VJETËRSI PUNE

Përshëndetje. Kam qenë e punësuar në bashki për 18 vite dhe pagën bruto e kisha 46400 (6400 lek i merrja për vjetërsi pune), dhe pagë netto 41200 lek. Muajin e shkuar më kaluan në privat dhe pronari i ri më ka rregjistruar rrogën brutto 40000 lek dhe 39400 lek netto. Si mund të veproj për të përfituar lekët e vjetërsisë së punës që më takojnë?

Qytetari: A.R.
Data: 7 May 2024, Kategoria: Punë

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Shpërblimin për vjetërsinë e punës mund ta kërkoni drejtpërdrejt tek ish punëdhënësi juaj dhe mund të ju jepet prej tij me marrëveshje pa qenë nevoja për ta kërkuar në rrugë gjyqësor, ose në mungesë të marrëveshjes mund t’i drejtoheni Gjykatës.
    Punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet. Megjithatë kjo e drejtë është e kufizuar në kohë pasi afati i parashkrimit për të drejtat e punëmarrësit kundrejt punëdhënësit, dhe të punëdhënësit kundrejt punëmarrësit është 3 vjet. Ky afat fillon nga data e lindjes të së drejtës.
    Faleminderit.

Leave a Reply