Pajisje me kopje kartele pasurie

Pershendetje, jam pronare e nje trualli ne tirane dhe deshiroja te pajisesha me kartele pasurie dhe fragment harte te rifreskuar pasi aktualja qe disponoj eshte e vitit 2017. Aplikova ne e-albania per”leshim kopje kartele pasurie dhe fragment harte”dhe nga ASHK-ja pas 20 diteve, ne shkelje te hapur te afatit 5-ditor, me vjen nje pergjigje qe une duhet te bashkelidh te gjitha kartat e identitetit te bashkepronareve te ketij trualli. Problemi qendorn qe jemi mbi 20 bashkepronar dhe nuk kuptoj ne cilin ligj bazohet ashk qe kerkon kopje te kartave te identitetit te te gjithe bashkepronareve kur une kerkoj vetem nje rifreskim te karteles?? A po abuzojne valle ekspertet e ASHK? Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje pasi e kam te pamundur te mbledh mbi 20 karta identiteti. une po kerkoj vetem kopjen time!
Faleminderit

Qytetari: S.M.
Data: 9 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshënderje, aplikoni AV0 dhe bashkëlidhni certifikatën e pronësisë që ju dispononi, gjithashtu sqaroni me anë të një kërkese me shkrim seju dispononi certifikatë pronësie por kërkoni rifreskimin e saj, ASHK, mbështetur në ligjin nr.111/2018 “Për Kadastrën”, si dhe mbështetur për ligjin për të drejtën e i formimit, ka detyrim ligjor për lëshimin e certifikatës të rifreskuar dhe jo kërkimin e dokumentacionit shtesë kur veprimet për atë pasuri janë kryer njëherë me lëshim certifikate.
    Në rast vonese apo mos kthim përgjigje mund të drejtoni ankesë në portalin http://www.shqipëriaqëduam.al, apo ankesë drejtuar ASHK qëndrore.
    Faleminderit!

Leave a Reply