Pushime te tjera ne pune per shkak te vdekjes se nje familjari

Pershendetje,

Para disa ditesh gjyshja ime nderroi jete. Me gjyshen jemi ne te njejten certifikate familjare. Kompania ne te cilen punoj me kerkon ta justifikoj mungesen me raport mjekesor. A ka ndonje hapesire ne ligjin shqiptar per raste te tilla, te zbatueshme edhe ndaj kompanive private? Faleminderit,

Qytetari: S.L.
Data: 28 November 2022, Kategoria: Marrëdhenie pune

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 1

    Pershendetje. Sipas nenit 96/1 i Kodit te Punes, punëmarrësi përfiton 5 ditë pushimi të paguar, në rast vdekjeje të paraardhësve ose pasardhësve të drejtpërdrejtë të tij. Gjyshja nuk kualifikohet si paraardhesja juaj e drejperdrejte, si pasoje nuk mund te perfitoni dite pushimi te paguara sipas dispozites se mesiperme. Rregullat e tjera qe njohin pushime te paguara per raste te tilla jane te aplikueshme vetem per punonjesit e administrates shteterore. Faleminderit

Leave a Reply