pershendetje

jam shtetas shqiptare dua te bej martes me nje shtetase gjermane por e kam thyer tre mujorshin si mund te veproj qe ta bej martesen apo duhet ta bej ne shqiperi

Qytetari: A.K.
Data: 23 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Ju mund të kryeni lidhjen e martesës në Shqipëri, për të lidhur martesë duhet që paraprakisht të paraqiteni pranë zyrës së gjendjes civile ku ju keni vendbanimin dhe të plotësoni kërkesën për shpalljen e martesës. Për këtë do të duhet që t’i paraqisni punonjësit të gjendjes civile certifikatat e lindjes së të dy bashkëshortëve të ardhshëm, si dhe çdo dokument tjetër që është i nevojshëm dhe provon se nuk ekzistojnë pengesa për lidhjen e martesës. Ne rastin tuaj, per shtetasin e huaj duhet qe dokumentet te jenë të pajisur me vulë Apostille, apo të legalizuar (në varësi të vendit) dhe të përkthyera. Keto dokumente nuk duhet të jenë më të vjetra se tre muaj. Shpallja qendron për 10 ditë dhe më pas procedohet me lidhjen e martesës.

Leave a Reply