Zgjidhje martese

Jam ne prag divorci me bashkeshortin. Femijen e kam 3 vjec e kam rritur me deri me sot me shpenzimet e mia ( perkushtimi i babit te femijes zero)
Une pas divorcit dua te largohem ne gjermani per te jetuar bashk me djalin. A me lejohet kjo gje

Qytetari: ..
Data: 15 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje !
    Zgjidhja e marteses eshte nje veprim juridik qe kerkohet ne gjykate me ane te nje kerkese-padie apo projekt-marreveshje midis dy bashkeshorteve. Referuar edhe Kodit te Familjes, nenin 129/132 “ secili nga bashkeshortet mund te kerkoje zgjidhjen e marteses per nderprerje te jeteses se perbashket kur bashkeshortet jetojen te ndare faktikisht prej 3 vitesh ose per shkak te grindjeve te vazhdueshme,keqtrajtimeve,fyerjeve te renda te shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët.Per zgjidhje e marteses ju keni te drejte ta drejtoni kerkese-padine apo projekt-marreveshjen prane gjykates kompetente ku ju keni vendbanimin.
    Ne kete proces ju keni te drejte te kerkoni lenien per rritje dhe edukim te femijes se mitur dhe detyrimin ushqimor per femijen qe do paguhet nga bashkeshorti/ja juaj nese ju caktohet ju kujdestaria e femijeve. Per zgjidhjen e marteses eshte e nevojshme edhe prania e nje Psikologu i cili merr pjese dhe ngarkohet me detyra gjate procesit gjyqesor. Zgjidhja e marteses eshte nje procedure e cila ka dy ose me shume seanca pajtimi,ku secili nga bashkeshortet jep pretendimet e tij lidhur me zgjidhjen e maereses dhe pasojave qe vin si rredhoje e zgjidhjes se saj. Sipas rastit pasi ka perfunduar zgjidhja e marteses midis dy bashkeshorteve ky vendim duhet te regjistrohet edhe ne gjendjen civile ku ju keni vendbanimin me qellim qe te kryhen ndryshimet perkatese,rimarrja e mbiemerit paramartesor etj.
    2. Për të kaluar kufirin me fëmijët e mitur ju duhet pëlqimi i prindit tjetër, pra autorizim për kalim kufiri mbështetur në interesin më të lartë të fëmijës tuaj.
    Në rast se pëlqimi nuk jepet vullnetarisht ai mund të kërkohet nëpërmjet gjykatës.
    Faleminderit!

Leave a Reply