procesit te regjistrimit te titujve te pronesise. Nje nder qëllimet e tjera te këtij ligji eshte dhe zgjidhja e mbivendosjeve të shkaktuara nga gabimet materiale ose pasaktësitë e hartave kadastrale apo të titujve të pronësisë, përpara hyrjes ne fuqi te tij.

    Ky ligj parashikon dhe procedurat qe ndiqen ne rastet e mbivendosjeve fiktive ne përputhje me parashikimet e nenit 65. Ne rast se shkaku i mbivendosjes lidhet me gabimet materiale ose pasaktesite e hartave apo titujve te pronesise, atehere do te duhet t’I drejtoheni Zyres Vendore te ASHK Fier per vleresimin dhe trajtimin e rastit tuaj.

    Ne rast se nuk jemi ne kushtet e gabimeve materiale, ju bej me dije se problematika e mbivendosjes se titujve te pronesise, ne parim mund te zgjidhet ne dy menyra: marreveshje midis paleve qe zoterojne titujt e pronesise qe krijojne mbivendosje ose permes nje vendimi gjyqesor. Duke qene se jeni ne nje proces gjyqësor mbi kete ceshtje dhe nese gjykata po shqyrton ne themel problematiken e mbivendosjes, atehere vleresoj se do te duhet te prisni derisa gjykata te shprehet me vendim.

    Ne rast se konfirmohet se pronesia e siperfaqes se prones se mbivendosur (objekt konflikti) eshte “shtet” dhe i perket nje subjekti publik dhe ne kushtet kur mbi kete prone eshte zhvilluar nje ndertim (pallat), atehere vleresoj se do te duhet te ndiqni procedurat per privatizimin e truallit ne perdorim, sipas percaktimeve te ligjit nr. 20/2020.

    Ne lidhje me mospajisjen me certifikate pronesie nga ASHK (ish ZVRPP-ja), vleresoj se me depozitimin e aktit ligjor qe i jep zgjidhje mbivendosjes (marreveshje midis paleve ose vendim gjykate) dhe me konfirmimin e pronesise se truallit ne favor tuaj si pronar i truallit te zhvilluar, do te procedohet me heqjen e kufizimit mbi pasurite dhe me pajisjen me certifikata pronesie per njesite e individualizuara.

    Faleminderit

    Shenim nga administratori i platformes: Ne sistem nuk rezulton dokumentacion i ngarkuar sic referohet ne permbajtje te pyetjes tuaj. Ne pamundesi per t’ju kontaktuar per shkak te mungeses se te dhenave tuaja te kontaktit, ju bejme me dije se trajtimi i pyetjes nga juristet eshte realizuar vetem mbi bazen e informacionit/te dhenave qe parashtroni ne pyetje.

    Go to comment
    2020/05/02 at 12:55 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Dhuna ndaj gruas

    Pershendetje,

    Ju keni te drejte ta ankimoni ne Gjykate vendimin e prokurorit per pushimin e ceshtjes, brenda 10 diteve nga marrja djeni per pushimin e ceshtjes. Ankimi shqyrtohet brenda 15 diteve ne dhome keshillimi.
    Gjykata mund te vendos sipas rastit: 1. Lenien ne fuqi te vendimit te pushimit 2. Kthimin e akteve prokurorit dhe vazhdimin e hetimeve, kur çmon se ato jane te paplota, duke percaktuar drejtimet e thellimit te tyre dhe, kur eshte rasti, edhe veprimet qe duhet të kryhen, si dhe cakton afatin brenda të cilit hetimet duhet të perfundojne; 3. Kthimin e akteve prokurorit, duke e urdheruar qe te formuloje akuze dhe te paraqese kerkese per gjykimin e çeshtjes, kur çmon se hetimet jane te plota dhe rezulton se ka prova te mjaftueshme per te mbeshtetur akuzen ne gjyq.
    Per me teper informacion referohuni nenit 329 te Kodit te Procedures Penale. Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/01 at 10:28 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Kalim prone dhurate

    Pershendetje,

    Referuar permbajtjes se Kodit Civil, ne nenin 764 te tij parashikohet se kontrata e dhurimit mbi sendet e paluajtshme duhet te bere me akt noterial. Kjo forme e shprehjes se vullnetit eshte e detyrueshme, sepse ne rast e kundert kontrata dhurimit do te jete e pavlefshme. Pas perfundimit te kontrates duhet bere regjistrimi i saj prane Agjencise se Kadastres te vendodhjes se sendit.

    Nepermjet paketes fiskale te vitit 2020 eshte hequr tatimi mbi kontratat e dhurimit midis femijeve dhe prinderve.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/01 at 9:30 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kalim prone dhurate

    Pershendetje,

    Ne zbatim te percaktimeve ligjore, dhurimi i sendeve të paluajtshme, si nje veprim juridik per kalimin e pronesise duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm. Per te bere kalimin e pronesise, ju duhet te jeni te pajisur me certifikaten e pronesise se pasurise, dokument i cili merret nga Agjensia Shteterore e Kadastres (ish ZVRPP). Per lidhjen e kontrates se dhurimit do te duhet te paraqiteni prane nje noteri publik, i cili kryen verifikimet perkatese mbi gjendjen juridike te pasurise ne rregjistrin elektronik te pasurive te paluajtshme, sqaron palet mbi te drejtat dhe detyrimet perkatese dhe harton aktin noterial te dhurimit.

    Me ndryshimet e fundit ligjore, dhurimi i pronës (banese/truall) midis familjarëve (brenda lidhjes gjinore ne familje) perjashtohet nga tatimi mbi të ardhurat në masën 15 për qind. Ju bejme me dije se kjo e ardhur nga dhurimi brenda lidhjes gjinore për banesën dhe/ose truallin, është e përjashtuar vetëm një herë për një përfitues.

    Në momentin e dhurimit, përveç aktit të dhurimit ose të heqjes dorë për kalimin e së drejtës të pronësisë së banesës dhe ose truallit, duhet të paraqitet dhe depozitohet pranë noterit, dokumenti/vërtetimi që provon lidhjen gjinore në familje ndërmjet palëve, ne rastin tuaj prind/fëmijë.

    Kostot ekonomike te transaksionit te dhurimit te pasurise jane: Tarifat e sherbimeve noteriale dhe tarifat e sherbimit qe ofrohen nga ASHK, per regjistrimin e kontrates se dhurimit dhe leshimin e dokumentave te pronesise ne emrin tuaj si pranuese dhurimi (certifikate pronesie, kopje kartele dhe harte treguese te pasurise).

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/01 at 8:45 pm
  • Elona Mone

    From Elona Mone on Ekspert kontabel

    Pershendetje!

    Ne faqen zyrtare te Ministrise se Drejtesise http://drejtesia.gov.al/regjistri-elektronik-i-eksperteve/ ju mund te gjeni te azhornuar listen e eksperteve sipas natyres se ceshtjes qe kerkoni te zgjidhni.

    Gjithashtu ne faqet zyrtare te gjykatave mund te gjeni listen e eksperteve. Ju mund te klikoni ne faqen gjykata.gov.al, te zgjidhni listen e eksperteve te gjykates se rrethit ku keni vendbanimin dhe aty mund te merrni kontaktin e nje prej eksperteve kontabel qe deshironi.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/01 at 7:17 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Pyetje rreth divorcit

    Pershendetje,

    Divorci ndahet ne dy momente kryesore:
    1. Zgjidhja e Marteses – kostot e procesit gjyqesor perbehen nga tarifat gjyqesore (3000 leke), tarifat avokatore (45000 leke minimumi);
    2. Pjestimi i pasurise se perbashket martesore (nese keni pasuri te perbashket/ dhe nese doni ta pjestoni). Nese ju keni pasuri te vendosur gjate regjimit martesor te perbashket dhe ju deshironi ta pjestoni ate, atehere do te duhet te zhvilloni nje proces ne te cilen do te linde nevoja edhe per thirrjen e ekspertit. Ne kete rast, kostove te procesit dhe atyre te avokatit i shtohen edhe kostot e tarifave te ekspertit.

    Kohezgjatja e procesit varion ne varesi te ngarkeses se punes se gjykates dhe problematikave qe lindin gjate procesit tuaj gjyqesor.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/01 at 7:01 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ekspert kontabel

    Pershendetje,

    Krahas referimit ne rregjistrin elektronik te eksperteve qe administrohet nga Ministria e Drejtesise, mund t’i drejtoheni per reference edhe shoqates se profesionisteve kontabel – Institutit te Eksperteve Kontabel te Autorizuar. Per nje informacion me te detajuar mund te aksesoni linkun: http://www.ieka.al/.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/01 at 6:58 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Larguar nga puna. Interesohem per pagen e luftes

    Pershendetje,

    Nje prej kategorive qe perfiton ndihmen financiare prej 40.000 leke jane personat e larguar nga puna, ne periudhen ndermjet datave 11 mars deri ne daten 10 prill, sipas listepagesave te depozituara prane Sigurimeve.
    Aplikimin per perfitimin e kesaj ndihme e ben punedhenesi (ish-punedhenesi juaj). Ju duhet te komunikoni me zyren e finances se biznesit ku keni punuar, per te bere aplikimin per llogarine tuaj.

    Ne rast se keni kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, ju bejme me dije se ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”. Ju duhet te paraqiteni prane Zyres se Punes, brenda 60 diteve nga data e shkeputjes se marredhenies se punes, duke dorezuar kërkesën me shkrim dhe dokumentacionin perkates. Perfitojne pagese papunesie personat te cilet nuk marrin përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/01 at 6:52 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Nevoje per informim

    Pershendetje,

    Nga sa informacion ju percillni behet fjale per nje proces gjyqesor per abuzim seksual ndaj te miturit. Se pari, kjo eshte nje veper penale e rende dhe nese gjykata nuk ka vendosur drejt sipas jush, ju keshilloj te apeloni vendimin.
    Se dyti, nese ju mendoni se ne kete proces gjyqesor ka pasur neglizhence nga ana e trupes gjyqesore, nuk jane marre parasysh provat, apo ju keni fakte te tjera te cilat provojne pretendimet tuaja ndaj gjyqtareve, ju keshilloj te depozitoni ne Keshillin e Larte Gjyqesor (KLGJ) dhe Inspektoriatin e Larte te Drejtesise (ILD) nje ankese shoqeruar me vendimin gjyqesor te formes se prere, procesverbalin e seancave (ose regjistrimet audio), si dhe te gjithe provat e tjera qe ju mund te keni.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/01 at 6:43 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Pushimi nga puna

    Pershendetje,

    Ne rastin tuaj eshte nderprere marredhenia e punes nga ana e punedhesit ne menyre te menjehershme dhe pa shkaqe te justifikuara. Nga sa informacion percillni, ne kete rast nuk eshte respektuar as afati i njoftimit dhe as procedura per nderprerjen e marredhenies se punes sic parashikon Kodi i Punes. Brenda 6 muajve nga momenti i nderprerjes se marredhenies se punes, ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates per te kerkuar demshperblim.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/01 at 6:26 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pushimi nga puna

    Pershendetje

    Se pari, largimi juaj nga puna ka qene i paligjshem. Largimi behet vetem duke respektuar dispozitat e Kodit te Punes: njoftimin, zhvillimin e bisedimeve, njoftimin e largimit, pagesen e periudhes se njoftimit, pagesen e vjetersise (nese keni mbi tre vite). Persa kohe keto nuk jane respektuar, ju keni te drejte qe brenda gjashte muajsh nga periudha e largimit t’i drejtoheni Gjykates per te kerkuar demshperblimet perkatese.

    Se dyti , ju bej me dije se ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”. Përfitojnë të ardhura nga papunësia personat, të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme:
    – Të kenë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, (për cdo rast përfitimi).
    – Të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    – Të kenë paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës prane Zyres se Punes, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
    – Të pranojnë të punësohen ose të kualifikohen kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit;
    – Nuk marrin përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/01 at 6:17 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Nevoje per informim

    Pershendetje

    Teknikisht Gjykata nuk mund te “heshte”, pasi eshte e detyruar te jape nje pergjigje me shkrim dhe te arsyetuar ligjerisht ndaj cdo kerkese qe i drejtohet.
    Neqoftese keni pretendime te tjera ndaj nje vendimi qe nje Gjykate mund te kete marre, atehere kete vendim mund ta apeloni, brenda afateve te caktuara, ne Gjykaten e Apelit.

    Neqoftese ndaj nje abuzimi kundrejt nje te mituri nuk eshte bere denoncim, ju mund te paraqiteni prane Drejtorise se Policise se qytetit, ku banoni ose te beni kallzim penal ne Prokurori, institucion qe ndermerr me pas hapat e tjera te nevojshme te hetimit.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/05/01 at 4:55 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ankese drejtuar Ministrisë së Drejtësisë

    Pershendetje,
    Ne varesi edhe te natyres se kerkese ankeses suaj, (nese eshte nje proces ankimi zyrtar apo nje kerkese ankese e thjeshte kundrejt procesit) ndryshon edhe afati i trajtimit te problematikes suaj. Per te kerkuar informacion ne lidhje me kerkesen tuaj mund te telefononi ne nr. 04 2 259 389 ose te shkruani email ne info@drejtesia.gov.al.
    Gjithashtu nepermjet portalit e-Albania (shqiperiaqeduam.al), mund te drejtoni nje kerkese per informacion ose ankese ne adrese te Ministrise se Drejtesise dhe do te merrni pergjigje brenda 10 dite pune.
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/01 at 3:40 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Pyetje rreth divorcit

    Pershendetje,

    Shpenzimet e procesit gjyqesor per zgjidhje martese, ne rastin tuaj perbehen nga: 1.Tarifat gjyqesore. Ne perputhje me udhezimin nr. 33, date 29.12.2014 tarifa gjyqesore per zgjidhje martese eshte ne vleren 3000 lek. 2.Shpenzimet avokatore. Keto shpenzime percaktohen ne perputhje me marreveshjen e sherbimit midis avokatit dhe klientit.

    Zgjatja e procesit varet nga ngarkesa e gjykates perkatese, si dhe nga specifikat e rastit. Ne parim gjyqi civil i zgjidhjes se marteses behet me 3 seanca ne total, ku seanca e pare behet pa prezencen e avokateve te paleve.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/01 at 1:40 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Sqarim rreth njoftimit te gjykimit ne Gjykate Apeli

    Pershendetje,

    Ju duhet te interesoheni vete prane Gjykates se Apelit Vlore, ne lidhje me vonesat e tejzgjatura per gjykimin e ceshtjes suaj. Duke qene se veprimtaria e gjykatave per momentin eshte pezulluar, ju mund te kerkoni informacion duke drejtuar nje kerkese me ane te sherbimit postar.

