per biresim nje femije

Dua te biresoj nje femije po jo te vogel mbi 3 vjec dhe une jam nje person qe jetoj vetem ,nuk kam ndonje pasuri te madhe po kam shume dashuri per femije cfare procedurash te bej dhe a me ndihmoni ju

Qytetari: I.G.
Data: 9 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Procedura e biresimit te femijeve rregullohet nga Ligji Nr.9695, datë 19.3.2007, “Per procedurat e biresimit dhe Komitetin Shqiptar te Biresimit`.
    Procedura e biresimit eshte nje procedure e komplikuar e cila eshte ne varesi dhe te kushteve te aplikuesit per biresim. Shtetasit shqiptarë, që dëshirojnë të birësojnë fëmijë shqiptarë, i drejtohen drejtpërdrejt
    Komitetit te Biresimit. Ata mund të birësojnë vetëm fëmijë, emrat e të cilëve janë në listat e Komitetit.
    Per te pare me detaje kushtet qe duhet te plotesohen paraprakisht dhe dokumentacionin e nevojshem, mund te aksesoni ligjin ne linkun ne vijim.
    https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/ligji-per-biresimin.pdf
    Faleminderit!

Leave a Reply