Si paguhet raporti mjekesor?

Nëse je i dy punësuar, si paguhet raporti mjekesor ?

Qytetari: A.P.
Data: 24 December 2022, Kategoria: Marrëdhenie pune

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 2

    Përshëndetje,
    Ka disa raste të trajtimin të personit, në skemën e sigurimit shëndetësor sipas VKM Nr.77/2015 si fillim përpara skemës:
    Kur i njëjti person është ekonomikisht aktiv në dy ose më shumë subjekte dhe në secilin prej tyre merr pagë më të lartë se paga minimale, llogaritja e kontributit të sigurimit shoqëror dhe sigurimit të kujdesit shëndetësor është e detyrueshme për çdo subjekt. Në këtë rast, llogaritja e kontributit të sigurimit të kujdesit shëndetësor bëhet sipas pagës përkatëse, që merr nga secili subjekt, ndërsa masa e llogaritur e kontributeve të sigurimeve shoqërore, në total, të jetë jo më shumë se kontributi i llogaritur mbi pagën maksimale;
    Kur i njëjti person është ekonomikisht aktiv në dy ose më shumë subjekte, dhe në njërin prej tyre paga është më e vogël se paga minimale, llogaritja e kontributit të sigurimit shoqëror dhe sigurimit të kujdesit shëndetësor është e detyrueshme për çdo subjekt. Në këtë rast, llogaritja e kontributit të sigurimit të kujdesit shëndetësor bëhet sipas pagës përkatëse, që merr nga secili subjekt, ndërsa llogaritja për kontributet e sigurimeve shoqërore, në total, të jetë jo më shumë se kontributi i llogaritur mbi pagën maksimale;
    Për raportet mjekësore, vlen i njëti rregullim nga 1 deri në 14 ditë kalendarike, për sëmundje të përgjithshme, lëshohen vetëm nga mjeku i familjes ku personi ka kartelën shëndetësore. Nga dita e 15-të deri në 6 muaj, raportet mjekësore lëshohen nga komisionet mjeko-ligjore (KML) në qendrat shëndetësore ku personi ka kartelën. 14 ditët e para të raporteve mjekësore paguhen me fondet e qendrës së punës, ndërsa nga dita e 15-të deri në 6 muaj paguhen me fondet e sigurimeve shoqërore. Raportet mjekësore paguhen me 70% të pagës neto mesatare të 6 muajve të fundit kur personi ka deri në 10 vite vjetërsi pune, pra ka nga 1-10 vite vjetërsi pune. Punonjësit, të cilët kanë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe kanë më shumë se 10 vite punë, për raportet mjekësore do të paguhen me 80% të pagës neto mesatare të 6 muajve të fundit dhe paguhen deri në 6 muaj.
    Bazuar në ligjin Nr. 8438, datё 28.12.1998 “Pёr tatimin mbi tё ardhurat”, i ndryshuar, neni 10, pika 1, në udhёzimin Nr. 5, datё 30.01.2006, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, pika 2.6.1 dhe 2.6.2 pёrcaktohet se çdo punёdhёnёs, qё paguan njё pagё a shpёrblim tё parashikuar nё nenin 8, gёrma “a”, dhe në përputhje me nenin 9, paragrafi i parë i ligjit nr.8438, mban tatimin në burim mbi tё ardhurat personale dhe e derdh tatimin e mbajtur nё favor tё organeve tatimore, duke përdorur deklaratën “Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetsore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi” brenda afateve ligjore të përcaktuara në këto akte. Pёr tё ardhurat e pёrfituara nga individёt nga punёsimi nё dy apo mё shumё punёdhёnёs, referuar dispozitave ligjore nё fuqi, secili punёdhёnёs ku ёshtё i punёsuar punonjёsi llogarit, mban dhe derdh nё llogari tё organeve tatimore tatimin mbi tё ardhurat personale nga pagat dhe shpёrblimet nё lidhje me marrёdhёniet aktuale tё punёsimit.

    Ju faleminderit!

Leave a Reply