    Ne rast se ndodheni te rrethana te veshtira ekonomike, familjare apo shendetsore, nepermjet perfaqesuesit tuaj ligjor, ju mund te beni edhe nje “kerkese per pershpejtim” te procesit, duke i bashkelidhur edhe provat perkatese qe justifikojne rrethanat tuaja.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/01 at 1:31 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Informacion ne lidhje me ceshtjet e punes

    Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjet qe parashtroni, ju sqaroj si me poshte:

    1. Ne rast se punedhenesi nuk ju paguan pagat, nje nder menyrat eshte t’i drejtoheni Gjykates Civile perkatese ku t’i kerkoni pagesat e vonuara te detyrimeve qe rrjedhin nga kontrata e punes. Nje tjeter menyre eshte edhe permes ndermjetesimit me ish-punedhenesin tuaj. Duke qene pa kontrate te rregullt pune, si dhe duke mos ju derdhur sigurimet shoqerore eshte pak e veshtire te provohet marredhenia juaj e punes per 6 muajt e fundit. Gjithsesi mund te paraqisni prova te tjera, si deshmitare apo statement nga banka per pagesat e kryera nga subjekti, etj. Mbani ne konsiderate qe Kodi i Punes parashikon nje afat tre vjecar per te kerkuar nepermjet gjykates permbushjen e detyrimeve te papermbushura qe rrjedhin nga kontrata e punes.

    2. Ne lidhje me pagen e luftes, nisur nga kushtet tuaja vleresoj se, ju nuk mund ta perfitoni, per arsye se: ne radhe te pare duhet te rezultoni i larguar nga puna (referuar listepagesave te dorezuara ne sigurime) ne periudhen midis 11 mars deri 10 prill, dhe se dyti, nuk duhet te kishit dhene doreheqjen. Per me teper qe aplikimi per perfitimin e ndihmes financiare behet nga punedhenesi (ish-punedhesi) juaj.

    3. Ne lidhje me kostot e procesit gjyqesor, ato perbehen nga: 1. Tarifat gjyqesore ne perputhje me Urdhrin nr. 33, date 29.12.2014 “Per tarifat gjyqesore” 2. Shperblimi i avokatit, i cili percaktohet ne marreveshje midis paleve, 3. Shpenzimet mbi ekspert te mundshem, te cilet mund te caktohen nga gjykata, duke patur parasysh rrethanat dhe faktet specifike te ceshtjes tuaj.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/01 at 1:09 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Sqarim rreth njoftimit te gjykimit ne Gjykate Apeli

    Pershendetje,

    Marrja e informacionit, lidhur me ecurine e procesit civil ne Gjykaten e Apelit Vlore, mund te behet lehtesisht nepermjet faqes zyrtare ne internet “www.gjykata.gov.al”. Eshte lehtesisht e aksesueshme nga te gjithe personat.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/01 at 12:24 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Nevoje per informim

    Pershendetje,

    Abuzimi seksual me te mitur eshte veper penale e parashikuar si e tille nga Kodi Penal i RSH. Eshte organi hetimor Prokuroria, e cila ben hetimet e nevojshme dhe provat e marra me pas shqyrohen dhe vleresohen gjate procesit gjyqesor. Nese mendoni se se nuk eshte i drejte vendimi i Gjykates, ju mund ta Apeloni ate ne perputhje me afatet ligjore proceduriale.

    Ju keshilloj qe raste te tilla te referohen dhe ne Njesine per Mbrojtjen e Femijeve prane Sherbimit Social Rajonal te vendbanimit te te miturit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/01 at 12:21 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Vjedhje ne karten e kreditit

    Pershendetje,

    Ne pyetjen Tuaj ka dy problematika ne lidhje me karten e kreditit:

    1. Demi pasuror i shkaktuar – mund te padisni banken per demshperblimin e demit pasuror te shkaktuar, per shkak te mos marrjes se masave te nevojshme, e cila ka sjelle si pasoje demin pasuror kundrejt Jush.
    2. Mund te beni kallezim penal ne organet kompetente ne lidhje me vjedhjen e kryer nepermjet kartes se kreditit.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/01 at 12:11 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Dhuna ne familje

    Pershendetje,

    Gjeja e pare qe ju keshilloj te beni eshte denoncim ne polici. Ne kallzimin qe do te beni duhet ta denonconi per dhune ne familje dhe te kerkoni UMM perseri ne te cilin te kerkohet mbrojte si per nenen tuaj ashtu edhe per ju. Me pas do te vijoje procedura ne Gjykaten Civile te Rrethit Gjyqesor ku keni vendbanimin. Nese keni raste flagrante te cilat konsitojne ne dhune ne rruge, kercenime te drejtperdrejta te cilat cenonjne integritetin tuaj fizik, ju keshilloj te siguroni numrin e punonjesit te policise te zones ku ju banoni dhe ta kontaktoni menjehere dhe t’i referoni rastin.
    Ne kushtet ne te cilat ndodheni, ju mund te perfitoni edhe nga ligji nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, me avokat falas per ceshtjet gjyqesore qe keni (ketu e kam fjalen dhe per ceshtjen civile per pjestim pasurie).
    Nje tjeter keshille eshte qe te drejtoheni edhe prane Sherbimit Social Rajonal i cili te mund te menaxhoje rastin tuaj. Ata jane nje grup i specializuar i perbere nga punonjes sociale, psikologe, jurist te cilet ne perputhje me specifikat e rastet bejne dhe referimet perkatese.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/01 at 12:01 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Paketa e ndihmes ekonomike 2

    Pershendetje,

    Nese ju keni aplikuar per perftimin e ndihmes financiare prej 40.000 leke, sipas paketes nr.2 dhe kerkesa kuaj eshte refuzuar, atehere ju bejme me dije se keni mundësi të paraqisni Formularin e ankesës (Formati 1 për subjekte dhe Formati 2 për individë), përmes kanaleve të komunikimit, të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjjthshme e Tatimeve.

    Me poshte linku ku mund te aksesoni informacion me te detajuar: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/05/01 at 11:55 am
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Afati i prokures se emigrantit

    Pershendetje,

    Prokura eshte nje akt perfaqesimi, ne baze te se ciles i perfaqesuari i delegon tagra perfaqesuesit per vepruar ne emer dhe llogari te tij ne kryerjen e veprimeve juridike.

    Nese prokura eshte lidhur me afat, ajo nuk eshte e vlefshme pertej afatit te percaktuar ne te. Si rrjedhoje, prokura nuk mund delegoje tagrat jashte afatit te percaktuar. Prokura konsiderohet e mbaruar kur plotesohet afati per te cilin ajo ishte dhene.

    Megjithate ne Kodit Civil, ne nenin 78 te tij, parashikohet mundesia e personit fizik ose juridik te veproje si perfaqesues i nje pale te trete pa e pasur kete tager, por qe veprimi juridik te sjelli efekte juridike per palen e trete eshte e domosdoshme miratimi i saj. Kur miratimi nuk është dhënë, personi i tretë që ka qenë në mirëbesim ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit nga përfaqësuesi.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/01 at 11:30 am
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Pyetje rreth divorcit

    Pershendetje,

    Mund te perdorni dy menyra per zgjidhjen e marteses:

    1. Nepermjet kerkesepadise, e cila depozitohet ne gjykaten e vendbanimit Tuaj te perbashket ose ne gjykaten e vendbanimit e te paditurit. Ne mungese te percaktimit te kriterit te mesiperm mund te depozitohet ne gjykaten e vendbanimit te paditesit. Ne kete rast kostot jane:
    a. Kosto e kerkese-padise, se bashku me njoftimet: 3400 leke (te reja);
    b. Kosto e perfaqesuesit Tuaj, nese do te zgjidhni nje avokat mbrojtes.

    2. Nepermjet zgjidhjes se marteses me marreveshje. Marreveshja realizohet para noterit dhe me pas i drejtohesh me kerkese gjykates per miratimin e saj. Kostot ne kete rast jane:
    a. Marreveshja noteriale;
    b. Kerkesa para gjykates, 200 leke (te reja).

    Per shkak se gjendjes se fatkeqesise natyrore, te gjithe proceset gjyqesore jo te ngutshme jane pezulluar.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/05/01 at 11:18 am
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Vjedhje ne karten e kreditit

    Pershendetje,

    Per sa ju relatoni, ne vleresimim tim dy jane rruge qe mund te ndiqni, padi ne gjykate dhe kallezim penal ne prokurori. Me padi mund te kerkoni demshperblim nga banka per dëmin qe ju ka ardhur dhe me kallezim, te denonconi punonjesit e bankes te cilet nuk kane zbatuar protokollet dhe te kerkoni te ndiqen penalisht. Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/01 at 11:14 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dhuna ne familje

    Përshëndetje!

    Ne bazë të Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar, ju mund t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor ku ju jetoni, me anë të një Kërkesë-padie për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. Gjithashtu, ju mund te drejtoheni me nje kerkese per marrjen e masave te nevojshme në polici/prokurori, njësinë përkatëse vendore (bashki), qendrën shëndetësore të zonës ku banoni.

    Ne cdo moment ju mund te telefononi policine ne nr. 129 ose tek numri i telrefonit te punonjesit te policise te lagjes ku banoni. Per mbeshtetje psiko-emocionale mund te telefonosh ne cdo kohe falas ne Linjen e Keshillit per Gra dhe Vajza me nr. tel 116117.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/05/01 at 10:38 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Ankese drejtuar Ministrisë së Drejtësisë

    Pershendetje,

    Ne kuader te masave te marra ndaj situates se pandemise me qellim parandalimin e saj, disa prej sherbimeve qe kane te bejne me pritjen me publikun jane kufizuar dhe ofrohen online.
    Ne faqen zyrtare te Ministrise se Drejtesise do te gjeni informacion mbi drejtorite perkatese, se bashku me menyrat e komunikimit.
    Ne linkun me poshte gjeni numrin dhe adresen e e-mailit ku mund te adresoni problematiken tuaj: http://www.drejtesia.gov.al/kontakt/

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/30 at 8:40 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Afatet e deportimit

    Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen e pare, afati deportimit varion ne varesi te shkaqeve te deportimit. Ne momentin e deportimit duhet t’Ju jete dhene nga autoritetet gjermane nje dokmunet i cili percakton shkaqet dhe afatin e ndalimit per te levizur ne zonen “Schengen”.

    Ne lidhje me pyetjen e dyte, deportimi i marre nga nje shtet i zones “Schengen” eshte automatikisht i vlefshem per te gjithe shtetet pale te saj (qe jane njekohesisht edhe shtete te Bashkimit Evropian).

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/04/30 at 8:06 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Dhuna ndaj gruas

    Pershendetje,

    Referuar problematikes se adresuar, Kodi i Procedures Penale ne nenin 329 parashikon mundesine e ankimit te vendimit te pushimit te akuzes penale nga ana e prokurorit. Afati i ankimit eshte 10 dite dhe llogaritja e tij fillon nga e nesermja e marrjes dijeni te ketij vendimi. Eshte e domosdoshme te respektoni afatin e percaktuar. Ankimi shqyrtohet ne dhome keshillimi nga gjyqtari i seances paraprake, brenda 15 diteve nga marrja e akteve.

    Nese gjykata verifikon se jemi para nje vepre penale, sipas pretendimit Tuaj, urdheron prokurorin te formuloje akuzen dhe te paraqese kerkesen per gjykim, nese ka prova te mjaftueshme per gjykimin e ceshtjes.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/04/30 at 7:52 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me pagen e luftes

    Pershendetje,

    Nese ju keni aplikuar per perftimin e ndihmes financiare prej 40.000 leke, sipas paketes nr.2 dhe kerkesa kuaj eshte refuzuar, atehere ju bejme me dije se keni mundësi të paraqisni Formularin e ankesës (Formati 1 për subjekte dhe Formati 2 për individë), përmes kanaleve të komunikimit, të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjjthshme e Tatimeve.

    Ne vijim po ju dergojme linkun ku ju mund te gjeni informacion me te hollesishem: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/30 at 3:47 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ne lidhje me pagen e luftes

    Pershendetje,

    Lidhur me aplikimet per paketen e pare te ndihmes financiare, ne rastet e refuzimit, ju kishit te drejten e ankimit prane Drejtorise Rajonale Tatimore perkatese, e cila eshte kompetente ne baze te vendit te ushtrimit te aktivitetit te punedhenesit tuaj. Afati i ankimit ka qene data 29 prill 2020. Nese keni paraqitur ankim, do te prisni pergjigjen perkatese.

    Nese nuk keni bere ankim, ose nese serish ankesa refuzohet, administrata tatimore ka detyrimin qe te marre ne shqyrtim rastin tuaj per paketen e dyte te ndihmes financiare. Per kete nuk eshte e nevojshme qe ju te beni aplikim te ri.

    Per cdo informacion mund te komunikoni me drejtorite rajonale tatimore perkatese, te cilat i gjeni ne adresat: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1385/29042020-perfundon-afati-i-paraqitjes-se-ankesave-te-individeve-subjekteve-per-paketen-i-re-te-perfitimit-te-ndihmes-financiare

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/30 at 3:18 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mbi kufizimin e levizjes

    Si rezultat i shpalljes se gjendjes se fatkeqesise natyrore levizja e lire e qytetareve ndermjet zonave interurbane eshte e kufizuar. Kjo eshte bere me ane te VKM Nr.243, datë 24.3.2020. Levizja eshte e mundur pasi te pajiseni me autorizimin perkates. Per kete duhet te aplikoni prane e-Albania.

    Go to comment
    2020/04/30 at 2:40 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Afatet e deportimit

    Pershendetje

    Nese ne momentin qe jeni kthyer nga autoritetet gjermane per shkelje te rregullave te levizjes se marreveshjess Schengen, atehere ndalimi eshte i vlefshem per te gjitha vendet anetare te kesaj marreveshjeje. Afati eshte i percaktuar nga autoriteti qe ju ka ndaluar dhe varion. Ne nuk mund t’ua themi se sa eshte. Nese nuk keni dokumentin perkates, apo nuk ju eshte vendosur nje shenim ne pasaporte, ju mund te beni nje kerkese prane autoriteteve kompetente gjermane, per t’u informuar lidhur me afatin e ndalimit per te hyre ne zonen Schengen.

    Go to comment
    2020/04/30 at 2:33 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Data e largimit nga puna ne kohe pandemie penalizon perfitimin e pages se luftes

    Pershendetje,

    Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr.305, datë 16.4.2020 parashikon shprehimisht “Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave deri në datën 10 prill 2020. Dita e dorëzimit të E-sig 027 nuk duhet të jetë më e vonë se data 10 prill 2020.”

    Pra, ne vendimin e mesiperm percaktohet se perfitojne ndihme financiare te gjithe personat qe jane larguar nga puna ne momentin qe kane hyre ne fuqi urdhrat e Ministrise se Shendetsise dhe Mbrojtjes Sociale per shpalljen e gjendjes se epidemise. Kjo dmth qe nuk perfitojne ato te ish-punesuar qe jane larguar me perpara se kjo date (data e hyrjes ne fuqi te urdhrit te MSHMS).

    Faleminderit,

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/30 at 1:59 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on ankese per punedhenesin/ paga e luftes

    Pershendetje,

    Ne menyre qe ju t’ju percjellim nje informacion sa me te sakte ne lidhje me pyetjen tuaj, ju lutem specifikoni te dhenat e poshteshenuara:
    – Biznesi ku jeni te punesuar ju dhe bashkeshortja si kategorizohet, biznes i madh apo biznes i vogel?
    – Marredhenia e punes e bashkeshortes tuaj eshte pezulluar apo eshte nderprere perfundimisht? Ne cfare date ka ndodhur?
    – Largimi i saj “i perkohshem” ka qene konsensual apo i njeanshem?
    – A ka aplikuar punedhenesi i saj, per te perfituar mbeshtetje financiare sipas paketave te miratuara nga qeveria?

    Ne pritje te informacionit,
    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/30 at 10:35 am
  • Zhyljen Batalli

    From Zhyljen Batalli on Ekzekutim vendim gjykate

    Pershendetje!

