VJETERSIA NE PUNE

Kam punuar rreth 15 vite ne nje kompani te madhe private, derisa dola ne pension ne Maj 2024. Prisja qe ndermarrja te me paguante vjetersine ne pune ne nje shume te vetme ne llogarine time, pasi nuk ma ka rritur pagen cdo vit ne masen 2% sic eshte ne Kodin e Punes. Kur i kam pyetur paraprakisht ne vitet e kaluara me kane thene qe do te ma paguanin ne fund kur te dilja ne pension. Persa me lart, nqs eshte e mundur mund te me thoni nese me takon qe ndermarrja te ma paguaje vjetersine ne pune?

Qytetari: L.G.
Data: 13 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Vjetërsia e punës llogaritet për çdo vit pune dhe jepet në pagën e çdo muajit në masën e përcaktuar me vkm,ajo nuk mund të jepet kur kanë përfunduar marrëdhëniet e punës.
    Kur ju mbushni moshën për pension jepet shpërblim një pagë si dhe pushimet e pa ezauruara gjatë tre viteve të fundit.
    Në lidhje me problemin tuaj drejtoni kërkesë me shkrim pranë subjektit ku ju keni qënë i punësuar për të kërkuar shpërblimet përkatëse, gjithashtu në çdo kohë mund të drejtoni kërkesë/ankesë për subjektin pranë inspektoriatit të punës.
    Faleminderit!

Leave a Reply