JURISTI ONLINE

Përfitimi i ndihmës financiare për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19

KËSHILLI I MINISTRAVE NËPËRMJET VENDIMIT NR. 254, DATË 27.3.2020 MIRATOI:

  • Dhënien e ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik/marrëdhënieve të punës për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID19, sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
  • Dhënien e një pagese shtesë për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike (Kategoria e dytë e përfituesve).
  • Dhënien e një pagese shtesë për individët që përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia (Kategoria e tretë e përfituesve).
  • Dhënia e ndihmës financiare për të vetëpunësuarit/punësuarit – Kategoria e parë e përfituesve. 
  1. NDIHMA FINANCIARE PËR TË VETËPUNËSUARIT/TË PUNËSUARIT LLOGARITET DHE JEPET SIPAS LISTËPAGESAVE TË DEKLARUARA NGA SUBJEKTET TATIMPAGUESE. PËR ATO SUBJEKTE, TË CILAT I DEKLAROJNË LISTËPAGESAT ÇDO TREMUJOR, MERRET NË KONSIDERATË LISTËPAGESA E TREMUJORIT TË FUNDIT TË VITIT 2019, NDËRSA PËR SUBJEKTET, TË CILAT I DEKLAROJNË LISTËPAGESAT ÇDO MUAJ, MERRET NË KONSIDERATË LISTËPAGESA E MUAJIT JANAR 2020. LISTËPAGESAT PËRDITËSOHEN ME NDRYSHIMET E DEKLARUARA SIPAS FORMULARIT ESIG27, DERI NË DATËN E MBYLLJES SË VEPRIMTARISË.
  2. APLIKIMI PËR TË PËRFITUAR NDIHMË FINANCIARE BËHET NGA SUBJEKTI I TË VETËPUNËSUARIT/TË PUNËSUARIT. INDIVIDËT, QË JANË NË MË TEPËR SE NË NJË LISTËPAGESË, PËRFITOJNË SI NDIHMË FINANCIARE VETËM NJË PAGË MINIMALE.
  3. PËRFITUESIT E NDIHMËS FINANCIARE JANË INDIVIDËT E VETËPUNËSUAR/TË PUNËSUAR NË SUBJEKTET ME TË ARDHURA VJETORE DERI 14 000 000 (KATËRMBËDHJETË MILIONË) LEKË PËR VITIN 2019, SIPAS KATEGORIZIMIT TË MËPOSHTËM:
  4. A) PERSONAT FIZIKË TË VETËPUNËSUAR;
  5. B) PUNONJËSIT E PAPAGUAR TË FAMILJES TË PERSONIT FIZIK TREGTAR;
  6. C) TË PUNËSUARIT NË PERSONAT FIZIKË TREGTARË;

Ç) TË PUNËSUARIT NË PERSONAT JURIDIKË.

  1. PËR TË PËRFITUAR NDIHMA FINANCIARE, DUHET QË SUBJEKTI TATIMPAGUES:
  2. A) TË KETË NDËRPRERË AKTIVITETIN NË ZBATIM TË URDHRAVE PËRKATËS TË MINISTRIT SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE (MSHMS), TË NXJERRA PËR KËTË QËLLIM;
  3. B) TË KETË PËRGJEGJËSI TATIMORE PËR TATIMIN E THJESHTUAR MBI FITIMIN DHE TATIMIN MBI FITIMIN;
  4. C) TË ARDHURAT E DEKLARUARA TË TË CILIT, SIPAS DEKLARATËS SË TATIMIT MBI FITIMIN/TATIMIT TË THJESHTUAR MBI FITIMIN, PËR VITIN 2019, TË JENË DERI 14 000 000 (KATËRMBËDHJETË MILIONË) LEKË.
  5. SUBJEKTET, QË PLOTËSOJNË KUSHTET SIPAS PIKËS 4, DUHET TË PARAQESIN PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE, NËPËRMJET PORTALIT E-FILINIG, KËRKESËN ME TË DHËNAT E PËRFITUESVE SIPAS PIKËS 3, TË KËTIJ KREU, KU PËRFSHIHEN:
  6. A) TË DHËNAT IDENTIFIKUESE TË SUBJEKTIT TATIMPAGUES TË PAJISUR ME NIUS;
  7. B) TË DHËNAT IDENTIFIKUESE TË PËRFITUESVE, PËRFSHIRË TË VETËPUNËSUARIT, PUNONJËSIT E PAPAGUAR TË FAMILJES DHE TË PUNËSUARIT, PËRFSHIRË:
  8. EMRIN, ATËSINË, MBIEMRIN;
  9. NUMRIN PERSONAL TË IDENTIFIKIMIT TË PËRFITUESIT;

III. BANKËN KU PËRFITUESI KA LLOGARINË RRJEDHËSE BANKARE;

  1. NUMRIN E LLOGARISË BANKARE.
  2. NDIHMA FINANCIARE, QË PËRFITOJNË TË VETËPUNËSUARIT, PUNËTORËT E PAPAGUAR TË FAMILJES DHE TË PUNËSUARIT SIPAS KËTIJ VENDIMI, ËSHTË E BARABARTË ME PAGËN MINIMALE NË FUQI, 26 000 (NJËZET E GJASHTË MIJË) LEKË NË MUAJ, E MIRATUAR ME VENDIM TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE.
  • Dhënia e një pagese shtesë për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike – Kategoria e dytë e përfituesve. 

PAGESA E NDIHMËS EKONOMIKE PËR SUBJEKTET PËRFITUESE, SIPAS VENDIMIT NR.597, DATË 4.9.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS MUJORE TË PËRFITIMIT TË NDIHMËS EKONOMIKE DHE PËRDORIMIT TË FONDIT SHTESË MBI FONDIN E KUSHTËZUAR PËR NDIHMËN EKONOMIKE”, QËrezultojnë përfitues të ndihmës ekonomikeOSEkanë aplikuar për të përpara datës 10 mars,DO TË JETË SA DYFISHI I SHUMËS SË LLOGARITUR SIPAS VENDIMIT TË SIPËRPËRMENDUR.

  • Dhënia e një pagese shtesë për individët që përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia – Kategoria e tretë e përfituesve. 

PAGESA E SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA PËR SUBJEKTET PËRFITUESE SIPAS VENDIMIT NR.161, DATË 21.3.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGESËN E SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA”, QËrezultojnë përfitues të pagesës të së ardhurës nga papunësiaOSEkanë aplikuar për të përpara datës 10 mars 2020, DO TË JETË SA DYFISHI I SHUMËS SË LLOGARITUR SIPAS VENDIMIT TË SIPËRPËRMENDUR.

Shkarko formularin:

Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare nga vetëpunësuarit/të punësuarit