    Ne lidhje me pyetjet e shtruara nga ana juaj:

    – Veprimet e permbarimit a jane te sakta ligjerisht?
    Prokurori i çeshtjes ka per detyrim qe pjesen e vendimit gjyqesor te formes se prere ta percjelle prane nje permbaruesi gjyqesor i cili duhet te kryeje veprime per ekzekutimin e gjobes.
    Permbaruesi gjyqesor duhet te njoftoje te denuarin per ekzekutimin e denimit me gjobe sipas afateve dhe menyres se percaktuar ne vendimin gjyqesor.
    Pra veprimet e permbaruesit, konkretisht njoftimi per ekzekutim vullnetar eshte veprim qe njihet nga procedura dhe per rrjedhoje eshte nje veprim ligjor. Edhe tarifa permbarimore qe kerkon permbaruesi gjyqesor eshte moment i njohur nga ligji. Masa e kesaj tarife permbarimore duhet te vleresohet, por per te kryer kete vleresim duhet te dime vleren qe kerkohet nga permbaruesi si tarife permbarimore.

    – A perfitoj nga amnistia e fundit?
    Amnistia me e fundit e miratuar sipas Ligjit Nr. 5/2020 “Per dhenie amnistie”, ne nenin 3 pika 1 parashikon qe aminstohen: “personat meshkuj, …… ose çdolloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ….. për dënime të dhëna deri në datën 31.12.2019……….”
    Ne vijim ligji per amnistine parashikon dhe nje sere veprash penale denimet e te cilave nuk perfshihen ne amnisti ku nenvizoj dhe “……. veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve, të parashikuara në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 199/a, të Kodit Penal”
    Nga sa pasqyrohet ne dokumentin e nxjere nga faqja e sistemit te Gjykates se Apelit Durres, ju jeni denuar sipas paragrafit te pare te nenit 199/a, pra ndertim pa leje ne token tuaj.
    Per sa ketu me siper, ju perfitoni nga amnistia e miratuar sipas Ligjit 5/2020 “Per dhenie Amnistie”

    – Nese perfitoje nga amnistia e fundit, a duhet te paraqitem ne permbarim te bej ndonje veprim procedural (e kam te veshtire se aktualisht jam ne Itali) apo permbarimi e mbyll dosjen vet?
    Si rregull, proceduren qe ndiqet per ekzekutimin e vendimeve penale e ndjek prokurori i çeshtjes. Ne rastin tuaj prokurori duhet t’i kerkoje permbaruesit te pushoje ekzekutimin e vendimit penal me gjobe per shkak se denimi eshte amnistuar.

    Pune te mbare.

    Go to comment
    2020/04/30 at 9:53 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Punësim ne administrate

    Pershendetje! Per cdo pozicion pune percaktohen edhe kriteret e pershtatshme. Ne rast se pozicioni i punes qe ju aplikoni kerkon te keni perfunduar studimet e larta ne fushen e drejtesise, duhet te keni perfunduar ciklin tre vjecar te studimeve (bachelor). Faleminderit.

    Go to comment
    2020/04/29 at 10:38 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Punësim ne administrate

    Pershendetje,

    Ju faleminderit per besimin per adresimin te problematikes Tuaj ne kete platforme.

    Persa i perket shkollimit, diploma qe keni marre nuk perjashton apriori punesimin tuaj ne sektorin shteteror ose privat. Ne cdo aplikim per pune, punemarresi percakton kushtet e domosdoshme qe duhet te plotesoje cdo persona qe aplikon per vendin e lire te punes.
    Nese pozicioni i punes kerkon shkollim te larte ne fushen e se drejtes, diploma juaj nuk mund te konsiderohet studim i plote ne kete fushe. Referuar legjislacionit ne fuqi studim i plote ne kete fushe perfshin studimet bachelor (3 vjet, studenti ka mundesi punesimi edhe pa perfunduar masterin profesional ose shkencor) dhe studimet master (profesional ose shkencor).

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/04/29 at 8:40 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per pagen e luftes

    Pershendetje

    Ne lidhje me ankesen qe keni bere per refuzimin e aplikimit tuaj per perfitimin e pages se luftes, do te duhet te prisni shqyrtimin dhe trajtimin e saj nga ana e administrates tatimore.

    Nese keni kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, ju mund te aplikoni per te perfituar pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”. Aplikimi behet Zyrave te Punes, duke paraqitur kërkesën me shkrim dhe të keni plotësuar dokumentacionin përkatës, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.

    Nese nuk jeni ne kushtet per te perfituar pagesen e papunesise (asistencen), ju mund te aplikoni edhe per perfitimin e ndihmes ekonomike. Aplikimi behet nga dt 1-10 e cdo fillim muaji. Per shkak te situates se pandemise, aplikimet gjate kesaj periudhe pranohen nga administratoret shoqerore te njesive administrative ne forme elektronike ose postare. Ne faqen zyrtare te Sherbimit Social Shteteror ne web http://www.sherbimisocial.gov.al/formulari-i-aplikimit-per-perfitimin-e-ndihmes-ekonomike/ mund te gjeni formularin e aplkimit per ndihme ekonomike, si dhe kontaktet e te gjithe administratoreve shoqeror ne Shqiperi.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/29 at 8:16 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Fitimi i pronesise mbi apartamentin

    Pershendetje!

    Une ju keshilloj qe ne fillim te beni nje kerkese per privatizim tek EKB-ja, e ne varesi te pergjigjes te procedoni. Mendoj qe mund te gjeje zbatim edhe instituti i parashkrimit fitues sepse ju jeni sjelle me pronen sikur te ishit pronarë per nje periudhe prej me shume se 20 vjetesh.

    Ju faleminderit

    Go to comment
    2020/04/29 at 7:58 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Leje levizje per arsye biznesi

    Pershendetje

    Autorizimet ose lejet per pune mund te merren lehtesisht duke aplikuar ne portalin e-Albania.
    “Leje për punë” vlen vetëm për fashën orare: 05.00 deri në 08.00 të mëngjesit dhe 16.00 deri në 17.30 të pasdites dhe mund të përzgjidhni nëse do të përshkoni rrugën me mjet ose pa mjet. Për qytetarët të cilët punojnë me turne lejohet vendosja e orareve specifike të vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës përfshire dhe fundjavën.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/04/29 at 6:39 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on atesia e vajzes/ndihmë ekonomike

    Pershendetje,

    Nisur nga rrethanat qe referoni, Ju mund te kerkoni vertetimin gjyqesor te atesise se femijes se lindur jashte martese. Kjo padi mund te ngrihet nga ju ne cilesine e nenes se femijes ose nga vete femija pasi behet madhor, kunder personit qe nena dhe/ose femija maxhoren pretendon se eshte i ati. Padia e ngritur nga nena parashkruhet brenda 3 viteve nga momenti i lindjes se femijes ndersa padia e ngritur nga femija pasi behet madhor nuk parashkuhet. Padia për vërtetimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të atij që kërkohet të vërtetohet se ishte i ati i fëmijës.

    Ne lidhje me mundesite e perfitimit nga programet e mbrojtjes sociale per shkak te kushteve tuaja te veshtira ekonomike, ju bej me dije se ju mund te aplikoni per perfitimin e ndihmes ekonomike. Aplikimi behet nga dt 1-10 e cdo fillim muaji. Per shkak te situates se pandemise, aplikimet gjate kesaj periudhe pranohen nga administratoret shoqerore te njesive administrative ne forme elektronike ose postare. Ne faqen zyrtare te Sherbimit Social Shteteror ne web http://www.sherbimisocial.gov.al/formulari-i-aplikimit-per-perfitimin-e-ndihmes-ekonomike/ mund te gjeni formularin e aplkimit per ndihme ekonomike, si dhe kontaktet e te gjithe administratoreve shoqeror ne Shqiperi.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/29 at 1:53 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Sherbime nga gjykata dhe prokuroria

    Pershendetje!

    Vertetime te tilla mendoj qe leshohen edhe gjate kesaj periudhe si nga Gjykata dhe Prokuroria e rrethit ku jetoni, mjafton te beni nje kerkese duke patur nje ID ose pasaporte. Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/29 at 12:35 pm
  • Zhyljen Batalli

    From Zhyljen Batalli on Ekzekutimi i nje vendimi gjykate nga permbarimi - amnistia

    Pershendetje!

    Ne lidhje me pyetjet e shtruara nga ana juaj:

    – Veprimet e permbarimit a jane te sakta ligjerisht?
    Prokurori i çeshtjes ka per detyrim qe pjesen e vendimit gjyqesor te formes se prere ta percjelle prane nje permbaruesi gjyqesor i cili duhet te kryeje veprime per ekzekutimin e gjobes.
    Permbaruesi gjyqesor duhet te njoftoje te denuarin per ekzekutimin e denimit me gjobe sipas afateve dhe menyres se percaktuar ne vendimin gjyqesor.
    Pra veprimet e permbaruesit, konkretisht njoftimi per ekzekutim vullnetar eshte veprim qe njihet nga procedura dhe per rrjedhoje eshte nje veprim ligjor. Edhe tarifa permbarimore qe kerkon permbaruesi gjyqesor eshte moment i njohur nga ligji. Masa e kesaj tarife permbarimore duhet te vleresohet, por per te kryer kete vleresim duhet te dime vleren qe kerkohet nga permbaruesi si tarife permbarimore.

    – A perfitoj nga amnistia e fundit?
    Amnistia me e fundit e miratuar sipas Ligjit Nr. 5/2020 “Per dhenie amnistie”, ne nenin 3 pika 1 parashikon qe aminstohen: “personat meshkuj, …… ose çdolloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ….. për dënime të dhëna deri në datën 31.12.2019……….”
    Ne vijim ligji per amnistine parashikon dhe nje sere veprash penale denimet e te cilave nuk perfshihen ne amnisti ku nenvizoj dhe “……. veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve, të parashikuara në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 199/a, të Kodit Penal”
    Nga sa pasqyrohet ne dokumentin e nxjere nga faqja e sistemit te Gjykates se Apelit Durres, ju jeni denuar sipas paragrafit te pare te nenit 199/a, pra ndertim pa leje ne token tuaj.
    Per sa ketu me siper, ju perfitoni nga amnistia e miratuar sipas Ligjit 5/2020 “Per dhenie Amnistie”

    – Nese perfitoje nga amnistia e fundit, a duhet te paraqitem ne permbarim te bej ndonje veprim procedural (e kam te veshtire se aktualisht jam ne Itali) apo permbarimi e mbyll dosjen vet?
    Si rregull, proceduren qe ndiqet per ekzekutimin e vendimeve penale e ndjek prokurori i çeshtjes. Ne rastin tuaj prokurori duhet t’i kerkoje permbaruesit te pushoje ekzekutimin e vendimit penal me gjobe per shkak se denimi eshte amnistruar.

    Pune te mbare.

    Go to comment
    2020/04/29 at 10:45 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on atesia e vajzes/ndihmë ekonomike

    Pershendetje,

    Per sa parashtrohet ne pyetjen tuaj, evidentohet se ju keni lindur nje femije jashte martese dhe per shkak se bashkejetuesi juaj ka nderruar jete nuk eshte bere e mundur njohja e atesise. Kodi i Familjes parashikon se ju mund të kërkoni vërtetimin gjyqesor te atesise. Por qe procesi gjyqesor te jete i rregullt dhe te provohet se i ati femijes eshte ai qe ju deklaroni, ju duhet vete personalisht te inicioni dhe paraqiteni ne gjykate. E drejta juaj si nene per te kerkuar gjyqesisht vertetimin e atesise se te lindurit jashte martese, parashkruhet brenda tre vjeteve nga lindja e femijes. Ndersa e drejta e femijes per te kerkuar vertetimin gjyqesor te atesise eshte e paparashkrueshme.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/04/29 at 10:14 am
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Ndihme ligjore mbi te drejtat e femijeve

    Prshendetje,

    Ne menyre qe ju te perfitoni keshillim ne lidhje me te drejtat e femijeve tuaj, do te duhet te adresoni shqetesimin tuaj nepermjet kanaleve te meposhtem:
    – drejtoni pyetjen dhe shqetesimin tuaj ne platformen “juristionline.al” dhe nje prej juristeve do t’ju pergjigjet. Te dhenat tuaja personale nuk publikohen ne platforme.
    – drejtoni pyetjen dhe shqetesimin tuaj, ne adrese te vetem nje juristi (nese deshironi qe problemi juaj te mbetet me diskret);
    – ne rast se ju kerkoni te diskutoni dhe keshilloheni drejteperdrejte, do te duhet te prisni hapjen e zyrave te ndihmes ligjore dhe te drejtoheni aty per te marre sherbimin e nevojshem.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/29 at 9:59 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ndihme ligjore mbi te drejtat e femijeve

    Per t’ju mundesuar nje keshillim ligjor lidhur me te drejtat e femijeve tuaj, eshte e nevojshme qe te na thoni konkretisht se cili eshte problemi (shqetesimi) juaj, apo lidhur me cilen fushe specifike kerkoni qe t’ju keshillojme. Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/29 at 9:05 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pyetje rreth pages se luftes

    Pershendetje,

    Nje prej kategorive qe perfiton ndihmen financiare prej 40.000 leke jane personat e larguar nga puna, ne periudhen ndermjet datave 11 mars deri ne daten 10 prill, sipas listepagesave te depozituara prane Sigurimeve. Per te aplikuar per perfitimin e ndihmes, duhet te komunikoni me ish-punedhenesin tuaj pasi ai ka te drejte te plotesoje aplikimin ne sistem per llogari tuajen.

    Nisur nga gjendja e veshtire social ekonomike qe referoni, ju bejme me dije se si familje ne nevoje, ju mund te aplikoni edhe per perfitimin e ndihmes ekonomike. Aplikimi behet nga dt 1-10 e cdo fillim muaji. Per shkak te situates se pandemise, aplikimet gjate kesaj periudhe pranohen nga administratoret shoqerore te njesive administrative ne forme elektronike ose postare. Ne faqen zyrtare te Sherbimit Social Shteteror ne web http://www.sherbimisocial.gov.al/formulari-i-aplikimit-per-perfitimin-e-ndihmes-ekonomike/ mund te gjeni formularin e aplkimit per ndihme ekonomike, si dhe kontaktet e te gjithe administratoreve shoqeror ne Shqiperi.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/04/29 at 8:36 am
  • Elona Mone

    From Elona Mone on Lidhur me pergjigjen e dt. 26.04 mbi pyetjen: Nderhyrje ne rregjistrat e gjendjes civile

    Pershendetje,

    Faleminderit qe keni adresuar serish pyetjen tuaj prane platformes juristionline.al. Nga verifikimet e kryera nuk me rezulton te keni ngarkuar ndonje dokumentacion bashke me pyetjen tuaj te dyte. Ju lutem vleresoni edhe njehere mundesine e ngarkimit te dokumentave, ne menyre qe pas konsultimit me dokumentacionin te mund t’ju kthejme nje pergjigje me te plote.

    Gjithashtu evidentoni me qarte demin (pasojen) e ardhur dhe periudhen kohore, pasi keto te dhena na ndihmojne te vleresojme nese ju ka lindur e drejta dhe afatet per kerkimin e shperblimit te demit.

    Mbetemi ne pritje!

