JURISTI ONLINE

Informacion mbi veprimtarinë e pushtetit gjyqësor gjatë epidemisë së COVID-19

ME AKTIN NORMATIV NR.9, DT.25.03.2020, ËSHTË VENDOSUR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË VEÇANTA PËR ZHVILLIMIN E VEPRIMTARISË GJYQËSORE DHE TË PROKURORISË ME QËLLIM GARANTIMIN E TË DREJTËS PËR NJË PROCES TË RREGULLT NË VEPRIMTARINË GJYQËSORE DHE ATË TË PROKURORISË, GJATË KOHËZGJATJES SË GJENDJES SË EPIDEMISË TË SHKAKTUAR NGA PËRHAPJA E COVID-19.

MASAT E PARASHIKUARA NGA KY AKT JANË:

  1. SHTYRJEN E SEANCAVE GJYQËSORE NË ÇËSHTJET ADMINISTRATIVE, CIVILE DHE PENALE, TË PLANIFIKUARA PRANË TË GJITHA GJYKATAVE, DERI NË PËRFUNDIMIN E GJENDJES SË EPIDEMISË;
  2. PEZULLOHEN AFATET PËR NGRITJEN E PADIVE, PËR PARAQITJEN E ANKIMEVE SI DHE PËR KRYERJEN E ÇDO VEPRIMI PROCEDURAL NË ÇËSHTJET ADMINISTRATIVE, CIVILE DHE PENALE, NGA DITA E HYRJES NË FUQI TË AKTIT, DERI NË MOMENTIN E PËRFUNDIMIT TË GJENDJES SË EPIDEMISË;
  3. ÇËSHTJET PËR TË CILAT DO TË VAZHDOJË SHQYRTIMI I TYRE JANË:
    1. NË ÇËSHTJET ADMINISTRATIVE, ME OBJEKT GJYKIMIN E MASAVE TË SIGURIMIT TË PADISË, KUR E VLERËSON GJYKATA SE MUND TË SHKAKTOHET NJË DËM I RËNDË DHE I PARIPARUESHËM PËR PALËT;
    2. NË ÇËSHTJET FAMILJARE, ME OBJEKT GJYKIMI KUJDESIN, DETYRIMET DHE RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE TË TË MITURVE, KUJDESTARINË DHE BIRËSIMIN, MASAT MBROJTËSE NDAJ DHUNËS NË FAMILJE, USHTRIMIN E PËRGJEGJËSISË PRINDËRORE, PËRKUJDESJEN DHE DETYRIMET PËR USHQIM;
    3. ÇËSHTJE CIVILENË TË CILAT, PËRJASHTIMISHT, GJYKATA VLERËSON SE SHQYRTIMI I VONUAR I TYRE MUND TË SHKAKTOJË DËM TË RËNDË E TË PARIPARUESHËM PËR PALËT;
    4. ÇËSHTJET PENALE, QË LIDHEN ME VLEFTËSIMIN E ARRESTIT NË FLAGRANCË OSE NDALIMIT, CAKTIMIN, VERIFIKIMIN E KUSHTEVE E TË KRITEREVE TË CAKTIMIT DHE NEVOJAT E SIGURIMIT, ZËVENDËSIMIN, REVOKIMIN, BASHKIMIN OSE SHUARJEN E MASAVE TË SIGURIMIT TË “ARRESTIT NË BURG” OSE TË “ARRESTIT NË SHTËPI”, KUR TË ARRESTUARIT, TË PANDEHURIT OSE MBROJTËSIT E TYRE KËRKOJNË QË TË VIJOHET ME SHQYRTIMIN E TYRE, SI DHE NË ÇËSHTJET PENALE QË LIDHEN ME CAKTIMIN E MASËS SË SIGURIMIT PASUROR “SEKUESTRO PREVENTIVE”;
    5. NË ÇËSHTJET PENALE, NË TË CILAT AFATET E KOHËZGJATJES MAKSIMALE TË PARABURGIMIT, SIPAS PIKËS 6, TË NENIT 263, TË KODIT TË PROCEDURËS PENALE, MBAROJNË GJATË PERIUDHËS SË PEZULLIMIT;
    6. NË ÇËSHTJET PENALETË NJË NATYRE URGJENTE, PËR SHKAK TË NEVOJËS SË SIGURIMIT TË PROVËS, SIPAS NENIT 316, TË KODIT TË PROCEDURËS PENALE. URGJENCA VLERËSOHET NGA GJYKATA QË SHQYRTON ÇËSHTJEN;
    7. NË ÇËSHTJET PENALENË NGARKIM TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN, KUR NDAJ TYRE ËSHTË ZBATUAR MASA E ARRESTIT APO E NDALIMIT, SIPAS NENIT 15, TË KODIT TË DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR;
    8. NË ÇDO ÇËSHTJE TJETËR PENALE KU I PANDEHURI ËSHTË I PARABURGOSUR OSE ËSHTË DUKE VUAJTUR DËNIMIN ME BURGIM, NË RAST SE I PANDEHURI OSE MBROJTËSI I TIJ KËRKOJNË VAZHDIMIN E GJYKIMIT.
  4. GJYKATAT DUHET TË MARRIN MASA PËR TË SHMANGUR GRUMBULLIMET NË AMBIENTET E GJYKATAVE DHE BRENDA SALLAVE GJYQËSORE, SI DHE KONTAKTET E NGUSHTA NDËRMJET INDIVIDËVE NË AMBIENTET E GJYKATAE.
  5. ZHVILLIMIN ME DYER TË MBYLLURA TË TË GJITHA SEANCAVE GJYQËSORE PUBLIKE.
  6. KRYERJEN E SEANCAVE MBI BAZË DOKUMENTESH NË ÇËSHTJET ADMINISTRATIVE DHE CIVILE, NË TË CILAT NUK KËRKOHET PRANIA E PALËVE, NËPËRMJET PËRDORIMIT TË MJETEVE TË KOMUNIKIMIT ELEKTRONIK PËR PARAQITJEN E AKTEVE PROCEDURALE DHE DHËNIEN E VENDIMIT NGA GJYKATA.
  7. PJESËMARRJA E PERSONAVE TË DËNUAR APO ME MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG”, SI DHE E PËRFAQËSUESVE LIGJORË TË TYRE, NË TË GJITHA SEANCAT GJYQËSORE GJATË KOHËZGJATJES SË GJENDJES SË EPIDEMISË, SIGUROHET, ATJE KU ËSHTË E MUNDUR, NËPËRMJET NDËRLIDHJES AUDIOVIZIVE NË DISTANCË, DUKE PËRDORUR PROGRAME KOMPJUTERIKE TË PËRSHTATSHME PËR KËTË QËLLIM.