Pershendetje

Kam nje vendim te gjykates ?A mund tme jepni nje info me shume rreth ksaj qeshje

Qytetari: ..
Data: 23 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Gjykata ka vendosur pushimin e çështjes së hapur nga ana e paditësit, pra nga ai që ka ngritur kërkimin për shkak të mungesës tuaj të pa justifikiar në proçes.
    Megjithatë ju mund ti drejtoheni përsëri gjykatës nga fillimi me të njëjtin objekt pushimi i gjykimit nuk e shuan padinë.
    Pushimi i gjykimit sjell si pasojë anulimin e të gjitha veprimeve procedurale, duke përfshirë edhe vendimet që jepen gjatë gjykimit, por në rast se paditësi ngre përsëri të njëjtën padi, provat e mbledhura në gjykimin e pushuar mund të merren parasysh në gjykimin e kësaj padie, në qoftë se për marrjen rishtas të tyre ka vështirësi ose pengesa të pakapërcyeshme,neni 300 i Kodit të Procedurës Civile.
    Faleminderit!

Leave a Reply