Çfarë shërbimesh mund të përfitoj nëpërmjet platformës Juristionline.al?
Nëpërmjet platformës Juristionline.al është parashikuar që juristët të ofrojnë ndihmë ligjore falas për çdo pyetje, ankesë apo shqetësim të qytetarëve, subjekteve tregtare apo organizatave jofitimprurëse që mund të kenë si rezultat i situatës së krijuar nga COVID 19 dhe për probleme ligjore për cështje civile, administrative dhe penale.
Çfarë lloj pyetjesh mund të paraqes në platformën juristionline.al?
Pranë Juristionline.al qytetarët mund të paraqesin pyetje për të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19. Nëpërmjet platformës qytetarët mund të adresojnë pyetje për probleme ligjore për çështje civile, familjare, administrative dhe penale, duke përfshirë, por pa kufizuar për: legalizimin, regjistrimin dhe kthimin dhe kompesimin e pronës, përfitimin nga skema e sigurimeve shoqërore, përfitimin e ndihmës ekonomike, faturimin për furnizim me energji elektrike, faturimin për furnizim me ujë, shërbimin e përmbarimit, gjendjes civile, arsimit/edukimit, shpërblimin për shkak të shpronësimit, zgjidhjen martese, pjesëtim e pasurisë, përmbushjen e detyrimit ushqimor, detyrimet dhe respektimin e të drejtave të të miturve, kujdestarinë dhe birësimin, masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje, ushtrimin e përgjegjësisë prindërore, shpërblimin e dëmit kontraktor ose jashtëkontraktor, shpërblimin për të përndjekur, marrëdhënie pune, demtimin e mjedisit, mbrojtjen e konsumatorit, shëndetit, cështje penale: masë sigurimi, arrest/ndalim/shoqërim, kallëzim penal, marrje i pandehur, etj.
Cilat shërbime ligjore nuk mund të përfitoj nëpërmjet përdorimit të kësaj platforme?
Nëpërmjet platformës Juristionline.al, nuk mund të përfitohen shërbime ligjore si: përpilimi i kërkesave / ankesave / kërkesë padive, përfaqësim pranë organeve administrative/gjyqësore, etj.
Si mund të më ndihmojë platforma në paraqitjen e një kërkesë për t’u përfaqësuar në gjykatë nga një avokat falas, për t’u përjashtuar nga pagesa e tarifave gjyqësore apo për tu përjashtuar nga shpenzimet gjyqësore (shpenzime ekspertimi, kqyrje, thirrje dëshmitarësh, etj.)
Për të verifikuar nëse përmbushni kriteret e përcaktuara në ligj për të përfituar nga shërbimet e mësipërme mund të kontaktoni në adresa e meposhtme të email:
Ndihma.Juridike@drejtesia.gov.al
ndihmajuridike.elbasan@drejtesia.gov.al
Gjithashtu, nëse këtë kërkesë e keni paraqitur në formën e pyetjes pranë Juristionline.al dhe keni deklaruar një adresë kontakti (email ose numër telefoni), do të kontaktoheni prej juristëve të regjistruar në platformë dhe do të asistoheni për të plotësuar formularët e aplikimit nëpërmjet komunikimit me email ose telefon.