

Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale (Qendra ALTRI) në bashkëpunim me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas dhe mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, ofron për qytetarët e interesuar informim/këshillim ligjor në lidhje me institutin e ndërmjetësimit nëpërmjet platformës Juristionline.al
Nëpërmjet kësaj platforme, çdo qytetari do t’i mundësohet aksesi në informacion lidhur me procesin e ndërmjetësimit, listën e ndërmjetësve, tarifat standarte, rregulloret dhe legjislacionin në fuqi për ndërmjetësimin, mundësitë e ofruara në kuadër të projektit për përmirësimin dhe promovimin e ofrimit të shërbimit të ndërmjetësimit, këshillim/orientim për fillimin e një procesi ndërmjetësimi.
Qytetarët do të mund të drejtojnë edhe pyetje specifike, për të cilat do të ofrohen përgjigje nga eksperti i caktuar për ofrimin e këtij shërbimi.
Eksperti është në dispozicionin tuaj dhe ju mund ta kontaktoni apo të drejtoni pyetje në çdo orë të ditës.
Në zbatim të iniciativës ky shërbim (informim/këshillim ligjor) në lidhje me procesin e ndërmjetësimit do të ofrohet pranë Qendrave të Ndihmës Juridike në Tiranë, Durrës, Fier dhe Pogradec. Qytetarët mund të drejtohen pranë këtyre qendrave për asistencë të drejtpërdrejtë nga ndërmjetësit e angazhuar.