    Go to comment
    2020/04/29 at 8:13 am
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Dokumentacioni per transaksion shit-blerje prone

    Pershendetje,

    Pvaresisht se “Akti i Marrjes se Tokes ne Pronesi” perben titull pronesie, per realizimin e e kontrates se shitjes se nje pasurie te paluajtshme eshte e domosdsoshme qe pala shitese te jete e pajisur me certifkate pronesie, e cila leshohet nga Agjencia Shteterore e Kadastres (ne varesi te qytetit ku jeni).
    Kontrata e shitjes duhet te behet prane nje zyre noteriale, sepse ne rast te kundert kontrata eshte pavlefshme. Pas kryerjes se kontrates se shit-blerjes duhet te behet regjistrimi prane Agjencise se Kadastres. Regjsitrimi i kontrates nuk eshte kusht vlefshemrie, pasi kontrata qe kane objekt pasuri te paluajtshme jane kontrata konsensuale, konsiderohen te lidhura ne momentin e shprehjes se vullnetit (momenti i lidhjes se kontrates).

    Gjithe te mirat!

    (P.s Pergjigja i referohet Vendimit Unifikues se Gjykates se Larte nr. 1, date 06.01.2009)

    Go to comment
    2020/04/29 at 7:13 am
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Largimi nga puna pa me njoftuar paraprakisht

    Pershendetje,

    Referuar Kodit te Punes se Republikes se Shqiperise, nese punedhenesi do te zgjidhi kontraten e punes duhet te njoftoje punemarresin. Ky afat varion ne varesi te kohezgjatjes se marredhenies se punes, nese kjo marredhenie eshte deri ne 6 muaj, afati eshte 2 jave. Per afatet nga 6 muaj – 2 vjet eshte 1 muaj. Ne rastin Tuaj shikoni afatin kur eshte lidhur kontrata e punes, sepse jeni midis afatit te pare dhe te dyte.

    Perderisa largimi Juaj nga puna eshte bere brenda periudhes nga data e hyrjes ne fuqi te urdhrave te Ministrise se Shendetsise deri me dt. 10 prill, atehere vleresoj se keni te drejte te perfitoni ndihme financiare sipas paketes nr. 2, miratuar me VKM, 305, date 16.04.2020.

    Linku ku mund te konsultoheni me kushtet e perfitimit te ndihmes financiare dhe menyren e aplikimi: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/28 at 9:53 pm
  • Elona Mone

    From Elona Mone on Dua drejtesi per djalin tim

    Pershendetje,

    Ne Aktin Normativ nr.7, date 23.03.2020 “Per qëndrimin e perkohshem ne shtepi te te denuarve”, përcaktohen kriteret per perfitimin e lejes se vecante, si dhe ne nenin 5 te tij parashikohen kriteret ndaluese për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Ne baze te ketyre percaktimeve ligjore, si dhe rrethanave te tjera ne teresi merret vendimi nga Komisioni i Posacem i IEVP-se.

    Ne rast se vendimi i Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Ankimeve (komisioni qe referoni ne pyetjen tuaj, ku ka qene pjese edhe perfaqeuesi i Ministrise se Drejtesise) për refuzimin e ankimit të të dënuarit ju duket i padrejte, atehere Ju mund t’i drejtoheni Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

    Me poshte po ju dergojme linkun ku mund te konsultoheni me ne detaje me percaktimet e aktit normativ: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2020/03/Akt-normativ-nr.-7-dt.-23.03.2020-P%C3%ABr-q%C3%ABndrimin-e-p%C3%ABrkohsh%C3%ABm-n%C3%AB-sht%C3%ABpi-t%C3%AB-t%C3%AB-d%C3%ABnuarve_compressed.pdf

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/28 at 9:30 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Ndihme rreth lejes se vecante per te burgosurit gjate periudhes se COVID-19

    Pershendetje,

    Ne Aktin Normativ nr.7, date 23.03.2020 “Per qëndrimin e perkohshem ne shtepi te te denuarve”, përcaktohen kriteret per perfitimin e lejes se vecante si dhe ne nenin 5 te tij parashikohen kriteret ndaluese për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Ne baze te ketyre percaktimeve ligjore, si dhe rrethanave te tjera ne teresi merret vendimi nga Komisioni i Posacem i IEVP-se.

    Në rast se një të dënuari, i cili plotëson kriteret për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi, i është refuzuar miratimi i kësaj lejeje të veçantë nga Komisioni i IEVP-së, i dënuari ose përfaqësuesi ligjor i tij mund të paraqesë ankim pranë Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e marrjes së vendimit.
    Ne rast se edhe vendimi i Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Ankimeve për refuzimin e ankimit të të dënuarit ju duket i padrejte, atehere Ju mund t’i drejtoheni Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

    Me poshte po ju dergoj linkun ku mund te konsultoheni me ne detaje me percaktimet e aktit normativ: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2020/03/Akt-normativ-nr.-7-dt.-23.03.2020-P%C3%ABr-q%C3%ABndrimin-e-p%C3%ABrkohsh%C3%ABm-n%C3%AB-sht%C3%ABpi-t%C3%AB-t%C3%AB-d%C3%ABnuarve_compressed.pdf

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/28 at 9:29 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on deshmi penaliteti

    Pershendetje,

    Deshmine e penalitetit mund ta merrni ne dy menyra:
    1. Nepermjet aplkimit prane cdo dege te postes. Afati i dergimit eshte brenda 15 diteve;
    2. Nepermjet aplikimit online prane platformes “e-Albania”, duke hapur nje llogari prane kesaj platforme. Ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/28 at 9:17 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Sherbime nga gjykata dhe prokuroria

    Pershendetje,

    Gjate kesaj periudhe prioritet kryesor i veprimtarisë së gjykatave do të vazhdojnë të jenë çështjet me natyrë te ngutshme. Per marrjen e sherbimeve prane gjykatave dhe prokurorise, sugjerohet qe te komunikoni nëpërmjet telefonit/postës elektronike (e-mail), përpara se të paraqiteni fizikisht pranë ketyre institucioneve.
    Ne rast se interesoheni per te marre certifikaten e gjendjes gjyqesore (deshmi penaliteti), ju mund te aplikoni online permes portalit e-Albania. Dokumenti me vulë elektronike qe do gjenerohet përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/28 at 7:23 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Si te perfitojme pagen e luftes?

    Pershendetje,

    Se pari, ne rast se data e largimit tuaj nga puna sipas listepagesave te depozituara prane sigurimeve eshte data 06 mars, atehere Ju nuk mund te perfitoni ndihmen financiare prej 40.000 leke. Kjo ndihme financiare perfitohet nga personat e larguar nga puna, ne periudhen ndermjet datave 11 mars deri ne daten 10 prill, sipas listepagesave ne sigurime.

    Se dyti, ju bej me dije se ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”. Përfitojnë të ardhura nga papunësia personat, të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme:
    – Të kenë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, (për cdo rast përfitimi).
    – Të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    – Të kenë paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës prane Zyres se Punes, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
    – Të pranojnë të punësohen ose të kualifikohen kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit;
    – Nuk marrin përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

    Se treti, largimi juaj nga puna ka qene i paligjshem. Situata e gjendjes se jashtezakonshme i jepte te drejten punedhenesit qe t’ju pezullonte derisa te kalonte gjendja, por jo t’ju largonte nga puna. Largimi behet vetem duke respektuar dispozitat e Kodit te Punes: njoftimin, zhvillimin e bisedimeve, njoftimin e largimit, pagesen e periudhes se njoftimit, pagesen e vjetersise (nese keni mbi tre vite). Persa kohe keto nuk jane respektuar (mesa kuptoj nga pyetja juaj), ju keni te drejte qe brenda gjashte muajsh nga periudha e largimit t’i drejtoheni Gjykates per te kerkuar demshperblimet perkatese.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/28 at 7:04 pm
  • Ernaldo Abazi

    From Ernaldo Abazi on Kur do te hape konsullata greke?

    Pershendetje,

    Institucionet shqiptare nuk kane kompetenca mbi sherbimet diplomatike te huaja ne shqiperi. Gjithashtu per sa i perket levizjes se lire drejt shtetit grek, do te duhet t’i nenshtroheni rregullave qe ky shtet ka vendosur persa perket kalimit te kufirit ne kete periudhe. Ju keshilloj te interesoheni nepermjet komunikimit telefonik ose elektronik prane sherbimeve konsullore ose ambasades greke ne Shqiperi, ose burime te tjera zyrtare ne lidhje me problematiken tuaj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/28 at 7:03 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e luftes per punjonjesit e fasonerise

    Pershendetje,

    Ne paketen e ndihmes financiare nr. 2 (miratuar me VKM nr.305 datë 16.04.2020) jane percaktuar disa kategori punonjesish qe perfitojne ndihmen ne masen 40.000 leke:
    -Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS. Keta punonjes duhet te kene qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS.
    -Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020.
    -Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS. Keta punonjes duhet te kene qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS.

    Ju sugjeroj qe te komunikoni me ish-punedhenesin e nuses ne lidhje me: 1) sesi e intepreton shkakun e mosparaqitjes ne pune te nuses suaj ne raport me kerkesen per perfitimin e ndihmes nga shteti 2) te verifikohet data e largimit nga puna sipas listepagesave ne sigurime dhe 3) ne rast se konstatoni se plotesohen kushtet e perfitimit te ndihmesm atehere eshte ish-punedhenesi qe ka te drejte te aplikoje per llogari te te gjithe punonjesve.

    Nese nuk ju jepet mundesia per te aplikuar, si individ mund te dergoni nje ankese në adresën e dedikuar të emailit: efiling.info@tatime.gov.al, sipas udhezimeve dhe formatit nr 2 qe i gjeni ne linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni

    Per nje informacion me te detajuar mbi kushtet e perfitimit te paketes nr.2 mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/28 at 6:55 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Largimi nga puna pa me njoftuar paraprakisht

    Pershendetje,

    Ne rastin tuaj, punedhenesi duhet t’ju kishte njoftuar nje muaj perpara dhe te kishte respektuar proceduren per zgjidhjen e kontrates: t’ju kishte njoftuar, te ishin zhvilluar bisedimet dhe me pas nese nuk kishte mundesi per te vijuar kontraten, t’ju njoftonte zgjidhjen e kontrates.
    Duke qene se kontrata juaj eshte zgjidhur gjate periudhes se COVID-19, Ju keni te drejte te aplikoni per ndihmen financiare nga shteti. Aplikimi per llogarine tuaj behet nga ish punedhenesi juaj dhe jo nga ju personalisht.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/28 at 6:05 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Jam papaguar që nga 2014, megjithëse deklarohem tek tatimet

    Pershendetje,

    E vetmja menyre per te marre pagesat e vonuara te detyrimeve qe rrjedhin nga kontrata e punes, nese ish punedhenesi refuzon qe t’ju paguaje vullnetarisht, eshte qe t’i drejtoheni gjykates. Kodi i Punes parashikon nje afat tre vjecar per te kerkuar nepermjet gjykates permbushjen e detyrimeve te papermbushura qe rrjedhin nga kontrata e punes. Ne kete rast, ju nuk i kerkoni do detyrimet qe prej vitit 2014, pasi ju ka humbur e drejta ligjore, por keni te drejte qe te kerkoni pagat brenda afatit te parashikuar. Pra nese padia dorezohet gjate kesaj periudhe, duke qene se afatet jane pezulluar qe ne mars, atehere ju keni te drejte te kerkoni ne gjykate pagesat qe prej marsit 2017.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/28 at 3:50 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Rreth zbatimit te nje vendimi gjyqesor

    Pershendetje,

    Pyetja eshte e paqarte. Por ne marrim te mireqene faktin se, ju keni nje vendim gjykate qe i ben nje percaktim ndryshe fajesise se aksidentit ose vlereson se duhet te kryhen veprime te tjera shtese per te percaktuar fajesine. Kete vendim gjykate duhet ta vleresoje ashtu siç duhet organi i prokurorise, i cili duhet te marre te gjitha masat per zbatimin e detyrave qe ka lene gjykata, duke kryer akte te tjera ekspertimi auto-teknike. Hetimet i drejton prokuroria dhe jo policia rrugore.

    Ne lidhje me kompanine e sigurimit, bej me dije se veprimet e saj jane te kushtezuara nga vendimi perfundimtare i gjykates ne lidhje caktimin e fajtorit. Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/28 at 2:21 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Dokumentacioni per transaksion shit-blerje prone

    Pershendetje,

    Akti i Marrjes se Tokes ne Pronesi (AMTP) eshte titulli i pronesise, pra dokumenti ligjor mbi bazen e te cilit subjekti ka fituar pronesine mbi token bujqesore. Per te qene i njohur si i tille edhe tek te tretet (te tjeret), ky titull duhet te regjistrohet ne regjistrin publik te pasurive te paluajtshme, i cili administrohet nga Agjensia Shteterore e Kadastres (ish-ZVRPP). Regjistrimi i pasurise mundeson pajisjen me certifikaten e pronesise.

    Per te lidhur kontraten e shitblerjes do te duhet te jeni te pajisur me certifikaten e pronesise se pasurise – objekt shitje, kopjen e karteles dhe kopjen e hartes treguese te regjistrimit te pasurise, dokumente keto qe leshohen nga ASHK (ish ZVRPP).

    Veprimi juridik për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme dhe të drejtave reale mbi to, duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe nuk është i vlefshëm. Akti noterial për kalimin e pronësisë (kontrata e shitblerjes) mbi sendet e paluajtshme kryhet nga noteri.

    Kur te paraqiteni prane nje noteri publik, do te udhezoheni me ne detaje mbi proceduren e verifikimit te pronesise dhe dokumentacionit te nevojshem per lidhjen e kontrates se shitblerjes.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/28 at 2:07 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e luftes COVID-19

    Pershendetje,

    Nisur nga situata juaj shendetesore dhe familjare, ju bejme me dije se ju mund te perfitoni sherbimin e asistences ne banese nga ana e strukturave shteterore, në kushtet e epidemisë të shkaktuar nga COVID-19. Ne faqen zyrtare te bashkise ku banoni, jane vene ne dispozicion numrat e kontaktit, ku mund te komunikoni per te adresuar cdo lloj shqetesimi apo nevoje qe mund te keni.

    Ne lidhje me pagen e luften, të gjithë tatimpaguesit të cilët janë identifikuar nga Administrata Tatimore si përfitues të Paketës nr.1, “VKM nr.254 datë 27.03.2020” të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për ndihmën financiare, do të njoftohen nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing për mundësinë e aplikimit nëpërmjet kësaj llogarie si dhe dorëzimin e formularit “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 1”.
    Nese keni marre nje njoftim te tille, jeni te lutur te aplikoni deri në datë 05.05.2020. Per me shume detaje konsultohuni me njoftimin perkates te adminitrates tatimore ne linkun me poshte: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1386/rihapen-aplikimet-per-ndihmen-financiare-te-paketes-nr1-sipas-vkm-nr254-date-27032020

    Nese aktiviteti juaj ka qene i lejuar te ushtrohet gjate periudhes se pandemise dhe nuk beni pjese ne kategorite qe perjashtohen nga perfitimi, ju mund te perfitoni per perfitimin e ndihmes financiare ne masen 40.000 leke, sipas paketes se ndihmes financiare nr. 2, te miratuar me VKM nr. 305, dt. 16.04.2020. Aplikimet per perfitimin e kesaj ndihme vijojne te jene te hapura.
    Per informacion me te detajuar mbi kete pakete, kategorte perfituese, kategorite qe perjashteohe nga perfitimi sipas kesaj pakete, si dhe menyren e aplikimit mund t’i gjeni ne linkun me poshte:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/28 at 1:56 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Ceshtje penale

    Pershendetje,

    Kodi i Procedures Penale e njeh mundesine e ndryshimit te kualifikimit te vepres penale, keshtu qe ju duhet te tentoni. Por ndryshimi i kualifikimit te vepres penale, varet nga nje sere faktoresh te cilet shqyrtohen nga prokuroria e me pas gjykata. Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/28 at 1:25 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Trajtimi diskriminues

    Pershendtje,

    Bazuar në ligjin Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) është autoriteti përgjegjës, që siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin. Ky ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me një listë joshteruese të shkaqeve te mbrojtura te diskriminimit, si dhe cdo shkaku tjeter.

