raport

Nje punonjese ka qene me raport paftesi e pekohshme ne pune dhe ka disa dite qe i ka mbaruar dhe nuk eshte paraqitur ne pune. Nese nuk paraqitet ne pune si duhet te veprojme?

Qytetari: E.E.
Data: 6 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Mbështetur në ligjin nr.7703, date 11.05.1993 “Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
    Pagesë për paaftësi nga sëmundjet përfitojnë të punësuarit 14 ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi. Mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga Komisioni Mjekesor (KM), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Por gjithmonë llogaritjet bëhen nga subjekti;
    Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.
    Në lidhje me problemin tuaj ju rekomandojmë të bashkëbisedomi me punëmarrësin për tu informuar mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe informuar mbi mbarimin e raportit. Mbështetur në nenin 156 të Kodit të Punës është përcaktuar:
    1. Kur kontrata e punës zgjidhet nga punëdhënësi, për arsye se provohet se punëmarrësi nuk paraqitet në vendin e punës, të caktuar në kontratën e punës, ose e braktis atë menjëherë, pa shkaqe të
    arsyeshme, dhe brenda 7 ditëve nuk ka njoftuar, me shkrim, punëdhënësin, ajo konsiderohet si zgjidhje e pajustifikuar e kontratës së punës nga ana e punëmarrësit. Punëmarrësi duhet të përgjigjet financiarisht ndaj punëdhënësit, jo më shumë se paga e një jave. Ai duhet të përgjigjet edhe për dëmin shtesë, që është diferenca midis dëmit dhe pagës së një jave.

    2. Gjykata mund të vendosë zvogëlimin e masës së dëmshpërblimit nëse punëdhënësi nuk ka pësuar asnjë dëm ose nëse dëmi është më i vogël se masa e dëmshpërblimit, të parashikuar në paragrafin e mësipërm të këtij neni. 3. Kur e drejta për të kërkuar dëmshpërblimin nuk shuhet me kompensim, ajo parashkruhet brenda 30 ditëve, duke filluar nga data kur punëmarrësi nuk ka filluar punën ose e ka braktisur atë.

    Përsa më sipër ju rekomandojmë të bisedoni me punëmarrësin përpara se ju të bëni mdërprerjen e marrëdhënieve financiare, duke e njoftuar atë për pasojat që vin në rast mos paraqitje në vendin e punës.
    Njoftimet duhet të bëhen me shkrim.
    Faleminderit!

Leave a Reply