    Procedura para Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi fillon me plotësimin e një ankese. Nese pretendoni se jeni diskriminuar, mund të paraqesësh ankesë së bashku me provat e disponueshme para Komisionerit, me shkrim ose, në raste përjashtimore, gojarisht, në mënyrë që të mund të mbahet procesverbal. Ankesa duhet të ketë informacion lidhur me viktimën e diskriminimit, informacion mbi identifikimin e subjektit i cili pretendohet të ketë kryer diskriminim si dhe shpjegime dhe fakte që disponon lidhur me diskriminimin e pretenduar si dhe masat që kërkohen të merren nga Komisioneri.

    Në qoftë se ankesa plotëson kushtet e ligjit për t’u pranuar ajo i nënshtrohet një shqyrtimi të mëtejshëm permes nje procedure hetimore. Ne fund te procesit Komisioneri del me vendim, dhe ne rast se konstatohet diskriminim vendimi percakton edhe rregullimet dhe masat e duhura, duke caktuar edhe një afat për kryerjen e tyre.

    Formatin e ankimit mund ta aksesoni ne faqen zyrtare te internetit te KMD-se: https://www.kmd.al/. Ankesa mund te mund te dorezohet prane Zyres Qendrore te KMD-se ne Tirane ose ne Zyren Rajonale te KMD-se ne Fier.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/28 at 12:33 pm
  • Spiro Maliqi

    From Spiro Maliqi on Lirimi i te burgosurve per shkak te COVID-19

    Pershendetje,

    Ne aktin normativ Nr.7, datë 23.3.2020 “Per qendrimin e perkoheshem ne shtepi te te denuarve”, percaktohen kriteret per perfitimin e lejes se vecante, si dhe kriteret ndaluese për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Duke mos patur te dhena konkrete ne lidhje me vepren penale per te cilen eshte denuar vellai juaj, sa kohe i ka mbetur pa vuajtur nga denimi apo rrethana te tjera, nuk jemi ne gjendje te vleresojme nese ploteson apo jo kriteret sipas ketij akti, për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi.

    Ne lidhje me bazueshmerine ne ligj te shkakut te refuzimit qe referoni ne pyetjen tuaj, ju bejme me dije se ky shkak parashikohet ne akt normativ, ku shprehimisht percaktohet se nuk perfitojne të gjitha ata persona që paraqesin rrezikshmëri shoqërore ose sjellin pasoja për rendin dhe sigurinë publike. (Neni 5, pika 2, germa “c” e Aktit Normativ).

    Në rast se se vleresoni se vellai juaj plotëson kriteret për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi dhe refuzimi i miratimit te kësaj lejeje të veçantë nga Komisioni i IEVP-së eshte i padrejte, atehere i dënuari ose përfaqësuesi ligjor i tij mund të paraqesë ankim pranë Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e marrjes së vendimit.
    Vendimi i Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Ankimeve për refuzimin e ankimit të të dënuarit mund ankimohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

    Me poshte linku ku mund te konsultoheni me aktin normativ: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2020/03/Akt-normativ-nr.-7-dt.-23.03.2020-P%C3%ABr-q%C3%ABndrimin-e-p%C3%ABrkohsh%C3%ABm-n%C3%AB-sht%C3%ABpi-t%C3%AB-t%C3%AB-d%C3%ABnuarve_compressed.pdf

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/28 at 12:14 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mbi mundesine e perfitimit te ndihmes financiare nga shteti

    Pershendetje

    Ju bejme me dije se nje nga kategorite qe perfitojne ndihmen financiare prej 40.000 leke jane te punesuarit e subjekteve te lejuar per te ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, sipas listepagesave te depozituara prane Sigurimeve. Nëse ju jeni larguar nga puna perpara kesaj date, atehere nuk mund te perfitoni ndihme financiare.

    Ju sugjerojme qe te komunikoni me ish-punedhenesin tuaj (ose ekonomistin e kompanise) ne menyre qe te verifikohet e saktesohet data e largimit tuaj nga puna. Ne rast se largimi juaj eshte nga data e hyrjes ne fuqi te urdhrave te dala nga Ministria e Shendetesise e ne vijim, atehere ju mund te aplikoni per te perfituar ndihme financiare. Aplikimi per llogarine tuaj kryhet ne sistem nga ish-punedhenesi juaj.

    Ne rast se aplikimi eshte kryer nga ish-punedhenesi juaj, kerkesa e tij eshte refuzuar nga administrata tatimore dhe ju keni konfirmuar qe jeni ne kushtet e perfitimit ne baze te dates se largimit nga puna, atehere keni te drejte te paraqisni ankese. Ankesa mund te paraqitet nga ish-punedhenesi juaj ose edhe nga vete ju si individ. Si individ, ju duhet të dërgoni ankesen sipas Formatin nr. 2, të plotësuar, në adresën e dedikuar të emailit: efiling.info@tatime.gov.al
    Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.

    Me poshte linku ku mund te konsultoheni me ne detaje me kriteret e perfitimit dhe menyren e aplikimit sipas paketes se ndihmes financiare nr.2: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Ndersa ne linkun ketu keni te detajuar menyren sesi mund te ankoheni nese kerkesa juaj per perfitimin e ndihmes financiare eshte refuzuar ose nuk iu është dhënë mundësia për të aplikuar:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/28 at 11:41 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Trajtimi diskriminues

    Pershendetje,

    Ligji nr.10221, datë 4.2.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”
    Ky ligj parashikon dy organe kompetente për të shqyrtuar çështjet e pretenduara të diskriminimit.
    1. Komisioneri për Diskriminimin. Ankesa pranë komisionerit duhet të paraqitet brenda një viti nga marrja dijeni nga i dëmtuari për rastin e diskriminimit.
    2. Gjykata. Padia në këtë rast paraqitet jo më vonë se tre vjet nga marrja dijeni për rastin e diskriminimit. Gjykatës mund t’i kërkohet edhe dëmshpërblim për shkelje të ligjit të diskriminimit.
    Fitimi i munguar eshte nje nga format e shkaktimit te demit. Demet e pretenduara nga organet e administrates publike, kerkohen ne baze te ligjit nr.8510, dt.15.07.1999, “Per pergjegjesine jashtekontraktore te organeve te administrates shteterore”.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/28 at 11:26 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Pyetje rreth Ligjit 20/2020

    Pershendetje,

    Ligji 20/2020 nuk parashikon asnje menyre fitimi te pronesise, ato rregullohen nga Kodi Civil dhe/ose nga ligje te tjera te posacme. Ky ligj, permban rregulla proceduriale, pra si do te procedohet per zgjidhjen e disa prej problemeve kryesore qe kane rezultuar gjate procesit te regjistrimit te titujve te pronesise, prane regjistrave kadastrale, te cilet sic e thashe, origjinen e kane ne ligje te tjera. I vetmi organ kompetent per te marre vendim per te njohur nje subjekt si pronar me ane te parashkrimit fitues eshte gjykata.
    Procedura e perfundimit te procesit te privatizimit te banesave shteterore, rregullohet me akte te tjera nenligjore, nder te cilet i fundit i miratuar ne shkurt te vitit 2020.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/28 at 8:56 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on deshmi penaliteti

    Pershendetje. Po, aplikimi per kete dokument mund te behet nepermjet e-Albania.

    Go to comment
    2020/04/28 at 8:47 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Dhenia e pushimit per prindin kujdestar te femijes se mitur

    Pershendetje

    Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile me vendimin Nr.1, datë 25.3.2020 “Per konfirmimin dhe vijimin e zbatimit te masave te vecanta administrative te marra gjate kohezgjatjes se periudhes se infeksionit te shkaktuar Covid-19” ka konfirmuar vijimin e zbatimit të masave të veçanta administrative të marra gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, pefshire dhe Vendim nr.208, datë 10.3.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e datave 10 deri 23 mars 2020 ditë pushimi për prindin kujdestar të fëmijëve të mitur”.

    Të gjitha strukturat e ngarkuara me sigurimin e zbatimit të masave parandaluese kane detyrimin të vijojnë me zbatimin e tyre dhe të masave të tjera të marra në vijim nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale .

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/27 at 10:13 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Ceshtje penale

    Pershendetje,

    Pavaresisht se ju keni nje deklarate noteriale ku subjekti pasiv iu ka falur dhe ne mendimin e tij nuk kishit qellim te shkaktonit vrasjen, por vetem shkaterrimin e prones nuk eshte e mjaftueshme per te ndryshuar cilesimin e vepres penale. Ne kete analize duhet pare disa elemente:

    1. Gjykata ne cilesimin juridik te vepres penale merr parasysh te gjitha provat e marra gjate shqyrtimit gjyqesor dhe ne fund pas vleresimit te tyre percakton nese fakti penal permban elementet e figures se vepres penale qe mund te konsiderohet “vrasje ne rrethana cilesuese” te ngelur ne tentative.
    2. Deklarata noteriale nuk perben prove sipas percaktimit te Kodit te Procedure Penale, por mund te perdoret si rrethane lehtesuese per shkak se viktima Ju ka falur.
    3. Prove, sipas Kodit te Procedures Penale, mund te konsiderohen deklarimet e bera nga ana viktimes gjate shqyrtimit gjyqesor ne procesin penal.

    Faleminderit!

    Go to comment
    2020/04/27 at 10:08 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pyetje rreth VKM nr. 208, dt 10.03.2020

    Pershendetje

    Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile me vendimin Nr.1, datë 25.3.2020 “Per konfirmimin dhe vijimin e zbatimit te masave te vecanta administrative te marra gjate kohezgjatjes se periudhes se infeksionit te shkaktuar Covid-19” ka konfirmuar vijimin e zbatimit të masave të veçanta administrative të marra gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, pefshire dhe Vendim nr.208, datë 10.3.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e datave 10 deri 23 mars 2020 ditë pushimi për prindin kujdestar të fëmijëve të mitur”.

    Të gjitha strukturat e ngarkuara me sigurimin e zbatimit të masave parandaluese kane detyrimin të vijojnë me zbatimin e tyre dhe të masave të tjera të marra në vijim nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale .

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/27 at 10:07 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Mbivendoja e pronave

    Në datën 22 Prill 2020, eshte publikuar në Fletoren Zyrtare ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise”. Ky ligj, i cili do të hyjë në fuqi në datë 7 Maj 2020, ka parashikuar ndër të tjera edhe zgjidhjen e problemeve të mbivendosjes së pronave, duke përfshirë edhe ato të që kanë lindur përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, nga gabimet materiale ose pasaktësitë e hartave kadastrale apo të titujve të pronësisë.
    Në këtë rast, pas dates 7 maj, ju duhet të riaplikoni për t’u pajisur me çertifikatë pronësie për pronën pranë Drejtorisë Rajonale Vendore të ASHK-sё. Do të jetë kjo e fundit, e cila në momentin që evidenton mbivendosjen, ka detyrimin që të kontrollojë hartën kadastrale për të identifikuar nëse mbivendosja buron nga gabime ose pasaktësi në pozicionimin e titullit të regjistruar në hartën kadastrale. Nëse është e nevojshme, drejtoria vendore evidenton në terren pasuritë.

    Go to comment
    2020/04/27 at 9:54 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Pensioni ushqimor per femijet

    Pershendetje,

    Vendimi i gjykates per detyrimin per ushqim te ish-bashkeshortit Tuaj perben titull ekzekutiv, si rrjedhoje venia ne ekzekutim mund te behet ose ne menyre vullnetare, dhe ne rast te mos ekzekutimi vullnetar mund te aplikohet ekzekutimi i detyrueshem. Perderisa ish-bashkeshorti juaj nuk ka bere ekzekutim vullnetar, mund t’i drejtoheni zyrave permbarimore (shteterore ose private) per vazhdimin e ekzekutimit te detyrimit per ushqim ne favor te femijeve Tuaj.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/04/27 at 9:45 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Kostot e nje procesi zgjidhje martese

    Pershendetje,

    Referuar problematikes te paraqitur nga ana Juaj mund te japim nje parashikim te pergjithshem mbi kostot e nje procesi gjyqesor per zgjidhjen e marteses.

    Se pari, eshte e domosdoshme te dini cila ne cilen gjykate duhet te dorezoni kerkesepadine. Ajo mund te depozitohet ne gjykaten ku keni vendbanimin e perbashket ose ne vendbanimin e pales se paditur ose vendqendrimin e saj. Nese ne baze te kritereve te mesiperm nuk mund te percaktohet kompetenca tokesore e gjykates, kerkesepadia mund te parqitet ne gjykaten e vendbanimit ose vendqendrimit Tuaj.

    Persa i perket kostove:

    1. Taksa e kerkesepadise se bashku me njoftimet shkon rreth 3200 (leke te rinj);
    2. Nese keni femije te mitur eshte e dosmosdoshme thirrja e nje psikologu, pagesa e tij varjojne, mesatarisht 25000 – 35000 (leke te rinj);
    3. Nese do te mbroheni ne proces nepermjet nje mbrojtesi te zgjdhur, kostua e perfaqesimit eshte mesatarisht 45000 (leke te rinj).

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/27 at 9:29 pm
  • Ertil Mecaj

    From Ertil Mecaj on Shkelja e afateve ligjore per dhënien e shërbimit nga punonjesit e ZRPP

    Pershendetje,

    Ne zgjidhjen e ankeses Tuaj keni dy mundesi:
    1. Berja e nje ankese, prane Agjencise Shteterore te Kadastres (Drejtorise se Pergjithshme) per problematiken tuaj, si dhe;
    2. Duke iu referuar problematikes se referuar nga ana Juaj, per mosveprimin e organeve shteterore, mund t’i drejtoheni edhe juridiksionit gjyqesor administrativ, per detyrimin e Agjencise se Kadastres (te qytetit ku ndodheni) te kryeje korrigjimin e karteles se pasurise se paluajtshme, te regjistruar ne emrin Tuaj.
    Jurdikiksioni gjyqesor ka kompetencen per te detyruar organet shteterore te kthejne pergjigje kerkesave dhe ankesave te qytetareve ne afatit ligjor, si dhe ne mungese te tij brenda nje afati te arsyeshem, ne perputhje me kompetencat qe ka parashikuar ligji.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/04/27 at 9:10 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pezullimi i veprimtarise se sherbimit permbarimor

    Pershendetje,

    Veprimtaria e permbaruesve gjyqesor shteteror dhe privat eshte pezulluar pjeserisht nga data e hyrjes në fuqi e Aktit Normativ nr. 13, datë 2.4.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19” deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë.

    Marrja e sherbimit varet nga natyra e çeshtjes, pasi per çeshtje te natyres se ngutshme, veprimtaria e permbaruesve gjyqesor vijon. Afatet për kryerjen e veprimeve procedurale të përmbaruesit gjyqësor shtetëror apo privat nuk pezullohen per rastet:
    a) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë që rrjedhin nga çështje familjare, me objekt kujdesin, detyrimet dhe respektimin e të drejtave të të miturve, kujdestarinë, birësimin, ushtrimin e përgjegjësisë prindërore, përkujdesjen dhe detyrimet për ushqim;
    b) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë, me objekt urdhrat e mbrojtjes dhe urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes;
    c) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë, me objekt masat e sigurimit të padisë për çështje administrative dhe për çështjet civile, në të cilat gjykata ka dhënë vendim për sigurimin e padisë ose vendim me ekzekutim të përkohshëm, kur nga vonesa e ekzekutimit ose e kryerjes së veprimeve procedurale bëhet i pamundur ekzekutimi i këtyre titujve ekzekutivë, pas përfundimit të gjendjes së epidemisë;
    ç) Nëse është e domosdoshme shmangia e dëmtimit të masës së falimentimit;
    d) Për ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën penale, kur gjatë hetimit vlerësohet si e nevojshme për mbrojtjen e interesave të të miturit.

    Akti Normativ nr. 13, date 02.04.2020 eshte botuar ne Fletoren zyrtare nr.57, date 02.04.2020.
    Me poshte po ju veme ne dispozicion edhe linkun ku mund ta aksesoni: https://qbz.gov.al/eli/akt-normativ/2020/04/02/13

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/27 at 8:44 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Mosparaqitja ne pune per shkak te bllokimit jashte vendit

    Pershendetje,

    Ne kushtet kur nuk keni mundesi te paraqiteni ne pune per shkak te nje mbylljes se kufijve, ju duhet te njoftoni punedhenesin per kete fakt dhe gjate te gjithe kohes se ekzistences se ketij shkaku i cili perben force madhore te drejtat dhe detyrimet e paleve duhet te pezullohen. Kjo do te thote qe gjate kesaj periudhe ju nuk keni te drejte te perfitoni pagesen pasi nuk keni permbushur detyrat funksionale objekt te marredhenies se punes. Lidhur me pyetjen nese punedhenesi ka te drejte te zgjidhe kontraten e punes per kete fakt, sikurse u argumentua me siper, mosparaqitja ne vendin e punes per shkak te bllokimit te kufijve pezullon zbatimin e kontrates se punes dhe nuk i jep te drejte punedhenesit per ta zgjidhur ate. Nga ana tjeter, edhe punemarresi ka detyrimin qe ta njoftoje menjehere punedhenesin per pamundesine per tu paraqitur ne vendin e punes dhe shkakun i cili e ka bere te pamundur te paraqiteni ne pune. Ne rast se ju nuk keni njoftuar punedhenesin per sa me siper, vleresoj qe punedhenesi ne kete rast ka te drejte te zgjidhe kontraten e pune ne menyre te menjehereshme.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/27 at 7:47 pm
  • Elona Mone

    From Elona Mone on Rreth detyrimit per zbatimin e nje vendimi gjyqesor

    Pershendetje,

    Administrata shteterore ka detyrimin te zbatoje nje vendim gjykates qe ka marre formes se prere. Ne nenin 451 te K.Procedures Civile percaktohen rastet kur nje vendim merr forme te prere: http://komentarielektronik.magjistratura.edu.al/sq/eli/fz/1999/8491/451

    Vendimi që ka marrë formë të prerë është i detyrueshëm për palët, për trashëgimtarët e tyre, për personat që heqin të drejta nga palët, për gjykatën që ka dhënë vendimin dhe për të gjitha gjykatat
    dhe institucionet e tjera. Vendimi që ka marrë formë të prerë ka fuqi vetëm për çka është vendosur midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt dhe për të njëjtin shkak.

    Ju lutem na vini ne dispozicion me shume detaje mbi arsyet pse administrata shteterore nuk zbaton vendimin gjyqesor, ne menyre qe te mund t’ju japim nje pergjigje me te detajuar.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/27 at 7:37 pm
  • Elona Mone

    From Elona Mone on Padi penale ndaj prokurorit

    Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen tuaj, Lutem na vini ne dispozicion problematiken se per cfare arsyesh kerkoni te beni nje padi ndaj prokurorit dhe ne t’ju japim nje pergjigje me te sakte.
    Nga lloji i konfliktit varet edhe zgjidhja e problemit tuaj. Mbetemi ne pritje te specifikimeve nga ana juaj.

    Gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/04/27 at 7:14 pm
  • Elona Mone

    From Elona Mone on Dhune ne familje

    Pershendetje,

    Ne lidhje me problemin tuaj duhet t’i drejtoheni Komisariatit te Policise te vendit ku banoni, duke bere kallezim per te gjitha veprimet e dhunshme fizike ose psikologjike qe kryhen ndaj jush duke dhene deklarime per te gjithe ose te gjitha ngjarjet ne teresi, duke percaktuar menyren e ushtrimit te dhunes si dhe personat qe e kryejne ate. Punonjesi i policise do t’ju pajise me akt per paraqitjen prane Mjekut Ligjor me qellim paisjen me akt ekspertimi per te vleresuar llojin dhe shkallen e demtimeve nga dhuna e ushtruar kundrejt jush. Kjo eshte prove qe sherben per te provuar faktin penal.
    Nese keni nevoje per me shume te dhena, ju lutemi mos hezitoni te na shkruani perseri.

    Ju uroj gjithe te mirat!

    Go to comment
    2020/04/27 at 7:13 pm
  • Elona Mone

    From Elona Mone on Nderhyrje ne rregjistrat e gjendjes civile

    Pershendetje,

    Nisur nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, vihet ne dukje se ka nderhyrje ne rregjistrat themeltare nga punonjes te gjendjes civile duke kryer ndryshime te fletave te rregjistrit dhe duke ju sjelle pasoja. Kjo lloj problematike eshte e karakterit penal. Ju mund t’i drejtoheni Prokurorise se Rrethit Gjyqesor ku keni vendbanimin duke perpiluar nje kallezim lidhur me kete problem. Kallzimit i bashkelidhet i gjithe dokumentacioni qe dispononi. Eshte prokuroria ajo qe nis hetimet dhe vlereson nese ceshtja eshte per procedim penal. Kjo varet nga efekti kohe dhe nga provueshmeria e faktit penal ne baze te ligjit dhe provave.

    Nga ana tjeter ju nuk percaktoni llojin e demit qe ju ka ardhur nga ky veprim – ndryshimi i fleteve te rregjistrit. Ju lutemi te percaktoni me teper te dhena ne menyre qe te identifikojme saktesisht pasojen e ardhur ne funksion te vleresimit te pergjegjesise civile dhe kerkimit te shperblimit te demit, nese mundeni ne rastin konkret.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/27 at 7:09 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Puna ne te zeze

    Pershendetje. Nese punedhenesi i babait tuaj, nuk pranon te permbushe detyrimet qe ka kundrejt tij, atehere e vetmja mundesi ligjore eshte qe babai t’i drejtohet gjykates. Afati per te kerkuar permbushjen e pagave dhe detyrimeve te tjera qe rrjedhin nga kontrata e punes, duke perfshire dhe pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, eshte tre vite, nga momenti qe i ka lindur e drejta (per secilin muaj afati fillon me vete).
    Shkresa e thjeshte qe ju keni, se bashku me prova te tjera, pagesa te mundshme me banke ose me madat pagese, dokumente te ndryshme, deshmitare, te gjitha sherbejne per t’i provuar gjykates ekzistencen e marredhenies se punes, per te cilen babai kerkon qe te paguhet.

    Go to comment
    2020/04/27 at 7:06 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Veprimtaria e gjykatave

    Pershendetje,

    Referuar njoftimit te KLGJ-se, gjykatat kane rifilluar veprimtarine e tyre, sot me dt.27.04.2020, por ne menyre te kufizuar, sipas dhe ne respektim te percaktimeve te Aktit Normativ nr.9, date 25.03.2020 “Per marrjen e masave te vecanta ne fushen e veprimtarise gjyqesore, gjate kohezgjatjes e pandemise se shkaktuar nga COVID-19”. Prioritet kryesor i veprimtarisë së gjykatave do të vazhdojnë të jenë çështjet me natyrë ngutshme.

    Ne lidhje me sherbimin per te cilin interesoheni, Ju sugjerojme te komunikoni me gjykatën nëpërmjet telefonit/postës elektronike (e-mail) ne hapesiren e dedikuar per kete qellim http://gjykataelbasan.gov.al/Na-kontaktoni.php, përpara se të paraqiteni fizikisht pranë saj.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/27 at 2:35 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ne lidhje me pagen e luftes

    Pershendetje,

    Ne lidhje me problemin tuaj, ju sugjerojme te komunikoni përmes adresës se e-mailit me Drejtorinë Rajonale, ku ju banoni. Me poshte gjeni linkun me adresat e e-mailit te Drejtorive Rajonale: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore

    Gjithashtu mund te adresoni cdo shqetesim tuaj ne lidhje me kete praktike edhe ne adresën e e-mailit: denoncime@tatime,gov.al.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/27 at 2:29 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Pensioni ushqimor per femijet

    Pershendetje!

    Per ekzekutimin e vendimin gjyqesor per pensionin ushqimor per femijet, Ju mund t’i drejtoheni permbaruesit gjyqesore shteteror ose nje permbaruesi privat. Nese ish bashkeshorti juaj merr page ose shperblime te tjera, ky detyrim do t’i ekzekutohet permes ndalesave ne pagen e tij.

    Ne rast se jeni ne kushte te veshtira ekonomike, ju bejme me dije se mund te aplikoni edhe per perfitimin e ndihmes ekonomike. Aplikimi behet nga dt 1-10 e cdo muaji. Per shkak te situates se pandemise, aplikimet gjate kesaj periudhe pranohen nga administratoret shoqerore te njesive administrative ne forme elektronike ose postare. Ne faqen zyrtare te Sherbimit Social Shteteror ne web http://www.sherbimisocial.gov.al/formulari-i-aplikimit-per-perfitimin-e-ndihmes-ekonomike/ mund te gjeni formularin e aplkimit per ndihme ekonomike, si dhe kontaktet e te gjithe administratoreve shoqeror ne Shqiperi.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/27 at 2:18 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Kostot e nje procesi zgjidhje martese

    Pershndetje,

    Ne procesin gjyqesor me objekt zgjidhje martese, shpenzimet gjyqesore perfshijne:
    – Tarifa e padise per zgjidhjen e padise – 3000 leke;
    – Shperblim pr psikologun (ne rast se keni femije te mitur);
    – Shpenzime avokatore;

    Persa i perket vleres qe duhet te paguani per avokatin ose per psikologun nuk mund te themi nje vlere fikse, pasi keto jane profesione te lira dhe masa e shperblimit percaktohet me marreveshje midis paleve.

    Nderkohe, ju bejme me dije se nese ju beni pjese ne kategorite e vecanta qe mund te perfitojne ndihme jurikike falas ose jeni ne kushte pamundesie ekonomike, sipas neneve 11 ose 12 te Ligjit 111/2017, ju gezoni te drejten per perjashtim nga pagimi i tarifave gjyqesore, shpenzimeve gjyqesore dhe detyrimit per parapagim te tarifave te venies ne ekzekutim te urdhrit te ekzekutimit.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/27 at 2:13 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Licensa e personit pergjegjes per bizneset me protokoll te kuq

    Pershendetje,

    Ne mbeshtetje te ligjit Nr.10 237, dt 18.2.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, Punëdhënësi detyrohet të sigurojë mbrojtjen e punëmarrësve në të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Ne baze te VKM Nr.108, datë 9.2.2011 “Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë” percaktohet se personat e ngarkuar me përgjegjësi per menaxhimin e rriskut, të cilët janë pjesë përbërëse e shërbimit të brendshëm/ose jashtem, duhet të kenë aftësi lidhur me:

    -mjekësinë e punës dhe te plotesoje kriteret si meposhte:
    1. të ketë mbaruar specialitetin e mjek/mjek i sëmundjeve profesionale/mjek pune;
    2. të ketë të drejtën e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekut;
    3. të ketë përvojë pune jo më pak se pesë vjet.

    VKM percakton se punedhenesi mund ta kryeje funksionin e mbrojtjes dhe parandalimit ne pune me kapacitete e brendshme te ndermarrjes/institucionit (ketu mund te perfshihet edhe mjeku i ndermarrjes) ose persona/sherbime te jashtme te specializuara.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/27 at 2:04 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Mundesia e levizjes mes qyteteve

    Pershendeje,

    Ne rast se dispononi nje automjet personal, ju mund te aplikoni per “leje per mjet” ne portalin e-Albania.
    Ne rast se nuk dispononi automjetin tuaj personal, atehere ju mund te kontaktoni me nje subjekt qe ofron sherbime transporti, tip furgon, te cilat aplikojne ne e-Albania per “leje qarkullimi per biznesin” dhe kryejne aktivitetin duke respektuar masat e sigurise kunder Covid-19.
    Gjithashtu per te vleresuar lejueshmerine e cdo lloj mundesie tjeter qe mund te keni, ju duhet te kontaktoni me policine e shtetit ne nr e telefonit 129.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/27 at 11:42 am
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Rreth aktivitetit te organizatave fetare ne periudhe pandemie

    Pershendetje,

    Lidhur me pyetjen tuaj te pare, tubimet dhe degjesat publike jane grumbullime njerezish, por per synime te ndryshme qe rregullohen nga nje kuader i ndryshem ligjor. Referuar ligjit 8773/2001, “Per tubimet’, me termin “Tubime” kuptohen grumbullimet, manifestimet, mbledhjet dhe parakalimet me karakter paqësor dhe pa armë, në të cilat një grup personash shprehin kërkesat dhe pikëpamjet e tyre për probleme për të cilat janë të interesuar dhe përfshin edhe tubimet urgjente. Kur grupe njerëzish grumbullohen në mënyrë spontane dhe nuk cenojnë rendin publik, veprimtaria e tyre nuk përfshihet në përkufizimin e tubimit.
    Degjesat publike jane te lidhur me ligjin per konsultimin publik, ligjin per mjedisin, etj., dhe kane synim pergjithesisht grumbullimin e mendimeve te publikut lidhur me nje projekt, situate, veprimtari, projekt ligj, etj..
    Termi i ndryshem qe perdoret nga ligjet perkatese, nuk eshte i lidhur me sasine e pjesemarresve, por me ndryshimet qe paraqesin ne qellimin qe kane secili prej tyre, si grumbullim njerezish.

    Si do te ushtrojne organizatat fetare ritualet e tyre kur sipas aktit ndalohen tubimet ?
    Per momentin ka shume veprimtari te cilat jane ne pamundesi te kryhen sipas menyres se duhur. Sic edhe ju vete e parashtroni ritualet fetare ne prani te njerezve, jane vetem nje pjese e veprimtarive qe kryejne organizatat fetare, veprimtari e cila per momentin eshte e pezulluar. Organizatat fetare kane mundesi te vazhdojne me pjeset e tjera te aktivitetit te tyre, deri ne stabilizimin e situates.

    Po nese aktivitetet behen ne grupe te vogla deri ne 10 veta a lejohet dhe a quhet tubim (pra sa persona lejohet per mos te qene tubim) dhe nese marin te gjitha masat ?
    Akti normative dhe Urdherat perkates te Ministrise se Shendetesise nuk kane percaktuar nje numer limit te personave te cilet mund te marrin pjese ne veprimtarite e ndaluara, duke marre masat perkatese te sigurise, por ka vendosur ndalimin e tyre pa e lidhur me pjesemarresit apo kushtet e distancimit fizik.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/26 at 4:52 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Detyrim i prapambetur ushqimor dhe probleme me strehimin

    Pershendetje,

    Lidhur me permbushjen e detyrimit ushqimor kundrejt femijeve, pavaresisht perpjekjeve qe mund te beje ish bashekshorti juaj duke hedhur ne gjyq zyren permbarimore, nese kjo e fundit respekton ligjin nuk ka asnje gje per t’u shqetesuar, pervec vonesave. Per te permbushur detyrimet qe ai ka kundrejt femijeve te tij, permbaruesi ka te drejte qe pervec llogarive bankare, te sekuestroje dhe me pas te nxjerre ne ankand, cdo pasuri te luajtshme (makine, paisje te klinikes, etj.), apo te paluajtshme (banese, toke).

    Persa i perket ndarjes se pasurise bashkeshortore pervec se te tregoni durim dhe te prisni qe te merret vendimi i gjykates nuk mund t’ju orientojme per ndonje zgjidhje tjeter.

    Lidhur me kalimin e pasurive ne emer te prinderve te tij, ka rendesi nese kjo eshte bere gjate marteses, apo me pas. Per kete duhet te diskutoni me avokatin tuaj, por nese jane regjistruar qe gjate marteses ne emer te prinderve te ish bashkeshortit, do te jete e veshtire qe te provoni perpara gjykates se ky regjistrim eshte fiktiv.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/26 at 4:37 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Refuzuar dy here per pagen e luftes

    Pershendetje,

    Ju keni te drejten te ankimoni vendimmarrjen e institucioneve tatimore prane Drejtorise Rajonale tatimore perkatese. Adresat e e-mailit per secilen drejtori i gjeni ne kete faqe: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore
    E drejta e perfitimit nga paketa e dyte, shqyrtohet automatikisht nga ana e organeve tatimore, pa qene nevoja qe ju te beni nje aplikim te ri. Megjithate, mund t’ju dergoni e-mail, per te marre informacion lidhur me statusin e aplikimit tuaj.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/26 at 4:30 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Largime nga puna ne kohe fatkeqesie natyrore

    Pershendetje,

    Ne kerkesen tuaj per informacion ligjor keni parashtruar dy pyetje:
    A mund te largohesh nga puna per suprimim te vendit te punes dhe ate ta ze dikush tjeter?
    Ne parim kjo nuk duhet te ndodhi. Sic ju e keni shpjeguar, nga ana e institucionit eshte perdorur ristrukturimi per t’ju larguar nga puna. Ne cdo rast vendimin perfundimtar nese largimi nga puna eshte bere per shkak se ekzistonin shkaqe te justifikuara mund ta marre vetem gjykata.

    Mund te behen largime nga puna ne kohe fatkeqesie natyrore?
    Kodi i Punes, apo aktet e tjera ligjore apo nenligjore te miratuara gjate periudhes se fatkeqesise natyrore, nuk parashikojne asnje klauzole per ndalimin dhe/ose pezullimin e zgjidhjes se kontratave te punes, sigurisht ne perputhje me dispozitat perkatese per proceduren, periudhen e njoftimit, vjetersine, etj.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/26 at 4:19 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Si te veprojme per te perfituar pagen e luftes?

    Pershendetje,

    Nisur nga shkaqet qe parashtroni per largimin tuaj nga puna, vleresoj se do te duhet te komunikoni me ish-punedhenesin mbi mundesine e aplikimit per perfitimin e ndihmes financiare. Eshte ish-punedhenesi juaj i cili ka te drejte te aplikoje (te plotesoje te dhenat) ne sistem per ish/punonjesit e tij per perfitimin e ndihmes.

    Sipas paketes nr.2, kane te drejte te perfitojne ndihmen financiare ne masen 40.000 leke, ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 12 mars deri në datën 10 prill 2020.

    Per informacion me te detajuar mbi kete pakete, mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/26 at 1:45 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Dhune ne familje

    Pershendetje,

    Dhuna ne familje perben veper penale. Ju mund te telefononi policine ne nr. 129 ose tek numri zyrtar i punonjesit te policise te lagjes ku jetoni.
    Ju keshilloj se ne rast se dhunoheni, qofte edhe psikologjikisht, te njoftoni numrat e mesiperm dhe per efekt prove, permes telefonit tuaj ose ndonje pajisje tjeter te regjistroni çdo debat/konflikt. Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/26 at 1:22 pm
  • Altin Fushaxhia

    From Altin Fushaxhia on Sa vonojne procedurat per ekzekutim?

    Pershendetje,

    Vendimi i gjykates per detyrimin per ushqim te ish-bashkeshortit Tuaj perben titull ekzekutiv, si rrjedhoje venia ne ekzekutim mund te behet ne menyre vullnetare, dhe ne rast te mos ekzekutimi vullnetar mund te aplikohet ekzekutimi i detyrueshem. Ne rast se ish-bashkeshorti Juaj nuk ka bere ekzekutim vullnetar, mund t’i drejtoheni zyrave permbarimore (shteterore ose private) per vazhdimin e ekzekutimit te detyrimit per ushqim ne favor te femijeve Tuaj.

    Duhet te dini qe jo çdo vendim mund te ekzekutohet sepse debitori mund te jete ne paaftesi paguese ose mund te kete vonesa se mund te paraqitet padi nga debitori ne gjykate etj etj. Nese debitori (ish bashkeshorti) merr page ose shperblime te tjera, ky detyrim do t’i ekzekutohet permes ndalesave ne pagen e tij.

    Per tu kthyer tek afati, ne kushte normale, une mendoj se brenda 30 diteve permbaruesi mund ta ekzekutoje vendimin. Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/26 at 12:53 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Perjashtimi nga ndihma ekonomike per shkak te sistemit te pikezimit

    Pershendetje,

    Pranueshmëria në skemën e ndihmës ekonomike bëhet nëpërmjet formulës së pikëzuar, treguesit e së cilës mbajnë parasysh gjendjen e varfërisë, duke përdorur koeficientë dhe ndryshore të përcaktuara qartë, të cilët dalin nga lidhjet reciproke, objektive, me statusin ekonomik dhe me varfërinë. Formula përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla si: të ardhurat nga programi i mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia, blegtoria, trashëgimia dhe dhuratat.

    Treguesit e vlerësimit të formulës së unifikuar të pikëzimit për përfitimin e ndihmës ekonomike jane te percaktuara me Vendim te Keshillit te Ministrave.

    Ne rast se interesoheni per piket konkrete qe ka marre aplikimi juaj per ndihme ekonomike, pas vleresimit te situates tuaj social-ekonomike sipas formules perkatese, Ju mund te dergoni nje kerkese zyrtare per informacion prane Bashkise/njesise administrative dhe Drejtorise Rajonale te Sherbimit Social Shteteror (te qytetit ku banoni).

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/26 at 11:06 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e luftes per tregtaret ambulant

    Pershendetje,

    Nese kërkesa e juaj per perfitimin e ndihmes financiare sipas paketes nr. 1 është refuzuar, ju informojme se ju keni mundësi të paraqisni kërkesë/ankesën e tuaj duke komunikuar përmes adresës e-mail të Drejtorisë Rajonale, ku ju banoni.

    Gjithashtu, nëpërmjet adresës email denoncime@tatime,gov.al cdo individ i interesuar mund të paraqesë shqetësimin në lidhje me këtë praktikë.

    Ne vijim gjeni linkun me adresat e e-mailit per Drejtorite Rajonale, ku mund te dergoni kerkese/ankesen tuaj: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/26 at 8:20 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Paga e Luftes per Bizneset e Medha

    Pershendetje,

    Nese aktiviteti i subjektit ku punon motra juaj ka qene i mbyllur, ne zbatim te Urdhrit/ave të MSHMS (sipas listes se miratuar nga autoritetet mbi aktivitetet e lejuara dhe te mbyllura), atehere motra juaj mund te perfitoje ndihme financiare ne masen 40.000 leke, sipas paketes nr. 2, miratuar me VKM nr. 305, date 16.04.2020.
    Nese subjekti (biznesi) ka qene i lejuar te ushtroje aktivitetin e tij dhe motra juaj nuk eshte pezulluar/larguar per shkak te situates (sic rezulton edhe nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj), atehere nuk perfiton nga paketat e ndihmes financiare.

    Per informacion me te detajuar mbi kete pakete, kriteret dhe menyren e aplikimit mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/26 at 8:17 am
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Ndihma ekonomike

    Përshëndetje,

    Ne baze te VKM Nr.597, datë 4.9.2019, ju bejme me dije se ju keni detyrimin per deklarimin e ndryshimeve te situates juaj social-ekonomike, cdo tre muaj prane administratorit shoqeror. Mosdeklarimi perben shkak per perjashtimin nga perfitimi i ndihmes ekonomike.
    Pas deklarimit te ndryshimeve te situates tuaj social-ekonomike (ku perfshihet edhe pagesa e pensionit ushqimor te femijes), kushtet tuaja do te jene objekt vleresimi sipas sistemit te pikezimit, permes se cilit percaktohet nese kualifikoheni ose jo per te perfitur ndihme ekonomike.

    Faleminderit,

    Linku ku mund te konsultoheni me VKM nr.597, datë 04.09.2019, te botuar ne Fletoren Zyrtare nr.123, viti 2019. https://qbz.gov.al/eli/fz/2019/123/d4eb83a7-6880-4599-b28f-baef7c105f63

    Go to comment
    2020/04/25 at 10:12 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Dhune ne familje

    Përshëndetje!

    Ne bazë të Ligjit Nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar, ju mund t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor ku ju jetoni, me anë të një Kërkesë-padie për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. Gjithashtu, ju mund te drejtoheni me nje kerkese per marrjen e masave te nevojshme në polici/prokurori, njësinë përkatëse vendore (bashki), qendrën shëndetësore të zonës ku banoni.

    Kërkesë-padia për urdhër mbrojtjeje mund të paraqitet në çdo kohë para gjykatës nga ana e personave që legjitimohen për ta kërkuar atë (viktima, policia/prokuroia). Në rastet kur kërkohet ndihmë e menjëhershme, kërkesa mund të plotësohet dhe të paraqitet pranë komisariatit më të afërt të policisë dhe punonjësi i policisë vepron në përputhje me ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

    Për hartimin e kërkesë-padisë, përgatitjen e akteve dhe paraqitjen e tyre në gjykatë ju do te asistoheni nga një avokat falas. Ju gjithashtu përjashtoheni nga taksat gjyqësore, me daljen e urdhrit të mbrojtjes, shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës që ka ushtruar dhunë në familje.

    Kërkesë-padia për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes dhe urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes duhet të përmbajë edhe: a) të dhëna personale rreth familjes ose marrëdhënieve farefisnore mes viktimës dhe dhunuesit; b) përshkrimin e qartë të fakteve dhe rrethanave, në të cilat ka ndodhur akti i dhunës në familje, duke përfshirë arsyet që sqarojnë cenimin e sigurisë, të shëndetit apo të mirëqenies së viktimës nga i/e padituri/a (dhunuesi/ja) të parashikuara në nenin 3 pikat 1 dhe 2 të ligjit te sipërcituar; c) masat mbrojtëse të posaçme që kërkohen; ç) nënshkrimin e kërkuesit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/25 at 9:38 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Informacion per ndihmen financiare nga shteti

    Përshëndetje!

    Sipas paketes se ndihmes financiare nr. 2, te miratuar me VKM nr.305, datë 16.4.2020, mund te perfitojne ndihme financiare ne masen 40.000 leke, të punësuarit e subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave.
    Gjitashtu perfitojne sipas kesaj pakete, edhe të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020. Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga punëdhënesi.

    Për më shumë informacion te detajuar mbi kriteret e perfitimit dhe menyren e aplikimit mund te aksesoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1375/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/25 at 8:56 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Probleme me te dhenat e gjendjes civile (daten e lindjes)

    Pershendetje,

    Ne parim aktet e prodhuara nga Zyrat e Gjendjes Civile kane perparesi ndaj akteve te tjera te prodhuara nga institucione te tjera private ose publike, te cilat permbajne po te njejtet element (emer, mbiemer, datelindje, atesi etj).

    Në rastin e gabimit material të provuar në një akt të gjendjes civile, ju mund të kërkoni ndreqjen e gabimit të ndodhur duke paraqitur bashke me kerkesen, nje kopje të aktit të lindjes, si dhe çdo dokument tjetër që provon gabimin. Ne rast se Zyra e Gjendjes Civile refuzon të ndryshojë të dhënat e gjendjes civile, pas kërkesës tuaj, ju keni të drejtë të kërkoni në gjykatë ndryshimin e të dhënave personale të regjistruara në Zyrën e Gjendjes Civile.

    Falminderit,

    Go to comment
    2020/04/25 at 6:49 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Marrja e pages se luftes nga punonjesit e paregjistruar nga punedhenesi

    Pershendetje!

    Jo, ne rast se punedhenesi nuk ju ka regjistruar, atehere ju nuk mund te perfitoni pagen e luftes. Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/25 at 5:06 pm
  • Zhyljen Batalli

    From Zhyljen Batalli on Padi penale ndaj prokurorit

    Pershendetje!

    Po, prokurori eshte subjekt i ndjekjes penale per veprime te kundraligjshme qe mund kryeje gjate veprimtarise dhe ushtrimit te detyres qe mban.

    Ne varesi te llojit te vepres penale qe ju do te kallzoni, ndahet dhe kompetenca e prokurorise. Prokuroria e Posacme Kunder Krimit te Organizuar heton ne lidhje me veprat qe kane te bejne me korupsionin, aktiv ose pasiv. Nese vepra qe ju kallzoni eshte e nje natyre tjeter, atehere kompetente per hetimin eshte prokuroria e rrethit. Ne kete rast vete ky organ delegon hetimin te nje prokuror tjeter (psh., nese prokurori punon ne Prokurorine Tirane dosja percillet ne prokurorine e Durresit).

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/25 at 4:25 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on A mund ta perfitoje pagen e luftes?

    Përshëndetje,

    Duke qënë se nuk na keni vene ne dispozicion te dhena ne lidhje me aktivitetin e biznesit ku punoni, e kemi te pamundur te percaktojme se ne cilen nga masat e parashikuara nga paketa nr.2 mund te kategorizoheni.

    Ne vijim, gjeni rastet e përfitimit të ndihmës financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit aktualë dhe punonjësit e larguar nga puna si pasojë e Covid-19”, te cila janë:
    1. Për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave
    2. Për të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave deri në datën 10 prill 2020. Dita e dorëzimit të E-sig 027 nuk duhet të jetë më e vonë se data 10 prill 2020.
    3. Për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    4. Për punonjësit e subjekteve, persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktura akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesa deri në datën e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Nëse ky subjekt, ushtron disa lloje aktivitetesh, e përfitojnë ndihmën financiare vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Për më tepër informacionme te detajuar në lidhje me kriteret e perfitimit dhe procedurat e aplikimit mund te aksesoni linkun me poshte: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/25 at 4:08 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Dhenia e pushimit per prindin kujdestar te femijes se mitur

    Pershendetje,
    Jo, pas vendimit nr 208, dt. 10.03.2020, nuk ka pasur ndonje vendim tjeter nga Keshilli i Ministrave mbi kete ceshtje. Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/25 at 3:20 pm
  • Zhyljen Batalli

    From Zhyljen Batalli on kerkoj ndihme juridike - Si eshte leshuar me qera toka ku jam bashkepronare?

    Pershendetje!

    Per mbrojtjen e pronesise si ne rastin tuaj, ligji parashikon padine e rivendikimit. Ju i drejtoheni gjykates duke i kerkuar ne cilesine e pronarit te pasurise se paluajteshme lirimin dhe dorezimin e tokes. Nepermjet vendimit te gjykates ju drejtoheni ne nje permbarues gjyqesor i cili ben ekzekutimin, pra ju vendos juve ne posedim/zoterim te kesaj pasurie.

    Nga ana tjeter, nese ju keni dyshime se keta persona qe ju permendni, shoqeria x dhe noterja publike kane kryer veprime te kundraligjshme, mund te drejtoheni ne polici ose ne prokurori per te kallzuar veprimet dhe rrethanat qe ju dini.

    Pune te mbare.

    Go to comment
    2020/04/25 at 2:03 pm
  • Zhyljen Batalli

    From Zhyljen Batalli on Si mund te marr mbrapsht leket qe me kane borxh?

    Pershendetje!

    Ne lidhje me kthimin e shumes nepermjet permbaruesit gjyqesor, ju duhet te verifikkoni veprimet proceduriale qe ka kryer permbaruesi, per te pare nese ato jane kryer te gjitha, pra nese eshte kerkuar per pasuri te mundshme te debitorit tuaj dhe nese jane kryer apo jo sekuestro ne kohe. Ky kontroll behet duke konsultuar dosjen permbarimore.
    Nga ana tjeter, nese ju keni informacion per pasuri te mundshme te debitorit tuaj apo ai eshte i punesuar diku apo edhe nese nje person i trete i ka atij nje borxh, duhet te njoftoni permbaruesin tuaj per te kryer veprimet ligjore perkatese.

    Nese ju keni dijeni qe debitori juaj ka patur ne pronesi pasuri, qofte te luajtshme apo te paluajtshme, por i ka kaluar nepermjet veprimeve fiktive ne emer te te tjereve, me qellim qe ju mos te keni mundesi te ekzekutoni te drejten tuaj, ligji te njeh te drejten e ngritjes se nje padie (padi pauliane) nepermjet se ciles te kerkosh qe pasurite te kthehen ne emer te debitorit tuaj me qellim qe ju te mund t’i ekzekutoni e te merrni mbrapsht leket e tua. Kushtet dhe afatet e kesaj lloj padie duhet t’i konsultosh nga afer me nje avokat, gjithmone nese ke prova qe ka patur pasuri.

    Ne lidhje me kallzimin per mashtrim, duke marre parasysh afatin prej 16 vitesh, organi i akuzes do te vendose mosfillim procedimi per shkak te parashkrimit te vepres penale.

    Pune te mbare,

    Go to comment
    2020/04/25 at 1:54 pm
  • Zhyljen Batalli

    From Zhyljen Batalli on Demshperblimi per token e zene nga autostrada Levan Tepelene

    Pershendetje!

    Ne lidhje me procesin e shperblimit si pasoje e shpronesimeve per ndertimin e rruges Levan Tepelene, si nje nga subjeket e prekura, ju duhet t’i drejtoheni Ministrise se Financave. Nese nuk merrni masen e shperblimit qe ju takon nga kjo procedure, mund te hapni nje proces gjyqesor per te vendosur ne vend te drejtat tuaja.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/25 at 1:35 pm
  • Marsida Feshti

    From Marsida Feshti on Mbi hipotekën e prones

    Përshendetje,

    Ne nenin 354 te Kodit Civil percaktohet se: “Pjesëtimi i pasurisë trashëgimore bëhet me marrëveshje midis trashëgimtarëve, e cila miratohet me akt noterial. Nëse trashëgimtarët nuk bien dakord për pjesëtimin e pasurisë trashëgimore, noteri, mbi bazën e parimit të paanësisë, si dhe duke mbajtur në konsideratë rregullat e pjesëtimit të pasurisë, sipas Kodit Civil, i ofron trashëgimtarëve mundësitë ligjore për pjesëtimin e pasurisë trashëgimore dhe arritjen e një marrëveshjeje midis tyre. Në këtë rast noteri i sqaron ata për të drejtat dhe detyrat, si dhe i paralajmëron për pasojat që vijnë nga nënshkrimi i marrëveshjes, me qëllim që të mos dëmtohen interesat e tyre nga mosdijenia e ligjit.
    Kur trashëgimtarët nuk bien dakord edhe me zgjidhjet e ofruara nga noteri, pjesëtimi i pasurisë trashëgimore bëhet nga gjykata kompetente për shqyrtimin e padive që rrjedhin nga trashëgimia.”

    Per sa me siper, ju mund ta regjistroni pasurinë pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, pasi të keni dakortësuar për pjestimin e pasurisë me akt noterial.
    Në rast se trashëgimtaret testamentare nuk bien dakort, atëherë duhet t’i drejtoheni gjykatës kompetente për zgjidhjen e cështjes. Pasi të këni zgjidhur këtë cështje, në rast se nipërit nuk e dorëzojnë me vullnetin e tyre pjesën që ju takon, ju mund ti drejtoheni gjykatës me ane te një kërkes padie, me objekt lirim dhe dorëzim sendi.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/04/25 at 1:28 pm
  • Zhyljen Batalli

    From Zhyljen Batalli on Ne lidhje me procesin administrative ne gjykate

    Pershendetje!

    Pezullimi nuk ka efekte apo ndikim ne te drejtat e tua perveç ne rastin se ke pasur nje kerkese per mase sigurimi per te cilen gjykata nuk eshte shprehur.
    Ne lidhje me periudhen qe eshte pezulluar, ligji procedurial parashikon qe gjyqi vijon ne momentin e pezullimit, pra do te vijoje aty ku eshte nderprere.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/04/25 at 1:24 pm
  • Dorina Ndreka

    From Dorina Ndreka on Ekzekutimi vendim gjykate per mjekim te detyruar

    Pershendetje,

    Vendimi i gjykates nuk konsiderohet i ekzekutuar, pasi nuk eshte ekzekutuar. Problemi qendron ne faktin se ne Shqiperi, nuk ka institucione te specializuara per te mundesuar mjekimin e detyruar sipas rasteve te tilla. Praktika aktuale ne vend per ekzekutimin e ketyre vendimeve ka qene mbajtja e ketyre personave ne spitalet e burgut, ose ne institucionet mjekesore, se bashku me persona te tjere te cilet nuk kane kryer veprime te denueshme. Kjo problematike eshte evidentuar edhe nga Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut (Gjykata e Strasburgut), e cila e ka detyruar shtetin shqiptar te paguaje demshperblim per shkelje te te drejtave te njeriut, per mospermbushje te rregullt te vendimit gjyqesor per mjekim te detyruar. Po ashtu i ka kerkuar qe te marre masa te menjehershme per ndertimin e institucioneve te posacme. Ne dijenine time, kjo ende nuk eshte arritur. Ajo qe mund t’ju themi, nisur nga rasti eshte qe t’i paraqisni nje kerkese drejtorise perkatese te policise, e cila te mundesoje marrjen e masave dhe monitorimin e personit, per te shmangur mundesine per demtime te personave te tjere ne te ardhmen.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/25 at 12:44 pm
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Marrja e pamjeve filmike të gjyqeve

    Pershendetje,

    Si pale e interesuar keni te drejte ne cdo kohe te merrni nje kopje te regjistrimeve audio te seances gjyqesore. Kjo mundesohet duke dorëzuar pranë Sekretarisë së Gjykatës formularin tip (kerkese per kopje te regjistrimit audio), të shoqëruar nga një CD apo DVD.

    Tarifa e shërbimit për marrjen e kësaj kopjeje është e barabartë me tarifat e tjera për kopje të dokumentacionit, që janë pjesë e dosjes gjyqësore, sipas percaktimeve ne Udhezimin e Perbashket te Ministrise se Drejtesise dhe Ministrise se Financave nr. 33, date 29.12.2014.

    Me poshte linku ku mund te gjeni formatin e formularit qe duhet te depozitoni prane sekretarise se Gjykates: http://gjykata.gov.al/media/1230/formulari_per_terheqje_kopje_cd_audio.pdf

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/25 at 12:27 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per sqarim te mosperfshirjes se bisnesit ne paketen e pare

    Pershendetje,

    Nese kërkesa e juaj per perfitimin e ndihmes financiare sipas paketes nr. 1 është refuzuar, ju informojme se ju keni mundësi të paraqisni kërkesë/ankesën e tuaj duke komunikuar përmes adresës e-mail të Drejtorisë Rajonale, ku ju banoni. Gjithashtu, nëpërmjet adresës email denoncime@tatime,gov.al cdo individ i interesuar mund të paraqesë shqetësimin në lidhje me këtë praktikë.

    Është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit.

    Ne vijim gjeni linkun me adresat e e-mailit per Drejtorite Rajonale, ku mund te dergoni kerkese/ankesen tuaj: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore

    Subjektet dhe individët të cilëve u është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas Paketës nr.1, do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në e-filing, nëse do të jenë përfitues të Paketës nr.2, pa qënë e nevojshme të ndjekin proçedurën e riaplikimit.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/25 at 11:07 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Trajtimi i ankeses nga tatimet per pagen e luftes

    Pershendetje !

    Nese keni bere nje ankese ne lidhje me ceshtjen tuaj, Ju sugjeroj te prisni per trajtimin e ankeses tuaj nga ana e administrates tatimore. Vonesa ne pergjigje mund te kete ardhur per shkak te ngarkeses se punes ne kete periudhe.

    Lutem sigurohuni qe ankesa juaj te jete komunikuar ne adresen e e-mailit te Drejtorise Rajonale Tatimore, ku biznesi juaj rezulton i regjistruar. Adresat mund t’i gjeni ne linkun me poshte: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore

    Ju bejme me dije se eshte e rendesishme qe kerkesa/ankesa e derguar nga punonjesi juaj duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të tij, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit.

    Në këtë periudhë të situatës së emergjencës së krijuar mga COVID-19, trajtimi i çdo ankese të paraqitur nga çdo individ apo subjekt, në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare, është prioritet i Administratës Tatimore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/25 at 10:32 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Leje per levizje me automjet per furnizimin e nje biznesi familjar

    Pershendetje,

    Së shpejti në portalin e-Albania do te mund të aplikoni për leje për biznes, për bizneset që kanë orare të ndryshme për kryerjen e aktivitetit të tyre. Kjo ne kushtet kur aktiviteti të cilin ju ushtroni është në listën e aktiviteteve të lejuara. Nese automjeti nuk është në pronësinë tuaj, do te duhet te plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së automjetit me të cilin do të kryeni lëvizjen.

    Deri ne krijimin e mundesise per aplikim ne portal, do te duhet te operoni me lejen e marre per kete qellim nga strukturat e policise se shtetit.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/25 at 10:28 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Ndihma per familjet ne nevoje

    Pershendetje,

    Si familje ne nevoje, ne kushtet e epidemise se shkaktuar nga COVID-19, Ju mund te perfitoni pako ushqimore dhe jo ushqimore falas, si dhe marrjen ne banese te barnave te rimbursueshme.

    Lutem kontaktoni me Sektorin e Sherbimeve Sociale ose perfaqesuesit e njesise administrative ku banoni. Cdo njesi administrative/bashki ne faqen e saj zyrtare ne internet apo ne rrjetet sociale ka vene ne dispozicion numrat e kontaktit, ku mund te telefonojne qytetaret ne lidhje me cdo shqetesim apo nevoje qe kane.

    Nisur nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, ju bejme me dije se si familje ne nevoje, ju mund te aplikoni edhe per perfitimin e ndihmes ekonomike. Aplikimi behet nga dt 1-10 e cdo muaji. Per shkak te situates se pandemise, aplikimet gjate kesaj periudhe pranohen nga administratoret shoqerore te njesive administrative ne forme elektronike ose postare. Ne faqen zyrtare te Sherbimit Social Shteteror ne web http://www.sherbimisocial.gov.al/formulari-i-aplikimit-per-perfitimin-e-ndihmes-ekonomike/ mund te gjeni formularin e aplkimit per ndihme ekonomike, si dhe kontaktet e te gjithe administratoreve shoqeror ne Shqiperi.

    Faleminderit.

    Go to comment
    2020/04/25 at 10:21 am
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Marrja e pages se luftes nga punonjesit e paregjistruar nga punedhenesi

    Pershendetje,

    Vendimet e qeverise, mbi bazen e te cilave jane miratuar paketat e ndihmes financiare nr.1 dhe nr.2, nuk kane ndonje parashikim ligjor ne lidhje me kete situate. Nisur nga deklarimet publike ne media, Ju mund te perfitoni pagen e luftes, nese denonconi prane organeve tatimore punedhenesin tuaj, ne te cilin keni punuar ne te zeze. Kjo ne funksion te verifikimit te rastit nga administrata tatimore.

    Faleminderit

    Go to comment
    2020/04/25 at 10:09 am
  • Ada Dimo

    From Ada Dimo on Ne lidhje me procesin administrative ne gjykate

    Pershendetje,

    Nga data e hyrjes ne fuqi te aktit normativ nr.9, dt 25.03.2020 deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise do te pezullohen te gjitha afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e
    ankimeve, si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative. Kur afatet fillojnë gjatë periudhës së pezullimit, ato shtyhen deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë.

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/24 at 10:46 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Fature aforfe nga OSHEE. Si duhet ta ankimoje?

    Pershendetje!

    Masat e marra nga qeveria per shkak te pandemise kanë kufizuar edhe mundësinë e lëvizjes normale te punonjësve te OSHEE-se ne terren. Ne te tilla kushte, gjate muajit mars 2020 eshte aplikuar vendimi i ERE-s nr. 58, dt.26.03.2020 per faturimin me vlerë reference. Vlera e references është sasia e energjisë së konsumuar nga abonenti për të njëjtin muaj të një viti më parë, pra Mars 2019. Për këto raste, OSHEE ka sqaruar se në leximin e muajit pasaardhës do të bëhet balancimi, pra sistemimi i faturës. Ky proces do të kryhet automatikisht nga vet OSHEE, pa patur nevojë për një kërkesë/ankesë nga abonentët.

    Duke qene se kontrata juaj ka qene e pezulluar, vleresojme se nuk duhet te ishte aplikuar automatikisht faturimi me vlere reference. Ne kushtet qe ju nuk ndodheni ne Shqiperi, atehere ju mund te dergoni ankesen tuaj ne adresen e email-it ankesajuaj@oshee.al ose kujdesi_abonentit@oshee.al.

    Ne linkun me poshte mund te konsultoheni me vendimin e ERE-s: https://ere.gov.al/doc/VENDIM_NR.58_2020.pdf

    Faleminderit,

    Go to comment
    2020/04/24 at 9:59 pm
  • Griselda Dama

    From Griselda Dama on Per pagen